Nuhi Kastrati

Intervistuar nga: Andoneta Selimi

Shtir ô kanë at’here, fukarallëk ka pasë at’here, skame ka pasën.. Eee axha, katër çika i kom edhe katër djem, tetë i kom pasën. Veç ajo ô kanën skame e madhe

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

29.05.2018

Lokacioni i intervistës

Karaçevë, Gjilan

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

AS: Jemi këtu me bacin Nuhi Kastrati, teth’t e shtatë vjeçar, nga Karaqeva e Poshtme, me të cilin do të bëjmë intervistën e radhës.

NK: Qetër kohë ô kanë at’here, ishalla kthehen a di, për qetë libren tane qi ke fillu me botuën po s’pe di axha Nuhi, at’herë ishalla nuk na vjen ajo ditë.

AS: Pse?

NK: Shtir ô kanë at’here, fukarallëk ka pasë at’here, skame ka pasën.. Eee axha, katër çika i kom edhe katër djem, tetë i kom pasën. Veç ajo ô kanën skame e madhe. Kena hangër bukë... te xhamia qatje, bash dje pe bajnë llaf, niqin e tri vjet i kish nji plak, e veta, thashë “qysh pe çon?” Thotë “mirë bre pe çoj”, a di, plaki mirë, niqin e tri [103] vjet. E une, e une qe s’du bile me nie, tri ditë m’doket edhe pa syfyr, a di, qi vallahi, pa syfyr me asihën Ramazanin e maj. K’ta rinia e shumta axhës tu hongër e... Ishalla ja’v lypin librat e juve mi asihen, se ajo ditë ishalla nuk vjen. Se mo, ajo ô kanën ma me ven’, ô kanë edhe sod, n’emën thotë, “hajde bre, hajde bre”. A i thuhet “bre”? ‘Bre’ i thohet qenit. Valla po, a di, duhet mu kujtu për plakin mos me pritë hungjun’, mos me ia folë fjalën e ranë, po duhet me pasën edukatë, ashtu mu ba krejt, a di... Mirë ôsht ajohja, s’po... axha Nuhi, se mu, edhe mu s’ka pasë kush me m’dhanë edukatë, se baba m’ka dekë, tremdhetë [13] vjet um ka lanë. Po mirë m’kanë nderu, asnja... baba haxhi, ‘baba haxhi’ um thonë vllaznija, m’kanë thânë. Shumë ajo ô kanën kohë e mirë at’here, e qushtu... 

AS: Gjithë n’Karaçevë ke jetu a?

NK: N’Karaçevë jom tu jetu. Dy djem i kom, njo n’Prishtinë e kum pasë profesor, ka dekë, i ka lânë dy djem e ni çikë edhe a n’Gillan i kom... kena firmë t’autobusav, djemt kanë, vozitin. Burri Njomzës, kjo për Gjermoni ka vozitë, qe... qe pesë vjet e krejt me rregëll i kena puntë, mirë shyqyr, idarën. Tetmdhetë i kom n’shpi teme me fakulltet, shka e kanë t’krym fakulltetin, çdo lami – kom mjekë, kom... k’tu n’Gillan janë pesë mjek, jôn kânë veç k’tu n’Gillan qi jôn’ nipa, djem t’vllaznive. Jom kanë marakli për shkollë, a di, se s’... A vetë te ara, jetën e kom çu me tarrnakop n’krah, te ara. Asni v’lla, asni s’e kom lanën, a di, me metën...

AS: Veç vet ke punu a?

NK: Jooo, me pare punojshmi, a di, tokën e punojshmi. Tona kemi ble, kemi pasën, e mirë axhës na, at’here ô shku mirë po s’... Ani ti e jotja, bon me shku e me shkru librën, po nuk t’pranohët tutna. A? A jôn’ dallash qeto fjalë?

AS: Kall’xona shka ke punu ti, ma s’shumti?

NK: Ku? Bujq’si.

AS: Çka ke punu?

NK: Bujqsi, me tarrnakop te ara kom shku. Asni rob nuk e kom qi me marrë shatin... po sod mo edhe s’shkon kurkush qi me marrë shatin. Kejtve jav kom dhânë zanatin. Fakulltetin e kanë t’krym’ ato. Gjashtë mjekë i kom n’spital veç, hirurg ôsht aj Lavdrim Kastrati, pediatër i f’mive, n’kodër t’Livoqit, Besim Kastrati, Agim... njo shet xhama, atje shet. Po... k’tu Agim e ka emnin, shoqja i punon n’spital, drejtoreshë ôsht’. Atje ku shitet zalli, e qeshtu... Shka s’po di axha Nuhi, shka me t’thanë se beli vallha, se une po di, me hecë se m’ikin do punë.

AS: Heret ôsht’, heret. 

NK: T’kallxoj axha krejt, fill për filli t’kallxoj. Axha Nuhi ô rriten jetim edhe katër shokë, ajo shpi jôn’ metë n’gra tridhetë e dy-tri vjet, se burrat iu kanë dekë. Ymrin e shkurtë, jo, s’jôn vra ato, po burrat iu kanë dekë; gratë kanë nejtën edhe sod; jo qi po livdona, po n’dy Karaçeva, vilaren teme nuk e ka kush se kanë punu gratë, e ka rujtë. Me shit’ s’e ka shit’, e kanë rujtë. F’miu jetim... E jum rritën, axha Nuhi, ka ardhën baba jem, ô kanën tu liftuën me Negllavë, t’katërdhetë e katrën [‘44], kur jôn nisën me dalë teknena, qe ushtrija. Kap ni sanak ushtrijës, ja ka marrë, edhe katërdhetë vetë jôn hungj’ me ni fushë qeshtu tu hanger bukë. Po n’bukë e pi Kitkës, ane m’atanë, si e ka pasë kashoren njanën n’dorë, njanën n’gojë, i ka ra plumi k’tu, e i ka metë n’gojë. S’ka pasë takat plumi me dalën, e jôn kôshtnë pesthetë vetë, a di, hungjën, s’ka pasë takat me dalën plumi se qaq i udhës largtë, e tana i ka metë  plumi n’gojë atina. E tana jom rritën, e prunën te shpija, e shtium n’dhé xhenazen. E, une katër v’llazni e katër motra, e dy motra. E jom rritë unë, qysh jom rritë unë ishalla s’ia bje Zoti dushmanit po... edhe qysh e  kom idaren dy copë katunet, ma mirë nuk ka. Te shkollimi, m’kanë nderue, vllaznija, kunatat, tridhetë [30] vetë i kom majtë n’shpi. Edhe e dyta, kur jom da axha Nuhi, nuk po livdohna, niqin mi [100.000] marka qe qikjo mesa... niqin mi marka jau kom shkepë vllaznive. Une i kom mledhë paret, ata kanë punu: njo ka punu shit’s, njo ka punue n’arsim, se ai i ka dy djem mjekë k’tu, n’arsim ka punu; paret kejt kanë ardhë te une. Niqin mi marka jau kom shkepë v’llaznive, e kum majtë drejtimim, sha kum mujtën, a di, po edhe s’jom gabim a di, se... drejtsia m’ka nimue. Po t’kallxoj drejt, munesh edhe me ba pytje, kudo, sod i kanë gjashtë-shtatë autobuza. Shofera krejt janë t’autobusav, vozitin.

AS: Ti pej sa vjeçe ia ke nisë me punu n’ara?

NK: Po n’ara pi tremdhetë vjet, si m’u ka vra baba, une tarrnakopin n’arë, tana me gjithë grue. Edhe gratë prashitshin k’tyneherë... gratë shka me prashitë, viron. E kena ni arë, e kom ble une tremdhetë shtekë, ajo pesmi kille grun’ i lshon, se shumë ven’ kum ble, a di, me pare, e ato e kanë korrë tu dy kunatat, kanë prashitë kallamoqin n’akshom e i kanë mjellë kallamoqat e i kanë mushë krahin e mi çuën; gjys’ killometra e kanë pasë larg, me jau çu kallamoqat – t’jau qesmi gjôshtve, mos t’i lamë me shku posht’... qaq qi pun’torë, punë e shtirë ô kanë at’here. E pleqtë ti munesh edhe  mi vetë anena, kejt me tarrnakop e kemi çu, me prashitë te ara, qetër kun s’ka pasë ku me shku. A dardha kom shit’ midis Beogradit, tybe axha Nuhi, po foli sikur evlad mi ju pasën. Shkova une n’Beograd, shitsha atje, me voz çojsha dardha, i ngarkojsha n’voz edhe erdh ni shkinë atje, trrap, une e morra ni bukë, e po shkoj aty te pemtë me hangër bukë. Ajo ma murr bukën, si e pata n’dorë, ma dajti ni kashore. Une ia dhash kejt bukën, thashë “mere krejt”, a di, isha i ri at’here. “Jo” tha... se po foli si me evlad t’mi – “jo” tha po, ish kanë me yzër, e th’minë i tha “ma lypi qet kashore me ia dhânë” – shkina midis Beogradit. Kom nejt’ ka ni muj ditë axha Nuhi, Shkupin mo, kom shitën pemë me... tana i bonëm vozillat e tona, qe katërdhetë [40] vjet djemtë punojnë, shofera kejt jôn’. I bonëm vozillat e tona, n’Shkup kom nejtë ka dy javë, tri, shitsha pemë. Jetë, jetë e vshtirë ô kanë at’here. Kejt puntë, puntë viron, shka u kum punu punë... dikun me... laps s’kum pasën, po me tarrnakop e asnjo nuk e kom për tarrnakop. “Merre bre bir arën babës”, ata...

AS: Tash a i mjellni arat?

NK: Jooo, s’ka, kërkush s’mjell. Pesë hekter’ i kom tokë, a gjashtë, kurrë nuk ô livrue arë e jemja po kejt bari ô bâ, qekaq – asgjâ s’na gjinet ilallah. Pse, kush m’i mjellë... k’to rejat, ti kshyr, kojshia s’i ruen, s’i mjel, edhe ajo... E na binë tamlin. Kur ma bje dikush ka dy knata tamel n’oborr, inati m’vjen. Hajmedet, po gjithë ketë imanje e me m’pru hallki tamel me pie... Ja paguj, s’po lun’ gjithë ajo pare, nime, a mu m’vje si... si dallash, a di, kot. Kush s’ka pasë tokë, edhe at’here ka pasë fukarallak, emo na kemi pasë pasuni shyqyr, edhe... po. E tremdhetë vjet axha Nuhi kum pru dardha n’Gillan pi Karaçeves tu i ngre kitë. Hajsha drekë, i ngjitsha kitë, t’nesrit, n’vakt t’sillës hisha k’tu te banka n’Gillan. Pooo, u çuditshin, sha me ba... 

AS: Lopë a keni pasë k’tynehere?

NK: A?

AS: Gjâ a kini pasë?

NK: Qysh jooo gjâ, qysh jooo gjâ. Rujshmi dhen’ e dhi e lopë e.... Alla’, alla’ subhanallah. Pse axhës? Pesqin euro i bojke ni kingj, pesqin euro i bojke ni edh, e i rujshmi i lshojshmi n’mal, te shpija s’kishe, s’kishe ni okë kryp’... dhetë kille kallamoq ni okë kryp  u deshke me ble. Edhe ato guuuri krypën me lipi gjâja se nuk kish kryp’ t’imë, se ô kanë skame e madhe at’here. E at’here... ishalla nuk e pritni ju rinia, se floktë u m’çohen përpjetë axha Nuhi... Allah Allah, subhanallah. Kemi rujtën lopë e dhen’ e dhi e krejta, ama sot s’ju vjen… niqin copa dhen’ i milke gruja jeme. Kunata kur shkojke, e l’shojke vedën at’here, e l’shojke vedën me tamël, e i thojke Xhema, të dyjat i kanë pasë emnat. “Oj Xhemë” tha, “tybe n’i kishe mjelë kejt dhentë”. “Pse?” – “Vedën pe njoh, tamlin”. Edhe shkojke plaka jeme për s’dyt, e i milke ato pesë, gjashtë dhen’ thojke, “se s’i paske mjelë, e paske lanë” (s’kuptohet).  At’herë ô kanë shumë shtirë, shumë kemi pasë (s’kuptohet) dhe kemi punën, edhe kena mrri, tash shyqyr tona t’mirat i kum bâ, po me drejt’si, t’hujes s’i kum lakmu, Axha Nuhi, po edhe kena mrriën, tash shyqyr tona t’mirat i kom bâ, po me drejtsi, t’hujës s’i kom lakmu, axha Nuhi. Po beli valla’. E k’tu midis t’Gillanit e bisha, tu i ngre kitë prej Karaçeves, tremdhetë vjet kejt, me opanga at’herë, kejt ushla na u bojshin kamtë, se jetim meta. Po katër vllazën edhe dy motra e...

AS: A je kânë ma i madhi ti a?

NK: Ma i madhi jom kânë, e i gazepit jom kânën. Mirë e mo, m’ka hecë, um ka hecën puna bereqat versen, shumë faleminer, me mall e me martesa me... I kom ba tridhetë vjet, axha Nuhi as s’ka pasë t’lshume n’atë shpi, as s’ka pasë re, as s’ka pasë mesë, për s’keqi s’mu ka përmen’ emri kurrë. Dy herë ma ka pru Zoti jom kanë n’haxhillak: ni herë jom kânë për veti, ni herë jom kânë për qet’ vllavin që ô mytë... tu ardhë pi Gjermanijës ô mytë me kerr, shkova edhe për tâ. Gjithë marë u m’kanë shku puntë. Gjithë m’kanë hecën marë po t’marës edhe i kum pri, a di, axha Nuhi. Edhe çikës e djalit, “Moni babës, moni babës, moni babës”. Axhë, bac, axhë, bac. E kena pasë ni vlla, ai idaren mirë, e kena pasë, ai n’shitore punojke, i thojshin, vike fukaraja a di, qi s’e bojke mall kërkush, ai tap u çojke. “O Ruzhdi – thojke – pse bre po çohesh?” – “Ani bre, shpeni çohet për shpen’, se dilmo njeri për njeri. A pe she, kom mall, a malli s’o kurgja, pasunija s’o kurgja”. Na gjithë poshtë ia kemi majtë, a di... mênen e ult’ e kena pasë qashtu. A mu sha, a mu idhnu me dikanin, Zoti mos thashtë. E qeshtu, axha Nuhi, po mirë apet. As s’kena bâ bagatella me martesa e me çika e me djem me... ka ardhë, fat e ke pasë, e zoja, fat e ke pasë; e lont, fat e ke pasë. Po. E qeshti, jo qeshti, ani vetë p’i zgedhin, po vallahi ma dallash po ju dalin, a di, se... s’pe di bre axha shka asht’.

AS: Pse?

NK: Po ku e di shka ô, qeshti ti pe merr edhe çeli sytë, ishalla ki nafakë, a di, e bje’ naj soj kotillë. Veç edhe miqtë i kemi zgedhë, a di... vetë na i zgjidhshmi miqtë, e tana, me mik... dy i kum pasë kusherina. Ni mik ô kânë presednik n’Muhoc atje. Kshyr shka po t’thom, ajo keshke se njeri s’e livdon  atâ, thojke, “Nuho!” He? “Xhemen e mur’”, kusherinë  e ka pasë, babat v’llazën. “Shukrien ma more, i bâne dy t’Baxhukve; njona u kânë boll e shtirë po edhe tjetra ô hala ma e shtirë, po s’e rrokë ti për kocela me jau rrokatë kryet, m’jau thien, veç mos t’komandojnë gratë”. Ooo aga Haki, kryetar ô kanë, kah mi jipke k’to fjalë... ku ka mik që t’thotë, “A di shka ish mrrolë be çika jeme, sha ja ke trubullu ujin?” Nuk bon axhës, une çikës tem s’ia kom bâ t’bardhë kurrë: “ma babës, ni rob me ta pa mrrolt n’shpi, e di që i ke bâ dishka, s’e ke nderue”. E qitshin, a di... ka hangër bukë qikjo. Se njonës thotë, (nuk kuptohet) E qeshti jo, qeshti shka po vinë t’rejat p’i zgedhin vetë... po çili sytë, ishalla ki nafakë n’martesë.

AS: Falemnderit!

NK: Po vallahi, axha Nuhi, puna kryesore ôsht’. [ Reja], e ka ni burrë pasha Zotin, jo pse e ka, po  melaqe ôsht’, a vllavi ô... ma dreq ôsht’, i halitshëm (qesh), e une i thom mo bre babë! Qeshtu axha Nuhi, ta çava kryet. 

AS: Jo, jo, falemnderit!

NK: Vllavi tu ardhë prej Gjermanies, ai e ka lânën grujen nizet e shtatë [27] vjet, qishti, nuk ka me shpija t’sajna edhe me pjellë t’sajna, e ka lanë... Ai ô nisën me ardhën edhe n’natë t’Katragjegjav, edhe ninushëm ô kanë, me katër shokë – vetë i katri. E kanë ardhën, e Bejtë Komerci qyky shka ôsht’... Bejtë Komerci ô kânë shofer, e bika autobusin, vike n’Karaçevë me bujtë, bujke te na, bike n’avtobuz, e ai vllavi n’zadrugë...[punojke]. “Jo aga Bejtë, te une po shkojmë po flemë”. Edhe tu dalën kerri i k’tyne katër vet’ve qi jôn’ mytën, tu ardhë knej Beogradit, Bejtë Komerci “Qat’ kerr” thotë, “kena me gjetë dikun trosha-trosha”, edhe kur vinë  n’Stretozarevë, k’to tu t’katër nër shleper... E vllavit, atina vllavit, kryet kur ia kanë shti n’dhé, natën masi u terru, na kanë pru xhenazen se s’kish sha me pa, e i kish pas hi krytë k’tu, veç floktë... hoxha ma hungji fenerin, veç floktë ia pashë qetu. Po, se kryet i kish pas hi n’gjyks. Po me t’kallxu ni seri shka ôsht’... qishti ai njeri, ai shofer qi e ka mytë k’tâ edhe katër vetë, dy ata t’ni shpijës... ai shofer, jôn’ kânë t’Drenicës. Dy t’ni shpijës, njâ i Shalit edhe ky i jemi. Qeshti ka lejtën ai shoferi edhe vllavi jem jôn’ martue, ato kanë dekën, e djemtë jôn’ martu për ni natë, e kanë ka’ ni djalë të dy, edhe ai n’Drenicë, edhe ky, mjek ô ky, nipi jem, djali vllavit k’tu. “Ooo baba haxhi” [m’thotë], edhe Selimi, djali Selimit e kish për ni natë, tha, me shoqen e tina, caktimet e Zotit, a di... E shkojmë, atâ e mytën, e mirë... kemi pasën na, kemi pasë qëllime t’mira, ngatrresa s’kemi pasë kurrë. U myten ata, a tani u bonën marak ata Drenica, iu çum’ fjalë, “ja vlla, se s’e ke mytë ti, po e ka mytë egjeli, e ka pasën”. Ishin kânë hi ner’... ner’ asi... trosha kejt, s’kena pasë shka me shti n’dhé. Po mirë, shyqyr, a ato nuk ka n’Gillan ma t’fortë qeshtu shka jôn’ aty. Shet syza, me t’ba vaki qetu... e te sahati! Hin ajo udha spitalit. Shet syza, me t’ba vaki naj parë syza, shkon edhe i merr, edhe ati djalit i thue helbet për naj... Djali i qatina shka u mytë, a gruja nizet e gjashtë vjeçare, ka nejtë i ka rujt’ tre djem; njani punon n’bankë, n’postë, dy janë mjekë – njani n’Zvicërr ô mjek, dentist i dham’ve, ky k’tu punon. E, mirë i kena hesapet tjertë.

AS: Tash a punon najsen ?

NK: A?

AS: Tash a po punon najsen?

NK: Kush?

AS: Ti.

NK: Gjaaa n’dynjat s’punoj. S’kom, axha Nuhi, shka me punuen se te shpia qaty reja, mesa osht’ qaty, edhe veç te xhamija, pi xhamijës te shpjia. Mas darke, si t’hamë darkë bojm’ syfyr, m’merr ai nipi krap n’kerr u m’qet edhe m’pritë e m’merr krap n’kerr e m’bje te shpia. Kejt jôn’ mirë shyqyr.

AS: Hala po ninon a?

NK: Aaa, Zoti, edhe vallahi, axha Nuhi, qe tri, katër vjet m’ka thjônnë, se falna ngat hoxhës, qetu hoxha edhe kusheri jemi, une qetu... aj kur çohna une, se hoxha i ka gjashthetë vjet, “Ooo, aga haxhi, ti po çohesh ma let’ se une”. Tu tri sobat i kena ngat-a-ngat, me djemtë, a di,... e une e kom sobën tem’ atje... pasha Zotin kur e harroj ni teshe nalt, une pi poshtit nuk e çoj rejën, atë mesën, ja rejën ja... shko merma teshën – hypi shkall’ve e marr vetë. “Po baba haxhi, pse s’u m’thae?” Mirë, dal une nja dhetë vet’ hungjën, çoën, a di,... “aga haxhi, a mun dole bre?” Dola. “Pardon t’koftë, bravo t’qoftë!” Po jom i fortë. Thashë “jo bre”... po bojnë llaf bash dje, niqin e tri vjet tha ni plak ôsht’. Thashë une kom ymyz mi zôn’ qato... “Ki mi zônë” tha... Ata jo vlla... tedhetë e shtatë vjet i kom bâ, mirë pi Zotit. Kryt’ s’um ka kapë, injekci kurrë s’kom pi, cogare t’duhanit kurrë s’kom pie... Ata nuk asi... djemtë e pinë, a na nuk e dojmë; nipat të dytë e pinë, edhe burri k’sajna, edhe aj v’llavi... “Mo bre”, thojsha. E axha Nuhi, qeshtu, jetën  e kum çue, po m’ka hecë, Zoti m’ka asi... drejtsisë iu kom pas ly, qi veç për Allah, me punu për s’drejti edhe drejtsia m’ka nimu. Po s’ma kanë prishën vllaznija, kunatat, sod Allai qi ô njâ… shka bajnë mas meje... – qe, e di Njomza – edhe kunatat pare m’japin, se leje mâ nipat, a di, edhe vllaznija.  E qushtu, axha Nuhi, e kum çu jetën, mirë shyqyr pi Zotit, krejt jena, krejt kanë djemë e, kanë... veç t’keqes s’i kum thânë e mirë kurrë. Nuk t’bon kjo punë, “sillu, sillu” thashë, “po shka m’vet’” thashë une, “ma s’pari si t’vjen kjo gazetarja kom m’i thanë: “S’ti pranojnë axhës, sodja, zor â me t’i prenu me thanë ‘ejjj, p’i thom une vllavit agë, p’i thom une ingje, ajo ka ardhë pi rrotit samës... shka te ingjoj ata, n’emen i thom”. E ô qeshtu, a s’sosht? Nashta kah ju ka, hala nderim.

AS: Ja, s’e di valla. 

NK: Po jo, n’përgjithsi ô ba qeshti, jo dikun ni shpi, dikun ma..  Edhe shpija jem â qashtu, n’emen sot, se kunata n’emen i thotë, se kunata n’emen i thotë... Une mu m’vjen tuhaf, me babës, ingje duhet me t’thanë, ose n’ven, n’ven t’vjehrrës t’ka po... jo s’un pe shti.

AS: Prej sa vjeçe ia ke nisë me ninu?

NK: Ah vallha pi... s’e di sa vjet i kom pasë, axha Nuhi, se une bisha dardha tremdhetë vjet k’tu n’Gillan, prej atjehit tu hecë. Bile ramë n’udhe ni çeshme e mirë, ni plak e hoq kmishën, at’herë k’shulica s’ka pasë, e hoq kmishën, e shtini n’çeshme, ma ngjiti mu për krahi: “Nuho, ho pi ujë, se koka uji ftoftë”. Ai ish kallë pi zhegit tu i ngrehë kijet prej Karaçevës n’Gillan... nizet e katër sahat bojshmi udhë, n’drekë u nisshmi, t’nesrit n’drekë kur hishmi n’Gillan me shitë dardha. E besa, i kom bâ nashta tremdhetë vjet, nashta edhe katërmdhetë, nashta edhe pesmdhetë, kom harru, a din se qysh, a... e kom dashtë xhamijen, pi’ skejit e kom dashtë. Xhamijën e kom pasë... Allahi qi ô njo, axha Nuhi, e kisha nanën edhe gjyshen, n’hajt t’xhamies une shkova po mar abdes, pi jap mes, i vogel isha, pi jap mes kresë – “Nuho, bacit,” thanë “me dorën e djadhtë duhet mi dhânë n’mes”. Sod  ia përmeni... ai ô dekë e ô kalbë, thashë, “ai m’ka msue n’hajat t’xhamies me marë abdes se s’ka pasë”. S’kom pasë kush me m’msu, a di, te shpia, nana edhe gjyshja qaty. Axha Nuhi, m’ka shku puna, po, m’ka hecë, t’hujës s’i kom lakmu, punës keqe s’i kom lakmu, t’përlame, idhnim me dikanin jo, bereqat versën; m’nderojnë, se pe boj bajar, axha Nuhi, se e kanë marrë edhe Sinan Hasanin ktu, i kshyri n’ven t’marshallit, fabrikat tu i asi edhe ma s’mrami thot’, “marak po kom me dalën n’Karaçevë, ta kshyri Rudnikin, Kavolini ôsht’ atje, edhe Humza ôsht’ atje, edhe mu kon ta gjoj ni vent, veç dy rena fli mu kân’ mi hongër”. K’to u ngushtun’ thanë n’komitet, a di, atje, “une” tha, “ta pata gjetë venin”. E kanë marë agën Sinon, ata u bonën tri sofra, pi thom plakës “kuku bre” thashë, te t’koritmi... kryetari e kish lyp’ dikun me hie... “Po ani shka, o Nuhë, ani, se ô kryetar”. Kena pas t’sjellme, jena ardhën, t’hime, t’dalme kena pasë. Njeri me ardhë, nënpuns at’herë n’kamë i kanë pasë, axhës, me dalën; me dalë n’Karaçevë pa ma çelë derën, nuk e ka lânë se kemi pasë qef me dhânë. Pse kena pasë ku mi çue... sod jo vallahi, s’kom  axha; e kom mesën e kom rejën, mrrolet, ka hupë, ô ba bajat ajo punë. Aj nashta s’ka shka m’bon, a di,, masi ta çoj te shpija, s’po thom qi s’ma maron ni kafe, po... Qështu, ta çajta kryt. 

AS: Për luftë, a po na kallxon diçka?

NK: Për ka’? Për luftë? Krejt i di, axha Nuhi. Luften ô vrae baba, edhe ô ardhë ni gazetar te une, qeshti edhe ai për libër, erdh m’veti “ku â vra filani”... do n’Venegllavë, do jôn’ vra ka na, Vraja atje, n’Nush, qyky ô vra qetu, se ish ni plak, po nadhetë e kusur vjet... “Bjer” thot, “o Nuhë”, i kisha shtadhetë e shtatë a tetë... “bjer te haxhija”, thotë, “e vete haxhinë se ai ô ma i kfjelltë hala’”; se edhe une s’un pi qilloj llafet, edhe une qishti’ jom moçmue. Po m’thojnë, qe, te xhamia “jo Haxhi, hala je tamon” – “jo valla, s’jom tamon se po harroj shumë, axha Nuhi”. Mirë e mâ  bereqat versen, kundra’ vjet’ve po m’doket... mirë, qesi farë, kurgjo, shka i mer fjaltë e mia, nuk... a di, nuk... ka dikush qi i do nashta, amo... se m’vesin plot, a di... qikjo qysh, qysh ô kanë qikjo qysh ô kanë. “Ore burrë, bre, ô kanë; po sod s’un’ e bon”. Se n’tjeter... sot ishalla t’largo Zoti prej gjakit t’keq (nuk kuptohet) suphan Allah. Edepsëz a di, ôsht’, se me ko’ hecë, se me ko’ shkon, se me ko’... nuk di, ishalla t’largo Zoti, pi ati gjaki, larg e ma larg. Po duhesh me nderu, me sjellen vjehrren, vjehrrin, kunaten, pooo. Shpija jeme tridhetë vetë, kur kanë ardhën miqtë e mi, kunata dilke përpara plakës teme; kur vishin t’asajna, gruja jeme dalke përpara, iu folke miqve, a di,.  Ma fort i sajdisshin miqtë, e qishti mu hiç s’po m’doket... eee, miki bre kur t’vjen... po çfarë vlere ka musafiri, kur t’vjen dikush. Lumi ai i lumi qi e prit’ me çehre t’mirë e me fjalë t’mira, be’. Qeshtu, axha Nuhi, po shka, une s’di fjalë, edhe me shkollë s’jom kurkun’, kurgja, kom hjekë qeshtu kejt’ gjithë jetë me ternakop i asihtë, po mirë, mu m’ka shku puna mirë, elhomdulila, Zotit i boj elhom kah t’rrotllona. 

AS: Paske hekë, po koke i fortë halâ.

NK: I fortë shyqyr jom, elhom, po t’thom, hala nalt nuk i thom rejës “dil e merma  ni teshë”, po dal vetë. [M’thotë] “Ooo baba haxhi...” – “Shuj!  Pse me... për shka me... tu mujtë, qi muj me ba, pse mos me ba ati, po me t’mundue”.  Zoti nuk thotë, mirë shyqyr, elhomdulila pi Allahit. Njomza ka ardhë edhe kjo pi n’Gillan, e po mërzitna, kur po vin’, th’mija vetë, pleqnia pak... po mërzitna, f’mija, a di... Axhe, shka ô e mirë n’katun, a di... n’oborr, e kemi oborrin, ni hekterr ven’ ôsht’ atje, shka ô e mirë une... veç e kshyri Allahi qi ô njo, se s’e preki  teshen me marrë, jo bre, po f’mija shka i han’, m’shkun’ n’Gillan, e qeshtu, axha Nuhi.  

AS: Pse, a s’ke pasë qef ti me dalë n’Gilan, a?

NK: A?

AS: A s’ke pasë qef n’Gillan, a?

NK: Poo vallah, kshy’ sha po t’thom, kur ô njeri pi idarës ligsht, edhe mu largu lyp’ dikun ku asi... po une nuk po livdohna, se shyqyr tona t’mirat i kemi pasën. Tona t’mirat i kemi pasën, po nejse, shehri qishti nryshe, edhe punën pe gjan’, edhe shkollën pe kryn’, edhe zanatin pe kryn’, edhe për shkado ma mirë n’shehër. Ma mirë ô n’sheher, axha Nuhi, s’thom qi... 

AS: Përpara, a jeni ardhë shpesh n’shehër?

NK: Po, jemi ardhë, po n’kamë, me kali, me magar; n’kamë, ku me ardhë? N’Bujanoc shkojshmi.

AS: N’kamë – sa u vonojshi?

NK: A?

AS: Sa i bojshi me ardhë n’kamë?

NK: Gjashtë orë, gjashtë, shtatë orë n’kamë, me ardhë pi atjehit. Kalin si e mathshin me patkoj, vike prej Karaçevës; kur u kthejke, shkojke ia mathke patkojt... i bishin se iu hajshin thumat e kalit, po... pi atjehit kalldërm, dang dang, i qitke patkojtë, u dufke me mathën. Kijet qashtu, i mathshmi, vishmi n’Gillan, kur u kthejshmi u dashke mi mathë, se ô kânë ditë, kohë e shtirë, po udha ô kanë, kejt k’sajde ara ô kânë, Allah Allah. Dilshin kejt me duj e me ni lopë e ni ka, k’tu kejt ara, i qitshin n’kerr mi çu n’Gillan. Mos me kânë... tridhetë shpi Gillani at’here, qeshti ô mushë... shka ô shehër. A â sheher? Po. Mule, shka t’mujn’ vinë khâ. Edhe jeta ma e shtirë, asi, ma e mirë ô. E di. N’rregëll, si për shkollë, si për zanat, si për tona hesapet.

AS: Përpara, a u kânë ma mirë n’katun a n’shehër?

NK: Po leje bre axhës, na u dokke at’here... po ku ô ma mirë? Qi buka kollomojt t’i ka qitën dhomtë. Po, kush kish bukë t’kallamojt kollaj, bukën qi e kish boll, atâ mo s’e kajshmi. “Sa i ki bre?” – “Qekaq teneqe”. “A t’përpjek ter’ te elbi?” Se baba jonë... po, po tokë po, pasuni po; po pse? Pasuni po, se katër shokë jôn’ dekë t’ri, nuk jôn’ bâ v’llazni, mu da. Aj... toka kur dahet pakohet. Tovòna, na edhe sa na ka lânën, nana qi na ka rritën neve, edhe qaq na kena, tha, kena ble, emo masi metum na pi luftës e te’knena, punojshmi edhe bojshmi... Ni plak, po shkojnë pi xhamijës, “Nuho” tha, “krejt katuni i kena pasë Dalipit hak”. Tridhetë e dy vjet; u vra baba atje. Thashë, “Pse bre Ilaz, shka ju ka nimu’? Ai tha, “e millshmi arën elb, njo ni shnik’, ne t’del ni javë përpara, se buka shtrejt me ble për ni javë, e shkojshmi te ai, e ia lypshmi ni shoshë” – shoshë, a i thoni ju, a ‘teneqe’ a...? – “ni teneqe Dalip, vlla t’paça, për tri ditë, ta çoj ta bluj se jom tu durue”. “Ni mahallë” tha, “hak i kena pasën” se tokë po, pasuni kemi pas daën, e na qeshtu  qi jôn’ da, jôn’ asi, po apet... veç katër, pesë hekterr i kena ble na vetë. Mirë, axha Nuhi, kanë firmë shyqyr t’avtobusave.

AS: Shka keni mjell’ ma s’shumti?

NK: Kurgjo hiç, ni kokërr s’gjinet.  Bahçe kena...

AS: Përpara? 

NK: Grun’, kallamoq... grun’, kallamoq, elb, po, se veni ô rrafsh, ô dyz, po me kije at’here e me lopë e... Shukrija (s’kuptohet), k’to haxhi Shukria qi e kanë shpjiën dalmit pi Gillanit, kusheri une e kum pasën – ai nepër marime ndreqke gjin, aha, Shukë; Hakija ô kanë atje, dajë e kom pasë, ngjit’ i kanë pasë shpijat, e ata... kum ardhë prej Karaçevës, n’kryet e ka pasë ni arë, i mirshmi drapnojt’, e hajshmi darkë, e, mas darke u nisshmi. Sabale’ vishmi m’i korrë k’tina kusherinit n’Gillan. At’herë u kânë jetë e... hehe. E ‘shti krejt i kini, krejt jôn’ ardhën n’Gillan, a di... miqasia, mirë. Skame ka pasë at’here, po nuk ki tjeter sen... skame. Bukë me pasë, boll. Ila bukë, buka, buka... E kena pasë na ni hoxhë, thojke, “Bukës i ka metë ‘bukë’, a s’bon mi thânë ‘bukë’! – “Po shka baba hoxhë, shka mi thanë?” – “Shpyrt”. Ai nime ti pa bukë, kamtë s’majnë. E thojke veç i ka metë bukë, a s’bo mi thanë bukë. Shka mi thânë baba hoxhë bukës përte’ se ‘bukë’? – “’Shpyrt’ duhet me i thânë”. Ama be do shpyrt, se s’ki shpyrt pa... po de, pa bukë s’ki shpyrt, s’t’majnë kamtë. E ta çava kryt’, aga haxhi, po... e tana ka gjin’ edhe me shkollë, a di, qe si i pranohet t’shkollumit, a di? Plakit s’i ngohet fjala. Une me djem... iu thom, kshyrne babës, me lujtë hesapi, dije qi ndryshon edhe hesapi. “Jaaa, qeshtu ka me shku” – Ishalla shkon, ishalla baba shkon! Vazhdo shkollë, zanati, e krejt, emo’ me lujtë sha me maru... Sa u bâ ora? Epo mirë, masi paska vakt, ani pra. Po une thashë u bâ nimdhetë [11]...

AS: Jo, ki edhe pak vakt.

NH: A?

AS: Ki ki, edhe pak, vakt.

NH: Ani veç mos t’um ikie avtobuzi.

AS: Me shku mu fal’ a?

NH: A?

AS: Me shku mu fal’ a?

NK: Pooo, a di, e kom, a di.. qashtu. Mirë, sha me maru... po, axha Nuhi, po valla, qe t’kallxoj drejt, axha Nuhi. Qe, djemtë s’jôn’ tu ninuen... E kom ni re une, vjehrrën e k’sajna, ajo qe ni muj ditë ka ninue. Pi thom, oj Mirvet, thirrëm babës n’syfyr edhe une t’ha, ta kshyri se zheg i madh s’un’ do ta ninoj se jom lig’shtu sivjet. A pe sheh si qita vjet, hala’ ma shtrejtë. Hoxha m’thotë, “O, o baci Nuhë, qe bre haxhi, hae ti Ramazanin; n’paç gjynahe une po përgjigjna”. O Hoxhë, nuk du ti me m’thanë mue ‘hae Ramazanin’ – une e shoh veten qi jom i fortë pi takatit. Nalet hoxha, a di... po valla, shyqyr pi takatit jom mire, shnetën ma ka dhânë Zoti... ani, vjet’t i kom bâ, tetthetë e shtatë vjet, emo’ pi takatit jom mirë. Po valla, mirë elhom Zotit pi boj. Eee, bre axha Nuhi, (qesh) ta çava kryt’.

AS: Jo jo, falemnderit shumë!

NK: Jo falemnderit, po axha Nuhi, ti ku t’intereson qaty vetum.

AS: Për luftë s’na kallxove kurgjo’.

NK: E për luftë... lufta, kana liftu n’Venegllavë at’here, e kanë vra, ô vra baba jem, t’kallxova, kashorja i ka metën njona n’gojë, njona i ka metën...

AS: Për qet’ luftën e fundit?

NK: Aaa, për qishti a? Për qishti me t’kallxu, ni seri, i kom harru kejt, a... Shka me asi na, nuk jemi largu besa pi shpijës. Jena kânë kallaballak, kapitall kemi pas’ mirë, po e kena çu mirë. Edhe me shkije mirë, edhe me shiptarë, a di, mirë... kena pshtue. Besa ô kânë ni gjykat’s atje, i thom, “O gjukat’s, une familje e madhe, tridhetë vetë n’shpi; a t’i largoj gjinen t’i qes n’Makedoni a t’i çoj dikun? – “Ooo” tha “ti...”

AS: Ti dy lufta i ke përjetu a?

NK: Pooo, lufta t’katërdhetë e katrën [‘44], po t’kallxoj – tremdhetë [13] vjet. A kjo lufta e dytë qishti... Edhe....

AS: A man men’ për atâ najsen? 

NK: Për kâ – t’paren a?

AS: Po.

NK: Po, tremdhetë [13] vjet jom kânë qi mu ka vra baba. At’here po, besa u vra, si ô kanë tu hongër bukë u vra edhe... e tash n’libër t’Mulla Idrizit ôsht’ baba jem, Dalip Nuhiu; as s’ka slikë as s’ka kurgjo’. Qishti e kum gjetë n’Gillan une... gjali Mulla Idrizit n’Gillan ôsht’, msus ôsht’, nashta e njeh. Tu vetë, tu vetë, thom me ma dhânë librën, e kum marrë... e kum majtë ni muj’ ditë, e ka k’nu Naseri, e kanë k’nue djemtë. N’libër t’Mulla Idrizit baba jem, a di, ôsht’, a di, amo... as s’ka slikë as kurgjo’, se at’herë s’â gjetë as slikë, as kurgjo’. Se at’herë ô kanën fukarallak i madh. Eh qishti, qi pat pasuni, po na rujti zoti. Bile ôsht’ ni shpi qaty, ku e ka djali jem, ky drejtori i firmës, ku e ka shpijën, e jôn’ kanë tont’ atje; tha “Hinum n’atë sallë me lypën kujna ia murrën djemtë, a di... be m’ka bâ ai katunari, ka punu n’Monapoll k’tu – “Sha kum pa gjak” tha, “atje n’ato stenë, kejt bâ lakna” a di.. qeto shkitë qishti shka i... qishti kjo lufta qysh t’jenë. Emo dikush... edhe ka bâ... ka ba zarar, ô hanger me shka, shkurt mas shkuti, ô sha me shka. Dil e vraje si burrë, a di? E na jo, (s’kuptohet), e kena pasë na ni gjukat’s, atje n’Kamenicë. O haxhi, (37:47- s’kuptohet), a di... “nuk jini” tha “t’shenum qi...” a di... se pak mi ia bâ... shkavi veç t’shkrujke rrap rrap. E na mirë e kena çu, tuca jemi kânë, e tuci dajm ka jetuën (qesh); e mu kân’ azgan, a di... e me bâ trimni, e asi... jo valla. Te na shkun’, dy kusherin dulen e shkun, kur jôn’ shku përtej Gillanit qatje kanë ikën përte’; njani pshtoi, sod ôsh’ tu punu me çina k’tu n’... A njanin e vrajten, ia kanë vnu përmendoren te xhamija atje... e, u vra njani valla. Sha me maru, me hjek’ kemi hjekën shumë, dro’ t’madhe kemi pasën. Allahi na rujtë, veç bojshin za... po ni vlla n’shitore ish, hishin ushtrija atje, veç jau bojke... se dy shitore ngat-a-ngat’ – “O Smajl” – ai e ka pasë, “shkep vlla shka t’mujsh, edhe une shka t’muj”… shka mujke ushtrijës mi iu qitën. Sa qebapin, sa mishin, sa konzerven, sa duhanin, sa (nuk kuptohet), e nuk na kanë ngucë, po t’kallxoj, jipshmi, a di... A me dhânë... shka me bâ? Se qysh s’e dije, luften shkijet kollaj e bânë; n’katërdhetë e katrën kur ô kanën, at’here n’luftë dilshin aty. Ni lopë e ka pasë baba jem, qatë lopë e shiti, e dul n’hudut e u vra. Po valla, dul edhe u vra, ni luftë. Se i vetëm, edhe djem... po pse e kanë qitën hu vetë... e biro babës, mora me dalë n’hudutë me mbrojtë shkavin, e mirë ô qeshti e devër dunja. Kah ju, a ju ka domtue n’Bresalc naj... a k’tu n’Gillan shkijet e kanë kallën, vërrt përrt.

AS: E ke pasë naj shpi n’Gilan a? 

NK: Shkrimtar e kom pasë babën e Ardianës. Skenderi ka shtyp’ libra t’matematikës, ka shtypën. Dy mi [2000] e kusur libra ia kanë kallë, me shpi, me libra, me sha ka pasë aty, me kerr, me... E ky n’Karaçevë rrike, k’tu e la, e tana kur erdh shpija – shkrum. Besa, ajo shpi ô kanën e hoxhës, hoxha qishti ka dekën k’tu n’Gillan, ka dekën, n’Bukovik e kanë çu e kanë shti n’dhé atë hoxhë. Po, se hoxhë ô kanë edhe aj k’tu n’Gillan edhe ia kanë djegë ati’ librat – Ruzhdi Kastrati, ia ke ni zanin nashta, ôsht’ edhe librat e tina. Matematicient ô kanë edhe drejtor n’Prishtinë ô kanën, katunar e kemi pasën, e tani te ai i ka pas shtypën... dy mi [2000] libra valla ia kanë djegë, a di?  Tana motrat i kish  k’to t’martume, ia jipshin a ni shilte a ni dishka, aj ô sod. Po valla, ô kânë besa, n’burg ô kanë, bonën dishka, ia ngopën e... Sha me maru, axha Nuhi, mirë. Lufta keq ôsht’, po shka me bâ... E shpijën jau paskan kallë, me teshë me... 

AS: Po, krejt na i kanë kallë valla.

NK: Qashtu neve na kanë bâ, shkrum na kanë bâ, k’tu, shpijën sha e kena pasën.

AS: Çka kena pasë, tòna i kanë kallë.

NK: Tonat, tonat. Gjâ dishka jo, a? 

AS: Jo.

NK: Gjâ s’keni pasë.

AS: Jo, kena pasë po nuk...

NK: Te ahri s’kanë shku.

AS: Po.

NK: Epo, shyqyr.

AS: Ahrin e kena pasë, veç ma larg.

NK: E veç pi shpijës. E, shyqyr qi gjâja barëm, që ka pshtu. E ju ku e keni shpijën n’Bresalc, te xhamija afër, a jo?

AS: Po, te xhamia.

NK: Haj tybestikfar. Une te mixha Baki – ia ke ni ti zanin, babës Rexhepit – mixha Baki, e Syla ô gjallë, sod edhe Syla ô gjallë, n’Gjermoni ka punu ai, Sylë e ka emnin, i mixhës Baki; edhe ai qatje e ka shpijën, te xhamija. N’Gjermoni ka punu ai.

AS: Ata me mbiemrin Abazi a?

NK: Nashta Abazi, nashta Abazi. Njo’ e ka pasën emnin... ky Rexhep mo’ e ka, ky msusi Rexhep. Tona njo’ e ka pasën ky, Sylë. E atje e kanë shpijën, une jom kanën shumë herë te shpija atje, pi’ natës sokakit teposhtë, i bishmi te xhamija atje. Mixha Baki ô kanën, vodniqar e kish pas çu kohën. Tridhetë e kusur vjet, niqin e kusur vjet, kish pas ërrnu ai mixha Baki, baba i k’tina Sylës, edhe i Rexhepit, katër vllazën. Nja Sejdë – Sejdi e ka pasë emnin; katër vllazën jôn’ kanën, e aty jôn’. E, Hava i ka vllazni, nana Ardianës – pe nje’ Ardianën, ajo ô mesa e mixhës Sylë, ôsht’.

AS: Po.

NK: Po, sha me bâ, axha Nuhi...

AS: Falemnderit shumë se t’erdh gati koha me shku mu falë... 

NK: Ani, vallha, ani baca...

AS: Shumë falemnderit!