Ramadan Hyseni

Intervistuar nga: Ardian Ademi

Katun, sot… e mâj n’men’ pesmdhet’ [15] shpi qikjo mahallë (tregon nga dritarja), e sot jon’ bo katërdhet’ - pesdhet’ [40-50] shpi, jon’ rritë, punojnë

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

25.05.2018

Lokacioni i intervistës

Metehi

Vendi i lindjës

Metehi

Tranksriptimi

AA: Sot, me datën njëzet e pesë [25] maj të vitit dymijë e tetëmbëdhjetë [2018], gjendemi në familjen Hyseni, në fshatin Metohi të komunës së Podujevës. Ne jemi së bashku me bacin Ramadan Hyseni…

RH: Po.

AA: … i cili kâ me na jep një rrëfim personal të jetës së tina. Baca Ramadan, qysh je?

RH: Mirë.

AA: Qysh po nihesh?

RH: Paj, nom... nom.

AA: Baca Ramadan, a munësh me na u prezantu?

RH: Çka t’di. 

AA: Emnin, mbiemnin?

RH: Ramadan Zymer Hyseni. I lindun me tetumdhetin t’dhetit nimij’ e nontqind e tridhet’ e gjashtë [18.10.1936], n’fshatin Metehi, ku edhe jetoj.

AA: Po, kallxom pak për katunin khâ, baca Ramadan? Qysh e man n’men t’kalumën, katunin ku je rritë ti… p’ej thmi?

RH: Katun, sot… e mâj n’men’ pesmdhet’ [15] shpi qikjo mahallë (tregon nga dritarja), e sot jon’ bo katërdhet’ - pesdhet’ [40-50] shpi, jon’ rritë, punojnë. Ndërtesat jon’ kânë shpija p’ej druni, p’ej balte, te mlume me kashtë… t’mërdhijke dimnit. E me kohë ato jon’… qysh me thanë? Jon’ zavensue me k’to t’rejat edhe tash osht’ koha ma mirë, njerzit po punojnë. Ato çka e punon e bjen te shpia k’tu për meremet, për familje edhe Qajo osht. 

AA: Po, ti baca Ramadan, qysh i man n’men fiset ktynehere? Qfar fisi jeni ju Hyesni k’ha ne katun, Metehi?

RH: Na jemi fisi Gash. Metehia, kjo te Reka jon’ Shaljan’. Na k’tu jemi Gash, tri [3] mahallë do t’thotë, veç dy [2] Gashi edhe njo [1] Shala, m’duket jon’ t’ardhun… t’ardhun p’ej Peje dikun anenaj, po moti jonë vendosë k’tu.

AA: Moti a? Qe nja… n’kohë t’osmanve at’herë. 

RH: Po, valla. N’kohë t’osmanve.

AA: Sa gjenerata i man n’men n’familje tâne, baca Ramadan?

RH: N’familje teme i mâj’… babgjyshin, babën, mixhallart’, hallat, kusheritë edhe k’ta t’ritë çka jon’… e për t’part’ jon’ qata. Bâba i ka pasë… pesë [5] vllazni jon kânë, dy [2] ja kanë vrâ shkitë, e tre [3] jon’ kânë deri vonë. Do t’thotë tre [3] kanë jetu bashkë deri qi jon’ dâ. I ka dâ deka. Ata bashkë kanë jetue.

AA: Hon’ e don’?

RH: Po, e tjetër... 

AA: E baca Ramadan, kallxom për familje tâne p’ej kur je kânë… qysh e man n’men p’ej kur je kânë thmi k’tu n’katun, n’Metehi?

RH: Metohia, t’thashë edhe ma pâra, shpiat, ndërtesat... Po thom une, tash kanë qenë p’ej drunit mir’po me zhvillimin e kohës ato jon’ shkatërru, jon’ prishë, jon’ ndërtue t’reja. Siç po shikon, jo veç këtu, po gjithkund. Edhe kanë ndryshue. Na si fmi’ kena jetue, vallahi shtirë u kanë, shtirë u kanë se skâmje ka pasë, veç qî harmonija k’tu n’mahallë gjithmonë ka qenë un kulum, e mire… gjithmonë njâni - tjetrin e kanë ndihmue, edhe sot e vazhdojnë ata. 

AA: Edhe halâ zgatë kjo far’ harmonije!?

RH: Hee? (Ngritë intonacionin pasi nuk e dëgjon mirë pyetjen)

AA: Edhe hâla zgatë kjo far’ harmonije!?

RH: Po, halâ.

AA: Po, baca Ramadan ti kur je kânë fmi… qysh e man n’men fmininë tane ktyneher’? 

RH: Fmininë teme e mâj’ n’men me ni kmishë…

AA: Ti kur je kânë thmi.

RH:… me ni parë pantoll’ t’çkyêm, me eee… fukare, fukare. Mir’po tu u rritë, tu u zgjenu ajo familja, tu punue edhe filluem edhe na filluem me u përmirsue n’veshmbathje e ushqimin me pasë ma t’mirë. Tjetër na si fmi, mahallë… t’mahalls’ k’tu gjithmonë jena kânë t’dashtun njâni me tjetrin, kemi lujtë bashkë (buzëqeshë gjersa tregon), kemi nêjt bashkë edhe kurrë nuk kemi pasë fjalë t’kqija mes vetit se nuk jemi fort t’largt’.

AA: Ti i përmende që n’fillim jon’ kânë pesmdhet’ [15] shpi?

RH: Po.

AA: Po, qysh jon’ kânë problemet e kohës? A ka pasë naj udhë khâ, a kur u ardhë udha ma s’pari?

RH: Udha?

AA: Po. Kur e kanë shtru kho udhën ma s’pari?

RH: Udha ka qenë udhë e prisht’, udhë e pameremetume, udhë me gropa, kur bike n’gropë kerri u thejke ‘beeem’. Ka ndodhë që u thye, mir’po edhe ktâ u munojshin boll me lehtu e me majtë, po badihava… po ma n’fund u bâ ky asfallti deri n’krye atje kryemahalle. Po, është puna tash n’rregull.

AA: Toka ktyneherë a kini pasë shum k’tu n’katun... se e pashë bajagi ka?

RH: A?

AA: Toka a kini pas?

RH: Tokë? 

AA: A e kini punu ktyneherë tokën?

RH: Po, po tokë. 

AA: A po m’kallxon qysh e man n’men ti ma s’mirti?

RH: E po t’kallxoj edhe për tokë… shtirë u kânë. Ma s’pari me ‘parmene’, i kanë thane… p’ej drunit e ajo u thejke e mulê telâsh’. Ma… Çashtu ma vonë erdh puna me zhvillimin e kohës u bânë pllugjt’ edhe n’at’ kohë toka qi u punojke me parmene, rêndimente pak, po me pllug pak ma shumë e tash me traktora po i plotsojnë nevojat.

AA: E kryneher’ tokat si i punojshit? Ti si i ri a ke punu n’tokë?

RH: A?

AA: Ti si i ri a e ke punu n’tokë?

RH: Valla… 

AA: Qysh e man n’men?

RH: … pak, pak e kom punu se jo. (Buzeqeshë)

AA: E pse, ça ke bo si i ri?

RH: A?

AA: Ça ke bo si i ri n’at kohë? Qysh e man n’men, baca Ramadan?

RH: (Vazhdon të buzëqeshë) E mâj n’men… ma s’shumti kom jetu te dajtë atje, k’tu visha rrisha po ata dajtë vishin e um marrshin. Kur visha khâ shkojsha me dhên, i rujshum dhêt, lopt’… bashkë kjo mahallë, krejt bashkë te lopt’, bashk te dhêt… e nijshum nifar’ knaqsie n’mes veti t’u lujtë, ty e bâ hajgare, e qashtu.

AA: Loja t’çobave?

RH: A?

AA: Loja t’çobave?

RH: Po.

AA: A po m’kallxon çfar loja bojshit ktyneher’? Qysh i man n’men? Kur dalshi me lop’, e me dhi e me...

RH: Lojat jon’ kânë… na ju thojshum ‘guxhas’, te ju nuk e di a përdoret ajo fjalë.

AA: Edhe na e përdorum.

RH: E ‘plitkas’ edhe qysh me thanë… qî po m’del p’ej… p’ej… koz me thupra.

AA: Na që i thojna pidpidak, anej ka rajoni i Vushtrrisë.

RH: E po, qajo. Qajo osht’ qajo.

AA: Po, po.

RH: Qato lojna jon’ kânë.

AA: A po m’kallxon pak, për secilën kapak? Po m’intereson qysh i kini lujtë ju ktyneher’?

RH: A?

AA: Qysh i kini lu’ ju ktyneher’ bash p’ej secilës lojë? Guxhas… tani ksaj plitke, a din… kallxom p’ej secilës qysh i keni lu’? Qysh jon’ jon’ kanë rregllat? A i man n’men?

RH: Nal, nal… se s’po t’nijë bash mirë.

AA: K’to lojat që i kini lu’ përpara si çoban, a i man n’men rregullat qysh i lujshit?

RH: Po, po…?

AA: Për shembull, guxhas që e përmene, tani plitke. A po m’kallxon për secilën qysh i man n’men, qysh i lujshit? 

RH: Po, guxhas lujshim, ju thojshin: “Gjygj”, ni dig’ aty e do t’vogël aty për okolla. U bojshum katër [4] çoban’ pesë - gjashtë [5-6] çoban’ edhe njo i grahke guxhs’ me shti aty n’mes. Ata tjert e mbrojshin atâ, i mshojshin asaj guxhs’ ata… apet qashtu e shtike aty tani rên qashtu. E plitkas edhe aty u kanë qikaq nifar’ (tregon madhësinë duke matur me dy duart) edhe u kânë ni plitke, qikaq.

AA: Si shtagë a ?

RH: Po shtaga. E njo i mshojke asajna, dy a tre [2 ose 3], tre [3] a katër [4] e pritshin ata atje e kush e kapke, aj fitojke e aj vike k’tu e aj shkojke atje qashtu.

AA: U knaqshi shumë a?

RH: E koz qi the ju… qysh i the?

AA: Na pidpidak i thojna me gju’ shtagën.

RH: Po, po, po. U bojshum rên sa ishum, secili e ka pasë shtagën e vet… e njo [1] e qitke përpara e na taj e gjujshëm aty me i râ asajna. E aj tani e qitke… dej’ qatje shkojke kogja shumë… e kur nuk mujshum na masanena me gjue aj i marrke ato tana i qitke për krye kreje, k’shtu, qitke khâ. (ngritë duart mbi kokë) Kur u vargisshin rên përmas qashtu i marke aj tani i gjujke ata atje, at’ shtagën qi ecë me kush i bike… me cilën t’i bike aj, se e kishum… na e dishum cila osht shtaga e jemja edhe kur i bishum na u dufke me dalë e me marrë me i bajtë me i pru aty… edhe rên qashtu shkojke deri qi u lodhshum.

AA: Me orë tâna a?

RH: A?

AA: Me orë t’tâna paski lu’?

RH: Po.

AA: Sa mirë. Baca Ramadan, e përmene edhe shkollën. A ke kry shkollë kur je kânë i ri? A keni pasë n’katun a ngat’ kâ n’Metehi naj shkollë dikun? Qysh e man n’men ti?

RH: Shkollë Metehija nuk ka pasë. Kjo… Kerrpimehi është qendër e shtatë [7] fshatrave a k’tu n’Kerrpimeh u kânë shkolla “Azem Bejta” deri tash e tash u maru tjetra… e ajo ndërtesa egziston halâ, do t’thotë tona k’to fshatra nxansit shkojshmi aty. Mir’po mas lufte k’tu n’Shalë erdh e lshoi ni odë ni [1] Hetemi i Lahit e msojshum n’qat odë… Metohija edhe pak qitu qi jem. P’ej atyhit… mir’po hin’ Metohija n’kooperativë bujqsore n’kolektiv edhe e marun shkollën na’t âna… atje shtallt’ e gjâve, aty nja tri - katër [3-4] vjet edhe u prish ajo e met’ qajo shtâll e u adaptue për shkollë aty. E tani deri shtadhet’, tedhetshi [1970, 1980]… e tash o shkolla kho n’qendër, e ndërtueme. E re osht’, e mirë osht’. 

AA: Po, mirë po ti qysh e… sa vjet shkollë i ki kry n’at’ shkollën që e përmene ma herët?

RH: Ha?

AA: Sa vjet i ke kry n’atë shkollën që e përmene ma herët ti, baca Ramadan?

RH: Krejt nime e kom kry klasën e parë. N’klasën e dytë u kânë nifar’ Vangjel Ba… ni msues pi Shqipnie. Erdhën p’ej Shqipnie azil k’tu, ni pjesë e popullsisë n’Kosovë, e u çkepën ata… i çkepën nëpër fshatra e nëpër… E qaj Vangjeli erdh aty ni [1] vjet. Tani k’tu n’Metohi u kânë nifar’ Hasani n’kit’ odën qi thashë une, t’Hetemit, edhe aj ni [1] vjet a dy [2]. I mirë ai u kanë, mir’po une shkova te dajtë e vazhdova msimin n’Podujevë, atje i kom krye. 

AA: P’ej mas klasës t’parë?

RH: A?

AA: Sa vjet i kry qitu? Katër [4] vjet, a po? A veç klasën e parë qe the?

RH: K’tu veç...

AA: N’Kerrpimeh?

RH: … klasën e parë e dej n’klasë dytë a tretë… se krejt jo. Tretën e kom kry k’tu, t’katërtën n’Podujevë. E shkollën, i thojshin at’herë Gjimnazi i Ultë sikur tash si po i thonë. 

AA: Po, tash shkollat e mesme qi jon’ shkolla e mesme e ultë? E tani ki vazhdu n’Podjevë a?

RH: Eh, po. Po, n’Podujevë e kom vazhdu qatâ. Mas Podujeve u regjistrum n’shkollë normale e at’here na marrshin se msues nuk kish e n’pushimet verore shkojshum n’Prizrên dy [2] muj, tre [3] muj. Mir’po me krye ni [1]… si klasë. 

AA: A ni [1] klasë?

RH: Si klasë. Mir’po une e vazhdova atje edhe kho n’Normale… e n’’Milladin Popoviç’ u qujke at’here.

AA: Shkolla khâ n’Podujevë!?

RH: N’Prishtinë.

AA: A n’Prishtinë?

RH: Shkolla Normale nuk pe di a di ti ku o?

AA: Kom ni për to. 

RH: E ajo osht’ kah ajo rruga që shkon për Germi. Atje u kânë Shkolla Normale. Msuest kanë qenë shpirtmirë. U kanë internati e secili arsimtarë qi kish me nêjt edhe qi e kish kry punën… mir’po kish me nêjt me nxansa… bisedojshin. Jena kânë t’lirë me ta, “Çka keni pengesa, çka kini…”, u munojshin me shpirt me na ndihmue. 

AA: E kanë e keni pasë msus’ qitu? Qysh i kan pasë emnat ata arsimtart’ e juv n’Shkollë Normale kur jeni kânë k’tu n’Prishtinë? A man n’men? Qysh i man n’men ti?

RH: Tajar Latifi… Demush Shala, paj moti u kânë brê. 

AA: E çfarë landsh’ kanë jep ma shumë? 

RH: A?

AA: Çfarë landsh’ ju kan jep? Ça ju msojshin?

RH: Drita Dobroshi, Halil Dobroshi, po m’dokët mos e pata harrue Jezofina Balaj edhe dy [2] p’ej Shqipnije… Tajari, po… edhe, edhe Beqir Kastrati, e boll. 

AA: E çka ju kanë jep k’ta arsmitarë? Punt’ i paskit pasë kogja mirë me ta?

RH: (Buzeqeshë) A?

AA: Punt’ i paskit pasë kogja mirë me ta, si nxansa at’herë. Çfarë landsh’ ju kanë jep, a e man n’men? Ça ju msojshin? Qysh e man n’men, baca Ramadan? 

RH: Krejt jo. (Mendohet)

AA: Ça i man n’men ti veç kallxom? Cilat i man n’men? Po m’intereson me ditë ça ju kanë jep at’herë n’krahasim me tash.

RH: Demush Shala na ka jep Shqip, n’mos harrofsha; Tajar Latifi - Pedagogji. Besa, tani u kânë ky që e kâ bustin në Qendër të Studenteve, ky…

AA: Te Universiteti te Prishtinës, a?

RH: A? 

AA: Përballë Filologjikut osht’ aj, përballë Fakultetit Filologjik ësht’ qaj busti. 

RH: Po, aj… e mytën shkiet n’Fushë Kosovë. Psikologji m’dokët na ka dhânë ai.

AA: E ksi landë: histori, gjeografi a keni pasë?

RH: Po, kena pasë. Histori, m’doket ajo Jozefina na ka dhânë; ajo Drita gjeografi m’doket; aj Halili, aj vllai i…ooo s’po m’kujtohen tjerë. 

AA: S’osht’ problem. Baca Ramadan, e shkitë a ju kanë ngucë qit’ kohë?

RH: A?

AA: Shkitë, serbt’ a ju kanë ngucë qit’ kohë kur e kini kry Shkollën Normale atje n’Prishtinë?

RH: Normalen?

AA: Po, kur e kini kry.A ju kanë ngucë shkitë najher’?

RH: Edhe ni [1] here. (Afrohet më afër intervistuesit për ta dëgjuar më mire pyetjen)

RH: Shkiet?

AA: Po, gjatë msimit kur e bojshit ktyneher’, qysh e man n’men?

RH: Vallahi, nuk e di.

AA: A keni pasë najher naj pengesë gjatë msimit kur e keni bo? A ju ka ngucë naj kush n’atë kohë, okupatori serb që u kânë n’atë kohë? 

RH: Fol?

AA: Serbt’ n’atë kohë… a ju kanë ngucë, a ju kan pengu gjatë msimit kur jeni kânë t’u majtë msim? 

RH: Serbt?

AA: Po, shkit n’atë kohë që ju thojshi. 

RH: Jooo, jo.

AA: Kallxom qysh e man n’men?

RH: Jo, jo se at’herë u kânë sistemi komunist i Tits’.

AA: Koha e Titës.

RH: Po, shkiet nuk kanë guxu me bâ presion n’neve se u marrke vesh meniherên edhe regjimi nuk e lejke. E me nêjt… vishum nxoncit bashkë rrishum, bashkë u ulshum. 

AA: Po, baca Ramadan ti e përmene që n’kohë t’gjermanit e ke kry shkollën fillore, qaty nja dy-tri [2-3] vjet jeni kânë. Mu m’intereson me ditë qysh e man men kohën e gjermanit? A t’kujtohet najsen?

RH: Jaaa, jo pak. Thmi - shtatë, tetë [7,8] vjet.

AA: Je kânë?

RH: Po. 

AA: E a kallxojnë k’ta t’rritnit qysh e kanë përjetu k’ta? Nëse i ke ni ti najher’ përpara?

RH: Për pa e pâ vet nuk e din as ku me nisë. 

AA: Po, po po t’kuptoj.

RH: Po, veç n’kohën e gjermanit qitu na e kemi kufinin, si kâ vija ajrore pesë… [5] pesqin’ [500] metra ma shumë, jo. Dalshin nat’ dit’ rrishin e rujshin kufinin thojshin: “Po tututm, mos po na sulmojnë serbt”, e aty kanë nêjt deri kur ka fillu lufta. E kur filloi lufta na ikum p’ej k’tuhit e shkum kush kah mujti, na deri n’Zhilivodë atje. 

AA: N’Zhilivodë t’Vushtrrisë?

RH: Po, po. Atje jena kanë e u kthym e erdhëm apêt n’vên’ tonin. 

AA: A keni nêjt shumë a? Sa keni nejt?

RH: Nja pesë - gjashtë [5-6] javë.

AA: A… s’paskeni nêjt shumë.

RH: Po, po.

AA: Ani a ju pritën naj qysh?

RH: Mirë, mire… mikëpritsa t’mirë. 

AA: E baca Ramadan, mas kohës t’gjermanit u kânë koha e partizanit, a man n’men naj sen… naj betejë, naj luftë qi kallxojnë ktyneher’, që nuk e ka shkru historija që u kanë knej n’rajon’ t’Metehisë, n’Shalë t’Bajgorës kena?

RH: Eu… k’tu nuk ka pasë. Nuk ka pasë ngatrresa n’mes sërbve dhe shiptarve, nuk ka pasë. 

AA: S’ka pasë shumë ktyneher’?

RH: Jo, se n’fillim qateher’ kur u kthym, po. Bojshin serbt’ zullum, mir’po nuk shkoi shumë edhe u qetsu shteti, u nal, u nal zullumi.

AA: E çka u bo masanena?

RH: Ha?

AA: Çka ndodhi masanena k’tu?

RH: Tanaj, masanena u rahatun deri n’pesdhetë e gjashtën [1956]. N’pesdhetë e gjashtën kur hini ajo… ajo me i mledhë pushkt’ e përfshiu krejt. 

AA: Aksioni i armëve.

RH: Po, ata e përfshiu krejt Kosovën e masanenaj nuk ka pasë problem, me qatâ i dhanë fun.

AA: Problemin me shkitë?

RH: Po.

AA: Po, mire… qysh e man n’men qit akcionin e armve? A t’kujtohet?

RH: Po, vallahin mire - sikur sot.

AA: Hajt kallxom qysh e ke përjetu ti kët’ kohë se shumë po m’intereson me ditë?

RH: Ma mirë s’po t’kallxoj… se u kânë kohë e dimnit…. n’Kerrpimeh qysh t’thashë une atje u kânë qendra, qaty jon’ kânë policia e i marrshin e gjithë natën nëpër Llap shiptart’, ftoftë… jo i prushin aty n’stacion e qit’ përjashta, rreh. Zullum sa kanë mujt kan bo.

AA: Po juve a ju kanë ngucë, familjën e juve?

RH: Jo. 

AA: Naj arme a naj diqka, kallxom qysh e man n’men?

RH: Jo, jo se na as n’kohën e gjermanit… familja e jonë kurrë nuk ka pasë qef n’arme, hiç. Edhe nuk kena majtë as at’here, as n’luftë, as mas lufte as sot nuk kemi, hiç.

AA: Mirë shumë. 

RH: Ja - a.

AA: E tani ça ndodhi? Ti e përmene që u bo nifar stabilizimi knena, po qysh e man men ti taj mas aksionit t’armve çka ndodhi n’Metehi? Ti qysh e man n’men, kallxom?

RH: Armet?

AA: Mas akcionit t’armve?

RH: Po?

AA: Qysh e man n’men ti, ça ndodhi knena?

RH: Mas akcionit t’armve puna u normalize. Nashta tinëz po, kshtu jo. S’ka pasë problem, nuk ka pasë problem n’mes sërbve edhe shqiptarve.

AA: E ju ku jeni kânë taj? Ti e the që mas ksaj kohe jeni kthy n’Metehi k’tu.

RH: Po.

AA: E ça ndodhi masanena? Ti e përmenene qe je kânë edhe e kry shkollën fillore e Normalen atje n’Prishtinë… a po m’kallxon ku je kanë masanena, masi e ke kry shkollën e mesme?

RH: Komuna e ka pasë… na drejtorinë e arsimit, edhe sot e ka. I ka pasë ata inspektort’ e vêt e ni [1] vjet, për shembull une e kom fillu n’Ballovc vitin e parë. Mu ka duft’ p’ej k’tuhit n’kâmë me shku atje, p’ej atjehit me ardhë kâmë, s’ka pasë mundsi me pasë me t’bajtë dikush, jo me kerre jo, veç kâmë. Tani k’tu n’Metehi nja pesë - gjashtë [5-6] vjet, s’e di sa… ni [1] vjet n’Bradash, ni vjet n’Dobratin edhe nji [1] n’Murgull, i thojnë ni fshat edhe nja dy - tri [2-3] n’Pollatë. Masanenaj shkova n’Shpi t’Shëndetit.

AA: N’Shpi t’Shëndetit?

RH: Po. 

AA: A ke punu atje?

RH: Ku? N’Shpi t’Shëndetit? Kontabilist, po. 

AA: A po m’kallxon qysh… sa ke punu atje? Qysh e man n’men ti atje?

RH: Atje… po t’kallxoj. Na qaty n’zyre e kena pasë ni harmoni t’mirë, veç ni [1] serb e kena pasë. Tre [3], na tre [3] kontabilista jena kânë shiptarë e nuk ka pasë problem, jo s’ka pasë. 

AA: E punën qi e bojshi aty a po m’kallxon pak a shumë qysh i keni pasë rênet e punës aty? Qysh u kanë kontabiliteti përpara n’krahasim me tash? Qysh e man n’men si i ri kur je kanë?

RH: Po t’kallxoj… thashë edhe ma përpara me kânë mos me marrë punën me seriozitet kontabilisti shumë vunë se osht’ si… si i karrabëtht. A m’i râ fije… n’fillim me lexue edhe me msue at’herë osht’ si lojë hesapi se atje n’kotabilitetit… mâ s’ka um doket.

AA: Kontabilitet a?

RH: A?

AA: Jo, ka. Bile është edhe degë e vaçant që e studiojnë.

RH: Jo, po nuk po punojne mâ um dokët nëpër organizata.

AA: A n’organizata?

RH: Ee…

AA: Jo, tash veç n’firma edhe privat po punohet.

RH: Nejse, de. Aj kontabiliteti i ka pasë dhetë [10] klasa, për shembull klasa xero [0], klasa nji [1], dy [2], tre [3], katër [4], pesë [5], gjashtë, [6], shtatë [7], tetë [8]. Eh, tash kur t’vike faktura u dufke ti me gjetë venin ku me regjistrue se e ka pasë, për shembull, klasa xero [0] i ka pasë mjetet themelore, klasa nji [1] - bankën edhe financat, klasa dy [2] i ka pasë furnitort’, klasa tre [3] - materialet, klasa katër [4] i ka pasë shpenzimet e me rên qashtu. 

AA: E ty a t’vike zor krejt qito klasa, a din, m’i dâ e m’i punue? Qysh e man n’men?

RH: Jo, j. S’m’vike, jo, jo.

AA: E a po m’kallxon qysh i punojshit, a din, përpara çfarë mjete kini pasë m’i punu?

RH: Lapsin edhe ni [1] kso maçine.

AA: T’shkrimit a?

RH: Po t’shkrimit, po edhe t’llogarisë i kena pasë. Qato. 

AA: Tash ksi kalkulator që i thojnë… llogaritse?

RH: Po, po qato… primitive, primitive.

AA: A u kânë qikjo… para se me ja nisë ti a ke kry naj shkollë, naj fakulltet para se me ja nisë m’u merr me kontabilitet?

RH: Ku?

AA: Po, n’Prishtine. Qysh e ke msu zanatin?

RH: Qi jom shku atje.

AA: Normale t’Prishtinës a?

RH: Jo, jo qi po thu… e ti a po thu… e ti qi kom kalu?

AA: Po, n’Shpi t’Shëndetit para se me ja nisë punës, a ke kry naj shkollë? A u dashtë naj shkollë me kry kur ke punu kontabilist ti? Qysh e man n’men?

RH: Shkolla, shkolla ekonomike u kânë. Shkolla e Naltë n’Pejë, e shkolla… shkolla e mesme u kânë n’Vushtrri me kry.

AA: Për ekonomi me kry?

RH: Po, për ekonomi. E une pos shkolle, k’to landt’, ekonominë, kontabilitetetin edhe landt çka i përfshinë ekonomia qato m’u ka duftë me i plotsue e me shku une atje. Tani p’ej msuesi me shku atje, se kisha une Normalen t’kryme, po shkova atje “Duhet edhe Ekonominë”, “Ani edhe Ekonominë e kryj”. Eeh, qashtu.

AA: Edhe Ekonominë e ke kry n’Pejë, tanaj Shkollën e Naltë? Sa ka zgatë?

RH: Dy [2] vjet.

AA: A t’ka ardhë fshtirë a qysh i ke pasë punt’ atje kur je shku se Peja bajagi larg p’ej k’tuhit?

RH: Kur e don… se ekonomia…. se kur e don njeri kontabilitetin e don - mirë, at’here nuk t’vjen zor hiç a mos e dashtë kontabilitetin osht pak ma fshtirë. Se për shembull, t’pytke “ E ki ni [1] fakturë, t’ka ardhë”, jo, “e ke çu, qysh, tek”, e tani ti u dufke m’u pergjigjë ku e kâ venin ajo. N’kontabilitet menihere t’lidhet me kontabilitet… ajo edhe ma lehtë u kânë ajo, a mos me ditë… qyre matematika osht për shembull, dikush nuk e don hiç, mir’po n’fillim me marrë përime matematika t’knaqë. Qashtu ni lloj matematike osht edhe kontabiliteti.

AA: Mas matmatikës? 

RH: Ëhë. (Buzëqeshë).

AA: E ty ta ka dashtë shumë matmatikën për shkak qi je kanë kontabilist i mire. Ta ka dasht matmatikën a?

RH: Po.

AA: Mirë shumë. E tanaj për Shpi t’Shëndetit… sa ke punu?

RH: Tridhetë [30] vjet. 

AA: Tridhetë [30] vjet?!

RH: Po.

AA: Qysh i man n’men k’to tridhetë vjet se osht ni përvojë e mirë e punës - me punu ni profesion që e ke dashtë, tridhetë [30] vjet?

RH: Po t’kallxoj… shumë mirë u kanë se problem nuk kisha me kurgjâ. Kur e njofsha une punën teme aty s’kie, s’kie problem. Bash ni [1] rast, shef kontabiliteti e kena pasë ni serb edhe aj i marrke faturat, nejse postën, e ato tani neve na i dhâke me i regjistrue, e une pe kqyri thom: “Qitu nuk osht’ mire”, thot’: “Mirë” - thot’ - “osht”, une: “Jo, nuk e regjistroj”, edhe thot’: “Pse nuk është mirë?”, thom: “Se nuk e ke punu mire k’to”. N’atë moment vjen shefi i banks k’tu n’Podujev, serb u kânë, edhe aj vike rrike e na rrishum me to se na lidhke qashtu puna. Thot’: “Çka osht’ gjithë kjo zhurëm bre?”, aj nuk flet. Thom: “Vallahi bre e kemi ni [1] konflikt me to” - thom - “Kqyre qit dokument, çka po thu ti?” - thashë - “Ky nuk e ka venin k’tu, ky e ka venin tjetër kun”, tha: “Zhini, kho”, se Zhini e ka pasë emnin aj shefi, tha: “Ke gabue”, edhe tha: “M’i përmirsu”, “Une” - tha - “une s’gaboj”, aj halâ… “Une po t’thom’ me përmirsu se…”, - tha - “Ramadani osht’ njo ndër kontabilistat ma t’fortë n’Llap, un n’Podujevë… se ky nuk t’len ty me bâ dredhime”. Edhe nejti, dul aj. Une krejt letrat ja qita n’tavolinë edhe nuk e punoi aty sa ishum n’punë, po masi jena dalë na p’ej pune e ka krye, e ka lânë n’tavolinë teme se i vike inati me thânë që po gabon. E nestrit, thashë: “A e ke kryve?: tha: “Po”, thashë: “E ani une e regjistroj a n’mos e paqe krye, jo”, “Jo” - tha - “po veç m’erdht inati” - tha - “edhe p’ej atina”, edhe aj serb u kânë, edhe ai shef i banks. “aj kurgjâ ty nuk t’ka thane, aj t’ka thânë çka osht’ puna qi e njeh punën edhe ti s’munësh m’i thânë nuk osht qashtu kur e din aj ma mirë se ti”, e s’kena pasë problem.

AA: Përveç kti’ rasti tani e keni kalu mirë?

RH: Jo, jo… mirë. 

AA: E tash stafi tjetër, i Shpisë t’Shëndetit a ka pasë edhe ksi ekonomista tjerë, ksi financiera e ksi qysh po jon’ tash? Qysh kanë dallu përpara?

RH: Kush?

AA: Sikur tash që pe përmen kontabiliteti që u kanë përpara, a din, n’qat Shpi t’Shëndetit ku ke punu ti a ka pasë edhe drejtime tjera që jon’ merr me ekonomi, për shembull edhe me financa ose me drejtime tjera?

RH: Po, po… e po qajo i përfshinë financat, qajo kontabiliteti.

AA: Po e tash pi vrej qi kanë ndrru k’to drejtime.

RH: E tash nuk e di une, nashta! Veç financa bjen n’grupin e kontabilitetit.

AA: E qysh po t’u dokët… a ma mirë u kânë përpara kontabiliteti a tash?

RH: Po, tash nuk e di qysh, se qe nonmdhetë [19] vjet e kom lânë.

AA:E ke lânë. Paske punu kogja shumë!

RH: A?

AA: Kogja shumë paske punu, tridhetë [30] vjet!

RH: Po.

AA: E taj masi e kryve k’tu ça bane, masi e përfundove kontabilitetin n’Shpi t’Shëndetit, sa vjet… sa vjet e ke kry?

RH: Erdha t’u shpija. E kho sa vjet? 

AA: Sa vjet e ke përfundu, a din, e ke kry punën atje n’Shpi t’Shëndetit si kontabilist?

RH: Katërdhet’ e dy [42] vjet i kom pasë përvoje pune, dhetë [10] vjet n’arsim, dymdhetë [12] vjet n’Shpi t’Shëndetit.

AA: Dymdhetë vjet n’Shtëpi t’Shëndetit!?

RH: Po.

AA: Nizt’ e dy [22] e k’to tetë [8] vjet tjera?

RH: Tridhetë [30] (Buzëqeshë).

AA: E përmene që ke punu edhe si msus’? 

RH: Dhetë [10] vjet.

AA: Ku ke punu? A qysh e man n’men?

RH: Eh po… t’kallxova ku, n’cilat shkolla. E tani tridhetë [30] atje edhe dhetë [10], katërdhet’ e dy [42] vjet i kom pasë përvojë pune.

AA: Katërdhet’ e dy [42]?

RH: Po.

AA: E përveç kontabilist, msus’… a ke punu naj sen tjetër? Naj zanatë a naj profesion tjetër?

RH: Jaa - a.

AA: E qysh e man n’men qit përvojë kaq t’gatë… me punu katërdhet e dy [42] vjet t’njejtat profesione?

RH: Sikur kur lunë thmia, qashtu.

AA: Përpara a u kanë ma shtirë, a ma mirë u kanë përpara a tash, baca Ramadan? Qysh po ta merr menja ty?

RH: Nuk di ça t’thom se qe nonmdhet’ [19] vjet jom dâ p’ej pune veç qi mirë u kânë at’herë, nuk u kânë keq.

AA: As nuk keni pasë telashe… k’shtu telashe me administratë as… e me shkie a me naj kon’ tjetër?

RH: Jo, jo, jo… jon’ kânë t’barabart.

AA: Ton’ kohës?

RH: Ton’ kohën.

AA: E deri kur ka zgatë kjo rêni qishtu që paska shku mire, jo me serbt jo, me k’ta jogusllavt k’tu n’Kosovë?

RH: Kjo ka zgatë deri kur hinë masat e dhunshme n’Kosovë.

AA: P’ej mas viteve t’nadheta [1990]?

RH: A po. 

AA: E qysh e man n’men qit kohë?

RH: E mas vitete t’nadheta [1990] administratën e murrên shkiet, shtetin shkiet… edhe pak shkiet u ngrehën, u trimnojshin do, se do jo.

AA: U nijshin krenarë?

RH: A? 

AA: U nijshin krenarë? 

RH: Do jo, do thojshin: “Na rrimë shokë, k‘ta politikant le t’bâjnë çka dojnë… e k’ta le t’bâjnë çka dojne”. Aty e kena pasë… dallime nuk ka pasë edhe vishin tani drejt p’ej Serbie, i prujshin me zor. mir’po ata nuk... se atje jau rrejshin deyrên si t’shkojsh me i përjashtu shiptart’ p’ej pune.

AA: Ça jon’ kânë nëpër institucione, drejtora…

RH: Eh po, aty tu na edhe gjithkund… edhe ata s’ju kërsitke atyne: “Punoni une nuk ju nguci”, edhe shkojke puna rrafsh. E ni here, ni serb foli, kogja foli me i largu shiptart’, knena e anena, e aj drejtori mesa kuptova, tha: “Ti sa vjet” - tha - “i ki punë k’tu?”, ati shkaut, “A ke pasë najher’ problem me to? A t’ka ngucë kush? Ungju…” - thotë - se ma pâra t’çoj te shpija ty se ktâ, se une punën nuk e nguci e ti kili - mili, kili - mili, s’ka”. (Buzëqeshë)

AA: E qishtu paska shku taj kjo kohë. Po kohën e Titës? Se nuk e përmenum fort… qysh e man n’men sa u kânë Tita n’krye t’Jugosllavisë, kho n’Kosovë, e n’Llap e Metohi? Qysh e man n’men?

RH: Vallahi qetsi u kânë. Aj nashta… nashta me zemër nuk um ka desht sërbi, mir’po nuk ka guxu p’ej shtetit edhe mirë u shku puna. Problem mes sërbve edhe shiptarve’ nuk ka pasë at’herë se nashta kishin guxu me bâ, po jo.

AA: Përmenët që n’kit kohë ka pasë edhe përparime t’mdhaja edhe n’Kosovë khâ, tani edhe që u bâ edhe autonomia? A e man n’men kur u bâ autonomia e popullit t’Kosovës, që ia dha Tita?

RH: Paj, ajo autonomi u kânë edhe n’kohën e Tits’.

AA: Po de, për qit’ kohë po folum.

RH: E po de. Slloba parlamentin e shpartalloi edhe u hoq parlamenti, u hoq qeverija, e murën serbt’, hinë nëpër vêna t’puns’ serbt’ edhe qashtu met’.

AA: Edhe taj mâ s’pat naj përpjekje për pavarsi veç puna e autonomisë met’ qashtu, s’pat mâ kurgjâ? Qysh e man n’men ti?

RH: Qashtu u kânë, qashtu. Ata veç erdhën i marrshin rrogat edhe bojshin zullum n’popllin shiptarë.

AA: Sa mujshin?

RH: Po.

AA: Eu baca Ramadan… na knaqe muhabet’! Baca Ramadan, e përmene që ke punu edhe si msus’?

RH: Po.

AA: Dhetë [10] vjetë?

RH: Po. 

AA: Po mu po m’intereson ma tepër qysh jon’ kanë rênet e msusav’ përpara? Ke jep n’shkollë fillore… qysh, kallxom ti ma mirë qysh e man n’men?

RH: Qysh edhe nî her’?

AA: P’ej fillimit kur ja ke nisë me punu derisa e man n’men… qysh e man n’men po m’intereson me ditë kur ke punu si msus’?

RH: Po, n’fillim i pakfalifikum, mir’po puna… vêni e lypke se nuk ka pasë njerz’ t’shkollum shqiptar. E kur e kryjshin “Hajt shko puno qatje, hajt qatje, hajt anenaj - knenaj”, mir’po t’thashë une, puna u lypke, punë u dufke mu bâ. E me ju ndihmu tani msusve t’pakualifikum u çelshin n’Prizren… ajo qeveria i çelke dy [2] muj’ n’Prizrên shkollën, u dufke me shku profesort’ e atyhit edhe e kryjshin.

AA: U kanë si najfar’ kursi tash që po ju thojnë.

RH: Po, e kryjshin edhe…

AA: A ju nimojke ky far’ kursi taj?

RH: A? 

AA: A ju nimojke ky far’ kursi taj, masi e përfundojshin? 

RH: E po, mu pak se une u kualifikova.

AA: Me shkollim?

RH: Po, une u kualifikova, tashti s’kish nevojë. Veç po, po, ndihmë… se krejt pedagoga, krejt profesorë.

AA: P’ej kahit shkojshin qita profesort’ e pakualifikum që jon’ kânë? P’ej kahit shkojshin n’qat far’ kursin n’Prizren?

RH: T’krejt Kosovës.

AA: Kah mos a?

RH: Po.

AA: E p’ej kahit? A ka pasë edhe tjerë a veç ti je kanë?

RH: Paj… ka pasë edhe tjerë, po ka pasë edhe p’ej kâhit.

AA: E ça u bo masanej, a ja nise punës n’naj shkollë dikun ka Podujeva? Ku ke jep msim?

RH: Po de… t’thashë’ de, n’Ballofc.

AA: N’Ballofc? 

RH: Po, ma s’pari. Atje tani kena pasë… ata ‘inspektort’’, ju thojshin. Vishin ni [1] here, dy [2] here, tri [3] here e kontrollojshin msusin e nxansin, e aty mos me ditë… msusi’ u dufke me dhânë përgjigje se e pytke nxansin.

AA: Inspektori? 

RH: Po, inspektori. E tash nuk ka asi inspector, p’ej çlirimit e knej.

AA: Ma rrallë po jon’ tash.

RH: Jo, jo.

AA: E ty a t’ka ndodhë? A man n’men naj rast kur t’kanë ardhë inspektorati me t’kontrollu n’shkollë?

RH: Po, po.

AA: Kallxom qysh e man n’men?

RH: Aa?

AA: Kallxom qysh e man n’men qit’ rast?

RH: Vallahi po t’kallxoj… qe rasti me punën, jo punën fizike, po k’tu e kom desht edhe kom punu. Edhe n’arsim s’kom bâ dallim, s’kom bâ hile veç sa kom mujtë kom punu… veç kur vike inspektori si me kânë bashkë me to se e disha une vetën çka dinë nxonsit’. E puns’ n’shkollë kurrë nuk ju kom largue, puns’ n’zyre kurrë nuk ju kom largue, gjithmonë, gjithmonë kom fitue. Edhe at’herë, për shembull, kur… Bashkia Lokale e Kerpimehit e ka pasë ni shkollë, po veç u bojshin tri - katër [3-4] shkolla bashkë n’muejt e caktojshin ni msus’ t’ni shkolle me majtë ni orë msimi me nxonst’ e vet edhe me msust’ qi shkojshin aty me ngu. Ata tani secili me dhânë at’ mendimin e vet “A ke mirë, a ke keq, ku gaboi e pse gaboi…?”, e ajo u kânë fort e mirë…

AA: Për nxansa?

RH: …për msus’ edhe për nxansa, fort e mirë u kânë.

AA: A u tutshin msust’ kur vishin inspektorati mi kontrollu?

RH: Po, ata çka kan punue, po.

AA: E çfarë landsh’ ke jep ti baca Ramadan?

RH: A?

AA: Çfarë landsh’ ke jep? A i ke jep krejt qysh i jepin msust’ tash krejt: gjuhë shqipe, matematikë, lexim, krejt…?

RH: Eee po t’kallxoj. N’Pollat e kom dhânë gjeografinë se i kom pasë n’klasë t’ulta, p’ej t’parës deri t’katërtën. Tani qashtu n’Pollat e kom dhânë gjeografinë plus qi punojsha edhe n’klasë t’katërt.

AA: Paske punu me klasë t’ndryshme?

RH: Po.

AA: E a po m’kallxon qysh shkojke qiky far sistemi përpara i msimit, kur je kanë ti msus’? Qysh e man n’men… a din çfarë lande ka jep p’ej t’parës deri t’pestën?

RH: E marrshe klasën e parë sivjet, deri n’klasë t’katër e përcillshe ti. N’klasë t’katërt u dâjke pi teje shkojke n’klasë t’pestë e t’gjashtë e anenaj… e edhe tash mesap’ qashtu osht, qaj sistem. Po, une puno p’ej t’parës deri t’katërtën e n’katërtën del apet n’t’parên e me rên shkojnë, qashtu me rên. 

AA: E shkolla a ju çojke n’najfar’ ekskursioni, najfar’ shëtitore, a din? 

RH: Larg jo, jo, jo.

AA: A man n’men naj rast që ju ka çu?

RH: Jo - jaa. 

AA: Veç dalshi ngat?

RH: Veç dalshim n’natyrë, n’natyrë n’breg. jo qatje, jo qitu. Ni [1] ditë edhe u kryjke muhabeti.

AA: Mirë shumë. Baca Ramadan m’interesojë me ditë a i man n’men demostratat e gjash’t e tetës [1668], tedh’t e nishës [1981]… kur ja nisën, a din, m’u prishë situata kâ n’Kosovë? Qysh e man n’men ti, a t’kujtohet?

RH: Rrezik u kânë.

AA: A e ka përfshi edhe kit rajonin e juv kâ?

RH: Rrezik u kânë se k’ta sërbt sikur qên’ t’tërbuem ngajshin, rrehshin, burgosshin, vrajshin, pak me ua vrâ synin bike pushkë edhe kush su përgjegjke për at’ punë. Eh… rrezik u kânë.

AA: E ty a t’kujtohen k’to demostratat? A je kânë pjesmarrës n’demostratat kur u bonën at’herë n’gjash’t e tetën [1968]?

RH: Po.

AA: Qysh i man n’men, kallxom rên?

RH: Veç vlojke populli e ata qi hishin n’rên e ata poplli për akolla e tani veç u bojshin shumicë.

AA: Kallbllak u mledhshi k’shtu amâ a ju kanë rrehë shumë serbt’ n’qat kohë kur jeni dalë n’demostrata? A ka pasë shumë qi jon’ lëndu k’tu n’Podujevë n’qato demostrata?

RH: Ka pasë, ka pasë edhe t’lëndum.

AA: Kallxom qysh i man n’men? Qysh t’kujtohen ty ma s’mirti?

RH: Veç m’kujtohet helmimi nëpër shkolla.

AA: N’qat kohë që u bâ. 

RH: Valla tmerr u kânë. Sa ç’mujshin kerret… u bâ mobilizim vullnetarë e t’u e marrë n’Shpi t’Shëndetit e kap n’Prishtinë se s’mujshe, çka m’i bâ… veç tmerr, tmerr u kânë qajo.

AA: E juve a ju kanë ngucë? E qiky helmimi që u bo nëpër shkolla a ka pasë shumë që jon’ smu, jon’ helmu nxansat, qysh e man n’men? 

RH: Ka pasë t’helmum edhe n’demostratë, për shembull, u kânë i helmum edhe n’tjerat… për shembull, nestra a mastnestrit ai dalke apet edhe si ish t’u shkue rrugës veç u rrxojke - aj u dike që o i helmum edhe s’mujke me u çue.

AA: A ka pasë edhe kontrolla mjeksore qe i kanë çu meniher n’spital?

RH: Po, p. Jo, mjekt po.

AA: Punojshin n’kit kohë shumë?

RH: Punojshin pa ndërpre.

AA: E nxansave k’tu?

RH: Se at’here nuk u kânë kjo e Sllobs’… demostratat n’tedhetë e nishin [1981] e deri n’nandhetshin [1990]a… se përpara k’ta shki s’kanë bâ, veç qat’herë që e qitën helmin edhe hinë shkitë tani, s’kishum ça me bâ. 

AA: Ndodhë, a din, kshtu krejt për menihere me ndërpre msimin që mos me pasë edhe problem p’ej nxansave me dalë protesta, m’u çu për demokraci e për liri n’qat kohë. Po, mirë baca Ramadan, qysh e man n’men qat’herë kohën mas demostratave? Masi ti e përmene pak a shumë edhe ramjen e Jugosllavisë, vitet e nadheta [1990]. Po, luftën e fundit qi ndodhi në Kosovë nadh’t e tetën - nadh’t e nantën [1998-1999], qysh e man n’men?

RH: Luftën?

AA: Po, qitash qi ndodhi, nadh’t e tetën - nadh’t e nantën [1998-1999]. Po, qysh e man n’men kâ n’rajon’ t’Podujevës, n’Metehi e n’Shalë… n’përgjithsi kâ?

RH: Vallahi bre… gjithmonë me tutë, gjithmonë me tutë… se hinë shkiet, u mush policë e ushtarë. Për shembull… veç ni shembull po ta jepi: n’Podujevë u nisë, për shembull, ni konvoj’ policë me ardhë knena përpjetë…

AA: Knena katunit?

RH:… po edhe na çka ishum t’ksaj âne atje u dufke mas tyne me ardhë me kqyrë ku po hinë, çka po bâjnë, a po rrehin - t’shkojmë bile edhe na me ta. Mir’po veç vishin edhe u kthejshin apet, edhe nëpër katun rrallë najkun, se jo. A tmerr u kânë vallahi boll! Njo [1] me pâ katunin ka t’i bjen u zhirqshe.

AA: I rrehshin shume shkite?!

RH: Aaa…

AA: Kon’ i ngucshin ma shumë, burrat a edhe gratë? Qysh e man n’men?

RH: Aty s’ka zgedhë aj, çka i ka ardhë n’shêj.

AA: A kanë pasë naj pritë a naj… a din, që ju përcillnin non - stop, ça po boni, ku shkoni, naj vên’ që ju kanë nejt non-stop gati ça po boni?

RH: Ato jon’ kânë sekrete, t’mshefta, që nuk u dufke m’u zbulue. Se ata u munojshin m’i zbulu po s’mujshin se shqiptart nuk dhojshin informata… se n’filon vên’ jon’ tubue, po ata u munojshin herë me t’fortë e herë me t’mirë, po ata e kanë pasë… ata t’betum mos me kallxu kurgjâ hiç.

AA: E tanaj a keni migru ju naj kun, a kini shku ju naj kun? Gjith’ kit’ zullum që ua kanë bo, dikun bile kini migru, kini shku nashta? Qysh e man n’men?

RH: Me nizet’ e katër mars nandhetën [24.03.1990] jena dalë, jena ikë, jena shku qitu n’bieshkë, qitu n’mal kemi nejt nja gjashtë [6] javë a se di sâ.

AA: Qysh ju thojnë ktyne bjeshkve ku jeni kânë ju?

RH: A?

AA:Qysh ju thojnë ktyne bjeshkve ku jeni kânë ju?

RH: Bieshkë ka pasë... ni numër i madh i popullsisë edhe nuk e nxanën. Tani rrugën... as nuk lejshin me ardhë p’ej poshti kho as p’ej atje naltshi, na metum sikur, sikur “n’torishte”, qi thot’ ni fjalë populli, e pritshum çka po bâhet me neve.

AA: E tani kur ja nisi me hi kapak Nato, e?

RH: Tani nejtum nja gjashtë [6] javë n’mal, qikho n’Pakashticë, mas gjashtë [6] jave “Hajde dorzohum, hajde dorzohum”, e shkum n’Pollat. Çika: “Ku po shkojmë?”, “N’Pollatë”, edhe po zhdirgjum na p’ej Pollate me mija refugjatë. Nuk u dike gjâ. Dikush thojke: “Po na çojnë për Maqedoni”, dikush - knena, dikush - anena, veç udhs’ kur vimë k’tu, polici ish kânë n’udhë atje, veç na e bâni me dorë “Hini k’tu” edhe hinum na udhës te poshtë e n’shkollë, k’tu u vendosum. Pritshum çka do t’bâhet me neve. Bujtum dy [2] netë hesapi, mas dy nete erdh lajmi se: “Kush don me shku p’ej shpije se u shlirue”. P’ej refugjatve çka ishin aty, ni [1] ditë përpara me do vetë shkova, veç mos ishin kanë pesë - gjashtmi’ [5000-6000] vetë k’tu... edhe jep urdhën dikush p’ej shkive, a ça po di une, thot: “Mos me lânë kërkon’ n’fushë se po vinë delegacionet e po kqyrin çka po bahet”, e pi marrin qitu te shpija... qitu te une jon’ kanë niqin’ [100] vetë e edhe ishin kon’ metë do shkolla aty e mrêna nuk jon’ dalë... nuk jon’ dalë se zahere ajroplant’ fluturojshin,  kur fluturojshin ajroplant k’ta ushtria u strukavke, u mshefke, kur shkojke k’ta dalshin.

AA: Paski pasë kogja problem, po me rênsi s’ju paskan ngucë.

RH: Problem, po. Problem, po. E k’tu tu na zahere fati a... kur erdhën, na u vendosum aty. Ni [1] udhheqës i ushtrisë, thojke: “Mos m’i ngucni ju ushtart’ e ushtari jem nuk guxon me ngucë popullin” - thot’ - “E mej ngucë vallahi s’ju lajmë rahat”. Edhe k’tu kanë nêjt edhe refugjatë t’mirë edhe ushtria k’tu plot. Mirë, kurrë s’kanë bâ dallim as... po pak ditë edhe u çlirum.

AA: E masi u çlirute, ça u bo masanena k’tu n’Metohi? Qysh e man n’men masi u çliru u kry lufta e krejt? Qysh e man n’men kohën e masluftës masanej?

RH: Qysh me t’thanë? Njeri... sikur kur osht i lidhum, e zgidhë dikush e shlirohet. Qashtu edhe populli k’tu se nuk dishe ja nisi jetë e gjallë, menihere me shkue e me ardhë... se jena kanë k’tu si rob’.

AA: Ni [1] kohë e gjatë qi kê, e.

RH: Gjashtë [6] javë, de. 

AA: A jau kanë ngucë shpiat khâ?

RH: Shkavi do shpija ua ka djegë, do i kanë sosë. Kanë bâ zulluem n’to boll, boll.

AA: E taj mas luftës?

RH: E tani mas luftës erdh ndihma, i marun... i marun. Qe bash ktina kojshisë qitu ja kanë djegë shpinë, e lopt’ un ahër, e ni shpi ja kanë maru ati djalit... kanë mrri tani ndihmat, kanë mrri.

AA: Kadaldale.

RH: Po.

AA: Me juve çka ndodhi?

RH: A?

A: Ju a e keni pasë shpinë e djegun mas luftës a?

RH: Jo, neve kurgjâ nuk na ka mungue.

AA: Pse, s’ka pasë kshtu naj far’ dëmtimi gjatë luftës... a n’shpi, a n’hamar, a n’përgjithsi ku keni nêjt ma herët, para se me shku atje refugjat?

RH: Ka pasë përmrena tesha, po ka pasë. Ato i kishin qitë p’ej ormanit, e i kanë gjue, e tani me voe i kan gjue e thy dritaret, e msho murit e u doke voja t’kuqt e vos’ aty e kapak do, do dyer... po, jo ashtu aq shumë, veç ka pasë, ka pasë.

AA: Po, mirë baca Ramadan, mu m’interesojë edhe n’ushtri përpara... qishtu rreth moshës tetmdhetë, nonmdhetë [18,19] vjet... a je kânë n’ushtri naj her, qishtu n’Jogusllavi, a ju kanë çu thirrje?

RH: A?

AA: Juve a ju ka çu Jogusllavia thirrje për ushtri?

RH: Po.

AA: Je kânë edhe n’ushtri a?

RH: Po, jom kanë.

AA: A po m’kallxon qysh e man n’men? Qysh e man n’men kohën e ushtrisë?

RH: A? Pasha Zotin nuk u kanë e rrezikshme, nuk u kanë e rrezikshme. Aj... nashta me zemër, veç jo dallime nuk ka pasë.

AA: As shki, as shiptarë - krejt njejtë jon’ trajtue n’ushtri?

RH: Veç ni [1] sen po ta thom une: U kânë djali i Calla Baboviçit, kryetarit t’Serbisë, reservist aty u kânë, ushtar, edhe erdh e prunën aty n’gji tonë. Mir’po aj qashtu gjith’ ditën me libër n’dorë rrike, as nuk i përthekojke kundrat, as. Ish nji [1] mâji e shkon thot’: “Me lshu me shku te shpia”, e nuk e lshojnë. E thrret nânen e vet, e vjen ajo nana e vet. Hin aty t’u shtabi jonë, ni gru plakë, e trashë edhe erdh t’u na aj djali e pi thot’: “Pse nuk erdhe?”, thot’: “Nuk um lshun k’ta”.

AA: Nana e vet qi u shku me lypë?

RH: E për oficert.

AA: A për oficert.

RH: “Pse nuk erdhe” - thot’ - “me festu bashkë?”, thot’: “Vallahin nuk um lshun”, jo, aj tash komandanti thot’: “Jo nuk ka lypë”, thot’: “Qysh s’kom lypë”, e i thot’: “Oj nâne ni [1] porosi e kom”, “çka?”, “Veç me ma krye”, thot’: “Çka?”, thot’: “Me i thanë Titës: “Ushtria t’u ka prishë e nesër n’kufi gjysa nuk kanë me t’dalë se oficert jon’ t’prisht”. O pasha Zotin krye ni [1] javë dite u bânë delme se jo, jo nuk ka pasë dallime fort, a nashta dikun po, a dallime fort jo.

AA: E kshtu ty e qetën tone ku ka pasë shiptarë, a ju kanë ngucë shkitë, a boshnjakt, a kroatt a? Qaty ku jeni kânë n’ushtri, ku e ke kry ushtrinë ti.

RH: A ju kanë ngucë?

AA: Po shkitë.

RH: A guxon? Jo more... vallai kurrë hiç, hiç.

AA: A i paskit pasë raportet e mira me ta?

RH: Po t’mira.

AA: Kur e kry ushtrinë? A e man n’men sa vjet i ke pasë? Qysh t’kujtohet?

RH: Po t’kallxoj, n’Lubljane tre [3] muj’ ditë…

AA: N’Slloveni!

RH: … mas Lubljane n’Mustar. Bile te Zagrebi dola n’tren po kqyri e nifar Idriz Mehana i Vushtrrisë edhe aj, shok e kom pasë se bashkë rrishum, edhe thot’: “Ku po shkon”, i thashë: “Po shkoj n’ekskursion!”, aj: “Kuku për mue, po ti...”, tha: “O vallahi po shkoj ushtar”. Kur zhdrypum na aty e vjen t’ma ngjet lidht, thote: “Pse s’kallxojshe, po une t’marrsha lakmi ty se edhe me m’thanë “Shko p’ej shpie”, nuk shkoj”, e u bashkuem. E tani aty ish qendër e tre [3] muj e mas tre muje i çkepshin e neve na râ n’Mustar.

AA: N’Mustar?

RH: N’Mustar.

AA: E ku i ka râ kjo Mustara, n’Kroaci dikun?

RH: Jo, k’tu n’Bosnje. N’kufi gati me Malin e Zi e me Bosnje.

AA: Po, po. E sa kohë ke nêjt? E përmene qi nî her’ n’Lublanë kini nêjt’ nî her’ tre [3] muj, po zakonisht përpara ushtritë sa kanë zgatë? Ty per shembull sa t’ka zgatë?

RH: Dy [2] vjet.

AA: Dy vjet!

RH: Dy vjet.

AA: A jon’ dallu shiptart n’at kohë si ushtarë t’mirë?

RH: E vallahin.

AA: Ose ti, për shembull, qysh e man n’men për vetën a’atë kohë?

RH: Ajo u kânë për ton’ njejtë. Dy [2] vjet i ke pasë. 

AA: Me nêjt’.

RH: Me rên i ke kry urdhnat ça t’kan thanë.

AA: E çfarë grade e ke pasë n’ushtri ti? Çfarë grade e ke pasë n’ushtri ti?

RH: A? Un a?

AA:Po.

RH: I thjeshtë.

AA: Ushtar i thjeshtë.

RH: Ushtar i thjeshtë. (Buzëqeshë)

AA: E a po m’kallxon ti, a din, qysh jon’ kânë rênet e ushtrisë, operacionet, aksionet, ushtrimet që i bojshit? Qysh i man n’men? Krejt ti kallxom se po m’interesojnë m’i ditë, nëse t’kujtohen?

RH: Kanë thanë: “Nâna mos t’i gzohet djalit për pa e kry ushtrinë”, se kâ, kâ... edhe atje, jo edhe problem, po duhet edhe rregullat m’i kry, se kur shkojsh atje n’ushtri ky turlifar’ ushtrimi. Qe bash njâ u kânë sikur tavan, qishtu u dufke me kcy e me e kapë, e tani me shku sa atje e me râ poshtë, e ni ushtar po thot’: “Vallahi” - thot’ - “nuk muna me hypë” e aj shqyptari i thot’: “Çare s’kie”, thot’: “Vallahi” - thote - “jo” - thote - “Rrxohna, jom i ligeë, jom i ligë, i smutë”, edhe hypë aj. Kur don me ndrru dorën kjo tjetra e lshon e i thên britë e gjyksit krejt’. E mule tani me çue n’Prishtinë, e n’Sarajevë, e thashë... um m’vetën mue se qysh ndodhi, thashëe: “Ky kâ faj, Desetari” - thashë - “Se aj i tha: “Nuk muna, nuk guxoj se jom i smutë”, dashtë pa dashtë ki me hypë” - thashë - “E qe ky ka faj”. 

AA: Edhe e hupi tani!?

RH: Tani e kishin... kish pas’ nêjt’ dy [2] muj’ aty, kish pas nêjt dy [2] vjet e mâ… nuk e di mâ a osht.

AA: E ushtrinë përpara thojnë “Kogja u kânë privilegj me kry”, baca Ramadan?

RH: A?

AA: Privilegj u kanë, kogja t’kanë konsideru si burrë me kry ushtrinë.

RH: Oo qysh t’qillojnë bre ato njësitë, qysh t’qillojnë njësitë. Ata... ata n’zemër e majnë për neve qysh naj dojnë neve, po me shprehë nuk munën e qashtu. 

AA: Ju kanë majtë, e ju kanë trajnue?

RH: Po. 

AA: S’ka pasë lshime n’ushtri n’ushtarë?

RH: Vallahin ku jom kânë une jo, beso nuk ka pasë. E ka pasë edhe ni rast po ta thom: U kânë ni [1] desetarë, u kânë ni shiptar dikun i Pejs’ a i Gjakovs’... edhe ni kroati ja vjedhë dikush sahâtin edhe ja kish pas vjedhë aj shoku i tina, e aj komandiri i çetës ju kap ktina, thot’: “ Ti e ke vidhë”, kti shiptarit, e bâni gisht, gisht e bâni. Edhe po bisedoj une me to, “Kallxom bre, mu kallxom bre mu se...”, “O pasha Zotin”, bâni be e rrfe, “ Nuk e kom marrë, se kom marrë. Po une i vetmi shiptarë aty edhe desetarë edhe për qata”. Edhe e qesum n’parti punën e atina, aj nuk don me nie, thot’: “Jo aj e ka marrë”, une thashëe: “Jo, nuk e ka marrë”, tha: “E ku e din ti që se ka marrë?”, thashë: “Ku e di ti që e ka marrë?”, “E une e di që e ka marrë”, thashë: “Une e di që se ka marrë”.

AA: Ça u bo masanej?

RH: Tanaj aj qi e kish marrë sahâtin e merr ni femën edhe shkon, shkon atje e prun tani atâ knena e vesin, “O” - thot’ - “Une e kom marrë”, e thojnë: “Ku o?”, thot’: “Hajde se po t’kallxoj. Veç e çelë, te merr ni [1] guri, e hjekë” - thot’ - “qe sahâti”. E çunë dikah ato edhe çka t’i bojmë na atina, atina oficerit të tina, tha: “Pe’j juve nuk po m’vjen fort zor po p’ej Ramadanit që mu ma mushke menja që ky me mbronë edhe nuk osht qashtu se aj e ka marrë”. Mir’po un’ isha i sigurt që nuk e ka marrë edhe isha i sigurt që n’tjetrën anë bre... nestra, masnestrit e çunë atâ, sdi ku. E qaj bash ni mik temin e ka mytë n’ushtrinë n’Belegrad, a s’di ku?”. Kanë mytë shumë.

AA: Nëse kanë bo kshtu pengesa?

RH: Po. A qaty ku jom kanë une, jo nuk ka pasë.

AA: E baca Ramadan, kur je martu ti? Qysh e man n’men martesën tane si i ri?

RH: A?

AA: Sa vjet je martu?

RH: Sa vjet?

AA: Po. Qysh e man n’men?

RH: Nja katërdhet [40] vjet (qesh). N’pesdhet’ e tetshin [1958] jom martue.

AA: Sa vjet i ke pasë? Sa vjet i ke pasë?

RH: Aaa... qe t’kallxon ky ( I drejtohet nipit të tij).

AA: Ja, un’ po du me ni’ p’ej teje.

RH: A?

AA: Une po du me ni’ p’ej teje.

RH: Paj, po de. Qe p’ej meje po t’kallxoj.

AA: Mejher’ mas ushtrie je martu a?

RH: Jo, n’ushtri jom shku n’pesdhet e shtatën [1957]. Jom martue e n’pesdhet e tetën [1958]. N’maj jon’ shku ushtar. 

AA: Po, e qysh u martojshi përpara baca Ramadan? A i man n’men martesat përpara me tash? Qysh i man n’men ktyneher’?

RH: O vallahin përpara u kânë mirë e tash nuk o mirë.

AA: Kallxom ktyneher’ qysh jon’ kanë?

RH: Ni [1] javë ditë përpara u nijke ajo era e darsmës edhe i muhabetit... edhe i madh edhe i vogël. T’hanev’, për shembull, e marte, e mërkure, e ejte deri t’premtën aj, i zoti i darsmës, k’tu ka pritë mysafirë, ka pritë. Kojshia nuk ju kanë dâ, i kanë nimu me ça kanë mujtë edhe ja kanë kry darsmën. Lezet u kânë.

AA: E a i man n’men qysh jon’ kânë rênet p’ej fejese e deri n’martesë?A t’kujtohen, ti bile kur je…?

RH: P’ej fejese... nuk jena pâ na. (Buzëqeshë) Me msit’, e bike fjalën...

AA: Kush e bike fjalën?

RH: Jo, daja i grues. E tani e çojshum me pregaditë, i blejshum çka kish nevojë edhe shkojshum e marrshum.

AA: Tanaj?

RH: Tanaj.

AA: Zakonisht a ka pasë naj ditë e caktume kur u bojshin darsmat?

RH: T’ejtën zakonisht, po tanaj ja nisën edhe t’dillën. 

AA: Edhe t’dillën? Dillën taj ma vonë dikur? 

RH: Po, ma vonë.

AA: Po, mirë. E n’darsëm e përmene ni “i kanë pritë bajraktart’”, e qysh i kanë pritë? Qysh kanë shku rênet edhe te burrat edhe te gratë?

RH: Tashti (Buzëqeshë) e kanë pas vênin aqik, nuk kanë mujt, s’kanë mujtë, për shembull, qe k’tu me kanë darsma mysafirt duhet m’i çu n’mahallë atje nalt... se u dufke vêni me kânë ma i madh - atje me nêjt’, atje me hângër, atje me pi... e me pasë shumë tani u qkepshin nëpër mahallë edhe nëpër katun. I marrshin edhe nestrit i prushin apet aty n’vên.

AA: E te burrat zakonisht n’oda e kanë majtë kit far’ neje?

RH: Po, n’oda de. 

AA: A keni pasë ju odë përpara? A ka pasë k’tu n’katun?

RH: Qe qitu u kânë. Sa Samet? ( E pyet nipin). “Nja tetë me tetë [8]”.

AA: Përpara a t’ka râ me nêjt’ n’odë?

RH: N’odë... përpara u kânë njo e vogël me lânë ni [1] dritare, kjo e madhe përgjyst qyshty druni skej m’skej mos me râ kâshta. 

AA: P’ej drujve.

RH: Po, se u çkarravitshin gjith’ ditën e gjith’ natën aty.

AA:Pleqt a?

RH: Po.

AA: E a po m’kallxon qysh jon’ kanë qito nejat përpara n’oda. A po m’kallxon ti qysh i man n’men? 

RH: Po de. Hjeshi e madhe u kanë, hjeshi e madhe u kânë. Për shembull, ni kongtar’ se na e kena pasë ni kusheri knojke kangë folklorike e tash vishin mahalla, e aj me lahut, e knojshum, lujshum e gjithçka bojshum e lezet u kânë, lezet. 

AA: Po, ti mu a po mkallxon qiky lezeti që u kanë nëpër oda te burrat... qysh, hajt kallxoma naj lojë popullore qi kanë lujtë përpara n’oda, a i man n’men?

RH: ‘Bad-bad’, a din çka osht?

AA: Kom ni për lojen n’oda, po qitâ se pasna ni’, qita se pasna ni’.

RH: Edhe me plisa, tani filxhanas’ lujshin. I bojshin dhetë [10] filxhana e e mfshefshin kokrrën, dy [2] parti, e tani e lypshin e sillshin tepsinë “Jo qiky e kâ, jo qiky se kâ, jo anej, jo bosh, tese bosh, bosh tese...”, e kur qillojke kur thojke: “Tese” e çojke atâ e qillojke kokrra mrêna tani qajo parti fitojke. Tani plisa.

AA: E qysh e man n’men qitâ plisash? Qysh u kânë qikjo lojë se un s’pasna ni për qit’ lojë? Qysh u kânë qikjo lojë përpara, qysh e man n’men?

RH: Po, për shembull, u bojshin sa vete jon’ kanë edhe i ndrrojshin plisat her’ aj’, her’ aj,’ e her’ aj, e... qashtu ‘bad - bad’ (Buzëqeshë). 

AA: Kjo ‘bad - bad’ çka osht’?

RH: ‘Bad - bad’, qishtu (Bënë gjeste me duar dhe godet njërën dorë me shuplakë të dorës tjetër), çishtu ‘ding’ e ‘kush t’râ’, për shembull. 

AA: U dashke me ja qillue?

RH: Po, me ja qillue. Aj ikke kah ky për mos me ja qillue.

AA: A ka ndodhë që dikush me bajtë kit’ ‘bad - badin’ për ni kohë t’gatë?

RH: Po, shumë valla.

AA; Deri kur jon’ lujtë k’to loja? Qysh i man n’men ti? Deri tash vonë dikur a?

RH: Paj, kur kanë fillu kush e di sa vjet k’to t’mocme jon’, po tani me kohë po u largojshin se oda s’ka e k’to ‘bad - bad’, filxhanas’, me plisa... u lujshin n’odë.

AA: E a keni pasë... përpara e di kom ni’ që ka pasë edhe kuvenime, mledhje t’bajraktarve t’katunit, e k’tu a keni pasë qasi mledhje m’i caktu rregllat, problemet, e ça ka pasë krejtë? Qysh i man n’men?

RH: Për shembull, po, për shembull vishin, vishin n’odë tonë... u bojshin mahalla se zakonisht oda jonë u kânë sikur xhami e tre [3] pleq jon’ kânë k’tu edhe tani dimnit p’ej shtatve [7] deri n’ora dymdhetë [12] t’nats’ oda jon u kânë plot vllaznillak. E njo [1] folke tjert’ e ngojshin, kur folke aj tjert e ngojshin tân’ me rên. Kush ka folë tjert’ nuk ja kanë prishë, jo tani debate “Jo ti gabove qitu”, jo hajgare tani, a sa ish përnime gjithcili qi folke ton’ e ngojshin. Lezet u kânë.

AA: E kangë? Ti e përmene që edhe kangë keni knu nëpër oda.

RH: Po.

AA: A t’ka râ rasti me knu naj kangë ose me msu bile me ditë naj njo [1]?

RH: Kush? Une për veti a?

AA: Ose naj njo i afërm që ka ditë me knu.

RH: Jo, vallahin jo. T’thashëë une... ky mixha i vjetër u kânë, po u kânë kangtarë me lahutë që zemrên ta knaqke.

AA: A keni përdorë edhe intrumente tjera: qiftelia, fylla e ksi a keni përdorë?

RH: Po, k’ta kanë pasë, k’ta mahalla po, e na jo.

AA: Eee baca Ramadan... q’na knaqe muhabet.

RH: A?

AA: Na knaqe muhabet. 

RH: Po, thu a? (Buzëqeshë)

AA: Valla po. Baca Ramadan m’interesoi edhe diçka. Përpara kur i punojshit tokat me parmena e taj dikur u ardhë edhe traktori kha. Kur e man n’men qi u ardhë traktori?

RH: Po, po. A?

AA: Kur e man n’men që u ardhë traktori ma s’pari khâ n’Podujevë, ja khâ n’Metehi, a din, që ma s’pari ja kanë nisë me përdorë?

RH: Vallahin bre... nuk e edi.

AA: S’t’kujtohet, nuk e man n’men?

RH: Ja-a.

AA: Po, mirë baca Ramadan, e përpara festat t’ndryshme gjatë vitit a keni festu, për shembull tash n’pranverë t’hershme, a din, që osht’, n’maj, pesë - gjashtë maj[5,6]... maj qi u kanë Shën Gjergji, Shmarku e... a i keni festu k’to? A i man n’mên?

RH: Po, Shën Gjergjin po, Shmarkun po.

AA: Qysh e man n’men, Shën Gjegjin përpara qysh e keni festu ju?

RH: Po t’kallxoj: Njerzit shkojshin m’mal e marrshin do bimë, do barishta e tani ditën e Shën Gjergjit jau qitshin n’jerum dhenve edhe qitshim flija e hongshum.

AA: Çat ditë?

RH: Po. E ditën e fundit t’Shmarkut pak ma ligsht se bari jo e kurgjâ jo, apet flija po e tjera jo. Qajo u kânë.

AA: E kshtu a keni pre, therr’ naj lopë a naj viç për Shmark apo edhe për naj festë tjetër?

RH: Jo, jo. 

AA: E kohën e Aligjynit. 

RH: Se ktâ Shin Gjergjin magjupt e majnë.

AA: Qashtu thojnë. 

RH:A?

AA: Qashtu thoni?

RH: Po, qashtu thojnë. Ata mut’, mut’... punojnë e ditën e Shën Gjergjit e qkrijnë krejt çka kanë për Shën Gjergj. 

AA: E taj Bozhiçet a i kini festu najher’? Bozhiçet ose Buzmin? A i kini festu najher’ n’kohë dimnit, tash borë qi osht’, niz’t e pesë [25] dhetor ose shtatë [7] janar? Buzmin a e keni festu najher’, Bozhiçet?

RH: Po, pasul kena shti (qesh).

AA: A po m’kallxon qysh i keni pasë rênet, qysh i keni festu k’to festa?

RH: Po de, pasul.

AA: Keni qitë. A u mledhshi krejt ni [1] vên’?

RH: Niher’ e halâ mahet qajo.

AA: Halâ e festoni?

RH: Halâ. Qat’ pasul e shtimë se sen tjetër, jo.

AA: A kini naj ditë t’caktume kur e mani?

RH: Ja-a.

AA: Veç kur o ftoft kur ja nisë dimni m’u bo qat’her’?

RH: Po.

AA: Po, mirë baca Ramadan na knaqe muhabet. Qysh po t’u doket ty at’herë me tash? Jeta përpara me tash, qysh po t’u doket? Cila ma e mirë?

RH: Ka dallime.

AA: Ajt kallxom ku jon’ k’to dallime? Qysh po m’i kallxon ti?

RH: Kâ dallime se përpara ndihma njâni - tjetrit u kânë n’kulm, për shembull, jon’ dâ dy [2] vllazni edhe krejt’ mahalla jon’ çu ja kan maru shpinë, ja kane thure avlinë, i kanë nimu n’bunarë, i kanë nimu n’tona punt’. E ajo u kanë nifar’ lezeti e sot ajo nuk osht’. I ka rrokë gjithkush, gjithkon’... aj, vallahi kâlbet tu punu n’shpi e si nimon kërkush se u largu ajo sên.

AA: Kan ndryshu senet.

RH: Po.

AA: Po, mirë baca Ramadan. Faleminderit shumë se na ki knaqë me kit’ muhabet e ishalla k’to fjaltë e juve nihen edhe mas niqin’ [100] vjete.