Pjetër Mesulaj

Intervistuar nga: Arbnora Kolgjeraj Rexhaj

Kam shku me marrë kallamoq, për rob, për familje, qaq â kanë untia n’atë kohë, se kanë marrë kallamoqin n’shpinë e te’ hangër n’vend t’bukës

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

19.05.2018

Lokacioni i intervistës

Grazhdanik

Vendi i lindjës

Grazhdanik

Tranksriptimi

AK: Sot, 26 maj 2018, jemi në Grazhdanik, do ta bëjmë një intervistë me Pjetër Mesulaj, 83 vjet. Baca Pjetër, a po na tregon kur keni lind’? Në cilin vend keni lind’? 

PM: Me lind’ kemi lind’ qitu, n’qit venin. Po pi baj unë tetëdhjetë e dy [82], tash hy për tetëdhjetë e tri [83] k’tu n’Grazhdanik. A baba âsht ardhun, a kânë n’Nashec, a kânë k’tu, kem zon’ vend na, edhe t’partë tonë edhe katragjyshi i k’tij Markit k’tu. Na jena rrit’ k’tu, pi baj tetëdhjet [80] e kusur vjet qitu, pa ndrru vend kërkund hiç; a t’partë kanë ndrru ven’, na jo. E n’atë kohë kemi vujt’, kemi vujt’ shumë, pa bukë, me shka me punu... Kur ka hy partia kanë shkue populli, axha i babës tem ka shkue n’Tetovë. Tetovën ju e dini, a po?

AK: Po, po.

PM: Kam shku me marrë kallamoq, për rob, për familje, qaq â kanë untia n’atë kohë, se kanë marrë kallamoqin n’shpinë e te’ hangër n’vend t’bukës, kanë hek’ keq, e tash shyqyr Zotit â liri, ka bukë shyqyr, kanë shpia, jetën e mirë, mirëpo puna... ishalla i ecë shkolla se na jena kânë gjinë pa shkollë në atë kohë. Besoni, edhe unë jam kânë në shkollë, po s’kem pas mar’ fletore, s’kem pasë libra, s’kem pasë... s’di qysh kem jetu na. Ni copë bezi, nifarë asi, kem shkru knena n’matematikë, n’tjetër anë domethanë, bukurshkrim, shumë vshtirë... Kemi vujt’ at’here n’atë kohë e, tash shyqyr janë mirë senet, mirë... kush don me ditë e kush don më punue, e mu shkullue tana t’mirat janë. A n’atë kohë s’kem pasë veshmbathje, s’kem pasë bukë me hangër qysh duhet, pa strujë, pa ujë, si me kânën, si me kânë gjinë t’egjër; a tash shyqyr – gjinah me fol’ keq – shumë mirë âsht, mirëpo vend pune nuk ka, nuk ka, lidh’ mas lidhje tjerët marojnë shkollë e jesin rrugav, kjo asht dam... Me t’vërtetë, shyqyr janë shumu’ populli, n’përgjithësi janë shumu’, mirëpo vend pune nuk ka. E qikjo âsht problemi qi fabriket janë kânë k’tu kur janë kânë, fort mirë i maj men’. Fabriket natë, ditë tu punu me smena, i madh i vogël, domëthânë kush u kânë: si mashkit’ si femnat, janë kânë n’punë. E, tash punë s’ka, â bâ hajni, hajni, po dojnë me hangër mirë, s’ka punë, gjithqysh janë tu ndodh’ senet, gjithqysh janë tu ndodh’, e jo mirë. E n’atë kohë, kah ana e bujqësisë s’kemi pasë me shka me punue token, a kânë nifarë parmene, nuk e dini parmenen... e drunin, nuk e dini tash, e drunit ni copë përpara â kânë qitu, qe, sikur e shatit. Shatin ju e dini, a po?

AK: Po.

PM: Si shati u kanë, e majshin me livru tokën krejt dru, e tash ka dalë teknika, tash mirë âsht, shumë mirë; n’atë kohë s’ka pasë bre as kual, as kije, as s’kem pasë... kem vujt’, shumë kem’ vujt’. Tash janë te’ punu tokën, ka dalë teknika, bukë ka, po s’jemi te’ punu tokën aspak, jo mirë, jo mirë prej shtetit – duhet bre, tu ble mill’, pale prej kuhit, bili tu kânë... tu kânë te’ pasë tokën tonë. Me gjithë vllazën jam i ndanë po tetë [8] hekter tokë i kena – kah dy hekter për vllat’. Baba i ka pasën, baba nadhejt e shtatë [97] vjet kur um ka dekë, para lufte, nja pesë, gjashtë [5, 6] vjet para lufte, a nâna mas lufte, nâna jetoi, i plotësoi tetëdhejtë e katër [84] vjet. Mas lufte um ka dekë nâna, baba para lufte um ka dekën, e, kemi vujt’ n’atë kohë shumë baco, pa ujë, pa strujë, pa... n’atë kohë i bishin prej Shypnie do pisha, i çajshin, pisha – nuk e din se shka âsht’ pisha, ja? Do dru i kuq asht’. I çajna ata pishat e me kallë n’vend t’dritat, mâ struj s’ka pasë, rrallë najkûn, nëpër fshatra s’ka pasë strujë. E pisha, me majtën pishën, me hangër bukë n’atë kohë... kemi vujt’ shumë se jemi kânë gjin’ t’egjër... shyqyr tash shumë mirë âsht’. Po kah ana e punës nuk ka, nuk kanë çel punë. A punë... se jetesa shumë mirë âsht’ tash, qysh kena vujt’ na at’here... besoni se, kur shkajshin për festë ose shkajshin najkûn nër miq, u dashke me lyp’ n’kojshi ni parë kpuca, ni setër, ose vllaut “A po ma jep setrën t’shkoj?”, e tash shumë mirë âsht’... me t’vërtetë s’janë tu ditë... Ju duket seri si po foli une a? Pak po, pak.

AK: Jo, jo, mirë!

PM: Nuk âsht’ seri, po e saktë â qin për qin [100%]. Kemi vujt’ n’atë kohë – jo sall fshati jonë, shumë e shumë fshata, shumë e shumë fshata, kemi vujt’ n’atë kohë. Sa vjet i ki bre bac? [i drejtohet shoqëruesit tim)

AK: 28.

PM: I ri... Na kena vujt’, shyqyr tash âsht’ mirë e, kemi hangër bukë kallamoqe, kemi hangër besa pa bukë, pa bukë!

AK: Gjyshi juv’ a ka qenë k’tu, apo prej cilit vend ka ardhë?

PM: Baba jam’?

AK: Gjyshi, gjyshi.

PM: Jaa, u kan’ ardhë prej Shqipnie.

AK: Prej cilit vend t’Shqipnisë?

PM: Prej Mesulit.

AK: Prej Mesulit a?!

PM: Nuk e di, nejse mâ... e di, i ardhën.

AK: Ai ka ardhë, ma s’pari ka shku n’Nashec?

PM: Ka shkue në, ka shkue në ksaj... n’Fshaj, prej Fshajit janë tarazu se aty u pedafen miskojat, baba jam thajke, miskojat, a e di shka... nuk e din miskojat!

AK: Po, po, po.

PM: Hajshin, hajshin gjinen n’ftyre, e, miskojat... janë ik’, janë largu prej atyit, janë ardhë n’Nashec, baba jem; prej aty’it kem zânë vend k’tu. K’tu âsht’ shumë mirë, k’tu kemi tokë e kemi... po s’jemi te’ punu se i kemi, shyqyr.

AK: Sa anëtarë të familjes jeni kânë?

PM: Paj katër vllazen, po afër tridhejtë [30] po, nja tridhejtë e pesë [35].

AK: Keni jetu krejt bashkë?

PM: Bashkë, para atyne, dhejtë [10] vjete, jemi nda, se vallai ma i vogli, kur janë nda, vllai ma i vogli i ka pasë pesëdhejtë e dy [52] vjet. E kena majt’ me atë kohë... tash si, tash si t’asi, meniherë po pjesëtohen: si vllaznia, si gjint, e, shyqyr i kanë kushtet, janë tu punu n’shtete t’jashme. Se, beso, po s’t’morra, do t’rrinë me ni ven’, do t’jetojnë... e shyqyr kanë bâ pallate, kanë bâ... kanë nreq’ shpi gjithësecili ma mirë se tjetri, shyqyr... unë jam i knaqen, përpara je kanë lodër baca, ju iu duket seri... Kur visha unë n’Zym me nânën teme, se nâna e Pjetrit â kânë motra e babës tem. Kamë prej Grazhdanikit, kamë jem shku përpjetë n’Zym e krejt shpiet me rrasa; e di si sot me m’vet – rrasa, drunat pa ren’, si me kânë gjin’ t’egjer n’atë kohë, me rrasa mu duk shpinë... E, tash shyqyr si qytet... n’përgjithësi kem vujt’ n’atë kohë, shumë e shumë e shumë. Shyqyr, si thashë parëz, tokë keni tanë, po e kem lanë tokën batall; livadhe s’jemi ti’ punu, nuk ka, nuk ka hesap, po duhet njeri... s’ka, s’ka kush me punu edhe, â puna bukët n’furrë herë... tashti, po du mu thanë, si i kena punu na tokën, bukë kurrë s’kena ble, bukë. Përpara vike vshtirë.

AK: Ju jeni marrë gjithë jetën me bujqësi, a po?

PM: Me bujqësi gjithëherë. Beso, at’here me bâ me tu gjetë, ta merrshin millin n’magje, kallamoqin.

AK: Kush ashtu? 

PM: Shteti, shteti, â kânë... ka pa’ hy partia, përpara a kânë katastrofë, â kanë... Beso që na... vet’ jam kanë i ri, millshum kallamoq na n’arë, e kena maru dy me tri ni gropë, e kemi qitë sinekin me qitë kallamoq, n’tokë, n’ara, n’fushë, livadhet afër... E, kemi vujt’ n’atë kohë, e tashti s’janë te’ ditë shyqyr-in kërkush – t’rijt’ hiç se hiç, jeni bâ budall’, ku tha u kanë asi soji. Koha u kânë, mi pshtu, mi pshtu robt, kanë shku, si thashë parëz, n’Tetovë, ka shku axha i babës tem me marrë kallamoq, vet i dyti, i treti, n’kamë.

AK: Kah kanë shku? Ka’ cila rrugë?

PM: Rrugës drejt, përmi Prizren e për Tetovë – jo rrugës kryesore: ja, ja trup, rrugve t’katunarve, thesin n’shpinë nizet [20] kille, ku t’ka marrë ûja at’here me çel’ thesin, me hanger kallamaq. Juve i duket seri ju...

AK: Baca Pjetër?

PM: Fol bac?

AK: Me blegtori a jeni marrë?

PM: Po, n’atë kohë ma herët, po. E kam pasë une tubën e dhive, e kam pasë, bashkë e kem bâ, baba jam edhe ni vlla e ka pasë, axhë e kam pasë, k’tu jena kânë me ni ven, po u pjestum’, e tash k’tu janë, shkun’... dulen qatje, dulen. Do kanë dalë n’sheher... Kem pasë dhitë, kam pasën lopë, dhitë, tubën e dhive e me gjâ jena kân’ marrën, veç edhe fshatrat tjera.

AK: A i keni rujt’ ju – domethânë, ju jeni knë bari?

PM: Aaa jo, jo, axha i babës tem, edhe i babës, edhe baba jam me dhi; n’atë kohë jam kânë vogël teri dikund, n’atë kohë me dhitë n’mal, e shitshin tamlin e, dhitë...

AK: E deri kur i keni majt’ dhitë?

PM: I kena majt’ tek’terna po, nja, nja dhejtë, pesëmdhejtë [10,15] vjet, po, i ki majtë... me gjâ u mirrshim.

AK: E pse i keni hek’ tani?

PM: I kem hek’ se at’herë dulën lopët e dulen tjetër gjâ... pak ma lehtë, se u dashke me i rujt’ dhitë, dhitë kush mi njek’ n’male... – kena pasë mal edhe kena mal. I kemi hek’ dhitë, tani lopët, me lopë, miëpo lopët, gjashtë, shtatë [6,7] copa lopë i kemi pasën, po s’ka kush mi rujt’, paq. E domethanë, kur t’i mash’ gjân’, plehin e qet n’arë, bahet kallamboqi, bahet gruni, bahet bashça, bahet krejt, po s’jemi te punu. At’hera tjetër, n’atë kohë na jepshin me zor kompira për me mjell, shteti juve, merre atyne me mjellë, mu’ na nimue e shumë e shumë e shumë kemi vujt’ n’atë kohë... se, edhe unë jam kânë n’shkollë n’atë kohë, s’kam pasë mar’ fletore, e kam pasë nifarë tabull’ qaty.

AK: Ku jeni kanë n’shkollë? Ku keni shku?

PM: K’tu, k’tu, k’tu.

AK: N’Grazhdanik a?

PM: Pooo, shkollë e vjetër, u prish’ tri, katër here.

AK: Sa vjet i keni pasë kur keni shku n’shkollë?

PM: Sa vjet i kam pasë a?

AK: Po.

PM: I kam pasë dy-tremdhejtë [12, 13]. Jo mar, jooo – shtatë, tetë [7] vjeç i kam... shtatë, tetë vjeç.

AK: E sa vjet shkollë i keni kry?

PM: Katër vjet, s’ka pasë ma tepër... jooo, jo, jo – katër vjet [4]. Katër vjet u kânë domethanë breznit e mi; veç katër vjet, ma tepër s’ka pasë. Jo, a tashti janë rrit’ shkollat, janë rrit’, klasat janë rritën e, kushtet janë ma mirë shumë. N’atë kohë s’kem pasë mar’, e bree axhën, bre axhen, kamë e në arëbar, kamë qatje, qatje shpat ku po duket shpiat e mira janë – k’tu arëbar, kur bike shi na bishin fmia n’ujë... Kem vujt’ bre axhë... u bajshin ujë, u bashim ujë kamve, shko n’dimen e shko napër shi e... na merrke çantet ujë që asht ni prroqkë e madhe, kur t’bjen shi mblidhen krejt... auuu, kem vujtën; tashti ma mirë s’ka qysh me kanë, mirëpo ka ana e tjerë, domethanë senet tjera, s’pat vend pune, a t’rejat e t’rijtë... at’herë u çel’ fabrika n’atë kohë.

AK: Cila fabrikë?

PM: K’tu “Sfillarja” [nuk kuptohet emri qartë] janë kan’ çel’ k’tu, kur u bajke sahati dy [2] s’mujshe me kalu te Stacioni i Autobusëve prej ndrrimev – natë, ditë tu punu me smena k’tu, pare merrshin, pare, vike autobusi deri n’Nashec ti’ mledh punëtorët; dikush me bicikëll, dikush n’kamë shkojshe te qyteti krej, tri [3] smene natë-ditë tu punu.

AK: A keni punu ju ose dikush prej familjes juve n’fabrikë?

PM: Ja’, jashtë jam kânë, jam kanën n’Mal t’Zi, jam kanë ‘ja shatë-tetë [7-8]vjet, n’Krekovac jam kanën.

AK: Keni punu atje, a po?

PM: Pooo, aho, e bre axhë e, bre... kur jam shku unë n’Mal t’Zi shtadhejtë [70] qese u kanë, nuk e man’ men’, shatdhejtë [70] qese u kânë rroga n’kohë n’Progres, si punajshim na shtadhejtë [70] qese, me punue gjithë ditën, e gratë edhe bukën tane, ki me marrë bukën me veti.. Kur kemi shkue n’Mal t’Zi, at’here i thojshin Titigrad tash ia ka bâ ‘Mal t’Zi’, Titograd u kanë, shatë [7] vjet n’Titograd, e at’here katërqin [400] qese me kali t’kuq, katërqin [400] qese sikur sot n’Zvicër, me kali t’kuq – nuk e man men ti, bash kali i kuq, niqin [100] qese u kânë ai, po katër copa i merrshim n’atë kohë. Ti bane zorin, shtadhejtë [70] qese...

AK: E k’to, çka janë kânë k’to?

PM: ... me katër qese. Aaa?

AK: Çka janë kanë k’to qeset? Pare, a po?

PM: Pare, pare, pare, dinar janë kânë. E at’here u kânë katërqin [400] qese, po â kânë e kushtushem.

AK: E sa dinarë kanë kushtu ato?

PM: Kushtojshin boll, kushtojshin nimij euro [1000 €]. Ooo, at’herë pare, pare janë kânë, e kushtushem si ni... niqin [100] qese janë kânë t’râna me kali t’kuq. Ti mi’ vet’ edhe n’Zym, disa e majn men’ fortë mirë, e din, e din se qysh, shka u kânë pare, ‘far pare u kânë.

AK: E çka keni punu ju atje n’Mal t’Zi?

PM: Aii kem punu natë-ditë me smen’ tu punu.

AK: Çka? Çfarë veprimtarie?

PM: Beton, beton, ai natë-ditë tu punu me ndrrime, pandërpre, pandërpre. E du mu thanë, fjetjen e kena pasë t’shtetit, bukën tonë me ble sha t’dush me hangër, me pi, a fjetjen t’shtetit. E tu punu natë-ditë, tu nreq’ fabrikat e ti’ pru prej shtetve t’jashtme maqinat, u bâ firmë e fortë atjene n’Mal t’Zi... e, kem vujt’ n’atë kohë shumë, a tash...

AK: E pse e latë punën atje?

PM: E lamë mar’ axhë, se tash nuk po ban gjithëherë edhe n’dhé t’huj. Thajke, dritë pastë, baba jem: “Kqyre o bir” thajke “n’shkofsh n’Amerikë” – e qashtu po del – “n’shkofsh n’Amerikë bir, dinarin shfrytëzoe n’venin tan, n’venin tan’ shfrytëzohe, bjeri paret tup”.  E tashti, n’dhé t’huj, a pe sheh sa mirë kjo Zvicra, Gjermania, s’pi jep penzionet – aty rri, me majt’ dinarin n’vend t’vet. A âsht’ qashtu, apo jo? Po ndrrojnë, po ndrrojnë shteti e do ligje, po ndrrojnë ligjet, po ndrrojnë shumë e shumë.

AK: E mas jeni kthy n’Kosovë, çka keni bâ k’tu? Çka keni punu?

PM: Me bujqësi.

AK: Me bujqësi. A mundeni me na tregu pak për punët n’bujqësi që i keni kry?

PM: Paj po bujqësisë, ja kena mjell’ at’here n’atë kohë... niherë jena kânë me kual besa, me kije, me kije, axho.

AK: Kur ja keni nisë me i punu tokat – n’çfarë stine?

PM: Cilen séne a?

AK: Po, po mënoj n’çfarë stine? N’verë a, n’pranvrë a...

PM: Paj n’pranverë livrohet, n’pranverë, e n’vjeshtë për me vjelë... e n’pranverë e punojshmi at’here me kije mar’ axhë, besa-besë... eee mar’ axhë, s’kem pasë as edhe kije, ortak, ni kâ peee, ni kâ k’tu n’Grazhdanik, ni kâ n’Nashec – tri ditë njani, tri ditë tjetri me punu, dikur e bân’ gjithcilti t’vetin, na e kena pasë, na gjithëhere, me thanë t’drejtën.

AK: E çka keni kultivu zakonisht?

PM: Veç kena kallamoq, shitshmi kallamoq n’atë kohë tanahere, kallamoq, grun’ shitshim, dikur qitu otkupi nuk e merrshin, se kur ka hy... eee mar’ axhë, kem dorëzu kallamoq otkup, kemi dorëzu sanë, sanën me çue për kual te kasarnat e ushtrisë, për kualt e ushtrisë... At’here, n’atë kohë, shteti si shtet, domethanë ushtria si ushtri, s’ka pasë kamjona me kual. Me kual, i rujshin kual, i ngjitshin n’kerre e n’samar, i ngrejshin topat n’mal tonë atje, napër ara i zishin zaseten at’here mi gjuajtën. As ushtria s’ka pasën kamjona, s’ka pasën traktora... sên s’ka pasë n’atë kohë, s’e di...

AK: N’cilen séne u kânë kjo?

PM: Â kânë para, para tyneee, pesëdhjetë vjetve [50], aaai, para pesëdhejtë [50] vjete. Ushtria s’kanë pasë, i ngarkojshin me samar t’hekrit, i shtrajshin dy plafa kalit n’shpinë, samarin e hekrit, i ngarkojshin topat, n’atë kohë, fort mirë i maj men’... e qesej udhës që keni ardhë ju, lloq e kjamet krejt Hasi tu bajt’, tu shit’ dru – deri n’gu fërkemt e kualve, e tu hi n’ujë... shumë kemi hek’ keq... E, tashti, kqyr asfalt tana anët, ma mirë s’ka qysh me kânë, qitash. At’herë e bamë bukën tonë, për paranej otkupin e caktojke ti tokën, çekaq kille kallamoq ki mi dorëzue – jo jo, u dojke me ble me shku n’Gjakovë, me ble e me dorëzu, a di, dikuj e mjellke, nuk iu bajke toka. A na gjithëherë na e kam pasë dikund, e kem pas mshef’ edhe na bukën.

AK: A keni pasë mulli afër dikund?

PM: Mulli po.

AK: Ku ashtu?

PM: N’Nashec.

AK: Atje domethanë e keni shfrytëzu ju mullinin, a po?

PM: Pooo... e, bre axhë, bree!

AK: A mundesh pak me na tregu qysh e kujton atë kohë kur keni shku me çu n’mulli’ grunin?

PM: Na atë kohë kemi vujt’, axha. Kur bike borë, me vlla temin, ka’ nizet e pesë [25] kille n’shpinë, ishte borë, nuk ecshin, me kije nuk ecke, qisaj udhe n’Nashec. A je kânë n’Nashec?

AK: Po.

PM: Nuk e din a?

AK: Po, po, e di Nashecin.

PM: Aaa?

AK: Po, po, e di Nashecin.

PM: Tyrben n’Suzi nuk e din, nuk e din?

AK: Ai qatje poshtë që âsht’, ni shpellë se âsht’? 

PM: Po.

AK: Qaty tyrbja se âsht’.

PM: Kur paske kânë? Eee?

AK: Po, po jam kânë ma herët.

PM: E, aty u kânë mullini.

AK: Aha, te Baba Sazi aty?

PM: Baba Suzi, mirë, goja t’lumtë. E, aty u kânë ni mulli.

AK: Po.

PM: Blujshin, prej Atmaxhës, e vishin aty. Me kual i ngarkojshe prej Atmaxhës drithret, sa me pasë material me punu, me kual drithet e kuajalive i ngarkojshin, e blujke, neserit e çojke. Mirëpo ky veni i jonë asht’ vakof!

AK: Po. Qiky qitu a?

PM: Qitu, ana e Grazhdanikit. N’Suzi paske kânë ti?

AK: Po.

PM: N’atë kohë, k’tu âsht’ vendi vakoft’, n’kofse punojsh drejt, nuk ban hajni e vidhje, shkon puna e marë, shpia edhe familja. E k’tu lujshin, at’here n’atë kohë hajnet, komita, prej Shypnie kanë pas ardhën, e tu vjedh’ gjâ napër fusha e katune tjera. E kalojshin kah Suzia, aty Baba Suzi, Shejti Shnatat e ka bllokue gjinen, s’i ka lânë me ecë as anej as anej, tu t’duket seri!

AK: Qysh i the edhe nihere – Shejti Shna...?

PM: Shejti Shnatat aty ka pushue, herët ka pushu, aty âsht’ guri i çân’ a po?

AK: Po, po. E, a e din qysh...

PM: E kur je kanë ti? Para sa kohe?

AK: Para ni vite.

PM: E tash e kanë nreq’...

AK:  Po, e kanë nreq’...

PM: ...e kanë ndreq’ me ni dru, aiii e kanë ndreq t’betonit, a po?

AK:  Po, po.

PM: E po m’vjen mirë se paske pa.

AK: E çka thojnë për atë vend aty? A din naj...

PM: Ai veni âsht’ ven i shejtë, aty i ka blloku Baba Suzi, aty s’i ka lânen me kij’ për dore, kanë vidh’ aty ana e Shypnisë, aty i ka blloku Baba Suzi deri n’sabah.

 AK: E kush ka qenë ky Baba Suzi?

PM: Baba Suzi, qaj shejt’ se asht’ aty ai guri... Paske kânë a? 

AK: Po, po.

PM: Aty mu përbi a... tashti i ka pru ky Ramandan Muja vallah, Ramandan Muja, mirë, i ka ndreq’ tavolina, i ka pru shporetë e, i ka pru furrën e, shumë mirë. At’herë kem hek’ keq për ni dru me kalu a’nena. E aty âsht’ edhe mu përbi; aaa paske kânë?

AK: Po, po.

PM: Mu përbi, aty âsht’ shejti i fortë, n’atë kohë se ka lânë me lujten. Kur i kanë lânë kijet, e kur kanë shku ata tjerët, kanë metë, aty kanë metën. At’herë âsht’ tjetra, âsht’ tjetra... lujshim na gjithëhere, shkojshim me babën, rahmet i pastë shpirti, shkojshëm, shkojshim me babën... “Kqyr o bir” thajke, “vnaja menen se qe ku â sheji çikaq”. Aty asht’ shejti i fortë, se thajka baba, rahmet i past shpirti, “qit’ shej’ edhe vnaja menen, se mos po merr Baba Suzi, ky, ai vendimqari prej dollapi”. Blujshim me babën e, vishim e, kur, aletet me tushlicë, e me sakicë e me çekiç e me krejt, aletet e mullinit... ishëm i vogël, um merrke me vete baba jam. E, kur ish ftoht shkoi ai vudimqari me marrë dru me kall’ zarmin, pruni aty, e i qitem na drithin aty e, e murr hakin mirë... ku po ta dim’ shalën, sahi fakt âsht’... hynem aty n’sobë, ish ftoht, tu kall’ zârm aty, dul ai plak, mixha Mehmet i Opojës, i moçëm e gzofim e madh, e qaty n’mulli rrike... e, tash po e merr edhe ni kotllaq. Hoppp dola une.

AK: Edhe ni çka?

PM: Hakin, ka harru ai njeri i moçëm... 

AK: Po.

PM: Edhe nihere me marrë hakin e mullin qe âsht’ tu e blu aja’, a njeve?

AK: Po, po, po.

PM: “Hakin, mixha Mehmet?”,  “He! E ke marrë niherë!”, “ E, na fal mixhë!”. Qaty domethanën pale shka ka bâ n’gjeti me tjerët. shka po di une... Baba Suzi e ka blloku, e ka zânë guri, vet ka thânë, e ka zânë gurin Baba Suzi edhe e ka lshu ujt’ edhe i ka thânë, “Ti nuk ban me marrë jashta hakin tan’ – jo me marrë tepër!”. Vet ka folën, se qaty n’seter i merrke qirat ku lejshin nezra, pare, populli – “Ti paske kânë Suzi!” I bike qirat, tubën domethonë, ni kill’ a dy, i kallke, aksham për aksham i kallke, se flejka aty, ai plaki, i moçën. E, i kallka aty at’here edhe paret, i bleke, i shpenzojke qaty, i ka thanë “... se ti je te’ marrë hakin tepër”, e ka lshu gurin, e ka zânë gurin Baba Sazi, i ka thânë: “Mos prek mâ, përndryshi edhe derën jo me mshel’ – me lânë çel’.” Masanej, bash une kam shkue: s’asht vendimqari, dera çel’; kam çel’ derën pa çels, prej dere e kam qitë drithnin aty edhe e kam lshu gurin – se kur t’shkojsh shpesh e shpesh, msohet njeri, a?! Edhe e mlova e, hakin e lashë aty, qishtu sâll kur kalojshin blujshin... dikush po duhet me lanë hakin e mos i hyn’ n’hak, merri ti at bluje e at hakin leje aty... Bash kur t’i ka nshue, i thotë: “Ti mos me marrë mâ!” Aty, aty nuk ka.. .nuk ka prekën, edhe i ka lânë dyrt’ çel’, mirëpo e murr’ ana e Hasit, tu kalu aty, aty kaluse, k’tu i kanë tokat, prej Pashtrikit. A je kânë n’Planejë? Nuk e din, nuk e din...?

AK: Po Planejen, po, po.

PM: Aaa?

AK: Po, po, e di.

PM: Gorozhupë e k’to, e kanë tokën k’tu. Napër Dri tash i kanë nreq’ urën për merak, k’tu nëpër Dri dilshin e merrshin, domethânë shkajshin kallamoq merrshn n’tokën e vet, domethânë sanë e kallamoq, e ma shkurti, e lamë derën çel’, i morren ‘aletet me sharrë, e me çeçik e [nuk kuptohet], at’herë dul, se kanë pa’ ardhen prej Gjakove me blu n’Vlashën n’atë kohë, n’Vërmicë – nuk e di Vermicën, ja?

AK: Kjo pjesa... po, po.

PM: N’kufin.

AK: Po, po.

PM: Eee, prej Gjakove me ardhen me kije me blu grun’ o kallamoq, se s’ka pasë strujë e mulli me strujë, a njeve, n’atë kohë... e, tashti prej Gjakove me ardhë e me blu k’tu. E, na shkojshim n’Vlashnje, shkojshim, n’Zhur e, tashti me struj ka dalë, ka dalë, ka dalë edhe [nuk kuptohet], mirë âsht’ tashti, shumë mirë. Na fal pak, se fola pak tepër.

AK: Jo, mirë âsht’. Jo, jo. E qaj guri i përbim’ që asht’ te Baba Sazi?

PM: Po.

AK: A kanë shku njerz për me u fut’ brenda?

PM:  Aaa pooo, k’tu â kânë dita, që harrova, â kanë dita e Suziut, vishin prej Zhurit, Zhurin e ki ní [nuk kuptohet].

AK: Po, po.

PM: Zhuri, Vlashnja, Kobajt, krejt, u kânë dita e Suziut n’gusht, vijshin...

AK: Me sa gusht, a e din?

PM: A kânë me pesëmejtin [15] gusht, po, festë edhe pi Prizrenit, me dajre, me defa ti’ ra, n’kamë vishin, pij Prizrenit, u bajke ai rrafshi – e paske pa atë rrafshin aty?

AK: Po, po.

PM: ... plot: tu kall’ zarm’ e tu nejtën me çadra, tuj nejtë poplli e dajre, e, tupana e, defa e zishin ha’ qaty, ku ke pa atë atë gurin e çam’, zishij hajë, zishin eee, havull.

AK: Po.

PM: Kur kalojshin ishin t’vogjel, at’herë s’u bajka loja, shkojshin aty e ka’ ni lugë e jepshin carrokve n’dorë, [nuk kuptohet], qashtu u kânë. E i jipshin fmive, i jipshin.

AK: E çka thojnë për atë legjendën për me u përbi te ai guri?

PM: E aty âsht’ për smuj’ e për paqefllake, i kalajke smujte. Mirëpo, âsht’ se, edhe unë kam hy aty niherë; drejt aty mu përdredhë n’atë anë e del. E k’tu tu mahit’ e tusin popullin thotë, “Ai se âsht’ i drejt del, e ai se ka bâ naj sên, ka ba hajni, ka ba dishka – jet’ n’tâ”, po iknu mar se ajaaa, tu mahit populli shqiptar eee... âsht’ interesant, po hyn tash, hyn e përbihen e dalin e, lajnë pare e njéte tu bâ. Mirë a!? Mirë âsht’! 

AK: A shkojnë ‘alâ njerëzit me u përbi?

PM: E, tash jo, shkojnë rrallë. Përpara ne shkojshim mar’ axhë, Dita e Suziut u mushke plot prej Prizrenit, Zhuri, Vërmicë, te Kobajt e prej Prizrenit e, u mushkje; tash jaaa, tash ja, e kanë lânë, po bravo i koftë Ramandan Mujës, i koftë nera – ku ke pa me shku kerri ti te tyrbja; a e keni aty? A? Parkimi?

AK: Po, po. 

PM: S’ka pasë mar’ axhë, s’ka pasë mar’, e ka nreq’ për merak, po kuj m’ja nreq’... kuj m’ja nreq’... i marrin karrikat i thejnë, i kanë ble shporetat, i kanë ndreq’ tavolinat, i kanë nreq’, i kanë pas shpu gurin e [nuk kuptohet], për Ditë t’Suziut preshin kigja, preshin pula, po i zinë e i marrin me veti, shumë bukur... ma mirë s’ka qysh me kânë. Âshtën tyrbe sikur tyrbja e knej, ti e din, tyrbja e Lezit, eee, e fortë... â puna se tashti e kanë lânë, nuk po shkojnë axho, nuk po shkojnë. At’here, kemi vujt’ shumë përpara ne. Bike borë, s’mujshe me shku... drithin n’shpinë, at’here u dukke mi nimu me thy akllin atij që âsht’ te mullini, e tashti ka dalë teknika me strujë pe blujn’ e s’ki nevojë me shku, e kanë lânë batall...

AK: E n’cilin vit ka dalë prej përdorimit komplet mullini?

PM: Pak para tyne, para, para tridhejtë [30] vjete, po.

AK: Para tridhjetë [30] vjete!

PM: Pooo, para tridhejtë [30] vjete, po, se përpara punojke, n’rregull punojke, natë-ditë tu punu ky, n’Vlashën e, n’Vërmicë tre-katër gurë janë kânë – nuk e din? A? Tre-katër gurë u kanë burimi prej bjeshkës, ujë, ujë sa t’dush uji – tre-katër mulli pi Gjakove me shku me blu atje. Po, e tashti me strujë tashti...

AK: A ju ka ra me pritë n’ren?

PM: Pooo, ban vaki se gjithë ditën e gatë s’bjen ren – edhe natën me nejt’ aty, se robt dojnë me hangër bukë; e tashti shumë n’rregull, me strujë pe blujnë e po vjen milli prej kahmimosit – veç a ki pare! E, mirë, a? Mirë âsht’ tash, mirë â, po puna vetëm... papunësia, s’kanë punë, tepër, tepër âsht’... katastrofë âsht’; veç kqyrin qysh me bâ zullum... a, kemi vujt’ vallah përpara ne. Ku ka pasën kerre shqiptari, kerre me shku n’qytet a me shku te miki, kurrë jo! As s’ka pasë teknikë, as s’ka pasë traktora as... jo bre axhë, jo, axhë, aja punë vdekje u kânë. As n’Nashec, as n’Kobi, as n’Grazhdanik, as n’Vlashnje as hiç, hiç, hiç. Veç, dije se toka batall jetke se nuk kish me punu, me shka me punu. Tash ka dalë teknika për çdo sen’. 

AK: Baca Pjetër?

PM: Fol?

AK: A mundesh me na tregu pak procedurat kur keni fillu me i punu tokat; çka keni bâ?

PM: Tokën!

AK: Po.

PM: Tokën... Dul ni ligj at’herë n’at kohë, me mjellen oriz, arat ni livru mi bâ rrafsh, m’ia ndreq bregat at’here, me mjell, at’here me mjell oriz e me dorëzu orizin... ti nuk e mrrin! Oriz me mjell. Shteti thojke patjetër me mjell, e, kemi hek’ keq... kemi vujt’ n’atë kohë, shumë kem vujt’, shyqyr tash nuk â keq, mirë â... Eee, pa bukë hallki kanë duru ûni, n’atë kohë, kanë duru ûni se s’ka pasë.

AK: E çka keni hangër zakonisht ju? Çfarë ushqimi i kanë përgatit gratë n’shpi?

PM: E bre axhë, e kanë pasë pru do, eee, bukë e... qysh pi thojnë mar’... bukë, bukë lulediellit, ajo bukë lulediellit; ajo kur u forcojka, ajo, veç me thy me çekiq!

AK: Qysh âsht’ kjo bukë? Qysh âsht’ bâ?

PM: Sikur buka kshtu se pe qesin n’familje, e gatujshin.

AK: Aha... gratë n’shpi?

PM: Aaa? Jo, jo, jo rrumbullak, jo, jo, jo...

AK: Po gratë e kanë gatu, a po?

PM: Po, po, po. Bukë thekni. Kemi hek’ shumë – ku me marrë bukë kallamoqe... s’ka pasë bukë kallamoqe, rrallë, rrallë, rrallë e hiç. N’atë kohë kena vujt’... a na, n’përgjithësi kena vujt’ shumë.

AK: Tjeter, çka keni përgatit’ për ushqime?

PM: Me djath, e, me tamël e me... majshin dhi dikur, dhitë e jo dhenë e, jo... me bylmet, me bylmet, naj punë e naj... dikur ma vonë u pre se ja, ja, jaaa... vshtirë. Kanë vujt’ populli.

AK: Kush u kânë i zoti i shpisë k’tu te ju?

PM: K’tue baba, baba. Axha â kânë at’herë, baba jam at’herë, po axha at’herë, dy shpitri shpi janë bâ k’tu ren’ [nuk kuptohet].

AK: E zoja e shpisë?

PM: Po, u kânë ajo gruja, ka dekë, e tashti gjithësecili kur po pjesëtohet, tanë, gjithësecili po bâhet zojë shpie; a, n’atë kohë u kânë ni [1] zot shpie, ni zojë shpie... a tash tânë zota t’shpisë, tânë... se përpara, ne tridhejtë [30] vet’, katërdhejtë [40] vet’, ni zot shpie, ni zojë shpie, tjerër aspak jo. Zoja e shpisë shka ju jepke, arxhin jau jepke fmive, i like me hangër bukë carrokët at’here granimi. Burrat – burrat maj s’pari, at’here carrokt, granimi, at’here s’bashki.

AK: Po.

PM: Tash u bâ katastrofë, tash... Zoti e bâftë mirë. Ishallah bâhet mirë se vshtirë, vshtirë axha.

AK: Shteti a ju ka nguc’ hiç juve?

PM: Shteti, po jo bre axhë. Qat’ere n’fillim po, po, po me dorëzue qi t’thashë sanën, si taksa t’ushtrisë, kallamoqin. At’herë otkup vot’, vo t’pulav, otkup hini, hi t’zarmit, si djegin, si kallin zarm’ – atë hinin me mledh’ e me çue.

AK: Pse me çu hirin, për çka?

PM: Aaa?

AK: Për çka ju ka dashtë?

PM: Shteti e lypke, vot’ t’pulat, sanën aty me çu, kallamoqin aty me çu. Dilke napër katun, me shkep’, me çu: “ jo, jo, paguje” – “e ku me marrë pare me pagu?!”, pa çare... at’here u kânë katastrofë, e tash shyqyr mirë... Tashti, si t’thashë parëz, ushtria me samar ti’ bajt’ topat e ti’ bajt’ mi çue n’mal, e tashti jooo, jo, e kanë maqinat, i kanë kamjonat e shumë mirë, shumë bukur âsht’.

AK: Dajt’ ku i keni ju?

PM: Dajt’ ka i kam pasë, ia kûm... n’Fyrzë, n’Gjakovë – ja, nuk e din?

AK: Po, po.

PM: N’Fyrzë, dajtë e nânës, e at’herë janë ardhë k’tu.

AK: Ku ashtu?

PM: Qitu përmi k’tyne, qisaj rruge që shkojmë për Kobajt, qikjo shpia bash qitu, karshi qitu: lisi, qe shpia e re, i kam djel t’dajes se ato pleqtë kanë dekën... qitu i kam dajtë. Ato nipat, do n’Zym e motrat janë shkep’ anej, anej, janë martu. Ma shkurti, na jena pleqt... kanë shku pleqt vallah, kemi metë na se qe, ky kojshia kâ a kânë baba i... bâbgjyshi i tij i moçem, â kânë baba i tij, e k’ta pleq e axhallartë e, k’ta po shkojnë, po shkojnë, po shkojnë axha.

AK: E ju ku e keni marrë guan?

PM: Urno?

AK: Gruaja juaj prej cilit vend âsht’?

PM: Prij Bishtazhinit, priiij... afër Bishtazhinit, prej k’saj bre... po, po Bishtazhin; qysh pi bjen more... Bishtazhin bre âsht’ ni pjesë aty... – a e din Bishtazhinin? Ja ja...

AK: N’Gjakovë, kah Gjakova.

PM: Po de, n’kodër t’Gradishtit.

AK: E kush ju ka nxanë nusen?

PM: Kush?

AK: Nusen, po – kush ju ka nxanë?

 PM: Baba, baba, baba. 

AK: Kush ia ka propozu ashtu?

PM: Po mik mas miki bre bac: i kanë thânë, i kanë thânë ata misitari; tash çfarë misitari... vet pi nxajnë e vet pi marrin e, Zoti e boftë mirë... E, përpara a kânë qashtu, ka pasë nifarë rregulli, ka pasë... tash juuu, tashhh. Përpara, u kânë n’atë kohë, e zike baba ose msitari edhe nuk e shike çiken deri kur e merrke; kjo âsht’ jo bash mirë, jo bash mirë... e, tashti me shkolla pe shofin e pe marrin e po... edhe edhe po prishen shpejt e kjo katastrofë, katastrofë âsht’... eee, jo bash n’rregull, po i ka ardhë koha qasisoji, nëpër shkolla, nëpër... e bre axhë.

AK: Që sa vjet jeni martu ju?

PM: A... i ka, i ka pesëdhejtë e dy [52] vjet, po, pooo, pestedy- tri [52-53]. Po herët jam martu, jam kânë n’Mal t’Zi, jam kanë, e, n’Kragovac e n’Titigrag e, jam kânë edhe kâ në n’Beograd e tana anët jemi kânë, po tash ma s’mrami te shpia... jo, jo, mirë. Ata vllaznit janë atje, kur po zâjnë venë, s’po kqyrin, s’po interesohen, jooo... janë n’shtete t’jashtme, kanë ble banesat atje e, ata vllaznit dy u m’kanë dekë – njâ ka bâ ndeshje, ma i vogli, njâ prej duhanit e, veç njâ âsht’ atje. Edhe djemt e vllaut i kam atje n’Zvicer. Kanë lujt’ senet axho.

AK: Kur jeni nda familja juve, a jeni nda vet mes veti, apo keni marrë dikon?

PM: Jo, jo, e kemi marrë naj plak. Po.

AK: Plakun e keni marrë a? 

PM: Pooo.

AK: Kand ashtu e keni marrë?

PM: Po ni kujshi k’tu e, djalin e daj’s e kem marrë e, pooo, e kem marrë, mu kânë nërmjet fjalve.

AK: Po.

PM: U kânë edhe ky Bib Dulaj, jaa s’e njeh...? A?

AK: Po, po, e njoh.

PM: Biba, nip i joni, jemi pjestu se qysh, tek; ata i kem marrë, u kânë edhe gjygji, domethanë me vërtetu.

AK: Domethanë niherë kanë ardhë k’ta – me pleq jeni nda?!

PM: Po, po.

AK: Tani i keni çu atje?

PM: Masanej ka ardhën, i ka matën se sa vend, shka, tek... k’ta ma kanë lânë mu, at’here... i kanë kushtet, i kanë nreq’ shpiat, i kanë nreq’.

AK: Mirë shumë. N’cilin vit thatë se jeni nda?

PM: Paj i kaaa, si gjashdhejtë e tri vjet [63] – jooo, kadal, jo, joo, jooo, që katërmejt [14] vjet jemi nda – sa pi bjen?

AK: Qitash mas luftës pi bjen!

PM: Aaa?

AK: Mas luftës t’fundit?

PM: Mas luftës, po, po, po, po, mas luftës. Po, po, mas luftës. I ka, i ka pesgjashmejt [15-16] vjet i ka! E mar’ axhë, mar’ axhë...

AK: E malet qysh i ndatë?

PM: Aaa?

AK: Malet?

PM: E, malet i kanë kqyrë, malet, ëëë, pa u pre mali jo – bashkë e kena.

AK: ‘Alâ i keni bashkë a?

PM: Bashkë na vllaznit’, vllaznia bashkë, i kemi edhe te t’katunit domethânë, t’shtetit aty, i kanë ndalue da, i kam unë ato mexhet e mia, i kam po... e bre axhë, Zotit t’nimoftë.

AK: Me parmendë a u kânë shumë zor me punu tokën?

PM: A kânë, a kânë.

AK: Qysh e ka pasë formën ajo parmenda? A munesh pak me na tregu?

PM: E bre axhë!

AK: E sa vjet keni punu me tâ, edhe?

PM: Ato pak kohë, veç tjerët po – na ja’, pak kena punu – veç tjerët kanë punu shumë: ana e Hasit e kanë pasë tokën k’tu n’Grazhdanik, e u kânë atë digën e drunit, at’herë k’tu u kânë e shpume e trash’, po sikur k’to drunat po pak ma t’holla, e trash’... aty e ka pasë drunet teposhtë, knena e ka pasë, sikur shati e ka pasë, veç e qitke krak aty e lëvrojke, e majke me dorëzë, dorëza t’drunit, krejt pi drunit. At’here kijet e drunit, at’herë ata rrethin për me hy ajo viga e pllugit, e përmenes t’drunit, krejt me dru... ata e pshtillshim, ato thuprat t’lejthisë i përdredhshin e bajshin si kular, si t’drunit k’tu, ni huj t’drunit e... koha a kânë asisoji, koha a kânë, kanë vujt’... e po du me thânë, e kjoo hajnia n’atë kohë, prej Shipnie me ardhë e me marrë gjânë k’tu... po i pat blloku Baba Suzi, deggg.

AK: E Babën Suzi a e keni njoft ju?

PM: Jo, jo, jo veç qishtu i thojmë” Baba Suzi, Shejti Shnatat, ka pushu...

AK:  Shejti Shnatat.

PM: Shejti Shnatat i thojma na t’besimit katolik e k’ta muslimat, besimit musliman i thojnë ‘Baba Suzi’. Shenjti Shnatat. N’atë kohë, n’atë kohë Shejti Shnatat mas t’çamve t’gurit – se janë kânë ato çobant, janë kanë t’pasherr, e kanë pa Shejtin Shnatat mas t’çamve, përtej; paske kanë ti... përtej ujit, për dru kanë kalu, e kanë pasë n’qafë t’gurit, shishiri, ni shishir t’vogël Shejti Shnatat. At’herë, n’atë kohë, sot, sot badihava... nuk e sheh, kurse janë mush’ sherr tanë; at’herë janë kanë çobant t’drejt, pa sherr, e kanë pa Shejtin Shnata, a kânë vllau jem, u kanë vet i dyti, u kanë me gjâ aty se prej k’tu ‘ti i çojshmi lopët me bâ mriz atje poshtë... paske kânë n’Suzi?

AK: Po. E çka iu ka thânë? A iu ka thânë najsen a jo, a veç e kanë pa?

PM: Kush? Jo, jo, jo veç e kanë pa.

AK: Me shishir – me kapuç?

PM: Me kapuç, po, shishir, shishir.

AK: Aha. E çka kish pasë vesh’?

PM: Tesha, tesha komtare i ka pasë n’at kohë, shishiri, buj’ po, po, sa... po, po, ma i madh, i madh, po, po’ ‘ja ni metër, po.. ni metër, ni metër e kusur shishiri. E shohin se at’here janë kânë pa sherr fmia... jo, tash kanë lujtë senet, jo bre axhë!

AK: A iu keni besu ju kur ju kanë tregu?

PM: Pooo, qysh jo. Atje u kânë si shejtë për... çeshmja, apet â çeshmja aty. N’atë kohë çojshim meee, nezerë çojshim aty, edhe si prishin gjâna n’tamel qi melin, granimi i çojshin n’atë kohë, ço krune aty, n’Suzi, nesrit shko merre, tana’ me marrë ujë aty, n’Babë Suzi aty. I bishin, kalojke, pooo pra, me ujë, ujtë, merrshmi ujtë prej atjehti me gostare, e bishim n’familje, a kânë ëëë... besojshin populli n’atë kohë, besojshin edhe janë kânë, janë kânë gjin ma t’drejt janë kânë – pa shkollë po janë kânë t’meçum, i besojshin qatij edhe i dilke domethanë, i nimojke, i nimojshin, i nimojke Zoti... i nimojke se â tu shku e ka ma njét me shku qaty edhe i ka bâ mirë... i ka nezerë bâ edhe i ka njét, e shumë mirë kanë kalu e për paqefllake, për gjâ... e besa, edhe për gjin’ e...

AK: E, a kanë shku edhe gratë aty, a vetëm burret?

PM: Poo, po, gratë, gratë e fmia e nuset, vishin e lishin nezra aty.

AK: E n’atë gurin a janë fut’?

PM: A, po, qysh jo!

AK: Pse janë fut’ zakonisht?

PM: Po për shnetë thojshin, për shnet’ e u përbishin, aty u përbishin, lejshin nezra me kall’ naj qiri, pooo. Tash e kanë nreq’ shumë mirë, po e shkatërrojnë e prishin, se tash shumë mirë, tash ku ke pasë me shku kerri deri aty, shumë mirë asht’... Zoti e bâftë sevap për s’gjalli k’tij Ramadan Mujës, se e ka nreq’... shumë e shumë vene i ka nreq’, i ka nreq’.

AK: Ju ku keni shku n’kishë si fmijë?

PM: E, n’kishë kena shkue si fmi, n’Velezhë.

AK: N’Velezhë.

PM: N’Velezhë – a e din Velezhën, ja? Aaa?

AK: Po, po, Velezha anéna.

PM: At’here... e, ku um qite me fol’! Krejt me Dushanvë, anej xhadës, asni shpi s’ka pasë. N’Dushanovë te semaforat...

AK: Po.

PM: ...aty janë kânë, n’qat fshatin qaty dymdhejtë [12] shpi serb’, serb’ janë kânë dymdhejtë [12] shpi edhe janë kânë besimi musliman, a kânë nifarë Ukë Budakova, Ukë Budakova.

AK: Po.

PM: Paske dëgju... Ukë Budakova, aty, e atë shkollën, n’çajshin n’hangari n’atë kohë me shkue me kie me marrë n’Pashtrig land’, me ndreq’ shkollën.

AK: Shkollën n’Dushanovë.

PM: N’Dushanovë. Shkollë e vjetër po me nreq’, hangari, pa çare do t’shkojsh n’Pashtrik.

AK: A keni shku edhe ju, apo...?

PM: Po mar’, qysh jo... pa ѯare me shku mi marrë land’, mi pre land’ e mi pru k’tu mi nreq’, e tashti dever dunjaja... thajke baba jem, thajke n’atë kohë, prej Dushanove n’çeremide. n’shpi n’shpi. n’shpi e ka shku maca në Landovicë, at’herë u pastru, u bajshin krejt t’rij, mjéll vneshtë e mjéll ato e, s’ka pasë dymdhejtë [12] shpi, që t’thashë, serbe; janë kânë edhe besimi musliman Ukë Budakova, e tash janë bâ shpiat plat, janë rrit’.

AK: E ju keni shku napër Dushanova e keni dalë atje e n’Velezhë?

PM: Eee te kisha, që thae, drejt, s’ka pasë shpia kurgja. Rrugën e Atmaxhës pe din a?

AK: Po, po.

PM: Drejt axhë, drejt nëpër livadhe batallina.

AK: E n’kamë, po?

PM: N’kamë bre... lopët e përzenjanve ni tubë t’madhe, pesëdhjetë [50] copa, niqin [100] prej Prizrenit, aty kah Dushanova aty, e me dalë në, me dalë n’Landovicë, lopët dalin përpjetë. A tuba tjetër teknena... edhe qyteti kanë pasë lopë, lopë e bullica kanë pasë, po, po.

AK: A shkojshin çdo t’dille n’kishë?

PM: Po, shkojshin rrallë, jo bash.... jo bre, s’mujshim me mrri.

AK: E pse nuk shkojshi n’Prizren, se e keni pasë ma afër?

PM: Na jena kânë me Velezhë.

AK: T’lidhun’ a?

PM: Po, t’lidhun’ atje... at’herë, dikur e banë k’tu, domethanë n’Prizren.

AK: Kishën?

PM: N’Prizren. Prej atyhit tash e kanë ndreq’ [nuk kuptohet] k’tune te shkolla e Nashecit. Tash mirë âsht’, mirë.

AK: Mirë...

PM: N’kamë vallah, n’kamë me shku e me ardhë, n’dashë për Velezhë, n’dashë për k’tu. N’kamë me shku e me ardhë!

AK: Edhe atje jeni pagëzu apo?

PM: Po, po, po. N’Velezhë.

AK: Po. Kand e ki pasë kumar?

PM: Kumar... e, nuk âsht’ k’tu, â dekë, a shku n’Zagreb, nifarë Preni. Pren, Pren ia ka pasë emrin... ja, nuk e din?

AK: Çfarë raporte ke pasë me kumaren?

PM: Mirë, mirë, mirë e kem pasë, n’atë kohë mirë... tash kanë lujt’ senet.

AK: N’atë kohë mirë!

PM: Auuu n’atë kohë, n’atë kohë kur jam shku për dhandër s’pari, kumara, kumara Mark i tha babës tem: “A ma jep” tha “kumarën Pjetër për dhandër s’pari”, n’atë kohë, n’atë kohë.

AK: Po.

PM: Koha pe bân’ t’vetën.

AK: Po, e çka i tha?

PM: “Pooo, merre!”  E at’herë dy, tre vet’ kojshit i mlodh; tash çfarë mar’ dhandri, mar’, vet’ e po shkan’ vet e... Zoti e boft’ mirë... katastrofë n’përgjithësie, kur marr kujtoj!

AK: Edhe kunorë keni lidh’ atje n’Velezhë a po?

PM: A jo, për kunorën n’Bishtazhin.

AK: N’Bishtazhin.

PM: Po, masi n’Kushavec afër Bishtazhinit, afër Bishtazhinit, Kushavec âsht’ nifarë katuni i vogël, gruja e Kushavecit, aty e, n’opshtinë. Âsht’ opshtina, ‘ala e kujtoj, n’Bishtazhinë kem ‘nu kunorë, e kem ardhë teknena... tash n’dash aty, n’dash aty – n’tana anët.

AK: E kur keni shku me marrë nuse gruan tande...

PM: Po.

 AK: ...me çka keni shku?

PM: Me kerr t’kualve, e kem pagu njërin, me kerr t’kuajve.

AK: Sa veta keni shku krush’?

PM: A aty a? Kanë shku ‘ja katër, pesë vet’, po.

AK: Gra a kanë shku, a veç burra?

PM: Kanë shku gratë veç n’kerr, dy, tri gra për adet.

AK: N’kerr t’kalit! E qysh u kânë ai? E qysh e keni ndreq’ atë kerrin e kalit?

PM: Ai kerrin e rrumullakt, me shkoza.

AK: Po.

PM: Me thupra, ren’ janë vnuen ‘ja tri, kater rena qishtu, at’herë ni plaf, at’herë qylimin e kuq, qylimin përmi, përmas nifarë çarshafi, çarshaf përmas edhe përpara... po, po, n’ja dhejtë [10] gra po.

AK: Ti a ki shku me marrë nusen?

PM: Jo mare, jo.

AK: Ju s’keni shku, domethanë.

PM: Jo, n’atë kohë, jo. Po e kem pas qitë, u dukke me pagu njërin me kual t’mdhej se ato dhejtë [10]  gra.

AK: Po.

PM: Plot kerrin, n’dy anët anej-anej, ku asht’ tash, ti...

AK: Domethanë ju keni nejt’ n’shpi – e keni pritë?

PM: Kam at’here... ma qanej aty, ata tu erdh’ kam shku une n’opshtinë, me vnu kunorë...

AK: Aha, okej, mirë.

PM: N’ofiqar.

AK: Mirë. E, a ke njoftë ma herët grun’ tande?

PM: Jo bre axhë bre...

AK: Ku e ke pa për herë t’parë?

PM: Kur e kam marrë... kur ta qet macen n’thes hehehe... leje bre axhë.

AK: E kur e keni pa ju për herë t’parë gruan?

PM: Eee, kur kem vnue kunorë n’opshtinë, e n’kishë, n’kishë, përpara se me vnu... aaa, përpara n’kishë, e masanej n’opshtinë, atë ditë kur e kem marrë. A përpara mi nreq’ letrat n’kishë. N’kishë a kânë... ku a kisha tash, pe din? A?

AK: Po, n’Bishtazhin, po.

PM: Bishtazhini, a kânë ni kishë ma nalt, tash e kanë nreq’, vonë e kanë nreq’ kishën k’tu.

AK: A keni shku ju naj ditë para se me ba kunorën te kisha atje, me...

PM: Eee...

AK: ...a jo?

PM: E kem pasë t’caktume se kur me shkue.

AK: A keni shku?

PM: Po.

AK: Bashkë me shoqën apo vet?

PM: Ai ka ardhë, ai miki ka ardhë, nâna e ksej grus’ edhe baba, e une me babën tem edhe me ndrikull.

AK: Aha. Qaty jeni pa për herë t’parë me shoqën?

PM: Qaty, qaty. 

AK: A t’pëlqej’ shoqja?

PM: Po tash, kqyre, n’atë kohë mar’ bac nuk ka.... eee, iii.

AK: Qysh tu dok ani ty?

PM: E bre axhen, tash kanë nrrue senet, shumë kanë nrruen, se përpara ne nuk ban’ mi thonë ‘jo’ babës a nânës a, pak u fol’ at’here. Ke, shkoi ajo.

AK: Po, po.

PM: Ke, shkoi... e tash, kqyre, âsht’ ‘ja disa sene ma mirë kur e gjan’ baba e nana se vet – vet pi marrin edhe vet po prishen... falem se... falem a!

AK: Po, po.

PM: M’falni n’shprehje se qishtu âsht’, jo mirë. Mati, e mati senet fort, e at’here, çudi... jo, unë po çuditem, po çuditna, edhe mu po m’vjen ran’ kah po ní qishtu, s’po ní mirë kërkun.

AK: Sa ditë dasem keni bâ ju?

PM: Aaa?

AK: Sa ditë dasëm keni bâ?

PM: E dasem e kanë, me marrë nusen t’shtunën – asi, t’dillen, edhe t’hanën, dy ditë, po.

AK: Dy ditë... po, a?

PM: Dy ditë, poo, te shpia, te shpia dasmën, n’atë kohë n’havale, n’atë kohë i merrshin kojshit’ nëse s’ka mal, ëëë mi qitë carada, i vnojshi hujt nëpër oborr me da burrët veç e gratë veç, n’atë kohë.

AK: A u shi’she n’oborr a jo? A janë pa mes veti?

PM: Me burrat a?

AK: Po.

PM: Granimi a?

AK: Po.

PM: Jooo mar, jooo mar axhë... heee bre axhë, hehehe, n’atë kohë... ty po t’vjen seri, po qashtu u kanë.

AK: Po, po.

PM: Burrat veç, gratë veç. At’here nesrit, at’here u da’ke me shku me pa nusen, i lejshmi pare n’atë kohë, ni gotë raki, i lejshim pare qaty, koha... E, n’qof’ se s’ka najllana, qajo shpi që s’ka cerga, u dashke, u detyrojke mahalla me shku me pre dushk n’mal e me i ngul’ për darsëm, e tash po vjen koha kontras – burra e gra me ni ven’, dasmja n’hotell.

AK: Ma mirë a ma keq?

PM: Po mirë bre axhë, mirë, krejt n’rregull. Ma mirë po, veç edhe... edhe s’po nín’ mirë axho, axho s’po nín’ mirë, lemi ata... po mirë që e ka begenis, n’rregull, e ka begenis, po n’kof’ se dan me fejue, do mu martue me tjetër, mos e merr n’qafë tjetër kân’, jo, jo po, po [nuk kuptohet]. Me tesha t’nuses për dollapi t’kupatills, e dul, {fishkëllon dhe i rreh duart} ku nuse? shkoi nuse... s’ka..., shumë e shumë e shumë tjera, tjera, tjera. Na pleqt s’ûn pe durojmë t’padrejtat, u kry puna. K’to t’rij’ n’gate Zot, qashtu kanë qenë. Pleqt, m’vjen keq, [nuk kuptohet], jo n’rregull, kur don mu martu martohu – jo, jo, rri pa martu. Po merrni n’qafë, rri urtë.

AK: Çfarë feste keni pasë ju t’familjes?

PM: Po e kem pasë bre Shën Kollin. 

AK: Shën Kollin, e dimrit?

PM: Po, po. T’vjeshtës, po de po, Shën Kollin, Shën Kollin, tani Kshnellave [nuk kuptohet]. senia e re, po, po.

AK: Çka keni bâ për Shën Koll ju? Familja juve?

PM: Paj kem pre qysh asht adeti, gjithëherë e kena pre ka ni delme ose naj kigj a, naj dasht, apo... po pale s’preshin, a kush âsht’ n’qytet i blejnë dy killa mish edhe u kry puna. Fshtatart’ e blejnë, me naj fshat manej blejnë ‘alâ, e blejnë, e blejnë, shumica e blejnë, po na s’i... ka ana e martesës na pleqt s’ûn pi bajmë t’padrejtët se shka janë tu bâ k’ta t’rijtë... ishallah e bon Zoti mirë se, eee. Ish kânë, po kallxon ni plak, puna e pleqve, ka martu djalin e po vjen nusja tashti... Ka shku kojshia, sikur une, ai kish pasë katërt e kusur vjet a pesëdhjetë [50] vjet, a. [nuk kuptohet], “O kojshi” –  “Oj!”,  “A mun u çove?”,  “Po po, u çutem!”, nejse, “A e martove djalin?” “Po”,  “Për hajer, për hajer!” “Hajer paç!” E po vjen nusja, po vjen nusja. Tash si nuset e sodit, alamet, “Jooo, dada asi...”, ”Merre, merre, merre, kojshi?” “Nuk muj!”  “More merre!” po ia ba nusja “Merre” tha. “Nuk muj!” thajke. “Qysh mare, qysh bre kojshi mos me marrë!”, “Ja, ja jaaa, përherë nusja, ishallah plaken bashkë!” edhe rrin sa rrin e çohet. Mas ni jave, dy, u kanë kjo interesant, po ta di fjalën e pleqve, eee, kur shkon mas ja ni jave dy, qaj person që ka shku për me çu nusja kafet, ka thanë: “Nuk muj, nuk e pij!” Thashë: “Po qysh bre kojshi ti atë ditë erdhe, na i qiti kafet, t’pjekën ta pru nusja kafe, s’ia murre!” Iu, bre axhë, sikur vishin n’hotel me marrë, une s’ûn pe bâj, hakaret, hakaret, hakaret... nejse s’pe zgasi ma tepër – hakaret, jo bre une tedhejtë [80] e kusur vjet, tedhejtë a nadhejte [80, 90] jo bre – s’ja ka marrë kafën, ran’ iu ka dok’... tashti m’falni n’shprehje, se po foli pak tepër, nuk e bân’ i moçmi, edhe niherë po tham – për pleq â vdekje axho, ju u doket seri si jam tu fol’ unë; për pleqt â vdekje... as bâbgjysh as katragjysh s’i ka pasë âshtu tash... duhet mu pajtu me zort, tu përpjekë, mu dorëzu, mu dorëzu. Ju her’ bofshit bre axhë, kemi bisedu boll, ishalla i man men, i paske shkru ndoshta, po nejse, ty e dini se qysh tek.

AK: E Lufta e Dytë Botërore a t’ka kap? A t’kujtohet naj tro’?

PM: Pooo, po, po, vshtirë, vshtirë u kanë.

AK: A munesh pak me na fol’ edhe për atë pjesë? Qysh e kujton atë kohë?

PM: Po atë kohë u kanë vshtirë bre axhë, shumë, a kânë vshtirë në atë kohë, a kânë vshtirë vshtirë shumë a kânë. Nuk kem pasen bukë me hangër, e kem pasë vshtirë prej shtetit e prej, e prej popullit, vshtirë, katastrofë, se n’atë kohë a kânë lufta, se a kânë n’Dri anena, u kanë bugari, knena u kanë tjetër shtet.

AK: Kush u kanë knej?

PM: Knena u kanë Italia, anena bugari u kanë, n’Dri anena, aaa?

AK: Po.

PM: Po a, e tashti [nuk kuptohet], se krejt janë kanë n’Dri anena, anej e ka pasë tjetër kush e knena katër [nuk kuptohet], tashti janë rrit’.

AK: E ju qysh e keni pasë jetesën n’atë kohë?

PM: N’atë kohë, vshtirë, po jo bash fortë keq, kundra disave – janë kanë venet malore, kanë hek’ keq, a na jo, jo, jo fortë se kem pasë gjâ, kem pasë tokë, kem pasë... dishka jena rragjamit’, kem kalu.

AK: A vishin ushtarët shpesh knej?

PM: Po po vishin, po po vishin.

AK: A ju ngucshin juve?

PM: Jo, jo, jo n’atë kohë jo a tashti, qitashti n’qit luftë sakatu na kanë, qikjo lufta që ke!

AK: E fundit po?

PM: Aaau, nuk na lirun’ me shku me ec’ na, me dalë, “Jo s’guxoni me dalë ju!”, “Qysh mar?, “Jaaa. Jo se UÇK-ja zapojnë venin edhe rreth kufinit k’tu.” Me zor, na përgadit me ec’ – “s’guxoni me shku prej ktuhit.”

AK: Keni nejtë k’tu?

PM: Pa çare... kur vishin avionat k’ta hauu u mshefshin napër lluga ata ushtria, policia.

AK: A ka pasë knej shumë, a po?

PM: Po, shtabi â k â në n’Kobaj.

AK: Po.

PM: Shtabi i UÇKjes, edhe shtabi i ushrisë, ata ikën UÇKja, shtabi i ushtrisë në Kobaj edhe shtabi i ushtrisë serbe â kanën në Nashec. Po vijshin na kallxojshin ne...

AK:  Kush vike?

PM: Ushtria edhe policia, “Kqyre” tha “ju jo mu çu prej ktuhit.” “E dyta” thojke “ju kur dilni e keni token, kur dilni me punu duhet me pasë shati o tarrakop kap n’krah, se na e shohin me turbi a janë UÇKja a janë punëtorët e qasaj shpie!” “N’rregull, n’rregull!” Qe ai shpati, ajo kodra, a pe e sheh ku asht ajo, ajo banderi e del, e del kâ te shkolla, për kodër, krejt me ushtri, krejt me ushtri me kamera, e kqyrshin, me turbi kqyrshin. E nuk guxojshmi me dalë jashta me shati deri qaty e me ardhë, knej gjâja vshtirë, katastrofë, me gjâ e me lopë e me kual e me krejt ara tu bërtit’ gjâja, ma ma n’qit kohën e fundit kem vujt’ shumë, kem vujt’. Katastrofë.

AK:  A kishit çka me hangër?

PM: Me hangër, po mar axhë, po kqyre, ata thojshin “japim sheqer, e japim mill e japim krejt”, s’dojshim me marren, a UÇK-ja ishin k’ta tont, ishin përtej qisaj rruge, n’lidhave.

AK: A i keni taku najherë ata?

PM: Mirëpo na thajshi ne, na thajshin: “Ni ushtar mu vra ose ni polic serb mu vra, krejt katuni maron.” Ata na kallxojshin! Ma ka vra qenin n’oborr. Kanë ardhë qitu djalit govorist serbqe tash, nuk a kânë ushtar, s’a kânë n’punë t’shtetit, nuk din, qitu m’i ra a, shkoi e vrau qenin. E vrau qenin lidh’, ai qeni i madh [nuk kuptohet], ma shkurti... vshtirë, katastrofë.

AK:  A ju vishin shpesh ushtria k’tupari a?

PM: Po qysh jo, po qysh jo, thajshin: “Bim’ mill” e “bim’ ata!”, “Jo jo jo – na – jo!” Se me marren aty kishin na tonin, se thajshin “ju paske lidhje me UÇK”, domethanë UÇK-ja thajshin “paske lidhje me serbt”, ata hynë i mjellen armët, llavaçat, krejt i moldhen.

AK:  A keni pasë ju?   

PM: Kam pasë pooo, erdhën ushtria, erdhën ushtria e muri djali i daj’s kerrin, erdhën me traktor t’ja futen k’tij stubit dinggg, e shtypen traktorin! Tha: “K’tu” tha “me na pru raki” tha “k’tu” tha “me ardhë” tha “armën ti qe ki asi tash?”, “Po mar pe bi!” Kur e çova thashë, thashë: “Ju” thashë “mos jeni t’kuhit, na fal” thashë “se s’kam drejtë me fol.” Tha: “Unë jam prej Prizrenit, oficir, kapitan [nuk kuptohet], ata tjert...” tha “janë ardhë prej Serbie.” Për Zo’, k’tu kanë ardhë edhe ushtria, e pinë ka’j gotë raki e hajde tash me ne atje, k’ta te Marki te anena përpjetë, k’tu... i ka pasë do mesa Marki k’tu katastrofë, vshtirë veç, ma shkurtën, me vra nuk ka vra kan’. N’Kobaj po, k’tu n’katun tonë kem, kem pshtu pa na dômtue, veç k’to zingjirt granimi i patë [fishkëllon dhe bënë me dorë] i merrshin at’herë plaçt i murrën, i murrën paret, bjeri paret, bjer kuletën, tu kqyr tu hallakat, pooo sobë n’sobë, e pata odën e vllaut mshel, “Ki çils?”,  “Jo”. T’i mshoj ding shkelm, e prishen derën, e gjet tablen e duhenit, edhe e pike duhenin ai duhan koçak, “K’tu UÇKja kânë nejtë?”, “Jo bre” thashë “ka shku n’punë asht!” “Jaaa, vidi” tha “ovaj duhani ovaj za cigare to ima, ima UÇK ovdje!” k’tu janë, duhanin e pa ai tablat po e, ooo vallai mar ka shku atje, ma shkurt katastrofë, qito menzi e kemi kalue, qishtu baco gjajshin kafe, gjajshin shiqer e vetshin auuu vetshin kshtu.

AK:  E me UÇK a jeni taku shpesh me ushtarët e UÇKs?

PM: E k’tu me ushtarët, morën lidhje i thamë k’tyne t’Atmaxhës edhe t’Grazhdanikit UÇKs manej rruge, i thajshmi kshtukshtu, mos gaboni me dalë n’rrugë a mi vra naj ushtarë a naj policë se krejt katuni marojmë! Tha: “E dim” tha “na ka limrue” tha, i qojshi edhe bukë mar, tha: “Pa vesvese na nuk i vrasim.” E tha: “Ku ka UÇK, s’ka UÇK k’tu!” A k’tu ishin qaty! Me pshtu, a ktyne n’Kobaj vallah kanë dam, traktorët, te shpia, mshel dyrtë me çils, traktorin pa dhimbt, i zishin turrë me traktor dyrve ding u nike k’tu u nike. T’i çel dyrt me traktor, traktori i huj, pa dhimbt i mshajke k’to ding edhe u prishke, me traktor e me derë, vshtira vallah ke, kem vujt’ qitash s’funin e mram kem vujt’ shumë, kem vujt’ shumë. Ata kush ka shkua nena do kumar tonë e do tjetër katun bashkë kumar, ja kânë marrë traktorin ja kânë nalë, i qajshin, hajni! I qojshin paret nëpër mjet vllaznive atje, ai i zoti i shpisë me ta, që i kam pasë, se marrë punëtorë për çdo sene marrë punëtor marrë për livadhe. Gjithë mas luftës marrum punëtor, u dashke e bre tha jemi kanë tha n’familje aty e na çun pare vllaznit prij shtete t’jashtme ku jeni asi me adresë n’filan veni edhe i zoti i shpisë i murrum paret, u ba n’aksham, kur u ba aksham erdhën ja dytre vet, kishe pe lidhim atë zotin e shpisë a qaj i ka i ka thirren! Na i murrën paret, krejt i murrën qato paret çka i kanë çu, hajna ata t’Shypnisë, dollaverexhi, at’here ja kânë nalë traktorin, pa traktor kanë ardhë kosovart teknena, po du me thanë prej, prej jush, edhe ja kânë nalë edhe çiken, ja kânë nalë çiken, n’o lema traktori o çiken, shka s’nin, katastrofë axha. 

AK: A ka pasë pleqnarë t’njohur n’këtë anë? Pleqnarë, burra n’zâ, që kanë nda pleqni?

PM: A për pleqni, jo nuk ka pasë, n’Velezhë po vallah.

AK: Po a?

PM: N’Velezhë po, po kanë vdeken.

AK: A e din najnjâ që u kanë ma i përmendun?

PM: Ku, n’Velezhë?

AK: Po.

PM: A bre nuk ka, nuk ka pleq, kanë dekë.

AK: Po qysh ia kanë pasë emrin ata?

PM: Po Zef, Zef Kaçinari n’Zagreb â dalë, edhe ky Gjergj Gjugja ka dekën, vllai vet po e, at’here kyyy Mark Spaqi, Gjok Spaqi edhe ai pleqni e, Marka Zefi, nuk ki dëgju a?

AK:  Jo, jo s’kam dëgju.

PM: Marka Zefi për pleqnar, a kânë n’Velezhë, u kan’ përmen edhe shkojshin shumë e shumë vene për nreqje.

AK: Po a?

PM: Auuu!

AK: A e din naj rast që e kanë zgjedh ata, që u përmend shumë?

PM: Po kanë, kanë nreq’, kanë nreq’ ngatrresa, i kanë pajtu e i kanë...

AK: Çfarë ngatrresa ma shumë?

PM: Për punë t’mexhav, për punë t’vijav e për punë pooo, i kanë, i kanë nreq i kanë pajtu, janë kanë t’përmene, i merrshin edhe tjera katune i mershin për nreqje, i ka ec i ka ec puna mar se ata merrshin pjesë edhe n’gjeti se qysh me ba ksaj pune, qysh ku me pas lidhen, kam ec edhe une me ta t’mit.

AK: A ta ka tregu ndonjë rast që u kanë interesant naj pleqni që e ka da?

PM: Poj pleqnia, për pleqni për k’tyne ngatrresat ndërmejt veti i kanë nreq’ edhe për puntë e k’tyne vrasje, rrehe, i kanë nreq’.

AK: Edhe vrasjet a?

PM: Po, i ka, i ka pajtue, i ka pajtu, i ka pajtu at’herë n’atë kohë, i ka pajtu... sa kenë pleqt, e për pak si ngatrrojshin i nreqshin; tash vallah kanë metë t’rijtë, k’ta t’rijtë, nuk janë, nuk â te kqyr tash, ata pleqt e kqyrshin e vendosshin, se u bajshin pleqt prej Trepetice, bash baba i nuses vllaut tem Nu e ka pasë emrin, Nu Bisaki u kanë i përmenen edhe Gjergj Gjugja edhe Marka Zefi janë kanë pleqtarë edhe shkojshin bashkë e nreqshin sene. Shumë sene kanë nreq ata pleqt, po ata kânë nrru jetë t’rijtë janë metë n’t’ri tashti pleq nuk ka rrallë naj kûn, jaa.

AK: A din naj vjershë ose naj kangë t’vjetër?

PM: A jo, jo, ato jo, jo, jo.

AK: Me na tregu neve? Naj prrallë ose..?

PM: Jo, jo axho, na shpia jonë jena kânë gjinë punëtor, na kena kqyr shpien tonë, na kena kqyr mi ba familjes bukë, s’ina kânë na me kojshi dallaverexhi e me tradhtu kanë, jo, jo veç kena kqyr shpien tonë, edhe ti te na tashti, deri puna mram’ na ka ec’ puna marë! Baba, baba... na jena kânë katër vllazen, baba pesë, kem punu n’rregull, kem pasë tokë kem ba pasuni e kem shit drithë n’atë kohë, dishe besabesë tokë bre axhë me drith’, me gja, n’atë kohë, e si dy copa lopë tri i merrshe hekter tokë, se hallki e shitshin tokën për borxh, e vnojke otkupin a punove a se punove qekaq ki mi dorëzu ti, at’herë pa qare me shiten, me dy copa lopë merrshe merrshe pesëdhejtë [50] ari tokë merrshe, n’atë kohë, puna a kânë katastrofë, toka a rrit çmimi i kanë bâ, i kanë bâ hallki kushtet, i kanë bâ kushtet tashti toka âsht’ shtrejtë.

AK: E naj anekdotë diçka?

PM: Urno?

AK: Anekdotë popullore, naj mesele, a din me na tregu?

PM: Jo axha jo, jo, jo.

AK: A keni nejt’ ju napër oda shumë?

PM: Po kam nejtë pak, kam nejtë pak. A mar axhë, mesela, mesela, ka shumë mesele po ma mirë mu nalë...?!

AK: Po najnjâ që asht interesant? Që ia vlen?

PM: A mar axhë, ti bofsh her që po m’vet po, meselet, ka shumë mesele, ka, po nuk e di tash se cilën po konvenan ju?!

AK: Po cila juve ju doket ma interesant?

PM: E mar axhë, jo, jo, ma mirë se jam lodh’, jam lodh’ axha, jam lodh’, prej frymarrës, se fryma po m’munon edhe, beso. Eee. Heré’ bashfi që na keni vizitu. Faleminer’s.