Nazmi Zogjani

Intervistuar nga: Egzona Azemi

Kena punue, si fmi kena lu, kena ru kafshët, kena shku n’shkollë n’Sllatinë, jena shkollu tej n’vitin e katër [4], mas vitit t’katër [4] tani

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

15.04.2018

Lokacioni i intervistës

Harilaq

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

EA: Sot, me datën 15.04.2018 jemi në shtëpinë e zotri Nazmi Zogjani në Harilaq dhe do të zhvillojmë intervistën me të. 

Axha Nazmi, a po na tregon fillimisht n’cilin vit keni lind’; sa vjet i ki tash...

NZ: Une për veti, a?

EA: Po.

NZ: Une kom lindë me shtatin [7] tetor 1933 edhe tôni jom rritë qitu n’qit fshat. Kena punue, si fmi kena lu, kena ru kafshët, kena shku n’shkollë n’Sllatinë, jena shkollu tej n’vitin e katër [4], mas vitit t’katër [4] tani gjitkush s’ka mujtë me shkue n’gjimnaz... kush ka mujtë; kush s’ka mujtë ka nejtë n’shpi, e qishtu. Tâna jena kanë, jena marrë me punë, me ara, me tokë, me bujqësi, me qisi kena punue.

EA: Sa fmi jeni kânë ju n’familje?

NZ: Sa fmi?

EA: Po, baba yt sa fmi i ka pasë?

NZ: Baba jem i ka pasun gjashtë [6] fmi: katër [4] djem e dy [2] vajza, zaten djemt dy [2] janë dekë e dy [2] jem gjallë, po baba i ka pasë me dy [2] gra. Me nanën teme veç mu m’ka pasë edhe ni motër... motra ish kon’ pas dekë, e tani e ka marrë ni tjetër grue, i ka bâ edhe tre [3] djem edhe dy [2] vajza, e vajzat, ni [1] vajzë o’ dekë, dy [2] vllazni jôn’ dekë, tash jem veç tre [3]: dy [2] vllazni edhe ni [1] motër e kemi qatje n’Hylar t’shkume, e qishtu... une jom marrë, ma s’pari jena marrë me bujqësi, taj pej bujqsies, jena kânun ktu, Partia Komuniste kur hini n’45-ën, u kânë 44-ën, n’fillim t’45-ës , hinum kolektiv, kolektivi o’ kânë ish Koperativa Bujqesore Fshatare, qysh mi thânë shqip... qashtu duhet, tani une jom kânë – une për veti po kallxoj – une jom kânë knej i caktun me shku n’Pejë nja tre [3] muj për bergadere, me organizu punën n’fshat ktu qysh me punu, qysh ka ecë. E kom kry at’farë shkolle, edhe jom ardhë tani ktu kom punue, kum matë toka, kum... caktu sa kanë punu krejt, kejt aty e kum pasë përgjegjësi t’eme, e tani mandena m’ka ardhë koha kom shkue ushtarë, dy [2] vjet n’Maribarë, mas dy [2] vjete jum ardhë e kum punu tani pioner, o kânë te rezervart, te aeroplani qi po marohen, aerodrumi si o’ marue – qatu kena punu. Kur o krye ajô, tani jum shkue n’kafe, kamarier jom kânë nja tridhet’ [30] vjet, e pej kamarieri hini Milloshi, masat e Milloshit, edhe na qiten pej punës edhe erdhum n’shpi e dola n’penzi, e tash jom tu jetu n’penzi... marr penzi ka pak, qishtu.

EA: Po.

NZ: Tash n’t’interesoftë për martesa, qysh jena martu ktynehere, ose qysh kanë punu njerzt me mjete primitive... për shembull, me parmena kena livru, tana kena livru me pllugë me kije, me lopë, me shtazë, me anej, edhe ato... u kânë jetë primitive, e jo sikur tashti me traktora, me maqina, me beter e me, çka po di une, me kumbaja, me... po me korrë me drapën u kânë me mjell e me... u kanë, kjamet u kânë.

EA: Po nisemi fillimisht prej familjes... Sa breza jetojshit n’familje? Për shembull, baba yt, a ka jetu veç me familjen e vet; a ka jetu edhe me vllaun e... Sa breza keni jetu?

NZ: Na jena kanun bashkë ni shpi; n’48-ën jena da. Jena kânë tre [3] vllazni: babgjyshi jem edhe dy [2] tjerë, e ata tani, fmija e tyne, jena kânë tre – katër [4] jena kânë, tani edhe ni vlla. Kena jetu s’bashku me ta tekterti une i kom pasë katrëmdhet [14] vjet – ktu jena da, 48-ën jena da. Edhe jena kânun ni shpi nizet e katër [24] antarë. E kena pasë nifarë hoxhe u kanë aty i shpijes, e nejse, kena pasë tokë mjaft shumë, sidomos n’ditë t’gjermanit, se na u lshu toka... na e kanë pas marrë malazezt, agroreforma e Poshiçit [Nikolla Pashiç] kur o’ kanë 22-ën e 23-ën, dej 33-ën kanë marrë malazezt. Malazezt na i kanë marrë edhe tokën ktu e malet e, dej qiky oborr i malazezit u kânë – i jemi u kânë po malazezi ma ka marrë.

EA: Qysh i marrshin tokat at’herë malazezt; çfarë forme; pse u kânë e malazezit?

NZ: Qysh i kanë marrë a? Agrokori ia ka dhânë... qikjo Evropa e hamamit ia ka dhânë Serbies, e Malit t’Zi ia ka dhanë Plavë e Guci e dekterti n’Shkup ia ka dhânun, a Serbies ia ka dhânë Kosovën. Edhe tani e ka bâ Agro-reforma, i ka thirrë krejt malazezt, pej Malit t’Zi e pej Amerike, kem njerz pej Amerike, e kena pasë nifarë Marte qashtu pej Amerike, â ardhë ktu, e ka jetue, “hajde se n’Kosovë kem ktu” – ia ka dhânë ka i kerr, ka ni [1] pe kije ia ka lshu Krali, tani ia ka dhanë edhe Pashiçi, e kanë jetu, i kanë marrë tokat e tona, jo t’tina... Tridhet e gjashtë [36] hekter tokë i kum pasun: tetëmdhetë [18] mi ka marrë; tetëmdhetë m’kanë metë mue.

EA: N’çfarë viti kshtu ka ndodhë qikjo?

NZ: Qi na i kanë marrë tokat a?

EA: Po, qi ju kanë marrë tokat.

NZ: Tokat na i kanë marrë me nizet e dytin... 1922-ën, 22-ën Agro-reforma e Pashiçit u kânë atëhere, tash n’krejt Kosoven e ka okupu: jo veç neve, po krejt Kosoven. Ka qitë hartën qitu: “qity milli çikaq shpi” – malazezt – “ktu çikaq; ktu çikaq; çoj n’Vushtri çikaq; çoj n’Harilaq çikaq; çoj n’Vrellë çikaq”...  për shembull, nëpër qendra ku o ma e mira toka, rreth ujit, rreth malit, ku ka mal, ku ka livadhe, ku ka jetë për me jetue ata ma mirë, krejt ia ka zg’jedhë hartë n’tavolinë, e dhânë... qito troje, qito, krejt, krejt t’malazezve i ka bâ; e na i kena ble, për s’dytsh une i kom ble...

EA: Prej malazezve...

NZ: N’61-in e kom ble katërdhet e pesë mijë euro [45000 €] – euro [€] jo, po banka t’Serbies, qitu tokën teme – 45000 banka e kom ble, tokën teme. Qit dardhë e ka mjellë malazezi, ai e millke une i thosha “o Millorad, ishalla ti pe mjellë, une e ha” edhe e hangra une edhe fmija e mi.

EA: Domethanë keni jetu...

NZ: Fshati ma i vujtni osht n’Kosovë Harilaqi prej, prej malazezve... fshati ma i vujtni. Ktu kanë pre gjin’, çka kanë bâ, na i kanë marrë n’45-ën kur ka hi, ka hi Partia Komuniste, n’fund t’44-ës, na i ka marrë pesë [5] vetë e na i ka pushkatu n’mal qitu, e neper burgje e neper... edhe na e marrshin tokat, e marrke tokën e t’shtike n’burg ose t’pushkatojke... malazezt qishtu na e kanë bâ neve, edhe valla edhe shumë vena n’Kosovë, qishtu ia kanë bâ... fshati ma i vujtini osht Harilaqi prej malazezve, pej Pashiçit. Fshat historik edhe turistik osht: ku t’prashitsh gjan trashëgimi kulturore... pak qe qitu me dalë te une, pa gjetë diçka si t’prashitsh... ktu ka qenë qytet, fshati ma i vjetri n’Kosovë osht qiky Harilaqi, ma i vjetri. Kta serbo-sllavt (i thotë dy emra por nuk kuptohet)... e shumë e shumë... U kanë kryetar, drejtor i arhivës t’Kosovës, i ka gjetë n’Turqi, n’arkivë t’Turqisë, o’ aja n’Egjipt qi osht ma e madhja e krejt botës, arhiva e krejt botës, edhe aty e ka gjetë: fshati ma i vjetri Harilaq. Une vet kom hasë n’prru qitu ni thikë, qe çikaq, kur ushtria, çfarë ushtrie u kânë ktu, dardanët kanë jetu ktu, n’kalè, n’qit kalèn qitu.

EA: Kush ka jetu n’kalè?

NZ: Dardanët.

EA: A, dardanët... se nuk e kuptova.

NZ: Dardanët kanë jetu ktu, n’Ulpianë edhe n’Novobërdë: ni plan e kanë pasun ktu, kjo e Harilaqit edhe aja e Dardanisë edhe e Novobërdës. E dardanët kanë jetu, kanë jetu edhe tjerë, ilirë e pellazgë e qysh iu thonë atyne... nejse, se une s’e di historinë, se s’kom, katër klasë shkollë, s’kom ma shumë... ka pak kurse – kurgjô s’o, sen... E une e kom gjetë qatë thikën edhe kur e kum çu n’shpi, po iu thom grave, po m’thonë “ku e gjete ktâ”, po iu thom qishtu qishtu, qitu nalt, n’zid ish ra kshtu, n’dhé, se osht e parapame që kanë qenë banjot, ushtria jon’ la ktu, pej atjehi, pej kalesë jon zbritë e te prroni kalon asajde ujt, e jon pastrue... Une e kum gjetë, ai ka gjetë tekrricë, ai ka gjetë mistri tjetri, ai ka gjetë lugë, a çka s’kena gjetë. Krejt tullat e qitne t’kalesë, jon kullat e Harilaqit, po tash jon’ rrxue ato... jon’ edhe nja dy m’doket valla, e krejt me tulla tu i mledhë, axhakt ia’u kanë marue, se axhakt s’kanë mujtë me gurë po me tulla, e tulla s’kanë pasun ksajde, knej, e i kanë marun pej kalesë, e tash kaleja e ka zbulue ata.

EA: E kto që i gjejshit, thikën që e paske gjetë ti me dy teha... kto, a i keni gjetë mas luftës a para luftës?

NZ: A ktâ e kom gjetun une, nalu kur e kom gjetë une... jo, jo, masi u hi Partia Komuniste e kom gjetë.

EA: A, ma moti...

NZ: Masi u hi Partia Komuniste e kom gjetë une.

EA: A i keni rujtë ato që i keni gjetë?

NZ: Atâ e kom gjetë, edhe gratë m’bertiten – dy gra i kena pasë – jom shku e kom shti ner gardh, nifarë gardhi, tani ni kojshi i jemi, kusheri i jemi, kur jena da, e ka maru shpijen ngul n’qatë ven, kur i ka hi bunduzher me rrafshitë e ka gjetë thikën...

EA: E ka gjetë prapë.

NZ: “O, e gjeta” – thojke – “O..” thashë “unë e kom nguël aty, une e kom shti aty, e gjetë o’ moti”, e ka dorzu n’muze.

EA: E ka dorzu n’muze.

NZ: Po.

EA: E ma heret, a gjejshit artefakte? Kur i keni gjetë, a i keni dërgu dikun a i majshit n’shpi, a nuk iu kushtojshit rëndësi, a...?

NZ: E vallahi, nuk e di qi kanë dorzu dikun, ani thojshin qatje, ma n’atanë e ka bâ bashçe aborrin se blejshin, blejshin ktu, s’o ngusht, pej kojshive, e tani e bani bashçe, e bashçe... e ka gjetë temelin e shpijave krejt aty edhe e ka gjetun filxhanin me xhezve e me krejt e ka gjetë aty... tyrlifarë lloj, kalanica at’here iu kanë thânë përpara, t’baltës, t’marune pej baltës, t’pjekta; edhe sot ka qasi, ksi tava qi po marojnë pasulin, po shtinë po pjekin n’shporet, çerepa, n’çerep i pjekun edhe e ka qitë bukën aty edhe e ka pjekë. Po buka e atina osht tri herë ma e shishme se buka e... se osht natyrall.

EA: E përmene që keni jetu – kur iu kanë marrë malazezt tokat – keni jetu afër, n’të njejtin ven me malazezt.

NZ: Qitu me ta kena jetu.

EA: E qysh e keni pasë raportin me...

NZ: Me malazezt a?

EA: Po, me ata fshatart që kanë jetu me juve.

NZ: Me ata e kena pasë raportin.... kurrë, ata kanë pasë bozhiq, as s’jena shku me ia bâ... bozhiqt, as ‘përhajr bozhiqi’; as përhajr kjo, Kërshëndellat; as ata për Bajram; as dekë as drekë me ta s’kena pasë kurrë; as nuk kena shku për dekë; as s’jena shku për drekë; as s’kena pasë me ta kurrë muhabet – ni tungatë, tungatë jeta edhe mâ kurgjâ... s’kena pasë muhabet me armik.

EA: A ka zgjatë shumë qajo periudhë?

ZS: Nizet e tri [23] shpi shqiptare jon’ kânë ktu, une qi i di, une, e ata babë e babgjysh, thonë dej n’shtatë [7] shpi jon’ kânun; a une e di nizet e tri [23] shpi, a nizet e pesë [25] shpi malazezë – nizet e pesë shpi malazezë, qitu, tani meniherë n’mal osht edhe ni Slivovë i thomë, edhe ajo pjesë e jona, e Harilqit, edhe atje jon’ kânë përmi nizet [20] shpi. E me folë ksajde nëpër krejt kto male, krejt, krejt shkije, krejt u kânë aty oroll, malazezë, na qaty nërmjet tyne. O ardhun renzhioneri, e ka matë tokën, “ku po don me ta matë?” – “qitu valla boma bllok”, ia ka bâ bllok, i ka ra tokës qishtu tllak, i ka metë veç qikjo pjesë, veç ni bisht, i ra tokës, tha ai.

EA: E nëse kishe kundërshtu ti, çka kish ndodhë? A ka pasë raste kur keni kundërshtu kur iu kanë nda tokën n’qatë mënyrë?

NZ: Tre a katër kanë kundërshtue, po u kânë ni kryetar i Hencit n’komunë, ni Sylë Abedini, bile mik tash e kem na, ai u kânë kryetar kur kanë ardhë malazezt, e i kanë thânë “Hajde me nënshkrue ti se toka e Harilaqit e ushtrisë o’”, ka thânë, “nuk osht’ ushtri po o’ tokë e punune e i kanë kta maqinat e veta e i kanë krejt”, ata e kanë përza, e ia ka dorzu pushkën, e i ka dorzu krejt, e kanë marrë nifarë Tahir Sllatina, ai u ardhun, edhe e kanë matë tokën edhe e kanë matë, na i kanë marrë pa asni dinar hiç – as s’kena deshtë pare, as kurgjo hiç, çfarë pare... Edhe malin, krejt kit mal, lopt e tona s’kanë guxu me hi me hangër n’mal, vetëm n’Golesh, atyne nëpër mal, nëpër Golesh, nëpër kah donë. Ma s’pari kanë la tesha shkinat n’krue, tani gratë e tona, se s’kena pasë na ujë sikur tash mrena, po i kena pasë dy kroje, i kena pasë n’katun, e koritat, e kanë la gratë tesha, kanë marrë ujë e kanë... po pa i la shkinat tesha kur jon’ shku aty, gratë e tona veç kanë nejtë qishtu, veç kanë nejtë e kanë kqyrë dej i kanë la ato teshat, edhe kanë marrë ujë edhe krejt. Fshati ma i vujtun n’Kosovë osht Harilaqi pej malazezve.

EA: Axha Nazmi, thatë që keni jetu me bujqësi.

NZ: Me bujqësi?

EA: Po, e keni punu tokën... çka keni mjellë ktu n’Harilaq – çka është punu ktu n’Harilaq kryesisht?

NZ: Tokën kena mjellun misër, grurë, për shembull elb, tërshanë, thekër. Thekër ma shumë e kena mjellun, e maro liktyra e mi lidhë dujt, dujt e tojat tash qi po marojn, e n’ven tojave e kena lidhë kallamoqin, grunin, me kashtë t’theknës, e kena lagë, e kena shkunë theknën e e kena lagë mirë e i kena maru liktyrat, i thojshmi. I kanë maru liktyrat gratë e burrat e kush ka mujtë, tani e kena lidhun, e kena lidhun tani grunin, e kanë korrë me drapën, se jo me kosë po me drapën, me drapën e kena korrë kumeditë sa, e fmija kajke n’djep aty nër hije t’dardhës. Ajo domaqia thojke “jo jo, nal edhe pak”, kur shkojke nana me i dhânë gji, ish kallë ajo pej temperaturës, ajo nana, edhe pike tamël t’vlum e qishtu... e diqshin fmija pa i kqyrë kërkush, pa hangër, kjamet. Jetë primitive qi s’ka pasë ma tej ku me shkue. I kena pasë do shpia kasolla... nuk ka pasë me iu shtrue kashtë po ni bari t’fierit, bari i fierit u rritke ktu, si fletë bagreni osht ai... ata e kanë shtrue, as s’kanë pasë mu mluem as s’ka pasë kurgjo: as me shtrue as mu mlu. Ka kallë zjem qatu, janë nxe atu, qatu kanë gatu, atu kanë rrnu, qatu, qasi shpi kasolla... mozomakeq.

EA: Kur keni qenë bashkë, bashkallak, kur keni qenë bashkë me babën, me vllazni e...

NZ: Kur jena kanë qat’here pa u da a?

EA: Po, pa u da.

NZ: Jena kânun, e kena pasë mirë punën, po, i kena pasë mirë na puntë. E kena pasë ni [1] pen kuaj, ni [1] pen kije, ni [1] pen buj, kena punu tokën me ta, kena pasë katërdhet [40] copa lopë, une i kom rue... tjetri i ka rue niqin e pesëdhet [150] dele; tjetri, dy vajza jon’ kânë, i kanë rue  kingjat; tjetri i ka rue pelat ose kualt.. I kena pasë kualt, e ata kual për çka, se me fshie s’ka pasë at’here maqina e kumbaja, dreshra e ksi hamama, traktora, po u mushke ni mullar, qishtu qe, mullari hum e dum fell, edhe tani e vaditshe atëfarë lamën, mirë e rrehshe e i marrshe dujt e i qitshe rreth mullarit aty, ving ving ving, e ia ngjithshe tre kuaj, e me atofarë tojat qashtu, edhe kamtë, u dufke dymdhetë kamë, tre kuaj, dymdhetë kamë. U dufke me ia bâ me harrna, se ia honke krejt kashta, i metke veç mishi i gjallë, e hajt mashalla hajt, hajt, hajt, masi i ngjithshe... Niqin, niqin e pesdhetë [100, 150] duj, ma shumë s’un  fshishe... ni muj ditë me fshi lamën, qashtu u kânë, kjamet, tani erdhen maqinat, tani erdhen maqinat, e ma kallaj... po ajo maqina e honke gjysën e kashtës tu e nxehë dej t’nesrit, ‘dresh’ i thojshin, aja e drunit o’ kânë... e, krejt e honke edhe ata çka e, kashtën, krejt e kallke tu e nxehë ata, ti-ti-ti tap, u prishke, kjamet... a e nxojke shiu, a... e tash pe shihni çfarë jete tash, tash kombajat valojnë anej, as... tash jetë lluksi, jetë, si bujqsia, si t’gjitha tash. Jeta tashti sikur nata me ditë, a sa pej ktuhit e n’hanë, mâ mâ sa n’hanë me shkue... se jo si nata me ditë – o n’hanë a n’mars a, po qashtu jeta tash osht llukse, a atëhere o’ kânë jetë primitive, me livru, me fshie me dru, veç ni hû u kânë përpara, u kânë ni copë hekur, e me qata e kanë livrue, tash e kanë mjellë kallamoqin, ka prashitë, e ka korrë tâna... kallamoqin e ka blue n’mulli t’ujt. Edhe ai mulli i ujit, u duftë me shku n’Nerodime për shembull, atje mi Ferizaj, me seja, me seja – jo me kerre, se bora dekterti ktu bike, bora t’mdhaja, dimna t’mdhej, e me shku me blu aty, katër [4] ditë, pesë [5] ditë, gjashtë [6] ditë, ni [1] javë dekterti vike n’shpi... edhe kur vike për dy javë ditë... ma shumë ata s’qinrojke – mielli i kallamojt prishet, kjamet. Gratë e kanë pasë jetën... krejt. Gruja veç edhe kapuçin qi s’e ka marue, krejt qi i ka marue, çerapë edhe i ka marue danet – na ‘dane’ iu thomë brekve – qysh dush, pizhama a qysh dush, edhe kmishen, n’vek. E blejshe, veç e blejshe pamukun, ata vike, vike i dredht pamuki, hazdër, edhe n’vek e qitshe, e marojke kmishën, jo me ble kmisha sikur tash, jo, po ata gruja e marojke kmishën, gruja i marojke apangat e bollicës, qi iu thojshin t’bollicës pastërrm, ose lopën, i marojke pej apangave, pej lkures, i marojke apanga, si dilshe n’derë kllum kama n’ujë, gjithë ditën e gatë kama e lagtë... çerapa e leshit, tani u dufke me maru zhguna, me i qethë dhetë, delet, e me i maru zhgunat, e me la ata e me lnurë, e me tjerrë e me i maru zhgunat n’vek, tani me i çu terzia me ti pre tirqit, shokën, shokë – shoka nizet [20] metra ktu, se me punue, se kur ta qetë dukun n’kerr, ktu lujke kiqmja ktu, ai lujke, edhe për qata as s’e ka prekë kta t’nxetit as t’ftoftit. E për qata jon’ kânë njerzt e shnoshë, edhe tirqit i ke pasë, edhe danet e trasha, edhe dilli ska mujtë me depërtue, as t’ftoftit ska mujtë me depërtue, e jon’ kânë ma t’shnoshë gjinja, edhe kanë hangër bukë natyral t’çerepit – bukë e krypë e vjam, e e kanë ngjye, e kanë hangër, edhe tash e menoj qysh...

EA: Pambukun qi e përmene, që e blejshit, ku e blejshit pambukun?

ZS: Pamukun n’qytet. N’qytet e blejshmi, nëpër dugaja. Nëpër dugaja vike i marûn ai hazdër, veç ajo, e qitshin n’tâ gratë edhe e enshin e rrehshin, atafarë shulash, atafarë vekash, atafarë hamamash, atofarë qelemeshat u thojshum, tani e marrshin.

EA: Kur i dajshit punët... – ma heret e përmene që dikush i rujke delet, dikush i rujke qingjat... –  kur i ndajshit punët, kush i ndajke punët? A e keni pasë t’zotin e shpisë a qysh i ndajshit punët?

NZ: Po, i zoti i shpisë ato i caktojke: ju dy [2] vajzat – dy vajza i kena pasë – dy vajzat runi qingjat, për me i ru qingjat jon’ kânë; ju dy pelat; kualt, motmot i rujshin: hashin, pishin kualt për me fshi n’lamë ni muj ditë, s’kishe me çka me fshi ata grunin, e pelat... ju dy shkoni me lopë, ju dy; ti me dhenë, me dele; ti shko livro atje; ti shko n’mal, po; une po shkoj n’pazar – i zoti i shpijes, ka me ble rroba ose harxh ose shiqer, ose sha po di... kafe, a...

EA: I zoti i shpisë i blejke kto a?

NZ: I zoti i shpisë i ka ble ato krejt.

EA: Edhe e ka majtë pasuninë... a e ke majtë pasuninë i zoti i shpisë a kush?

NZ: Ai e ka majtë qesen, paret i ka majtë ai, ai o’ vetë krejt. Ai ka ble, ai ka shitë, ai ka... sigurisht pak edhe me marveshje t’ktyne tjerve, veç jo bash krye n’veti krejt, po a ia bajmë qishtu për shembull, a ia bajmë qisaj qishtu? – ia bajmë; jo s’pe bajmë se s’o’ mirë – hajde qishtu ma mirë... e qisi... ai i zoti i shpijes o pergjegjë krejt. I zoti i shpijes edhe n’qitap thotë, se i zoti i shpisë përgjegjet për familje, mos me ia’u hjekë mallin e zhigun e misrit, mos mi veshë, mos mi mathë, mos me iu dhanë me hangër, përgjegjet ai për këtë botë edhe n’atë botën tjeter qi kem me kalue.

EA: Brenda pasunisë t’familjes, ktu qi i keni pasë t’përbashkta krejt. Po, a ka pasë pjesë t’pasunisë që i kanë taku veç ni antari t’familjes: për shembull, a din, personale qi jon’ kanë, qi nuk u kânë e bashkallakut qajo...?

NZ: Qajo pasuni a?

EA: Po, qoftë te gratë, qoftë te burrat... çka keni pasë që e keni pasë personale, veç ju?

NZ: Krejt krejt ajo u kanë e t’gjithve, qajo pasuni, e t’gjithve u kânë. krejt qato pasuni o’ duftë i zoti i shpisë me ble grave tesha t’grave, burrave tesha t’burrave e qisi.... krejt e kena pasë s’bashku. Sobat i kena pasë normal t’dane, po bukë kena hangër me ni ven – me ni [1] ven jo, po n’tre [3] vena: ni sofër për fmi, njo për gra, njo për burra, pllus oda qi vishin kta jabanxhia me shku n’qytet... ka pesëmdhet [15] ka bâ vakia ktu n’odë tonë kanë hangër bukë. Jon’ ardhë t’hanën, kanë bujtë, jon’ shku t’marten n’qytet, e jon’ kthy apet kanë bujt; t’nestrit, t’mërkurën, i kena përcjellë, jon’ shku për Drenicë, se s’ka pasë me çka me shkue, pa pasë dikun me pushu.

EA: Cila sofër u shtrojke e para? A e burrave, a e grave, a fmive?

NZ: Sofrën ma s’pari e shtrojshmi t’fmive, burrave – me pasë naj musafir a naj sen, po... a mas pari i rahatojshmi fminë, e tani ua qitshin burrav, tani honkshin edhe gratë, e qishtu u kânë.

EA: A ka dallu ushqimi që e keni hangër, ushqimi i përditshëm, prej atij që iu keni shtru musafirëve? A ju shtrojshit musafirëve diçka...

NZ: Ma tepër, ma mirë valla... Musafirt e kanë hangër krejt qata pasuni: krejt bylmeti çka u kânun, krejt musafirt e kanë hangër. Na ngjyjshmi n’long, musafirt honkshin pite n’odë... qishtu  e kena pasë at’farë budallakie at’here... krejt oda neve na ka qitë fare, se s’lashin, s’ka pasë ku me flejtë njeri, e na e kena pasë odën. Përpara ka pasë shumë oda tjera po s’i kanë pranue, edhe pllus vishin ata... ka pesë [5] a gjashtë [6] hishin me ni jargon: si hishin ner jargon veç i qitshe përmi hoop, pesëmdhetë i mlojshe. Iu kallke zjemi gjithë natën, ua tershmi apangtë, e marrshin gratë n’sobë... gratë kanë hjekë ma s’shumti me musafirë e, me shku me ia marun... shtunak se jo musafir – shtunak – jo mik, po shtunak i thojnë atina... E i ka marrë çorapt e apangt e i ka la e ia ka terë; t’nestrit ia ka çu para sabahi, te dera e odës ia ka lanë, o’ dalë secili i ka marrë t’vetat, e...

EA: Shtunak, a po i thu shtunak? A u kânë musafir ma i largt a qysh u kânë?

ZS: Shtunak i kanë thânë qatí qi nuk e ke thirrë as nuk e ki kurgja, po ka ardhun vetë me bâ ni kanak ktu, për me pushue, për me mrri nestra n’Prishtinë – ky s’ka mujtë pej Drenice, pejna ku u kânë, ose pej Berishës, ose pej fshatrav larg, me mrri e me shku n’Prishtinë... ska mujtë me mrri, se n’kamë o’shkue , s’ka pasë sikur tashë limuzina e kerre e... Naj kerr t’kualve po, kerr t’kualve, ka pasë kerre t’kualve, ka shku dikush, dikush, po tanë jo. Tani e kanë shty me lopë, me gjâ, me kafshë, jon’ ardhë me kafshë ktu, e kanë hangër kafshën, e kanë ushqye, e kanë marrë e kanë çu për shpi, e kanë marrë... bo’ vaki s’e kanë shitë, e ka kthye prapë – tri ditë udhë edhe s’ûn e ka shitë.

EA: E musafirin që e keni pasë n’odë, n’shpi, a keni pasë përgjegjësi për tô? Edhe n’qoftë se u kânë ai ndoni armiqësi ose diçka, a u kânë n’pergjegjësinë e juj tani për me mbrojtë qat musafir?

ZS: Asi s’na kanë ardhun... nuk na kanë ardhë asi. Ata belaxhitë, shembull, ai u kânë n’belè, nuk ka ardhun... u shku te naj mik. Ata belaxhitë qe kanë ra n’bela, me tjeter familje o’ ra n’bela, bela i kanë thânë asajna.

EA: Po.

NZ: E o’ shkue te miku, e, e ka punu tokën e mikit ai, e tani miki me gjithë kta o’ ardhë e ka punu tokën e ktina; e ai hasmi, armiki i ktina, nuk ka guxu me vra, me qitë me përdorë najfarë... se o’ n’mbrojtjen e ktina. Ni fmi me shku me ta, nuk ka guxu me qitë pushkë, se osht n’mbrojtjen e qati fmijes, se le mâ burrat. Qashtu u kânë at’here, sikur qitash qita gjashtë qi i dorzun turqit, janë ardhë te na, na i dorzum, e qe, kjo keq osht’.

EA: A keni pasë ndoni anëtarë t’familjes që ka punu jashtë, n’diasporë?

NZ: At’herë jo, at’herë jo, e tash sa dush.

EA: Jo, at’here nuk keni pasë.

NZ: Jo, at’herë hiç, hiç, hiç... as s’ka pasë ksajde... Miniera, u kânë ni minierë n’Golesh, qitu u kanë n’Harilaq njo, kanë prashitë ka pak, kanë punue, e s’ka pasë punë: krejt, krejt n’shpi bre, dathë, deshë, Allah Allah, kuku nânë... n’kashtë me flejtë, n’kashtë kena flejtë edhe u kânë ni kaftorr qatu, kanë jetu gjinja, kena hangër bukë me ni sofër, me ni kalanicë niqin [100] lugë, niqin lugë me ni kalanicë, qatu tanë vam bum vam bum, e jo... tash n’pijat t’vetë a, qysh dush... s’di qysh kena rrnu.

EA: Axha Nazmi, kur u ardh puna te ndarja e familjes...

NZ: Po.

EA: A po na tregon qysh jeni nda?

NZ: Po, aja qysh u kânë japia, ja shpia për shembull, kerrin, lopt i kanë nda: çikaq copa i kem lopë: ti tri; ti tri; ti tri; ti dy; ti njo... – qysh ka pasë at’here, qysh o kanë pasunia – aq sa e kanë pasë qaq e kanë dae. Po e kanë nda tanë njojt: n’tri vena a n’katër vena; n’pesë vena, po njejt e kanë nda. Edhe tokën njojt: për shembull, na i kena pasë tetëmdhetë [18] hekterë, se malazezt na i kanë marrë tetëmdhetë [18], e na jena nda n’tre vena ka gjashtë [6] hekterë: i kena matun ka gjashtë hekterë, kena qitë short, “valla qikjo arë m’ra mue...”

EA: Me short?

NZ: Me short, a e kena matë njojt, kur e kena matë njojt krejt e hajde tash qesmi short, ku po t’bjen tye, qe qikjo arë, qikjo m’ra qishtu, qikjo pjesë m’ra mue, qikjo pjesë t’ra tye, qishtu jena da. Une sot hala, sot jo, veç gjysën e qiti fshati une i kom da, une ua kom matë tokën, se s’dike kush me matë ktu, e une ua kom pasë da tokën e kom pa krye shkollën bash për qata n’Pejë, për me matë toka. Për shembull kashta ish katërdhet [40] metra gatë e tetë [8] metra nalt, n’shokë me nga atje me ba hesapë sa kubikë kashtë jon’ edhe sa munet me hangër lopa ose delja, eh qata e kom pasë une profesion, e krejt kit mal ktu kit Kale ktu une e kom matë, e e kanë pasë kta me kojshi ktu kanë pasë mal, une e kûm matë kalenë edhe une iau kom da krejtve edhe shumë vena te katuni kush m’ka thirrë, s’kanë mujtë me da ata, une e kom da.

EA: E gjësendet tjera, përveç tokës qysh i keni nda? Për shembull gjësendet që jon’ kanë njo [1], për shembull lopt, enët...

NZ: Kalanicat për shembull, kalanica jon’ kanë do, kalanica e pestë, kalanica e... merre ti ni kalanicë, ti njo, ti njo, ti merre qita, ti qita, ia u ka da i zoti i shpisë aty tanve, hajt merre, shembull e ka çu n’shpi t’vet, ai e ka marrë, e ka çu qajo kolibë ku i ka ra, a sobë a diçka ku i ka ra; dikuj i ka ra me maru shpi, dikuj e ka pasë hazdër, dikuj, qysh i ka ra, qysh kanë pasë edhe jon’ da. Jon’ ba ashtu razishi si njojt: jo me djegë dikon shumë, dikon; dikuj mi dhanë e dikuj jo – jo, njojt, krejt, e tanve osht ajo.

EA: E nese u kânë njo, për shembull, ni pemë ose ni lopë, qysh e keni nda?

NZ: E, atë lopën ja e kanë bâ hesap n’pare – çikaq lopa kushton, e “a pe merr ti lopën?”, “po une pe marrë lopën, qe paret, çikaq”, e marrke lopën për treqin mark, euro a mark a, e lopa treqin [300] euro, n’tre vena, eh merri ti niqin euro; ti niqin euro; une pe marr lopën, e për shembull, qishtu u kanë, qishtu jena da.

EA: E nëse e keni pasë gjallë babën edhe nanën, nese jeni da kur baba edhe nana jon’ kânë gjallë, me kon shkojke baba edhe nana?

NZ: Po, baba si zakonisht gjithë shkojnë me ma t’voglin djalë, po shkojnë edhe  mos me mujtë i vogli e asi, edhe me ma t’madhin, se e ka deshtë, e ka ngu, se nashta i vogli s’e ka ngu babën mirë, e i madhi, e i nermjemi e ka ngu ma mirë, e kanë pasë tani dëshirë me shku me tô, me kalu ma mirë se ai.. sepse ky i vogli pak ma i halit (buzëqesh), qysh me thânë... a zakonisht me t’voglin u duftë me shkue. Qe, une, për shembull, qe une qit shpi, pe thirri djalin, tre djel i kom n’Itali, pe thirri, Bekim e ka emrin ai i vogli, pi thom “Bekim, shpia ty t’bjen, a une jom tu jetu me Blerimin qitu. A pe nalë ti shpijen e de t’rrin Blerimi te ti deri te maron shpijen e vetë, e ti kur t’vish n’shpi tane...” – “Jo, une muj me marue; e ai s’mun me marue”, edhe ai veç i ka nimue, ai i ka nimue, ka thânë, “Jo, ti rri me ata, edhe ai t’ma’ ty, t’kqyrë, shpijen leja atina se une vi e maroj. Edhe ata tjertë... na vimë i marojm shpijat, e ky s’un e maron se s’o n’punë.”, o n’punë tash, po mirëpo përpara qishtu u kânë... qysh thojnë: jena da me marveshje. Edhe at’here qishtu u kânë: vllau vllaut ia ka falë, une kom ma shumë e, une e boj ma kallaj, qe merre; une jom ma i zellshem, jom ma i zoti... atâ e ka qyqan, ja e ka ma t’urtë a... nuk o’ kânë bash ashtu i kfjellt, a e din, i aftë, edhe ia kanë lanë ma shumë atina diçka.

EA: Axha Nazmi, ti the që edhe tjerve ju ke nda toka... a ka pasë raste ku nuk janë pajtu me qat ndarje, ose, qysh ja keni bâ kur s’jon’ pajtu me ndarjen që e keni bâ, për shembull, ju?

NZ: E, ia kom da  n’pesë [5] vena ni kojshisë qitu, tokën ia’u kom da n’pesë vena: “qyre djem, qita çikaq”, besa bashkë, ata anej pak dishin, une e shkrujsha, “qe qitu, qita pesë vena osht e juvja; a po pajtohni ju me qitë short kujna ti bjé ku ti bjé?” – Po”. Eh, une jau kom maru shortin: i pari, numër ni [1], numri dy [2] qiky, numri tre [3] qiky, numri katër [4]... për shembull, qikjo pjesë (ilustron në tavolinë), jau kom gjue, i kanë marrë, “mu valla m’ra qishtu”; “valla mu m’ra qishtu” – “Hajrin jau pafshi” – hajt, edhe aborret iau’ kom da qashtu, edhe aborret qashtu ia’u kom da... “Masi e sheh ti, ku t’na bjen – qashtu”, edhe iu kanë ra qashtu me short.

EA: E, axha Nazmi, a po na tregon pak për shkollimin... Qysh ka qenë shkollimi n’Harilaq prej kur je kanë ti fmi; sa vjet jeni shkollu?

NZ: Shkollimi, shumë i zorshëm u kânë, n’ditë t’Serbies. Krali kur u kânun, edhe sërbt edhe shqiptarët kanë shku n’Sllatinë, po u kânë rruga lloq, ujë, shi, borë, pa kpucë e apangt e lkures, e kena nejtë gjithë ditën e gatë – pej sabahit dekterti n’aksham, edhe paradite edhe masdite, jo veç sikur tashti – ose paradite ose masdite... n’ditë t’Serbies, tani mas shlirimit, apet qashtu, po mas shlirimit e kena pâsun paradite ose masdite, klasa e parë. Klasat e ulta kanë pasë masdite ja paradite, e jena shkue, po kena hjekë... zor boll. Livadhet u bojshin ujë, kah shkojshum... kur shkojshum n’Sllatinë, tri [3] kilometra i ka... Kur shkojshmi n’Sllatinë – ujë, ishmi bâ ujë, na kish lagë shivi, na kish lagë bora, nirthshmi... Ni stufë qatje e kallke ai kuriri, kur vishmi aty tanë nxonsit ujë, lagtë.... Me msu aty, qysh me msue? Se u dridhshe... kur vishe pej shpie n’akshom, kur e lshojshe shkollen vishe n’shpi, e marrshe tajshi me lexu atâ. Me ta pa baba, baba jem, “Le atâ, kqyri loptë”, hoxhë e kena pasë, hoxhë t’zotin e shpijes, “Le atâ, merre musafin, lexo”, ni tjeter, baba i tina na e pshtillke, “Çka po t’vyn aja?”. Msusi lypke me ia msue atje, hoxha lypke me ia msue khâ, baba lypke me ia rue loptë... çka me msue... Ni llamë, ni llamë qishtu, dritë s’ka pasë – ni llamë une për veti, shkojsha veç une, edhe njerka e bab’s m’ka rritë mue... E kallke llamën ktu edhe e msojshna librën. Pa e msue krejt kurrë sjom ra me flejtë – kur e kom msue krejt at’here jom ra jom flejtë. N’mëngjes kur jom çue, përmensh... veç e qilsha pak, dikun ku mu koqitke pak, tap e mshilsha apet (buzëqeshë\) e lexojsha edhe e mshilsha apet, e veç jom kânë i mirë n’shkollë, kom pasë marak, jom kânë... kom pasë vullnet me msu, po s’um lanë me shkue.

EA: Deri n’cilën klasë shkove?

NZ: Deri n’katërtën [4] klasë, ma shumë s’ka pasë.

EA: T’katërtën... Tani, kët shkollën tjeter që e përmene, qysh e kryve ktâ...?

NZ: Ktâ... kurs u kânë n’Pejë, po, kurs u kânë për bujqësi, me livrue, kto, bashçexhi edhe për blegtori, triat.

EA: A ju kanë çu kon kanë dashtë, a jeni shku veç ni fmi prej familjes, a qysh?

NZ: Ja, kolektivi, kolektivi ktu, e kena pasun kshillin e punëtorëve, e kshilli i punëtorëve, kô “po na duhet me çu bergader n’shkollë, po duhet me kontabilitet...” – qysh i thonë... “shef i kontabilitetit” a qysh i thonë... – për kontabilitet, për birgader, për upravnik, me shkue atje me krye shkollën, tani me ardhë me u bâ upravnik ktu, koperativ, ai birgadir, ky knena ovul, ky trugjavor, nejse trugjavor i thonë serbisht, a ky kontabilist, e qeshtu jena kanë... (thotë disa emërtime serbisht të cilat nuk kuptohen). E tani jena ardhun, une jom kânë tani brigadir, kur shkova tani prësetnik, kryetar i kooperativës fshatare bujqësore (e shqipton në serbisht), qashtu e kena pasë at’farë... e kena kalu mirë për kolektiv, se vishakin na e marke, drithin shteti, magjen na e fshijke, miellin... vallahi miellin e ka fshi ni Lushansa Maliqi, u kânë kryetarë shteti. Millin u ardhë e ka fshie... me hangër për darkë s’kena pasë, po at’herë qai hoxha qi thashë, u kânë i zoti, dajtë i ka pasë n’Nekofc. Atje shkojke marrke miell, drith, s’di çka bojke... Vishakt, kur hini qikjo partia komuniste e hamamit, na ka marrë, tej patlixhan ka gjetë vishak, tlyn, tetdhetë [80] killa tlyn na ka gjetë neve, si shpi e fortë, gollakë, ‘gollakë’ iu thojshin pasanikëve... gollakve tetdhetë [80] killa tlyn... ku mi gjetë tedhetë [80] killa tlyn mi çue? Patlixhon e spec e beter e, lesh e mish e... “Hajde se erdh, dil e merre ti, ja merre lopën çoje”, ta marrke lopën.

EA: Axha Nazmi, a kanë qenë ma t’rana punët e veres a t’dimrit?

NZ: Puntë e rana jon’ kânë veres; dimni osht i pushushum... po dimni ka pasë kafshët mi ushqy, naj dru aty-aty, kanë pushu nëpër oda, kanë pre pastërma, kanë hangër mish e lakna e pasul për shembull, e dimni u kânë i pushushum... kanë pushu gjinja ma kallaj dimnit, a për gra kjameti u kânë edhe dimnit edhe veres. Gjithë ato, s’kanë pasë pushim kurrë gratë, kurrë, me fmie e me me... mule n’vek e me sene e, gatuj n’zjem. bum e bum e bum e, piqi katër, pesë bukë a dhetë, katër tepsia fli u dufke me i qitun ni grue. U kânë jetë primitive, jetë e zorshme, gratë ma s’shumti kanë hjekë. Burrat kanë hjekë, kanë pasë, kanë pru, e kanë tubu sanën, yshqimi, atâ, atâ, po jo si gratë – gratë edhe kanë punu n’mushkë edhe ta ka maru xhemperin edhe ta ka maru shokën edhe ti ka maru zhgunat, pantollt, edhe ta ka maru kmishen edhe ta ka la, e ta ka shperla, e ta ka terë edhe t’ka gatue, gjithë ditën e gatë ka korrë... me drapën, n’akshom, “hajt nuse, ti shko bona darkën”, ni sahat për shembull para akshami, ajo djepin n’krye, me fmi, e u ardhun e ka gatu me hangër darkën... kjo osht kjamet.

EA: Axha Nazmi, nëpër oda, dimnit, a u bojshin pleqni, a lojra, a..?

NZ: Nëpër oda veç kqyrshmi ku po timon: “Valla po timon te filani oda, mule se paska musafirë”, krejt katuni kanë shku aty. E kena lue filxhana, filxhanin, e mfshefshe filxhanin ktu, kokrrën e mfshefke ktu, edhe tani me lypën ai dhetë [10] filxhana, e me lypën e me i mshue tani kshtu (ilustron), jon’ metë dy parti, njona parti fitojke; qajo parti qi fitojke u çojke n’kamë edhe e rrok’ke vallen, u rrokshin edhe shkojke te ajo partia tjeter – çka s’ju thojshim... keshin për qef, tani ata bo vaki na mujshin neve, tani ata na u afrojshin neve. Me kapuça – i mfshefshim kapuëat, tani badiballak i thojshim nifarë loje me mahramë: i marojshim me mahrama, t’sakatojke mahrama... ças’mos ka pasë, me hupë natën, me kalu natën. A ver’s nuk kishmi vakt kto, ver’s me prashitë, me kositë, me punë e qishtu.

EA: Axha Nazmi, a po na tregon pak për martesen... Qysh u kânë martesa tynehere n’Harilaq?

NZ: Martesa tynehere, nuk e ka pa kerkush sikur tash qi pi shohin... nuk e ka pae, po mik mas miki, për shembull, ti e ke pa vajzën, je ardhë e na ke thânë neve “Valla e ka filani ni vajzë t’mirë edhe mik i mirë”, “Po, ani kah o ajo vajzë?”, “Qishtu”, “Po nanën kah e ka?; Dajtë kah i ka?”, tej për dajë ka vetë kah i ka – “Valla dajtë i ka pej filon venit”, “E dajtë a jon’ t’mirë a jon’ t’kqi?”. T’kofshin t’kqi, s’e ka marrë at çikë; t’kofshin t’mirë edhe dajtë, edhe ky e ka marrë, n’ia dhashtë ai. Po tani ai, kur e çojke msitin me lypën, i thojke “Po ta lyp filani çikën”, qishtu allahalemri at’here i kanë thanun, qasi fjalë kanë përdorë, ka vetën ai, “Çfarë familje o?”, “Valla o’ qishtu, pasanik, ka ballica shumë e ka tokë shumë e, ka qishtu e ka qikhâ e... tekterti qi ka vetun edhe “a e ka aborrin t’marun me zid apo e ka aborrin t’thurun me gardh?”... me pasë me zid s’ia ka dhanun çikën, n’e pastë me gardhë ia ka dhanë. Epo, pse me gardh ia ka dhânë? Pse dimna t’fortë, dimna t’mdhaj, u bojke aklli n’tokë, preke, une qi i die, e zen dimni pa dru, kllup e çka bajnë... nuk kallet zidi, e gardhi kallet, gardhet i ka kallë e i ka prishë edhe o’ dalë n’Shingjergj tanishi, e ka afrue. Edhe ata, nanën a e ka mirë, tamël a ka pasë, se s’ka pasë griz me i dhâ, as griz, as cuclla, sikur tashti fmijes mi dhânë griz e me i dhâ qiso qi pi blejnë, qisifarë çka po di une, at’here ska pasë, jashta me gji t’nanës t’vet, me tamël t’nanës t’vet... n’koftë që nana e vet nuk ka pasë tamël, s’ia ka dhanë. Po, nuk ia ka dhânë, se fmija maron, s’un e rritë atë fmi pa hangër, griz s’ka pasë, me tamël t’bollics s’ka pasë qysh me asish fmija, s’ka... e qishtu... tani mu çeizu çika, mu çeizu çika, tri [3] vjet, katër [4] vjet, gërrba i dilke n’vek, me marrë leshin e ma la ata lesh: “çikaq killa lesh me mi prue ai miki”, e urdhnojke, krejt ia falke pasunien, ia kushtojke asaj çikës; a nuk e dike qi qajo çikë ka me shku n’qat shpi me jetue... ti çikës tane pi ia bon sherrin, çikës tane po ia merrë mallin, pasunien... “ki me m’pru çikaq killa lesh”, u dufke ajo çika me la, me lnur, me tjerrë, me ngjyrosë, me marun qylym, me maru jan... a e din jani çka osht?

EA: Po.

NZ: Me cukla ato, me maru sexhade, me i maru jastakt, jastakt me ia qitë aty përmi atë astarin e tani me i mushë sanë a me i mushë kasht a... edhe me iu çu amkshishe krejt familjes, me iu çu bakshishe, “malli jem, ia kum dhanë çikës qasaj nuses ajo tash e ka marue me na e pru neve”, hajde tash, “a ka mâ?”, “jo, hajde, hajde me shku me i nxjerrë teshat”. Kur jon’ shku me i nxjerrë teshat, e kanë vetë atë dugojxhinë “cilat osht ma e vlefshme”, ka pasë ata shitsat qi une kum nejtë me ta, qi kum bisedue, “valla qikjo ma dukshme po thojnë; a qaja ma e keqe, ma e lira” e i ka thânë “kjo osht ma e shtrejta” – a ajo e shtrejta qi u kânë ma e mira, i ka thânë “kjo e lirë osht...”. Ai miki tashti për inati: “veç qitâ, se ma e shtrejtë kjo, a ajo ma e lirë, edhe ma kualitet...”, i ka metë shitsit, ia bojke hajde bismilahe , hajde përhajr koft, ia palojke, vike e prujke. E ai tani ato pare i shtike n’xhep, ky i marke teshat e kqia, mallin e keq e marke, mallin e lirë e pagujke për t’shtrejtë, e qishtu u kânun.

EA: Dasma, n’cilën ditë e keni nisë dasmën; sa ka zgjatë?

NZ: Dasmës ma s’shumti at’herë t’ejten ia ka nisë dasmës, po tani nëpër puna u zhvillun, nëpër puna hinën puntort hinën nëpër puna, krejt Kosova hini nëpër puna, e tani ia nisën t’dilleve, se dilleve pushim – t’shtuneve u tubojshin gjinja; t’dillen dasma, e qishtu.

EA: Po, veç n’t’kalumen prej t’ejtes deri t’dielen, a?

NM: Katër [4] ditë: e ejte, e xhuma, e shtunë, e dillë. E kanë nisë dasmën çikat, kanë knue, tani jon’ t’dyten ditë gratë e katunit, kanë nejtë e kanë bâ llaf e, tani e t’shtunen qashtu, tani t’shtunen jon’ tubue krejt ktu, krejt dasmagjitë, e kanë hangër darkë me kazana tu e zie, e ka pre lopën ai, e kazanat, ai mjeshtri kuvari ia’u ka zi kazanat, tani kangatart kanë knue, tani i ka marrë dikush nëpër oda me flejtën ata musafirt, miqtë. Ku mi shti... s’i ka zânë, e i ka marrë... U martu ni kojshi atje, pe zâ une i kum marrun pesë [5], “hajde se ngusht, kom une për pesë [5] – ami pesë [5] mue”; ai tjetri, “ami mu tre [3]” ... edhe krejtve iu ka dhanë, edhe tjerve iu ka dhanë, e tani jena shku bashkë, s’bashku e kena marrë nusen, e kanë marrë nusen n’kamë, me kerr t’kuq, tu ra shi, n’kamë, pej ktuhit e tej (nuk kuptohet deri në cilin vend thotë)... kamë vet jom shku e kom mârun pa u nalë shiu kurrë... me qilim, ftoft, mraz, me sej u merdhijshin gratë, ata qi ecshin nuk njerthshin, po gratë n’kerr n’sej, nëpër borë, ato u mërdhijshin kamve, kjamet u kanë, kjamet.

EA: A shkojshi shumë dasmorë, krushqi?

NZ: Shumë shkojshmi, shkojshmi kamë, shkojshmi shumë valla koxha shumë, edhe mâ kur dulen kerret, mâ tash mos e vet... shkojshmi valla n’kamë, shkojshmi, edhe u dufke me u kthye, e kah vishmi, kah shkojshmi nëpër katune, kishna mik n’atë katun, dilke ai miki kqyrke, “Uu, tek o’ Nazmia valla, ja tek o filani mik” e hike tashti, e iu thojke grave petlla me pjekë, petlla ni [1] tepsi a dy [2] a, edhe, se udha larg, s’kanë hangër bukë, e me ia dhânë ka ‘i petëll, ka dy, n’gjithë cilin katun qi shkojnë naj mik, naj diçka dilke përpara aty, e ata krushqit ren, ua dhajke ka ‘i petull, honkshin pak... qishtu u kânë... Tani ato hupën petllat, tani napolitanka, meshavina e qisi, ia nisën tani, e qishtu u kânë përpara... zor u kânë boll, jetë e zorshme u kânë boll. E tash, jo tash, tash... qe, qit shpijen tem tash nuk ka sen qi ka n’qytet qi s’e ka... jena shku nëpër oda t’shoqi shoqit, jena deshtë, kena pasë muhabet nërmjeveti... najhere mu rrehë kush pak, ja mu ngucë najkush për najsen, kanë shku krejt fshati, ma pleq, pak ma pleq. Qe, une jom shku n’sdi sa vena, qitu n’fshat temin edhe “mos t’ia u nijm mâ zanin hiç”, i kena rrehë dorë, e kena shym at’ farë zjemi – kanë deshtë mu dhezë, na e kena shym, e s’i kena lanë me u bâ ma e madhe. I vetmi fshat osht qiky qi krejt miqasia okolla për kohën e Titës [Josip Broz Tito], partia komuniste qi ke Tita [Josip Broz Tito], nuk kanë guxue n’mledhina me folun kurgjo, vetëm mirë, mirë, mirë shumë; rrnoft Tita; knej anej... i vetmi fshat, nuk ke guxu me folun se menihere stupc i kanë hie, ti ke folë sot ktu, menihere, nuk kanë vonu tri [3] orë, [4] orë jon’ ardhë t’kanë lidhë, t’kanë lidhë e t’kanë çu... a po shkoj për Shqipni, a e shkelshmi Tiranën... ktu o kânë Shqipni gjithë, ky fshat, krejt miq qi i kam për okolla kanë thânë “veç te ju folni shlirë, se te na tyben n’guxojmë me folë” – kojshia me kojshi, n’odë t’kojshie s’ka guxu me folë për shtet diçka...

EA: Axha Nazmi, a ka naj ngjarje që lidhet me kalanë e Harilaqit që iu kanë tregu t’moçmit juve?

NZ: Me Kale a?

EA: Po.

NM: Atu n’Kale po thonë qi dardanët kanë jetue...

EA: Po pleqt, kshtu t’fshatit, a kanë folë diçka për Kalenë?

NZ: Kanë folën, i kena thânë Gradinë – jo Kale, po i kena thânë Gradinë, edhe e kena ditën qi osht ktu, ushtri ka pasë, ka pasë ushtri, nifarë plaku qi e kena pasun, thojke. Bash mâ i tij u kânë aty, thojke “osht dy metra zidi rreth e rreth”, zid... edhe qashtu ndodhi edhe qashtu osht, osht, e mrena o’atje u kânun zidi, qi jon’ mbrojtë, e kanë mbrojtë kit fshat... Kjo osht e parapane qi u kânë qytet, ky fshat, e pej asaj Kalesë e janë mbrojtun kta... e mrena kanë thânë u kânë zid rreth e rreth, ushtria kanë nejtë aty, kanë fjetë, kanë hangër, kanë pi edhe janë mbrojtën n’rast t’luftës, janë mbrojtë... kanë folë edhe përpara, po i kena thânë Gradinë, jo Kale, Gradinë i kena thânë. Edhe gurt e rrzun qi ardhshim... gjanë... s’ka pasë tjeter sen atu, dhe... (nuk kuptohet mirë)... e dishmi na qi osht Kale, po s’i kena thânë Kale po Gradinë i kena thânë...  a Gradinë – serbisht, Kale – shqip... o’ kanë e mlune krejt, krejt e mlune me dhé, lisat... çfarë lisa ka pasë aty... do kojshi qaty e kanë pasë mal, une ua kom matë e ua kom da...

EA: Malin rreth Kalasë?

NZ: Po, po, qat mal qaty krejt Kalesë, une e kom matë edhe e kom da, krejt, krejt, krejt.

EA: Axha Nazmi, a ki edhe diçka tjeter që don me na thanë neve – çkado që don me na tregu.

NZ: Po tybe n’e disha... interesont, une t’thashë... qysh e kena punu tokën t’thashë, qysh janë martu vajzat t’kallxova, qysh kena vujtë pej malazezve t’kallxova, pej Kalesë po... tjeter sen çka me thanë tashti... sa ka pasë malazez ktu, sa ka pasë shqiptarë po, qysh i kena ble tokat tona ka dy [2] tri [3] herë – se jo ka ni [1] herë, po ka dy tri here. U ardhë njani, nifarë Rexha qitu u kânun, ia kanë pushkatu vllaun, ia kanë marrë hisen, edhe ia ka dhânë qiti shkavit qi e kum ble shpinë pej tij une, qitu u kânë e ai e ka shitun pesë mijë [5000] banka at’here – pesë mijë banka sa, sa pesë mijë marka, se jo euro [€], po marka – tynehere markat jon’ kânë ma t’vlefshme, “e valla nuk pe shes”, a paret ia ka marrë, edhe niher – “ndaq çikaq me mi dhanë, po, po s’ti jepi...” hisen e vllavit t’vet, edhe ia kanë pushkatu edhe ia kanë marrë hisen e vllavit, edhe ia kanë pushkatu edhe ia kanë marrë hisen e djalit, edhe djalin, ia kanë marrë hisen, ia kanë dhânë shkavit, ktyne malazezve ua kanë dhânë, qishtu.

EA: Axha Nazmi, faleminderit shumë.

NZ: Me ner kofshi, edhe s’ka pse.