Qamil Musliu

Intervistuar nga: Lekë Shala

N’kâmë, me do biciklla, kemi pasë aty-k’tu, veç që ma shumë n’kâmë, prej Zaselle, n’atë shkollë atje kom kry pesë [5] klasë fillore

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

24.05.2018

Lokacioni i intervistës

Mitrovicë

Vendi i lindjës

Zasellë

Tranksriptimi

LSh: Jena me datën 24 maj 2018, ora shënon 10 e 15, në shpinë e Qamil Musliut. Kallzona pak për vetën…

QM: I lindun jom n’fshatin Zasellë. Prej vllezërve, pesë [5] vllazën kemi qenë: ma i riu, ma i vogli une kom qenë. N’kohë n’katërdhet’ e dy [42], katërdhet’ e tre [43], katërdhet’ e katër [44], kur ka qenë ajo koha e Italianve, Duqja edhe Hitleri n’Kosovë…kom kry pesë klasë fillore n’qat shkollën e… ku t’tregova – atje te Berant, karshi – qaty i kom kry pesë [5] klasë fillore.

LSh: A je ardhë prej Zasellës k’tu?

QM: Prej Zaselle kom udhtu, n’shkollë, mu shkollu.

LSh: Me çka vishit? A vishit n’kâmë, a me çka vishit?

QM: N’kâmë, me do biciklla, kemi pasë aty-k’tu, veç që ma shumë n’kâmë, prej Zaselle, n’atë shkollë atje kom kry pesë [5] klasë fillore. Mas asaj jom regjistrue – me pesë klasë fillore – klasën e dytë gjimnaz n’Prishtinë. Kom ikë prej bâbe, se bâba ka dashtë me m’nalë me punu ka’ shpija, me ja rujtë gjânë. Po’…une kom ikë prej babës, dhe, ka qenë brigada e gjashtë e Shipnisë, edhe ai komandanti, me dhetë [10] ushtarë ka qenë n’odë tonë, te bâba jem, atje. Unë u kyça n’atë brigadën e gjashtë t’Shipnisë: gjashtë [6] muj’ kom qenë n’at’ brigadë.

LSh: Cka jon’ kânë k’ta – partizanë a fashistë?

QM: Po, partizanë. E kemi njekë gjermânin, okupatorin, brigada e gjashtë e Shipnisë erdh: “kena me njekë gjermânin deri n’Vilkofc – pa nalë”.

LSh: Qashtu thojshin, a?

QM: Ai gjermani iku vet, iu lshu krejt bota, k’ta: “kena me njekë gjermanin deri n’Vilkofc (të qeshura), edhe qaty jom kyçë, gjashtë [6] muj’ kom qenë.

LSh: Sa vjet i ke pasë?

QM: Po jom kon’ kah…1930-tën – 31-shin em’ shkrun, a 1930-tën jom i lindun, tedhët e tetë [88] vjet i kom, vjetërsinë. N’at brigadën e gjashtë kem udhtu, e, jemi kthy, e, Enver Hoxha na luti valla kosovârt: “Rrini ju n’Shqipni, kom me ju çu n’bregdet, tre [3] muj’ pushim veror; mas pushimit veror, n’shtator, keni mu bâ msusa, profesora, mu shkollu, s’keni me msu gjuhën sërbe, jo – shqip. Rrini n’Shqipni”. Na nuk pranumë: ‘jo valla, ‘e kem familjën, i kem prindrit’ – u kthymë.

LSh: E, me brigadë, gjashtë [6] muj’ qi’ keni nejt, qysh u kân’ atmosfera k’shtu aty mrena, kush u kân’ komandant, a...?

QM: Atmosfera u kân...nuk kemi pasë mjaft higienë t’mjaftushme. Kemi vujtë, edhe ushqimin, edhe pastërinë e kemi pasë t’dopt’, qato gjashtë [6] muj’ që une i kom përjetu. 

LSh: A keni pasë naj rast që keni luftu a diçka, a veç...?

QM: Jo, lufta ka pa’ marrë fund, veç k’to kanë qenë masanena.

LSH: Tani, kur u ktheve k’tu, kur e lshove brigaden...?

QM: Kur e lshova brigaden, tona’ kom qenë në kët’ aksionin e rinisë. N’at kohë rininë i thirrshëm, me ndërtue rrugën Beograd-Bar. Shaman-Sarajevë u organizu. Kom qenë kryetar i rinisë, me organizu rininë me shku me ndërtu rrugën Beograd-Bar, Shaman-Sarajevë në brigadat e rinisë. Kom pasë edhe Xhavit Boletini, n’at kohë mu kân’ kryetar i rinisë u duftë aktivist me kân’, rregullisht me punu, e, me lân detyrën nuk ke guxu, se edhe krejt familjen t’i marrke UDB-a, se ‘ti nuk po don me punu me rini!’...edhe, une kom ikë, kom shkue n’Prishitnë, e kom regjistrue klasën e dytë gjimnaz. Edhe, e kom marrë me shkrim që jom regjistrue, nxons’ i rregullt, nxans’ real n’Prishtinë, edhe atje kemi me fjetë, internati. Atje kem pasë yshqimin, me flejt edhe me msue, n’Prishtinë. E kom marrë me shkrim edhe e kom çue te Ilia Rakiqi – u kon’ kryetar komiteti – që une me rininë nuk muj me punue, “une due me punu me rininë gjithë, edhe n’gjimnaz atje, veç që nuk jom k’tu, po jom n’gjimnaz nxans i rregullt. Nuk muj mi kry detyrat e rinisë sa duhët...atje du me punu me rininë, edhe me m’dhânë leje me ndru, mos me kon’ une kryetar i rinisë k’tu”. Tha, “Jo, nuk guxon me lân detyrën, pa e majtë mledhjen e rinisë e me zgjedhë kryetarin e ri”, e une tash atâ e boj, e thirri rininë, e maj mledhjen, edhe e thirri kryetarin, që une jom nxans n’Prishtinë, nuk muj mi kry detyrat sa duhët k’tu. At’here tha “Po, bon’”.

LSh: A u majt mledhja?

QM: E kemi majtë mledhjen, e kem zgjedhë Xhavit Boletinin n’ven’ temin, për kryetar t’rinisë, për rrethin e Mitrovicës. Edhe, une jom lirue tana’, edhe ia kom çue Ilia Rakiqit me shkrim që “kryetar, tash une jom nxans i rregullt n’gjimnazin e Prishtinës, edhe m’lirunë”.

LSh: Ti, a shkove n’gjimnaz pse pate qef me kry shkollën?

QM: Po, po, pata qef me kry shkollën. N’fund t’vitit shkollor, n’fillim t’qeshorit, Xhavit Nimani ka ardh nëpër drejtori. Idriz Ajetin e kom pasë drejtor, n’gjimnaz n’Prishtinë. A je tu inçizu? (ndodhte që ndalej diktafoni, pastaj e përsëriste – prandaj më pyeti).

LSh: Po, tu inçizu jom.

QM: E, Idriz Ajeti, ka qenë drejtor i gjimnazit n’Prishtinë – qaj gjimnaz për krejt Kosovën u kân’, ‘gjimnazi real’ i kan’ thân n’atë kohë. Xhavit Nimani, sipas nevojave për arsim edhe kulturë, ka ardhë nëpër klasë, se n’at kohë organet e sigurimit – ‘UDB-a’ i kanë thân, Sërbia i kanë thonë – i nxirshin prej bankave t’shkollës fmitë e atyne gjoja se agenta që kan’ pasë bâbën – bashkpuntor t’okupatorit: nuk bon mu shkollu fmia i tyne, anej-knej, i nxirshin prej klase. Mirëpo, n’at kohë nuk i lojshin mu shkollu ata qëi kan’ qenë gjoja se bashkupuntorë t’okupatorit. Xhavit Nimani me Idriz Ajetin, nëpër klasë erdh, p’i merr emrat sipas suksesit, me dy klasë gjimnaz, që i kanë kqyrë suksesin e notave atje, e pi thot do emna: “filân filâni, filân filâni – para drejtorie”. Ne na hini frika që po na përzânë prej shkolle si fmitë e armiqve. Mirpo, Xhavit Nimani e kish diktu k’tâ që p’i përzânë, e si ka ardhë, si u kthye, tha “Mos keni frikë djelmosha, kem nevojë për arsim, me çelë shkolla, jon’ fshatra që nuk kan’ fare msimdhanës n’shkolla, keni mu bo msus’, arsimtarë, keni mu shkollu, mu bo profesora, akademika, mos keni frikë, veç me ndërpre gjimnazin e me ju çu n’akademi pedagogjike, a po pranoni?”, na “Po”, menxi s’kena pritë, ni numër prej neve – na me dy klasë gjimnaz – me na çu nëpër akademi pedagogjike. Edhe une n’atë gjeneratë kam qenë. Ka qenë n’Bajram Curr ni akademi pedagogjike, edhe n’Prizren, e une kom qenë n’Prizren, n’vitet 46 – 47, e kom kry akademinë pedagogjike për msus’.

LSh: E, profesorat – a ishin t’Kosovës?

QM: Profesorat i kena pasë Xheladin Hona, Idriz Ajeti, ka qenë drejtor i asaj shkolle, Gjon Serreqi i Ferizajit, ka qenë, ata jon’ likfidu...

LSh: Mas Luftës t’Dytë Botnore, a?

QM: Po, n’48-tën, kur Shqipnia u ndâ vet me Stalinin; Jugosllavia, Tita u prish me Stalinin, kufini u mshel, se profesorat i kan’ pasë t’Shqipnisë. Qamil Hoxha, Idriz Ajeti, Xheladin Hona, kan’ dhânë msim n’46-tën – 7-tën n’Prizren. Ata jon likuidu prej UDB-së n’Prizren. Ma vonë n’48-tën mandej, kur u mshel kufini, Shipnia – Enveri, met me Stalinin, Tita u prish me Stalinin, edhe profesorat, kush ka qenë i martumë...kena pasë profesora t’Shipnisë, kan’ shku n’Shipni. Kush ka qenë i pamartumë, ni numër i vogël, kan’ metë, jon martu k’tu. Se s’ka pasë Kosova msusë, pak ka pasë, e qata’ na kan’ dhânë msim. 48-tën, kur u mshelë kufini, tona’ na kan’ mungue arsimtart. Prej qasaj kohe tona’, une jom marrë me arsim – deri n’vitin 1956 kom punu nëpër shkolla n’arsim: kom qenë ni vjet n’Brod, Dragash, katër vjet n’Rezallë t’Skenderajit, dy vjet n’Rahovë, dy vjet n’Terstenë, kom dhonë msim nëpër shkolla...

LSh: Atje n’Brut, a ju ke dhonë shqiptarve, a goranve?

QM: Jo, n’Brut t’Dragashit jon kon’ shqiptarë, jon gjashtëmdhet [16] fshatra shqiptarë, a Brodi anenaj jon’ goranë – une ju kom dhânë shqip. Gjashtëmdhet [16] fshatna rreth kufinit t’Shqipnisë, shqip. Për herë t’parë jom emnu për msus n’Brod t’Dragashit, bile (kollitet), Xhavit Nimani, masi e krym’ at seminarin pedagogjik, n’zyre nuk kena pasë na drejt me lypë, po du msusë n’Mitrovicë a Vushtrri, Xhavit Nimani e ka çu vendimin “Emnohësh për me dhânë msim n’shkollën fillore…” qëtu mu m’caktoi n’Brod t’Dragashit.

LSh: Domethânë s’ju kan’ vetë k’shtu...

QM: Jo, s’na kan’ vetë ku po don, veç ku ka nevojë ma s’shumti për arsim. Kshilli Krahinor e ka lshu vendimin – jo ku t’dush ti – po ku ka nevojë pë msus – qaty ki me punu. Mirëpo, për nevoja që jon kânë për arsim edhe kulturë, Xhavit Nimani me Idriz Ajetin erdh nëpër klasë, i kish marrë shenimet atje, notat e suksesit, që kini nevojë për arsim, me ndërpre gjimazin e me çu n’akademinë pedakogjike për msusë, ty i thirrë me emër para drejtorie atje, neve na hini tuta që po na përzânë prej shkolle, po ajo nuk n’dodhi, tha “Jo, ju keni mu bo msusa, profesora, veç a po pranoni me ndërpre gjimnazin, e me ju çue n’akademi pedagogjike n’Prizren.”. Na pranumë, jo ni numër i madh – pesëmdhet’- gjashtëmdhet’ [15]-[16] vetë. Msimëdhansa e kemi pasë Xheladin Honën, ai ka qenë general i naltë, i shkollum’, na ka dhânë msim, Idriz Ajeti, Gjon Serreqi i Ferizajit. Deri n’48-tën se ma vonë njerzt e shkollum UDB-a i ka likfidu. Veç, une qaty kom kry, me dy klasë gjimnaz, Xhavit Nimani na nxor’ me na çu n’akademi, viti 46 – 47 kom kry n’Prizren ata tre [3] mujtë e pushimit, qershor.

LSh: T’verës?

QM: Po, t’verës, tre [3] muj’, edhe e kom marrë diplomën që jom i aftë për msusë. Jom emnue për here t’parë msus, n’Brod t’Dragashit, ni [1] vjet kom qenë, 47-8-tën jom transferu prej Brodit – n’Rezallë, n’Drenicë, katër [4] vjet kom qenë msusë. 51-shin jom transferu prej Rezalle n’Turiqevc.

LSh: Ku o’ Turiqevci?

QM: Turqiefc, n’Drenicë.

LSh: Sa vjet ke jep msim aty?

QM: Aty tre [3] muj’ kom qenë msusë tona m’thirrën ushtar, n’51-shin.

LSh: A shkove?

QM: Po...na shtyjshin at’here ushtrinë, tri [3] vjet ma kan’ shty ushtrinë se Xhavit Nimani ia ka bâ ni shkresë mbrojtës popullore: “ma shumë kem nevojë për ni [1] msus’, e niqin [100] nxansa se për [1] ushtarë”. Na shtyjshin, tri [3] vjet e kom shty ushtrinë ma vonë me shkue, mas tri [3] vjete thash, “jo ata t’ri, ushtarë, une ma i vjetër”, e lshova msimin, jom shku ushtar. Tetëmdhet’ [18] muj’ jom kânë ushtar.

LSh: Vetë e lshove. Ku shkove? At’here u kon’ tetëmdhet [18] muj’, a?

QM: Tetëmdhet [18] muj’. N’ushtri kom qenë n’shkollë për oficer, n’Ilirska Bistricë n’Slloveni. Atje kom qenë dhymdhet [12] muj’ n’shkollën për oficer rezerv. Për dymdhet [12] muj’, e kom kry at shkollë, e kom marrë transferimin gjashtë [6] muj’ praksë n’ushtri, n’Prilep, n’Maqedoni. Atje tona’ kom qenë shef i zyrës ushtarake, me furnizu e mi majtë armët. ‘Treca streljacka ceta’- i kan’ thânë, njësia e tretë ushtarake që pushkatojnë, qaty kom qenë kryeshef i zyrës, qasaj zyre, mi furnizu, mi majtë armët, mi dhonë armë ushtarve, gjashtë [6] muj’ n’praksë n’Prilep.

LSh: Nashta munesh me na kallzu diçka ma shumë për ushtri..?

QM: Qaty n’Prilep, mu m’ka ndodhë ni e pabesushme: ushtartë, petokarkun e kena kepë, ni harrën t’kuq, petokrak n’Titovkë. Komandir t’njësisë e kom pasë nifar Shime i Aragjellovacit, ka qenë me grada- rreshter, si me thânë porucnik, komandir, njësi e kom pasë atâ. Tash n’shërbim ushtarak, une kom krye ushtrinë n’Ilirska bistricë, khâ n’Prilep t’Maqedonisë. Kom shku veç gjashtë [6] muj’ praksë, edhe kom punu n’zyre, kom bajtë ato uniformat ushtarake, kur ka nevojë, ato kpuc’t e k’to. Poruqnik Shime, kur erdhën rekrutë e ri n’Prilep, atje erdh, n’zyre, une n’administratë që kom punu, e qiti dorën, tha: “sta cekas” – çka po pret?, thashë “une e kom punën teme”. N’rresht atje, ata n’rresht kan’ ardhë rekrutë e ri, une jom ushtar i vjetër, mu po m’thotë, “çka po pret, pse s’po hin ti n’resht?”, thash: “po’, une i kom krye ushtrimet, une e kom punën teme”, “N’resht!”, edhe kemi pasë ato Titovkat me ato.

LSh: Yllin, a?

QM: Po, yllin aty, hina, … na celo, n’krye t’reshtit, edhe ka urdhnue, dyqin [200] metra. “Marsh!”, me ngâjt, edhe ma pruni ni pushkë t’rânë, i ka pasë gjashtëmdhet killa: katër ushtarë krejt kan’ n’gâ, une s’kom lujtë prej veni, kom nejt aty, se une s’kom pasë drejt me ushtarë t’ri me ushtru: e drejta jeme ka qenë mos me ushtru, po ai  m’qiti me zor.

LSh: Ti nuk ngajte, a?

QM: Nuk kom ngajtë. Kur m’diktoi ai i asajna njësisë ushtarake, m’thotë “na levo krug” – kthehu edhe ni her – m’tha mu – “pse s’ngajte?”, thashë : “po, une i kom kry ushtrimet”, “S’kini Titovku” – e kom hjekë, “skini petrokrako”, thashë “une petrokrakun e kom kepë vet, edhe nuk e hjeki”, m’tha “daj mene!”, ia kom gjujtë. Ai prej nervozës e qkyjke atâ, krak – petrokrakun. “Petnaest dana zatfora” – se  ka t’drejtë udhëheqsi: që nuk e krynë urdhnin – pesëmdhet’[15] ditë me ti dhânë burg, tha “petnaest dana zatfor” thashë “razumem poretnik”, edhe tha “trojka”, n’ushtri osht’ tre [3], dy t’i qesin pushkën n’kët ânë, njo’ mas shpine, me t’çu n’burg, veç pa ta hjek petrkrakun s’guxon me t’çu n’burg. “Skini pertokrak”, thashë “une e kom kepë edhe nuk e heki”, “ama” tha kapuqin, une e hjeki, ai e gjujti prej nervoze, e hiqi petrokraken, e gjujti n’tokë, n’bari, n’ledinë, e shkeli me kâmë qështu: bamm {shtyp tokën me këmbë}, edhe atyne ushtarve ju thotë “folni”, edhe ai ka t’drejtë me m’çu. Kur kom shku n’at’ oborrin, kantierin e vet, që osht’ burgi atje, ni slloven, major ka qenë, ka pasë dorën e kput’ qëtu n’brryl, e veç bojke qeshtu {ngreh dorën lart}. Kur m’ka pâ mu, se une msus kom qenë, kur kom shku ushtar, aty veç dy [2] vetë që jon’ kân shiptarë: une jom kân’ shpitar edhe nifar që ka bâ k’puca qëtu n’korze.

LSh: Edhe ai i Mitrovicës, a?a

QM: I Mitrovicës ai u kân’, edhe ai ka punu me kpuca t’ushtarve. Ai u dekë vallain, qaty n’rrugë t’Zhabarit e ka shpinë. Shiptarë n’at brigadë, veç na dytë jena kon’. N’Mitrovicë, une edhe qaj. Kur ma hoq petrkrakun, tha “Vodi”, kur m’ka qu atje, n’oborr, n’kasarne ku osht’ burgi, ai majori slloven i ka pâ ata tre [3] ushtartë që po m’çojnë, po m’thotë, “Izvoli druzhe majore?”, “çka u bo?”, “vete” thashë poruqnik Shimën. Atyne ushtarëve ja ka bo “volna” – kthenu. “hajde mas meje” – ai përpara, une përmas: m’ka çu te komandanti i garnizonit, m’ka ulë n’fotele, “ulu” , m’tha “çfarë kafe e pin?”, po’ vet me veti “çfare tjet, po hajt” (të qeshura), e ka përzi, “Priqaj?” – çka ke bo?, thashë “une jom ushtar, ushtrimet ushtarake n’Ilirska bistricë n’Slloveni i kom kry, k’tu jom n’prakë gjashtë [6] muj’, poroshnik Shime m’urdhnoi, ma dha mitrolozin gjashtëmdhet [16] killave, edhe m’shtini me ngâ me rekrutë t’ri që kan’ ardhë, une nuk e kom kry urdhnin, ka t’drejtë me mi dhânë pesëmdhet [15] ditë burg, edhe m’tha “pesëmdhet ditë t’takopjnë burg” – tash...aj...e drejta e tina o’”, – “A, qashtu osht’”, thashë “qashtu”, thashë “po njo’ jom i dyshimt n’poroshnik Shimën”, tha “cka?”, thashë “ma qkyjti petrokrarkun, e qiti n’tokë, e shkeli me kâmë...çfarë kuptimi ka kjo” tha “Ahh, to ti qeka”, “K’tâ po pres une me thonë: pse me shkelë petrokrarkën – petrokrarka s’ka faj, une kom faj”. Pasha Zotin atâ kurrë mo’ kërkush n’kasarne s’e ka pa, n’Kumanovë e ka çue n’ushtarak, qat poroshnik Shimën, edhe e hoqën prej atyhit me qat deklaratën teme. Tani qaj majori që m’murrë i tha komandantit :“druzhe komandante, prej sotit ky ushtar ka me kon’ i jemi”, e ai ka qenë komandir i furrës që gatujnë për krejt garnizonin atje n’furrë. “Ti” tha “me majtë evidencen që çka marrim prej magacine, sheqer e për çaj, për ushtri e për k’to, me majtë n’administratë, ushtar i jemi me kân’ atje. “Ajo boria që e çojnë ushtrinë prej gjumit për furragji” tha “nuk bjen kurrë – me flejtë munesh sa t’dush, veç evidencë me majtë aty, çka shkon, sheqer....”

LSh: Sa nejte tani ashtu?

QM: Edhe tana’, qata gjashtë muj’ qaty me qata e kom kry ushtrinë. Qaj majori slloven m’pshtoi.

LSh: A u kon’ ma fshtirë n’Slloveni?

QM: U kon’ valla se shkojshim tek terna n’kufi t’bullgarit, anej, knej, veçse ni kohë nuk m’ka qu ky majori shumë atje, se edhe kom punu n’zyre.

LSh: Kur e kryve ushtrinë, mandej u ktheve k’tu, a?

QM: Kur e kom kry ushtrinë, tona’ jom kthy prap, kom jep msim.

LSh: Ku jepe msim mandej?

QM: Kom dhonë, tregova po, a jo – ushtar. Jo, kur jom kthye prej ushtrie, tani jom kthy në Kuvend t’Komunës.

LSh: Çka ke punu?

QM: Kom punu n’financa, kom punu ekonomist, mi furnizue zyret me administratë, n’komunë dy [2] vjet kom punu aty. As nuk kom pasë shpi, po risha me qiré, përte urës t’Ibrit shumë vena i kom ndru, edhe n’at kohë s’ka pasë k’to solitera: do shupa, tokë, pak drrasa, ni dhomë e kena pasë, qaty kuzhinë, qaty me flejtë, qaty...

LSh: A e pagujshe vet, a ta pagujke dikush tjetër?

QM: Jo, e kom pagu prej rroge prej qireje, ku mujshe me gjetë, veç ni krevet me pasë, edhe shporetin qaty: qaty me flejtë, qaty me përgaditë, se përte urës t’ibrit kom nejt, tre [3] – katër [4] vena i kom ndru: herë atje – herë atje, se thojke “kom me martu djalin, lshoma shpinë”. Se, n’at kohë, edhe kush ka pasë dhoma me lshu me qire’ s’ka guxu me ti dhânë se komuna ia konfiskojke krejt.

LSh: Pse kishe?

QM: Pse...ti ki dhoma tepër, edhe qire s’guxon me t’marrë, bile mas mrami me qire, te ni shkinë kur kom shku, u godita pesëqin [500], a tetëqin [800] banka e kom pasë rrogën. Pesqin [500] banka mi lypi qire n’mujt, jom kon’ i martunë, te ni shkinë (qiramrrëse). Kur shkova aty, ajo shkina, poshtë aty, rrugën te ajo shkolla Muharrem Bekteshi, osht’ ajo shpija, nuk e kish ditë, që une prej komune, shkova me lypë shpi me qire, sërbisht, ajo shkinë e Gilanit, ata Gillangit’ edhe gjuhën sërbisht mirë nuk e folin, nuk e ka ditë që jom shqiptar. Kur shkova me gru tem’, aty i bajta do sene, po flas shqip me grue, e kapi krytë tha “ne, ne, shqiptari u kucu, ne moze” – s’e ka ditë që jom shqiptar.

LSh: Pse – qaq mirë e ke folë sërbishtën?

QM: Po, tha “nuk bon, shqiptar, mu shiptart ma kan’ mytë babën, shiptari u kuqu, nuk bon”, jon kon’ vallain do, do t’Melenicës aty te taraba, ngajtën se ajo piskati “ku ku shiptari u kuqi”, k’ta dugojgjitë e qytetit, jon kon’ ato t’Lluksit te granapi nëpër dugâjë. Erdh tani n’tarâba aty “shta je, shta je”, ata m’njofshin që une punoj n’komunë, e ata jon kon’ at’here...nuk ka pasë dugojë private, po’ jon kon’ te granapi, Lluksi. Rexho Bajraktari, dugojtë e shtetit e ata sërbt aty “quti ovaj”, punon n’komunë, e kapën at shkinën e nxurën, e çun n’Gillan. Ma lshoi shpinë krejt, se ky punon n’komunë, nuk guxon me përzonë se komuna ia merr shpinë krejt. E murrën shkinën, tani veç me gru kom nejt tre [3], katër [4] muj’ aty vetëm, deri sa komuna i shitke shpijat, erdha n’ren me ble qaty ku jom, prej komune e kom ble qat shpinë poshtë, e kom, n’qat kohë kur kom punu n’komunë. Prej asaj shkine kur kom dalë, jom ardh n’shpi teme.

LSh: Tani e marove vet shpinë?

QM: Jo, tana’ n’qat shpi, ajo u kon’ shpi e vjetër, me do dyrë, e me do...edhe nuk t’dhâshin leje me maru, sa osht’ kuadratura, s’guxon me ndru temelin se komuna kur ti ka shit shpijat, trollin, nuk ta ka shitë tokën: veç obejktin mi tokë.

LSh: Ajo u kon’ e shtetit.

QM: Po. toka osht’ e shtetit, qashtu jon shitë. Tash po don mu rrzu shpija, t’mytë, po veç...nuk guxon me ja ndru temelin ka’ e ka, s’guxon {perplas grushtin në tavolinë}, se toka osht’ e shtetit.Veç qajo që osht’, qatâ me përforcue. Me perforcue, a, me zgjonu; me rritë – s’guxon. Qashtu u kân’ ajo kohë.

LSh: Tani dole aty, e ndreqe.

QM: Tani meta qaty ku e kom.

LSH: A ke punu hala n’komunë, masanej?

QM: Tanashi, n’at kohë, pi lexoj, kur dola n’pushim prej komune, konkursin, Direkcia PTT prej nishe ka pasë n’Kosovë, postave, n’telefon, n’telegram. Po shkrunë konkurs, po lypët kontrollor për Post Tlekom Direkcia Nis, za Kosovo i Metohije – po lypët kontrollor që nuk ka prej shqiptarve, me ditë edhe shqip – komunikim me shqiptarë, për kontrollor t’postës, kualifikimin me pasë qit kualifikim, mu pranue kontrollor n’postë telekom. Rrogën une e kom pasë n’komunë tetëqin [800] banka, t’at’hershit, a ky konkursi i postës, po thot’ rroga nizet e tetë mijë [28] dinarë, tri [3] rroga t’komunës. Une e qita lutjën, e çova për Nish, mrena javës: “molim te, jeni pranue, dorzoi dokumentat menihere shef Grashaninin” – boshnjak u kon’, drejtor i postës aty: “dorzoja dokumentat se jeni pranu kontrollor për postelekom”, edhe kalova prej komune n’post telekom. Masi kalova prej komune n’post telekom, se edhe shpinë prej komune e bleva, me qat rrogë t’postës e kom pague shpinë, për tri [3] vjet e kom pasë afatin për me pague.

LSh: Tash, ty t’pranunë domethânë n’Nish?

QM: Po, direkcia për postelekom u kon’ Nish, po mu m’pranunë për kontrollor t’postës, k’tu [në Mitrovicë]. Meta, prej poste, jom penzionu.

LSh: Deri n’penzion qaty...n’cilin vit je pensionu?

QM: Jom pensionue si kontrollor i postelekomit.

LSh: N’cilin vit je pensionu? A e ke përjetu at’ kohë kur i qitshin prej pune njerzt, masi që e hekën autoniminë, koha e Rankovicit [Kam gabu rendin e ngjarjeve]?

QM: A...e kom përjetu at kohë, kohën e Rankut, n’at kohë une jom kon’ msusë, edhe i kemi pasë kriteret e kufizume, si msusë, bile e kom rastin, që kom qenë n’48-tën n’Rezallë msusë, kur ka ardh Qamil Hoxha n’Skenderaj, u kon’ afera edhe me hjek ferexhen edhe mi dorzu armët. Qamil Hoxha n’Skenderaj, ka majtë fjalimin, une kom marrë pjesë se jom kon’ msusë n’Rezallë n’qat fjalim, “me i dorzu armët, lufta ka përfundu, nuk ka nevojë mi majtë armët n’shpi”, bajraktari i Llaushës ka lypë leje, dy fjalë me folë me Qamil Hoxhën.

LSh: Para krejtve, a?

QM: Po, n’fund t’Skenderajit, kah Llausha që del anena, qaty jon kân’, qat mledhje, Bajraktari i Llaushës ka lypë leje prej Qamil Hoxhës dy fjalë, e ka marrë Qamil Hoxhën për dore, “hajde n’rekë t’Llaushës, njerzit para akshamit i marrin, i qel sabahi xhenaze, kqyre n’rekë t’Llaushës”, UTB-a, o’ kon’ Elez magjupi, kovaq u kon’ n’Skenderaj, ditën UTB-a e Sërbisë i ka marrë, natën ai magjupi, Elez magjupi, kovaq u kon’ me çekiq, tu hi prej k’saj dere, ai ka’ del prej asaj dere, mas kreës, se nuk i kan’ pushkatu, veç çekiq mas krehe – taam, edhe natën xhenazet n’rekë t’Llaushës, e qaty bajraktari i Llaushës, “Qamil Hoxhë” i ka thonë, “me leje, i kom dy fjalë: para akshâmi, gjinën prej shpije i marrin, sabahi i çel xhenaze n’rekë t’Llaushës – Elez magjupi me çekiq po i mytë natën, çka osht’ kjo punë?”. Me qat fjalë, Qamil Hoxha kur u kthye te na, popullit, po i thot: “Shokë, pushkat duhët, mi dorzue veç simas situate që osht’ hala kritike, ka ni pushkë mâne n’shpi”. Qat fjalë kur e ka thânë, e kan’ thirrë sekret: “po t’thirrin n’Kshillin Krahinor” se Qamil Hoxha u kon’ zëdhëns i Kshillit Krahinor, e ka thirrë Xhavit Nimani i Kshillit Krahinor. “Qpejt po t’thirrin për Prishtinë” – prej Skenderajit e kan’ marrë, edhe mo Qamil Hoxha nuk o’..... e kan’ likfidu UDB-a – mâ Qamil Hoxha i gjallë s’o’ kân’...

LSh: A s’u ditë çka u bâ, a?

QM: E kan’ pushkatu – thojshin, n’Gllogofc: prej Skenderajit e kan’ marrë: “Qpejt duhët mu lajmru n’Gllokofc”, e thojshin ‘e kan’ likfidu Sigurimi’...

LSh: Çka u bâ tani me armë, a i murrën?

QM: Jo, ato...ka kërsitë dhuna, i kan’ rrehë – i kan’ sakatu.

LSh: E puna e ferexhës?

QM: Puna e ferexhës, na msusat kemi qenë t’obligumë qi’ prej shtatë [7] vjeçe deri n’moshën tetëmdhet [18] vjecare, si femën, si mashkull, duhët me kân’ n’bankat e shkollës. Prej tetëmdhet [18] vjeçe e deri n’katërtepesë [45] vjet, nëpër oda, na shkojshim e msojshim me zhdukë analfabetizmin.

LSh: K’to ma t’vjetrat – që s’kan’ kry shkollë...?

QM: Po, e k’tu osht’ thirrë mu hjekë edhe ferexhja, n’shkollë me shku, edhe kurset analfabetike nëpër oda që msojshim. Me ferexhe s’munët me shkru, me lexu, nikohësisht, me msue arsim, shkrim e lexim, edhe ferexhja mu hjekë. Ajo u kon’ detyrë e msusve edhe n’interes t’popullit: me ferexhe s’duhët me shkru, me lexu, duhët edhe ferexhja mu hjekë, edhe...si femën, si mashkull – me shku n’shkollë. Kshilli katunit n’at kohë ka qenë n’daç gjykatës, ndaç polic, kshilli i katunit – qi’ nuk e çon n’shkollë prej shtatë vjece deri n’tetëmdhet vjeç – ja dhonke tre [3] muj’ me punu ‘hangari’ kan’ thânë, n’bjeshkë, atje me pre lame, e s’e lejshin mos me çu fminë n’shkollë...edhe nëpër kushte analfabetike, nëpër oda, gratë i msojshim: që nuk shkojnë me msue shkrim, lexim – ja dhonke tre [3] muj’ me shku me pre lanë n’Deqan. Atje e denojke n’hangari, kush ka pasë me kerr e me kie, me kuaj, me kerr – kush ka pasë, veç si fizik e denojshin mos me çu n’shkollë.

LSh: A e praktikunë k’ta, a e hjekshin ferexhën tani?

QM: Po, edhe ferexhja, edhe nëpër kurset analfabetike nëpër oda, i msojshim përveç n’shkollë ditën: n’mramje, nëpër oda, i msojshim n’kurset analfabetike.

LSh: Qëkjo po m’intereson pak ma shumë se ma e panjohun – kjo n’oda kur jeni shku, qysh u kân’ sistemi i msimit, qysh keni msu, kush ka ardh’?

QM: Nëpër lagje t’katunit, u zaptojke prej orës tetë deri n’ora dhetë n’mramje, se na ditën n’shkollë msojshim, e n’mramje, prej orës tetë deri n’ora dhetë – me kurset analfabetike nëpër oda.

LSh: Kush vike? Krejt gjeneratat vishin, a?

QM: Krejt: mashkuj, femna, veç për femna u kon’ e veçantë, nëpër oda, e mashkujt vishin n’shkollë. Femnat nëpër lagje t’katunit: ni mahallë; nestra tjetër ditë – mahalla tjetër; tjetër ditë -mahalla tjetër...ka qenë urdhni prej Xhavit Nimanit me zhdukë analfabetizmin. Edhe ferexhja mu hjekë, bashkë me shkollim edhe ferexhja hjekët, njeri i mlutë me msu s’munët. Kur u leju universiteti n’Prishtinë, Ranku i ka pa’ thânë Titës: “Une shqiptarve ju morra armët, edhe njerzit e shkollum me emër që i kom likfidu, e ti ja dhe atomin”. Se na ka lejue Tita universitetin n’74-tën n’Prishtinë, Ranku i ka’ pa’ thânë Titës, “e ti, ja dhe shqiptarve atomin. Une jau kom marrë armët, edhe njerzt e shkollum ja likfidova, ti ja dhe atomin”, e Tita i ka thonë “po ti je edhe nacionalist” – Rankut. Qat’here Tita e ka përjashtu Rankun. Se Ranku u kon’ zëvendës i Titës, kur i ka thonë: “Po, ti je edhe nacionalist, po une nuk jom: çdo komb ka drejt n’shkollim” edhe e vërtetë u kân’, shkollat jon kân’ t’lejume, po Ranku s’ka dâsht se ka thânë: “ja mora armët – ti ja dhe atomin”. Aj që osht’ i shkollum – edhe atomin e bon. Kur e kom kry shkollën fillore, n’moshë dymdhet [12] vjeçare kom dal prej shpije.

LSh: Me dymdhetë [12]?

QM: Se bâba ka dashtë me m’nalë ka’ shpija, me ja rujtë gjânë, po une i kom ikë k’ti, ja kom lon’ gjân n’mal, edhe jom ikë – kom shku n’gjimnazë, n’Prishtinë.

LSh: Familjën – prej kahit jeni?

QM: I lindun prej Zaselle.

LSh: Bâba gjithë n’Zasellë....prejardhjën prej Zaselle.

QM: Bâba e vllaznit kan’ jetue, e deri n’vdekje...bâbë e nânë n’Zasellë kan’ vdekë, edhe vllazënve – pesë [5] vllazën kemi qenë... të gjithë kan’ shku...

LSh: Vllaznit çka kan’ bâ? A jon shkollu, si ti?

QM: Vllaznit kan’ punu ka’ shpija, me bujqsi jon marrë, edhe kurgjo tjetër.

LSh: Asnjoni nuk u dalë mu shkollu, prej familjës, a?

QM: Jo, vetëm une kom ikë prej shpije, edhe jom kyçë nëpër shkolla, tona n’arsim edhe k’shtu me rrallë...

LSh: Zakonisht, n’Zasellë, cka kan’ bâ? Kryesisht me bujqësi, a?

QM: Po, vllaznitë e tjertë atje kan’ metë, une jom shpërngulë n’qytet, nëpër shkolla, mandena kur jom martu, kom nejt me qiré: ku kom gjetë nëpër qytet, deri sa i kom bâ kushtet me qato qatje.

LSh: A po na kallzon pak, qysh u martove, sa fmi i ki?

QM: Une n’56-tën, vitet e funit n’arsim. 1956-tën kom qenë msusë n’Tërstenë, n’ato seminaret pedagogjike qi i kishim n’Prizren, e kom gjet fatin, jom njoftu me bashkëshortën atje edhe qato... E kom marrë, n’56-tën jom martu me nânën e qytyne djemve që i kom. Xhemile Kryeziu ka qenë.

LSh: Atje, e Tërstenës, a?

QM: Jo, e Prizrenit.Vllau i saj ka qenë Regjep Kryeziu, sekretar, kryetar komiteti n’at kohë, e une me motrën e tina jom feju edhe jom martu.

LSh: A t’kujtohët dasma, a e keni bâ n’mnyrë tradicionale?

QM: Jo, dasmën n’at kohë nuk e kom bâ, veç që e kom gjetë kur kom qenë n’k’to seminaret pedagogjike n’Prizren. Jom njoftu me tâ, e kemi dhânë fjalën njoni-tjetrit mu martu, edhe n’at kohë s’ka pasë kerre, limozina, po’ e kom çue dy vllazën t’mitë edhe ni kunatë n’Prizren me tren: kan’ shku deri n’Ferizaj, e prej Ferizajit me kamion, se as autobusa s’ka pasë, po me kamion prej Ferizajit kan’ shku për Prizren, e ma kan’ marrë grunë, e ma kan’ pru.

LSh: Qashtu njejtë, me kamion e me tren?

QM: Krushq i kom qu dy vllazën t’mi edhe ni kunatë me ma marrë gruen n’Prizren që e kom feju, edhe e kan’ pru n’Mitrovicë, n’Zasellë.

LSh: A, n’Zasellë...

QM: N’Zasellë. Atje kom nejt nja...me thânë ni [1] javë, dhet’ [10] ditë, jom shpërngulë n’Mitrovicë, ku kom gjetë me qiré, se kom punu n’Kuvend t’Komunës.

LSh: A s’e pat’ diçka problem, me ardhë prej Prizreni n’Zasellë?

QM: Jo, prej Zaselle u shpërngula me qiré, ty nejt nëpër shpija deri sa ka ardhë koha që e bona shpinë teme.

LSh: Sa fmi i ki?

QM: I kom katër [4]. Ni vajzë e tre [3] djem: ni vajzë ma t’parën, dy [2] vajza i kom pasë. Po ma e para, gjashtë muj’ m’ka rnue – m’ka dekë. E dyta osht’ Shpresa që osht’ gjallë, osht’ n’Gjermani, edhe k’ta tre [3] djem që i kom, gjallë i kom.

LSh: Krejt jon’ t’shkollumë?

QM: Ni [1] çikë e tre [3] djem, krejt jon t’shkollumë.

LSh: Baca Qamil, me na kallzu pak...kët’ luftën e fundit – qysh e ke përjetu, k’shtu...?

QM: Luftën e fundit e kom përjetue me shumë vujtje. Kom qenë, qaty ku e kom shpinë, kom pasë edhe dugâjë, e furnizume me pije, jo alkoholike, alkoholike, dugâjn’ téme, shpi téme, para lufte. N’kohë t’luftës, n’mujin mars, m’kujtohët, me pesëmdhet [15] mars ia fillojnë bombardimet e Amerikës, edhe ushtrija prej kasarneve kaloi n’dom t’armatës, e kom…

LSh: Aty afër, a?

QM: Afër, ngat shpije. Ushtrija iku prej kasarnës, se i bombardoi kasarnat Amerika, e erdhën n’dom t’armatës. Ka’ ora dymdhetë t’natës, m’duket qaty dikun me pesëmdhet [15] mars kan’ qenë, dola n’mes natës, n’dhymdhetë [12] t’natës, mi mshelë dyrt e oborrit, ushtrija rreth oborrit ishin kon’, edhe ato jelekat i kishin veshë – mu mush oborri me ushtarë. Than’: “çka po don?”, thashë “pe msheli”, “Jo, edhe dyrt e dhomave mi çil.”.

LSh: A ti vet ke, aty, a me najkon?

QM: Jo, me krejt familjën, me tân: me grue, me fmi e, me krejt. Mu mush oborri ushtarë, m’kan’ qit prej shpije, na kan’ arrestue, na kan’…

LSh: Rreshtu.

QM: Reshtue, kshtu “Çka kie vallutë: dinarë; mark; dollarë – top gjuji”, e na nuk i majmë, pi gjujmë n’tokë, mi kan’ shprazë krejt gjepat, çka kom pasë, krejt mi kan’ marrë. Edhe...i dorzumë, m’kan qitë prej shpije me krejt familjën, kom ikë, kom dalë n’Zasellë. Mashkujt ikshin, rrishin n’mal ditën, granimi rrishin nëpër shpija n’Zasellë. Kan’ hi Sërbia n’disa vene, n’Zasellë i kan’ pasë topat n’Lishicë, karshi Zasellës, na kan granatue, na kan’ gjujtë me mitraloz, edhe pulat nëpër oborr na kan’ vrâ. Atje mu ka vra gruja n’Zasellë. Ka ra granata n’kulëm t’Odës ku kemi qenë me banim n’Zasellë, n’kulëm, edhe jon vra edhe do tjerë n’katun tonin, tjerë, edhe gruja jeme mu ka vra n’Zasellë.

LSh: A s’provutë me dal n’Shqipni?

QM: Kemi ikë nëpër male, po ndërkohë, tjert: Fatmiri edhe Shemi – aj djali i vogël, Afrimi, ka qenë n’Suedi – k’ta dyt’ jon kân’ k’tu. I kom lân k’ta dyt, Fatmirin edhe Shemin n’Zasellë, i kom marrë dy rejat, Afin edhe Tahirën, me fmi, jom ra n’qytet, se shpinë ma kan’ kallë, edhe hinë kâmbsoria, pi marrin nalt. E hupëm shpresën, se kun’ ven nuk kem, dum’ mu dorzu. U mush kolona kah Bajri, për Shqipni. Kishin vendosë sërbofilat me bâ etnicko cistenje, me bâ pastrimin etnik, edhe une i morra k’to dy [2] rejat me fmi – me nipat, me tre [3] nipa – ma i madhi u kon’ tetë [8] vjeç, prej nipave. Se k’ta paramilitartë dojshin me na malltretu, Tahirja tha: “e kom ni shoqe që punon n’postë, e ka telefonin”, se at’here telefonat i kan’ pa’ kputë nëpër shpija – s’i kan’ lân hic: “Osht’ ni koleg monter, e ka telefonin atje, du me shku vet”. Shemsedini edhe Fatmiri kan’ qenë n’mal, n’Zasellë. Na që kem n’Mitrovicë, Tahirja shkoi me folë n’telefon me Shemin: çka i ka puntë, tha “po shkoj, qatje ni koleg osht’ monter”, tha” nuk e di numrin e tina” – i kan’ k’putë telefonin nëpër shpija, krejt, mos me pasë komunikim na – kush ku osht’. Tahirja shkoi me folë n’telefon atje, une dola, thashë: “Jo more, mos u largo”. Ata paramilitartë mi rrasën dy gryka pushkë: njo’ n’kit anë – njo’ n’kit anë – njo’ mas shpine. At udheqsin e vet, ai i katërti, ata tret’ pi thojnë: “da te ubijemo”,  po “ubi”, “hajde hajde pusti pusti”, se qaty m’kish vra...

LSh: Dojshin me t’vra, a? Edhe t’lshun tani.... paske pshtu mirë.

QM: Po. Prej qatyhit që tregova, kena shku n’kâm për shipol, n’shkollë t’Shipolit tri [3] ditë e tri [3] netë, n’oborr t’shkollës, deri sa u çelë kolona për Shqipni.

LSh: Kush ke aty n’oborr t’shkollës, a kish edhe tjerë?

QM: Po, ka pasë, edhe prej Vushtrije, Mitrovice, jon kon’ valla, pesë [5]- gjashtë [6] mijë n’Shipol tubue, që na qitën rrugës për Shipni, qaty jom kon’. K’to rejat, edhe jom hi n’kolonë t’Shipolit, tri [3] ditë e tri [3] netë n’oborrin e shkollës t’Shipolit, t’rrethekum prej paramilitarve edhe policies Sërbe. Mas tri [3] dite, pa hongër pa pi, nëpër fushë nëpër ledinë kemi flejtë, mas tri [3] dite, e murrën nifar lajmi dika’ tash: a me na çue ka Kraleva, a me na njek për Shqipni, e dhan urdhnin, na thanë:” ju keni lypë Naton, shkoni n’Nato”, na drejtun rrugën për Shipni. Edhe, kemi dalë n’Shipni, edhe kom qenë tre [3] muj’ n’Peqin, me dy [2] rejat edhe tre [3] nipat.

LSh: Rrugës a shkut’ n’kâmë?

QM: Rrugës, shumica kolona ka qenë n’kâmë, po une për fat jom kyçë me ni kamion, edhe Mustafa u kon’, Mustafë Shala, qaty m’njek, edhe na ka bâ me gisht: “kapnu qaty n’kamion, veç gratë e fmija – burrat jo. Burrat ne t’shkojë n’kâmë, gratë e fmija ne t’hypin n’kamion”, po une nuk u ndava prej nipave, bashk me grâ hina n’kamion, e na kan’ kthy për Shipni. Vallain Mustafë Shala na ka bâ me gisht: kapnu qaty, hini fmija edhe gratë hin n’kamion, burrat jo – na shkojmë n’komë. Po une nuk u dâva prej nipave, grave, k’tyne fmive, m’gjujtën qaty n’kamion, e Mustafa ka metë, katërdhet [40] ditë ma vonë ka ardh’ n’Shqipni. 

LSh: Se n’kâmë ai.

QM: Po, tona’ kena nejt tre [3] muj’ n’Shipni.

LSh: Kur mrrijtët n’kuf, qysh ju pritën?

QM: Une për fat, kom pasë fat, kom pasë, se kur na çunë n’Shipni, na kan’ çu nëpër do shatora, n’ato çadrat e Enver Hoxhës atje, ni ledinë. Kena mrri mas dymdhet [12] t’natës n’Shipni, n’Peqin, na çun n’ato qadrat atje. Tash, mas mesnate, qaty kena bujtë n’tokë nër çadra rishim, n’Peqin. Nesër ka ardhë kryetari i komunës me i bo regjistrin: sa vet ka; ku me ju gjetë ven; për fat ai kryetari i komunës si figurë, m’paska dhânë msim n’Prizren.

LSh: A...ma heret që je kon’ n’Prizren, ti a e ngjifshe atâ...?

QM: Edhe, kur kemi dalë n’rresht për mu regjistrue, aty m’kan’ thirrë prej rreshtit, thanë: “Po ti?”, thashë “une jom me familje”, “ti more, a po t’kujtohët?”, thashë “jo”, “n’Prizren jemi taku”, “U” – thashë: “po, qëtash po t’shoh”. “Sa antarë je”, thashë “jom vet i shtati”, “Familja jote osht’ e sigurume” – e ka thirrë ni Kasim – e ka pasë emrin ai – taksist, e ka thirrë taksistin: “Kasim, merre kët’, gjeja venin”, e qaj Kasimi m’ka çu n’shpi t’vet, edhe kur jom shku aty, mi ka kthye çelësat, prej sodit, se ata kan’ menu n’Shipni që na nuk kthehëm mo n’Kosovë kurrë: “Prej sotit kjo shpi osht’ e jotja, qe çelësat, une çikën e kom n’Itali, djalin e kom n’Athinë, n’Greqi, veç me gru jom k’tu, une shkoj te baxhanaku e shpinë ta lshoj krejt – prej sotit shpija ka me kân’ e jotja”. Ma ka lshu me krejt familjën. Qatje kom nejt tre [3] muj’, mirë m’kan’ pritë, për fat, ma mirë nuk bon’. A...ka pasë shumë që kan’ pagu edhe qiré vallain, une i di: do shokë m’kan’ kallzu: “vallain, kem pagu qiré n’Shipni”. Une jo, ai m’ka pritë mirë, bile m’ka thânë, “kjo shpi – e jotja ka me kân’ përgjithmonë. “Jo more, na kthehëm”, e qaty kom nejt tre [3] muj’.

LSh: A besojshe që ki mu kthye najherë n’Kosovë?

QM: Kom besue që kina mu kthy, gjithë me besim që kena mu kthy...po vallahin, gjithë i kom thonë, “jo bre Kasim, na kena mu kthy”. “Jo, shanca s’ka ju mu kthy mo, veç, kjo shpi ka me kon’ e jotja”, “Ani faleminerës...na kena mu kthy.”, a djemt i kom pasë khâ. Tona’ Shemi edhe Fatmiri mu kan’ lajmru prej Ulqinit, çika Shpresa – n’Berlin, se une kur kom shku n’Shipni, radio Tiranës ja kom dhonë numrin e telefonit: vet i shtati jom gjallë, gjinem n’Peqin, n’filon ven, numri i telefonit, e kom pasë telefonin, aty ku kom qenë, numrin e telefonit e qita, e k’ta e kan’ nie k’ta – numrin e telefonit e kan’ ni, k’ta tanashi e kan’ pague ni shkâ, ni taksi diqysh, biletat, kan’ shku për Ulqin, numrin e ka pasë. Prej Ulqinit, Shemsedini m’ka thirrë mu atje n’Shipni, tha “babë, na jem me Fatmirin n’Ulqin”, “eh, mirë koftë se na...” – s’kom ditë a kan’ pshtu, a jon gjallë, a jo...për herë t’parë mu ka lajmru Shemi prej Ulqinit, tha që “une me Fatmirin jom n’Ulqin, gjallë, po”. Tona ma vonë, Shemsedini prej Ulqini ka ardhë atje.

LSh: Ju ka marrë, a?

QM: Te na, tona’ bashkë me Shemin jena kthy k’tu.

LSh: Po, e kur erdhe k’tu n’Kosovë – qysh ke?

QM: Kur erdha k’tu n’Kosovë, k’tu shpija e kallt u kân’ – shpinë ma kan’ kallë. Kemi ardhë, autobusat shtetet Arabe i kan’ pagu, prej Shipnie.

LSh: Për mu kthy.

QM: Për mu kthy knej, shtetet Arabe i kan’ pagu autobustat. Edhe Shemsedini erdh atje, po, shtetet Arabe i kan’ pagu autobusat, na kan’ pru deri n’Skenderaj. Ma knej s’kan’ guxu me ardh se kan’ thonë forcat e Sërbisë jon n’Mitrovicë, e veç deri n’Skenderaj na kan’ pru, a – nuk ka pasë forca, po ata jon tutë. Prej Skenderajit, tonashi…

LSh: N’kâmë jeni ardhë, a?

QM: Jo, n’kâmë, veç tona kena gjetë ni kamion, jena ardh’ për Mitrovicë.

LSh: A nejtët n’Skenderaj?

QM: Jo, jo, qysh kena ardhë n’Skenderaj, kemi gjetë kamion për Mitrovicë, e kur kemi ardh n’Mitrovicë, shpinë e kallt u kon’.

LSh: Cka bonët mandej?

QM: Shemi mandej e mori ni banesë qatje poshtë, poshtë qatje, knej urës Ibri, ni banesë dy [2] – tri [3] kat, qatje bile ni goran, poshtë, e ka pasë ëmbëltorën, qaty kemi nejt se shpija o’ kon’ e kallt. Fatmiri me Afin kan’ nejt, e ky su kân’ lemë [Flet për nipin e tij që ishte afër në atë moment], ky mas lufte ka lindë. Fatmiri me at’ djalin e madh edhe me Afin kan’ nejt n’katin e parë, poshtë, se kati nalt u kon’ i kallt, e kati poshtë u metë: kan’ flejtë qaty n’tokë. A, shpija e kallt u kon’. Une me Shemin, atje ni banesë, ni shpi e murr’, qatje kena flejt mas lufte.

LSh: Deri sa e ndreqët.

QM: Deri sa...tona’...edhe françezt tani murrën me maru shpinë, me ja qitë kulmin.

LSh: Tani u kthyt’ n’shpi.

QM: Tona’ u kthym’ n’shpi...