Nok Lekaj

Intervistuar nga: Arbnora Kolgjeraj Rexhaj

Paj, jeta jonë, si rini, si fmi... na at’here, na k’tu në fshat, si me thânë, jem kânë... kur i kam bâ 8 vjet, veç qat’ere ’40, ’41, qe, nejse, ra Serbia e Vjetër, shkoi, erdh Shipnia e Madhe që u bâ, at’here u çel edhe shkolla.

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

10.01.2018

Lokacioni i intervistës

Karashëngjergj, Has

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

AK: Sot, me datë 10 janar 2018, do ta realizoj intervistën me Nok Lekaj, 86 vjeçar, i lindur në fshatin Karashëngjergj. Baca Nok, çka mund të na thuash diçka për veten e juaj, në përgjithësi?

NL: Paj, jeta jonë, si rini, si fmi... na at’here, na k’tu në fshat, si me thânë, jem kânë... kur i  kam bâ 8 vjet, veç qat’ere ’40, ’41, qe, nejse, ra Serbia e Vjetër, shkoi, erdh Shipnia  e Madhe që u bâ, at’here u çel edhe shkolla. 

AK: N’Zym âsht’ çel’, a po?

NL: K’tu në Zym, po, e at’here kum shku n’shkollë, e vit e shkollës jeme janë qito vitet  e qasaj kohe krejt. Tekterti ‘44 n’pranverë u mshel shkolla, une kalova n’treten, mora diftesen, po tanshi mâ nuk u çel, se hini Partia Kumuniste at’here, Partia Komuniste, edhe nuk u vazhdu mâ... u vazhdu aja’ tekterti kur u stabilizum, u fillu viti, u nis, po une mâ nuk shkova. 

AK: Ju keni lé në Karashëngjergj, a po?

NL: Po, po, në Karashëngjergj. 

AK: Ju jeni fmija... i? – Cili fmi jeni?

NL: Une jam i treti, motra â ma e madhja. Aja u kânë e martume n’Dri, k’ta nipat që i  kemi atje... aja ka dekë heret, 44 vjeç; vllau, ai u kânë 30-sh, edhe ai teri vjet ke... qat’ vitin që kaloi, ka dekë ai, 87 vjeç, e une i treti, kam... vllau i tjetër. ma i ri si une, n’35 ai, tanshi janë kânë k’to motret: kja’ që â te Gjoka Markit Gjinit – aja ‘37, kja’ te Zefi Marjanit – ‘40, kja’ te Lazri Preks – ‘42, kja’ te Shtjefen Duli – ‘46, e qashtu tej n’52 pat lind ni vajzë, u bâ i dheti [10] fmi.

AK: Në familje prej babës tuaj?

NL: Po, e at’here [Josip Broz] Tita ligjin e ka pasën, ai që i bân dhetë [10] fmi, m’ju bâ  kumar. Baba jam ka punu n’Cerpanje qat’ere, u kânën n’punë. At’here kur lundi, prej ‘50 u kânë n’punë, edhe une gjashtë [6] muj’ kam punu aty n’Cerpane.

AK: Çfarë pune?

NL: Tullat t’i pre, çermide, e sene qashtu – ni verë, sezonski; a baba ka nejtë ‘ja tri vjet  aty. E at’here n’52, pat lind’ ajo vajza, edhe i çun’ telegram, nejse, qysh ata me ligj,   janë kânë me ligj k’ta, aty n’punë Preni i Lleshit si zyrtar u kânë, e Preni i Tuns’, Zefit, edhe ai u kânë aty n’furrë. Qitke bukë, ka pasë zymjan aty, e tanshi ata i shkrun’ qysh ish ajo në bazë të ligjit e sene... i shkrun’ telegram [Josip Broz] Titos:  qiky puntor dhetë [10] fmi. Edhe ata e çun’ telegramin qi vijnë ni ditë. Na çun’ k’tu edhe na u përgaditëm që kush ka mu ardhë, e une me Gjonin e Pren Dejve – me kval at’here, nuk ka pasë... unë, ura u kânë e prishne n’Krejk, ura e Krejkit, qaty u kânë e  drunit aja, po e prishne njana pjesë. Me kamë dilshin, ama me tjetër gjâ jo. Po, Drini u kânë atje poshtë, ‘Vau i Krejkit’ i thajshin atje, e u kânë ven’... ky Drini i gjanë, i hapt’, edhe dimrit kalajshit, s’vike deri k’tu uji... e na dolëm me b’cen Gjan me i pritë atje,  kush po vjen tash... Kur i pamë atje tu del’ napër...: uah, tredy oficier ni pukovnik prej  Shkupit, edhe njâ i Perzerenit k’tu, edhe ni percjells... ata me tre kval ata. Edhe na  ishmi me kval, po kvalt e ynë t’vagjel; ata kvalt e ushtrisë ishin t’mdhej, e na iu dulem  përpara atje, e tanshi me ta na kem ardhë përpjetë, e k’tu e kishin pregaditën, nejse...  Erdhen k’ta Preni Lleshit, Preni Tuns e Nau i Frrokit Gjers e k’ta, b’ca Kol... e patëm  pre, e patëm pjekë ni kigj, e përgaditen dreken e, u kânë aja shpia e vjetër k’tu, qikja  soba qi e kanë arxu k’ta kushurit’ tash qe i ndreqën k’to shpiet, ajo soba qatje, e atje, nejse, pishmi venë e k’to... I pritëm mirë, ata kvalt i lidhum poshtë atje, iu qitem pak sanë, po shkrejt, ata s’hajshin sanë... e kishin renin e vet’ ata, kvalt t’ushtrisë ata. Edhe, aty pinë, u bânë qefli e baca Fran, Frana i Tuns, ish i vjetër ai, a e din, edhe pi thatë atina, se ata tonshi kur erdhën e shtrun’ ata, e lypen fmijen me çu aty, e çun’, e ia prenë floktë e, ia muren ato... nejse ato reni...

AK: Qysh u kânë qaj reni?

NL: Edhe ni paketë me tesha tanshi e kishin pru – tesha t’fmive!

AK: Përveç që ia kanë pre flokt, çka kanë bâ tjetër diçka?

NL: I pren’ floktë, e qato flokë mi marrë, e tanshi, çka bon masnej...

AK: I ka marrë kumara, a?

NL: Po, po, kumara, ata floktë e, qaj pukuvniki i Shkupit, qaj qe kish ardhë.

AK: Po ‘pukuvniki’ çka don me thanë?

NL: Pukuvnik – gjeneral i ushtrisë, ata t’ushtrisë, ai prej Shkupit kish ardhë e edhe ky e  kish marrë me k’tâ t’Përzërenit, n’kasane t’Përzërenit, edhe ai përcjellsi me tâ, e nejse... Ni paketë e kishin pru me tesha t’fmive e me sene, çokollada, do sene qishtu e, pare ja ni mijë [1000] dinarë t’aterit – viti ’52, janë kânë pare të mdhaja ato, po... E, qashtu, u bâ aja dreka aty e, kur u bân’ pak qefli si pinë knena, baca Fran p’ju that’ :“Me qitë pushkë?” Ia ka nxerrë alltien e ia dha bac’s Fran, ai i tha “Qit!”

AK: Kush ja dha, pukuvniki?

NL: Pukuvniki. Ai e nxurr’ alltien edhe ia dha, tha “Qit”, e ai, aty u kânë âxhaki, se ishmi  ûgjt aty, e axhaki... e b’ca Fran ish n’kamë qaty, qaty qiti... u kânë shpun’ ai tavani, ni  rrafall ja qiti, tri, katër asi pluma përhieri përllë pam, pam, pam. U kry aja’... shkun’ ata.  Tanshi për çdo vit, për nizet e nân [29] Nanorin, e qajshin paketën për fmi?

AK: Për sa vjet ka vazhdu kjo?

NL: Ka vazhdua ja... tekterti n’60 gati, ter me ‘60 ka vazhdu aja, me nizet e nanshin [29]  paketa po vike, senet n’bazë t’fmiut qysh â rritë. Po aj fmiu i pafat pat dekë, po ata  apet edhe ‘ja dy vjet mas i patën çu. E qashtu qi...

AK: E sa vetë keni jetu me ni shpi?

NL: Sa vetë, a sa vjet?

AK: Sa vetë? Sa persona?

NL: Paj at’here jemi kânë nizet e dy, tre [22,23] vet’, po n’69, kur jemi da, jemi kânë  katerdhjetë e katër [44].

AK: U kânë vllavi...?

NL: K’ta, tash na jemi kushuri, Nu Frroki, Pjeter Frroki, Prek Frroki.

AK: Tre vllazën.

NL: Tre vllazën k’ta; bâbgjyshin e kemi pasë gjallë tej n’56, tonshi mas u kânë axha, ky  Nau, u kânë ma i vjetri – baba i Matës e Lekës e k’tyne. E tanshi baba jam Pjetri, tani  Preka, e k’ta... Ai axha ka urrnuen 78 vjet, baba jam’ ka dekën 65 vjeç – ai prej smujes  e ka pasën, ka dekë me ’69, ka dekë, se n’69 jemi pjestu na nër veti... qati viti ka pas  dekë ai. Ky axha Prek, edhe ky 69 vjeç ka dekë, edhe ky prej smujes... ky n’88-en diq,  e qashtu... e at’here u pjestum’ n’tri pjesë: ni pjesë janë k’ta t’axhesn k’ta përfuna,  na jemi qitu përsipra, e ai i axh’s Prek knena, Preni. E tash bash...bili tash, qi po vjen  prifti çdo vit m’i beku shpiet, ke dje, se kur u kânë Dom Ivica, ai u kânë taman asi  zyrtar, kur vike për çdo vit... qishtu e ka pasë. Kur viki, e kryke atë ceremonien edhe u  ûgjki, tanshi e kish kartanin, për çdo vjet: “Sa vet jeni? Sa jeni lind’? Sa kanë vdekë?  A kanë... jeni martu? Jeni asi...? Sa jeni k’tu? Sa jani përjasht’?” I regjistrojki për çdo  vit. E tanshi k’ta tjert jo; e ky ish i interesun’, ky që ke dje, Dom Toma. Po, e  shkrujke: “sa vet jeni? Po sa jeni k’tu, sa jeni përjasht’? Jam tu menu – tha – me bâ ni  regjistër diqysh, me ditë nifarë aftsie... sa janë k’tu banorë e sa janë përjasht’ e, sa...”. I kallxova, bili qishtu ai Dom Ivica e ka pasë, tha: “janë ato letrat, janë aty – tha, i kam.” E pi tregoj tash unë, thashë, “unë jam, shtatumjet’ [17] an’tarë përjashtë i kam, une i tetumejti [18] jam k’tu (qesh) vetum. E tash, thashë, “prej ’69, kur jemi da, jemi kânë katerdhjet e katër [44]. Tashti qita që jemi da qatere 125 përjashtë, e  i ‘izet e gjashti (26) jam unë k’tu. (qesh) 

AK: Veç ti ki mbet’?

NL: Krejt ata janë jashtë, une jam k’tu. Qysh, po tash ata kohë pas kohe po shkojnë edhe  po vijnë, po kryesorja qitash jam qishtu, bile ai po thotë: “Kush i run mar’ k’to shpia?”, thashë, “po une mar k’tu.” (qesh). E qasi reni i jetës â kânë, si me thânë jeta â kanë me muní, me krah, krejt toka u punu me krah, s’ka pasë teknikë e sene... teknika a kânen kijet, pllugi, përmena, kerret, edhe kerre t’drunit ka pas me kuti, i marajshin k’tu ata sa për me bajt’ fushen, se jo për me shku dikun me tâ. Kerr m’i n’re kijet, rrugë s’ka pasë, rrugë na k’tu tash tej n’Zym me ardhën u desht’ me bâ grad’ gati ni ditë kerrin e ato se kam me shku deri n’Zym. Rruga u kânë veç me  kali, krejt puna u kry me kali, me shpinë t’kalit... shka ka bajt’ kali mu shku  n’Përzëren, n’Gjakovë, ato, qasi jete â kânë. Gjakovën at’here... se n’Gjakovë janë  kanë prindt, si me thânë axha, babë, e, krejt qatje tej n’pleqni, qatje janë kânë  n’Gjakovë, n’furrë.

AK: Kah keni shku n’Gjakovë – kah cila rrugë?

NL: Dimnit kemi shku, k’tu kah Cakit n’Tumi, n’Ramajë, n’Rogovë, n’Gradishë, edhe atje.  E, se n’verë shkajshmi knej ma shkurt, k’tu kah Mallaki, n’Dedaj, n’Marosh, edhe  Travës përpjetë e dilshmi te Laskt atje, edhe Erenikin e kalojshmi n’Gjakovë kah Raça, kah Ublica Raça qanena, kalojshmi rrugës qanej, verës; a dimnit kish ujna  knena, s’mujshmi mu kalu, e knena u duki me shku. Knena i bajshmi gjashtë [6] orë, i bajshmi kamë mu shku; a knena pak ma shkurt – nja pesë [5] orë shkajshi knena, veç verës. E qashtu qi me kali, shkojshi me kali, n’javë, n’javë, atje pazari â kânë t’hanën, e na gjithë kemi shku t’diellen kamë, kamë e me kali qysh ka shku, nejse, për nesrit mu kanë për pazar atje, a mi nimu aty n’furrë, edhe mu nrru teshat m’i çu, mu nrru, se s’ka pasë at’here mu shku nëpër banesa e sene, n’furrë qaty kanë flejtë: â kânë aja tezga, qi ato drrasat m’i shti përsipra, tezgat aty me nejt’ përfuna, me dru tu kallë, tu asishna, tanshi gjithkush s’ka ditë me punu aty... si shegert ki shku niherë mo fshi, mo bajt’ ujë, qito sene, kadel-kadale mu sitë mill’, mi asishna, tu ‘psu kadel-kadele, dikur me zân’ naj maje, me përtri majën edhe dikur ki ardhen... jo, me ditë me pre brumin e me matë e me asishna, m’i ‘psu, mi maru ata, ata, e ki ardhë pjesë-pjesë e tek kur ki del’ qi je msu me pjekë – qat’ere je bâ mjeshtër. Se, pa  ditë mo pjekë, k’to mi ‘psu krejt tej aty, edhe me ditë me pjekë, at’here veç âsht’ mjeshtër ai.

AK: Baca Nok, edhe baba juaj ka qenë punëtor që ka punu në furrë, furrëtar, edhe gjyshi... A e man men’ sa breza prej juve familjes...

NL: Gjyshi jo – gjyshi jo, se kja familja jonë janë katër pjesë ka ni njeri, ka ni djalë, si me  thânë Kol Joza â kanë i vetmi: Kola e ka pasë Pjetrin, Pjeter Kolën, e Pjetri e ka pasë Nokën, Nok Pjetri, e Noka e ka pasë Frrokin, Frrok Noka. Ata s’kanë mujt’ mu del’ kërkun ata, gjithë janë majtë me bujqsi k’tu, gjâ kanë pasë, tokë kanë pasë, me qato janë majtë. E, ky Frroki veç i ka katër djem, po njâ kur e ka pasë vaden mu martu, qasaj vere ai tu shku n’ Gjakovë atje, kanë hi mu la qaty te ura n’Bishtazhin atje edhe â mytën, në vitin e ‘36. Ai i ri, si me thânë gati për martesë, qasej vere mu martu në vjeshtë, ai verës veç â myten, i katri...

AK: E çka ka ndodhë me atë nusen e tij që u kânë i fejum’?

NL: E, nusen e tij tanshi axha Prek.

AK: E kanë kthy për...

NL: ...po, e pamartune u kânë aja...

AK: ...u kânë e pamartume, e kanë kthy për vllaun a?

NL: Po, për vllaun mas tina, e qashtu... e k’ta tre tanshi, axha tre djem, na tre vllazen, apet baba jem, e ky axha Prek njâ, veç, e qashtu qi kemi ardhë tu shumzu ma  shkurt.

AK: Ju për herë të parë keni punu si shergert n’Gjakovë – më herët e përmendet, a po?

NL: N’Gjakovë, sefte me pa furrën e me pa qysh... n’Gjakovë.

AK: Sa vjet jeni kânë at’here?

NL: Shtatumejt [17] vjeç, as shtat...gjashtumejt [16], vitet e ’46, ‘7, ‘8, e veç, n’48 e mas pak ma asishna... bili, n’49 tanshi s’na lishin k’to akcijet, akcijet thajshin për mu shku... merrshin rinijen ato... i thojshin k’saj pune ‘me vullnet’ po u dukke me shku pa çare.

AK: A jeni kânë ju pjesë e akcisë?

NL: Jam kânë, s’di sa herë unë jam kânë, po ikshna; a niherë dy muj’ ditë kam punu.

AK: Qysh ikshe?

NL: Ikshim. Erdhën na munrren k’tu, nejse, e caktajke komunja, komunja ish n’Zym, aja  komunja, tash duhen qikaq rini mu shkuen ti, na ishmi si ma t’rijt’, qito gjeneratat e  jona – na kushurit’ qitu nar veti, asi tani, reni vike te na ma s’pari edhe une Pjetri Naut  Kols edhe Jahiri i Xhems, po k’ta tjerët, u kânë edhe k’ta kumart’ përfuna, po ai ish  vet’ si kshill atje – tanaher’t e lajgajke djelin, s’e like, a di, a na s’kishmi çare pa shku.  Edhe shkum’ n’Perzeren, na çun’ ajte, na prej mali s’dishmi kurgjâ, as gû, as sên, as  shehrin s’e kishmi pa me sy kurrë as... at’here për herë t’parë kur kûm shku n’sheher  me qato pllakatat, që na çojshin rinien, se s’e kûm ditë shehrin se ku âsht’. E, atje në  atë komitetin e rinisë, atje ishin mbledh’ namin ata... knajshin, piskatshin, na si t’hupën  ishmi metë qashtu. Dikur u bâ akshami, po nejse, para akshamit, ata na çun’ në  Farmakos atje, na dhanë ka ni gjilpanë kundra smujve, tanshi edhe t’i mushin teshet  ma ato prashaknat për morra, për ato, se at’here... me ato pumpat vup e vup e, a n’qafë a n’shpinë a. E, na kthyn’ apet n’komitet atje, u bâ akshami, e na aty ishmi ûgjt n’drrasa, drrasat na u dokshin bet... s’kishmi na knena asi jete. Shka bojm, e? E qysh mu del? Aja ish n’kat te Volni Osek ku u kânë përpara. Dikur na po zhdrypum poshtë, po delum, ai njâ te dera aty taravarrraa – ai serbisht ai, na s’po lshon mu del, s’po len mu del, kur nja tjetre, ai zhdrypi vavaa tavaavaa aa, atij “Hajt” i tha, “kqyrne t’ju lutna apet atina: ‘delum mu ble dishka mu hanger bukë a dishka’”, dukur tha “hajt, veç mu kthy”. Aja veç kish nisë mu bâ terr, na dulum furrtek kah aja furra e Isuf Çallakit anena, edhe s’ju kthym’ mâ... t’ju nisem kamë na te shpia erdhum, dulum n’Dri e n’shpi, n’dymdhjet [12] t’nat’s mrrim’ te shpia. Te ai Pjetri Nok Kols, ktyne Përkolve, baba i k’tij Lorecit, e ai kanë vllavi Lorecit, ai Pjetri, po edhe ai ka pasë deken n’ushtri, e ish kânë gjyshja vet çunë ale, drita kall’, i bani zô, u çu na çeli derën, na qiti mrena, na dha mu hanger bukë e, edhe na qiti mu flejt’ qaty. Flejtum me ni odë te tret na, na deri kur nisi mu del drita na bani zâ; ai Jahiri në Caki e une kah... te shpia. Po rrishi dy, tri ditë nuk dilshi përjashtë, tanshi dilshi, po, po kur viki reni tjerë mu shku, grupi tjetër, apet ti ishi n’rân, e qashtu... ni herë patëm ikën, mas at’here, masi pata shku, qi pata nejt’ at’here, kesh me Kolen e Nrejs Lleshit. Kola i Nrejs Lleshit, ai kish qef pak, se jo si skojista t’partisë, e qashtu u munajke si rini e si komanat i rinisë k’tu n’katun e, ai kish qef e une s’kisha qef. “Ajt t’ikem bre Kolë” – “Jo, jo, se na zajnë, na zajnë”. A une vetëm u tutshna kah mu shku! Na çun’ n’Frizaj, n’Frizaj tash po lypim n’voz, tash n’voz, për herë t’parë vozin e kam pa: “voz, voz”, thajshmi “vozi që rraknehet”, vozi i ujt, ato voz, k’tu si fmi kur lujshmi. E, atje ishmi qaty para stranicës, nata ish, te pritë tash kur vjen, kur na hypin a... “t’ikum bre Kol, bre” – mujshmi aty, se ishum n’park qaty tu nejtë, grupe-grupe qaty. Ai s’ûm ngaj, vetëm u tutsha tash ka’ mu shku... shehrin s’dishe se shka, as mu fol’ gjâ s’dishe... Erdh vozi prej Shkupit, po shkon për Fushë Kosovë anena, putniçki, ksi për njerz, po shohim vozin me dirta me name, gjinaja t’i zhdryp’, t’i lyp’, t’i asishne... hyy qysh kaka vozi, ai shkoi, tash na kishe n’qata po na lypin apet mu shku naj ke’, kur dikur, kur na çun’, na hypen për n’ta vozet teretniak qi bâjnë mall, qito qe pshilen ato dyrte e mdhaja, me hy sikur me hy me ni odë aty qishtu... edhe ‘pshel dyrtë’ edhe qashtu gjithë natën rran e ding e rrang e ding e rran..g e ding e s’dishe se ku je as ku je tu shku, po ishmi plot, ai vozi ish plot, me qato, me qata njerz si me thânë... u çoma na n’Lopovë atje, n’Lopovë na zhdrypen, veç drita si mu thânë atje, me ni breg qatje çun’, na lanë tekterti n’tre masdite. N’tre masdite thanë, “Hajdi tash me hyp’ se erdh vozi kah kem mu shku”, për Beograd  kushe, e ai qasi vozi i mire tanshi me siliha, siliha t’drunit, t’drunut ato, po seliha, nu dâkke mirë na eee... ai qisi për udhtarë, a di, u nalke n’çdo stanicë, kadel-kadele... vumrram, bumrrambum – shkum’. Pi shohim anena, ato ish, at’hera u kânë korriki, vera si mu thânë, ato lula... se na nëpër shpi aiii thajshmi...thojnë “parrizi me lula”, qe parrizi kah kaka’ knena, na s’kishmi lula... pallavra, s’kishmi, se s’kishmi kushtet e jetës s’ishin kërkund k’tu. Edhe n’Beograd, prej Beogradit na çun’ në ni vozë anena, na çun’ n’Nova Gradishë, qatje na zhdrypen, apet na lanë gjithë ditën qaty. Tek nesrit tanshi natën na hypën n’voz n’sabah, na kthyn’ prapë n’Novokapelë qaty, pak ma knej. Përtej Sllavonski Brodit janë qato. E, aty tanshi na zhdrypen, na çun’ n’do baraka... baraka ishin kânë ‘ja dhejtë, dymdhjet [10,12] baraka ato, k’to barakat e mdhaja, kanë ka’ tridhejtë [30] metra gatë a kumedit’ sa... e aja krejt, víq midisin me drasa, sikur qikja’ tash mu kânë krejt me drasa qishtu, a knej m’ju hen’ tii rrotell, po as llamaricet, kry për kry – ato knej, k’to knena, e tash ky ran’... hypshi, bishi aty, kryt’ anena, edhe ata hypshin anej. Qashtu fleshin krejt rân’, edhe ni kat, ni kat ma nelt, se unë qashtu. E, aty na qitshnin tanshi, e kishmi atë renin e punës, n’sabah mu çu, mu del’, mu bâ fiskullturë niherë, sikur n’ushtri, sikur n’ushtri mu bâ fiskullturë, mu kthy me hânger saballakin edhe mas saballakit kacijet, kulicet mu shku n’punë, mu del n’punë. U marajke autoputi Beograd-Zagreb – ai autoputi përpara, jo ky që â tash, ky at’herë – ai autoputi u kânë dymdhjet [12] metra i gjânë, këshe ‘autoput’ i thajshin... po te dy rrugt’, si më thanë anej edhe knej, po pak ma i gjânë se rrugt tjera. E, qashtu punajshmi aty, kur dilshmi atje me punu, se aty ka pasë prej kah mi mostit’ rinija, prej tana republikve, e n’qat’ krug ku ishmi aty, kur t’dilshmi atje n’autoput, sikur mizet e trollit gjinja, rinia, me kulica, ti’ gërpu, da ti’ gërpu, da ti’ bajt, da ti’ asi... daaa lajshin, da valak që e shkelshin rrugën... ata vakal t’thjeshtë me dru, u kallshin sikur vozi qaf e qyf e qaf e qyf... e atje dy muj’ ditë, kur vishin n’pramje u knajke zapovesti aty: kush ka punu ma shumë, kush ka bâ kshtuu e, tanshi n’fund t’kohës dy muj’ që kishmi mi bâ, i qitshin jo’ udarrnik ky, e jo kshtu e... ata që ishin pak, si kishin qef ngajshin, nima’ ngajshin po ju jipshi ka ni znak qashtu, e u kry aja’... ni parë tesha, tesha civile, qato t’i jepshin, edhe nipar kunra, edhe ato kundra si t’ushtrisë, me thuma qasi. Eee, erdha te shpia. Erdha n’shpi, gjyshja â kânën prej shpinës, prej astalles, s’mujke... aja rrike ûgjtë, e ka pasë vénin aty te ana e zjemit, pastaqient e jastekin aty, qaty rrike ûgjtë, e ish ai trupci i shpisë vjetër, votra n’midis aty, aty për mu ûgj’ – gjinja përreth, e aja ish ûgjtë aty. Unë isha ûgj’ ngat’ aja ngat’ meje qity, nejse, “shyqyr qe erdht”, nejse, tha. Edhe e kisha ni kapuç, kapuç si i thajshmi ‘t’partizanve’, si na dhanë atje, qashtu me qat’ kapuç. Kur ma heki kapuçin, mi pa flokt paqethë, mi kapi, “Aaa, i paske lshu flokt ti” (qesh) se u kanë punë e madhe at’here, s’i kanë lshu floktë... kush i ka lshu floktë i kanë thânë ai ‘mangup’, poo... jooo, floktë e, e pa kapuç s’ki nejt’, me kapuç t’bardhë çdo... kemi pasë krejt, si fmi e krejt n’shkollë e gjithkund me kapuç jemi kânë. E qashtu u kry, e tanshi mas apet erdh aja’, na murrem k’tu, n’Perzeren shkum’, na hypen me ni kamjon tej n’Suharekë... u bâ aksham; kamjoni s’ka drita, na nalen qaty, bujtum’ me ni... stanicë e milicisë â kanë aja’ po s’ka pasû... s’i ka pasë dyrtë. E, ato si mu thânë mas luftës, e pa e kryme, qaty mbrena n’terr gjithë natën. T’nesrit n’sabah, na hypen e na çun’ për Prishtinë. Tu ngjitë përpjetë, njâ i Piranës, bili kcej’ prej kamjonit, po at’here s’ka pasë asfalt, s’ecke kamjoni shpejt, sikur traktori – aaa, e nalën; s’e lan’ mu ikën, apet e kthyn’ e murrën. E, â kânë edhe ky kumara Nau i Kols Frans, na dy ishmi... n’Prishtinë na çun’. Tash ku âsht Prishtina, qaja rruga nar katedrale edhe, kja knena sipra përpiqet qaty para katedrallës ato, at’herë qaty u kânë rruga. Kja u kânë e Fushë Kosovës, kja e Lypjanit, e qaty u përpiqshmi... k’to janë kanë ara, lindina krejt, e qaty janë kânë da baraka. Na zhdrypen ne qaty n’baraka, na lanë edhe thanë: “Tash vjen ai për me bâ kontratën e me asi, edhe rrini qaty!” Ishmi na, qaty telet ishin po rruga, ecshin kamsort’, gjinja anej e knej, na pe kqyrum tej t’vjen ai delum najqysh, përzimi me qita’... udhtartë aty qi ishin tu kalu, e asishna. Po kqyrum a po na sheh kush – s’po na sheh kërkush, tu afru ma ngat’, ma ngat’, vërrt aty me ata e kamë kah Lypjani tanshi, e n’Firizaj. Ishin tu punu k’ta n’furrë, axha Prenk edhe Kola i Frans k’ta, krejt. Ky Preni i Gjok’s Agustinit a kânë si shef i furrës – furra, aja sipërmarrja, se i pat marrë puntortë krejt prej Zymit. Qashtu ishin k’ta zymjant edhe k’ta, e tash na për Lypjan edhe prej Lypjanit po shkojmë n’Firizaj, te ata po rrimë ja dy, tri ditë aty edhe tanshi... shkum’ n’Lypjan na kah... dymndhejt [12] sahati u bâ, murrem kah i’ gjysë buke më ni furrë qaty, edhe tanshi kamë udhëz vozit, se s’dishi rrugë ka me shku... Vozi e dishmi që shkan n’Firizaj, udhëz vozit tanshi, gjithë ditën ecum, n’aksham shkum, mrrim’, e tanshi aty nejtem ja disa ditë: ai te bâba vet, e une te axha Prek qashtu. Edhe ajt, ajt, kur Mikelit Mej’s ia kishin pas dhânë... e kish pas marrë ai furrën e Ton Bal’s, e Tonit Balës, sefte at’here për me punu ai, për mu qitë simit’ e samun – se jo bukë, po millin me marrë prej firmës e qatâ me qitë simit e samun. E, ai artak me dajën e vet, me Lazer Karhanin, edhe po thatë ai axha Prek: “Ej bre, ai Mikeli pe lyp’ ni shigert. A kishi shku?”. “Po mar – thashë – po shkaj shegert”. Unë s’disha kurgja n’furrë – për qashtu me sitë mill’ e asishna po, po k’to puntë tjera mu... asi, jo. “Po, mar’” thashë “shkaj”, edhe shkova te ai... Ke e shtune atë ditë, pazari, edhe nejse, vazhdum’ mu punu aty. Ata dy punajshin, Mikeli i Mej’s me dajën e vet, daj’ Lazer Kërhanin – dajë ai. Mikeli u çajke herët me gatu simitin, mas atij tanshi edhe na, u çake edhe ky Lazer Kërhanit, ai samunin, edhe tanshi simitin ato mi punu, mi maru, mi asi. A, me gatu u çake Mikeli përpara. E, bili niher’ kur, kur u çu – se at’herë u dùke kur i marajshmi puntë, tanaherë u dùkki me mush’ furrën me dru për mu terë drutë, për mu çu nesrit me vazhdu punën, mu kall’ drutë, edhe na atë ditë... edhe u dukke me shti ni vegsh me ujë t’nxehtë aty, se kur t’çohet, me gatu simitin – ai me ujë t’nxehtë gatuhet, ai s’gatuhet me ujë t’vaktë a k’to senet, po duhet me nxehtë mirë – edhe na kishmi harru, kish harru ai daja me shti atë vekshin n’furrë... Kur u çu ai oppp meebeevekk s’ka, e taaa, tu’ bâ nervoz ai e piskit e asishna, po nejse, e mushi ujë, e shtini aty t’ju kall’ zjam’ atina me gut’, me nxehtë ma shpejtë... Ai kur t’i krisi vekshi, vekshi i dheut – aâ t’dheut, se k’to senet tjera s’ka pasë, veç t’bakrit, e u bâ piskam’ aty... veç diqysh dulem n’sabah me qashtu... Po nuk shkaj shume, ja tri, javë krejt shkaj aja punë... E zunë k’tâ ti’ ble drith n’pazar, grun’, e te çu n’mulli me blujt, e tanshi me sitë e me asi, e me qitë ky; e ky s’kish t’drejtë atâ – kish atje me marrë n’firmë millin, atâ, edhe ia nalen punën... S’ka mu punu mâ! Shka me bâ tash... pa punë shka me nejt’ tash aty? Hajt po vij të shpi..., s’ka pasë at’here për mu udhtu ti kur t’dush e shka t’dush... a kânë ni [1] autobus krejt, po edhe ato mi rezervu bûletet me t’gjofshem najkûn: ku me marrë at’ bûletë! Aaa, po thojnë kâ kamjonet shkojnë për Neredime atje, për dru. Atje n’Neredime e kanë pasë furrën k’ta Nushi i Mej’s me Seben e Markit Tonit. Ata qitshin bukë për puntort’ që preshin dru atje, e sipërmarrje si me thânë, përduzeç krejt, jo private ato, edhe me shku deri aty, edhe prej atyhit mu del khâ, knej kah Budakova, e knej. Une ‘ajt, i hypa do kamjonve që shkojshin për dru atje, edhe shkova te furra... furra mshel’ ... ooo, atje bjeshkë, mal, kah m’ja majt’ tash? Ajt se p’ja msy kamë përpjetë edhe dal n’ket anë knena e shâh vénin – a di – n’ket anë. Qashtu, edhe ia mshova malit, a din, përpjetë, bjeshkës, ish aisht e madhe, po dola... Kur dola n’koder, po shihen knej kah Mushtishti ato, ni rân dru, metra t’druve, da’ kamjona tu mushë, po tash unë pi pshoj drejt teposhtë k’tyne, ara, livadhe shka janë ato... po s’kqyrsha rrugë, veç kah t’i bij, drejt mu shku qatje, mu del atje poshtë... I dola atje, po ata m’shkun’, po kur erdh nja mu shku mu mushë apet, pi tham une atina: “A ban une mu t’pritë ty qitu, kur t’kthehesh ti mu shku për Përzëren?”, tha: “Po mar’, bân”. Ai shkoi atje, qatje n’Mushtisht, atje u dokke n’bythë t’bjeshkes te Mushtishti, e une khâ, shka po di nifarë vendi... qaty ish ni lidinë, da lisa t’mdhejgjt qaty, pe pres... prit, prit, prit, u vanun’, eee, po afrohet dilli mu pranu. Kur erdhën dikur, kur erdhën, eee ata kabinën plot, ish arxu ni puntor, e kryt lidh’, e kishin shti ata dy n’midis; ata po thojnë tash, “Eee, s’ka vân’, s’kem ku mu t’marrë se ky punëtori â lenduen e s’patem çare pa e marrë”. Eee, po shka baj une tash... tash k’tu, ju prita juve, tash nata. Tha: “n’dash me hyp përmi dru...”. Hajt, përmi dru – përmi dru... veç mos mu nejt’ aty, përmi dru, ato, po s’ecki kamjoni sikur traktori tash, se ato rrugt’ pa asfallt, s’ka pasë asfallt. Asfalti tek â bâ vonë, n’58. Edhe erdha n’Perzeren, bujta n’Perzeren, qashtu qi mrrina te shpia diqysh. A di, jeta problem tanshi, e sa here... niherë, apet tanshi na murrën, mas k’tu, bili â kânën ky Qazim Barami, â kânë kryetar i komunës, ky i Libizhdes, baba i k’tij Bâjarit (qesh). E, ishmi k’tu ‘ja pesë-gjashtmejt [15,16] vet’, prej Zymit u çuen, bili ai na çaj’ n ‘Perzeren kamë – edhe ai vet’ kryetar pse ish, s’ka mjete... Kur shkum’ n’Perzeren, qitu përmi komunën që â tash, âsht ni ndërtesë tjetër e madhe, âsht n’kat kshtu, e hymjen e kish pasë si n’âbarr, ni âbarr t’vogel qaty. Aty u kânë Birorada kishe, thajshin ‘kja për punësim’, e â kanë shef ni Nikollë Gjergji, shefi i Birorades. E aty tashti na shtin’, dhe po thojnë, “Hajt, tash duhet mi bâ kontratat k’tu”, se pa kontrata, qe tash qishtu nisen ata masi mu ikë... kur ta bajshi kontratën, mu ikën t’dënajshin. Ky Tuna i Nres’ bili pat ikë e pesumejt [15] ditë burg e çun’. E tash, po presim na mi bâ kontratat... Kur erdhën reni te une, s’kisha letër t’njoftimit. Po thotë: “Leter t’njoftimit?” – “s’kam” – “ooo, pa letër t’njoftimit s’bahet kontrata” – “a s’bohet?” – “s’ban. Hajt tjetri, tjetri”. Kur erdhën Marki, Mark Muçës, edhe ai ish, edhe ai s’ka letër t’udh’s, “ee, s’bon edhe ti”. Atyne tjerve krejt e bân kontratën. Kur Qazimi na murr neve, “hajde” tha, “tash shkojmë tha në sub i nxerrim letret e udhve”. A’ kânë subi kâ nelt te Shadravani, atje ku e ka ky Syla qebaptoren, kja rruga tjetër – tash e kanë ndreq’ k’tâ qat’... si shka kanë bâ, si hotel a s’di shka kanë bâ, qaty ngjit për duna... po â kânë do shpia t’vjetra ato, qaty â kânë subi, janë kânë shpia t’mira, ato, t’vjetra. E tash shkum’ aty, hajt tash ish masdrekja, kry punja, ish bâ akshami, ai po hin atje te naçallniki, edhe serbisht ai po nihet, a Marki dike serbisht, une s’dishna... Po nihet ai tu fol’ qishtu e qishtu “kam dy puntorë mi çu për atje, letër t’njoftimit, ai “ne mozhe” (ser.), u ni t’i thânë, “ne mozhe, vidizh kako je vreme sam” (ser.); Marki “Shuj se pshtum’ (qesh), s’po na jep, s’pi jep letret”. Nejse, kur duli ai apet, tanshi “hajde me mu” – ai apet po dan me na çu. Ato rrishin kamjonet qaty ku ish Theranda, Hotel Theranda tash – aja’ s’a kânë aty, aty ka pasë ni pjesë tjetër knena kah reka – qaty rrishin t’parkum’ k’ta kamjonet, autobus, autobus, â kânë krejt njâ i Rizvanollit t’Gjakovës, qaty  mushke, qaty shkajshin, qaty rrishin edhe drejt e aty, se i thanë qi “ka shku, ata i kanë çu”. Kur shkum’ aty, edhe ata kishin pasë shku, e tanshi metem une e Marki (qesh), bujtëm n’Perzeren te Nreja i Lleshit në furrë – furra â kanë furrë e kishës, ai a kânë, punajke aty – e neserit erdhëm te shpia, e po du me thânë, sa jere problem a kânë jeta qashtu. Po, po tanshi mas, mas vitit ‘50 unë pata shkuen, e çelën k’ta ni furrë n’Fushë Kosovë.

AK: E kush e ka çelë furrën?

NL: Hila i Naut Ivanit, Hila i ktyne, i Naut Ivanit, kushurin i k’tyne Kolivanve, i ktyne Nreces e Prekes, i qasej familje. Po ata kanë pas del n’Firizaj, me nânën e vet ata, e ai ni furrë t’ni shkaut atje, e kish pas ndreqë shkau furrën edhe me nshu me qiré. Ia ka marrë me qiré, dhe e thirri tanshi babën e “jam artak” – ai dul tanshi prej Cerpanjies k’tu, e aty tanshi si shegert, edhe une apet  shkova qatje. A, atje kam, tanshi kam punu ‘ja ni vjet, ni vjet e gjysë qishtu, e at’here kur kam punu une, at’here s’â kânë asfallt rruga për Prishtine – aja Fushë Kosovë e Prishtinë, qatere ke ndreq’ ni ndertesë te spitalet. Prej spitalve tekterti në qendër, atje krejt ato janë kânë ara, pa asni shpi hiç; e qaja ndertesë, e vetmja ndërtesë ke ndreq’ qat’ere. Qatje spitali, spitali; atje veç me autobus se në kamë s’kishin, e autobusi ish prej qendrës me shku deri n’spital edhe kurgja. Ai â kânë, ai Hila me vllaun e vet Doda, ata dy edhe na dy – unë me babën tem edhe ata dy, katër vet’ qat’r punajshmi n’furrë qaty. T’diellve s’punashmi tanshi, hajt... Ai ish kanë marakli n’plluma, si pllumaxhi, t’diellve “hajde mu shku, t’shkojmë n’Prishtinë atje, da pllumaxhi qatje kah mahalla magjupve, kah stanica vozit”. T’ju hike rân atyne, kamë shkajshmi, e atë ndërtesen atje e shisha, u ndreq ni spital qaty, thajshin, u shike ajo prej s’lergti. E tanshi shkova ushtar, ushtar, qashtu dy vjet i kam pasë.

AK: Ku e ki kry ushtrinë? N’çfarë vendi?

NL: N’Serbi, n’Valeve, Valeva âsht qitu – Çaçaki, Valeva, ato pjesa e Serbisë. E at’here ni datlind’ shkojke, si me thânë ‘32-ja, krejt kemi shku për ni ditë, na mbludhen. Prej k’tuhit â kânë Toma i Simanit Gjer’s, Kola i Nrej’s, Uka i Kol Ivanit – po ai â kânë si përkohësisht, jo si i smut’, nuk e murrën përiheri. E, qashtu, une me Tomen patëm shku nëpër urë t’Krejkit at’here, edhe Zefi i Leks e, e aja ura e Krejkit e ka pasë k’të pjesën knena t’prishne, tashni që u dukke me u hyp’ nëpër ni dru e atje tanshi anej dilshe kamë, kalojshmi. E n’Perzeren atje, krejt te stadioni ku po lujn’ me tap, atje ish mush’ ding, me kamjona, kamjona da t’Italisë – “Oma” janë kânen, me prikulicë, ksi kamjona t’ri; i murrën at’here kumudit’ qysh shteti... E, me qata t’u mushum’ na n’kamjon përpara, qishtu n’kamë kamjoni, e aja prikulica me kofera, se për n’ushtri u dukki me pasë koferin me marrë me veti. A’ kânë do kofera, atë dimensionin e kanë pasë... s’di qysh me thânë, qishtu, as s’u bajke n’krah as anesh, se si i gjanë qasi, edhe n’krah s’ûn e rrethajshe kshtu... e qaty ma s’keqi ishmi me ta. Po ata, nejse, i kishmi n’prekulica e na ishmi n’kamjon. E t’na çun’ n’Pejë. Kur t’shkum’ n’Pejë, aksham veç atje, na çun’ atje n’park, n’Karagaq, ni ndërtesë atje ish kânën qatje; na lanë gjithë natën. Bujtëm aty. Nesrit tanshi, stadioni a’ kânë te “Vorret e Gata”, tash aja â mush’ krejt shpia. Vorret e Gata â kanë qaty prej hotel Korzes, si hishi pak anena, a’ kânen do vorre aty, po aja a kânë lidinë... e, stadioni i rrethun’ â kanë me drrasa, rrethun’, stadioni për me lujtë. Qaty n’stadion, atje e kishi ti pozifin, vojna poshtë, e kishi at’ numrin, e tash ata i kishin ngul’ ato t’vojna poshtes ku ka me shku; ajaajaai, tash ti u dukke me kqyr’ pozifin edhe me shku me gjetë at’ numrin e yt ku ki, edhe mu nel’ qaty mu pritë. E, qashtu u mblodhëm na, e aty erdh ni prej Jedinices atje, që kish me marrë at’ vojna poshten, ai ushtari, ni ‘vllaxhivodnik’ i thajshin pak... [nuk kuptohet]. E, ardhë ai tanshi, na bâni gati masdreken n’vâz, edhe s’kallxâjke ku ki me shku hiç, víq “ju jeni t’mit’”, edhe qat’ numër tetanë e kishmi; iu kqyrke te tanve pozifest, qysh, numret qe i kishmi, e n’vâz e n’Beograd. E, n’Beograd tanshi hypum në voz, a kânë ai uski kollosek, ai ecke kadele... “çira” i thajshin përpara. Kur hypem n’qata, vagoni sa qikja odë â kânë qishtu, e unë me ni vagan, e Toma i Simanit n’tjetrin, u shishmi aty... as s’dishi, s’kallxajke ku jem tu shku... E, kur u nis rrang a dang e rrang a dang e rrang a dang e ooojttt, po ecë, kur aty n’Obrenovac – prej Beogradit, dulem shkum’ n’Obrenovac. Tomen e zhdrypen qaty; une, po vazhdojmë ale’, shkum’ n’Vllajkovac, atje na zhdrupen qaty, thanë me pritë ni tjetër. Ai shkajke për Qaqak, e na u nalem. Kur erdh tjetri, e qat’r na kallxai, tha, “tash jemi tu shku n’Valevë”. E ai shkajke deri n’Valevë edhe, e n’Valevë tanshi aty kem shkuen... E, unë jam kânë ksi “alteleriski jadenica”, me kval. Kishmi kval, n’sabah na çajshin mi shku mi kasagit’ e mi dhânë ujë, e qitë e m’ju asi e, tanshi ditën, kur kishmi vezhbe mu delen, se kata gjatë kval me ngre ni top; k’to kah dy; kah dy, e k’ta tashti... ti i kishe dy kval; ai dy kval, ai dy kval – tre vet’, si me thânë, ishmi na, njanin e kishmi na për mu hyp’ edhe ato rripet e ato, mu lidh’ e me ngreh topin, e qashtut at’here. K’saj here kishmi vezhbe veç “jahane” i thajshin, veç për me hyp’, veç ka ni kalit mi hypen, edhe bajshmi, ngajshmi qishtu n’kruhn, me... rand’... qysh mu ecë, qysh mu... herë qysh duhet mu ngâ ma shpejt, e herë qysh duhet mu ngâ ma kadele, qysh duhet mu ecë k’shtu, e, hehehe... qishtu gjashtë muj, gjashtë muj aty. Bili, le se kam pasë punë me ta, po e din, s’ia kam pa sherrin kvalve, se da t’hajshin n’dham, atij u dukke... da’ edhe sillshin shkelma, po u dukke mu rujt’... tashti kur u dukke me komandë mu hi me i kashagit’ ata, ai kali ish qishtu, i kish ka’j dru knej, anej; tjetri aty, tjetri aty... ti u dukke tanshi mi nejtën gati me kashagin aty përmas... na qitke nje, ti u duk’ke hy futtt atje – e kish ai; mos mu kânë ti i pergaditën diqysh, mu hi shpejt ai, ata që sillshin shkelma ata... qitke shkelm, po ti u dukke me gjujt’ përpara. Po u msum’, thajsha “aiii” sefte nihere, thajsha: “Kuuu po qysh çohen mar’ dy vjet k’tu!”, po diqysh u ‘psum me ta, se mâ, kur t’dilshmi me hyp’ ajt napër teren, qashtu varg tetanë ishmi n’kval, ai komandanti qi na qitke, ai kapetani, ai e kish kalin e posaçem, vet veç për mu hyp’, mi hyp’ atina. Ai përpara kah herë ngajki, yyy na tu ngâ mas tij me rân’ – jo mu nga kshtu kush sa t’munet, e, po rân’ kvalt krejt... dikur tu nalke atje, na bërlll kuuu, qataaa piskate, hehehe, e qashtu. Po, po kur u bâ, bân’ gjashtë muj’, e kryshe atë obuken, tanshi ishi ma i lirë, nuk kishi mu del’ në ato vezhbet, ma i lirë, e ne na erdh reni me na çu n’punë, mu punu. “Vojna krazhavniqka përduzheqk” (ser.), prej Valevës n’Sarajevë, po na ‘ja tedhejtë [80] vet’ jemi kânë prej, qaj far’ grupi, n’Sarajevë, prej Sarajevës, ngat’ Sarajevës asht’ ni Ogjiç, qatje mu punu; ni ujë, ujësjellsi, ni pjesës atij shehrit prej bjeshkës qashtu, qato kanallet ti’ çel’ e t’ju qitë e, t’ju asi, ni muj ditë. Pas ni muje, hajt thanë mu shkuen, kem mu shku, tjetër vend na çun’, Pazariq, atje kah... ma ngat Mostarit qanena, n’Pazariq atje me ni far’ lidine, ish kânë aja oficirska shkolla... veç baraka kishin pasë ata, oficeret tu ‘psu, e baraka, po ishin kânë t’ju maru kasarnet atyne, ksi t’mira tanshi. E, ata mu punu tash, na me ata mjeshtrit m’ju afru, a gurë a, tulla a shka t’lypet, a mallter a, qatynë m’ju afru – ata mjeshtrit, civila ata, ti’ punu. E qaty at’here â kânë ’53, po ’53 ke vjeshta, e at’here â kânë kriza e “tërrstit”, “tërrst” at’here kushe Jugosllavia dajke ma marrë tërrsitn gjatë lutës, e ata Taliat anena, po, po aty kish hy Amerika – as ata as k’ta, po, po k’ta dajshin Tërrstin, ish ajo propaganda “zhivot damo, Tërrst ne damo” (ser.) a di, “Jeten e japum e Tërrsin s’e japum, Tërrsta âsht e jona, e Tërrsta âsht k’shtu...” e, ooo shkrujke ajo gazeta, vojnik i ushtrisë, â kânë ni Shefqeti i Restelicës, Restelicës qiknej kah Deçani, e ai dike, âm gjuhen e dike edhe diki me na spjegu, me lexu. E lexajki gazetën, e qaty ishmi na, eee gati krejt s’e spremena, krejt polluzhaj veç urdhni mu gjujt. Eee, nanen, shka po bahet... kur e kishin çu njâ prej Jedenices jonë, prej Valeves ni komandel të odelenes jonë, ni harvat, mi marr’ katër si qaja’ bataria jonë që ishmi n’punë atje, mi marrë, se atje po duhet me kompletu batarinë n’Valevë. Kur kish ra me emen – une, ni bosanac, ni harvat, katër edhe ‘jâ (1) tjetër po. Eee, thajshim ku ia qillâj tash... na bash mu shku atje, a qaj bosanaci â kânë Halilojç, Dervish emnin e ka pasë – Haliloç Dervish. Ai kajke, thajke “ja ne... o temperaturat”... hehehe. Po po ky komaniri qe ish, ni poroshnik â kânë aty, qi ishmi nar’ komandën e tina, ai tha, “unë s’muj mi lshu pa, pa urdhnin e pukuvnikit i “Vojna krazhavniçka përduzheçk” (ser.). “Ai asht’ n’Sarajevë, shko atij, merri leje prej tina, at’here muni mi lshu k’ta”. Ai shkâj atje, nejse, kur ka shku atje i ka thânë kshtu, kshtu, kshtu – “hajt, bezhi te, ostali na çetri vojnika da uzmit od avde” (ser.) ,si mu thânë mu udhtu gjithë ditën e mu shku ti atje për katër ushtar – “ster stali na çetri vojnika” (qesh) “ne mozhe” (ser.). Kur u kthy, ai po thatë “jo, se...”. Aooo, çfarë gzmi... çfarti, qy, metem pa, a din, mos mu shku n’luftë. Edhe ai kohë-kohë, po dikur e vendosi atâ, Amerika ia la atâ Italisë edhe k’ta dulen kâh n’breg n’Sezhan aty, tanshi thajshin: “Aaa Zona A, Zona B bishe nashe oba tve” (ser.) kâjket e pallavrat shkret’, jo e kemi marrë apet, mirë jemi, po shkaaa shehrin e kish marrë ai; aja granica e parë kish ardhë n’breg t’shehrit. E qashtu u kry aja’, e tanshin Vitit t’Ri ata veç na nshun’ prej atjehit mu kthy n’Jedenicë. Edhe na me, kah Sarajeva, bili dimen â kânë, borë â kânë, erdha; si erdhëm aty n’Jedenicë, na nshun’ na, n’pushim, kishi at’here tetumejt [18] ditë t’i jepshin pushim... bash qit’ mujin e parë une pushim qishtu. Um’ erdh qishtu ‘ja tri, kater ditë para Shmasjanit mu kthy, a di, që u bajshin ato ditë... o, bili at’here, se kur vishe n’solah, ‘n’solah’ i thajshin – pushim, k’tu, u dukke mu shku mu lajmru n’komune, qi ki ardhë, edhe mu t’regjistru ata qi ki mrri, je k’tu. E m’kujtohet si sad, shkova, â kânë ni fluskë borë k’tu, ti’ shku ku âsht’ abullanta tash, aty â kânë bashçja Gjergjit Palit, edhe po, komunja at’here s’ish rrathu, batallis’ pa gardh... unë hina drejt qaty, mu trupi mu shku, komunja atje, te komunja, aty bash qaty ni qân... se kah u gjetë s’e di, kur t’mu turr hyyy rrothull, mora do kokoreka, ata t’binë ata, t’thatë qishtu, eee shkula njâ qashtu vëzhg, edhe e prita at’ qenin hehehe... edhe ‘ale um rrin diqysh si, kur tu m’bjen nër men aja’ qe pe shoh qysh at’here. Po, erdh dita mu shku apet, mu shku mu sh’lajmru qe jam tu shku edhe s’ka... Si shkova te anena, ka’ bora vip e vip e vip e vip, edhe atje borë, borë, borë, borë, e at’here k’ta kanë shku mu blujt’ me shpinë, se s’ka mujt mu ecë as kali as... prej borës madhe, k’tu.

AK: Ku kanë shku? N’mulli a po?

NL: Ni muj’ ka zgatë aja; mu për pak nuk um zuni k’tu. Aja’... shkova, e ata që ishin n’pushim, qata, da shokë t’mi tjetër kéh, i zuni bora, edhe ni muj ia vazhdun’ at’here. E une, për pak mu m’pas zânë k’tu kisha, metë edhe ni muj, po s’um zuni.

AK: E ku kanë shku me blujt’?

NL: N’Libizhdë, kjaaa n’Kushni, qitu te Dedit âsht’ aja kah t’shkajsh...

AK: Veç qaty keni shku, a edhe najkund tjetër, me blujt’?

NL: Na qatâ ma ngat’ e kemi pasë, po ka’ mullini i Xharrs, kâ te Romaja, aja’ mullini asht’, ‘mulli i Xharr’s’ i thojnë atij, edhe mullini i Vakafit, ma poshtë knena. Ato janë kânë, po për ne ato ma larg janë kânë, për ne, për k’të anën e jonë, se na k’tu kah Mallaki, e atje n’Libizhde â kânë, aty janë kânë dy mulli... âsht’, njani âsht ‘alé, e tjetri â kânë ma nelt atje. E ata tanshi kallxajshin k’tu qi kanë shku mu blujt’ me shpinë, ran’ qashtut, herë ka’j strejcë, me gra, e kush ka mujt’ – gra e çika, djem e krejt. E, ka zgatë aja’ ni muj’ ditë. E at’here, qe po t’tham, qi erdha n’solah, kam ardhë at’here kah ura Gjanve, qikja’ qi âsht’ tash.

AK: Ku? N’cilin vit?

NL: A, kur jam shku ushtar... fillimi i ‘54 â kânë, se aja’ n’53 ish kan’ ndreqë; aja’ qasej kohe që kesh unë ushtar, se kur kûm shku, kam shku kah ura e Krejkit – anej kemi shku se s’ka pasë urë k’tu. E, kur kemi ardhë, kur kam ardhë n’solah, n’qit mujin e parë n’54, at’here tham që âsht’ nreq’ ura, â ndreq’ ura. Unë kam ardhë kam tanshi kah ura, nëpër urë t’Gjanve,ë... po kur erdha te Gurra aty mu ngjitë, pa rrugë qashtu, tash veç kodrës, ‘alé s’ish formu asni rrugë veç rrugë për kval e ka’ kanë ecë me kval gjinja, e qashtu prej qat’erit. E tanshi, kur u ktheva – se kishna dy vjet, po – gjatë kohës, u hap ni prapagandë qi kanë mu na shkurtu, kanë mu na asishna, jo me na i zbrit’ gjashtë muj, mu na bâ ni vjet e gjysë, e, “jo po”, “jo jo”... qashtu aaa. Kur, ni ditë ai, gazeta, qaj Shefqeti pe lexon, po thotë: “Rok sluzhbe asht tve godine, për mornarica, garniqart e ata tri godine.” (ser.) Aiii, tu ftâfem krejt... Kur, ni ditë, masi hëngrëm drekë, kur po thotë, “ka mbledhje n’batarien qikaq atje”. Kur shkum’ atje, tash na tu mjeru tetanë qi po dojnë me na kallxu taman qe mos rrehi shkret... kur ai ia nisi fjalimit, po that’... – a kânen muji i dytë, funi i mujit dytë, fillimi i marsit – po thatë: “deri me pesumejt [15] mars, mi pasë teshet krejt k’tu”. Pyyy, na n’kamë, ooo na, a di, se po na zbritë veç gjashtë muj, gjashtë muj – ma pak, se mi ra për mi bâ dy vjet, u dukke dej n’vjeshtë mu nejtë. A, kur po that’ “deri me pesmejt [15] mars mi pasë teshet krejt k’tu” – aaau çfarë gzimi; ni vjet e gjysë me na shkurtu. Nejse, i çum’ fjetë tanshi me tesha, aaa vishin teshet me postë, a... çfarë gzimi... ti’ kallxu njani-tjetrit na, çfarë tesha; pa tesha, qashtu qi kur me katër prill tanshi “Hajde”, t’bajshin zô, “dishi teshat, merri vishu civil, qaj, shko”, na ipshin bukë me veti ato, erdhëm n’shpi. E, u kry si me thânë, ushtria. Tanshi mas ushtrisë, at’here n’54, n’54 unë n’vjeshtë jam, n’pranverë, erdha me katër prill, e n’vjeshtë tanshi jam martu. At’here gjatë verës, hajt tash qat’ere â kânë reni i jetës qashtu qi kur ta kryn’ djeli ushtrien s’ka... at’here duhet mu martu, se s’ka shka mu bâ mâ at’here... ee jashta ai që s’ish i fejum’: ai që ish i fejum’ mu martu, e ai qe s’ishe u dukke me ngâ m’i gjetë nuse. Thajshin, “djelin duhet me martu, me shit’ token e me martu djelin... se marre. Ma vyshem âsht ajo martesa e djalit, se token që run’ ti” – mu thânë “jo s’kam me martu”. E, qishtu tanshi filloi jeta, hajt n’Gjakovë, herë po, herë jo, e masi u martova pata shku n’Gjakovë. Tanshi s’kish punë edhe për ne, e pata shku me rrogë n’Mitrovicë, Lazri i Tun’s Joz’s â kânën artak me k’ta t’Ramajës, me k’ta Qenet, â kânë ni Tahiri, Tahir Nuredini me ata, ni furrë anena përtej urës n’Mitrovicë qatje. Po, edhe atje qashtu punova ‘ja tre muj, ja, at’here buka, ai milli â kânë me grad’, me grad’: si me thânë, ta jipshin shteti, po u dukke, s’kishe drejt ti me përdorë keq atâ – me shit mill’ jo, bukë me qitë. Ai Zeneli, kushurini i Tahirit â kânë, ish aty, na ishmi puntortë natën, tre vet’ aty qi punajshin, e na tha: “Kqyr se vjen njani, ni thes mill’ natën...” ia kish marrë paret ky, thanë “hajde merre natën”. Ai erdh e murr natën, na ia qitem n’shpinë, shkoi. At’herë thest – jo thes sikur tash nizet [20] kille asi – thastë tedhejtë [80] kille, niqin [100] kille. Kur, ata e kishin lajmru n’komune... aaa, kur e thirren ata, ai tanshi tu u mbrojt’ kushe jo um pasken vjedh’ puntort, a janë kânë kâ n’tjetrën furrë... â kânen Nau i Nrek’s Dodallve me Tonin e Frrokit Nocit, e k’ta puntorë – ish Nreka i Markit Nrek’s e Noka i Tushit Nocit, ishin punëtorë aty, punajshin aty. “E qysh bre... po m’that baca Tan, ‘qysh bre kishit vjedh’ ju?’ Qysh mar’ kem vjedh’ – po ai na ka thânë vet. Kush ia ka marrë paret? Ai vet’ ia ka marrë paret, na ka thânë, na ia kemi qitë n’shpinë njerit, e vjen njeri e merr” Ëëë, ia nalen punën. E tanshi pca Lazer, ai ish te shpia, i çaj fjelë tashni ai, erdha atje, metën ata qishtu pa punë, ajt, ajt ajt, tanshi kish mu martu Nreka i Markit Nrek’s, qasej vjeshte, e po m’thojnë “a po rrin se edhe ai Noka u smu prej venve e asi... a po rrin te na masi...” I thashë “po mar’, rri, nuk shkaj te shpia; tash mu shku te shpia shka mu bâ? Me ata, me Nreken, Zoti jau baft’ dritën, kem punu aty”

AK: Prej Mitrovices keni shku – apo prapë n’Mitrovicë?

NL: Po, po, qaty, prapë n’Mitrovicë, qaty ish furra n’Mitrovicë edhe e atyne. Atij ia nalen punën, tanshi, e shkova, vazhdova te k’ta me punu. E prej atyne tanshi dola n’vjeshtë, bâll û bâ... edhe erdhëm n’Firizaj, n’Frizaj n’furrën e Gjok Augustinit, ai Gjini i Gjok’s aty me ata, axha Prenk me ta edhe qaty kem punuen. N’56, veres, ai ni furraxhi i Brezovicës, e kishin marrë vezhbe e iu kish metë furra mshel’... erdh aty n’furrë, po thojnë, “naj furraxhi mu na gjet’ najkun, e?” – “Hajt mar’, qe po ju gjaj” E çun’ Markin e Frrok Martinit edhe pcen Dod. E, tanshi ata vazhdun’, ja ni muj ditë, shkova me ndrru unë pcen Dod, aty janë kânën k’ta Kuçica, qisi bungalla a çka me ju thânë... t’shkepne, aja bregi anena s’ka pasën, ku âsht’ tash ai hoteli Narcisti, aja pjesë... Narcisti s’â kânë, ni hotel tjetër â kânë poshtë, ni katsh, ni restaurant poshtë â kânë; a tjerat janë kânë shpiet atje kshtu, e qatje â kânë ni shpi, â kânë edhe furra, n’qato shpiet. Aty ‘ja dy muj ditë kam punu edhe aty, e at’here prej atyhit e murrem n’Pejë. Ish ky Kola i Niks Gjelazrit, k’ta, ky baba i Prenes Hil’s Dodallve, qe âsht sha Hiles, baba i séna. E ai nip i ynë atje, e tanshi kish bâ zâ qi “a po ndeshi me ardhë, hajdi qatje, se e kam marrë qat’ furrën, qishtu qishtu...” Hajt tash me shku atje. N’56 n’Pejë, a tanshi n’Pejë, tashni kem punuen ‘ja nânt vjet tej n’65 aty; prej atyhit tanshi kemi del’, zu mu çel’ at’here rruga, nisin tu del’ gjinja, patën shku da n’Sarajevë prej Zymit atje, ai Gjoni i Simanit qatje shkai ai, punoi me t’madhe. Punajke gjithë qysh e, prej Sarajevës tanshi zûmë tuj del’ kah Vojvodina – krejt ato furra prej Maqedonve i merrshim, e ata para nesh atje napër furra... I kishin pasë furret e veta, po edhe fmit ti’ shkollu, po, fmit ti’ shkollu, po, ata... jo t’ju punu ata mâ n’furra – k’ta tu lodh’ i nshojshin furrat, na tanshi krejt furret e tyne i kem marrë qashtu: me qerè e pa qerè, e qashtu, jo mi ble... E aty, ja dy vena edhe aty kam shku anej, anej qishtu, bili pata del’ nihere mu lyp’, mu kqyr’ naj van’ se pca Dod, patën shku k’ta me Zefin e Tun’s k’ta n’Pregevicë, tash âsht’ ky djeli i Nreks Nre’s Bitrit bili aty. E une knena kah Banata, te Doda i Geg’s e ka pasë zânë ni furrë, nejse... shkova me bujt’ niherë edhe me kqyr’ najkund asi, bile aja m’pat lânë aty: “A po rrin mu m’nrru t’shkaj te shpia une” ai e kish çiken, bile aja i ka dekë, e ka pasë ky Preka i Mihillit Lazrit, e aja u kânë e pamartume, e une pata nejtë aty me tâ. E deri sa erdh ky ni javë a dy te shpia, u kthy, e prej atyhit tanshi dola unë, shkova jo ni furrë qatje n’Gjurgjevë, ma ngat’ Novisadit qanena, e aty tanshi e morën qitâ. Kem punu me Maten qaty, prej atyshit tashni, jo n’Kullë dulum’ atje, e Mata pat nejtë aty, e unë n’Kullë me Lazrrin e ktyne Prend Dejve qatje. Qatje bilum e kam pas dhânë edhe provimin për kerr. At’here u kânë n’69, veç, e aty ‘ja tri vjet kem nejtân. E, prej atyhit tanshi zûm’ kâ n’Obrenovacë, k’tu ma ngat’ Beogradit, e aty tanshi kemi ardhë, qaty kemi nejtë ‘ja tetumdhejt [18] vjet. 

AK: A ju kanë ngucë n’Serbi kur keni punu?

NL: Jo, at’here s’ish ajo, rrishi ti lirisht; a n’81 kur fillun’ k’to e mas, tanshi veç s’je kânë! N’81 që u bânë k’to demonstratat n’Prishtinë, e at’here veç ishi ashtu kshtu, a tej at’here hajt mar’ çfarti! U kânë viti ‘70 si me thânë, kur kemi hi aty. Qitshi bukë sa mujshi me krah, dy furrë krejt jemi kânë qaty n’Obrenovac: njâ u kânë ni serbian, në atë skej të shehrit; na n’kët’ skaj, tjera... kja e shtetit ka pasë, aja furra, po nuk kish kfalitet. A, k’to bukë dy killshe qitshi ti, qitshit, aty kem punu shumë. Po tanshi n’81 kur fillun’ qito demonstratat e pak ma asi, po ‘alé... tanshi veç dikur ma vonë, a tanshi e pamë edhe vet qi s’ish n’rregull puna... At’here zunë u rriten edhe djemt k’ta, k’ta se nihere kenë napër shkolla, janë kânë t’regjistrum’ n’Prishtinë k’ta tetanë n’fakultet: Biba, Toni, k’ta djemt e bac’ Kol, Agimi e k’ta, krejt atje, po n’qato demonstratat n’81 kur u bânë, aaa, e panë... e tanshi ikën, mu pshtu prej asej guzhves aty edhe tanshi mâ s’shkun’ hiç!

AK: Edhe atje ju kanë fillu me ju ngucë pak, a nuk kanë...?

NL: Po, edhe atje, tanshi edhe k’ta u rriten e, e shtym’ tej n’88.

AK: E n’çfarë ju kanë ngacmu? Ju kqyrshim shtremtë, a qysh u sillshin me juve?

NL: Paj, s’kqyrke shtremt, qaty vike, po natën ta thejke izlogin pëllooo.

AK: Sa herë ju ka ndodhë?

NL: Aja ku me ditë sa herë ka ndodh aja... ti e thirrshi policien, kur jo k’tij kerri ti’ kalu, i ka shkel’ guma, a gjujt guri, jo asi... nuk asishe aja, guri. Qashtu, jo, qashtu, po dikur edhe vishin edhe t’rujshin policia natën, po xhamin u duki me ndreq’ patjetër fill, a di, a thajshin “mos dilni jashtë hiç, vjen ta then atje – ti mos dil mu bâ kurgja, lajmra’ n’telefun”. E, qashtu, u shty aja ni kohë diqysh qenqe, po, po zumë veç tu interesu, tu kqyr’ mu del tjetër kûn, e at’here dulum’. Ai pca Dod veç e pat marrë, djeli pat shku n’Sombor, ky Engjlli, Zoti i baft’ dritë, atje pat shku me ni furrë. Tanshi e murrem qitu ngat’ Slavonski Brodit, n’Sibin, edhe aty ni furrë shkun’ Biba me Tonin, e prej atyhit tanshi jo n’Zagreb e qishtu me punë e pa punë; herë me rrogë e herë pa rrogë e ty k’tu... veç, me ’88 tanshi qat’ shpi atje n’Karlovac, m’thirren, aiii... i kishmi dâ pare qaty se e patëm shit’ da tokë n’Dedi, i patëm da livadhe at’here, e da pare i kishmi qaty edhe shkum’. E blem’ ni shpi aty edhe, edhe e bâmë furrë, edhe fillaj’ aty puna tanshi, n’88, n’89, veç qaty at’here u kânë tjetër punë... si me thânë, kur ia nisshi punën me qitë bukë, tanshi s’kishi ksi obligime sikur tash. Punëtorin jo, t’jytin jo, se kishi me regjistru e mu anej e knej e... aty pak; s’kqyrke kush, edhe nuk shitshi ti gjithshka aty n’furrë: bukë, kifle qitshmi, bukë, burekin veç vonë e kemi nisën, e qato. E kemi pasë ni fabrikë aty karrshi, e aja n’sabah at’here i ka pasë dy mijë [2000] puntorë aty. N’gjashtë sahati kur vishin n’punë, vlojke aty, kur dilshin n’dy sahati qishtu... ata që vishin smena, dilshin smena, plot gjinë si me thânë, e kish punë aty... si me thânë... u nis puna ma shkurt. Edhe veç ’90 at’here patëm pare edhe me ble kerr, a di (qesh), e qashtu qi fillaj’. E ’92 at’here djemt e kapen punën n’dorë vet, tanshi une kishna firmën te Mata, ky, se at’here s’ia patën pranu k’tina, e banum’ gati ni burektore bash atje n’atë rrethin shallat, shallat e spitalit janë atje, ja, ortopedska klinika, e n’qat’ rreth e ka pasën, ni ndërtesë e vogël â kânë aty, qaty edhe ia dhanë atë për mu qitë burek. E pat bâ gati krejt ’76 kur t’shkai ky e çaj atë firmën e vet... e ka pasë si uverenje, “Aaa”, thanë, “s’baan kja, nuk pranohet” e une e kishna, majstorski e kûm pasë, e kûm pas dhânen n’Perzeren, ma herët n’62 e kûm pas dhânë. E çum’ këtë t’jemen, po mozhe, e tanshi me firme t’jeme ka punu prej ’76; une jam kânë veç n’Zagreb, a isha punëtor k’tu n’Obrenovac, i sigurum’ jam kanë aty, po, po tanshi masi dola atje me firmë, at’here firma u siguruake atje, e atje tanshi tekterti n’penzie, kur fillaj’ lufta n’91 n’Kroaci, ’91, ’92, e tanshi erdhën. Atje lufta n’Kroaci u bâ e, nuk ia vazhdum’ mâ oguvorin Mates atje, u dasht me nshu Mata atâ, edhe e heqa firmën, edhe i qita dokumentet, veç i bâna 60 vjet une... At’herë i qita dokumentet për penzie edhe ma pranun’ se â kânë ni ligj at’here n’60 vjet mujshi mu del’ – jo me atë pensionin e plotë, po e kishi ni minus pak ma t’ultë, a kishi drejt mu del. Qashtu, i qita dokumentet edhe mu pranu aja fill edhe prej at’herit tanshi une n’penzie, prej ‘92.

AK: Ma shumë ke nejtë tani në Karashingjergj?

NL: Po, tanshi djemt e kapen punën atje, ishin k’ta për punë, e shpeshherë ju tham bili une... atë jetën teme, lirien teme qi s’kam pasë obligim ndaj kuj kurgja, prij qaterit e mas jam kanë i aftë për veti, si me thânë, mu ecë e mu shku e: me kerr kam shku, kam ardhë atje, kâ knej, anej krejt, krejt kohën si mu thânë kam ecë, e s’jam kânë i lidhën për punë kërkun. E di, qat’ jetë të lirë unë t’jemen që kam nejtë qysh kam deshtë vet, qi kam mujt’ me nejt’ edhe me ecë e me shku e kah kam deshtë vet. E, atje kur t’shkajshna, atje kerrin e kishna, me kerr s’kish nevojë me m’en’ kërkush kërkun; shkajsha, ato vene krejt i kam kërku si me thânë... rrethin e Zagrebit e, mar teposhtë bregdetin e tej n’Plloçe kâh te Shtjefni ishin k’to, a di, kam shku, kam ecë, e qat’ jetë e di qi kûm nejtë qysh kam deshtë, edhe sênet janë kânë, dugaja ka punu, djemt kanë punu, e mirë... Edhe tash s’jam keq, po tash jam lodh’ se (qesh), se vjet’... tash koha pe ban t’veten, tash s’ûn po ecëm qysh kemi ecë. Po at’here, kur i kam hyp’ kerrit k’tu, veç ni pushim e bajshna kur e kalajshna Beogradin, qaty te Shidi janë kânë dâ vêne që rrishin aty pushajshin gjinja, qaty ni pushim, edhe n’Zagreb. 

AK: Gjatë qasaj kohë sa ki punu në furrë, a t’ka ndodh’ najhere me marrë edhe grun’ me veti, a ma shumë ka nejt’ në shpi?

NL: Jaaa, aja n’shpi krejt, aja n’shpi krejt, a tanshi çika n’Zagreb kur kam shku, po, po kam shku... jo që e kam marr’ me punë e me nejtë se, po n’qat’ kohë tej kur kam del n’penzi une, niherë u kânë furra sefte, djemt janë kânë pa gruen, nâna s’â kânë atje hiç, aja â kânë k’tu se â kânë nâna gjallë, gjyshja k’tu – nâna jeme â kânë gjallë, a di, aja ka nejt’ po me tâ, e tanshi mas, kur kemi shku, kemi shku bashkë, si me thânë, kemi nejt’ sa kemi nejt’, ni muj’ a dy a, po kemi ardhë apet k’tu, kemi shku e ardhë, veç jo qi me marrën tashti me punë aja mu gjetë dishka mu punu – jo, veç mu shku me nejt’ për qef. E, krejt jetën na qashtu e kemi çu, gratë me veti s’i kem pasë asnjâ prej vllazvne. E tanshi, dikur n’kohën e fundit Nikolla e murr, pca Dod jo, edhe ky tanshi dul n’penzi, si dulem prej Obranovacit, at’here edhe e qiti për penzi e duli n’penzi ky, e Zefi e, Nau i Filipit qat’ere â kânë puntor aty e, se e nshum atë furrën e, a pe din, n’Obrenovace n’Serbie, e tanshi edhe pca Dod kur ka shku, ka shku me grun’ e vet si me thânë mu nejt’, a mu shku mi pâ a, a mu asi po... a, a kshtu për mi marrë gratë, se at’here si kem bâ izmet asej, tash na jami aty n’furrë e me ble ni stanë e ni sân e me shku me nejtë atje familja e ato – jooo, e kem pasë shpien plot k’tu, me djem e me fmi e me krejt, e me gjâ e me tokë e ato krejt; a vet jemi nrru, me pcen Dod jemi ndrru tana herët, a di qashtu, n’dy muj, n’tre muj, si bajshmi kurrë, e unë ma tepër ia hajsha (qesh) bac Dod, ma tepër kur vishna k’tu rrishna, se une punajsha mâ tanshi me traktor e di, k’tu, k’ta bujqsi e arët e ato e, kur ish koha e qasi. E, une ma tepër, pca Dod jo; ai kur ka ardhen, ai ka punu dishka po ashtu mu livru e mu asi, me shku nëpër ara, nëpër aty, jo; a me nrru n’furrë unë tana herë e kam nrru ata. E Nikolla tanshi â kânë, veç ka pas dalë me ni furrë me Lazrin e Nu’ Lleshit, k’ta kanë nejtën ortakë, n’Ogjak k’tu n’Vojvodinë, qitjè ngat Somborit, e qashtu qe ka shku jeta... mirë, si me thânë, me vujtje, me muni, me krejt po gjithë kanë ardhë senet, tanshi tu nu lehtu pak ma kallaj e ma tepër kushte, se ma t’mira, ma sene, si me thânën, une gjithë jam marrë edhe me mjeshtër k’tu te shpia k’tu. Qikja shpi kur u ndreq’ k’tu, kjo n’73 â ndreqë kjo, e unë po them krejt, nëpërmjet meje, si mu thânë... kja e aja atje e, krejt qito çka janë nreq’, si mu thânë, une i kam pasë për dore, vishna ni muj, dy muj... kishmi mjeshtër qashtu, e ma shkurt jam marrë unë me k’to puntë e katunit, ma tepër, e për me ndrru bacën Dod une kam ndrru tana hert’.

AK: E baca Nok, a mundesh me na tregu naj sên çka ke majtë men’ prej kohës së [Aleksandar]  Rankoviqit? Qysh e keni pasë atë periudhë të jetës n’Kosovë?

NL: Koha e [Aleksandar] Rankoviqit â kânë at’here n’vitet e... nejse, at’here prej ’48 qi u nda Shipnia, si me thanë, u vnu kufini, se tej ’48 â kânë, po u hanshin, k’ta vishin, dilshin, drith’ përpara napër Romaja e nëpër knena Rugovë e knej, me kval u ngjitshin përpjetë, shkojshin për anej për Shipni, po tanshi dikur, kur u mshel me ’48, at’herë u bâ si me thânë... stroga, se ai met’ me sistemin e rusit e k’tu u nryshu pak... kja politika e [Josip Broz] Tites, e at’here tanshi u kânë kufini, â kânë strog, si me thânë, kufini i rreptë, at’here kishi kontrolla, kishi sene k’tu pari. E tanshi, hajt qashtu komunja â kânë k’tu n’Zym, e po, zu tu përtri pak ma mirë, si me thânë, at’here dasmet që janë bâ, at’here janë bâ me def, tupana jo. Baca Kol a martu qashtu me def, pca Dod qashtu me def, Zefi i Palit...

AK: E kur kanë fillu me i marrë tupanat?

NL: Tupanat me ’52, Biba i Lazrit kur a martu, Lazri i Seb’s... ni djel t’hastretit, ata i kishin tokë e, kush kish tokë, qi kish drith’, qaj â kânë pasaniki ma i madhi, si me thânë, bukën e vet e ka pasë – jo me ble, si me thânë qaj e ka ní veten ma mirë, e ka ní veten ma mirë se s’ka ble drith’, e mas atina me ’54 kur jam martu une qitu, ma s’pari k’tu kem marrë tupana, se k’ta përpara janë martu me def krejt.

AK: Edhe burrat kanë kcy me def?

NL: Po, po, qaj âsht’ def, dare krejt... janë kânë do magjupe qitu n’Breg Drini i kanë pasë shpiet qaty, aty janë kanë Cimja, ni Shkurta, ni...

AK: Ato i keni thirrë?

NL: Po, ata vishin me def, magjupen me goditë, babgjyshi at’here kur u martu pc’s Kol me ‘46 s’dajke dere, se iu kish mytë ai djeli, si me thânë, djeli i kish gati 10 vjet qi â mytë, “s’du mu pasë dere une, djeli mu ka myt n’ujë at’here, qe, 10 vjet i kish bâ”... at’here â majtë gatë zija. Edhe, ish ardhen magjupja n’shpi, nata e dasmës, se k’ta tjerët i kishin thânë k’to, aja s’guxajke mu del, thajke, “me pa unë k’tu e shky’ magjupen”, ‘sha bac Gjin â kânën aja, â kânë llafazefk, â kânë e zoja kshtu, për gjithçka – “axha Frrak, bre vanë bre duhet, bre, shyqyr që ka ardhë” Se k’ta i ka pas marrë gjermani at’here, k’ta u zunë atje rob si me thânë, k’ta amerikant e englezt i patën zânë e tanshi i patën marrë, tanshi mas kohës ’45 s’i ka ditë kërkush se ku janë – as a janë gjallë a s’janë gjallë. Kur kanë ardhë në Shkup, veç i kanë qitën, e prej Shkupit ni libizhdak i kish pasë pâ atje edhe e ka pru fjélen k’tu, “se i pashë qita; qita; qita” bile i kanë pas dhânë bakshish atina me ’45. E, me ’45 kâ kanë ardhën, në Kaçanik, i kishin pas nel k’ta partizant, nejse, k’ta, si pat hi partia k’tu. E, kishin pasë pshtu diqysh edhe prej atyhit, e kishin pasë ni spisak e ni sanë e qashtu.

AK: Kush e kush janë kânë, edhe një herë, rob? Kush e kush janë kânë?

NL: Â kânë baca Kol i yni, e janë kânën k’ta t’katunit, janë kânën Lazri Tun’s Joz, Lazri Nu’ Lleshit, Pali Nozit, Nreca i Kol Ivanit, Frana i Kol Fran’s, janë kânë ‘ja ‘izet [20] vet’ prej Zymit, qi janë kânën k’ta knena. Nozi i Frans Pecës e ky, namin janë kanë Pjetri Nik’s e Preni Bib’s e, qi i pat marrë at’here atje, e tanshi metën si rob atje kur ra lufta n’45. E, po, po tanshi i qiten anej, kush ka dashtë me ardhë knena përmes kryqit kuq e, ato, ato, e patën ardhë. Po, po k’ta krejt ishin t’fejum’, nuset e mdhaja, edhe masi erdhën prej atjehit tanshi mu martu fill, s’kish... Â kânë k’ta si Lazri Tunës, si ky Nozi i Fran’s Pecës, po çiket janë kânë k’tu n’kojshi, te dyet çika t’mdhaja; baca Kol e ka pasë çiken e Lazer Frrokit, edhe aja çika e madhe, si me thânë, ato..

AK: Ka sa vjet i kanë pasë? 

NL: Nizet [20] e kusur, po du me thânë, ai pca Kol â kânë ’21 – ’45, sa pi bjen – 24 vjeç; pca Kol edhe aja qashtu 20 vjeç, po, po kur u bâ çika nizet [20] vjeç, aty s’ka pasë fjélë mâ aty, duhet mu martu. E po du me thânë, ai bâbgjyshi s’dajke me pasë dare n’shpi, po, po e bani, i kaloi aja sha... bac Gjin ti’ fol’ e ti’ asishna, ti’ asi, “hajt pra, hajt, keni sos’ mu bâ...”. Ai dul vet, shpiet e zjermit qysh janë kânë at’here dam e dim e dam e dim e dasmja me def. Edhe pca Dod qashtu, edhe Zefi i Palit Pran Dejve, edhe ai qashtu n’qat’ kohë janë martu at’here. E n’54 e mas, tanshi veç kanë nisë me marrë tupana, curle. Eee, tupanët at’here u kânë punë e madhe, po, po edhe tupanët i bishin mirë, jo sikur tash – sa t’munet m’i ra bum e bum e bum, edhe s’di shka mu bâ – e at’here kur i bike tupanit ish ai reni, u dike a janë tu kcy burret, janë tu kcy gratë, jo kakan tu çu, ose t’i pritë mysafirtë – krejt aty â kânë ai reni i tupanit, qi kur e níshe përjashtë aaa kakan tu çu, tu del, ose kakan tu ardhë gjinja, ti’ priten. E um kujtohet si sad ‘ale, kur â martu Leka i ynë, kishim me marrë të Biba i Lazrit, Lazer Seba, e u martu edhe Preka i Nikollë Fran’s. Ai kish me marrë të Macs Prek’s k’tu nelt, e tashti krushqit anej e knej nuk â mirë mu zatet’, mu përzi krushqit. E tash, e kishin bâ marrëveshjen, nejse, ata kur vishin, vishin k’ta prej Zymit kanë ardhë, krejt knena kah mahalla Dodve, te kisha me ardhë kamë e tanshi shkajshin teposhtë... e, edhe na shkajshmi n’Berishë, shkajshmi knena kah Dodit e n’Livadhe t’Berishës e tanshi me shku atje. E, tash na kishmi shku anena edhe për mu ardhë knej, e k’ta kishin me shku knej qit rrugë: tash kush t’del përpara n’koder atje ose kah del përpara niset drejt, e ai i tjetri me ia majtë asej anës tjetër. E na dulum para tyne, k’tyne kâ, dulem atje n’koder t’Limiezhit mu hi knej, e k’ta kur dulen knej, te shpia e Gjok’s, tash at’here ata ia majtën asej anës knena mu shku, asej rrugs tashti anej, qanej. E tash ata asej ane ti’ kalu, na ksej ane... k’ta tupanët tanshit. A kânën ai pamuki, i thajshin ai derexhia, ata culegjit’ e... Po’ qikaq i bishin mirë k’ta, ‘ale sad um kujtohen ata kur t’um kujtohet aja kohë anena... çfarë të râni t’asej tupanit e cules, ata anej, k’ta knej, a di, njani shoqit qi t’kajki me ni, t’kajki mu... t’i kur e nishe tupani, ti u nalshe me ngu, e tash veç e gjen bum e bum e bum e bum e kurgjâ s’dihet, se shka â tu bâ, a di. E at’here â kânë tjetër lezet, si me thânë, për tupan.

AK: Kush kanë qenë tupanxhit’ ma të njohur që i keni marrë ju ma shumë në Zym?

NL: Po qaj Pamuki â kânë, e dikur u bâ ky Halimi, ni Halimi, nip i tina, s’di qysh qashtu, po, po i bike edhe ai, aaa, dikur vonë ai Asllani, nip i Pamukit, thajshin âsht’ nip i tina, dajë e ka Pamukin.

AK: K’ta krejt janë kânë romë?

NL: Po po romë, magjupë si me thânë, tupanxhi. Tanshi edhe ata tupanin me ta çu te kryt’ sikur tash qe po t’çojnë po bajnë. Jaaa, tupani ka ra atje n’fund t’shpisë, nejse, ku ish véni, burret ugjt anena, eee për m’ja qitë ni bakshish a ni san’, dikush ia merrke tupanin atina edhe e bile aty taktak me thupër pak ting-ting-ting, e dikur dikush ia lshajke naj pare trang aty, trang aty, jo sikur tash ta lyp’ n’kry e ti bahesh i kalbt me ia dhanë, edhe me largu prej atyhit – jo bo’, at’here, at’here janë kânë me grad’ ato pare, ato s’janë dhânë ashtu qysh, sikur tash qe po gjuhen paret n’tupana.

AK: E burrat edhe gratë, kur u bâ ni dasëm, ku kanë nejtë zakonisht? Me një oborr apo t’ndane pjestë apo qysh?

NL: T’ndane: gratë janë kânë veç, at’here i kemi pasë shpiet e zjemit janë kânën k’to, n’përgjithësi e kanë pasë si me thânë aty, aja â kânë votra sikur kja k’tu, ata trupcet për mu ul’, po, po aja â kânë ‘kryqëzim’ i kanë thânë asaj pjesës anej, sipra krejt, e qato tashti ato i lidhshin edhe gjânë përpara aty, kijet ose viç e naj di’ qaty... e ato u dukke me i hek’, ato grezhdet, ato, i hiqshin e e pastrojshin pak zidnet e ato, edhe me shtru kashtë, çergen përsipra, jastekt qashtu n’skej... Ooo, u bake bet aja mu shtri napër çerge, mu ladru n’çerge, mu bâ asishna, u kanqshi si mu thânë... aty u kthejshin tri, katër sofra burra – at’here s’ka pasë qasi dasme sikur tash qi bahen, carrak e malak, a di – ata carrokt kanë nejt’, veç iu kanë kthy dikund tjetër, e gratë tanshi kanë nejtë nëpër oda, nëpër ni vand tjetër ma t’madh, qashtu, se jo të burrët.

AK: E kur kanë kcy?

NL: E mu kcy, kajhere, hajde gratë tash me ardhë në fund të shpies atje, krejt kja ish mrena, ai funi i shpisë atje, ish aja hapsira ma e madhe atje edhe dyrt ato mu del. Dy dyr’ anej e knej e qashtu... ajatin e kem pasë na, e aty tashni mu ardhë, a jo, jo kur të jenë krushqit e burret e k’ta, po aja u bakke gratë për mu k’cy ma s’mrami kur u kryke aja dreka, qi dilshin ata miqtë e ata kush ishin, e k’ta tanshi familja ma... kujshit’ e k’ta, kujshit’ e gratë e burret, ata bajshin ‘izmet njani te tjetri; at’here ato magjatore u dukke mi thirrë mi gjetë gjinen, magjatoren për dasëm t’ktyne t’jonet, për mu e për pcen Kol, e për k’ta përpara meje që janë martuen, ka ardhen sha Marka Gjek’s, sha Leks Nu Bitrit, që u du’ke mi thirrë m’i gjetë gratë që mujn’ mu punu e që din’ mu punue. Qato veç kanë ardhë, si me thânë, edhe k’to t’Kajtazve, na tash për k’ta, ma s’po përzihesh me kërkah se po ki me pagu... E, at’here jaaa: i ki emnuen: ti je magjatore; ti magjatore, ti... ai burret tanshi, ai që ka mu nejt’ mehanen për me shkep’ senet, m’ju dhânë senet gjinve, tjerët tanshi për me iu bâ ‘izmet burrve atje, sofret m’i çu, mi kthy, senet mi bajt e krejt ata kojshit’, kojshit’ i kanë ato punë.

AK: E, kur keni fillu me i marrë tupanat, ku keni vallëzu, brenda shpisë apo jashtë n’oborr?

NL: Mrena, mrena. Mrena, po kur ish koha e mirë edhe n’âbarr... edhe n’abarr po. At’here si me thânë n’shpi ama n’pramit s’ki pas drita ti mu del n’âbarr ato llamat, pramit aty n’shpi, qaja hapsinë qaty, e po, po at’here nuk kcejshin krejt gjinja mu çu n’kamë; at’herë janë kânë gjinja n’gishta ata që kanë ditë më kcy, mu del me kcy, ato... Bash ai Toni e përmanke me ato shpatat, me ato shpat kanë kcy edhe te na, â kânën baca Fran me emën, Frana i Tun’s, ai s’â kânë kumedit’ po qatâ e kish pas ditë, e kish pasë kcy mirë tana hertë... Tanshi janë kanë k’ta Bib, Nik, e k’ta knena tjert, me emen, ata janë kânën qi janë... edhe me ato shpatat kanë kcyen, me ‘jatagana’ thajshin. E kshtu... tanshi, k’ta tjert gjithkush s’ka ditë mu del me kcy...

AK: E prej grave?

NL: E gratë po, gratë kanë kcy.

AK: Krejt?

NL: Krejt jo, jo dorë për dorë, jaaa; kshtu, atë kcimin veç, veç qashtu rrotull, a di, tu sill’, veç jo dorë për dorë sikur tash që po kapen po kcejnë – jo jo, jo. Veç ai kcim i mirë u kânë edhe ai, me def e me tupan e me asi, bet kur kcejshin ato. E tanshi janë kânë gratë apet me emën që kanë ditë ma mirë me kcyen, mu asishna.

AK: Kush janë kânë ato gratë, a t’kujtohen?

NL: Paj, janë kânë ato gratë e ktyne kojshive, janë kânë sha bac Nu’, sha bac Gjan, k’to t’jonet k’to, nâna edhe aja kcyen, k’to t’rejet sha bac Kol e sha... kanë nisë tanshi tu shtu veç pak ma tepër, ma asishna. Veç jo, gjithkush s’ka hi, joo, s’di mu kcy, s’del, “s’du mu bë p’rrall atje mu del’”. (qesh)

AK: E kur zakonisht janë bâ dasmat – n’çfarë sezone?

NL: N’vjeshtë.

AK: N’vjeshtë, a? N’pranverë?

NL: N’vjeshtë; n’pranverë naj zor!

AK: N’verë?

NL: As n’verë jo, se â kânë koha e punës e lidhne krejt, e n’vjeshtë i kanë bâhen, bili edhe kur i kanë mjellë grunet, si mu thânë, po kryhet fusha, najkush edhe përpara, po pak... qe, une jam martu me nizet e... shkatarins, dy ditë para shkatarins, si me thânë, se shkatarina pi bjen me nizet e pesshin, e... jo, jo, se mas shkatarinës, se une jam martu t’dill’, Seba i Markit Tonit â martu t’shtunën. E, ai kish mu marrë k’tu te na, n’kojshi, e tash k’tu s’bajke mu kânë te dya: kush mi pritë gjinen për ni ditë me bâ... a di, e t’hanën nuk bajke me pasë dasem, se moti i lidhen, që po thojnë, ky muji i, para Kshnellve që është. E, tash ai me bâ t’shtunen, ditën e darsmes a natën e darsmes t’prenen. Edhe tash ata, k’ta kojshit’, i thanë “kemi darsem, kojshi. Nuk ban t’dillen ti mi pasë se s’mujm mi bâ na – mu bâ izmet atje, mu bâ izmet knena, me ni anë të dyat; veç ti ndash...” E t’hanën s’ki drejtë, kisha s’lejon, e ai e ka bâ tanshi t’shtunën. E (qesh), kjo â mesele aja at’here që â kanë, skamja â kanë qasisoji qi... ai e kish porsit Toni Markit Tonit at’ jarganin, teshet ato n’Gjakovë, për Seben, nejse, për k’tâ qi ka mu martu, po ai gjatë javës s’ûn ka shku, po tashti k’ta, na kishmi mu ardhen t’shtunen kâ, se nata e dasmës k’tu, a unë veç atje n’Gjakovë... E, i kish porsit’ k’ta qi “kur t’vini ma bini jarganin që e kam porsit’ te ai” Ata kepshin n’Gjakovë, e une me Jozën, shkum’ na mi çu kvalt atë ditë, t’prenen si me thânë, atje n’Gjakovë për mu ardhë t’shtunen te knena, me dy kval, a mu narku tesha a sene... dishin edhe ka pak buka, nisen mu qiten da bukë t’grujt si me thânë mu qitë, se buka kallamoqe ato, magjatoret qitshin bukë kallamoqe, ta mushshin atë volicen ta bajshin, rân buktë t’i bajshin. E, na tash kishmi me marrë te knej mu del t’shtunen, e janë kanë si lagshtinë pak, me dy kval ishmi, e kvalt përdore deri sa kem xhades anena... ja naj kamjon a naj sen a, po tremet kali... U kânë ni kali i kthy’ kojshive i fortë, i madh, â kânë, po u tramke kajhere prej... e qata, nejse, te’ ngre për dore, kur him’ prej Gradishit te knej kah Rogova, ai i narkun’ me dy si kosha ishin, e plot me da buka e da sene aty, e, edhe atë jarganin e kishin pshtell’ e palu, qitë përsipra, qatyne koshve atje te kali. Edhe ky tjetri ish narkun’ qashtu e ish tu ardhë; baba jam ish atje n’furrë, si me thânë, me mshel’ dugajen se axha ish kânë te’ përgaditë dasmën; edhe Nrec Karhani – ai â kânë n’Gjakovë, shpien e ka pasë atje n’Gjakovë edhe ai ish tuj ardhë n’dasëm. Tash, ai me bacën e jâm, nejse, n’kamë te tanë, janë kanë kvalt ngarkum’, ata tash ti’ bâ muhabet ishin parë-parë anena, përmas me kval me Jozen, Joza, Mata, (qesh) “hajt mar’” thashë, “t’ia nshaj kalin”. Ia lidha kapreshin, a ngrihet kali për dore gjithë rrugën, tu ec’, edhe po ecim na përmas, edhe ata kvalt përpara, nejse... tuj ecë, po ish si aja rruga si llaqavinë pak, si lagshtinë â kânë, asi... ata ti’ bâ muhabet përpara atje, seee ka dul ni zag, k’tu pa ardhë n’Rogovë, nejj ai përrr, ai kali bummm, Nau përpara... Ai kur shkaj te ata, ata kur u kthyn’ kshtu aty, ai kali vëzh kshtu t’i rratllai ato krejt përpllu, ta zu jarganin përfuna midis lloqit hehehe. Iiiu shka bâna... a sa pateren tanshi, neve: “pse e nshove kalin?”; “Pse e bâne? Aaa!” A tu bâ me lloq ai  jargani, tanshe e çum’ e ngarkum apet, e bamë me ren’ te shpia, mule tashti grave m’ju thânë banja hallin, terne najkun n’katun hehehe... mesele. Jeta problem qishtu gjithke, po krejt jetën, si me thâ, nuk e kem kalu me dame, me idhnime t’mdhaja, me pasoja t’liga, jo. Kem pasë muni, vujtje po, po jo me, me teshkoça si me thânë t’rana, me probleme... jo.

AK: Baca Nok, a po m’kallxon diçka kur e keni qitë buzmin, çka keni bâ atë natën e buzmit?

NL: Nejse, buzmi, qaj qe u kânë te shpia, nejse, se gjithë janë kânë dikush n’shpi e dikush n’dugajë, e familja krejt n’shpi. E po, po pa u kânë ni burrë në shpi... s’â kânë veç gratë ti, kurrihere, se ti, gjithë kemi pasë gjin, si me thânë na, e natën e Kshnellve ka shku ai gjatë ditës e ka pre ni saj’ dru – saj’ at’here, me seja kemi ec’ – edhe e ka mush’ atâ me dru edhe ni... atë buzmin e ka pre e ka qitë përmi.

AK: Çfarë drue e ka pre?

NL: T’lisit.

AK: T’lisit a! A e ka marrë n’mal t’vetin apo diku tjetër?

NL: Poj n’mal t’vetin ku i ka pre drut qaty, qi i ka marrën, po n’malet t’jona jo kshtu... at’here me re thajshmi, me re, edhe n’e mush sejin atje me re, po ka t’vish prehen... Paj, janë pre edhe n’mal t’huj, a din, nashti gjithkush s’e ka pasë malin qaty, a diçka a, kanë pre gjinja, po na e kemi pasë malet e jona qitu – jo n’Kërbllaz, jo atje – kâ kemi marrë. Edhe e ki qitë përmi dru, përmi dru qaty edhe i ki pru n’shpi. E, qaty tanshi aja ka nejtë përjashtë, tekterti kur kanë ardhë janë mledhë gjinja tash, për me qitë buzmin. At’here kemi dalë krejt t’rit’, nja ma i vjetër ka del atâ me pre, me kput’ qysh duhet e m’ja hek’ ato denget e m’ja kput’, e, m’ja bâ atë vénin aty ku duhet m’ja bâ kryqen knena, edhe tash njâ pak ma i, ma i asishna me marrë atâ n’krah. Shëmull, shpeshherë um ka ra mu mâ me marrë, a di. Edhe tjert’ me marrë tanë ka’ ni degë, ka ni sân, t’qasej druni, me marrë krejt kush â kânë përjashtë. Edhe ky me ata, kur ka ardhë n’derë, si me thânë, k’ta janë kânë ûgjt aty, janë bâ gati tash, zjemin aty n’voter e san e, atje ai ka bâ: “Kaft’ mirë o i zoti i shpisë”, e ky: “Ooo mirë se vjen, po me shka po vjen?”, “O po vij me djem e me çika, me grun’ e bereqet e, lopë e, dhân’ e, dhi, e, me tana t’mirët e Zotit!”, “O mirë se t’bje’ Zoti, mirë se t’bje Zoti!”. Vike ai u afrake, ia merrke atâ prej krahit edhe me qitë n’zjam, zjemi ish gati aty.

AK: Aty si n’voter?

NL: N’voter, po, n’voter, ata e qitshin e si me thânë, ia lishin atë pjesën anena kah burret, atë anë ashtu trup e dru përsipra, aty prushi, e u kallke fill ai. Edhe u ûgjshin tanshi përreth krejt.

AK: Rreth votres?

NL: Po, po, gratë... nejse, gratë e, burrat e gratë e, ka pasë ana e grave, e ana e burrve ato, aty n’shpi t’zjermit janë kânë, po, apet, apet anën e vet e kanë pasë gratë; burret apet anën e vet, e qashtu qi... e u thajke urata, â kânë aja uratë e gatë: “Unë prej Zotit jam i kshten e, e kshtu du gjithmonë mu ken’...” E, e, aja â kânë e gatë, se tash unë fillimin e kam ditë, po tej vonë e kem ditë krejt, po tash ato... po s’a përdor’ aja mâ n’kishë, a di, s’përdoret tash aja.

AK: A nuk e din ti? A nuk t’kujtohet a?

NL: Jaaa, krejt s’e di a di, qata fillimin, “Unë prej Zotit jam i kshten e kshtu gjithmonë do me kenë!” Po k’tâ çdokush e ka ditë, si mu thânë çdonjani, se e msajshmi atâ n’kishë, e thajshmi padâ, e tash n’kishë aja s’përdoret, aja uratë. E tanshi, mas asej urat’s, e mushshin gotët e rakisë e çojshin e, për shumë mote, për ato e, edhe tash aja druja veç kur u digjke aja biki, tash thajshin “kush e shén tu kput’, ai ka nafakë e çohet herët, e bâ kshtu e qasi...” aaa, te tanë i hapshmi sytë na kur pe sheh ma i pari – “Aaa, ra!”. (Qesh)

AK: E buzmit a i keni qitë diçka?

NL: E buzmit po, buzmit ata kryqen k’tu që ja bajshmi qaty n’kryq, ja qitshmi pak djathë, pak grun’ edhe ni tro’ kulaç, se â kânë kulaç i buzmit, posaçëm qe e marajshin ata, bukës, nejse ni kulaç. E, edhe pasë asi edhe qirin e kallshi aty, qaty te kryqi, te rraja, ku ish pre aja. E ato tanshi u digjshin, kohë mas kohë, po kur u kputke ai tanshi qat’ pjesën anej e merrshin n’katër vene e bajshin ksej astiles, po du me thânë, përmi aty që ish. N’katër vene, gacë e karricë, gacë e karricë, qishtu, edhe për shumë mat, edhe pak venë, qitshin anve... qato katër vene ku cakrrajshin ata edhe ata e lishin aty, edhe k’ta tanshi... rrike ky dy net’ aty, si mu thânë n’tretën n’sabah u du’ke mu çu herët me qitë buzmin përjashtë.

AK: Çka bajshit me atë pjesë kur e qitshi jashtë?

NL: E, ata, tanshi e merrke ai ni strecë, edhe qitshin da kashtë aty n’strejcë, e qat’ kulaçin edhe pak raki, raki a venë, e, aty. Edhe me ata tanshi merrshin cakrrajshin, napër dyer shkajshin. “Gacë e karricë, gacë e karricë”, me atë majën e tij që ish djeg ajo, me atë finillin, ti’ bâ ato shejet, napër fyrrika t’pulve ato, edhe tanshi dilshin n’lamë atje; n’lamë ai mullari qi u sillshin kvalt kur u bake gruni, e aty tanshi e vnajshin atâ tang edhe ia qitshin pak kashtën e qat’ rakien, e aty për shumë mot e për asishna edhe derdhshin pak kashtë aty përfuni, edhe qaty jitke ai.

AK: Pse e keni bâ krejt k’to gjëra?

NL: Po aja si traditë, aja përpara ka pasë edhe kllan’, e unë s’i kemi mrri ata.

AK: E çka janë kllantë?

NL: Kllantë – mu knu ata.

AK: A janë kânë t’shpisë?

NL: Natën e Kshnellve para... jo, jo, kanë del edhe nëpër katun ata, veç nejse, kanë pi e kanë asi edhe kanë kllantë, aaa kllantë.

AK: Janë kanë djem t’ri apo?

NL: Djem t’ri e vjetër e, kush kanë ditë mu knu... E, najnjâ i vjetër iu ka pri që ka ditë me knu edhe, ata t’rit’ e kanë njek’ edhe kanë shku edhe napër katun, a kllantë, a kllantë.

AK: A e din çka kanë knu? Çka kanë knu? Çfarë kange?

NL: Paj, çkaa pyyy, “Mirëprama Gege Tune”, s’di shka, qasa’ da-da, atë kajken nuk e di, thajshin ata Bib Nika e knajke, po ne s’na ka ra me tâ me ni e me asishna. A ma herët i kanë përdorë. 

AK: E kush i ka caktu kllantë? A janë bâ vet?

NL: Vet, vet ata, po, ata kanë pi e qashtu, bili â kânë fjéla u përdarke: “A... kaki’ bâ si kllan edhe ju!” Kur e shishin naj grup tu shku: “A... si kllanë kâki bâ!” A ata qashtu grup janë mledh tanshi, a di, ti’ del, ti’ mledh, ti’ shku, ti’ knu, e ti’ pi, e... e ata si mrrim’ na, nuk i mrrim na.

AK: E n’shpin’ e juj, deri n’cilin vit asht qitë buzmi? A qitet ‘ala? A e qitni ‘ala buzmin?

NL: Po.

AK: Ala a... hiç s’âsht ndërpre asni vjet?

NL: E tash, po, po, qe, sivjet, se për çdo vjet na k’tu truç që jemi kanë, qaty oxhakin e kam une, qatâ, qitu qitâ, qatje rrishmi, e e bishmi atâ edhe e qitshmi qaty, e kallshmi, e sivjet ke Preni knena... E ka ai ni shpi t’zjermit poshtë qatje, qatje kemi shku – qe bili i kam fotografiet, s’di mos u ka shly nashti... e jam unë ugjt aty n’ball’ t’axhakit, nalt aty. Ke kjo çika e Bib’s, e sha Bib’s, e, ata Preni me Biben përjashtë, sha Prenit e prun ata buzmin e “Kaft’ mirë o i zoti i shpisë” e qashtu e bâm’ atë reni, a din, deri tash...

AK: ‘Ala do më thânë vazhdon?

NL: ‘Ale e kemi përsëritë, e kemi bâ.

AK: Tash, masi janë kry Krishtlindjet, a ka pasë naj festë tjetër – diçka që ka t’boj me... që e keni praktiku ma shumë?

NL: Me ksi adete jo. 

AK: Silla e Bijve?

NL: E, Silltë e Bijve, ato mas Shmasjanit, para t’Lidhnjve, se ato zakonisht bijet... se ato për te na qitu n’Shmasjan, kanë ardhen ja’ para Shmasjanit, ja’ mas Shmasjanit. Kanë nejtë ka ni javë, ka dy, ka.. qysh i kanë pasë ato munsit’ e veta. E na i kemi pasë k’to dyja, i kemi pasë n’Breg Drini, k’to motra jeme edhe kja kushurinja e Mihillit. Ato s’kanë mujtë mu ardhë te dyat përniheri kurriher: njana ka ardhë para Shmasjanit dy javë, e tanshi ka shku kja, a hangër Shmasjani, ka shku kja, e aja tjetra ka vazhdu edhe dy javë mas, a di, me rân’ ato, se atje shpia vetum, a pe di. E tanshi mas Shmasjanit qito, sivjet janë ma herët k’to t’lidhnet, nuk janë tri javë mas Shmasjanit, e qashtu u nisshin ato Sillet e Bijve. Qato shka kanë nejtë për Shmasjan, tanshi edhe k’to që kanë nejtë përpara, po, për atë drekën kanë ardhë.

AK: A û kânë dreka e përbashkët për bija?

NL: Po, dreka po, e kanë caktu tash secila shpi, a di, renin e bijve kur; na e caktojshmi ose t’shtunën a, dill’ a, gjatë javës a... Diqysh e gjishi ditën kur munesh mi mledhë. Edhe vishin, u mlidhshin, ato qi ishin aty veç e hajshin qat’ sillë, edhe tanshi u du’ke me shku edhe k’to që vishin për sillë... janë kânë përpara, kanë nejtë për sillë.

AK: Çka qitshit për sillë? Çfarë ushqimi – a t’kujtohet?

NL: Mish me lakna, â kânë mishi, ma ata rregullisht... mish e lakna. Tanshi pite, petlla. Petlla qitshin, namin bajshin petlla, edhe pite po. Tanshi apet iu jepshin me veti atyne bijve kur t’shkajshin petlla. Ato... ja kish naj’jana fmi n’atë shpi ku jish, e... iu çajke petlla, “aaa kanë ardhë, se janë kânë n’sillë t’petllave, t’bijve”. E ato tej vonë janë përdorë, e tash jo, i kanë harru, janë shkep’ mâ edhe gjinja... s’po ka edhe bija mâ asi... sikur edhe kush ju ban bijve tash, për shemull, na i kemi dy, tri – nashti janë k’tu po kush m’ju përgadit’ atyne... E, qashtu qi tej vonë janë bâ ato, janë majtë. Tanshi zuni i zgjanum’, shkojshin edhe burra u mlidhshin, ka’j sofër burra – ma tepër u bajshin, e n’qit kohën e fundit te na qitu, ni sobë, soba û mûshka me burra atje, edhe k’to bijet kneja kah ishin, u bakke, po tash u la krejt aja. Po ato para t’lidhneve, para t’lidhneve, ato janë bâ tana heret. Tanshi n’kreshem kur ki hi ma tanshi, at’here i thajshin “fshije gojën për murriz”, sân s’a përdor’ bylmeti. Une e mrri, une ata kur u kânë... si me thânë, që s’a përdorë hiç, po dikur â liru t’dillve, t’hanve, munesh mu hanger bylmet. A, dikur ma vonë apet tanshi, aaa tash janë hekë krejt, tash veç E Premja Madhe duhet mu majtë, that’, “hajt, tjerët s’ki!”

AK: E për t’Dillen e Petllave çka keni bâ – a t’kujtohet – si fëmijë?

NL: A atooo, a ajo javë shkojke krejt, ëëë, e ejtja â kânë ma s’pari, ‘E Ejtja e Knusit’ i thojmë; ka ni knus’ e kem mytë gjithë, veç n’sabah flijet mi qitë, n’saba’. T’ejten n’saba’ qitshin flija, për darkë tanshi ish knusi, me bâ çarvish e me bâ tavë e, qysh, kush qysh ka desht’. E tanshi aja javë shkajke, petllat i përdorshin n’qat’ javë, edhe kush e kish munsien ma tepër edhe gjatë javës kanë qitë petlla, po at’here vike era petllave n’ulicë, me unyrë t’gjâsë e asishna... u bashin t’mira at’here pa... a u bashin t’mira qe s’i kishmi ato sene përditë... a tash, petlla mâ... kur ish fjela, kur naj kûn, a naj muhabet “E po kujtan’ se me t’maj me petlla unë, a?!” (Qesh) U kânë puna ma e madhja aja... E tanshi t’Dillen e Petlleve, qashtu flija n’sabah.

AK: Edhe t’Dillen e Petllave flija a?

NL: Edhe t’dillen, apet flija n’sabah, petlla po, dreken po. T’hanën tanshi apet kish ashtu, kshtu, t’marten – e Martja e t’Lidhneve tash, se t’merkurten fillon Kreshmet; e Martja e t’Lidhneve atë ditë kish mu qitë pite me... pite, ‘kallpite’ i thajshmi asej, me unyrë e petlla e sân për darkë, ata me hanger deri n’gjysë t’natës.

AK: Edhe me hangër hudra?

NL: Edhe t’nesrit tanshi mâ, krejt en’t tanshi merrshin i qitshin jashtë, krejt en’t, çdo sân, mi la, mi pastru, mi bâ, mi krejt. Mos mu kânë gjâ me unyrrë. I pastrojshin, i lajshin, tanshi pasul, lakna turshi, lang, t’rasaj, speca turshi, qato sene janë përdorë, pasuli, s’â zi kurgja... mish e diçka, t’lyn e, hiç hiç kurgja shtatë javë...

AK: E t’Martën e t’Lidhneve, çka keni besu? Se âsht’ edhe E martja e Shtrigave, apo diçka qashtu, a po?

NL: (Qesh)  E Martja e Shtrigave, qashtu i thajshin.

AK: Nata e Shtrigave, a po?

NL: Po, e thajshin, po, krejt ato; jo mu hanger huder, e jo mu asishna... po krejt aja... qe, tash po mënohet se për çka huder mu hangër – se kanë hangër sene t’undyrshme, unyrë, e ato, e tanshi hudra veç nryshi pak, e përcjellë ata, e asht dezinfiktime. E për qata edhe i kanë përdorë. Thajshin “me hangër huder, se hudres i vjen era, e shtrigës... s’vinë, i ikin hudrës”.

AK: A keni besu ju që ka shtriga?

NL: Po, e ato shtriget e, jo...at’here thajshin jo... “mi lidhë shtriget, bane ni shokë me nyje, e lidhë k’ta me emen ‘kja âsht shtrigë’, ‘aja âsht shtrigë’”, da plaka i gjishin ato, “e bane, lidhe ni nyje qaty, lidhe anej kur... e vjerre atje n’derë kshtu, atje, ajo qi âsht shtrigë, që ka ardhë aty, jet’ ni kime aty (qesh); qashtu tanshi mule me kqyr’ atâ, a ka metë najkush k’tu” (qesh). E, për qata aja Nata Shtrigve, ato, qitu karnavalet që po bahen, anena qato i bojnë, qato ditë i bojnë, knej n’Harvati bile shumë i përdorin ato. N’Rijek’ bahen ato ma s’shumti, e dita fundit bohet n’Rijek’.

AK: E t’Dillen e Petllave, ju fmia, a keni dalë mes veti me i kqyr?

NL: Aaa, po, po, mes veti, ish bora, mu del’ me arshit, elli me petlla.

AK: Elli, çka âsht elli?

NL: Elli, u kânë druen me dy gêma, me ni van, me dy gema i limajshmi k’to, mirë... k’to tanshi shtini petllet fuk, fuk, knej, anej me petlla, ellin, me dy ella. Dikush e bajki njâ, a din, qi... aaa unë dy!

AK: E me tre a ka pasë?

NL: Me tre ja – tre rrema s’....(Qesh)

AK: Jo a?

NL: Ja, dy ella, qata dy, po. E, edhe çabantë – se çdo shpi e ka pasë çabanin, gjânë pa çaban se ka nshu kërkund – e tash, atij çabanit prej shpisë, merrke strecen me petlla, se thajshin ‘sa lopë ka, qaq petlla me qitë’. Edhe ai, ia rujshe loptë e dikujt tashni, tash a i ke rujt’ me pare, pa pare ti ato, edhe ai me ta qitë sahanin me petlla se â tu mi rujt’ loptë, çabanit m’ja dhânë, e ato i kanë dhânë, tana herët i kanë qitë atij për t’Dillen e Petllave. T’Dillen e Petllave, t’marten, e, a di, qato ditë, qashtu që çabani e ka pasë strecen petlla edhe n’mal.

AK: Tani deri për Pashkë kurgja?

NL: A tanshi deri për Pashkë, thojshin do herë: “Fshije gojën për murriz” tash mâ s’ka... 

AK: E për Pashkë cila u kânë ajo dreka e Pashkëve që...

NL: E Pashk’t tanshi dreka, e Dilla e Pashkëve. A, t’Dillen e Pashkëve n’sabah, tanë herët kem del’ napër kojshi, me i vizitu, qato, vo t’zine u qitshin e tanshi djathë e qisi sene, po. E dreka, aja â kânë përpeq, shpesh herë, qashtu shpesh herë, e tana herë gati përpeqin për Pashkë. A pjellshin lopët, a pjellshin përpara Pashkve, qashtu e mlidhshin tani tamlin për me bâ përpeq, se jo përpeq me vo me bâ sikur tash me bâ, e at’here me atë loptë që kanë pjellë. 

AK: Me kolloshter!

NL: Po, tash çdokush ka pasë lopë, ajo kolloshter u bakke përpeqi, o përpeqi Pashkve, se mish me lakna e ato, qato janë përdorë, e rakia po, rakia, vo, vot’. Vot’, aja â kânë mesele, po tanshi qashtu qi edhe kemi dhânë vo, kemi marrë e kemi dhânë, a di, sikur votë e Pashkve, që thojnë: “Shkun’ si votë e Pashkve!”. Vot’ e Pashkve qashtu i jep e i merr, e, i jep e i merr, e, kalun’ Pashktë qashtu.

AK: Kojshive mes veti, a po?

NL: Po, po, kojshit’ mes veti, miqtë e k’to, tanshi k’to bijet, ja jau qajke atyne bijës m’ja çu, ka fmi – “çaja dy vo a tri vo..”

AK: A i man’ men’ çka i kanë ngjyrosë përpara vezët e Pashkëve?

NL: Me ngjyrë.

AK: Çfarë ngjyre?

NL: Ngjyret, i blejshin ngjyret pastafat, n’Prizren.

AK: Janë ble a? Diçka natyrale a janë përdor’?

NL: Jaa, ja ja, bojë t’Pashkve. Bojë t’vove da janë kânë n’Perzeren, do qi i bajshin ato sene, prej k’tyne shkive ma tepër. K’ta i kanë përdorë ato, i gjishi te ata, edhe për k’to bekojset. Bekojset ato, janë tash me t’parin fror, jo me qira nar fyt edhe bekimet, po, që i çojnë mi beku, e. E janë kânë ato bekojset, i bajshin pastafat k’to shpiet... deri vonë janë kânë ato, t’ktyne shkive, po tash shkun ata e s’janë mâ ata. E mushnin ato kesen, ki sheqer t’kuq, ni shader, ki ja tri; dy, tri sojesh sheqerna edhe qaja shadra, edhe thajshin ‘për fyt âsht e mirë’, e keset ato i bajshin pastafat e tanshi kja dy euro [2€], tri euro [3€] qysh janë kânë me pare at’here. Kesa qaty i kishi tana senet ka pak, e te ata i blejshmi na, âmo qato bekojset edhe bojnet e vove. Bojaxhit’ janë kânë që shitshin pastafat boja, po edhe k’ta shkiet, se edhe k’ta i kanë ngjy, a di, e bojna kemi gjetë tanahert’ n’qytet, e jo vet’ me ksi sene... da dikur vonë ia kanë nisë, tash po ngjyhen edhe me flet’ t’kepsh e, jo pi vizatojnë e, jo pi bajnë, e; at’here s’janë bâ, veç qaty t’kuqe, vo t’kuqe.

AK: E për Shengjergj çka keni bâ, a t’kujtohet?

NL: E për Shingjergj, për Shingjergj dushkin e bajshmi.

AK: Edhe ju k’tu a?

NL: Po, po, e bajshmi atje nelt ku â aja shpia e malorve qatje, qatje e bajshmi dushkin, atje â kânë ni shelqe e madhe te kroni aty, te çeshmja, po, po at’here atje ato mriza, ato vene që janë, ato verës u mushnin plat gjâ aty n’drekë, atje u mushke a gjâja, sa dhíja, sa dhali sa... i afrajshin aty për ujë edhe nër hije mu nejtë, deri kur t’kryhet aja zhegi, tanshi mu shku mu kullotë, n’saba’ i kullotshi anej, anej, e tanshi n’drekë aty kish mu shku gjâja... E, atje e kemi pasë vénin çabant mu nejtë, e, e tanshi qatje e marajshmi edhe dushkin për Shingjergj, ka pak, ka pak, përpara ja nisshin ti’ qitë therra, ti’ qitë asi, e atje tanshi për Shingjergj marajshin parazana, bishtnica prej frashnit, livores, da i marajshin, da t’mdhej e da t’vagjel, kush qysh mujke, qysh dike. E, natën e Shingjergjit atje, gjithë natën qatje rrishin, t’ju fry qatyne parazonve, t’ju pi raki, tu asine, ti’ knu, tu asi, gjithë natën tej n’saba’ qaj... Ai zjemi tu kall’ aty, edhe n’sabah tanshi merrshin shelqe, n’atë shelqen qe â kânë aty, e bishin tanshi me qitë napër dyr’ e napër... për Shingjergj.

AK: A atje nalt, ku e keni ndez’ zjarrin, keni nejtë veç ju burrat?

NL: Burrat, burrat!

AK: Gratë jo!

NL: Jo, jo.

AK: As vajzat?

NL: Jo, jo, as ato s’kanë del kërkund n’tubim k’shtu, përjashtë mu shku me burra mu nejtë e mu përzi e mu asi... tana hert janë kânë burrat, çabant e krejt, se tej Shingjergjit si me thânë.. parazonat edhe para Shingjergjit nisshin, qi i vike langi i atij drunit t’frashnit, që u nxjerrshin kallaj, u qerajshin, u marake. Ata sa prarazani, sa bishtnica, po s’ka pasë çaban qi s’ka ditën dishkahit mi ra. E tanshi, gjatë verës, a ki pasë kavall, a ki pasë bishnicë, me arrshiç e, a ki pasë bilbil, e, bishtnica kshtu me gojë mi fry, e, bishtnica me arrshiç... ato, ato bishnicet bile edhe vet’ i kam maru. Ato u du’ke mi shpu dy gavra kshtu, e tanshi ma ja’u çel’ k’to kshtu, njanit rân’, po, njanit kâ poshtë, barabarë, e atë kubzen për me shti bishtnicën k’tu, kjo kubza me majtë k’tâ, ata mos m’ia... kur ta kthejsh kshtu, mos m’iu zanë fryma aty pypit. Asi t’arshiçit u prekke kigjin për arrshaj kur e preshin, qat likurë t’kigjit me bâ arshiç, patjetër atâ, dërle me qitë n’hi e me majtë n’fi, e tek’terti ja dy, tri ditë e m’ju shkul’, m’ju heq’ leshi e, me rexhë mirë e me terë mirë e, m’ja lidhë e me bâ arrshiç me fry. E atë arshiç e majshin gjithë verën; dikur mas gjysë verës iu kalojke koha atyne senev diqysh, bishnicve, nuk asi... e, e bajshi karosh atâ, e preshi tanshi me gërshanë, knej e kepshi anena, atë dredhën e vet ato, e bajshi me qitë bukë e me qitë asa e... qite n’krah me marrë n’mal. E atyne bishnicve iu bike baba i Marka Gjonit, Marka Seb’s, Gjoni Markit Seb’s. Kur t’iu bike bishnicve ai, po ti kishi mu nel, me ngu atë sa t’bishnicve, e ka pasë shumë... edhe qi dishin tjerë e tjerë, veç ai u kânë si me emën diqysh; ai n’aksham kajherë, me dhi ata gjithë, n’aksham n’shpi e fryke arrshiçin u nike – “aaa, Gjoni t’iu ra bishnicve”. E kavallve, senve, bilbylve, hajt mar, fyllit kshtu e ashtu e gjithë se qysh; s’ka pasë çaban qi dishka që s’ka pasën.

AK: A ka pasë çobaneshë, n’këtë anë?

NL: Jaa.

AK: Jo a?

NL: Ja... e çobanesht’, ato naj kigj, ato që i rujshin, jo napër skeja t’arës; kigjet sefte kur nisshin mi lshu, po, ato çiket e reja, najkush që s’ka pasë kush mi rujt tjetër kush, po... se ja – n’mal kshtu me shku, ja.

AK: E k’tu n’fshat, n’Zym e n’Karashëngjergj, a t’kujtohet pak kur ka fillu me ardhë rryma për herë t’parë, e rrugën me ndreq’ e – keni qenë edhe ju i angazhum’?

NL: Tetana ato punë krejt hehehe, që s’ka punë që s’kam marrë pjesë, që s’jam kânë. Rryma të na ka ardhë ’69  ’70. N’Zym â kânë përpara, se komunja e pat pru, tej n’komune, e tanshi e murrën kshtu napër shpia – dikush se gjithëkush jo. E k’ta Dodit e patën marrën prej ni banderi te Limezht qatje, e nëpër da lisa e qiten, me lisa e qiten tej n’mahallë e çun’. E, ata për drita, se për tjetër gjâ s’â përdorë rryma at’herë, qi aparata e gjâ s’ka pasë, veç dritë me bâ, hajt; e na jo. E tanshi, sa ke komunja k’tu, murri vendim që çdo katuni trafen ia çon atje n’katun, e tanshi vet me marrë, vet katuni tanshi me shkep’ atâ, a trafen ju çon komunja. Erdh k’tu te na, po k’ta Dodit e kishin anej nuk... s’pranajshin mu hi, po diqysh u bâ mbledhja anena, u ban’ i kalbt qe me hek’ ata atâ; po jo niherë, pa u bâ kja kâ, jo, veç kur t’bahet kja, mu shputk’ prej anej asej, tane ata mu lidh’ knena, e u kanë problem at’here... e at’here ni firmës që kish me qitë këtë largpërçuesin me marrë prej, te stanica e murr, e ka ardhen kâ, qikja’ te Mallaktë âsht’ kja trafa, at’here e çun’ trafën midis arës, ngat’ Mallakit, ish Fetah Vorfa n’komune për m’ja çu, Adem Mallaki n’komune punajki, ai ish sebep me tâ. Atje e, iu çun atyne ma ngat trafen atje, atyne, po s’kish, s’un falke kush kurgjâ, ai ka thânë aty. Edhe qajo firme që kish me ndreq’ qat’ vijën, me pru deri kâ, u murrem vesh na me tâ, që na m’ja qitë banderet e ata mu na pagu neve, e me qato pare na mi ble banderat e telet për këtë pjesë që kishmi me bâ... se ata thajshin “bleni vet ato; bani shka doni tanshi. Trafen ju bjen stanicen, kja komunja, deri aty”... E, u murrem vesh me ata ka niqin e pesdhejt [150] dinar banderin n’doket, gropën e banderit me vnu. E qashtu nihere, k’tu u bunitshin ‘jo po’, ‘jo jo’, po Zefi Markit ish at’here n’abullantë, tanshi atje me tâ kishin punë te tanë e i thojnë Zefit: “A bon ta bojm’ ni mbledhje k’tu?”, se k’tu janë ka’ nda, k’tu n’katun qi bajshin problem, s’dilshin – s’del mu punu, s’ki shka mi bâ tash... Eee majtem mbledhjen, e bam e bim, e bam e bim, e dikur u bân’ i kalbt te tanë, po edhe me da ka ni grop me bâ, e bam’ atje, e mu bili m’ra qikâ te ara jeme, se kish me shku atje ka’, ngat’ Mallakit. I bam’ na ato edhe i qitem banderet, ata vishin, mi çu baderet ata ishin... po na mi nimu me bâ gropën mi çu banderin e krejt, e tanshi telin kur e kanë shkep’ qashtu ma shkurt, iu nimum’ na, at’herë i bâm’ do pare na, që me qato pare ata na prun’ bandera edhe telet. E, anej n’Dodi veç ni telet, ato banderet veç ju çun e na knenaj bâm’, edhe gropet e banderat na i prun’ edhe telin, edhe e shkepem na k’tu. Dodit atje s’dajshin, se thajshin “na kem strujë”, ajt ju, bana me na i çu banderet, mu puna na anej, tanshi na... ne na vike zar, Dodit edhe Cakit ata anena. Ata kurgja, veç qata bandera iu çun’ aty e, ata u dukke ‘ale mu dhânë pare, mu del edhe vet mu punu, a di. Po ata s’dajshin, thajshin, “ja, hajdi, hajdi ju knej ju, se na e kemi strujen”, e aja shkoi ja gjashtë muj gati qashtu; kjo ish e qitne knena tej te trafa atje, edhe â kânë vera qashtu, muji i korrikit. E pi tham Zefit: “Mar Zef, bre qysh mahet thash, qikja’ e jona asht e qitne... a bahet me nshu k’të jonën kur ta ndreqi, le ta nshojnë?”, po duhet me shku n’Perzeren mu fol, po at’here ka pasë shkie n’yqimet. Ai: “Shkojmë ni ditë, bisedojmë!”. Kur shkum’ atje, pi thotë, “Po mar mozhe, veç duhet me pranu komisioni atë vij, kah asht e shkepne, se a asht n’rregull, at’here e nshojmë e, kur t’nriqet knena, edhe atyne ia nshojmë. Veç duhet komisioni!” Po kush asht n’komision, ooo âsht ni inxhinier i Printeksit, âsht’ njâ i... i kqyne fabrikve, me emën ata, edhe dy duhet t’komunes, edhe ata inxhiniert’, ata t’elektrikës. “Ani kur mujm mi marrë ata?”, “Po, mas kohës punës, se n’vakt t’punës s’un delin ata!”. I lajmrum’ atyne n’telefon, po po thojnë “na s’kemi me çka me ardhë; duhet me na siguru...” – pi that’ ati sekretarit Zefi, t’komunes, “qishtu qishtu, atë komisionin na ban, me na dhânë prevozin”... â kânë ni Beqa i Krushës, i vozitka k’ta t’komunes me ni xhip, ai tha: “mozhe”, i bâni zâ n’telefon atij Beqes, “Beqo”, erdh ai atje, tha, “od tva sahati naraspozhenja Zefam, evo ti nalog”, “treba neshto, dobro”, (ser.) bile pi thojmë atij Beqes: “Merre xhipin e hade qikâ te Hotel “Turisti””, se ish herët, s’ish dy sahati, e se m’u kânë ti k’tu përpara, delin k’ta tjert najkush e t’marrin, t’çojnë najkah tjetër, tanshi na jesum atje; po mos ju rri k’tu përpara, tashti e ki nalogin për n’dy sahati që je për ne, edhe ai erdh qashtu n’hotel “Turist”, qatje nejtum. Kur u bâ dy sahati, shkum’ para komunës. Kur shkum’ aty, qe erdhën ata dy inxhiniert t’fabrikve, edhe ata t’komunes, dulen e hypem n’kerr, ai hehehe, po i that’ atij Beqës: “Beqë, kur t’shkojmë të Pojata, leje kerrin aty”, tashti ti’ ec rrugës, po iu thotë atynë: “Ja, ju prej punës e n’punë, vakti i drekës tash ju presin familja n’shpi, atje për drekë, e ju pa drekë; po kthemi pak...”, “ ja, ja, Zef, ja Zef”, po presim na, kthehem ti atje, ai u kthy n’Pojatë aty, po kthehet, ai: “Jo, pse u kthym k’tu?”, “Hajdi niherë t’pimë ka’j kafe a naj sân’ a shka t’asishne, hajt”, a tanshi u ngulen ata, hangren aty, përpjetë e ka. Ia nisen prej Hiles ti’ kqyr’ ato banderet, ti’ thanë njani njanit “jo qikja’ kaka larg” e “jo qaja anej e knej” e, po hajt shkun’ krejt. Kur shkum’ te trafa atje, gruni qikâ ishin, korriki, pa korrë e, ajo trafa midis grunve – aja ish bile ni arë e Mallakit aty, ai tha: “Aiii, k’tu duhet atë tokëzimin m’ia bâ, duhet me gropu qishtu e qishtu!” Aiiiu, kush t’len me grapu n’grun’ tash... ata ish edhe diqysh si tinëz tu bâ, pa ata, se ata lypshin m’ia nreq’ atyne e tanshi m’ia bâ aty... ai kur ia priti ai tjetri inxhinieri: “ne mar” tha “mozhe” – munet, tha “kja me u lidhë n’atë tokëzimin e trafës, kâ poshtë; ti ço ni punëtor” tha “nesër, edhe ta lidhin aty edhe kryhet!”, “a dobro” – mirë. Dulum na, na napër grun’ e kâ te kisha, him’ napër livadh t’kishës e xhipi ish kâ ti’ pritë, kur ai Hila i Ded’s prej shpisë atje, kish pa atje te trafa, ne na kish pa, t’ish çu atje, eee, po na taman, na veç dulem kâ te xhipi, e ai ti’ ardhë anej kah kisha... ish kuqë ish mërdhezë. Njani ke ma mas, pi thatë, “Shka? Shka?”, tha “po neka struja”, tha “kaka struja”, tha “mar da biqe neko”, kur erdh ky Zefi, hini n’kerr, hini n’kerr, “hajt t’hypum” – “hajt hin”, meta veç une, tanshi: “Hajt hin edhe ti”, “e mar se s’tu ka van’” – “hin mar’ qaty!”. Qysh ish veç me Hilen aty, tash kumedit’ çka po asi... hina edhe unë teposhte e n’ambullantë atje, e atje tanshi n’abullantë hini, tash hajde jagnicet m’ju pagu atyne, terenin, sa kah sa janë ato.. Nxurri ju qiti paret tup e tup e tup e, tanve ju dha t’shkrune, e tha “hajde nesër n’komune, duhet me marrë reshenjen – vendimin, e m’ju çu elektres, elektra mu ardhë me lidhë strujen”. Thonë, “hajde nesër, s’ka problem aty”. Kûm shku unë nesrit atje, â kânë bili ni Anton Çupërjani, punajke aty n’arhivë. Shkova te ai, i thashë qishtu qishtu, tha “Po, shka blej ja tridhejtë dinar taksa duhen”. Dola unë, i bleva ato, ma shkrov’ ai, e ngjitha tash, tha, “çohe n’elektra-Kosova atje, e ata vijnë e lidhin”. Kur shkova atje m’ia çu atyne, ni Petriti, ni Petrit Nushi, s’di qysh u thirrke, ai si inxhinier i elektrikës, ia qita, pe kqyr’ ata: “Aiii” tha, “bash sad na ka vra reja ni liní qiknej kah Dragashi, krejt ekipin e kam atje... s’di a do t’muj me çu” Thashë: “Po patëm dëshirë për katër korrik mu pasë drita!”, a di, se ish puna mu na kry sa ma shpejt, po isha 4 Korriki, aja si festë u make at’here.

AK: Çfarë feste u kânë?

NL: Po festa e shtetit, 4 Korrik, ‘Dan Ustanaka’ i thajshin, dita, e qi janë çu partia, Dan Ustanaka Komuniski Partie, e qi kanë bâ mbledhje me katër korrik. E i thashë atij “patëm dëshirë me 4 korrik mu pasë dritë” a di, “hajt” tha “se do t’kqyri dikan, mu bâ dishka. Edhe e çoi ni njeri atje, e lidhi strujen, po dritë veç ka pasë sjalicë Nreka i Nocit, tjetër kush s’ka pasë, se aja ish pa’ ndreqë, e napër shpia s’dishmi ‘ale se qysh shka duhet mu bâ... e qashtu qi atij veç ju kall drita. Aaa, kur tu çun’ Dodit tanshi, atë anën anena, “kush e bani k’ta”, “shka u bâ kja”, “kush asht’ ai”, Nua i Nrek’s thajke: “fashista... piskatki” (Qesh), po, po tanshi atyne hajt, hajt, hajt, vërr vërr, ata i kish n’dorë Zefi apet, anena ma t’miqasum me ta, edhe atje n’ambullantë shkajshin, zatetshin te ai atje ëëë, i bani ikal ata, se ky Pjetri i Frrokit, Gjergjit, â kânë elektriçar, u kânë edhe zanatli i fortë, se e ka pas msu ai n’Sarajevë atë zanatin, e tanshi me Pjetrin i shtini ata “çoni banderat, nguli baderat, qe Pjetri asht, vjen ju shkep telin; ju duhet m’ju nimu, duhet mu asishna”, edhe qashtu ia banë ata. Edhe tanshi Pjetri jau qiti, jau lidhi telin, jau qiti, i ban’ rrymën edhe ata, a di, qi u bâ tanshi rryma, at’herë nisem edhe na t’i qitë nëpër shpia drita ato, qishti rryma. E, tanshi e, rruga, rruga, rruga ka ardhë me ’78, at’here me ’78 komuna jau qiti bashkësive lokale ka niqind mijë dinar, jau dau për nevoja t’veta. Mi shpenzu qato pare për nevoja t’bashkësisë lokale shka ju duhet... E, aty u kânë kryetar i bashkësisë lokale, ke Marki, Mark Biba, edhe tanshi ato u marr’ vesh aja që i ka qitë komunja, i ka asi, e, po, me Tunën e Nres’, “Tunë bre, qysh bahet mu fol’ me bacën Mark, qi qato pare mu mujt’ mi përdor’ për qat’ rrugën e jonë qiknena, mu na bâ dishka...”, se rruga jonë aty â kânë, unë e kerrin e kam lânë atje, fiqen e kam pas bâ me ’67, qatje e kam lânë, e lisha, se s’kishi ka’ me ardhë khâ, n’Zym, s’kish rrugë. Paj dikur u bâ për faqe t’zezë qashtu, napër gurë, napër gurë, diqysh... kur ish terum, se kur ish lagt s’ûn dilshi hiç, e qashtu me... Ai Tuna, se ata n’vetshërbim aty, k’ta at’here kafe e ato s’ka pasë, qaty shkajshin e pishin e rrishin e, da prej punës, Marki që ish n’shkollë aty, e ti’ bisedu me ta përditë, e ai tha, “po, veç duhet mu marrë vendim bashkësia lokale, ku mi përdorë ato pare; pa vendim s’mun, po vendim” Bashkësia lokale â kânë Krejki, Karashëngjergji, Zymi – tri katune, ni bashkësi lokale. E aty ishin tanshi k’ta, ish Hajdar Mallaki, ishin k’ta Halit e qita, t’partisë, tanshi iii, eee kumendit’ qata nuk pëlqehen nër veti, qi tha: “Tunë, pe lajmë kur t’pshilet shkolla, qi shkojnë napër pushime k’ta msust’, qita t’hujt, e qita naj’ja t’juntë kush t’jet’ k’tu, e bojmë mbledhjen edhe marrum vendim”. Edhe qashtu ia bani, murrën vendimin për mi përdor’ paret – Zym, Karashingjergj, për rrugë. E at’here kur u lshu vendimi, at’here Bashkësia Lokale ka lujt’ rolin, si mu thânë, se i ka pasë vulën, i ka pasë senet krejt. Kur ka marrë aja vendim për atë van’, si komunja, e at’here veç fill kemi shku, kemi goditë firmën, â kânë “Put Prishtina” qi â kânë ‘i pjesë e qasaj firmës, “Putit” k’tu n’Perzeren, e atje iu kallxaj’, nejse, edhe Marki me neve, qi “Paret i kemi qishtu n’xhirollagari, qito i kemi për qit rrugë e..”. Kontratën e bamë. E çaj ni bager t’madh, edhe ish problem tanshi aty kah me çu rrugën... k’ta Zymi, Zef, naviatke anena kah kryqa, kah Limezht, tanshi mu del’ knena, jo qanena, jo knena, jo anena, me Tunën – “Tunë bre, t’i... veç t’i mshojmë drejtë se qikja’ bohet, na krejt punën e kemi me Zym, si me thânë, krejt senet i ki qikâ: e ki abullantën, ki postën, e ki shkollën, e ki kishën, krejt i ki senet n’Zym; e sa fmija e sa gruja e sa njeri ki mu ec’, e bajma na rrugën qanej, qiknej, po kërkush s’shkan kamë rrotull anena me njekë rrugën. Po, apet napër gurë duhet, trup duhet mi ra – po t’i mshojmë drejt, qysh t’bahet t’bahet po... e sa, sa t’bohet, pa na lajnë, s’na lajnë, na lajnë, a veç drejt se edhe qashtu e vendasëm m’ia nisë drejt. Bili, kur i pamë shejet atje qi janë nisë bageri, ia nisi pak gërpaj, Mikeli i Mej’s kish del atje, i kish ngul’ kujet, gjashtë metra prej zidit t’arës, mos m’iu afru anena, edhe e ka pasë ceven e ujtë prej bazenit – at’here bazeni i moçem qe â kânë i ujtë, atypari mi shku te shpija, i kalojki qaty n’koder, edhe aty mos m’ia prekë se “aty kalon cevi jam’”. Kur shkum’ n’sabah, se une tanshi me atë bageristin ditën rrishna, kuji pengon tash, “shka mu bâ tash?” u kanë ni cërrnagor, “shtaçemo sad”, shka... “p’ia nisem kujat e te’ anej, qato gjashtë metra s’pi shkojmë atje ngat’, nejse, pi rrimë, tu ka van’ knena, po gërpojmë knej”. Ia nisem na, n’atë anë edhe n’k’të anë, aja pjesë nelt pa prekë ata, gërpaj knej, përpaj anena, bager i fortë, bunguzher i fortë, bili ai Toni thajke, “kuuu mar’ qikja, Zoti nelt e qiky n’tokë pe, pe shkulta”, kur t’a fshika stomin përpara hyyy n’atë anë, metshmi, u habitshmi te’ kqyrë, eee tanshi shka mu bâ me atë cevin e ujtë... Markit n’zyre atje i lajmrum’, i lajmroi policisë atje mu del se qishtu e qishtu a kuçit’ puna aty. Ata e thirren Mikelin n’stanicë atje, kâ shkaj kalaj, “Ëëë, ju qifsha nanen, shka doni me bâ ju?!” (Qesh) Na ishmi shukatë, e tanshi kur u kthy prej stanicës, shkaj ma lerg qanej, nuk bâni za hiç, si i kishin thânë aty se s’guxan me nel edhe “gotovo”. Ai erdh ai milici aty, edhe atij bageristit i tha: “Mshuj tash qitu drejt.” Kur t’i hini ai uuu aty, kular ata cevet u banën, shtini, at’here t’i vazhdaj gërpaj’ bim anej, bim anej, bum anej. E kur ish puna k’tu n’Zabel t’Gogve, dy lisa, s’un kalajke, s’e nxike bagerin se ai i kish pesë metra, e kish atâ t’gjanë. E ata lisat ishin n’saj t’rrugës e k’ta Cakit s’ka mu kalu atypari... Qysh bre u mlodhem n’mahall t’Dodit qaty n’âbarr t’Markit Nreks, atje ka t’jenë kush âsht ai që i hyp’ bagerit mu ardhë aty me arxu lis ka t’jen’... jo bre, qysh bre s’ban bre, rruga bre... tërrt e vërrt e hiç, ka t’jen’ s’ban edhe s’ban. A na krejt e krym’ punën, e zgjanum’ tej aty n’Zabel t’Gogve, qat’ pjesë, po tanshi s’ban’ atë pjesë, s’ûn del bageri. E kemi kthy anena kah shpia e Zefit t’Leks që e ka nreq’ ai atje, napër ara t’jona edhe e qitum knej kah shpia e Tonit, apet e zgjanum’ prej ulices, prej kry arve tek’terti te Zabeli i Gogve, qat’ pjesë, edhe apet e çum’ bagerin anena. Ata, se tej sa ke n’k’të anën knena, bagerin e like te Lazrit Nu’ Lleshit k’tu, n’abarr. K’ta ishin marrë vesh me bageristin me çel’ rrugën k’ta prej kry’ arve, prej k’tuit e n’Caki, qat’ rrugën. I kishin thânë ati’ ata me fillu knena edhe qi “mshoj’ se ashtë, pjesët e jona janë, tej atje n’breg. Ene jam tej diku, e tanshi u kânë Zefi i Mikelit t’Fran’s e knena â kânën Lereci Nu’ Markit edhe anej k’ta Marka Nrekt e Jozes... e tej atje n’breg arët e jona”. E, k’ta i kishin thânën qi “ia nisim prej knejit edhe n’mahallë”. Po ishin marrë vesh ma ta krejt... kur po m’kallxan ai qishtu e qishtu – “kam mu fillu knej mu punu”. Thashë: “Mos ja nisë se qaty ku t’kanë thanë ata, aja asht’ e jemja. Po qi dojnë ata mu bâ rrugë, thuju atje m’ia nisë prej mahall’s e mu ardhë teknena”. Se ata Cakit’ qëllimin mi ça qito t’jonet e anena t’vetën mos mi prekë, e di. Thashë, “Thuj atyne qi ‘nisja prej mahall’s mu ardhë knena; për knena s’po lejojnë ata pa e nisë ti anena’” E qitu, bili, qití Halitit edhe k’ti Mehmetit, Ahmet e Mehmet a shka ke ai msusi... k’tu bili s’e pata la gjâ pa i thânë n’abarr t’Lazrit. Ishin ardhë te bageri aty te... mu fol’ me ta. A une k’ti veç i kisha thânë përpara, i kisha kallxue. Ky i tha, “Ne, ne mogu ja tu pushi ti, samo sa one strane, ako hoci te, mozhe.” (ser.) E thashë “Qysh bre, ju bre si n’arsim, e kushe fjela mi msu fmit’ e dishka, ju idhtartë ma t’mdhejt me pengu rrugën; mos mu kânë a di qishtu... marre për ju.”. “Ja, ju për dhunë po na bani ju”...”Qysh mar për dhunë po ta bajmë? Tu ndreq’ rruga për dhunën – ku â për dhunë?”, e qasi fjelsh, nejse. E tanshi na apet e çum’ bagerin, krym’ knej, e çum’ bagerin atje poshtë edhe kish n’koder t’Limezhit, Mikeli Mej’s na bani përblem pak, m’ia nreq’ pak rrugën mu kalu ai aty, se i bike, a di, kryq rruga kshtu. Qashtu ai i tha, se e kryv krejt punën anej e knej qaty i thamë “mujsh m’ja... zgjanaja pak”, e aty ish ni shtresë e rrathit t’madhe e, e ai herë para, mrapa, para, hap rrop hoppp, e ata mas qasej e pritshin Cakit mu shku atje, mas qasej kur po thotë: “Heee izdau menjac, s’po dan, nuk a... s’ban”. Ani tash, jo përpara ec, po përmas nuk um çan, nuk e pranan atâ, aja a prish’... e zdjergi, e la te Pjetri i Zefit Lazrit, n’âbarr qaty, ata Cakit ishin te’ pritë te kafja atje, ish Tushi, a s’di kush ish aty... Edhe, kur shkaj’, iu tha atyne: “Ne mozhe ukfar kad se na pravi ondat ce me radi ti.” (ser.) Ai i lajmraj’ firmës, e firma, na s’di... kem n’Perzeren a s’di ku shkum’... kur u kthym’ kishin ardhë ata, e kishin pru atë shliperin, e kishin ngarkue, e ai shkaj’ teposhtë, shkoi {me duar} bageri, s’erdh mâ. Mu thanë i erdh puna k’tyne Cakve, tanshi metën, a di... Po tanshi liset, po kaka’ kânë bageri aty ‘ale; liset, na qysh m’ja bâ... me Markin bili po shkojmë te hoxha ma i madhi aty n’Perzeren, n’atë xhamien ma t’madhen, qaja Bajrak Xhamia, ish qatje te Lidhja Prizrenit, e qatje e kishin qendrën ata. Marki po thotë: “Mas dreke ni ditë, kur t’kryhet puna, shkojmë. Shkum’ bashkë aty me tâ, n’zyre, te qaj ma i madhi aty”. Ishim karshi ûgjt qishtu, e njâ tjetër ish ma... jo hoxhë po ksi tjetër. Nejse, Marki pi fol, a di, “qishtu, jemi ni katun, ni asi, krejt senet i kem t’përzime” krejt kshtu e... “po asht’ ni rrugë tu punu e tu zgjanu, e qishtu dy lisa po pengojnë, janë vorret aty, e nuk po pranojnë, e, s’kem qef mu pasë teleshe e...” diki mu fol’ ai, gjithqysh e asishne. Ai nejti e nejti, dikur tha: “paj ato vorre a kanë shkrime, a kanë...” – “jo bre, s’ka shkrime, ka guri qaty... veç shihet se â kânë vorr, se kur â kânë s’e din’ as ata; as na s’e dim’ se kur asht’ e kur asishna”. Ai, qaj qe ish mas, anena (qesh), bani me dorë kshtu, mshoni demek, ky; ai hoxha tha: “Ato vorret n’kofshin përmi Bashkësinë Islame nuk lejojnë; a n’kofshin t’komunes...” – i rrudhi kraht. Aaai, po apet tha “p’ju shkruj ni letër, çanja hoxhës n’Gjanje.” S’e di shka shkrov qaty, e msheli me ni zarf, na dha qatâ, kurgja hiç. Erdhën k’tu, tanshi â kânë njo Zhiga n’kataster, e ai kih, ai Zefi e ngjike mirë me tâ, k’ta Deda i Gjek’s e... Ded’s Gjek’s bile ia pas dhânë qat’ placin qaty, nër Nikollën, qaj Zhika, e ni ditë mas dreke qishtu me Zefin, e murrum me Tunën, e atje me gjetë Zhigen. E gjetëm qatje n’oficirski dom, qaja Shpia e Bardhë qi â tash, e atje ai tanshi iu tha qe “hajde nesër se e n’shojmë, e shkrujmë vendimin n’kataster që ato t’shtetit janë, nuk janë t’Bashkësisë Islame”. Jemi shku neserit, e ka shkru ai vendimin, edhe tash duhet me nënshkru kryetari. Kur shkum’ n’komune atje, me nënshkru kryetari, e po thojnë... – ai e lexaj’, e kqyri vorret aty – ai po that’: “Kryetari s’â k’tu.” – “Ku â?” – “N’pushim!” – “Kush e zavensan’?” Ai Zhiga ish aty. “Kush e zavensan atâ?” – “Unë.”, “Potpishi.” – “On qe doçi” – vjen mas dy dite. “Potpishi.” Ja nshaj atâ përpara, edhe “potpishi zavensuje ti njega”, tha po, “potpishi” ai, (Qesh), s’na lujti atâ... na n’shpi. Edhe, kur u bâ gati bageri për mu shku na anena, Marki e shkrov’ vendimin policisë mu del’ n’mbrotje atje. Kshtu, k’ta erdhën dy policë, ishin vesh’ me uniformen taman zyrtare... me dhezë bagerin, s’u dhizke bageri vër vëer vëert, vëer vëer vëert, vëer vëer vëert, vër vër vërt, ai po that’: “Mar’ me pasë ni akllumator t’vogël t’kerrit e dhezë, se kja e ka atë motorin e vogël, u dhezke qaj!” Ai i vogli tanshi me dhezë atë t’madhin aty. E ai akllumatori i kerrit e dhezë këtë t’voglin. Aaa ku.. ku me shku... ajt t’i thojnë Lleshit, kish fiqen ai para vetshërbimit, e majke qaty. Erdh ai me kerr fill, vëëër, ia qitem atâ – vëëër e dhezi atâ, u dhez ai; hajt me hek’ akllumatorin m’ia qitë, te hek tëllllllt ra n’tokë, na u thy akllumatori, hehehe. Po nejse, e nshaj kerrin teposhtë ai, shkaj qashtu pa atâ, po erdh bageri, ata milict, po s’u lajmru asni Cak, as s’u pa me sy kërkun hiç... ai “veç liset kah dâni mi qitë” – k’ta, “mar nshohe qishtu rrugës edhe tanshi veç me qitë kshtu”, qashtu ding ding, te dytë liset, i qiti anej, e lshaj’ rrugën, u çel’ rruga.

AK: Tani e keni përfundu domëthanë edhe këtë pjesën?

NL: Po, po, u kry aja, qysh ke tej tash, si me thânë...

AK: E k’to rrugët, rrugën prej Zymit n’Gjonaj, a jeni kanë pjesë e sajna kur e keni...

NL: N’Zym, n’Gjanaj – cillin?

AK: Leqet, sa jenë?

NL: A anena pooo!

AK: Sa janë kânë? Trembëdhjetë, n’fillim, a po?

NL: Janë kânë sa t’dush! At’here e pat çel’ ni firme komunja, â kânë ‘ale n’Zym at’here, komunja atë rrugë e çel’, po, qaja firma ia çeli, ia bani da kthesa t’shpejta, kshtu, e tekrar nuk i pranoi komisioni, i kanë zgjanu ato kthesat. E ata, për me shtru n’zallë, akcion kemi pasë katuni me shtru, mu bajt’ zallë me kije. Une nizet [20] metra i kem pasë, kam shku për ni ditë qato nizet [20] metra i kam mushë, se qat’ kthesën e parë atje prej Gjanve qi, qaja kthesa e parë qasej rrug’s teposhtë, e bishmi n’breg Drini qatje fill, me kije. Shkurt bili, i qita e s’i kam pasë larg ato n’qat’ pjesën e gatë, nizet metra i  kam pas mushën qashtu, qato akcione u ban’ pak e shumë e... qashtu aja met, vazhdaj’ aja rrugë. E tanshi, ku â nreqë mu asfaltu, at’here tana’hert at’here, me ’78 pat del’ zyrtare, si mu thanë Landovicë – Zym ka mu asfaltu, e kalaj’ aja. At’here kur erdh ’89 – ’89 jo, po përpara mar’ ke, përpara ke kja... nejse, u intervenum’, nejse, kem pasë Zef Leken atje n’Prishtinë, ai krejt i ngjiki, i kish ata, “hadi qishtu”, “hadi knej”. At’here, kur po na thojnë qishtu para Vitit Ri, eee, “për vitin e ardhshëm ka hi n’plan aja rruga Zym – Landovicë – Zym mu asfaltu”. Po tash n’fillim t’vitit, na bash qishtu n’qit kohë kemi shku. Hajdi nihere atje, n’fillim atje. Kur shkum’ atje, qat’ ku asht’ tashti Qeveria, qaja ndërtesa nelt, aty po thojnë “po, asht’ n’plan veç duhet edhe ni pjesë e zhvillimit t’buqësisë, aja âsht n’filan van’ ndërtese, jashtë atje. Edhe ata duhet, se duhet mu marrë pjesë aja, se âsht’ rrugë eee, për katune, e di, për zhvillimin e bujqësisë duhet mu marrë pjesë edhe ata, duhet mu shku edhe atje mu kqyr’”. Kur kemi shku atje, ai po thatë, pe kqyr, tha “jooo, shka di, ju s’jeni...” – “Qysh bre s’jem? Na jemi kânë, bile dy kerre kem, shatë, tetë vet’ gati – qysh mar’ s’jemi ata; na thanë qe duhet te ju mu ardhë me asishna”. Ai e kqyrke ni tefter ëëër ëëër ëëër, “Qe, nuk shkrun për ju. Qe, k’tu shkrun’ ‘qikaq kilometra kanë mu asfalltu këtë vit’, po ju s’jeni”. Po bre ata na thanë që edhe kjo, edhe ky... apet ai po kqyr’ e atje mëse i kishin ra vi qatij renit t’fjelve edhe vi, mar’ përfuna vijës Landovicë – Zym. “Iii, që ku i paska ra narmân dikuj për ju”. “Aiii, po kakmi n’fun tefterit se?!” Tha: “A je qitu? tash i ban ‘izmet, del qikâ” I pari demek. “Aaa, at’here s’â problem, drejt e... – Hil Thaqi â kânë shef i, drejtori i “Put Prishtinës” ai qi ndërtajke rruga. Te ai. Edhe ai po that’: “Jo qita, qita, edhe ata, ata, u nisë, u krym’ rruga, u asfalltu.”. “Aiii...” tanshi jo “Zymit ia bân kshtu” e, jo “pse ia bân” e,  “pse u bâ e jo asi”... kryesorja u bâ. Tanshi na k’to pjestë i kemi shtru vet, qito knena.

AK: Napër lagje.

NL: Po, na e shtrum’ prej çashmes k’tu, tej n’Gurapeshë, te shpia e Gjok’s atja. Dham paret për katun anej, anej, edhe Dodit e kanë shtru prej atjeit tej te shpia e Luk’s, me pare t’veta. E, po tash qat’ pjesën tej n’Zym ata me atë Hilen, nejse, pak e shumë, e ish marrë... ai i tha vazhdone, kanë vazhdu ata tej poshtë te qata liset poshtë, e vazhdun’, po tanshi e nalen punën, s’ka pare.. s’ka asishna, iii nanen, met n’gjys’... Qysh asishna; hajt mu shku, mu shku n’Prishtinë. At’here ke kja Kaqusha, Kaqusha Jashari ke drejtore e qityne rrugve. Kemi shku na, jemi kânen katër, pesë vet’, e pi thojmë na qishtu e qishtu e kem metën, a di. Ka met’ për dyqin [200] metra, s’i thajshmi na sa – dyqin  [200] metra ka metën, asi, po thojnë “s’ka pare s’ka asishna, pa u kry”. E tha, “Ju keni pasë nafakë t’madhe – tha, se mu pas kânë une – n’atë vakt kur a marrë vendimi, s’â kânë aja kryetare, a di, drejtorishë – mu pasë kânë une drejtoreshë” tha, “atë rrugë s’e kisha bâ, se rrugë qorre; ju” tha, “s’lidhni kërkan’; veç tej aty edhe kurgja s’i çoni qytetit. “A, kja e Bregit Drinit” tha “asht’ krejt n’fshat e n’fshat shkan’, e lidh; aja â kânë ma e mlidhshme si e juja, po masi keni ardhë tej k’tu për dyqind [200] metra, s’e laj pa e bâ”. Edhe, e ban tanshi, u shtru kja prej k’tu fushës madhe, tej u lidhë atje. E, qishtu probleme tana hert, t’ngame e sene, e ato tanshi bili mas... tanshi e bani ni mbledhje, at’here pat hypen ky Ramzi Kolgeci, â kânë kryetar i qeverisë, n’Prishtinë mas Nazmi Mustafës, se kur a kan’ bâ e jonja, â kânë Nazmi Mustafa. E hypi ai edhe e bani ni mbledhje k’tu n’sallë t’arsimtarve, bili n’shkollë jemi kanë, ishin ardhë edhe k’ta Bashkësitë Lokale, njâ i Mazrekit, e tu çu atje kur t’ia nisi: “Ju n’Zym keni bâ k’ta e, n’Zym keni bâ k’ta e, ëëë...” – “Nalu” tha, “fol ti për veti shka po t’duhet, mos na kallxa’ neve shka keni bâ n’Zym se na e dimë vet; shka po t’duhet ty?” Po iii... “ty” tha, “shka t’nevojitet, se ja shka kemi bâ na n’Zym” edhe u shukat... edhe tjerët u shukaten, s’bân’ zâ. E qisi ka pasë teleshe, tana heret, po tana heret dishka kemi asi. Po, mu për veti, jo që jam kânë, janë fjaltor, qi kam shku kam ditë mu fol’ e mu asi. Po ishna me kerr, e ato me shpenzime t’mia tana heret... s’i kam thânë kujt qi ‘qitem dishka, jepum dishka se une s’vi’. E e kam pasë munsien tana heret për qato sene, e tana heret kemi shku, kemi shku te Nazmi Mustafa, dy here jemi kânë, unë jam kanë, e te tjerë, e te tjerë. Për kooperativën kur a bâ, e u formu kooperativa, t’dillen u bâ aja manifestimi qi u regjistru kooperativa mu bâ; t’maretn n’aksham Zefi i vogël te une: “Pca Nok, bre, a kishmi mujt’ mu shku n’Prishtinë?”. “Po mar’, shkojmë.” Shkum’ na, qikja ndërtesa qi po tham’ âshtë tash qaja e gata qi po del, qaty â kânë Banka e Kosovës qat’ere, Banka e Kosovës, edhe k’to ministritë ishin aty e, aty â kânë ni Gjergj Gjini, ka khâ Ferizajit, po... Ai na ka nimu shumë, si mu thânë ata t’jynt, ai Zefi me tâ ish i lidhen krejt, e napërmejt tina, edhe na drejt e aty te qaj Zefi, te Gjergji, te Gjergj Gjini. Edhe i thamë, “Gjergj, nejse, qysh jeni tek jeni, shka qishtu... po qysh kishmi mujtë na mu shku te Avdil Hoxha?” Ai ish guvernatori i... – jo, ministër i Zhvillimit t’Bujqësisë, i bujqësisë, k’to i kish – “Qysh kishmi mujt’ me shku te Avdil Hoxha, me na pranu, kur munet me na...” Aja â kânë ni Marte Delia aty punajki, qaty n’asi, e çaj’ njanin, i tha “Bani zâ Martes?” Erdh’ aja aty, i tha: “Martë, shko te Avdyli, thuj ‘i kom ‘ja dy palë, dy vet’; kur munet mi pranu?”, numrin tremdhjetë [13] ai ish, aja kur u kthy po that’, tha: “M’tha Avdyli ‘ndash t’vinë ata k’tu, ndash t’vij unë aty!”. A qysh mu ardhë ai te na... n’zyre t’Gjergjit demeke – jo bo’ na t’shkojmë te ai, “Hajt” tha, “Marte ti!”  Hajt t’shkojmë te ai, na prini ajo Marta, numrin tremdhejtë [13], him’ aty edhe... kur jem hi kish pasë dy vet’ ai ûgjtë aty, u ûgjë edhe aty Zefi. Ai ish, Zefi, unë, ata dy ishin karshi. Ai Zefi tanshi kur ia nisi ti’ asishna, “s’jemi ti’ ditë shka mu bâ e, kemi pasuri, kemi Drinin, zhavorrin, e s’kemi mjete, s’kemi sene, si mu thanë, k’tâ e k’tâ e...” Ai e kish nervoz, ka’jhere u kuqki u mërdhezki, kah’here i mshajshin lat’ a... e qashtu Zefi; ai e kish vnu dorën qishtu bash te’ kqyr qishtu, “e s’jemi tu ditë shka mu bae?! – “Kush bre s’â ti’ dit’? Ju” tha, “s’keni tri ditë qi e keni bâ kooperativën; e keni marrë vesh ku janë paret!” (Qesh)  “K’ta qi dy vjet e kanë kooperativën, s’kanë as zyre mu nejtë.” Ata t’Malishevës ishin kânë. E, po ky apet qashtu e asi, tha, “hajt” tha, “se bâjmë dishka – pa e bâ s’e lajmë”. Edhe e bâni... si mu thânë, fill ia dha kredinë për me nisë ndërtesen e atâ, e... ee, po du mu thânë, a di, e sa e sa ashtu. Tanshi për ujësjellsin, kur a bâ ujësjellsi, Zefi â kânë k’tu n’Perzeren n’zyre. Zefi, e lypshin komunën tash k’tu n’Zym me bâ komune, komune, këtë, Hasi krejt. Erdh Kol Shiroka, erdhën k’ta kryesia e Kosovës qi ishin at’here. Kol Shiroka iu tha: “Shka po lypni komune? Lypni kushtet e jetës shka ju duhet, rruga, uji, senet për jetë. Komunja” tha, “s’un ju bjen ato; komunja dan’ mjete për me majtë komunën e ato... po qito lypni ju, e ujë s’keni, rrugë s’keni!”, edhe aja murr’ fund qashtu, qaja fjelë... si me thânë, qato tash mu shku mi lyp’, e e kish marrë vesh komuna atje qi japin dishka, a di, bahet... â kânë qaj drejtori i ujnve, ni Sateriç, edhe Zefi e kish marrë vesh se qaj Sateriçi, drejtori i ujnve i krejt Radoniqit e k’to, qi bahet, mundet mu bâ ujt prej Radoniqit, qishtu e, qishtu e, qishtu e qishtu. Ardhë Zefi k’tu te baca Mark, i ka thanën, masi prej Prizrenit, ni aksham, ai i ka thânë “Zef,” – nejse k’ta e kishin bâ ni marrëveshje me Galyp Hoden, drejtor i ujit t’Prizrenit â kânë, me rrit’ kapacitetin e qiti ujësjellsit prej Gjanve qi â kânë përpara – ai i that’ “Hej Zef, hiqu se qishtu e qishtu e kemi marrë vesh anej, ëëë.” Ai prej atyhit te Shtjefni shkon, edhe Shtjefni i that’: “Aiii Zef, na e kemi bâ marrëveshjen me ata për me përmirësu këtë ujt qishtu e qishtu.” Po, po ai ujtë ish bazeni mu bâ, atje ku ashtë bazeni, e prej atij bazeni me pru ni çeshme tej k’tu te çeshmja jonë. Qaj, qaj me qat’ ujë, e ne s’na... po nejse, na s’dishmi gja, qaja ish ba. Kur po vjen Zefi, edhe te Shtjefni edhe Shtjefni i ka thonë qashtu. Prej Shtjefnit erdh te na, e kish pas marrë Seben e Markit Nres edhe erdh kah, bili â kânë vonë, qiky vakt nashti kah nan’ sahati. Edhe po that’ “qishtu e qishtu e qishtu e um ka thânë Sateriçi, qi bahet ujtë prej Radoniqit, qi vjen ni bazën atje nelt e me shtypje, ju kap edhe juve qishtu e qishtu e, ju jeni ma poshtë ma kshtu, um ka thânë qishtu, um ka thanë qishtu”. “Ani a jeni t’pilqimit?” – “po, për qita kakmi t’pilqimit. Qita çka ka thonë Shtjefin e ata për me bâ atâ, ata veç ni çeshme, aja kurgja, a qikja qe po thu ti, kâka ymyti edhe napër shpia nashti po na vika”. “Jo, pooo ka thanë ai qishtu, ka thanë ai qishtu”. “Ani shka mu bâ tash, ju mu ardhë me mu nesër te Satiriçi”. “ Aaa vijmë me Seben edhe me Zefi atje”. Po na kallxan ai n’zyre qishtu e qishtu e qishtu edhe ni hartë, hartën ke e vogël, i tha ative “shko zmadhohe për qikaq”, ai kur e pruni t’madhe ata, u shishin tanshi krejt shpiet e senet. Po na kallxan prej kah vjen, prej Krushes e kah Drini, përmi Çallak bazeni mu bâ e, kah Plagzet qaty e kâh përmi Vosh e mu del kâh n’koder. Kodra i kish ato kotet, numret sa â nelt atje, sa â nelt kâh nelt, ish kâ ja nizet [20] metra ma poshtë shpia Hiles se kodra atje, krejt munet m’ju shku qishtu e qishtu e... “ooo, po pse mos mu kânë, na për ata, jemi”. “Eee po,” that’. Tanshi ai, i thirri k’ta drejtoriatet t’komunes. Pjeter Përgjoka ish e, qaj Isuf Vraniç e, ky Galyp Hoda edhe nja i tjetër, katër ken ata, i thirri aty edhe p’ju thatë, “Qishtu e qishtu e”, qaj Galip Hoda tha: “Ato dy milion janë t’dane për Has moti, qysh kur a nisë prej Nashecit at’here, se jemi kanë nihere n’Nashec thajshin ‘anej me ba ujt’. E ato pare janë t’pashpenzume, qato i qes tha une knena!”. Ëëë, mirë. “Tash ju duhet me na pru ni vendim prej Bashkësisë Lokale qi s’ka mu pasë pengesa napër prana. E kur t’na bini atâ at’here na marrim vendim për me ndreq”. “Aaai” thamë, “po edhe ata e bojmë” Po shkojmë pe bajmë ni mbledhje, po Zefi pi thatë, “a ban ju me na çu, mu ardhë dikush nja prej jush atje, se neve s’po na besojnë atje, kur t’ju thojmë qishtu e qishtu e ...” i tha qatij Isuf Vraniçit tha: “Isuf, ti munesh mu shku”. Tha: “Po, n’sa dani me ba mbledhjen?” “N’pesë sahati.”  Edhe k’tu n’sallë qaty u mlidhem n’pesë sahati. Erdh ai, qaj Isuf Vraniçi. Edhe tanshi ia nisum, Zefi qishtu e qishtu e qishtu e, menireni ja nisi pca Mark – “po kush i jep ato pare për anena”. Ai Zefi ish nervozu, ai... “S’jemi tu fol kush i jep paret e kush s’i jep paret – a po dojmë a s’po dojmë. Qita duhet mu kallxu na: a po dojmë ujë a s’po dojmë ujë edhe mu kanë t’lirë për prana, mos mu pasë pengesa kah t’punohet. At’here çoni durtë kush dan ujë; kush s’dan ujë.” At’here kush mu thanë qi ‘s’dojmë ujë’. Po, edhe u shkru vendimi fill Bashkësisë Lokale edhe ia çum’ atje edhe vazhdaj aja. Po tanshi me qat’ Sateriçin, ai ish kanë shumë burrë i meçum, ai gruen e ka pasë bili t’Perzerenit, katolike, ai â kânë serb i Serbisë, po k’tu n’Perzeren ka jetu, a drejtor i krejt ujnve t’Dukagjinit knena. E ai tanshi, ati’ pi thojmë: “Qaja bazeni qi bahet përmi Çallak qatje, midis malit atje, n’atë pjesën e Çallakve atje ka mu batallisë shpejtë... kush e kqyr ata, kush asishna... o mu mujtë me qiten knena napër pjesa t’jona...” Kemi shku kemi fol’ me Gegën e Lleshit, “a ban qanena?”, e bajshmi man’ qi del përmi zabel t’atyne¸ jashtë gerdhit anena e kemi shku kemi fol’ me Gegen, kemi thanë qishtu e qishtu, “A ban, na ngoft ai, me qitë këtë pjesën knena qishtu e qishtu mu ra napër t’juven, a pengon?” “Mara’ veç ujë le t’kenë se s’pengojmë kurgja hiç, kah t’bin le t’bin.” Edhe shkum’, pi thomë Satiriçit qishtu e qishtu, e tanshi edhe pak n’anë t’fejes ky Zefi, që ata janë asi e nuk janë bomirësa e batalliset ai van’, si mu thanë ai, e kshtu e kemi nar’ kontrollen e jonë – “n’van’ t’jynin e kemi nar’ kontrollen e jonë”. Tha “mozhe, shto da ne mozhe!” Prej Drinit e dritaj’ tanshi knena vijën edhe drejt e khâ. Tanshi â kânë edhe k’tu n’Berishë, mu ra te t’Kols Pjetrit e mu ngjit tanshi anena, e mu hi narmjet Cakve e Dodve e mu ngjit përpjetë mu ardhë te na. E edhe ata i patëm propozu me qitë knej sipra, se anena po bjen, pi afrohet anej Cakve ma ngatë e knej kah na apet tanshi asi, edhe ata tanshi e ndrroj, e qiti anej. Bili Marki Frrokit thajke “mu pas bisedu e kisha qitë qanje përskajt zabelit, jo përmidis kshtu, po a bâ aja tash... edhe s’ka pengu kërkush, edhe u bâ”. Erdh puna tu punu punimet, n’gystë malit atje n’arë n’Pjetrit Nres atje, u nalen punimet, i bajten rraqet ata firmja qi ish tu punu... s’i kanë qitë paret. Qysh bre s’i kanë qitë paret? – “S’i kanë qitë paret; pa pare s’punojmë”. I bajten senet. Me Zefin kemi shku, erdh edhe ai Zefi qashtu ai. Erdh k’tu n’pramit qitu, shka mu asina, “ik, hajdi t’shkojmë nesër atje edhe s’kanë çare, paret une e di qi janë qitë”. E Mihilli i Nu’ Lleshit, Zoti i baftë dritë, ke k’tu edhe ai, tha “hajt se une ju çaj’ me kerr nesër”. Edhe na neserit me kerr e Zefin e firmja qitu t’hinit n’Prizren âshtë, jo kja e reja n’krah t’majtë po ma n’sheher u kânë atje te... – edhe aty n’firme kur shkum aty, Zefi ish nervozu me ata, e kish krahin e fortë ai atje, “E pse e keni nel puntë, shka e keni nel?” “Po s’ka pare o Zef, pare, s’ka pare!” – “Po a i kanë qitë?” “S’kanë qitë bre, qe thirre n’bankë atje.” “Kemi thirrë, kemi kqyrë n’bankë s’ka pare, nuk ka pare, pa pare s’punohet.” – “Po bre, ky qyty be. Po shka je tu desht’ bre Zef?” – “Kerrin e du”. Tha “kerrin po ta japum”. “Une shkaj atje, kerrin e du mu ma dhanë”. Tej i bon zâ ni shoferit, ni zhurjan ish kânë me fiq’, kur erdh ai ia shkrun’ atâ, “qe Zefin për Prishtinë e ki”. E lamë na kerrin e Mihillit tanshi aty n’Perzeren, na dy, Zefi, ai vozitsi, ni djalë i Zhurit ish kânë, e nejse, shkum’. Kur shkum’ atje, qatje nelt qat’ zyrën, te Gjergji u dukke me shku, e tanshi ai mu t’drejtu, a di. Kur shkum’ aty, aja zyra e Gjergjit knena, e nja tjetër knena. “Oppp, Gjergji s’âsht aty!” – that’. Se bukur si vonë ke. Knena ni djalë, ni çikë, n’tavalinë ûgjtë. Ata bile po keshin, (qesh)  “jo” tha, “Po na marthen gazi”. Se nihere kur kish pas shku ky e ka lyp Gjergji, s’e ka gjetë, e “thuni Gjergjit se t’ka lyp njâ prej Zymit” e ato e kanë marrë vesh se “t’ka lyp nja prej subit”, e di. Ato i kanë thânë Gjergjit “qishtu e qishtu” e tanshi ai “jo kush ke, e qysh ke...” e ka marrë vesh kush â kânë, a di. Ato po keshin, tha: “Jo, po keshim për atë fjalën at’here qishtu e qishtu.” “Shka ka?” “Qysh bre erdhëm na për qitë punë qishtu e qishtu; une di që i kanë nshu ata paret, kja kuveni k’tu kur a majtën mbledhja, i kanë qitë paret e atje ata e kanë nel punën e asishna!” Ai pi kqyr da letra, “Po” tha, “I kanë qitë!”. “Ani, po mu na dhânë naj dokument...” Ai tha “shko” –  asej çiks, “shko kqyre shefin kah pa del ta nanshkrujnë e ju plotësojmë na k’tu, veç ta nënshkrujnë ai.” Kur shka aja, kur u kthy tha, “Jo, kish del.” Aiii shka mu ba tash? “Ju japim” tha, “na qi... na jau plotësojmë, nesër kur t’vjen shefi e nënshkrun”. Na dha qata qe e pat aty. Edhe ardh ia u pruni ky atje, t’jau gjujti n’tavalinë atyne, “qe paret”. “E po, tash punojmë”. Vazhdun’ puntë apet, u kry, a di. E me ni mijë teleshe, a di, tanaheret... sa here. Tanshi qaj Galyp Hoda s’i qitke ato dy miliontë qi i kish premtu, ato qi i kishin për ujësjellës, nuk i qitki. “Si ka qitë a?” Ai Sateriçi po ju that’... “s’i ka qitë, s’i ka qitë paret, s’i ka qitë paret”. “Qysh bre si ka qitë? Hajt shkojmë ni ditë n’Prishtinë baca Nok, ni t’hane.” Shkum’, â kânë ni Çasllav Bojaniçi i Istogit, e ai i kish pasë qito pjesën e ujnve ni degë. E tash, â kânë shpia e mallve e tash asht’ qeveria aty, ministria, s’di kush asht. E, mas e ki pasë ni barakë, am u kânë parkingi i kerrve edhe ni barkakë u kânë, qaty zyrën ai. E kemi shku herët aty edhe kur shkum’, vërt e qatâ e gjetëm vetum. Ai Luz Nrecen e kish pasë qishtu, ish kan’ rrit mâ... Luz Nreca me furrë u kânë n’Istog, e shumë mirë. E tanshi veç ai ke n’zyre edhe na dy me Zefin edhe pi that’ “qishtu e qishtu e qishtu e qishtu, sa ti’ qitë paret, e qishtu neve po na kqyrin, s’po na nimojnë e, si katolikë qi jemi atje, po na i kuçisin puntë” e... “Kqyre” tha, “t’mërkurten ka mu majtë tha aja kuveni, edhe ato me siguri, s’ka çare ai pa i qitë, edhe ka mu majtë kuveni edhe ka me paraqit k’të problem; edhe bima adresën ty t’lajmroj” – tha. Markuren ai veç atje ka marrë vendim kuveni edhe ia ka çu komunës atë për mi nshu paret, për mi qitë paret, ato paret. E po njâ edhe Zefit ia kish pasë çu kshtu. E tash Zefi kushe s’po di gjâ, afrohet atje i that’: “Po, po, se kem mi nshu paret.” “Aaa nanën” tha, (qesh) “ti ki mi nshu tha, e kam n’xhep edhe une (qesh) se jo veç ju.”  E qashtu, a e di, me, me qisi sene, me qisi probleme tana heret, po kemi ecë. Për veti s’mu ka dhimbt asni ditë, asni punë, veç edhe t’mijet, puntë e mija s’i kam lânë keq, i kam shku. E kam pasë vaktin edhe për punë t’mia, po edhe atje jam gjetë tana heret kur â desht’. Po edhe pa shokë jo, veç edhe me pëlqimin e tjerëve... a, për me ecë kshu që kam ecë, ato kam ecë me kta. Po du mu thânë, jo që kam ditë me fol e mu asishna, po qashtu um kishin n’krah, ma shkurt, bisedën kshtu mes veti ishmi t’lirë, menimet e senet e krejt... po tanshi atje veç ish ni fjalë, a di. Edhe k’tu e bam’ gati k’të fabrikën na, qaj Zef Leka bagerin prej Volakes se me qat’ drejtorin e Volakes i ka shpiat ngjit atje. I kanë nreq’, kur i kanë nreq’ i kanë nreqë bashkë.

AK: N’Prishtinë, a po?

NL: N’Prishtinë, po, e atina i that’ “qy bre çama’ ni bunduzher t’madh qatje le t’punojnë dishka” n’Zym atje. Edhe e çaj ai. E prun ata me atë transportin e vet, nejse, transportin e kish pagu ata, e kishin raçunin, po k’tu e rafshum’ na venin atje, e bam’ gati krejt, kur tha komunja “Jooo, jo s’po vimë atje me bâ gurthemelin, se atje s’â veni, po me nreq’ atje n’Lidine t’Shënkollit”. Aiii, aja e kish bâ gati krejt, e tash gjatë javës mu ardhë ata me bâ gurthemelin; “Aiii” kur po thotë Mihilli Luzit t’Nres, ish-kryetar i Bashkësisë Lokale, “ja, kanë thânë ata qi s’asht’ vendi atje, nuk përgjigjet”. “Shka bajmë mar’ na?” Pe thirrum Zefin n’telefon: “Zef, qishtu e qishtu u qartë puna!” Tha: “Hajdi kâ te Nazmi Mustafa, se p’ju baj, s’ju lajmraj vizitën, m’ju pranu tha ai, nesër hajdi n’shtatë sahati.” Na, hajt, vim’ une, Seba edhe Lazri Martinit, n’shtatë sahati na atje. Kur u lajmrum’ aty, e po that’ “Jo ai ka mu del, ka mu shku s’di ku, n’Gillan a s’di ku; nuk pranan’.” “Qysh bre s’pranan; e kem t’lajmrume vizitën?!” Ai i tha ni shoqit aty, “shko mar’ kqyre nashti i pranan’.” Kur u kthy po that’ ai: “’po’ tha ‘n’shpejtësi’.” “N’shpejtsi, n’shpejtsi...”, po hym’. Na aty shkallve përpjetë, ai kish del veç prej zyrës, n’koridor, “Shka ka t’re?”, Lazri tanshi, mos t’folum na tetan’ aty, Lazri Martinit. Ky ja nisi tani: “Qishtu qishtu e kemi bâ gati atë projektin, venin për me asishna, komunja tash s’po na dan’ atë van’; po that ‘jo n’tjeter van’; ai n’van’ s’po na përgjigjet neve, qaty e kemi na atâ n’mes t’katunit qi na përgjigjet tanve, e kemi rrafshu venin, e kemi bâ gati, e kemi kshtu.”. “Kqyre” tha, “nuk âsht gjigant me punsu Hasin ai, ai âsht’ repart, tridhejtë [30] punëtorë, maksimumi gjadhjet punëtorë; ku t’ju konvenon juve Bashkësisë Lokale qaty ka mu kânë.” Ai zhdrypi shkallve, na shkallve mas tina. E nânen ky... nuk shkrov kurgja, as s’na dha kurgja, shka, po asishna qysh, shka mu bâ tash... kurgja s’kishe shka mu bâ. Ai shkoi, dul, shkoi edhe na erdhum si... kur po that’ Mihilli: “Jo, kanë lajmru ata se ‘po vim’!” (qesh)  Edhe qashtu u bâ, tanshi me qat bager, shkun’ e rrafshun edhe fushën e topit khâ... thajke Zefi, “bleni naftë, qitni, punoni sa t’dani”. Po ai tanshi kur erdhën e murrën, asi. Kur na ardh’ raquni ne, ni mijë e pesëqin [1500] dinar... dinart at’here janë kânë t’mëdha. Ni mijë e pesëqin [1500] dinar transportin që e kanë bajtë bagerin. Aiii, ku mi marrë paret na... Na, dy kerre ni ditë n’Prishtinë atje edhe atâ raqunin n’xhep, te Zefi. Atv e gjetëm me ni kafe me shoqnien e vet ai, qashtu ata e kishin bâ gati dreken mu hangër aty, edhe ata... na tjetër tavalinë që ishmi, ata anej, Zefi tanshi me neve. Ata u çun’, gjakovarë krejt, qasi ni veksh e kishin zi ma pasul e me gjithçka, tanshi vekshin e pasulit e kemi bâ gati me hanger: “Qitâ do ta hajmë bashkë”, hehehe, bashkë, bashkë, edhe aty, e tanshi hëngrëm na e ata e krejt. Ata n’tavalinë t’vet na n’tavalin t’jonen, u kry. Kur u kry ai muhabet, me ta mu çu, tash “hajde shkojmë te baca Nik n’Graçanicë, se i ka ardhë djéli prej ushtrisë. Hajdi, hajdi, po shkojmë. Kur shkum atje ai Bardh, Bardh Pula ubo’, Bardh Pula, burri i ksej ministres qikja kja, e Shirokës, Justina Pula Shiroka, çika e... burri i sena ai Bardh Pula, edhe ai me neve, me Zefin ai, e ai â kânën Eksiom Kos, â kânë aja firma Eksim Kosit – marrëdhanie me jashtë e me mren’ e Kosova ato, qasej firmës madhe â kânë ai. Kur shkum’ atje te Nika n’muhabet, hyyy “atë raqunin” po m’that’ Zefi “bima”. Ia qita aty, edhe ia gjujti atij Bardhit, “merre qitâ edhe kryj punë”... ai veç asi edhe shkun’. U pagun’ paret, hehehe, se kush i pagov... ku ia bân’ venin ata kumedit’... (qesh); s’lypi mâ kush gjâ, e po du mu thânë qashtu tana’ hert me qisi sene t’u nga.

AK: Ka dalë diçka githmonë!

NL: Veç mirë, deri k’tu nuk um dhimet asni sen qi kam ec’ a qi kam dhânë, a, qi kam bâ a, se ksi sene, shpenzime, veç kerrin, kerrit kur s’i kam thânë që “qitni benzin”; benzin i qes vet kerrit edhe kur t’ken’ nevojë për shoqni, për asishna, do t’shojmë. E qishtu jeta, aktivitetet e qito, krejt shka janë bâ, janë bâ drejt prej Prishtinës, drejt prej Prishtines. Se edhe Shpien e Kulturës at’here kur e ndrrun’, e ban’ qysh âsht’ tash, tash, nejse u prish’ krejt veç, veç qysh âsht’, â kânë. Si Sabit Jakupi i Ministrisë Kulturës n’Prishinë, Engjëll Berisha at’here, atâ e kish shok t’ngushtë, na that’ hajdi ni ditë se shkojmë te ai edhe jau ndreq’, ju ban’ dishak për Zym... s’e len pa e bâ”. E kemi shku unë me Shtjefnin, te daja atje edhe ai e thirri n’telefon, “A je aty?” – “Po”. “Tash vij unë me ja dy vet”. Shkum’ na atje, nejse Shtjefni p’ja kallxan “qishtu e qishtu e qishtu e qishtu”. Ata e thirren n’telefon, u çu e foli. Kur u kthy, ata, aja komunja Gillanit aja, dishka foli me ta. “Na kemi punë me komune, s’kem punë me Bashkësi Lokale (qesh). Ju keni ardhë te na, veç po ju bâ dishka s’e lajmë”. Edhe e bani ai, e ndreqi, qashtu me karrika e qysh u bâ... qysh asht’ tash, e ndreqi edhe tanshi e pat bâ ni drekë Shtjefni, me dajën Engjëll, me tâ, a din... tana heret u gjetë dikush. Kryesoja â kânë Zef Lekaj, ai e ka pasë n’dorë gjithkund, i ka çel’ derën ai. Â kânë njeri shumë, dashamir i k’tij veni, aj meritet e tina pakkush i bân’. E qashtu ve, me vullnet se jo me, me obligim, mu detyru – me vullnet, qi kem pasë vullnet mi punu e mu ec’ e mu shku; me shokë, se pa shokë ata që s’kanë pasë vullnet, kanë nejt’ anëve, veç kanë nejt’ edhe kanë kqyr’. Veç kanë fol shkrejt, palidhje, aaa. Unë k’tu katune e kam pasë Tunen e Nres, me ata gjithë atë muhabetin ku tanshi k’ta t’vet i truske, se k’ta gjithë janë kânë t’luhatshem ashtu e kshtu, e... mu fol’ se me ec’ jo. E ai po, â kânë tana heret edhe prit’s, i ka pritë k’ta, ish qaty n’van’ n’vetsherbim, e kish kontakt me gjin’ ma tepër, e kishmi marrëveshje tana’hertë bashkë, e qashtu.

AK: Baca Nok, falemners për kohën.

NL: Po veç, edhe krejt k’to punë i kam thânë edhe k’tu se diqysh si ni farë përqamje, k’tu për qito takimet e senet... “pse mu bâ kshtu pse mu bâ ashtu”.. e bâjmë na vet. K’tu ti... se po m’asishna. E bajmë na vet, s’pe mum ba drekë ju atje. Kqyre bre axhë, na nuk mujm mu bâ përqamje me Zymin, na si katun s’kemi kurgja, i ki veç shpiet tua private, nuk ki van’ t’Bashkësisë t’katunit që je si katun; e ki ni zyra e ni san’, a ni van’ a ni... kurgja. Krejt i kemi qatje, krejt i kemi t’përbashkta, si t’ia nisë me shkollë, e me ambullantë, me postë, e me zyre, e me tjetër e me tjetër e me krejt. Tanshi edhe krejt puntë që i kemi bâ me zymjant, që janë bâ për ne e për ata e për anej, bashkë i kemi bâ – vetum kurgja. Ti n’Prizren po shkan’, po thu “i kahit je” – “i Zymit jam”. Tash qe, edhe atë shpellën që e kanë qitë Zym, aja’ asht qikâ nelt, Zym, s’kem shka mu bâ na damje, se s’ki kurfarë dobie atë damje. E na gjithë duhet mu kânë bashkë, jo pse mu bâ drekë, pse mi thirrë gjinen kshtu mi thirrë ashtu, i thirrum na, e bâmë ni drekë qikâ... Ti pi dajshmi gjinen me gisht, ti e, ti e, ti mi çu napër male atje... Ai s’vjen mu shku n’mal atje, ai ka ardhë qaty me pasë masën përpara, me pasë gjinen, se edhe s’vje aty mos mu kanë kërkush; duhet mu kânë qatje, â veni, qaja’ drekë bâhet qysh bâhet, bâhet për tanë; nuk bâhet për m’i klasiku gjinen ti, ti. Edhe qashtu si dy vjet, tri, i kemi me niqin [100] fjelë qashtu, edhe shyqyr Dashnori na ka pritë, kah ni vjet e kah dy s’ia kemi pagu... E tash sivjet kemi ardhë pak në ran’, ia kemi pagu edhe ato t’vjemt sivjet qi shkun’. Edhe ato; s’i kemi kurgjâ barxh atina... s’i kemi metë barxh kurr’iherë po ka pritë, kurrë s’na ka thânë që “a po mi bani, a po mi jepni”, a – “hajt s’ka problem; hajt se bohen, hajt..” edhe janë bâ... 

AK: Unë pe nali qitâ... Faleminders për intervistë.