Ragip Rrusta

Intervistuar nga: Marigona Dubovci

Atje na ku kena jetu, aty n’atë shpi, jena kânë të rrethum n’tri [3] anë me malazezë, familje malazeze, në anën lindore me ni [1] shqiptar

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

21.04.2018

Lokacioni i intervistës

Pejë

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

MD: Jemi në familjen e gjyshit Ragip Rrusta në Pejë, në lagjen Karragaç, sot, më nizet e ni [21] prill, dymijë e tetembëdhjetë [2018]. Gjyshi Ragip, faleminderit që na pranut në familjen e juj. Shpresoj që nuk kemi me të mundu.

RRr: Faleminderes edhe ju që keni ardhë.

MD: Po fillojmë. Ma s’pari me na tregu për ditën e lindjes, për datëlindjen e juj, mujin dhe vitin, edhe vendin ku keni lind’?

RRr: Unë kam lind’ me nizet e gjashtë [26] mars, nimi e nanqin e nizet e gjashtën [1926] në Pejë, lagjia Karragaç. Jo, n’këtë shpi, afër parkut, shpi tjetër. Ktu kom dalë nimi e nanqin e pesdhet’ e tetën [1958]. Familja jonë ka qenë ma e gjanë, po ni [1] motër m’ka vdekë, edhe katër [4] i kanë pasë prind e mi, edhe kena ngelë vetëm dy [2], unë dhe motra vogël. Dy [2] t’fundit jena mbetë. A me tregu për fmini, kushtet e asaj kohe kanë qenë shumë të dobta. Standardi i jetës ka qenë i ultë dhe vërtetë na e kena pasë shpinë dhe ni tokë e kena pasë në Pejë, tash i thojnë Dardania. Kena mujtë me siguru ekzistencën me një plotësim të punës t’bâbës tim i cilli atë tokë kurrë s’e ka punu, po e ka dhonë me qesin, i kanë thanë si me qira ni fshatarit prej Raushiqit, ai e ka punu edhe gjithmonë e ka pru ¼ e fruteve; misri, pasul, kunguj… tana kto sende. Kështu qi me qato edhe me punën e tij sezonale, se ai nuk ka qenë zanatli, nuk ka qenë puntor i ndoni uzine si ka qenë sharra në Pejë, tri [3] sharra kanë qenë ai ka qenë punëtor sezonal, e ndoniherë ka marrë tokë me qira, te “Kaleja” i thonë ktu. Ju nuk e dini ama te Kaleja shenohet aty. Me qira edhe perime ka prodhu. Ai u kônë perimtarë. Ka ditë mirë m’i prodhu ato, edhe shitjen e ka bo gjithmonë atje ose te shpija janë. Kurrë n’pazar s’u dale, s’ka pasë nevojë. Kshtuqi me qato perime, me qato sende ka pasë përfitim, edhe kena jetu nji jetë mesatare. Kshtu, përgjithsi me shiqu jeta qysh ka qenë, shumë e vështirë, ka pasë njerëz që s’e kanë pasë as shpinë e vet, as tokë, as punë, punë sezonale atu-ktu; dy [2] muj, tre [3] muj, gjashtë [6] muj. Kështu qi ata kanë kalu shumë keq. Po natyra i ka detyru me jetu, m’u trashëgu. Qashtu, kuptohet, m’u trashëgu biologjikisht se pasunitë s’kanë pasë çka. Ata që kanë pasë jon’ kônë pak t’ndikum, me thonë nja pesë perqind [5%] kanë rrnu shumë mirë, pesmdhet [15] tjerë (%) ashtu mesatarsisht. Kanë pasë shpija, kanë pasë tokë, ose zanatli kanë qenë, të ndryshëm, rrobaqeps, saraqë, e tjera, tjera, zdrukthtarë, e tjerë. Ata kanë mujtë me jetu ma mire, po në përgjithsi jeta ka qenë e vështirë për shkak se prej sistemit… ëëë prej sistemit agrarë ku s’ka pasë indusri, s’ka pasë kurgjô, hanez qat’herë ja kanë nisë. Viteve tridheta [30] deri n’katerdheta [40] diçka u punu ktu, u punu besa mirë për atë dhetëvjetor. Kshtuqi sistemi ka qenë qasi soji, s’kanë mujtë njerzit m’u inkuadru n’punë. Puna krejt ka qenë me punu të tjert fushën, qoftë ajo ara të ndryshme, me shku me punu n’ara t’kollomoqit, t’grunit… s’ki aty krejt shkurt. Te bacibatgjitë, kta që kanë prodhu perime, pak ma gjatë. Te vneshtart n’pranverë edhe ma vonë, kur u pjekë rrushi, diku n’mujin gusht-shtator. Kshtu kanë kalu ata sistemi. Sistemi ka qenë qasi që nuk ka qenë n’favor të njerzve, popullatës.

MD: Tregom tash pak për fëmijrirë tâne. N’lagjen ku ke jetu a jeni kônë krejt të një fisi? A ka pasë fise të ndryshme aty ku keni jetu në Karagaç?

RrR: Po, po. Atje na ku kena jetu, aty n’atë shpi, jena kânë të rrethum n’tri [3] anë me malazezë, familje malazeze, në anën lindore me ni [1] shqiptar, shqiptar i Peshterit, Peshteri ku ashtë te Senica atje. Burrë e gru kanë qenë pa fmi. Familjet tjera edhe aty janë kanë t’përzime krejt, ka pasë malazezë. Serbë asnjâ s’e kena pasë. Malazezë, shqiptarë… krejt ajo rrugë prej fillimit të zjarrfiksave atje ku janë kônë e deri k’tu te udhkryqi Karragaç. Prej qatyne familjeve vetëm, po mendoj pej familjeve shqiptare andej, se kta malazezt e kanë pasë hymjen… s’e kanë pasë andej, knej e kanë pasë, po me bahçe jena kônë kojshi, edhe krejt n’atë rrugë ni [1] familje ka qenë pak ma e fortë ekonomikisht, familja e Hazir Gllogjonit. Ai ka pasë tokë, ai ka pasë dyqanin, ka mujtë ai me rrnu mire. Tjert atu-ktu zanatli si ‘Zin magarica’ qe i kanë thanë, Zejnullah Hajdini edhe djali i tij kpuctarë, tjert krejt puntorë, puntorë krahi. Sa i përket qasaj...

MD: Te fëmijëria, me cilat lojëra, qysh keni lujtë si fmi kur ke qenë?

RRr: Si fmi, lodra e parë qe e kom pâ’ unë si fmi u kônë nji [1] kukull e motrës teme t’madhe, ajo u kônë tri-katër [3-4] vjet ma e madhe se unë, te ajo e kom pâ unë atë kukëll. Motra jem e vogël është pesë [5] vjet ma e re se unë, mas meje, kështu qi diferenca u kônë e madhe. Edhe une e kom pâ kukllën te ajo, kukull me t’cillën djemtë nuk kanë lujtë, po vajzat. Ato janë marrë me kuklla me ksi sende. Edhe na, na djemtë… Kur jom rritë paksâ, at’here që ia kom nisë me dalë në rrugë, me dalë n’lagje tânë, qitu te xhamia u kônë si park aty, u kônë ni shesh i madh ku lujshim na fmija at’here, e kom pâ edhe ja kom nisë edhe vet me lujtë qaty me kapitâzha, i thojnë kapitâzha.

MD: Qysh u kônë kjo lojë?

RRr: Sërrqa jon’ kônë t’rrumbullakta, sfera t’vogla, kshtu, kshtu, kshtu, edhe kshtu këndej. Ka pasë mjaft që kena lujtë. Ato i blejshim edhe lujshim kush p’e fiton ato.

MD: Sa persona e keni lujtë këtë lojë?

RRr: Ka dy [2] vetë.

MD: Veç ka dy [2]? 

RRr: Ka dy [2] vetë. Dy [2] vetë. Dy [2] vetë u ndrrohshin. Edhe qasi n’këtë pjesën e qytetit, k’tu prej lumit, qendra knena, u kônë njô [1] qetu i Zukve, me to gati si baraz jom kônë. U kônë një [1] serb i Bukurezhes, ai u kônë numri nji [1] n’Pejë, ai i sakatojke ton’. Andej Bistricës u kônë ni [1] shqiptar, edhe ai u kônë shumë i fortë për ata. Kshtuqi me hi me ata ton’ i hupsha ato kapitazhat, e unë qaaaty diku i katërti [4] jam kônë. I kom ditë fort. Me i pasë qetu edhe qetash qatje e vrajë. Edhe qekjo u kônë loja e pare. Masandej ëëë… ka pasë, e kom pasë kojshi niii… qat Xhem Peshterrin që e përmenda, i ka pasë dy [2] dhoma, njônën dhomë gjithmonë e jepke me qirâ, qaty n’qat dhomë ka banu nifarë Shaqë Gorani, kpuctar. E ka pasë grun, nji [1] djalë, nji [1] çikë. Ai djali kishte qenë i shnoshë, po thojnë, qysh thojke nâna jeme, “U rrxu prej minderit edhe u smu, i ka dalë gërrba.”.  Jo që i ka dalë gërrba, po ai u bo sakat krejt. Nuk mujke me u çu n’kômë, kur dilke përjâshta me nalle, durt i shtike… Nalle, a e di çka janë nallet? Edhe qashtu ecke. E ai tash pike duhan, bâba i vet herë ja blejke, herë s’ja blejke. Xhandarmërinë e kena pasë ngat, mu ma bojke, “Shko qatje mbledhëm duqa.”. Duqat i gjujshin xhandart, ka gjysë cigare. “Bjerëm duqa…”, ja bisha duqat, ai i shklonte ato, edhe i pshtillke me i pi. Ai thojke, “Bjerëm duqa”, edhe thojke, “Une të mbaroj ceferrgena.”, ceferrgena n’shtagë kshtu, ceferrgeni që sillet, qaty e kena njâ, edhe, “ceferrgena edhe t’maroj pehlivana.”. Dy [2] shtaga kshtu, pêjt qysh i dredhke s’e di. Nji [1] pehlivan e bojke rrak-rrak-rrak, ai u sillke anej, mu, a din, si fmij më interesojke ajo, edhe une e ndigojsha, shkojsha i bisha duqa atina, edhe e kena pasë atje, përpara derës kalojke jâzi, jâzi i madh me ujë, po gjithcilla shpi gati e ka pasë potokin. Potoki hike n’shpi t’qati Xhem Peshterrit, delke te na, e te ai u kônë ma poshtë. E u kônë havuzi aty, bike uji si ujvarë. Thashë, ai mbarojke mu do dollapa. Dollapa, nuk e di ti çka janë dollapat (qeshe). Dollapat janë përdorë n’taphâne, atje ku janë përpunu likurat, i kanë shti lëkurat aty edhe i kanë pedât me qireq, a me çka i kanë bâ çka di une. Qashtu ai mbarojke mu dollapa, keshtuqi ma vonë ja pashë hajrin. Ja nisa edhe une. Po m’shtini ai, “Hajt dheze, dheze, dheze…”. Une si fmi ja nisa me pi duhan, s’i kum pasë as katërmdhet’ [14] vjet. Kshtuqi m’mbet mu duhani prej tina. E duhanin tôna s’e… prej që s’e pi s’e permendi mô. E kom pi gjashdhet’ e pesë [65] vjet, dy herë e kom lônë ka ni [1] vjet, dy here ka ni [1] vjet, nî here katër [4] vjet, po gjashtdhet’ e pesë [65] vjet kom pi duhan. I kom prishë krejt mushknitë, i kom prishë. A tash e kom lônë. E kom lônë qe shtatë-tetë [7-8] vjet. Çudi qysh e kom lônë pa e planifiku hiç. Organizmi, organizmi m’u tregu ma i meçëm se truni. Pa e planifiku! Ma përpara e planifikojsha, du me lônë, e lejsha. Po tash zakonisht n’nâtje e pisha nji [1] kafe e dhez’sha cigaren, po ni [1] ditë e piva kafen, s’po m’bjen n’mend për cigare, hongra bukë s’po m’bjen mend për cigare, sillë, darkë… hiç. Vazhdoi qashtu dita e sotme, mô s’e kom dhezë. E djali jem po e pin shumë. Boll po i thom mos me pi. Unë ma s’shumti ni [1] paqetë e kom pi, ai ka dy-tri [2-3] nuk ȋ pi, ai krejt cigaret po i gjunë qashtu. E qikjo sa i përket [duhanit]. Si dymdhet’ [12] vjeçar jom regjistru n’shkollë, klasa përgaditore. Unë e disha gjuhën serbo-kroate se i kom pasë aty ata fminë me t’cillt lujsha, janë kônë malazezë po ata m’futën me ata tjert që s’e kanë ditë gjuhën. Nimi e nanqin e tridhet’ e dytën [1932] jam regjistru n’shkollën, at’here u qujtë “Haxhi Zeka”, që u formu qajo shkollë… që e ka formu gjatë Luftës së Parë [I] Botnore. Unë ata nuk e di, veç e di prej pohimeve t’njerzve që e dinë dhe ka do shkrime, se une i kom nxirrë, e kom gjetë vetën aty se isha n’dilemë se qysh u kônë ajo punë. Tamon ja kom qillu, tridhet e dytën [32], e kom gjetë. Unë përveti e disha po nuk i disha… shokt nuk mbishin n’mend, tash i kom krejt. 

MD: A ke pasë vajza n’klasë?

RRr: Pesdhet’ e katër [54] nxans jena kônë n’qat klasë përgaditore. Nja katërmdhetë [14 jena t’lindun nizet e gjashtën [26], ata tjert nizet e pestën [25], nizet e katërten [24], nizet e tretën [23], nizet e dytën [22], pesë [5] vjet diferencë, pesë [5] vjet diferencë. Qashtu u kônë sistemi. 

MD: E vajza a ka pasë në klasë?

RRr: Jo, asnjâ s’e kemi pasë. E qaty janë kanë dy [2] vjet, mas dy [2] vjetve u mbaru shkolla tjetër. Aty e kum përfundu shkollën fillore. Për gjimnaz e andej-knej s’ka pasë kurgjô hiç, kurfarë shance. E bâba nuk u interesoke për atë punë. Edhe veç… se kushtet s’i kena pasë, po ai ka pasë qef me m’bo hoxhë mu. Nikohësisht kur shkojsha n’shkollë, ai m’ka pas regjistru n’meitep, e une shkojsha n’meitep edhe n’shkollë. Kështu qi për meitep ai m’kontrollojke, e dike me lexu arabishten, e lexojke, e Kuranin, e kto… edhe mu m’kontrollojke çka po msoj, e për shkollë nuk dike.

MD: Ku ka msu ai arabisht?

RR: N’meitep ka msu. At’here hoxhallart i kanë pasë do meitepa, a din, si shkolla janë kônë ato. Nejse, t’dobta për atë kohë. As nuk na msojshin gjuhën, as kurgjo hiç. Msojsha përmendsh. Ani ja nisa si “hafizllok”, i thojnë me msu Kurônin përmendsh, për çdo ditë ka ni [1] faqe unë e msojsha n’mramje. E lexojsha disa here nâtje, dy-tri herë. E regjistrojsha arabisht, po nuk disha çka po thotë aty hiç. Për qata para katerdhet’ [40] vjetve e kom ble gjuhën boshnjaqe. Qe, ajo aty është. Edhe është shumë i mirë, i përkthym. Edhe m’pëlqen. E kom lexu, me thônë tridhet-katerdhet’ herë [30-40] deri tash, se ka sende që janë interesant, secilën here diçka po gjôj. Po ato pytjet që une më interesojnë me pasë përgjegje, s’ki kujt me ja bâ. Me ja bâ ktyne t’ktuhit, k’ta kurgjo. Unë e di çka përgjegjin k’ta, po feja myslimane nuk e ka nji qendër si katolikt që e kanë Vatikanin, aty shkojnë pytet, japin përgjegjet, te na jo, secili shtet e ka aty kryesinë e vet atje, institucionin, edhe s’ki çka me bo pytje k’tu. Qeshtuu. 

MD: Tregom pak se cila ka qenë familja ma e madhe në lagjen ku ke jetu? Edhe me çka janë marrë ata?

RRr: Në lagje janë kônë dy [2] familje. Qaj Hazir Gllogjani u kônë, jon’ kônë Bob po ata jon’ nda. Jon’ kônë dikur bashkë vllaznit: Hasan Bobi, Shaban Bobi, Nezir Bobi e Jusuf Bobi. Ata t’martum, fmi s’muj me thônë sa kanë pasë numerikisht si familje, po ma e madhja ka qenë. Ata në fund të qesaj rruge i kanë pasë shpijat. 

MD: Me çka janë marrë ata?

RRr: Ata, për Hazir Gllogjanin të thashë ai ka pasë tokë edhe ka pasë dyqanin. K’ta tjert… Jusuf Bobi u kônë saraq. Hasan Bobi, ai diçka, s’di çka ka punu ai njeri, punojke edhe ai kohë mas kohe qeshtu puntor sezonal, edhe sa e di une shkojke për Ramazan dikun si hoxhë, ai u kônë ma i vjetri. E Shaban Bobi, ai u merrke kapak me ndërtimtari, errneka, qesi sene. S’u konë at’here ndërtimtaria kumeditë çka, po me qerpiç e qesi sene, sa me mbaru ndonji zid a diçka. Edhe n’kohë t’Luftës Dytë [II] Botërore u kônë xhandar, xhandar. Nezir Bobi edhe ai qashtu herë qesi puntor fizik, herë diçka me ndihmu vllaun e vet, Shabanin, ndertimtari kapak, aty-ktu, qesi sende. E tash, djemtë e qati Nezirit tash i kanë punt shumë mirë, a për ata tjert nuk muj me thônë nuk i kanë, po ky i ka [më të mira kushtet]. Njâni djalë i madh është motorr për punë, për shpi. Për k’to sende ka punu n’Kombinat, ni kohë të kpucve, t’asi… jakne prej peliqeve, e ma vonë me kpuctari e ka mbaru qetu ni puntori te shpija, po u ngushtu, u bo e vogël ajo për prodhimtarinë e tij. N’Kombinat të kpucave ma vonë e ka marrë me qera ni hall’, po ai tash kohëve t’fundit, vjet, parvjeti ia ka vëndu zorin, ja ka shtu qeranë shumë. E blejti nji [1] tokë përfundi Kombinati edhe e ka mbaru fabrikën e vet, edhe ka njerëz në punë, s’di sa i ka, veç nja nizet [20] vet’ po. Shumë mirë po punon. 

MD: Po kthehemi prap te familja e juj.

RRr: Po.

MD: Qysh janë nda punët e shpisë?

RRr: Punët e shpisë… kuptohet bâba. Bâba gjithmonë punët përjâshta, tokë aty ku e ka marrë me qera, tu prodhu perime dimnit aty-ktu. Edhe dimnit njerëzit kanë lypë qare, megjithëse valla na s’kena pasë nevojë se i kena pasë t’sigurume drithin. Ju thashë une, e kena pasë drithin, e kena pasë bylmetin, gjithçka. Atëhere herë mbajshim lôpë, herë bollice, herë dhi… kur i heqshim ato mbajshim dhi. S’ka pasë shpi gati që s’ka pasë dhi ktu, kta që janë kanë ma t’dobt ekonomikisht, se ata që janë kanë t’fortë ata kanë pasë gjithmonë bollica e lôpë. Edhe qeshtu. Te shpija, për shembull nâna u kujdeske qatu për lope, me i qitë ushqim, me i mjelë, me zi tômlin, me e ftofë, me tundë n’tpi. E besa edhe na fmija, edhe une i kapsha ato tpinin me i ndihmu se menxi pritsha. E mbarojshim psheshin me bukë kollomqe aty, edhe për etje e për botë, edhe e kapsha tpinin, menxi pritsha me hekë ajo tlymin atje tôna me qitë tâmlin aty, edhe me ni [1] enë aty pak me nxe edhe me qitë sheqë. Ose, si mëngjes, hajshim ndonjihere vo. Vo. Atëhere kishin pulat e shpisë të mira, edhe atëhere s’kena ditë… serbt e kanë përdorë voin n’atë kohë, se ata kur ngjinojnë ata nuk e hajnë vjamin, po për ata nuk është yndyrë as voji, as peshku, ato kanë drejtë m’i hongër, e na shqiptart veç tlyn’ edhe vjam. Tlyn’ kishim qat’here kur mbajshim lôpë e diçka. Tash kur kishim dhi aty s’kishe çka me lypë, a din, pak, pak dhia, dhi t’kuqe, ato nuk qesin, krejt pak tômël, maksimum dy [2] litra, njo [1], i qet. Dy [2] dhi katër [4] litra. Veç mirë, mirë, mirë… sa për tômël, kos, djathë… ka pak qështu. Mirë.

MD: Tregom pak për festat t’cilat i festojshit, ushqimet që u bajshin ma shumë e ma të mira nëpër festa.

RRr: Ehhhh, po thom qiii bukën, bukën, rrallë kena ble bukë. Buka ish e grunit nëpër furra, shumë kfalitative. Edhe pranverës simita blejshim .Vike… Ata serbt i kanë mbajtë furrat shumicën, veç ni [1] shqiptar u kônë edhe vike, ai atë sepetin qekaq (i hapë duart diku rreth 60cm), si ato sheshirat e meksikanve, a din, që jon’ kshtu t’kthym, krejt simita. Edhe mahallës simitaaa tâze, simitaaa. Delshim i blejshim ato. Qitja tômlin, mazën… ouuuuu, çfarë lezeti.

MD: Me çka ja pagujshit? Cila monedhë u kônë?

RRr: Me dinarë. 

MD: Dinarë.

RRr: Dinarë. E çka kesh tu thooonë? 

MD: Për festat kem tu folë. Cilat janë kônë ushqimet?

RRr: Buken thashë, buken nâna, ose kollomqe ose t’grunit. T’grunit veç n’Ramazan që e hajshim. Edhe në pranverë kish diçka të elbit ose qeshtu, a din, se jo, krejt kohën t’kollomoqit kena hongër, shumica e njerzve, jo veç na. Edhe i kena pasë jashtë shpisë nji syndyrme, qaty i bojke kto punë, me tômël, me ato me zi, me lâ Tesha… Atëhere s’ka pasë makina e ksi sende, krejt u dufke me kazan ato me i bo, krejt me dorë m’i lâ. Qeshtu u kônë e nadme puna, puna. Tjetër… bahçen që e kishim te shpija, edhe aty u millke me perime, me speca, speca jo, hudra, kepë, patligjona, magdanoz, ksiii zela. Aiii, njerzit i kishin bashçet e mdhâ, nuk mbillshin zela as kurgjô hiç, vishin me ble te na. Interesant! Na pâre aty sa dush, mas lufte sidomos. Kur erdha une p’e gjôj bâbën halâ po punon. P’e shoh e kish qitë ni [1] sahon aty, pâre sa dush, “Kape more ni [1] grusht shko harxhite me shokë andena nëpër ambeltore.”, se kish pâre. Ai punojke, fitojke sa unë e motra. Motra, motra si msuse e re, pesmdhet’ [15] vjet, s’di sa ka pasë, e kanë angazhu si msuse, edhe ajo rrogën e kish, une rrogën e kisha, po ai ma shumë fitojke se na dy [2]. Kshtuqë na pâre, veç nâna që s’ish n’punë se ajo i kish punt e veta, kshtu kena pasë, edhe s’mu dhimshin paret për shokë. Çfart! Edhe qeshtuu...

MD: A e ke kry ushtrinë?

RRr: Urdhno?

MD: Ushrinë?

RRr: Unee aa?

MD: Po!

RRr: Po, qysh jo.

MD: Tregom pak për këtë periudhë. 

RRr: Ehhh… (qesh pak) kadale, tash po vimë atje. E kry kjo para Luftës së Dytë [II] Botërore, tash u kry me shkolla, me mejtepe, ato sende, e tash po vimë n’kohë të Luftës së Dytë [II] Botërore. Viti nimi e nanqin e katërdhet’ e ni [1941], me gjashtë [6] prill nimi e nanqin e katërdhet’ e ni [1941] Gjermania e ka sulmu Jugsllavinë, bombardon Beogradin. U bâ hallakamë e madhe. Kanë pasë ata njerz t’vet gjithka, po mendoj njerz t’vet, bashkpuntorë, bashkpuntorë t’shërbimit sekret. E kanë pasë shërbimin sekret t’vetin, shpiuna që i thojnë kto, edhe n’armâte edhe gjithka. Kshtuqi nuk kalun shumë ditë une dola. Ahhh po, katërt e nitën [41]. Kur u bo e shtatmdheta [17] ditë prej bombardimit ata mrrijtën n’Pejë, mrrijtën n’Pejë, edhe nji [1] kojshi qaty te qaj Xhemë Peshteri, djali i vllaut tij, ai ish me qera aty, s’di a pagujke a s’paujke, qaty ka banu, ma i madh se une, tha, “Hajde po dalim po kqyrim çka ka.”. Kur po shkojna, kalum ka kazerma, u kônë nji [1] derë n’mes aty, kur kamionin… po e shohim mbrenda nji [1] kerr t’blindum, na kurrë s’kishim pâ kerr t’blindum. Gjermant ishin hi aty me bo negociata për m’u dorëzu, e s’bom na atë xhiro, erdhëm te shpija. Sa jena ardhë te shpija veç kur ka krisë vrrru vrrum vrrum, na s’po dimë çka u bo. Ata civil qi jon’ dalë m’i pritë gjermant qi po vinë, gjermant janë kônë përtej urës, andej jon’ dalë, veç qaj kerr i blindum u ardhë aty me oficera me bisedu për dorzim, kur ata, do civilë shkojnë dojnë m’u futë atje n’kazêrm, ai roja po ja bon aty, “Largohuni more!”, ni officer, jo roja aty, po ni oficer po i thotë, “Largohni more!”. M’ka kallxu kta, nji [1] shok i jemi që u kônë prezent, unë s’jom kônë, unë të tregova që veç kom kalu, jom ardhë n’shpi. E ky shoqi jem, qetash u dekë, para dy [2] vjetve, ai m’ka tregu, ka qëllu qaty, tha, “Ja bojke, ‘Largohuni vllazën, largohuni. S’kena na punë, as ju s’keni punë me ne as na me ju. S’kemi punë me civilë. Ktu janë ardhë gjermant, na tu bisedu me ta, ju largohuni prej ktuhit.”, sta s’po largohen, “Ni [1] autobus”, tha, “ish kônë qatu përpara, i Rizvanollve t’Gjakoves, n’derë që mos me mujtë me hi. A dikush e kish pasë ni [1] allti, e prej poshti taaak ja qëllon qatij rojes aty. Ai roja bjen. Kur e sheh oficeri atë punë ashtu i thotë atyne naltë me armë nëpër dritare, ‘Çitni!’.”. Qaty i kanë vra tremdhetë [13]. Ata tremdhetë [13] aty s’janë vra, veç shumica e krejt çka janë vra atë ditë janë kônë tremdhetë [13]. Qeshtu at’here kanë qitë gjermant, kanë pasë tenka, andena e kanë gjujtë kazermën, edhe u nderpre, u ndrepre ajo e çitne e madhe. Ehhh ato gjermant edhe italiant ma vonë, se italiant ata kanë kqyrë me ardhë niherë knena po ushtrija i ka nxonë robë n’shkollë, n’shkollë… Qysh i thojnë kta? Te Hajdarakt...

Çika: Lidhja e Prizrenit. 

RRr: A?

Çika: Lidhja e Prizrenit.

RRr: Lidhja e Prizrenit tash p’i thojnë qaty ku kom msu nifarë vâkti. Tridhet’ e pestën [35]. Eee italiant, do Italian, ksi allpinista, me ata sheshira, me ato, i kishin nxônë robe. Kurgjô s’kanë mujtë me bo italiant. Gjermant ouuu… janë kputë. Edhe kur erdhën ata, tash i ka pritë Sefedin Begolli, Xhavit Begu, ah Xhevit Begu po du me thânë, edhe njerzit tjerë qi jon’ kônë n’autoritet i kanë pritë. Ata i kanë thônë, “S’keni gjô punë me kazêrm, shkoni atje n’komunë, pushtetin me marrë, pushtetin civil.”. Edhe ata janë shku atje. Aty u kônë tollovi aty, veç jepja çilsat edhe le t’bon çka don. Kshtuqi prej atij momentit e knena tôna pak njerzit murrën frymë ma lirshëm. E  kanë majtë mend Luftën e Parë [I] Botnore kur austriakt ju kanë dhônë do drejta shqiptarve, e tash gjermant. Kshtuqi populli shqiptar, shqiptart e kanë pritë Gjermaninë si çlirus, jo si okupusë, jo si okupator por si çlirimtarë. Psee? I kanë realizu do drejta që s’i kanë mujtë m’i pasë n’kohën e Jugosllavisë Mbretnore, Jugosllavisë që u thirrë Jugosllavia Mbretnore e Serbve, Kroatve dhe Sllovenve. Qeta tre [3] pupuj i kanë pasë, popujt tjerë nuk kanë pranu ata, as malazezt, as maqedonë, as shqiptarë, as kërkon tjetër. E kjo me kohë u zavendsun. Gjermant me marrveshje e kanë lshu kto territore: Prizenin, Ferizain, Gjakovën, Pejën, Istogun, Klinën, çka di unë, k’to territore, e kanë dalë përveti n’Mitrovicë. Mitrovica n’kohë t’Luftës Dytë [II] Botnore u kônë Serbi. Serbi u kônë. Veç ajo pjesa andej Serbie u kônë… gjermant e kanë dalë përveti atu, për punë t’Trepçës. E Italianve ju kanë lônë k’to territore. Na nuk kena pasë mundsi as dijeni për me ditë qysh janë gjermont, qysh po sillen. Pak ditë që jon’ kônë ktu nuk janë sillë keq, ushtri e disiplinune qi nuk guxon me gabu kurgjô hiç as me vjedhë, as me ngacmu naj femën, a diçka. Nuk guxon. Ajo s’ka ndodhë qitu. Veç qeee po thojnë dika ka ndodhë, qetu s’ka ndodhë. E italiant janë kônë edhe hajna edhe depsuza, ata jon kônë, ata janë kônë t’poshtër. Ata e kanë kallë edhe çarshinë e Pejës, xhaminë, Shyster Mahalla që i thojnë n’qendër, ku është shpija e mallrave, edhe disa aty ka pasë përreth krejt dugôja poshtë, edhe do dugôjë te Bajrakli Xhamija poshtë, nja pesë-gjashtë [5-6] dugôjë i kanë plaçkitë, i kanë kallë. E delshin… Une kum qillu nî here, ajo ka ndodhë tri-katër [3-4] here, u kônë pazari prej shpisë t’mallnave deri nelt pazari i bylmetit, i pemë e perimeve, i drithnave, ata delshin dy-tri [2-3] fishekë pam pam pam… Ikshin njerzit prej atyhit, kta vjedh me kamijon, ngarkoi sendet, s’dishim kah po shkojnë hiç. Dikush thojke, “Po i furnizojnë familjet malazeze e serbe!”. Nuk e di qysh u kanë, veç ata plaçkitshin. 

MD: Sa qëndrun italiant ktu?

RRr: Ata kanë qëndru n’Pejë deri sa ka kapitullu Italia. Me nânë shtator nimi e nanqin e katërt e tetë [09.09.1948] ka kapitullu Italija, gjithka, jo veç ktu. Kshtuqi Gjermanisë ju ka bo edhe një barrë ma e madhe. Ka vy menihere me dërgu ushtrinë me tërhekë prej fronteve që janë konë shumë të rëndsishme me i pru nëpër vende ku janë italiant, që u shpartallu ushtrija, u shpartallu krejt. Keshtuqi me nânë t’nântit katërt e tretën [09.09.43] ata janë shku. Mas tyne erdhën apet gjermant. Qetu n’Pejë sa di une, qetu afër e kena pasë, te kulla e Sheremetit u kanë një [1] barakë e madhe aty poshtë, qaty janë kanë gjermant ushtarë. A jon’ kônë katërdhetë [40] a pesdhetë [50] nuk e di, veç… Ma tepër janë kônë, veç qata sa janë kônë katërdhet’-pesdhet’ [40-50], le t’jon’ niqin’ [100], ma qetsi u kônë n’qytet se kur jon’ kônë nji [1] brigadë Italianë, tremijë [3000] vetë. Ma qetsi me gjermanë. Pseee? Prej frigës! Prej friges se gjermant s’e ngacmojshin kôn amâ me vra ni [1] ushtar gjerman, simbas vendimeve tyne u kônë për njô [1] niqin [100] duhet me i pushkatu. Kshtuqi gjatë okupimit italian qetu n’Pejë jon’ bo atentate n’shpiuna. E kanë vra ni [1] shpiun shqiptar, e i kanë vra tre [3] shpijuna serbë, e malazezë, edhe ni [1] Italian. Partia, partia, ata qi jon’ kônë t’organizum. Kshtu u bo nifarë qetsije. E sigurisht qi qata n’udheqje qi jon’ kônë, t’qasaj lëvizjes antifashiste, e kanë ditë çka janë gjermant, çka bojnë ata nëse ndonjâ e vrajnë prej atyne, at’here psojnë njerzit pa faj. Ata i kapin njerzit, i pushkatojnë, qi s’kanë bo kurgjô hiç. Kshtu s’ka ndodhë, krejt ajo kohë ka kalu n’qetsi, n’qetsi, n’qetsi. Mirpo lufta mori kahje tjetër. N’fillim Gjermania i fshiu disa shtete evropiane, Francën ndërmjet tyre. Franca shteti ma i madh, ma i fuqishëm gati n’Evropë, baras u kônë me Gjermani, po ato për katërdhet’ [40] ditë e shkeli. Edhe shtetet tjera, Holandën, e Belgjikën, e çka po di une… Norvegjinë, Finlandën, e knena Ballkanin, Bashkimin Sovjetik e sulmoi, shkoi deri n’Moskë, n’Moskë jo se s’kanë mujtë me hi ato, po n’Stalingrad janë hi. Moskën edhe Leningradin s’kanë mujtë me hi, krejt kohën s’kanë mujtë me hi. Po veç u dobsu shumë, u hap shumë, nuk pat çka me bo, nuk luftohet kundra krejt botës. Edhe Amerika hini n’luftë, edhe kta knej Bashkimi Sovjetik shumë i fortë, edhe u pâ qe po do me hupë Gjermania. At’here shqiptart çka me bo, edhepse kena pasë na simpati ndaj tynve, edhe shqipart kanë pasë, ama çka po bohët tash nëse na nuk lëvizim diçka, nëse na nuk ndryshojmë diçka sjelljet tona, at’here kena me psu, shumë keq kena kalu, çka me bo? Ja nisën m’u organizu pak. Edhe përpara ka pasë… n’kohë t’Italisë ka pasë shqiptarë t’organizum. Njoh ni [1] Halil Xhuka, qitu e kanë shpinë, po ai është i lèmë atje n’Vlorë, bâba i tij u kônë prej dymdhetës [12] n’Vlorë anej, kur u ardhë n’kohë t’luftës prej Shqipnisë, n’kontakt me tô se djali i axhës tij na pruni aty n’shoqni, edhe po na njofto. Kshtu edhe une i kom pasë qata kojshi, malazezë jon’ kônë, dy-tre [2-3], t’organizum, a din. Nuk jom kônë une i sigurt amâ e disha qi janë qasi diçka, do-do sjellje t’tynve. Bile nihere aty n’bahçe tânë, bâba u dalë me kqyrë pak bahçen, edhe jon’ kônë do gurë aty, përskaj potokit e ka gjetë ni [1] çantë. Atë çantë e ka marrë, e pruni mrenda, e çeli. Tash ai nuk dike me lexu atâ, po ma ban’, “Kqyr lexoje qato!”. Sa ja kom nisë me lexu tha, “Boll, leje!”. E murr vesh, a din. Une s’e disha, halâ se i ri, po atje… Tha, “E çka është kjo.”. Edhe u dalë e ka thirrë atë kojshinë aty, ai Bozha, ai nuk ish kônë po motra, Dara, motër e vlla t’organizum, “Qeshtu, qeshtu ni [1] çantë more e gjetëm te na, e kujna mundet me kônë?”, “Valla, e jona âsht axha Jusuf, veç mbaje edhe dy-tri [2-3] ditë tana e marrim.”, mos me ja gjetë xhandarmëria. Kjo para Luftës Dytë [II] Botnore. Edhe tash n’kohë t’Luftës së Dytë [II] Botnore qaj Halili erdh edhe u pâ që diçka… ai edhe i guximshëm ish, nuk fshehke fort, kur ja nisi po na kallxon, “Kshtu, kshtu, kshtu hajde po himë n’lojë.”. At’here u bômë nja shtatë [7] vetë, e formum nji [1] organizatë t’vogël, i e udh’heqke. Mbajshim taktime. Na jepshin kanihere do trakte me i shpërnda. 

MD: Qysh quhej organizata?

RRr: “Aktiv antifashist”, aktiv i vogël, shtat’ [7] antarë krejt, si celulë. Edhe qatu ja grahëm na deri n’nimi e nanqin e katërt e katërtën [1944] kur u formu telivizioni Skenderbeg eses [SS] ose Skenderbeg. Me seli u kônë në Prizren, po ka pasë edhe k’tu n’Pejë. Bile ni [1] kojshi i jani, djali i hoxhës, e patën thirrë, edhe ai u kônë hoxhë, e murrëm atô aty si hoxhë edhe ja dhanë gradën kapiten. A me konë kapiten i gjermonve heee-heeej! Edhe deshtën ata... Ju vyke ushtria se pak njerz janë lajmru vullnetarisht, po me bo mobilizim, kshtuqi na e murëm vesh që po dojnë me mobilize, qaj Halili po na thotë, “Bon vaki na e mobilizojnë, po ma mirë është ju me bo lutje n’xhandarmëri.”, xhandarmeria shqiptare, qetu ngat e kena pasë, “Me bo lutje m’u pranu n’xhandarmeri ma mirë se”, tha, “s’ka me pasë kurrë dyshim a diçka, edhe nuk të detyrojnë me shku kumeditë ku. Kshtu ma mirë me i ikë na qëtij mobilizimit.”. Daja i grus teme, Mejdini, e qiti lutjen, djali i mulla Dem Rrahmanit, qetu karrshi e kena pasë, u kanë hoxhë, vllau i qati që u bo kapitan i gjermanve at’here, edhe ai e qiti lutjen, edhe une e paraqita. Ata dytë [2] i pranun, si po duket edhe mu m’kanë pranu po u kônë ni [1] nënpuns i Shqipnisë aty, nifarë Tefiki, Tefiki u kônë nënpuns edhe te Beglert ku bâba jem u kônë subash. Ndër Istog është ni [1] katun Dragolevc, Dragolevci, Dubrava, Sllanopaqi janë kanë toka e qatyne Kadri Begollve. Bâba jem i ka menaxhu ato, ai i ka ditë se ata s’i kanë ditë as ku i kanë tokat, i kanë ditë katundet ama tokat s’i kanë ditë, kshtuqi ai i ka udh’heqë qato punë. Edhe ku u ndala une... 

MD: Te subasht ku u kônë bâba yt...

RRr: E tash qaj Tefiki ka punu ni kohë atje tana u ardhë n’Pejë se gruja ju pat plagosë e s’di çka vallai. E u shëru, ktu mbet. U ardhë n’spital, se u kônë ai n’spital me gjithë gru, u ardhë m’ka lypë mu, unë s’jom kônë aty, i ka thônë nânës, “Qeshtu, qeshtu le t’vjen Ragipi atje.”. Ai ka kujtu që une po bohna xhandar, po shkoj une xhandar (qeshet), edhe për qi… isha bo, kumeditë qysh râ puna qi nuk shkova. Kur po vi te shpija, po thotë nâna, “Qeshtu, qeshtu të ka lypë ky Tefiki n’xhandarmëri që po punon me shku me u lajmru.”, “Ani”, thashë, “Shkoj”. Une nuk shkova me u lajmru, po edhe ai e ka kuptu, prej qasaj që s’kom shku une e ka kuptu që s’po du, edhe mu s’më ka thirrë. Ata dytë [2], shokt e mi, daja i grus edhe qyky Enveri i Mullah Rrahmanit u veshën n’uniforma. Atë Mejdinin e çunë n’Shqipri, dajën e grus, e Enver Imamin e çunë n’Serbicë, n’Drenicë atje. Prej qatyhit tana, ai u kôn plagos atje, u lëndu n’realitet n’kamijon me gjermanë tu shku me dalë n’brigada partizane, po udhton me kamion t’gjermanve, ai kamioni i gjermanve bôn aksident edhe mesap gjermani vdes, ky sakatohet. Mô s’mundet me shku atje, kthehet n’Pejë. Ky Enveri që u kônë n’Serbicë xhandar te… Qyre tash, hmm… Shaban Polluzhaaa jo, Mehmet Gradica, Mehmet Gradica u kônë komondant i policisë xhandarmerisë n’Serbicë. Atje smuhet ky prej tifuzi, qyky, vjen ktu n’Pejë. Ish ç’rregullu krejt, mazi dul prej spitali. Ai i hullat, s’dike çka po bôn mô as… S’e thirri edhe kto, edhe ky pshtoi. Ai u kthy prej atje. Ky u kthy, na e bômë nji [1] leqe sa mos me shku në eses [SS], se janë vra do njerz, qeshtu u kôn formu qaj division, kanë pru prej Gjermanisë, e kanë bo si kusht disa njerzve shqiptarë, jo veç t’Pejes po sigurisht prej çdo vendi, “E keni një mundsi: po ju lshojmë na prej Llogori veç me hi m’u bo eses [SS].”. Prej atje erdhëm. I di katër [4] që janë ardhë prej atjehit, t’Pejës, i veshën uniformat, edhe kur u kry lufta as ky hoxha që ke kapitan as ata tjert asnjo [1] nuk u rikthy. Psee? E kishin likfidu këta mos t’ish kônë hoxhë, po e kanë ditë ata. Hoxha, çka bôn hoxha n’ushtri? Nëse vrahet dikush me ja bo qat ceremoni t’vorrimit edhe kurgjô. Veç qi e kanë marrë n’intervistë, kumeditë, s’kom bisedu me to kurrë, për ato as nuk kish qef me ja përmend mô atë punë. Na disa… Kjo ka ndodhë kur jena organizu katërt e tetën [48]. Halâ italiant janë kônë. Shkun’ italiant, erdhën gjermant, na halâ qashtu. Qyky Halit Xhuka në vend që me na tregu neve që po do’ me shku n’Shqipri si partizan ose me thônë dhe na me shku me to ose mos me shku a, diçka me na thônë… Ai u kônë udh’heqs i grupit. Ai prej ktuhit shkon n’Shqipni, atje inkuadrohet n’brigadën e tretë [3] shqiptare, tani qajo brigadë ka ardhë ktu n’Pejë, edhe n’Mitrovicë, e deri n’Vishegrad u shku. Kshtuqi s’di pse u bâ ajo ashtu! A s’paska pasë aj farë besimi te na a? Çka u bo kshtu? Jena çuditë na pse u sillë ai ashtu me neve. Edhe na ma vonë u inkuadrum, shkum nëpër brigada prej ktuhit atu. E përmendët ketë rastin e Tivarit, qata që i kanë çu për Tivarë ata janë kanë disa grupe, jo veç qata që kanë mrri atje e që janë vra, po qyky shoqi jem që e përmenda, une e përmenda… Me çfarë rasti e përmenda...? Po i ka ditë ai sendet. U kônë n’kohë t’luftës sekretar i policisë bashkijake, edhe ai u kônë n’brigadë plotsuse. I kanë thanë brigada plotsuse, janë kônë pa armë. Do qi janë kônë me armë i kanë çu n’Vojvodinë, k’ta pa armë i kanë çu për Tivarë e deri n’Slloveni atje, Bistricka Ilire. Bistrica Ilire që i kanë thanë, domethnë ilirët që ku shkun’, ku i kanë ferkemt atje n’Slloveni, krejt prej Shqipnisë deri atje Ilirija u kônë. Po qasi fati kanë pasë shqiptart! Dikur jena kônë ilirë, ata, krejt bota e di që jemi ilir, edhe kush janë kônë ilirt. Ata shkun, për rastin e Tivarit, ata janë nisë prej qëtuhit, prej Kosove, prej Pejës, prej vendeve tjera tu u tubu edhe janë shku kâmë krejt deri atje, veç aty-ktu me kalu ndoni lum që kanë pasë me ndoni barkë, a nëse ka pasë farë ure, montazha, a diçka, edhe ju ka ndodhë atje qashtu. Tash ky shoqi jem me këtë brigadën e vet ku u kônë, ai dy [2] ditë ma vonë, edhe ai u kônë n’rrugtim, po atje kanë mri dy [2] ditë mas asaj masakre, dy [2] ditë ma vonë. Edhe ky qysh e spjegojke atë punë, tha, “Gjeta une aty njerzt që kishin shpëtu, jon’ shpërnda, jon’ hi n’shpija edhe janë shpëtu. Po masi që ka kalu ajo jon’ shfaqë prapë aty, ni gru e atyhit, ajo ka tregu qysh u kônë ajo punë krejt”, malazeze, po ky tha, “Une e pashë nji [1] njeri aty edhe p’e ves qysh u kônë, çka u kônë kjo punë, ‘Vallai, zor me spjegu, s’e di, veç u kônë kijamet. Na t’parmatosun. Ata na kanë shkatrru, qashtu i kanë pushkatu njerzit.”, tha, “Thojke, ‘Si shkas erdhi, nifarë kroni i ujit, tu u shty aty kush po merr ujë a diçka. Tani ja kanë nisë m’u kacafytë…”. Po… jo more, ajo nuk u kônë. Ehh po ma bon, tha, “Une s’disha çka u bo! E çka u bo, u bo. Hajde, hipa nalt nifarë gazit t’duhanit që ish kônë, njâni po ma bon, ‘Kqyr anena ka deti, kqyr! Kqyr aty n’skej deti. A po sheh diçka?’, ‘Po shoh deti. Ujë po shoh.’, ‘Jo more, kqyr ma mire, nguli sytë ni [1] ven’ qaty, kqyr pak.’, ‘Jo, unë kurgjo s’po shoh!’, ‘Kqyr more, kqyr qatje. A p’e sheh flokt e njerit, a po i sheh?’, ata njerzit halâ n’ujë, n’deti, ‘Po po i shoh.’, e qeshtu tha u bo. Do knena, do andena, veç... E tash, disa po thojnë, me tahmin, a din, katërmijë [4000] e ma shumë se katër mijë [4.000]. Veç mu, për hesapë temin, ajo dhimtë ô me kônë edhe shtatmdhetë [17], edhe niqin e shtatdhetë [170], e jo nimi e shtatqin’ [1700] qysh po thotë Muhamet Pirraku, historian Muhamet Pirraku. Pse po i besoj atina? Se kta tjert kanë shkru me thash e thâme, ai po thotë nizet [20] vjet kom hulumtu nëpër arhiva ushtarake, civile, shtetnore, e gjithka i kom mbledhë shënimet, edhe po dalin qashtu, nimi e shtatqin [1700] e diçka e jo katërmijë [4000]. Po njerzit po thojnë katërmijë [4000], e ma zi po thojnë katërmijë [4.000] i kanë pushkatu n’Pejë, pse jo… Ata shkun’ andej, po kta shkun ka Shqipnia, Mali Zi, deri n’deti, n’deti i kanë ngarku n’anije, i kanë çu ka Zâra andena deri n’Slloveni, e çka po di une. E neve na kanë marrë prej Pejës qitu, n’kohë po shkojna edhe na n’Gjakovë, n’Gjakovë kena bo ni [1] natë, kena flejt n’teqe. S’di n’cilën teqe, veç n’teqe po. E t’nesërmen pê atyhit po çohum po shkojna për Prizren, po na çojnë n’Prizren, tash n’Gjakovë, edhe janë bashku nja katër-pesë [4-5] vetë, a s’di sa, veç katër-pesë [4-5] i di me emra. N’Prizren na kanë lônë apet me flejt ni [1] natë, se po ecim kâmë, po lodhem. N’gjimnaz kena flejt ni [1] natë, masandej jena ngjitë bjeshkve atje n’Sharr, n’Sharr, ni [1] katun Strecka po thirrke, aty kena flejtë. Ni [1] natë e bômë aty edhe prej atyhit teposhtë. U kônë dimër, bora deri ktu {nën gjoks}, prej atyhit po bimë atje poshtë, n’territor t’Maqedonisë. Atje ish ni [1] hekurudhë treni që po shkojke me bajtë mallra, asi vagona jo për udhëtarë, po kta vagona t’mbyllun për shtazë, e për mallra, e qisi. Na kanë futë nëpër vagona, prej atyhit, ka Fushë Kosova - Beograd, Beograd - Zagreb, Zagreb - Bjelloval. Do njerz i lanë n’Bjelloval, neve do tjerë na çunë Koprrimicë, Koprrimnicë ajo qi reklamojnë supën e kto sene, Koprrimnicë. Prej atyhit nuk e di ka janë shku ata tjert, mu m’dajtën prej shqiptarve. Une mâ shkova vetëm me do kroatë, e me do bosanë, e çka po di unë, që i gjetëm atje. Na çunë ni [1] katund ku ishte Llogori, Llogri me dymijë [2000] e kusur llogorarë. Katund diku katërmdhet’ [14] kilometra [km] gjatsi. Po ai katun nuk ish me shpija t’shpërndame, po mendoj t’bashkume, po dy [2] ânt e katundit kish shpija, jo ma fell’. Andej n’dy [2] ânt e katunit, katërmdhet’ [14] kilometra [km], sa ktu e Deçan, edhe larg shpija prej shpisë, e kshtu. Tash qaty shkum me i rujtë qata. E kena ndrru dikond. U kônë farë ushtrije përpara aty, veç neve na futën qaty n’do shpija private, edhe me rujtë Llogorin. Ish Llogori dymijë [2000] e kusur vetë, mashkuj, edhe nja dy-treqind [200-300] femra ishin. Po ato femrat e kishin t’damë Llogorin, n’baraka ishin ato, po t’ndame. Kshtuqi qaty jom kônë une s’di sa, nja dy [2] muj jom kônë tana prej atyhit na çunë Osjek. E qaty unë kom kujtu që qata njerz që janë në Llogarë që janë pasardhsit ose që jon’ kônë ustash ose domobran. Ustash jon’ kônë ata ma t’rrezikshëm, e domobran janë kânë si ushtarë, po qasi emni e kanë pasë, domobran, domethonë mbrojtsit e vendit, atdheut. Dom ose shpisë, e “dom” i thojnë shpisë, e “domovina” i thojnë shtetit, vendit t’vet. Edhe une krejt kohën po mendoj që qasi janë ata. Edhe ato femrat atje na vishim n’mbramje me armë n’Llogor atje, me i pâ a janë hi ata me flejt a çka po bôjnë. Edhe e dishin ata, ju përmbajshin orarit. S’ka, qasi vendi ishin. E kishin organizu ni [1] shfaqje edhe po na thirrin neve me pâ. Mashkujt, i kishin dy-tre [2-3] mashkuj, rrolin e femrav, ata tjert t’mashkujve. Himë atje, qeshtu ata. E na po himë me armë… Nejse, nuk ishin ata, s’ishin kônë ata çka kom mendu. Une ma vonë e kom marrë vesh. Qysh e kom marrë vesh? N’fejsbuk [facebook]! Ata nuk ishin kônë kroatë, po ishin kônë gjermanë. Follksdojqer i kanë thônë atynve, gjermanë që jon’ kônë tu jetu n’Kroaci, po kur u ardhë Gjermania aty ata janë kônë si bashkpuntorë tynve, edhe për qata ata i kanë futë n’Llogor nacistat. E kur rrishim te femnat atje, ty hi aty n’hymje, tu kalu andej, veç e dishin ato, orari ish me hi me flejt aty, me kônë n’gjumë, po nuk flen njeri… kur ka qef vet. At’here i nishim tu pëshpëritë do lutje. Do lutje i bojshin ato. Ani unë, vet… përveti s’kisha kurgjô kundër. Kur hishim n’koridor, se ka dy [2] vetë shkojshim, veç shtengtishin, ato fërkemt, qetsi u bojke krejt. Prej atyhit na çunë n’Osjek, atje u kânë shtabi i brigadës, Osjeki kryeqytet i Sllovenisë. E prej aty na kanë ladru gjithka, Baranja, beli Manastirja, andej që është Vukovarie, Borovae, me the e t’thashë, knenda ka ô i lindur qeky Stipe Mesiçi që u kônë kryetar i Kroacisë, prej Orahovice. Oraovica âshtë n’kufi me Bosnën. Nashica, Ohranovica… çka jom kônë andena unë nëpër ato fshatra, ditë e natë tu shku na mbas atyne qi jon’ kônë mbeturinat e ustazhve e demobranve, po s’kishim, pak kena pasë sukses, ma shumë na kanë vra ata neve se sa na ata, na kanë vra ushtart. Ish qaj treni, shkojke prej Osjeki atje n’Rahovicë. E përtej Rahovice atje ish përpjetë treni industrial, kadâle ecke, i çojshin ushqim për puntorë e sende. K’ta e ndalshin trenin, merrshin çka duhet edhe nën oficera, se oficera asnjô s’shkojke. Me shku oficer e vrajshin, nën oficerave edhe ja’u merrshin teshat, i lejshin n’kmishë e n’tlina, me maicë, e deri vonë nuk i kanë vra. Masi që e kanë vra atë udhëheqsin e tyre, i thojshin Dasoviq, e ka atë nofkën Dasoviq, edhe na kallxojshin qysh është ai, qysh dokët se e kanë pâ edhe n’tren, e s’kanë mujtë gjô me i bo me dokumenta. Edhe prej at’herit ja kanë nisë m’i sakatu edhe ushtart. Qashtu u vra edhe ni [1] pejon, shok i jemi, tu shku prej Nashice, ni [1] vend tjetër u kônë, m’u furnizu, u shku me kqyrë çka duhet tek duhët, rrugës kur u hi me ni [1] katund ata qëllojnë brenda aty tak, tak, tak… Kur po kallxojnë që u vra se pooo, oficera e nën oficera i shkoqshin. Qeshtu, deri qetu. E shumë kena kalu anena nëpër Sllavoni.

MD: Sa t’ka râ me qëndru?

RRr: Deri me katër [4] prill, nimi e nanqind e katërt e shtatën [1947]. Qat’here jam demorizu.

MD: Tani je kthy në Kosovë?

RRr: Jam kthy n’Kosovë me shokë. 

MD: A je kônë i martum? 

RRr: Joo. 

MD: Kur u martove?

RRr: N’katërt e shtatën [47] jam kthy tani, si nizet [20] vjeçar. E n’pest’ e nitën [51] jam martu, nizet e pesë [25] vjeçar.

MD: Qysh e ke gjetë grun? 

RRr: Me msit, por i kom njoftë unë. Qëtu n’mahallë e kena pasë, po u kônë qashtu at’here, kontakte e ksi s’ka pasë. 

MD: E msiti a ka qenë njeri i besushëm?

RRr: Msiti? Daja i grus (qesh). Qeshtu u kônë.

MD: Tregom pak për këtë lidhjen e juj, martesën e krijimin e familjes.

RRr: Paj vallai, s’po di çka me t’kallxu. I kena ngjoftë familjarisht, a po di, se vllau i sej... Për vllaun e sej t’kallxova që janë shpërngulë në Turqi, edhe kjo ish kônë. Çka i ka dalë atina mikut tem që u shpërngulë, gjithë atë siklet e ka pasë ktu për dokumenta, e m’the e t’thashë, kur u nisë për atje i kanë nxirrë telashe për ni [1] maqinë t’zdrukthtarisë, se ky u kônë zdrukthtar shumë i mirë për mobile, për ksi sende, nuk kanë dashtë m’i lônë me shti maqinën, “Ti je nënshtetas i Turkijes.”. E kanë gjetë që është nënshtetas i Turkijes. Uuu, po mos t’ish kônë ni [1] i Luveniçit, mos t’ish kônë qaj i Luveniçit po mos me mujtë me nxirrë maqinën hiç, po ai i ndihmon. I ndihmon. A ka dhônë pare aty, çka di une çka ka bo, po menxi… Lej ato, po mbas disa viteve e kanë gjetë ata aty n’evidencë, edhe e kanë lypë tash për ushtarë me shku. Katërdhet’ [40] vjeçar e kanë marrë ushtarë, katërdhet’ [40] vjeçar. Qysh more ushtar? Une e kom kry ushtrinë… Po vjen miku i tina ktu, tha, “Qeshtu, qeshtu e kanë marrë.” - tha. Unë e disha që e kanë marrë, ama ai po m’kallxon mu ma gjansisht. Tha, “E kanë marrë more atâ për ushtar. A bon me e marrë me ja ndreqë farë dokumenta me lshu tash?”, thashë, “Po more, qysh jo! Hajde.”. Unë isha at’here n’komunë, a din. Se për këtë periudhën tjetër nuk tregova, tash për socializëm. 

MD: Edhe për atâ ki me na tregu.

RRr: Se halâ për Luftën e Dytë [II] Botnore... Edhe po i thom asaj... Po, n’komunë e mora. Shkova n’Ministri të Mbrojtjes Popullore, n’Ministri t’Punve t’Jashtme, krejt i rregullum që e ka kry ushtrinë dy [2] vjet n’Jugosllavi. Bile, ai miku ke me mu kur shkum’ atje n’Ambasadë Tyrke. Ja nisi ni [1] gru aty: jo kshtu; jo kâ; jo s’mundem sot; jo, hajde nesër… “Çka more hajde nesër? Une jam n’punë. Unë për shtetasin e juj po ngaj, s’kom ngê une me ndejt nëpër Beograd.”, andej, këndej…, “Ani, hajt se kqyrim.”. Ai po ma bon, ai miku, “Kqyr çfarë tipa kta? Na himë, edhe s’vetke atje.”. Ai me mu u hi n’Ministri t’Mbrojes Popullore. Kqyre tash, tyrk e po hin me mu ai, shqiptar. Po nejse, tyrk. Edhe n’Ministri t’Punve t’Jashtme, hajde se mirë na presin. Kur shkum atje, niqin’ [100] kirifekte. “Çka âshtë more kjo? Kqyre, une jam ardhë për njerin e juj, unë shtek që vi mô jo. Sot me ndreqë këtë punë!”, “Ani, leje për masdreke.”. Çka di unë a lypke farë pâre a çka lypke ajo. “Kuukuu”, po thotë ajo, Jahjâja, vjet, parvjet… s’di kur vdiq, tha, “Kqyr more çfarë majmuna kta!”. Kuku nânë qysh na pritën ata, qeshtu kta tânt, kuku! Edhe e kryva atâ, erdha n’Pejë, po i thom axhës t’grus, mikut, thashë, “Kqyri dokumentat. I kom bo gati krejt. Tash nëse shkon dikush, mirë ish kônë m’i çu qeta dokumenta.”, tha, “Unë du me shku!”, “Ani, aq ma mire.”, se ky u kônë zdrukthtar veç edhe njeri shumë i meqëm, ndër tregtart ma t’mirë u kônë ktu, edhe tha, “Une du me shku.”. Ja dhash dokumentat. U shku te çika e vllaut, prej ati veni janë kônë n’Brus, po i regjistrum n’Izmir. Shkojnë n’Izmir, aty n’atë zyrën ushtarake që âshtë. “Aty”, tha, “ni [1] oficer ish kônë…”, ky s’e ka ditë turqishten, ky Hajrulla Mâla, âxha i grus mikut, pejonqe po, po veç Peja shumë dobt e ka folë, edhe e folë gjuhën turqe ma s’dobti, atje s’guxon me folë me çelë gojën, kshtu tha, “Po shkoj tash unë po ja paraqes dokumentat. Po i thom, ‘Qikjo osht’ gruja e tina’. Po i thom une asej qeshtu, qeshtu…’’. Ajo po folë, tha, “Po veç s’kem çka me bo, duhët me kry ushtrinë!”, “Kuuu çka po thotë?”, “Po duhet me kry ushtrinë!”. Po ja boj, “Fol more diçka! More… me lshu njerin more. Po për çka me kry dy herë ushtrinë?”, çele gur gojën, te ajo kurgjô hiç, “Ani atje”, tha, “shko.”. Po shkon dikush ushtar, familja po jet keq, gruja, fmija… Nuk ka ndihma hiç, kroshë krytë, nxirr sytë s’ka, për ndihma ata s’jepin. Ktu jepshin ndihma. N’kohë t’socializmit shkojke ushtar, po e mbajke familjen. Edhe kur dolën, po ja boj, “Qysh more vlla ti nuk fole more? Qysh s’i the more atina, na jena ardhë prej atje qitu! E burri jem nuk e ka ditë hiç, që âshtë ardhë qitu ka kujtu që u shly edhe nuk âshtë mâ shtetas i Turkijes.”, se kaq vjet ka rrnu atje, pest e teta [58], e n’katërdhetën [40] janë ardhë ktu. Sa p’i bjen kjo n’vjet? Po i bjen kjo pest e teta [58], katërdhetë [40], tetëmdhet’ [18] vjet, a sa... Edhe tha, po i thom, “Qysh si the ose lironi ato se s’ka kush me na mbajtë familjen ose na po kthehemi atje. Po kthehemi.”. Ai edhe nizet [20] muj e s’di sa atje, ushtrinë dy here, tha, ma bojshin kur shkova (qesh), tha, “Mirë kom kalu, aty kurgjô s’më shtishin me punu. M’çunë n’puntori, unë aty si shef, ata tânë punojshin. Ata ma bajshin babababa…”. Ky i vjetër more, i vjetër more! Qesi sende. Ai u kônë n’tridhet e dytën [32] i lém. 

Martesa… Ah, unë e thashë, daja i sâjna u kônë msit. E tash n’atë kohë s’di a e ka marrë dikush dikon pse u njoftu, pse ka shpallë farë dashurie, e m’the t’thashë, kurgjô hiç. Halâ u kônë me t’moqmen, deri viteve pesdheta-gjashdheta [50-60]. Kështu që e kemi ditë si familje, e kemi ditë prejardhjen e sej, edhe ka nâna u kônë qitu, ka bâba u kônë qendër t’qyteti qatje, pasunik i madh shumë, me sa shpija, sa dugojë, sa niqin’ [100] e kusur hektarë tokë, u kônë shumë i pasur. Edhe ai u shku para Luftës Dytë [II] Botnore. Agrâri kur u kônë ja’u ka marrë tokën e kto sende, shpi e dugojë i ka shitë, edhe u nisë për Turkije. Atje u ndalë edhe u bo shtetas, po fminë që i ka pasë, tre [3] djem t’rritun, e ky u kônë, vllau i ksej, i vogël, fmi, veç ata t’mdhejt, dy [2], i ka çu për Saud Arabi, atje me msu. Njo [1] i madhi u mbetë n’Izmir. Edhe kta janë mbetë n’Izmir, po para se me ardhë kta ktu ai ni [1] çikë që e ka pasë, u kônë e fejume, edhe e ka çu n’Siri, e fejume për ni [1] shqiptar n’Siri. E çka ka ndodhë kur u shku n’hotel, ku ka flejt, a e kanë kqyrë ata çka po bon ky, a kumeditë… Ka pasë dukat me veti, si po duket e kanë likfidu, edhe çika ka mbetë si gusa n’mjegull, s’po di gjô për bâbën ku âshtë, “Valla u dekë ai, e kanë vorrosë.”. Hupi njeri! Tôna u gjind nji [1] shqiptar aty, pasanik, qaty ku u kônë e fejume, tani s’di qysh u kônë kjo punë, ai koka kôn martu, edhe martohet ajo atje, kta kthehen. Kur jon’ kthy, kta janë kônë si fmi, qitu jon’ kônë te dajtë e vet, te gjyshi e gjyshja, edhe dajtë… Ehh kjo e vogël, n’tridhet’ e katërtën [34] e lemê, kur u ardhë ktu katër-pesë [4-5] vjeç. Nejse, deri viteve pesdheta [50] i ka bo shtatumdhet’ [17] vjet. Une e kom ngjoftë edhe ajo um ka ngjoftë mu, qanena jena pâ për çdo ditë. Edhe n’kohë t’luftës e kanë pasë kta ni [1] dyqan aty te shpija, punojshin dy [2] vllazën, e unë rrisha shpesh aty, po kjo u kônë fmi n’atë kohë. Ma vonë kur erdha prej ushtrisë kjo u rrit, edhe unë kadaldale, s’u ngutsha për m’u martu, as që kom lypë, po prind, tu ju thônë akrebâja, “Kur po e martoni?”. Tezja për shembull, “Kur p’e martoni?”, “E martojmë!”. Edhe hajde p’e lypim, p’e lypim. Kenë fjalt për fejesë mirëpo nuk ndodhi. Nuk ndodhi derisa vllau i sej edhe dâja… Dâja i lém nizet e nantën [29], dâja i vogël, edhe ky n’tridhet e dytën [32] po shkojnë n’të njetin vit me kry ushtrinë, po i çojnë ata n’Kroaci. Masi jon’ kthy prej atjehit, hanez u bo fejesa, e n’pest e nitën [51] jom martu. Ceremonia, nuk ka pasë shumë ceremoni n’atë kohë, nuk ka pasë as muzikë, qysh me thônë janë kônë do muzikanta pejonë, jon’ kônë disa, nja dy [2] me instrumenta, u kônë ni Seferi rom, magjup që i thojshin, ai u kônë violinist i mirë, qatâ e murrëm, me def e qesi sene. U kry puna. E çka me bo…? Nuk kish at’here. Edhe nejse, tash koha u kônë qashtu.

MD: Mas sa viteve e keni pasë fmin e parë?

RRr: Fmin e parë menihere vitin e ardhshëm. N’pest e dytën [52] qekjo u lé, tana n’pest e katërtën [54], pest e gjashtën [56], pest e nantën [59], gjashdhet’ e dytën [62], edhe gjashdhet’ e katërtën [64]. Qeshtu pesë-gjashtë [5-6] fëmijë. Pesë [5] çika e ni [1] djalë. Qeshtu u kônë. 

MD: A e keni dëgju ndojhere për vojvodët e Pejës?

 RRr: Po. Qysh jo, more!

MD: Kush ishin vojvodët?

RRr: Vojvodët e Pejës, kishës Patrikanes, aty jon’ kônë vojvodët, kshtu nuk ka pasë, vojvod ata janë kônë. Edhe jon kônë jo shumë nikohësisht, po ni nga ni ty e zavendsu njâni-tjetrin me pasardhs.

MD: Cili u kônë roli i tyne?

RRr: U mbetë si traditë, si zakon u mbetë rujtja e objekteve fetare, e sidomos ktyne krishtere se kto tjerat nuk ka pasë nevojë kush me i rujtë, veç kishat, sidomos ortodokse, ato kanë qenë ndonihere t’sulmune, kanë pasë nevojë për mbrojtje se kta shqiptart, t’Rugovës n’përgjithsi, edhe na tjert, parardhsit tânë kanë qenë t’krishterë. Edhe n’Shqipni qysh dihet atje ka katolikë, ortodoks, myslimanë. Katolikë jon’ mbetë, qysh e kom lexu, pak, dhetë [10] përqind [%], nizet [20] përqind [%] ortodoks, e shtadhetë [70] përqind [%] muslimanë. Mirëpo n’Kosovë ka katolikë, nuk e di me përqindje sa, edhe muslimanë, ortodoks shqiptarë asnjâ. Domethônë ortodoks veç serbë, malazezë, e dikur n’Koqare ka pasur edhe shqiptarë ortodoks, po ata me kohë janë asimilu, se nuk është e mundur n’Shqipri me pasë ortodoks, ktu jo. Bizanti u kônë si ktu, si atje, si n’shtetet tjera, Bizanti u kônë perandori e madhe, edhe tash si kryqytet, si pak do ndjenja që i kanë pasë për Patrikanën, si edhe për kishat tjera, po diskutohet edhe po thuhet që ka qenë e shqiptarve, jo ka qenë e serbve, e malazezve, e shqiptarve katolikë e ortodoks... E krishterve, po. E tash e kujna, e ktyne a e atyne, nuk po dihet. Qysh po e shoh unë, se unë s’merrna vesh n’ato, po qysh po e shoh unë hymja në kishën e Deçanit është prej veriut, hymja për kishë. Edhe ktu n’Patrikanën e Pejës dikur u kanë prej veriut po me kohë ata e kanë mbyllë atë derë e e kanë çelë njo [1] tjetër ka jugu. E tash une s’po muj me ditë që edhe kisha e katolikve ktu, edhe ajo osht ka veriu, hymja, tash pse s’po muj me ditë une, tash po thojnë, jo e shqiptarve, jo andej, kndej, ktu ortodoks ka pasë. E tash qëllimi - çka është vojvod? Është një titull për ni [1] numër t’madh t’njerzve, për shembull çetnikt kanë pasë vojvodë shesheli [Vojislav Seselj], e kompanija, ata thojnë, une jam vojvodë, m’ka emnu filan vojvoda mu. Tash qajo u mbetë si titull edhe te kta individë. Rugova jon’ kônë dikur krejt t’krishterë, kadaldale janë bo muslimanë. Edhe disa prej tynve, s’e di cila familje veç i fundit që u kônë vojvod ktu ka qenë ni [1] moshatar i jemi, nashta pak ma i ri, ni [1] vit a dy [2], Ramë Nikçi, Nikç e tash çfarë fisi janë ata Nikçt s’po di… a janë Lajç a çka janë! Ramë Nikçi u kônë vojvoda e fundit, nuk di a kanë emnu naj’ô tjetër. Vasila, ata edhe kanë banu aty n’kishë, kisha i ka konaqet, ata jon’ kônë aty me rujtë. Qashtu kom ndi që është edhe n’Deçan, edhe po shkrujnë, edhe po i qesin, po i postojnë do do fotografi ku po shihen shqiptarë, me veshje shqiptare, ma shumë se asi tjerë. Tash edhe atje vojvodë, ktu vojvodë, atje vojvodë… Interesant për kisha tjera nuk po thojnë, për shembull kisha e Graçanicës, edhe ajo është shumë e vjetër, edhe atje nuk po thojnë që ka vojvodë. Unë s’kom ndi, nuk di a ka...

MD: A vazhdojna pak atje te vitet e shtadheta [70]?

RRr: Tash po. Tash Lufta e Dytë [II] Botrore kaloi. 

MD: Edhe periudhën e socializmit e përmendëm pak... 

RRr: E përmendëm pak edhe angazhimin e shqiptarve n’Luftë t’Dytë [II] Botrore. Në luftën antifashiste kena thônë aty nja pesdhet’ mijë [50.000] vetë...

MD: Tash me na tregu për vitet e shtatdheta-tetdheta [70-80], demonstratat? [ndërprehet intervista për nevoja personale].

RRr: [E vazhdojmë intervistën] I kena pasë gjashtë [6] fmi, pesë [5] çika e ni [1] djalë. Çika e madhe msuse, e ka shkollën e lartë. E dyta [2] shkollën e mesme ekonomike, kontabiliste tash punon n’postë. E treta [3], edhe ajo shkollën e mesme, jashtë është ajo. E katërta [4] shkollën e mesme t’farmacisë. E djali gjimnazin, edhe u kônë student i xehtarisë, po i ka lshu studimet, nuk e la muzika, (qesh), nuk e la. Edhe çika e vogël, edhe ajo është n’Norvegji, mirë është ajo, i ka punt mirë atje, e martme, ka fmi. Qeshtu. Sa i përket fmive t’thashë edhe çka po punojnë. Gruja, gruja e ka pasë shkollën fillore, po ka msu kurs rrobaqepsisë edhe ka punu ka kepë fustana, funda, shorte, qesi sende. Ka ndihmu shumë. Edhe ma vonë ka mbaru nënkmisha prej vunicave me maqinë, kshtu qi u kônë gjithmonë e angazhume, përveç punve që i ka pasë n’shpi. E veshjet, n’atë kohë kur e kom marrë s’ka pasë fustana e ksi sende, ma vonë jon’ bo, domethonë qikjo është ajo sa i përket asaj. Une e kom kry shkollën e mesme ekonomike edhe shkollën e lartë eknomike. N’punë jam hi n’mujin qeshor t’katërt e shtatës [47]. Kur jom ardhë prej ushtrisë, dy-tre [23] muj prita edhe mô s’mujta me pritë, se kom punu n’kohë t’luftës si ndihmës i tregtarit me ni [1] dyqan. Krejt mu ma pat lônë dyqanin n’atë kohë ni [1] beg. Bëba jem ku u kônë subar, po unë e lshova punën për axhamillok, nuk mujsha. E dyqani n’mahallë, u dufke me shku nâtje me çelë, tetë [8] e deri n’nantë [9] mbramje. Kurrë nuk mujsha me shku n’kinema. Punë, shtunde, t’dille, e krejt, pa pushim. Edhe e lshova. Megjithse po thamë, axhami mô. Ata m’kanë kqyrë shumë. Fmi s’kanë pasë e si djalin e vet um kqyrshin. Po nejse, masi jom ardhë prej ushtrisë e kom kry shkollën e mesme ekonomike edhe shkollën e lartë. E punë, punë… U kônë sistemi qasi soji, se tash munden me folë gjithçka njerzit për sistem, po ai sistem ju ka bo t’mundshme njerzve m’u shkollu n’mnyrë t’rregullt ose me korrespodencë. Ka njerz që janë kônë n’punë e kanë kry me korrespodencë shkolla t’larta, fakultete, shkolla t’mesme, se at’here u kônë shkollimi deficitar, nuk ka pasë kuadra. Prandej, me shkollë fillore - nënpuns. More e pashë që nuk bon ashtu, nuk bon me kônë nënpuns me shkollë fillore, mandej fillova me shku n’shkollë n’gjimnaz. Klast e ulta nihere me i kry deri n’katër [4], tana u regjstrova n’gjimnaz. Ni [1] vjet râ rasti, shkova tana… shkova n’shkollë ekonomike. E kryva atâ me korrespodencë, po e njejta, qasi si ajo ekonomike, pak… kurfarë diference. Po mendoj land’t, kurgjâ ma tepër s’vyke me ditë sa qatje që kom ditë. Kshtu puna, puna e parë [1] punëtor, se u lajmrova disa here. Sindikata at’here i shtike njerzit n’punë, e i mbajke do evidenca. Shko - s’ka, shko - s’ka. Ndihms mjeku - s’ka. Hajt prit se bohët, prit se bohët… “A bon me ma dhônë ni [1] udhzim për sharrë me shku?”, ni [1] gru aty që punojke tha, “Nuk kanë lypë ata, qysh me ta dhônë?”, thashë, “Ti me ma dhônë udhzimin, e atje m’pranun - m’pranun, mirë, mos m’pranun - kthehna te shpija, kurgjô.”. Ma dha. Kur shkova atje, po lajmrohna, tha, “S’kena lypë kurgjô.”, thashë, “Valla s’di, ata ma kanë dhônë qeta. Une s’di a keni lypë, a s’keni lypë.”. Po ish koha, nxansit delshin n’pushim n’gjimnaz, e kto shkolla t’mesme, edhe ata pranojshin nxons aty për ni [1] muj, dy [2], t’pushimit. Kanë kujtu që edhe unë jam nxans, m’pranun. Aty ma caktun vendin e punës. Po punoj, po punoj… Ata që erdhën si nxansa aty, kur u bo koha, shtatori, ata shkun’, unë mbeta. Po ma bon ai shefi i sharrës, kroat u kônë, tha, “Çka po bon ti ktu?”, thashë, “Une po punoj.”, tha, “Qysh po punon? A do me shku n’shkollë ti?”, thashë, “Jo more, çfarë shkolle! Unë jam ardhë prej ushtrisë, çfarë shkolle!”. Se at’here n’gjimnaz e nëpër shkolla shkojshin njerzit nizet [20] vjeçarë e ma tepër, se kanë pasë pengesa gjatë luftës, katër [4] vjet, e për qata. Tha, “Ani mirë, mire.”. M’dojke ai, edhe unë e respektojsha. U kônë njeri i drejtë, i mirë. Vazhdova unë qaty. Dikur, si me zor, prej atyhit po më çojnë m’u bo shef i Shërbimit Personal. Shërbimi Personal, që mbajnë evidenca për t’punsum, e kto sende. Po ja boj unë ati, u kônë i katërt e nitës [41], i thashë, “Nuk muj unë me shku aty. Mirë jam qëtu une, se nuk di”, thashë, “unë me punu atje, kurrë s’kom punu n’zyre. Ani shef me kônë une! S’di une m’i komandu ata që dinë!”, tha, “Jo more, qyqy! Hajt more, hajt shko atje, ka kush punon aty.”, (qesh)”. Ata krejt ishin serbë, malazezë, aty n’punë, tre [3] nënpunsa, ni [1] nënpunse. Shkova. Çka me bo… Po nejse, prej aty tana erdh’ ni funksionar i asaj kohe, shumë rrespekt për to, une veç kom ndi për to, kurrë me to s’kom folë, as s’e ngjihsha mirë, veç e disha që është luftari i moçëm, katërt e nish [41], n’komunizëm, po vjen n’zyre, “Mirëdita”, “Mirëdita. Hajde, urdhnoni.”. Tha, “Kom diçka me folë”, “Hajde urdhno, ulu n’karrige’’, u ul. Thashë, “Urdhno?”, aty s’kishim as kafe, as kurgjô, ni [1] cigare ja qita, edhe ja nisi ai tha, “Qeshtu, qeshtu me ardhë ti n’komunë me punu.”, “Çka me punu n’komunë?”, tha, “Inspektor i punës.”, i thashë, “S’di une me punu…”. Une po i kallxoj qysh ô, ata njerzit u shtyjshin n’atë kohë qysh me nxônë ni [1] vend, e une e refuzojsha. “Po”, tha, “qysh more? Hajt more se aty s’ka shumë punë. A kemi fabrika t’mdhâ, a i kemi qeto shârra, edhe fabrika e tullave, tjetër gjô s’kemi.”, thashë, “Po une nuk di bre burrë me punu aty…”, “Msohesh. Te une ki me marrë…”. Ai ish sekretarjati për punë dhe marrdhënje pune, “Vallai, une qetu e kom shoqninë e punën. Jom msu, me qeta njerz punën e kam”, “Ti e sheh, s’ki qare pa ardhë!”. At’here qeshtu u kônë. Kur shkoi, s’di edhe sa ditë, po m’lajmron, tha, “Po t’thirrin atje.”. Shkova. Nejse, nime nuk ish aty problem shumë, a din, mbrojtja n’punë e kto sende nuk ishin problematike, mson njeri diçka. Aty punova ni [1] kohë, edhe qysh po sillet puna, tana erdh’ koha me shku une n’shkollë ekonomike. Shkova e kryva atô. Halâ pa kry mbeta ni [1] landë për vjeshtë. Tu i lexu kto landë tjera t’maturës mbet matematika, matematika financiare, qekaq ni [1] libër, e hollë, kurgjô, krejt pak, a din. Une e disha edhe i kisha msu ato formulat përmendsh krejt, po thashë, hajt se edhe pak msoj diçka, po e lô qetu ma s’mrâmi, t’i msoj qeto tjerat, t’i heki krejt, kur ato tap, tap, tap krejt po i jepi ato, kur po bi n’matematikë, dysh [2], po për vjeshtë. Dola ni [1] natë po shetiti n’korzo, kur po takohna me kryetarin e rrethit edhe nënkryetarin, ata ishin tu u shetitë, “Hajde khô”, um vetën, tha, “Kqyre, me ardhë aty se t’kena emnu për sekretar t’Sekretarjatit për Mardhânje Pune t’rrethit”, katër [4] komuna, pesë [5]: Peja, Deçani, Gjakova, Klina e Istogu, pesë [5]. Unë thashë, “Qysh me ardhë? S’kom qysh me ardhë se e kom ni [1] provim me dhônë, për asi... Kom ngelë ni [1] landë, matematikë financiare.”, tha, “Ani, ani… veç ta dish që ki me ardhë aty.”. E dhashë une ato, shkova punova aty derisa u shpërbâ rrethi. At’here pa marrë fund rrethi, kshilli i rrethit u formu, deri at’here u kônë sindikata, për tôna kto komuna sindikata e rrethit u kônë, s’ka pasë sindikata komunale. U formu Kshilli i Sindikatave Komunale, at’here mu po m’propozojnë për qatje me shku. Edhe shkova. Kryetari i parë [1] i sindikatave t’Pejës u bona une, se s’ka pasë deri at’here. Aty punova. Kur s’u bônë as dy [2] vjet, n’kombinat t’lekurës t’kpucve kishte do probleme, çka po di une… t’prodhimit e t’natyrave tjera. Kta t’krahinës kishin vendosë m’i ndrru udheqjen: drejtorin, zavendsdrejtorin, sekretarin. Edhe po vinë, po vinë ata n’Pejë, edhe na thirrën neve. Rizah Sakunxhiu, a ke ndi për Rizah Sakenxhiun? 

MD: Jo! 

RRr: Shumë nalt ka mrri. U kônë antar i kryesisë n’Jugosllavi si ekonomist i zoti, atâ për drejtor, edhe ni Dik Kravasiqin, edhe ai u kônë, ka mrri deri kryetar i kryesisë së Kosovës me kônë, edhe mu… Rizahun drejtor, Danillën qato, Vasiqin zavendsdrejtor, mu sekretar edhe sekretar i partisë. “Hajdeee…”, thashë, “Po kto dyja s’shkojnë bashkë!”. Shkum’ atje edhe aty dy [2] vjet punova apet sindikatë, se qaj që erdh’ mas meje ai nuk u kônë njeri i lapcit, hiç kurgjo [nuk dinte]. Vallai, kur u bo kryetar e u mbajke mbledhja vjetore, e sekretari i komunitetit Mehmet Shoshi, tha, “Ndihmoni atina. Ndihmojë.”. Jom shku, ja kom bo referatin krejt, po e ka sakatu, se me lexu s’dike. E hekën atâ, e apet une u ktheva aty. E prej atyhit une apet qashtu dy [2] vjet, [3] vjet, n’komunë nënkryetar. Edhe aty dy-tri [2-3] vjet, veç kur po vjen Hashim Mustafa, u kônë funksionar i krahinës, po vjen prej Prishtinës n’komunë, n’zyre, “Qeshtu, qeshtu, qeshtu plani është me shku ti prej ktuhit n’Ent t’Sigurimit Social se ato po dojnë me pension.”. U kônë ni [1] serb drejtor, po edhe ai nuk ka pasë shkollë, unë diçka kisha bile. Halâ, n’atë kohë e kisha marrë unë edhe t’mesmen, edhe ato t’naltën, e ai u kônë ksi rrobaqeps. Nejse, ai diçka ka msu, tana, a din, aty s’ka pasë çka ai me pru vendime, s’ka pasë, veç me nënshkru, me mbajtë rend, e disiplinë. Shkova aty, edhe aty kom punu tetë [8] vjet. Prej atyhit konkurova n’Zhito Promet. N’Zhito Promet përveç do tjerve që kishin kfalifikim edhe ma t’madh se une nuk i kanë pranu, m’kishin pranu mu, po vjen po m’thotë qashtu. Ai ish kônë taksiratë për mu që m’kanë pranu, ma mirë mos m’kishin pranu. Edhe une nuk shkova me kqyrë qysh ô puna hiç, po e ndërpreva ktu punën, e shkova i hina punës atje. Kur ma vonë po e marr vesh une që jom hi n’strufullug t’dreqit aty, hajna, me vagona grun, gjashdhet’ [60] vagona grun që ishin avullu. Landët nëpër gjykata, nëpër prokurori. Po i thrrasin, dreqi i marrt’… Kuku, qaty m’erdh’ shpirti. Une dorëheqje mas dorëheqje, tek dorëheqja e tretë [3] kur e dhashë menxi ma pranun. E apet u ktheva n’komunë. Çka me bo, s’mujta me qëndru me hajna. E u çuditsha qysh gjashdhet’ [60] vagona i kanë hangër shpendnia, zogjtë, çafkatsorrat, pllumat, zogjtë… Po ku i hajnë gjashdhet’ [60] vagona?! Erdh’ bâba i Mahmut Bakallit, u kônë drejtor i Zhitoprometit për Prizren edhe Xerrx, erdh’ e lypi me qira qat magaze tânën, tre [3] katshe, me lavatora automatik krejt. Xhamat ishin t’thym, ai s’kish ble grunin prej kombinatit bujqsor, s’kish ku me lônë grunin, tha, “A bon me lônë qetu me qira?”, thashë, “Bon more, pse jo.”, tha, “Qe ku e ki, shtine grunin.”. E ka shti grunin, as s’jom shku me kqyrë çka po bon, pse kaq vagona grun i ka shti, kur u dalë, as… Kurgjô s’po mungon, kurgjô s’po mungon, e ato ishin çelë, t’thym xhamat. Kqyre, domethonë kanë vjedhë ata, domethonë ata përpara. Qeshtu deri qaty.

MD: U ktheve prapë n’komunë? 

RRr: U ktheva n’komunë, e apet dojshin me m’çu n’Mrojtje Popullore, shef i Mbrojtjes Popullore. U kônë si shërbim, sekretariat, po une s’kisha qef aty, se e kisha vesvese çâshtjen e ushtrisë. Ato dokumenta janë shumë, shumë më të rëndsishme se çfarëdo dokumenti me humbë aty. Ani ndonjâ qi ish ma sekret, burgin e ki t’sigurt. At’here i thashë atij kryetarit, “Jo, jo, jo… Qaty aaa? Jo, faleminderit. Për qasi sene une boll jam pedât nëpër organizata, n’Ent t’Sigurimit, anej i kena pasë ato, atje s’kom pasë qare, po ktu jo. Nuk e pranoj.”, ai tha, “Çka po do?”, “Une po du punën që e kom bo ma s’pari n’komunë, qato po e du, inspector.”, thashë, “Tash i di senet, i di.”. Edhe hina, aty deri n’pension jom kônë. Rikferc, po çka me bo... 

MD: Shumë mirë! 

RRr: Tash prej viteve katërt e shtatë [47], pesdhetë [50] e anej, problem ka qenë gjuha shqipe, nuk ka qenë e pranume n’administratë, nuk ka qenë e aplikushme, gazeta s’ka pasë, Rilindja, gazeta e pare Rilindja. Edhe partia, Lidhja Komunsite, at’here Partia Komuniste e Kosovës e Jugosllavisë, e ka pasë qëndrimin se duhet, sidomos antart e partisë, shqiptarë, m’u parapagu n’Rilindje, me ble atâ rregullisht, po me bo me agitacion qi edhe tjert me ble, me ble njerzit me lexu. E kena bo atâ, e kena rritë, megjithse kjo punë kishte qenë e shkoklavitun. Une, për shembull jom kônë antarë i komunitetit edhe rrethit nihere, deri sa ka ekzistu, tana komuniteti i vendit, i partisë, edhe gjithmonë tu u bazu n’programin e Lidhjes Komuniste t’Jugosllavisë, n’kushtetutë, n’ligje, qato jom mundu une m’i zbatu, se ato janë kônë t’mira, e jon’ kônë n’favor t’kombeve e t’kombsive. At’here ma vonë e kom marrë vesh që na me ni [1] anë po agjitojmë m’u parapagu njerzit me ble Rilindjen, n’anën tjetër kta t’sigurimit shtetnor po shkojnë po i vesin shitsit, “Shkruj emrat kush p’e blenë atâ.”, me demek, shkruj emrat se t’dyshimt kta që po blejnë Rilindjen, qesi tipa paska pasë. Edhe shkoi ajo. Ajo eci, eci, eci, eci… pa dallim, pse ata kanë lypë, s’kanë mujtë me i ndalë, s’kanë mujtë. Ata publikisht s’kanë guxu me bo gjô, veç msheft që i kanë bo, ato gjâna i kanë bo shqiptart vet. Administrata, mbishkrimet, ma s’pari s’ke pasë mbishkrim more shqip, veç serbisht. Serbisht lulë, serbo-kroat, e diku me latinicë, diku çirilicë, diku... qesi sende. Le mô aktet normative, statute, aktet tjera, vendime… kto sende kërkun hiç shqip. Edhe ajo u kônë si ni [1] udhëzim që duhet me u bo. Une si kryetar i Komisionit për Marrëdhânje Nacionale, jo, Kuadrave, kryetari i Komisionit për Kuadra, se edhe kuadrat jon’ kônë problem në shumicën e institucioneve, në zyre jon’ kônë serbë, malazezë, shqiptarë pak. Veç ni [1] shërbim u kônë ku ka pasë ma shumë shqiptarë, po aty s’jon kônë krejt dhet’ [10] vetë. Tregu, drejtoria e tregjeve ‘Piaces’, aty u kônë territor shqiptar, sekretari shqiptar, disa tjerë inkasânta, çka di unë… kurgjô. At’here ni [1] plan me ndrru strukturën me kohë, me ndrru strukturën s’bon, diku serbë e malazezë shumë, e diku shqiptarë. A shqiptart veç qaty ishin. T’i kena hi rend me mbishkrime, me statute që i bishim, me akte tjera, me ëëë… kuadër. Tash s’mujshim m’i qitë njerzit që janë n’punë, sa here që u tregojke nevoja për ndonjë nënpuns ose disa nënpunsa, duhet me përmirsu strukturën. Na shqiptarë jemi ktu tedhetë [80] përqind [%], n’atë kohë qashtu u duft struktura me kônë, struktura nacionale, simbas strukturës së popullsisë. Edhe kadaldale, kadaldale… ja kena arritë, ja kena arritë. Shumë, shumë me vështirsi, po ja kena arritë. Une e di vet, aty ku jom kônë n’atë kohë, drejtor i Entit t’Sigurimit Social, qaty n’Pejë ku ish qendra, nuk mujshim me zbatu atâ. Une s’mujsha me zbatu. Qysh? Pse? Se halâ kanë qenë shumica serbë e malazezë, e rezistojshin. Çka m’u ka dashtë… qysh me i rujtë ata, qysh me kalu kjo punë… I kom thirrë t’filjales t’Gjakovës, edhe nënpunsa t’Deçanit, Klinës, Istogut, n’mledhje. “Çka i ke thirrë kta n’mbledhje?”, “Kta janë antarë t’kolektivit. Na jem’ Ent i Sigurimit Social, krejt antarë t’kolektivit janë. N’rend t’ditës i kemi qeto.”, tak, tak, tak, “Kush ô për?”, “Po, po, po.”, {rreh shuplakë}, u kry puna. E qeshtu. A din, tash njerzit e keqkuptojnë, thojnë, jo kshtu, jo ashtu. Programi ka qenë i mirë, kushtetuta e mirë, e që njerzit e kanë bastardu, e kanë shtremnu, vendimet kanë pru kontra tyne, aty është tjetër muhabet. S’kem pasë çka me bo, veç e kena arritë, kena arritë, shumë kena arritë. Sigurisht se edhe n’vendet tjera qashtu u kônë. Une po flas vetëm për Pejën, masi e di Pejën, edhe jom kônë qaty Kryetar i Komisjonit t’Kuadrave. Edhe u ndrru struktura, me drejtora, me shefa… sidomos drejtora e shefa. Hajde tash s’po mundesh krejt, se s’mundesh ti m’i ndrru krejt, tash çka janë nënpuns m’ju thônë, “Çu dilni ju se duhet me ardhë shqiptart.”, ose me ju thônë shqiptarve, “Dilni ju se po vinë serbt e malazezt.”. Jo, vjen koha qashtu kadaldale, gradualisht, gradualisht… Ma s’pari n’Ent t’Sigurimit Social, u kry ajo punë, njô [1] ka njô [1], njô [1] ka njô [1]… u kry.

MD: Gjysh, a po na folë pak për periudhën mas viteve nimijë e nanqind e gjashdhet’ e tetë [1968]? 

RRr: N’gjashdhet’ e tetën [68] u bon’ demonstratat studentore n’Prishtinë. Po ato demonstrata nuk kanë qenë veç n’Prishtinë, ato demonstarata kanë qenë n’krejt Jugosllavinë, jashtë Jugosllavisë, nëpër shtete evropiane, qaq edhe nëpër shtete jashtë Evropës. Domethonë ka qenë ni [1] kërkesë e studentve mbarë Evropës, kshtuqi edhe student’ tânë qaty jon’ inkuadru, ata kanë meritë, kanë meritë për atô se mbas asej demonstrate sigurisht që ka ndryshu gjendja. Po mendoj, ka pasë përmirësime lidhur… jo vetëm me çështjet e studentve, po edhe n’përgjithsi n’shoqëri, ka pasë ndikim ajo n’popull. Edhe pushteti u kônë i detyrum me ndrru pak, me ndrru pak qëndrimin. Mandej prej gjashdhet’ e tetë [68] deri n’tetdheta [80], aty krejt dymdhet’ [12] vjet jon’ shku punt qysh jon’ shku. At’here u kônë e formume kryesia e Jugosllavisë, edhe interesant është që n’qato demonstrata edhe kërkesat gjithëpopullore kanë pasë efekt, se nimi e nanqind e shtadhet’ e katër [1974] u shkru Kushtetuta e Kosovës, e cila nivelin e krahinës e ka ngritë ma nalt. Deri at’here krahina s’ka qenë element konstituiv i Jugosllavisë, e kjo prej at’here, Kosova, si krahinë, veç që s’e ka pasë emrin Republikë. S’e ka pasë statusin e Republikës, megjithse ka qenë, ka qenë e premtume që do t’bohët, po nuk premtoi koha, koha nuk lejoi. N’shtadhet’ e katërta [74] deri n’tetdhetën [80], ken’ gjashtë [6] vjet, edhe ai që ka pasë ndërmend me bo ktô që ju ka premtu katërshit [4] shqiptarë që jon’ kônë atje me kërku nuk arriti, kohë e shkurtë. Domethonë fjala është për Titon [Josip Broz}. Ai vdiq n’nimi e nanqin’ e tedhetën [1980], s’po di tamon cila datë është… me katër [4] a… me katër [4] maj diq, kshtuqi qajo kushtetutë mbeti. Mirëpo ajo kushtetutë ka pasë rëndësi t’madhe. Sa propozime i ka dhônë Serbia e që nuk kanë kalu tu i falenderu qasaj kushtetutës, dhe jo vetëm t’shqiptarve, po edhe maqedont, non-stop antart e kryesisë tyne kanë votu kundër propozimeve t’Serbisë. Edhe Bosna dikur, ai serb i Bosnjes, atje anëtar i kryesisë, edhe ky i Maqedonisë, Tuperkovski, e ktina t’Bosnes ja kom harru emrin, unë mendojsha që qaj i Bosnes ô nifarë gjokeri aty kur bohet n’pytje… vjen edhe njô [1], ai shkon, nuk lshkoi pê, nuk lshoi pê. Kshtuqi nuk kalun ato sende, nuk kalun. Gjithmonë ata, kuptohet Kroacia, Sllovenia, Kosova, Maqedonia, Bosna, koçitshin, nuk bojke. E mas vdekjes Titos [Josip Broz] bajagi u bânë çrregullime, u bânë çrregullime t’mdhâ. Lind’n apetita t’ndryshëm. Edhe sa u kônë gjallë, u kônë tentimi i parë [1] në Kraci, s’di qysh i thojshin, Pranvera, Pranvera, Pranvera… me... (kujtohet) me ato Dabqeviq [Kuçar Dabcevic], ajo u kônë sekretare e komitetit, u ndrru ajo. E ndrrun edhe udhëheqsin e partisë t’Serbisë, s’po më kujtohet emri, apapaa… Marko Nekeziqin, sekretar që u kônë, politik, edhe La Tinka Peroviq sekretare organizative. I ndrrun edhe atje. Ktu Marko Nekeziq me kta. Po tash tetdheta [80], tedhet’ e nita [81], demonstratat n’Prishtinë, demonstrata masive, shumë ma masive se ato n’gjashdhet’ e tetën, [68] qato demonstrata e kanë… e kanë dërrmu deri diku këtë sistemin, e kanë dërrmu, e kanë futë frikë, jo vetëm atje, për shkâun… Se çka kena pasë me i bo na Serbisë e republikave tjera?! Kurgjo! Po n’Kosovë serbë, malazezë… kanë pasë frikë t’madhe ata tu u zhvillu qato demonstrata, tu e pâ çka po bohët, janë kônë t’bindun që duhet me lshu Kosovën, m’u largu prej Kosove. Mu m’ka thônë qaj që kom punu me to, Zena Millosheviqi, ai kumeditë ka bisedu me shokë t’vet, me… çka po di unë, me serbë, me malazezë, ata i kanë diskutu kto punë diku, e po ma bon ni [1] ditë, “Kqyre, valla qikjo nuk ô mirë shumë. Shumë âsht keq tu u bo.”, tha, “Deri qetash u kônë qetsi, u kônë mirë, jena shku mirë, e qetash po tutëm mos po ndodhë diçka shumë e keqe. A bon vaki që na serbt e malazezt detyrohëm me lshu Kosovën.”. Po ai s’e di çka tha (qesh)… ai i ka thônë, tash a u kônë, a s’u kônë, ai nuk u dale. Tash po e shohim që nuk dul qysh tha ai. Tha, “Ju shqiptart duhet me ditë që keni nevojë për neve, edhe keni keni dobi prej neve.”, “Pse?”, “Pse? Qysh po flitet?”. A din, si te na që po thojnë, “Na”, tha, “po ju thojmë serbve simitxhi, ata po na thojnë neve cërrni [ser.]”. Ktyne malazezve edhe do nofka tjera… Qashtu tha, “Kom ndi që po folet te shqiptart, qytetart po ju thojnë katundarve opânga, e ata po ju thojnë juve zorragji.”, tha, “Qaty nifarë ndâmje po bohët edhe te na edhe te ju. Edhe kjo nuk ô mirë, nuk ô mirë. Na me kônë ktu jemi si nifarë katalizatori ndërmjet mos m’i lôn m’u kacafytë mesveti.”. Tash qe, u bo çka u bo, ata shkun edhe na s’po kacafytëm mesveti, e ata shkun’.

MD: Gjysh, a mundesh me na tregu për k’to vitet para luftës edhe n’luftë n’Kosovë? 

RRr: Vjet e fundit, nandhet e tetë [98], sidomos viti nandhet e nanë [99] u kônë shumë i vshirë për popullin e Kosovës, ajo dihet. Shumë, shumë u folë për kto, shumë u shkru, edhe i mbaj mend ato ngjarje, atë dhunë që u bo ktu, prej t’cillës jemi detyru me i lshu shpijat, veç me pshtu kryt, veç me mbetë gjallë. E për shpija e pasuni nuk kemi pasë shumë brenga, se ma s’pari njeriut i vjen n’mend qysh me pshtu kryt, shpirtin, jetën, masandej kto tjerat. Edhe dihet, ni [1] pjesë e popullit u detyru me lshu vendin. Unë me kta t’mitë jom kônë n’Ulqin, edhe ka pasë shumë tjerë. Shqipnia ka pranu mbi gjysë milioni njerz, Maqedonia po, shtetet tjera, phi… nuk u ditë fati ku edhe kur do të kthehen. Po për fat ndodhi çka ndodhi edhe na u kthym shumë shpejtë. Lufta, lufta, lufta… Për çka u bo lufta çlirimtarte? Masi veç ka ndodhë në Slloveni, n’Kroaci, n’Bosne, masnej s’ka nglë kush tjetër veç Kosova. Edhe Kosova u detyru me hy n’luftë, me i rrokë armët, edhe m’u mbrojtë. Qata njerz që kanë luftu kanë merita t’mdhaja, edhe janë për shumë rrespekt. Askond s’mundet me ndi, une bile nuk kom ndi dikon që folë ni [1] fjalë t’keqe për qata njerz, po u bo pak nî, nî… nî e keqe që u prit shumë kohë, edhe mas pesmdhet’ [15] vjetve po regjistrohen do njerz si pjesëmarrs të luftës që hiç nuk jon kônë, asni moment kurkund s’kanë marrë pjesë, edhe tash po shihet ni [1] numër i madh, enorm, kshtuqi po i lenë diqysh, po i bjen nî hije e keqe atyne që me të vërtetë kanë luftu, edhe janë për shumë rrespekt. Sidomos, jo vetëm ata që janë vra, ata dihet, dëshmorë, po edhe kta që kanë mbetë gjallë, kanë pasë fatin me mbetë gjallë, mirë që kanë mbetë gjallë, nuk domethonë që duhet krejt m’u vra, as kurrë nuk jon’ vra. Mirëpo dymdhet’ mijë [12.000], që e bânë regjistrin, prej UÇK-s, u transferu UÇK-ja me Trupa t’Mbrojtjes së Kosovës [TMK], at’here me pa hi n’qato vite, nadhet e nanë [99], dymijë [2.000], qat’here u dashtë me hi me kqyrë a ka edhe ndonjâ që duhet me radhitë ktu. Edhe i kom thônë ni [1] gjeneralit, e kom pasë rastin me ni vend me pytë, e kom pytë. viti dymijë [2000], dymijë e ni [2001], i thashë, “A e keni bo regjistrimin e ktyne që jon’ kônë?”, tha, “Jo”, thashë, “Unë po thom kshtu prej eksperiencës, sa ma gjatë që kalon koha âsht ma keq, se tash përzihen njerzit tulifare. Edhe ata që hiç kërkun s’kanë marrë erë n’luftë, edhe ata me anë të deklaratave, me manipulime t’ndryshme, e fitojnë statusin e veteranit/luftarit. Edhe ata ma mirë ta tregojnë luftën se ata që jon’ kônë n’luftë! Unë atô vet e di se e kom pasë rastin me Luftën e Dytë [II] Botnore, n’gjashdhet’ e gjashtën [66] u kônë afati i fundit me i paraqitë lutjet për pjesëmarrje n’luftë, edhe u bastardu puna. E kom pâ, n’Ent jom kônë kur i kanë paraqitë.”, qaty u punojke, katërt e gjashta [46], gjasht’ e gjashta [66], gati nizet [20] vjet që qashtu. Edhe ktu u bo qashtu, qata po m’vjen keq shumë, shumë po më vjen keq që po barazohen sot njerzit që kanë marrë pjesë n’luftë, njerzit që kanë vujtë, jon’ plagosë, jon’ bo invalida, ata sot m’u bo veteran si unë, si tjetri, e tjetri... ajo është mëkat. 

MD: Gjysh, kalum nëpër peridha të ndryshme për dy [2] orë e disa minuta. A mundesh me na përmbledhë. sa ka ndryshu mënyra e jetesës prej at’here kur e mbani mend ju e deri më sot?

RRr: Ka ndryshu shumë. Ndryshimi është shumë i madh n’krahasim me ato para dhe mbas Luftës Dytë [II] Botërore. Ka ndryshu shumë. Qyteti n’atë kohë nuk ka qenë i elektrizum, ujësjellsi ka qenë vetëm dy-tri [2-3] rrugë, kena pasë shpijat bunâra, qe ktu e kena halâ, e kena mlu, veç kojshit vishin merrshin ujë, ose ni [1] kru qatje poshtë, larg shkojshim me marrë me knâta ujë. Njô [1] u kônë n’park qaty shkojshin me lâ tesha, jazi u kônë, “Jaz Kapeshtica”, thoshin, “po e pî ujin, po lâjnë enë aty n’jaz.”. Kanalizim, mos me folë për kanalizim hiç. Kanalizimi, jazi, ky ni jaz ma poshtë qaty te kullat, edhe ni jaz u kônë andena, përte Bistricës u kônë kanalizimi. Gropa septike, gropa septike e vecesë, edhe me gjujtë atô s’ke pasë ku, veç natën, mas orës dymdhetë [12], me kapë me qitë n’jaz me kofa ato fakâle, ato quada. U bo ni [1] punë e mirë. U ndërtu kanali n’tridhet e gjashtën [36], prej kishës atje e deri n’Baran, atje ni [1] katund, n’gjatsi nizet e shtatë [27] kilometra, qaq kanal i kfalitetit t’mirë sa halâ sot qëndron. Po marojnë sot kanale, s’shkon pesë [5] vjet u shkatrru. Qe shtadhet’ [70] e kusur vjet ai kanal është, veç çka e prishin njerzt për me nxjerrë ujë, do shpija, përfundi, se kfalitet i madh. Edhe treni u ardhë n’qat kohë. Edhe ai u kônë ni [1] përparim. S’ka pasë rrugë për Prishtinë, at’here u çelë rruga për Prishtinë, shkojshim ka Mitrovica ose ka Prizreni. Eh viteve shtadheta [70] qaty u çelë rruga për Prishtinë, ma shkurt. Kanë mujtë me udhtu n’kômë ose me kerre, do rrugë po, veç me udhtu dy [2] ditë a, ni [1] ditë a... me udhtu deri atje. Qeto sende. Teatër, nuk ka pasë teatër. Mjete t’komunimikimit, mjete teknike, krejt n’mnyrë primitive. At’here u kônë qatje, n’kry t’korzës, ni dyqan, e ka pasë njôni, Idriz Danqa, ai shitke radio, aparata... At’here s’ka pasë televizora, po flas para Luftës së Dytë [II] Botnore. Tana deri vonë, mas Luftës Dytë [II] Botnore deri n’pest e tetën [58]. Ai e ka pas instalu ni autoparllant qaty n’shtyllë, i lshojke lajmet atje njerzit për me ndi. Ajo lufta me Siri u bojke tash po i thojnë Etiopi, Ampisenia... Italia e kish sulmu Ampiseninë. Ndëgjojshim qaty lajme... njerëzit. Tôna ma vonë k’to lajmet: Gjermania sulmon, Italia sulmon... Tash n’Evropë veç me radio, telefoni... s’e di sa ka pasë, ka pasë ama ajo u kônë ni [1] lidhje shumë, shumë e vogël, nuk ka pasë shpërndarje si tash telefonat nëpër shpija. Telefona, me thônë, prej shqiptarve s’di... dhet’ [10] vetë... Qy telefona, radio, aparata a kanë pasë dhet’ [10] vetë a jo. E di te tezja jeme kanë pasë, te Qehajt, edhe ata kanë pasë, jon’ kônë do tjerë mos m’i përmend... Belegë e Haxhi, tjerë e tjerë. E po, nejse. U kônë nifarë edhe për lajme edhe për muzikë, ma tepër njerzit dëgjojshin. E n’pest e tetën [58] televizioni. Dul televizioni, hajde tash me bo televizora. E blejtëm ni [1] televizor. Nuk u shihke mirë n’atë kohë, me kto antena t’asej kohës, kish asi... miza i thoshin, mezi u shihshin, veç mirë. Vallaj po, e blejtëm atâ, “Hajt se fmija po kanë qef.”, besa edhe na t’mdhajt (qesh). Qaty delshin, edhe kojshia vishin, do fmi, me kqyrë, u palosshin. Na u ngushtojshim për me flejt, a din, se nuk rrishim at’here... M’ka msu ky djali, m’ka msu deri n’dy [2] sahâti se une bisha n’dhetë-nimdhetë [22:00-23:00], veç tash me ketë llaptop po rri shumë, edhe kur s’ô ai ktu prapë po rri. Kshtu, edhe teknika tjetër kanë pasë. Kanë pasë gazep, jon’ kônë shumë... shumë t’angazhume e t’rondune gratë e asaj kohe me punë t’shpisë, me gjithçka. Gjithçka pa mjete t’mira, me saqa, me kusia me lâ tesha, me lâ pelena, me lâ... çka po di une. Deri sa nuk e blem’ ni maqinë për rroba. Atje e kena pasë shpinë e vogël na, qato që e kena pas ble prej mikut, edhe vjen ni [1] ditë gruja e qati begut ku kom punu une n’dyqan tina, ajo vike, kish qef, nâna jem e thirrke, edhe u kônë ni [1] çikë e tyvne e pamartume, edhe atâ e thirrke me bujtë, kishin qef me ardhë. Ajo atë ditë kish nejt ktu, une s’kom qëllu, jom kônë dika jashtë Pejës. Kanihere shkojsha n’Prishtinë. Jom kônë edhe deputet i Kuvendit Krahinor viteve gjashdheta [60]. Vjen ajo aty edhe i thotë nânës tem, i sheh gjithë kta fmi, gruja po punon punë t’shpisë, jo me kepë, jo andej, knej... i thotë nânës tem, Rukmane e ka pasë emrin, “Kqyre, po ta lô ni [1] amanet: Ragipit thuj t’ka bo selâm, edhe tu ka lutë me ja ble grus ni maqinë për me lâ rroba se koka shumë e ngarkume.”. Njô. E dyta, këtë grun’ teme e kanë thirrë me t’hollu bakllava, at’here bakllava, jo tash që po i bojnë petë e gatshme, tridhet’ [30] kokra vo, shtadhetë [70] petë t’bakllavës, gjithë ditën me punu. Thirrë ktô, “Hajde se s’po dinë ato me punu.”. S’ka ditë se s’e ka nisë kurrë! Kjo shko ni [1] vend, shko ni [1] vend... pa pare kuptohet, kurgjô hiç. Edhe për ata kish ní ajo, kish thônë, “Kqyr çka po t’thom, mos e le mô nusen kërkun me shku. M’u bo hizmeqare e atyne a? Jo more, le ta bon vet!”. Qeto dy [2] sene. Edhe... Po valla. Kur erdha, po m’thotë nâna, “Qeshtu, qeshtu...”, “Ani, po e blejmë.”. E blemë at’here. Qeshtu. Kadaldale frigorifer... S’ka pasë frigorifera. Na verës, nxet’ i madh, qysh me mbajtë ato sene, s’kishe qysh, u duhke me i lidhë, e me i zbritë me konop deri te uji n’bunarë e aty ftoft, uji i ftoft u kônë, e mbajke... edhe e mbajke si n’frigrifer. Se bostânin e lshojshim n’ujë, atje poshtë u bojke ftoft, veç qashtu e nxirrshim me pre, qeshtu. Qeshtu kadaldale, kadaldale... i bom’ kto sende. Veç po thom, po foli për shpinë tânë. E qeshtu u bâ edhe te shpija tjera, kush i ka pasë kushtet, se edhe n’atë kohë tânë s’i kanë pasë kushtet. Dikush ka mujtë me ble televizor, dikush s’ka mujtë, dikush ka mujtë me ble maqinë, dikush s’ka mujtë... Po une për fat e kom pasë rrogën e mirë, edhe ia kom dalë diqysh. Edhe gruja, thashë që ka punu, ka punu. Une s’kisha mujtë me mrri krejt, edhepse e kom pasë rrogën e mirë, se ai kallaballak. Nifarë vâkti jena kônë dhetë [10] antarë, dhetë [10] antarë me ni [1] rrogë. Sado e mirë, zor me i majtë. Për tjerat s’po di. Frizin, po frizi ma vonë erdh’. Ja kena nisë me frigorifera, se frigoriferat ma t’vogël se kto, veç e ka pasë edhe ajo ni [1] pjesë me ngri, jon’ kônë do safa m’u bo akull, e s’di çka, tash i përdorin ato. Edhe qeshtu u kônë. Tash erdh’ koha, ndryshoi krejt. Blejshim nifarë vâkti magnetofona. Magnetofonat i bishin kta prej Gjermanisë, nimi [1.000] marka ni [1] magnetofon. Tash ai magnetofon as niqin’ [100] euro s’ti bon, as s’pi përdorë mô, se dulën tranzistorat, ata t’vogjël, që i merrshin me veti n’natyrë, me bateria, me dëgju naj lajm a muzikë. Edhe dulën kta telefonat. Me kta tash ka dush. Interneti dul, dijen e krejt botës e ki qaty. Krejt historia e njerzimit qaty âsht, veç me ditë me lypë edhe po del. Kshtuqi ka ndryshu shumë, shumë ka ndryshu. Për ka ushqimi, nuk po thom që s’ka ushqim, ka ushqim, edhe buka nuk është shtrenjtë, katërdhet’ [40] cent, do tridhetë [30], do marketa pesmdhet’ [15] cent... Kush shkon për ni [1] bukë atje...! Edhe pemë e perime, mishi... po nuk jon’ kto qysh jon’ kônë. Mu po m’vesin kanihere, “Çka ki hôngër qi ke mrri gjithë këtë moshë?”. “Kom hôngër”, me thônë, “ma dobt se qitash që po hâ, po u kônë ma kfalitet ajo.”. Aty s’ke pasë plehna kimike, s’ke pasë pesticide, s’ke pasë hormone... tash janë bastardu krejt kto. Njerzit veç me pasë me hôngër e çka bohët me to s’do me ndi kush. Mishin prej Brazili! Unë qe dhet’ [10] vjet a ma tepër jom tu ju thônë, “More, hiqnu prej kti mishi t’Brazilit. As pula, as mish mos hani.”.  Veç me logjiku njeri, me vy diçka ai mish e ndalë dikush more që âsht ma ngat prej Brazili. Ku p’e çojnë prej Brazili n’Kosovë? Po vjen mishi, ni [1] euro e gjysë killa, dy [2] euro... Po ku ka more mish dy [2] euro?! Une shkoj e blej gjashtë [6] euro e gjysë mishin, e ai dy [2] euro killën! Tôn qëto qebaptoret që jon’, qasi mishi. Po kjo katastrofë është, kuuu...! Kur blejnë samun me qebâpa, ma blejnë pa m’vetë ndonihere. Përpara, kqyre mos m’bleni mu, unë s’du me hôngër. Unë po mundohna juve me ja’u hekë këtë merak, këtë ves, mos me hôngër, ju po më bleni mu, une s’e ha! Unë ulna me juve n’tavolinë, shtrone ju sa doni mish Brazili, edhe pula e kofshë Brazili, ju çka doni hani unë s’ju lakmoj. Kjo gruja jem thojke, “Pse s’po na blen qësi kaqika?”, “Thuj mori gru, une t’i blej.”.  Kur i blejsha, i bojke gati, e ma qitke edhe mu, “Çka po ma qet? Merre ktô hane se unë s’e hâ!”, “Pse?”, “Po ju kom kallxu nî here, s’e hâ more, s’e hâ bre!”. Ehh, une kom qef, ma mirë pak me hôngër e mirë, sigurt, jo me hôngër m’u qengu, m’u mbushë. Për çdo ditë po shkrun shtypi, Kroaci ka ndodhë, ktu po, Mali i Zi e ka kthy, Shqipni kah erdh’, edhe aty po hî ky mish... hajt more. Edhe pemt e permimet jon’ problem.

MD: Gjysh, unë po të falenderoj që je bo pjesë e projektit. Kaq e kisha unë me këtë bashkëbisedën. Nëse kom harru me të pytë diçka, je i lirë me tregu. 

RRr: Kom. Kom harru, kur kom folë për vitet e pesdheta-gjashdheta [50-60] e përmendëm administratën dygjuhësore, aplikimin e gjuhës shqipe n’administratë, edhe pengesat qi jon’ bo n’atë kohë edhe prej shërbimit sekret, domethonë t’UDB-ës. Harrova me thônë që UDB-a jo që kish pasë punë me disa individë që kanë qenë gjatë luftës diçka t’angazhum n’ushtri, ose n’polici, ose n’xhandarmëri t’asaj kohe, po edhe me njerz si unë, për shembull, që jom kônë luftar, jom kônë antarë i komitetit, jom kônë kryetar i Komisonit t’Kuadrave. Edhe për mu kish pasë dosje, dosje për t’cillën e kom marrë vesh prej numrit katër [4], nimi e nanqind e gjasht’ e gjashtë [1966]. Mas prehnumit t’katër [4] disa dosje jon’ shiqu edhe âsht vendosë shumicën e tyne m’i asgjësu. Edhe m’ka thirrë sekretari i komunitetit n’atë kohë, Ragip Mahmuti, m’ka thonë, “I kom kqyrë dosjet, i kom pâ. Edhe ti kishe dosje. N’dash me shku me pâ shko.”. Po unë nuk pranova me shku. Nuk pranova për dy [2] arsye: nji [1] - u befasova që une ose dikush si une mundet me pasë dosje n’UDB, e dyta [2] - une nuk kom pasë qef me shku n’Serkretariat t’Punve t’Brendshme, veç me ndoni zor t’madh, nevojë t’madhe, se kurrë s’kom pasë qef me shku. Ni [1] letërnjoftim e kom lônë pa e marrë kur jon’ dalë ato t’plastikës për shkak se s’kom pasë qef me shku me pasë punë me ta, se kjo apet kurgjô s’koka për mu e çiftin tem. Kur e kom pâ qi edhe Fadil Hoxha, si komandant n’kohë t’luftës nacional-çlirimtare, masandej n’funksione të ndryshme, deri edhe kryetar i kryesisë i Republikës Socialiste Federative Jugosllave, paska pasë dosje, e kom pâ dosjen, e kom pâ, e kom lexu, edhe diku e kom, e kom diku. E jo... Vetëm at’here po shtrohet pytja, se jo vetëm unë, e jo vetëm Fadil Hoxha, po paskan pasë dosje edhe shokt e tij shqiptarë. Po tregohet diçka, sa mosbesim t’madh paska pasë shërbimi sekret! E nëpërmjet tina jon’ shku kto punë, ama dikush tjetër, udh’heqsia e at’hershme, ose dikush prej udh’heqsave t’at’hershëm t’Republikës t’Serbisë, e si kryesori për kto krejt, dihet që ka qenë Aleksandër Rankoviqi, i cili u shkarku nga të gjitha postet që i ka mbajtë deri n’prenumin e katërt [4] t’Lidhjes Komuniste të Serbisë. 

MD: Faleminderit shumë! Shpresoj që ke me pasë shëndet edhe jetë të gjatë.

RRr: Faleminderit shumë. Faleminderit që jeni ardhë. Edhe unë po e ndi nifarë nevoje me folë për kto sende. Megjithse s’e di a kom me pasë jetë me përfundu qat libër që e kom nisë, po edhe ktu aq sa m’u kanë kujtu i kom thônë. Faleminderit shumë.