Palë Ramaj

Intervistuar nga: Teutë Ahmeti

Jaaa. Thojnë Franca ka marrë vesh, Ambasada e Francës, edhe ka shku i ka thânë turkit, “Cilli ô kanë ai...” Xhynallbeg a shka ô kanë ai. Ka thânë “Pse p’i munon k’ta gjin?

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

12.05.2018

Lokacioni i intervistës

Stubëll, Viti

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

[Palë Ramaj këndon]

“Para pem’ve po piqen qershijat of aman,

Edhe moti vejn tuj nxe, of aman,

Nxehet moti, hajde prej havaes of aman,

Çelin lulet prej sevdasë, of aman,

Oh moj lule o qi çel sivjete of aman, 

Po ban hije për dy vetë of aman.”


“Dy, tri ditë para Shin Gjergjit,

Mora rrugën o të gurbetit,

O gurbet o gurbet o i shkrete,

Unë kur dola prej t’zezës shpije,

Paç lanë, nanë, babë hem v’llaznie,

E pata lanë ni katun shoqnie...”


TA: Jemi k’tu në shtëpinë e Palë Kolë Markut, n’Stubëll. Ôsht datë dymdhjetë maj, dymijë e tetëmdhjetë [12.05.2018], edhe kemi me bisedu me Palin për jetën e vet, për Stubllën, për stubllartë n’përgjithësi, çka din ky, çka ka majtë men prej t’vjetërve. Edhe, k’shtu, na ia kishim nisë pak me ni biografi t’shkurtë, sa t’kujtohet ty, çka kanë thânë ma t’vjetrit. Prej kah jeni… prejardhjen; familja jote n’përgjithësi k’shtu, për paraardhsit e tu. 

PR: Prejardhjen, thojnë qi jem t’prejardhun pej Mirdite. Pej Mirdite, dyqin e shtadhetë vjet. Mirditortë qi jôn ardhë, jôn ardhë n’Stubëll. Qata di qysh kallxojnë pleqtë...

TA: Po, qysh...

PR: Edhe qysh kallxojnë profesortë, dyqin e shtadhetë [270] vjet. Shtatë [7] v’llazni, pesë [5] kanë dekë, dy [2] jemi gjallë; pesë v’llazni e dy motra kanë dekë. Roki, Marki, Luzi, Fitori, Enxhi. Une, Pala, edhe Sara jemi gjallë. Motrat janë Nina edhe Manja. Kolë, ai baba e ka pasë emnin Kolë, Kolë Marki. Nana e ka pasë emnin Gjylë, Gjyla e Kolës.

TA: Nana ô kânë muslimane a?

PR: Ja ja ja, e Stubllës ô kânë. 

TA: E, Gjylë... qysh emnin ajo Gjylë?

PR: Gjyla, kemi na Gjyla.

TA: Po a?

PR: Ouuu sa t’dush ka. Çika jeme e ka emnin Gjylë.

TA: Përnime a? E qysh ashtu Gjylë?

PR: (qesh) E ka marrë emnin e lokes. Gjylë e ka çika jeme.

TA: E pse ia keni lânë Gjylë, tash, a..?

PR: Po trashëgim, a di, kishe me bâ atë t’lokës...

TA: A, t’lokes, aha aha...

PR: Me pasë emnin edhe kjo. (qesh)  E për kur kanë shku syrgyna, turki... A je tu inçizu?

TA: Po, po, tu inçizu jam.

PR: Kanë shkue dyqin [200]... asi, niqin e shtadhetë a tedhetë [170-180], pej Stublle.

TA: Ëhë, po.

PR: Turki i ka marrë, e ka kthy turki k’tu Kosovën, a di, qi jon’ kânë katolikë, i ka kthy myslimonë. Turki.

TA: Po.

PR: Edhe k’ta kanë thânë “Na jetën e apmi, a nuk kthehmi – nuk e n’rrojmë fenë”. Edhe ka marrë turki niqin e shtadhetë a tedhetë, edhe i ka çu n’Turqi, n’Anadoll. Bile i thojnë atij veni Muhaliç, edhe ka nejtë aty, ni motmot a dy vjet a, s’di sa kanë nejtë, edhe i kanë munue... kur jon’ k’thy... niqin e shtadhetë, hu shtadhetë a tedhetë jon’ kthy, qertë kejt jon’..., jon’ faru aqe.. Ni çikë qi thashë kish pas dekë n’ani, edhe e kapin turq’t e fluturojnë n’ujë, n’deti, fuuup. Nana e baba tha tu e k’qyrë, floktë tha përmi ujë k’shtu. E qyre, nana e baba piskatshin. E, qikjo e Turqisë qushtu.

TA: Po a? E kur jon’ kthy masanej, jon’ kthy shumë pak, a?

PR: Jaaa. Thojnë Franca ka marrë vesh, Ambasada e Francës, edhe ka shku i ka thânë turkit, “Cilli ô kanë ai...” Xhynallbeg a shka ô kanë ai. Ka thânë “Pse p’i munon k’ta gjin?” Ka thânë “Vallai qeshtu jon’, a di, m’i k’thy, me ju nrru fenë”. Ka thânën Franca, “Nshoj k’ta gjin mos i nguc”, edhe i ka l’shu turki. Ka thânën Franca “A po doni me ardhë n’Francë, u gjajmë ven, u marojmë shpija, a po doni m’u kthy n’ven... n’ven t’juvin?”. “Jaaa” ka thânë “veç kena me shku n’ven tonë, ku jena kânë”.  Edhe jon’ kthy, tana sa jon’ kthy shtatë-tedhetë a... Edhe thojnë  i kanë lanë me hamar, me kosh, me gjâ, me kejt, ju kanë çelë derën edhe kanë shku, për Turqi.

TA: Po a? 

PR: Për Adem Stançiqin, baba yt me siguri e njeh ato, ia ka ni zanin – Adem n’Stançiqi ô kânë si plak i gjaqev, Ô kânë i meçëm e, Ô kânë, a di, shumë i njoftëm. Edhe ky shka ka lujtë ner tupan, Xhelili, Xhelil Stançiqi  thojshin, edhe ai Ô kânë i njoftum n’rrethinë. 

TA: E, kall’xomë për k’ta...

PR: Për laramana a?

TA: Po, për laramana kall’xomë. (qesh)

PR: Për laramana, Pashktë... a e di qi jon’ Pashktë?

TA: Po?

PR: Pashktë katërdhetë, pesthetë  burra ardhshin me beku bukën, n’Stubëll. Ô kânë Dom Mikeli, Dom Mikel Tallaboruzi qi thojnë. Dunav, Sefer, Kureç, Zegbash, qi ardhshin me beku bukën. E bekojshin bukën, ô kânë buka pogaçe, edhe do vo t’zime, do gjathë, i bekojke prifti, edhe shkojshin. 

TA: Ëhë. (qesh). E, domethanë, a ka pasë qashtu qi kanë jetu edhe me ni fe, edhe me njanën fe – me dy fetë përniherë – a ka pasë qashtu?

PR: K’ta jon’ kânë, k’ta Karadaki qi thojnë, a di..?

TA: Po?

PR: Karadaki jon’ kânë kejt laramana.

TA: Po a?

PR: Prej turkit e kânë majtë si msheft, a di, s’kanë guxu me dalë k’shtu. E kanë pre berra. Shën Kolli, di qi ô Shën Kolli, festë?

TA: Po.

PR: Kanë pre berra, e kanë festue, veç si msheft. Qashtu sa ô kânë turki.

TA: E Shën Marku a t’kujtohet?

PR: Kush?

TA: Shën Marku. Qysh e keni festue?

PR: Shën Markin... Jaaa, s’e kena festue na Stublla, veç e di qi Shën Marki festohet.

TA: N’Stubëll jo fort a?

PR: Jo, n’Stubëll jo. 

TA: E k’shtu...?

PR: N’Stubëll festohet Sha’ Zefi. Sha’ Zefi.

TA: Po, hajt kall’xomë qysh festohet...

PR: Nji Maji. Nji Maji ôsht dita e pun’torëve, edhe pajtori i Stubllës, pajtori demek qi ôsht, melaqe qi ôsht, Shej’, Sha Zefi. Qat ditë e festojnë Stublla, ma s’shumti. A k’tu n’Letnicë qi ôsht, festohet Zoja e Madhe, aty shkojnë popull shumë, a di... para lufte kakau, shumë, shumë... E mas luftës ma pak, a di, jon’ tutë gjinja me ardhën.

TA: Shën Gjegjin e, a keni festu?

PR: Po, e festojmë.

TA: Hajt kall’xo qysh e keni festu Shën Gjergjin. Çka bojshit; qysh e pritshi?

PR: Festojnë edhe shkojnë mysafir’t, hanë drekë, rrinë, pinë, shetitën, dita Shën Gjergjit. Shën Gjergji, po.

TA: E për çka u festojke Shën Gjergji at’here? Për çka u festojke – pse me festu Shën Gjergjin?

PR: Shën Gjerxhi ôsht si i njofshëm, shenjt’, pejgamer si thojnë. Shin Gjergji. Ky Gjergj  Kastrioti qi i ka lânë dymdhetë [12] fise. Dymdhetë fise i ka lânë ka dy pleq, a di, m’u ba najsen, naj vrasje naj asi, me shku me nizet e katër [24] pleq, m’i pajtue, qi i ka lanë Gjergji, Gjergj Kastrioti. Gjergj Kastrioti, Skenderbeu. (qesh).

TA: Skenderbeu, po... A ka pasë naj ushqim k’shtu t’veçantë që e keni hangër për Shën Gjergj, diçka...?

PR: Për Shën Gjergj, de, kush ka....asi berra, asi qitshum hae, pite, kollpite, torte, qisi sene.

TA: A po?

PR: Po. N’Stubëll, n’Luftën e Dytë. A je tu inçizu?

TA: Po po, veç fol ti.

PR: N’Luftën e Dytë, n’Stubëll jon’ t’vramë pesë vetë, pesë a gjashtë [5-6]. E, te kisha vjeter, aty babë e gjalë, me nifarë shpelle e kanë pas maru qi me hi kur t’vinë mi... partizont’ m’i zanë k’ta. Edhe k’ta kanë hi n’atë shpellën. Kur i kanë rrethaku shpinë, ata frik e frik kanë hy n’shpellë, edhe e kanë qitë ni sofër t’madhe aty, qi mos me ditë [ku janë]... sofra, me mshelë atë venin e vet aty. Edhe kur kanë hi k’ta, po thojnë qi u kânë nifarë shpijunazhe, i ka k’qyrë a di qi ku jon’ e m’i gjetë. E si kanë hi tha mrena, e kanë kurdis atë kallashin, n’derë t’shpisë, edhe sytë tha pi... veç pi kshyrin aty, ku ôsht ajo sofra, ajo shpella. Dikush i ka kall’xu qi jon’ aty. Edhe, si kanë hi atë kallashin e kanë kurdisë, edhe drejt aty. Ajo nana e atij, ajo gruja atij Llukit, ka thânë, “Ooo besë”. A di, jo valla jon’ kânë t’përzim’ at’herë, sërb’t edhe shqiptar’t m’dokët, a e di, kur ô kânë partizani, Lufta e Dytë. “S’ka besë mô...” kanë thânë, “ku je kânë përpara?” A di, demek qi u ba vonë. Edhe tana natën k’shnellave, dy jon’ t’vramë aty. Kanë shkue, ai ka pasë nejtë ai plaki si n’mal, nuk ka deshtë me punu me partizanë. Ka nejtë n’mal. I ka ardhë gjalit ushtar me shkue, edhe ka shku. Kur u kthy gjali n’pushim, prej pushimit, ka ardhë n’shpi, ka thânë baba i vet, jo be ky regjimi Titës nuk rri shumë. Ka thânë mos shko ushtar mo, edhe rrina bashkë.  Edhe kanë nejtë, tana jon’ vra të dytë, babë e gjalë... N’cillin vjet Ô kânë, nuk e di. Plaku e ka pasë emnin Lluk, gjali e ka pasë emnin Nue. Babë e gjalë. A njo shka ô vra khâ n’mal, qi ô vra, Engjëll. Engjëll Zefi i thojnë, s’ja ke ni zanin?

TA: Jo, nuk p’e di. 

PR: ai edhe ai Ô kânë qashtu, nuk ka deshtë me punu me partizanë. Edhe ka nejtë n’mal, e kanë rrethaku, k’ta partizont’, edhe i kanë thânë dor’zohu. Ky i ka thânë jo s’dorëzona, s’dorëzona, ka hi me nifarë shpelle edhe e ka marrë pushkën ka qitë. K’ta sha kanë liftu me ta, jon’ kânë s’e di a toskë, t’Shqypnisë jon’ kânën. Toskë a arbreshë... s’di shka jon’ kânën. Edhe kanë luftu aty, tang ting, tang ting, tang ting, tang, masmrami... Hot, Tosk ose Hot, jon’ kânë t’Shqipnisë. Masmrami njani kish pas thanë ko me shku me zanë t’gjallë ata. Ata shok’t i thojnë o mo be se ki me hupë. ai shkoj, edhe kish pas shku. ai Ô kânë mshefë diqysh si k’shtu edhe tu i pritë, a di. Kur shkon ai tha zhag, zhag, zhag, tuj afru, tuj afru, atij fishek’t e pushkës, Llukit, atij Enxhlli ju kishin pas sosë. Edhe e kish pasë hu t’alltisë. Kur afrohën ngat a ngat, tang tang, të dytë e kanë vra. Hem ai e ka vra ata, hem ky e ka vra ata, ketë... Kur ja gjajnë atë flamurin e Shipnisë, ati, qati Engjit n’xhep. Edhe rruzat, a e di shka jon’ rruzat? Si tespih qi jon’, m’u lutë k’shtu. Edhe rruzat ja kanë gjetë edhe ni libër t’vogël k’shtu, t’uratve. Kukuuu thotë ça pasmi ba, a di qi e kemi vra atâ. Edhe ai u vra, shkoj, hajt. Engjëll Zefi edhe n’kangë ôsht, e ka qitë dikush, do t’Shqipnisë a s’di t’kuhit janë, k’nohet.

TA: Po a?

PR: Engjull Zefi tha, rrush me men, sun’ ze ven as n’Shkodër as n’Perzren. 

TA: Ëëë. (qesh)

PR: (qesh). Se ai Ô kânë për prift, qaj Engji. E ka m’sue, n’atë kohë ka m’su, ai e ka pas ditë shkollën shumë. Ka dhanë edhe m’sim.

TA: Ëhë. 

PR: Edhe Engjëll Zefi, tha rrush me men, sun’ zen ven as n’Shkodër as n’Prerzren. Se Ô kânë aj, herë tha shkojke n’Perzren, her shkojke n’Shkodër  me m’su. E sun’ zake ven, tana ka dalë n’mal e qeshtu ka, u vra e sene...

TA: Une e di qi n’Stubëll, Stublla ka prodhu shumë priftërinjë.

PR: Po. 

TA: Kall’xom pak për ta. 

PR: Priftërinjë janë qysh e di unë nja dy- tremdhetë a pes’mdhetë a.... Edhe k’to  motrat e nderit qi janë, motra. Priftat jon’ nja tremdhetë a katërmdhetë. Edhe me emna n’desh t’i kall’xoj, a m’i kall’xu?

TA: Kall’xomi. Po more qysh jo.

PR: Ja nisi prej n’fund t’katunit, âsht Dom Fatmir, Koliqi, Dom Fatmir Koliqi, tana ôsh Dom Isak Ramaj, i mahallës tonë. Dom Isak Ramaj, tana ôsht Dom Albert Bekaj, Dom Roberd Bekaj. Tana ôsht mo Dom Lush Gjergji, Dom Nu Gjergji, Dom Gjergj Gjergji, ai ka dekë, a ja ke ni zanin? Jo s’e di. Dom Gjergj Gjergji ka dekë a Dom Lushi... Tana ôsht nja i Qerkinve..., Dom Jeton, qysh e pat more mbiemnin ky..., Dom Nikson Nikolla, qaq jon’ për prifna. Edhe ka hala, po s’e di sun’ pi maj men bash mirë.

TA: Ani, mjaftojnë, mirë shumë. (qesh)

PR: (qesh)

TA: E k’shtu jetesën qysh e keni çu, raportet me muslimantë, qysh i keni pasë?

PR: Ja mirë i kemi pasë, i kemi kojshi, i kemi pasë Stançiqin, i kemi pasë Dunavtë, i kemi pasë Sefertë, Kureçt, Selishtën, Zhegrën, Gjylekarin, Remnikin, Budrikën.  Stublla, Selishta, Gjylekari, Budrika, janë ni fis. Ni fis, Gegdash. Edhe k’ta me..., k’ta Gjylekarin hala thojnë nërmje veti kusheri, ata na thojnë ne kusheri, edhe na thojmë kusheri.

TA: A po?

PR: Qi jemi ni kusheri. Po.

TA: E m’kall’xon pak për... se tash ti je i Stubllës epërme apo?

PR: Po.

TA: Ôsht edhe Stublla e poshtme...

PR: Po. 

TA: Kall’xom pak..

PR: K’ta jon’.

TA: Po.

PR: K’ta jon’, ky ô, k’ta dy jon’  t’Stubllës poshtëm.

TA: Po po. Qysh, a jon’ ni fis, a çka thojnë?

PR: Ja ni fis, Stublla,  poshtër edhe Stublla epër, ni fis. Edhe përpara thojnë qi darsmat i kemi ba me k’ta. I kemi  thirrë na k’ta, e k’ta na kanë thirrë ne. Tash i kanë qitë i kanë lanë, jo.  Përpara i kanë thirrë pleqtë, kanë shku n’darsëm, kanë lujtë nër tupan, kanë hangër drekë, kanë hangër bukë, kanë shku krushqi, me qet Stubllën. Edhe me Gjylekar. Gjylekar, a di qysh ka metë emni Gjylekar? (qesh)

TA: Qysh? Hajde kall’xom.

PR: Hajde. Kur kanë liftu turqit n’Gjylekar, Skilfera p’i thojnë tash, s’pe di a p’e di? Nuk i thojnë Gjylekar se e kanë nd’rru pak. Kur kanë liftue, burrat tha, tan ting tan ting tan ting me pushka kishin pas metë sikur kungit qi thojnë n’arë, qi jon’ faru. Jon’ faru burra. Edhe ni gru e kapë pushkën. Kap edhe t’i prit turqit, tang tang tang tang tang pushka, asi kostrevi, tha i bani llom turqit. Ajo e kish pasë emnin Gjylë, qajo gruja, Gjylë. A kare i thojnë turqisht, e zezë. Kuku, thotë shka na bani Gjyla zezë. Turqit, i kish pas faru, i kish pa ba kejt... (qesh)

TA: Aha.  Shumë interesant koka.

PR: E me k’ta Ô kânë ni... ooo Sadik, po, Ramë Toplana. Ramë Toplana, ai Ô kânë n’za, i Gjylekarit. E ka pasë ditë ai k’si sene, shka vjen mas sodit e qysh... ai ka thânën qyre, ka thânë ka me ardhë ni dërrzhavë me ylli n’ballë, a di qi e kanë pasë petokrafin k’tu, me ylli n’ballë, thotë ka me ardhë ni dërrzhavë. Tana kish pas ardhë s’e di mas sa kohe, Tita qi ka ardhë, adi regjimi Tit’s, partizontë. ai tha i ditke dofarë, qesifarë...

TA: Po a?

PR: Ramë Toplana. A na me k’ta kusheri, sod e nesër. Ôsht mas pashk’ve, shtatë t’enjte, thojshin t’enjtet e bardha, nuk duhet me punu n’fushë. S’e di a e di ti shka jon’ t’ejtet e bardha? 

TA: Kall’xom, kall’xom ti...

PR: (qesh). Mas pashk’ve, shtatë t’enjte, mos me punu n’fushë, se thojshin bje breshën, duhet me festu. Edhe k’ta Gjylekari i kena pasë arat n’mexhë, e qat t’enjtën nuk punojshin. Thojshin pse bre asi s’po doni... Ja thojke kusheri shtatë t’ejtet e bardha nuk punojmë n’fushë. 

TA: Shtatë t’ejte s’keni punu hiç a?

PR: Po, shtatë t’ejtet e bardha. 

TA: E pse ju kânë thanë t’ejtet e bardha?

PR: Emo mas pashk’ve.

TA: Mas pashk’ve kanë ardhë a?

PR: Mas pashk’ve po. Shtatë t’enjte mas pashk’ve. 

TA: E Buzmin?

PR: A? A Buzmi po. (qesh)

TA: Buzmi a t’kujtohet? Hajde.

PR: A p’e ditke Buzmin a?

TA: Po e di pak e di qi... veç une po du me ditë qysh e man men...

PR: Buzmi, natën e Kshnellave, i marrshum do f’mi e do qeshtu, bojshum shoqni, kojshi. E marrshum sakicën e shkojshum n’mal. E bojshum  kryq. O zot nimona. E prejshim buzmin, klap, e qitshum n’krah, e çojshum n’shpi edhe e prejshum n’tre vena n’katër vena, e qitshum n’oxhak, a di qysh Ô kânë oxhaki k’shtu, jo shporet. Oxhaki qi ô si n’stenë.

TA: Po.

PR: Me qitë aty m’u xhegë, e e qitshum do hoshav, do grun, do kallamoç, e qitshum mu bâ bereqeti, a di? Thojshin ‘buzëm’.

TA: Po a?

PR: Edhe e shtishum buzmin k’shtu. I zoti shpisë nejke qetu n’shpi, sukur qetu, e, dalshin f’mija, gratë i kapshin ato buzmit, edhe kërsitshin n’derë, tak tak tak tak: “Ooo i zoti shpisë” – “Ooo hajde, hajde” (qesh).

TA: Po?

PR: Edhe hishin: Ooo koftë livdu Krishti! Gjethmonë e jetës! Hajde për shën mot, festa për shën mot, Krishtlindja, e qitshim buzmin, e qitshim bukën pogaçe. E dalshum n’lamë e thejshum bukën e pogaçe; f’mija, thojshin kush po mer ma s’shumti (qesh). E kapshim qeshtu bukën e thejshum. Buzmi qashtu ka metë.

TA: Kush marke ma s’shumti... shka bon tani?

PR: Po de... E bojshin si hajgare, kush p’e merr copën ma t’madhën. Po. Amo buzmi thojnë... kur ka lé Krishti, kanë kallë zjarma, a di, n’Betlehem, n’Betlehem ka lé Krishti, edhe kanë kallë zjarma, e jon’ kânë baritë aty, a di, baritë, me dhenë e me gjâ e me qishtu. Ish shpella; une jom kânë n’Betlehem, jom kânë n’Izrael une. 

TA: Po a?

PR: Po. Ish shpella aty, kejt ata baritë me fylla, me çitelija me asi, dhentë aty, kingjat i kishin qitë a di, qeshtu si përmendore. Ku ka le Krishti... A ka mâ? (qesh)

TA: Ka. (qesh). E tash k’to festat...?

PR: Cillat?

TA: Shën Gjergj, e Buzëm k’to, a po i mani mô?

PR: Ja. i majmë.

TA: Hala, a?

PR: Po more, qysh jo. Po.

TA: N’t’njejtën m’nyrë a? Qashtu si përpara?

PR: Njajt, njajt. Buzmin e shtimë qashtu për Kshnella. Mangu për... për Pashkë, i ngjymë voët... A di qysh ngjyën voët?

TA: Po, e di, e di pak.

PR: Po. I ngjynë voët edhe tana’ dalin napër kojshi shetitën. E, i thejnë voët, kush p’i then, a di, cilla vo, th’mija k’shtu, crrak crrak... “Ooo e theva voën une” (qesh). Lujnë, hajgare. 

TA: Shumë mirë. E k’tu Letnicën, a e keni afër?

PR: Letnicën dy [2] killometra.

TA: Po.

PR: Qetu ô Letnica. Për me shku... S’je kânë, ja’a?

TA: Jo, n’Letnicë s’jom kânë. 

PR: Qe pej qetuhit... aty mlidhet poplli për pesëmdhetin gusht [15.08]. Prej kahmasi, a di, vijnë prej rrethinave. K’ta, sidomos kroatët jon’ kânë, po kroatët jon’ çu. Pej tyne.

TA: A ka pasë shumë kroatë atje n’Letnicë a?

PR: Kroatë ka pasë tremi a katërmi [3000-4000] vetë. Amo kejt jon’ shku n’Kroaci.

TA: Pse?

PR: Krejt. Kanë metë do pleq e do plaka, pak pak... 

TA: E me pes’mdhetin që m’thae, pse mlidhen aty me pes’mdhetë gusht?

PR: Me pesëmdhetin mlidhen popull shumë, shumë, shumë. Tana’ bajnë muhabet e, pjekin mish e, lujnë, e... qesifarë lojna, ka tulifar’ lojnash aty. F’mija, sene...

TA: A t’kujtohet qysh i keni çu k’shtu raportet; a i keni pasë mirë me k’ta kroat’t e Letnicës?

PR: Me kroatë, a?

TA: Po.

PR: Heee. Ooo k’ta hem jon’ kânë t’mirë, hem t’k’qi. (qesh)

TA: Hajde, pse?

PR: Po pak jon’ majtë edhe me sërbin, me sërb’ k’ta. Se guhën e kanë pasë njajt, me serbianë. Emo me do, do jon’ kânë, a di, t’mirë. Kemi pasë edhe miqasi, kemi pasë pak me ta. Hem t’marrme, hem t’dhanta. Pak. Do shka kanë pas folë ship, me qata, Vërnalkollë ôsht ni katun. A shka jon’ kânë do qerë  kroatë, ja, me ta s’kemi pasë martesa. A me do, po. K’ta kanë shku mas Luftës Dytë, asi, mas lufte, qesaj lufte. Bash qi me ikë k’ta, ke vra ni ushtar i kroat’ve. Ô kânë ushtar i Milloshit, a din, qi jon’ kânë k’shtu Milloshi kur ô kânë. E kishin pas vra atë ushtarin, ushtarin e kroat’ve. Edhe kur e prun’ k’tu, ata tana’ ia nisën meniherë me ikë. Sha po na bon Serbija, sha po na ban Milloshi, krisi lufta, edhe kanë ecë. Kanë metë do plaka, do pleq, e, do plaka. Pak, pak... 

TA: Martesa a ka pasë shumë a pak? Thae ka pasë martesa me ata t’Letnicës..?

PR: Me ne a? Pak, pak, pak ka pasë. Kanë pas ditë do... kush ka folë ship, u kânë ni katun Vërnakollë, me ta kemi pasë, a di, marrdhanie, a di k’shtu, miqasi. A, jo shumë, pak.

TA: A po?

PR: Martesa përpara, kejt t’partë e tanë ishin kon’ martu me Karadak. A di Karadaki? Karadakit p’i thojshin, kara – e zezë, a dak p’i thojshin malit. A i thojnë?

TA: Qashtu qysh t’thush ti. Qysh t’thujsh ti; une s’e di.

PR: Po de. (qesh). Edhe kishin pasë martesa me Dunav, me Sefer, me Kureçë, me Zekbash, kejt ajo ana  Karadakit. Hem dhanë Stublla, hem marr’. Me khâ, me Moravë, jo. 

TA: Po a?

PR: Me Stançiq s’e di valla. (qesh). E Stançiq’t... thojnë e kishin pas vra njo t’Stubllës, n’Stubëll. A di at’herë qysh Ô kânë, me asi qi jon’ kânë n’mal, qi jon’ kânë qesi gjaksorë. E kishin pas vra njo t’Stubllës. Tang, edhe des aj. Mas motmoti, a dy vjet a s’e di se sa, i Stançiqit, e, e vret atâ t’Karadakit. I thonë Stubllës, thotë, “O, e nxorra gjakin”, Stançiqi...

TA: Pse ia ka nxjerrë gjakin? A e ka vra për naj problem t’vetin ai?

PR: Jaa, ia ka nxerrë gjakin, qi ja vrav t’Stubllës.

TA: Stubllanit ia...

PR: Stubllanin e vrav ai i Karadakit, a, ky i Stançiqit, ia ka nxerrë gjakin. Ka dalë e ka vra. Edhe i thojnë, Stubllavaçe ô nifarë kodre e vogël, i thojnë hala te qurshijat e Zek’s. ai e kish pasë i Stançiqit, Zekë emnin, qe me siguri baba yt, a di e di. Zekë. I thojnë te qurshijat e Zek’s. Qaty e kish pas vra. A k’ta Selishta shka jon’, ôsht ni katun i vogël, Selishtë. Kur jon’ kânë laramana, ôsht ai gjali jem n’Zvicërr, ai shkrun libra qeshtu... dy prifna ishin kanë t’Selishtës. Kur jon’ kânë katolik qi jon’ kânë. Tana turki i ka n’rru. A emnat nuk ju di, dy prifta t’Selishtës, i kanë gjetë me shkrime. Njani bile thojnë ôsht i varrosëm n’Damask, kumeditë se qysh Ô kânë a shka...

TA: E përmene qat rastin qi e ka vrat, e ky ia ka nxerrë gjakin, mandej.... Deshta me t’vetë pak për...

PR: I Stançiqit...

TA: Po, po, i Stançiqit e ka marrë gjakun e stubllanit.

PR: Po, po.

TA: Qashtu. E, deshta me t’vetë pak për Kanunin e Lekë Dukagjinit, shka kanë thânë? A e kanë respektu Kanunin përpara a, qysh keni funksionu k’shtu; jetën me kanun a qysh e keni bâ? N’përgjithësi k’shtu.

PR: Po, e kanë... Lekë Dukagjini qat’here ô kânë hem parja qi e ka Shqipnija sot, edhe Kanuni i Lekës; thojnë Gjergj Kastrioti i ka lanë dymdhetë [12] fise. Secilit fis ia ka lanë ka dy pleq. Mu’ bâ nakush m’u vra, e me shku mu pajtu, mu pajtu me nizet e katër [24] pleq. A po do mu pajtue? Qi ka lanë Gjergji, qi ka thânë fisin. Kanuni i Lekës, thojnë Leka, po tash kumeditë qysh ô...

TA: Qysh ta dish. 

PR: Po. 

TA: Qysh thojnë kall’xomë. 

PR: Thojnë ai i keqi, shejtani, ka hi n’Lekë, edhe prej Leke ka dalë. Edhe ni gru ka thânë, “Uuu ti paske dalë, po a mun me hi apet n’Lekë?” Ai i keqi thotë... heee. Kur hi ai i keqi, ai shejtani n’Lekë, kjo ia mshel grykën Lekës trrap, edhe ka plasë ai i keqi. (qesh) E, qaty thojnë Kanuni i Lekë Dukagjinit. E mo k’ta Gjakova, Prizren e knena, k’ta jon’ ma burra, ma asi... edhe n’kangë ô kânë Kanuni i Lekës.ô

TA: Ëhë.

PR: Ô kânë n’Prizren, Gjakovë, që thojnë n’Dukagjin.

TA: Po, n’Dukagjin, po.

PR: Dukagjini, po. Thojnë, jon’ kânë dy v’llazni, Fisi edhe Shala. A e ke ni Shalën qysh ô, fis? 

TA: Po, e kom ní, po.

PR: Po, Shala e Bajgorës thojnë khâ.

TA: E di. Po.

PR: Po. Edhe kokan rrokë v’llaznia, si jon’ përla pak. Ai Fisi ish kanë ma i meçëm. Ky Leka pak ma lig’sht. Edhe rrokën, hajde thotë “me da venin”... at’herë s’ka pas popull e asi... Qysh me da venin? “Qyre” ka thânë ai Leka [Fisi?] ma i meçëm e ma i zoti, ka thânë atij Lekës, “Hyp n’shalë edhe hec, hup. Ka t’dush shko”. Leka e ka marrë anena Dukagjinin, natanë. Ky Shala qi ka dalë khâ n’Bajgore, Shala, tha i kish pas hypë, i ka thânë “hyp n’shalë n’kali, edhe hajt shko ka t’dush” – v’llau v’llaut. Edhe tana Shala ka metë khâ, qi thojnë Shala e Bajgorës.

TA: Aha. Interesant koka. S’e pasna ní. 

PR: A s’e ke ní?

TA: Jo, s’e pasna ní kurrë.

PR: Po, thojnë jon’ kânë, asi, Fisniki edhe Shala. Fisniki e ka përzanë Shalën. Ka thânë, “Hyp n’shalë edhe hajt”...V’llaznia.

TA: Interesant. E, kall’xomë tash ti pak për jetë tanën. Me shka je marrë ma tepër; qysh ke punu... krejt shka t’kujtohet, pej f’minisë...

PR: Une tedhet’ e dy [82] vjet i kom. Nizet e dy [22] vjet kom punu n’Maqedoni. N’firme t’maqedonëve.

TA: Sa vjet i ki ti tash?

PR: Tedhetë e njâ, për tedhetë e dy [82]. 

TA: Aha. 

PR: N’firme t’maqedon’ve kom punu nizet e dy vjet. Edhe e marr penzijën niqin e pesthetë ero [€], t’Maqedonisë. Dy [2] vjet jom kânë n’Irak, me firme t’Maqedonisë. Tri [3] jom kânë n’Çeki, çekosllovakë qi thojnë, pesë [5]. Qerat i kom pasë k’tu n’Shkup. Edhe une menxi bile qi jom kôn’ bâ idare at’here, f’mija vogjël, me ni rrogë, a di... qeshtu sun’ u bojshum idare. Krypë, sheqer, rrymë; rryma ka pas ardhë vonë te na, jo bash...

TA: Kur ka ardhë rryma?

PR: Rryma ka ardhë n’shtadhetë e pestën [‘75], a t’katërtën [‘74] a... N’Stubëll qi ka ardhë. Vonë ka ardhë. Se jemi kânë k’hâ na si... a di, si t’shmangt’.

TA: Shumë mirë. E familja jote, n’përgjithësi, me çka jon’ marrë? A e man’ men k’shtu bujq’sinë, e... a keni punu diçka?

PR: Familja ô marrën me bujq’si, me blegtori, edhe me qesi sene. Fushën e ka punu, ka mjellë grunë, kallamoq, gjâ, qesi sene. Kanë livrue me kije, me k’shtu.

TA: Me kije kanë livru a?

PR: Traktora s’ka pasë. Traktora s’ka pasë.

TA: Hajt kall’xomë pak qysh kanë livru, ma holl’sisht. K’shtu, kur, e ato mjetet, se tash mo’ s’jon’ ato. 

PR: (qesh). Mjetet, ôsht’... s’e di a ke pa najherë qysh ôsht’ ai... qe, qaty une e kom vjerr’ njo. Ata pllugi qi ô kânë. Edhe me kije, i livrojshum arat, i qitshum farën, grunë, kallamoq, hajt. Kur ardhke vakti me shi, i qitshum dujt’, qeshtu n’tokë, edhe me kali, n’lamë, e sjellshum kalin, e shkunke drithin. Tana’ e marrshum drithin e qitshum n’frymë fu fu fu, e dajshum drithin, e marrshum me blu, e me çu me hangër. 

TA: Ëhë, ëhë. E n’frymë, çka i bojshit drithit ashtu?

PR: Ja, ja. Ai byki shka ôsht’, ai pluni, e dajke fryma, e, drithi metke si anash tana’...

TA: I pastër a?

PR: Po, i pastër.

TA: E me m’kall’xu pak për martesat përpara, qysh jon’ bâ? Fejesat...

PR: Fejesat. Na, martesën e kem me ma s’shumti Binçë, Kabash, Stubëll. E tashti t’rit’ janë me k’hâ, me Dukagjin shumë. A di, n’shkolla qi jon’... begenisën gjali e çika. Prezren, Gjakovë, Dukagjin, Velezhë, Shpenadi, shka di une ato katune qi jon’... Shumë ka; une e kom renë  t’rrethit Prizrenit. Velezhë, ôsht’ fshati Velezhë. Tana’ kanë marrë shumë, edhe çikat e tona kanë shku aqe. Pej qi jon’ n’shkolla, a p’e di? N’shkolla jon’ begenisë edhe jon’ martu. A n’Stubëll pak jemi, ni fis, a di, edhe jemi martu pak nërmje’ veti. Bile, na thojshin “Nuk shini hajr, qi jini tu ju martu nërmje’ veti”. Turqit thojnë e marrin çikën e mixh’s, a t’kujna e marrin... A thojnë? (qesh)

TA: Po.

PR: Ajo s’bon. Jo de. (qesh)

TA: E, k’shtu... po m’intereson... K’shtu, k’tyneherë, përpara, qysh jon’ bâ k’to m’sitniat e dasmat?

PR: M’sitniat a?

TA: Po. Kall’xomë për m’sitniat: qysh jon’ bâ, kush ka shku m’sit e...?

PR: Përpara ô kânë... bon vaki ni çikë e kanë lypën pesë-gjashtë [5-6] vetë. Po, se nuk jon’ dalë gjinja, jon’ kânë si t’mshelt’. Edhe, kush pe mer. Edhe, përpara ô kânë... edhe me pare kanë dhânë. Nja, ôsht’ ni katun qikhâ, Malina, ka thânë “Kush ta marrin çikën teme, me killa – sa killa t’vin’ çika, qaq lira”. Baba i ka thânë. Pasha ni zot, qeshtu kom nie, edhe qe, nuk ô shumë larg, s’po di qysh me thânë... Edhe njani ka qitë, ka ardh, p’e za çika shtadhetë [70] killa – shtadhetë lira i kanë marrë, edhe...

TA: I ka dhânë ai shtadhetë lira a?

PR: I ka dhânë. Po. Ka pasë rast qashtu.

TA: E pse ashtu m’i pagu?

PR: Pse... O, kjo ôsht... mrapametun ôsht’ populli qi bôn ashtu. Me dije. Edhe te na ka pasë m’sitit, p’e za... m’sitin, a p’e di shka ô m’siti?

TA: Po po, e di.

PR: Eh, m’sitit ka thânë, “Shko bonma ti për gjalë qat çikë” – sukur sot p’e za – “i ki dy mi ero [2000€]. Ia ka dhanë m’sitit, m’siti i ki marrë, tone’ ia ka nreqë punën edhe hajt.

TA: E te kush e jepke çikën ai? Te qaj qi kish pasuni ma shumë a qysh?

PR: Po valla, po, qin për qin [100%], ouuu. Pasunia ô kshyrë ma s’shumti. Ka pasën qi u kânë, gjali u kânë i keq, e ka marrë nusen t’mirë. Ka pasë pasuni. Po de. A sod, jaaa. Sod s’un i mashtron çikat ashtu. Jaaa.

TA: Nuk u vetke përpara çika hiç a? Ku po do me shku, a...?

PR: A?

TA: A nuk e vetshin çikën përpara a?

PR: Ja’lla jo, jo. Kejt... ardhke msiti, te baba, te nana. U mledhshin kojshia, rregullija. “Ooo, kum ardhë me ta lypë çikën. Qysh po thu; sha po thu?”... edhe ka thânë, “O ia pafsh hajrin”. E ka dhanë çikën, hajt.

TA: Hajde ti, pak, atë përvojën tane kall’xoma, qysh ta kanë gjetë nusen?

PR: (qesh) Une nusën e kom... asi, t’Stubllës. Edhe ni dajë i jemi kishe ka thânë për mu, a di, “ôsht’ pun’tor i mirë, ôsht gjalë i mirë”. Ka shku ai daja te ai baba i çikës, ka thânë “Qeshtu, qeshtu; a po ia jep filanit? Edhe jon’ kânë ata si t’ngatë nërmje veti’. “Po be’” – ka thânë. “Ia pafsh hajrin, hajrli koftë!” A une s’kom folë dy vjet a tri s’kom folë me çikën, asi – me grunë teme, qi e kom pasë t’fejume. Me pa e kum pa ka pak, nakun qeshtu (qesh). A me folë...

TA: A e shihshe pahiri?

PR: A?

TA: A me qëllim?

PR: Shka?

TA: E shihshe atë t’fejumën tane?

PR: Aaa (ofshan)

TA: E njofshe ti?

PR: A?

TA: E ke njoftë pak kush ôsht’, a?

PR: Jaa, e kom njoftë. Jo, jo, e kom njoftë pak...

TA: Ëhë. 

PR: E kom njoftë pak. Veç me folë...

TA: S’ke guxu a?

PR: Aaa, ô kânë e nalume. Jo une, po krejt... qashtu ô kânë.

TA: Ajo, a t’ka njoftë ty?

PR: A?

TA: A t’ka njoftë ajo ty?

PR: M’ka njoftë edhe ajo, m’ka njoftë...

TA: E mandej masi jeni martu, qysh e ke thirrë grun’ – a e ke thirrë n’emën a qysh?

PR: (qesh). O nane... pasha ni Zot s’e kena thirrë n’emën na... halae.

TA: Hala s’e thirrë?

PR: Po.  ‘Hej’; ‘Ha’; ‘Hu’; ‘Ha’; ‘Oj’...

TA: Qështu e ke thirrë a? ‘Oj’ a? (qesh)

PR: Po (qesh)

TA: Ëhë. 

PR: E tashti, kejt tashti e përmenin. Une i kom gjelt’. ‘Oj Liri’, njâ e kom, ni re e kom, ni Liri. Oj Liri, oj Mari, oj Fisnike. A përpara... kuku... thojshin, me ia përmen’ emnin s’bon, ô marre. Aj, ô kânë ni prift, ka thânë “Ju burrit edhe gruës s’po ja përmeni emnin, a ‘dreqi t’hankt’ po, po thoni, dreqit p’i epni. A emnin pse s’po ia përmenni gruës, ose burrit?”

TA: E k’shtu a i keni respektu gratë e, qysh e keni çu k’shtu jetën?

PR: Ja, s’kemi pasë probleme, at’herë përpara, s’ka pasë qesifarë... Amo poplli nuk ô kânë përjashtë, a di. Tashti po i marrin asi t’përzime... kuku, kuku, kuku... Do t’zeza, do shpanjollka, do italianka, do gjermanka, do... Edhe shpesh, asi, fejesat jon’ tuj u prishë shumë. Auuu, shumë. Pej se kanë dalë jashtë. Përpara s’ka pasë, qi jon’ prishë fejesat, qi jon’  kânë  t’fejum’. E tashti ka ba vaki e ka pasë t’fejumën k’tu, e ka lanë, ka marrë n’Zvicërr, ka marrë italiankë, hajt. 

TA: Po. Me bâ m’u prishë fejesa, përpara qysh... a ô kânë problem?

PR: Auuu qysh s’u kânë – ô kânë ran’. M’u prishë fejesa, tana’ ata dy miqasi shka jon’ kânë s’kanë folë shumë kohë, tersa i ka pajtu’ nakush. “Pse ma l’shove çikën”; “Pse m’iki çika”; “Pse k’shtu...”. Qasi sene ka pasë sa t’dush përpara.

TA: E k’shtu...

PR: A pi duhon ti, jo?

TA: Ja, s’e pi duhanin (qesh). Ja, nuk e pi.

PR: A po do?

TA: Ja, s’muj, falemnderit. (qesh)

PR: (qesh) Ky, po ia harroj more emnin k’tina... m’susi – qysh e pat emnin ky?

TA: Milaimi.

PR: Milaimi, po, Milaimi. Njihemi me k’ta, kojshillak kemi pasë. Qyky... Ky more... bab’gjyshi k’ti, qysh e pat emnin... ky... Jashari.

TA: Po, Jashari. 

PR: Jashari. Shka e ke pasë Jasharin ti? Qysh p’i bje?

TA: Jasharin... daja i babit. 

PR: Po, daja i bab’s. Jashari ô kânë... kena pasë kojshi e kena pasë arat ngat-a-ngat e...  Ka pas majt’ dhi ai. I ka pasë katër-pesthetë [40-50] copa dhi, e, blejshum na edha për festa, te Jashari. Kena pas ble. K’tyne, qysh ju thojnë be k’ta... Jashar; po mahalla jon’ kânë katër-pesë [4-5] shpi... 

TA: Po. Emërllah, po.

PR: Emërllah, Emërllah.

TA: E deshta me... Po...

PR: I kanë shpijat, hu ni mahallë janë pesë-gjashtë shpi. E qerat jon’ si ma...

TA: Deshta me t’vetë pak edhe për gratë; çfarë punë bojshin, a i kishin puntë e râna, se përpara ma v’shtirë e kanë pasë – qysh e di une.

PR: Me ven’.

TA: A punojshin shumë gratë, a...?

PR: Po, gratë kanë...

TA: A i urdhnojshi ju, bone atë punë, bone ket punë – a jeni kânë t’shtirë?

PR: Ja valla, ashtu jo. Dalshum me vullnet napër ara, me gra, me burra,  me kejt. N’fushë, asi me korrë grun’, kallamoq, sene qisifarë... Tana’ gruja i kish puntë e shpisë, edhe e bojke bukën e argat’ve, m’i çu te ara; i qitke pesë [5] laknorë, pesë [5] pite. ‘Laknor’ a sha u thu ti?

TA: ‘Pite’, ‘laknor’ – po, njejtë.

PR: Po. E pruke te ara edhe kos, a, tamël a shka deshke. Mirrshum te ara, hankshum bukë. Tana’ gruja shkojke i bojke ato punë, e pruke bukën edhe u kthejke n’shpi.

TA: Laknortë me shka i keni hangër ma shumë?

PR: Laknortë me gjizë, me kepë, me qesi verdhina diçka... kollpite. A e di shka ô kollpitja?

TA: Po.

PR: K’shtu rreth.

TA: Po, po,  po. E flija, a hajshit flija?

PR: Flija?

TA: Po.

PR: Po qysh jo – po, edhe tash qesum.

TA: Po, po, qesum. A ma rrallë k’shtu a ma shpesh, flijat?

PR: Flijat a? Ja, pak ma rrallë, ma rrallë flija, edhe përpara edhe tasht.

TA: Po, po, po. 

PR: Flija ô shumë teshë e mirë.

TA: Pse?

PR: Flija... Kishin pas shku njo’ dy [2] mysafirë edhe hungjën hanë darkë, e, ish kânë ni fli. Edhe binë me fjetë. More be a s’kishin pa tha fli, a di, tha... “Sha ke be...?” Njani e kish pas ditë shka ô flija, e njani jo. Kish thânë, “Sha ô be qajo qi e hongrëm për darkë?” Kish thânë, “Fli”. “Jo be...” kish thânë” – “po fli, po fli, po....” Ai tha thojke ‘fli’, ky thojke keshe po thotë fli, fli. “O, fli” i thotë – “fli”. Ky thojke “Jo be, po fli” – “Po shka hongrëm?” – “O, fli”. S’marrke vesh.

TA: Kuku, kuku... A ishin marrë vesh tani dikur? (qesh)

PR: Dikur sigurisht jon’ marrë vesh. 

TA: E bukën, a t’grujt a t’kallamojt a çfarë?

PR: Jaaa, t’kallamojtë kemi hangër shumë.

TA: Po a?

PR: U kânë pest’ e pesta [‘55], u kânë i Gjylekarit k’tu, Rrustë Sadiki thojshin. Ai kejt Karadakin e ka pas majtë me bukë, me grunë, me kallamoq. Ka pasë pasuni t’madhe. Se pest’ e pestën [‘55] u kânë sikur sot dhetë ero [10€] ni, ni killë drith u kânë. Qaq qi ô kânë... Jon’ kânë k’ta mullint’ k’nena rekav, a di? Mullinjtë shka blujnë me guri, s’e di a ke pa najherë...?

TA: Po, i di qi ka. Po.

PR: Po (qesh). Edhe kur u ngrishin ata, aklli madh, i çojshin me blue, ka tri ditë, katër ditë, s’un shkojshin me marrë millin. Shkojshin gratë: “Ama ni tepsi mill’; kur ta binë millin pej mullinit, tana’ ta kthej” – gratë nërmje’ veti kojshi, a di... e mush’shin tepsinë edhe ni grusht ia qitke ma n’tepër k’shtu, thojke “për bereqet”.

TA: Kur ia ka kthy a?

PR: Po. (qesh)

TA: Mirë shumë. 

PR: A... ô kânë ajo për bukë, at’herë shumë, shumë ô kânë... s’ka pasë. Katragjyshi yt me siguri e di. Katragjyshi, a baba jaaa. Baba sa vjet i ka?

TA: Paj afër pezdhetve qeshtu... pezdhetë e dishka vjet. 

PR: Aaa, vonë. Ky ku ka le – baba yt?

TA: N’Stançiq. 

PR: A n’Stançiq baba a? Eeeh... e, pe ditka pra atâ. (qesh)

TA: E... problem a?

PR: A?

TA: Problem at’herë për m’u ushqy?

PR: Problem u kânën, u kânë për bukë, u kânë ûjë. Nana jeme kall’xojke qat vjet që ô kânë për bukë, ûjë, kanë dalë gjinja n’mal, edhe kanë hangër lenë. A e di shka ô leni?

TA: Jo.

PR: Leni qesi çka bje pej lisav, dofarë qi ô si lethija. 

TA: Aha.

PR: A p’e di?

TA: Po.

PR: E, qasi kanë hangër gjinja qi s’kanë pasë me hangër bukë. Qi u kânë për bukë u kânë ûje e madhe.  N’pesthetë e pestën [‘55] m’dokët, mas Luftës Dytë u kânë nja tri-katër vjet a pesë, a s’di qeshtu... Lufta Dytë qi ô kânë; ish kânë ky i Gjylekarit n’bela me njanin. E kish pas vra njanin, edhe ky i vrami ka shku me nxerrë gjak. Edhe sod, nesër, kish pas hyp’ përmi dyr’, veç e kish pas qitë pushkën k’shtu, edhe e kish pas rujt’, kur t’dalin me vra. Para sabahit tha, se s’ka guxu me dalë ai mu shetitë, a di. Qi p’e vret ai... 

TA: Po, po. ai ô kânë i... k’shtu...

PR: I zbulum’.

TA: I izolum’.

PR: Po, i izolum. 

TA: I ngujum’. 

PR: Po. Edhe kur çohët ky n’saba’, iu kish sosë tha buka a yshqimi, s’guxjoke me dalë n’fushë se p’e vret ai... Edhe tha, k’nusi tha knoi n’saba’: kikikikuuuk. Kish pas thânë ai, “ Ooo more k’nus,  me ditë ti qi i kom hak t’birit Shurdhës, tybe n’knosh ti.”. ‘Shurdhoviq’ thirrën ni mahallë. “Me ditë,” thotë, “qi i kom hak t’birit Shurdhës, tybe n’knosh ti”. Ai e nin, a di, qi ka rujt’...

TA: Po.

PR: “Zhdryp poshtë” – thotë: “Ooo kofshum pajtu”, thotë “masi m’ke ra n’amon” a di?

TA: Po a?

PR: Po m’... Masi demek “po m’bje n’amon, kofshum pajtu pej ditës t’sodit”. Edhe u pajtun’. “More k’nus i biri pulës, me ditë hak qi i kom birit shurdhës, tybe n’knosh ti”. (qesh) Shurdhoviqë jon’ ni mahallë.

TA: (qesh) A Shurdhantë jon’, a tjerë jon’ k’ta Shurdhoviqt’?

PR: Ja, ja, qerë jon’, i Gjylekarit. Shurdhan ôsht mahalla, a Shurdhantë jon’ khâ, Shurdhantë jon’ mas Stançiqit poshtë khâ, aqe n’rekë. A je kanë rekës Zhegrës... s’je kânë...?

TA: Rekës Zhegrës?

PR: Jo.

TA: Jo, jo, s’jom kânë. (qesh)

PR: A kur kishin pas liftu n’grykë t’Kaçanikit – Idriz Seferit, a ia ke ní zanin?

TA: Po.

PR: Idriz Seferi ish kânë si kryetar për me luftu me Turqi. Edhe k’ta t’Stubllës jon’ kânë nja dy-tremdhetë [12-13]a kumeditë se sa. Jon’ mledhë, kanë thânë “Hajde dalum, mos ta lamë turkin me na bâ... me na marrë turki”. Edhe dalin tan ting, tan ting, njanit, i Vërnakollës, Maliqoviqe, e kish pas rrokë topi qitu, kllap k’put’. Do jon’ vra edhe shumë.

TA: N’bark a?

PR: Po. 

TA: Po...

PR: Kur i vrajshin tha, kur i plagosshin turqit, k’ta shiptartë, a di, khâ n’grykë t’Kaçanikit, edhe as gjallë as dekë e qitshin tha n’dill’, edhe m’u afru mizat e anzat me hangër,  m’i dalë shpirti për kadal’. A p’e di?

TA: Po.

PR: E qitshin tha n’dill’, i plagum , gati me dekë. E lashin tana’ teri sa i dalke shpirti n’dill’; mizat vlojshin... miza, grejzi e qesi anza. N’grykë t’Kaçanikit, Dergut Pasha... “Mor’ Dergut, Kaçanikin mos e nguc. Mos e nguc e rri rahat, merr ushtrinë e ktheu prapë”. A ô qeshtu? (qesh) Ja... bile ma nryshe ô. 

[Palë Ramaj këndon]

“Dergut pasha o Dergut ,

Kaçanikun mos e nguc,

Mos e nguc e rri rahat, 

Merr ushtrijën e ktheu prapë,

Bash more zambak....”

PR: (qesh) E ketë Dibrën, qi ôsht kjo Haradin Pasha, a e ke ní?

TA: Ëhë.

PR: Haradin Pasha tha...

[Palë Ramaj këndon] 

“Haradin Pasha o mor te kalaja,

Haradin Pashën e ka gjetë o bel-a-ja ,

K’to belaja pashën e ka gjetë, 

Malet e Dibrës o kanë lidhë besë. 

Kanë lidhë besë o more të tanë 

Tur’qve Dibrën o mos me jau dhanë

Haradin Pasha more kryehutaq, 

S’mirret Dibra, o me kërrbaç. 

Haradin Pasha ku ma lae ushtrinë,

N’Dibër t’madhe të gjithë të gri-ime,

 Jo ma pak veç se dymdhetë  mi, 

Jon’ metë, o në vorre pa i marrë, e pa i shti. 

Haradin Pasha ku ma lae atin, 

Në Radikë më ka metë o i ngrati...” 

TA: Naj p’rrallë... se ty t’kujtohet, me ma kall’xu.

PR: Po. 

[Palë Ramaj tregon një përrallë]

E kish pasë nana hu ni gjalë, a di, ni gjalë për mall. Edhe hungjën mas darke, bajnë llaf qështu. Ajo nâna i thotë gjalit, “O bir,” thotë, “a ma shumë m’do mu a grun’? – “Oj nanë,” thotë, “qyre, grun’ e du si shiqerin, e nanën e du si krypën”. Nana idhnohët. Thotë, “Qysh krypë po m’bon mue?!” Edhe kthehet gjali, thotë, “Oooj nanë, pa sheqer mun me rr’nue, po pa krypë s’mun me rr’nue.” Ajo tha, u nal, tha nana, “Aaa, kadal’ se mirë e paska gjali.” (qesh)

TA: Ëëë. (qesh). Naj tjetër?

PR: Tjetër... Ishin kan’ shoqnue dhelpna edhe arusha. A e di shka ô dhelpna?

TA: Po, qysh jo.

PR: Bishtin e gatë.

TA: Po.

PR: Edhe...

[Palë Ramaj tregon një përrallë]

Thotë, “Qyre, shka t’gjajmë me hangër me asi bashkë – me thirrë njani shoqin”. Dhelpna e kish pas diktu, kish pas cofë ni ka a ni lopë a... Shkojke, tha, hongke mish. Edhe, tha, kapërcejke përskej t’arushës. Arusha, tha, i dul përpara, thotë “ku je kânë, pse s’po... [kall’xon]. A ke gjetë najsen?” – “Ja’lla jo, po nxet, e po m’pihet ujë”. Shkojke, tha, pike ujë, a di, përskejt arushës. Thotë “nxehtë e se s’... kurgjo”. Ani, e le arusha. T’dytën ditë apet, tha, dhelpna shkojke pike ujë edhe kapërcejke përskejt. I dul, tha, arusha. Thotë, “A po m’kall’xon a pa t’hangër..”. Thotë “po, e kom gjetë qeshtu ni ka, kish cofë. “Hajde” – thotë – “shkojmë bashkë e hamë mishin”. Kur kanë shku aty te ajo gjâja qi ka cofë, te ai lopë a viç a shka ô kânë, “hajde” thotë, “kush p’e dan mishin”. Dhelpna edhe arusha. “Hajt,” dhelpna thotë, “une p’e daj”. Dhelpna, tha, tulin e marrke për veti. Atâ kocin ia qitke arushës. Arusha, tha, u idhnue... “Qysh,” thotë, “ti kejt tulin e mishit pe merr për veti, e mu po m’i qet kocat?” – “Po ti” thotë, “je ma e madhe e mun m’i hangër kocat; une s’muj, a di” – dhelpna. Dhelpna – a di qi thojnë ‘si dhelpën’. Edhe t’i pikët ky arusha me hangër dhelpnën, napër mal. Hajt, hajt, hajt... be aty be aty me kapë, hi dhelpna nërmjet dy lisave – a di qi jon’ k’shtu lisat binak. Ajo dhelpna e hollë, ka dalë, qpët. Arusha përmas ju ka pikë, me kapë, edhe ka metë aty; as anej as k’nej. Arusha e trashë, a dhelpna tha dul, a din, ma e hollë. Edhe tha dhelpna dul, po keshë: “haaa, mirë e kie, ke metë nërmjet dy lisav”, edhe tha met tha arusha aty. Shkoj tha ni njeri me pre dru, e, e pa tha arushën qi kish metë aty nermjet lisave. Shkoi tha me pre dru me kerr, kur p’e she’ tha arushën, arusha tha p’i thotë, “Prema njonin lis, pshtomë, edhe kena me kanë shoqni”. Ia prev tha lisin gap gap, bum, dul tha arusha. Po thotë, “Qyre” – arusha thotë, “mos u kall’xo f’mijëve se keshin”, a di... te shpija. Kur shkon tha ky me dru thot “O f’mi, o f’mi... “O hooj?”. “Dilni, dilni, sha kum pa” – “Heee?” – “E kom gjetë arushën qeshtu qeshtu, nërmjet dy lisave. Ia preva njanin lis edhe pshtoi”. Arusha i kish pas shku përmas. Kur u ka kall’xu f’mive, a di, ka thânë “Pse po keshin f’mija; pse i ke kallxu f’mive? Kam me t’hangër” – thotë. Ai kish pas dalë me liv’ru n’arë t’nesrit (qesh). Edhe kur del n’arë, ish kânë arusha, thotë, “Pse u kall’xove f’mive me keshë me mu? Po,” thotë, “a di qi kom me t’hangër”, i thotë arusha. “Hajt thotë sa ta qes qet brazë, hamë” thotë, “sha me m’bâ... Kom gabue, ju kom kallxu f’mive.” Edhe tha ai po livron, p’i sheh tha do zagarë n’mal, a din, po bajnë kaf- kif kaf -kif kaf- kif... P’i thotë tha arushës, “O mshifu se ka dalë ai mreti, ka dalë me gjujtë, edhe ka me t’vra ty” – arushës. Arusha thotë “Rri qëtu e mos b’zaj”. Arusha tha u nal edhe po ngon. Ai gjuetari tha po bon “Ooo lavërtar. Lavërtar”. “Haaa?” “Shka po dokët qagje zi?” a di, arusha tha ish nalë. Arusha po thotë “Thuj ‘cung, cung’. A di, keshe nuk jom arushë, po cung.  (qesh) 

PR: A di shka ô cungi?

TA: Po, asi lis i premë.

PR: Po, lis i premë. 

....Edhe thotë arusha, [gjuetari?] “O mshoj” thotë, “a ô cung a shka ô” – lavërtarit. ai arusha ka thânë “Hajt hinma pak”. Ky si t’i nalët arushës ting ting, çbërrt... Arusha cofi.” 

TA: Tash po du me t’vetë për k’so përrallat; ku... A jav kall’xojshin gjysh’rit, a qysh i keni m’su?

PR: Po i kall’xojshin. Mu nana jeme m’i ka kall’xu. 

TA: Po a? Si f’mi a?

PR: Tetdhetë e katër [84] vjet i ka pasë. 

TA: Po a?

PR: Po. Kall’xojshum k’shtu mas darke a di... Edhe rrymë s’ka pasë, po i kallshum ato llamat a di qi jon’ k’shtu... 

TA: Ëhë.

PR: Edhe bojshum llaf, tana dikush kallxojke p’rralla, dikush ashtu, dikush ashtu....

TA: Qysh e man men atë...?

PR: Dimni, asi, nata gatë.

TA: Çka bojshi mas darke? 

PR: A?

TA: Çka bojshi mas darke?

PR: Po mas darke qashtu de.

TA: Muhabet. 

PR: Po, dikush p’rralla, dikush zijshum kompira, dikush pjekshum k’si kupa, kallamoqa. Edhe qashtu  bum bam bum bam bum.

TA: E qysh e man men kur ka ardhë rryma at’here – a t’kujtohet?

PR: Po jom kânë pesë-gjashmdhetë [15-16] vjet, ma shumë a...

TA: Po a? Qysh e man men atë vakt?

PR: At’here rrymë s’ka pasë, e ka pas ardhë  shtadhetë e katërtën [‘74] a pestën [‘75] a ...

TA: Ëhë.

PR: Sa p’i bje? 

TA: Po aj...

PR: Shtadhetë e pestën [‘75]...

TA: Ma shumë se pezdhetë [50] vjet? Koxha shumë.

PR: E po qajo...

TA: Po, po, po.

PR: Ô kânë ni sërbian, i qetij katunit ngat Vitisë. ai e ka pas ngjitë rrymën. Shiptartë s’kanë pas ditë at’herë. ai e ka pas ngjitë n’krejt Stubllën. Se i ngjitke veç ni dritë, ni shtek, edhe hajt; jo sikur tash me lanë për friz e për televizor e për ato... Çfaaarë. Pak e shumë, hajt.

TA: Për ni dritë, a qysh?

PR: Po, ni dritë napër dhoma, te shporedi aty, edhe hajt. 

TA: A juv dokke interesant ajo farë pune?

PR: Auuu shumë. K’ta kanë pasë rrymë, komuna e Vitisë, k’tupari, a di. E, une e kom pasë ni v’lla ka pas nejtë k’tu te... n’Binçë. A di Binçka ku a? Binça, Kabash.

TA: Po, po, po, Binçën, po e di.

PR: Edhe ai v’llau ka pas shku te motra e bab’s. Motra bab’s, s’ka pasë as gjalë as çikë. Na jemi kanë shtatë [7] v’llazni, tana ka thânë, i ka thânë nanës e babës “A po ma falni ni gjalë?” Nana edhe baba i kanë thânë, “Po”. E ia kanë falë, tana ai ka jetu aty. E kur shkojke tha nana jeme tha khâ n’dritë, a di, nejke ka dy javë te ky, dhetë ditë e... U k’naqa, thojke, tu i maru me k’rrabza me asi sene me dritë. E khâ rrymë s’kemi pasë.

TA: Aaa, me dritë.

PR: A?

TA: Po, atje ka pasë dritë.

PR: Po.

TA: A e ndryshoi jetën rryma mandej, fort a?

PR: Qysh?

TA: Jeta, ‘rrnesa?

PR: Qysh jooo, qysh jooo. Po ni dritë ôsht’ e madhe. A di ça domethanë ato qi jon’ kânë n’gaz – lloma – a e di shka jon’?

TA: Po.

PR: Po de, u nalke, u soske. U deshke me ble qikha n’Viti e natanë nepër shitore. Po shitore s’ka pasë at’herë, pak. N’kejt Vitinë s’jon’ kânë tri shitore a katër. N’komunë t’Vitisë.

TA: Po a?

PR: E tash jon’ pesqin. 

TA: Po, po, po. Radi’, a keni pasë radi’ përpara?

PR: Para...

TA: Masi ka ardhë rryma.

PR: Masi ka ardhë rryma po, tana patëm ble do radija do asi, do... Portorozh i thojshin. Portorozhi ôsht’ i Sllovenisë. Qasi radijash, po, kemi pasë mas rrymës, a para rrymës ja.

TA: Jo be, para rrymës. 

PR: Jon’ kânë do n’Libi a s’di ku e kanë pas pru, pej aqehit... me k’shtu, me batarija.

TA: Po a?

PR: Qato i di. Ajo ô kânë si me thanë pesthetë, ajo i ka gjashthetë vjet qi jon’ kânë ato me batarija. 

TA: Deshta me t’vetë pak edhe për n’dasma...

PR: Për shka?

TA: Për dasmat – qysh i keni bâ? Se e di qi përpara jon’ ba ma ndryshe, ma gatë ka zgatë dasma, po ...

PR: Po. Për darsme, kur e marrshin nusën, i kanë pas thanë njanit, asi... duvak. E shtike nusja krytë k’shtu edhe pak sytë qeshtu me pa veç, edhe n’kali... n’kali ma shumë i kanë marrë. 

TA: Po a?

PR: Po. N’kali, tana dikur dul edhe me kerr, me kije... Traktorat mo kanë dalë ma vonë. Eee knojshin gratë e knojshin nusen. Nusja k’shtu... (mer qëndrim serioz)

TA: Çfarë kangë i knojshi?

PR: A?

TA: Çfarë kangë e knojshin nusen?

PR: Oj lula jonë me limana, a ma mirë te na a te nana...

TA: Ëhë. Tjera...

PR: I knojshin do kangë. Po de.Tulifare. E knojshin nusen, nusja nejke qeshtu. 

TA: Drejt a?

PR: Po (qesh). A ke pa nuse najherë qashtu tu u palu, jaaa? A?

TA: Po, po. Najherë, najherë kom pa. Po, po du me t’vetë pak k’shtu, para se me marrë nusën, dasma sa ka zgatë?

PR: Darsmja ka zgatë... sod a ô e shtune? Po. P’e za t’dillën ô kânë darsmja, t’shtunën ô kânë nata darsmës. Ardhshin kojshia, dashamirtë, e bojshin përhajr, e prushin dishka ka ni bakshish, tana u bojshin gati për nesrit, për darsmën.

TA: Ëhë. Çka prushin bakshish?

PR: Po prushin dishka k’shtu... Jon’ kânë dofarë peshqira, dofarë shervete, dofarë shka di une.

TA: Ëhë, ëhë...

PR: T’nesrit krushqit shkojshin e marrshin nusën, atje e pritshin ku mirret nusja. Ata njanën anë, k’ta krushqit njanën anë u ungjshin, e u çojshin ata, dy pleq a tre, k’tyne t’zotit dasmës u marrshin ngryk’. Zoti përhajr; u priftë e mara t’rive; përhajr u koftë, na koftë miqasia.. edhe u kry kjo. Ardhshin e marrshin nusen, hajt. (qesh)

TA: Po de po. E k’shtu kur je kânë f’mi i vogël, a ke shku me lopë, me dhenë?

PR: Po, po. Me lopë e me dhenë e me dhi. Prej dy-tremdhetë [12-13] vjeçe teri n’pesë-gjashmdhetë [15-16] vjet. Tana kum nisë me punue a di dishka...

TA: A po, po... Kall’xomë pak për qat kohën kur je kanë i vogël, qysh...

PR: Qysh?

TA: Kall’xomë pak kur je kanë i vogël... a ke pritu me dalë me dhenë, a, qysh ke kalu? A e ke pasë qef?

PR: Jaaa, po dalshum, lujshum me shoktë e tanë, a di, qeshtu.

TA: Po. Ëhë.

PR: Lujshim dofarë me thupra, lujshum tulifare. Do knojshin, do kesh’shin.... Ooo na hupën loptë, ooo na hupën dhentë (qesh).

TA: Tani me bâ me t’hupë loptë, a u tutshe m’u kthy n’shpi?

PR: (qesh) 

TA: A i gjejshe nashta?

PR: Po de, po folshin, p’e za, baba e nana: “A i ke pru gjânë?” – “Po.” – “A i ke m’shelë?” – “Po.” – “A jon’ kejt?” – “Po.”....

TA: A t’ka ndodhë ty najhere me t’hupë?

PR: Shka?

TA: Gjâtë.

PR: Po qysh jo. (qesh) Amo ka pasë edhe k’si uq, a di, ujqit qi thojnë.

TA: Po.

PR: Ka bâ vaki i ka hangër. 

TA: Po a?

PR: Dhentë a dhitë a... Po na nejshum si gati, po bojke vaki. 

TA: E çfarë lojash keni lujtë me ata shoktë?

PR: O jon’ kânë do, i prejshum dofarë thuprash, edhe k’shtu... Tana qitshum, tana e marojshum nifarë topi, k’shtu me ruba. Nifarë topi e p’shtjellke me ruba, edhe e lidhshum me tojë. Do hishin qeshtu n’midis, do e mshefshin topin qeshtu, tana m’i ra atij dikujt tak topi, ai e kapke topin, n’mujtë me t’rrokë ty, mirë, mos mujtë, ikshe. 

TA: Po a?

PR: Po. (qesh) Kush me bajtë lojën, a di...

TA: Ahaa. 

PR: Po.

TA: Tjera, tjera loja a keni lujtë?

PR: Po kena lujtë be tulifare, po... s’pe di be qera... me shtaga lujshum, qeshtu, a di, k’to shtagat sha jon’.

TA: Po. E qysh keni lujtë?

PR: A?

TA: Po, po, kall’xomë qysh.

PR: Po. E marojshum nifarë bire qeshtu, edhe tana’ e qitshum atë me shtaga. Kush pe rrokë, kush pe shti atë topin aty. 

TA: Hë...

PR: N’atë gropën. 

TA: Kush e shtike fitojke a?

PR: A?

TA: Kush e shtike fitojke?

PR: Po.

TA: E ni lojë me filxhana a ô kânë diçka? Qysh, kall’xoma qysh ô kânë.

PR: Ehh me filxhana... t’kallxoj. Me filxhana, kena lujtë; qe, ky pe ditke, Milaimi. Milaimi ka lujtë . 

TA: Po a?

PR: Edhe une kum lujtë.

TA: Hajt.

PR: U bojshum dy... dy parti. Njana anë pe zâ shtatë a tetë [7-8] ishum qeshtu, n’atë anë ishin shtatë a tetë [7-8], e dalke ai e mshefke atë unazën, n’tepsi.

TA: Ëhë... ëhë.

PR: A e di tepsija shka jon’?

TA: Po, po, qysh jo. E di. 

PR: E shtike unazën aty edhe u pruke k’tyne, hajde... a mun p’e gjani. Tana dikush e gjejke atë... “Bosh” i thojshin – s’ôsht aty.  A kur e gjajke dikush i mshojke k’shtu teste, dingërr. Shkojke unaza... (qesh)  A tana dalshum i knojshum. 

TA: Qysh?

PR: M’i knue...(qesh) Dom na ka kânë, dom s’na ka kânë, na ka cofë magarica pramë. Shka t’i bajna qasaj l‘kure? Ni g’zof me ja lanë atij... dikuj n’emën, a di? 

TA: Ëhë. 

PR: E dom na ka kanë, dom s’na ka kanë, na ka cofë magarica pramë. Shka t’u bajmë atyne thundrave? Kundra atij do t’ia lamë... a di, njanit me emën. Thundrat...  (qesh)

TA: (qesh). Tjera?

PR: Qera... Ajo e filxhanav ô kânë si interesant – sidomos dimnit. Verës u shkepshin gjinja, n’punë, anena, knena. Tana kena lujtë k’shtu... S’e di, s’e di ti k’to...

TA: Po, po, hajt...

PR: Qeshtu... (vë dorën anash fytyrës), edhe aqe, kush t’i bin k’tu m’i ra... [në shuplakë të dorës që e ka vënë anash fytyrës] ding.

TA: Po, te dora. ‘B’zzz’ a qysh i keni thanë?

PR: ‘B’zzz’... Po, ‘b’zzz’. Boll mirë... valla p’e ditke. (qesh)

TA: (qesh) Po, po. 

PR: Edhe e çojshum qeshtu. E ai thojke qiky... N’e qilloftë, qaj qi ia ka hi, ai hike tana’ aty.

TA: Ëhë. 

PR: A qi s’e qillon, apet e bajke.

TA: Apet... 

PR: Qashtu. 

TA: A bojshit hile ka pak, najherë?

PR: A?

TA: A keni bâ hile n’loja?

PR: Po qysh... (qesh)

TA: Po a? (qesh)

PR: Hile... bon vaki i m’shojke dy-tri herë, e u mshefke aj, f’rrc.

TA: Ëëë.

PR: Edhe hajt. ai e bajke dy herë, tri herë. Do i mshojshin shumë, diiing k’shtu.

TA: Aaa. A t’dhimke ajo, po?

PR: Po dhimke, po si lojna, lojnë i thojshin. Lojnë...

TA: Po, lojë, lojë. Po de. 

PR: E shah at’herë s’ka pasë. Shahi ka dalë si vonë. E po k’si dogërxhik, a di qysh ô dogërxhiki?

TA: Kom ní... 

PR: Eh, qi lujnë me kokrra.

TA: Po. Qysh ô kânë aj? Spjegoma pak...

PR: Ôsht’ dogërxhiki... A?

TA: Po po, kall’xomë pak. Po du me t’ní.

PR: Po, me ta vizatu qysh ô dogërxhiki.

TA: Jo, fole me fjalë  pak. Kall’xoma.

PR: Po. Kokrra pasule, nanë copa, kokrra kallamoqi, nanë copa. I qitshum, edhe i hecshum ato k’shtu, v’rr, v’rr, v’rr. Kur i bojshum tri ren, at’herë ai fitojke. 

TA: Po a?

PR: I thojshum shylybek me i bâ. V’rrca v’rrca v’rrca v’rrca v’rrc e dikush hupke, dikush fitojke. Dogërxhik. Me kokrra pasuli e me kokrra kallamoqi. Pe ditke shka ô dogërxhiki.

TA: Po, po e kom ní. I kom ní k’to lojna.

PR: Ai plaki yt sigurisht i di.

TA: Po po, i kom ní.

PR: Emo k’to jon’ ba, ma s’shumti dimnit.

TA: A po?

PR: Pooo. Qi s’ka pasë punë, kanë nejtë gjinja n’shpi, sha me bâ? Qi thojnë llaf mas darke. Muhabet mas darke.

TA: Po, po, po. N’oda u mledhshi, qysh jo.

PR: A?

TA: N’oda u mledhshit?

PR: Pooo, qysh jo? U mledhshin kojshia, dashamirtë. Tana’ kur shkojke dikush, a di, me ardhë dikush me bujt’, sukur k’tu. Ardhshin, p’e za dy [2] vetë, miqasia. E u ungjshim... ô kânë ai shtrumi k’shtu, tana e qitshum do kashtë edhe ni dyshek si... U kân’ pas thanë do cerga qi jon’ kânë. 

TA: Po.

PR: Edhe ardhshin kojshia, nejshum aty. Tana jo darka, jo me lujtë ‘filxhana’, jo qesi sene. Dikush kall’xojke p’rralla. U kânë, s’u kânë. Qashtu. (qesh)

TA: Po. E stubllantë k’shtu për shka njihen ma shumë?

PR: Qysh?

TA: Për shka njihen – për shka...? 

PR: Stubllantë?

TA: Po, po. 

PR: Stubllantë jon’ ma s’shumti muratorë. 

TA: Po a?

PR: Ndërtimtari. T’partë; edhe hala tash e punojnë, qashtu mo ô kânë at’herë. Tasht i kanë nreqë si firme private. Une p’e za i kom pesë-gjashtë puntorë, e marr ni punë, kryesori ôsht ai qi e merr punën, tona k’ta i pagun’. Pesmdhetë ero [15€], nizet ero [20€], argatin. Edhe e kryn punën, hajt. Tona qitshin bakshish n’shpija.

TA: Ëhë.

PR: A di qysh qesin?

TA: Jo.

PR: (qesh). Kur t’ja qesin kulmin shpisë, e i qesin dikush ni k’mishë, dikush ni shervete, dikush ni asi... Edhe... pruni filani bakshish, majstortë i ka sajdisë, përhajr i koftë shpija filan zotnisë. E bile ai knojke... po.

TA: Ëëë. Ëhë. Shumë mirë. E për dimnit, thae qi ma shumë keni nejtë nepër shpija. S’keni pasë punë, a po?

PR: Dimnit.

TA: Dimnit, po.

PR: Dimni s’ka pasë qaq punë. Bora u kânë... at’herë ka pas ra borna t’m’dhaja. 

TA: Ëhë. 

PR: A di?

TA: Po a?

PR: Jo sukur tash. 

TA: E dimnat at’herë shumë po thu ma t’v’shtirë a?

PR: Qysh jo... përpara jon’ kânë... I yshejshin gjânë, u sosshin... k’si, shkurtojshin dru, për shpi... Qato. Shkojshum marrshum dru n’mal.

TA: Po. Sa kohë përpara keni nisë m’u ba gati për dimën? Qi po vjen dimni e tash?

PR: Aaa... at’herë, a tash?

TA: Jo, jo, at’herë, at’herë. Veç për at’herë...

PR: At’here, s’e di qysh me thânë... n’vjeshtë, pa ra borë. I bojshum do dru, e bojshum krypën, shiqerin, zejtinin, qeto sene, a di, se me ra borna t’m’dhaja s’un’ shkojshum napër shitore. U deshke m’i pasë për dy muj’ a tre muj’ atë harxhin e shpisë.

TA: Rezervat a?

PR: A?

TA: Rezervat e ushqimit, krejt a?

PR: Po de, po.

TA: E masanej dimnit?

PR: Ë?

TA: Dimnit, bora kur ish e madhe, a?

PR: O dalshum, me k’ta t’rit’, e i çelshum vijat, a di? Te shtalla e lop’ve, te oxhaki aty ku e kallshum zjarmin, te kojshia ku ishin shpijat ngat-a-ngat’. Tona me hecë gjinja, gratë e sene...

TA: Kur vike vera a ô kânë qef?

PR: Vera?

TA: Vera kur ardhke, kur hupke bora, a ô kânë qef?

PR: Vera ô kânë... si dalke pranvera tana’ o kânë miiirë.

TA: Pranvera, po de.

PR: Pooo. Si dalke pranvera tane dalshin gjinja lujshin, hecshin n’fushë, sene. Kingja, edha, qesi sene. I n’shojshum, i mjelshum dhitë, dhetë; gjathë, kos, nxashin gratë. Ka bâ vaki dyqin killa gjathë qi ka pasë ni shpi.

TA: Po a?

PR: I ka pasë ato shkekat, e i mushke, trraaak. Ama verës. Tana bojshum edhe për dimën.

TA: Me t’vetë pak për... për m’syshin.

PR: Për kô?

TA: M’syshin. M’sysh...

PR: A... m’sus?

TA: Jo, jo, për m’sysh.

PR: M’sysh, m’sysh... 

TA: Po.

PR: Po. (qesh)  

TA: Hajt kall’xomë pak se përpara ju koxha (qesh) jeni tut’ pi m’syshit.

PR: Kur ishin f’mija vogël, a di k’shtu, n’xhep? E do f’mi ishin t’rritshum, a di, n’xhep, e t’shnoshë. Ardhshin gra t’kojshive, a t’katunit a nakush... kuku... e shplojshin atë f’minë edhe, “Sa i mirë koka!” (pështyn) – ia bojshin k’shtu, mos m’i ra m’sysht. (qesh)

TA: Mos m’i ra m’sysh.  E m’i ra m’sysh, tani çka ndodhke me atë f’mi?

PR: Po jon’ kânë, thojshin, dofarë grash qesi qi bajnë m’gji... a sha di une...

TA: Ëhë. Çka jon’ m’gjitë?

PR: A?

TA: Çka jon’ m’gjitë?

PR: Po m’gji... qesifarë... çka di une... Tulifare ka pasë. M’i ra t’m’sysh, qi po thu...

TA: Po m’syshtë, m’syshtë.

PR: M’syshtë de. 

TA: Po, po, po .

PR: Sidomos f’mive t’vogël.  

TA: A po?

PR: Thojshin “Kuku sa t’mirë”... “i shnoshë, sa i mirë te koka”. Edhe ato gratë ia bojshin...(pështyn).

TA: E tokën, tokën, qysh e keni punu?

PR: Tokën?

TA: Po.

PR: Po, qe qaty ôsht’ vjerrë ajo sha kena livru k’shtu.

TA: Ëhë. 

PR: Pllug. 

TA: Pllug a?

PR: Po. Edhe zgedha ato qi i kena ngjitë kitë, me hecë.  E kena mjellë at’herë: kallamoq, grunë, thekën, tërshanë. Tërshanë, thekën, k’to ju qitshum dhene, dhive, gjâve... Grunin e kallamoqin. Ma shumë une jom rritë me bukë t’kallamojt, se me bukë t’gryt’. 

TA: Ëhë. 

PR: S’ka pasë... buka grunit at’herë ô kânë si ma... Veç pasunikë kush jon’ kânë. Kush jon’ kânë pasunikë, kanë pasë. Na qi jemi kânë... kush ô kânë ma i ligsht, ka hangër bukë t’kallamojt, bon vaki edhe bukë e krypë. Tak tak tak, hajt, me bylmet sha ka pasë dishka. S’ka pasë at’herë hae, oriz bile nuk e di valla.... orizin vonë e kena përdorë. Orizi thojnë prej Kine a s’di prej ku vjen. Edhe n’Maqedoni ka, orizi. 

TA: Po, po. 

PR: Pasul, qesi sene, për dimën. Lakna turshi, e shtishum atë kacën, a di qi ô...?

TA: Ëhë.

PR: I shtishum laknat, krypë, patlixhon, spec. Pistili, a di shka ô pestil?

TA: Çka ôsht pestili?

PR: (qesh) Pestili ô sikur murmulladë. 

TA: Po.

PR: M’i zi kumllat, k’to kumllat e zeza. M’i zí, e m’i zí, e m’i zí n’kusi, tana m’i qitë. Edhe me qitë napër enë. Tana e honkshum, me qat pistil e honkshum bukën. 

TA: Ëhë.  Po, po, po, po. 

PR: A ka mâ? 

TA: Pestili...

PR: Pestil.

TA: Po, po, po, po t’kuptoj. 

PR: Si murmullada. 

TA: Po, mirë, mirë. 

PR: Po, prej kumllave t’zeza. 

TA: Aha.

PR: Bahët ajo. 

TA: Kumlla t’zeza.

PR: As shiqer... tasht i qesin edhe shiqer. At’herë as shiqer s’i kena qitë, se qashtu hajt. 

TA: Po. E gruni – kall’xomë pi fillimit qysh e keni punu?

PR: Kô?

TA: Gruni, qysh ô ba pi fillimit, kur e kini mjellë... krejt ato, kall’xomi procedurat ren po du m’i ditë. Me shka e keni punu?

PR: Gruni ô mjellë n’vjeshtë, gusht, n’shtator. Shtator, tetor. E qitshum farën f’rr f’rr f’rr f’rr f’rr, edhe n’korrik tana me korrë. Me korrë s’ka pasë at’herë. Veç k’shtu me drapën – a di shka ô drapni?

TA: Çka ô drapni?

PR: Drapni... (qesh)

TA: E di une, e di, po kall’xomë tash. 

PR: Drapni, me kapë qeshtu grunin edhe me korrë, f’rrc f’rrc f’rrc f’rrc. Edhe m’i ba truça-truça, tana m’i lidhë m’i ba duj’. Tana i bajshum me kije, i çojshum te shpija. Edhe e qitshum n’lamë. 

TA: Ëhë. 

PR: Me hecë me kual e me shtyp’ grunin, edhe me qitë n’frymë... fu fu k’shtu... E dajshum grunin asi qi ô i mirë, e shtishum n’thasë, me çu te mullini edhe me bâ bukë. 

TA: Ëëë. Kush punojke ma shumë arën, burrat a gratë?

PR: Ja, burrat ma shumë.

TA: Gratë s’kanë punu a?

PR: Kanë punue gratë dishka ka pak, po burrat ma shumë. Gratë thojshin duhet m’i bâ puntë e shpisë: me gatu, me ndreqë bylmetin, m’i k’qyrë f’minë, qato. Najherë, naj gru qi s’kish f’mi, dalke te ara ose u nimojke ka pak burrave. 

TA: Ëhë.

PR: Edhe qeshtu. Emo at’herë ô kânë jeta, qi thojnë, jeta shtirë. He... he... Jon’ kânë k’tu k’ta mullit’ – a di shka jon’ mullinjt?

TA: Ëhë.

PR: Qi blujnë k’shtu.

TA: Po, po, e di, e di.

PR: Po. (qesh). Jon’ kânë k’tu nja dhetë mulli, pej k’tuhit e ter n’Letnicë. 

TA: Ëhë.

PR: E qata jon’ kânë pasunikë. 

TA: Po a? A i din me emna t’kuj jon’ kânë ata mullij krejt?

PR: Mullinjt kejt i di.

TA: Hajde kall’xomi. 

PR: (qesh) Ma i pari ô kânë, kho pôshtë, i kanë thânë ‘Mullini i Gjinit t’Andresë’, i Stubllës; i dyti u kânë  i Prenkoviqe; i treti ô kânë i Godenve... 

TA: Po...

PR: Po, i treti, qetu ô kânë. Pak ma anena ô kânë i shkaut, thojshin ‘Mullini i Tadorit’. Tre a katër... Ma anena ô kânë njo i Xhemë Mogill’s, Mogilla ô çëkha.

TA: Ëhë. 

PR: Ai mullini... Njo ô kânë i Muharremit, Muharrem Mogilla. Dy jon’ kânë t’Mogill’s. Tana ma anena ô kânë i Stubllës ngat. Aty jon’ kânë ka tre hisetarë a katër. Tana ô kânë Ballaban – a ia ke ni zanin Ballaban?

TA: Ëhë. 

PR: Tana ô kânë i Ballaban’ve, tana jon’ t’k’tynve kroatëve nja tre a katër, anena ka Letnica. N’Letnicë s’je kânë ti?

TA: Ë-ë. (shpreh mohim)

PR: Qitu ku kemi udhën tonë, tana ardhshim drejt.

TA: Po, p,o e di, e di. Letnicën e kom ní, po. 

PR: E te muzeu a ket n’Stubëll?

TA: Po, po, jemi kânë te muzeu, kem.

PR: Amo sod, a kur je kânë?

TA: Sot, sot kesh n’muze, sot.

PR: Aty ôsht’ asi xhepi, f’mija, edhe ka qasi sene... nana Tereze e k’ta papat çka jon’ kânë, ka tulifare.

TA: K’ta, k’ta... k’to mullijt’ a jon’ hala?

PR: Aa, mullit’ kejt jon’ prishë.

TA: Krejt jon’ prishë?

PR: Khâ te kroat’t jon’ njo dy. Edhe te shkitë kho pôshtë, njo jon’ a dy... a k’tu pari kejt jon’ prishë. Si kanë dalë k’ta mlinat, a di, qi e blujnë, mli qi ôsht, me çu drithin. Tana mullit’ jon’ nalë. S’ka shku mâ kush te mullini. E kanë çu, e kanë çu grunin te mlini. 

TA: Ëhë, ëhë.

PR: I ka çu ni mi [1000] killa grunë te mlini, e i ka marrë tetqin [800] mill’. Ia ka nalë, a di, do shka e ka punu ai mlini. Atâ elbin ia ka marrë.

TA: Si pagesë a?

PR: A?

TA: Si pagesë a po?

PR: Po, po de, pagesë. Bili kur kanë dalë k’ta mlinat me rrymë, at’herë tana’ k’ta jon’ nalë. S’ka shku mo kush. 

TA: Ata mullijt’ tjerë jon’ kânë me gurë a?

PR: Me gurë. A ke pa najherë?

TA: Jo i kom ní, veç (qesh).

PR: (qesh) Emâ ôsht’ qeshtu, si rrotëll e madhe, edhe jon’ dy [2] gurë.

TA: Ëhë.

PR: Gruni hi nërmjet, tana e sjell, e sjell k’shtu, edhe e qet millin, pit pit pit pit pit, millin e  gryt’.

TA: Ëhë, ëhë... Ajo me ujë a?

PR: Me ujë, po. E ka atë rrotllën poshtë. Ajo rrotlla sillët, tana’ kit gurin e sjellë, k’shtu. Ama kanë hupë  k’ta... nizet e pesë vjet, tridhetë qi nuk blujnë qeta, mullit’. Jon’ nalë. Na jena kânë si ligsht – toka jonë ôsht ma e ligsht, a di, se, se khâ.

TA: Po a?

PR: A kjo fusha e khait ôsht, ô kânë dajma ma e mirë. 

TA: Ëhë.

PR: Tana ôsht si nalt veni pak, a p’e di?

TA: Po, po, po. 

PR: E tash kejt i kanë lanë veç bari, m’i kositë.

TA: Ëhë. 

PR: Grunë e k’si, pak qi mjellin. Emo jon’ gjinja shumë jashtë. Burra, t’rit’, çikat, nuset, do n’Itali, do n’Zvicërr, do n’Gjermoni, do n’Austri, ka sa t’dush. 

TA: Po a? F’mit’ e tu, a, k’shtu?

PR: A?

TA: F’mit’ e tu a?

PR: T’mitë a?

TA: Po. Kall’xomë pak për f’mijt e tu. 

PR: Une njo e kom n’Zvicërr.

TA: Po.

PR: Ni gjalë. 

TA: Ëhë. 

PR: Albert e ka emnin. Ai ôsht n’Zvicërr qe nja dymdhetë [12] vjet. Edhe ‘ep m’sim, zvicrranëve u ‘ep m’sim. Zvicrranë e kosovarë e sërbë e boshnjakë a kumeditë shka ka. 

TA: Ëhë. 

PR: Veç n’shkollë m’sim ‘ep. 

TA: Ëhë.

PR: E ka kry ai teknollogjinë – a qysh p’i thojnë?

TA: Ëhë. Sa f’mi i ki?

PR: A?

TA: Sa f’mi i pate?

PR: Ai a?

TA: Jo, ti, ti. 

PR: Une pesë gjel’ e katër [4] çika. 

TA: Ëhë. Kall’xomi ren. 

PR: Po i kom kallxu m’dukët (qesh). 

TA: Po, m’kallxove, po edhe ni herë.

PR: A?

TA: Edhe ni herë po du me ditë.

PR: Gjeltë, ma i madhi ôsht si drejtor i punës qetu, a di? Aty n’fabrikë tana’ edhe merr harxh e blen e shet e qeshtu. Ai ôsht, ai ka pas dhânë edhe m’sim, e ka pas kry atë shkollën. E tana si e çeli punën k’tu shumë, e ka lanë; e la atâ e mirrët me ket’ qetrën punë. Ai ô ma i madhi, njâ Marian.

TA: Ëhë. Tani? Tjerët qysh i kanë emnat?

PR: Emnat a?

TA: Po.

PR: I dyti e ka Albert. N’Zvicërr. 

TA: Po, qi m’tregove. 

PR: Ôsht aj. I treti e ka emnin Gjergj. I katërti e ka emnin Kristë. Qetu ke, s’e di ku... ai e njofke babën ton’ a ia kish ní zanin... Kristë. I vogli, qaj sugari e ka emnin Daniell. 

TA: Ëhë. 

PR: Çikat, ma e madhja i ka... Asi, e ka emnin Lurdë. 

TA: Ëhë. 

PR: E dyta e ka emnin Gjylë. E treta e ka emnin Mari. E katërta e ka emnin Terezë. 

TA: Kush i ka... kush jau ka pag’zu f’min’?

PR: Aaa i ka pag’zu... Niherë ô kânë Dom Dedë Ramaj.

TA: Ëhë.

PR: Tana janë ndrrue k’ta. Dom Dedë, tana ô kânë ni i Velezh, ni Dom Rok, i Velezhë. Velezha ô ka’ n’Prizreni. Tana ô kânë njo apet i anena, Dukagjinit. Tasht e kemi njo i... Dom Jeton i thojnë. Amo sot kanë shku n’Shipri, k’shtu n’ekskurzion... me gra e kush ka deshtë me shku – dhetë ero [10€]. Kanë shku në... Laç, edhe te vorri Skënderbeut, kanë hec’ Shypninë. 

TA: Ëëë.

PR: Jom kânë n’Shipni une, dy-tri [2-3] herë.  

TA: Ti nanë [9] f’mi i pate a?

PR: Po.

TA: Domethanë djemtë i ki përpara, niherë, a po? Tani çikat.

PR: Jon’ tre gjel përpara, tana jon’ dy çika, tana apet dy gjel, apet dy çika t’mramat. Ma t’vogla. 

TA: Aha. A kishe qef  k’shtu ma tepër për çika a për djem?

PR: (qesh). Ja, shiptartë për djel kanë. 

TA: Krejt a?

PR: (qesh) Po n’Zvicërr e n’Austri e n’at’anë, ma shumë g’zohen për çika se për gjel. E shiptartë...

TA: Pse k’shtu?

PR: E kanë pak si ... U kânë ni rast qetu n’Letnicë. 

TA: Ëhë.

PR: Edhe u kânë ni i martum’. U martue edhe ia ka falë zoti ni çikë. Qetij, k’ta jon’ qi kanë ikë pej lufte, asi t’Maqedonisë  janë, t’ardhum k’tu. Kanë hi n’shpija t’kroatëve. 

TA: Ëhë. Shqiptarë a? 

PR: Po, shiptarë jon’, shiptarë, po folin si ma ron’; jo si na kosovart k’tu. Folin si Tetova, anena qi jon’ Maqedonia. 

TA: Ëhë. 

PR: Folin si ran’. Edhe... ai... i len’ çika.

TA: Ëhë. 

PR: Ky keshe shypja, nervozohet,  e ka myt’ f’minë  e vet. Çikën. 

TA: Po a?

PR: Pasha ni Zot po. 

TA: Kur ô ky rast?

PR: Aaa ôsht... s’e di a ka motmot, s’e di  valla, qashtu diqysh. Sha me bâ, e ka mytë f’minë e e ka kapë e ka qitë me nifarë prroni ku ô nifarë uji, nifarë çikhâ, si mal â sod, e ka hupë. Edhe kurgja... hupi, hupi. Tana e kanë lajm’ru kojshia,  kanë thânë, “O, ky ka pasë çikë, po ku e ka?!”. Kur kanë ardhë policia, e kanë zoritë k’tô: “Ku ki f’minë?” – “Aaa, jo k’shtu, jo khâ..” – “A po kall’xon?” Ep anej. Hiç. Ia kanë shti kryt’, e kanë mush’ ni kofë me ujë, ni qësi, asi, ia ka shti krytë n’ujë k’shtu kejt, edhe me ju da fryma. Edhe dikur ka thânë, “Valla qështu qështu... e kom mytë”. Kur kanë shku n’polici... “Hajde me neve. Ku e ki qitë?” – “Qëtu”. Kur e kanë gjetë f’mijën, t’dektë. Tash s’e di a ô, asi, sa ka nejt’ a n’burg, a ô n’burg a... N’burg ôsht. Po sa i dënum’ nuk e di. F’minë e vet. Kishe “pse nuk ô gjalë po ô çikë”... 

TA: Ëëë.

PR: K’ta jon’ t’mrapametun, do qi... bjeshkëtarë qi jon’. Auuu k’ta...

TA: Po de, po. 

PR: Qyky vallai, ô kânë qyky rast, paraaa... motmot a qeshtu diqysh, nuk e di bash mirë.  F’minë e vet. Ajo ô shumë katastrofë, kukuuu... Kur jon’ vra njo’ dy, babë e gjalë, k’tu n’Stubëll, kur ka hi ky partizani asi... i Titës; edhe Enver Hoxha edhe Tita kishin pas liftu bashkë. Thotë, “Po liftojmë; kur t’bitisët lufta,” – Enveri thotë – “Kosovën me ma lanë mu”. Tita i thotë “Ani”. 

TA: Ëhë. 

PR: Kur ô bitisë lufta, Tita ma i fortë, ka thânë “Ja-a, e ki kufinin qëtu”. A je kânë n’Shipni? Qysh jo...

TA: Ëhë. 

PR: Ia ka da kufinin edhe hajt. 

TA: Qeshtu po thojnë a?

PR: A?

TA: Qeshtu po thojnë a?

PR: Po de. Qashtu ôsht. 

TA: Ëhë. 

PR: E kesh tu t’thanë ata qi jon’ t’vramë. U kânë nja... e shtishin polak i katunit, me rujt’ fushën, mos me hi gjâja. 

TA: Ëhë. 

PR: Eeej, eeej...(përshëndet dikë nga larg). Edhe kur i kanë vra ata, i kanë hyp’ n’kerr, i kanë çu për Gillan, me bâ hajgare, a di, “qi i kena zanë dy ballista”, thojshin. Kur i kanë çu n’Gillan ky polaki sha... sha e ka rujt’ fushën, i kanë thânë ata, “Kape drejtoe këta” k’shtu n’kamë, me bâ hajgare, a di, muu mledhë Gillani ‘qi e kena vra’, dy asi, dy ballista. Ai kallxojke, ai plaki, ai u kânë nifarë Lluki, po i shnoshë, i trashë u kânë k’shtu; kanë thânë tha, ata, “Qyre, drejtoe ti k’tâ për banderi ose për bagremi, ose edhe ty kena me t’vra k’tu”. “Une,” tha, “e kum kapë opaa. ‘Ep, ‘ep, ‘ep, ‘ep, ‘ep, ‘ep, s’un’ e çojshna” – tha.

TA: Ëhë.

PR: “S’un’ e çojshna me drejtu. Dikur,” tha “menxi e kom drejtu”. ‘Brez’ a ‘shokë’, a i thojnë?

TA: Po, po. Qashtu.

PR: Edhe “E kom lidhë” tha “qeshtu, trrak. Ka thânë, ‘hup ti prej k’tuhit’. Edhe jom nisë për shpi. Hajt.” 

TA: Hëh (qesh). Kall’xomë tash sa vjet i ki për momentin?

PR: Qetash? 

TA: Po.

PR: Tedhetë e njâ [81], për tedhetë e dy [82].

TA: Ëhë.

PR: 1937-tën, shtat’mdhetin shkurt [17.02], jam i lemë.

TA: Shtatmdhetë shkurt a?

PR: Po, ditën e pavarësisë...

TA: Aaa (qesh). Ditëlindejn e paske...

PR: Jam i lemë shtat’mdhetin, tridhtë e shtatsh. 

TA: Krejt qeto vjet qi i ke bâ... 

PR: A?

TA: Tedhetë e ni vjet [81].

PR: Po.

TA: A ki naj m’sim qi t’ka metë pi jetës? Ose pi babës, ose qi thu “Qe, qikjo...”

PR: Qysh – qysh ‘t’ka metë’?

TA: Naj m’sim, naj m’sim?

PR: Aaa. Nana jeme u kânë shumë e meçme. Na m’sojke ne, a di, kur ishum t’ri. “Qyre,” thojke, “mos vidhni, mos rreni, mos tradhtoni, mos u ngucni me nakôn. Runi gjânë, hajdi n’shpi, mos boni...” – a di, mos me bâ probleme.  

TA: Ëhë. 

PR: Na m’sojke nana. E baben s’un’ e maj men... pak, i kum pasë shtatë-tetë [7-8] vjet, kur ka dekë.

TA: Ka dekë herët baba, a?

PR: Po. 

TA: Aaa.

PR: A nana... nana n’tedhetë e dytën [‘82].

TA: Ka dekë a?

PR: Po. A nana na m’sojke, “Mos boni k’shtu; bonu t’mirë...”. N’shkollë jena kânë. Kur u çelë shkolla jena kânë... s’ka pasë klasë hiç; krejt jena kânë me ni ven.

TA: Ëëë. 

PR: Dika’ si niqin [100] nxansa, a niqin e pesthetë [150] a...

TA: Ka pasë veç djem?

PR: A?

TA: A ka pasë edhe çika n’shkollë?

PR: Çika e gjel, krejt.

TA: Krejt a?

PR: Kej. Po, po. 

TA: Ëhë.

PR: S’ka pasë klasë e s’ka pasë m’sus. Ni m’sus u kânë, u kânë ni Ahmet Bajraktari, i Drenicës. Tana’ masanej jon’ kânë do t’Stubllës, e tuj u rritë e tu i m’su e tu i asi. 

TA: Ëhë.

PR: A n’Irak jom kânë dy vjet.

TA: Kall’xomë pak për n’Irak.

PR: Po.

TA: Çka t’majsh men.

PR: Te Sedam Hyseni.

TA: Ëhë.

PR: Amo jena kânë me ket’ firmën e Maqedonisë, tedhetë e gjashtë... jo – tedhetë e dytën [‘82], edhe tedhetë e gjashtën [‘86], dy [2] vjet. N’Irak, gratë kejt t’mlume, pasha ni zot, veç qeshtu qe, do i qitshin. Kejt me asi t’zezë, t’mlume. A t’rejat jo, si ti; p’e za ato, t’rejat, hecshin me framerka, sukur te na. A do shka ishin n’kohë, n’pesthetë vjet e tekanej, kejt qashtu t’mlume. 

TA: Po a? E atje sa ke nejt’ n’Irak?

PR: Dy [2] vjet. 

TA: Dy vjet a?

PR: Po. Dymdhetë [12] muj’ nihere, edhe dymdhetë [12] nihere. 

TA: Çka punojshe?

PR: Kena punu kejt n’k’si ndërtimtari. 

TA: Ëhë.  

PR: Emo ushtria kur jon’ kânë, ushtria e Sadamit. Jena kânë t’mshelën, kejt t’thurrum’ k’shtu, s’kena mujt’ me dalë, veç kur dalshim me dalë n’shehër. Se s’ke pasë ti drejtë, se roja ô kânë rreth e rreth,  n’ushtri. 

TA: Po, po... 

PR: Edhe kena pasën, me dollarë e kena pasë, dollarë t’Amerikës. Une i kom pasë nja tetë mi [8000] dollarë truç a ma shumë a...  nonqin [900], ni mi [1000], ni mi e dyqin [1200], ni mi e treqin [1300] dollarë e kena pasë mujin. A rroga shka ô kânë e Shkupit ardhke n’shpi. A dollartë e kena pasë, i kena çelë ato... asi për n’bankë... dollartë shkojshin n’bankë, tana’ kur ardhshum i marrshum. E lufta ô kânë... Iraki edhe Irani kanë pas liftu at’herë, n’atë kohë. 

TA: Ëhë. 

PR: Edhe... po jena kânë na larg pej lufte, sukur me thanë sa pi k’tu e n’Beograd. Bastër ô kânë ni asi, a na jemi kânë n’Bagdad. Bastër, Musollë, aqe ka pas krisë lufta, Iraki-Irani. Te na s’ka pasë rrezik, a di... Merrshum do rroga, nejshum ni motmot, ardhshum te shpija, i kryshim do punë. Hajde... e qeshtu diçka. 

TA: Ushtar a je shku ti?

PR: A?

TA: Ushtar?

PR: Ushtar jom kânë, nizet e katër [24] muj’. Dy [2] vjet. Jom kânë n’pesthetë e tetën [‘58], gjashthetën [‘60] jom l’shu pi ushtrisë. E kom kry ushtrinë, n’gjashtheten. N’gjashtheten...

TA: Po a?

PR: Katërdhetë, pesthetë... gjashthetë vjet p’i bje a? 

TA: Ëhë. 

PR: Ma s’pari jom kânë n’Serbi. 

TA: A n’Serbi... 

PR: Jagodinë qi p’i thojnë, nizet e katër [24] muj’ jom kânë ushtar. Edhe s’kom pas ditë serbisht, pak... pak e hiç. 

TA: Po a?

PR: Po de, s’kum diiitë, s’kena ditë na... I kena pasë qeta serbiantë qëtu do, po s’jena interesu as s’e kena m’su hiç. S’e kom pas ditë serbishtën, as tri n’qin, jo. Ni Po ni Jo, ni qeshtu dishka. 

TA: A e m’sove mandej atje?

PR: Po e m’sum’, na m’sojshin ata...

TA: Ëhë.

PR: N’ushtri.

TA: Qysh t’erdh lajmi?

PR: A?

TA: Qysh t’erdh lajmi për me shku ushtar?

PR: Qysh ke lajmi?

TA: Lajmi, po.

PR: Lajmi ô kânë... ai thirrja. 

TA: Ëhë thirrja, po. 

PR: Po, thirrja. 

TA: Qysh erdh?

PR: Palë Ramaj... Palë Kolë Ramaj, qit ditë ki me shku ushtar. Edhe kena dalë k’tu e marrshum nifarë kuferi, do çetka, m’i fshi kundrat, do qesi sene, edhe dalshim k’tu... n’Viti. Hypshim n’tren, n’Ferizaj, tana’ do për Kroaci, do për Bosne, do për Serbi, do për... a di, qysh i kishin ata qi sa shkojnë n’Serbi, sa shkojnë aqe n’Maqedoni, sa shkojnë... U shkepshin tana’.

TA: A ke guxu mos me shku?

PR: Hê?

TA: N’ushtri – a ke guxu mos me shku?

PR: Mos me shku? 

TA: Po.

PR: Aaa s’ke pasë çare. T’zake Serbia, kjo... Tita kur u kânë, pa çare – thirrja t’ardhke; mos me shku t’i çojke policinë, ose ku ô filani. Edhe t’gjetshin edhe hajt... Edhe hala’ ma keq. 

TA: Kall’xomë tash kur u nise me shku ushtar... Qysh e pritën familja, nana – a u mërzitën? Qysh ke puna?

PR: Kur shkova ushtar a?

TA: Po, kur shkove ushtar. 

PR: Kur shkova ushtar, dalshin kejt katuni na përcjellshin. 

TA: Ëhë. 

PR: A di, për me shku ushtar, dy vjet. Edhe marrshin ngryk... Kur um ka marrë nana n’gryk ia kom nisë me kajt’. 

TA: Po.

PR: A për qerë, hiç s’kum nie. Nana kur m’ka marrë ngryk, edhe m’dokët m’ka puthë n’faqe... aty ia kom... edhe kum ecë. Dalshin i përcjellshin ushtart’ kejt katuni. Tash sukur dikush, atyne qi shkojke ushtar... dikush ia dhake pesë ero [5€], dikush dhetë ero [10€]; ‘ha’, ia shtike n’xhep – “Hajt... t’gjinën aqe kur t’shkojsh ushtar”. 

TA: Sa s’je kthy n’shpi?

PR: A?

TA: Sa nuk je kthy n’shpi pi ushtrie kur je kânë?

PR: N’shpi dymdhetë [12] muj’ s’jom kânë. Tremdhetin [13] kom ardhë n’pushim. Nizet ditë a nizet e dy a s’di qysh ô kânë. N’kry’ demek, n’kry’ t’vjetit, t’ka taku pushimi. 

TA: Ëhë. 

PR: Edhe kum ardhë, kum nejt’ nizet... Edhe jum kânë i fejum’ n’atë kohë; gjashthetën ja pestetetën... gjashthetën [‘60] e kom kry ushtrinë, kom ardhë. Tana mas dy [2] vjete, jom martu. Qi thojshin ‘nër unazë’, a di?

TA: Po.

PR: Tri [3] vjet.

TA: Po, po, po. 

PR: T’fejume qi e kom pasë. 

TA: Qysh ke kalu k’shtu si ushtar? Naj ndodhi interesante, që t’ka ndodhë atje...

PR: U kânë qi puna... shiptartë jon’ kânë  danga t’shkelt.  P’e za, ai u çojke kall’xojke dishka – a di, ai kryesori, qi jon’ kânë ata oficirat qi thojshin – edhe spjegojke, spjegojke, spjegojke dishka, tana’ tha bojke: “Çu” thojke “ti. Sha kom folë?” Edhe na s’ditshum, ‘her guhën s’e ditshum. Edhe ata serbisht thojshin, “Sedi dërvo na dërvo” – Ungju o dru, ungju n’dru. (qesh). Qeshtu na’j bojshin.

TA: A po a?

PR: Po de, se nuk ditshum. Ata qysh i majshin ato serbian’t qi i kanë pasë ato traditat e veta... E na vonë ja kemi pas nisë me m’su serbishtën, s’kemi ditë... kur jom kânë i ri, s’kom ditë hiç, kurgjâ. As s’kom pa sërb, as s’kom pa... as s’kom pa tren m’dokët.. s’e di. Kur kom hypë sefte n’Ferizaj e... (nxjerr një fishkëllimë). Aqe’ jom shku niherë n’Kroaci, tre [3] muj. 

TA: Ëhë. 

PR: Tana’ mas tre muj’ve e kryshim nifarë ushtrimi, tana u kthejshum n’Jagodinë, k’tu n’Serbi. Kom nejt’ tana’ gjashmdhetë [16] muj’, aty me ni ven. 

TA: Ëhë. 

PR: Qëto. Veç jena kânë si t’shkelum, a di? Sërbt’ e ditshin guhën e vet, u çojke spjegojke, boshnjaktë qashtu, malazeztë qashtu. K’ta sha jon’ kânë rumuntë, Rumunia qi ô, edhe Hungaria, ata si na – magjarrtë, hiç s’ditshin; si na, si shiptartë s’e ditshin serbishtën, magjarrtë. 

TA: Po, po, po. 

PR: Ata s’e ditshin, edhe hungarezt qashtu. 

TA: Mandej kur u ktheve prej ushtrie, mas nizet e sa muj’...?

PR: Dymdhetë, tana’ n’pushim. 

TA: Po. N’pushim, sa ke nejt’?

PR: Prej pushimit apet jom kthy dymdhetë [12] muj’. Nist’ e katër [24]. 

TA: Nist’ e katër [24] muj’ a? Gatë a...

PR: ‘Ter ushtar i Titës. Po, gaaatë. Tana jo, u vog’lue. Mas meje tana’ u kânën tet’mdhetë [18] muj’; pej tet’mdhetve u kânë tana dymdhetë [12] muj, tana khâ u kânë gjashmdhetë [16] muj’; tana’ dymdhetë [12] muj’ u bâ ma s’mrami. 

TA: Po.

PR: Ni motmot. Demek thojshin, “Ke m’su boll...” . Edhe... hajt – sha ki me nejt’? Me hangër bukë badihava... 

[Palë Ramaj këndon]

“Eee shkojnë pampurat moj nane, përreth detit, 

Dil e k’qyrni moj nanë, askert’ e mretit. 

Ooo gjysa kajnë mori nane, 

Gjysa k’nojne,

Për Jemen mori nanë na kanë tfillue, 

Heeej, xhezvja n’zallë moj nanë, 

Qi ô tu vlue...

Ooo n’koftë kysmet moj nanë me le naj gjale’ 

 Meniherë kryhet ooo mor me ja marre,

Mos me lanë ushtar me ardhe...”

“Konstantin ma ranë meraku

Se jom bae hajde merak në ty,

Aman aman...

Se jom bae hajde merak në ty, 

Kjo dashnija ma ron se plumi, 

Hajde hajde o moj katileshë, 

Aman aman, 

Hajde hajde o mori katileshë...”