Nesim Ispahiu

Intervistuar nga: Egzona Azemi

Pô, edhe ata që kanë shku, prej ktuhit qi kanë dalë n’Turqi, edhe ata kanë përparue qi thojnë, kanë tregue… besa edhe atyne turqelive q’i kanë ‘çelë sytë’, qi thojnë, qi edhe ata me përparue me dijen e ktyne t’shpërngulunve

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

27.10.2017

Lokacioni i intervistës

Vushtrri

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

EA: Sot, me daten 28.12.2017 do të zhvillojmë intervistën në Vushtrri me zotri Nesim Ispahiu. Ai fillimisht do t’prezantohet edhe vetë. 

Axha Nesim, a po na tregoni n’cilin vit keni lindë; ku keni lindë?

NI: Jom Nesim Ispahiu, i lindun në Vushtrri me 1935-ën. Rrjedhi prej një familje zejtare, përparimtare. N’familjen tonë kemi qenë katër vllazën, ni motër. Prej vllazërve, tri [3] vllazën janë shkolluar deri në fakultetin e lartë, babën kemi pasë zanatli, mixhen kemi pasë zanatli, e prej zejtarit, si k’puctar ka kthy edhe si… prej dëshirës së madhe për art, ka punue edhe me fotografi edhe fundi fundit ka çelë dugôjën thuje që ndër t’parët në Vushtrri si fotografist… [ndërhyrje nga klientë në dyqan].

EA: Mbetëm te profesioni i babës t’juj po m’doket, a?

NI: Po. Mixha ka qenë ndër fotograft’ e parë n’Vushtrri ktu, poo dashuria për art, për përparim.. aparatin n’dorë kur e ka marrë, ka qenë si amator, po prej vetvetes ka msu edhe ka përparue deri qi thojnë ka qenë, thu qi tamom zanatli për... Ni kohë të gjatë ka punue, po mbasi ka qenë në moshë, tue mos pasë kush me zavensu, njani prej djemve, ashtu si fati m’erdh une te vazhdoj zanatin. Vllau i madh vazhdoi shkollen n’Beograd, vllau ma i vogël – ni vlla i vogël na vdiq, vllau i tretë [3] shkoi n’Shkup n’fakulltet, e diqysh, dikush u dufke me bâ punë për ato, për mu shkollue, dikush me punue…

EA: Po.

NI: … apo dikush mu flijue, qi dikush tjeter per me përparue, apo dikon...

EA: Po.

NI: E kshtu, na u desht qi unë gjithqysh me mbetë n’dugôj si zejtar, e dy vllaznit tjerë vazhdun’ fakulltetin, e kryn’, e unë si zejtar mbeta deri me ditët e sotshme. Çka tjetër me thânë?

EA: Nana?

NI: Nana, beso, na ka mbrojtë, na ka mbâ që thojnë, ka qenë shumë përparimtare dhe me të gjitha mundsitë qi ka pasë, për shembull, ka punue... ni kohë varfria ka sunu, jo vetëm te na për shembull, po në t’gjithë Vuçitërnën, po, ajo varfni ka qenë nifarë begatie e madhe qi njerzit kanë qenë afër njeri-tjetrit, njerzit edhe qi s’kanë pasë kushtet sikur sot që i kemi, për shembull, po kanë pasë nji dashuri, nifarë afersie, qi njani-tjetrin edhe me fjalë, edhe me ni copë bukë, apo me ni copë kungull, apo me ni patate e kanë pritë musafirin, e kanë percjellë me t’gjitha t’mirat si e ma mirë.

EA: Ju e përmendët që, nifarë m’nyre e keni pasë t’detyrume me e trashëgu profesionin, zejen e axhes...

NI: Ashtu âsht’.

EA: …por a e keni dasht’ – kur keni fillu me dasht’ pastaj?

NI: Prej shtatë [7] vjeçve aparatin n’dorë e kom marë…

EA: Shtatë [7] vjet.

NI: Ju thashë se si detyrim, se plaku si plak filloi veç, se fotografisti duhet me pasë sy…

EA: Po.

NI: Plakut diqysh si plak fillun me ju lshue sytë e dikush u dufke me zavensue... e ashtu m’erdh, si thojnë ‘dasht e padashtë’ une me vazhdue at’ zanatin. E me kët’ zanat apet duhet falemnderua, qe thojnë der’ më sot kemi çka kemi mujtë, kemi pasë nji jetë mesatare, qytetare, peërparimtare besa, e në m’nyra të ndryshme vllaznit jon’ shkollue... Une edhe pak me ndihmen e tyne, sigurisht, tue pasë ato orë t’leximit e tyne, edhe une kom marrë nifarë dije pej tyne edhe pej…

EA: Po.

NI: Se edhe dugôjxhi me qenë ôsht’ nifar... zejtar ôsht’ nifarë... qysh me thânë... si faklulltet apo si ni shkollë, qi munesh me pasë me njerz takime të ndryshme, me gjithfarë…

EA: Qashtu osht’.

NI: Edhe ajo ôsht’ ni dije apo ni pasuri qi njeriut i duhet.

EA: Deri sa vjet keni vazhdu ju shkollen? A e keni kry shkollen e mesme a veç shkollen fillore?

NI: Shkollen e mesme e kom krye, dhe shkollen e nxânsve në ekonomi, e ma tutje vllâznit tàna kanë vazhdue, une kam mbetë n’dugôjë, se u desht dikush per me punue, per me stipendue, per me ndihmue ata qi te vazhdojnë shkollen.

EA: Ashtu. A mundesh me na tregu pak per ato vitet e fëmijrisë, t’shkollës – qysh ka qenë n’atë kohë shkolla?...

NI: Shkolla…

EA: … n’çfarë kushte i keni zhvillu msimet?

NI: Msimet kanë qenë gati normale, por n’fund, për shembull, qe, sikur e krym’ semimaturën ke nifarë plogshtie per me vazhdue shkollen, krejt për shemull nxânsit, diqysh… dul nifarë, shpërngulja për Turqi, dul nifarë qi çdokush… nifarë mos’knaqsie, e shumë prej Vuçitërne për shembull, shumë njerz’ të ditun apo t’shkolluem, u shpërngulën për Turqi. Qyteti, për shembull ma tepër se nizet [20] nxâns me shkollë të kryme t’nâlt, u përshngulën, e çka dô me thânë... ni humbje dômethânë për qytetin tonë. T’kishin qenë ata k’tu per me vazhdue para pesdhetë [50] vjetve, deri më sot qysh, për shembull, shumë përparime, shumë detyra t’ndryshme kishin me vazhdue ata. Po… edhe ata jo prej qefit, po prej zorit u shpërngulën shumica; tòna at’herë UDB-ja apo policia e gjejshin ni m’nyrë qi me zor, s’ki çare pa u shpërngul’... Për shembull, dugôjxhit, t’nxejke natën, ta thejke dugôjn’ policia vetë, apo hajnat…

EA: Po.

NI: … n’mengjes vishin, thojshin, “ke manjak” apo “ke humbje”, e tash për mos me blu ti atë brum, ja diçka, thojke, “Ik; bone ktâ; shite diçka; ik” – për mos me hi n’burg – “ik shpërngulu për Turqi”, ja diçka... Aj ke nifarë politike e msheft, qi dasht e padashtë, ti u dufke me ikë apo m’e lshu…

EA: Po.

NI: … ee, kalun’ edhe ato vite, besa dofarë… do arsimtarë koxha shumë janë mundue edhe kanë kthye nxânsit apet per me vazhdue shkollën, se shumica, për shembull e gjeneratës sonë, kanë vazhdue shkollën dhe jon’ të gjithë me thônë… n’klasë që kemi qenë për shembull tridhetë [30] e kusur vet’, pos njâ dy [2], tri [3] vetë qi kemi mbetë pa fakulltet qysh me thânë…

EA: Po.

NI: … krejt të tjert, jon’ bô me shkollë t’lartë. 

EA: Prej klasës t’juj a?

NI: Prej klasës tonë. Pô… unë nuk po ankohem, qi unë kam mbetë pa fakulltet e diçka, pô edhe zanati ôsht’ nifarë fakullteti, ndoshta edhe ma…

EA: Edhe ma shumë se fakullteti.

NI: … i randshishëm se fakullteti.

EA: ...domethânë, sa vite…

NI: Jeta po vazhdon në m’nyren e vetë.

EA: Sa vite bahen tash gjithsej që ushtron këtë zanat?

NI: Tash i kom tedhet e tri vjet [83], thuj qi qeky me thôn… shtadhet [70] e kusur… shtadhet [70] vjet thujse kom… gjitmonë n’çarrshi, gjithmonë në shërbim të popullit, gjithmonë, qi thojnë për të miren e familjes e shoqnisë, e qytetit, besa edhe t’vetes, ‘për vetvete’ që thojnë.

EA: Po. Domethânë ju e përmendët që… shpërnguljen në Turqi... prej familjes t’juj, a ka pasë antarë që janë shpërngulë n’Turqi; ju vetë, a keni dalë ndonjëherë?

NI: Prej familjes s’jonë nuk jemi shpërngulë, pô n’katër [4] anët, kojshilar tonë, n’shpi qi i kemi kônë, janë shpërngulë. Ashtu diqysh si edhe na, jo qi s’kemi pasë, po, “sot dô t’shkojmë”; “neser do t’shkojmë”... koha kaloi e mbetem pa…

EA: Pa shku. A ma mirë që nuk keni shku?

NI: Paj… per neve ma mirë, sigurisht.

EA: Sigurisht që po.

NI: Pô, edhe ata që kanë shku, prej ktuhit qi kanë dalë n’Turqi, edhe ata kanë përparue qi thojnë, kanë tregue… besa edhe atyne turqelive q’i kanë ‘çelë sytë’, qi thojnë, qi edhe ata me përparue me dijen e ktyne t’shpërngulunve.

EA: Po, qashtu osht’. N’atë kohën kur ti ke nisë veç me profesionalizu punën e fotografisë, si ka qenë at’here me punu për dallim me tash, me fotografi?

NI: At’herë Vučitërna ka pasë vetem dy [2] fotografë, e rrallëkush ka pasë aparat... e aparat me pasë ka qenë nifarëë knaqsie, nifarë ‘privilegjie’ qi thojnë. E për shembull, çdo darsum, çdo martesë, çdo vdekje, çdo lindje, ka pasë nevojë, edhe gjithmonë fotografisti ka qenë në plan të parë nëpër shpia, nëpër zyre, nëpër festa të ndryshme. Se fotografisti ka lujt’ ni rol, qi thojnë ‘si arkiv’ apo ‘si dokument’ për gjeneratat e reja qi mbesin, me fotografi. Muj me thânë nodhet’ [90] përqind [%] t’fotografijave qi janë – qe, prej viteve për shembull… [ndërhyrje nga klientë në dyqan].

EA: Mbetëm te… at’herë qysh ka qenë me punu me fotografi…

NI: Po, po…

EA: Me siguri po ju kujtohet… po e lshoj une tash. Mirë.

NI: Çdo vdekje, çdo lindje, gjithmonë kemi përcjellë me aparat. Punimet për shembull, se at’herë vetem bardh e zi, me film, edhe besa me gjanat hemikali, qi thojnë, gjithmonë ka qenë rrezik edhe për fotografistin edhe për m’nyrën se si âsht’ punuar, për shembull, fotografia.

EA: Pse ka qenë rrezik?

NI: E tash dita ditës, teknika, qi thojnë, po përparon me aparata t’reja, me… e dallim prej at’herë deri me tash ka shumë, se sot për sot, për shembull, çdokush me telefon, me kompjuter, me… a din, po zâvenson aparatin. Po, fotografia s’e ka at’ kuptim gati qi ka pasë dikur, s’e ka atë vleren qi ka pasë dikur. Tash, për shembull, çdokush po fotografon me telefon, po fotografon me aparat, po ia lén për shembull, pô… ni prishje e mirë apo ni thyrje e atij, po i humb’ fotografia. Sot rrallëkush qi e ka albumin, për shembull, prej fëmije deri… e ka, për shembull, ja n’telefon, ja ndoj’ disk, ja ndoj’… e ni dështim i vogël apo ni prishje e vogël, e hup krejt fotografinë e jet’ krejt pa atô, s’e di… a kshtu, at’herë ka pasë ni fotografi, ka pasë çmimin ma t’lartë se sa, për shembull, sot qi e ka dikush ni telefon apo ni...

EA: E sa i përket anës ekonomike…

NI: Anës ekonomike, qi thojnë, kûrrë keq s’kemi hjek’, por kûrrë – edhe ndër ato ma t’naltat s’kemi qenë, qi thojnë ‘mesataren’, gjithmonë kemi pasë nifarë jete normale, pa kurfarë pengese, qi thojnë.

EA: Qashtu. Po sa i përket zejes t’fotografisë, a ka qenë at’herë ma e… a ke pasë, për shembull, përfitime ma shumë at’herë me zejen e fotografisë, a tash?

NI: Jo, at’herë kemi pasë… drejt me t’thânë, fitime kemi pasë ma teper se… m’nyra e punimit, për shembull, ka qenë pak ma e vlefshme, ma e çmushme për… e fitimi normall, simbas... qi thojnë, nënpunsave, simbas ata që kanë qenë edhe na kemi pasë qat’ mesataren e tyne.

EA: Po. Axha Nesim, ju flisni edhe turqisht...

NI: Po. 

EA: Po m’intereson turqishten a e keni msu ktu n’Vushtrri – at’here, turqisht, neper shkolla – apo e keni…

NI: Jô, gjuhën amtare e kemi pasë turqishten…

EA: Po.

NI: … po, në mungesë të shkollave turke, kemi vazhdue, krejt vllaznit’ n’shkollat shqipe.

EA: Gjuhën amtare ju e keni pasë turke…

NI: Po. Pôj shumica n’Vuçitërrn, qytetarë që kanë qenë, kanë folur turqishten, pô prej at’hershi që shumica u shpërngulën për Turqi, e erdhen prej fshatrave, prej ktyne, a din, shqipja vazhdoi. Se qyteti, me thânë nondhet [90] përqind [%] kanë folë turqisht.

EA: Aha, edhe shkollat paskan qenë ma heret – para se me kanë shqipja, turqisht kanë msu a?

NI: Po, edhe turqisht ka pasë, pô.

EA: E, n’cilin vit përafërsisht kanë ardhë shkollat shqip?

NI: Shkollat shqip kanë qenë prej heret, a shkollat turke fillun’ mbas Luftës së Dytë Botrore, për shembull, se do shkollë qi u mshil, por apet, ni kohë punun’, mbas ni kohe apet u mshelen, qi mbas shpërnguljes nëpër Turqi, nëpër…

EA: Aha, po... Përveç profesionit të fotografisë, ju e praktikoni edhe poezinë…

NI: Paj…

EA: A shkruani moti poezi?

NI: Vargje, poezi, prej fëminije e kam pasë, prej msusit, gati e klasës t’katërt [4], qi na e kemi pasë për gjuhën shqipe, na… msusi at’here na bike dofarë revista, për shembull Jetën e Re, u botojshin do vargje... msusit tonë, ka qenë Fehmi Sinella, ka qenë, Esat Mekuli besa dy [2], tri [3] her’… thirrje me tô qi thojnë, kam… tue lexu vargjet e tyre, tue lexu nëpër gazeta apo nëpër librat, e ndijsha veten qi mundem me thânë edhe un’ diçka, simbas atyne vargjeve, simbas… dijsha qi muj diçka me… fillova prej vetes për shembull, me shkrue vargje, po jo për mu botue, pô për me knaqë vehten, për vehten time. E  n’dugôjë gjithmonë, me thônë për dy [2] libra apo tri [3] libra, vargjet qi kam shkrue, shumica m’kanë hup’ – çdo fotografi e tepërt qi kom bâ, mbas çdo fotografie kom lânë barem ka ni varg t’shkrume, por shumica prej tyne jon’ hup’, a din, shumë…

EA: A kanë hup’ gjatë luftës ato, a…

NI: Edhe kshtu, tue mos… tue mos mendue se ni ditë do t’vjen koha për me botue, për… 

EA: Po.

NI: E… tash vonë kom fillue me përmbledhë, qe thojnë... jo tash, po ‘96-ën kom botue librin e parë [1] me poezi, edhe librin e dytë [2] kom botue, tash osht’ n’botim edhe libri i tretë... ishalla me t’mirë bahet (buzëqesh).

EA: Po, n’botim koka edhe libri i tretë a... A ke idea jote për me botu librin e parë, a t’ndihmun’?

NI: Jô besa, për ndihmë kerkush nuk m’ka ndihmue, e jo qi po thom, pô… kogja kohë t’gjatë kom hargjue, koxha kohë t’gjatë edhe për me përgatit’ librat, po qe dy [2] librat e botume qi kom botue, kurfarë fitimi s’kom pasë... Ni [1] shok m’ka dhônë me zor nja nizet [20] euro, ni [1] shok me zor m’ ka dhônë pesë [5] euro, krejt tjerat falë i kom shpërnda.

EA: Po, e kam edhe librin, i kam pâ disa poezi. Prej çka ke fillu m’u frymzu ma s’pari me shkru poezi? Aty shihet që jon’ disa poezi për qytetin, për historinë e qytetit.

NI: Ni [1] poezi e kom shkrue bash me 1958-ën, Rrëfim për Qytetin tim.

EA: Po.

NI: [reciton]:


“Qyteti im ôsht’ i vogël,

Vetëm shtatë mijë banorë i ka

Por në historinë e tij të bujshme

Shumë gjëra të rândsishme kanë ngja.


Ura e gurit, porta e Qytetit, 

Kalaja bedem

Për shumë smundje të vendasve të mi 

Hamami mehlem.


Ni [1] kishë e vogël, tré xhamia

Dy  shkolla të reja

Me ma shumë se dy mijë nxâns’

Në luftë për dije nëpër beteja


Bimë e shëndoshë është mbjellur

Në Qytetin tim të vogël

Fryte çdoherë ka dhanë

Njerëz të mençur, trima të njohur

Mburrje për çdo nanë.


Qendër tregtare me lidhje të shumta

Stamboll,  Selanik. 

Prishtina, Mitrovica, nën hijen e tij kanë qenë

Deri vonë, or mik.


E mbaj në mend Mitrovicën

Me katër shtëpia dhe ni hân

Me ni rast me ni bisedë

Një vendas i imi m’ka pas thânë


Gjallë është plaku i bisedes

Dhe sot me mburrje tregon

Por çdoherë në fund të rrëfimit të tij

Dy vija lotësh për faqe i lëshon.


Me Azem Bejtën, Hasan Prishtinën

Kam ndejt qishtu si me ty

Foli dhe për shumë trima të tjerë

Por mâ s’shumti për kto dy.


Azem Bejta, me çetën e vetë krashnike, 

Shtatë herë u rrethu në kullën e vet

Me taktikën e tij të njohur

Shtatë herë rrugdalje vetes  i gjet.


Hasan Prishtina n’kohë t’hyrjetit

Lujti rolin vendimtar

Bimën e shëndosh atëhere që ai mbolli

Sot frytet i gëzojnë mbarë populli shqipëtar.

Këto vargje janë shkruar me 1958-ën. Vuçitërna at’herë ka pasë vetem shtatë mijë [7000] banorë, po Vuçitërna si Vuçitërn ka qenë ndër-komunë, Podujeva, Mitrovica, Skenderaji, Drenica, krejt kanë qenë nën komunën e Vuçitërnës…

EA: Po.

NI: Pô, Vushtrria sot ka hup’ at’ vlerë qi ka pasë deri dikur. Gjithmonë... tash, për shembull, sa libra që po botohen, sa mbledhje qi po bâhen, apo sa histori qi po shkruhen, Vuçitërnën gjithmonë po e lôjnë n’plan të dytë. E kjo ôsht’ ni…qysh me thônë... ni ankesë apo ni padi për kto krejt qi, a din, po e shkelin; a Vuçitërna ka pasë krejt k’to ngjarje qi kanë ndodhë nëpër Kosovë. Qito niqin’ [100] vjetët jôn’ të lidhne me Vushtrrinë. A, gjithmonë, ndash historianët, ndash msusët, gjithmonë Vuçitërnën po e lôjnë n’planin e dytë.

EA: Pse, axha Nesim, po menon po e lôjnë n’planin e dytë – pse ka ndodhë kshtu?

NI: Po e lôjnë se Vuçitërna ka qenë qendër me të gjitha; për shembull, Mitrovica nuk u përmend’  gati kurrë. Mitrovica deri vonë ka qenë fshat; Vushtrria edhe Novobërda kanë qenë qendër; Prishtina ka qenë deri vonë si fshat: qe, e kom harten me 1430: Vuçitërna, Novobërda qendër, Prishtina fshat, Mitrovica nuk ekziston hiç. Dikur Vushtrria ka pasë niqin e nondhet e ni [191] fshatra.

EA: Niqin e nondhet e ni [191] fshatra.

NI: E qatô po thôm qi shumica prej ktyne shkrimtarve a prej ktyne historianve po e shkelin apo po e harrojnë, apo ne ni mnyrë gjithmonë Vushtrrinë po a lôjnë n’planin e dytë, apo…

EA: Aty te poezia po e permend Urën e Gurit që ka qenë, porta e qytetit, Hamami që ka qenë mehlem, Kalaja bedem, a mundesh pak… tashti e dim funksionin e Urës t’Gurit…

NI: Qy ti, Ura e Gurit ka qenë porta e qytetit, për shembull, se çdo hyrje-dalje prej Vuçitërnës ka qenë nëpërmjet Urës t’Gurit.

EA: Po.

NI: Qysh me thônë... si portë, stacion hekurudhor, për shembull, apo... – se at’herë taksista ka pasë me pajtona, për shembull, e besa Kalaja, për shembull, ka qenë si mbrojtje, gjithmonë... ka lujt’ rolin e vet deri vonë. A Hamami ka qenë shumë e rânsishme për qytetin se shumica e familjeve s’kanë pasë banjot nëpër shpia, shumica… hamami, qysh me thônë, ka lujt’ ni rol jo të madh, po teper te madh për popullin apo vendasit.

EA: A mundesh pak ma shumë me u nal’ te Hamami, meqenëse po thu që ka pasë ni funksion tepër t’madh?

NI: Hamami ka qenë... për shembull, paradite deri gati n’ora 12:00 gjithmonë mashkujt janë lâ, masdite kanë qenë gratë, besa shtundeve, dielleve ka qenë gjithë ditën vetthônm për mashkuj. E, Ramazani kur ka qenë, çdo... mbas iftarit gjithmonë ka qenë e çelun apet vetem për mashkuj, a, ktyne ditve, qi thojnë, çdo ditë paradite ka qenë për mashkuj; masdite ka qenë për gra. E, tôna diçka ôsht e rëndësishme, qi uji i hamamit ka qenë nifarë ujë shëruse, për shembull, jo qi po thom’, a din, për larje, por dofarë puçrra, dofarë ato… gjithmonë njerëzit e kanë përdorë dhe e ka vyjt, e ka shërue shumë…

EA: Po a?

NI: Dofarë smundje qi… do puçrra, do qi kanë pasë diçka, a din, ka qenë si ujë shëruese, n’çdo mnyr’ qi i ka përdorë populli atë.

EA: A kanë ardhë edhe prej qyteteve tjera…

NI: Kanë ardhë gjithmonë, sigurisht.

EA: … meqenëse paska qenë shërues uji i hamamit?

NI: Uji i Hamamit gjithmonë ôsht’... ka qenë shërus’ dhe gjithmonë qytetart’ kanë përdorë shumë, a din, se at’herë shumica kanë qenë e detyrume, qysh me thânë, se shumica s’kanë pasë, për shembull banjo, shumica s’kanë pasë mundsi apo, për m’nyra të ndryshme, gjithqysh kanë përdorë Hamamin, janë shërbye me…

EA: A ka qenë edhe si vendtakim për biseda t’ndryshme?

NI: Paj edhe si vendtakim edhe si, si ni, qysh me thânë... vendtakimi për do njerz qi gjithmonë kanë qenë, a din…

EA: Larg për me u taku, a qysh po mendon?

NI: Pôj edhe ata larg qi kanë pasë, për shembull, po aty osht… janë takuar dhe janë… se Hamami ka pasë edhe nëpër dy an’t si pushimore, e aty kanë mujt’ çaj me pi, kanë mujt’ kafe me pi, kanë mujt’ me bisedu, a din... Pasi jôn’ dalë, për shembull, prej ashtu, ni pushim t’shkurtë kanë bô edhe me biseda edhe me ato takravatet e me çaj, me kafe, me…

EA: A kanë shku n’Hamam veç njerzt e pasur, që kanë qenë ma shumë, a din, pasanik që kanë qenë, a nuk ka pasë dallime mes…?

NI: Jo, dallime s’ka pasë – kush ka mujtë ka shku aty. Tanaj ka qenë ni, tôna ka pasë dy havlete për shembull. Ka qenë havleti i parë, për shembull, aty ka qenë si, ka qenë diqysh si ma priveligjum për qytetarë diçka; ka qenë edhe havleti i dytë për ma teper, a din, kush ka qenë si ma ngut’ apo ma fort, jon’ la n’havletin e dytë për shembull.

EA: Havlet... nashta mundesh me na shpjegu pak?

NI: Havlet, po, qai vendi ku u la për shembull...

EA: Nashta është pjesë?

NI: Po, po, qato kurnat, se uji ku rrjedhë, ‘kurna’ i kanë thânë at’herë. Havlet, krejt ai, për shembull qai… dy havlete apo dy vende ku… e çdo havlet ka pasë dy [2] e tri [3] kurna për shembull, çeshme për shembull për mu la, po ka qenë e shtrune mirë, a din, krejt ksi mermer.

EA: Po, derisa u shkatrru mandej...

NI: E, besa edhe aty ka pasë, për shembull, prej dofarë smundje, për shembull, kanë pre n’idhëz e kanë pasë dofarë sherim, për shembull, sado kudo, do gjimnastikë e do diçka kanë bô edhe aty ni…

EA: Po, e qartë.

NI: E deri vonë tàna edhe ai e humbi at’ vleren se çdo kush gati e maroi banjat apo nëpër shpijat e veta, koha erdh ashtu qi mu ndryshue, mu…

EA: Me i humb’ funksioni, hamamit.

NI: Jeta po rrjedh n’m’nyrën e vet, dasht e padashtë njeriu po duhet me iu përshtatë kohës.

EA: Axha Nesim, ti i përmende, edhe i dina edhe tjerët çeshmet, çezmet e qytetit që kanë qenë...

NI: Qyteti i ka pasë, unë sa kemi mujt’ me i ngjehë bashkë me ni shok: nizet e dy [22] çeshme nëpër rrugë kemi pasë, edhe ato kanë lujt’ rol të madh. Qyteti ka pasë Sahat Kullën.

EA: Po.

NI: Me Sahat Kullë, njerzit kanë fillue punën, njerzit kanë krye punën... Për shembull,  n’ora tetë [8], tetë [8] herë ka ra, dang dang dang, jon’ çelë çarrshia; n’ora dymdhetë [12] si ka ra, çarrshia u mshelë. At’herë ka qenë ligji qi si t’bôhet ora dymdhetë [12], kurkush s’ka me punu – pushim. Çarrshia mshelun deri n’ora dy [2], apo simbas verës deri n’ora katër [4] – vetëm atë kohë pushim gjithqysh duhet. Eh, puntort’ argat qi kanë shku për me punu nëpër ara, me ramjen e Sahat Kullës kanë nisë punën dhe e kanë kry punën: për shembull, deri n’ora gjashtë [6] a sa kanë... me qato jonë orientue, se rrallë kush edhe orë dore s’ka pasë për shembull.

EA: Domethanë ti e mban mend atë periudhë edhe…

NI: Qysh jo.

EA: A e man n’men edhe qysh ndodhi që u shkatrru mandej Sahat Kulla?

NI: Sahat Kullën, vonë tani u shkatrru... prishtinalit na vjedhen at’ xhamin e sahatit tonë, tôna sahati apet bike kshtu, po s’e ka pasë atë lyrin... deri vonë tàna me nifarë shprese qi dojshin me përtri, me bô, po kerkush mâ nuk e murr per…

EA: Përsipër edhe…

NI: Përsipër edhe mbet qeshtu si...

EA: Po. Axha Nesim, na n’fillim folëm pak për familjen e juj’... a mundesh pak a shumë me na tregu qysh ka qenë organizimi brenda familjes në atë kohë, për dallim prej sot? E dimë se punt’ kanë qenë më t’ndame.

NI: Pôj... qysh thashë, punën, gjithkush ka pasë punën e vet: për shembull mashkujt, qe kemi pasë ni motër, motra punt’ te shpija, vllâznit qe nëpër shkolla, nëpër… edhe vllâznit e tjert’ kanë ndihmu n’dugôjë kur kanë pasë kohë, po, kohën qi kanë qenë, qi thojnë, ma tepër unë n’dugôj kam qenë; ata kanë qenë për mu shkollue n’fakulltet. Për shembull, vllau i madh ka qenë n’Beograd, vllau i vogël ka qenë n’Shkup, e kshtu u dufke atyne me i sherbye, me i çue nejse, pare.

EA: E, motra, a osht’ shkollue ajo?

NI: Motra, edhe ajo deri diku o shkollue, po si u martue tàna mâ... motren e kom gjallë helà, mirë osht’, i ka dy vajzat, ka nipat, nipeshat.

EA: Sa vjet i ka motra?

NI: Motra i ka shtatdhet e tri, kater vjet [73,74], kshtu me shendet mire osht’, pak prej komve po ankohet... gjithkush me hallet e veta, qi thojnë.

EA: Axha Nesim, tash, ju profesionin e fotografisë e keni trashgu edhe te fmit’ e juj, te djali juj, a po?

NI: Po. 

EA: Sa fmi i keni ju?

NI: Une i kom tri [3] vajza, ni [1] djalë. Djali m’ka zavendsue tash mue n’zanat, bashkë jemi tue punue me djalin, po tash edhe une kadal kadale veç po e lô, qe thojnë... po largohem po jet’ barrë si e djalit, krejt... vajzat te tretit jôn’ t’martume. Njânen, çiken e madhe, e kom n’Turqi, Izmir, i martume, çiken e dytë e kom n’Norvegji e martume, çikën e tretë e kom ktu n’Vushtrri, n’komunë ôsht’ tue punue. E qishtu, jeta si jetë po kalon shpejt... ishalla apet, qi thojnë, vazhdojmë deri n’fund.

EA: Ishalla. Axha Nesim, dashta me ju pyet diçka – ju ma heret e përmendët që Vushtrria ma heret ka qenë, domethënë, prej qytetarëve që kanë qenë si turqeli – tash s’po di a me ju thânë turqeli tamon, a jo?

NI: E qatô thashë: Vuçitërna ka qenë qendër, e thashë edhe ni herë atô... Për shembull, Trepça ka qenë ndër Vuçitërn, Mitrovica, krejt kto ngjarje qi thashë, krejt kanë qenë komuna e Vushtrrisë, se selinë për shembull Mitrovica, Podujeva, krejt kto qendrat selinë e kanë pasë n’Vushtrri, komunën.

EA: Po. Dashta me ju pyet diçka rreth raportit t’njerzve, the që mandej kanë fillu me ardhë edhe prej fshatrave n’Vushtrri... edhe a t’kujtohet. a mundesh me na tregu pak, mandej qysh ka qenë raporti mes qytetarve vendas ktu t’Vushtrrisë edhe t’atyne që kanë zbrit’, kanë ardhë prej fshatit, janë vendosë n’Vushtrri?

NI: Shumica, për shembull, shpërngulja nëpër Turqi që ke, shumica prej atyne shpiave që u shitën, prej fshatrave qi thojnë u shpërngulën, e murrën, e blenë shpiat e qytetarve. E, mardhanie t’mira gjithmonë kemi pasë, edhe me fshatarët edhe me... se ni [1] zanatli n’çarrshi për shembull e njeh gati, qysh me thânë... mnyrën e jeteses edhe t’fshatrave edhe t’qytetit edhe…

EA: Po, për atë arsye edhe po ju pyes.

NI: E, gjithmonë kemi pasë mardhanie t’mira me fshatarët, se shumicën e, apo tokave, ktyne, apet fshatarët kanë punu, se thashë, në popull thotë: “të gjitha t’mirat vijnë prej fshatrave edhe të gjitha do t’kqia vijn prej fshatrave” (buzëqesh). Gjithmonë qytet-fshat ka pasë mardhanie t’mira.

EA: Përveç shqipëtarëve, ma heret, a ka pasë edhe t’etnive tjera, popuj, n’Vushtrri?

NI: Ka pasë edhe sërb’, për shembull... qe, dikur shumica e serbve qi kanë jetu në Vushtrri kanë ditë turqishten. Kanë folë gati çdo shpi, se ka pasë... nja dhetë [10] për qind [%] apo ma teper n’Vushtrri jon’ sërb, po krejt ata qi kanë qenë turqishten e kanë ditë. Po, kanë pasë nifarë ironie qi s’kanë dashtë me folë edhe qi kanë ditë, e, kur iu interesojke, folshin për shembull, kur kshtu, u mundojshin mos me folë, a e din, e majshin nifarë... Besa prej fshatrave qi erdhen, shumica prej atyne u shkollun’, shumica, qe për shembull Vushtrrinë, krejt kto shkolla qi kanë qenë përpara, për shembull, shumica e ktyne nxansve, nodhet [90] për qind [%], kanë marrë shkollat e larta, kanë vazhdue shkollën, e vazhdimi i shkollës ka qenë ni privilegji apo ni pasuri për vend apo për qytetin a për Kosovë a qysh dush’ thush’.

EA: Axha Nesim, qysh i pranoni ju... – a i pranoni ndryshimet prej at’here edhe tash, a mundesh me na dhânë ni…

NI: Poj, qyr, tash ndryshimet s’ke çare, se vetë koha po t’shkelë – ti s’ke çare pa shkue me kohën, a din, se n’qoftë se jet’ per gjô, koha, po t’shkel rrota, s’ke çare pa shku, se si sillet rrota edhe ti duhet me shku bashkë me…

EA: Nese keni ndonje ngjarje tjetër që doni me na tregu gjatë jetes t’juj që është me interes...

NI: Po, Vushtrri... ça me thônë... ngjarje t’randsishme, për shembull…

EA: Që ju keni qëllu, keni qëllu aty.

NI: Te na jo, po për shembull, qe, kohë t’Azem Bejtës për shembull. Hasan Prishtina, Azem Bejta deri vonë ka qenë si kaçak, po Hasan Prishtina me m’nyren e vet t’shkollume e ka thirrë dhe e ka orient’ apo ka dhônë msim për me vazhdue luftën, tonaj edhe kundra armikut e kundra... E, qe lidhjen kryesore ndermjet Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit ka pasë bash baba i qiti Shyqri Shotani, qiky karrshi beriberi... atâ pak kush e din. E ôsht’ edhe ni ngjarje, për shembull, qe Vuçitërnali, Ethem Gara ka qenë msimdhâns i djemve t’padishahut n’Stamboll; ato domethanë, Vuçitërna kanë pasë njerëz qi sot për shembull, ni vuçitërnali, me qenë msus’ i djemve t’padishahut, domethânë ni… eh, qe Ibrahim Korllaku qitu, baba i kti, nashta i man... ka qenë katër [4] vjet truproja e Hasan Prishtinës, pakkush e din, truproja kryesore e Hasan Prishtinës. Vuçitërna, qyteti ma i vjeter gati, poj me thânë se at’herë po thojn, qe... paj Vuçitërna vilajet ka qenë, Prizreni ka qenë vilajet, Shkupi edhe Sanxhaku – vilajeti i Sanxhakut, po krejt kto u harrun, qatô thashë Vuçitërna diqysh kon’ te vetsh thu qi osht harru…

EA: Po.

NI: …apo rrallëkush qi përmendet..

EA: Po.

NI: …a shumë libra jon’ botue, shumë histori janë shkrue qi kanë ndodhë n’Vuçitërn, qi jon’ t’lidhun me Vuçitërn, s’e përmendin Vuçitërnën, s’e di...

EA: Po, është e vërtetë. A mos ka ndodhë kjo se mungojnë dokumenta, mungojnë t’dhana t’mjaftueshme?

NI: Epo tash diçka osht’... ma tutje s’po di (buzëqesh).

EA: Jo, n’rregull (buzëqesh). Se ju thatë s’ka pasë shumë njerz t’shkollum’, po ndoshta asnjani prej tyne konkretisht për Vushtrrinë nuk ka dokumentu diçka.

NI: E, qe qaty.

EA: A ka dokumentu... e pastaj kanë humb’.

NI: E diçka... diçka ka, shumë gjana kanë ndryshue, shumë gjana tona... me thônë s’kanë ditë, s’di, me thônë s’kanë dhônë ransi t’madhe, për shembull, për me...

EA: A ka qenë ndoshta edhe shkak i sistemit t’athershëm, apo...?

NI: Jo, kqyr tash.

EA: Sistemit politik, po mendoj.

NI: Ne ni m’nyr’ edhe ai mundet, po randsi t’madhe... se, për shembull, at’herë edhe hoxhallart kanë lujt rol të madh, për shembull.

EA: A po?

NI: Se ndër kto hoxhallarë qi kanë, për shembull, Selim efendia e ka dy [2] libra t’shkrume, ai qi ka përshkrue bile, qi thojnë, bukurinë e Mitrovicës, që sot qi thojnë me qindra shkrimtarë – sikur ai qi e ka përshkrue bukurinë e Mitrovicës, apo qi e ka përshkru Mitrovicën, asni shkrimtar deri sot nuk e ka përshkrue.

EA: Si ka qenë – meqenëse i përmende hoxhollarët – qysh ka qenë ndikimi i hoxhallarëve në popull, a mundesh pak me na tregu?

NI: Qyr tash, at’herë hoxhallart, teqet, kanë lujtë rol të madh, a shumica kanë qenë kundra dervishve, kundra atyne, a rol të madh kanë lujtë në përparimin e popullit.

EA: Kur po thoni kanë lujtë rol t’madh, qysh, n’çfarë m’nyre ka pasë ndikim?

NI: Ka lujtë se, nëpër teqe, nëpër shamia, tash vasin qi e ka dhânë për shembull hoxha, me qata populli ka përparue, me qata ka marrë dije, prej atyne, se shkolla shqipe, për shembull, se vetem serbisht deri vonë... vonë fillun’ mu çelë shkollat shqipe, qi thonë.

EA: Meqenëse, që po thu jon’ çelë vonë shkollat shqipe, a keni msu nëpër, përveç shkollave, a keni msu shqip edhe nëpër shkolla private, nëpër shpi private...?

NI: E, vonë, shkollat private tona mas lufte qi na përzun’, nëpër shkolla, ato u çelen shumica. Populli ka qenë, për shembull, populli ka ndihmu, për mu çelë, për mu mbajt’ ato shkolla, ato msime, populli e ka përkrah atâ.

EA: Axha Nesim, deshta me ju pyt diçka, meqense ju edhe dyqanin, zejen e keni afër arkivit, shpis’ t’arkivit...

NI: Po.

EA: A mundeni pak... a dini me na tregu pak për…

NI: Këtë arhivën.

EA: Po. 

NI: Arhiva ka qenë ndërtesë, ndër t’parat që ka qenë. Vllau i Isak Llapashticës ka pasë, e di qe Llapashtica ka qenë, edhe ai ô ndërtue si fabrika e parë e vajit (kollitet), qaty ka qenë. Po ku ôsht’ arhiva tash, qitu qysh... E, fabrika e parë e vajit qi ka qenë, për shembull, e tôna masanej u shëndrrue si shitore, apet mas ni kohe arhivë, besa ni kohë si magacinë i komunës, si depo, si... E vonë tôna e bônë edhe arhivë, edhe m’duket ôshtë ni dugôjë edhe si pjesë e arhivës.

EA: Po, është poshtë aty. E përmenëm zejen e fotografisë edhe i përmenëm disa gjana tjera të ekonomisë t’qytetit... A ka diçka tjetër e cila e karakterizon qytetin e Vushtrrisë që ka qenë e përhapur ma shumë si zeje ose si…

NI: Vuçitërna, për shembull, ka pasë zejet, berber, k’puctar, opongaxhi, konopxhi, teneqexhi. Nizet e dy [22] k’puctarë kanë qenë, se at’here Trepça ka qenë ndër Vushtrri.

NI: E, n’Vuçitërn ka pasë nizet e dy [22] k’puctarë. E at’here kanë pasë koxha punë, qi thojnë, kpuctarët me kto lidhjet e me kto inzhinjert. Se at’herë jon’ bajtë dofarë çizme, inzhinjert i kanë pasë deri ktu [trgon me duar], deri n’guj, çizme qi rrallë, e kanë pasë qi ôsht’ e mirë, edhe prej ktuit kanë porositë shumica për me çu n’Angli.

EA: Prej Vushtrrisë kanë porositë për me i çu.

NI: Po, shokt’ për shembull, si dhuratë e si...

EA: Meqenëse paska qenë e përhapur kjo zeja e kpuctarve, prej kah i kanë importu materialet, qysh i kanë punu, a e din?

NI:  Materialet apet qysh kush ka mujtë.

EA: A ka pasë importe – prej cilave vende kryesisht?

NI: Importe vetë qi ken, për shembull, jo prej Novi Pazarit, jo qi ka mujtë me shku dikush për shembull nëpër edhe ma larg, për shembull n’Beograd apo dikun. Kanë pasë lidhje, për shembull, se tregtart gjithmonë prej Shkupit – ma shumë kanë pasë gati me Shkup se sa... Jôn gjindë, qi thojnë...

EA: E zeja e teneqexhive që the, tash ôshtë ma e zbehun... At’here qysh ka qenë?

NI: Teneqexhitë deri vonë, për shembull, se dulën n’modë dofarë shporeta, po at’herë për shembull katrëmdhetë [14] teneqexhi kanë punu n’Vushtrri. Besa, prej Vuçitërne qato shporeta qi i kanë punu ktu, shumica kur u shpërngulshin për Turqi, i merrshin ka dy [2], tri [3] copa, edhe Turqia e begenisi, qe thojnë, atyne, e çojshin, e kadal kadale dulën kto fabrikat e smederevës, dofarne... a din, e zavendsun’ kto, tash meten si pak ma...

EA: Po.

NI: Koha po t’shkelë... rrota po sillet.

EA: A ju kujtohet ajo koha kur kanë fillu fabrikat – se ktu ka pasë edhe fabrika n’Vushtrri – a mundeni me na tregu pak?

NI: Fabrika e vajit, ajo ka qenë fabrikë e vogël, dhetë [10], dymdhetë [12] puntorë, po ajo i ka, me qato qi ka punu e ka mbush’ nevojat e...

EA: Veq t’qytetit a po? – nuk ka përmbush nevoja ma shumë; ka punu veq për qytetin?

NI: Jô, sa ka mujtë at’here, për shembull, aj pak...

EA: N’rregull. Çka doni ju tjeter me na tregu...? Ju lirishit mundeni, noj’ rrëfim tjeter jetsor, t’jetes t’juj, përvojat e juja, qoftë me fotografi, qoftë me poezi.

NI: Çka me thânë... jeta po kalon, qeshtu apet na po vazhdojmë pak, apet na ka mbetë si farë ni smundje... poezi pa shkrujt për shembull, frymzimet kur t’na vijnë e shenojmë, e shkrujmi diçka çka 

mujm’.

EA: Tash po shkrun hala poezi?

NI: Paj, po duhet, qi thojnë.

EA: Edhe, a mundesh me na përmendë... – n’fillim, para se me e lshu inçizimin e the ni [1] poezi, i the do vargje... – a mundesh edhe ni herë me na i përsërit’ që me i dëgju edhe tjert?

NI: Ni [1] poezi tjeter du me thônë. [Reciton]:


Pse njerëzit nguten

Kur shkojnë në rrugë

Pse njerzit nguten 

Kur kthehen prej rruge.


Pse njerëzit gzohen

Shpresojnë kur shkojnë në rrugë

Dhe me gzim dhe shpresë

Më të madhe kthehen prej rruge.

Pse nanat qajnë 

kur të bijt i përcjellin në rrugë

Pse nanat prap qajnë

Kur të bijt iu kthehen prej rruge.


Në intervalin e kaluar 

Prej nisjes deri në kthim

Në zemrën e nanës kalojnë

100 vjet të bekueme.


Edhe për ty edhe për mue

Këto janë borxhe,

Borxhe kurr të pagueme

Pse, pse, pse.


Edhe qindra psehe të tjera 

Rëndom t’paraqiten në jetë

E ne gjurmojmë pas fjalëve

 duke lyp’ përgjigjen me gjetë.


Sillemi në rrethin pa cak

Duke shtuar edhe ni psehe  të re në jetë

Pse shkuarja, ardhja, loti, gzimi, qeshja, dëshprimi

Për çdo njeri a thu nuk është poezi?

Udhë e përgjysme në përjetsi?


NI:  (buzëqesh) Paj, vargje me shkrue domethanë me shërbye, me rrjedhë: vargje me shkrue domethanë me punue, me mbjellë. E në nji kohë të ndoji pranvere ata kanë për të çelë, shumë fmi kanë për të marrë erë, kanë për të mbledhë... Nëse bahet kështu, mirnjohës do t’jetë poeti, gjallë apo i ndjerë. (buzëqesh).

EA: Të lumtë. Axha Nesim une po shoh ktu plot aparata fotografikë... a i keni t’rujtun’ prej se keni fillu zejen?

NI: Janë disa që kemi punu me ta, disa jôn’... qitash, gati nuk po përdoren, se tash kanë dalë kto aparatet digjitale, kto kanë mbetë si muzei, vetem si rekllamë, sa për me… ka kalu koha e tyne shumicës. E kshtu, besa shumica po na bin’ bile falë, po thotë “veç hiqma, le qaty sa…” shumciën une, po apet ku po muj me gjetë kshtu diçka, shumicën, a niqin [100] e kusur aparata qe lufta qi na kanë ra, sërbt’ qi na dogjën krejt shpiat e krejt ktyne, kom pasë koleksionin, se kom pasë ni [1] aparat t’ vjeter, kur i tregova n’Gjermani nifarë gjemanit qi e kom kit’ aparat qishtu, tha, “Bjerëm” tha, “qatë aparat, tridhet mijë [30,000] marka po ti jepi”.

EA: Çka i the ti?

NI: Paj, dojsha me ru, po kur erdhëm ktu u çel lufta, dikush na murr, na vjedhi, po serbt’ dikush... e tash apet po mundohna, po mledhi me bô si ni koleksion me kto t’vjetrat, po, sado kudo le t’jetë ni…

EA:  Ni koleksion i aparateve. Qysh e keni msu ma s’pari – a ka qenë vshtirë për juve për me msu aparatin, edhe pse e keni të trashëgume, po...

NI: Çdo zanat tash, për shembull, fotograf  me qenë at’here ka qenë ni punë e vshtirë, nuk ka qenë vetem me marrë aparatin n’dorë. Fotografisti ka qenë, ish dashtë me bô, synin e fortë me pasë ratush, kryesore ka qenë për me retushue se, për shembull, fotografinë me bô bardh e zi, do pleq qi vinë qe e bôjnë rrudha kshtu, nuk e besojnë veten qi osht’ n’fotografi. S’e di a po kupton aq?

EA: Çka osht ratush? Se’ kuptova..

NI: Ratush – përmirsimi i ftyres, përmirsimi i…

EA: Aaa, aha!

NI: Osht’ qe, edhe ni vjerrshë qi e kom t’shkrujt, për shembull, me nimi e nonqind [1900], e valla pesdhetë e pesë [55] me thânë... [reciton] :


Fotografisti 

Sytë m’u harxhuen tue t’ndreq tye, juve

Sytë m’u harxhuen duke iu retushue

Rrudhat e ballit duke iu mbuluar me dorën tim të lehtë


Unë ju gzoj me bukurinë qi ju japi me lapsin tim magjik

Me dritat e reflektorave të mi ju boj artistik

Po ju pse mashtroheni?


Jo, e di, e di, ju ka anda bukuri të keni

Mereni pasqyren, shiqoni veten, barazoni me fotografi

Korrigjoni gabimet ngadale sikur në ortografi.


Rrudhat e ballit aty nuk jôn’, vijat në ftyrë shumë ma pak duken

Vijat në ftyrë të gjitha zbuten dhe shumë gjëra të padëshiruara

Me dorën time zhduken.

Une jom fotografist, une jom artist.


NI: Kto vargje, koxha moti. Tash mô…

EA: Domethanë, edhe at’here i keni përdorë kto përmirësimet brenda fotografisë.

NI: Po sigurisht, at’here pa kto përmirsime s’ka mujtë fotografi me qenë fotograf, a din... At’her për shembull, kryesore ka qenë qiky retushi, tôna me majen e lapsit, ma e hollë se gjylpana ish dasht’ për shembull, qi i ka rrudhat, kadalë kadalë me zavensue për me plotsue për me... e ato rrallë, osht nifarë mjeshtrie, tôna ktâ e ke bâ me laps. Kur rritet dhet’ [10] herë, ai del n’shesh për shembull, kqyr do fotografi t’vjetra që jôn’... jôn’ dofarë vija për shembull, ai domethanë vetem ratushi s’ka qenë i nivelit të lartë, se jon’ do vija, do... qi t’vjen rasti ndojherë ndoj’ fotografi t’vjeter, ke me pa...

EA: Qe, kom pa, po nuk ua kom vnu ashtu synin. E fotografi t’vjetra axhi Nesim, a ke?

NI: Po, kom, qato thashë qe, shumica…

EA: A ke kolokesion, a veç t’aparateve?

NI:  Poj edhe diçka koleksion kom, po krejt, shumica tash mbas lufte na vjedhen, na... apet diçka diçka po muj me... diçka diçka po e ruj, sa po muj me…

EA: Po.

NI: Kom disa, kom fotografi t’vjetra, kom disa.

EA: Shumë mirë, axha Nesim.. A keni edhe diçka tjeter me na tregu? A po doni diçka... noj rrëfim tjeter?

NI: S’kom kurgjo ça t’them, se na ktu apet jem, qi ka apet mundsi flasim edh ni herë ndoj’ diçka,  e plotsojmë ja diçka.

EA: N’rregull, kur doni ju, nëse jeni lodhë ose…

NI: Kur dush, për mu kujtoj që për sonte boll osht, se di a e din...

EA: Si t’doni.

NI: Apet qysh dush. Qi ka nevojë diçka, apet vjen, a din, apet.

EA: Po, domethanë, nëse ka nevojë.

NI: E plotsojmë apet diçka.

EA: E plotsojmë... nashta s’osht’ problem.

NI: Ndoj’ pytje, ndoj’ kshtu...

EA: U bô.

NI: E tòna, qe harrova me thânë – hiç mos e nal – shumica e puntorve, për shembull Trepçës tash, shumica e puntorve, Trepçe, Obiliq qi jôn kto, puntort’ kanë qenë lokal’ për shembull, stacion... Shumica e Vuçitërnalive kanë punu n’Trepçe, Mitrovicë, Prishtinë. Lojtart’ kryesorë, për shembull at’herë klubet Mitrovicë qi kanë qenë, prej Vuçitërne kanë qenë – Vučitërna ka qenë si burim i puntorve për ktyne krejt. Për shembull, at’herë n’Mitrovicë, ma shumë se nimi [1000] puntorë gati prej Vuçitërne çdo mëngjes me lokal për Mitrovicë, me lokal për Obiliq. Ku kanë qenë, për shembull, punsimet e... 

EA: Po. Faleminderit, axha Nesim.

NI: Me nder qofsh. Ishalla apet.

EA: ... takohemi.