Pjetër Spaqi

Intervistuar nga: Arbnora Kolgjeraj Rexhaj

Po sigurisht, jeta âsht ni... si me thânë... ni dhuratë, po âsht’ dhuratë i Perendisë... po na jemi njerz që do t’vujmë, do t’kalojmë këtë jetë

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

19.05.2018

Lokacioni i intervistës

Atmaxhë e Vogël, Nashec

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

AK: Sot, me datë 19 maj 2018 jemi në Atmaxhën e Vogël, afër Nashecit; do ta bëjmë një intervistë me Pjetër Spaqi, 80 vjet. 

Baca Pjetër, a munesh me na tregu pak-a-shumë për fëmijërinë tuaj? 

PS: Po sigurisht, jeta âsht ni... si me thânë... ni dhuratë, po âsht’ dhuratë i Perendisë... po na jemi njerz që do t’vujmë, do t’kalojmë këtë jetë, pa marrë parasysh që i kam unë tetëdhejtë [80]. Tetëdhejtë a niqin [80, 100] a sa t’duash thuj, mirëpo na jemi njerz si duhet m’i përballu gjanat, t’mirat e t’ligat e tana. E n’ketë jetë, kam pasë edhe t’mira, po kam pasë edhe probleme, kështu qi jeta âsht’, le ta kuptojnë gjithë njerzimi, si âsht’ ni dhuratë e tjetër kujna, jo e vetvetës – jo, e vetvetës nuk âsht’ po âsht’ e ni tjetër kuj – ajo â ni fuqi e ni Zoti qi e përbashkon krejt njerzimin, si n’ketë botë, po ashtu n’atë botën tjetër. Unë qashtu e parashof, e qysh menojnë njerzt tjerë le t’menojnë qysh t’dojnë, unë qishtu parashof. E, une e kam kalu jetën si fmi me vujtje niherë, kemi qenë, kemi pasë... n’kolibe jam rritë unë, po tu’ rritë, tu’ rritë, tu kalu jetën, atëhere e kam marrë rrugën e gurbetit, kam punu n’Beligrad, kam punu n’Rudnik... tri vjet n’Beligrad kam punu, ni vjet kam punu n’Rudnik, kam shku ushtar; prej Rudnikut kam shku ushtar, kam bâ dy vjet ushtri, atâ e kam bâ n’Maqedoni, e kam bâ n’Shkup, e kam bâ në Strumicë e kam kry, prej Strumice kam shku e jam ardhë te shpia. Si kam ardhë k’tu, kam vazhdu jetën me punu, gjithkund kam punu, kam punu n’Progres, po kam punu edhe n’Sharr, kam punu n’Beligrad, kam punu – se tregova, kam punu n’Rudnik. Atëhere kam shku, me t’70 kam shku n’Gjermani. Në vitin ’70 jam shku n’Gjermani, atje kam punu afër tridhejtë [30] vjet, prej atyhit jam dalë n’penzion edhe tash e marr ni penzion t’vogel, s’e kam t’madh, para-penzion e kam, po faliminer’s duhet m’i thanë Zotit niherë, ma s’pari qi ma ka dhanë shnetin deri k’tu, pra k’tu jam i ram’ n’dializë, k’tu jam i ram’ n’dializë tash, edhe mos me ditë edhe mos me asi... nuk um presin fort dame, nuk um presin, se mosha e ban t’veten ose smuja... ato janë, te dyja shkojnë bashkë – smuja e mosha, ato e bajnë t’veten.

AK: Ju keni lind’ n’Nashec a po?

PS: Urdhno?

AK: Ju keni lind’ n’Nashec, k’tu n’Atmaxhë t’Vogël?

PS: Une kam lind’ k’tu, n’Atmaxhë, baba u m’ka ardhë pi Shipnie dhejtë [10] vjeçar.

AK: Prej cilit vend, bash?

PS: Prej Domit Gjegjes, rrethit Pukës, lokaliteti i Gjegjen, rrethi i Pukës, fshati Dom i Mirditës... pi’ Mirdite jemi t’ardhun. Kshtu që, babgjyshi jem e ka lanë atje ni vlla, vet’ ka ardhë knena, ata kanë metë anej, jemi dumethanë familja Nreaj dy [2] vllazve, fmia dy [2] vllaz’ jemi, e tash ka ardhë koha shyqyr, u njoftum... baba ka shku shumë me marak, baba thajke “Na me ata, ata me ne... duhet me bâ diçka”, une... edhe na thojshin, u çuditshim, s’guxojke me fol’ ma tepër se ai e kish pasë ditë, po pat ndrru jetë, diq... nuk e mrrini ketë kohë qi u bâ bashkimi; unë e zâ bashkim k’ta, u bashku, po ata, ai ka shku me marak se s’ka mujt’ me vizitu vllaznin’ e vet n’Shipni. Shumë, edhe mu m’ka metë marak shumë qi s’ka muj’ me mrri atë kohë, pa marrë parasysh se atje janë vujtjet ma t’mdhaja, n’Mirditë â vêni i vshtirë, unë jam kanë e jam shkue, e kam vizitue krejt, e di mirë tash. Mirëpo, sa herë hatri babës ose i gjyshit, se edhe gjyshin une e maj’ men mirë, m’duhet me shku, um’ merr malli me shkue n’atë vend atje, atë kërsh atje ku asht’ atje Domaj, kërsh â vêni, si Zymi... ma zi si Zymi âsht’, po ai s’mujti me... s’pat fat me mrri, s’e mrrini... kshtu qi une, gjithkush ka kah ni ide, unë e kam idenë si shqypar, jo si tjera gjâna, pra i du njerzt pa marrë parasysh; nuk jam almiki kërkuj, po ma s’pari e du veten, atëhere e du edhe tjetrin. Ma s’pari veten e du, atëhere e du edhe tjetrin. S’... k’to i kam, urdhnoni kof’ se keni naj gjâ se une... pak u m’nimoni se nuk di qaq me fol’... e i përmirëson ti masanena.

AK: Sa vllazni jeni kanë k’tu kur keni ardhë krejt?

PS: K’tu unë jam vet i... ni [1] vlla u m’ka dekë, tre [3] vllazen jemi gjallë – dy [2] i kam n’Zvicërr, ata vllaznit, une k’tu jam me djemt, po djélt i kanë n’Zvicërr i kanë, k’ta djélt i kanë djélt n’Zvicërr, une... familja jemi afër pesëdhejtë [50] anëtarë, jemi me djél e vajza krejt shka i kemi, nipa e mesa krejt shka jemi, afër pesëdhejtë [50] anëtarë; sall une me shoqen teme që i kemi, bima jonë që janë. Kemi shkepun’... e kam ni vajzë, e kam n’Austri, njâ e kam n’Zagreb, kshtu që dikush anej, dikush anej, veç t’shkepun’ po, jemi, e tash si me thanë, përmallu po, për familje, për fmi, jemi përmallu, normal, dihet që jemi përmallu. Mirëpo, jeta âsht’ luftë, une e vlerësoj luftë me jetën, duhet... luftë dajm me bâ për me metë gjallë, me kalu diqysh, me bâ dishka, me metë gjallë, me jetë duhet luftë pasë dajm njeriu. Njeriu duhet me kanë i livizshum; ni njeri qi s’âsht’ i livizshmë, ai dobët i ka, dobët, duhet mu kanë i livizshëm njeriu.

AK: Dajt’ ku i keni ju?

PS: Dajtë i kam n’Smaq t’Hasit, unë jam nip Hasi. Smaq t’Hasit i kam dajtë. 

AK: A keni shku shpesh si fmi atje, te dajtë?

PS: Po, kam shku, me nânen teme kam shku shumë, nânën, edhe sot kam dashni me dajtë... tash me thirr’ n’telefon vijnë dajtë k’tu te une.

AK: Me çka keni shku? N’kamë apo me naj...

PS: Jaaa, kemi shku... gjithqysh kemi shku: kam shku edhe kamë, me nânën teme, kam shku n’atë kohë për dasëm, pite n’kry... â kânë koha asisoji; piten me çu bakshish, si shyptar e kemi pasë traditë me çu dishka, pite – tepsinë e pites n’kry k’tu e atje n’Smaq e borë tu ra, a! Bora e madhe... na kemi shku me pite, nâna jeme te dajtë atje, edhe um’ merr malli për dajtë a..! Une i du dajtë, shumë i du dajtë, shumë. Merr malli prej nâne, nana u m’ka marrë si fmi, kam shku te djatë, edhe kam lidhje me dajtë, s’jam i kput’ me dajtë, kam me ta... 

AK: Ju jeni t’lidhun me kishën e Grazhdanikut, a po?

PS: Po, me kishë Grazhdanik jemi t’lidhun’ na.

AK: A keni shku shpesh si fmi n’kishë?

PS: Urdhno?

AK: Si fmi, a keni shku shpesh n’kishë?

PS: Te kush, te fmia?

AK: N’kishë?

PS: A, n’kishë..?

AK: Po.

PS: Jo, nuk kam shku. Kam shku ma herët, ama tash jo kohën e fûnit fort...

AK: E si fmi, kur jeni kanë fmi?

PS: A, si fmi kam shku, kam shku une ma fort n’Gjermani kam shku, atje kishna kushtet, tramvaja aty, senet aty, pak ma kallaj...

AK: E k’tu n’Kosovë?

PS: E k’tu ma pak kam shku, s’kam shku fort shpesh. S’kam shku fort shpesh. Po kam vet’, Don Shanin vërtete... sepse kjo merr gjithshka... po ndasht’, i përmirëson do!

AK: Sa vjeçar jeni feju?

PS: Jam feju, po, i kam pasë nizet e dy [22] vjet, aa..?

AK: Nizet e dy [22]?

PS: Qashtu, nizet e dy vjeç [22] i fejum’. Kur jam martu, jam martu nizet e katër [24] vjeç.

AK: Kush ta ka zânë nusen?

PS: Baba, baba.

AK: Ku e ki marrë?

PS: N’kojshi, afër, t’parët kojshi i kam pasë, afër.

AK: Domethanë ju k’tu jeni martu mes veti?

PS: Po, po, se tjetër fis.

AK: Çfarë fisi gruaja?

PS: Kjo kjo âsht’e Gojan’s, k’ta janë Gojanë, unë jam i Spaq’s, jemi, kena mujt’ mu martu nër veti... na ka ra mu martu, edhe jemi martu.

AK: A e ke njoftë para se mu martu gruan?

PS: Po, e kam njoftë si fmi. Jemi kanë fmi, jemi njoftë, se nryshi s’kem pasë kontakte, s’emi kanë na sikur tash që kanë...

AK: Mirë, domethanë ju gruan e keni pasë k’tu kojshi?

PS: Po, po, afër, kojshi e kam pasë, shoqen e kam pasë kojshi.

AK: A e ki njoftë para se mu martu?

PS: Po, e kam njoftë, po nuk kemi pasë kontakte, si me thanë me kuven’, bisedu manej... jo, po njoftë e kam pasë mirë edhe um’ ka njoftë mirë, po. Jemi kanë t’njofshum, qashtu kam pasë une... po e kemi pasë respektin... përpara â kânë nryshi, tash âsht’ nryshi... atëhere baba, nâna... po, nifarë pytje ma kanë pas bâ, edhe baba ma ka bâ pytjen.

AK: Çfarë pytje?

PS: Pytjen si “a ki qef me feju filan vajzën” edhe kam thanë qi kisha desh, edhe kshtu qi janë marrë vesh nër veti – për veti po flas, për shoqen s’e di a e ka vet’ kush a jo! (qesh)  Për veti po flas. 

AK: E kumart’ ku i ki?

PS: Kumart’ i kam afër k’tu. Nuni jem qi u m’ka majtë, Agustin Manreca, ai ka vdekë, dritë i pastë shpirti, nuk e di cilin vit ka dekë, po harroj... ka shumë kohë, nuk e di! Ai nuni mu u m’ka maj, nizet e sa... pesë [25], nizet e tri [23] vjet i ka, nizet e tri [23] vjet (“Jo, jo” – ndërhyn gruaja), hajt qaj... s’din ti, qat’ër u m’ka dekë edhe baba, për’iherë dy pleq tânë kanë dekë.

AK: Ai t’ka majtë n’pagëzim, a po?

PS: Po, ai u m’ka majtë, ai, ai u m’ka maj’ edhe ai âsht’... shumë interesant, kur jam shku ushtar atëherë kuferat u dukke m’i pasë me masë, kuferat e drunit... une ni natë kam fjetë, kam ardhë prej Rudnikit. ni natë kam fjet’, neserit kam pasë mu lajmru mu shku ushtar, edhe kërkush tjetër, kush s’um ka përcjell’; ai nuni ka ardhë, um ka zanë n’fushë qatje tu ec’, tu m’përcjell’ baba dhe mixha, ka ardhë ai um ka përqafu, edhe u m’ka thanë udha e marë – s’e harroj kurrë.

AK: Nuni?

PS: Nuni, a! Ka pasë shumë respekt n’atë kohë, janë kanë shumë, kumaria u kanë shumë e vlefshme, tash pak ka ra prej... nuk e di shka â tu bâ, ka ra, noshta... s’e di, nuk e di e, veç atëhere ka pasë ma dashni, shumë ma dashni ka pasë!

AK: A t’ka majtë ai edhe n’kunorë apo vetëm n’pagëzim?

PS: N’kunorë u m’kanë majtë djemt e tina – n’pagëzim u m’ka maj’ ai, e n’kunorë u m’kanë maj djemt. Po, unë jam fâmlli tyne, pa marrë parasysh me kâ krejt, une si vet’... tash kanë nisë ti... janë tu bâ shka janë tu desht’ vet.

AK: A keni shku n’shkollë?

PS: Shkollë kam shku katër [4] klasë, veç. Veç katër [4] klasë atëherë, po âsht’ interesant si do shkolla janë kanë ma t’mira n’doket si tashi qi janë tu bâ, nuk e di... ato katër [4] klasë po m’doket sa k’to t’tetat [8] që janë sot.

AK: N’cilin vit, a t’kujtohet, ki shku n’shkollë?

PS: Nuk u m’kujtohet n’cilin vit.

AK: E ku keni shku n’shkollë?

PS: Jam shku n’Nashec.

AK: N’Nashec a?!

PS: Po, po, n’Nashec.

AK: Sa e keni larg Nashecin prej k’tu?

PS: Po â nja’ dy kilometra e gjysë qishtu.

AK: Kush u kanë msus i juve? A t’kujtohet?

PS: Msus’ a kanë nifarë Mark Gashi sefte, n’fillim Mark Gashi. Masnej janë ndrru, â kânë nifarë Emini, a kânë Uka, a kânë Uka, a kânë Tadejs k’ta n’Prishtinë, k’ta, a kânë ai Uka a kânë, e qishtu ren’.

AK: A keni pasë fletore a, lapsa a, diçka?

PS: A, fletore... atëhere, e dajshum lapsin përgjysë nër veti; fletore mu u m’kanë pasë dhanë si ma nxanës i zgjut kishe, qitu n’lagje, m’paten dhânë m’i msu kurs, m’i dhanë gravet, kursin m’i msu n’shkollë, une m’i dhanë pi atjehit... m’i jipshin ato programet e unë i msojsha. K’to gratë lujshin me mu, k’to mâ... s’ûm bajke kush hesap se isha fmi i vogël, s’ûm bajke kush hesap mu...

AK: A i msojshe ti, po?

PS: Une u munojsha m’i msu, e u m’jipshin fletore mu ju dhanë k’tyne, mu asie, e u m’vishin për dore ma tepër fletoret. I msojsha, u munojsha m’i msu.

AK: E sa gra i ke pasë n’...

PS: Po janë kanë ‘ja tetë [8] gra janë kanë, a dhejtë [10] a...

AK: E kush janë kanë ato gra?

PS: Janë kanë, po t’ktuhit janë kanë, t’ktyne janë kanë, Tun’s, Marka Geg’s, janë kanë Gojant janë kanë, k’to t’Konit janë kanë qitu, tonet janë kanë, qishtu janë kanë... kojshi.

AK: E ku? N’çfarë vendi i msojshe?

PS: N’shpi, kolibe, kolibe. Atje poshtë kolibet i kem pasë poshtë.

AK: A patën nisë me msu me lexu?

PS: Po, pata msu une atëhere me llômë, me llômë n’atë kohë. Kur mersha mu lexu, mu m’u dokke vetje si pale kush jam unë, se nuk dishin pleqt lexim e shkrim, e une mersha lexojsha librin... u kanë shumë interesant atëhere, u kënaqshin ata tu m’vëzhdu mu, une t’jua lexu. Me lexu lexojsha mirë, e kam pasë leximin e bukur shumë edhe bukurshkrimin e kam pasë t’mirë, si nxans kam qenë shumë, shumë i aftë, po munsiat...

AK: A, sa vjet i majte n’kurs k’to gratë?

PS: Ja s’i kam majtë... dy [2] vjet, qashtu diqysh, nja dy [2] vjet.

AK: Dy vjet [2] a? E gjatë qasaj kohe, kur ju ki majtë msim grave, a nisen ato me msu e me lexu?

PS: Po dojshin me lexu, lexojshin kajhere, kajherë mahia me mu, nuk um bajshin hesap, s’ûm bajshin hesap se fmi une, a din, lujshin me mu hajgare.

AK: E sa vjet i ke pasë, a t’kujtohet?

PS: Po i kam pasë unë atëhere ‘ja tremdhejtë [13] vjet, qati’ me thanë... tremdhejtë [13] vjeç jam kanë. Jam kanë tremdhejtë [13] vjeçar.

AK: E pse nuk e vazhdu’t ma tepër shkollimin?

PS: Nuk e va... s’ishin munsia, nuk ishin munsia, s’kish edhe shkolla qaq... u dukke me shku n’Prishtinë a pale ku n’Prizren a, s’kishum, ish... s’ishin kushte, u lypshin kushtet; kushte mos me pasë edhe sot s’ûn merr shkollë, as s’ûn ban’ kurgja. Kushtet u lypshin...

AK: A ju keni msu n’gjuhën shqipe, a po?

PS: Po, shqip kam msu une, kam msu shqip. Po kam msu edhe serbisht, edhe serbishten e kam ditë, gjuhën serbishte e kam ditë mirë, mirë shumë. Unë gjithni’ e lexojsha n’Beograd kur jam kanë, e merrsha gazetën, merrsha Poltikën, Borbën, Novostin, Vjerncarni Listin, k’to krejt i merrsha k’to gazeta, i kam lexu une edhe pse s’kuptojsha qaq. Kisha marak gjithë me lexu, kam pasë shumë marak, leximin e kam pasë shumë... Kam libra, maj’ libra, lexoj qishtu ka pak, po tash s’po muj prej syve, prej asi’... mosha... pra u m’ban si shok libri, libri â shok. Kur t’lexojsh â shok libri; unë me ni libër e kaloj ditën. Me librin qi lexoj e kaloj ditën, e kaloj kohën.

AK: E sa veta jeni kanë n’klasë k’tu?

PS: Urno?

AK: Sa veta jeni kanë n’klasë? Sa persona? Sa nxanës? Po.

PS: A nxanës n’shkollë a?

AK: Po, n’shkollë.

PS: Po kqyr, jemi kanë na... katër [4] klasë i ka pasë shkolla jonë atëherë n’atë kohë, po s’di... ka’ nizet e pesë [25] nxans, tridhejtë [30] i ka pasë klasa. Kena pasë nxansa, ka pasë nxansa, po atëhere nuk e ngojshim as msusin, na jemi kanë thuja si, gati njerzë t’egjer mara’, gati si njerz t’egjer, zina si njerz si t’egjer... as msunin; Mark Gashi qaq u nervozojke dilki prej klase, shkojke nihere u shëtitke, atëhere u kthejke vike n’klasë se s’mujtke me na duru.

AK: A jeni kanë krejt djem apo...?

PS: Djem, ka pasë edhe vajza, edhe vajza ka pasë, edhe kjo (gruaja) u kanë n’shkollë, pooo, u kanë edhe kjo katër [4] klasë, shkolla atëhere, motra u kanë mocë e jem, motra e ksaj. Janë kanë n’shkollë, po, ka pasë edhe vajza – djem e vajza kanë bashku, po, po koha asisoji... s’kanë mujt’ me vazhdu; dikush ka pasë qef me vazhdu po s’ka mujt’, kshtu qi keni metë mrapa. Nuk jemi mrapa, me deshtë nuk jémi mrapa, me deshtë e mrrim’, rinia me deshtë m’i çel’ sytë mujn me mrri shumë, po dishka s’po ma mushin synin, rinia e sodit, s’e di... Noshta gabim jam, po s’po ma mushin synin.

AK: Ju me çka jeni marrë? Familja juve n’përgjithësi, me çfarë veprimtarie?

PS: Na k’tu bujqësi, me bujqësi, me bujqësi, me gjâ, blegtori, bujqësi, blegroti, kemi pasë lopë e dhenë, e. Tash s’kemi hiç lopë as dhenë tash...

AK: Sa krena i keni pasë?

PS: Dhenë kena pasë deri gjashtë-shtadhejtë [60-70] copa, lopë kemi pasë ka nizet [20] lopë, niqin [100] copa, qitu kemi pasë, majshim gjâ. Gjâ kemi pasë, majshim blegtori, majshim... qashtu ishim asi, po majshim. Në kohën e otkupit kur i ka marrë, ’56, ja n’56 u kanë [Aleksandar] Rankoviqi,, po para ’56, ’48 na i ka pa marrë krejt gjânë Jugosllavia kur ka hi... n’41 lufta ka pa’ maru, atëhere na’j muren otkup, i thajshin ‘otkup’, dy [2] copa lopë i merrsha une për dore e babgjyshi jem e, i çojshim n’Perzeren m’i dorëzu.

AK: Pse ashtu?

PS: Pse qeveria.

AK: Për çfarë arsye?

PS: Qeveria dojki m’i mbledh’, m’i nimu qeverisë me fillu jetën qeveria e re, Jugosllavia, me formu Jugosllavinë... u dukke, na merrke krejt – edhe qatâ shka e kishim na e merrke. E babgjyshi jam, pi qatij idhnimi, se qajo isha pasunia e tina, prij qati idhnimi edhe dek’... babgjyshi jem, si sot u m’doket që e kam pa: kamëkryq, kapuçin e bardhë i kish qitë përpara, tymi i shkojke, po m’doket që jam te’ pa ti’ shku avlli kresë edhe diq... pij merzisë, pij pasunisë diq, shkoi... kanë vujt’ pleqt, shumë kanë vujt’, shumë kanë vujt’... ça i baj, kshtu â jeta!... 

AK: N’kohën e [Aleksandar] Rankoviqit, a e kujtoni? A ju kujtohet?

PS: Po, e kujtoj, se vishin lypshin armatim, e baba jem shkojke me kojshi – jo sall baba po kanë shku edhe tjerë. Me kojshi shkojshin n’Krushe t’Madhe, atje u kanë Stacioni i Policisë, na s’ûn hajshim darkë se qysh po vjen... a po vjen gjallë a i dek’ a shka po bahet me tâ... – s’kishim armë edhe m’ju dhanë, ku, u dukke me ble armën pi najkuj, ata vet e shitshin dikujan, apet m’ja çu atyne armën. Për arme i kanë munu shumë, babën e kanë munu, po ni axhë t’shoqes teme ata mâ llom’ e kanë pas bâ, se k’ta janë kanë... Nu’ Përlleshin e kanë pas maj’ n’atë kohë, janë kanë n’burg prinia e saj, k’ta t’shoqes teme, kanë nej’ n’burg, kanë nej’: njani ka nejt’ gjashtë [6] vjet, plaki nadhejtë [90] vjeçar, i ka bâ dy vjet burg.

AK: Pse ashtu?

PS: Për kohën e Nu Përlleshit, n’atë kohë Shallapallusha, n’atë kohë dajm’ poplli shqiptar, dajm’, dajm’ ka hek’, për me mujt’ me mrri.

AK: E çka ka bâ ai Nua?

PS: Nua ka liftu me serbt, ka liftu me serbt. Ka liftu kundra komunizmit, ma shkurt, komunizmit, janë kanë kunrra partisë komuniste janë k’ta, Balli Kombëtar, e ai u dekë n’Shipni, atâ e kanë vra n’Shipni Enveri [Hoxha] me Shehin, n’atë kohë e kanë vra n’Shipni.

AK: Pse, a ka ik’ krejt Kosova ka shku anej?

PS: Prij Kosove, janë kanë bashkë niherë tri [3] vjet janë kanë bashkë, po ik knej e anej, bashkë ti’ liftu n’tana anët, atje e kanë zanë priten, atje kanë metë, atje kanë metë, kanë metë në... si k’ta, janë t’ardhun prej Ballës t’Pukës, k’ta Nu Përlleshi familja e tyne janë t’Ballës Pukës, kanë pas ardhë kâ n’Kosovë, atëhere ka kânë edhe kryetar komunje, u kanë n’Beç e u kanë Vogovë, edhe u kanë n’Budisalc. Mirëpo kanë marrë pushkë, kanë dalë n’mal, me Ymer Berish’ e me k’ta e Shaban Pallush’ e me Jozef Bit e me k’ta... janë kanë krejt, e at’herna n’atë kohë, napër male, tu munu me... komunimin me asi... po s’kanë mujt’, edhe kshtu që i kanë munù, i kanë myt’, dikan kanë myt’, dikan kanë burgos’, dikan kanë... shumë familje janë burgos’, shumë familje janë burgos’ për Nu Përlleshin, shumë familje, kahmos!

AK: Arsyja se janë burgos’ se nuk e kanë qitë, a po?

PS: Po e ke majt’, pse nuk pe... “jo, s’e kam majtë”... janë ra njerzt prej shtadhejtë [70] kille janë ra njerzt n’katër e pesë [45] kille... nuk e kanë dhânë, nëpër burgje kanë vujt’ njerzt, nëpër burgje shiptart’, nuk e kanë dhanë.

AK: Ku i kanë çu n’burg zakonisht k’ti familje?

PS: I kanë çu n’burg t’Nishit, k’ta janë kânë Nish. Axha i shoqes teme â kanë gjashtë [6] vjet n’Nish, e plaki u kânë k’tu n’Prizren. Dy [2] vjet i ka bâ plaki, nadhejtë [90] vjeçar. Ai, kur e ka gjyku gjygji, ai tu maru duhan, “Âsht’ e nalume axhë!” I ka thanë; ai s’ka deshtë me ni, ndalume pa ndalume, n’kry vetit... i malit, njeri i malit plaki, i ktyne tu maru duhan, edhe thojnë “k’tu e nalume duhan”, thotë: “Paj pe dhezi...” qitâ e dhezë, ‘po une jam njeri vjetër mar’, e pi duhanin, s’du me ditë une gjygj e kush âsht’ se kur tek je, e shka je, e kush je e s’... une e pi duhanin!” Edhe duhanin para tyne, para tyne pin’ duhan n’gjygj n’atë kohë, e nadhejtë [90] vjet plakin me denu’ dy [2] vjet burg a... ku ki pa kshtu mara’, po kanë bâ... fuqia e ban t’veten. E ka bâ Jugosllavia nar’ popullin shqiptar k’tu, ka bâ, kanë vujt’ njerzt, kanë vujt’ me t’madhe. E axha i shoqes teme kur vike, ata ma s’tepëri, ata n’likur t’dashit e kanë lidhë, me pre dashin me qitë likur’ se bâ rep’ e kanë asi, babën tem apet jo... kanë kalu pak ma lehtë ky, pak ma lehtë baba jem ka kalu, s’kanë pasë... e koha [Aleksandar] Rankoviqit u kanë kohë e vshtirë, kanë myt’ njerz n’atë kohë, kanë dekë pij [Aleksandar] Rankoviqit, kanë dekë. 

AK: E aksionin e t’rijve që i kanë marrë me punu, a t’ka kap’ ty ajo kohë?

PS: E, t’rijtë i kanë marrë at’herë, kish vullnetarë, si vullnetarë me shku me punu.

AK: A t’ka kap’ ajo kohë?

PS: Ja, s’ûm ka kap’ mu, mu s’ûm ka kap’ po para mêsh janë kânë, meniherë afër janë kânë, e di kur, si kanë dalë vullnetarë, kanë punu vneshtet, k’to krejt janë çel’, vneshtet e Landoviës krejt janë kanë çel’ me kaci – s’ka pasë atëherë teknikë sikur tash qi ka – me kaci, krejt me dorë, me krah, krejt janë kan’ çel’. Krejt k’tu vneshta u kânë vêni, Landovica krejt... k’tâ e dini vet, k’tu te Pojata ato krejt vneshta janë kânë, krejt janë kânë t’çelun me kaci, vullnetare. Vishin, kemi pasë sebepe pej Gjakove na, kem pasë miqtë tonë, ata vijshin e bujshin k’tu te na e shkojshin neserit, dilshin n’punë atje punojshin, kanë punu. Baba jam ka shku n’Deçan, hangari që e çojshin at’here, hangari, hangari me shku me bajt’ pi Deçanit me kij’ me shku, me bajt’ dru, m’i bâ n’mal. Qeveria i detyrojke, ato i kish qeveria krejt, ato ishin torturat e qeverisë. Tash a kanë ditë mirë ata me punu ashtu, a keq, nuk e di... po mas nja pesë-gjashtë [5-6] vjetve u çel’ punësimi, fillum’, ’41 atëherë ’47-8, n’49 qaty, ’50, ka fillu puna mu p’nu, me livrit’ n’atë kohë. Merrshin ni rrogë t’vogël, t’vogël merrshe, po pa marrë parasysh, bili mu punësu, punësim me pasë. Sot nuk po kemi punësim, shumë v’shtirë âsht’ â?! Shumë v’shtirë âsht’ situata. Populli janë pa punësim. Pse s’e punojnë tokën, nuk e punojnë tokën; po hajde ti si qeveri, puno ti, gjija rrugëdalje! Te’ fûni i fûnit merrja mar’ ktina, merre token teme, jipja atij qe e punon. Jo me met’ fusha kshtu krejt shkrejt, a? Krejt shkrejt ka metë fusha, po m’vjen çudi, a! Jo sall e jemja, po plot, plot... nuk don kush me ia qitë kurgja me punu. Pi presim kushtet.. nejse, duhet ujë me pasë, na ujë s’kemi k’tu, ujë duhet me qitë. Me pasë ujë nashta punon dikush dishka, mjell ni bashçe, ni sên... na e kena pas punu’, kam çu une vet bostan me shit’ n’Prishtinë, me kamjon t’madh kemi çu bostan, speca – tan’ atë bashçe e kem punu, po atëhere jemi kanë bashkësi, jemi kanë katerdhejtë [40] anëtarë na bashkë, ish fuqia punëtore. Na dy jemi kânë, punojshim n’Gjermani, une, djali axhës, tjerët krejt e punojshin bujqësinë e rushin gjâ; kur visha prej gurbeti, aja a di sa u m’majke mu gjallë... kur shishna se janë tu punu edhe k’ta.

AK: Ushtrinë n’cilin vit e keni kry?

 PS: Ushtrinë e kam kry me ’60 aaa! Aaa. qashtu me ’60.

AK: N’Shkup, thatë ma herët, a po?

PS: Po, po.

AK: Sa vjet jeni kanë atje?

PS: Dy, dy [2] vjet jam kanë ushtar. Dy [2] vjet ushtar jam kanë – nizet e katër [24] muj’ i kam bâ ushtri.

AK: Qysh keni kalu atje? Qysh ju kanë pritë juve?

PS: Urnà?

AK: Qysh keni kalu n’ushtri?

PS: N’ushtri mirë... une jam kanë kuzhjoner, i kam pa’ msu ja tre [3] muj’ kurs atje, u kanë ushtri, unë i kam pa’ kry ata edhe jam kanë kuzhjoner, kuzhjoner kam pasë. Mirëpo, me ni m’nyrë mirë, po jo mirë... ne nuk na kanë lanë me msu armatimet e gjanat që duhet m’i msu, me kanë tenkista, se ne shyptarve an’ve na kanë lanë, na kanë lanë do punë t’grave m’doket... s’na kanë qitë atje ku duhet me msu. Me qëllim na kanë bâ do... do gjana, ashtu e di.

AK: E qysh ju kanë trajtu juve?

PS: Urdhno?

AK: Qysh ju kanë trajtu?

PS: Po na kanë trajtu mirë, po ni rast – se neva na majshin putiçka na stav na majshin, i thojshin atëhere, a di, për politikë na majshin, ni orë e kena pasë për gjithë sabah, a.... Atâ e kena pasë pa marrë parasysh edhe se jam kanë kuzhjiner, u dukke me dalë atje, mirëpo u dukke me m’liru ata se um lypke puna atje, e m’lirojshin ma përpara. Kur jam largu pak, ja dhejtë [10] metra, “Nalë, nalë, nihere ta baj ni pytje atëhere shko. Me m’i kallxu kush janë republikat, e kush janë pakicat e kush janë shumicat n’Jugosllavi?” Megjithëse na nuk jemi kanë pakicë po dajm na kanë thanë pakicë, edhe u dukke me i thanë edhe atina pakicë. Tham’: “Janë kanë Sllovenija Republika, Serbija, k’to Mali i Zi, Maqedonia, Serbia – k’to!” e veten s’guxojsha me përmen’, ai dojke me m’qitë n’atë kurth, a din, mos po tham që Kosova, a din, masanej... edhe moti janë nisë, k’to janë nisë herët, k’to, nuk janë t’sodit, nuk janë sall t’luftës UÇK-së janë para luftës UÇK-së janë nisë gjânat tanahert, tanaheret... pesqin e pesëdhejtë [550] na ka majt’ turki be bac, t’i flasim gjanat kshtu çeltaz, pesëqin e pesëdhejtë  [550] ...s’ka menu ai mirë për ne; as sot – mos t’mashtromi, as sot nuk menon turki gjâ mirë për ne, po edhe i huji âsht’ i huj, mos... ta kqyrim na vênin tonë, si mik, si kojshi, si dashamir ban me pasë, po jo krejt shpresën qin për qin [100 %] n’kërkan, n’kërkan veç n’vetveten, s’ban me majt’. E mas turkit serbi që niqin  [100] e kusur vjet që nuk u... nuk ta ka da kjametin, po edhe shyptari... ka thânë Gjergj Fishta: “Zot, ruje shyptarin prej shyptarit”, na shyp jemi tu fol’ veç shumë po tutna se po m’tradhtoni, shumë po t... jo po tutna – i kam vjet unë, s’ní për atë punë, po tradhtinat s’i kam marak as s’i kam pasë kurrë. Tradhtinat s’i du, nuk muj m’i bajtë, m’ranojnë tradhtinat – tradhtarin nuk e du hiç. Sy me sy vrajëm, hallall ta baj gjakin! Mas shpine mos um vraj, mas shpine mos, mas shpine mo; përpara vrajem sa dush, përmas mâ! E na kanë bâ ne përmas k’to gjana, na kanë... edhe tu mashtru shyptari dajm mashtrohu, ma bre... deri kur dojmë mu mashtru... bili tash s’vyn mu mashtru hiç bre. Hajde, jemi mashtru at’here, s’kemi pasë dituni, s’kemi pasë shkollë, s’kemi pasë... s’kemi ditë ma larg. Edhe, njerzt që janë kanë, ata kânë ma t’parparum, për qata’ na kanë shkel’ ne, se s’ûn na kishin shkel’ t’ishim kânë na njerz t’parparum m’i dit gjunat... sikur tash, për shemull, di serbishten, po muj edhe me gjermanin mu marrë vesh, po muj englishten; mos mujsha une englishten t’baj zâ ty ose dikuj... kemi tjetër, tjeter m’nyrë, tjetër jemi tash... K’to janë gjâna që na vyn’, m’i çel’ sytë duhet, t’i çelim sytë, ta majm’ vênin tonë, ta majm’... ani, dalim n’gyrbet, po jo me hup’, jo me hup’. Une n’dializë... po m’thotë ni motër ni ditë, le t’merr shka t’do, po thotë: “Qysh me lshtu ti Gjermaninë, me ardhë? Njerzt janë tu desht’ me shku!” Ata njerzt shkojnë, po vijnë sikur une... ishalla s’e harrojnë edhe ata venlinjen e vet, e kthehen edhe ata sikur une, e vijnë n’vênin e vet – vêni bekum’ â qiky vêni ynë, për ne; për tjert, punë për ta – edhe ata kanë vênin e veta gjithsekush... Zoti e ka kriju njerzimin, ne na ka dhanë qit pjesën tonë që e kemi, qikja’ âsht’ e jona, tjetër vên shkom’ ka t’dom’, sillmi rreth botës, kah t’dom’, qitu a vêni ynë. Zoti e ka parapa vet Ai, ku me jetu, po edhe ai tjetri atje n’vênin e vet le t’jeton. Na n’kohën e turkit jemi përplas’, t’part’ tonë janë kanë n’Mazrek kanë nejtun’, prij Mazrekit apet atje, e janë sill’ qisaj pari, qitu jemi sill’ na si familje, i kena përballu tana’ luftat, tana’ ato, ato vujtjet e... pleqt i kanë përballu, jo na – na nashta s’ûn përballojmë kurgja, na harrojmë si mas topit, na shpejt mas topit... fit na rren’ topi përniherë, që lujmë futbolli, na rren’ përiher... a, edhe aja duhet, edhe futballi, s’jam kùnra futballit, duhet... se bota e ka atâ edhe do shkojmë me botën, do shkojmë me Evropen, do shkojmë me rregllat e botës, nuk ban me metë prapa. Kish pasë n’atë kohë njerz, kish pasë njerz t’egjer napër male n’Afrikë, edhe amerikant si t’parparum gjithë, qysh m’i zân ata njerz m’i zbut’... dikush thotë: “Me arme, se janë t’rrezikshëm! Ata s’muj nryshi!” Po, por njani nër ta qëllon ma i meçum, thatë: “Jo, dojmë me mushë kamjonin me çokollada e m’i... m’iu shkep’ çokollada napër mal, e ata t’ju hanger çokolladat e t’ju avit’ kamjonit, t’ju hanger çokolladat t’ju avit’ kamjo... hypin n’kamjon, edhe k’ta jua mshelin kap carden tak, pa vra kërkan, pa myt’ kërkan edhe i çojnë, i çojnë edhe i zbusin... i bajnë njerz t’butë!” Na do t’bami njerz t’butë, do t’bami njerz... po kur t’â nevoja mu egërsu, edhe mu egërsu, a?! Kur t’â nevoja mu bâ i butë mu kuptu â shumë mirë, mu kuptu â shumë mirë, kshtu qi...

AK: Kur keni fillu me punu ju – n’cilën moshë?

PS: Kam fillu me punu me ’58.

AK: Ku ashtu?

PS: N’Rudnik.

AK: Çka keni punu?

PS: N’Radno Rekë, n’tunell, qymyr kemi hek’, nxerr’...

AK: Qysh e man men’ atë kohë?

PS: ...sefte kam shku n’Radna Rekë n’Serbi.

AK: A u kânë e zorshme ajo punë?

PS: Po e zorshme u kânë se u dukke me ato llampat karabite, terr atje mrena, katërqin [400] metra n’tokë fell, me lyft bishim, e aty at’here janë kanë ato korpat, ato gjant’ si i zirrshin ato, janë ato maqinat, mushi me kaci e me gjithqysh e me...une kam punu nifarë signalli, ipshna signall, për m’i renu ata vagonat.

AK: E kush ta gjeti lidhjen me shku atje me punu? Qysh erdh puna? 

PS: Kam pasë do kujshi, ma përpara kanë pas shku ata, une atëherë si i ri, edhe ata t’ri, u bashkangjita me ta edhe shkova. Po, po, do kojshi knena.

AK: Sa vjet keni punu aty?

PS: Kam punu n’ja ni vjet e gjy... dy s’i kam bâ taman, ni vjet e gjysë qashtu n’Rudnik, atëhere pata shku ushtar, e qishtu.

AK: Masnej çka keni punu?

PS: Masanej, masi erdh’ prij ushtrie, atëhere kam shku n’Beligrad, kam punu nja tri [3] vjet atje.

AK: Çka keni punu atje?

PS: Ndërtimtari, po, te Sllavia qaty n’dash me ditë... s’di a je kânë n’Beograd, a t’ka ra puna, Hotel Sllavia nizet e dy [22] kat – unë kam punu n’qat hotelin Sllavia, atje nalt. N’Beograd n’atë kohë.

AK: Sa vjet keni punu aty?

PS: Kam punu tri [3] vjet n’Beograd, Kongrap i thojnë nifarë firme, masnej e kam lanë atje, jo n’Progres, jo n’Sharr, apet ndërtimtari qitu, masnej kam shku me ’70, mu mush’ menja ma tepër me ec’ i riu, me livrit’, ‘ter mu desht’ me shku... kam shku n’Gjermani.

AK: A e pate zor me shku?

PS: Zor pata, se ish n’vendpunim, po dallaveret i bana diqysh!

AK: Qysh ashtut ia bane?

PS: Bana dallavere, e nxora librezën e... librezen tjetër t’re. Iu lajmrojsha n’biró që jam pa punë, a une isha n’punë, veç isha atje me librezë tjetër, bana qasi farë... jeta e lyp qashtu për me bâ.

AK: Po, po. Edhe shkove?

PS: Edhe shkova une, k’ta kanë menu se jam i papunë une, u lajmrova si i papunë, a n’punë ishna unë...

AK: Atje çka keni punu n’Gjermani?

PS: Ndërtimtari atje.

AK: Aha... n’çfarë vêni jeni kanë, a t’kujtohet?

PS: Shtutgard jam kânë, Shtugard, ma shumë kam punu meremetim... n’Porsche jam kanë, n’fabrikë t’kerreve t’Porsche-së, po na kena pasë ndërtimtarinë me maj’, mirëmbajtje, mirëmbajtje me pasë.

AK: Sa vjet keni punu n’Gjermani?

PS: Kam punu afër tridhejtë [30] vjet.

AK: E gruan a e keni lanë k’tu n’shpi, apo e keni marrë me veti?

PS: A, gruja ka nejt’ k’tu n’shpi, hiç me veti s’e kam pasë – fmi, duhet.... u dukke fmin’ m’i rujt’ dikush, u dukke me mejt’ bashkimin, e me... nuk janë kânë ato kohnat e tash-it.

AK: A ki ardhë shpesh  n’Kosovë?

PS: Po, kam ardhë shpesh, kam ardhë ka’ dy [2] herë n’senit kam ardhë, kam ardhë, kam ardhë për Pashkë e për Kshnellë e... kam ardhë. Shpesh kam ardhë, kam ardhë shpesh, po krejt ato që jemi ardhë pa pagesë, ato na i kanë kput’ që jemi ardhë edhe pa pagesë, dumethanë kemi marrë dishka me kshtu, po dishka ma tepër, me nejt’ ma gatë n’shpi, ato na i kanë... na i kanë kput’ ato... edhe s’kemi ditë... jeta â qasisoji – zor â edhe me ditë. Kurrë njeri... zor, a?! Nuk munet me mrri, me thanë që pe mrri, a s’don me mrri... po dejm duhet me liftu për me mrri; a me mrri zor âsht’ me mrri, me liftu duhet për me mrri, ama duhet... kshtu âsht’ kjo.

AK: Deri n’cilin vit jeni kanë familja bashkë k’tu... keni jetu n’bashkësi? A t’kujtohet?

PS: Kur jemi kanë krejt komplet me k’ta mixhën e me babën e me... deri nizet e pesë [25] vjet, qashtu diqysh.

AK: Qysh jeni nda? A ju ka nda naj kush apo vet?

PS: Ja, vet jemi nda, me razi jemi da, veç e kemi pasë ni përfaqësues me qëllu n’mes fjalve, plak s’kemi marrë. Domethanë plak jo, a përfaqësues po.

AK: Kan’ e keni marrë?

PS: E kemi pasë nifar Mikel Prenaj, e thirrum atâ... janë prej Novoselle, i kemi shokë, t’Novosell’s t’Ulët, atâ e kemi pasë. Sall m’vëzhgu; s’kemi desht’ mik e tjetër kanë eee, atâ e kemi thirrë.

AK: Ju jeni marrë vesh mes veti, a po?

PS: Jemi marrë vesh nër veti, veç ai me qëllu si marrëveshsjant u kânë, qashtu jemi da na, shpinë e kemi nreq’ përpara, kjo, masnej e ka ndreq’ mixhët atje – atëherë jemi nda, masi i kemi ndreq’ shpiat. Na kurrnja s’ka dalë pa shpi; sa herë jemi da shpiat i kemi pasë.

AK: A ka pasë pleqnarë n’këtë pjesën e juve? Që janë marrë me pleqni?

PS: Pleqnarë?

AK: Po.

PS: Ka pasë, ka pasë... u kanë ni plak, u kanë ni Marka Dushi qiky, Marka Dushi u kanë n’atë kohë plak, a kânë k’tu n’Nashec, mik e kemi pasë. Ai a kânë, po kemi pasë na miq pleqnarë, për me desht’ me thirr pleq, na kem pasë boll.

AK: A keni pasë nevojë najherë m’i thirrë?

PS: Po s’kemi pasë nevojë, s’kemi pasë nevojë me marrë pleq. Kemi kqyr’ senet tona, puntë tona, edhe s’kem pasë nevojë me marrë pleq, kërkan. Jaaa, s’kemi pasë pleq kurrë. Kallaj â pleqnia... vet e dan’ pleqnin’ njeri – sall drejësi lypet, drejtësi: majsh drejtësi je plak, s’majte drejtësi nuk je plak, je përzis’.

AK: A ka pasë plak që kanë bâ dallaver?

PS: Po kanë pasë, ka pasë edhe asi qi kanë bâ!

AK: A man men’ naj rast? A t’kujtohet?

PS: Jaaa, s’ûn i maj men’ edhe s’ûn i maj men, nuk...

AK: Mirë. E naj rast, a t’kujtohet, që e kanë nda naj pleqni, që janë kânë interesant kshtu..?

PS: Pleqni interesant... s’di shka me t’thanë. Une po tregoj têmën – kur jemi da na me mixhën, ka’ me pyt’, qysh me pyt’, shka me bâ, tek me bâ... kah kemi shku  n’odë t’Junikit, n’Junik te Bajram Hoxha, ai dajke pleqninë kishe, edhe kemi hi, katër vet’ jemi kanë, edhe na tha... u dukke niherë ni kille kafe m’ia çu atëherë, me pasë biseda me tâ se nryshe s’û bajke, ashtu u kânë tradita shyptare... edhe e kam marrë cingaren që ma ka dhanë me dhezë ai me atë, me mashë na n’atë kohë, taman shyptarqe, qysh e kanë pasë shyptart, e vjetër a? – Qashtu ma ka dhanë. Edhe, kemi nisë bisedën, se jemi ardhë për qita për qit çështje t’daes. Na tha: “Mos jeni najnjani komunist?” Auuu aja um preki, tha: “Zotni, na jena ardhë me na da pleqni; na shka jemi komunista, a s’jemi.... me na da pleqninë!” Po u frigu pak, e pava që u frigu. Na përziu nja dy fjalë, na përziu: “Njanen, me pleqni – tha – ju bjen përgjysë; me gjygj, ju bjen për nofoz, për njeri – anëtar!” Edhe na, si t’përzim’ na la ai ne... Kur dulem prij tina, na la t’përzim’ me atë punë... tu ardhë rrug’s me kerr ish, e kemi pasë kerrin edhe atëhere, e kem pasë ma herët kerrin, me ni djalë t’mixhës – kërkush s’flasim kurrnjâ... Dikur thamë... kur jem ardhë n’Rogovë qatje, thamë, “Po na s’jemi vra mar’, s’jemi myt’ nër veti! Na jemi pleq vet’ na – s’ka nevojë me na da kush pleqninë, pse s’keshim, pse s’folim, pse nuk...” – une kam thanë. Ia kemi nisë biseda, qysh e kam parapa une n’fillim, qashtu jemi da. K’tu baba, mixha, s’janë përzi, na i kanë lanë neve t’rive punët. As atâ s’e kemi marrë, domethanë, për bazë: as t’pleqnisë, po as t’gjygjit, po t’i kqyrim ta gjajmë ni midis na vet’. E kemi gjetë atë midis edhe jemi da, me marrëveshje, jemi da me marrëveshje nar’ veti. Atëhere e kemi thirrë atâ, atë novosellsin mu kânë mes nesh, m’i ni fjalt’ tona.

AK: Kah ana e Prizrenit, kush u kânë i njohur si ma pleqnar?

PS: Ma pleqnar u kânë Sadri Haxhia...

AK: I Korishit.

PS: I Korishit, a Marka Zefi i Velezhës... k’ta dy janë kanë pleqnarë.

AK: A e din naj tregim për ta? Naj ngjarje që ju ka ndodh’ atyne?

PS: Dishka di, po, Sadri Haxhia kish pasë dhanë ni vepër t’mirë, për tjetër kan s’di. Pat ndodh’ ni ngatrresë k’tu pari, e ai kish pas thanë që i... unë për shembull, filanin nuk e njoh se kush â, veç une jam me filanin, jam argati tina, thotë, se plotësisht drejt ka pasë... Ni ngatërresë qi a kan’ bâ, qaja’ ka qitë ni... Sadri Haxhia e ka qitë fjalën e mirë. Qat’ fjalë ia kam ni Sadri Haxhis, kish pas da drejtësinë e mirë Sadri Haxhia... s’e kam njoft’, s’e kam njoft’ une; Marka Zefin e kam njoft’, po Sadri Haxhin s’e kam njoft’... ní kam për tâ... Po kish pasë fol k’tu, n’vênin tonë ka nodh’, e Sadri Haxhia kish pas thanë qi, une nuk e njoh kush â filani, pra unë jam n’filaës.

AK: E çfarë ngatërrese u kânë?

PS: Po kish pasë do ngatrresa familjare nër veti, kojshit’.

AK: E qat’ tregimin që ma tregove ma herët për...

PS: E, ai për kufinin me atë sibetin po t’interson ty?

AK: Po.

PS: Po, sibetin, kanë ardhë ata t’Rahovecit, dy ishin kanë, shokë, studenta. Kanë ardhë e kanë vet’ n’fshat: a ka naj plak që â i pashkollë po â i meçum?, thotë “po, âsht’ njani” – thotë. “Qitu nifarë Pjetri Nu’ Markit”... “Lypne e gjani!” Shkojnë ata, vesin, edhe ulen e bisedojnë. Tu vetë nër veti, thotë “janë rritë” – ata i thojnë k’tij plakit – “janë rritë... jetime janë rritë, e janë rritë jetima, e jetimet janë tu lyp’ hise... a ju bjen a s’ju bjen jetimeve hise? Jetimave a ju bjen hisa a s’ju bjen?” Plaki thotë: “Pooo”, thotë “merrne ni kufin’ e ni sebep me vo edhe gjarpnin n’tâ, gjarpnin m’i nxerr’ votë, mos m’i thy – atëhere fitoni hisen” – thotë – “jetimat e fitojnë hisen; pra n’i theshi votë, jetni pa hise!” Edhe ata kanë dalë tu menu, çfarë fjale na tha... shka na tha... de, de, dikur i kishin pas ra n’fije: si lufta mu përba’ po popllin me rujt’, po poplli dojnë rujt’. Luftën me bâ, po popullin me rujt. “Qita na ka thonë plaki”, thotë, “na sa mujm...” Ata e kish, nër veti kishin pas bisedu, e kishin pa’ gjetë fillet si shka ka thanë plaki. A, djali tij a kânë aty s’ka mujt’ me marrë vesh kurrnisen shka â tu fol baba, s’ka muj’ me m... kuptu hiç, shka ju tha, tek ju tha... po ata tash, kemi nejt’ me ni budall’ vallah, po ata tash duhet qat’ budall’s m’ia marrë qitina naj fjalë, mirë âsht’... jo, budall’ s’û kanë budall’, po i meçum, po k’ta edhe ma t’meçun si ia kanë marrë fjalën... e na shyqyr s’i kemi ksi djél e ksi vajza t’ri si mujn me marrë dishka – e ia kanë marrë.

AK: E për ky Sadri Haxhia që kish pasë ni bisedë me Markin – kush â ma i meçum?

PS: Aaa po, Sadri Haxhia thotë: “Mark, cilli jem ma t’meçum – une a ti?”, thotë “Mark mos ban hajgare” – Sadria thotë. “Jo mar’,  s’jam tu bâ hajgare, po cilli jem ma t’meçum?”, se da pleqni ata... Thotë: “Valla as ti as une mar’ Mark!” – “Qysh, po na tu da pleqni, aa?” Thotë: “Pleqni tu da po, po ma i meçum âsht’ filani, ni kojshi, qi treqind [300] vjet, brezat e tij brez mas brezi ka pasuni, tu kqyr’ punën e vet’, na jemi ti’ kqyr’ puntë e huja, na jemi ka’ i kqyrim puntë e huja!” Sadri Haxhia qishtu kish pas thanë... e vërtetë, qashtu âsht’. Mirëpo edhe puntë e huja duhet kajherë dikush me kânë mi kqyr’, dikush duhet edhe puntë e huja, po mi kqyr’ mirë, sa t’munet m’i kqyr’ mirë. Për keq, le, qashtu mujsh me bâ mirë “O Zot” – tha, “a po she qito dy dur’ që t’i kam dhanë, a pi sheh që i kam qito dur’, kurrë keq s’kam bâ?! – po Zoti, tha, ju përgjegj, tha: “Po k’to dur’... a ki bâ mirë? K’to tu kanë dhânë mu punu dishka; mos paç bâ keq nuk mjafton, po a ki bâ edhe mirë? Duhet me punu dishka me k’to dur’ a, mes bâ keq, bâ mirë, bili!” Jo m’ju djeg’ shpia kojshisë ti me kqyr’ sèri; bili shko ni grusht dhe gjuja, ni tro’ munohu pak, nimoj, gjuje i tro’, e trego veten; nuk â shumë zor mu kânë njeri, nuk âsht’ shumë zor mu kânë njeri, po njeri i vendos’, jo i pavendos’ – nuk â shumë zor, ja, ja, nuk â zor, kajten me lanë... E veten tha, plakin  me ardhë... e thirren plakin me da pleqni, tha i thajke: “Kajtja, a po rrin ti k’tu a po shkaj une, a po shko ti po rri une, zgidhe njanen?” Shka â tu fol’ plaki mar’ me veti, a shka ka ky, ka lujt’... Kajte, dojke m’i thanë vetit me lanë kajten, “Atëhere po shkoj te filani une; kur ta lash’ kajten atëhere je plaki – s’e more kajten me veti, ma mirë mos shko aty, mos shko, mes shko”. Se ju lodha edhe ju po...

AK: Mirë, e për festa a jeni përgatit’ gjatë? Çfarë festa keni festu ma shumë knej?

PS: Na kemi festu përpara, festojshim, na bash që e kemi pasë prej Mirëdite kemi pasë Shna Kryqin, po, Shna Kryqin.

AK: Kur – n’çfarë date âsht’ kjo?

PS: N’pranverë u kânë ajo, po tash â lânë ajo, u harru bukur, tash e kem pasë festen Zoja Nimtare t’Prizrenit, kur u nreq’ tash, e festojmë me shtatëmejt [17] gusht, festen e Florit Laurit.

AK: Ma herët a e keni festu?

PS: Po, e kena festu...

AK: Shën Florit e Laurit?

PS: Jaa.

AK: Jo a?

PS: Ja, vonë, mësi vonë mësi â nreq’ kisha, vonë k’tu... atëherë, k’ta ishin kânë shejtën dikun, k’ta shejtën pak ma vonë kanë ardhë, po dikush ka ditë sigurisht që i ka pru, pse s’di une...

AK: E naj festë t’familjes tash, a e keni?

PS: Jaaa, t’familjes nuk kemi, familje, po ditëlindje e ksi sene i bajm’ kshtu, mlidhmi kshtu.

AK: Naj Shëngjergj a Shën Koll a kshtu...

PS: Ja, jaa s’kemi, veç naj ditëlindje... Mu qitash ma kanë festu k’ta tetëdhejtë [80] vjetorin, djemt e shoqja e krejt familja, tetdhejtë [80] vjetorin ma kanë festu; nuk kisha marak unë po ma festun’ k’ta, une s’kish marak, s’dojsha. Le, ma mirë mos m’i nje vjet’ fort, le rahat njo k’tu, kshtu që...

AK: A janë kanë dimrat e fortë ma herët?

PS: Kush?

AK: Dimrat, dimni, fortë?

PS: Dimnet po, ka pasë dimna, herët i maj men’ unë, ‘jehull’ i thojshin – jehull, jehull, mjegull i bika, i bika akull, lisa... u çajke lisi prej mrazit, e mbaj men: lisi kërsitke pum prej mrazit, qaq dimen që ka pasë t’fortë. Akulli, prej strej’s e poshtë bike aklli, ka pasë dimna t’mdhaj, po ka pasë edhe vera t’thata shumë... pluhën, kjamet, vera u bajke shumë e nxehtë, e dimnat... klima shumë ka nryshu, krejt ka nryshu klima, s’âsht’ ajo klimë kërkun... ja, nuk âsht’, jo. Atëhere ka pasë shumë dimen, po edhe verë ka pasë: t’digjke pluhni me bâ me kanë dath a, me hi n’pluhen me dalë, s’mujshem me ec’ dath’ – si me kanë atje n’deti, qashtu k’tu n’vênin tonë â kânë... ka pasë nxehtë, am vernat e nxehta, dimnat janë kanë t’ftohta, tash s’po ka edhe dimen shyqyr qaq, po edhe verë qaq... mirë boll, mirë âsht’.

AK: A e keni qitë buzmin ju?

PS: Urná?

AK: Buzmin a e keni qitë?

PS: Buzmin, po mar’, e qesim buzmin.

AK: A e qitni ‘alâ?

PS: Po, ‘ala e qesim buzmin.

AK: E ma herët qysh e man men’, qysh e keni qitë?

PS: Jo, qishtu e kemi qit’ gjithë a!

AK: A munesh me na përshkru pak?

PS: Po buzmin na e nreqimn’sabah kur t’çomi, e presim kllin’, pishën edhe e pregadisim edhe kryqin me kashtë thekni, edhe i pregadisim, i lamë me ni vên aty, mramit mlidhmi si familje, dikush shkon e merr, do i presim atje mrena tu na ardhë musafirë, tu na hi Krishti mrena, edhe e presim. Ata bajn zâ, rrehin derën pum pum pum kur t’vijnë, na urdhnon, krejt çomi n’kamë, falmi nër veti, ngrykmi nër veti, urojmë njani-tjetrit, e marrim e qesim mrena...

AK: A thuni naj fjalë diçka?

PS: ... atëhere shtrojmë atëhere sofrën, pije, sêne, haje, sikur si qitet për festa, i përgatisim, gjithë-e-kush n’atë mnyren e vet, fjalë...

AK: Ma herët qysh e man men – a e keni qitë n’voten n’mes apo dikund tjetër?

PS: Jaaa, n’mes e kemi qitë sofrën, edhe sofra gjeth’ natën rrin qaty e pa lujtë e pastrojmë, po e lamë ni tepsi për neserit me bâ lamën, thojmë na, lamën me dalë n’sabah, e bojnë lamën, ajo kërsh e bajm edhe atë buzmin e marrim, e qesim njâ me njâ edhe e marrim pite, ‘laknur’ i thojmë na, laknur, me tepsi t’laknurit shkojmë aty edhe me pi raki marrim me veti aty, çojmë ka’j gotë raki; kush don me hangër, po s’hahet n’atë sabah... po adet, a di, me bâ nifarë adeti, se s’hahet as s’pihet kurgja... nifarë adeti. Shkojnë disa, po tash e kanë lanë shumë, shumë e kanë lanë s’di... s’dilet tash po ‘ala janë tu dalë, veç jaaa – sikur herët jo... ‘ala dalin po jaaa, nuk ec’... Tash dal’ dy, tre vet’ qaty, hajt, s’dalin, pritojnë me lujt’ prij shtratit krejt, s’dalin.

AK: K’tu në fshatin e juve, martesat... ku keni marrë nuse dhe ku keni dhanë ma shumë nuse, me cilat fshatra tjerë?

PS: Uuu kemi miq, kahmos kemi!

AK: Ma shumë që keni pasë qef me dhânë çika ose me marrë nuse..?

PS: Ma shumë kemi n’Novosellë t’Gjakov’s, po kemi prij Velezhe, kem prej Fyrze, Dolit, ktina... po de, t’Dolit, kem kahmos miq. Kem edhe k’tu n’Nashec miq, kemi dhanë e, po, kem, po, po. Kemi miq kân’ e kân’... kemi miq, kemi, kemi edhe n’Buzhaltë i kemi miq atje, n’Çabiq e... kam djélt e tezakin n’Gurakoc e...tezejken e kam pasë kâ n’ket... qaty ngat Çabiqit ni katun.. s’di qysh po thirret ai... Servik, n’Servik te Alikurt atje... i kemi lidhjet, kan’ e kan’ miqsi na, t’hapt t’shkepun’.

AK: Ma herët n’çfarë stine i keni preferu me i bâ dasmat?

PS: Po n’vjeshtë, n’vjeshtë, gjithni n’vjeshtë...

AK: Pse ashtu? Arsyja?

PS: Po puna soset e dishka prodhimi vjen ma tepër, tej t’duhet kohë e tej t’i gjet’ qato i bajshum, vjesh’s i kem bâ dasmat ma tepër.

AK: Sa ditë ju ka zgjat’ ni dasëm?

PS: Dasmat i bajshum atëhere t’gata, tri ditë i bajshum dasmat, n’atë kohë.

AK: E n’çfarë ditë t’javës i keni bâ dasmat zakonisht?

PS: I bajshim ma shumë t’hanëve, merrshim na nusen, t’dillen prama dasmën, t’hanën i kemi pa’ marrë nuset. Po tash â rregull, tash.... kur t’dush, s’ka dert, tash â liri ma e madhe, tash s’e kqyrin... kurdo, veç merr’, hajt. Atëherë t’hanëve kemi bâ dasëm dajm, ditën e dill’ natën e dasmës, t’hanën, t’martën... tek t’mërkuren u dajshin njerzt.

AK: A keni marrë shumë krushq?

PS: Nuk kemi pasë na si familje, jo. Kanë pasë njerz qi kanë pa, si n’bazë gjenjes ka shku, si n’bazë...s’kemi pasë shumë krush. U bajshin katër-pesëdhejtë [40-50] vet’, s’kemi pasë shumë sikur tash; po tash â ma kallaj se tash shko ti tri-katër [3-4] orë qatje n’restaurant, e kallaj, mlidhi krejt Prizreni se s’bahet nami – ia jep ka ni, ka ni qebap qaty, hajt... aiii, leje tashti sa! Atëhere u bajke, u çoshim, s’kishim, tilivizora jo, radjona jo, kush â dikush ma qesharak na i shojke vênin, kena pasë sharkia, çeftelia, dikush iu bike, knojke, bajke kangë ose çojke naj valle dikush, tupana merrshim, po, tupana merrshim, defaaa, qisi, qisi muzika kemi pasë.

AK: A e man men’ naj kangë t’vjetër që kanë knu napër oda me sharkia? Që se nin’ ma shpesh n’televizor?

PS: Mos um qit me knu tash!

AK: Jo, ani, veç kshtut tekstin.

PS: Mos u tut’ plak (i drejtohet shoqes) se s’knoj, aiii!

AK: Veç tekstin kshtu se s’âsht’ problem...

PS: Kqyr, e kam pas ditë ni kangë qi nuk u kânë mu knu, po u knu atëhere, si i ri: “Ra n’Berlin ushtria kuqe” ëëë, e paskna harru gati, po – “bash t’merkuren n’tre sahati, me radion na erdh xhevapi; çka kallxoj radioni, dha dorëzimin allamani; allamani â dorëzu, krejt milieti na u janë gzu; na janë gzu tanë bitivi, ba zijafetin shpi për shpi, qysh marun k’to dy kraji, Allamani me Itali. Kanë maru dhe u bâ shëmtim, q’a za gjallë qaj Muselin; Muselini gjallë âsht’ zanë, qaja fjalë aslli u kanë; qaja fjalë âsht’ e vertetë se Hitleri paska dekë; diq Hitleri u bâ beteri, s’pi len ingliteri; s’po len vên ditë për ditë se verzik janë me Amerikë, shumë ballanat i kanë qitë, qitshin ballona pa pikë tutje shkon ushtria vija-vija, rrnoft e koftë kuqja armia, si Hitleri shkoi te shpia, shkoj te shpia hiç pa shybe, ia kanë bâ luftën me tybe. Or Hitler musteqezi, or Hitler musteqezi, s’ki pas lanë ni bir pa hi, prite tash t’lumen Rusi...” qishtu u knajshin ato kangë...

AK: Napër oda a?

PS: Napër oda!

AK: A i ki ni ma te’ knu tash vonë?

PS: Jaaa, ka pasë n’libra, ka pasë n’libër, u kanë edhe n’libër e kam pas msu, prej librit... se ja, tash s’e knon kush, s’i knan kush... kjo kangë s’âsht’ edhe mu knu, s’âsht’ mu knu!

AK: Po, po. E naj kangë tjetër? A t’kujtohet najnjâ qishtu interesant që u kânë?

PS: A bre bac, do me m’qitë me knu, po jaaa be, s’di une k’to kangt, s’....

AK: Që e man men’ najnjâ?

PS: I kam harru, i kam...

AK: E naj tregim? Naj ngjarje që kanë tregu napër oda, naj mesele a t’kujtohet? Ose naj prrallë ose..

PS: Shka me t’thanë... paj prralla ka pasë, boll ka pasë... përpara folshin pleqt e hishin n’kto biseda, une edhe s’ûn i kam maj men’ edhe i kam harru, shumë i kam harru, shumë i kam harru, se knojshum n’lojë t’kapuçave, i thojshin: “A i falim a s’i falim, çiljau derën t’marrin malin!” maj s’mrrami loja kapuçav, ku u sosim, për me kesh njani shokin, i thojshim “Hajt, a pi lirojmë...” se i shajshim gjithçka njani-tjetrin, grupat nër veti, dy partitë, e maj’ s’mrami i thajshim: “A i falim a s’i falim, hajt çiljau derën t’marrin malin”, t’shkojnë t’kërkun’, kurgja, i lishim, i lirojshum, t... ksi, i mujshum’, lojë t’kapuçave... qito u interesojshim, loja kapuçave u kanë, lujshum kapuça, bajshum mahina, e knojshum tylifarë kangsh, po knojshum kangë jo t’mira, t’çudishme... që s’âsht’ edhe mu fol’ nër gjithkan’, s’flas unë, s’du me fol’, du me fol’...

AK: E napër oda, zakonisht, çka u diskutu, kur jeni mbledh’? A jeni mbledh’ shpesh?

PS: Ja bre s’jemi mledh’, s’jem mledh’... kur mu mledh’... veç kem nejt’ përjashtë, shka kam nejt’ me njerzë une, përjashtë kam nejt’ me shoqni e me sêne... une n’Gjermani kom qenë n’parti, n’Lidhjen Demokratike, sefte na gjithë i kemi pasë ato, e kemi pasë kryetar Hafiz Gagicen. Hafizi u kanë kryetar i Lidhjes Demoktratike për Evropë, atje krejt ato gjana, krejt janë punu, anej teknej sa kanë mujt’, jashtë: jo tre përqinshi [3%], jo me dhanë këtë për “Vendlindja thrret” o, tana k’to obligimet e jashtme janë kânë shumë... Une e di, se edhe gjatë luft’s kur kemi dalë prej ktuhi, kemi dalë e kemi shku, na familja jonë kemi dalë e kemi shku n’Shypri, jemi kanë dy traktora e ni kerr e kemi pasë, kemi dalë krejt.

AK: Domethanë ksaj luftës fundit, a po?

PS: Po, qit luftën e fundit. E kemi dalë n’Shypri e atje kemi shku, kemi shku te do nipa i kemi pasë, i kena atje, te ata nipat kena shku, e atje ûmag ka ardhë djali mu prej Zvicrës, që âsht’ n’Zvicër, ka deshtë me ardhë n’Drenicë n’luftë, unë isha me gjithë shoqë, me djal temin t’madhin, edhe kishte fminë ai. Ky djali me ni dhomë, tha, “Unë jam ardhë sa m’ju pa juve, se unë jam nisë me shku n’luftë n’Drenicë!”  Nâna vet – si nâna mâ si, kcej’ meniherë, përniherë gufoi; une s’gufova shpejt, e majta veten – “Nânë,” tha, “bre katër djem i ki, s’do me thanë... edhe ata janë djem nânash që janë tu myt’ atje!” Ai djali... mu m’pshteti a! M’pshteti me ni fjalë, m’pshteti se qashtu ish... I drejtova, thashë: “Vilson, ti fjaltë shka je ti’ fol’, je ti’ fol’ krejt me vend, edhe pse jam plak une s’muj me t’shkel, pooo, njâ po t’tham: nuk e ki ushtrinë e kryme, je tu mu dhimt’, si bili mos me shku gjak hupt, bili dishka... ushtrinë nuk e ki t’kryme; ti zemer ki edhe shkon, mirëpo nuk din n’luftë mu përmbajt’ luft’s; për luftë jôm une, po jam plak, nuk jam për luftë se e di shka duhet... ti me pasë atë dijunin’ teme për luftë s’tkisha nalë hiç, po ti s’ki përvojë, s’ki ushtri, s’din, ti s’din – shkon e jet’ – janë tu shku tu metë!” Unë e majsha ni radio n’dorë, gjithë e përcillsha gjendjen n’Kosovë shka â tu bâ, une gjithë e kam përcjellë. Kanë ardhë e kanë metë njerz se pa dije, pa sên, kanë ardhë e kanë metë nëpër... thashë, “Edhe, a je te’ pagu ti? A je tu dhanë për Kosovë nima, a je n’punë?” – “Po.”  “A je tu pagu për Kosovë?” – “Po.” “Apet paguj” i kam thanë, “se s’du kurgja prej teje; për Kosovë jipni sa t’muni, njerzt dojnë atje níma, tjera lypet – nuk janë tu lyp sall me liftu, por duhen edhe pare, t’holla për armatim, tana ato kushtojnë, tana kushtojnë!” – “Une, bac,” – tha, “i kam çekat qi i kam dhanë.” – “Apet ‘ip, unë s’du pare, jam ngi me pare, mâ s’du pare hiç! – isha mërzit’ unë n’atë temën, s’dojsha pare, s’dojsha kurgja mâ, shka... Edhe e kisha ni kushuri atje, ishte oficer n’ushtri shiptare, t’Shypnisë ai, e po bisedoj me tâ, pi them’: “Ka ardhë djali (qishtu, qishtu)!” – “Si? Ka ardhë a? A di shka? Djali a â n’punë?” – “Po.” “Djali le t’shkon n’punë,” tha, ai m’tha, “pra le ta man’ rrethin, na gjithqysh, na bjen ne Shipnisë me hi n’luftë për Kosovën – s’kemi çare, â vêni ynë edhe Kosova – na jemi njâ. Une, kur ta th’rras une me shoqninë e vet, une ma s’pari kôm me pri une, une e kam shkollën e kryme, jam profesionist për luftë, jam i përgaditur për atë gjâ. Ma s’pari, une kam m’ju pri, atëhere ata m’ju njek’ prapa, kur t’thamë une; pra, niherë kanë hi k’ta t’hujt, jemi ti’ kqyr’ k’ta. S’kemi drejtë m’ju... m’ju përzi ktyne si Shypni, â fjala, s’kemi drejtë; a përditë kemi mledhje, përditë e kemi çështjen e Kosovës na, ushtria shyptare” – mu po m’tregon. Edhe i kallxova, pi tham’ atij: “Vilson, bac, puna jote, veç ma mirë kisha me thâ’ shko n’punë!” Ja musha menen: shko n’punë, vazhdo punë, jip pare ti për Kosovën, muni me plotësu me tjera gjâna, jo sall me luftë. E kanë dhanë përjashta, kanë dhanë mërgimtart’, shumë kanë dhanë për Kosovën, po kanë dhanë për veti te’ fûni-fûnit – tanë shka kanë dhanë kanë dhanë për veti, tanë kush ka punu ka punu për veti, për veti, se e ka ní vetin se janë shyptar edhe për veti ka punu, jo për kân’. N’paça punu une, kam punu për veti, m’ka taku, se kjo a e përbashkt, atdheu i përbashkt – aty ku â atdheu i përbashkt aty duhet bashkarisht: me jetu bashkë, me liftu bashkë, me dekë bashkë, me tana m’i bâ bashkë, bashkë, bashkë, bashkim veç bashkim, bashkim, përçamje jo, bashkim. Përçamje s’ban hiç, përçamet hiç s’bajnë, une s’pi kam marak as atje n’mledhje n’parllament... Une i përcjelli parlamentin, i ngoj, dam, disa njerz qi bajnë qashtu, kurrfarë kulture s’ta kanë njerzore, s’e din’ që â ti’ kqyr’ krejt publiki, edhe bota e jashtme i kqyr’ krejt, e nuk e... nuk ja nojnë pak menen veti, n’biseda, çdonjani shoqit, çdo fjalë t’dobta, fjalë t’rana, fjalë pa, pa, pa... xhamaz janë tu bâ, tu shit’ dallavere... Mas shit, se popllit i ka ardhë te huna do gjâna, i ka ardhë, poplli janë n’zor, a?! Me qita’ politikajt... edhe, pse me na u bâ tjetër kush ne politikan, tu kanë na vet’ mu bâ bre... po nuk janë... ata mujn’ me u bâ veç a dojnë, na kemi disa kren’ si m’ja pasë lakminë bota nuk i ka... qi i kemi n’Kosovë; i kemi do krenë, nuk â qi s’kemi, jam ti’ përcjellë une, i përcelli... kemi shkrimtarë, kemi gjin’ me shkolla, kemi gjin’ t’aftë, kemi gjin’ realista, â Frashër Dema historian i mirë, Frashër Dema âsht’ historian i mirë, pse p’ja rrxon pse p’ja... pse nar’ veti hahen. Për shembull kemi Jakup Krasniqin, nuk âsht’ i asi, nuk janë t’lanë, kemi njerzë na t’mirë, kemi, s’muj m’i qitë une... s’i qes krejt keq; t’kqi, s’ûn i baj krejt t’kqi, po janë do, ni pjesë, ni pjesë âsht’ e dobt njerzore, fillt âsht’, nër veti s’ban kursesi. Fmia kur ta shojnë tu’ përla, prinja, edhe ata bajnë qashtu... si qiti prin’, fmia, edhe qeveria qashtu âsht’; kur t’shohin atje n’parllament, na, kur t’shohin k’tu gjina thjesht, atëhere ku... atëhere gërditet, gërditët; na sytë te qata i kem, pa marrë parasysh si e dimë qi s’ûn bajmë gjâ pa Evropë, pa Amerikë – na s’kemi kurgja pa ata, s’mujm me bâ, nuk mujmë me bâ, pra me ja’u thanë mujmë – une mu t’ngu po t’ngoj... veç qishtu, s’âsht’, e!? Me t’ngu po t’ngoj, s’kam sha me t’bâ, me t’ngu, po veç qishtu s’âsht’... me zor s’m’qet dikush me thanë mu se â qashtu – nuk â qashtu, po me t’ngu po t’ngoj, mes me na shku gjâ për budall’, për budall mos mu na shku gjâ. A për si njerz n’dasht’, bajnë politikë, njerzt e politikë duhet me kanë shumë, shumë t’pergaditun, shkojnë jo atje, shko jo atje, janë kap’ për, për... kapen për pasuni e për sene t’dekme – k’to janë sene t’dekme: shpiat – pa shpi s’ban, po shpia â sen i dekum, për qata shkojnë u kap, për tët’ se di une, të të tëët, kërkun hiç, mu s’po ma merr menja... k’to, do sene hiç s’po ma merr menja, hiç s’ma merr menja. Mu ulë po, me bisedu po, me kuven’ po, mu marrë vesh po, qito mu m’pëlqejnë; si s’u murrum vesh, kurgja s’kemi bâ. Natë e ditë unë qi e du bashkim, bashkimin kombtar, une e du, po bashkim kombtar une e du mu kanë bashkim, jo hajgare, s’ka dy ant’, dy ant’ s’ka, nuk ka... ki ardhë te une, je te une, harro krejt, s’je te prinja jote atje. Kur t’shkojsh atje, harrom mu, s’ka atëhere... je atje, atëhere, me mu larg, duhet me majtë patjetër. Une s’di baco, ti drejtomë pak... shka a shka duhet?

AK: A e keni shpesh te lumi i Nashecit, k’tu te Drini?

PS: Jaaa, nuk ... u prish’ lumi atje krejt, s’ka, mu la kush s’lahet n’tâ.

AK: Edhe ma herët?

PS: Aiii, ma herët jom shku, por kur jom shku para katërdhejtë [40] vjetve...

AK: Jeni shku mu la?

PS: Para katërdhejtë [40] vjetve jom shku mu la, po.

AK: Me zanë peshk a keni shku?

PS: Ja, peshk nuk kam zonë kurrë unë, as s’jam kanë peshkatar as... po kam pasë ni llovaçkë e majsha, si gjahtar kishe, po s’jam kanë as gjahtar, po hajt qashtu, qatâ e kam pasë, e majsha...

AK: N’Prizren a keni dalë shpesh?

PS: Po, n’Prizren kem shku, kom shku n’Përzëren, shumëhere m’ka ra me shku, kam shku.

AK: Kryesisht pse keni shku – për çfarë arsye?

PS: Po ish pazari, qyteti n’ngref, qyteti i ngref’, edhe fshatrat i ngref krejt qyteti me shku, po edhe për nevoja, për punë, a për naj dokument najsên, naj tjetër... për pak punë n’Përzeren, pa punë n’Perzeren, qyt... fashti â fshat, qyteti â qytet.

AK: A keni shku n’kamë a me çka?

PS: Eee, n’kamë kom shku pak, jo shumë. Edhe n’punë kom shku n’kamë pij ktuhit, n’punë kom shku n’kamë, po jo shumë kohë, kom shku ‘ja dy javë, kom ec’ kamë, pi k’tu atje me zanë punën, ora shtatë n’Perzeren me kanë, e masanena jo s’kam shku kamë mâ... tana’ jo naj bicikull, me bicikull kom ec’ ma shumë n’atë kohë t’rinisë, kom pasë bicikllën, po për ne ishte automjet biciklla, n’atë kohë, tash s’â gjâ biciklla, tash biciklla...

AK: A e ki ble vet, apo...?

PS: Po, vet e kom ble.

AK: A u kanë shtrejt për atë kohë?

PS: Po shtrejt, po, për atë... shtrejt u kanë për atë kohë për atë t’holla, se s’kish, rrogat e dobta, s’kish, po kam pas marrë, kom pasë biciklën e mirë e, i ri e, pa dur’ i grajsha, sene, fluturojsha me tâ, n’atë kohë, po.

AK: Çfarë tesha keni veshë atëherë? A keni veshë tirqi apo...

PS: Jaaa, sefte kam veshë, a kur m’i kanë pru, babagjyshi kur m’i ka pre pantollt e zhgunit, zhgunt, ti s’di a e din, t’leshta janë kânë – prij gzimit, për Pashkë, aaa, m’i kish pre t’ri fintak (qesh)... ka pasë fukarallak t’madh baco, ka pasë shumë fukarallak n’atë kohë... e m’i pruni, i vesha, me ner’ me thanë s’kisha përfuni tlina, e m’dogjen, m’dogjen ato, aaa kukuuu, kurrë s’e harroj, kurrë s’e harroj a... s’kishim, s’kishim pantoll’!

AK: A tirqi nuk keni mbajt, a?

PS: Hëë?

AK: Triqi nuk keni mbajt?

PS: Ja tirq s’kam baj’ unë.

AK: E kapuç t’bardhë, plis?

PS: Po, kom baj, teri... kom baj teri vonë mar’, masi kom shku n’Gjermani, k’tu kur visha e nojsha, po...

AK: E sa vjet e ke bajt’ për herë t’parë plisin? A t’kujtohet?

PS: Qitâ a?

AK: Plisin, plisin?

PS: A, plisin e kam bajtë, po, tridhejtë [30] vjet po, nja tridhejtë [30] vjet.

AK: Si fmi, a e keni majt’, n’shkollë kur keni shku?

PS: Jaaa, si fmi jo, n’shkollë, po k’tu po, s’na ka thanë kush që mos me majt’, po s’e kemi majt’ atëhere, kur kemi asi atëhere kém majt’ plis gjithni, edhe kom pasë marak me majt’ plisin e bardhë.... edhe sot e du, po m’zhyhet, sall mês mu zhy, a di, kom... s’kam marak me pasë t’zhyn’ e...

AK: E gratë çfarë tesha kanë vesh’?

PS: Gratë i kanë pasë teshat kombtare... Kjo shoqja jeme, kur, kur ka ardhë, ka ardhë, ka ardhë me tesha kombtare, tesha t’Reks qi i thojmë na, me qisi tesha.

AK: Sa parë tesha i ka pas bâ me çejz?

PS: Aaa?

AK: Sa parë tesha i ka bâ me çejz?

PS: Po ka pas bâ pesë parë a dhejtë a... s’di... ka pasë tesha boll, bishin, plot arkën me tesha gratë kur vishin, u dukke me përgaditë gati për krejt jetën me pasë – kujtojke se qashtu, kujt kanë kujtu. E tash tri parë i nrroi shoqja jeme tesha, i nrroi, herë fistan e tashi, tash n’pantolla, hajjj krejt u nrrun’, mirë boll.

AK: E zhgunin a e keni ndreq’ vet ju apo e keni ble t’gatshëm?

PS: Nreq’ e kemi vet’, po e kemi çu atje n’valanicë i thojshin, që atje asi ndreqke...

AK: Ku e keni çu n’valanicë?

PS: Qanej kah Jezerc â dikun, â kânë kah Jezerci qatje, u kanë ni...Jezerc atje e çojshin ...

AK: E n’cilen periudhë e keni bâ zhgunin?

PS: Aaa?

AK: Kur e keni bâ? N’çfarë kohe? N’çfarë periudhe?

PS: Po e bajshin, ‘n’cilin vit’ po don me thanë?

AK: Jo, po mënoj, n’cilen stinë?

PS: Stinë? Dimnit u bajshin, ma fort punajshin dimnit, ma shumë punojshin dimnit.

AK: E a i keni qethë ju dhetë?

PS: Dhetë po, i qethshim.

AK: Kur i keni qethë zakonisht?

PS: I qethshim n’pranverë, para k’ti vaktit.

AK: E me atë leshin e dheve, çka keni bâ me ta?

PS: Po e punojshin qaty, e tjerrshin, nâna, e maroshin, marojshin me krrabza, marojshin çarapa, xhimpera, qisi sene, bajshin kanaca k’to gratë, janë kanë ata kancat, tesha kombtare, tesha shtëpiake, me qato jemi marrë.

AK: E çfarë kpuca keni mâthë?

PS: Kpuca?

AK: Po.

PS: Iii, mos’vet, kpuca, opanga merrshim, likur’s t’lop’s, e asi e me me dredhë, thojshim me dredhë e asi, masanej patën dalë do t’plasitikit, apet edhe ato me dredha u ndriqshin, masanej dulen do t’Rahovecit, ato janë kanë kunra, masanej dulen k’to tjerat që i ka kô mâthë qato, k’to janë bet, k’to janë originall k’to. K’to janë... atëhere, qishtu kanë ardhë tu asi, tanshi shyqyr ka boll, me pasë ka, nuk muj me thanë që s’ka – ka, po m’ja dit’ duhet, m’ja ditë, se ka. Krejt kah e shoh popllin si mu kânë n’Shtutgard kur t’vi n’Prizren, ose qitu n’oborr temin; sên ma mirë as ata, sên, mirë jemi, përlamen, fjalë, nepër vêne, nepër... nuk din me lyp’ falje shyptari, bili lyp falje, bili – nuk lyp falje – shyptar, bili lyp falje bre; jemi njerz, une t’flas t’ranoj, po duhet me thanë “nal bre zojë, a m’fal’ se t’ngucata, t’ranova, t’thashë diçka...” – nuk din me lyp’ falje, shyptari s’lyp falije, jaaa, qitâ e kemi t’keqe. Kemi t’mira, kemi t’mira, i kemi lanë, i kemi marrë do t’kqija, ja bree, une shkoj qitu n’dializë, n’Prizren, çuditja – mdoket siii, jaaa se ku jam, si me kanë n’pazar dikun se jo, se jo n’vên ku janë t’smutit a?! Si mu kanë pazar, a ba ba ba, zhurmë, zhurmë, kjamet... vet e bajnë qato motrat, qato shka janë kush janë, atëhere edhe pacientat me ta qishtu, veç qetësi hiç a?! Mo bre vlla, për rizeh’ t’Zotit.... Shkon ti mjeku n’Gjermani, plot â vêni qaty me njerz tu prit’ me hy me ren’, as fminë e vet s’e qet para teje – pa vezvese n’Gjermani, bani i civilizum’; qashtu duhet mu bâ na njerz, po s’ûn bâmi; s’dojm’ mu bâ se me desht bâmi, s’dojm mu bâ... veç ju thu ti mirëmjes ose mirëdita kur t’hish aty, atij publiki që janë, ai e ka tjetër vên, atje mjeku s’asht, po janë poplli tu prit’ me hi, ti ju thu, ata a ta kthejnë a s’ta kthejnë... dikush me kry, dikush hiç – po ti borxhli je, mu paraqit’ si njeri edhe e t’zan ni vên qaty edhe t’vjen reni tak, edhe hin si duhet... civilizimi te na âsht’ shumë i largt, s’jemi kërkun, jemi me bâ tallava, hy hyyy, kshtu jemi për marak, e di unë, kshtu jemi...ndoket nuk jemi! Teshat i kemi vesh’, mirë jemi vesh’ kshtu, po, po veprat i kemi t’dobta, veprat i kemi t’dobta. Shka po di...

AK: A ki pasë najhere naj bela me najkân që t’ka metë n’qafë – pa pikë faji? 

PS: Jaaa mar bela s’kam pa, i kam shkurtu shpejt e shpejt une, bela... najherë naj fjalë me najkân po si jemi njerz...

AK: E me atë bariun e Landovicës?

PS: E me atë bariun po, me atë bariun, mirë boll unë e pata... e kom ni arë atje, edhe tash kishin shkel’ aty gjâja, une menova se âsht’ i katunit, i Atmaxh’s, ata bishin qasaj, e njerit pa faj i padita... me lopë ish, ni djalë i Landovics, i tham: “Ec kâ!” Erdh ai te unë, i tham: “Pse mar’ ma keni shkel’ arën atje?” Ai djali m’u përgjigj, tha: “Mixhë, niherë me m’thanë ‘a pi kullot’? atëhere me vet’ ‘i kujna je’!” Une edhe ma mur menja qe hina dallash, ma preu pak menja, i tham, “Ulu qitu...” u ula une, “ulu” – u ul, “A e pin duhanin?” Tha: “Jo, s’e pij”, “Po i kujna je ti?” – i tham. Tha: “Jam i Alis’.” Tham, “A une tash me t’lyp’ falje ty, kaq i ri a?!” – “Jo, s’â nevoja.” – “Âsht’ nevoja e madhe, shumë nevojë e madhe âsht’, me t’lyp falje, duhet me t’lyp.” Edhe ni shtagë t’madhe ai, e pi tham une: “Qit’ shtagë pse e ban’ ti? Tan’ kit’ shtagë!” Une synin e kisha te shtaga, se une plak, e ai i ri, e u dukke pak mu shtërngu, pak, tha: “E baj!” “Hallahile,” – u’m hini n’qef, thashë, “bre bac, du me t’vet’ edhe dishka, se po m’pëlqen n’kuven’” – “Fol!” – tha. Thashë, “A ban me majtë ni allti qitu n’xhep, se s’muj me bajt tan’ atë dajak, me mbrojt’ veten?!” Ai djali apet – pesshe [5] prej meje e ka, tha: “A bre mixhë, nuk t’bje’ mirë, as ajo s’bje’ mirë, nuk bje gjâna t’mira as ajo!” Krejt fjaltë i foli me vên djali i huj, a! E thashë: “Hajt bac’ ditën e mirë, veç mos fol me pleqt e tu me kan’ ki nej’ sot, mos ju trego, se ata um njohin mirë kush jam une, e mos ju trego me kan’ ke nej!” ... qishtu jeta, jeta â ksisoji, se ju mërzita me k’to fjalë palidhje; s’kam shka me t’bâ baco!

AK: Ja, ja mirë, n’rregull, veç fol ti, se...

PS: S’kam shka t’baj... Me mujt’, kisha me mujt’, kisha me shtyp’ librin me kanë ma herët, po, po, me pasë kânë nashta ma herët, po tash edhe mosha pe bajka t’veten... edhe paqefllaki e ban t’vetën, se une kisha mujt’ shumë, shumë do gjâna... me marak shkon kjo, me marak shkon.

AK: A ki najsen tjetër interesant me na tregu? Diçka që... po... që menon që âsht’ e mirë me ní edhe tjert?

PS: A mar bac {ndez cigaren}, a, ne paç emrin Llesh e merr vesh! Qishtu thojnë! Ne paç emrin Llesh e merr vesh! Na, familja jonë, si familje, jemi rrit’ me fukarallak, me kolibe, me tana, po mikin, dashamirin e kemi prit’, a! Eee përkujtohen shumë, nuk i kam ata dait e moçum, si janë kanë t’fjal’s edhe do gjana tjera si i ka lyp’ koha, nuk janë ma, s’ka bre, kanë shku, nashta tjert janë ma t’mirë po, po m’doket... s’e di...atëhere fjalën e kanë pasë, kur ta jipki fjalën, jetën e jipki a! A me të tradhtu s’tradhtojke. Tash tradhtojnë çdo hap po m’doket... mos beso atij, mos beso atij, mos... po atëherë kuj’ mi... po atëherë shka ke kjo mos me besu? Duhet me besu njeriun, po edhe njeriu duhet me kanë besëtar, tashti s’e di, nuk e di, tashti s’...

AK: E qat shpinë e vjetër që po thu e kena pasë kolibe, a munesh me na tregu pak formën si e ka pasë?

PS: Pooo, e ka pasë formën, gjysen e kemi pasë me qitë bukë.

AK: Po

PS: Gjysen i lishim loptë, u kanë nja, nja dhejtë pesëmjet [1015] metra e gjatë, po me kashtë e mlume e thurne me thupra, me thupra a kanë e thurne, qishtu për zgati u kanë e thurne me thupra, e lyme me lloq, qashtu u kanë, e mlume me kashtë, me pikë jo, s’pike se kashta e majke.

AK: Dimen e verë keni nejt’ qaty?

PS: Po, na te kem pasë ni shupë t’veçantë, e për musafirë po kur s’kishim musafirë flejshum vet na, baba, nâna, krejt fmija ren’, si fishekt bishim pappappappappap, n’qatë cergë qashtu, cerga â kanë e dhitë, me lesh dhie t’nreqme cergat janë kanë atëhere, qashtu kemi ra, kemi ra, mixha e ka pasë edhe ai qashtu ni sobë, edhe ajo kolibë, krejt koliba janë kanë ato.

AK: E çfarë forme kanë pasë? Rrethore...

PS: Edhe ajo e rrumullaktë u kanë.

AK: E rrumullaktë a?

PS: E rrumullaktë, ka pasë ni xhamë e ka pasë t’vogël, qashtu u ka bâ rrumullakt edhe xhama, u kanë ni dritare, po nxehtë u majke, nxehtë...

AK: Ti si fmi ke jetu aty?

PS: Aaa?

AK: Si fmi ki jetu aty?

PS: Po po si fmi kam jetu aty.

AK: E zjarmin ku e keni ndezë?

PS: Po zjarmin aty e kam pasë qitë kaftorrin, kaftorr kem pasë.

AK: Kah anash a n’mes a?

PS: Po qaty, n’midis, midis, midis e kem pasë aty zjarmin, qaty u nxejshim, a bukën ato i piqshim atje n’shpi, qatë shpinë qi po thamë qi kem pasë gjysen lopë, e gjysen bajshin izmet, magjen e... magja a kanë atëhere e drunit e... m’i pasë ato u m’kushtojnë mu sod pale sa, m’i pasë k’to fotografi, shumë kushtojnë.

AK: A keni pasë fotografi atëhere a?

PS: Ja, ajt mar, s’kemi ditë atëhere shka âsht’ fotografia as kurgja, jaaa.

AK: Deri kur keni jetu n’atë shpi?

PS: Deri n’49 qishtu jemi kanë n‘(4)8.

AK: N’qatë kolibë keni jetu a?

PS: Po, atëhere kemi na qitu n’koder atëhere qikâh, qitë vend.

AK: Aha, e ma herët jeni kanë ma poshtë?

PS: Poshtë jemi kanë n’gropë.

AK: N’Tupec apo?

PS: Jo, jo kâh, qikâh poshtë vêni ynë apet âsht’, ni farë vêni. Kena pasë dalë prej Tupecit. N’Tupecë nuk e maj men unë, s’jam kanë, k’tu kôm lind.

AK: Po. E a t’kujtohet pse familja juve janë ardhë prej Shqiprisë n’Kosovë?

PS: Po prij fukarallakit kanë ardhë, me si punë me punu si punim, bâbgjyshi po kur u kthy mas me shku apet atje se vllau ju ka pasë vraen atje, e atëhere u kthy ky prej ktuhit me shku atje, kur ka dalë n’Qafë t’Thanës, se atëhere n’Qafë t’Thanës n’Maqedoni kanë dalë...

AK: Po.

PS: Njerzt jo k’tu, ish kanë nalë kufini edhe i ka thanë për ty ka, ki drejt me dalë po familja jo, familja s’kanë drejt me dalë, ai pa familje s’ka deshtë me shku anej, ka thanë aja ma tokë, kama jeme token e Shypnisë se shkel, edhe u kthy edhe kena metë qishtu krejt.

AK: Babgjyshi juve?

PS: Babgjyshi jem.

AK: Domethanë babgjyshi juve e ka pasë edhe ni vlla n’Shypni?

PS: Po edhe ni vlla, po atina, u  vra vllau i tina, n’atë kohë janë kanë kaçak malesh, shka po di shka ju ka ndodh, janë vra, e ata kanë metë fmia e vllaut kanë metë jetima. Atëhere ky vllau si borxhli se kam bâ pytje une, si na i kemi tradhtu ata, s’duhet me tradhtu vllaun, m’kanë thanë, mixha u m’ka thanë, ka shku baba deri n’kufi po e kanë kthy, ata kanë deshtë me lanë po fminë ku m’i lanë, grunë ku me lanë edhe u kthy u metë knena, atëhere prej atyhit kem mejt knej ma na, e jemi kanë marrë vesh me letra na edhe n’kohën e Enverit [Hoxha], nër veti kemi pasë letra, jo lirisht veç...

AK: Qysh i keni qitë qato letra anej?

PS: I kemi qitë, i kemi çu për postë na.

AK: Për postë?

PS: Po, po për postë, napër postë letrat kanë shku, letrat janë en’, mirëpo kontrollin e kanë pasë letrat, e k’ta k’tu kanë nisë mu livdu, shka kemi na k’tu a din, kur i kanë marrë atje kanë pa ata letrat se janë tu çel dikur, atje i kanë çel letrat n’Shypni, Shypnia edhe ma e rrezikshme si k’tu, atje atëhere, i nalen a din, banë dishka lidhje se mos na... letra se do t’na kap shteti.

AK: Po.

PS: Edhe tash vonë um kanë thanë: “A shka jeshi kanë ju Nreat” – ata kojshit aty, “ju kishit pasë lidhje nër veti, e hiç pa ditë, atyne p’ju thojnë, e na s’kemi ditë!” Ai u kanë këshilltar komiteti nifarë kushurini aty, nifarë Zef n’Pukë, u kanë këshilltar komiteti, â kanë i madh ai, u kanë me pozicion, ai te luj rolin e ata hiç s’kanë ditë aty rrethi hiç, qysh... po unë vet e kam ni aty kur i kanë thanë, jam kanë aty, ata me siguri tashti folin ma kallaj: “Qysh bre ju Nrejat mi majtë msheft senet, i keni majtë, jeni marrë vesh nër veti!” “Jo mar s’kemi marrë... jemi kanë nër veti krejt sa fmi krejt, qishtu sa fmi ki tij, sa ka ai, sa ka ai...”

AK: Po, po. 

PS: I kemi majtë lidhjet na, sall me qatë familje jemi majtë, me qatë vllan e bâbgjyshit, me qatë familje, me ata tjert jo se jena shumë, me nisë e me kqyr ma larg s’kemi shku fart.

AK: A keni ala lidhje me ta?

PS: Po, po. Kemi pasë rast vdekje janë ardhë afër dhejtë [10] vet prej atjehit kanë ardhë me pa k’tu, po kemi, kemi. Tash e di mirë, shumë e di tash vênin une atje, krejt e di, po m’jet marak baba që u m’ka dekë, ai s’ka shku se, ai se, mixha a kanë, edhe ja kanë pa nreqë ni kangë shumë interesant, e hupa atë kasetë. Se ata i nreqin kangt fort...

AK: A e din?

PS: Jaaa s’muj me ditë hiç, po qysh e ka nreqë ai, qysh e ka nreqë nja i joni atë kangë, po mu tu kajt’ me ni a! E dhimshme a?!

AK: A s’kujtohet asni rresht a?

PS: Plaki, a – s’ûm kujtohet. That’ plaki tetëdhejtë [80] e kusur vjeç ka ardhë vênin e vet me pa, bâbagjyshi vênin e bab’s tina ka shku n’kullë. Ala qëndronë ajo shpia jonë atje, atje n’Shypni ala e guri, se guri, krejt me guri nreqë, e fortë ajo, e kur kanë shku, kanë shku, janë kanë tre-katër [3-4] vet k’ta tont atje edhe aty tu ka kanë ni gru tu nejt’, msuse ish kanë po edhe burrin msus, n’qatë shpi, edhe ai kushurini thotë: “Kanë ardhë k’ta kosovart me marrë këtë shpinë!” Ajo gruja jet, e kuçitme a di, s’ka faj, befasisht, e mixha jem i thotë: “Jo motër pa vezvese ti me luj hiç prej ktuhit, na veç jemi ardhë aaa me hek mall!” Atëherë ata e kanë nreqë kangë e kanë qitë n’kangë atë axhen tem, qe e hupem kasetën, e kemi pasë kasetën, kasetën çatë kangë me çeftelia ai, që me t’ra dhimt a, lot me t’ra prej dhimbtes, malli çka don me thanë për t’vetin, ata e din qysh e rregullojnë, e rregullojnë mirë, i kanë do thekse t’mira ata janë ma t’zot se na, na s’mujm, na s’mujm ata janë ma t’zot për do gjana, shumë janë ma t’Zot, fukara janë, ata ma fukara si na po, po do sene i kanë janë ma t’zot shumë. Ata din me ta do pleqnin n’vên. Thotë, shkum une vjet, vjet mar kemi shku une, Kola vllavi jem edhe nja dytre [23] djél tjerë, tanë qi ishna me kerr kemi shku drejt e atje, shkum te ata njani thamë: “Une i pruna k’ta se k’ta po dojnë hysen, k’tu po lypin hyse, se une s’du po k’ta!” Tu bâ mahia unë, “Eee, tha, po po mar hysja po, tha, po po bashkomi simi kanë t’dam na, jemi kanë bashkë, hysja n’Kosovë pe dajmë edhe k’tuhit pe dajmë shka kemi bashkë!”

AK: Hmm. Qashtu ju thanë?!

PS: Po sa sa bukur ja qëlloj, tha “krejt po bami bashkë edhe dami, s’ka dert”. E luje mush... jo s’po din. Duhet me maj vênin, thojke duhet me maj vênin, vêni do majtë, ndesh vênin tanë për me majtë duhet me majtë vênin, e qishtu â kjo jeta. Ti Vitorës thuj, se kja tash âsht’ tu fotografu, nale krejt, asaj Janës mi thanë...

AK: Mirë pra, faleminderit...

PS: Kofsh me ner.

AK: ... për bisedën.

PS: Qofshi me ner’ tana herët!

AK: Faleminderit.