Prena Paluca

Intervistuar nga: Arbnora Kolgjeraj Rexhaj

Kur jam kânë e vogël, jam kânë çikë, besa’ i kam pasë... pasuni kanë pasë boll, veç na mytshin tu punu aty

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

18.05.2018

Lokacioni i intervistës

Trepeticë

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

AK: Sot, me datë 18 maj 2018 jemi në fshatin Trepeticë. Do ta bëjmë një intervistë me Prena Paluca, e lindur Gegaj, 86 vjet. 

Halla Prenë, a mundesh me na tregu pak a shumë kur je kânë e vogël, qysh e ki kalu fëmijërinë tande?

PP: Kur jam kânë e vogël, jam kânë çikë, besa’ i kam pasë... pasuni kanë pasë boll, veç na mytshin tu punu aty! E kam pasë shpinë e mirë, Prek Gjoni, Zoti na rujt’... si ai kërkush s’u kânë... e, u rritem qishtu, at’here pak pa ardhë nuse, ra n’gjak, ra at’here, tani...

AK: Me kâ kanë ra n’gjak?

PP: Me Tun Rrûsi!

AK: Me?

PP: Me Tun Rrûs! At’here ra n’gjak e, at’here ata fill Kshnellve um ka dhânë baba jam! Aty jam kânë e dhânme, po m’ka përcjellë t’Kshnellëv, ka ardhë... bora teri n’fyt, unë pata ardhë nuse kíshe! Po si çika, si fmia!

AK: Sa vjet i ki pasë kur ke ardhë nuse?

PP: Nizet [20]. Jena kânë dy, edhe çikat e mixh’s edhe na; ai i ka pasë pesë [5] çika e tre [3] djél [3]; baba jem dy [2] çika e ni [1] djal... e, mirë e kena çu jetën, jetën e mirë e kena pasë, e kena çu mirë jetën. Shkojshim me gjâ, shkojshim me... po, teri sa u bâmë; kur u bâmë, na dha dy çika përniheri, i përcûll. Atij bac Simon njâ, njâ mu – i heki qafe se kish ra n’gjak at’here!

AK: E pse ka ra n’gjak?

PP: Po e myten Tun Rrûsen, ai ish i pari hak... tu munu’ me mytë sikur skarrabishtanin e myti, ni javë para e myti e, s’e muren n’burg hiç se u kânë i madh. At’here ky t’i njeki k’ta robt e mi m’i mytë, t’i ka njék pri’ kushedi kuhit teri aty, at’here me shati tik, po. At’here boll kanë hekë, po.

AK: Kur erdhe k’tu, qysh t’u dok tani?

PP: Kur erdha k’tu, k’tu mu dokke ma fukarallak, ma... (qesh)

AK: Ju jeni kanë n’Shpinadi, a po?

PP: Po, Shpinadi. Ma mu dokke... po mirë, apet mirë, mirë. Katër vllazen janë kânë t’martum, e pesti ka martu mas. E kam ardhë, apet mirë u dokshin, mirë, mirë, po une e kishna t’zezen atjehit, se ma mirë mâ s’e ka se ku shkon. K’ta vllaznit’ knojshin e lujshin, knojshin e lujshin e bashkë, une tu kajt’... kâj mas sysh, se kishin shku krejt n’burg, e! K’tu mirë e kena çu jetën. Tetë [8] thmi m’i ka fal’ Zoti, nantë [9] thmit’ m’i ka fal’ Zoti; njâ m’ka dekë ma i pari, tânë tjert i kam gjallë!

AK: A t’ka dekë i vogël, a po?

PP: Jo nana, dy vjeç!

AK: I smut’, a po?

PP: Se s’e çojke te doktori i zoti shpisë – shka thajke Toma se tjert’ s’guxojshin mu përzi!

AK: I zoti shpisë u kânë Toma, a po?

PP: Tâma u kanë zot shpisë; shka thajke Toma, kur i çojke Toma. Ata t’vet i ngjitke kerrin e kalin, i çojke thmin’ te daktorri; k’ta t’mit’, ky i jemi s’e çojke. At’herë, kur e çun’ ni ditë, ai kunati i vogël, i mrami. Ai foli boll tha, foli daktorri, tha: “Ky â kalb’ n’bark,” tha, “tash, shka m’i ba!” Diq, po! At’here më ka lé çika, Zoja, at’herë renë, renë, thmi e punë e, tu punu e... víç kena pasë razi shumë. Kena pasë kunata razi, punojshim, dil n’fushë e, dil... gjithqysh qysh i kanë herët! (Qesh)

AK: E qysh ju kanë nda puntë e shpisë juve?

PP: Aaa?

AK: Kur ju ka nda puntë e shpisë (kush çka ka me bâ)...?

PP: Po, e zoja e shpisë u kânë ma e madhja kunatë!

AK: A vjehrrën a e ki gjetë gjallë?

PP: Jo, jo, s’kûm gjetë vjeherr, jo, hiç! At’herë e dyta â kanë magjatore, ter’ dikur, dikur ka hi zojë shpie, dy zoje shpie. At’herë magjatore ishim tri [3] na, edhe murëm edhe nuset. Nusen e djalit Tom’s e nusën e djalit Hilit, i murum edhe dy nuse, bâmë magjatore. Veç mirë na, s’e kena pasë ni t’keqe n’shpi! Kena pasë mirë, shkojshum n’fushë, vishum prej fushe herët, nuk na ka xânë vonja n’fushë, kurrë. Mare’ mu kânë tu korr’ teri qaty, me pasë me qitë renin, thojke kunati jem, “Lene, lene, lene se boll, boll, boll, boll!”. E lishim trak, vishim n’shpi merrshim thmin’!

AK: Kush ju’ ka kqyr’ fmit’ kur jeni kânë n’fushë? 

PP: Ato magjatorja, e zoja e shpisë e krejt kunatat...

AK: Shka kanë bâ magjatoret zakonisht?

PP: Magjatorja qitke bukë e, qitke pite e, qitke gjithçka, me pru dreken. E zoja e shpisë ma me tamel e me... e bishin tamlin me dru pri’ ahrit e tej n’shpi, kosinë e madhe, kishin tamël boll, at’here qishtu, e çka mu’ bâ! Mirë e kena çu; nizet e pesë [25] vjet kena nejtë’ gjashtëdhejtë [60] vet’. Gjashtëdhejtë [60] vet’ i nreqshim thmin’; gati si ma s’forti une i nreqshna thmit’. I nreqshna sofrën e, i nreqshna thmin’ e... e najshûm tavën e tamlit përpara te’ ‘gjy me kashore, tamel boll... po qe, s’dishin thmia me pi veç me kashore te’ ‘gjy tak e tak e tak, rreth e m’rreth, kushedi sa thmi! Erdh ni ditë vllau ‘em e shko ka’ soba, s’e kanë ní... soba tu folë varrr e varrr, s’e kanë ní; erdh rrotull... e kena pasë shpinë qaty përtej qytyne thupravt, e kena pasë shpinë e madhe, e marun’ tani shpinë, cak... tak-tak, cakati, une e çela derën, thashë: “U vlla, hàde!”, “Nal motër t’u tham’ mashallah thmivet! Mashallah ju koftë” tha, “tânë k’ta thmi n’sofër e mos mu ní njâ, unë s’ûm ka bâ vaki!”, e at’hera ai shkoi n’sobë e qishtu i nreqen krejt. Kur vike, kur erdh dasmja e atij Gjonit Tom’s, thojshin ato izmeçaret: “Kuku, po shka kena me hekë na me thmi! Shka kena me hekë!”. Une kur u bajke akshami, terr, u thojshna: “A doni bukë?”, “Po!”, “Hajdeni! Hadeni, ecni, ecni hani bukë”, e nreqshna sofrën n’hajat aty, e i jepshna tamel e i jepshna kajherë kos e kajherë tamël e... mishi tu zí e plot’ po s’u bika nërmen për mish. E hajshin bukë... kur u çojshin dilshin, dilshin paç, i lajshin dur’ e faqe e krejt dilshin paç. “Kuku...” tha, “na jena tut’ prej thmive t’juj – që thmia jonë shka janë tu bâ!”. Kishin pru thminë me veti se daja... haj Zot shka bajshin; shkojshi tu kqyr’ përmi ata, tont’ asnji s’vishin pak. Kam rrit’ thmin’ po, s’kam pasë pasë... se s’kishum ku me marrë pasën. Shkojke ia blejke ni parë apanga Pashkvet e rrotull mâtmotit, ni vit; ato u shkyshin, u shkyshin. At’here e martun’ djalin e Tom’s e, thanë  “Hajt, djali ytë ka me shku djalë kerri”, Gjergji – “Me shka me çu? Ku mu marrë tesha me i vesh’?”, po s’ma ka ní kush zânin e goj’s. Kam shku ni ditë nëpër bashçe, qitu shoqja e Prenk Nu Dodës, u kânë shoqja Hilit, i thashë, “Amanteti Zotit, a ki nipër pantoll’ me çu djalin n’kerr?”, “Po pasha Zote, që i kam!”, apangat s’ûn i lypi... qysh m’i lyp’ apanga... I mura pantollt e krejt, erdh... e kena pasë ni gru n’sheher e erdh e pruni çiken – moca i k’ti djalit tem û kânë, thashë: “Teze, a mí jep qito patike, për djalin se â tu m’shku djalë kerri?”, “Po!” tha, kumeditë ajo se pi kânë çika... kaj, kaj, kaj, kur hyni nusja n’âborr, e diti se erdh djali; kaj, kaj, kaj, mule lype djalin, lype, lype... kur e gjeta, e datha patikat, ia dhashë asajna! Qishtu e kena çu jetën, veç mirë apet e kena çu jetën, mirë! S’kena pasë t’keqe as s’kena pasë... kurrë s’ûm ka rreh’ burri as s’na kanë rreh’ burrat – asnjo hiç! Njâ, kur e murum shoqen e Markit, ma s’mrami, e pesta kunatë, ajo e bojke veten me rreh’! Ajo, e rrehke pa da – burri vet rre’ke, se folke: “Tu shku mas grave t’huja, tu shku kshtu...” ia ngjiti e rre’ke... po k’ta tjert asnjo, asnjo, s’i kanë rreh, as s’i kanë fol’, as s’kena... e kena çu jetën teri n’nizet e tri [23] vjet i kena bâ bashkë, krejt qita thmi kanë lé n’shpi t’madhe!

AK: E n’cilin vit jeni da tani?

PP: At’here s’di ‘sha Zoten, s’di se cilin vjet jena da veç nizet e tri [23] vjet i kena bâ bashkë. At’here kur u damë, u damë t’shkatrrum thu ti se... tu kesh e tu fol, tu kesh e tu fol, mallin e murrë krejt i zoti i shpisë, kishe qe djélt me katër dugaj. Ata djélt e vet me dugaj, ne na da, na dha ni kali, ni kali bac Luk i thajshim mas qatje poshtë ka ni milion borxh, na i la borxhet, ni milion për vete ni milion na i la! U dashtë me shitë qatë kali me la qatë borxh, shka me bâ!

AK: E qysh jeni nda? Kush ju ka nda juve?

PP: Kërkush veç vet janë nda! Jo besa i kena pasë do pleq pri’ Nahisë Gjakov’s, Gjon Paluca e... kena pasë ja dy, tre pleq po s’e ngojshin... shka thojke Toma, ai i zoti shpisë!

AK: S’i ka ngu as pleqt a?

PP: As pleqt s’e kanë ngu hiç.

AK: E ata pleqt shka thajshin? Qysh thajshin mu nda?

PP: Se ata pleqt thojshin m’i nda për s’drejti, ai hiç, përtej, se â çue n’sabah tu fol’ qishtu, â çu i ka ra figur’s tap kishe t’i bi, tânë fije-fije u bâ poshtë tânë, qishtu syret, at’herë u çu i zoti shpisë: “S’kam pare” – tu thanë, “s’kam pare!”, a i kish dugajt, a kish mallin, tri dukaj’ i kish!

AK: Me çka kanë punu’ n’ato dugaj’?

PP: Me ari!

AK: Me ari a!? Ku i kanë pasë?

PP: I ka pasë n’Harvait, n’Harvati. Djali i madh bleu shpi e bleu... niqin [100] milionë, s’di sa milionë ia lanë shpinë djalit, a u kânë mu kânë martesa, ish kshtu n’sheher, ish si sheherjan, po. Ja lânë paret, u bâ, “kâ s’e zâ se jam martu!”, kâ s’e zâ se jam martu, a niqin [100] milionë pare, e tash i dekë djali burrë, sa e ka martu, e qeshtu!

AK: A keni shku t’dilleve n’kishë?

PP: Po për çdo t’dillash, kuku... n’kamë e kena pasë rrugën, k’tu kah Zef Gjoka kena shku, ngul përpjetze shkojshim, se e ka pasë dy rrotlla kerri, po me bâ me pasë n’kerr’ jetshim ma seri’. At’herë nuk shkojshim asaj rruge veç ndul përpjetze, e teposhtë e krejt, e shkojshëm n’kishë për çdo dille.

AK: Me kând shkojshe zakonisht, me fmi a me gratë, a...?

PP: Me thmi e me çika e me krejt; dikush shkojke n’meshë t’parë, dikush n’meshë t’mramë. N’meshë t’parë shkojka dada Mrikë, ajo, se u kânë zojë shpie, dada Gjylë vike n’meshë t’mramë e magjatorja, krejt shkoshim qashtu n’kishë!

AK: E burrat a shkojshin?

PP: Po, burrat shkojshin, pooo, burrat n’meshë t’parë ata burrat!

AK: Ju keni shku n’kishë n’Velezhë a po?

PP: N’Velezhë, n’Velezhë kena shku n’kishë! Ata burrat shkojshin, po a di... s’na vetshin, shkojshin, na shkojshim. Dilke Toma i kqyrke çikat, tash i kishim pesë çika, gra, i kqyrke çikat, te shkalltë dilke e at’here çikat se shkalltë, me i pa, pa shamia tu shku n’kishë, bajke namin! (Qesh)

AK: I kthejke a?

PP: I kthejke, po i nojshin shamiat teri n’gjysë t’rrug’s, po n’gjysë t’rrugs i hekshin, se çikat s’dojshin me pasë shamia!

AK: E çfarë shamia kanë ngjitë?

PP: Shamia, qe qishtu, qisi shamiash, m’i nû, m’i lidh’ k’tu nër fyt tik edhe...

AK: E knena shka kanë vesh’ teposhtë?

PP: Mitan e dimi, dimi veshshin. (Qesh) 

AK: Çfarë ngjyre kanë pasë dimitë?

PP: Dimiët ngjyrë, tylifar’ ngjyrë qishtut, zi, s’ka pasë tjera tesha, as pantollë kurrë s’kanë vesh’ ato çikat e para, kurrë s’kanë vesh pantollë, as kurrë s’kanë vesh’... veç qashtut dimitë, mitanat, kmishën. I rujshin për kishë, o Zot, o Zot!

AK: Edhe ti kur je kanë çikë qashtu i ke vesh a po?

PP: Po, qashtu i kam vesh!

AK: E kur ke ardhë nuse, çfarë veshje ke vesh’?

PP: Kanaca.

AK: K’tâ t’katunit a po?

PP: Qitâ t’katunit, auuu nizet [20]... na nizet e tri [23] jena da, po ja nizet e shatë [27] vjet s’e kam ndrru! At’herë e ndrrova, tu shku n’Harvati, djélt u shkepen e tu shku anej.

AK: E kush ta ka ndreq’ veshjen?

PP: Vet mar!

AK: Kur je kânë te baba, a po?

PP: Po, te baba kur jam kânë!

AK: A mundesh me na përshkru pak, a e ke ndreq’ n’vek a, modelet a, ja ki marrë najkuj? A qysh?

PP: Po kjo përlhura, kmisha, ô maru n’vek, e mitanin e kena ble, kanacat si janë t’qenisum krejt i keni qenisë me dorë, krejt me dorë, teri k’tu qenisum si... kuku nânë. E të mramin t’qenisum, kanacin e mramë, t’qenisum e t’marume k’tu, marhamën, marhamën n’vek e marojshim, lidhzat i kepshim me maqinë, se lidhzat s’punojshim, i qitshim n’maqinë i kepshim!

AK: Ku i keni çu – n’çfarë veni?

PP: N’Perzeren. N’Perzeren, prij Shpinadia e n’Perzeren! Prej ktuhit, se e kam çu çiken une nuse n’Veleshë e kam pas çu. Prij ktuhit të çu n’Perzeren ti’ kepë fistana e ti’ kepë, se çika shkoi allafrënga, po. 

AK: E sa parë veshje i ke bâ gati kur je kanë...?

PP: Uuu, kam pas maru une pak, kurgja s’e kam maru se hallki kanë maru ma shumë se s’lajshin k’ta pare, veç kam pas maru’ niqin [100] metra pëlhurë edhe pesëdhejtë [50] marhama, pesëdhejtë [50] copa marhama vek si i kam maru. E at’herë kanacat e, edhe kanacat ti’ maru’ n’vek niherë... Ma s’pari i marojshum n’vek e tani ti’ qenisë, ti’ qenisë, haj Zoti na rujt, u bajshum guxhë, tekterna n’mesnatë, na zike gjumi tu nreq’ e ditën tu shku tu punu, tu nreq’. Tremdhejtë [13] parë çoraptë burrash i kam pru t’marum’!

AK: Kuna ju ke dhânë ata çorapë?

PP: Çoraptë kishe për burrin tem, po i dhashë vjehrrit e kunatit, e kunatit, e krejt... kur erdha nuse krejt u veshën t’dillen e Pashkve me krejt teshat; unë ia dhashë apangat e marume kshtu me rreda e me qenisme: njanën parë ia nala burrit tem, njanën parë ia dhashë kunatit.

AK: Krejt vet i ke nreq’?

PP: Krejt vet!

AK: Shumë mirë. E, k’to për shtrat shka janë, a i ke punu ti a i ke gjetë k’tu?

PP: Jo shtratin... u kânë sanë, shtro sanë e at’herë shtroja ni çarshaf, ni dushek e shtrojshim përfuni e tani çarshaf. Çarshafat i kena pas maru’ vet! Vet çarshafat!

AK: I keni maru vet kur je kânë te baba?

PP: Po, te baba kur jam kânë çarshafa, ni jorgan edhe ni qylim...

AK: E qylimin a e keni maru vet, a?

PP: Jo, jo.

AK: E keni ble, a?

PP: E ka ble. A çik’s ia kam pas maru qylymin si s’e ka pasë kush! Dy çikat e marun’ qylyma.

AK: E modelin ku e keni marrë? Yrrnekun?

PP: Jurrnekun e patëm marrë... ni nuse ka ardhë te Zef Gjoka, e kena pasë kumarë, ai e pruni qylymin – at’herë na qatâ e kemi marrë model. Krejt tuj tjerrë e tuj ngjy e, uuu motër e jema shka kena hekë! (qesh) Puntë tu punu e tu tjerrë për qylym, tu tjerrë e ti’ ‘gjy e ‘gjy me tylifarë bonjnash e tyllifarë...

AK: E qysh i keni ngjyrosë? Ku i keni marrë ngjyrat?

PP: N’Gjakovë, k’tu n’Perzeren. N’Perzeren i ngjyrose. Â kânë n’Perzeren ni...

AK: A nuk u keni ngjyrosë vet n’shpi me naj ngjyrë?

PP: Jo, vet n’shpi najherë i keni ngjyrosë kur metshin pa asi... se përpara jo, i shtishim...

AK: E përpara kur i keni ngjyrosë n’shpi me çfarë..?

PP: Boje a?

AK: Po.

PP: Bojë tylefare, bojë t’kuqe, bojë t’marte, bojë t’zeze e, vet i kena ‘gjyrosë qylymat. S’na i ka çu... s’i ka çu n’sheher.

AK: E ku i keni marrë? Me çfarë...? Me çka i keni ngjyrosë? Çfarë ngjyre n’shpi kur i keni ngjy?

PP: Bojë, bojën e bleshim n’sheher!

AK: A... e keni ble n’sheher! A s’e keni pëdor’ naj frashër a diçka mi bâ ngjyrat, a?

PP: Ja, ja, bojën e bleshim n’sheher edhe... blejshim bojë t’kuqe, bojë t’zezë e bojë k’ta e k’to e... edhe i ‘gjyshim qylymet. A t’zezën i preshim verrat, verrat janë kânë, verrat n’mal qaty e i ‘gjyshim teshat, pantollt’ e mitanin e krejt, se ia ‘gjyshim djélvet.... me qita’, se marajshum zhguna, zhguna marajshim shumë!

AK: Edhe ju keni maru zhguna?

PP: Po zhguna, at’here krejt i marojshna une, se kisha ardhë nuse kishe...[nuk kuptohet] (qesh)... mule me i marue... At’here kur i prejke teshat baca Tom, i prejke teshat krejt atyne, mule ma ja u ‘gjy se qysh m’i vesh’ t’bardha!

AK: E qysh e ki maru zhgunin? A mundesh me na tregu pak?

PP: Zhgunin me shpatë e me liq e me vek ding, ding, ding.

AK: Me sa liq e ki bâ?

PP: Dy liq, e shpatët tu maru ding, ding, ding, e kunata tu tjerrë se inin, inin u dashke me tjerrë vet. Ato tu tjerrë qaty, une tu maru e, e ato i marojshin...

AK: E ku e keni marrë materialin për me tjerrë?

PP: Ia.... furka, furkë e bosht!

AK: Po. A û kânë lesh i deles a çka u kânë?

PP: Aaa?

AK: Çka u kânë qajo se’ keni tjerrë?

PP: Lesh, lesh berrës. 

AK: Berrës a?!

PP: Po i kena berret, lesh... aiii sa t’dush baca Tom na dajke.

AK: E kur i keni qethë berret për me marrë?

PP: Aa, i qethshim n’pranverë! N’pranverë i qethshum e i lajshum, besa qojke shitke kaniherë, se me bâ pare ma shumë, kaniherë e dajke krejt, për thmi e për rob e për krejt! Qylymat. Se i kena maru krejt, na ka dhânë baca Tom leshin, na tjerri... kuku loke me thânë... (Qesh) Tu tjerrë e tu maru qylyma t’çikat, tu maru, e ti’ ‘gjy e ti’...

AK: Çikat sa vjeç kanë hi me punu punëdore?

PP: Çikat kanë hi mana ‘sha Zoten nimdhejtë [11] vjeç e dhejtë [10] vjeç e, krejt tu maru punëdore. A qato çikat e para se i kena dhanë, kanë pas maru dikica, pesë [5] dikica e qylyma e krejt si i kanë maru vet. Qato t’parat që i dhamë tri [3] , katër [4].

AK: E çka janë dikicat?

PP: Dikicat m’i nu... me i varë t’zid [ser. mur] anë e m’anë, dikicat. ‘Dikica’ i thojshim. Mi ka pas çu çika jeme tri [3], çika bac Tom tri [3], çika bac Hil tri [3], qashtu... Rrishim gjithë natën e gatë t’ju nimu çikav, tu qinisë me kryqe, tu qinisë. Bile kunati jem, ai i madhi, kur e varen çejzin e çiks, e varen çejzin e çiks e erdhën me paen Zefi Prek Lushit prij Zagrebit e, erdhën... kena pasë kallabllak t’madh, te’ kqyr’ qishtu krejt, se e kishum sobën e vogël, e kish var krejt çejzin, tha: “A pe kqyrni çejznin, gjithë natën ka nejtë nâna vet me çikt!”. Sha Zoten rrisha gjithë natën t’ja çel rubën e dollapit, krejt ti’ qenisë me dorë, e blemë ata garniturën, at’herë te’ qenisë, te’ qenisë, te’ qenisë, aja ruba dollapit, bana kushedi sa ditë te’ qenisë çik’s. E, qeshtu, jestek e qenis’ e gjithshka!

AK: Krejt çikave qishtut, a?

PP: Krejt çikat... se na, kur kena ardhë nuse s’kena pasë as jestek as sên n’dyniah t’Zotit; veç na çikat s’i lshum’ pa u qenis’ e pa u maru, haj Zot aman... te tria [3]. At’here shkoi çika jeme n’Harvati e, shkojsha te t’Prenk Nik’s, n’Velezhë, kur shkojshna i gjajshna dikicat tuj shkrry n’krevet, tu râ për toke, mu m’u dhimshin... iiiu thojshna... u çova niherë ti’ çu ti’ nreqë. “Shka je ti’ çu oj Prenë, lej!” m’tha vjehrra vet, thashë: “Moj po m’dhimet mori Prenë se durtë e çikës kanë maru!” Shka me bâ!

AK: A munesh me na tregu ushqimet, a i keni pasë t’caktume, për shembull, t’hanën çka me hangër bukë, t’martën çka me hangër bukë, apo magjatorja e ka caktu?

PP: Magjatorja, e zoja shpisë. Na për ushqim kena hangër mirë, na, s’muj me thânë... kur e merrshim vike motra e dad’s... motra e kunat’s teme, e majshim dy javë, tri javë, “Kuu...” thojke, “isha rrit’ me hangër qisi ushqim”, ajo atje n’Gjakovë, bukë e lâng, bukë e djathë, bukë e... e kena pasë ushqimin e mirë. Dy veta hinen zojë shpie, tri magjatore, at’herë tri hinën zojë shpie. Se u shkun’ mu pre, nja u pre për bark... at’herë tri veta zojë shpie!

AK: Qysh asht’ kjo me e pre për bark?

PP: U prenë, e hekën anin!

AK: Aha, u bâ operacion!

PP: Operacion at’here, dy t’zojat e shpisë e kanë hekë anin edhe qeshtu!

AK: E çka keni hangër zakonisht? Çfarë ushqime keni përgadit’?

PP: Çfarë ushqimi hajshum... sabahin bukë, shllinë, ‘shllinë’ na i thojshum, kos, kepë, hudra, se specat s’i kërkojshim teri dilshin tont’, e Zoti na rujt me ble! E, kena hangër mirë, kena hangër, apet mirë!

AK: E n’drekë?

PP: N’drekë pite, mish, mish kishum najherë; naj grimë mish, se s’kishim frizhidera me pre mish. Merrke kunata jeme e qitka n’bunar, teri n’gjysë t’bunarit najllonat, se s’kish frizhidera, ato asnjo. Kur u damë, ai kunati mâ, se thashë i ka nalë tri dugajë, e bleu frizhiderin e qiti n’shpi. Kuku kur e shishna u m’lujshin met, thojshna, qysh more ky te’ qit’ frizhiderin n’shpi? Po dashti Zoti u rriten djélt, mar blenë frizhider e, mar blenë krejt, tana t’mirat e Zotit i kam pasë... si u rriten, hinen n’punë. Ky i madhi shkoi atje n’dugajë, n’dugajë t’djalit kunatit, e shitke ari e kishte rrogën, mirë i qitke rrogën. At’here u bâ i dyti, at’here u bâ i treti... I dyti hikeee kur vike prej shkolle, û kanë n’gimnaz n’sheher e, kur vike prej shkolle, hike e shkunke shpinë e shkunke sobën e krejt, krejt, krejt. Çika, e kam pasë çiken, qikjo që asht’, se e kam dhânë te Zymjant, haj Zot o Zot qysh e nreqke... shpien e nreqke me gota me ujë, e me ujë rrah’tër rrah’tër, rrah’tër. I pat thânë vllavi jemi aty, tha: “Oj Mire, a me hi tash te k’tu, a me shkel’?”, “Po mar, shkel, mos ki gajle!” Qaq se e kish nreq’ mirë! E kena pasë furrën n’shpi t’madhe, furrën e kena pasë n’zid, qitshim ka nantë [9] bukë, nantë [9] bukë t’mdhôna se jo t’vogla, nantë [9] bukë t’mdhôna me tepsia, e kallshum furrën, i qitshim drutë...  kena hek’ boll veç!

AK: Përveç pites edhe bukë, normal, çka keni, edhe naj gjellë a diçka a keni përgadit’?

PP: Pitet, pitet kena hangër, i qitshim kah katër, pesë pite e k’tyne thmivet veç e burrat veç e, na qitshëm ni tro’ hi a ni krane pites tonë, na kishe mos t’na njohin piten se na (qesh), se na i qitshum shumë ynyrë... dikur i ranë n’fije thmia, shkun e hekshin kranen tak e nojshin t’veten. Kur e hangshim, kuku, shka â mar kjo pite kaq e keqe (qesh), s’gallxojshin, qeshtu!

AK: E diçka tjetër përveç fli... pite?

PP: Fli, pite, kumpira qitshim pa mish, se me mish rrallë najherë. Kumpira pa mish, oriz zishim me tlyn e me arxh e qishtu e hajshin. E paltixhanat e specat e, i grishim i nreqshim n’tepsi, e hajshim, bet ata u nreqshim me mazë... mazë kish boll. 

AK: Sa dhê, sa copa dhê i keni pasë? A t’kujtohet?

PP: Aaaiii nizet [20] copa i kena bâ dikur. Kur kam ardhë une nuse s’kam gjetë hiç tamel, ishin kanë loptë barsa, tri lopë barsa. Eeei kuku... kur u ulshim n’sofër pishin marrë pistilin, e trazojshin e vâshin n’sahanin, e vnojshin n’sofër me hangër bukë. Djathë kish, djathë kishin t’shpisë. Une për veti nuk mujsha me kërku pistilin mu bâ nami. Se msu te shpia, atje te shpia jeme pistil t’trash e ha, e po, kanë pasë boll. E dikur um néj rô vjehrri: “Prenë, Prenë merri mij, a je tu marrë pestil, a je tu marrë ato?”, i thajshna: “Jo bre se jam tu hangër me djathë se nuk du pestil!” Qishtu.

AK: Kur ke ardhë nuse k’tu...

PP: Kur kam ardhë nuse k’tu.

AK: ... e mas sa kohe ke shku te baba me nejt’ n’Shpinadi?

PP: Mas dy javë!

AK: Sa ki nejtë atje?

PP: Tri [3] netë. Po, tri netë... e, kamë. Baba, vjehrri para, une mas n’kamë – kurrë se me san’, veç kamë. Ku me pasë kerr!

AK: Vjehrri t’ka çu a?

PP: Vjehrri um ka çu e um ka lanë tri netë, at’here um ka ardhë u m’ka marrë. Tri netë, unë vrap m’i hekë marhamë e lidh’s mos me m’pa baba me marhamë e lidh’s, me nû shamien, mos me t’pa!

AK: Pse mos me t’pa?

PP: Jo, se qysh me t’pa... 

AK: A û kânë marre a?

PP: Marre, marre me t’pa me marhamë e me lidh’s, veç kur erdh... e najshum, kur vishum edhe kur shkojshum, marhamë e lidh’s n’kry e qashtu! I bleshim gzofat e bardhë, na i vesh’shin gzofat e bardhë. Qysh m’i vesh gzofin e bardhë nusja... Kur shkova me zgedhë udhë, e ‘gjeva, thojke baba jem: “Lum baba, ‘gjyje gzofin, ‘gjyje gzofin!” Merr hidha, se i qitshin do kokrra e s’di shka e t’i mshu ving, e ving, e ving, e ving krejt ti’ ‘gjy te bâ bet.

AK: Qashtut e ki ngjy a?

PP: Aa?

AK: Qashtu me qatë formë e ki ngjy a po?

PP: Po, qashtu e kam ‘gjy t’zezë tak. 

AK: E kur jeni smu najherë, a t’kujtohet çka keni përdorë najherë, për me u shnosh’, naj sen popullore?

PP: Aa?

AK: Kur jeni kanë t’smut’, kur jeni smu, naj grip a naj sên që ju ka râ, a keni përdorë naj sên popullore për me u shëru? 

PP: ‘Sha Zoten asni sên, víç rrishim smut’, rrishim, rrishim, rrishim... kur u smujshim ma fort na çojshin n’daktorr. Po, shkojshim n’daktorr kur u smujshim, se përnryshi mâ na san’ n’dyhja t’Zotit a kurrë për flama... aaaj Zoti na rujt’ – me na râ flama me na mytë, as s’na çojke kush n’doktorr, as s’kishim kokërr, as s’kishim san’, po ta majke Zoti dorën... s’jena kânë t’smut’, haj Zotin na rujt’... shnosh si vera, tu bâ thmi, ka njâ n’dy vjet, n’dy vjet. Nantë [9] thmi i kam bâ, tre [3] i kam qitë.

AK: E ku i ke lind’ fmitë? N’shpi a n’spital?

PP: Nja n’spital e dy n’shpi. Njo n’spital. A thminë krejt i kam bâ n’shpi. A binakt i kam, binakt qit djalin qi ke me krrutë kamën se e ka vra, edhe çiken e kam bâ n’spital. [Nuk kuptohet] edhe um rrejke gjumi tyyt tyyt, e kisha pasë gjakin e nalt’. At’herë kur kam shku n’spital, ma kanë kqyr’ gjakin.... aaa spitali at’herë û kanë, mos ha gjelbt e mos ha kurgja, krejt ha’të pa kryp’. T’dajshin veç e t’bishin ha’të pa kryp’. Kam nejtë ni javë n’spital e at’herë m’i ka Zoti dy thmi!

AK: E k’tu kur i ki lind’ n’shpi, kând e ki pasë mami... që t’ka ndihmu? Mami? Kush t’ka nimu me lind’?

PP: K’tu n’shpi gratë mêj, kunatat, kunatat. Po ishallah... kunatat. T’parin e t’dytin e t’tretin, e... çiken, ajo um lév’ mas atij djalit, se kur u m’diq djali tana’ apet ishna... m’léu çika, ni kosh kallamoq e kena mush’ ti’ çu thastë, ding e ding e ding e ti’ mush’; kur um kapshin dhimt’ kaniherë ding ti’ çu thastë, apet u shukatsha, u shukatsha, u shukatsha... Kena ardhë n’shpi, e kanë nreqë sofrën,ti’ çu burrav n’sobë, hajshin veç burrat. Gratë, dikush dikush ti’ ushqy thmin’ e dikush... ajo kunata jemje e madhja erdh, e n’shpi qaty ma fali Zoti çiken, fill. S’ka prit’ hiç! Aiii kisha dhimtë siii.... po s’guxojshna me kallxu. Thajshna nashta mes shumë e tani qysh me kallxu... At’here ajo kunata rrike aty tu t’bâ, i lashin, tanë n’gûj i kena bâ, n’qita gûj, tu ûgj! Tânë, tâna kena bâ n’shpi, kurrnja s’e ka bâ, veç kjo kunata shoqja Tom’s, ajo e merrke burri vet e çojke n’sheher... i ka pas çu do çika mas mrapi. Ajo pesë [5] djél e katër [4] çika, bani çikat mas djélve, at’here e çojka n’sheher. Se përpara qito çiket e para, se i ka pasë krejt, krejt i ka bâ n’shpi, nër berre. (qesh)

AK: Po a?!

PP: Nër berre i falke Zoti. E merrshum thminë e lajshum, kuriten e lajshum, tash s’ûn e lishum aty se berret, i dilshum përtej e, i lidhke, kunata jeme e lidhke!

AK: E ju a pushojshit pak masi keni lind’? A u çojshit fill ni neserit me punu’?

PP: Jo, jo, jo. Ka ni [1] muj ditë rrishum mas thmive, si bajshum fmi! Ni muj ditë as magjatore, as zojë shpie, as san’ n’dyhja t’Zotit, jo... rrishim, ku mu çu...

[pushim] ...edhe hânë ia zishin pshesh me tamel, e mazë t’zine me... ja çojshim n’odë, magjatorës ni javë ditë. Ajo, bile kur pat ardhë ajo motra dad’s File k’tu, thajka: “Kuku shihnja t’ia çu hânë si mu kânë gospoxhe [ser. zonjë]!” Se aja ish msu bukë e lâng, kishum bi e jona marrë mocen... për hâ s’kena hek’ keq. As çikë as gru! As gru. Hâtë i kemi pasë t’mira, dikur i bamë sa ken’ loptë t’barsa qat’ere kur erdha nuse, ato barsa, barsa, tani kur pjellën ayyy...

AK: Burri juve çka ka punu’?

PP: Burri jam tokën, tokën punojshin. Teri dikur, dikur pat shku n’dugajë, n’furra, çelen furra n’Harvati e n’Banjalluk e gjithkund çeli, po, shiti kunati jam. Sa shkojke me punu shiti, sa shkojke me punu shiti, at’herë ka ardhë n’shpi. At’herë u damë e, nuk e ka lânë djali i tretë se e kam me punu san’! Ai e kish pasë zemren smut’, at’herë e kena çu shatëdhejtë [70] vjeç, jo, gjashdhejtë e pesë [65] vjeç â pre për zemer... e kena pas çu atje n’Kamenicë, n’Kamenicë â pre. Se djali e kish dugajen atje, djali i Tom’s, kish dugajë e kish t’njofshum e kena çu e â pre. Ni javë ditë ka nejtë n’spital, at’herë e kena nxerrë... veç n’dugajë te djali jonë, e kish edhe ai ni dugajë. At’herë kur e kena pru n’shpi, ma s’mirë, mirë ke te’ çu, po ai çeli therra Nau i Marka Dod’s, e preu mshelnet, se i kishna mshelnet krejt për lopë, na shka kisha m’ju bâ lopve qi... vet i vaditke, bajke ujë e shkojke i vaditke. E tash une dola i thashë: “Mo bre mos i prej se i ka nû vet ky!”, po kush m’vetke mu... ai atje. Ku dul tu ec’ te’ përcjellë Hilin, vike vllau vet aty, Hili, i pavë, at’herë u smu, veç gjallë! At’herë mule çoe n’Prishtinë, e çohe niherë n’Gjakovë e pri’ Gjakove n’Prishtinë, n’dorë t’Zotit. Tôni ka ‘urrnu tridhejtë [30] vjet masi u pre.

AK: Sa vjet ka dekë?

PP: Nanëdhejtë [90], nadhejtë [90] vjeç ka dekë, veç i kanë râ mas djélt, e kanë kqyr djélt e, si ka thânë daktorri: “Ksi pacenti, nuk um ka ardhë kurrë n’derë teme!” Djélt e çojshin... pak se u smujke e çojshin, pak se u smujke e çojshin... e ka pasë doktorin privat, ‘aâ kqyr’ bile, Riza, po. S’ju dhimshin paret hiç.... hajt, hajt. E kena çu, t’prenen e kena kqyr’, ish bukur smut’... ke, erdh’ n’shpi. T’shtunën tha, “A po çomi me shku n’shpi?”. Se une e çojshna e veshna krejt. Thashë: “Jo mana, janë te’ shkun’ gratë shpien!” Te shkun’ gratë shpien, se ish tu xanë nuese djali atje, a jo se tu dekë njeri, po s’e dishum se tu dekë.... se ish shnosh,. Nejti t’shtunën ratë, t’dillen â çu, t’hanën, t’martën, t’mërrkurrën, t’ejten â çu. Veç u çojke kah ni sahat, dy sahat, n’shpi rrijke, hajke bukë e tjetër here bike n’shtatë.... aty ka pasë odën, nar. T’ejetn e prum’ n’shpi, kjo nusja, nusja dytë e Kristës, ti’ dhânë bukë, ajo i prujke bukë, ai tha: “S’â tu shku! S’â tu shku buka!” E kalaveshin e rrushit për fije e hangër se ja bishna kalaveshin e rrushit që kishum rrush, për fije e hangër me dorë t’vet. Qishtu tak e tak, e tak e tak. Shkova unë i mora kokrrat, qishtu kokrrat n’grusht, gotën e ujit, ia dhashë kokrrat tap e tap e tap, hajt. Qiky djali tha: “Nânë, ta çojmë n’shtrat!” se na hajshim bukë n’podrum qikâ poshtë, tha: “se po rrzohet baba.... ban’ vaki çohet e rrzohet, se ky smunet!”. “Ani de!” thashë: “hajde”. Tha: “Bac, hade’, a po shkojmë n’shtrat se jena tu shku na me hangër bukë?”. Tha: “Po”. Kur u çu, tha, “Merre jestekin”, um tha mu, “merrma jestekin!”, une jestekin e keshna n’krah, po tha: “Kthehu mij merrma jestekin, se e kam k’tu!”, thashë: “Jo mar e kam n’krah jestekin, hajde mos u tut”. Se jestekin e shtratit ia bishim kishe ma t’butë. Shkum’ e qitem n’shtrat, ra tu flejt’... erdhën k’ta t’shehrit, se pat dekë ni njeri n’katun. Erdhën, hinen, e panë:  “Baca Martin, qysh je, tek je?”, “Mirë jam, qysh je ti? Qysh i ki thmin’ e krejt?”. T’ejten prama, mirë. Kur u bâ pesë [5] sahati, gjashtë [6] sahati, veç ka thânë, “Kalle gralicen, kalle gralicen.”, thashtë: “Kallt’ mar â, qe gralica, kallt â!” Uuuu, e nxunen ethet. Erdhën gratë, i thirra gratë vrap e, erdhën e i mushen gastaret me valë, gastarës mâ s’i kishim najllana e k’to mi ble, po gastarës, i mushen e i qiten te kamtë, pushoi. “O, qitash kam pushu’!” Nesrit kur â çu n’sabah, djali tha, “Nânë, t’i mjelim loptë”. I mjelshim loptë k’ta djélt me gjithë gratë edhe tha: “Ta laj bacën sa â gjallë!” a di... n’kamë si asht’... Muren e lânë, bajke be djali, qe qishtu e krujke krahun ving e ving, ving, e lânë, ia shtrun’ gratë shtratin, e veshum n’pizhama, e qitum n’shtrat, edhe n’gjumë trak. Ka shku nusja me ni gotë tamel m’ia çu, ka thânë: “Hajt moj se edhe gruja jeme, ma ka pru edhe m’ka ba zarar, s’e kam pi dje... s’e pij tamlin as kurgja!”. Ka râ n’shtratë, veç kur e kam pa ka çy sytë përpjet, “Aa...” thashë, “qiky shkoi!”. E kam thirr’ djalin: “O Lekë,” për dollapi, “hajde, hajde se â tu dekë baca!”. Kanë ardhë, diq!

AK: Qishtut jeta..!

PP: Pooo. E, tash, shka me fol’ mâ!?

AK: Për festa. A jeni përgadit’ para festave?

PP: Po ishallah. U përgaditshim për gjithë festa. E lusim na festën e Shu Mrin’,  lutshim, e përgaditshëm pite me peta, t’hollojshim përpara petat, mish e lakna, ato mushknitë i përzhitshum kushe për meze, tjetër gjâ jo! (Qesh)

AK: A ju vishin mysafirë? 

PP: Musafirë... boll.

AK: Çfarë musafirë ju vishin?

PP: Boll vishin, t’Gjakov’s. Ma s’forti na kanë ardhë t’Gjakovs... na lodhshin. Vishin për gjithë javë tu shit’ gjâ edhe k’shtu. E nreqshim sofrën, dy sofra, ni sofër gra e ni sofër burra, n’sobë. K’ta tjert si kishin thmi e k’ta krejt pa hangër.

AK: E, a i keni lânë bashkë burrat e gratë, a i keni nda?

PP: Ja, ja, ja. Burrat n’kët’ sobë, soba e madhe atje. Vishim me gratë n’sobë tjetër, e nreqshim tjetrën sobë shtrut’, qaty i qitshum.

AK: Fmia?

PP: Thmitë!

AK: Tu lujt’!?

PP: Tu lujt’ anej e knej!

AK: Tjeter përveç Shu’ Mrisë?

PP: Aaa?

AK: Përveç Shu Mrisë, çfarë feste keni?

PP: Tjetër... Shu Mrinë e lusim, Shu Mirnë e Sinarit që i thojshum, qat’ festë. Shu Mria lutet n’shtator, e qatâ e lutshim.

AK: E për Pashkë a u përgaditshi gatë?

PP: Po, për Pashkë po, u përgaditshim. Qitshin voe, kajherë qitshim bukë simite... a, dilshin bet... po kur i diq baba, se tanaherët i qitke e shoqja Tom’s, po kur i diq baba nuk dulen bukët simite mu bâ nami... At’herë ni sost’ ti’ ble n’sheher.

AK: Bukë pogaçe a keni qitë? Bukë pogaçe?

PP: Jo, Jo.

AK: Veç simite a?

PP: Ato t’shehrit merrshin simite, blejke pesë, gjashtë [5,6] copa, a shtatë [7] copa, a tetë [8] copa i blejke, bukë si t’mrume t’shehrit, tri ditë n’Pashkë as s’gatujshum as hiç, nreqo sofra. Kur kam pas ardhë une nuse, kem pas ble ni quran, ma hangër, me pre për festë, për Pashkë. Quranin e majshin përpara, ti’ qitë bukë e k’to, k’to, e prejshin t’Shtunen e Madhe, me qat’ quran u kryjshin Pashkt. At’herë û hek’!

AK: A keni agjëru për Kreshme?

PP: Po, shtatë [7] javë Kreshum, besa kena hangër bylmet na, t’ejten e t’mërrkurrën edhe t’shtunën. 

AK: Ditve tjera jo, a?

PP: Ditve tjera çfarë... bukë e pasul pa nreq’ me voj as me kurgja... se s’kishe, e, qashtu e zishe pasulin e mirë, tani kepë e hudra, se jo, shka me bâ... gjashtëdhejtë [60] vet’ jena kânë, po, nizet e tri [23] vjet, se kanë nej’ gjashtëdhejtë [60] vet’, at’here u damë n’pesë [5] shpi. 

AK: E për Krishlindje, për Kshnellë, a e keni qitë buzmin?

PP: Pooo, po, buzmin ‘alâ e qesim... tej sivjet n’shporet e kena qitë.

AK: E qysh e man men... ma herët, qysh e keni qitë?

PP: A, ma herët vike, e preshin buzmin, e merrshin djélt e çikat e t’rejat e vishin, edhe tash asht’, ‘ala, ’ala e qesim buzmin. O, vike: “O i zoti shpisë!” thojshin, “O hade, hade, mirë se erdhe!”, “Me shka po vjen?”, “Jam tu ardhë me tânat mirat!”, thojshin shka t’përmenin qato t’vijnë, “me pare, me lopë, e me viça, me k’ta, me k’ta, me k’ta!” teri si hishin mrena ata buzmin krah. Ata i zoti i shpisë e e zoja shpisë rrishin n’kamë, e qitshin buzmin n’shporet, at’herë tu i qitë hâ, hâh â hâ, krejt shka hashim na krejt se ja qitshin buzmit, at’herë u dajshin, shkojshin n’sobë ata burret e na... kur jena kanë bashkë, e at’here... vetum jo. Vetum... po buzmin e qishim për gjithë vit.

AK: E at’here, ma herët, masi e keni qitë buzmin, qysh e man men, çka keni bâ me atë pjesën që u djeg’ te... Qysh e man men masi u qitë buzmi ni... nesrit çka keni bâ me atë drunin e buzmit?

PP: Kena hangër bukë, kena nreq’ sofrën!

AK: Me atë drunin e buzmit?

PP: Aha, me dru t’buzmit!

AK: Po.

PP: Kur u thejke aty n’zjarm, e qitshim poshtë n’kaftorr, n’shporet, qisi shporeti kena pasë – jo qisi po shporet t’zi, e qitshim poshtë, e shkepshim, t’nesrit u çojshim e merrshim buzmin, e kallshum zarmin mu kall’ buzmi. E merrshum laknur e pite, e nreqshin me kashtë edhe e vnojshin, ‘ala sot, veç tash... e nreqshim me kashtë e,  dilshin e marojshin lamën, merrshin kashtë, e marojshin lamën rrotull rrotull rrotull, tu thânë: “Koft’ lëvdu Krishti! Mirë se erdht!” e derdhshin gotën e rakisë atje, gastaren me raki, se gotën e djathin e laknurin. “Mirë se erdht, a ban pemë,” i thojshin “a ban molla, a ban kumlla!”

AK: Buzmit i thajshin a?

PP: Jo, jo. Burrat i thojshin, burrat i thojshin. Na gratë i thojshim: “Po, po, ban, ban!”, “A ta pres?”, “Jo, jo, mos e prej!”, “A ban...?”. Me sakicë shkojshin ti’ thânë. At’here e lishum atje buzmin krejt, e çojshum t’kallun’ gacat: “Gaca e karrica, e, gaca e karrisa!” I thojshmi qishtu buzmit.

AK: E sa kohë e keni lânë atje?

PP: Kohë kena bâ teri qitashti.

AK: Po. E qatë drunin e buzmit se e keni çu te lama, sa ka nejt’ aty tani ai?

PP: Qaty ka nej, â shkym’, at’here kur kena shku na, tjetër dite, at’here kur kena shku e kana marrë e kena nû n’kumëll, qaty n’kumlla, n’molla krejt, i nojshim qaty. Qashtu. Kur jena kanë bashkë qashtu shpesh, dada Mrikë, kunata jeme e madhja edhe burrat shkojshin e marojshin lamën!

AK: E, a keni knu naj kangë për buzëm?

PP: Aaa?

AK: Naj kangë a e keni knu?

PP: Jo, jo, jo. S’kena knu. Kur e kena qitë buzmin?

AK: Po.

PP: Jo, jo. Jo, s’kena knu. Aa, ishe shpia madhe, se guxojshim me...

AK: E, a man men’ naj prrallë që ta ka tregu gjyshi ose gjyshja ose nâna?

PP: Ja, jo, jo.

AK: Ose naj kangë?

PP: Gjyshe s’kam pasë veç nânës, nânës, se gjyshja ka pas dekë... ja, ja kurfarë kange s’kena knu!

AK: E kur jeni martu, a t’kanë knu?

PP: As kur jena martu! Çfarë moj, kur jena martu, qysh mu knu...

AK: Po, e kur i keni marrë nuset tjera? A i keni knu ato?

PP: Po, nuset po i kena knu!

AK: Qysh i knojshit – a t’kujtohet naj sên?

PP: I knojshum, qashtu: “Moj e mira ku je kânë, e qysh je rritë e, qysh e kena marrë nusen!” Qaso kangësh!

AK: A t’kujtohet naj’ô kshtu... bash ma...?

PP: Jo, s’ûm kujtohet tash!

AK: Fmin’ n’djep a i keni knu? 

PP: Shka?

AK: Fmit’, fmit’, a i keni knu?

PP: Kush e ka knu moj?! (Qesh)

AK: Ju?

PP: O motrja jema, i lidhshim n’djep edhe ju japshim gji shpejt e shpejt edhe nuk i përkunshim... une fmin’ e mi s’i kam përkun’ asnja. Jo me nejtë ti’ përkun’, veç i jepshna gji tik e tik e tik e tik, kam pasë gji shumë, shumë gji, përtej që t’kunatit edhe t’mit’ i kam rritë me gji, edhe i lishna qaty, u çojshe, tu punu’. Tu punu’!

AK: As kunatat e tua nuk i kanë knu’ fmit’?

PP: Ja, ja, ja asnjo, se s’i knajshin. Me t’ni burrat tu knu t’bajshin prrallë, “A dalshi fare, çohi, çohi. A té’ knu fmiet a? Çohi dilni n’fushë, dilni n’fushë!” Shka me bâ! Përtej, se djali, qiky Leka ma ka thy kamën... Une kam shku tu mledh’ sanë n’livadh, ‘ala pa i bâ dy vjet, djalë e çikë i kishna binak, ti’ lânë qaty. E, ky djali, ka ardhë djali prij shkolle, djali i madhi, edhe ka thânë, e ka gjetë Leken e, ka thânë, e ka zgidh’ prej djepit, e ka zgidh’ se e lishi qaty n’djep... e ka zgidh’ e marrë etja djalin tu kall’... tu shku me marrë ujë te kanta ka shkit’ e ka thy kamën, dy vjeç. At’here kanë ardhë e u m’kanë thirrë mu qatje tu mledh’ sanë te livadhi: “Hade se ka thy Leka kamen!” Kur erdha, e gjeta djalin e kunatit tem tu kajt’, te’ lshu qyqen përdhe. Kunata jeme e kish marrë n’prehen. E kam shku k’tu e n’Perzeren e kena çu, n’krah – jo, n’kerr e kena çu. Jo, n’krah ‘sha Zoten e kena çu, djali i kunatit e une e kena çu. At’here shkun’ e çunë te dâktorricë kishe din me kqyr, gru. Ai s’diti me kqyr’ as hiç, ja ngjeshi krejt! At’here mas dâktorrit n’Perzeren i kish kunati jem t’njofshum, i thojke: “O, ço bre Tom n’Prishtinë, se mos e le djalin sahat! Ço n’Prishtinë e ço n’Prishtinë!” Mûr e m’çoi n’Prishtinë e um la kërrt qaty, erdh n’shpi!

AK: A dite me u gjet’ atje?

PP: A dita, dita! U gjajsha qaty me dâkatorrt tu fol’... u gjajshna... E lanë ni natë te’ qitë atje kamën ranû, ja lanë ni natë. Nesrit muren e pren’ dy vjeç. E pren’ qitu e ia... e qiten n’tâ! Ishna tu kajt’, për Zôte sytë... kurrë s’e di veten ma n’gazef se n’qat ditë! E çova djalin, e qita n’dorë t’daktorrve, ishin te’ pre, une dojshna me ra shkollve kryngul, veç Zoti ma dha apet... thajsha: “Jo s’po bij!” Se s’erdh kush me m’pa teri t’ejten, si ka ardhë burri jam se â kanë festa, s’ka ardhë kush me m’pa sa k’ta k’ta... At’here murr e ja... e prenë dâktorrt e e kqyren mirë, e nreqen, e lidhen, e prun’, e prun’ djalin. Kur dul atje tu kajt’: “Qe nâna, qe nâna!” E mura e qita. E qiten n’shtrat aty. At’herë nejtum, ni javë ditë nejta, e nxorëm, erdhëm n’shpi. Erdh’ burri jem ém murr. A kunati, ai i zoti shpisë as s’ka ardhë me pa bile, qishtu... At’here ma ka thy kamën kur kena bâ dasëm, k’tu apet, nizet e pesë [25] vjeç, tridhejtë [30] vjeç u kânë. E k’tu heki ma keq, e lidhen, s’paten e, ja ‘nûn... çekaq e kish varrën pri’ ktuhit e teri k’tu, e ata shiptat e hekrit qitu çikaq. E i dul..[nuk kuptohet]...mule me çu n’Prishtinë a mule me çu kah e çojshna... at’herë e çum’ atje n’Novisad, joo... s’di qysh i thajshin... te Vitori e kena çu. E kanë pre, e kanë nû shipten, e kanë majtë ni muj’ ditë atje, ka shku edhe gruja vet me tâ i ka lânë dy thmit k’tu! Kena hek’ boll! Boll kena hek’! Shka me bâ... N’dorë t’Zotit!

AK: A jeni martu n’Trepeticë mes veti?

PP: Aaa?

AK: N’Trepeticë k’tu, a jeni martu mes veti?

PP: Kur kena ardhë k’tu?

AK: Jo, kur keni dhânë çika ose kur keni marrë nuse...?

PP: Jo ishalla!

AK: Jo k’tu, a?

PP: Nc, nc, nc. I kena dhânë çikat pa i t’vet’ hiç, pa sên n’dyjê t’Zotit.

AK: Zakonisht ku i keni dhânë ju? N’çfarë vende?

PP: Njâ e kam dhanë.... une, çiken teme n’Velezhë, po, e kam dhanë. E çiken e bac Tom e ka dhânë te miki; si e murrum nusen e dhâmë te Llesh Ded’t.

AK: Po, jeni ndrru, a?

PP: I ndrrum’. E, çiken e bac Hil e dhamë qatje te Marka Llesht n’Vraniq.

AK: Anej kah Suhareka a po?

PP: Jo, jo, k’tu kah Gjakova, n’Dublibare!

AK: A, n’Dublibare...

PP: S’a kânë Dublibare, s’di qysh i thojshin atij katuni... Vraniq. E...

AK: E nuse ku keni marrë? N’çfarë vende?

PP: Nuse kena marrë, te Llesh Ded’ i kena marrë dy nuse!

AK: Ku janë k’ta Llesht Ded’?

PP: T’djalit Tom’s edhe djalit...

AK: Çfarë vendi?     

PP: Llesh Ded’t n’Smaq. Po. At’here tjerat ku i kena marrë aiiihaa. K’ti Kols e kena marrë n’Klinë, Lonit qaty... s’di qysh i thojshin atij katuni. E at’herë nisum u damë. Une, pa u martu djali hiç u da, e çiken e kam dhanë k’tu n’shpi t’madhe, po, çiken. At’herë s’i pata zanë nuse djalit, hajt, hajt at’herë shkova, tu’ sill e tu’ lyp kish po... s’gjajshna kishe nuse për qef. At’here n’Fshaj ka shku ky me lyp’ n’tjetër vén, ai i ka thanë, ai jo, e ka dhânë. E ka hi k’tu e, e ka lyp’ çiken, k’tina bab’s nusen kur erdh, tha: “Iii, qishtu, qishtu kam bâ!”, “Qysh mar ki hy ki lyp’?” “Po”. At’herë kena pasë shku pak, burri, vetun e, nusja ish e mirë taman, veç e re, e re, u kânë e re. Na ka dhânë për qef tonin, se s’kishim si ka thânë ai, e kishim shit’ lopën pllé, sa pjelli, kishe me pasë, ai u çu e pruni lopën n’shpi, apet e prunin lopën, e paret i ka dhânë baca Tom’, [nuk kuptohet] ja ka dhanë paret e lops. E hâm nusen e murum, edhe lopa na erdh n’shpi, tu mjel’ e tu... At’here qishtu tu shku tu xânë, hajt, hajt hajt, xinë nuset.

AK: E ju atje n’Shpinadi, sa vjeçare je feju? Sa vjet i ke pasë kur je feju?

PP: Tetumejt [18]. Po. Dy vjet kam nej e fejume, nizet [20] vjeçe kam ardhë nuse!

AK: E a t’ka pyt’ baba kur je feju?

PP: Çfarë mori, kush um ka pyt! (Qesh) 

AK: A e ke ditë se je tu feju a najsên?

PP: Po, e kam ditë, e kam ditë.

AK: Kush t’ka tregu që je tu feju?

PP: Nâna, nâna.

AK: Çka t’ka thanë nâna?

PP: Tha: “Prenë, janë tu ardhë me t’xânë, nesër... sonte, janë u tu ardhë natën, e nesër janë tu t’dhanë.” “E, jenë tu m’dhanë oj nânë?”. Janë kânë pa nânë k’ta, s’kanë pasë nânë, veç babën e pesë vllazen janë kânë. “Qaty te Paluct!” Nime kanë ardhë vllai jem, i ka pasë jarani, janë kanë bukëpaq – sikur buka e k’tyne e paq’ s’ûn e gjajshe kërkun. T’paq e t’mirë! Nestrit u çun’ e qiten kafen, um dhanë. Shka mu bâ!

AK: E motrat e tua sa vjeçare janë feju?

PP: Motra jeme u feju gjashtmejt [16] vjeçe. Gjashtmejt [16] i ka pasë kur â feju, tetmejt [18] ka shku nuse. Tash i ka tetëdhejt e nant [89] vjet, ‘ala â gjallë. Tu punu e tu asi, asht e vetme, me djalë qaty! ‘Sha Zoten ka hekë keq boll, víç tash s’â vakti me punu ajo, tedhet e tetë [88] vjet, qet pite, qet mish, qet gjithshka, për hatër t’djalit qet. Ndashtë bile sot, tha, i ka shku djali n’Gjermani, se ka as n’Gjermani. Ka ni çikë, ajo çika vike rrike ka dy muj, ka tre muj, po tash s’â tu ardhë, tash i ka dekë burri. Djelt... e asht’ atje, larg asht’ qatje. Tash s’di gjâ a vjen a...? A vjen djali a.... Une s’po muj me shku, s’muj me bâ izmet, um kanë dhimt kamtë për veti, iiiaa!

AK: A keni pasë problem najherë familja juve me shtetin? Problem, najherë? Naj problem me shtetin? A ju kanë nguc’ hiç?

PP: Jo, jo. Për shka?

AK: Me shtetin at’here, n’kohën e ish-Jugosllavisë? Me polici e me k’to?

PP: Kena pasë probelm po qysh... jem kanë n’haps. Dy here hapsane burrat!

AK: Po a? Pse ashtu?

PP: A, jo, jo. Po moti. Kur kena pasë ardhë nuse une, e kanë majtë Nu Përlleshin, e kanë majtë k’ta. 

AK: N’shpi?

PP: N’shpi. At’here i kanë nxanë.

AK: E çka û kânë ai Nu Përlleshi? Çka ka bâ?

PP: Nu Përlleshi u kanë i madh at’here, i madh. E ka dalë tu shku napër ginë. Krejt i qite at’herë gjinën, krejt i qiten. I qiten n’burg. Pesë vjet ka nej n’burg. E kanë fal’ se ka pasë ma shumë vjet me nej. 

AK: E çka ka bâ ai Nu Përlleshi? A t’kujtohet? Çka ka bâ ai?

PP: Nu Përlleshi û kânë kunra partisë. Ai u kânë me... shyptar û kânë. Po k’ta s’i hini ky serbi, a di, na muren, at’here ai ka ik’ tinëz tûnej, e kanë rrah bile. Shko dikun a, shko dikun a, shko dikun a, hajt hajt..

AK: E juve kur ju nxunë n’shpi, çka ju banë burrave tjuve?

PP: S’û nxanë k’tu n’shpi, burrat, po kanë shku atje, e kanë çu k’ta dikun veç e kanë majtë mrena, i qiten n’burg k’ta. At’here ju pren... bile kunati madh ka pasë hip’ n’hekra, thajshin, te Ura Fshajt me kry teposhtë e kamt’ përpjetë: se jena tu t’myt n’ujë, veç kallxo. Ai s’ka kallxu [nuk kuptohet] qishtu e kanë, mos qitu zinxhirtë i bike n’dorë kur e shishin. Shka me bâ...

AK: Tani najherë tjetër a ju kanë ardhë policia k’tupari?

PP: Po, policia, qysh...! Kanë ardhë e kanë hallakat’ e kanë bâ ç’mos!

AK: A u tutshit ju kur vishin?

PP: Une s’jam kânë k’tu, ala s’kam pas ardhë! Veç u tutshin, k’to gratë thojshin “jena tut’ boll”. E, shka me bâ!

AK: E k’ta djmet e juve që kanë pasë dugajë n’Prizren me dukat, me ari, a i kanë nguc hiç shteti?

PP: Po shteti e lujti djalin tem. E bjerihiqi, ja muren mallin nihere. Ja mur nja i Shpenadisë mallin e at’herë e qiten... shkoj ky, Kola i bac Tom u kânë, dike qishtu, shkoj i mur n’Prishtinë. I pruni ata, ata kur erdhën Prishtina hallakaten kqyr kqyr... Ai shku, shku me derdhë ujë, kishe jam tu shku me derdhë ujë. e ka lshu sermin, mallin, arin, krejt. Se e ka pasë t’lidhme e ka lshu aty! At’herë e kanë nxanë e qiten ata n’burg, djali, u merke me armë e me ksishne tinëz, at’here iki e shkoi azilant. 

AK: E sa kilogram ari ja kanë marrë?

PP: Uuu kanë marrë, qat’ere se e patën marrë? Gjashtë [6] killa ari edhe serm e shka ka pasë krejt e patën marrë. Ai i mur i katunit ke, i Rrasve tu kânë, po at’herë hini n’dorë t’huqimetit, hini n’dorë tij. At’here ja muren hyqimeti atij mallin e qiten n’burg e krejt po ne s’na dhanë. At’herë e blen edhe do mall e qiten n’to, at’herë shkoi djali. At’here i mshelum, ma s’mrami i mshelum. Shka mu bâ! 

AK: Sa ditë kanë zgjatë dasmat k’tu te ju?

PP: Aaa?

AK: Sa ditë kanë zgatë dasmat k’tu te ju?

PP: Aiii dy ditë, ni natë... nata e dasmës, neserit dita dasmës, masneserit edhe e treta ditë. Dasmet e miq se i kam marrë, se i kam martu djélt e mi se ata tjert krejt qashtu kah tri netë.

AK: Çka keni bâ natën e parë? E çka ditën e...?

PP: Natën e parë mish e çorbë e, çorbë t’zezë...

AK: Kanë ardhë... kush kanë ardhë? A kanë ardhë mysafirë?

PP: Musafirë po, kanë ardhë, po musafirë vishin veç disa se i kanë thirrë t’gât.

AK: Për shembull?

PP: Po, për shemull i kanë pasë m’i thirr’, at’herë t’neserit iiiaa! Vishin kushedi sa vet. At’herë t’masneserit bajshim dasmën.

AK: Nusen a e keni marrë para orës dymdhejtë [12] a  pas orës dymdhejtë [12]?

PP: Jo, para dhejtve [10]. Po, para dhejtve [10] e merrshum, a ditën, edhe s’i dajshim atë natë krujshqit. E merrshim nusen, e nreqshim darkën, krushqit, hajshin, vishin neserit apet krejt. Ata dy dasma i kanë bâ qashtu, treten, kur ka ardhë nusja mrena, kena nreqë drekë, kena nreqë pite, mish. Besa une kam qitë bakllava, bakllava, pite. S’û m’ngohje burri jem e, ishim tamaqare, a kunati madh ai tamahqar shumë nuk qitke pite, asi bakllava, veç pite. Une, e kena qitë bakllavën, e kena marrë, a din, izmeqaret që vishin, me t’hallu, me t’hallu bakllavën. 

AK: E kush u kânë izmeqare? Kan e keni marrë?

PP: Izmeqare, gratë e katunit vishin k’tu. Edhe t’Velezh’s i merrshim t’ejten, me t’hallu pite. A une se’ martova djalin e madh veç me qitë bakllavë thashë. Du me qitë gjashtëshatë [67] tepsia me bakllavë e qitum, po shtatë [7] tepsia edhe izmeqart i t’hallun, i pjekën e krejt. At’here mas bakllavav kena qitë... jo, s’kena t’hallu, at’herë përpara t’hallojshum, veç ma shumë t’hallojshin izmeqaret, na jo. Na t’shpisë jo. Na tu knu e tu lujtë e tu kcy e defin, tu shku tu kep’ bezat e jarganit unë atje... ish dasmja e Gjonit edhe u dashke m’i shku jorganit se s’u merrke me thmi. T’ja shtu ni copë e te’ nreqë... e tani hajde kâ apet tu kcy e tu lujtë. Qashtu. 

AK: E nusja, kur ka ardhë n’shpi? A ja keni bâ naj adet asajna?

PP: Po, nusja kur â ardhë n’shpi, adet kshtu sikur t’ktoshit nuk i kena bâ, jo bakllavë, e jo mi la durt me ujë e me sheqer e, jo... vike nusja, i merrshim, pshtet’ qaty te zidi, te’ knu e, tu lujtë, u knu e tu lujtë e ajo tu bâ temena e...

AK: Edhe temena ka bâ edhe... a po?

PP: Ajo temena bajke, at’here gratë ishin knena rreth e rreth, oden ja kishum nreqë nuses. Kur e kam marrë qit nusesn e Lek’s, që na pjeki kafe, ma s’mrami, e kam pasë djalin e tretë, asi, n’Gjermani, â kanë shku azil, s’ka guxu mu ardhë. Gruja i ka ardhë e djali jo – djali s’ka guxu, at’here ja nisa te’ knu nusen, une (qesh) po m’del qashtut, e knova nusen thashë: “More nuse, bana nuse temena, për Gjergjin që s’e kam k’tu!” Gjergjin, edhe tu kajt’ at’herë u nshun’ krejt, i kishim kushedi sa softa, ren ren ren asatallat k’tu t’vnume, shpinë... Jena kânë n’shpi t’madhe. 

AK: E naj kangë tjetër a t’kujtohet që i keni knu nuset?

PP: Aaai... shka po di bre qysh i knojshin nuset.... s’di ‘sha Zoten, tash kam harru! 

AK: Defave kush ju ka ra?

PP: Defat çikat, çikat defit, jo merrshim k’to dajret na, dajret i kishim, dy ditë dajre. E ato dajret tu knu edhe sot përpara i bishin defit e përmas i bishin defit e, boll bajshin shyheret po, shka mu bâ!

AK: A keni shku najherë Shna Nu n’kamë deri n’Gjakovë? Për Shna Nu, për festë, a keni shku najherë n’kamë deri n’Gjakovë?

PP: Po qysh s’kena shku n’kamë – niqin [100] herë.

AK: A u bajshi bashkë me t’shpisë apo me t’katunit?

PP: Me t’shpisë, na dilshim prej shpisë tonë at’herë u bajshin edhe katuni, u bajshin plot, plot shkojshin. 

AK: Kah shkojshi? Kah, çfarë rruge?

PP: Qisaj, k’tu dilshim k’tu n’Serbisë t’Poshtër n’xhade, at’herë xhadës e, niherë kena shku me kerr e kal.... 

AK: A keni bujt atje? A keni flejt?

PP: Ja, ja, ja. Kena shku me kerr e me kali. Tu ra shi si di Zoti, u bamë ujë ujë ujë.... krejt teshat e krejt u bamë ujë. Kena shku te.... ata janë... s’di qysh ju thojnë mar, kena shku i kena hi mrena,  kumarë i kena pasë Shaljant. Shaljant e kanë pasë shpien n’skej t’kishe. At’herë keni hi aty, jena nxe e ter’ teshat e vesh’ e ter’ e kena shku n’kishë. 

AK: E n’Karashingjergj, n’Zym atje për Shna Prena, a keni shku? N’Zym?

PP: Ja, jo.

AK: Për Shna Prene?

PP: N’Zym... Po, kena shku, kena shku, djélt e çikat...

AK: Po... n’kamë?

PP: Kamë, kamë, kamë, ojj, kamë shkojshum. Víç kanë shku çikat e djélt, e... Veç kur e dhashë çiken une atje n’Zym, at’here kam shku une, te çika.

AK: A t’kujtohet naj uratë e vjetër që e keni thânë ju që sot nuk e nin’ te’ thânë napër kisha?

PP: Qysh uratë? Qito uratë une i tham për gjithë ditë. “Unë prej Zotit jam i Kshten, qishtu du gjithmonë me kén; qysh at’ si m’ka pagzu, n’ket’ fe shejte jam i shkrun’; kam me dekë e s’kam me lshu. Mirë e din se s’ka shëlbim, për ata se s’âsht te njék’. Feja Krishtit ne na mson se i’Zot vetëm n’qill sunon; me ni t’kane me hyjni, asaj i thojnë Shejta Trini. Biri i Zotit njeri u bâ, Jezu Krisht emnin e ka; Ai ka lé prej Zojs Bekume, me ni m’nyrë gjithë t’mrekullume. Tridhejtë [30] kur mur me i kap’, fenë e vet dul për me hap’...” për gjithë ditë e tham k’to uratë... e tham se... tash i tham ka katër pjesë, i tham n’sabah – dy nihere e dy niher’... tash m’ka zanë sherri, djélt e çik’s, tridhejtë [30] vjeç e se’ ka martu qikjo, se asht’ te Zymjant. Djélt e djalit se i pâ se’ ka martu kah tridhejtë [30] vjet edhe atâ. Thuj uratë për ta, lute Zotin (qesh), lute Zotin për ta, “O Zot, o Zot, që t’fejohen, o Zot që t’fejohen!”

AK: E naj uratë tjetër a e din? Naj uratë tjetër?

PP: Po moj, di uratë!

AK: Naj uratë kur ka ra shumë shi a e din? Uratë kur ka ra shumë shi – për me u nal’!

PP: Po, po, e di!

AK: A munesh me na tregu?

PP: Po mar [nuk kuptohet] shejti, i lumi Jeszu Krisht asht, e thojsha uratë, tash m’dul mas meq’: “Korpi Krishtit shejtno mue, gjaku i Krishtit dej mi mue, Krahnori i Krishtit m’pastro mue, Kungimi i Krishtit m’forco mua; O Âmli Jezus ndigiom mue, ndër varrë tua ty t’sho... pi armikit t’shpirtit m’del Zot mue, pi fill’ mortes teme ti’ m’thirr mue; ban si une t’vij me ty e me shejten t’livdoj ty. Përgjithmonë e motit jet’s!” At’herë k’ta uratë e... m’ka dalë mas meq’ tash, s’jam tu ditë (qesh).  Uratë i thajshna, s’di qysh asht ‘sha Zote... kam harru tash! 

AK: Hajt se nashti t’kujtohet ndërkohë.

PP: M’kujtohet po, qikjo urata Shejti Shën Koll se ka thânë Lumi Jezu Krisht... aiii tash, tash jam ti’... a k’to i tham për gjithë ditë, për gjithë ditë i tham. “Krya e Lenit, gjôkâ Kshtenit, shpia e Gjergjit, letra e Shën Kollit, bajmi i Sh’Gjonit, I lumi Jezu Kresht me kryq n’krah e n’krye katër ant’ e bot’s!” Qikja â për për kur t’gjun reje, kur t’gjun’!

AK: A munesh edhe niherë pak ma qartë se..

PP: “Krya e Lenit, gjôkâ Kshtenit, shpia e Gjergjit, letra e Shën Kollit, bajmi i Sh’Gjonit, I lumi Jezu Kresht me kryq n’krah e n’krye katër ant e bot’s!” Sa herë t’mërmuron fort, une e tham kët’ uratë (qesh).

AK: A ka efekt? A nalet?

PP: Po nalet, nalet, bjen ma... kur t’nshon breshen e kur t’nshon yyy Zot, o Zot!

AK: E naj uratë tjetër për raste tilla a e din? Naj uratë tjetër qishtut?

PP: Po mâj, di shumë une po, tash s’p’i tham tana’!

AK: Naj’jo që â ma interesant që t’doket ty?

PP: Une di: “Kujto biro njeri shkrejt, se t’ka nû Zoti n’kit jetë; nuk t’ka nû me ngân me pij, sikur t’ishe ni bag’ti, [nuk kuptohet] ma si hiç se me mkatnu; Zoti k’tu më ka kriju, shpirtin tem për ta shilbu. Asht’ e zezë e shkurtë kjo jetë, e kalôn e bjen si fletë; t’mirat sajna qefet tresin, jeta tjetër do t’na presin; jeta tjetër o çfarë jetë krejt e lume krejt e zgjete, kofshim t’lum s’maron lezeti, t’kofshum t’mirë maron kjameti. A kshtu Krishti kur na thojke, me shumë dije ne na msojke, me mrri njeri me fitu, sa ka jeta t’mirë e t’gzum!” E tham shumë une uratë.

AK: Naj uratë qishtu po që nuk i nin’ napër kisha shpesh? Që s’i ngon?

PP: Aaa?

AK: Po thâm, naj qisi urate që tash nuk munesh me i dëgju napër kisha shumë shpesh?

PP: Jo, jo s’muj. Po qito uratat tona i thojnë për çdo ditë, qito. E tham pjesën rruzare, te sheji aty thojnë: “O Jezi jâm, na i fal m’katet tona, na pshto prej flak’ ferrit, çoj n’parriz gjithë shpirtrat, por sidomos ata që kanë ma shumë nevojë për m’shirën tande.” Krejt pesë [5] sheja se kam me qito.

AK: E naj’â tjetër qishtu si kjo ma herët që ke shumë e mirë? Naj uratë tjetër si kjo pak ma herët?

PP: Uratë tjetër jo, s’po di une qishtu m’i thânë.... M’i thanë uratë krejt, a?

AK: Jo, naj’â që e din kshtu; jo k’to që i thojmë n’kishë po naj’â kshtu ma herët që i keni thânë?

PP: “Unë prej Zotit jam i Kshten, i Kshten vetit i kam thânë; gjâ pa bâ mjeri unë s’kam lanë, as s’kam lanë as s’kam kujtu, po vjen dita me pshtu. Po vjen dita e bardha ditë, m’ka çu Zoti gjezevit! Shka ka thanë qaj gjezoviti, fal i kofshim m’ka fal Krishti. Kush â i dek’t e kush â i sabt, besën Krishtit [nuk kuptohet]. Kur don Krishti me t’damtu n’fund të ferrit do me t’nshu!” Po, i tham k’to për gjithë ditë.

AK: E naj’â për Engjëllin e Rojës, a e thu?

PP: Po. “Engjlli Rojes, o Zoti jem, po m’vjen keq me gjithë zemer me gjithë m’katet se i kam pasë, që kam bjerrë parrizin, kam meritu ferrin, por ma fort se t’kam fy ty. O e mira pamarum’ që kaq fort m’ke dashtë, m’shirë o Zot, falna Zot, po t’nap fjalën me nimë tane, mos me t’fy ma kurrë. Ashtu kjoft’.”

AK: Ma herët a i keni knu k’to uratë? A i keni thânë qishtut?

PP: Qishtu kena thâ uratë. Prij si maj men une, niherë çikë, çikë kishe tu fol, at’here nuse u bâne me thmi, thuj uratë kur û jepshna gji thmive, [nuk kuptohet] i kam thânë tanahert. 

AK: Mirë. A ka pasë k’tu n’katun te ju naj fjalë, ose atje n’Shpinadi te baba, naj fjalë, naj gru, naj gru najkush që ka bâ mgji?

PP: Po, po e dishum, e shisha napër katun. Thojshin kishe kjo ka bâ u’ngji e kjo ka bâ u’ngji e...

AK: A beson n’ k’to sene? Qysh i kanë bâ ato?

PP: Ja, ja s’di gjâ! S’di gja, s’ûm lishin, s’like baba jam me dalë me pâ, me ni napër katune, veç se i nishum napër gra qishtu. Qikjo banim ungji, qikjo e hangër, e qikjo kshtu e qikjo kshtu, se jo.

AK: E qysh e kanë marrë vesh se janë ato shtriga ato, se kanë bâ mgji?

PP: A shtrigat edhe baba kishin [nuk kuptohet] (qesh), merrke shokën e lidhje tak, qita jam te’ lidhë e qita jam te’ lidhë, e lidhje nyje nyje nyje; kur u çojke t’nesrit, t’marten e t’lidhnav at’herë ato e qitke mas dere e like qaty. Kur u çojke t’neserit, gjak e kime t’flokvet. Thojke “s’ka çare pa ardhë pa kapërcye shtriga k’tu!”. 

AK: E ku ka dallu shtriga prej asaj grues që ka bâ mgji?

PP:  Jo s’dallojke, jo, s’dallojke, s’u shike veç na e nishum tu thânë, se jaaa qikjo shtrigë e qikja’...

AK: A e din naj rast që thojnë ka bâ dikush mgji najsên?

PP: Po, po.

AK: A mundesh me na tregu kshtu, çfarë? Qysh i ka bâ mgji ose shka i ka bâ?

PP: Nuk di une. S’kam pa kurrë!

AK: Se i ki ni napër gra?

PP: Veç i nishna napër gra se um bani qikjo shtrigë, e m’hangër thminë e m’hangër k’to, se na kurrë, kurrë, veç besojshim n’Zotin edhe nuk di gjâ!

AK: E, a ki ni najherë naj ndodhi që i ka bâ dikun, najkush qe i ka ndodh’ naj mrekulli kur ka shku me naj kishë?

PP: S’di gjâ se tash une, kam pasë ni si mikesha e jonë, ka thanë si tu m’hangër gratë napër shpia, janë tu m’hangër, tu shku e tu bâ, e tu kthy, mas Marjanit Shtuns e kena. A na s’dimë, na s’kena pasë shtriga, s’kena pasë as kur kam ardhë nuse as kur jam kânë çikë. S’di gjâ!

AK: E me naj kishë që kanë shku... naj njeri që ka pasë nevojë shumë, që i ka ndodhë naj mrekulli, a din naj rast? Që ki ní prej najkuj?

PP: S’di, s’di jo, s’di gjâ. Kena shku n’kishë t’Zoj’s Cerrnagore, qatâ e di se kam shku n’kishë, me thmi t’vojgjel, pa thmi e gjithqysh. Shkojshum kajherë me kerr e me kali, me kerr shkojshim atje te Kisha e Zoj’s. Se jo, nuk di, s’di!

AK: Luftën e fundit, a jeni kânë n’Kosovë? Kjo lufta e fundit që u bâ, a jeni kânë n’Kosovë?

PP: Po, n’Kosovë. Qitu edhe qit djalin që e ka thy kamen e kam pasë n’shpi. Djalin tjetër iki me gru me thmi, e çum’ n’Harvati, kishe po hek’ edhe ky, ky s’iki. At’here djalin e Markit e myten n’luftë.

AK: Palin, a po?

PP: Ushtar qitu, t’kunatit tem.

AK: U kanë ushtar i UÇK-së?

PP: U kanë ushtar i UÇK-së. E myten n’luftë... Kanë ardhë shkit’, shkit’ at’here: “Ku asht’ Marki?”, “Ka dalë!” Ja ka dhanë Zoti, shyqyr ka dalë se me pasë n’shpi me fol’ shka t’i vjen goja kish fol ai. “Ka dalë!”. Ka ardhë Roza e bac Mark k’tu, kanata, nâna vet tu kërku me gjetë burrin, s’e ka gjetë, erdh e tha: “Mar, baca Martin nuk â ky kërkun, janë te’ lyp’ milicia!” Dul ky, qysh me dalë... luftë ish, kjamet ish, kjamet. Shkoi e tha: “Ku asht’ Marki?”, thotë: “S’di gjâ, s’di gjâ se kah ka dalë?! Ai ka dale n’fushë, punân!”. Edhe e murrën k’ta e vnun’ n’kerr, bile thojke ky, “Kuku kerri si shumë ka çue...”, at’here u kânë rrotull me shku me kerr bajke dididi... Kur u m’çun’, m’qiten tha me pa djalin, djali u kânë nizet e tri [23] vjeç, tha ta kishin desh cullakt tha veç sharshaf, e thanë: “Cili asht’ i yti? A asht qiky?”, “Jo”, “A asht’ qiky?”, “Jo”, “A asht’ qiky?” “Jo! Qe, qiky asht’!” E ka njoft’ djalin. At’here ka ardhë e kanë pru, teri diku e kanë qitë, at’here ia kanë dhânë njâ i katunit. Ai i katunit e ka lânë n’xhade atje, e ka marrë ni kumarë i joni me kerr, me kerr t’kuajvet e ka pru teri, teri kâ. Kur erdh, thamë na: “Shka u bâ bre? Kush ish?” Erdh baca Mark, erdh Marki, i kallxun djélt, tha: “Pali... e kishin vra!”, “A përnime a?”, “Po”, tha: “Tash, bahi gati shkoni me marr’!” Kam shku une me gjithë djal, djali jem ti’ gra’ kerrit, kerrin e kishe, kuku kur shoh.... pasha at’ gazef, at ditë, u shi’shin milicia anej, anej, anej, e ky djali jem, unë thajsha se pe’ mysin... E, shkum’ u nalum te bollnica, e qitum n’kerr djalin e na rrathun’, erdhën qitshtu tu nejt’ n’kamë, ata tu én’ hyyy...

AK: Ai i dekun!

PP: I dekun atje. At’herë kam shku e kam thirrë ni djalë t’damit e kishim k’tu, me thirr’ me kerr, se kerri atina e çon xhenazen atina. Ai baba i vet e kish ble arkën, me gjithë kojshi menxi ish te’ pru te spitali, arkën. Kena shku e kena marrë djalin edhe gruja tina edhe Loni, e kena lanë n’kerr qashtu përm’, e qitëm n’arkë e, kena ardhë... u dashke me shku kah taragjdat rrotull rrotull rrotull me ardhë kâ... kena ardhë n’shpi, e kena la, e kena vesh’, e kena qitë n’arkë apet. Kena kajt’, po s’kishum kaj’ se tu tut’, tu tut’ prej tjervet, tjert i kishum k’tu... E çum’ e qitum n’dhé!

AK: E juve nuk ju kanë ngucë k’tu? Policia, nuk ju kanë ngucë k’tu juve?

PP: Policia kishin ardhë atje kah kodrat nëpër male, ish tu na pa ne krejt se shka po bajmë. Ai, ni kumarë i joni ia noj k’ta, flamurin përmy, une e kapa vim e kam hekë, thashë, “A don m’i çu djélt krejt me na i marrë djélt, a?” Kur e çum’ n’dhé, e çum’ e qitem n’dhé, hikën djélt, shkun’ te kisha. Djali jem erdh k’tu me mu, qiky Leka, ka hek’ boll... 

AK: A keni pasë njerz që kanë ardhë vénve tjera tu ikë prej luftës? A keni marrë n’shpi njerz që kanë ardhë tu ikë prej vendve tjera k’tu?

PP: Jaa, jo, jo. Edhe ishum tu ikë! Pothuajse qat ditë se’ kena varru djalin, e kam çu Leken n’Velezhë, Velezha nuk kanë dalë asnjo, e kam çu n’Velezhë te nipat, i kena pasë nipat. E kam nej ni natë atje; ky k’tu, burri jam k’tu, e, kam ardhë t’neserit n’sabah! Djali vra e, katuni, Nu Nreca m’tha: “Heee, a e keni pasë mirë masi e keni pasë djalin n’shpi, e keni pasë n’shpi t’juj!”. Thashë, “Hajt hallahile, mos na lodh! Se jemi lodh’ për vet’!”

AK: Kur ka dekë dikush me herët, a e keni vajtu?

PP: Po.

AK: Kush e ka vajtu?

PP: Gratë. Kush ka ditë!

AK: A u kânë naj vajtore kshtu me zâ? A u kânë naj vajtore shumë e mirë që ka ditë me vajtu mirë a?

PP: Po, po, u kanë, auuu! Kur ka dekë kunati jam, he Zoti na rujt, kena bâ gjamë teri... veç ka dekë ai para lufte. Te dy kanë dekë para lufte!

AK: A t’kujtohet çfarë fjalë ia thoni?

PP: Aaa s’ûm kujtohet ato fjalë... s’e di hiç. Po, je kânë i mirë, je kânë kshtu, ki hek’ kshtu, e tanat t’ja njéh: na la e, tash qysh na la... qishtu!

AK: E burrat a kanë bâ gjamë?

PP: Ja, ja. Jo, burrat jo, rrishin n’sobë aty. N’pamë, për atë kunatin kanë pas nejt’, kanë pas qitë lisat, qatje nër hije t’lisav e për k’ta tjert krejt...

AK: Sa ditë keni majt’ zi?

PP: Ni matmot, ni matmot, kena majt zi për atë kunatin. Shkoi kjo kunata jeme me arrë se diq n’sheher, e çun’, filloi pak ti’ dhimbt zemra, veç e kanë çu n’sheher ai Kala bac’ Tom edhe ka dekë, trap. At’here shkoi kjo me marrë... i kish ble kushedi sa shamia t’zeza, iuu. Tha, “Duhet me pranu zi për tâ!”

AK: E çikat e reja a kanë majt’ zi?

PP: Po, po.

AK: Pa martu!

PP: Po, Violeta çikë at’herë, at’here reja t’mdhona se janë kânë... krejt kanë majtë zi!

AK: A kanë ngjit’ shami? Po a?!

PP: Shamia, shamia, krejt.

AK: E burrat?

PP: Jo, burrat... Kur na ka dekë qiky djali i kunatit tem, tu shku n’Gjermani, diq i ri ai, kuku shka ka pas bâ. Eee, e kanë nû dizget e zeza, shejin e zi k’tu burrat krejt krejt, djélt e ri krejt krejt, krejt ishin kushedi sa djél e kushedi sa... se jo, djélt jo...

AK: Ku i kanë lidhë k’tu {krahëror}...

PP: K’tu, jo, jo qitu e varshin si...

AK: Si mindil i zi, a?

PP: Po, tak e kapshin me gjilpanë, k’tu!

AK: E sa ditë e kanë majt’ ato? A t’kujtohet?

PP: E kanë majt’, ja, qyshse... [nuk kuptohet] gjashtë’shtatë [67] javë.

AK: E sa ditë ka zgjat’ e pamja?

PP: Pamja, tri ditë, tritri s’ka gat’ mâ... tani kanë ardhë e kanë pâ kshtu, veç tri ditë kena pasë.

AK: Kur janë nda shpitë, familjet, çikat, a kanë marrë najherë hise?

PP: Ja, jo.

AK: N’Trepeticë ose n’Shpinadi, a t’kujtohet?

PP: Ja, ja, ja, asnjo, as n’Shinadi, as n’Trepeticë, as asnjo. Kena ardhë nuse ku, kena ardhë  qaty [nuk kuptohet]... kur jena da na, jena da pa fjalë, pa gjâ, pa sên. Plaki, i kena pasë ja dy pleq edhe u damë. Ai kunati jem shkoi kushe pe i bi figurës, se u kânë zot shpie, veç i ka nû dorën n’tâ, veç kur ka... vërr â thy figurja. Ai me tri dugaja, na pa asni dugajë. 

AK: Qysh? A ka mujtë me funksionu ni shpi me tri zoja t’shpisë? A kanë mujtë me u marr’ vesh ato zojet e shpisë mes veti, se the...?

PP: Po, po, u marrshin vesh, auuu. As s’bajshin zô as tak, tak veç gjâna... ma kryesoja u kânë e Prenit, ajo u kânë kryesorja, tani kjo dada Gjylë kishe ti’ bâ puntë, e... 

AK: E me pastru n’shpi, kush u kânë përgjegjës?

PP: Nuset!

AK: Nuset e reja, a?

PP: Na gratë niherë sa jena kân’ pa’ marr’ nuse, tri gra; magjatorja kish me gatu ajo për shpi, e kishe furrën, m’i qitë bukt n’furrë... krejt i qitshum bukt n’furrë m’i pjekë, e mshelshim at’herë! Fshishim vénin e krejt! S’kena pasë at’herë vén me pastru, çfarti! Odat edhe shpinë. At’here kur e murum nusen e Markit mas meje, ajo na shkym’ sobët edhe oden, e nreqshum shpinë vet!

AK: Shëngjergjin a e keni festu ju?

PP: Ja. Festu po, qitshim lule, lajshum thmin’ me lule me gzhyta voje, kishe ma bereqet, mos mu pasë... i rujshum gzhytat e vosë, i qitshum n’ujë edhe shelne, e ti’ lâ Ditën e Shëngjergjit! Veç festë s’e kanë pasë k’ta, e kanë pasë k’ta Meja Gjakov’s.

AK: A e keni qit’ naj ushqim t’veçantë për... naj ushqim... çfarë ushqimi keni hangër për Shëngjergj?

PP: Aiiaa, shka kishim me hangër... pshesh me tamel. Pshesh me tamel thojshin për Shëngjergj, sa mujshum atë kusin e madhe qaty, tu shprazë n’sofrat e fmive, n’sahanat e fmive, burrat e gratë e!

AK: E fli a keni qitë?

PP: Po, flia qitshim shpesh.

AK: Për çfarë dite zakonisht, patjetër, keni qit’?

PP: Për gjithë dillash, për gjithë dillash qitshum flia. Shka kishum mu hangër, kushe tu përtri.

AK:  Për naj festë a keni qit’ fli?

PP: Ja, ja për festa ja. Ja, për festa qitshum mish e pite!

AK: E përpeç a keni qitë? Përpeç?

PP: Përpeç ja, ja. 

AK: E për Pashkë, për drekë, çka keni hangër zakonisht?

PP: Për drekë... për Pashkë n’sabah kena hangër sëtliash, djathë, vo, bukë simite. Për drekë preshin. Niherë i patën pre qata qurana, si i majshim quranat e i prjeshim, e nreqke aja e zoja e shpisë mish, çorbë. Për darkë apet naj tjetër sên shka mujshum... 

AK: E për Kshnellë?

PP: Edhe për Kshnellë. Për Kshnelle kishim laknur, laknurt i pjekshim kushedi sa laknur, qaty. E djathë e, zishim grun’ e sëltiash, n’shpi t’madhe!

AK: E n’Shmitër a keni bâ najsên?

PP: Ja, ja Shmitrin, jo. Ja, na jo. E kanë pas lut’ zymjant Shmitrin.

AK: E për Purgator?

PP: Për Purgator... po moj, i majshim Purgatorët, thojshim meshë, uratë!

AK: Për t’Shume? A i keni festu t’Shumet?

PP: Po, t’Shumet! Tash ‘ala për t’Shume vijnë. Prej tana anët vijnë bijat si i kanë dekë, prind i kanë krejt! Mledhen e thojnë meshë te vorret!

AK: Rrezikâjt, ditët e rreziâjve a i keni ju k’tu?

PP: Edhe dit’ e Rrezigojt, po. 

AK: Qysh po i thu ti? 

PP: Rrezigojt!

AK: Rrezigojt a? Kur janë k’to ditë?

PP: N’pranverë, qitash janë kânë para t’Shëlbumit! At’here vjen t’ejten Shëlbimi! T’hanën, e t’martën, t’mërrkurrn rrezigojt, at’here t’ejten i Shëlbumi.

AK: E çka bani gjatë këtyre tri ditve?

PP: Kurgja man, shka bâjmë... tash s’janë ti’ majt’!

AK: At’here ma herët, qysh i man men ti?

PP: I majshim ma herët... s’punojshim, rrishim!

AK: Nuk keni punu’ hiç?

PP: Jo, jo!

AK: Pse?

PP: Rrezigojt! Rrezigojt!

AK: T’gjân diçka e keqe!

PP: Kena punu niherë, s’e di shka bam mar!? Aa i lamë teshat na, i lamë teshat edhe t’nesrit kishim me shku me punu’, me punu’... S’rrishim n’shpi, i lamë t’Rrezigojvet, t’martën lamë tesha, t’mërkurën! Llogarite, qysh ma ka hangër kali qit dorë qitu. Kali i shpisë pa pâ sytë, e t’i murr ky, shkova une hajt, çup çup ti’ gra’ me çu ma anena kushe me shpejt, veç kur t’ma ka ngjitë tapp, gati ma kputi gishtin!  

AK: Mâ s’ki punu’?!

PP: Se s’kena punu’ mâ, s’kena punu’! Tash s’ka as... as s’kqyrin Rrezigoj, as s’kqyrin kurrfarë punë, krejt punojnë!

AK: Mirë... a ki najsên me na thânë tjetër? A ki me na thânë diçka tjetër?

PP: Jo, jo s’kam shka mu thanë tjetër, qashtu, qito, boll!

AK: Mirë.