Nurihan Mehmeti

Intervistuar nga: Anduena Halilaj

Po une, po, i man n’men krejta… Une kur jom kânë e re, carruk, kom punu te shpija e nânes tem, ia kom bâ punët krejt, krejt punët ia kom bâ asaj, edhe 12 vjeçare nâna jeme m’ka dhanë; kur i kom bâ 16 vjeç qat’here jom martue

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

Lokacioni i intervistës

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

AH: Sot, me datë 23 qershor (2018), jemi në shtëpinë e Nurihan Mehmetit në Zaplluxhë të Opojës.

NM: Po…qetaj.

AH: Kallxomë kur je kânë e re… ça man’ n’men?

NM: Po une, po, i man n’men krejta… Une kur jom kânë e re, carruk, kom punu te shpija e nânes tem, ia kom bâ punët krejt, krejt punët ia kom bâ asaj, edhe 12 vjeçare nâna jeme m’ka dhanë; kur i kom bâ 16 vjeç qat’here jom martue.

AH: E qysh t’ka jep?

NM: Paj, qysh me thônë, ni msit kur vjen me lypë nusen, edhe ia japish ni marhamë atij, edhe [nuk kuptohet] ai marhamën, edhe tri [3] vjet nër unazë kom nejtë.

AH: E kush u kanë ai msiti?

NM: Daja jem, vllai nônes teme.

AH: Po.

NM: Po, nôna jeme m’ka dhônë t’re, s’ia ka prishë vllait qefin hiç, mu m’ka dhanë edhe megjith’se jom kônë e re, m’ka dhanë.

AH: E, a kishe qef ti?

NM: Une hiç s’kom ditë; s’kom pasë qef... ktô bile s’e kom pa... keto kom shkue te ajo halla edhe kom hyp’ me ni kumëll me mledh’, e tu e bajshin sajgi nônen teme sikur nuset e vllait t’vet, e pi mledh unë do kumlla, ky ka ardhë mu pjekë... po shkoi n’ushtri... Edhe, ato pi thojnë, “kqyri mori përpjetë” – une hiç. Ai s’po kqyrën... ky u kônë i marrushëm shumë.

AH: Po a?

NM: Jo, jo s’po kqyren hiç. Shkoi ai n’ushtri; tri [3] vjet do t’rrije e une e dhônme, k’tu te ky.

AH: Ky u kanë n’ushtri kur jeni kanë t’fejum?

NM: Po, t’fejum, po... N’ushtri ka shku, ka bô ushtrinë, mas... niherë mu fejue; 3 vjet n’ushtri e kan denue aty.

AH: E pse e kanë denu?

NM: Po qe, qeshtu kta gji jon’ kônë t’ktushëm, ia kanë ngu’ tri [3] vjet se [1] vjet u kônë ushtria – hajde dy [2]…

AH: Po.

NM: …Po tri [3] i ka bô. Kur ka ardhë prej ushtrisë ka shku n’Biligrad apet.

AH: Për çka u shku atje?

NM: Ka fitu ni [1] vjet për mu martue. Paret i ka mledhë.

AH: Po, ka punu.

NM: Ka punu në punë nëpër xhybe, qasi. I ka pasë punë që... si ka punue e i ka mledh paret, ka ardhë mu martue.

AH: A keni bâ dasëm?

NM: Darsëm kanë bâ me lodra, punët k’tu, edhe u martova une gjashtëmdhetë [16] vjet. A martohet njeri gjashtëmdhetë [16] vjet? (qesh) Une jom martue, e qyre sa vjetët i kom bâ pi at’herit.

AH: E çeiz e, a ke punu ti?

NM: Qysh s’kom punue.

AH: Çka ke punu?

NM: Turlish, plot. Kemi ba çeijz, boshqe, kmisha, n’vek krejtna. Çerapa tylish, krejt çejzin grumbull nëpër arkat... at’here jon’ kônë t’nuseve kur jon’... veshin atje.

AH: E qysh jon’ kônë arkat?

NM: Arkat jon’ kônë me kapaka, qe, për shembull pe boj, sikur qekjo.

AH: Po.

NM: Edhe jon’ ndryshe kapaki n’arkat aty; jon’ kônë teshat mi shti mi mushë, çejzin mi shti.

AH: E çka ka pasë t’vizatume n’to?

NM: Hiç kurgjo – do lula ia vejshin, do larada.

AH: Ëhë.

NM: Gji bojshin ata mjeshtrit, atje gji i shitshin.

AH: Po.

NM: Dy [2] arka m’i kanë pru me kalë atje.

AH: E kush t’i ka pru? A t’burrit a baba yt?

NM: T’burrit, t’burrit, m’i kanë ble k’tu e mi kanë pru atje, me shti çejzin aty.

AH: Po… edhe paret me bô çeizin, t’burrit t’i kanë jep.

NM: Vallahi at’here, qysh me thônë, ni mi [1000] dinar jon’ kanë t’mdhaj shumë, i ka fitu n’Biligrad.

AH: E me qato pare…

NM: Me qato pare e kom bâ çejzin une.

AH: … T’i ka jep.

NM: Po… edhe mô qaty manej, ky ka fitu edhe darsmën e ka bâ edhe e ka pagu, m’ka pague gji kom bâ çejzin. Edhe m’kanë marrë nuse me lodra, me punë kom ardhë, axhami shumë, po puntore shumë.

AH: Po a?

NM: Po, e msume me punë... nônën teme e kom pasë shumë puntore, i ka pasë zanat krejt punët ajo.

AH: Ëhë.

NM: Edhe m’i ka msue mori me bukë, mori me jemeke, mori me fshi, mori me dlirë... ato s’pi shti krejt... qetash paqllëk pa hesap. Kur kom ardhë n’ket shpi i kom gjetë dy kunata.

AH: Motra t’burrit.

NM: Jo motra, po kunata k’shtu.

AH: Aha, gra t’vllaznive.

NM: T’vllazve.

AH: Po.

NM: Ato pak si, jo shumë me thônë...

AH: Ti e jepne mas punës.

NM: Me bâ punë t’hajrit jo; une i kom hi asaj shpie e kom bâ dritë, e kom pastrue, at’her’ me nejt’ krejt kojshitë kur vishin marifet mirshin te une. Une s’pe livdoj vetin, jo, veç gji kom punue... manej’ për punë përjashta.

AH: Ëhë.

NM: Me korrë a... ato mô s’pi shti n’tefter. Me fshi, ding venin e bojsha edhe megjith’se axhami, po, manejna i kom bâ dy djem – njô m’ka dekë sefte, edhe katër [4] vashat.

AH: Po.

NM: I kom bâ njôna dy [2] niherë, manej’ ni [1] djalë nërmjet, edhe dy [2] masanej, i kom bô. I kom, vasha te t’4-ta, t’martume jon’ kahmos. Qeshtu, mirë i kanë senet krejt, edhe ato vashat.

AH: Ëhë.

NM: Kanë nuse, kanë djem, carrokat i kanë; une qet nuse e kom têmen, kokni djalë…

AH: Po.

NM: Qekjo, burrin e ka n’Austri atje, edhe djemt i ka n’Austri, edhe nuset. Jon’ t’martuem djemt e djalit.

AH: Ëhë.

NM: Njôni i ka dy djem, njôni ni vajzë, nuset i kanë t’mira shumë e, kjo nusja qëtu me ne ô, tu na rujt’ neve pleqve; djali jem edhe ai, vijnë ata, me kerr, na bijnë sêne gji dush’, e qeshtu qe... punët i kom pasë, edhe vashat nëpër dyr’ t’veta mirë jon’ shumë, kanë carrokë krejta, kanë djem, kanë nuse, burrat i kanë; veç njônës i ka dekë burri t’3-tën [nuk kuptohet], i diq burri herët, i vdiq, e la me tre [3] carrokë – djalin edhe dy [2] vazhëz, po qetaj jon’ rritë ata djemt... Ai djali i ka, u bâ 20 vjet edhe dy [2] vazhëz – njôna u martue, ma e vogla, qatje n’Podujevë osht’ e martume, e ka ni vajzë; qe, kjo e madhja i ka bâ 30 vjet, nônës i ka bâ hyzmet, vllain e ka qyr’ nëpër shkolla, e ka çue, qetej e ka shti n’fakulltet, ai po mson, ky qetaj u fejue.

AH: Ëhë.

NM: Qaty n’Prizren. Ni burrë t’mirë e ka shumë, ka mu martue qetaj... ai ô fukara, burri shkollë s’ka, ani plaki u kônë n’Austri, ka pasë pare, i ka mledh katërdhetë e tre mi [43000] eura, 40000 e qashtu... Na ia kemi ble ni banesë; ia ka ble plaki asaj vajzës edhe pare i ka dhônë njo 12-13000 eura për me hangër ajo. E qetaj jon’ rritë vashëz, njona u martue e kjo po martohet, edhe djali 20 vjet, qetaj mirë ô...

AH: Ëhë.

NM: Edhe ajo vetë mô... niher’ u mërzit shumë, qetaj ma fort, i ka kapercy me ajo... e qajo qeshtu qe m’ka pengu që, ma shumë, e qerat mirë jon’ ... nëpër shpija t’veta krejt, mirë jon’ ata, edhe djali mirë ô, n’Austri, e te dy djemt i ka. Carrokat e kanë kafen, firmë, vetëm punojnë, ata gji bojnë atje... Njôni, mô i vogli, ka shku vonë qetaj, ai halô s’e ka vizën, s’pi ia japin – e ka shti po, po s’po bon zô hiç... ai ka met’ pa vizë, me gjith’ nusen, qeshtu gji bojnë mô Zotit...

AH: E kur je kônë te baba, çka punojshit n’ara, n’fushë?

NM: Te baba kom punue plot nëpër livadhe, i kemi terë barnat, i kemi korrë.

AH: Çfarë barnash?

NM: Qitash gji po kositen livadhet plot.

AH: Po.

NM: Kemi korrë me drapën, kemi shi ato, te baba. Une e vogël jom kônë, e risht’, po kom punue shumë. Jom kônë me gjô e me dhen’, vllaznit e mi krejt.

AH: Aha.

NM: Shkojshim me lopë, krejt qato lopët i përdorshna, nônës ia mjilsha lopët, ia tundsha ftinin.

AH: Po.

NM: Krejt punët ia bojsha: fshishna, korrshna, krejt punët ia kom bâ unë, qeshtu.

AH: E motrat e tua?

NM: Ni motër e kom pasë.

AH: A, po... ni motër.

NM: E ajo, u martue qat’here, une hala’ e risht’ jom kônë, e vogël; ajo u martu, e kemi martu kur i ka bô nizet [20] vjet. E, ajo i ka bâ tre [3] carrokë, djalin edhe tru [3] vashat – katër [4]. Edhe ajo 52 vjet ka vdekë.

AH: Ëhë.

NM: Risht, e re, skërc, ka shku... mô s’ô ajo... sot e për at’here, edhe qeshtu.

AH: E tani te burri kur erdhe k’tu, a punojshe n’fusha?

NM: Av, av, se ç’mujtë...

AH: Po a?

NM: Aa..

AH: Çka – me çka u mershin kta?

NM: K’tu u mershin, qe, qësi tokat i kemi punue, me korrë, me shi, livadhet mi terë, i kositshmi krejt, me ftuqi, me grebuja me... mô, kputë n’korriz... une edhe e risht’, e re, ato n’moshë, ato, une shtatëmdhetë [17] vjeçare nëpër ara. Kom punu sa me mujtë, shumë kum punu, tepër, shumë e fortë jam bile... pi shku’, po po m’dhamin gujat mô qitu.

AH: Ëhë.

NM: Po nashtë, bare’ me hecë ka pak... e mô plaki m’u smu qët... qe ni [1] vjet po i ban, u smu plaki. Plaki shko te doktori, s’ka pasë kurgjo – ata njôni ni hap t’gjakit, njôni hapat e gjakit, pi ia japin.

AH: Po.

NM: Tri [3] pàrti hapa t’gjakit... ato krejta ia ka rrzue gjakin te poshtë. Ni ditë m’ra qaty pllum, tashti n’kupatillë n’aty met’, edhe si ra qaty mô edhe kômtë iu murrën krrup... met plaki, hajt bir nëpër doktora; erdh djali prej Austrie, e çoi n’Prishtinë.

AH: Ëhë.

NM: Atje n’Prishtinë te ata, n’atë spitalin e Amerikës.

AH: Po.

NM: E ka çue, k’tu erdhën e morën ata me kombi, me atë kauçin e vun’ aty, e shtin’ n’kombi e, mirë boll. Ajo doktorica aty, shka ô ajo... ia vuni aty veshtaqkin. e çuen atje n’Prishtinë, atje ia kishin bâ analizat; i kanë dalë mirë, zemra mirë, krejt senet mirë, po i kanë thônë me rritë ni natë e me ia vnu zemrës atë 3,4 sahat.

AH: Po.

NM: Me atë aparatin e me ia provue qysh... Ky s’kish nejt’ – kur e pashë n’akshom, e prun’ apet e ia kishin dhônë edhe njo’ dy veshtaqka atje, i kishin thônë “hajt se ka me hecë” – ata doktorat.

AH: Ëhë.

NM: E çoi djali, e bôni, e drejtoi [nuk kuptohet] dikur amo.. “du me hecë ka ni’trohë”... ka dy net pi marrin masanej... o-o, s’duhet me yshye shumë me mishna, se njerzt e hangt bukën mirë, mish t’pjekët, mish t’ziem, mishna tylish... sêne gji pi japin. U mkom’.

AH: Ëhë.

NM: U mkom’ plaki, po, me hecë me kômë t’veta, qetaj e flitron me shtru, shku ka’mos, nëpër xhade hecën... I thom “Rri se po t’shkel ndoni kerr, o plak, (qesh) se po, se s’po t’majnë kômbët hala” – “Jo be, s’um shkelë” thotë, “rri ati’ ti”, shkon i sheh arat, i sheh livadhet, shkon dej n’bashçe qatje, del qatje e qetaj mirë ô, bukën e ha, me fjet’ fle, edhe qeshtu qe tjetër s’di gji me thônë, u kurtalis ai [nuk kuptohet]; une po duhet me rujtë kapak, e ia vuni ni strajcë qetu te doktori, për shurrën.

AH: Ëhë.

NM: Ai natën po bje po flen, une po duhet pa çare mu çu, m’ia kqyrë çarshaftë, ka’ dysheki e ka’... (qesh).

AH: Po.

NM: Po ma, kauçin po ma flliq’, tani çohem e ia shprazi n’legen, e ndreqi, po natën ma fort... Elhamdulilah me tô gji me kô, në kamët e veta.

AH: Po.

NM: Se shumë keq ish pa’ kanë, a dish, njeri sa i rôndi... edhe gollakota u bô i ligsht shumë, ama shumë i ranë, e qeshtu qe... kom punue.

AH: Po.

NM: Sa me mujtë, hiç s’ja kom da, bile branët i kemi mledh’, gjashtë [6] vjet jom kônë n’bjeshkë.

AH: N’cilën bjeshkë?

NM: N’stan.

AH: Keni pasë a?

NM: Dhen’ kemi pasë.

AH: A keni pasë stane?

NM: Stanin e kemi pasë aty n’bjeshkë, gji flejshna.

AH: Me t’burrit, k’tu, familja e burrit.

NM: Me t’burrit, po, ky i rujke dhentë.

AH: Po.

NM: Plaki jem, edhe shkojke me dhenë, edhe une pa çare me shku me atô.

AH: Po.

NM: Qaty rrishna, dhentë n’kotorr, natën flishnin; plaki perjashta te dhentë, une qaty. Gjashtë [6] vjet jom kanë, i kom ble gunës t’arës, e kom ndrru kotorrin, dhenve shti...

AH: Po.

NM: I kom ndrru ato gunës, i kom ble, bukë me bô, qenve me iu bô tylish, plot punë, ishim atje e tre [3] muj’ rrishin atje n’bjeshkë.

AH: Po…

NM: Manej…

AH: Verës a?

NM: Verës, verës, n’pikë t’verës, masnej mô u dukshna teposhtë e n’shpi.

AH: E tash, a e keni hala stanin atje?

NM: I kemi kto, arat, krejta.

AH: A shkoni?

NM: Hiç mô, jo.

AH: Pse?

NM: Po, manej ky plaki jem masi dilshna n’ bjeshkë, u çue ky, s’ju dok mirë k’tu me dhenë e asi, iu hypi komve edhe shkoi n’Austri... nizet [20] vjet ka nejtë.

AH: Ëhë.

NM: N’Austri, gji ka fitu.

AH: Mas sa vjetve që jeni martu?

NM: Na a?

AH: U shku n’Austri ai?

NM: Po, i kemi pasë njô pesumdhetë [15] vjet.

AH: Martesë?

NM: Martesë.

AH: Po.

NM: Masnej ka shku n’Austri.

AH: 20 vjet?

NM: 20 ka nejtë, po, 20 vjet ka fitue.

AH: E a tu rrike ty pa burrë?

NM: Po qysh s’u rrike... pa çare.

AH: A jeni kônë me kunet’ a?

NM: M’ka sha niher’ kunati shumë (qesh).

AH: Po a? E pse t’shajti?

NM: Po, une ia kom, mi kanë vesh kundrat e mija e mi ka lônë t’vetat. U shkuna n’Dragash, shkojke, si deputet u kônë ai kunati, u kônë i meçëm shumë.

AH: Ëhë.

NM: Edhe unë thashë, “Kush mi mur’ kundrat?” – kunatës, eh ajo kish shku i kish thanë atij.

AH: Po.

NM: Burrit t’vet. Kur e pashë, erdh m’i kish pru te dera e votrës edhe m’tha “ti... [nuk kuptohet] pesumdhetë [15] ditë burrin e ke pasë te t’bet – qysh me t’thônë...?” – m’shau (qesh).

AH: A t’erdh inati ty?

NM: Se u pat shkue plaki, burri jem n’Austri... Mu m’erdh inati boll, po s’pata gji me bô, e kemi pasë ni plakë t’axhës [nuk kuptohet].

AH: (qesh).

NM: Edhe plaki jem mô ka shku nizet [20] vjet ka nejtë n’Austri, po, e qe tridhet’ [30] vjet gji ka dalë n’penzi.

AH: Po.

NM: Plaki.

AH: E sa keni jetu me kunet’?

NM: Me kunet’ kemi jetue na njô nizet [20] vjet, po.

AH: N’qët shpi?

NM: Ma shumë n’qët shpi, qe, qaty e kemi pasë.

AH: Po.

NM: Qaty.

AH: E qysh e çojshe me kunata?

NM: Hiç s’jom përla, veç kom nejt’ si xhuxh, s’i kom ndrrue fjalët.

AH: Jo a?

NM: S’mu kandke me nije... a për carrokë a për ndonji send... jo, jo valla. Ato jon’ kônë ma t’rrezikshme, po une ia kom msu udhën.

AH: Po.

NM: Jom kônë ma e çut’, jo qi s’kom ditë.

AH: Po.

NM: Po s’kom desht’ me nije hallkit... une i thom edhe nuses, kur i thojshin që djemt e vogel i ka pasë, e ajo vajza e djalit ô qekjo.

AH: Ëhë.

NM: Edhe i thojshna “Mos iu vikat’ cucave me t’ni hallki, po pak si me…”

AH: Po.

NM: Kshy gji e preka, se “po t’nin’ hallki e marre me ta nie zônin”... une jom marrue me ma nie zonin, mos me e hupë atë ftyrën tême, kunatave ia kom lshue... veç puntore pa hesap, ni mik me pas ardhë ajo m’thojke “Hajt oj grue se ty po t’vjen marre me ju bâ bukë atyne e me ju…

AH: Po.

NM: … E, “marre s’po t’vjen” – “Jo, marre po m’vjen” thojsha, “po gji me bâ qi ka ardhë miku...” përpara kemi pasë miq, vishin me bujt’, po duhet mi ia shtru...

AH: Ëhë.

NM: Vike hoxha, rrike ni [1] muj’ k’tu për Ramazan, u kôn’ i katunit tonë, i Kuklibegit, une aty e shtrojshim, e mlojshum, syfyrin, iftar, qeto punë.

AH: E a çojke burri pare pi Austrisë, juve?

NM: Burri i çojke parët edhe ia jipke vllavit, plot pare... Kur, kur vike n’pushim – 8-9 muj po rri, po vjen n’pushim njô ni [1] javë edhe po shkon se s’po t’lshon puna derzhavës – edhe i vike vllait, i vike tup tum tup parët, qështu si janxhit’, “jo pare, jo zor, mu po m’i bjen...” e kanë pasë shumë diciplinë t’madhe.

AH: Ëhë.

NM: E kanë ble tokat e, kanë pasë pasuni shumë e, qetaj mô t’damë jemi. Ata kanë vdekë ata, kunetat, krejt, edhe kunatat po – na, veç, qe kemi metë, na t’voglit jemi, po na ka lônë Zoti, qe qështu. Jo, jo, me kunata s’jom... [nuk kuptohet] shumë, as me kunetët hiç... bile, kunati i madh ka’ shkojke m’livdojke për gjith’: “Ksaj i ka hije” thojke, “puna”, ajo dy magjetore gatujshna me kunata, me rend, ka tri [3] ditë.

AH: Ëhë.

NM: E kjo e madhja e ka pasë zajellëkin, kjo ftinin e qeto, t’omlat.

AH: Po.

NM: E na gatujshna, apo s’un i bojke t’mira... kur e bojshim jemekin ndaq pasulin, ndaq...

AH: Po.

NM: Kur i çojshna sofrat me hongër darkë edhe ai kunati thojke “Qysh be jon’ ndrrue sonte senet, ô ndrru jemeki, janë ndrru bukët, krejt sênet”.

AH: ‘S’i pelqejshin a?

NM: Une shumë... po moj, i pelqenin se i kom bâ t’mira une shumë... nôna jeme i bojke shumë t’mira senet, une ia kom marë krejt nasihatet e saja; edhe nusja kur ka ardhë nuse s’ka ditë me bâ kurgjô.

AH: A e ke msu ti a?

NM: Po, manej i ka marë krejt ato nasihatet e mija, gji i kom bâ une, krejt m’i ka marë, qetaj i bon me jemek e me bukë, gji dush’, krejta i bon. Qet’ vajzën e ka t’martume, djemt i ka t’martuet, njôni i ka dy djem, njôni ni vajzë, nuset i kanë shumë t’mira, njôna e ktushme osht.

AH: Po.

NM: Njôna e Gjakovës, po, e njô e ka qitë ai i vogli, e mur’ qetu pi Zymit edhe ajo si e vogël, si pak e marme edhe e qiti.

AH: E lshoi.

NM: Masi e ka marë, ni [1] vjet e gjysë ka nejtë te na, edhe e lshoi.

AH: Djali.

NM: Djali e lshoi, manej njô t’Gjakovës e mur, shumë e mirë osht’ ajo; ajo shkoi, ajo m’u dhimt’ edhe ajo, shumë.

AH: A po a?

NM: Gjynah bre.

AH: E pse?

NM: Po pse, po s’jon’ disht’, gji mi iu bâ... hajt, atô s’pe mar për veti. Ani ka hyp’ plaki n’autobus nihere edhe ajo ish hyp’, “ka ardhë” tha, “ma ka ngjitë për çante, po kânë” tha, “lotët shi...”, po na si kemi ngu me sha ato ndoni... send. e qeshtu ka bô ai i vogli, i madhi jo, qeshtu. Qetaj edhe ka ardhë qysh me thônë dynjaja qashtu qi po mirren, po asoshe, me telefona me asi, po dahen.

AH: Po.

NM: Kur pi shohësh jon’ da... ani, gji me bâ, hallin e zi, shumë keq, po me vakt’ gjinden ndonja’, mirë e ka. 

AH: Po, po.

NM: Ni vashë e vllait tem u kônë firmashe, n’Prizren.

AH: Çka u kânë?

NM: Firmash u kanë.

AH: Po.

NM: N’Prizren, pi Singapurit paketat e teshave qi i bike.

AH: Ëhë.

NM: Tetovën, Prizrenin gji ka pasë qytete atyparni, gji i ka furnizue me tesha, u kônë firmash, për mirë, mô ai vdiq vjet, 65 vjet.

AH: Po.

NM: Vajza, vallai edhe ajo 45-6 vjet i ka, s’u martue, ka metë pa martue, e firmashit vajza, po për gji... menja e madhe, pare plot, sêne plot edhe u metë pa martue. Edhe ajo vjet vdiq, djali hiç, njôni pi drogë edhe ai diq, shkoi; njônin e ka [nuk kuptohet], e ka shpinë e mirë, pasuni, paret i bôn qe... edhe qe, shkoi, firma krejt, hupi, se djemt e kqi.

AH: Po.

NM: E kur mos ta majsh ti, s’t’ka faj ai ty, edhe ai diq e shkoi edhe ai mô...

AH: E me m’kallxu, po m’intereson dasmat, qysh i keni bô ju k’tu n’Opojë?

NM: Darsmat a?

AH: Po.

NM: I kemi bâ darsmat.

AH: Kanagjegjin niher’, qysh e keni bô?

NM: Kanagjegjin e bojshna na, qesallën nesra kishe mu martu, sonte kanagjegjin e bojshe, shoqet pi mledhish.

AH: Ëhë.

NM: Edhe pe bojsh kanagjegjin; n’tu kaftë, kahesh pak, mos t’u kaftë... (qesh).

AH: (qesh)

NM: ... s’kahesh hiç, po kaheshe pak.

AH: A ke kajtë ti?

NM: Po qysh jo.

AH: A u mërzitshe?

NM: Kanagjegjat, jom merzitë shumë, kom kâ, bile kur jom nisë gji kanë ardhë me m’marë, kerret jon’ ardhë aty te dera, kerri me kalë.

AH: Ëhë.

NM: At’here u kônë, edhe ato... une valla po kaj, jom prishë krejt, gji m’kanë bâ mue nuse.

AH: Pse ça t’kanë ngjitë?

NM: Po tel m’kanë bô, qëto qe, telakja.

AH: A ta kanë ngjyrosë ftyrën a?

NM: Ftyrën ma kanë lye.

AH: Me çka?

NM: Me akllëkna, qasi akllëkna që i... plot.

AH: E çfarë ngjyre ka pasë?

NM: T’bardhë.

AH: Edhe me pika t’kuqe.

NM: Edhe m’anena telin e bôn asi, edhe mô lula plot, k’tuparni.

AH: Po a?

NM: Edhe k’tu flokët k’shtu drejt, k’tu, edhe k’tu ça, qylat, teposhtë me mitona... qato jon’ kônë.

AH: E kush ta ka bâ qato n’ftyrë?

NM: Ajo telakja qe kemi thirrë.

AH: E ju a keni ditë me bô?

NM: Po qysh jo.

AH: A din hala a?

NM: Jo, po e telesish at’ nusen e, hajt e bojsh, po s’po bôhet.

AH: A s’pi bôjnë mô nuset a?

NM: Jo, qetaj te frizerka atje shkojnë, atje mô n’Prizren.

AH: E pse e keni ngjyrosë ftyren qështu?

NM: Po qeshtu u kônë adeti.

AH: Po ça thojshin at’here?

NM: Për krejt qashtu.

AH: Për mos me t’marë msysh’ a për çka?

NM: Po telaken e kanë marë për me lye nusen, me vonue, qeshtu, edhe une qeshtu që jom venue, petkat m’i kanë pru, prej ktuhit, t’burrit.

AH: Po.

NM: Qetjana, mitana plot, e qe, t’jom me minton, kom ardhë nuse...

AH: N’mitan a po?

NM: N’mitan, po.

AH: Po.

NM: Edhe jelek ka pasën, edhe kapeshin n’maqinë ato... plot maqina kemi pasë, e me pru qasi boshne qe, qasi, arkat qaty t’vishin, i palojshin, hajt. Apet nesër ato arkat i mirshin, kur vishin k’tu me kalë.

AH: Te t’burrit.

NM: Krejt k’tu.

AH: Po.

NM: N’akshom vishin, krejt n’sobë tonde arkat, gjith’ tesha [nuk kuptohet] e ato, e qeshtu na qe, qeshtu t’vonojshin at’her’, u kônë ajo mjeshtër, u kônë, ‘telake’ iu thojshin atyne, gji po venojnë.

AH: Po.

NM: Po t’i bon flokët, po t’i ngjyrosë buzët, po t’vë tel me lula me, krejt faqeve ka pak, faqeve do e lyjshim; s’kom pasë nevojë edhe me m’lye, jom kônë e bardhë, po shih ‘shti qysh u bâ ftyra krejt me rrudha, u nxi (qesh).

AH: Veç e bardhë je kônë a?

NM: Po, e bardhë, flakë... jôn’ qërru sytë, kom shku n’Prishtinë, mi kanë çelë, operacion i kom bâ.

AH: Ëhë.

NM: Vjet, para dy vjete, qe.

AH: Po.

NM: E kom shku aty, mi kanë bô, ajo erdh ni doktorricë aty, ma dha [nuk kuptohet] edhe e çeli mishin ajo, tha, “O çfarë mish t’bardhë paske; me pa gji vejnë do plaka, t’trishtojnë – o t’rrudhta ka’ barknat, o t’zeza barknat i kanë; ti çfarë mishi t’bardhë paske, s’di gji t’koftë jarabi”.

AH: (qesh).

NM: Qeshtu une, qe, mishin e bardhë e kom hala’, amo gujt’ po m’dhamin.

AH:  Çka me bâ...

NM: Pleqnija, shumë... mi ngjeh’ ato vjetit janë t’mdhaja, 83 vjet i kom bô, qeshtu qe.

AH: E tani dasmën, çfarë dite i bojshit?

NM: Darsmën, qetajna n’xhuman’ t’i bijshin vekat, sikur dje, u kônë e xhuma.

AH: Po.

NM: E shtunë sot; t’dillën nuse me shku.

AH: A bojshin me muzikë a?

NM: Me lodra.

AH: Po.

NM: Muzika s’ka pasë, lodra.

AH: Me defa, tupana.

NM: Defa, tupana, vashat... trut’ ti qitshin n’tokë tu knue.

AH: Po.

NM: Nusen gji e këndojshin zi... turli fjalë i thojshin, ëh...

AH: E qysh knojshin at’here nëpër kanagjegje?

NM: Nëpër kanagjegje s’kanë knue.

AH: A jo, a?

NM: Jo, jo aty veç gjunglitshin e, e hajshin ni tro’ darkë, edhe kajshna ka pak, edhe shkojshin.

AH: E n’dasëm?

NM: N’darsëm knojshin, kto lodrat, (s’kuptohet), kjametet, k’to ndryshe.

AH: E kush vike për me knu?

NM: Vashat knojshin k’tu.

AH: Po, t’burrit.

NM: Se aty s’vishin, t’burrit, po, edhe lodrat vishin, me lodra krushqit... mirshin krushqi plot, me lodra, edhe vijshin, qeshtu qe... qeshtu jon’ kônë rendet.

AH: Po. E ditë t’grave a bojshit?

NM: Jo ditë t’grave, po ditën e grave gji hajshin n’darsëm, qat ditë.

AH: Po.

NM: Po, sikur sot petkat.

AH: E k’shtu me ia hek’ duvakin nuses, a e bojshit?

NM: Me ia hek’ duvakin, vishin ta hiqshin gratë, se qetaj po shkojnë, burri po ia hek’.

AH: At’her’, at’her’ – qysh u kônë?

NM: At’here hiç, gratë ta hiqshin duvakin.

AH: Kur – çfarë dite?

NM: Qat ditë nuse kur t’mirshin.

AH: Qat ditë qi, nuse kur je ardhë k’tu?

NM: Qat ditë që kom ardhë k’tu, edhe mô pa çare me ta hek’ duvakin, me ta çel’ ftyrën, kanë ardhë vashaz me kënue, kanë ardhë gratë, jon’ mledh’ me t’pa nuse.

AH: A t’knojshin?

NM: Vashat t’knojshin lisht.

AH: E çka knojshin?

NM: Tylish, gji s’thojshin: Ori nuse gji po rri n’kamë, ku i ki parët, m’i ke ngran’... (qesh).

AH: E tjetër?

NM: Gji s’t’thojshin, tulish valla... t’knojshin vallai, edhe çekaq punë jon’ kônë at’here. Kur u kônë ajo, bile une që jom tamon me k’si, se s’un i mash’ n’mend ato, t’moçmet, po kto hala i kom taman.

AH: Po.

NM: Edhe gji i kam pasë ata prindrit e mi, ata vllaznit gji kanë dekë, ka pak jon’ kônë me mend.

AH: Po a?

NM: K’shtu me smuj’, po, k’shtu mendt i kanë pasë aty, jon’ kônë digitron k’shtu, folshin, bojshin muhabet, qysh duhet – edhe n’kofshin t’smuet... a, ky plaki qetër fe ka.

AH: Çka ka?

NM: Plaki ma fort po harron...

AH: Ëhë.

NM: Po harron plaki – edhe t’vllaun qashtu gji i ka vdekë, edhe ai qeshtu ka harrue, qeshtu... e une jo.

AH: E vllaznia? Dy vllazni, a i ke pasë?

NM: Katër [4].

AH: Katër [4] vllazni... A jon’ kônë ma t’mdhaj se ti?

NM: Jon’ kônë ma t’mdhaj se une tre [3], njôni ma i vogli u kônë mas mesh’.

AH: E k’shtu, a janë shku me luftu, a ça kanë bâ?

NM: Jon’ kônë, i kanë bâ ushtriat at’here krejt... me luftu jo valla, kanë luftu ata t’përtejshmit; e nisen luftën edhe u krye, e bombarduen venin, e u hoqën shkijet ka pak. Krejt Kosova u bâ fukara krejt, s’kanë bukë me hangër plot; ata vet’ pi marin paret – se po m’nijnë – ka’ pi çojnë pi’ shteteve t’huja, hajt, ata pi marin...

AH: Po.

NM: A qiri’, s’kanë fukaratë me hangër, gjynah. Ramushi 1500 euro e pat rrogën, 3000 e bôni; e qysh e bône ti 3000, dikush s’po ka bukë me hôngër? Qeshtu pe bôjnë ata tash, Kosova ka ra n’humbje, s’kanë ku me marë bukë, s’kanë me hôngër: e ka bâ fakulltetin djali, s’ka ku me hi n’punë, qe, e ka burrin qekjo vajza e djalit tem, Asan e ka emrin...

AH: Po.

NM: Ai djali fakulltetin e ka bô, s’ka ku me hi n’punë... Kumedit’ sa letrat i çoi n’Prishtinë, i dalin... negative pi’ dalin. Për me hi ndokund, po kerkush s’po t’mer n’punë sot... edhe qashtu, qe, ka metë me ni internet qatje punon, qesi kamera po veç, qesi internet... ia ka pa hajrin shumë edhe ktij. E ka shitë gjymtën, e kanë ble ni banesë n’Prishtinë. Ai vllai vet’ osht me punë ai atje, edhe ky k’tu. Mire amo... ato s’un t’majnë gjithë, po duhet me i pasë...

AH: E Luftën e Dytë Botrore, a e man’ n’men ti?

NM: Une a?

AH: Po.

NM: Qysh s’e maj men’... at’here moti u kônë.

AH: Po a...? E, çka man’ men’ prej saj?

NM: Atje a... me t’kallxue, atje jom kônë carrok une.

AH: Po a?

NM: Kur u kônë ajo lufta, e luftojshin qanej ka Kosava, me ni rudinë ata luftojshin, e gji u vritshin gjint’.

AH: Ëhë.

NM: (S’kuptohet) U bashin, po luftojnë ni send, edhe i bishin te mixha i jem.

AH: Pse i bishin?

NM: Aty, varrët pi’’u kllojnë, e taj’ i bashin do ilaçe, melhem bojke ky.

AH: Mixha yt?

NM: Mixha i jem.

AH: E çfarë ilaçe bojke?

NM: Bojke, ku pe di qysh i bojke, ilaçet melhem, e bojke ato…

AH: Me bimë t’natyrës.

NM: Me bimë t’natyrës, gji ka, turli seni i perzike, varrën ta shëndosh’shin meniherë. Edhe i bishin me lese aty te na, e ky jav’ lajke varrat, ia’u drejtojke, ia’u lidhke, vishin... qetri po vjen, kejt sallatë po bahën tu luftu. E qato mixha jem i ka shëndosh’ kejt. Ia’u lajke kamët, ka’ u vritshin, ka’  e ka pasë at’ varrën, e jau lajke e, jau drejtojke edhe i shëndoshke gjint’.

AH: Ëhë.

NM: Po edhe mixhallarët... i kom pas dy mixhallarë, t’mirë jon’ kânë shumë, ka dalë njôni n’sheher, njôni k’tu u kânë. Qe, e ka djalin atje n’sheher. Ai vet’ ka vdekë moti, jon’ kônë zotni. Se mu baba m’pat dekë herët.

AH: Ëhë...  sa vjet t’ka lanë?

NM: Katër [4] vjet m’ka lanë. Baba m’pat dekë herët, e mixhallarët i kom pasë shumë t’mirë. Une ia bajsha punët, o lejthia mlidhshin nëpër mal, o turli t’dhonme, a kuklla a, e m’kanë kqyr’ shumë. Edhe kanë vdekë edhe ata... t’ri edhe ata kanë vdekë.

AH: Po, e tjetër çka man n’men’ prej luftës?

NM: Lufta, k’tu u bâ lufta.

AH: Lufta e dytë.

NM: Jon’ hi kta partizant.

AH: Po.

NM: Te knena.

AH: Te ju.

NM: E kanë marrun’ kta Opojën, krejt, e murën, ata kur ia qitshin me kënue, ata shkie krejt, partizanë, tani knoshin, kanë hi ka’ Brezna qanej. Ajo i tha “Mine, Mine...” thojshin, “luje kômën, se Brezjadi jau qin’ nônën...” e qeshtu knoshin, gji s’thoshin. “Mine, Mine...” thojshin, “luje dorën, për ni ditë e morën Opojën”...

AH: Po a?

NM: Po – “Mal me mal e shteg me shteg, s’lamë fashist nëpër qytet”. E krejt i përzunë. Edhe vet’ hinë e morrën. Manej ma khô, hejni Tita, ma khô manej’ lufta qeter, u banë karmashin, i qitën karmashitin, gjin’ plot. Qetu ke, mâ valla s’kemi pasë problem.

AH: Jo a?

NM: N’Opojë, jaa. Njo su mytë k’tu.

AH: E Shipninë k’tu, a e keni afër ju?

NM: Shipnia afër, shkojmë n’det.

AH: A shkoni?

NM: Nxena, po. Kômët m’kanë dhimt’, kom shku n’det, m’u kanë shënosh’ valla, ‘shti nuk ô m’dhamin, po kush po shkon n’det mo... S’un e bani edhe detin…

AH: E n’Prizren a dilni?

NM: N’Prizren shkojmë, i kom çikat n’Prizren, qasaj e ka burrin njô edhe qetra, dy [2], edhe njôna tri [3], po e madhja n’Suedi osht’, me carrokat e me burrin.

AH: E kta gorant a i kini afër k’tu?

NM: Gorant, anej jon’, po afër jon’.

AH: E qysh e kini çu me ata?

NM: Me ta... s’na ka ndodhë kurgjo, qeshti t’shkojsh n’Dragash plot Dragashi ô goranë.

AH: Po k’shtu s’ka pasë kurrë Opoja problem me ta...

NM: Jo, s’ka pasë problem, ata gorant jon’ kônë, qaty jetojnë ata n’Dragash, plot. Gorkat e krejt, prej Dragashi qaty jon’. Jo be’, une vashat i kom qatje n’Prizren, edhe ata djemt e mdhaj, plot kom atje, ama s’un  po shkoj une mô... jo, po m’ze kerri, jo s’po mundi, s’un po shkoj.

AH: Po.

NM: Edhe jon’ hek’ mo krejt. Rri qetu n’shpi, s’kom çka boj.

AH: E me çka merrni sot, çka boni?

NM: Na a?

AH: Po, a punoni najsen?

NM: Na s’punojmë kurgjo qetaj. Tokën plaki ia ka dhanë, kanë lopë qaty, e jau ka lônë livadhet krejt, ata i marin barnat, ia japin njô 300 euro a ma shumë. Po na e kemi qat penzinë e plakit, e hamë deri n’fund, boll na del. Edhe qi ka fitu plaki n’Austri, e gji ka dalë n’penzi, gjithmonë pare kum pasë nëpër dur’. Pasuni... jo me hekë për ndoni sen, për kurgjo, hiç. Qeshtu, qe.

AH: E lufta e fundit a ju ka dëmtu juve?

NM: Hiç kurgjo neve.

AH: Hiç s’jeni largu pi’ shpiav’?

NM: Jo, s’jemi largu hiç, qetu kemi nejt. Po, kena shku n’ Shipni.

AH: E pse jeni shku?

NM: Ne na përzun’, kur erdhën k’tu shkiet, kejt me tenka.

AH: Po.

NM: Edhe kur t’na përzunë neve, e na u parkirem kejt me traktora, me sêne, shkum’. N’Shqipni tre [3] muj’ nejtum.

AH: Ku keni nejt’?

NM: Nëpër banesa qeshtune.

AH: N’Kuks a?

NM: Ku na kanë marrë nëpër banesa. E zumë na ni banesë 400 euro, nejtëm nja dy muj’ aty, manej erdh plaki. Plaki ka metë k’tu, n’mal ka fjetë me nat’.

AH: E pse u metë ky k’tu?

NM: U metë ky me do shokë përpjetë, ata e kanë lônë, djali i vllavit vet’ e ka lônë n’mal.

AH: E pse e ka lanë?

NM: Pse e ka lonë... pse me ardhë k’tu; ata kejt k’tu terenin e zun’.

AH: Serbt?

NM: Qasi paramilitarët, rên’ janë bâ, e kanë zanë udhën k’tu, edhe s’ka. Ka dalë e ka nejtë n’mal, e pi malit ai, ka na n’Libeqev qatje, e pi ktuhit ka shku te vajza n’shehër. Aty ni [1] muj’ ka nejtë, plaki te ajo, manej jon’ çue, i kanë qitë, a di, i qitshin der te Zhuri, pi Prizrenit, e i kanë qitë, manej erdh atje plaki, edhe nja’ ni muj’ nejti, manej u kthye matane, e liruen k’tu ata.

AH: A jau kishin rrxu shpiat?

NM: Jo valla, kur kemi ardhë qeshtu e kemi gjetë. Qe, qekjo shpia.

AH: Po a? As s’ju kishin marrë kurgja as…

NM: Jo, jo, jo, sobat jo, veç kta që kanë ardhë t’kojshive që kanë vjedhë.

AH: Po, se serbt jo a?

NM: Jo, jo, serbt kurgjo, televizionet, se na nxemen e kemi mrenda, as nxemen që e vu – ni shka i Prizrenit u kônë ai, na ka shti kët nxemën – as ato s’i kishin prekë as hiç. Kanë kontrollu tesha,  pi ôrmônave kanë qitë, kanë thôn’ mos po gjôjnë ndojsen, se s’ka kurgjo.. krejt qashtu, kurgjo s’na kishin marë. Na u kthyem ma’nej, n’kry t’tri [3] muje erdhëm. Kur erdhëm, i bamë punët – ato pa fshi, pala’ jon’ bâ senet për tre [3] muj’. E qato punë i bamë, edhe erdhëm u liruem mô pi’ shkive. S’na banë gjâ neve, kurgjo s’na ka gjetë... ajo dy, tre djem i kanë mujtë k’tu.

AH: Ma shumë jo a?

NM: Jo, po ata budallë... qat ditë qe i kanë k’tu... ni ditë përpara – se studentat kur jon’ kanë n’Prishtinë, ata studentat i patën përmledh’ atje, qat vjeten e parë.

AH: Po.

NM: Na n’dytën vjet mô, e k’tu njô dy [2] djem a tre [3], janë çu me shku n’mal.

AH: E pse n’mal?

NM: Po me marrë dru, ata e kanë zônë terenin atje, ata shkijet, edhe ata kejt me asine, me gjilpôna jon’, ata nuk t’kujtohen ty... E drogirasha, edhe ata jon’ çu n’mal me shku, njani kish shku me traktor, kish thônë “Kthena...” se u mush’, asi, anena gji i kanë zônë shtegat. Jo njôni ish kthy, njôni s’po kthehet e shkojnë përpjetë. E t’i marin aty sa dalin n’mal nalt, kup e kup, i vrasin i sakatojnë, shkojnë e përplasin qaty. Ditë e ditë s’un i kanë gjetë ata; mas dhetë [10] dite me anë milicie...

AH: I keni lypë?

NM: I morën e shkun’ i gjetën, qetu n’mahallë tonë, dy [2] djem t’asaj nônës vet, ia mytën.

AH: E kur ka ndodhë kjo, para lufte a?

NM: Jo, jo, kur ka ndodhë lufta te na, qat ditë që u nisë.

AH: Po, po.

NM: E ni [1] vjet para luftës, ata studentat e Prishtinës, ata i kanë përzônë, ata qi kanë gjujtë, ata edhe atje kanë coptue studentat, kanë ikë qetu ka mali, kanë shku n’Tetovë. Qëtu tu iu dridh’ shpirti secilit i kanë çue, i kanë përcjellë pleqt’ e tonë, i kanë çu dej n’maje atje. E qështu lufta u kônë, po na s’kemi pa t’keqe kurgjo. Une djalin n’Austri, djemtë, qat t’voglin e kom pasë k’tu, ai me traktor ma ka çu atje, s’kemi pasë problem. Ni ditë folem n’telefon kur shkum’ atje, e mandej e ndërpren’, mô s’i kemi thirrë. Mirë, amo djali u çu erdh’ atje n’Shipni erdh, pi’ Austrie, edhe kjo vajza gji ô n’Suedi, edhe kjo erdh’ ma panë e shkuem.

AH: E ata t’Shipnisë qysh u sillshin me juve?

NM: Ata mirë na kanë... shumë t’mirë, s’na kanë bâ gja, veç hajduta edhe ata.

AH: Po a?

NM: Kanë vjedhë, dikun ndoni varëse kanë marë, qaq kanë bâ... se t’kqi edhe ata shumë.

AH: E juve a ju kanë bâ najsen?

NM: Neve jo, s’patën çka, erdh ky plaki, çfarti.

AH: E ti me kon’ shkove n’Shqipni?

NM: Une me djalin e vogël.

AH: Veç a?

NM: Ai djali e çojke traktorin at’here... nizet [20] vjet ajo punë i ka. E çojke bile, s’u dokke pi karrikes, qaq i vogël gji u kânë, e une e kom çelë ni penxhere, qeshtu n’traktor, qyre nôna... pe ze gjumi at’ n’karrikë. “Qyre none mos të ze gjumi se ata të dalin krejt para”.

AH: Po.

NM: Manej erdh’ ni djalë i hallës tême aty, si i madh ai, e hini ai, ma hoq gajlen mô ai, e drejtojke edhe shkum’ n’Shipni. Atje e lamë traktorin me ni kodër, n’udhë kemi shku, n’vend e zumë ni banesë t’keqe, e e zuna une ni qetër. Ajo gruja na lshoi ni, e kish pasë, une nuse, une edhe qet’ vajzën, e kem pasë t’vogël kët’ Havën.

AH: Po.

NM: E atij djalit ni krevet, vallai n’krye t’ni [1] muji, erdh edhe plaki, ia zu krevetin atij djalit, ia lypi asaj edhe ni qetër, e katërqin’ [400] euro ia dhashë mujin. I pata paret, i kom marrë paret plakit. [nuk kuptohet] Kur ka ardhë e ka gjetë atô. Edhe dorzat i ka lanë që i ka bâ lopët, i ka lanë.

AH: Qysh i ka lônë, edhe i ka gjetë.

NM: Qysh i ka lanë, edhe i ka gjetë paret aty. A paret une gji i kom pasë, i kom marrë n’xhep k’tu, qe qetu. Edhe ato i kom marrë, i rujshin, po-po, qe thojnë po t’kontrollojnë, me ia shti qasaj vajzës. Kjo dul pi’ traktorit, kur kemi shku te Zhuri, me bô shurrën , i ranë ato paret. “Oj Havë ku i çove paret?” – “Ranë”. Tu ngô une pi’ traktori, u tutshna po m’vrasin ata kejt nëpër ujna aty, edhe tu kqyr’, tu kqyr’ me ni bateri, i gjeta paret, na u gjetën atje ato paret. Kemi hangër, kemi pi me ato. Se s’kishim me hôngër atje... pi rujshin do gjô, po s’iu pihet as tamli, era pleh po iu vje’ sendev, e kemi ble qashtu, kemi hôngër. Se ndihma s’kishte kush me dalë me marë. Na vet’ gra, ato burra. E mora ni çantë me mish t’thatë.

AH: Ku e more?

NM: N’shpi qetu, i kemi pre mish, edhe e kemi tha’ gjysën e mzatit, e mora qat çanten me mish, e zishum atje ndonihere. E mirë boll, edhe atë qetrën gji e musha, at dubakin plot mish e kemi bâ tylish, qyfta, ato hiç s’ishin djegë, se strujën e kemi lônë n’shpi – a kallët a s’kallët struja, hiç – e kemi lônë... E, kur erdha, ai mishi qashtu ish kônë hala. “Ani ti gji bone, ani, shko bon muhabet edhe pak, hajt”... qeshtu puna [flet me burrin e saj].

AH: Po.

(Burri: Mos e rrêj këtë çikën)

NM: Jo be’, tyben e rrej... qysh jeni martue, qysh keni bâ dasëm, ka m’ke rreh’ ti, m’ke duk’, hajt.

AH: A t’ka rreh’ a?

NM: M’ka rreh’ ndoniherë, po.

AH: E pse t’ka rreh’?

NM: A?

AH: Pse t’ka rreh’?

NM: E, qe t’kallxoj për gji m’ka rreh’. E ka pasë qestani, qëtu me pare.

AH: Ky plaku?

NM: E po do me shku n’Tetovë, se blijshin duhôn e e çojshin n’sheher, e shitshin me fitue ndoni send…

AH: Po…

NM: ( nuk kuptohet) Pa shkue n’Austri u kânë edhe ato paret i kanë marrë. Setren qaty, ajo kunata e dytë e jemja ka shku i ka marrë paret.

AH: Ia ka marrë n’seter.

NM: Ia ka marrë n’seter, ia ka marrë qestanin.

AH: Po…

NM: Edhe hup, e hypa qestanin.

AH: Ëhë…

NM: Edhe e merr qestanin, shtej po lypin ka’mos, nëper ara, nëper asi. Ajo i kish marrë ato paret, veç nizet [20] dinar i ka lanë aty, qerat i ka marrë. Edhe plaki mu... mu po m’rreh’ plaki.

AH: Ka menu qe ti ia ke marrë paret?

NM: Jo moj, gji, s’po menon gji i kom marrë, po menon gji... setra varet... qysh me u marrë.

AH: Po…

NM: Ajo s’po kallxon qi i ka marrë parët.

AH: Ëhë…

NM: Ato njô dy plaka jon’ kônë n’krue, e kishin pa plakin, “Mos more” i kishin thanë, “se e myte nusen; se paret n’shpi i kie, t’i kanë marë t’shpisë”. 

AH: Ëhë... 

NM: Me terkuzë po m’rrehën, a gji s’po m’rreh... a me shtagë, m’ka dërmue qat ditë, e i kom thônë “S’ta boj hallall atô...” tha, “A ma bon valla hallall, se kom gabue qaty”, e ka gabu... 

AH: Ani a do me ia bâ hallall? 

NM: Manej ajo i gjet, e kur shkum’ me punue me ni anë pasulin, ajo e kish harru arkën çelë, kur ka ardhë tu nga po vjen...

 AH: Po... 

NM: ...Une atje meta, ajo kur vjen k’tu arkën çelë, ajo kunata e madhja i kish hi aty n’arkë, ia kish kontrollue paret qaty, i ka shti n’arkë, a ma hoqën dajak. 

AH: Tani a ia jepen paret?

NM: Jo, mô ajo punë... s’kallxojmë mô... tha “qaty i kish paret”. 

AH: E ti a i kallxove plakut? 

NM: Po, plaki ka nije manej, po. 

AH: E ça t’thojke? 

NM: A gji m’thojke... po, jon’ bâ mô ato krejta. 

AH: Veç hallall s’ia bon a? 

NM: Hallall jo, i kom thônë “s’ta boj plak hallall” (qesh). 

AH: E tani a t’ka rreh’ mô? 

NM: Po, mô ai për çdo gjâ... u kônë i sert shumë. 

AH: Po a? 

NM: Plaki u kônë katil i madh. 

AH: Ëhë... 

NM: [Nuk kuptohet] S’un i bojke kerkush, jon’ çu njerzia pi nalin mos me shku n’shehër po dolën, njô pesdhetë [50] vetë kanë dalë edhe ky... po shkojnë n’shehër, edhe ô dita pazarit, ata i kishin thônë atij kunatën tem me marë, jo atô... pe çojnë n’Lez, atje me rreh’ me fshi, kur t’ju kish piskatë ky atynve krejtve. 

AH: Ëhë... 

NM: Ti po duash vetë, aty përpara nesh, atij vllait t’vet, ka e [nuk kuptohet] “s’ka me shkue” kish thanë, shpejt, përpara nesh kalin edhe hajt ata leziant ishin derdhë, ishin shku n’shpi, iu kish piskatë krejtve. Sot e për atej u kônë i sert, katil i madh – kerkush dy s’un ia bojke, qe qetij qetu, shumë... halô’ sot ô katil – ia thu ndoni fjalë, ia thu ndoni fjalë, tylish’ t’thotë. 

AH: Gjithçka t’thotë a? 

NM: Gjithçka t’thotë. 

AH: E ti e ke duru gjithë. 

NM: Po, gjithë e kom duru, po manej po harrohen, s’po di... s’po pyt’ e qeshtu, m’pytën tylish. 

AH: E sa vjet i keni pasë martesë kur t’ka rreh’? 

NM: At’here a? 

AH: Po. 

NM: Oh bre, s’kemi pasë shumë vjet, i kemi pasë njô 15-16 vjet. 

AH: E, a ju kallxove ti atje te shpija, te nana? 

NM: Te nana jeme, po, iu kom kallxu.

AH: E çka t’tha nâna?

NM: Nâna... i vike gjynah, i kom pasë edhe carrokët hala, kur i kom pasë, halô’ pa i bâ tridhet [30] vjet krejt fmitë i kom bâ, komplet, dy [2] vitin... n’dy [2] vit ka’ njônin, krejt jon’ bâ. Vallai u rritën ata krejt carrokat, mô ky shkoi n’Austri e hajt. 

AH: E ke duru? 

NM: E kom duru. 

AH: E pse e durojshe? 

NM: Po gji me bâ... ku me shkue, hajt kallxo... e kena pasë ni plakë, ani m’thojke “Ik prej zorit” thojke – “gji po rrish me tô? Ik, ik!”. “Moj” thojsha, “me ikë m’ze dikun ka’ udha, m’myt’ tani (qesh). S’un iki” i thojsha. Jo, ja valla, qeshtue, e kemi çu ymrin qashtu, qe, edhe ky shumë vjet ka bô, edhe ni [1] vjet pi bon’ nadhetë [90]. 

AH: Ëhë... 

NM: Une mâ, gjashtë [6] vjet përmas jom, mas ktij. 

AH: Po... 

NM: Une tedhet’ e tri [83] qe, i kom bô, ai po shkon te 90-qi, e gji me bâ, qashtu e kemi bâ ymrin, e qetej edhe jemi pleqnue... pleqnija halô’ ma e rrezikshme ish. 

AH: E pse? 

NM: Po pse gji s’po mundish me fjetë. 

AH: E tash a t’bërtet? 

NM: S’un po flesh... Jo, mô s’po di me t’bertitë (qesh). 

AH: (Qesh) E ti a i bërtet atij najher’? 

NM: Jaa, jo. 

AH: Kurrë s’ia ke kthy fjalën a? 

NM: Au s’ia kom kthy... bile po m’vjen gjynah gji... 

AH: Edhe t’paska rreh’ edhe po t’vjen gjynah, a? 

NM: S’po di fort, edhe po m’vjen gjynah kur pe shoh qashtu, se e ha bukën, sa herë që ta haje [nuk kuptohet] gji ka me hôngër, po, plot kemi hangër, tylish, a kafe ke pi, a, ke hangër tylish, krejt t’mirat i ke ngranë, qeshtu... qëkjo ô kanë jeta jonë, qeshtu niher’ për gazepi kemi shkue, e qetaj mirë... jemi tu nejt n’shpi, po pleqnija e keqe shumë. 

AH: Ëhë...

NM: Pleqnija ma e rrezikshme, edhe po tutësh ti ku do t’shkosh, qysh do t’shkosh... Pat thônë ni plakë atje, “qysh jom kônë e qysh jom bô, pale edhe qysh do t’bôhem” se... qeshtu pleqnija e mërzitshme valla, se s’po t’hecën guni, se s’munish, se ndrydhësh, se qato krejta i bojsh. 

AH: Po... 

NM: Po, ku me gjatë k’shtu paqllëk, ani gji pe laj plakun pe shti n’kupatillë pe laj, pi ia maj tushin, ai po fërkohet, qashtu une me zor pe qes n’mot. 

AH: Ëhë... 

NM: Se s’po di edhe mu ferkue, e pe fërkoj anej e anej... Dje bile, e xhuma gji ke e lava, edhe vetë u lava, teshat po dojnë mu la, qashtu. 

AH: E kto Shëngjergjin e kto, a i keni festu? 

NM: I kemi festu Shingjergjin. 

AH: E tash a i festoni? 

NM: Tash mô s’kemi... edhe vashaz jon’ kônë edhe shkojshin nëpër shingjergja. 

AH: E ça kanë bâ? Kallxomë... 

NM: Kënojshin ato, bojshin, e atje shkojshin, i shtishin n’ujë kômët, gërshetat i lshojshin, flokët shkurtojshin, gji s’bojshin... nëpër reka, po. Mirë e festojshim Shingjergjin, verëzan. 

AH: Po. E, Shingjergjin me çfarë date e bojshin? 

NM: Shingjergjin a? 

AH: Po. 

NM: N’maj, me 6 maj. 

AH: Me 6 maj. 

NM: Po. 

AH: E ditën e verzës? 

NM: Dita e verzës osht’ n’mart. 

AH: N’mars? 

NM: Poo. 

AH: E çka bojshit për Ver’z? 

NM: Po, Verzës, e mlidhshin verzën nëpër male. 

AH: E çka ô verza?

NM: Verza, qashtu i thojshin ‘verza’, dimrit qi ka dalë. 

AH: Po. 

NM: Edhe verza qashtu. 

AH: Qi po vjen vera? 

NM: Qi po vjen vera. U bake verza, mlidhshin lule, mlidhshin, i bishin oxhakat, na bijshin asi dullija me fshi oxhakin, shtej ku ka oxhak [nuk kuptohet] mâ, tash shporetat po bumbojnë... 

AH: Po. 

NM: S’ka mô oxhak... edhe qashtu at’here. Po, shingjergjat e krejt, e qetaj mô na s’kemi edhe bashçe askush, unë për veti s’un po çohem, Ramazanin s’un e kom majtë... 

AH: Jo a? 

NM: Qe dy vjet, po... s’po muj mu çu, as s’po muj [nuk kuptohet]; edhe plaki qashtu. 

AH: Ëhë... 

NM: Plaki mâ, osht’ shumë i zorshëm, po paret une i kom dhânë, e paguj, po. 

AH: E te kush e pagun? Te hoxha. 

NM: Jo, fukara, ndoni fukarajes qashtu. 

AH: Po. 

NM: Ma shumë senet ia jap asaj vajzës teme, gji s’e ka burrin, s’ka kush mi pru, se krejt jon’ me burra gjint’; ka edhe fukara, po ku m’i gjetë... 

AH: E për Verzë, kallxomë, çka bojshit? 

NM: Për Verzës a? 

AH: Po, qysh e festojshit? Qysh dilshit nëpër me dhezë; a dhezshit zjarm at’her’? 

NM: Zjerma kallshin ata carrokat atje nalt nëpër male. 

AH: E pse dhezshin? 

NM: Po e kallshin, qashtu adetet jon’ kônë, i mledhshin gumat e traktorave gji gjejshin guma t’kqija, jau jipshin e i kallshin ata. 

AH: Ëhë... 

NM: Po, ver’za. 

AH: E, a knojshin najsen? 

NM: Po, vashat kënojshin.

AH: Ça?

 NM: Tylish kangë, çfarë dijshin knojshin. 

AH: Po a je dalë ti me festu? 

NM: Jo, une jo. 

AH: Kur je kônë çikë...? 

NM: K’tu, atje po, kur jom kônë çikë. 

AH: E ça bojshe? 

NM: Na bojshna për verzës, për Shingjergj, shkojshna n’xhami, ujë mirshna, vishna kryet aty n’xhami, n’tyrbe. 

AH: N’tyrbe a? 

NM: Krejt shkojshin n’xhami, po une jom kvnë edhe n’shkollë. 

AH: Po a? 

NM: Katër [4] vjet i kom bâ shkollë – sa me bâ fakulltet, qaq gji m’ka shku shkolla shkëlqyshëm. 

AH: E pse s’vazhdove ma shumë? 

NM: Po qat katër [4] vjet i bojshin edhe mâ kum dalë prej atyhit edhe une mâ, po vej nuse. 

AH: Ëhë... 

NM: U patën bâ carrokat, u danë, na vishin krejt gjemt’ n’dhomë. 

AH: Po... 

NM: Tani msusi i mur e i rrehi ata carrokat me ren’, renat muhabeti gji jom dhanë une.. (qesh), une e re jom dhanë n’shkollë, msusat krejt t’Gjakovës, t’Pejës jon’ kanë. 

AH: Po a? 

NM: S’ka pasë k’tupari msusa. 

AH: E ku rrishin ata msusat? 

NM: Ata flijshin nëpër aty... 

AH: Nëpër shpija. 

NM: Jo nëpër shpija – s’jon’ konë shpija, nëpër aty, nëpër shkolla. 

AH: Hë. 

NM: Qaty flejshin. 

AH: A kanë pasë dhoma?

NM: Dhomat i kanë pasë [nuk kuptohet], ni pejon u kônë, ani u tutke vetëm me fjetë aty, edhe motrën e vet e pat marrë. 

AH: Po... 

NM: E flejshin vlla e motër... ajo Shkurtë e ka pasë emrin, vike ajo nëpër kojshi, dilke ditën. 

AH: Po... 

NM: Dilke nëpër kahmos, qështu krejt msuset jon’ kônë t’Gjakovës, t’Pejës, gjakovarë, pejônë, e manej dolën tanët ma... hupën ata, po qeshtu. 

AH:  Fli. S’di a e dish ti çka ô flia. 

AH: Po, po. 

NM: A e dish? 

AH: Po. 

NM: Krejt tepsijat me fli, qitshin oxhakat fli plot, qeshtu. Për Shingjergj kaçamak bojshin. 

AH: Qysh e bojshit kaçamakun? 

NM: [Nuk kuptohet] Kaçamak, qull; piqe ndash millin pak, bone si me mjanë, kaçamak kallamoqi tlynish, t’vlojke tlyni, e hajshna aty. Qetash s’un e shti ynyrën n’gojë, plaki s’ta ha ynyrën pi’ motit, ai e dan, s’e ha, me tepru nusja ni tro’ jemekin – “S’e ha”... hala pi thom, “O plak, s’ki me rrnu mô, ha mô budall”. 

AH: E tjetër ça bojshit për Shengjergj? 

NM: A? 

AH: Ça qitshit për Shengjergj me hônger? 

NM: Po qato e qitshna, përshesh me tômël, e thirshna ni kingj. 

AH: E thirrshit ni kingj a? 

NM: Po, bojshna birion e, e hajshna qatô, për Shingjergj. 

AH: E tjera – a s’keni ba shmitër e shmark? A naj festë tjetër, ça keni festu? 

NM: Jo, hiç, s’kemi bâ asi festa na. 

AH: A jo, a? 

NM: S’kemi ditë... Ni Shingjergj, ni Verëz e bojshna, bajramat – dy [2] bajrama gji jônë, i madhi, i vogli, qato i kemi festue, darsmat i festojshna,; kush bojke darsëm shkojshna nëpër kojshi, qeshtu, kcejshin me lodra, me dajre, me se ç’mund... 

AH: A kcejshe edhe ti? 

NM: Po. 

AH: A ke kcy mirë? 

NM: Kom kcye ka pak, mirë, une si e madhe... e keqe. 

AH: Ja – e madhe e mirë. 

NM: (Qesh).

AH: E çfarë kangë ka pasë n’dasma k’tu? 

NM: Bojshin me daire valla, çfarë t’iu kajke knojshin. 

AH: A e man n’men’ najnjô? 

NM: Po, i kemi pasë do vajza t’Nashecit, tani knojshin ato shumë, i knojshin me daire horën e hiç... 

AH: E ça knojshin? 

NM: Gji s’knojshin ato, jon’ kônë t’Nashecit, ani thojshin “Me ditë dada se shkoj n’Vermicë, rreh kryet me çekiq” (qesh), Vermica s’pi begeniset. 

AH: Po. 

NM: “Me ditë dada se shkoj në Has, e ha helmin – du me plasë”. 

AH: Ëhë...

NM: Manej u kthejshin “Me ditë dada se shkoj n’Opojë, i boj punët e rri si zojë”, qeshtu knojshin krejt qato kohnat, qeshtu. 

AH: E kto Opoja, çfarë veshjesh ka? 

NM: Opoja veshje ka qesi qe, gratë, plakat me qësi kule. 

AH: At’her’ – at’her’, kto veshjet kombtare. 

NM: At’her’ me qit janë... kombtare s’ka pasë at’here. 

AH: Jo a? 

NM: Qetaj ato kanë dalë, çfarë dojnë me veshë, çfarë pi ju kanët, pasunija ka ardhë... po, ata krejt, ata gji jon’ n’gurbet jashtë. 

AH: Ëhë... 

NM: Ata krejt i kanë pasuni ato, secili u ngritë, i veshët për nam. 

AH: E burrat a veshshin tirqi? 

NM: Burrat, tirqi kanë veshë moti, qetaj jo mâ.

AH: At’her’, at’her’ po t’pys. 

NM: At’her’ a? 

AH: Po.

NM: Tirqi kanë veshë me gajton t’bômë. 

AH: E çfarë ngjyre kanë pasë tirqit? 

NM: Zi jon’ bâ, t’zezë i ngjyshna. 

AH: Po. A ke punu ti tirq? 

NM: Kom punue, kom bâ n’vek, zhgunë iu kom ba burrave, e i çojshna n’valavicë i virshna edhe te terziajt, kepke te terzit t’bardha [nuk kuptohet]. 

AH: Për burrin ke bâ a? 

NM: Jo, vetë kom bâ une, vetëm, ku ka ditë burri me bâ... 

AH: Jo, jo, ti ia ke ba burrit... 

NM: Te burrit i kom bâ, edhe kunetve t’burrit, poo, edhe kunetët, se [nuk kuptohet] edhe ato manej t’bardha t’leshit, e tirrshna leshin n’bosht, gji jôn’... vet i kom mbështjell, veç i kom bô. 

AH: Vet i ke en’ a? 

NM: Djalin e vogël, po, e kom pasë, bile ni shungë kom shku te put’ e kom bô, atje bile m’u kanë marë munim ni shungë, e i çova e m’anej masi i tirshin te terzia, u dukke mi ngjye ato. 

AH: E qysh i ngjyshit; me çka? 

NM: Ato i ngjyshna qetej veri gjon’ i kruejshna, ato kuret, edhe lshojshin ato, i zieshna, i shtisha niher’ aty. 

AH: Ëhë... 

NM: [Nuk kuptohet] M’anej u kônë ni bojë, ‘karabojë’ ajo, edhe atô ia qitshe, i bojshe katran ato. 

AH: Po. 

NM: T’zeza, u tirshin, i vish’she, po ka pak lshojshin nëpër tesha edhe kto tani u lajshin e, qeshtu. 

AH: E për gratë, çka bojshit; çfarë veshjesh n’vek? 

NM: Gratë n’vek, hiç valla, n’vek kemi bâ kmisha, asi sende. 

AH: A e vesh’shit? 

NM: Kmishat i kepshna me rruza. 

AH: E qysh jon’ kônë? A jon’ kônë t’mdhaja, t’gjana? 

NM: Ka pasë t’gjôna, ka pasë t’dredhme, t’ngushta, u shitshin edhe atje n’qylan, me ble kmishë t’dredhme gji po shkojsh nuse.

AH: Ëhë... 

NM: Qylani n’Prizren u kônë te Varoshi, qikhâ nalt. 

AH: Po. 

NM: Kmisha t’mira, t’dredhta plot’... e kom ble unë për veti qi kom ardhë nuse, jom kônë carrok at’her’, e kom pasë vajzën e mixhës e mixhën atje bashkë me atô, ni [nuk kuptohet] edhe ajo... kom ble gji kom shkue, manej t’mijat gji i kom bâ n’vek, i kom kepë me rruza, kmishat qi i kom marë n’çeiz, k’tu, e atje vargin me kmisha... për budallallëk; edhe s’i kom vesh qaq. Kmisha plot edhe me qitjan’. 

AH: Jane?

NM: Po, me qitjanë, me done përfundi: pixhama veshët, knejna kmishën e kie mitan ose jelek, veshish ose knej e vnojsh flokët, kryet. 

AH: Shami, a ke ngjitë? 

NM: Jo shami, jo, plakë qetaj [nuk kuptohet]. 

AH: E pse pe ngjet? 

NM: Qetaj, jom kônë n’Qabe. 

AH: A je kônë a? 

NM: Po. 

AH: Kur je kônë? 

NM: Jemi konë qe njô 15 vjet, ma shumë s’ka. Jemi kônë me plakin n’Qabe, po, edhe une mâ shaminë s’e heki, qeshtu qe, jemi kanë. 

AH: E k’tu muslimanë jeni tanë a po? 

NM: Po, jemi kanë muslimana bre, jemi falë na, plaki nëpër xhamia, nëpër, se tani... 

AH: A u falë baba yt? 

NM: Baba jem? 

AH: Po, po, atje te shpija.

NM: Atje, av, av, av, krejt jon’ falë – ata mixhallart e krejt, po edhe k’tu kunati e krejt taravinë e falshin t’Ramazanit, ni [1] muj’ Ramazan, N’saba’ herët u çojsha me shku me falë sabahin n’xhami, pesë [5] vaktet e falta, edhe vetë i kom falë pesë [5] vaktet. 

AH: Ëhë...

NM: Ramazanin, gjashtë [6] ditë mas Bajramit, natat e mdhaja krejt gji ka pasë, qato i kom bâ. Allahi ishalla mi ka shkru, jarabi, sevap, se e qetaj s’po mundi mô, qetaj s’po muj me bâ kurgjo... po terëm mô ka’ fyti, ka’ trupi, edhe gji pe hash ni gojë bukë, s’po m’bon mirë. Plaki e ha valla ma gjallë, une s’un pe ha. 

AH: E për Bajram çka përgaditni prej ushqimit? 

NM: Per Bajram si t’ja nisim, sutliash, neser çohesh, mishi po vlon... mish kemi se e kemi pre na ni mzat përpara, mishi n’burian, supë, sarmë, krejt senet, bakllavë gji ka... krejtat i bajmë qato edhe hajt... po, po shkon Bajrami, qe, shkoi, qe dhetë [10] ditë pi bon – nan’ [9] ditë, qe. 

AH: Ëhë... 

NM: E qato i kemi bâ krejta, edhe kur jom kônë vet kom bâ... e qetaj mô nusja i bon. 

AH: Po. 

NM: Nusja e bon bukën, drekën, na bjen me tepsi n’sobë, ani une i thom plakit “hajde be plak t’shkojmë atje mos ta munojmë nusen, n’votër qatje, ta hamë qaty bukën, qaty senet”... o rrëzuet votra, osht’ e vonueme mrena, e ka vnu’ vjet ai djali, me vistriqe t’reja, me zidna, me e ly, me dritë, me kauçna osht’ aty, ulësh, “ha vup edhe hajt”. Podrumi përfuni, krejt senet i ka mrena. 

AH: Po. 

NM: Vjet i ka vonue ajo, ajo ô vnue moti, i ka 25-6 vjet gji u vonue... Krejt jon’ vonue qito, pi kritve mirë, shpinë, pi kritve mi, tre [3] muj’ ditë kom gatu [nuk kuptohet] qi e kanë vonu qet shpi. Moti jom kanë n’qat shpinë qatje larg, e vashëz qëto t’voglat, jau bijshin bukën gji kom gatue, krejt për kri’.. bile, kur po m’kujtohet po thom “shumë ô fort’ kryet...”. Krejt qeto okollina, qeto zidna, qeto... për mu jon’ kônë krejt; e sot mô s’jom tu mujtë... sot veç mi shty ditet... Ishalla Zoti na nimon e na çon si ka hije, din’ e iman n’vorr, ishalla jarabi, qetër s’di... ditë e natë i lutem Zotit: ishalla me qito kamë e s’e mërzitim kërkon, se s’kemi edhe njerz – ni nuse qaty, edhe ajo s’ka gji me ba, plot punë ka edhe ajo. 

AH: Ëhë... 

NM: Po, qatje i kemi mjell’ ni pasul, kompira, do kungi, do kollomoq... Dje shkoi i pa, ishin bâ ato miza te kompirat, thashë, “Nashtë, se shivi s’pi ia u le, po ia hekë”... natën ka ra shi pramë, ditën s’ra dje, natën s’ra... ra shi. 

AH: Po. 

NM: E qeshtu, qe, janë punët, qeto hjeka jon’ kônë n’dynja. Allahi... ishalla vorrin... atje s’hekim, se qetër s’di gji me t’thanë... ma tutje s’un e çoj. 

AH: Ani, falimnderit shumë. 

NM: Qajo ma kryesore, po. 

AH: M’ke knaqë. 

NM: Po gji me t’bëj... muhabete t’kallxova, qashtu [nuk kuptohet]. 

AH: Qëto po m’interesojnë mu. 

NM: [Nuk kuptohet] (qesh). 

AH: Falimnderit shumë. 

NM: Ani de, edhe ti gji ke ardhë, kur erdht, ai Qada po thotë, “A i pranoni ata gjint’?”, thashë, “Po, gji...” – tha, “po erdha t’ju pyes niherë a i pranoni...”