Qazime Mahmuti

Intervistuar nga: Edita Qerimi

Eh, kur jom kon’ e vogël, jom kon’ çikë, vajzë, jom rritë n’Përlepnicë. Amâ na kena pasë shumë, qysh me thonë, respektin e madh e kena pasë

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

10.06.2018

Lokacioni i intervistës

Dobërqan

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

EQ: Jemi në shtëpinë e Qazime Mahmutit, në Dobërqan. Nisja tash.

QM: Faleminêr. Mirë se erdhët.

EQ: Mirë se t’kom gjetë.

QM: Shumë mirë.

EQ: Ku t’dush nisja. N’desh prej fillimit… Çka t’kujtohet kur je kon’ e vogël?

QM: Eh, kur jom kon’ e vogël, jom kon’ çikë, vajzë, jom rritë n’Përlepnicë. Amâ na kena pasë shumë, qysh me thonë, respektin e madh e kena pasë. I kena respektu prindt e tânë shumë, me gjyshe, me nânë, e me bâbë, e me krejt, mixhallarë… me krejt.  Jena kon’ shumë kallaballak, e tona hajt, hajt, t’u u rritë, tu u rritë… që na erdhë koha për m’u ndâ. Edhe sa jom kon’ n’Përlepnicë jom kon’ shumë e knaqme. Unë jo që e kom respektu ata, edhe ata respektin e kanë pasë n’mu, sikur… Mixhallarë e kom pasë, po sikur motër m’kanë ditë. Shumë… Te ton’ m’kanë neru. Edhe tani hajt, hajt, tu u rritë… u fejova, u martova. U largova prej prindve t’mi. U desht me nisë qetër vatan, vatan t’ri, e qashtu. Qitash si erdha ktu n’Dobërqan, edhe k’tu, valla shumë faleminêr, shumë. M’kanë bo… Respektin e madh e kom pasë, që shumë m’kanë respektu. E kanë ditë e kujna jom, e kanë ditë pî kahit jom dalë, pî kahit jom ardhë, qashtu. M’kanë bo respekt shumë edhe kta, me vjehrria. Edhe mixha m’ka bo… respektin e madh e ka pasë shumë edhe aj. M’ka respektu edhe mixha shumë. Amo tona hajt, hajt… nifar’ kohe e gjatë, burri ja nisi, shkoi n’Gjermani. M’la mu me fmi te shpia. E begi te shpia kallaballëk ken’. Ken’ tre [3] vllazën, te tret me fmi ken’, u bonëm begi kallaballëk. Tani hajt, hajt… u dajtëm. Secilli familjen e vet, secilli shpijat e veta i marun, edhe mirë e kena çu kohën, shumë t’mirë e kena pasë. Nuk kena pasë qysh me thonë… që diçka keq. S’kena hjekë për kurgjo, tani t’mirat i kena pasë. Amo punë kena pasë, po veç që keq për me hjekë nuk kena hjekë. Gjo kena majtë, lôpë kena majtë, bullica kena majtë, kosin tonë e kena pasë, tomlin tonë e kena pasë, tlynin tonë e kena pasë, krejta tonat i kena pasë. Amo punë kena pasë, po krejta i gjalli p’i përballon, te tonat. Ça me bo, qashtu. Qitash nashta ju vjen keq juve që po ju kallxoj që kena pasë punë shumë, amo edhe mirë i kena pasë. Qysh me thonë s’kena hjekë për kurgjo, tona t’mirat i kena pasë. E sha me bo qitashti, qashtu osht koha. 

EQ: E n’Përlepnicë kur je kon’ ma e vogël, a t’kujtohet qysh i keni dâ punt? Nashta ju kur jeni kon’ ma t’vogla, çikat, a keni bo punë?

QM: Po, po m’kujtohet se n’Përlepnicë kur jena kon’ nëna jeme i ka pasë gjashtë vajza e nji djalë, shtatë. Nonë e shtatë fmive zor osht me kon’. Po ata tjert… i ka pasë kunet… bâba jem vllazën i ka pasë, bile djem t’mixhës, jo bash vllazën, po e kanë çu shumë mirë. Jon’ kon’ t’afërt, edhe qysh me thonë ata… qitashti bâba jem ma i madhi, e kanë ditë si n’vend t’babës se ata krejt t’vegjël, nona ju ka dekë, bâba ju ka dekë. Bâba jem i ka rritë, i ka shkollu, i ka martu, i ka afru krejt edhe qashtu… Qysh me thonë që shumë jonë kon’ t’afërt nër veti. Po, tani dy mixhallarë evlad nuk kanë pasë edhe qashtu jonë mshtet te bâba tek terti ju ka ardhë koha m’u dâ. Une kur jom martu ata truq jonë kon’ halâ, qashtu me vllazni, me kusheri, truq jonë kon’. Tani masanena jonë dâ. I kanë maru shpijat edhe pak, a di, jon’ largu, amo… Duhon kena mjellë shumë na, duhon kena punu shumë, bashqe kena punu shumë. Une… Adet nuk u kon’ mu me m’thirrë nona ja bâba me thonë, “Çu hajde me shku te duhoni”. Hoxha, “Allahi ekber, sabahin”, une m’ka dalë gjumi sikurse m’u kon’… respekti i krejt atyne punve, une jom kon’, edhe mixhën e kom thirrë, “Hajde me kerr me shku te âra”. Jena shku te âra kena pru kerrin plot me duhon, kena thy, kena bâjtë, e kena pru duhonin te shpija. Jena ungjë te shpija me ngjitë duhon. Edhe… Gratë, faliminêr shumë, t’mixhallarve jonë kon’, amo e kanë kry punën e vet sha e kanë pasë me rend. Njona e ka fshi oborrin, njona ka bo magjën mrenda… edhe nona jeme shka ka mujtë ju ka nimu dishka, “Doni çorbë, jo doni jemek, doni diçka”, ju ka nimu. Nëpër to m’i bo, amo ato gratë e kanë kry atë punën e vet. Ajo që e ka fshi oborin, e ka fshi oborrin, u ungjë me neve, me çika, me ngjitë duhonin.

EQ: Kush i ka dâ punt, a vet?

QM: Ja, nona ju ka thonë, “Ti nji javë ditë fshije oborrin, ti nji javë ditë hin mrenda bone bukën”, pite a shka u deshtë me hongër. E tani ato tri jonë kon’, e tani njona që e ka fshi oborrin, ajo oborrin e ka fshi ni javë ditë, tjetra mrenda e ka fshi sobën, e tani kur u dalë ajo pî oborrit u hi mrenda, kjo u dalë u shku n’magje me gatu, me punu, me bo jemekin, sillat, dârkat. Ato po vinë shpesh… edhe qishtu i kanë dâ punt’. Amo nonës nuk ja kanë kthy fjalën, ka thonë, “Ti nji javë, ti nji javë, ti nji javë”, me rend e kanë pasë ato, edhe e kanë ditë javën e vet. Kur u bo dita e ejte, jonë çu, jonë shku te kuzhina, e kanë bo… e kanë përgaditë për xhumanë që kanë me hi n’magje me bo bukën, me bo jemekin, m’i bo krejta m’i bo. Ato e kanë ditë punën e vet, qishtu… edhe mo s’kanë pasë problem kurgjo. Bile, nji mixhë u pat martu, e pat marrë grujën pî Kopernicës, edhe ajo qysh me thonë… shumë jonë kon’ dopt diçka pî shpije t’vet, e u tutë pî neve. Tani ka thonë mixha jem, ka thonë, “Ti veç Qazimën vete. S’ka nevojë me vetë as kunatat, as vjerrën, as kërkondin, veç Qazimen vete. Çka t’boj, tek t’boj, shka t’thotë ajo ka me kon’ n’rregull”. Edhe ish çu ni sabale, po thotë, “Ku duhet m’ja nisë për me punu”, a di…saba, saba, sa ka ardhë, mas dy dite. Edhe unë u çova me to, po thom, “Qe qitu mere kofën, mushe qëkët’ xhygymin me ujë, vadite oborrin. Pa e vaditë mos e fshi se pluhën çohet”, edhe i hinë, edhe shpisë i hin pluhni, edhe e vaditi oborrin, e fshini. Qitashti po thotë, “Qanena mas shpijës a me fshi?”, “Jo”, thashë,  “anena kanë me dalë dhent, e kur dâlin dhent ato bojnë bagla. Bojnë dishka, apet e bojnë pa fshi”, e thashë, “ato dalin, i mer qobani dhent, t’i tani hanez aty e fshinë.”. E ashtu m’ka nejt hazer, demek sha i kom thonë keq nuk i ka râ, edhe m’i râ dishka veç i ka thonë babës tem, “Qazimja m’ka thonë”, edhe u kry. Qazimja i ka thonë edhe u kry, mo s’e kanë përdytë at punë. Tani hajt, hajt… une u rrita. Duhon shumë, u bojke shumë duhoni te përmi njimijë killav’ i çojshmi. Mixha jem punojke n’Monopoll, mu m’msoi qysh m’i lidhë harart’. Une tani i kom lidhë harart’ vet edhe tamon e mushna harârin e nxerrshna pî sandëkit, bâba jem u çojke n’kom, me çu at harârin poshtë. “Sa killa i kâ?”, “Ago, dymdhetë killa; Ago, tremdhetë; Bon vaki dymdhetë e gjysë; Tremdhetë”. Kur shkojke poshtë e matke n’kanâr, qato killa, trrak. E thojke, “Lâivelâ”, thojke, “edhe killat, edhe gjysat p’e din tamon sa osht’”. Tani hajt, hajt…  Duhoni shumë i mirë, puna shumë e mirë e jonja. Nagradë… bâbës tem ja dhanë nagradë. E kanë mushë kerrin plot, ksi kerre me letfe me terë duhonin, katërdhetë vargji me ni kerr i vnojshmi, m’u terë. Si e pruni nagradën, sha e ka punu… puna e mirë e duhonit… edhe nagrâdë kanë mârë letfe për me terë duhonin. Dytën vjet apet nagradë e kanë mushë kerrin letfe, “Boni vet te shpia se shumë po punoni, boni vet te shpia”, bâba jem ke t’u e maru shpijën, ato letfet i erdhën hazer. Ja ndoi shpijës, e mloi me qeremide edhe e kryti shpijën… edhe qashtu tani jo sofrën na jepshin, begi si sofra për me ndu, kallëpet për me bo… e qashtu. Valla, ja kena pâ hajrin shumë, kena punu shumë, po ja kena pâ hajrin shumë. Kena pasë t’marme edhe shumë. Se tani mo kur hini, qysh me thonë, puna e mirë kur hini për nagrâdë, tani mos vet hiç. Tani krejt um thirrshin, edhe kojshia: me na msu.

EQ: E shka p’i bjen nagrâdë?

QM: Nagrâdë, p’i bjen… puna e mirë shumë. Qitash po t’jap une pare qikaq që e ke punu qëkët punën, nagrâdë… nashta edhe serbisht p’i bjen, hidije diçka, qysh p’i bjen… ke ardhë ti te une qitash me nejt, une po m’vjen mirë shumë që ma ki pru burrin, ja dhash qat cigare, e shka osht ajo qitash?

EQ: Mirënjohje, diçka qashtu sikur mirënjohje.

QM: Ê qe… s’pe di une qysh i bjen shyp.

EQ: Qashtu diçka.

QM: Po de, ajo që për m’i dhonë diçka që ke përparu ti. E ke kalu krejt k’ët vendin k’tu me punë, ma e mira punë e jotja, e qitash pa çare me t’dhonë, si ndihma diçka, ndihma… êh qitash i râshë -  ajo ndihma koka kon’, demek puna e mirë shumë. Kanë shku pî kamosit aty, e puna jonë u veçu krejt aty n’Monopoll, edhe i kanë lonë ata kallëpat e tanë krejt veq. I kanë lonë veq që ne t’i shofin krejt shfarë pune ka ardhë prej Përlepnicës. E tani ajo puna jonë… vet’ ata njoni mas qetrit, njoni ka thonë, “Qikaq m’i dhonë për punë”, njoni ka thonë, “Qikaq m’i dhonë”, edhe e kanë rritë tani ato qishtu. Êh, mos kshyrë ti që teta tash i bona tetëdhetë vjet, s’kom metë kurgjo. Amo përpara begi, begi jom kon’ e nime.

EQ: E tani tjetër a keni… napër âra a keni punu?

QM: E napër âra kena mjellë krejta, kallamoqin e kena mjellë, grunin e kena mjellë. Për grunë i ka mârë bâba jem shkijet, shkinat, e korrshin… se përpara s’ka pasë kombi, teri jom martu une me drapën e kena korrë, edhe me kuaj e kena fshi n’oborr. E tani masi u martova une, masanena, kombin e prunën për me fshi ârat, veç gruni vike hazër te shpija, ajo pak ma let’ u kon’… a përpara jo, përpara krejt u kon’ ma rond për me punu. Grunin e kena punu vet, kallamoqin e kena punu vet, pasulin e kena gjetë vet, sa kungi, sa nomi… Allah. Krejta, krejta… tonat i kena pasë, me bashqe me krejta.

EQ: Edhe gratë keni punu n’âra a jo?

QM: Jo gratë jo. Gratë e tona arat s’i kanë ditë, jo. Gratë e tona veç te shpija kanë punu, a na çikat jena kon’ motra, motra jena kon’ kallaballëk, krejt ka tri, ka tri shkojshmi te âra. Ato t’mdhâjat u martojshin, tani t’voglat u rritshin e krejt te âra kena shku çikat. Po, qe punë t’ronda s’na kanë lonë mixhallârt’… me prashitë jo, a te gruni po… me mledhë dorza m’ju nimu. Ato let’ u kon’ veq me mledhë, m’ju nimu ato… aga Sejd i mlidhke, rahmetlia, durt’ i bojke hazër, a na veç i kena nimu për m’i lidhë e me punu, po qato. Veç, qysh me thonë… jena kon’ t’knaqme shumë se potera s’kena pasë. T’razitshëm jonë kon’ te ton’, a din, njejt jonë kon’ kejt. E prujshmi duhonin pî arës, u ulshmi me ngjitë, kur u bojke ora njo, bâba jem thojke, “Kejt me lonë, kejt napër soba t’juve me shku me fjetë. Nji orë e keni pushim”, edhe kejta u çojshin tap – tap – tap, dikush flejke, dikush ha - hi - ha –hi, bojshin llaf, u mahitshin, u knaqshin. Amo tani kur u bojke ora dy apêt’ m’u mledhë te duhoni edhe me ngjitë, me ngjitë duhon, qashtu. Veç po t’thom… a din, shumë e kena pasë me rregull edhe shumë jena kon’ t’knaqur.

EQ: E kshtu lojna diçka ju çikat a keni lujtë? A keni pasë diçka?

QM: Kena pasë. Na çikat e kena pasë oborrin te Hydajet Hyseni, u kon’ oborri midis mahallës, e aty jena mledhë na. Ha – hi – ha - hi çikat, lujshin me top ma anena, ni zo si u nike mixha jem vike thojke, “Jonë mledhë çikat, ja kanë nisë me lujtë”, na tani ngâjshmi. A ni mixhë, u kon’ i mahallës aty, nifar’ haxhi Sadria, aj si na pajke çikat ja kishke me shtagë me gjujtë, kujna ja mshojke. “S’po na lini rahat n’oborr, edhe n’shpija tonat me fjetë”. Na po… na çika u mledhshmi nashta pesëmdhetë – gjashtëmdhetë çika aty, kejt n’at oborrin, edhe ata t’vet t’shpijës vet, kurrë s’kanë thonë kurgjo… ja po na praptoni, ja po na boni bërllog, ja… hiç, hiç. Ata jonë kon’ t’knaqun me neve që na pajshin, që u mledhshmi truq aty… a për lodra për qaty jena mledhë kejt çikat e mahallës, qaty kena lujtë. Tani kur u bojke Shën Gjergji, natë e Shën Gjergjit, mixha jem ka pasë marak “Hajde çikat ne t’knaqën. Thuj çikav’ krejt, sonte osht’ nata e Shën Gjergjit, po ju çoj te Baja”, e na u mledhshmi. Nashta njizetë veta, çikat, do bija qëllojshin aty, do çika do… me shku, “Po na çon aga Sejd te bâja aqe nalt”, e shkojshmi qishtu ha – hu -  ha – hu…  ty keshë, ty folë, t’u u mahitë. Te Baja shkojshmi valla… edhe qashtu.

EQ: E për Shën Gjergj çka keni bo?

QM: Për Shën Gjergj, kurgjo. Veç kena shku atje te bâja, uji i nxetë valë dalke pî tokës, pî gurve, dalke uji i nxetë… edhe shkojshmi aty, u lajshmi. Për Shën Gjergj e lidhshmi ka nji pe, ka nji dishka kishe për shnetë, paj veç adet a di… m’u knaqë. Çika t’vogla, m’i çu aty… qashtu. Qysh me thonë… edhe për me shkollë jom kon’ shumë e zgjutë. Mixhën e kom pasë… kryetar n’Gilan u kon’. Aj kishke qef mu me m’çu, une me vazhdu shkollën, po bâba nuk um like, “Jo”, thojke, “keshin Përlepnica. Thojnë, i pari i Përlepnicës e çoi çikën n’shkollë”. A i knova… dy klasë i mora. T’tretën klasë, kur dola n’tretën ata hem klasa katërt hem klasa e tretë me ni dhomë, s’kishke shkollë t’madhe. Ata i pytke msusi diçka, t’klasës katër, une n’tretën e çojshna gishtin. Kur um çojke mu, un’ e ditshna, tani dil… naj ndrroi venat me ni qetër çikë, “Dil”, tha, “ti ungju n’klasën e tretë, kjo”, tha, “ne t’del n’tkatërtën”, edhe une dy vjet tani i mora, dy klasë për ni vit, edhe qashtu. A motrën e kom pasë… motra u kon’ ma e vogël, aton veç e kom bajtë se halâ me ditë nuk ditke. Halâ nuk ditke kurgjo, veç e bajsha qashtu, e tani thojshna une, “Jo, jo notat ki m’ja dhonë. Kjo me msu e mson hanez - notën ki m’ja dhonë”, tani e shtishna, ja shkrujke aty notën, qi demek ja me katërsh ka kalu, ja me diqyshna… si mos me lonë me ngelë. Me ditë nuk ditke halâ kurgjo, amo klasën thojshna le ta marin, mos t’jet n’klasë. Qashtu.

EQ: Deri n’cilën klasë ke shku?

QM: Une a? T’katërtën e kom kry. Ma shumë jo, veq t’katërtën, filloren.

EQ: Edhe tani mo s’t’ka lonë…

QM: Tani bâba nuk um la, se mixha kishke qef. Mixha thojke, “P’e mar’ n’Gillan une. Le t’shkon, le t’shkollohet. P’e mari n’Gillan, p’e majë une aty”, po bâba… i vike inâti, thojke, “Përlepnica - halâ kërkush”.

EQ: E çikat tjera tani a kanë shku?

QM: Tonat a?

EQ: Mas teje…

QM: Po, ama tetë vjeçaren e ka kry. Dipllomën e ka mârë… teta Shukë e ka kry tetë vjeçaren, teta Shemë… ato tani te tonat e krytën. Amâ une ishna n’at degën që halâ… krejt shoqet e mia i nxerrshin, se une tetë vjet hina, sikur qitash gjashtë vjet që p’i çojnë n’shkollë, une tetë vjet, s’ka pasë përpara shkollë. E tetë vjet, ato qerat nashta ishin dymdhetë vjet. Kishke çikë pesëmdhetë vjet, henez klasa e pare. E tash qysh, hanez klasa e parë, hanez… ajo e madhe çika. I morën do i dhanë, i çunë te burri, do napër vejana… i hekën pî shkollës, nuk i lanë n’shkollë. I përcjollën qato, i çunë te burri halâ pa i ardhë vâkti, edhe qashtu. Tani u kon’… qysh me thonë, përpara u kon’… s’ka pasë. Une tetëdhetë vjet qitash, tetë vjet i kom pasë, shtatdhetë e dy, para shtatdhetë e dy vjete shkollën. E para shtatdhetë e dy vjete demek, a di, sefte shkolla n’Përlepnicë. Tani çikat për m’i çu me knu u kon’ shumë e mrapametun! (qeshet) S’jonë kon’ qaq t’zgjutë përpara. Ê tani me pasë dijen e qitashtit… “Po s’po t’len bâba!”, une s’e kishna vetë hiç, me zor ishna shku. Amo qysh t’ka thonë, qashtu u desht me ngu… shko - shko, jo- jo, qashtu… sha me bo.

EQ: Tani veç ki punu a?

QM: Po tani veç te bashqja, te âra. Kena mjellë bashqe shumë, kena mjellë duhon shumë, rasadna shumë. Deri u bojke rasadi nashta njizetë leha nona i mjellke, u ungjke, i herrke, i dlirke. M’i vaditë na i nimojshmi, amo nona n’katër e gjysë e ka pasë at punën për me dlirë, m’ja hekë barin. Tani kur u bojke me shku te âra, te âra mo s’ka pasë nevojë, e para jom kon’ n’ara.

EQ: E tani sa vjet je martu?

QM: Kur jom martu tani njizetë e dy vjet i kom pasë.

EQ: E qysh u martove? Kush ta gjeti burrin?

QM: Kush ma gjeti burrin… motrën e pâta n’Dobërqan, k’tu. Ata kojshi i paskan pasë aty… tani vjerri jem e ka begenisë motrën teme: e zoja, e nalme, punëtore. “Po kena qef na motrën tonde me mare”, ata edhe hazër për Turki me shku. Motra jeme ka thonë, “Jo”, ka thonë, “na po shkojna n’Turki. Une po përvlona edhe motrën nuk e mari n’qafë. Motra kâ burra k’tu, le t’martohet ktu!”, Tani ni qetër çikë e mixhës… u shku vjerri jem i ka thonë asaj çikës mixhës, ka thonë, “Masi jeni qasi familie, a bon veç me shku, veç m’i vetë. Ne dhafshin mirë, mos e dhafshin…”. Bâba jem… edhe ka pasë marak aj me tyrqeli m’u bo mik, s’ja ka prishë hiç. K’ka dhonë, m’ka feju. Amo une as me njoftë burrin, s’e kom pâ, s’e kom njoftë, s’e kom ditë as hiç - veç kur um prunën qashtu.

EQ: A kanë bo darsme?

QM: Po, po. Darsme kanë bo, po te shpija. Jo napër restorânta sikur qitash që p ‘i bojnë. Kanë bo darsëm te shpija, po edhe aqe bonën darsme. Po une tani sa t’kajtmën, sa nomi, sa... njeri… zor osht’ pa e ditë, pa e njoftë, pa e ditë kërkondin hiç, veç hajt allabatani qashtu.

EQ: E tani k’tu qysh t’u dok’ n’Dobërqan kur erdhe?

QM: Tani kur erdha n’Dobërqan… qysh me t’u dokë, që nuk e njofshna kërkondin. Ma s’pari e pashë vjehrrën. U afru vjehrra po ma jep dorën. Une ja mora dorën edhe as me folë kurgjo, jo. Veç ja mora dorën edhe vet me veti “njo e pashë” qitash edhe kunata ishke. Po kunata… qysh me thonë, su m’ka deshtë hiç, se… nashta marre o me thonë… se ajo kish pasë qef me mârë motrën e vet për qët burrin tem. Po tani kunati jem nuk ka dashtë, ka thonë, “Ti s’po na knaqë, nuk po dojna familie tonde mo. Ni qetër famili po dojna me kshyrë edhe qaq.”. A une s’e kom ditë për shka e tek, veç e pajshna që une qaq u mytshna t’u punu, u çojshna herët, ja kreshna çikat, ja ndojsha ato lulat n’kry, shkojke çika e madhe, klasa e pare - shtatë vjet e gjeta, shkojke te shkolla, amo apet ajo e knaqme s’u kon’. Kur dikurna p’i thom vjerrës, p’i thom, “Kejt po mundona punt m’ja bo, ajo apet e knaqme nuk osht! Une nuk po di shka ka”, “Hajt”, tha, “Kurgjo nuk osht se ka pasë qef motrën me marrë, po na nuk dashtëm”. Êh, masi koka kon’… për ata punë e madhe, qaq. Tani une apet hajt, hajt… ni kusherinë teme për qetrin kunat e mora. Ma s’mrami tani hajde u rritë edhe motra, edhe motrën për kunatin e vogël e mora. Apet u bonën tri përlepnicka, e mujtëm! (qeshet). Sha me bo, qashtu u kon’ vakti.

EQ: E ktu n’Dobërqan a keni punu tani a keni pasë âra?

QM: Ktu n’Dobërqan kena pasë âra edhe i kena pasë ârat e mira shumë. K’tu kur erdha kishin pas’ mjellë konop, aj konopi osht… (pauzon) hashash. Amo na përpara se kena ditë shka osht hashashi, konop – konop. Krejt ârat e tona i millshin konop, ma i miri ven, edhe u bojke aj konopi shumë mirë. Tani e millshin te âra, aj u rritke, kah gjysa verës qat’here i vike vakti me nxerrë. Shkojshin, e nxirrshin me rrojë, e çojshin te Morava e lishin pesëmdhetë ditë n’ujë, at’ konopin. Mas pesmdhetë dite kur shkojshin me nxerrë, e lajshin, e bijshin te shpija. Aj u bojke bardh si bora… se aj niher n’âra u kon’ jeshil t’u u rritë, tani n’ujë ka nejt pesmdhetë ditë, ajo u kalbë, ju ka hekë aj jeshili, e ka pru nifar’ qehre bardh u bo… që kanë maru tani pëlhura me to, kanë maru konopa, kanë maru sixhima, kanë maru gjithçka me to. Edhe e prushin te shpija, shkojshin… tani vjehrri jem shkojke n’Vrajë i marke dy - tre magjupë me grâ. Ata ka nji javë ditë… tani n’qetrin oborr, aty n’Dobërqan, tan’ ditën, tan’ natën ty kallë teshlika, bojshin dritë, knojshin me at konopin teri e shtishin. Tani k’ta ja pagujshin edhe shkojshin. Tani apet me shku n’Vrajë, m’i thirrë me ardhë me mârë. Apet e bishin me kamion konopin krejt e bojshin ata, balla - balla e lidhshin edhe paret ja lishin me ni vên’. Qaj u kon’ fitimi i ktyne për tanë verën, i kanë mârë paret me ni vên’. A kompira tani millshin nji arë t madhe. Shkojshin ushtrijën e thirrshin n’Gillan me kamiona. Dy kamiona n’oborr tonin pritshin, k’ta dhetë ditë me kerre nxirr’, nxirr’ kompira e mush’shin oborrin, e bojshin për ukubet oborrin me kompira. Tani kamionat, vishin dy kamiona… ushtria vishin, i marrshin edhe i çojshin n’Gillan te ushtria edhe paret qashtu me nji ven ja lishin tak. Mo s’kanë pasë gajle me çu napër pazarë. I vike ushtria, i marke me kamion amo kompirat, gjysë kille ni kompir u kon’, për ukubet jonë kon’n. A qitash i lan’. Ndryshe. Nuk po punojnë. A përpara që kanë punu shumë kanë pasë fitim p’i konopit. P’i kompirave kanë pasë shumë fitim. Se kur marshin me pru kungi pesmdhetë [15] kerre, gjashtmdhetë [16] kerre kungi p’i arave… ô Zot t’vike gjynah m’i kqyrë. Shkojshin me mushë kerrin te ara, e mush’shin kerrin, kur si hishin n’Dobërqan ja nis’shin, “Qiky s’ka ara.”, le dy-tre [2-3] kungi; “Ky s’kâ”, le dy-tre [2-3] kungi… Kur vishin te shpija kerri përgjyst. Tani une i pata thonë, “Çka u bo?”, thashë… kishe te ara po shkoni për tre-katër [3-4] kungi. “Jo valla, plot ke kerri, po po na vjen gjynah. Kush nuk ka, p’ja lojmi.”, ndâsht… aj, qashtu kanë me hongër gjoja, p’i hajn kungit edhe qashtu. Se po t’thom une kena pasë tona t’mirat, veç se tani kur u çelë Gjermonia për me shku n’Gjermoni une i pâta tetë vjet martesë, tre fmi i pâta edhe bejzbeli i rivi po lakmon! Une p’i thom burrit, thashë, “Ja ti shko n’Gjermoni, ja une po shkoj”, ndryshe… p’i aqehit po na dokët neve që aqe p’i binë pâret hazër. Jo, pa u mundu s’ka pâre hazër kërkun, amo qashtu na vike neve. Burri jem i boni letrat edhe shkoi. Kur shkoi, tani vllavit p’i vjen mirë. Tre-katërmdhetë mijë ero p’i bjen për ni vjet, ato pare, truq… edhe qashtu tani nuk e la mo Gjermoninë. Jo, edhe ni vjet edhe ni vjet… mo nuk e la se u shishmu. Tani i maroi shpi vllavit t’madh, i maroi shpi edhe vllavit t’dytë, vllavit t’vogël ja nisi me shku n’Prishtinë n’shkollë, n’fakulltet, i blejti kerr. Tani une masi e kishna motrën, pa çâre edhe vllavit t’vogël m’ja hjekë gajlën, edhe atina m’ja bo shpijën… tani henez une për veti ma s’mrami e marova shpijën… edhe qashtu mirë kena kalu, shumë mirë kena kalu.

EQ: E sa vjet ka nejt n’Gjermoni vet?

QM: N’Gjermoni ka nejt pesmdhetë vjet vet, tani mas pesmdhetë vjete une. Jo nihêr’ shkova për veti, ishna e smutë, tani jo gjâli m’u rritë, i dyti. Kur i boni katër vjet bybrekt ju… guri n’bybrêk, e çova k’tu n’spital, nejti n’spital, jo po duhet operacion me bo… tani une e mora pî ktuhit e çova n’Gjermoni, thashë, “Atje ngat’ bâbës vet le ta bojnë operacion, aqe le ta shofin shka osht’ tek osht.”. Tani a qe dy herë e çova gjâlin. Nihere e çumë, e bonën operacion… edhe po duhet qat ma t’liksht, bibrekin që e paska. Te dy ânt ka pasë guri, e bonën operacion. Nejti ni mu’j ditë n’spital, e pruna apet n’Dobërqan… apêt krye t’mujit apêt, e hajde qetrin bubrêk me shku me bo operacion. Tani apet kur e çova për s’dyti, apêt hini n’operacion, e kreu me sukses edhe masi u kry tani shumë mirë… mirë. Tani m’pat thonë mu aj shefi, “A po bohesh operacion m’ja dhonë djalit bybrekin?”, une thashë, “Po”, thashë, “veç djali le t’shnoshet, une po bona”, po tani kur e kqyrën, jo s’pat nevojë me dhonë bybrekin tem, qishtu. Veç zor u kon’, zor. Po, mos m’u pasë kon’ Gjermonia e spitalnat e fortë, mjekt e forte, djali nuk ish, se shumë ka pasë… qysh me thonë, bybrekt. U dashtë me pre bybrekin, m’ia nxerrë gurin pî mrendit bybrekit. Allahi mos e lashtë kërkon pa sebep! Shyqyr që qëlloi Gjermonia edhe qe gjâli m’u shnosh qaq, po valla.

EQ: E ti që maron ilaqe, që i shnoshë njerzit.

QM: Për me maru ilaqne e kom pasë nonën, veq pse s’u kon’ mjeke se tona nona ka ditë, gjithshkâfin e ka ditë, gjithshkâfin, krejt. Se koka kon’ motra jeme ma e madhe se une, ajo dhetë vjetë edhe e kena pasë ni bashqe kumlla gjerenike, plot pemë u kon’… e hajde po shkojmi te bashqja nalt, ajo ka hypë n’gjerenike, ka hypë edhe ka rrshitë pî naltit ka râ poshtë. Kur u râ poshtë therra i ka hi n’komë. N’ato daja jem po vjen pî Gillanit me kali edhe e ka pâ, ajo po kanë, te gardhi. Kur u afru, kap e ka rrokë para dursh’ edhe e ka pru te shpija, i ka thonë nonës, “Kqyre i ka hi ndoni therrë se ka râ pî naltit o râ n’gardh. E ka marë nona ja ka nxerrë therrën. Ajo pî gishtit t’komës që i ka hi therra, i ka shpërthy, khâ nalt ju ka mledhë, i ka shpërthy. Tani kur i ka shpërthy ajo p’i dhem edhe po kullon vârra. Mjekë s’ka pasë, nashta ka pasë dikun ma larg amo qe për Gilan s’ka pasë, edhe ty vetë nona, e ka vetë nji gru, ka thonë, “Jo”, thotë, “ksâj vârrê i thojnë kimzi”, ata kimzit jonë sikur flokt e krejës, ata livritin t’gjallë. Edhe ka ardhë ajo gruja i ka kallxu, ka thonë, “Do bishtyleg dêl n’mal me mledhë”. Do bishtyleg osht napër bashqe, dikush… shkinat e kanë mjellë përpara. Tani edhe na mas ilaqnave… edhe na e mjillshmi, “e me ata bishtylegat edhe do gurë m’i marë m’i shti n’zjerm, m’i nxe ata gurt”, tani i merke nëna jem i shtike ata gurt’ i nxejke, n’oxhak e kallke zjermin, edhe e mushke koritën me ujë t’nxetë. Tani e maroi bâba jem… sikur tavolinë, amo ja prejti n’midis aty tavolinës, me shtri motrën qashtu n’tavolinë edhe me mlu me nji qebe e për aty m’i hi avulli, m’ja parit me avull ato vârrat. Tani p’i ksaj kome i dulë edhe n’qetrën kom’, n’te dy komt’ i shpërthej. Tani nona jeme dy mu’j ditë e ka paritë, qashtu n’drrasa. Ajo… ju nijke piskama. Ata kocela i ka pasë t’gatë teeeri ktu (tregon me duar), kur merke me i krehë ata pî avullit, kocelat, ju bojshin flokt… u lidhshin. E mur’ nona jeme, po kanë, edhe i mur’ gërshont ja prejti kocelat, “Evlad ti veç shnoshu”, tha, “se kocelat rriten apet”, ajo kajë për kocela që i prejti. I mur’ nona… ku m’i çu kocelat e gate? Bâba jem p’ja she n’dorë, “Shka jonë ato flokë?”, tha, “Ja prejta Saimës flokt, po ku t’i çoj?”, “Biri”, tha, “une p’i shti mas duvarit, qaty n’ dhé”, tha, “se flokt nuk kâlbën kurrë. Njeri, tha, kalbët, flokt nuk kâlbën”, e i mur’ i shtini n’dhé. Sot po m’dokët me shku me çelë vendin i di ku jonë ata kocela. Edhe tani hajt, hajt… po bon vârra me ju shnoshë. Ty paritë, ty paritë… po shnoshët. E ‘shti nona po tutet mos p’i jet’ ndonaj kimzi mrenda, e p’i shpërthen qetërkun. E ka marë ni hekër qështu t’gatë (tregon me duar), e ka shti n’zjêrm, e ka gjegë aty hekrin, e kur u gjeg hekri u bo kuq. E ka marë at’ hekrin e nxetë e ja ka shti k’tu (tek këmba), ja ka shti k’tu, s’e ka bo mên’, me kon’ te mjeku ja bojnë operacion, ja dlirin me gërshonë, me briska, e une gërshonë, briska nuk kom – hekrin. Ma mirë p’e myti vet çikën! Edhe e ka shti. Kur e ka shti aty ajo ka piskatë, “Au nona jeme, a po don me m’mytë me kajst?”, “Jo, evlad! Nona, nuk po t’myti po p’i gjegi mrenda, shka ki”. Ju ka shnoshë, as nuk ka shkepu, as nuk i ka metë vârrë, as nuk ka varru mo qetër kun edhe u shnosh për krejt… mo u bo si ajo, a e madhe, a e shnoshë, si Lundra (motra e intervistueses). Tani ka gatu me rend me gratë e mixhës tem. Se masi u shnosh, u rrit i boni pesëmdhetë vjet vjet, për ibret u bo e madhe. Bâba jem po thotë, “Po m’vjen gjynah”, se nëna jeme e smutë, “po m’vjen gjynah pî grave t’vllavit me hongër bukë na pî tyne”, dy nuk kishin thmi veç njona kishke, po dy s’kishin, “e na kallaballëk po hami bukë pî tynve. Hajt Saime hin çite ni rend t’magjës me gra”. Une shkojshna ja doni dru, m’i nimu, ja diçka. Hajt, hajt… “Une e çes rendin. Mu m’ka shti aga n’magje ty jo”, a di u idhnojke me babën tem, “Mu m’ka thonë me gatu ty jo, hajt” edhe tani gatujke. Njo katër vjet gatujti me rend me gratë e mixhallarve, tani nontmbëdhetë vjet kur i boni e përcullën, e çun te burri, u largu pî punve t’bâbës. (qesh) Çka me bo qashtu u kon’, se “jo” s’kena mujtë na m’i thonë babës, “hajt me gatu”, me gatu, qaq.

EQ: E tani k’to ilaqnat tjera, k’to me bâri?

QM: Po… tani nona pî atyhit bon men cili ilaqë osht ma i ithtë, cili ilaq e mytë dishkafin… se ata kimzit kokan si t’gjallë, si flokë po livritkan, p’e hajka. E qitash, nona u dalë krejta barnav’ emrat jav’ ka ditë. Ka marë vratik, ka marë bysylek, ka marë i ka zi ato e qitashti kur i ka zi ato e ka kërku cila osht ma e ithtë - pelimi ma e ithta pî kejta barnav’, pelimi ma i ithtë. E ka thonë “Ma i ithtë se ky pelimi s’ka kurgjo”, e qitash kur e ka marë pelimin, e ka zi edhe e ka marë kadale me pendël t’pulës, e ka lagë at’ varrën me pendël edhe p’ja lane. Ajo ty u përtha, ty u mytë, sefte kur ja ka lâ paska fjetë at’ natë, paska thonë, “Oj nonë kom fjetë sonte, hiç of nuk kom bo. Se për nat’ m’ka hongër dishka, e sonte me shka ma ke ly of nuk kom bo!”. E e ka marë vesh ajo që qajo p’i bon ilaqë, e qat pelimin tani zijë për ditë e tani lâj me ato. E qashtu motrën e ka shnoshë. Tani hajt, hajt… gjâli i mixhës, ni’ vjet. E ajo e ka pasë rendin me gatu, gjâlin e ka ungjë përskejt oxhakit, e ka marë ni sandëk t’gjove, shka kanë hongër gjoja, e ka ndu aty edhe e ka ungjë gjâlin aty. Gjâli hop - hop ty lujtë edhe u çu - me kry n’zjerm, n’oxhak! E kur ka râ gjâli n’oxhak, prushi u çu… krejt me ftyrë me krejt. Tani ajo jo me hekë gjâlin po ka piskatë… nënën teme, “Inxhe mule se gjâli m’ra n’zjerm”. Ka ngâ nëna jeme frik e frik te bunâri, xhygymin me tomël e ka nxerrë pî bunarit - e kanë majtë xhygymin me tomël n’bunarë me konop lidhëm se friz nuk ka pasë, mos m’u prishë tomli - edhe e ka nxerrë xhygymin, n’koritë e ka kthy tomlin, ‘klup’ gjâlin n’koritë n’tomël edhe qitash p’ja lanë syt m’ja hekë hinin, zjermin… tani gjâli pî ktuhit (tregon me dorë rreth ballit, syrit) ka metë i përrzhit daja Halim, njonën onë t’përrzhitë e ka. Edhe qysh me lâ tani… me ujë nuk po bon, zjermin me lâ me ujë nuk po bon. Ka marë do si lisa, vidha ju thojnë, e u dalë i ka pre ata. Rrojtë e tynve, jav’ ka marë livoren i ka zi. At’ ujin ja ka kullu, e me at’ ujin tek terti e ka shnoshë ty e lâ, me pendël, jo me qetër çka - me pendël t’pulës. E ka përvlu pendlën edhe tani p’e manë aty edhe p’ja lânë, p’ja lynë, edhe e ka shnoshë. Tani ka maru ilaqin, vet. E ka maru me zejtin, e ka marë pak qyreq e ka qitë me ni bardak edhe e ka qitë zejtinin e ka përzi. Tani kur u kullu zejtini përmi qyreq, e ka marë me qat zejtinin ja ka ly vârrën kadalkadale edhe u shnosh. Ju ka shnoshë, as s’i ka metë e mledht’ kërkun, as su metë qorr as... u shnosh me te dy sytë edhe shumë mirë gjâli. Edhe qashtu i ka përdorë ato ilaqnat, i ka maru. Tani une pî nonës m’ka metë, a di… qe qëky po bohet ilaqë, qiky… tani sa gruja ka ardhë. U kon’ ni gru e Riza Ballancës. Ajo gruja e Riza Ballancës u kon’ çikë e Përlepnicës e martume n’Gillan, e ajo begi n’kohë, nashta gjashtëdhetë vjetë i ka pasë, amo dora i ka dalë niher’ diçka n’gisht e ka therrë. Tani krejt gishtat bira, qishtu me çu dorën bira u dokshin… qashtu qi ja ka hongër aj kimzi, veç koci, mishin ja ka hongër kejt. E prunën te nëna jeme, “A mundesh me shnoshë”, tha , “Une p’e provoj”, tha, “n’koftë qi shnoshë, le t’rrin”. E ka marë at’ pelimin ja ka zi, ja ka ly minirendi edhe ka thonë “Sonte me qeto. T’u dokt’ që po flen mire, t’bohet ilaqë. T’u dokt’ që s’po flen, s’ki ilaqë te une”. Ajo si ja ka ly, ja ka lidhë, u shku ka fjetë. “Jo”, ka thonë, “kom fjetë rahat, hiç s’um ka hongër”, edhe tani ja ka nisë nona, ja ka paritë. Qashtu nxejë gurt’ me avull, me ata bisbilegat teri ju kanë mshelë birat, edhe ju ka shnoshë. Tani nji gru pî Gadishit e patën pru. Gishtin ja ka pre mjeku, gishtin e madh t’komës ja ka pre, ja ka pre, po i ka thonë që edhe te qert ka me t’hi. Tani ato ty ni, ty ni… pî Gadishit e kanë pru n’Përlepnicë - ku osht ajo gruja që i shnoshë, kur edhe ato tani e shnoshi. Qaj pî Gadishit… ja ka pâ hâjrin valla se prujke cunga. I mushke thâst n’mal, nxirrke ato drunat, e mushke at’ thesin me cunga, e tani me ato dru u deshke me kallë zjermin, m’i nxe gurt’, me vlu ujin… e tani aj i prujke, për dru thojke “Dru tondin s’ki me gjegë. Un’ i bâjë pî aqehit, me magar i bi drutë k’tu”, edhe at grujën qishtu e pat shnosh. Tani u kon’ njo e Përlepnicës, gruja e Ukshin Spahiut. Asajna k’tu (te brryli) ju ka shpu. K’tu i ka hi therra, k’tu i ka shpu ajcina, i ka shpërthy. Tani edhe ato qishtu ty parit, ty parit… e pat shnoshë. E shumë ka shnoshë valla, shumë.

EQ: A i ka marë pâre a qashtu?

QM: Ja, ja… ni paqin dhonë diçka. Qe sikur sot për sevap kur jep dikush dy ero, dikush pesë ero qashtu, se ja pâre që m’i lypë, “Qikaq ki m’u pru. N’desh m’i pru po t’shnoshi” jo. Ja –-ja, pâre jo. E qaj Riza Ballanca neve fmive, na çika t’vogla dalshmi me mledhë bisylegin, e neve tani na jepke do sheqera t’larmë, qishtu. Se jo, pâre jo, pâre s’ka marâ. Lumja ajo për veti, a di ka bo mirë për veti.

EQ: Edhe ti tani qashtu ki punu. 

QM: Edhe une qashtu valla. Qe n’Zvicërr, Valbona, burri i Valbonës, gru t’mixhës. I paska dalë qitu ni varrë edhe kur u shku te mjeku aqe n’Zvicërr i ka thonë, “Po duhet me ta pre komën”, e ka thonë, “Jo valla edhe nî herë po shkoj n’Kosovë me te dy komt’. Une me pre se me pre, bare kur t’vi e pres’ komën. Shkoj edhe nî herë ta heci Kosovën, dhimtë sa dushë amo bare me te dy komt po shkoj’. Ka ardhë ajo edhe po shkojnë po rrinë masdarke… Valbonës, çikës vllavit tem, i ka râ nër men, ka thonë, “Oj inxhja Havë, po a ta veti hallën teme me t’çu, le ta kshyrin. Ajo s’ta prêt komën veq e kshyr edhe kurgjo”, “Uh, qysh jo!”. E çeli Valbona telefonin, “Oj hallë, a je te shpija, se qishtu qishtu ka ardhë gruja e mixhës Nexhatit pî Zvicrrës, po dojnë m’ja pre komën e m’ja pas’ kshyrë.”, “Ani hallës, bjere’, thashë une. E pruni t’nesërmit. Teta Naime qëlloi ktu, Valbona me gjâlin e asajna me kerr edhe qitash… “Po bire. Po për me ditë a i kâ kimzit duhet me provu me qetërshka… dishka”, thashë, “po une nuk kom gjo. Përpara kena pasë lopë e e bojshmi gjathin vet, e m’ja qitë at’ ujin për me bo gjathin…”, “Jo”, paska thonë ajo gruja, “un’ i kom dy motra t’martume n’Dobërqan, ato kanë lopë e kanë tomël e krejt ma bojnë ato”, “Ani pra, bone at’ gjathin me ni tenxhere t’vogël”. Ja kanë qitë at’ farën, e prunën ktu… “Edhe pak”, thashë, “Le t’rrin”. Ajo po bohet si kos i trashë edhe ja shtrova ni najllon qitu, ja vnova komën n’najllon, p’i thom abës Naime, “Rri ti me kët’ grujën k’tu, na me Valbonën po shkojna vratik po mledhmi me kerr masi osht gjâli te dera”. Ja kom ndu at’ tomlin, fluqkë i thojnë asajna. Ajo shka jom shku une te âra, shka jom ardhë, ajo hem pî temperaturës u pjekë aj tomli edhe qysh u bo sikur syngjer. Kanë ngâ me hongër, “Kuku”, tha, “haxhike krejt bubrrecat e Dobërqanit m’i ki lishu” - thotë - “ti nuk p’i shef, m’u ka mushë koma bubrreca!”, thashë, “Ani ani, po ata vinë me hongër aty qata thashë duhet m’i ditë a jonë kimzit a nuk jonë”. Kur e kena hekë aton kshtu ‘klup’ ajo gjâthi u pjekë edhe krejt bira - bira se kanë ardhë me hongër aty… edhe ja murëm at vratikin, ja zita, ja qita me nji shishe, thashë, “Sonte qekët vratikin”, do t’zi ja vnova aty ‘klap’, e thashë,  “Nesra e mer ni tubë e zinë, e shtinë me ni kofë teri… varrën n’ujë se nona jeme ka hjekë shumë, po pak ma pak ka ditë se me âvlla me gurë… e une me âvlla me gurë, jo. Une veç p’e zi, ‘klup’ n’ujë me ni ven’ dyrekt, n’ujë”. Edhe si e ka shti at’nat’ n’ujë, ka ra ka fjetë. Mo ju kanë trullavë ata kimzit, ty shti përditë, përditë… ata ty u mytë. Kur i boni dhetë ditë ka nisë vârra po mshelet edhe e çeli telefonin, po thotë, “Po m’dokët po don m’u mshelë vârra, a t’vi edhe nî herë kshyrma?”, thashë, “Ani, hajde”. Thashë, “Me kët’ vratikin mirë t’paska bo hajr. Me pas’ mujtë me gjetë edhe do pelim aj halâ ma i itht osht e le t’i mysin krejt mos t’jetë mrenda, po t’shpërthen toni qetërkun”. Dulëm e gjetëm do qasi pelimi edhe ju shnosh koma. Që po thu pare… nji shami ma ka ble. Po aj… nuk o punë dishka, po une për sevapin tem që mos t’ja presin komën edhe qaq. Kur tani njona paska ni që kjo ju ka shnoshë koma, ajo e Dobërqanit, e re sikur Lundra. N’Amerikë me Esmën e tetës Naime ngata - ngatë, e aqe ty u marë vesh, Esma thotë, “Jo, tezja jeme për kto vârra din”, çohet ajo pî Amerikës. Ajo ani çu herët me punu e kundrat e kanë shtrëngu, k’to themrrat… ju kanë rjepë te dy themrrat e komës, ju ka hekë livorja krejt. Kur erdh, ka veshë do papuqe t’buta, “Oj inxhja Qazime”, tha, “jom n’zor pî komve”, thashë, “Ani po dalmi p’e mledhmi do vratik. A je me kerr?”, “Po, kerrin vllavi te dera e kâ.”, “Hec kalle kerrin, hajde po shkojmi qatje poshtë p’e marmi do vratik ngat arav qaty.”. E pruna une, ja zita k’tu… edhe qat’here pat’ dekë Sebahati, patën ardhë Nexhati edhe Refiki me m’pâ. Ata ishin qaty ungjën n’ballkon, une asaj çikës te dy komt, qaty n’shkallë bile, ja qita vratikin. I shtini komt me ni kofë t’pllastikës edhe p’i man’ aty. Ju shnoshën komt edhe qaq mo. Po une tani për sevâpin tem se kërkush sot nuk del… une gru tetdhetë vjet po shkoj napër âra me mledhë vratik. Po hajde more, amo sevap, gjynah. Tani edhe njerkës sâjna, edhe asajna qishtu n’onë t’epër i paska râ ni guri, aj tona i ka marë infektim.

EQ: N’komë.

QM: N’komë, po edhe ju kish âj koma. Kur e pruni k’tu po thotë, “Inxhja Qazime”, thashë, “Ku p’i gjoni k’to gurë, k’to… që po ajni kshtu n’kët’ sahat?”, e po qe taksirati kur t’vinë, edhe asajna qishtu. Asajna nuk ja zita hiç. Thashë, “Tenxhere ki, zjerm ki te shpija, kalle. Zije, veç n’ujë mâje, n’ujë t’vratikit mâje hiç pa dâ.”, thashë, “Kjo ta shnoshë.”. A Burbuqja e ka pasë bâbën, e paskan çu n’Gillan. Nji gisht i komës… p’i dhem gishti edhe i kanë thonë për Prishtinë me çu me bo operacion. Burhani qëllon aty, thotë, “More nal t’shkoj ta veti hallën teme sâ s’i ka pre gishtat!”. Kur erdh, po thotë, “Lum halla, a bon me ardhë m’ja kshyrë babgjyshit gishtat?”, “Uh Burhan, edhe ti mos ja li seri!”, tha, “Po kurgjo be hallë, nji sevapë ma t’madh e bon.”, “Ani”, thashë, “ka asi vratiki ka t’shkojna te bunari, aty ka.”. Edhe ka shkum aty e mledhëm do vratik. P’i kallxoj asajna, nonës Burbuqës, “Qishtu zija edhe me ni legen, mushe legenin le ta manë komën aty.”. Atë natë paska fjetë, e paska zi e ka ndu komën masdârke e ka majtë. Nesrit u shku daja Xhemajl, se po shkon për Prishtinë me bo operacion, kur u shku, thotë, “Jakup a je ma mire?”, “Ô shumë faliminer’. Halla e Burhanit do ilaqna m’i ka zi edhe e kom majtë komën, kom fjetë. Qe tri javë s’e kom vnu krytë n’jastëk, sonte kom fjetë! Faliminer pî hallës Burhanit shumë”, “Po kush ô ajo halla Burhanit, po thuj ma ngat motra jote!”, (qeshet), “Eh po, qê dê u habita - halla e Burhanit!”. Qashtu valla edhe atina ju shnosh, pshtoi pa i pre gishtat. Sha me bo qashtu.

EQ: Plot i ki shnoshë!

QM: Po, po. E qitashti qysh me thonë… për sevapë. Njona erdhë pî Bujanovcit për k’tu rreth dhomve. U shku te mjeku, po mer ilaqna, nuk po shnoshët. Ni gru i paska thonë, “Kimzet i ki.”. Qysh m’i paritë n’gojë?! ‘Hajt n’Dobërqan mos po din ajo gruja diqyshna...”. Erdh k’tu te kjo dugoja shka ô kanë. Erdh ajo, po thotë, “Qishtu, qishtu nji gru pî Bujanovcit u ardhë m’ja kshyrë gojën.”, “Uh Naime, edhe ti! Mâ, po m’vjen gjynah…”, “Ani, ti ato barnat kallxoja edhe qaq.”. Hypëm n’kerr, shkum e gjetum do pelim që thashë. Aj… pelimi s’po gjindet. Jon’ shku nona edhe Magja te âra jeme menzi nji rrojë e kanë gjetë e ma pruni, mu ka mjellë tete, e kom mjellë u rritë. Kur p’i thom, “Q’kët’ pelimin zije edhe mushe gojën. Kjo edhe me pî dom nuk t’bon, po që veç mushe gojën derdhe.”. Me qat pelimin e ka shnoshë gojën hiç pa paritë, pa kurgjo veç mush’, derdh, Ajo itht osht shumë amo e mytë, tesh t’gjallë që ka e mytë. Përpara s’kanë ditë, kanë thonë kizmit, tashti ja kanë ndu emrin kancer e anena knena. Qështu.

EQ: P’e nali prâ une teta Qaskë, falemnderit.

QM: Ani, ani tetës.

(Vazhdim)

QM: Krejt barnat i njef, krejt emrat jav din, se qitu u kon’ nji vajzë, u kon’ n’fakulltet n’Prishtinë. Qitash aj poget, prefesori vet, barnav’ emrat s’jav ka ditë. Tani i ka vetë vajzat, ka thonë, “Cilla po gjon emna t’barnav’ ma shumë edhe m’i ndu barnat n’fletore edhe m’ja shkru emrin.”. Kur ajo çika… i thotë nëna vet, “Dil te Qazimja”, ajo, “Inxhja Qazime kejt dynjâjen p’e mson, edhe ty t’mson.” (qeshet). Kur erdh çika, po thotë, “Oj inxhja Qazime, me m’kallxu do barna.”. Shka me mare… gjashtëdhetë barna napër oborr i gjeta edhe u ungj ajo p’ii shkrun’. P’i thom, “Qëkjo qishtu e ka emrin, qëkjo qishtu…”. Kur u shku, profesori u çuditë.

EQ: E ti ku i ki msu?

QM: Une pî nonës. Une krejta barnishtat, krejt shka jonë emrat jav di, qeshit grun’. U rritke gruni… edhe i ka dalë bari e s’po bohet gruni, bâba jem, “Hajde bre shkojna e herrmi pak.”, “Ô agë, qiky shyshkavac osht’, qiky grun’ turrnecit osht, qiky qishtu…”, krejt, krejt. Qeshit emra, qeshit emra.

QM: Qitashti vjersha m’ja nisë a?

EQ: Po.

QM: E pra ti duhesh me m’pytë qi a po manë nër’mend diçka pî vogjlimit! 

EQ: Vjershat a i paske majtë n’men? 

QM: Po, po. Jo si kom harru. Qysh i kom lexu pî vogjlimit, qashtu qat’ kry e kom halâ, hiç si kom harru. Ani po ja nisi po t’i lexoj.


Në kâmbë

Sâ prej gjumit jemi zgju, ndihët zog a një buri 

nisën shpejtë m’u grumbullu, ohohooo sa bukuri.

Këtu neve bâjmë ushtrime, lujmë valle e këndojmë, ohoho sa mirë p’e çojmë.

Po djegë toka prej së nxehtit dhe rrjedhë djersa pâla, pâla,

frynë era lehtaz detit, na po lahemi ndër vâla. 

Bjen fishlla prap të bjerit, mblidhen në rrêsht nji nga…

thrret njoni, “Rrnoft Hyda”,

thojmi na, hurra - hurra (duartroket)

Përpara thojshmi, “Rrnoft Tita”, po qëtash po m’vjen ma kollaj, “Hyda rrnoft”.

Atje nga fundi i katunit, 

atje afër njati lumit,

atje larg kam një shtëpi ku banojnë prindit e mi.

Asht e vogël pa zbukurime, por e madhe n’zemrën time.

Ty të du o moj fole se je vendi ku kam lé.

T’kam ndërmend dhe s’të harroj, natë e ditë ty të mendoj.

Shumë të du pa ty nuk rri se aty janë prindit e mi.

Hâna 

Po bjen hâna bukuroshe,

brigje m’brigje, qoshe m’qoshe,

herë si sofër, herë si drapën.

Me qudi p’e shikjoj hanën

që si ditë p’e ndriqon natën 

sa mund ta gjejsh dhe gjilpanën.


Dy fëmijë

Të gjithë ditën lujtën top

Po ti ku do t’shkosh, ô shok?

U bo vonë e po bjen shi, 

pse nuk vete në shtëpi? 

As s’kam prindë as shtëpi, 

jam i vetëm pa njeri. 

Se m’i vrau, m’dogj dushmoni,

m’la jetim barbar gjermoni.

A po vjen në shpi me mu? 

Unë t’kam shok dhe fort të du, 

t’jap gështajë, bukë e mollë

e së bashku shkojna n’shkollë.

Mirë thu ti, por…

A më çasin me gjithë zemër prindt’ e tu? 

Unë kam frikë që do t’bërtasin, 

ç’naj e prune kët’ të huj’!? 

Unë t’jap fjalë - do të mbajë, do të veshi, do të lajë,

t’jap gështajë e bukë e mollë

e së bashku shkojna n’shkollë.