Nexhybe Çerkini

Intervistuar nga: Bjeshka Guri

Pesdhët’ vetë. Nâna jem kur u shku nuse, pesdhët’ vetë – a din, me fjalt’ e nânës, se t’mira janë kânë kejt... Veç nâna jem ô kânë e dallune, ô kânë nanë e ni mahallës

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

16.05.2018

Lokacioni i intervistës

Ferizaj

Vendi i lindjës

Bibaj

Tranksriptimi

BG: Në kuadër të projektit “100 pleq e plaka”, sot jemi në qytetin e Ferizajt. Data është 16 maj edhe do të intervistojmë Nexhybe Çerkinin, 93 vjeç.

A po m’kallxon prej kahit vini ju, at’herë?

NÇ: Kum lindë nër Bibaj, fshati Bibaj, se janë dy parë Bibaj. Ni parë janë Bibajt e mdhâj, qeta t’mitë: shtatë vllâzën kur janë dalë prej Jezercit e ni kushëri ish kan’ metë; janë do Bibajt vogjël, janë te ura, n’past ra udha me shku për Gilan. E ai ish kânë ni Selman, se Bibajt ‘Selamnovit’ ju thojshin, iu kanë thânë une kur jam kânë qetahi qishit emri. Pô, a përpâra janë kânë mixha Isuf, e mixha Qerim, e mixha Agush. I mâj men’ ata, po jo me ni vên. Kta shtatë vllâzën, Bibajt e mdhaj që jena, që kanë ardhë préj Jezercit, kta t’shtatit; a aj kusherini ish kân’ nalë ma ngatë préj Ferizajit, “se jam plak”. Po s‘ka pasë Ferizaj... Une e mâj men’ katër [4] dugajë janë kânë n’Ferizaj. E tashti ma, ma përtej, ku ka skej, janë përpjekë katunet me Ferizaj, se ktu ku jam dâlë une sefte... Aga Ismajl ô kânë ktu bâba i Agimit, nejse me Ahmetin patën dâlë, me Shefkien.Tani na ktu... 

BG: E qysh t’kujtohen Bibajt atje? Sa fmi jeni kanë; a jeni kânë shpi e madhe?

NÇ: At’here kur kanë ardhë kta préj Jezercit, pesdhëtë [50]vetë janë bâ bashkë, shtatë vllazni.

BG: Pesdhetë vetë?

NÇ: Pesdhët’ vetë. Nâna jem kur u shku nuse, pesdhët’ vetë – a din, me fjalt’ e nânës, se t’mira janë kânë kejt... Veç nâna jem ô kânë e dallune, ô kânë nanë e ni mahallës. Hysenovit, qashtu emni ô kânën, bâbgjyshi i bâbgjyshit qysh i ka ra Hysen – se bâbgjyshi jem e ka Hazir – djâli i Hysenit. E nâna jem qi kallxojke, qi përpara, po du me thânë... “erdhëm” tha, “nuse, se kta kusherit’ u bânëm Dazi, Shashivari  e Bâjrushi – Shashivari i Ramës, Bajrushi i Hazirit, po Rama ish kân’ dekë préj egjelit masi kanë ardhë n’Bibaj. E, bâbgjyshin tem e kish pas pré Serbia e parë, ish kânë si ma i madhi, si ma i dishmi, a e din... me fjâlë e me takat e “s’e du shkavin edhe s’e du”... edhe ni Islam ô kânë i Bibajve, ai Islami, se bâsh mirë s’um kujtohet, veç ni çikë e ka lânë, ish kânë shumë i ri e e kish pas bashkangjitë ati babgjyshit Hazir: “Qysh pô thu ti, edhe une kam me pri mas teje se s’e duroj shkavin!”. Atëhere thojshim ‘shkavin’ se tash qysh pô thojnë nuk e di... po për atëhere, eh, eh Serbia... lufta kur ô bâ...

BG: E a t’kanë kallxu qysh e kanë vra?

NÇ: M’kânë kallxu. Bâbgjyshin tem, kta pesdhetë vetë ishin kânë si nër trap, nër Bibaj, nifarë vêni kur janë ardhë préj Jezercit – pesdhetë vet, e tâni dy shpija me ni vên se pesdhët vetë qi janë martu... po tani nâna jem me atë Shashivarin qi janë martu ktu masi janë ardhë, kur marrin tani mu ‘da se kallabllik... “Pesdhetë vetë”, kallxojke nâna jem, tha “shkojshmi me mushë ujë si n’trap” janë kânë...” , e s’ka pâsë bunar, e kâ si ma pôshtë, kur janë ra tâni masanej me shpija. Kur ishin kân’ ‘da tani shtatë vllâznia, shtatë shpija i kishin maru ma poshtë; aerodrumin e Bibajve... pô ti s’mun’ me mâjt men se ti je ma e re… ô kânë fushë e Bibajve, e zapoi Serbia për ballâna, e bâni aeroport për ballâna, Serbia. Pô vallahi sa ekter nuk e di… veç e zapoi atô, jau zapoi ara, çka kenë përreth shpijave mâ, Serbia për veti... kush guxojke me bâ zâ... atë ditë e sot... a tash e kânë shitë atë aerodrum e ka ble kush ka desht’, falë ka shku... a toka e ktyne t’mive t’Bibajve që janë… pô shkavi bâjke shka deshke atëhere. E tani, kur janë dâ atje kta vllâznija janë kânën shtâtë me babgjyshin tem, po edhe babgjyshin tem pa nisë lufta kanë shku e kanë lypë te shpija: “Haziri ku â?”. Kjô gjyshja jeme ô kânë, s’e di a ja ke ni emrin – Viqa. Viqa, kjô Viqa ka ken’ n’mal kâ, gjyshja jeme me shtatë fmi kur kânë shku me lypë babën Hazir. Bâbgjyshi. Ka thânë kjô, “shka pô doni?”. Ajo e ka ditë... “Shka po doni, po shka pô pritni? Shka keni?” – ata t’armatost shkijët. “Hazirin jena te lypë se ish njeri i madh”,  e njeri qi demek për shkije… kjo thotë: “hiqmu prej derës”, sakicën kjô... e kish pas pâsën ni sakicë, e kish pas pré dru me bâbë e me vllazni… kâ n’Viq kur janë kânë. Viqa… se si fmi nuk e disha: Viqa,  a din – viça – se lopëve kâ nuk e disha shka po thotë. Thojke emnin: “jôm bijë e Viqës, bijë e Viqës”.

BG: E ata kanë pre viça a?

NÇ: Ata pô, ata mshelë n’shpi shtâtë vllâznit’ – gjâshtë se ai Rama ish kân’ dekë para lufte… E qeshtu, e mrena, e qashtu. Kjô thôtë ,“a pô m’hiqni” – gjyshja… e kap atë sakicën – ô kânë sakicë e madhe, sakicë ma t’mâdhe mâ s’kom pa – e qitke n’krah, e dâlke atje te drutë, e thojke “une drutë jau bâj”. E fort ô kânë e madhe, e shnoshë, e hatashme me pa. “A pô m’hiqni préj dere?... a qaj shka, i biri shkinës, që e shtjen kâmën mrena, une qëtu sakicë n’qafë”, edhe tha s’ju tremke syni hiç. Pô, edhe une e mâj men’ kur i hapke sytë t’tranojke. “Jaa, Haziri ktu... Ju ,” thotë, “jaa, ju Hazirin n’mal ma keni qitë... shka pô keni punë me Hazirin – me mi lânë shtâtë fmi jetima mue?” – “Jaa, na veç me bisedu dishka se s’ka rrezik dishka për tô”. “Hiqmu prej dere ktu se shtek me hi qëtu veç e ha sakicë qëtu”, tani pesdhët vetë, kajë fmija, tut’ zaher i ka porositë kjo që kur t’vinë ata e ka ditë këtë farë që ai ô kanë njeri i... atë natë ai thotë, “A e dini shka – babgjyshi Hazir me kta vllazniën: mixha Zeqir njô [1], mixha Zenun dy [2], mixha Ahmet tre [3], mixha Tahir katër [4], mixha Hajriz pesë [5], baba jem gjashtë [6], edhe ai Rama që ô dekë, me vlla, me kta…” thotë, “une kush qi hin n’shpi teme qëtu s’ka. Une dekë se dekë, sa m’jesin fmija jetima, qëtu n’derë kush s’guxon me hi…”. A burrat krej n’shpi, pesdhët vetë ja qështu, ja qashtu... ai babgjyshi aty, babgjyshi Hazir, pô, ai ish kânë burrë i njoftun prej shtatë vllaznive, ai, pô, edhe ma i madhi ish kânë prej vllazniv’. Thotë, “A e dini shka, vllazni? Kur shkôjnë shkijët, n’aksham n’terr me marrë edhe me çu”. Pô ish kan’ shku tani ai vetë aty, ia kish pas pranu: “Me qitë une grunë me sakicë n’krahë, e une burrë i dheut pô rri mrena, msheft... ktu e kum bâ atë temën, po la fmit’ jetima, pô, qe vllaznit ku tek janë... Amanet po jau lâ fmin’ e mi mi kqyrë sikur t’vet se une pa ra n’dorë çare s’kam – nuk i duroj shkijet përnatë k’tu mi shashtrisë fmi e gra, e qe edhe vllaznia kta jô.”, a din... 

Nejse, po dalim na me Islamin, pe çoj vllaun... ô kânën Hajriz vllavi ma i vogli, pô, edhe me trup kshtu ô kânë i voglës, si mos me kânë me ta... se ata, e maj menë dej vônë ô kanë, thotë, “A din shka Hajriz?” – se e bojshin llaf këtë bisedë kta masanej, masi ô dekë, kur i vetke dikush; e une edhe jam kanë diqysh jo marak, po a din qysh... me ni dishka u ulshna i ngojsha... – “shko thuj Islamit ‘sante ku po dalmi, shihmi na dy...’”, Kshtu ô kanë i dishëm po ô kânë i imë dishka – ta mushke menën dikujt që i ka dhetë [10] vjet, qaq, po tani edhe prej gajleve, prej tutës, prej... E, e çon te ai Islami n’Bibaj. Ata Aliu thirrën, na Hyseni. Thotë “qështu qështu, m’ka çu baci Hazir”, thotë, “Thuj bacit Hazir ‘dalum deri te ulzat’”... i kena pasë do ulza nër Bibaj aty, janë kânë t’shpesha – s’u pake njeri, a din qi s’shihet dikush me bâ llaf... s’nihet... Mal i Bibajv. Sot ai vên as s’kish ulza as s’kish... se kum kapërcy atypari, kishna qef at’ vên me pa, babgjyshit qi ku... “e thuj Islamit ‘a dalmi deri dikun, kallxoma vênin’” qi me thirrë qysh, pô, edhe telefon s’ka pasë atëhere. Kur shkon te ai Islami, thotë, “qështu qështu, m’ka çu baci Hazir”. Thotë “Thuj bacit Hazir ‘dalmi deri te ulzat’”... ata qysh e bisedojshin qysh kanë thânë ata, kta pleqt, e i paska pas thânë gjyshës qi “ja po bina n’dyr sante në t’na’j hekin flamën, mos t’i shashtrismi fmijën e gratë, se kur t’kum pa me sakicë që i dole shkavit përpara... pô ai shka osht, pale edhe shka t’kish bâ shkavi!”, se kta ktynehere janë rujt’ shumë prej... kjô tha, “Shtek qi m’afrohët kush ngat për qatë punë qi po menon ti, une me dekë kam”. Ky thotë, “Po shka? Ai ska ramet – e kur po ban ramet me mi lânë shtatë fmijë jetima, edhe qatahën!”. Kta kajë fmija, brit gratë, e... se kta pesdhët [50] veta. Del tani babgjyshi jem, edhe me sekond kshtu, me sahat i kish pas kallxu qi “une jam te ulzat qaty n’mal”. “Kah ja majna nuk e din kërkush; shka t’thotë baci Hazir une kam me ngu se ky ma i vjetër...”. Ky del prej shpijës me dalë ma shumë kta vllaznia, pô, pô me dalë ma shumë, pô bahët poterë e, a e din, pi sheh dikush, ky vet’, prej shpijës. Ai vet’ prej shpijës, ai ni vlla, ni Isak. Ky Islam e ai Isak, e kta gjashtë vllazën, drejt e shkojnë bijnë n’dorë, n’Ferizaj ktu, ata meniherë i kishin pas pre – thojshin atëhere... “Oj gjyshe, qysh pritët njeri? Po ai nuk ô kingj me hangër” – “Po jo oj çika jeme me hangër, po shqiptarin me ia hup’ fijën, shqiptarit – shqiptarë mos me pasë se ai nuk hahët njeri”. Une si fmi, a din, u trishtojsha qi e ka pre njerin, kur t’nesrit prit, prit, s’ka kurgjô... telefon jo... qysh me kallxu? E çohët qeky i thotë, “Mixha Zeqir...” – ô kanë burrë i njôftun, po jo n’këto punë... nejsen burrë i njoftun për familje, për shqiptarë – thotë: “Mehmet bre, a e çojna Hajrizin deri n’Ferizaj në t’del?”. Po çfarë xhade ô kânë... une e maj men’ kapërcejshmi gurt’, kerri, gurt’, çfarë xhade... as gurë s’ka pasë, qetasht si ô ba asfallt... Thotë, “A e çojna Hajrizin? Insan halli qi hupën ata prej pramit... mâ s’janë kërkush.” – thotë, “E çôjna bre... po pô tutna axhami najsen... kjo ish punë e msheftë...” – thotë, “A jaaa, si ta shtrengojna mirë – e din për shka pe qesmi na?” E çohët e shkon e nisët për xhade prej Bibajve e për xhade, për xhade, kan’ pe sheh... kur del te kisha e llatinve, kur del – ti e din ku osht’, te rruga Gillanit atje – e zatet’ ni magjup. A, baba i qatina djali ish kân’ enë me kta tont’… po magjup besnik, ashkali jo – magjup kshtu... ata ashkalitë janë kânë si shqiptarë ktynehere. Ish kan’ ardhë te na atje me bisedu, qëto punë t’ktij shkavit qështu. E sheh ky mixha Hajriz thotë, “Mirdita be djem”, e gujën e babgjyshit Hazir ia kish vesh qaj, i qati shokit t’ktyne që i kanë çu i kanë vorrosë – kur i kanë pre atje shkijët kanë ardhë i kanë marrë kta qi mi çu mi vorrosë. Ku â sot aballanta e rengelit? A pe di ajo qi osht ktu ni katshe? Sefte qajo, une vet e maj’ men kur o’ maru ajo. Thotë, “Mirdita be djalë, i kujna je?” – “i filanit”. A ke vet’, kallxojke, se edhe atâ e maj men’ kfjellt... iu kish pas kput’ ni pullë e babgjyshit Hazir ktu n’fund, e jo si kto gujë, po o’ kânë gujë me lesh, gujë e agallarve... atëhere e kqyri, e kqyri, tha, “Kur e kqyrsha edhe pulla, qajo pullë osht’ qi nuk o’ kânë si kto...”: “I kujna je?” – I filanit. Shka po m’vetë? thotë magjupi... o’ tutë. Thotë, “po t’veti se babën tan’ shokë e kem”, edhe qëto fjalt’ tu ia thânë, shka po bajnë shkijët n’Ferizaj, se kojshi e kishin pasë ata shka i kanë pre kta. Po shka me bâ shqiptari... ai magjup; me shqiptarë me nejtë mos me guxu, thotë “Vallahi qatij koke, po babën tan’... ai bâba yt vjen shpesh te na, ha darkë e bun’”. E thotë, “vallahi nër Bibaj vjen bâba jem, po a din... une nuk pe di se çfarë lidhje keni pasë ju” – aj djali. Thotë, “edhe drejt me m’kallxu me atë shokin qi e kishin vorrosë natën n’aksham”... Aj t’atij qetrit teshat, e qëky magjupi teshat e babgjyshit tem’ veshë. “Po du me t’vetë... drejt me m’kallxu – mos me rre... Masi koke i qatij, po t’veti kah t’ka ra n’dorë ty kjo gujë?” Ja vallahi, qështu tha kqyrke magjupi, pe nin’ najkush... se i kishin thânë “kallxoni, po na edhe juve qështu jau bajna”. I kishin marrë, i kishin bâ te dytë me ni vên, i kishin lidhë te dytë me nifarë truqi qashtu. Tani kur vinë kâ, i deshin te gropa, aty koka kânë... – se une atë gropë s’e maj men’ a din... si fmij’ ata qi kallxojshin, ai mixha Hajriz… ai magjupi që ka kallxu... E marojnë atë gropë e i shtinë qashtu te dytë me ni vên… e “Teshat” kish thânë: “qe, vishni!”...“Ti koke ma i madh, qe merri t’qetij vishi; ti koke ma i vogël e ti e paske shok babën, e une po t’kallxoj që pramë i kena vorrosë filan vêni, edhe jo veç kta, po shumë vetë qështu na kanë thirrë po s’ju ka ra kush mas – s’kanë guxu me iu ra mas”, se ku me iu ra mas, qi luftë... Erdh ai mixha Hajriz te shpija… thotë, “A pi thu babës tan’ në t’vjen sante?” – atje, ky mixha Hajriz, atij magjupit, se ai ka ardhë e vjen. Thotë: “Mas ja ngo be… se paski pasë ju mërzi t’madhe. E po na marrin vesh, se na prej ktyne ushqemi, kta na pagujnë se s’kem”, koxha kallabllik ishin kânë fmi.  “Ja...” – thotë mixha Hajriz – “Ti m’kallxove mu, veç baba yt kur t’vjen, n’e ndrrofshmi kët llaf... se mâ ky llaf, me vllazni po, po me qetër kân’... se rrezik”. Tani masanej ish shku bâba i vet, po nuk e di kush erdh, se aty kesh une, tani mâ qysh e vazhdun... u deshke me bâ hyzmet, do çaja, do sene, se kta t’mitë janë kânë tre [3] vllazën, po bajagi t’vjetër janë kânë; e ni vlla mas meje m’ka pas dekë katërmdhët [14] vjet e tani u dashke une mu baravatë me burra ktynehere... tani mu m’u deshke me bâ hyzmet se s’kish kush – ata vllaznia, bâba jem ma i madhi, tani mixha Tafë â kânë, mixha Hysen, ni mixha Gani, ka pasë dekë ai mas lufte nizet e dy [22] vjet – e tani m’u deshke, se kush... Guja e babës Hazir edhe e atina, e bacit Islam, që janë kânë… ai valla ish kânë shumë i ri – veç ni fmi, a babgjyshi jem shtatë: katër djem e tri çika edhe tha, “Mos kofshi t’zotë me nxerrë hakin me shka, me dekë kena ni herë. S’ka problem, une s’i tutna dekës”, se shtatë fmi, tani shtatë vllazni aty u dashke me pasë, me pasë hall t’madh me iu dalë n’kryet, se atëhere s’ka pasë ksi sene me gjâ e me... qysh janë marrë, ktynehere qysh janë kânë. Tash po, ham tamël hazër... e ktynehere u mytshum me gjâ... E qështu, babgjyshi jem Hazir Hyseni shtatë fmi; ai Islam Aliu ni çikë – se bash mire s’… janë kânë dy motra, po veç njâ e Islamit, e kjo, se ktynehere i kthejshin gratë, o’ kânë... Kurgja s’po ja marr lakmi tash… qatô s’pe ban kërkush se shumë rân’ qajo qashtu, me pasë vllaun e ktheje vllaut, e do farë...

BG: E qysh u kthejshin gratë?

NÇ: Po metke me fmi... gjyshja jem shtatë fmi, po kjo e Islamit ish kan’ kthy për kunat, e kish pas kthy kunati tani... se veç ni çikë me lanë, e re, qysh... ky i martun jo, e qashtu u bajshin burrnimi, qi mos me rrokë hallki napër gojë, po n’qatë shpi n’ta vazhdon jetën n’e t’i rritë fmin’ e... po une, m’vjen shumë e çuditshme... e qajo nuk po bahet qëtashti, edhe shumë mirë qi o’ bâ… se tashti u banën femna boll e u kry ajo farë seni. Tani kta janë rritë me mixhallarë deri iu ka ardhë vakti. Baba jem ish kan’ martu n’kallabllik, se aj Shashivari edhe Bajrushi moca, e tani mi lanë t’vllaut e me martu veç t’vetin... e dulëm tani na. Une jam lé atje kur jemi ra poshtë – jo kâ ku janë kânë kta kallabllik... mu martu nana po n’kallabllik. Po tani une mas motmotit ishna kan’ lindë, ma poshtë mi ra prej Bibajve ku jemi kânë na... E tashti e kanë bâ asfallta e drita, e aty atë farë mali qysh o’ kânë... nuk e ditshe qysh o’ kânë ktynere. Do xhade do, i kanë maru, do sêne n’rregull... jo, çika jeme, janë metë gjinja sakaqev’ pa punë... pa fabrika pa... aty te t’mdhajt o’ kjo: po kanë qef për djem t’vetë – a duhët me kqyr’ për popull, qysh po jeton poplli. Dikujna edhe s’po ja don barki, veç ma shumë faji osht aty, se dikush po zgedh punë, po puna nuk zgedhët. Për qët’ kohë mu bâ bashkë qata që po kqyrin me hi nalt, e me rregullu dishka. Mâ nuk po m’vjen, se une jam e vjetër e tashti për t’rit’ qysh ju vjen shumë... se djemt e mi po punojnë mos me hekë keq, tàne dikush qaty, e dikush qaty, e... po dikush ô metë shumë keq – dikush ô metë hala përjashtna, pa kulm përmi kry. A... janë ti’ bâ do sene si rrallë, po gjinja shpesh po ndodhin.

BG: A t’ka ra me nejtë n’odë ty?

NÇ: Po, m’ka ra te t’mitë, n’shpi teme, se na jemi da atëhere, se qaj mixhë që m’pat dekë tani...

BG: E qysh t’kujtohet oda?

NÇ: Po oda nuk o’ kânë qaq kumeditë... oda o’ kânë qi jo mi çu gjinën te shpija qysh, qysh... bash u bashkojshin me musafirë. E, baba jem ka pasë odë te dyrt’ e oborrit atje, po tani ktâ e rroki, katër, pesë [4,5] herë o’ kânë n’burg për qët punën e babgjyshit – ky e folke n’mledhje, tani mule n’burg.

BG: E çfarë mledhje?

NÇ: Po u bajshin mledhje kta mes veti, po kallxojke dikush – si shqiptarë e si... po ti, ku mun i ban’ krejt gjinën me ni...? A qillojke thmi, kallxojke. Une thmi jam kânë, po kto sêne e kom ditë që janë t’rrezikshme mi përmen, njeri shka t’nin’ n’odë, shka folët te thmija, te shpija... Tani, vllavi, Hazir Hyseni, vlla e kom pasë une, shtatë [7] vjet o’ kânë për politikë n’burg, Nizet e ni vjet [21] e martum’ qat vjet vllavin e hasretit, na tri motrat, u martun, qaj qi m’diq, tani ky met’ ma i madhi. Na’j la nusën e motmotit shtatë [7] vjet pa fmi, pa burrë, pa... me vjehrri, vjerrën edhe vjehrrin... dalke ia ngjitke babës, bile me do lopë, se as kije s’kena pasë, se u da mixha. Tani dul’ baba, ia dha me gjâ e me kual e me... veç dy lopë i nali sa mi mjelë, “s’muj mi kqyr” thojke, “une plak, gruja plakë; nusja e re” e motmotit që u dajtëm. N’krye t’dy jave qi u dajtëm, e murrën n’burg kët’ vllavin, tani metëm qashtu... Edhe ai tani msus’ o’ kânë: asni vjet nuk e kanë lânë shkijet mi msu thmien me ni vên, se e diktun’ qi... se i ngojke burrat qi folshin qysh e kanë mytë babgjyshin, e qysh... tani e murr’ n’krye at’ farë... n’shkollë o’ kânë ktu, veç nuk e kanë lânë me ni vên me dhânë msim, se tani e diktun’ qi... e murrën n’burg shtatë vjet; nusën e motmotit na’j la pa fmi... me qata fmi, me qata pleq ka kapërcy. Qi po du me thanën une: sot, ku e gjan’ at’ femën? Prej Mirashit e kena pasë motrën e mulla Rexhës, ajo me pleq ka fjetë, me pleq o’ çu. Se baba jem, pesë vaktet ai pa i falë s’i ka lânë kurrë se o’ kânë i pizat’ n’fe: “tjetër sen” thojke, “s’ka. Feja nuk kqyrët me kurgja. Fenë duhët me majtë qysh e kem, çka jem, duhët mu ditë ajo”. Me ujë t’nxehtë, u çojke n’sabah, ia vok’ke atë ujë. Sabahi herët falët, po ajo edhe vet’ u falke, se e knushme ish kânën... e sot, a mun’ e gjân’ atë? Shtatë vjet ushtar, dy vjet ia vnun’ zullumin, qaq si erdh tani dy vjet ushtar, tani fmijën mas dhetë [10] vjete... veç, i ka shyqyr pesë djem e... veç e njek’ke e babës ajo farë... qi baba s’e deshke, e folke për shka qi... Ky s’dojke, po politikë e ato shka janë kânë... t’mshefta janë kânë do farë fjalë. Tetë [8] vetë ishin kan’ lajmru, ky nuk i ra pishman, po qysh ke kallxoi; tjert e ndryshun’ kejt, veç ni Tasim... o’ kânë i Talinovcit, edhe Haziri jem, ka shtatë vjet i kanë bâ burg... tjert i ranë pishman: “Axhami e kena gabu, e qe...”.

BG: N’odë, a t’kujtohet najsen që ka ndodhë?

NÇ: E n’odë.... ja, n’odë s’ka ndodhë, e veç qi kanë ardhë atëhere, xhanarë i thojshin – jo ‘milicë’ a ‘policë’, a atëhere ‘xhanarë’ janë kânë. Atëhere u thirrshin ‘xhanarë’ që vinë se n’Sojevë o’ kânë shtabi i xhanarve, stanicë o’ kânë, tashti ku janë kta Bonstilli. A din se ajo m’kujtohet se atëhere... e tani me teze, n’vakt pushimi t’shkollës, ishin kan’ ardhë xhanart te dera: “Haziri ku â? Haziri po na vyn’” – vllaun tem... se niherë bâba, tani mâ baba u plak, i kryti ato burgjet, ato senet... po tash e kapën djalin, s’e lashin rahat. Ky edhe o’ kânë shumë... jo qi vlla, po o’ kânë shumë i nalt’, shumë i... jo i shpërfallt’, po s’po di qysh kta thojshin ‘i tinzaft’ – aj i tinzaft, po kur o puna për keq, nuk duhët me lajmru njeri edhe dikan. E, ata tani kur shkun’, qi u mledhën n’ta, ky ka thânë, “E kom pranu edhe s’e heki kurrë, se babgjyshin tem, shkijet direkt ma kanë pre, pa faj pa kurgja... edhe une s’pajtoj me qët regjim, qëta shka pe bani ju...” Kap e kërrk n’burg me ni Tasim, i Talinovcit – s’e di a o’ ky Tasimi a ka dekë... Janë kânë t’Komogllavës, Kërsiq, do Faika, do... se jav’ paskna harru edhe emrin... ata qi e kanë nisë këtë farë muhabeti edhe i ranë pishman... Kur dulën n’gjykim, aty, “Jena kânë t’ri... jena mashtru”; kur e thrasin vllavin tem’, ky thotë “jaaa, s’jam mashtru hiç, po kam une dishka” – babgjyshin qështu e qashtu, e kërrk n’burg. E Tasimi thotë, “Ai qi o’ njeri nuk i bjen pishman. E kena bâ edhe...” ata u lshun’, kta ka shtatë vjet n’burg i kanë majtë. Po ia fali Zoti fmijën, ka shyqyr. Edhe o’ kânë i meçëm edhe, a din, përmenët... e ní hala qi përmenët qi o’ kânë edhe burrë i mirë.

BG: E prej fminisë çka t’kujtohet – kur je kânë thmi, çikë e vogël...?

NÇ: Vallahi shka s’u m’kujtohet, po shumë janë... edhe kum zânë ka pak, edhe o’ shly traka, nuk jam mâ ajo traka e përparshme, se m’kanë ra do mërzia shumë mue... po nejse, nashti ktu djali, edhe Jashari qi m’diq, katërdhët e gjashtë [46] vjet, për katërdhët e shtatë [47], katër thmi. Te reka thojnë, se bash te reka janë, te ura dudit, qaj vllavi n’shpi qatje... tani do mërzia do... kur po plak’ke njeri, tani veç qaty ment’... Ku po metshe ratë... mu falë spo muj, mu çu, e... shumë jam e mërzitshme për qat’ punë, se për tjetër sen’ jo... Se shyqyr tani t’mirat, nusja vet’ më kqyrë, m’shtron, m’mlon, me hangër, me pi, shka lypi qetër sen... Edhe qi po du me thânë, qetasht me kânë nusja n’punë, shka baj une? Qi po pizatën krejt n’shkollë... Mirë o’ shkolla – une s’po tham qi o’ keq – po edhe qëto raste duhët mi kqyrë, se kjo nuk t’vetë... pleqnia qysh t’vjen... edhe prej familjes tême, pi babës, asnjo qëto vjet s’i ka pritë – gjyshja Vahide 97 vjet...

BG: Qysh i ke pasë punt’ me gjyshën?

NÇ: A, me gjyshën, gjyshën s’un e kom da as prej nanës – o’ kânë fort e afërt, fort m’ka dashtë po edhe fort e kum dashtë, se e kom kqyrë e i kom bô hyzmet e, kom flejt me tô, e, i ngjeshna kamtë, e lajsha, e ia zasha flokt e, ia lidhsha atë shami... po kishe shka me pa: e shnoshë, e madhe; po shyqyr s’bani dergjë – njo’ ni muj ditë, se ata shtek me lujtë s’ka pasë... po tani edhe si met’ ungj’, zaher edhe po trashke njeri tu nejtë... e, fort gjyshe t’mirë e kom pasë.

BG: E a t’ka kallxu najsen ajo për najsen ma moti?

NÇ: Po, për qato qi t’i kallxova përpara, qato i maj men’, edhe kur... si zashmi mu halit’ dishka, une kishe ma e madhja, po komandoj gjithë... për luftë, kejt u mledhshmi qaty, e ngojshmi çka po kallxon... Qaty, shumë herit, se s’kishke shka me kallxu – kallxo ni herë e, kallxo ni herë, u bajke bajat tani. E o’ kânë plakë, e asi... iu kanë maru asi, e iu kanë tutë tre djemt – shka ka thânë ajo u bâ n’atë shpi, deri ka dekë. Pasha ni zot, kur i rritke sytë ashtu, s’guxojke kush me ia kthy fjalën. Tani nâna jem ma e madhja...

BG: Qajo me sakicë, a?

NÇ: Qajo, qajo me sakicë, ajo sakicë... deri vonë, deri vonë masi ka dekë ajo. E, ajo sakicë, i pata thânë “Hiqe”, se kallxojke gjyshja, mu dokke që me atë sakicë hala po ban probleme qashtu. E tani e patën ndrru me ni tjetër. Tani thojshin ‘sakica nanës’ – djemt, a di, thojshna ‘sakica nanës’... nâna po përmenët qi o’ kânë me përmen, trimneshë, a din qysh... ja, ajo s’ia kish pasë as ni burrit; shkavit i vesht mi thânë, “E shtin kamën qëtu shka, i biri shkinës, n’qafë pa t’ra s’e lâ!  Mi shashtrist fminë; Hazirin n’mal e keni qitë; nuk rri Haziri me gra ktu”. Thojke “kum pre dru me babën, i kom ngarku kerrët”.

BG: E pse me babën ka shku?

NÇ: Vllaznia e vogjël, kjo ish kânë ma e madhja, tani kjo ma e madhja me babën... tani janë rritë vllaznia, o’ martu, ka shku te burri, edhe qe, qashtu. Tani nër Bibaj, shtatë shpija kta qi i kanë maru, masanej kur janë dae, sefte qi ranë n’rrafsh khâ, tani me bunar e pesdhët vetë, prej qekahit e kishin pas bajt’ ujt’ me çu atje. Qysh kishin pas jetu përpara... E, nana jeme thojke “e marrshim me...” – Rahime e kish pasë emrin ajo nusja, dy [2] për ni ditë që i kanë marrë nusët – “me na pru ujë me kazanë, ni dru i gatë, i qitshmi përmas”. Shkojke kazani te dorës, a din, trrak tu ngjitë përpjetë, e gjyshja Vahide i paska thânë, “o efa Zenun” – ktyneherë, ‘Ef’ – kunatit, qi “a po ia maron qití drunit ni ví qetu, se qyre qysh i ka shku”, Zylfe e ka pasë nâna jem emrin, se ajo ma e madhe burrin kishe, e kjo, “e te dora m’ardhke kazani se, a e din, përpjetë mu ngjitë me shku te shpija”. “Po bre, Vahide, gjajmani ni sharrë se ia baj nifarë vije”, edhe pse nuse, gjynah, ai mixha Zenun e kish marrë, ia prejti pak nifarë vije, e bani aty... si robashkë, “mâ s’na ikë kazani” po na rake barabar si asaj se pesdhët vetë mi ngi ujë, pi’ vallahi sa ktu e ku o’ kânë bioskopi e ma larg – bioskopin e din ku o’ kânë... se na ka metë ai emri i tína, se tash s’osht’.

BG: E gratë vetë kanë dalë a?

NÇ: Gratë, kishe nuset, duhet me mushë ujë, at’herë, për at’herë... se tash s’kqyret a nuse a shka ke – na hini ujt’ mrena, tash s’ka problem.

BG: E, a kanë mujtë nuset me dalë veç vetë, a?

NÇ: Ata kanë dalë n’vên t’vet, se e tyne ish kânë prej atjehit tekterti kur janë dalë kâ poshtë qi i kanë maru shtatë shpija – e tyne ish kânë, qysh e kanë ble prej atyne t’parve që janë kanë... po aty zabel veç ish kânë, ma shumë s’kish pasë gjinë përpara, veç kta n’trap e knej. Tani kta tu e, e... sefte tu jetu n’atë vên, e qështu... une tani masanej... se po, u martun’, e masi janë ra poshtë shtatë shpija me ni yrrnek, edhe qi s’o kânë babgjyshi jem, po shpija djemve. S’po di sa me thânë vallahi.... sa, sa te benzinska që o kânë aj vên aty. E kishin pasë matë: shtatë oborre, shtatë shpija ka sa, qysh, a din, mos me bâ hile kur t’dahën; edhe pse janë kânë pa babë t’vllaut, e kanë pasë djemt t’rritun... I martun’ baba jem, janë kanë t’marune, janë kânë zid t’ngjita poshtë shpijat, tani zid... Prej ksaj shpije n’tâ shpij’, zid e ni kapegjik me dalë n’bashçe n’anë t’poshtër – bashkë e kanë pasë: shtatë shpija qashtu janë kânë, t’përthëkune n’zid shtatë shpijat rreth m’rreth e dyrt atje kejt janë kânë me ni ren. Bunart’ qashtu t’çelt janë kânë... Kur kanë zhdrypë poshtë me ka kejt, qi sot janë, po sot janë...

BG: E tani ni vlla, ni shpi, a?

NÇ: Kta shtatë vllaznia, a sa djem i ka pasë, tani në t’punon për veti kush ka pasë – a shtatë vllaznia, shtatë shpija, khâ poshtë. A une atje poshtë, tashti janë da, janë bâ kallabllik, janë bâ ka dy shpija, n’oborr s’ta çon mallin... krejt dyrt’ janë kânë ren. Sakaki... ren n’zid t’përthëkun ato shtatë shpija, po aty s’ka mujtë me hi kërkush, a kshtu nëpër oborr gardh, shkado, gardh, veç mos me dalë pulat, mos me dalë dhent’, mos me dalë gjâja... U knashmi tu bâ llaf përmi gardh me gra e me, a din, nuset nërme’ veti qi u martojshin, s’kanë pasë havale prej kërkujt. Tash qeshit fisi edhe atje ka shku, a din, qeshit që janë zgjerrë kanë ra qi u shit ajo e druve, qi po du me thânë, qeshit njeri ka ra atje poshtë, po jo n’mahallë tonë – mahalla jonë s’o, veç kanë ble hallki – aerodrum e pat bâ Serbia, ja murr’ shqiptarve, s’pat ymër... erdh e e gjujti gjermani.

BG: A t’kujtohët kur e ka gjujtë gjermani?

NÇ: M’kujtohët se patëm dalë me mjellë kompira, se o’ kânë pranverë – ma herët se qetashti që i mjellim, se tash janë prashit’ kompirat, janë bâ. M’kujtohet qi i murr’ tani kto arat e tona, tokat e tona edhe fushën anej, se s’o kânë qashtu... e rrafsh... po pruni argatë qi qitke angari me argatë – edhe me kerre edhe me argatë.

BG: Kush?

NÇ: Serbia, shkiët, qatëhere... Jezerc e katune argatë me prashtit’ me shati, me grabujë me rrafshu aerodrumin edhe n’Talinovc anej, edhe ka Ferizaji, e pat bâ vên shumë për ballana. 

BG: A i pagujke?

NÇ: Po çfarë more – me zor, çfarë t’pagune... po hangari, i thojshin ‘hangaria’, pa pare, shka thojshin e ke bâ ni punë, ‘si hangari’ dishka... I shkepke tani nëpër shpija. A ka shtatë [7] vetë a ka tetë [8] vetë a... Ramazan o’ kânë... M’kujtohët si sot, Ramazani ish, vera henez mâ, ka aligjyni, mas kti vakti, e i marrshin tani kta pa çare. Ia u pruke te dera: “qëta janë te ti; qëta janë te ti; qëta te ti...” – ti n’dash jepju me hangër n’dash... ti pa çare, se ai ish n’dill’ gjith ditën tu punu me iu dhanë bukë, me bujtë. Natën me bujtë, ditën punojshin gjithë ditën, kur ardhshin t’lodhtë...

BG: E ka sa muj’?

NÇ: Paj vallahi s’e di, se shkoi vera gati dej’ e rrafshun’, se punë shumë... unë po t’tham qi me prashit’ dikush me tërrnakop, dikush me shati, dikush me kazme, dikush me... kur ardhshin ata gjin’, gjynah t’ardhke mi kqyrë: njers e palanë qi u bajshin n’atë dill’, se aty ledinë, s’ka kurgjo... as s’kishin ku me hangër ni kashore bukë, se si ish Ramazan.... tani për syfyr u deshke mu çu edhe qashtu ninojshin, pasha ni Zot. I kum pasën, nana jeme pat hi n’baqicë, se gjyshja s’mujke, e atë natë e kish pas zanë gjumi... po gjithë ditën kallabllik, ajo n’magje ish vet’, e e kish pas zanë gjumi atë kunatën, po, edhe nanën – gati ish vakti mu çu n’syfyr, ato henez kishe me pushu ni tro’ me thmi... kallabllik. Nana jeme kallabllik, edhe ajo kunata kallabllik, e kish pas zanë gjumi. Kur, tu zdritë, i del gjumi, aj vakti me lanë... dhetë [10] musafirë n’odë, qasi qi punojshin n’fushë me zor t’i pruke ti patjetër. N’secilën shpi t’i shtike, ti tani ban’ shka dush’... qata i kishe, t’kallxojke për sa ditë: “qëta i ki” tani qert’ t’i qitke tjer’ hangari tani, ‘hangari’ i thojshin... shka i bjen kjo ‘hangaria’ e ktyneherit nuk e di, edhe une... tash s’e përmen kërkush. Kur vjen baba prej odës, atâ e di kfjellt, se i njeva gratë tu kukatë qi shka bahët, se kanë me punu gjithë ditën... Ajo gruja e mixhës kish shku tani, e kish kthy sahatin te’prap’ – aj zori shka s’ban... se ktynhere janë kânë burrat e shtirë... Pasha ni Zot s’ka guxu kush me çelë gojën, une e maj men... nejse, erdh nifarë kohe qashtu, po, edhe bash me ia lshu grues, nuk janë edhe gratë me ni qishit, edhe burrat nuk janë ni qishit po ka qasi... baba: “Zoti qafën jau theftë; kanë me punu ton’ ditën”. “Vallahi, o Bajrush Aga, sahati zaher s’ish mirë”. Pikë, pikë, e bani sahatin, si sot m’kujtohet n’oborr, na ishmi n’soba qështu, na ishmi nalt, krisi kup sahati... ia lanë sahatit, qi tybe sahati n’pat faj, po i kish kotë gjumi... Po shyqyr qi i ra nërmen asaj, se janë kânë t’shtirë ktyneherë, s’guxojshe mu përgjegjë, e qetashti s’i ban hesap kërkush. Qysh ô kânë ajo kohë, tash s’bahët hesap burri hiç, veç a je e zoja me folë. Paj tybe kanihere keshi, po jo vallahi, kta t’mitë shtatë i kum pasë, veç Zotit shyqyr... kum hjek’ boll. Kur dulëm qëtu, me ni rrotë t’agës Isë edhe e blejtëm pllacin, e marum’ shpijën me dalë, se kem bâ nizet e dy a tre [22,23] n’katun, tani edhe erdhën djemt n’shkollë krejt, e asi... se u dajtëm, kem bâ kallabllik. Aty dy metën aty, se s’kish vên’ ma shumë n’oborr; e kishmi udhën për skej, po e pashë qi kish qef aga Isë, e thojshna m’bahën sakaqeve n’shehër... e shka s’u nike edhe ktynehere.... po jo, Zotit shyqyr, djem e mi deri ktu.... ai m’ka dekë po edhe pesë janë. Gratë janë n’rregull, qysh duhët me kânë janë t’atëherit... edhe aga Isë nuk ô kânë i urt fort, se do farë sene t’grave ai fort s’i ka pasë... 

BG: E kush ô kânë Isa?

NÇ: Isë Qerkini, baba i Azemit, po shoqi jem ‘aga Isë’, se m’i thânë ‘Isë’ m’vjen si burrë hala... e qi thojnë kejt ‘Aga Isë’, edhe unë i pshtjellna... se hala zor m’vjen me përmen emrin e burrit qe... Jetën e kena çu t’mirë me tô; une n’punë s’jam kânë po kom pasë punë n’shpi, se thmi shumë. Ai vetë ka pas thânë, “Edhe t’punës e kisha marrë, po kum pasë qef kur t’vi prej punës mu dathë, mi la kamt’, mi la sytë, prej punës drekën me gjetë, me drekë e me çaj e me kejt... me m’prit’ gruja n’shpi”. Pasha ni Zot, a din, shpesh e përmenke edhe u munojshna me ni rrogë... gjashtëmdhët [16] vjet e kum pasë t’madhin kur jemi dalë ktu vetë i nâni, po mirë kena kapërcy... jo si qetashti, po... 

BG: E për Luftën e Dytë qi ke tu m’kallxu, për gjermant që kanë luftu?

NÇ: Lufta e Dytë, aj... nuk ka bô zullum n’shqiptarë.

BG: Çka je kânë tu bâ ti kur ka hi Gjermania?

NÇ: Kur ka hi gjermani, une jam kânë e fejune, une, po... jam kan’ shku e re, pa i bâ tetëmdhët vjet [18], se motra e hallës m’murr’ për kunat, se asajna i diq vjehrra; ia fali Zoti dy çika binake e tani ajo vetë, edhe ajo si e smutë edhe si çikë, diqysh – edhe jo qaq e smutë, po si zajft nejke, si ô martu tani, me qet smujën qi o’ lamru; s’o lamru qëtasht, po moti... qikjo smuja e rân’ qashtu: shka e hânke bukën e vjellke; shkojke te mjeku, do ilaçe, do sene, do... kurgjo. Shka e hanke, si u çojke ajo prej sofre, pa dalë ajo, me vjellë veç, veç me dekë... edhe e re ish, se kur jom shku une veç dy fmi ia kum gjetë: djalin, Ismajl Qerkini, o’ kânë radiotelevizion, ka pas dekë i ri edhe ai, i ka lanë dy çika – me dy çika grun’, po edhe dy motra, se nana i diq e re, katërdhët e ni [41] vjet... e tani m’zuni mue se e zoja, e m’nimon, e m’i kqyrë fmin’, e... e jemja, e sado-kudo, masi me kët’ smuje kshtu... pa i bâ tetëmdhët [18] vjet jam shku te burri, për atë vakt... atëhere pa i bâ nizët e dy, tri [22,23] vjet, me msit e me qysh o’ kânë ajo farë kohe... 

BG: E ty qysh tu dokke? A doje me shku te burri?

NÇ: Po, kush ka guxu me folë atëhere prej burrave, prej prindve a, kush e ka përmen’ at’ fjalë t’burrit – se ka përmen’ at’her kurrë, as nër gra jo: shka ka desht’ me bâ bâba ka bâ; mixha, besa mixha ma shumë, se iu dhimke motra... e ditke qi une si t’shkoj me fmi e me kejt... motër e kishna, edhe ai shoqi e kish t’vllaut, s’kishe ka’ me shku.

BG: E sa vjet i ka pasë burri yt, kur je martu?

NÇ: I ka pasë njo’ katër [4] vjet para meje, qashtu i kish pasë; une veç pa i bâ tetëmdhët [18] vjet, katër, pesë [4,5] muj’ qashtu, tani m’murrën... Pat hi gjermani, a e patën përzân’, s’e di, Italia o’ kânë atëhere kur jam shkue une nuse, erdhën e murrën. E sot, si shumë për do sene, a din, qi i maj men’ aty i di... Erdhën e m’murrën me kuaj, vjehrri edhe kunati – motrën qi e kish, po nejse motër... se na ktynehere si motër e kena ditë edhe hallën. Tash m’doket as motra si motër dikun-dikun kur po ní... jo si ktynhere t’afërm, për shka.

BG: Çka ke pasë vesh’ kur je martu?

NÇ: O shka kum pasë veshë! I kum pasën, po nejse, kumash’ t’bardha janë kânë, edhe i dyti kat o’ kânë si bojë pjepni. Po vallahi, si ostar i setrave. Masanej kur e kqyrsha, setra, do xhepa i kanë pasë, o’ kânë atëhere koha qysh...

BG: E çejz çka ke çu?

NÇ: E, qaty i dyti kat, edhe dy kat basëm si i shtisha teshat, n’koritë metke, u bojke letër – qull u bajke, qashtu qi kohë e keqe o’ kânë për tesha atëhere, po du me thânë. E çejz pata bâ dishka, dishka n’qylym ja, veç t’mira, se kta kishin dhenë Bibajt, tani si m’patën dhânë k’ta për motër, burrat edhe gjyshja deri o’ pat dekë – o’ kânë gjallë ajo – kejt m’i ka tjerrë t’qylymit e t’janit, ni shokë vjehrrit.

BG: E gjyshja çka thojke që po shkon ti te halla?

NÇ: Po... aj gjyshja ma shumë qi osht’, e kqyr hallën, ia kqyrë fmijën, e, osht’ e zgjut’, e, â e zoja... – s’um hjekë keq çika – po tani për mu jo mirë, se tani ai u martu i ri, diq ajo, tre thmi i la, po ai ish i ri, u martu tani, e murr’ tjetrën gru, edhe ajo i ka katër [4] çika e ni [1] djalë.

BG: E qysh diq halla?

NÇ: Po qashtu qi ke me qat’ smuje tu e mujtë, tu e mujtë edhe n’spital asniherë s’o kânë atëhere – “qysh me çu te shkijet, me kqyr’ gruën?” – e qysh janë kânë do sêne shumë t’ndalune prej shqiptarve. Se aj... jena kânë, a din, fetarë atëhere; tash mâ te feja s‘hi kërkush. Najkush qi o’ i knushëm, s’e di... se s’met – veç syret, e zajft qi, po njo qi’, a din, se fmija u msun me mu: “teze, teze, teze, teze”; thojke, “oj motra jeme, ma kanë harru emrin ‘nanë’ me m’thirrë – pi yshèn e pi lan’ e pi kqyrë e...” Qashtu iu dok’ke asajna, se ish e smut’. Thojshna “emrin, po emri, shka o tu t’vyt’ emri? Lum’ e shyqyr mirë je, ani, veç që je mirë je, po t’shohin qi nanë je”. I lâ tani, çikat veç i martova, te tret’ tani janë dalë ktu, masi i martova fmijën e motrës, po une i kishna t’motrës, ai i kish t’vllaut, ku kish mi çu ma përtej... E qishtu, e re pat dekë, ky... tani pesdhët e pesë [55] vjet Smajli n’radiotelevizon o’ kânën, aty punojke. Qashtu i la çikat, po çikat mirë... i ka te dyat me kerre, zavytin, s’po di edhe mi thânë se po harroj, a din, bajn’ msuse vozhne, dishka te dyat janë kânë.

BG: E n’shkollë a je kânë ti?

NÇ: N’shpi kena pas msu n’Zaskok, mas lufte.

BG: Mas cilës luftë?

NÇ: Herët, partizani kur o’ kânë. O’ kânë ni msuse n’Zaskok, e ardhke n’shpi na msojke neve dishka, po ku me msu... veç na fmijën e motrës, dy parë fmi, edhe t’mitë, po kshtu jam kânë marakli, kur t’ja nis’sh dishka me pasë dishka... Po sa i msum’ germat e mdhaja, ia nisëm, e kto germat e shkrimit, atâ tani e largun’, atë msusën, e çun’ bajgi larg, thmin’ qi i msojke, ardhke ka ni [1] orë qështu.

BG: E, tani ju me fmi msojshi, a?

NÇ: Po fmija te na ma shumë se, po atëhere o’ kânë katastrofë ktynehere; ma mirë se te na mu dokke kundra kâ qysh jam kânë – kâ mu dokke viran... Ardhshin u mledhshin gratë... kush don, kush don me shku, aty tani e lanë – tu e lânë, tu e lânë, e lanë, ajo tani mâ s’erdh.

BG: E burrat çka thojshin?

NÇ: Po burrat thojshin, “Masi po ju vjen n’shpi ktu, nuk po dilni sakaqeve me ju pa dikush...” – atëhere me dimija, me çarshaf, e – nejse, ferexhe a shka kena pasë, po masi ajo... tani bajgi e largun’.

BG: E ajo e kahit o’ kânë – qysh e ka pasë emrin?

NÇ: O vallahi tej’ frik, po qe – m’ka dalë prej menq. E re o’ kânë... e pata shti çikën, Haxherën, s’pe di a pe njeh ti – e pata shti, ardhke e marrke për dore qi na msojke neve, edhe e çojke n’xhami, msojshin, s’kish shkollë atëhere, po n’xhami u dashke me çu qashtu. E kur dulëm ktu n’Ferizaj, po Haxherja... aga Isë o’ kânë pak temperament, se ka’ feja o’ kânë hoxhë, e ia kajke gjithë: e nxerri ktu, nuk e la n’shkollë... i kish pa do çika prej komunës mas opërrdakit qi o’ kânë, ai tash po pushojnë kerrët... shka o’ kânë i marun’ dishka, nifarë... Xhevdeti tashti e ka t’syzave qaty. E, i kish pas pa do çika me djem, kumedit’ kanë lujt’ a kumedit’ shka kanë bâ, ajo o’ kânë shumë n’ato sene, do shoqe t’Haxherës... Haxherja veç pat ardhë, e pat gjet’ shyqyr n’shpi, se ajo e kish hangër t’qatyne. Thashë, “A erdhe prej pune?”, a din, gjithë i kum thânë ‘a mun erdhe, a...’. “A ka ardhë Haxherja prej shkollës?”, thashë “Po” – “Ku â?” – “n’sobë” – nuk u’m zuni besë, ka shku ka kqyrë, se e kum pasë shpinë, e zjarmi; veç shka i dathi ky kunrat e “Shyqyr – tha – qi ish kânë n’shpi, se mos t’ish kânë n’shpi...” tha, “shka i kum pa do çika, te o’ kânë ni shpi qi e prishën, tashti kerrët po pushojnë qaty – te udha e frengit. I kum pa do shoqe t’saj me do djem tu kaqufyt’ mas naprredakt’”, qatje o’ kânë, s’e di qysh i thojshin, thashë, “une t’kallxova qi n’shpi osht”, a e din, o’ kânë... kum pasë qef me bâ qysh ti tham’ une, jo ajo axhami, e re... ti e din aga shka o’ çiko... Po vallahi, s’i ka pasën pesë-gjashtëmdhët [15-16] vjet qishtu, halâ, po ai ia vnojke veshin do seneve. “I pashë” tha, “une do shoqe t’sajna, po shyqyr qi s’ish kânë ajo”, ka’ kish ardhë ai n’pushim. Po ajo shkolla u kryke herët, po ato lefterkat... deri n’atë vakt qysh rrin njeri – qysh nuk shihesh n’xhade? Kur, kur erdh e pa nesër, tha “Me shku Haxherja me marrë zanat ku po kepin tesha”, qi kepshin tesha me maqina, me... Thashë “Po pse – ne ta kryn’ shkollën”, n’pushim ke, nuk e la tani mâ mas pushimit me shku, tha “qato çika qi i kum pa; edhe e jemja qashtu del, po mâ n’shpi s’guxon me ardhë! T’vogla bre grue, t’vogla... ishin dalë si majmuna me do djem, u kacufytshin me do djem mas...”. Thashë “Haxherja osht’ mrena, ti...” edhe e nali prej shkollës, tani tre muj’ ditë ia pagujti, murr’... po shume mirë i ra, e murr’ zanatin tani edhe te Mina... s’e man’ men’ ti Minën e Shefkiës, kjo maqintore o’ kânë, han e dan, edhe ka kepë mirë. Faleminderit prej saj, kush s’ka knu n’tâ veç une; e mirë o’ kânë, ka punu n’shpi t’vet’. Qashtu hallkt i keshin dishka, tash ku pe di une shka kanë bâ… e e murr’ qat’ zanat. Tani teshat e nuseve ajo mi ka kepë, teshat e veta, te Mina qëtu, e kur e bani taman zanatin, ia pat ble aga Isë maqinën atëherë, Bagat – patën dalë prej t’mirave, hala ajo maqinë punon dikush me to. Thojshna, “çojav nuses t’Ismetit, qësaj t’parës” – “Duhët” tha, “kejtve me iu marrë maqina; s’kam ku i lâ tani maqinat” – keshke... E ia pata dhânë çikës tani, masi veç ni çikë, për tâ u ble... ajo tani na kepke, shka kish dishka zanat, e qetashti me botek qi shkoi te burri. Ish kânë jetim ai qyqani, po kismeti edhe taksirati kaniherë vin’ bashkë qështu, thojshna “ni magjupit ia jap kto, veç ta shoh ma shpesh, ngat ktu...”, edhe m’kanë ngu, jo qi po tham’, po ajo s’e ka lujt’, se e tutsha... ai “Aga qashtu , aga qështu – a pom sheh mu, qysh...?” E, mirë, tani vallahi dy djemve iu ka ble banesa me qat zanat, me botek, po burrin e ka t’lig – qe dy vjet iu ka paralizu burri, n’adalet o’ me tâ, po shyqyr qi o’... i ban’ hyzmet, se aj, kur t’jesh shnosh s’t’vyn kurkush; e kush me kqyr tash? Reja punon, e madhja o’ dalë n’banesë, o’ da i madhi, me t’voglin janë me qat’ punë, se edhe ajo s’ka pasë shkollë. Vetë t’Ferizajit, rejat n’Ferizaj, çikën e ka n’Ferizaj, kejt me t’Ferizajit – nuk i bjen diqysh me shku... edhe aty shka s’ka.

BG: E, a po m’kallxon, ju çfarë festa keni majt’ kur je kânë e re, e vogël?

NÇ: Po i kena majtë ato, i kena majtë, tri ditë Shëngjergj, mâ bajramat dihën... i Madhi i ka tri ditë, i Vogli i thojshin gjashtë ditë, si çika me lu qashtu.

BG: E për Shëngjergj?

NÇ: Jemi knaqë. Për Shingjergj qashtu tri ditë u luhatshmi me do, i lshojshmi do flokë për shpine, se na ktynhere i lidhshmi, selvete i lidhshmi, s’ka pasë kryet shplut’ – dej je shku te burri atë servete s’e ke hekë. E, për Shëngjergj kishe, e hekshmi njo’ tri ditë kush i ka ma t’gata flokt, kush i ka ma t’shkurta, kush i ka...

BG: Kush i ka pasë ma t’gata, çka kanë thânë?

NÇ: O be, mi pasë sot, kum kajtë ni ditë qi jam pastrue – çfarë flokë kom pasë... e i kum pas hekë mas krejtve, kejt i patën lshu, une... se kallabllik, kish nana thmi kallabllik, po e ka lanë Zoti dekë, veç nana jeme dymdhët [12] thmi: nânë [9] çika e tre [3] djem prej dymdhët [12]fmive, pesë [5] jena rritë deri dikun, vllavi i vogël m’ka dekë pa i bâ gjashdhetë [60] vjet, ma i vogli prej neve, se do qi kanë dekë dy vjet e tri vjet e pesë vjet, ato s’pi njehi... Nâna jeme thojke “Allah, për xhenet ishalla!” Thojshin ktynhere qi “mirë o’ me dekë fmija” – hoxha qi na kallxojke, se e ngojshmi ders kanihere kur... tonin e kena pasë ni mulla Rama i Bibajve o’ kânë. Ardhke baba, tani e shtike me ní na fmija e gratë e me ditë qysh mu falë, me ditë qysh o’ myslimani, qysh duhët me majtë Ramazanin e ato senet. E qaj vllavi mas meje, qi diq katërmdhët vjet, tani mas atina janë kânë tri motra: une, na tri motra përpara, tani qaj vllavi... une ato s’pi njehi qi kanë dekë para meje, s’i kum mrri hiç. Tri herë ka tri çika nâna jeme...

BG: E pse kanë dekë ato?

NÇ: Po Perenia, se at’herë s’ka pasë kurgjo’, po qashtu t’vogla. Ni vjet e dy vjet e tri vjet, e njâ na ka pas dekë pesë vjet. Masi na diq vllavi, ajo na’j hekke mërzinë diqysh... ardhke lujke – aj mërzia tij s’u hekke kurrë, se n’shkollë u kânën sërbisht, po qashtu diqysh na’j hupke kapak... – ajo qap-rrap e kapi smuja e rânë a nuk e di... n’vên s’iku – ke tu lujtë diqysh, na kem qishtu, veç e pamë qi po livritë dishka, po na kishe po lun’, a din, veç kur ra tup... dikush “pika n’tru”; dikush “qeshtu”, dikush “qështu”, dikush... qajo na u dhimt’ se kto ka pesë, gjashtë [5,6] muj’; qaj vllavi tani i madh...

BG: E për Shëngjergj tani tjetër çka keni bâ?

NÇ: U hulaqshmi, hulaqa vnojshmi, lujshmi top – topnokor thojshmi ktynherë.

BG: A veç çikat, a me djem lujshi?

NÇ: Ja, veç çikat, djem s’ka pasë... edhe tanët i kemi pasë edhe kejt... po çika veç; djemt veç, po djemt dalshin me lujt’ jashtë përpara. Na, nuk o’ kânë e lejushme... çika me dalë fort, qashtu o’ kânë nifarë zakoni i at’herit... e djemt po, dalshin, e na çikat për Bajram e për Shëngjergj e për darsma tani, jemi shku edhe n’darsma, edhe tanët qi i kemi pasë, po darsma... ku thirrët njeri n’darsëm pa e pasë tânin? Veç me nânë ja me dikan, se vetë jo, t’lutna. Ajo o’ kânë zakonisht për... krejt qysh e di une, prej prindërve t’mi qysh pe baj hesap, prej prindërve, prej mixhës, se mixhën e kena pasë, ao o’ kânë ma i shtirë se krejt – u deshke atâ me ngu shka po thotë, ku me shku. Qi po thojnë kta Bibajt e vogjël, qi thirrën Selmanovit, na t’afërt, po tash jemi largu, a din, shumë kohë... e, atëhere shkojshmi nëpër darsma, nëpër... Atëhere gratë shkojshin qi, me nanë qi shkojshe, se vetë s’o’ kânë e lejune at’herë kurqysh prej prindve, se qashtu o’ kânë për krejt at’herë – jo veç për dikan’, po dikush o’ rujt’ ma shumë, dikush... s’e dikush nashti mu bâ dikun dishka, ajo shumë o’ kânë e përfolshme, e, e rânë o’ kânë. Aj s’po di shka me thânë, qysh... nëpër darsma kemi shku, kemi knu nëpër gjinë tanët... jo’ qi shkojnë te motra, te burri motrës, te... Kur jam shku, dymdhët [12] vjet i kom pasë, te halla kurrë s’jam kan’ shku... ai ardhke kaniherë e marrke këtë hallën – qyky shka u m’murr’... po ai katër vjet përpara; kush e ka bâ men’... po une me dhenë kur jam feju... n’vjeshtë i kum dhânë, i kum lânë dhentë, se s’kish kush me shku... vllavi si m’diq, tani t’vogjël metën fmija.

BG: E tani ti vetë ke dalë m’i ru dhentë, a?

NÇ: Une me dhenë e kum çu kohën prej fminillakit e deri qi jam feju, qi jam bâ me ditë... se si m’diq vllavi, dhent’ metën, tani kush... çoban për lopë, çoban për bullica, çoban, veç çoban tani me pasë n’shpi u deshke... dhent’ une kom pasë marak mi ru. Po shoqe jemi kanë... pesë shoqe, qëto shpija qi jemi kânë, e kurdisshmi sahatin n’sa. Tani i bajshmi bashkë e i qitshmi bashkë.

BG: E qysh e dishi sahatin?

NÇ: Po sahatin e kishmi n’shpi, qi, se sahat s’ka pasë kush n’dorë, po n’shpi e kena pasë t’shpijës, qi e kqyrshmi krejt gjinja: dikush mu falë, dikush mi lshu dhent’, dikush mi mjelë, dikush mi qishtu... 

BG: E qysh kalojshi kur i qitshi dhent’?

NÇ: Vallahi, fort mirë kalojshmi, po s’jan kânë qito kaçuba t’qetashtit, a din, qi s’kena ditë atëhere, se jemi kânë tanët kejt t’familje, familje e ngushtë qi shkojshmi na, edhe ata qi shkojshin me lopë, me dishka, ishin tanët, t’mixhallarve, qasi. Na ishmi bile t’gzushme qi me dikan’... e kur m’patën marrë tani nuse, qi e pata llafin te... Italianë janë kânë ata, patën shku gjermant a nuk e di, veç italianë ka pasë masi qi shkun’ gjermant, qi hinën gjermant, tani na nalën te kisha e Latinve: kurrsesi pa hi me kqyr’ çka ka n’kerr, a din, kerri me qilima... une kur jam martu. Dy orë a ma shumë, u terru, veç nuk na lshojshin pa hi me kqyr’ çka ka aty n’kerr. Ai vjehrri, edhe ai o’ kânë shumë i... “Shka ki me kqyrë gra?”, mirëpo ai si e pake me qylyma t’përthëkun’ kujtojke pale shka kanë mshef’ n’kerr aty. Ato tri gra me ferexh, une e mlune me duvak – kshtu duvak t’mlun’, jo sikur qetasht me kqyr’ njerin.

BG: Çfarë ngjyre duvaki e ka pasë?

NÇ: O vallahi copë e basnës o’ kânë, tash kur pe tham me fjalë tona... po, a din, i kept’ kshtu, i shpeshë, jo i... si n’t’kuq, si n’t’kaft’, si bojkaft’. Po edhe ajo s’u gjetke, menzi qi u gjetke – s’u gjetke atëhere. Po tham qi letër, si e shtishe, teshat, e qi mi nxerrën metke n’koritë, lloq u bajke, u përzike qashtu. Po mi pat marrë baba ni kat mu, a din, bakshish, se une s’kisha shka me veshë, e tani me qato qashtu... nuk lejojshin. Edhe, ai burri i hallës me babën Ahmet, pritshin tani gratë pale ku, qi s’na lshojshin neve. Dikur pi thotë aga Nuhë “ma be, po në t’kqyrin, se kto tek jon’ me ferexhe, me peqe kokan”. “Nusja” tha “tek â me duvak, nuk bâhet nami, pse... në t’kqyrin se metëm ktu, gjinja metën pa hangër bukë te shpija”, o’ kânë shumë i shtirë vjehrri: “nanën e shkive, nanën...” – s’un ia qillojke italianve, se o’ kânë plak i shnoshë e i vjetër, o’ kânë burrë i odave ktyneherë, qi pajtojshin, do... do t’kqija qi ishin do sêne. Zhdrypi baba Ahmet prej kerri, se kta dytë n’kerr, edhe Aga Nuhë edhe... qi mos me kqyr’ ata knej përmas; ish i kept’ ai me qylyma, me... Shajti baba Ahmet, jau shajti nanën, ata veç e kqyrshin – a e marrshin vesh a jo – nuk e di, ni shtagë kaqarrule, zhdrypi poshtë: “Qe – tha – kqyrni, gra”. Po po... tani u banë marak ato me peqe, e për mu, a din – “për shka kshtu e mlune?”, po veç me t’zhagit’, a din, se nashti e ditshnin zakonet e tona qysh... kishe i përkthejke dikush. Na lshun’ me menzi. Kur shkum’ n’aksham shpi, shka ishin bâ marak... tani “shka u bâ?”, “shka u bâ?”... shajke baba Ahmet – shajke keq: “nanën e italianve magjupë!” . E, kshtu, e na’j dhanë qët vakt e, dasëm, tu knu çikat qashti, kishe nusja po vjen, nusja hala pa i bâ… – nusja prej dhenve, n’vjeshtë, deri n’vjeshtë me dhenë. U bâna nuse, ment’ desh u m’lanë, se prej shoqeve t’mija kërkush: as s’ke feju kërkush... po kta sebep motrës vet tani, mu dokke qi veç për mu krisi dishka; a shoqët ishin te shpija halâ.

BG: Deri kur o’ kânë zanat me shku me dhenë?

NÇ: Po teri ke shku te burri – sikut une qi erdha para vaktit, qashtu shkova. Se, e dhashin çikën, po jo qashtu me dhenë tu shku... veç mu u m’zuni qajo katastrofë qi, halla e smut’ me fmi, u desht me shku.

BG: E me dhenë? – ke tu m’kallxu qysh keni kalu kur keni dalë me shoqe...

NÇ: Jena kan’ knaqë, pasha ni Zot atë knaqë kurrë s’e harroj... jemi kanë me fshallakë atëhere, me shervete n’krye.

BG: Qysh o’ kânë shervetja?

NÇ: Po nejse, shervete i thojshmi, sikur qitash, shervetet e mantillat dishka... qishtu me shervete tani, me dhenë.

BG: Çka keni lujt’? Çka bojshi?

NÇ: Kena kalu vallahi boll mirë. Jemi kânë t’lira, a din, s’kishe kurgjo pengesë dishka, si tani shoqët... pesë [5] jemi kânë n’qat’, n’atë tubim qashtu, e dalshmi n’qat fushën, qi po tham ajo, tani u bâ mirë për dhenë e për gjâ. Dalke bari, si e prashitën u bâ për marak – dalke bari si me pas mjellë dikush – a patën qitë bari s’e ditshim na... kumedit’. Dalshmi n’fushë e i deshmi shfallakat e i marrshmi ato shtagat me dhenë e lujshmi teze... E kena pasë, i thojshmi ‘xholi, xholi’, e kanë n’fund t’shpijave t’ktyne, t’mive ktu. Ai kurrë nuk u shtjerke, ai ujë – si qëtu, niqin metra anej; niqin knej – si bazent o’ kânë ai farë... i thojshmi ‘xholi’. Xholi bullicat, hishin, rashin; kur u çojshin, ato piskavicat qishti qi u ngjitshin, bullicave ia pishin gjakin, e na me dhenë tu maru, marojshmi qerep e sagjë e tepsi, e qaty te qaj xholi. E, tani, na vinë do musafirë, e tri u bajshmi anej; tri knej, e kishe po na vjen musafir dikush... qashtu, a din, e çojshmi ditën, gjithë ditën. U knaqshmi, si na t’knaqta... qi “po shkojna me dhenë” – tamël sa dush, bylmet sa dush, tani leshi për shka do me maru. Ksi qylyma, ato tri hallat e mia janë shku me ka dy sejsane, po une qi shkova... shkova shpejt e shpejt se gjyshja thojke “t’ja maroj”, dy javë pa shku une; ajo diq, tani s’um priti, se mi tjerrë qylym e jazë po... nâna me punë, me fmi shumë, me argatë.

BG: E çka hankshi kur dilshi me dhenë – çka marrshi me veti?

NÇ: Kur shkojshmi te shpija, shka desh’she vet ti – “a don tamël, a don kos, a don gjizë, a...?” vetke kur e lshojshmi dhent’. I kena pasë do farë strajca t’vogla, ni copë buke, sa bukë, sa djathë, se qashtu ish koha, çka lypshe... spec a patlixhan a bahçe, bahçe kena pas bâ shumë nër shpija aty... ku jemi kânë. Hajën e kena pasë t’mirë, veshën si qëto kulët e qetashtit, e kena pasë si dimija, si kule, si dane, si... A din, atëhere s’ka pasë kule, bash asi, po edhe dimija jo bash... po si dane, po, i çelshin kapak ktu. Xhaketa për Bajram i kemi pasë t’dallune ato, e për Shingjergj e, qi shkojshmi me naj darsëm a me naj... a kto me dhenë janë kânë t’thjeshta qysh... tani shoqët, qështu.

BG: E tjetër, a t’kujtohët naj lojë që e keni lu me shoqe?

NÇ: Po lujshim me shoqe, qishtu qi po tham... ma shumë lujshmi teze na çikat; a djemt jo, do kliçka ja do qesi sêne, iu thojshin qashtu, e na si shoqe bashkë shkojshmi; ata djemt anena. T’knaqt jemi kânë vallahi, me qatë veshë, me qato, po jemi kanë t’knaqt. S’ka pasë ksi farë veshe, atëhere kërkush nuk o’ dallu prej qasi veshe – kejt, ku shkojshe, qashtu: si e çikave si e nuseve si e kejtve, qashtu.

BG: E a t’kujtohet naj plakë që ka shkri plum?

NÇ: Plum... vallahi janë kânë do plaka, po i kum harru krejt... se ktynhere ‘për t’msysh’ thojshin, tash te mjeku, se plum s’ka...

BG: A e ka pre najkush tutën?

NÇ: Po, tutën e ka pre, e kena pasë kojshi, ni tezja Hanë, grue t’mixhës. 

BG: E qysh e prejke ajo?

NÇ: Po qashtu, e marrke ni sakicë, e qitke para kamve, e prejke – i mshojke njo dy, herë qaty, “qe, e prejva tutën, e hajt ditën e mirë.” Po, qaty para kamve i mshojke me sakicë dheut, me sakicë, qaty n’oborr a ku qillojke, po, dheut i mshojke me sakicë, e “qe, e prejta tutën” e qekjo qështu, e. Sytë qi ju dhimshin disave, me shiqer, e di, jau prejke kta qerrpikt, po tybe... qitke gjak, guri i shiqerit, a din, me guri, shiqeri me gurë – qajo tezja Hanë.

BG: E qerpikt’ jau preke me gurë t’shiqerit a?

NÇ: Po, qi i dhimshin, si iu dërrlavke dishka, a din, qashtu. Tezja Hankë, kojshi e kena pasë. Grue e mixhës s’babës o’ kânë, prej Sitniqit o’ kânë ajo... ditke ajo do sene qishtu t’grave, fmive.

BG: E tjetër çka shnoshke tezja Hanë?

NÇ: Ja vallahi, tjetër s’kena pasë kojshi; qikjo po t’tham, i qitke do sene qishtu edhe ishin pak ma me skame. Dikush voe, dikush tlyn, e dikush qashtue... se na s’jemi kanë iftiaq, se kena pasë boll. Ajo djem i ka pasë tre e tani bajagi si vonë ju banën djemt... E qështu, mirë kena kapërcy me kojshi, me ato hallt’ t’mixhallarve, me ato, na kanë desht’, na kanë sillë, na kanë msu.

BG: Çka ju kanë msu?

NÇ: Po aj, oj loke, qështu: “Po shkoni me dhenë e mos pi ju ngucë najkush; mos keni dishka me kallxu te shpija, mos me lânë n’asgjâ, se jeni t’derës së huj – nesër tani t’lshon burri, ta ngjet ni dishka...”, na tutshin, a din, edhe qashtu ish... Qi u mledhshmi na, i çojshmi dhent’, e kena pasë ni mixha Ahmet o’ kânë ma n’skej, janë kânë njo nizet lisa a tridhetë lisa t’mdhaj, i thojshmi bacit Isak e i mrizojshmi aty prej fushës. Ato mâ si hishin nërmjet, edhe lesh ato, edhe zheg – m’dokët at’herë edhe ma zheg mos o’ kânë... si dalshmi vetë zaher n’dill... kumedit’. Tani njo shkojke e mledhke bukën e tanve, t’pestave qi ishmi, tjerat e pritshmi se, a din, thojshmi “mi lânë dhent’ vetë, ban’ vaki shkepën naka’”. E, shkojke i mledhke ato buka, i pruke. Hajshmi drekën qaty nër hije t’lisit, edhe ujë edhe te ai mixha i babës, mixha Ahmet o’ kânë, veç u knaqshmi. Vallahi jeta... edhe pse jemi kanë me dhenë, knaqë – mâ kurrë s’jam knaqë sikur qi përpara, a din, kurfarë gajle: veç qato dhenë edhe n’shpi. A, tashti, ato sêne s’janë kërkun, jaa... po edhe kena pasë vên për gjâ, për kullojsë boll, gjânë, jemi kânë atje... krejt kemi pasë, po pak janë kânë Bibajt – nuk janë kânë dhetë [10] shpi, krejt. Qeta t’bacit Isak qi po tham, e kta, e tashti janë bâ ni mijë shpi aty nër Bibaj, se tash, a din, secili po dahët, n’dakik... si po erdh nifarë kohe, po’ kanë qef qashtu me rami, veç mos me hek’ keq – “Ditën e mirë” – po don me dalë, s’ki...

BG: E kur jeni smu’, çka keni bâ?

NÇ: Kur jemi smu’ qështu, na çojke te ajo tezja Hanë, na thojke “ju kanë marrë msysh dishka, dikush”. Qi ardhke, jo, ni mixha Zeqir e kemi pasë, mixha i babës, ai o’ kânë qi thejke krahë a kamë a u rrxojke dishka... ai o’ kânë i dallun mjek, a din, mjek për at’herë se tash... Atina ka pas thanë, “krejt me m’thânë baba Zeqë” se hem rrnoi bajgi shumë edhe o’ kânë burrë i dokshëm, o’ kânë... se une babgjyshin Hazir s’e maj men’, e ni mixha Zenun, e mixha Ahmet e mixha Tahir e mixha Hajriz... e mixha Zeqir o’ kânë i dallun’. Ish kânë mas babgjyshit, mas babgjyshit Hazir... Mixha Zeqir, sot bile ni nip i tij e ka emrin Zeqë, e ato, m’kujtohet, e ka rrnu ma shumë se krejt. O’ kânë zotni njeri, o’ kânë... nejke n’odë i veshun, i mathun, ni bundë t’zezë, ni kaçarrulë t’mirë... kur dalke i dallun’ n’atë sokak – e jeshojke edhe sokakin, diqysh o’ kânë i hjeshum... O’ kânë, edhe mixha Zenun o’ kânë nifarë i trashi i madh; mixha Ahmet qashtu – asnjâni s’jon kânë më ni qishit, a din... Babgjyshin tem s’e maj men’, babgjyshin Hazir. Mixha Zeqir, kamë a krah a shpinë a ku – ai o’ kânë mjeshtër; ai qi ka hi n’dorë t’tij, ai sakat s’e ka lânë.

BG: A prej krejt katuneve vishin a?

NÇ: Prej kejt katuneve – kush ka ni. Ai o’ kânë mjeshtër për qëta deri ka dekë. Mixha Zeqir, mixha i babës, ai o’ kânë burrë i hjeshëm, po ni djalë e kish pase e gjashtë çika, po aii djali sot janë bâ pale sa vetë, djali pesë gjashtë djem, tani djalë mas djali, djalë mas djali, djalë mas djali e ai, qe. 

BG: E qysh kanë reagu kta tjert që ai s’ka pasë shumë djem?

NÇ: Po s’kanë reagu... kur kanë pasë mundsi me ja ngjitë dorën për punë, dishka i kanë nimu kta djemt, djem t’mixhës kta, atë mixhën Rifat, t’mixhës Zeqir. Tani mâ iu banën djemt e vet’ atina, pesë djem e dy çika – qe, u mush, deri u plak ai veç mrrinën kta me... Mixha Zenun tre djem e ni çikë; Mixha Ahmet ai i ka pasë veç djalë e çikë; mixha Tahir dy djem e çikë; mixha Hajriz dy djem e tri çika; babgjyshi jem katër djem e tri çika – shtatë. Tânë kanë pasë, veç ai mixha Ahmet djalë e çikë: çikën e ka pasë n’Rashincë, ni Ilaz sot, ni Hasan i ati’ Ilazit, qi o’ metë prej asaj dorës së parë, se janë dekë krejt.

BG: E natën çka keni bâ?

NÇ: Po nata, natë o’ ditë, kush akshami me zanë kanë... s’ka pasë veç n’shpi t’vetë, qi i mledhke akshami, mu mledhë, me hangër darkë, me shku me fjetë, tani mu çu herët, se u deshke ato dhenë nër tedhetë copa... S’o’ kânë asniherë te na, bile kur u dekë qaj mixha, nizet e dy vjet niqin [100] copa dhenë, se atë delmën s’ka pasë punë sikur qetasht. Atëhere, me qato, ditën e t’shtunës ni delme, me ble gaz, me ble krypë, me ble shiqer, me ble... Ni delme, t’shtune për t’shtune ka ni dele, po tani u nishin kingjat e atyne dhenve, u mushke ai vên’ apet.

BG: E keni çu ni dele për me ble sheqer?

NÇ: Po, me ble, se bajagi kallaballik, edhe mos me pasë skame n’shpi. Une s’di qysh o’ skamje... atëhere qysh e maj men’, mixha qi diq, qi i la ato dhentë, tani na metëm me atë vllaun. Une dhetë [10] vjet, ai tetë [8] vjet, tani ai mâ hini n’shkollë, po masdite i lshojke ai... paradite une, masdite une n’shpi.

BG: E ti pse s’ke hi n’shkollë?

NÇ: Se nuk i çun’ çikat kërkush. Po baba jem sefte foli, e shtinën me shti n’burg njo’ dy vjet. Ky ka thânë, “djalin po, me gjithë qef, e çikën n’shkollë... se kam thmi shumë, s’ka kush mi kqyr’ – gruja s’un i kqyr’...” – se s’deshke me m’çu. Njo’ dy vjet i fshini burg, qi s’um la me shku n’shkollë e mu s’um çoi... e tani edhe njo’ dy, tre djem shkun’, e çikat s’i çojke kërkush atëhere – e bojshin, “N’burg me hi e mos me çu çikën”.

BG: E ti a ke dasht’ me shku n’shkollë?

NÇ: Për shkije, çfarë shkolle, tani qishit shkavi aty qishit – çfarë shkolle, jo! S‘kena pasë qef për shkollë asnjo’ me shku, se sërbisht. Shkije, i kena pasë shkijet kojshi. Jo bash ngat... veç ka’ knojshin e ka’ lujshin shkit’, ka u mledhshin, s’lashin me flejt, u mledhshin qashtu. Ata e kanë atâ ashiçare, nuk e kanë tinëz. Tani ni shka e patën vra kta shqiptart, ai o’ kânë Elisaviqi, aj o’ kânë dushman i shqiptarve, shka s’iu patë bâ qetyne tanëve qi janë, shtatë vllaznive, na tanët. Mirëpo, e qitën n’kurth e ja hoqen flamën. “Hajde dalmi i gjujna” – janë kânë do, se pi jau harroj edhe emrin, te shkolla janë kânë edhe do shkije aty, e si t’shkojna me gju atë shkavin, ky del – Ilisaviqi e ka pasë emrin. Po o’ kânë shka me nânë [9] kryqa, ta pruke dillin përmi kry n’shpi tane.

BG: E çka ju bojke?

NÇ: Po shka o’ ni e zezë – shka ish ma keq për ta qi folke, “qi qështu qeky; qështu qaj”. Kta tani shkun’ me gjujt’ atë shkavin. Kta u çun’ e i dulën n’pritë aty ka’ shkonte ai shkavi, e kishin pas vra, mirëpo ish kânë me ni shok, e ai shoki tani i kish pas ngu ka’ jon’ thirrë kta, kush e ka vra. Shqiptart s’e  kanë ditë qi i përgon dikush, ka s’disa vjet i patën hangër tani ata qi dulën. Veç atë dushman e patën hek’ prej Bibajve, qi s’guxojshin me folë dishka prej tina, tash s’o asnjo mâ aty. Janë kânë katër shpi shkije, tani u çun’, eci... si u vra ai, veç shqiptarë... aty s’ka pasë. E qata... a din, bajgi vshtirë atëhere qi... po ia hekën flamën e kapërcyn qashtu, se rrezik o’ kânë. Rrezik i madh se armë, s’kishe edhe me dalë n’mal çka me bâ pa armë. E qetashti u liru shyqyr, po jo, do sêne n’rregull, se tashti masi shkijet u hoqën, nuk nin’ serbisht tu folën, se atëhere veç serbisht u folke – jo shqiptarë, se shqiptart’ ken’ nër shka, qetashti erdh reni qi mu bashku e mi bâ do...

BG: Zija e bukës, a t’kujtohet?

NÇ: Aa katastrofë o’ kânë, për dikon o’ kânë katastrofë.. . s’e dikuj-dikuj ia murr’, dikuj-dikuj... kish pasë prej tyne edhe prej tanëve, demek mu ma marrke, atina për skej jo – për shka?! Ai tani dul’ ashiqare, se kta baba jem, po tham qi han e dan janë kânë kta me shkije (kundër), qi babën, qi ia ka mytë. E millin e sit’ nuk pe marrin, millin e sit’, ni mijë [1000] kille grun’ i blejtën. Nana jem me atë hallën tu sitë natë e ditë mill’, ni hamar e kanë pasë si qeky shifonjeri jem me dy presekë, ditë e natë tu sitë qi nuk u pashin... veç sytë qi ju pashin qi me pluhën, a din, t’millit. O pasha ni Zot, me krahë t’pulës e kanë fshi atë hamarin, e kanë marrë grun’. Po kallamoq kishin, po tani e murrën edhe kallamoqin mas grunit, për s’dyt e murr’ edhe kallamoqin, qata, se tokë shumë. Ka’ nizët mi [20000] kille grun’ i gjetke baba jem, a nizët mi killë grun’ duhët me pasë tokë t’madhe, se si ishin pas metë jetima, tani rritë vllaznia ,e tani tu punu, tu ble tokë... se kur janë da pesdhetë vetë, sa tokë iu ka ra... Atëhere, veç shkojke mixha jeme, ni delme e dhake me shku me gjetë ni teneqe kallamoq, me gjetë dikun, qi s’ishin msu ata qët’ film me pa kurrë... Kanë pas hek’ valla me detelinë e me lipetra, e ‘rrajëkuqe’ iu thojshin do farë seneve n’bari qi hahët, ka pasë... janë pas dekë edhe bejegi shumë gjinë prej qetyne farë qishtu. E qitke laknurin, po laknuri nuk u ditke a o’ laknurë a veç harxh i laknurit – pa petë hiç, e na kanë pas shku dy kunetë, se aga Isë o’ kânë n’medrese, ky burrri jem o’ kânë n’medrese, n’Prezeren. E nifarë, i Neredimës, erdh te aga Nuhë, tha, “I kom ble gjashtë pen’ kije, a shtatë penë; kush po vini n’Bukovik me zdjerrë dru pri’ Bukovikit?” e mi pru, kumedit’ ku mi çu... ia ditke edhe emrin po une sot s’po ia di... “i kum godit’ qekaq metra mi çu”... edhe për qata kije i dhashin tri ditë ka ni thes kallamoq. Na s’e kena pas ní fort, po i çojke vjehrri te mullini me teneqe, mos me pa me thes, se e kena pasë mullinin ngat. Pasha ni Zot, kur ardhke, as gjysë teneqe... ti’ thânë hallki “A janë tu dek’ fmija për bukë”... “a, janë tu dek’ fmija për bukë”... kur ardhke, e pritshmi na qi po vjen… Po apet na kishmi dishka, e dishmi qi bile ni vakt ngihësh; a dikush-dikush... katastrofë o’ kânë ai vakt, qi nuk diti shkavi shka me bâ – edhe qatâ e bani... qi me ia fshi shqiptarve, mi lânë me dekë uni – për shka? Qaty ke qëllimi, se s’ke qëllimi. Pse shkive s’jau mledhke – veç shqiptarve? Nana jeme, inxhja, nuk ju pâke ftyra… veç sytë qi i metshin tu sitë. Po t’tham: ni mijë kille grun’ qi i blejtëm, qetrin grun’ tani e murr’, po thojshin qi “mill nuk e merr valla, me mill e fshini” – aj ma keq se pa bukë, çka ka ma keq?! Mas qasaj vere, tani dul kallamoqi, dul gruni, po tani mâ u shkep, qi dekshin gjinja me detelinë... kur e kqyrke mjeku. Po edhe mjeku s’guxojke me kallxu shka ka hangër, se tani e hanke ai qi pse po kallxon ti. Ata shkije ishin kejt, po edhe prej shkive u rujshin n’ksi farë raste. Vallahi detelinë... o’ kânë do farë menta, dalshin nëpër kepë, dikush n’vên t’sekllave, dikush do rrajëkuqe, dikush lipetër; kush kish bylmet kapërcejke dikush... kush kish bylmet; kush s’kish – shka me hangër? Aj... nuk hahët veç seklla pa kurgjo’... a, me pasë gjizë, a, me pasë djathë mi troshit’ dishka apet kapërcejke diqysh. Ai vakt o’ kânë katastrofë, shumë hallk veç dekshin, dikush thojke pi hithave, dikush prej detelinës, dikush prej rrajëkuqeve, qi ndodhshin, qi ka ndodhë. Ajo u folke tani, u kallxojke, po tani badihava... kujna mi kallxu? – ai vet e mledhke e, vet shtike n’krye t’vênit aty... kujna mi thânë? – s’kishe shka mi thânë. Po ni vjet bâni vaki qashtu, mâ iu dha men’ tani gjinve për qetër herë. Po tani mâ jaa, une nuk e di qi masanena ka pasë... veç niherë, qatherë, veç katastrofë boll me bâ… kanë dekë njerzt, qysh s’kanë dekë... qishit bari, aj dishka u dashke me hangër, nuk e ditke uja se shka o’, me hangër dishka, mu ngí.

BG: E ktu n’Ferizaj, kur keni ardhë ju?

NÇ: Po qetashti... për me vjet asi, veç...

BG: A o’ kânë n’Zaskok a n’Bibaj ma mirë?

NÇ: N’Zaskok o’ kânë… pemë kanë pasë ma shumë, se kur kum shku qishtu kqyrshna me ikë, qysh i lashë khâ gjinë kallabllik. Atje gjinë pak, gjâ vallahi ni magar e ni lopë, s’di shka iu kum gjetë... kijet i kishin pas shitë. Me m’marrë kishe mu ato teshat qi t’kallxojsha, qi metshin n’koritë, qasi kohe qi o’ kânë. Kur erdha, dimën, ushtojke bjeshka, une bjeshkë s’kisha pa kurrë, ushtojke bjeshka, tani do lisa i kanë khâ te vorrët, te xhamia.

BG: E qysh ushtojke bjeshka?

NÇ: Pi erës ma shumë, kur... n’aksham kur e kthejshmi bukën, te burrat. Une me burra kum hangër nër Bibaj. Po... jo me gra, po me burra qi kum kthy... thojke “hajt be bac”... thojke mixha: “Ungju se paska vên’ edhe për ty, tani e çon sofrën e i ban do sêne”. Shkova kishe nuse, edhe pata shku përnime e re, edhe mu dok’ke pa kurfarë temeli shpija e vjetër. Ni shpi e madhe... havali e qysh po metkan gjallë, thojshna qysh me qitë çikën e vllavit...  Qështu kqyrshna, po nuk disha ka’ me ikë. Tani kuku... nuk e disha ka’ kum shku... se me ni farë lugaje kshtu. Dymdhetë [12] vjet halla martesë. Une nuk jam shku te ajo hallë, se s’kanë lânë ktynehere me shku. Ai po – ky burri ardhke me marrë atë hallën, po ky tri, katër vjet para meje – kush e ka bâ men’... Une me shtagë, me dhenë, se ke hoxhë qat vitin e mramë... tani mâ qi m’fejun, tani. Mi falë taravitë. Prej malit, une shtagë me dhenë, ai thirrke ezan për iftar, Ramazan. Kush e ka bâ men’... bile ato që s’... Ai thirrke ezan, une me dhenë.

BG: E n’Zaskok ke hangër bukë me burra për herë t’parë – qysh?

NÇ: Po, tani n’Zaskok me burra kishin pasë hangër... po ai vjehrri me tre djemt – katër, edhe kjo halla me dy fmi...

BG: E ty a t’ardhke marre?

NÇ: Ja, shka me bâ – ndash marre ndash pa marre... s’kishe shka me bâ. Se edhe mu dokke burrnim shumë... tre vllaznia edhe vjehrri – katër; na me hallën. Ajo u mashtrojke me fmi. Dishka une shka me bâ, me m’pa gjinja tu hangër bukë. Tani e martova edhe kunatin masanena, thashë, “Ngo bre hallë... valla bilah, si ta marrum nusen – baca Ramiz ai emrin, ai kunati – mâ qat’ natë qi t’hâna bukë mâ... n’mujsh me m’pa me burra qetu...”.

BG: E pse s’dojshe me hangër ti me burra?

NÇ: Po m’ardhke moj marre. Ja knatën, ja u deshke bardakin, ja ni thmi me përkun’ t’asaj hallës. Ajo ish e ligë... ata u çojshin, une pa u ungj’ halâ. Ai vjehrri tani m’nejke hazër, vjehrri m’nejke hazër, “Po hajde be bijë, na u çum’; ti shka je tu bâ?”, po u deshke ato sene mi bâ… kujna me ia lânë... Halla u ungjke me qat’... e kum pasë ni kunatë, po e vogël o’ kânë kunata. Po tani, na ka pas dekë katërmdhët vjetë, suphanallah! Ajo tani, kur erdh kunata, aa e ktheva n’shpi, aty ku ishin rraket e senet... fmit’ ku mi çu... te oda atje. Ktu ishmi ma... Tani u bânë burrat. Ata u bânë, edhe ai djali i hallës, edhe kta katër – pesë, edhe na tri [3] gra me thmi – ni sofër plot. Valla, ka pasë qat’her’ marre me hangër bukë nërsy burrave t’huj’... katastrofë.

BG: E çka keni hangër?

NÇ: Po shka... ma shumë haje, pasul, kompir, fli, laknur, krelanë, qesi sêne... i kemi përdorë edhe atje tani kur shkova. Po edhe khâ... na kena pasë edhe qura nër Bibaj. Qura e kingja... na pa mish s’e kena kthy kurrë... edhe khâ qurana kishin pasë, po pakicë gjinja.  Gjâ jo... kur e çelshna derën e arit, ni lopë e ni magar, u trishtojsha prej atyne gjâve; a khâ tri bylyqe, thojshna qysh shkon jeta kshtu, e s’folshna hiç, “He?” m’thojke, “shka je mrrolë?” – halla. “Jo kurgjâ”. Thojshna mi thânë, tani i kallxon vjehrrit e burrave. Po ku me shku tani prej atyne... se une po’ me shku... po ku me shku. Vjehrri ish kânë pak i shtirë, po pa kânë pak i shtirë domaqin s’je... damaqin me nejt’ ish kanë. S’ish kânë i punës kurrë – i odave qështu: kush bâni, kush kthej, kush erdh, kush shkoi... n’burg ish kânë shumë herë. Do farë telashe... s’iu kish pas pritu qështu, po jo, djemt nuk i gajtën, jaa, djemt... Ky burri i hallës me bjeshkë, me bjeshkë vallah i bajke kejt hallet dru tu shitë: ni kerr e pruke për neve, ni kerr e qitke e shitke me bâ dishka për shpi. Une ishna msu, u shitke ni dele... dishka nuk u pake n’shpi shka po bâhet. Ai me kerrë tri-katër herë n’bjeshkë e n’mal e n’pazar n’shpi... kur ardhke, opangat n’kerr iu kputshin – ata ‘vangjit’ iu thojshmi ktu.

BG: S’ju pruke najsen a?

NÇ: A pruke najsen... po u deshke kejt senet me qato pare – çajin e shiqerin e kafën. Se ai, ky burri i odave vjehrri, i ardhshin musafirt’, u deshke n’odë... i ka pasë do shokë, do t’Qylagës s’e di ka’ i pat... i përmenke kur u kânë n’burg para... shokë t’burgit, se harrojshin qi e xhumaja n’aksham me dalë n’pazar... tani t’Jezercit e t’Hajdar Shtimës... Gratë anej u grumullojshin qësi me kosha... me pse më e me sene, ardhshin tani, i marrshin jarganat te shpija... si mrrishin, pasha ni Zot, qat jargan e kishe kejt. Kur u çojshe sabahe me marrë atë jargan me qitë jasht... ka pasë ktynehre skamje t’madhe, sidomos bjeshkatart’. O, pasha ni Zot, u deshke qat’ ditë e ngjitshe postavën, qat’ ditë me shkep’, se e gjetshe sa gishti morrin n’postavë. Niher’ e niher’, e i thashë,  “O babë, qeta gjinë... shka i ke shkepë postavën qatina?”. Po, i thashë: “O babë, qi ke qaj njeri pramë...” – “po s’o mlu me jargan tem”. “Po” thashë, “përskej e pate; ai morri thojnë ‘shtatë krena...’”, thojshin ktyneherë shtatë krena i kërkon morri natën. Thojshin ktyneherë shtatë krena i kërkon natën morri, qishtu. Se tash nuk përmenën ato sene. “Për shka postavën teme?” – “po n’postavë ish kânë; ti a e pate ngat?” Me odë jemi kanë, kërkush s’i lake gjinën mrena. Ky kush thirrke kapigjikin, hiç pa pritesë me shti njerin mrena, qysh me lânë përjashta? Po edhe kur ta ditsh qi o’ me morra, qashtu me bâ problem shpijën tâne...

BG: E ju çka i bajshi morrave?

NÇ: Po, u deshke mu çu me përvlu tani t’bardha e t’zeza. Tani, nashti edhe s’kish… po prej vezvesës, masi fjetke edhe djali,  Ismeti, n’odë me atë djalin e hallës, u deshke mu çu mi përvlu ata, e, t’plakit kto e... “Shka pi lani – s’kanë kurgjâ, dimën” – “Baba Ahmet, ftoft’, po a durohët me hi n’farë ai...”… kena hekë boll, po tashti si o’ ma mirë u bâ për gjithkan. Veç qi… qetasht po m’dokët ku â kryet e vênit aty nuk janë mirë, po n’qafë na paçin. S’po di shka me thânë, se kta sot duhët mu bashku mu bâ vllazni qi u hoqën shkijët... po ktu kishin pas shti rrajë shkijët, kishin pas lânë do rrema edhe prej tanëve. Bash pa pasë dishka qishtu, menja s’po ma merr, qeshtu ungj’ kom metë… pa pasë ktu dishka, ni hilet i madh, e mos mu bashku vllaznia me përparu dishka… qeta shka kanë metë. E mu po m’doket qëtu pak... po ka nashti ma t’meçëm e bajnë dishka, e nuk i bajnë men’ kto sene hiç. Për veti s’janë tu hekë e për hallk..!