Ramize Miftari

Intervistuar nga: Batije Sylejmani

Edhe, qysh jemi rritë na n’atë kohë u kânë shtirë, n’atë kohë që të thashë s’jemi kânë zilom po qashtu e kânë çue traditat e veta

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

27.12.2017

Lokacioni i intervistës

Gjilan

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

BS: Ia nisëm. 

RM: Vallahi bijo, n’atë kohë u kânë shtirë boll... ma shtirë nuk e di… 

BS: A ma thu emrin mu?

RM: Emnin e kom Ramize une, Miftari mbiemrin, tedhët e tri [83] vjet i kom bâ, për katra [84].

BS: Ku ke lindë?

RM: Vriqevc kemi lindë.

BS: Komuna e Kamenicës, a po?

RM: Po, komuna e Kamenicës.

BS: Rrethi i Anamoravës 

RM: Edhe jemi kânë pesë [5] motra e tre [3] vllazni, jemi kânë na ça i kom pasë une qaty. Edhe, qysh jemi rritë na n’atë kohë u kânë shtirë, n’atë kohë që të thashë s’jemi kânë zilom po qashtu e kânë çue traditat e veta… Tabijat e kishin pasë me fmit’ t’vogël me ja da rriten fmis’ të vogël, mi çu me gjâ e mi çu zhag napër tokë e, qashtu shkret u kânë ajo kohë; gjithkun, se jo veç te baba jem. Edhe, si i ke bô pesë, gjashtë [5-6] vjet tu ka dashtë shtagën në dorë, me shku mi rujtë gjânë, bukën e ke marrë, ni copë bukë në dorë, je shku te gjâja qashtu shtagën n’dorë, bukën tu e kafshue je shku me gjâ; me bâ me të hupë, u dashke ton’ diten n’kamë me nejtë; i vogël – i vogël, s’të vetke kush a po lodhesh, hiç… për me metë gjallë e, asi… e, qeshtu hajt-hajt-hajt, tani i maj’ men motrat kur i kam përcjellë para meje nja tri [3] e përmas nja e, vllaznin’ e, kejt qashtu jon’ kânë edhe tana’ skame ka pasë për s’tepër edhe kanë majtë gjâ shumë e kanë majtë kejt… qetash lezet, qetash po ju marim lakmi ktyne.

BS: A jeni kânë kallabllak në familje? 

RM: Tridhet e pesë [35] veta jena kânë, kur jena kânë dej jam bô me ditë mirë; tridhet’ e pesë [35] vetë u dajtem dikurna, po ma mirë ish kânë mu da ma heret, po u dajtem si vonë pak e, kur u dajtem i ditem pak lezet. E skame unë nuk kom pasë te baba – kurrë s’e kom ditë skamen te baba, a te burri kur jom shku, ahh ishin kânë zilom e fukara... po msiti ta bon atôhen. Msiti, se ktynehere s’jemi begenisë si qetash çika e djali që po dalin; atëhere me msit: hajt, ka shku mirë, keq, s’e ka pasë gajle... E kânë qitë qaty sikur kur e qet ni kaci bërllog, edhe, pasha Zotin e lum tani hajt-hajt um lypshin. N’shkollë, n’shkollë s’um çoi baba, um fejoi tremdhet’ [13] vjet e gjysë; kur i bôna katrëmdhetë [14] um çoi te burri e, “n’shkolla pse me çu”, llaf e anej, e, shkova e re e, kerqyshna... fukarallak, skame.

BS: Shpinë, a e man’ men qysh e keni pasë të rregullume; dhomat, ku kush ka nejt’?

RM: Te burri a te baba? 

BS: Te baba.

R.M: Mirë, mirë... ni katshe u kânë po mirë... janë kânë n’atë kohën me lloq, me lloq janë kânë atëhere, i kânë ly me qyreq, se qesi bejmall e kto s’janë kânë atëhere... ciment as blloka as... – me qerpiç, me lloç, po mirë kemi kalu... 

BS: A keni pas kuzhinë të dame ku kanë punu gratë?

RM: Jo valla – jo valla... U kânë magjja, qaty i kem pasë en’t, qaty nji policë e, i thojshin atëhere, jon kânë kto t’dhevit jon kânë, kalanica e lugë të drunit jon kânë atëhere. Lugë të drunit jon kânë at’here. 

BS: Keni hanger me lugë të drunit?

RM: Po, taze, t’mira lugt’ e drunit.

BS: A i keni bâ vet, a i keni ble?

RM: Jo, kanë marue baba jem e, kanë maru, i ka punu baba jem vet, eh, qeshtu. 

BS: Ehh ktâ, oden, a e keni pasë oden e burrave? 

RM: Po, u kânë oda e burrave veç.

BS: A kanë nejt’ veç burrat aty, a po?

RM: Aaa, burrat. Aty u kânë ni dallap me derë anena, derë knena, edhe jon’ avyt’ gratë që jon’ kânë jabanxhit’; jon’ kânë s’jon kânë jabanxhit’ veç që e ka shti bukën prej asaj deres anena, knena, e kanë nxjerrë, e ka marrë burrnimi, e kanë kthy n’odë. 

BS: Domethon’ gratë nuk kanë hi n’odë ?

RM: Jo, gratë atëhere nuk kanë hi te musafirt hiç, ja... qashtu u kânë. Qe, sot âsht atje në Viriqefc, u kânë ajo e marume hej ashtu ma e madhe, ma e gjanë se dera – sa gjysa e qesaj prej telivizorit e dej teknena; anena ni derë e thurrne, e mshelne kuti, e shtishum bukën prej n’atanë, knena kersitshmi tak-tak-tak, e çelshin deren, e marshin buken me ujë e me pasul a çorbë a ça ka pasë. Qaty jon’ shti lugë e ato kalanica – atëhere ‘kalanica’ ju thojshim atyne – kur e kanë krye jon’ shku i kanë shti apet aty, i kanë marrë gratë... se, tridhet’ e pesë [35] vetë jemi kânë kur jemi kânë bashkë. 

BS: E mrena n’odë a kanë hi? Nuk kanë hi pse u kânë marre me hi, a s’i kanë lânë burrat me hi?

RM: Ooo, atëhere qashtu n’pergjithsi jon’ kânë; nuk hishin gratë, e kanë pas maru ato apastafat qashtu vet... edhe, a me shku me fshi soben, njo’ nuse ça u kânë ma e re u shkue n’sabah, e që u kânë dimer ju ka kallë kuben edhe i ka çu teshat, ato jorgana, ato i ka ndreqë, ato qylyma e jana, e  ka fshie e, e ka ndreqë, se t’shtrum knej, t’shtrum anej, tokë nermjet edhe... dru, drunat jon’ kânë ata, edhe dalke për dere te... jashtë mô edhe kafe çka u qitke; kanihere ju qitke, kanihere ju thojshin “Hajt se pi qesmi” – që u kânë me f’mi s’e kanë lânë me punu aty; që s’ka pasë f’mi pos ka pasë, a din, hala f’mi mi lind’, ka qitë nashta kafe, a, si i ka lé fmija ka pasë, kanë qitë burrnimi vet kafe.

BS: E tash gratë qysh i kanë da punt; ma e vjetra çka ka punu; ma e reja çka ka punu?

RM: Ma e vjetra u kânë zojë shpije, e ka pas bylmetin e, ma t’reja magjen... do për magje. Jon kânë kallabllak; dy për magje a tri, dy për pleh – me lese, se me kolicë nuk u kânë me shty, eh dy veta – njanë anena, njana knena, e kapshin lesen e hekshin plehin, se gjâ kallabllak e me ren ato u ndrrojshin në magje, herë njana herë tjetra; tri veta me kânë javë për jave; xhumônë, premte t’premte jon’ ndrrue edhe kanë gatue. 

BS: Çka marojshin ma shumë me hônger? 

RM: Po zejshin bukë... atëhere ka pasë t’elbta e të theknes e të grunit e të kallamojt e, ka pasë. Zejshin bukë a qitshin trejte, po me trejte s’un i vishin rreth; ka dy [2] here n’ditje zejshin bukë edhe apet qitshin të kallamojta, e, qeshtu e kanë përdorë kallamoqin, e kanë përdorë theknen, elbin, n’atë kohë. 

BS: Kto i keni bâ n’atë kohë kejt vet, a po? 

RM: Vet. Toka na’j ka bô, i kemi punu, i kemi mjellë, jon’ bâ qeshtu. Bilmetin qeshtu vet e kanë bâ gratë, ato baqicat, s’i kemi ble zejtin, as s’e kemi dit’ çka ô zejtini, as s’e kemi dit’ çka... me kejt i kanë bâ vet bilmetin... tanë beriqeti u bâ mire, pasuli mirë, kumpiri mirë, bashçillaki mirë; tona’ jon kânë pa pare, a qetashti kejt me pare.

BS: E arave, kush ka punu – burrat a gratë? 

RM: A... mi mjellë ka bâ vakija gruja u dalë me shtyp’ basa, burrat gjithë jun’ dalë e kanë qitë plehin a me shkep’, e tubat ça i kanë qitë i kanë shkep’ burrat. A, kur e kanë mjell’ kanë dalë e kanë mjell’ pasulin vet, a kto drithnet e bardha, kto i kanë vllaqit’ vet burrat, a me prashit’ e me mush’ gratë. Edhe te sana jon’ dalë gratë. 

BS: A kanë pasë ma shumë punë gratë a burrat n’atë vakt?

RM: Ja valla, për atëhere um doket gratë... për soden po thom ma shumë kanë pasë gratë atëhere punë; qetashti me dalë në fushë jo, në pleh jo, te gjâja jo, m’i mjelë jo, m’i nxon’ jo, me tun’ jo. Vallahi, qaty mrena nxet’... po ribatin, po n’kamë po jet’, po do punë ma të leta; me nirtht’ nuk nerth, nuk del jashtë, s’del n’pleh; as s’ju vjen era pleh as s’ju vjen kurgjo. 

BS: E teshat kush i ka la?

RM: Në dorë i kanë la valla. Jon’ bô ka tri [3] veta ato që jon’ kânë kallabllak, jon’ bô ka tri [3], jon’ ra, i kanë la. Njo i ka vnu kazanat – i kanë vnu dy furza te mdhaja edhe i kanë vnu kazanat, i kanë vnu tre [3] kazana aty. Aj, njo veç çka i ka vnu kazanat e çka ka mujt’ me qitë ujë me pecerrkë – na ju thojmë ‘pecerrka’ e dikush ‘lekë’ – tu i qitë atje n’korita të drunit. Koritat e drunit edhe ni here ma gat’ se qekjo tavolinë e ma gjan’ jon’ kânë. Qaty i ferkojshin ving-ving-ving edhe me rrest e rrehshin. 

BS: Me ça i kanë la? A keni pasë sodë?

RM: Jaa, moti kohë... me hi, me fi.

BS: Qysh e keni maru atë finin? 

RM: Atô e kanë marrë e kanë kullue me ni kusi të madhe, e kanë qitë hi e, marshin e i qitshin n’kaci, ka dy, tri [2-3] kacija. Ia hekshin thingitë, e asishin, e sitshin n’shoshë, e kanë sitë edhe n’shoshë, me ia hek’ thingitë... edhe ma s’pari me ujë të vok’t i marshin i ulshin ato tesha e i ferkojshin mirë mirë, tani i marshin e n’koritë. Po u kânë ai lugi i madh, i gatë... i marshin i palojshin dy lugjt; njanen ânë teshat pale-palë i palojshin e ja vnojshin ni çershaf të kanopt, e marojshin të trashë, e qitshin hi aty n’tô edhe ia kthejshin valen vu-vu – ka dy kazana valë. E lshojshin ujt knenaj kejt, thojshe ti i ke qitë faks e i ke ferkue... edhe n’qata’ ujë i ferkojshin edhe ju qitshin valë, i shperlajshin. 

BS: Çfarë tesha kanë pasë? 

RM: Po kanë pasë atëhere të pamuka, tani dikur dul kanopi, i marojshin me kanop; mitana burrave për punë e marojshin mitana, e gratë jo, s’kanë veshë të kanopta atëhere. Veç burrave i marojshin do mitana si qeky xhamperi jot, qeshtu çelun’ ktu me pulla atëhere... çka me bô... – u dashke me punu zhguna. Kanë maru atëhere tirqi për pantolla për burra... ka katër [4] parë leq. 

BS: Ju i keni maru, a po – vet?

RM: Vet i kena maru – me jana me qylyma, vet.

BS: E qysh marohen ato? A mun’ me m’kallxu pak..? 

RM: Me cukla marohet jani. I pshtjellë aty n’atë shtagën; e ka ajo aty, apastafat e ka ajo shtaga e gatë, e pshtjellë aty verrr; veç i pret ato cuklat, tani i mer, tani i perbiron aty në tym t’janit që ô n’vek edhe e qet tani, e qet apet me gishta janin ving e ving e ving, apet qashtu me lula, me lata me... qysh t’kish qef, turli errneki. E qylymat qashtu, e qylymat jo, veç e bon ving-ving-ving, e merr e pshtjellë qeshtu n’gishta ving, e lidhë, e merr e shtin ving-ving-ving nâper asi…iu çilet goja tani atynev, tani e ndrron e rreh me shpat’. 

BS: A ke punu ti n’vek a?

RM: Kom punu; kom maru zhguna, kom maru jan e qylym e, me katër parë leq kam marue zhguna.

BS: Eh, ato modelet a i bojshi vet me men’, a i merrshi prej dikujna?

RM: Aaa jan e qylym i mershum, i vnojshum aty perpara, i vnojshim perpara, i kshyrshim qysh, sa fije, sa... si me krrabza kur maron edhe ata – sa fije mi perbiru e, sa mi honger e, qysh mi rritë e errnekin edhe janat qashtu. 

BS: E ato cuklat ku i mershi? Qysh i bojshi?

RM: I tjerrshmi na, i lajshmi, vet i lajshmi. Leshin e dhênve e çojshmi e lajshmi, e tjerrshmi, e çojshmi e ngjyshmi te bojaxhija.

BS: A bojaxhija i lyjke a? 

RM: Po, bojaxhija.

BS: E qysh – me çka i ka ly, me çfare...? 

RM: E ka ly ai me bojë, apastafat u kânë, e imë si hi, po tyli ka pasë, ka pasë të jeshilt, t’gjelbert, ka pasë t’mavit edhe ka pasë të kuqe, ka pasë pembe, ka pasë... qëto ngjyra kejt çka po i kanë fmija boicat, kejt i kanë pasë atëhere; edhe qysh ish errneki qashtu e qitshe, e çojshe e ngjyshe. E vetshe najnjo që ka marue ma perpara, sa duhet qekjo ngjyrë, sa duhet qekjo ngjyrë, sa duhet qekjo edhe qashtu jon’ msu njana prej tjetres. 

BS: E ai bojaxhija u kânë n’katun dikun a? 

RM: Po, u kânë ai, u kânë n’katun, në Kamenicë i çojshim i ngjyshim edhe n’Bujanoc i qojshim i ngjyshim jana, qylyma ose xhompera; çerapa kena maru me shtatë [7] ngjyra. 

BS: Qysh i keni maru ato skinishtet? 

RM: I kena maru... i çojshim i ngjyshim tjerrin, veç e tjerrshim, veç e tjerrshim ma holl, jo si për jana për qylyma të trashë – e, i tjerrshmi, i ngjyshmi të jeshilt, pembe, të zezë katran, se ato t’surme pa i ngjye pak s’bojke. E dajshmi leshin e dhênve ça ishin të zeza edhe ata t’bardht e ngjyshin qysh ish jerrneki; nâper çeize dalshin e i pajshin edhe si ardhke te shpija i kapke do pej’, do rrangla veç sa me qitë jerrnekin – mos me harrue. I qitshim qashtu e, kena marue pelhyra kmishen me bogosi... vet kom maru.

BS: Qysh marohen ato?

RM: Me pamuk të pamukit; ato i maron, n’dy ant’ qet ka’ dy gishta... Ma s’pari e nis, a din, të kuqe, tani të bardhë, i shtin ato n’leq, atô duhet me dredhë, duhet me dredhë bajrem, me dredhë verr e verr e me qitë, me qitë me drugëz ving anej, ving knej, mi ndrru leqt nerkomzat. 

BS: E çka është drugza?

RM: Drugza, me shti at fydzen me pej’, e trus’shim me kamë... njanen kamë, qeshtu e trus’shmi qetâ kur e shtishmi knena; ktô, ket’ tjetren kur e shtishmi në ket’ anë e trus’shmi me ket’ tjetren.

BS: Ehe... si maqinë a? 

RM: Po, marojshe vek, marojshe ka’ se di sa pelhurë – pesdhetë-gjashdhetë [50-60] kut e teper, i marojshim, prishmi kmisha me bogosi edhe të bardha për burra; burrave me qenar pak rrethit skejave, n’dy antë t’bardha. 

BS: Çka osht qenari? 

RM: Po ja qitshim do qenar, i thojshin atëhere rrethit, ama t’pamukta edhe ato. 

BS: Qysh u dokshin ato? 

RM: Ato si t’grave, veç s’i qitshin bogosi; grave po, burrave qenar. 

BS: E pantollat e burrit qysh i keni kepë? 

RM: Ah, pantollat e burrave i kanë çu te çarshija, i kanë kepë në maqinë ata, i kanë kepë qysh dush; dikush me gushë i kepke qëtu, dikush, t’rit’, i kepshin si ma t’gjanë me gusha, e zhgunat me katër parë leq. 

BS: E ato kulet? A kanë veshë gratë kule, a po? 

RM: Eh, po, dimija ka katrëmdhetë [14] metra n’atë kohë. 

BS: Ku e kini marrë materialin? 

RM: Po e kanë ble qeshtu nâper shitore, nâper, a din, ‘zadruga’ iu kanë thânë. Ose kanë shku dikun kanë gjetë petka për nuse, qysh duhet kejt me tekmil e, i kanë kepë tani vet, i kanë kepë me dimija, me xhaketë, me kmishë, me mitan, me jelek, me kejt i kanë kepë. Qështu u kânë atëhere... se qe, qetash qysh i ka ardhë sa prru’ e malli, sa breg e shpi qetash qysh ka dalë e u mushë, n’tona ânt’ po kepin, në tòna ânt pe’j marin të gatshme hazër. Na atëhere t’gatshme s’i kemi ble asnjo, veç do gostima gratë atëhere i kanë pasë që u martue, gostim i trashë me pamuk – qatô e kanë marrë të gatshem se tjeter sen jo. 

BS: Hajt tash, masi folëm, te martesa mrritem, kallxomë krejt ren qysh jeni martu, prej msitit, krejt? 

RM: Msiti, msiti ta then qafen, oj bija e nônës... msiti sa me hônger ni…[s’kuptohet]... ô pasha Zotin e lum’ e kom pasë tezen e ksaj gjyshes tône e, i kom pasë kusheri t’burrit – vjerrit vllazen, edhe  motrën e sajna e kom pasë une atje, babat vllazen për kusheri atje – për kusheri t’burrit khô, për kushëri temin. Ajo u ardhë te burri i vet e, u ardhë i ka kallxue, ka ardhë atu ka bujt’. Ish kânë kunati jem hala’ pa u fejue edhe i thotë asajna balldezes aty, balldezes të kusherinit, thotë, “Pashë Zotin a kini naj çikë se e kom vllavin ushtar edhe jom i interesum’ me, dikun me hallakat’; dikun-dikun s’po m’doket me hi...”, thotë “Vallahi, që po ta gjej n’ven.” thotë, “Kemi, kemi... njo e jona u fejue që asi, se i kanë lypë n’shkollë, i ka feju, qe, asi tamina e jep,” – se ai bâba jem e ka pasë emrin Azem – “e jep Azemi menirèn” E, për udhë, si t’shkon ajo gruja te shpija, ky çohet e shkon. Niset me shku ai, reka, ni kodër përpjetë nalet e ungjet... “O mixha Halit”, “Hè?”,  “Ungju, hajde pimë cigare e rrimë qëtu”, “Çka po bân?”, “Kalin qëtu pe ruj, po rri nër hije”, “Jom nisë e ty t’gjeta qëtu”, “Hajrolla hè?”. “Qështu, qështu, valla jam i interesum’, qështu, qështu, um ka kallxu filanja”, filanja Taibe e ka pas emrin, “Çkaa?!”, “Kur u kânë atje prâmë, ka bujt’, a menihere tha ‘hajde sot’”. A, i kish pa’ thônë i ngrati, ish kân’ mahit’: “A bon me vetë dikun ja edhe ju vetni qysh të doni”, “Ja’lla mos vet as ti, as na s’po vesim”. Po ata pasunikë ishin kânë atëhere, te dy partë” hâm t’babes tem, hâm ku jam shku unë. Ata perpara ishin kânë pasunikë, po tani si janë nda – aj déj... dikuna ia sheh hajrin, dikujna ia sheh sherrin; do dalin në selamet, do jesin per kjamet – e, thotë “Shpi ma mirë e pasanik ju, zafshi Zymeri i Dinit e si Din Laqiqi e si Zahir Vriqefci, n`zâ keni pasuni e kini renet e mira e i keni...” thotë, “n’ket ven ta paça dhânë.”, thotë “Po qysh kshtu?” thotë “Dej sot unë çikat i kom dhânë, s’i kom vetë prind hiç, asnjo, edhe djemt e mi qështu i kom dhânë” thotë “Përhajr”. Shkon te shpija, thotë qështu, qështu, qështu, i thotë “oj Hamide”, Hamidja – “Hoj?”, “e kom dhânë Ramizen”, “Çka?!”. Çka, ajo u mahitke, thojke “qysh ô Halit?” se bâbë... qysh, “Vallahi e kom dhânë”, “Ku? Po s’ke kerkush te shpija ô ti njeri...”, “Vallahi kesh tu e rujt’ kalin n’livadhe n’rekë, ai erdhë n’udhe” a din, qasajde e ka pasë udhen edhe e ka njoftë; e ka shmang pak udhen; ai n’udhe s’u kânë tu e kollot’ kalin, po e ka pa kalin, e ka njoftë, se ngat me ni xhami janë kânë, me ni shitore janë kânë – ‘zadrugë’ atëhere ju kanë thânë – edhe “Hajri koftë” – thotë, “...Halil. Çkado koftë, hajr i koftë... po a ishin kallabllak a qysh ishin?”, e vet njerka jeme. Thotë  “Jo, veç dy djem ishin. Ai i martum’ ish e ky ish qështu... eh, pakicë ishin e, ni çikë e ni djalë i kishin ai vllavi i vet... s’ishin kallabllak. Vjerrin e kish...” Ajt, kur um muren, fukarallak, skame, kishin pasë boll, skame... um lypshin n’shkollë; shkolla u kânë qatu ngat, mi ra ka’ dera e tyne me shku ka’ shkolla, veç me kapercy reken e, veç me kapercy... a, n’qat udhen e tyne ka’ i nxjerrin gjânë te reka, i nxjerrin me ju dhânë ujë, e thotë, “Jo vallahi bilahi, sa um del anej, knej llaf” edhe shkova... A... fukarallak kishin pasë atëhere. A tana’ Allahi i lum’ qysh na e soll Zoti, se i kish pas dekë bâba, i kish pasë lânë t’vogjel ata, at’ kunatin, vjerren me ata dy f’mi e ni çikë, ata tani i kanë da mixhallart e, i kanë qitë t’ri, s’kânë dit me metë gjallë... fukurallak, skame... nja dy f’mi i kish pasë. E mloi kryt’ e diq. 

BS: E dasmen tane qysh e kanë bâ? 

RM: Jo valla qysh a, po e kanë bâ si kanë thanë hastret e kanë marr tupanin po t’fikt kejt oj bi t’fikt ishin kânë, n’rryp tupani po qysh qitet tupani qysh a ka thanë aj tybe s’kishin pas as gjâ as hiç me thanë do dhênë i kishin pasë nja dhetë [10] copa dhenë, po çka me bô... pesë ai, pesë ai, pesë kingja – çka ô ajo? Kurgjo hiç. Unë kishe ka dhênë e, lopë e, kali të mirë e... te baba pasunik; se bâna men që po plakna e po des qështu valla... 

BS: E burrin a e ke pa ma herët?

RM: Jaa, kurrë. Ish kânë ushtar kur jom feju, edhe qaq mo. Tani kur e ka kry ushtrinë u martova. S’e kom pa deri që jom shku. 

BS: Qysh e ke perjetu diten e parë kur je martu? qysh t’ka ardhë kur kanë ardhë me t’marrë?

RM: Kjamet boll... tu kajt’ sikur shi kur bjen: loti lotin s’ma pritke... thojsha po ku me shku... f’mi oj bi, f’mi, me gjâ; prej gjâve um kanë nalë e um kanë përcjellë. 

BS: Qysh je kânë veshë, kallxomë..?

RM: Qysh i kanë veshë atëhere n’atë kohë... me komashe e, me jelek, e... atëhere kmisha të dredhta s’ka pasë; do fanulla me vija jon kânë t’holla, t’pamukta, me vija kshtu të zeza, të jeshilta ka mujt’ me kânë e qysh ke desht i ke marrë... e, qato. Miton, fanulla me vija, kraht e gatë deri ktu edhe naj lirë a naj parë vathë, noj bylyzyk, njo dy-tri [2-3] unaza... [s’kuptohet]. 

BS: A qëto sene t’i kanë pru ty në pam’ a?

RM: Qëto. Qëto. 

BS: Sa vjet i ke pasë kur je martu ti?

RM: I kom pas bâ katrëmdhetë [14] vjet e dy [2] muj. 

BS: E re! 

RM: E re de – katrëmdhetë [14] vjet e dy muj, pa i bô pesëmdhetë [15].

BS: Kur e ke pasë fmin’ e parë? 

RM: Ehh, fmin’ e parë që e kom pasë une, masi i kom bô tetë [8] vjet martesë, [8] vjet martesë... um diq ajo çikë, um rrnoi nja gjashtë-shtatë [6-7] muj’, um diq. Tani hajt... dy qështu um kanë dekë përpara; çika edhe nja tre [3] i kom dekta e ni [1] djalë. 

BS: A i ke lind’ në spital a në shpi? 

RM: Ja... në shpi. Ja, në shpi – në shpi.

BS: Edhe ti vet ke lind’ në shpi – nana t’ka lind’ në shpi? 

RM: Në shpi, në shpi. Atëhere nuk u permen’ doktori, oj bija e ages. Atëhere kuku... u bô nami; aj, ke dekë qatu e s’t’kanë çu që je kânë e smutë kshtu, e po t’çojnë për lindje allahile! Jo pasha Zotin e lum, hiç. Qatu. 

BS: E, a munesh me m’kallxu diçka për jetën e nânes tane... qysh ka jetu ajo ma heret se ti? 

RM: Ahh, ma heret, kur kom dit’ une boll kallabllak valla... e, boll ka hjek’.. A, për anenaj s’un e maj’ men sa jom kânë, mos me dit e mos asi... a masi jom rritë e jom bô me dit’, po du me thanë i kom bô gjashtë-shtatë [6-7] vjet, kejt ato kuptohen... Fushë shumë, kunata shumë, kunet’ shumë, f’mi shumë – secila i ka pasë ka pesë-gjashtë [5-6] f’mi, shtatë-tetë [7-8] f’mi aty... une po t’thom – janë kânë tridhetë e pesë, gjashtë [35-36] vetë, ka pasë shumë magje, shumë munim e shumë pleh, fusha, e, kejt... Eh, besa edhe qështu, me qeto punë të shpisë ka hjek’, me pas kânë pas për të hongme e për të pime s’kânë hek’ se kanë pasë, pasanikë janë kânë, veç punë shumë. 

BS: Sa kunata janë kânë nana jote? 

RM: Gjashtë. Gjashtë kunata janë kânë e vjerri u kânë me grue e tani apet janë kânë kusheri ata babat, vllâzun nermjet veti; ata gjashtë [6], edhe tre [3] tjerë, tetë [8] – tetë janë kânë ata, e janë kânë dy babave janë kânë me ni shpi bashkë. Me ni shpi janë kânë bashkë tri [3] gra e tre [3] burra e vjerra, po bajnë shtatë. 

BS: E kush u vetë në shpi t’juv? 

RM: U vetë ma i madhi, sa u kânë aj babgjyshi, sa u kânë me dit’ ai u vetë, tana’ u vetë baba jem. 

BS Gratë kurrë s’janë vetë a? 

RM: Jaaa…gratë... ajo baqica që ka ardhë musafiri çka me gatu, ajo që e ka pas bajqillakin – e zoja shpisë po du me thânë, ju ka çu tlynin, ju ka çu harqin, ka thânë, “Qëtô gatune, qëtô”, a fli, a, trejte a, laknur a, krelana... vjehrra çka i ka thônë se ato pa i thônë vjehrra s’ka gatue; kur i ka thânë vjehrra ja ka çu harqin qat’here. 

BS: E, pe zâmë tash, kur ka ardhë puna me martu çiken a me martu djalin a... a e kanë vetë nanën e çikës a të djalit – a e ka vetë najkush?

RM: Jaaa, gratë s’i ka vetë hiç, veç burrat. Unë po thom – babgjyshi um ka dhânë edhe u ardhë i ka kallxu njerkës teme e, i ka kallxu tana bâbës tem, i ka thônë, “O Azem, ô Azem, e kish dhônë babgjyshi”. Haliti ma shumë i thojke “e kish dhânë baba yt çikën”, “Cilën çikë more?”, “Ramizen”, “Çka?!” S’ia ka prishë qefin atij kerkush, as s’janë përzi... njô u vetë, hu, se s’jom kânë veç une, jena kânë dhetë, pesëmdhetë [10-15] çika ma përpara e përmas meje; qashtu, ai sa u kânë gjallë ai i ka dhânë vet. 

BS: Kejt vet? 

RM: Kejt valla: ça ka thon aj ma i madhi. Ai babgjyshi i kejtve u kânë... 

BS: E nëper shpi qysh jeni organizu? 

RM: Mirë, mirë. Kanë pasë razi gratë, kanë pasë razi a kanë pasë... Qetash, me folë nashta s’po bon me thônë... a kan’ pasë tutë a ju ka shti Zoti rrahmaninë e vullnetin vet, a mirë janë shkue gjithë ato kunata, mirë janë shkue. Tetë [8] po thom – tetë [8] veta; tetë [8] gra aty e tetë [8] burra. Po tani kur u lindën fmija, u bonën ka dy-tre [2-3] f’mi. Atëhere janë nda... u dajten tana’. Ai dul, ai çka ken’ prej ni babe, tre [3], çka ken’ pesë [5] kta u dajten, kejt. Ata tre [3] valla metën bashkë a k’ta të pestit, të gjashtit [6], u dajten kejt veç a veç.

BS: E kush i ka nda; qysh?

R.M: O, qysh i marun do shpija, hajde po ndami... qysh janë kânë shpijat atëhere. Edhe, i marun’ do shpija ni katshe, njô dy katshe, a, njô tre kat... njô dy kat, njô met n’qat shpi, gjashtë, ata tre e marun’ ni shpi kejt bashkë... Ata janë kânë ma t’vogjel e ma t’asit’, edhe ata qështu. 

BS: E këtë pasuninë që e kanë pasë të përbashkët – tokat, venet, lopt, qysh i kanë da qato? 

RM: Ehh, atô për gjin’ e kanë nda drithnin, sa vet’ janë kânë iu kânë qitë me teneqe. Atëhere u kânë drithi, çka ka pasë... a ka pasë elb a ka pasë thekën a ka pasë tershanë me mjellë për gjâ, për kuaj e, për dhenë e, për... Me teneqe ju ka da: sa vetë janë kânë; s’ka dalë teneqe me ni anë ma t’vogël – ia ka qitë secilit. Për gjâ ia ka qitë tershônen, për k’to që i hajnë muslimant’, që i hajmë na, ia ka qitë kshtu me teneqe n’hamar. Hamari u kânë me hi, hamari; s’u kânë veç ni hamar po ktu reni i hamarve u kânë sa ktu e n’xhade atje. Grunin, thekën, kallamoqin, elb, tershanë, kejta i kanë pasë... e, për gjin edhe gjânë i shkepshin qashtu; sa vllâzni janë kânë, sa asi, i kanë bô hesap, zaten pi bin’ qitina, zaten qatina, zaten edhe dhi kanë pasë atëhere, lopë e, bollica kena pasë. E, kejt i maj’ men, me bollica e me kejt. Bollica nuk kemi pasë shumë veçse i kena pasë katra [4] veç që i kanë marrë dy vllaznija ni bollicë e, qashtu. Qështu edhe atyne tre vllâznive ju qiten ni bollicë edhe njô, hej, të madhe kshtu... kish me dalë ajo baras. A, kta tjert i muren valla, kta ka’... dy  vllaznija ka ni bollicë. 

BS: E atë tokën që e keni pasë, tash, masi janë nda vllaznija, a kanë shku te njani-tjetri mi nimu’ me punu tokën, a kanë punu krejt ndamas apet? 

RM: Jaaa, atëhere e ka punu secili hisen e vet. Ia kanë vnu gurt’, ia kanë vnu megjën: qekjo pjesë e qitina; qekjo pjesë e qatina... Kush u kânë ma heret ia ka qitë plehin, kush u kânë ma i zoti e ka punue ma heret... Aty secili veç e veç që ka pasë nevojë me thirrë, se kije s’ka pasë për kejt vllazni, ka ni [1] penë kijê. Me qata kijê ma shumë i kanë livru arat; kejt dy [2] penë kijê i kanë pasë e, tre [3] kuaj i kanë pasë, atëhere kanë pasë magar e kanë pasë... kejta i kanë pasë qështu. E tani me qata’ kije i kanë punu arat e te tonve. 

BS: E, prej seneve qi i hajshi, gjellnave, çka marojshi ma shumë, a din, me mi permen’ me emra edhe me m’kallxu qysh i keni maru’...?

RM: Prejshum posterrëm atëhere edhe shtishim pasul me mish terun’, shtishin lakna me mish terun’; herë e shtishin mishin me pasul edhe e shtishin lakna, edhe marojshin çorba me kumpira, me oriz, ja jani me kepë e me kto... I kanë maru si qetash qysh pi marojmë, edhe atëhere i kanë marue – qështu kejt qysh i marojnë qetashti edhe atëhere i kanë marue. Kanë t’hollue, kanë qitë pite me peta të pjekne, kanë qitë përpeç, kollpite... s’i pjekshin petë po veç ia qitshin gjizin, i bojshin rreth, dikush ju thojke ‘kollpite’ dikush ‘rrethatore’. Kur i pjekshin petat, i thojshin përpeç edhe do i pjekshin petat, ati’ s’i qitshin kurgjo mrena. ‘Pite’ i thojshin, ‘për dasma’. 

BS: E, katmeri – ça ô katmeri? 

RM: Katmeri qaj që pi lyn kuleçt, qati’ pi thojnë ‘katmer’, që i mân’ kuleçt e i rrit’, edhe qetina i thojshim na ‘katmer’ atëhere.

BS: Demek ati’ që ô i rrafsht i kanë thânë ‘katmer’ e këtij që ô me rreth i thojshin ‘kollpite’? 

RM: Po. I rritshin petat e mdhaja edhe e marshin e kthejshin njanen anena, njanen knena; ktu n’mjedis e qitshim gjizin e, e pshtjellshim vër-vër-vër tani e qitshmi. 

BS: E n`çfarë dite gatujshi ma shumë? 

RM: Kanë gatu valla, po t’ejtet kurrë s’i kanë lônë. Ato kanë gatu ka dy [2] here n’javt’ e tri [3] ama t’ejten ajo e dekt u kônë... s’kanë shti pasul kurrë të ejten. Qëto i maj’ men... mirë i maj’. 

BS: E, a e din pse bash të ejten? 

RM: Thojshin natë e madhe, natë e madhe... kumedit’ qysh e kanë pasë atëhere atô... Une si f’mi e maj men, kejt i maj’. 

BS: T’ejte trejte?

RM: Poo, tani edhe hashuret i majshin. Si ardhke hana e hashureve, i majshin hashuret, i mushshin ka dy, tre [2,3] kazana hashure, kejt i thirrshin, kejt u thirrshin ni ven ato; u dajten, s’u dajten, ni ven i kanë majt’ dêjm. 

BS: E ça marojshi ma s’shpeshti n’shpi, a din, prej ushqimit që e kini hangër stallno? 

RM: A, stallno mô për sillë u kônë lângi, djathi dimrit, rasoi, hashavi, kanë zi hashav, kanë terë pemë, kanë terë dardha, kanë terë kumlla n’furrë, e... dimrit ato obezvo u kânë ashavi i dardhave, i kumllave, i dardhave pikë mjalte panagjyrke, edhe rasoj për sillë, djathë, lâng, qëto bylmete, turshija për darkë, pasul; ni natë pasul, ni natë lakna, ni natë kumpira e tani i ardhke vakti me qitë apet ni trejte... apet qashtu. 

BS: E në aksham tash me çaj na që hajmë kikirika? 

RM: Ja, atëhere s’u kânë çaji.

BS: A jo a?

RM: Ja’, atëhere çaji i rusit nuk u kânë, njo me lula u kânë kur ardhshin musafirt. Kur janë ardhë musafirt, e kanë vnue ni xhygum edhe ai xhygym u kânë ndryshe, vegën knena, i qynges, qaty i shtishin do danga. I mledhshim n’mal ato lula. Janë kânë, iu ardhke era e mirë shumë. Qatô e marrshin, e shtishin e pshtjellshin me ni shami të hollë, e lajshin mirë, mirë, se s’i kishin kollusat atëhere, metshin shibla, edhe ju qitshin çaj burrave, ka’ njo n’odë mas darke; ka njo, huuu, e kanë qitë, veç janë kânë gotat ma t’gata se qekjo janë kânë atëhere, veç pak ma t’mushta, ma t’gata janë kânë. 

BS: Eh, çaj rusi atëhere nuk keni përdorë? 

RM: Ja, jo, atëhere s’kena pasë. Une masi jom martu, vonë ka dalë, masi m’i ka falë Zoti fmin’, masi i kom bitis’ fmin’ ka dalë çaji i rusit vallahi... po, vonë, vonë. 

BS: Eh, mas darke çka bojshi ju? 

RM: Nejshin, qe, kish pemë, shkepshim pemë, vidima, kungi, molla, dardha, kumpira pjekshim mas darke.. Bishin dardha lloj-lloj dimrit, tuli’ dardhe, a ujce, kish dofar’ tjera ka’ s’di sa farna, molla, kumpira pjekshin, vidima pjekshin, ia hankshin sa njeshin mas darke... Valla, s’u nalshin tu honger. Mirëpo, na, atëhere n’hi i kanë shti, në oxhak, se oxhaki i madh e ta bumbullojshin. I shtishin veç i kthejshin ato përmys, veç e çajshin kungullin pergjyst kllup edhe e mlojshin me zjem e me gaca. Kur i nxjerrshin, veç i dlirshin ving-ving-ving. N’qat copë kanë hanger 4-5 veta se janë kânë kunglli i madh, se jo me [s’kuptohet]. Tashti ktâ ja’u bojke me hi, aty as nuk hike, dikush-dikush mujke shtike diçka mrena, dikush i shtike letra mrena... i shtishin mos mu bô me hi... aj, copat e vogla të kungullit s’u bojshin me hi, aj, kur u pjeke u shtrike a, kur ishin livortrashë kurgjo s’i gjejke, a livorhollë ata... se ka pasë dy fare të  kungit: do ishin livorhollë, ata si u pjekshin u rrafshitshin, a, ata livortrashtë metshin qashtu korubë. 

BS: Eh, mas darke a keni punu ju gratë? A keni qenis’? 

RM: Aa, qysh jo, s’janë nalë hiç. Ja, s’janë nal hiç: a kanë tjerr’, a kanë maru çerapa, a kanë maru xhampera, a kanë maru dorza, a kanë marue qeto, kejta, çka janë me lesh – n’koftë xhamperin, n’koftë jelekin, n’koftë çerapa, n’koftë dorza në vek, zhgunat, kejt, jana, qylyma... me lesh, me qëto janë maru’ atëhere. Majshin dhenë shumë. 

BS: Eh, kur keni qendis’ natën me çka kini bâ dritë – a keni pasë rrymë?

RM: Jo valla, s’kemi pasë. Me gaz, me llamë, ja, me ni gaz qatu si t’magjupve edhe permensh, veç që i shkrujshin ato që i qenisshmi e naper ato vijat; u kânë patisk se s’u kanë panam atëhere. Patisk janë kânë kur jam kânë unë... as panam s’u kânë, as... tjetër fare. Masi vonë, masi m’u bônen mu çikat, m’u bônen, dul panamja, dul e lesht, e dul si (s’kuptohet) e pamukt. Masi e kom feju unë çiken, ato i ka pasë çika jem, kejt ato, tâna’ panam të leshtë, panam të pamukt, me dofar’ si me bira... u kânë e mirë ajo... tani ajo qështu.

BS: Eh, a qendis’shin ma shumë gratë, nuset, a çikat?

RM: Jaaa, po që ka nevojë i nimon. Që ka nevojë, se ajo që fejohet, ajo e ka kryekput të blem’ vet, mirret me to, po që u perzike, frik i thotë filanes a dikujna kush don a asi, ia merr dikush për sevap çikes nër unazë. Çikes nër unazë thojnë osht’ sevap m’i nimue edhe ia marrin ja ni postavë ja ni... ktynehere kanë qenis’ drapera për derë, për dollapa, për jestikë. 

B .S: E qysh janë kânë ata draperat?

RM: Po janë kânë t’ngushtë, i kanë shkepë napër jestikë, janë kânë qështu sa qekjo tavolina anenaj e perfuni te’ qenist’, ktu i kthym’ ushkuri. E kanë shti n’tojë, e kanë vjerrë në derë e në dritare e, a për kto ktu, jo për jestikë, veç i mlojshin jestikë ren, ren, ren... qato janë kânë.

BS: E ata, e ata jastakat që jeni ulë qysh  jon’ kônë? Me çka i ke keni mushë mrena?

R.M: Valla t’lesht’ janë kânë, qysh janë kânë jani edhe qylymi, të lesht’ janë kânë, t’musht’ me kashtë, me kashtë t’mushëm se me tjetër sen jo. Kashtë nerfuni kem pas shrue atëhere se s’kena shtru na jâna e tepija; qelymat si tepijat qetash që i shtrojnë, që i shtrojnë n’ibercuk e n’laminat e... atëhere u kânë tokë, e kemi mushë me kashtë. 

BS: E ku jeni ulë? Si kauça që i keni bô qata, qysh i keni maru?

RM: Po ato s’i ka maru kerkush oj çika e Honës, po drejt e n’t’shtrum. I kanë majt’ kamtë qaty n’atë drunin vjerrun qi u... kanë mathë me apanga të lopëve, të posterrmit, me toja t’dredhume, me toja të leshta, të dredhme, me t’kanopta i kanë maru’. I kemi ulë apangat n’ujë, kanë nejt’ nizet e katër [24] orë, ajo likura, se u terke ajo likura e pasterrmit, e lopëve, e, tani e prejshum... po du me thônë se, e bija Honës, se për të maj’ hej t’gata për gra, ma t’vogla, tani i marshin i birojshin cak e cak shepesh te maja. E kanë kepë te maja me gjilpanë edhe knena i birojshin, nifarë dalte e rrumullakt u kânë e, i qitke ja hiqke copë e, e marojshim me toja të kanopta, tani me masa t’leshta mi mathë; kryq i mathshum prej ktuhit e kshtu, tani knena i marojshim ving e ving e ving e tjerrshim; na apastafat të trashë, të mirë, prej leshi. Ato masat, ju thojshin apanga, edhe i shtishmi ato, i mathshmi ket’ anë permas, tani lidhë; këtu i kemi lidhë për mjedisi, përmi zog të kamës; akull, borë u kânë, qashtu ka shkue... 

BS: Kanopin e keni bâ vet a?

RM: E kena mjellë, e kena bô, e kena regjë, e kena shtypë, e kena terë, e kena lâ. Ato dorëzat e kena shtypë qështu e, i lidhshmi dogji-dogji, se strujë s’kena pasë, e, kur shkojshim dikush i thojke ‘fllanik’, dikush ‘qarranik’, dikush... Shkojshmi me marrë në fllanik, ardhshin musafirë vonë a diçka, me qata filqanikat, kur s’kish frymë shkojshim e i gjejshim krrabzat, se qatëhere, se s’janë kânë as vekshat as qëto te kauçit s’janë kânë, jo; atëhere s’janë kânë kto asnjo. 

BS: E sungjerat nëper tokë, nëper odë, te burrat? 

RM: Eh s’ka pasë as atëhere. Kur janë kânë jânat e qylymat, as sungjera s’ka pasë as... n’jâna e në qylyma kanë ra. A, kur u hoqen jânat e qylymat, tani dulën sungjerat; masi dulen tepijat dulen sungjerat... u hoqen jânat e qylymat, dulen sungjerat. 

BS: E sobën qysh e keni ly? A e keni ly?

RM: E kena ly gjithë; mos kishmi mujt’ ma shpesh – Bajram, pranverë m’ pranverë para Shingjergjit i bishmi t’lame kejta... ehh, me qyreç. 

BS: Me qyreç... ku e mershit qyreçin?

RM: E kanë ble pluhën. E marrshim e qitshim, ardhke gurë e ardhke i imë e, kur e qitshmi n’ujë që ja qitshmi ujtë, ai vlojke vzz…që thojshe ti valë i ke qitë, që me t’rrokë stërpikat t’pervlojshin, t’sakatojshin. Eh, qashtu i kallaitshmi sobat, lajshmi dritare, dyr’, drunin e të shtrumes... kejt ato janë kânë t’drunit, nuk janë kânë t’pllastikes, si qetashti, po qato i grryshum me thikë, i grryshmi ving-ving-ving, ja me nji xham i grryshmi, i lajshmi, i fshishmi, i ndreqshmi e, valla sikur kur e lajnë me qëto sot që po lajnë e po ribatin. 

BS: Eh, ato sobat e çifteve, t’martumve, t’burrit e grus’ të martum, qysh janë kânë?

RM: Edhe ato qashtu: ni shtrum’ i vogël sa për dy vetë, tre ma e shumta, ma shumë jo, edhe qata qaty do kashtë edhe ni jastik i lesht’. Kejt ftyra t’u bojke bira-bira. Ajo jetë u kânë bijo... qetash jena n’xhenet po, po s’mumi ma shumë. Atëhere qashtu kemi hjek’ e, u kânë ma ndryshe koha,  ma zor... a, t’ligë kurrë s’jemi kânë... A, prej se dulen dyshekt e dulen qëto, jo kishe ma mirë, valla s’po hiçet flama kurrë, s’po hiqet smuja – të smutë, të smutë.

BS: A atëhere hiç s’jeni shku te mjeku a?

RM: Ja, as s’e kemi dit’ mjekun qysh ô... ja tybe, jo. 

BS: E mu pas smu’ dikush kshtu, çka keni bô?

RM: ô vallahi kurgjô s’kena bâ. I ka dhimt’ kryt a dikun a diçka, te mjekt s’u përmen atëhere, tybe jo hiç, hiç, hiç. 

BM: A keni shku me fry te hoxha? 

RM: Po, kanë shkue te hoxha, po te hoxha kanë shkue jo knej, jo anej, jo ka dikujt i ka bâ hajr, dikujt jo... dikush ka thânë “s’ô për mue” po ju ka kajt’ paret mi marrë, ka thânë “Hajde edhe nji here apet”.

BS: A u kanë hoxhë ai a shelere?

RM: Jo hoxhë – hoxhë. N’shelere s’na ka leju bâba me shku, në shelere, a te hoxha po. 

BS: A janë kânë të dam’ ata?

RM: Po. 

BS: Shelerja e hoxha ndamas janë kânë a? 

RM: Po, damas, se ajo shelerja n’ven të vet, hoxha mô drejtimin e vet që ke... ka mu falë. 

BS: E qysh i dallojshi ju që ô hoxhë e jo shehlerë? 

RM: Po dallojnë ata të partë që janë vetë, se une as s’jom e para as e fundit. 

BS: Ama qysh e dishe ti – qysh kshyrke shelerja? 

RM: Po kallxojshin, kallxojshin. Aty kallxojshin kejt qështu... kush u kânë ma i moçem ka kallxue, e ka majt’ men, secili qashtu tu i kallxu njani-tjetrit. Hoxha mô çdo xhuma shkojshin u falshin, veç ish xhamija ngat që me kânë larg... po ngat e kena pasë xhamin.

BS: Keni pasë xhami aty a? 

RM: Po, ngat u kânë aty, hâm te burri hâm te bâba. Mô te burri ma ngat u kânë; edhe prej bâbes nuk u kânë larg. Prej familjes të bâbes nuk u kânë larg: shkojke n’kâmë, u kthejke n’kâmë. Atëhere droma s’ka pasë. 

BS: E kush shkojshin n’xhamija – ma shumë pleqt a t’rit’ atëhere? 

RM: Që dojke najnjo, që dojke me knue në mejtep shkojke edhe i rivi. Ni vllâ i jemi ka pas shkue n’mejtep i ri. Ka pas shkue, pat msue edhe shkojke ai, s’e pritke veç t’premten; u kthejke te shpija, shkojke dalke te xhamija, shkojke u falke. 

BS: Eh kshtu, në katun, a keni pas asi të parë t’katunit, që ju ka përfaqsu.. qysh me thânë... si kryetar?

RM: Po, janë kânë ata, janë kânë, qysh jo. Ata si sot, si the llaf si kryetart; najnjo u kânë n’ushtri, najnjo u kânë kryetar kshtu e i pergjithshëm kejt për çka ndodhë diçka, kishe me kânë njo ma i madh e ma i dishëm.

BS: E te ju, kush u kânë kryetar i katunit? 

RM: U kânë ni kusheri i jemi, Rexhep e ka pasë, burri i tezes të gjyshës. 

B .S: E kush e ka zgjedhë atë  kryetarin e katunit? A vet?

RM: E kanë zgjedhë ata, shumë; sikur qysh votojnë qetashti, edhe atëhere u kânë. E kanë zgjedhë edhe ata tjetër kan’, edhe familja e vet, edhe qata okolla... se na dy [2] emra thirrmi, na: Zajqefct e Zahirovit të tontit i kemi, edhe ata të Vricefcit – n’dy antë, veç ni rekë e kemi nërmjet. E, ata e kanë zgjedhë e poli’ çka e kejt i kanë zgjedhë si kryetarë. 

BS: Si kryetarë te nahisë – jo veç të katunit? 

RM: Si kryetart qëtash që po i votojnë e pi zgjedhin, qashtu u kânë ajo kohë atëhere. ‘Otborr’ i thojshin atëhere, ‘otborr’ i kanë thânë atina. 

BS: Eh, ai kryetari i katunit çka ka bâ? A ju ka nimu’ juve diçka?

RM: Po, ka pasë munsi diçka naj fukaraje, naj jetimi, naj që u kânë nevoja... i qitshin do sene, do tesha, do tesha a do mill’ a do sheqer a çaja, asii zejtini, se çaj jo, jo. 

BM: Eh, prej kah e bishin sheqerin atëhere, a e man’ men? 

RM: Ah, s’e maj’ men, veç kur e prushin me paketa, a për atun’ nuk e di a e kanë marrë në Kamenicë a e kanë marrë tjeter kun, veç i prushin me kuaj, i prushin do paketa, prushin mill’ e prushin qështu, harq të shtëpisë, prushin sapuna, prushin veshë, mathë, çizme, kanë pru kundra qesi apanga të Pirotit kanë pru aty që ish pa nanë e pa babë – najnjo zilom a veç e ka pasë nânën e bâben jo, s’i kanë çu; t’jenë zilom e t’jenë qysh dojnë atina jo, veç ça janë kânë jetima.

BS: E n’katun a ka pasë bela? A janë bâ belajat? 

RM: Jaaa, n’familje të bâbes tem, as n’atë tjetrën, mô në Viriqec as te Zahirovit, as deri sot diçka s’jemi kanë keq. 

BS: Eh, a e njeh ti najkan’, najfarë belaje që u bâ në nahinë e juj? 

RM: Ja, n’tonen masi jam bâ unë s’e ka permen kush. S’muj me dit edhe s’e ka permen kush se ato ça të bahen s’kanë, s’kanë permenën... ja, s’e ka përmen kurrë, kurrë. Edhe, në familjen tonë s’u përmen që u bâ bela e u bâ diçka që janë nalë çikat e janë vra a ju’ bâ vrasa, që po vrahen qetash; atëhere jo, jo, jo... atëhere s’u kânë ajo kohë.

BS: E me pas bâ vaki mu bâ naj bela kush i kish ra n’fije asaj belaje? 

RM: Eh, janë hi gjinja. Janë kânë gjinja at’hëre. Janë kânë gjinja për qesi punsh, për qesi janë kânë... atëhere, ni boxhenak i jemi ma i madhi, ai u kônë, si thojnë ni llaf, kta t’bardht’ janë kânë për qeto punë, që ka rrjedhë diçka, ka hi i ka ndreq’, i kanë marue, i kanë ndreq’, meshlise, kanë majt’ meshlis’  atëhere, burra meshlise, burra të odës i kanë zgjedhë, i kanë marr, i kanë ndreq’ e s’i kanë lanë mu bâ belatë. 

BS: E gratë a kanë marr pjesë najhere në meshlis?  

RM: Ja, gratë jo, jo veç burrat. 

BS: A nuk i kanë lanë me hi kshtu? 

RM: Jo, jo, jo. Nashta qat çikë që ka pasë nevojë, për shembull, e ka pyt dikun vetën qysh tek i ka marrë informatat, a grue s’ka hi aty te burrat, se ata burrat në meshlise – ai s’u kânë veç njo-dy [1-2]; ai i ka thirrë prej familjes të vet, i ka thirrë të familjes të djalit, njanit t’djalit, njanit të çikës, njanit të grujes, njanit t’miqve, veç qështu... eh, jo-jo, gratë s’janë perzi atëhere hiç... n’ato punë kurrë s’janë hi. 

BS: E, a e man’ men ti naj luftë që ka bâ vaki anej ka nahija e juj?

RM: Aa, e vogel jom kânë – që, bone hesap... nuk e di pak e maj... Lufta e parë kur u bô edhe u qellu bâba jem se jena kânë te Krishlant në Hodonoc u kânë e, ai ven’ ku janë kânë shkijet Kershlan u thirrke, pos u kânë larg sa qëtu te xhadja; i kena pasë ngat ata shkijet e ishin kan’ çue do shkije e shkue lshue venin e vet, kanë bô në luftë që ka thanë... (s’kuptohet) e s’un kanë nejt tani. Dalshin do dru te na i marrshin atje, edhe i tha babës tem ni kusheri, “Hajde se filani, filani ka shku, mô nuk kthehet” e jemi ra qatje e jena pas ra, a qatje  kemi pas nejt tri [3] vjet atje poshtë na. 

BS: Sa vjet i ke pasë atëhere? 

R M: Vallahi për aty t’rrej qetashti sa vjet... 

BS: E re je kânë – e vogel, a po? 

RM: Po. Ra baba jem e i moll’ tokat e kejt ata kusheri, e rrishin te Krishlant, ngjit me Hodonoc ô, edhe ka punu tri [3] vjet... sa bereqeti, sa! E na’j dhanë ata shkijet me bujë, me kije, me livada, me punu tokën me bullicat me kejt. Kishin pasuni; na i murem dhenë e dhie, lopë e, kejt. Ramë, shkum’ nejtem njo tri [3] vjet, i mledhëm plaçkat e apet dulëm në ven tonë... Qështu u kanë puna vallahi. Qëto i maj pak men, a, sa vjet e asi jo... tani ia pata nisë une me shkina shkojsha gjithë diten... ato kanë pasë çika t’vogla. 

BS: Demek mirë e keni kalu me serbt a?

RM: Mirë, mirë, qatëhere qatu, qaj ven qatu edhe masanenaj na kanë çu selam e na kanë çu diçka e, nuk e di a prej teshave a prej pemve a prej kumpirave na kanë çue neve, se na kena kalue mirë me ta, na; unë gjithë diten me to, bile folsha si ato – ma paten msu gjuhen krejt edhe çkado; sot s’ju kallxoj fmive hiç, se po thojnë ‘fol, fol’; hiç s’po foli, se do bukur shumë i di veç që nuk foli. 

BS: E këtë luftën e fundit tash që ndodhi n`99-ën, kto, a e man’ mên?

RM: Aaa, kjo qysh ndodhi a... a, kjo marre me thônë – e man’ men edhe kjo çika që u kanë e leme. 

BS: A ma kallxon kejt qysh u kânë e qysh e ke përjetu ti e familja jote?  

RM: Qysh e kom përjetue... paj, ka ai, secili që ka men, boll shtirë u kanë... aj, nime mu s’um ka prekë n’zemer teme n’evlad, po ka i kom pa ata une jom myt’ tu kajt’ edhe jom smu... jom smu pasha rizen’ e Zotit ka’ i pajsha ata gjinë t’vramë, t’shtritë... Kejt ata kanë nânë e kanë bâbë e kanë fmi e kanë gru e kanë kejt qysh i kanë lanë... Dorën n’zemer, me t’u dhimt’ janë kânë se adalet t’zi kanë bô... Allahi bôftë me ramet se adalet t’zi i kanë bô kta thi... veç ma i fortë se insani s’ka... ja me merzija, ja me pervlume, ja me vâllzun për kejt janë jetimat. 

BS: A ke pa ti naj rast tu e vra dikan ose naj rast që t’ka metë n’tru prej luftës? 

RM: Kryt’ valla, besa, prej qatëherit um dhem’; prej qatëheri kur i pajsha para serbve tu kajt’ e tu asi... tani i kishmi edhe do sebepe ka pak e do, po hiç mos me pa... veç ka’ i pajsha e ka i nisha fminë tu kajt’ e ka i pajsha qysh metshin e, kryt’ prej anena... kurrë s’um ka’ asi e prej n’luftë valla um ka rrok’ kryt, um dhem’ shpesh... E, qata qato i di qysh ka kalue, veten keq e kom nie, e kom vnu doren në zemër se secili ka evlad e jom merzitë shumë... shumë kanë bô adalet. 

BS: Ku  je kanë gjatë luftës ti? 

 RM: Atje në Laçiq jam kânë. 

BS: A ka pasë të kallne të shpijave? 

RM: Paj, dikun-dikun ka pasë... N’Velegllavë, asaj resë ia kanë kallë shpinë valla se e kom ni re unë atje në Velegllav, ia kanë kallë shpinë asajna atje, tani janë ikë prej lufte janë ra në Poliçkë. Ata janë kânë në Velegllavë e asaj ia ka kallë shpinë atje, po gjinja s’janë kânë aty se e patën lshue. E lshun’ e ranë te motra, te miqtë ranë... e, kur janë dalë masanej, ia kanë kallë e kanë gjeg’ shpinë kejt qashtu komplet qysh janë kânë gjinja, veç gjinja janë ra kô, janë ikë prej lufte. A, aty n’katun tonë jo; ka asaj ane as s’kanë vra kânin as ka Alidakt që po thotë kjo gjyshja jote, anena ka Terstena jo, kâ Desivojcë e kto janë kânë... e, Robel e, Alidak e Veligllav e, janë kânë e s’kanë vra anena, jo; as të Terstenes jo – anena as s’kanë djeg’ shpija as, veç qat shpi në Velegllav e kanë gjeg’, tjetër shpi s’kanë djeg’, çka muj me dit une, hiç.

BS: E kështu... ti ke ikë atje nalt, a je kânë tu jetu në Gilan, a?

RM: Jo, atje nalt veç deri n’Shipashnicë jena ra, natën mas darke me ni traktor jemi ra na kojshija qaty, krejt çka jemi kânë na, qaty njo shtatë-tetë [7-8] shpi burra e gra, me dy traktora jemi ra kemi bujt’ atë natë. Na kanë prit’ mirë shumë, faliminer, na priten mirë... Nesrit, masi hongrem sillë u çum’ e dulem, u javashiten pak e dulem, e mâ tani s’kemi pasë mâ. 

BS: Eh, ma heret a kanë ndodhë sulme anej ka’ ju? 

RM: Jo, jo, jo, jo. për anena ka na me vra dikânin a me shkitë, a nermjet veti me pasë ngatrresa shiptarhonja me pasë diçka jo valla, diçka s’ka pasë kurrë. 

BS: E luftën e partizanve me gjermanë e me bugarë a e man’ men ti?

RM: Vallahi qysh thojnë ni llaf, nashta e maj po edhe s’e maj’, se jom kanë e vogël, s’e di bash mirë.. a qatô që jemi kanë te Kershlant e maj’ mirë. 

BS: Eh, a ke ni prej nanës a prej babes, a të afërmve tu, që ma heret ka ndodhë naj luftë kah ju?

RM: Po, jo, kanë thanë ata që kanë ndodhë a kanë pre gjinen n’mal, e, kanë gri gjinen... me gjâ janë kânë. 

BS: Anej ka’ Karadaku? 

RM: Po, e kanë thanë për dikun-dikun, a për ka na s’ka ndodhë ajo; ka’ na s’ka ndodhë. 

BS: Nejse, tash, ta hekim këtë muhabetin e luftës... kallxomë pak për festat... qysh e keni prit Bajramin, Vitin e Ri, qysh i keni bô këto; Shengjegjin qysh e keni majt’? 

RM: Shingjergjin, sa u kânë baba jem gjallë ka pre edha e kingja, a, me t’kâllxu drejt, e ka pre ja kingj ja edh, ose që janë kânë nashta t’vogel a diçka, e ka pre najnjo shterrpë që s’ka dalë plle, naj dhi e ka pre, ato po, edhe e ka majt’ Shingjergjin me tona; ka majt’ Bajramin me tona; nata e Bajramit qashtu me hallem, me mish, e me trejte e me kejt. 

BS: E për Bajram a keni qitë diçka të veçantë prej ditëve tjera? A keni maru diçka të veçantë? 

RM: Po, ma veçantë, ajo u dit’, dejma qesmi bakllavë, qesmi paqe, qesmi tatli ose torte ose rovanje.. i qesim qëto edhe speca, mushin lakna, mushin sarme, mish, e, perzhitin orizin; herë e ndreqin herë s’e ndreqin se s’e ha kush... me sarme e kanë qit ata orizin, a qe do vjet s’pe hanë kush orizin; po jet qatu. Me sarme, me speca, me qëto, edhe e kryjnë muhabetin e, silla hahet. 

BS: Eh, kallxomë këtë paqen... se knej ka’ Dugagjini e ka’ Drenica s’e bôjnë; e bôjna veç na knej ka’ Anamorava... Qysh e bon paqen?

RM: Po ato me peta të bakllaves... qashtu, e përvlon me ujë të mishit edhe ia qet seciles, e zin’, dikush zin’ qull t’kallamojt me kos a me... eh, ia qet ka ni trohëz eh ka ni kashore mish secilen të preme, se atô e pret drejt si samzat që i prejshin ktynehere. 

BS: Edhe për samzat ki me m’kallxu qysh i maron... 

RM: Eh, tana ia qet qatô me mish e i qet kos e i qet ata e, e zin’ simas... aj, me thôn’ qull, po si mazë, e ia qet aty ka ni maje me ni lugë t’shiqerit tak secilit kulaç edhe me ujë të mishit e përvlon. A, me qat harq t’bakllaves t’hallohet edhe ajo qatu, prej bakllavës qato peta qysh e t’hollon bakllaven, e din sa përafërsisht, hâm për bakllavë hâm per paqe, tani kto tortet mô pe’j qesin lloj-lloj; po qesin torte, po qesin asi virône, harrova – tatlija tona’ po qesin, çkamos.

BS: E ma heret a e kini prit’ qashtu Bajramin?

RM: Dajma, si e maj men unë dêjma e kena prit’ qashtu; dêjma-dêjma, kto janë kânë t’vërteta moti.  

BS: E për Bajram a keni shku te dikush a ka ardhë dikush..?

RM: Qetash masi janë dalë telefonat na kallxojnë që po vimë; s’un po shkojmë, pi pritmi masi t’shkojnë; ja shkojmë ja e vesum n’çfarë vakti po vjen; n’kofse na merr menja që shkojmë, ô ngat e, e krym’ për frik e frik, shkojmë, po s’mujna mas darke – masi t’shkojnë ata çomi e shkojmë. 

BS: E musafirt për Bajram a kanë ardhë veç burra a kanë ardhë burra e gra? 

RM: Jo, kanë ardhë mô kojshija, burra, gra, aj çiken çka e ka pasë te burri ajo ka ardhë me burrë a, ka ardhë me vjerri, a, ka ardhë me kunat a me kunata a qysh i kanë pasë. 

BS: Edhe ma herët? 

RM: Edhe miqt e djalit... U ardhë gjyshi, u ardhë babgjyshi e, u ardhë vllavi e kunata e motra e edhe t’rejave, ato janë ardhë; qashtu qysh jemi shku na edhe ato. 

BS: Edhe ma heret a?

RM: Dejma-dejmâ këtâ e kemi pasë, dejma; e maj’ men, tjetër gëzim s’kishmi, po vjen dita e Bajramit me shku te dajt’ me nânën... u gzojshim, a din qysh, me shkue... eh, dêjma kanë shkue për Bajram. 

BS: E, kur vishin bijat, kur janë mledhë bijat, çka keni qitë? A keni qitë diçka të veçantë prej ushqimit?

RM: Po, kejt t’dallume; musafirt i kanë prit’ si jabanxhi; ma t’mirën pemë e ma t’mirën e kanë rujt’ per bija, kanë thônë kur të vijnë bijat, qëto për bija – çka u kanë diçka e veçantë si me bylmet si me... Ato ardhshin në vjeshtë, bijat mô në pranverë janë ardhë a në vjeshtë; kishmi dhenë eh dhetë e trashin tamlin e bojshin të mirë e, e rujke kajmakin... Nana jeme, kur t’vijn bijat në vjeshtë, i mlidhke do veksha t’mdhaj, s’u prishke as s’u tharbke as, ai, u bojke si qetash qeta që pe blejmë – shllag a çka pi thojnë. Aj, s’dishe të ngim’ me hônger me tô... bukë a marojshin lông a ndreqshin a qitshin pite me tô, qitshin, kejt u bojke i mirë shumë e gjathi e kosi e ajo dhallin, se perdorke me qitë kur vijnë bijat veç kos të trashë, djathë, lâng, speca turshija – qysh u kanë koha; n’koftë kôn’ koha e turshijave, pos u kanë qysh e kanë pasë vaktin bijat; kanë vet’ qysh i keni renet; pa i vet’ s’u shku kush mi marrë. Nihere jo t’shkoj ta marr e mos ta veti, e kemi vet’ “qysh i keni renet” a vjerrin a vjerren a, u shku ajo kunata e vet’ përpara “a ô aty”... a kur s’kanë, a, e kemi pjekë e s’jemi kthye thatë me shku e mu kthye thatë... atëhere u kanë qekjo kohë qështu. 

BS: E ka’ sa kanë nejt’ bijat? 

RM: A, atëhere ka dy javë kanë nejt’, po rrallë janë shkue... a n’atë kohën atëhere ka dy javë kanë nejt’, rrallë... po, a din, kur kanë shkue Aligjynit, qajo koha kur i kemi korrë i kemi fshi, se atëhere i kemi fshi me kual e i kemi korrë me drapën grunin e theknen e elbin e tershânen – kejt me dorë. Kur i kemi fshi qatëhere që i kemi krye sônt’ e kejt, janë shku dy-tri [2-3] netë vet edhe u shkue burri e ka marrë e ka çue, se mô s’u shku me marrë; as vllâvi mô... veç vjeshtës e pranverës. 

BS: E pse n’pranverë edhe në vjeshtë? 

RM: Qashtu u met’... në qato dy vakte janë shku baba a vllâvi a miqtë, janë shku e kanë marrë motrën a çka e ka pasë, çikë, a midis verës e midis punës u shkue vet ka nejt’ dy-tri netë, ka pasë kohë, ka shku burri e ka marrë; s’ka pasë kohë, u kthy n’kamë – ka shku në kamë, u kthy në kamë. 

BS: E, kshtu, kur i keni bô kto hashuret, kush ka ardhë për musafir – a keni thirrë? 

RM: Po ka thirrë, i ka thirrë miqtë secili, i ka thirrë... I kom bô, për shembull, une i kom thirrë miqtë e mi, kom thirrë çikë e dhonur’, vllâzni, a, mixhë a çka kom pasë, i kom thirrë qysh jom kanë prej takatit që kom pasë; i kom thirrë me mixhallarë, me kejt kojshin’ pak, e burrit familjen e vet kejt, edhe aj tjetri, aj tjetri... qashtu i ka thirrë bâbë e nânë e, edhe vllazni e çka ka pasë. 

BS: E ça u kanë kjo puna e hashureve – a i keni thirr’ veç mu mledhë a edhe ka pasë domethanje ?

RM: Po ô sevap mi majt’ hashuret, thotë hoxha. Na hoxhës pi kanismi, hoxhës, pi zômë besë... hoxha ka thanë s’bon pa i majt’ hashuret; mos paç shumë, ni xheze zije e jepi erë shpisë e thuj ‘i zeva hashuret’ – na ketë llaf prej hoxhës e kemi; tradita, prej kur u kurdis dyjeja edhe qashtu u metë. 

BS: E hallve kur keni maru, a u kanë…?

RM: Po, natën e Bajramit kemi maru halve, natën e Bajramit; për ditë t’Bajramit jo, ka metë qatu po dikush e ka hônger, dikush s’e ka hônger... buker shumë... e kanë derdhë; kanë pasë tani ça me honger... i ka dalë asaj moda. 

BS: A ka pasë marifet hallva – kush duhet me përzi, a u kanë ajo? 

RM: A, e ka përzi magjetorja vet; që s’ka pasë vakt u çu dikush, jemi çu i kemi nimu; që s’ka pasë e ka nis’ e ka bitis’, ka qitë zejtin e sheqer e, ka kavardis me bô, me bô për 15 minuta po zihet, po perzihet, po ia kthen valen, sheqerin... s’ka qaq harq, qaq munim.

BS: E kur ka pshtu najkush prej naj rrezikut diçka, që u kanë ô smut ose e ka pasë naj rrezik rrugës, a keni bô hallve edhe për tô? 

RM: Jo. Kur desin gjinja, që e vorrosin, qat natë e çojnë te vorri, qat natë e zinë, i japin erë shpisë, për qat natë; po edhe gjemati që po mledhen burra a gra, xhenazen e çojnë te vorri... gjemati. Gratë ma knena i kthejnë i mushin do trakama, i marrin do letra, do far’ janë apastafat ato, si t’rrudhta, si qëto te karramelave i qesin naper ato, ato janë t’mledhta ka ni trohëz, me lugë të çajit e qesin edhe ia çojnë secilës; dikush merr, dikush s’merr. 

BS: Eh atëhere deka, qysh u bô deka? 

RM: Deka atëhere... s’muj me majt’ men a kanë zi hallve a s’kanë zije, veç atëhere u kanë pse gjashtë javë, dy muj’ kanë prit’ të pame; jo, s’e kanë da pesë [5] ditë, gjashtë [6] ditë, ni [1] javë – at’here s’u kanë e dame. Kur ka pasë, ren ka shku e ka pa njerin qysh i ka pasë kushtet... Ka shku e ka pa njerin... a s’u kanë te shpija a u kanë najkun, na e kena zônë edhe mas tre [3] mujve që u ardhë e na ka pa... vallahi qështu. 

BS: E kur e keni përcjellë xhenazen prej shpije, a kanë vajtu gratë? 

RM: Atëhere kanë vajtu, kanë kajt’, për anena, para kohe, para... e maj’ men une masi jom martue unë, kanë kajt’... shumë kanë vajtue. A masi e kemi ní hoxhën dikush u nal’, dikush jo valla, a unë për veti jom nal’... 

BS: Gratë a kanë shku te vorret atëhere? 

RM: Jo, atëhere moti jo, a qetash po shkojnë. Qetash të afërmet e veta që i ka bash t’ngata po shkojnë do; dikush-dikush ka dy kerre po shkojnë te vorri, ata boll po huiten burrat, po thojnë jo, po po shkojnë do, po shkojnë ka’ pak, se ka’ shumë jo. 

BS: E Shingjergjin qysh e kini prit’? A u kanë festë a çka i keni thanë?

RM: Po thojshin ‘ditë Shingjergji’, ‘ditë Shingjergji’, edhe Shmarki u kanë nja dy ditë – në treten ditë qitshin flija. Pjekshin flija, “për Shmark” thojshin. Natën e Shingjergjit pjekshmi bukë të kallamojta e shtishmi pasul, shtishin pasul për darkë e, ni bukë të kallamojt, e me tomël... e qitshin bukën heret... a njo, a dy a, qysh ishin gjinja, edhe e persheshshin me tômel, me pasul... Tani laknur t’kallamojt me lakna t’livadheve qitshin për Shingjergj, për darkë; për sillë, shembull, ndreqshin mish, kaverdisshin mish atëhere, i ndreqshin me oriz... mishin që u prejke për ditë Shingjergjit, ditën e Shingjergjit u prejke gjâ a edhe a kingj a dhi a... I kanë pasë qato.  

BS: A u kanë mirë me i la fmit’ n’ditë të Shingjergjit – a janë la fmija? 

RM: Po, i kanë la atëhere, po. E, atëhere me lula e me hitha e me shelnje e qesifar’ bagatelle... atëhere janë kânë do tradita, e, tash i kanë lanë do... Bash mirë u bô që i kanë lanë do... 

BS: Po thu që mirë a? 

R.M: Valla ma mirë, po... do i kanë lanë, do janë kânë propaganda t’grave... ato janë kânë qesifar’ prej vetit tu i zbulue – po çka të bon hithi e çka t’bon lula e mollës.... 

BS: E pse i keni asi me hithi?

RM: Qashtu qysh ka thônë dashi, i niva dhêtë tu blegru edhe une; qysh i pajshin ato të parat e ato  të dytat, ato t’mramit, se s’jemi kanë as t’part’ as t’mramt... qashtu ka shku ajo kohë. 

BS: E tash, kallxomë, edhe kjo puna e ktyne sehireve – me t’kalu maca e zezë, e kto, a din, qysh i keni pasë... kallxomi edhe qato pak? 

RM: Për macë të zezë unë qatu s’di... veç m’ngushton. Veç, kanë thanë sehiret, kur martohet, po du me thanë nuses e dhondrrit, i bojnë, thojnë, “Runu se ju bojnë m’gji e ju bôjnë sehire...” mgji, a edhe çikën që e ka përcjellë, që ka dyshu prej dikujna, e ka rujt’. 

BS: E qysh i kanë rujt’? 

RM: Po e kanë kshyrë, e kanë veneru mos me hônger e mos me pi, mos me nejt’ ngat sajna e qëto... mos ha prej qasaj, mos e merr prej qasaj edhe n’e marsh, që e marshin shaminë, e kajshin katër ditë, mos e qaf veç prej s’kundraj larg. 

BS: E ti a ke kajt’ kur je martu? 

RM: Po. 

BS: Sa ke kajt’?

RM: Katër ditë. T’katrën ditë dej n’gjysë të ditës... n’saba’ jom çu, e qashtu u kanë mu çu e mi marrë ngryk kejt ata robt e shpisë, kejt ving e ving e ren kejt, edhe shkojnë e t’ndreqin kishe pak qatu e, tani kur të marrin aty, me kali u kanë, me kali e me kerr, me qylyma mlut’... Edhe, erdhen apet mixhallart, ju kthym’ ni sillë atyne çka janë robt e shpisë, atyne, kejt burra e gra e hajmë ni sillë atë ditë, e, hypin n’kali a n’kerr atë rob’ me çka ô... mu me kali um kanë zhdjerg’ deri te reka se u kônë shi e u kônë asi... a, me kerr e me qylyma mlut’ um kanë marrë prej n’rekë, edhe mixhallart janë ardhë kejt janë pershendet’, um kanë marë ngryk... qështu u kanë... i kanë marrë çikat ngryk kejt, e, dikush ka kajt’ e dikush s’ka kajt’ e dikun ka kajt’ e dikun je prish e... qashtu je shkue hahah (qesh), vallahi po... qështu u kanë atëhere, oj bi... 

BS: A e man’ men çka ke pasë veshë atëhere kur je martu?

RM: E maj valla mirë. 

BS: A po m’kallxon?

RM: Po t’kâllxoj valla, edhe mirë... Valla, ishin kanë, po t’thom, skame knena. Merr tupana e merr, a s’kishin pasë... si thojnë ni fjalë, “dhija e coftë bishtin e ngordht”, kurgjo. E, me kumashe e me fanullë me vija, që t’kallxova, ni kmishë me bogosija, e shtishe veç që mos mu dok’, se çelë ajo, si zemer jaken – si e jotja, e rrumullakt, po, si zemer ktu, edhe ajo fanulla me vija e pamukt – si e pamukt u kanë se e lesht jo, edhe me miton t’shkurt.... aj mitaniô që.. t’gjana ato, me llastik ja me tojë, po ma shumë me tojë janë kânë; veç e ngrishe tojen ktu verr, e pshtjellshe dy herë, edhe e pervjelshe ktu. Ajo fanulla deri ktu me vija â, ni lirë a ni ren rruza në qafë, do vathë, njo dy-tri unaza edhe qashtu... njo asi, thojshin sodfest (s’kuptohet) ta vnojshin n’kry e ta kapshin me kesterm e... s’e di me çka e kapshin, s’livritke thivi hiç. 

BS: Eh, të nesërmen, masi që je martu, po, ditën e grave qysh e keni bô?

RM: Jom çu, janë ardhë masi që... si qetashti janë çu janë ardhë vjerra, ato kusherina, ato aty çka kishin pasë: a teze, a gru të dajve, a, nipa e mesa janë ardhë, kejt në sabah janë hi aty... kishin maru petlla... erdhën, dorën ju mora secilit... “A mun u çove?” edhe hajt, veç vjerren ngryk edhe kunaten. 

BS: A t’prunën diçka ata? 

RM: Jo, um prunën petlla me hangër, tjetër sen unë s’mora... e, ia dhânë ati dhandrrit, burrit, “merre se e kashova” – une s’e kashova hiç, me hônger ni petëll t’dytë... Tani um ndrrun’ apet, e um ndreqën... Erdh dita e grave, erdhen vu e vu e ni sobë çejz, se shumë s’kom pasë... pak kam pasë, po për frik e frik.

BS: E çka çojshin çeiz ashtu, a e man men? 

RM: Po, po – kmisha po tham, pilhurë, pamuk marojshim për gra, për burra të bardhë veç me qenar rrethit, edhe jani e qylym qata – i kam pasë çeiz – çorapa shkenishte, çorapa, xhamper, jelek, jo vjerres e jo kunatit... e, at’ kunatin sebet, vjehrri i madhi, kishe me dallue pak, mi marue diçka pak ma tepër... tani ni motër e kishin pasë me tre fmi, ish kônë edhe burri vet, e pesta – edhe asaj mi maru diçka, pshellak e kmishë, e, kejt sa çika e Sevdisë shami. 

BS: E masi je martu, qysh t’i kanë lan punt’ e shpisë? Ça ke punu’ masi je martu, si nuse e re?

RM: Po si jam çue, ditën e grave um kanë nxjerrë... mô ju mora dorën atyne e um shkun’ e dulën u shkepen, shkun’ mu bô gati... um kanë nxjerrë në shpi, unë nalt në sobë e, e kishin lônë qatje ni fshisë, qatje ni kaci, qatje ni kanop e ni zjell ma kishin qitë n’udhe; ku pe len ti qetashti kacijen; ku pe len fshisen; ku pe len ti zjellen; ku pe len kanopin... kishin qitë kokrra t’kallamoqit, t’pasulit... çka s’kishin kôn’ bô... te na s’u kanë ajo. 

BS: Kjo koka kônë provokim a?

RM: Aaa, provokim i madh – zejabansija mô kshtu... E, i mora mi mledhë, i mora mi mledhë veç kokrrat e pasulit, ati t’kallamoqit, e kanopit kshyra me vjerr me ni baski n’podrum... hâm gjaja njanën, anë hâm me gatu njanën anë, kuku – thashë – ku um çeli drita... kacinë e fshisen i lashë bashkë, zjellem e kapa e qita te dera, e pshteta kanopin, e vorra; ish kanë qaty grazhdi i lopve, e knena do drrasa... kshyra, baski s’pashë kerkun, kokrrat m’u dasht mi mledhë – t’kallamoqit veç, t’pasulit veç. Erdh’ ni kusherinë e po thotë, “Leje.” – t’ju grahi me fshisë ving-ving – ”veç kokrrat e pasulit mledhi”... e, n’kaci ju qiti pulave, ni kusherinë, bash kjo kunata e tezes t’Miradisë, e ka pasë motër t’burrit, ajo tezja e Miradisë. A... shumë um kanë kshyrë ato çika... faliminer’, ju di per ner’, se shumë mu kanë gjetë e qështu... tani hajt, t’nesrit, ditën e dytë, um qiten napër kojshi. 

BS: Zijafet?

RM: Jo, çfarë zijafeti... kuku... po me shku mi fshi sobat – pesë [5] shpi ishin kanë ata e gjashtë [6] na, sabahu’m’sabah mu çu heret e me shku me jau fshi sobat secilit. 

BS: Ti me ju fshi sobat kojshive!?

RM: Po, qashtu e kishin pasë traditë... traditat e tyne. E unë ni javë ditë dej u ktheva s’pari, gati qashtu ni javë pa u kthye, tepër, dhetë [10] ditë se atëhere s’e kanë kthy; krye dy ditve ka shku ai vjerri a kunati... mirë, mirë, edhe “Hajt kur pe lamë?”... dhetë [10] ditë a gati dy javë, edhe te kanë çu. Njo tri-katër [3-4] ditë s’pari um paten çu kunati me burrë e me kusheri e me mixhë të vet, edhe baba me qata um prunen qështu... po valla, ni javë ditë um kanë çu n’ato pesë shpija sabah’um’saba’ me ju hallakat’ ja me palu’ jargon, ja... s’kanë pasë jargana shumë, po jana e qylyma – ata kejt me ju palue, me ju ndreq’, me ju fshi sobën, me ju ndreq’ jestikt... 

BS: E ato sobat që i ke fshi, janë kânë soba ku rrishin a ku flejshin?

RM: Ku flejshin, kubja kallen aty... e kanë ditë që po shkoj ata, e kishin pasë... aj veç une s’jom shku – i kishin pas çu edhe t’parat qashtu... E fshishe, qato qaty dalshe me fshi koridorin, atëhere i kanë thônë ‘gjezenti’ se s’i kanë thônë ‘koridor’, si na qëtu mi thonë ‘gjyzenti’ me dalë me fshi, jo mos e fshi se po nerth... jo, jo e kapke atë kaci e u kanë i marum’ – jo kaci, po i thojshin... qysh be harrova... i marojshin me drrasa, me katër dërrasa e marojshin; kha ma ngat, ma ngusht, kô ma hapt, qështu, knena e knena e aty me shti berllogin, u kanë me vegë... me kap’ atâ e... e qita mas meq’ atô.. qysh e harrova... e, n’qata me marrë e me fshi berllogin e me shti edhe me lônë. Ma kapi ajo zoja e shpisë, tha, “Jo, jo, mos dil n’gjezenti me fshi” (ndërhyrje: “terplote”), terplote... jo s’u kônë terplote ajo, jo-jo, terplotja me bisht ô. 

BS: E çka është terplotja? 

RM: Terplote, me hekë bereqetin; kur e kemi fshi me kual me çu përpjetë e me rrokë fryma bykin, a gruni a êlbi, a, thekna rajke aty a byki a pluni shkojke... tana’ me fshisë ja dajshmi ata kajzit e mdhaj, e qajo ‘terplote’ ô, kacija. O, veç e ja harrova  qysh  e kom qitë mas meq’... shpesh e permeni – thom, me kan’ ta ndreqi ni qasi qashtu... Edhe, t’shtishin n’magje krye tre dite, treten e ditë në magje të shtishin... um kanë shti mi qitë tre kuleç të kallamojt e ni bukë, e ni pulë e ka pre vjehrra, e kom ndreq’, e, ni kollpite e kom qitë... mu s’um ka da dora prej magjes. Ata tre kuleç kojshive me ju dhônë, tre djemve të kojshive ata kuleç të kallamojt. 

BS: E pse? 

RM: S’e di qysh i kishin pasë traditat e veta... u çuditsha. Te na s’u kônë ajo – te familja e bâbës nuk u kanë ajo... e, aty kur shkova u çudita. Vjehrra valla um nimoi, i marova, tha “Qiti jo fort të mdhaj ashtu” edhe i kom marrë, ju kom çu atyne edhe tri toja mi dredhë, e qato tojat, e, ka ni [1] kulaç me ju çu atyne kojshive. S’e di.... do tradita t’pakônshme ishin kônë... do tabijate do... s’e di, i kanë zbulu vet plakat... 

BS: A ty t’vishin zor ato tabijate a?

RM: A, jo, qe – te familja e bâbës jo; aty n’dhé t’huj kejt po ndryshojke... ja... me ato men që po shkojshe prej babës, kejt po ndryshojshin... tjera po dalshin, po zbulojshin të reja. 

BS: Po a jeni kanë shumë larg ju me katune... qekaq shumë ndryshime?

RM: Jo vallahi, s’jemi kanë larg... për nizet [20] minuta prej bâbës tem aty te burri, e prej burrit te baba për nizet [20] minuta shkojsha n’kamë... rrafsh u kônë, mirë u kônë edhe ngat. Jom shku shpesh, po thuj ti kumeditë se qysh mô... njo’ prej Novoselle, Velegllave, prej Terstene, Gmice e prej Tygjeci... gratë, secila di uni n’veti, ajo n’veti, e janë perzi aty, kishin qitë do tabijate e zbulu prej vetit. 

BS: Katun e adet.

RM: Po, po, tybe qashtu... si kish pas thônë njani, “Sa prru e mulli, sa breg e shpi, kush ka shku ka njô t’re jau ka msu atyne” qështu. Tana qështu, tetë [8] vjet s’kom pasë mâ f’mi hiç; mas tetë [8] vjete kunata um tha, “Bon vaki që t’lshon...” – qatâ s’e harroj: des e shkoj, s’ia harroj kunates. Kunata, si nata... tha “bon vaki që s’t’man pa f’mi”. Une isha e re... vet f’mi.. e hanez masanena tana’ um met hatri shumë... atâ s’e harroj kurrë. U kanë i shtirë e, u kanë e shtirë vjehrra – ajo, kunata... veç vjehrren e kom pasë të urtë shumë; për vjehërr kaj’ e dhimna se kish pas metë n’ata f’mi jetima, të vogjel fmit’ e kallabllak, nër kamë të gjithkujna, si maca nër tervesë... Ajo mu ka dhimt’... vjehrra, a kunata ish kanë shtadhetë e shtatë [77] krena i kish pasë... Amanet i kom thanë, fmija, kapnu lidhnu nermjet veti e gjinju, e çu nimoj ajo ty, ti asajna, se s’bon... unë kom hjekë vet e ia besoj gjithkujna... e, mos ta gjetshin hallin... se si po t’pajshin t’re... se spo t’ngojshin, oj bi... Me pas kanë ma e pjekne nashta... Lujke kunata si maca me mi... po vjehrra um ka sjellë shumë e kunati e, faliminer edhe prej burri: kurrë s’kom pasë idhnim se, u dekë, u shkue... shplak’ t’tina s’kom ditë, ja, edhe atâ faliminer prej burrit... se qysh i kanë rre’ gratë atëhere... thojshin “Ni burrë që s’e rre’ grun’ aj s’ô burrë”.

BS: A nime i kanë rre’ a? 

RM: Aaa, i kanë rre’ atëhere, n’atë kohë i kanë rre’ shumë. Thojshin, “Pse me lônë grun’ me çue krye...” – u trishtojsha, thojsha, kuku, qyqe... se burrin me pa jo, as burri me t’pa jo... Allah tybejstikfar... mos me t’marrë gjumi ton’ naten e as diten mos me dit’ ku je. 

BS: E, kur e pe burrin sefte, qysh t’u dok? 

RM: Mirë, mirë.... po çfarë; as s’ditsha gzim as... me marre nejsha – f’mi, e re... se jo me thôn’ lum që shkova te burri, po u trishtojsha oj bi, n’ven të huj, n’der të huj... adetet ndryshe, tabijatet ndryshe, a po boj me tô a s’un po boj; a po di, a s’un po di a... kejt i perkujtojsha ato, i majsha ktu në krye, komplet, mi kry... po jo, faliminer kunati, um ka sjellë shumë, e vjerra, a kunata valla bô me ramet. 

BS: Ajo u kônë motra e burrit a gruja e kunatit?

RM: Gruja e kunatit. Gruja e vllaut t’burrit. 

BS: Ajo u kanë ma e madhe se ti, a po?

RM: Po, ma perpara ajo, po i ka pasë dy f’mi – çikë e djalë i ka pasë. I kishin pas dekë njo shtatë [7] f’mi pa shku une, e tani veç qata dy i kish pasë, çikë e djalë. 

BS: E pse kanë dekë kaq shumë ktynehere fmit’? 

RM: Do i kish pas abortue, a qysh po thojnë... do i kanë dekë, jo kolli, jo fruthi, jo lija... atëhere janë kânë. Ka thanë hoxha, “pa e dert fmija kollin e fruthin e linë, mos t’i gzohet nâna djalit, ja e evladit; as çik’s as djalit mos t’i gzohet nâna e bâba deri t’i dertin qëto tu triat”, se ô në rrezik fruthi, ô në rrezik lija e kolli... Që, mu ni çikë kolli ma ka myt’... n’tretes hônë ma ka mytë. 

BS: E kur janë kânë qështu t’smut’, a keni pasë naj barnë që e keni bô vet a..?

RM: Joo. 

BS: A naj marifet që ju keni bô a...?

RM: Jo vallahi, jo-jo, tybe s’ditshe ça mi bô... ja lagshe nifar’ bari, thojshin bojsileg, ja vnojshmi në krye kur kish temperaturë, çerapat me tamel ja lagshmi, gjyksin, ni mindil qëtu e, qashtu u munojshim... e kryt’ e me ujë të ftoft e, edhe ma zi e rrokshin dridhnet e ethet, se s’kishe çka me bô, se atëhere s’u permen doktorri.. ja, ka dekë qaty. A kunata e kish pasë dergjin e gatë, ajo veç u kullke, kelbaz, e myti dergja e gatë.

BS: As ajo s’ka shku te doktorri a? 

RM: Ja, s’u kanë as ajo te doktorri. Qashtu si jom shkue e kom gjetë, ka rrnue me koll e me kelbaz e diq. Po ia fali Zoti qashtu, e ligë, ia fali Zoti edhe ni djalë e ma la djalin pesë [5] muj, pa hecë, e diq. 

BS: Ti je kujdes’ tani për djalë? 

RM: A, une... unë e kom rritë edhe ata dy kenë të vogjel... as n’shkollë jo, as çika as djali... edhe atô e bôni, e la pesë muj’, edhe aj qashtu zajft... se aj njeri i dekt, i ligë, ku mi qitë me thithë... veç çka e ushejshmi.

BS: E kunati, a u martu mas asaj?

RM: Po, gjashtë [6] f’mi tani i ka bô me këtë tjetren. E njo [1] i diq e pesë [5] iu kanë rritë – tre [3] djem e tri [3] çika. Tri çika janë rritë, dy djem janë rritë e ni djalë i ka dekë... edhe ata te partë ça i ka pasë i ka, a çika e madhe i ka dekë ajo. E martume u kanë në Shipashnic ajo, i ka lônë katër [ 4] djem e dy [2] çika janë... ajo çika e kunatit ma e madhja. 

BS: E ju, a e mani n’men, ju familja e bâbës, prej kahit keni ardhë n’qat katun? 

RM: Valla per aty veç t’rrej, për aty... a pe she’ që duhet njeri me i ditë e mi msu kejt.. po s’jom kanë e interesume... s’janë kânë as ata t’interesum e mi niê që ka ra llaf e muhabet. Aj, burrat e bojnë atë muhabet, aj, n’odë s’kanë lanë as gru as f’mi me hi. Kur i percjellshmi çikat që kanë shku te burri, motrat e mija t’mdhajat, unë e vogel jam kânë, edhe i paten marrë njo dy nuse, e maj’ men, e ardhshin ata dhendurt, qi ardhshin na’j qitshin do pare kishe te dera, fluturim... aj ishke dera çelë, nashta i qitshin edhe n’koridor, atëhere ‘gjezenti’ i kanë thane – t’i qitke qaty te dera – i gjete, i more, s’i gjete shkove... se s’na i dhajke n’dorë jo, jo... ajo s’u kanë hiç. E, kur shkojsha une me ni grue t’mixhes tem, um marke dêjm ajo, se shkojke me fshi oden, se f’mi s’kish, e um marke. Ka dekë e ka shku... f’mi s’ka pasë... edhe ju kallke kuben musafirve e u çojshin dilshin, ja dikush pi laj sytë e, ja dikush po kshyr prej n’xhom, e kjo gruja t’i hike t’i ndreqke jânat e qylymat ding-ding e jastikt... ju rajke me fshisë të dores (s’kuptohet), e fshike e vaditke token me ibrik prej dheut. U kanë si kalanic, ving anej, e për jeshí, shyret, e fshike, e ndreqke edhe hiqke berllogin edhe koridorin e shkojshmi. Mô aty s’hike kush prej grave as prej çikave. Drut’ vet burrat i kanë bajt’ e i kanë çue vet që, n’aksham, që s’ka pasë musafir. U shku ni grue e ka kallë kuben, ju ka kallë... e ka ditë vaktin që vinë prej pune e vinë asi, që u kanë kubja e sukt, që u kanë dimer; e veres jo. E, ju ka kallë kuben, ju ka vnu ni xhygym për avdes mi kube, a ni ibrig, kanë marrë avdes e janë falë; kush u falë u falë, kush s’u falë s’u falë. 

BS: A stallno janë falë a? 

RM: A, baba jem... s’kalon be vakt – pesë [5] vakte i ka falë.. po, po, po... edhe ni vllâ, at vllavin e kom jashtë, edhe aj u kanë në mejtep. Edhe ai kurrë s’e ka pas lônë... tani na u falshmi qështu... edhe na ia nisem. 

BS: Çikat a kanë shku në mejtep atëhere? 

RM: Jo, jo... na... s’e ka permen kush; veç djem kanë shku se e kemi pasë hoxhen ngat na. 

BS: Eh shkollë a keni pasë?

RM: Jo as shkoll s’kena pasë na atëhere... vonë dul shkolla, masi u fejova une... Um lypen tri here në javë me shkue – ni ditë po ni, ditë jo... ajo u kanë para shpisë t’ati burrit tem, qajo udhë. Qetashti, po bjen llafi me ardhë ka’ Sevdija e me shku te shkolla, ka baçja e Hones... veç u kanë ni rekë me kapercye e me ra qaty, u kanë xhadja... Aj, edhe qaty si me ra qetashti me ardhë e me ardhë aj burri jem ktu, edhe ai qasaj udhe me shkue gjane. Aty u kanë fushë e u kanë... um nalen kejt, um dhanë kejt. 

BS: E aty te shkolla, msusat a janë kânë shqiptarë a janë kânë serbë?

RM: Shqiptarë-shqiptarë. 

BS: Prej kahit kanë ardhë, a mos e din – a janë kânë te Shipnisë, a mos e din? 

RM: Jo, te Shipnisë jooo, t’ktuhit janë kânë, të ktuhit. Ka pasë prej Poliqke, ka pasë prej Desivojce, kusheri t’mi e, ka pasë qështu... jo prej Terstene, jo prej atje, Poliqkes, Desivojces, Cugllarit... po qëta janë kânë atëhere msusat. N’secilin katun e ka pasë ka’ ni [1] msus, a din, ka marrë pjesë ka pak... krejt kanë shku: do paradite, do masdite, do të pares, do të dytes, do deri në të katrën... kanë pasë msue n’atë shkollën ngat ati’ burrit tem, a n’Desivojc deri në teten kanë msue. Ajo deri në katrën u kanë, qajo ngat aty, a ma nalt u kanë deri në teten tanaj. 

BS: E kta msusat që ju kanë mësu aty, ku e kanë marrë mësimin? 

RM: Une s’jom shku hiç asni ditë, se s’um ka lanë baba me shkue. 

BS: Hiç s’je kanë? 

R.M: Ja, s’na ka lanë mue edhe qat çiken, ni kusherinë... se dy për ni ditë i kanë percjellë. S’na kanë lanë me shkue hiç se janë kânë binjak; ajo çika, kusherina e parë, ham ajo edhe unë janë kânë mbiemrin…ni gjali janë kânë, s’na kanë lanë asnjanën; na percollen... a, t’fejume jemi kanë te dyjat, se jo... Qështu ajo kohë u kanë: për dikân mirë e për dikân keq, e për dikân, dikujt ju ka dokt’, dikujt s’ju ka dokt, dikujt... 

BS: A ma mirë tash a atëhere? 

RM: O, mos me pasë merzija ma mirë qetashti, oj bi, po... A, burrat po duhet me punue shumë edhe gruja po duhet me dalë me punu... me pare vallahi shtirë me jetu, qetashti... atëhere veç burrat kanë punu; e kem ditë ka’ kanë shku, e ka’ pasë ni punë, ka punue gruja me punë të shpisë te shpija... qëto i ka pasë – u kanë e obligume, me qato punë të shpisë – ajo s’u kanë e obligume me shku me punu dikun me pare, gruja; a qetashti po duhet edhe gruja me shku me nxjerrë. 

BS: Se kjo punë keq a? 

RM: Vâllahi për femna keq; aj, atë shpi po duhet me fshi; kush me ia fshi, kush me ia ndreq’, kush me ia ribat’, kush me gatue, me zie, me gatue, me bô bukën, sillen, darken, drekën a çka ô... a gruja po lodhet tana’, a burri shkon n’qat drejtim, n’qato e ka, s’ka tjera... me thônë që dush jo gjânë mi kshyr’, jo pleh’, jo, kurgjo jo... e, qata’... E, vallahi qështu... Ja, për gra valla na thojmë ‘ma mirë’ se s’i kanë pasë qato punt’ e tona, janë do ma të mira... a me shku me pare me punu, ma keq ô, a din, se s’un qëndron, se po jet shpija khô keq... a na ma shumë punë kena pasë atëhere... Vjehrra jote e gjyshja e, kejt na atëhere, i mjelshim gjânë heret edhe e vlojshmi tamlin, e vlojshim kejt, shkunshim hinin, e fshishim plehin në oborr, e fshishmi, e kejt shkojshim te ara e me ardhë me qitë ni bukë, me ardhë me i ngujue gjânë, me ardhë në mengez; qetashti jo... 

BS: E kshtu gratë ‘saba’ qefi’ që thojnë, a keni shku te njana tjetra për kafe? 

RM: Po si vonë ia kanë nis’ valla, se heret jo; masi dul çaji, n’çaj i kanë thirrë masi kanë hanger sillë edhe në darkë, po, e kafe dikush jo po m’ban zarar, jo dikush e pike, dikush s’e pike se jo... pa dalë çaji s’kanë thirrë kerkânin valla; ja valla, po t’kallxoj drejtë, sa s’u dalë çaji i rusit, s’e ka thirrë hiç, as kafe as diçka. S’e ka dit’ gruja që u shku dikun e ka pi ni kafe, se n’shpi të vet s’e ka pi kurrë, s’e ka kerkue – ja, n’shpi të vet as i madh as i vogël s’e ka kerku as kafe as çaj. 

BS: E kafen e keni ble a? 

RM: Po e kemi ble edhe kena mujt’ me mjellë, edhe n’atë familjen e bâbës e kena mjellë. Ah.. u kanë ajo e mirë shumë; blejshim leblebija, e perzishmi, e blujshmi na n’atë mullinin. Ahh, kafe... sot um mer malli për ato kafe; a qetash po vjen kafe, po kafe e keqe – po t’rrok’ kryt’ e po t’mirren ment. 

BS: A i keni thanë ‘nahud’ qasaj, a po?

RM: Joo nahud, për leblebija. Nahudi u kanë për kuleçë. 

BS: A po a? E pse e keni perdorë atë nahudin? 

RM: Për kuleçë, i zike kuleçt e mdhaja nana jemem njerka, si tash që ô ky fara e bukëve, jo, po atëhere tjetër erë ka pasë ajo. 

BS: Po a? 

RM: Jâ, atina i ardhke... e mushke erë shpinë; të knaqke. Dikush e hanke, dikush s’e hanke, a shumë i mirë ai nahuti u kanë... si i spreht, me maje pak. Ata e marshe tybe ving-ving e, e shtypshe edhe e qitshe ni tro’ ujë, ni tro’ mill, ardhke u mushke, e qitshe me naj... po du me thonë me najfar vekshi të vogël, do veksha të vogla veç për harq të tlynit, për flija; a e qitshe me naj taz a me naj diçka... Ai ardhke, u mushke e, e marrshe e kthejshe, ia sitshe millin, e qitshe... a krypë s’i qitshim aty, ehh, qata ô pa krypë. I zishmi hiç ata kuleç’ e t’mirë... era nahud të knaqke. A leblebijat janë te rrumullakta, s’janë edhe bash të vogla, as të mdhaja... edhe i kaverdisshmi me kafe e, i blujshim në mulli të kafes – me dorë, se jo me strujë – u bojke ajo kafe... u mushke erë shpija; të knaqke veç erën me ia nie. E, që e kemi qitfar’e, nisa me marrë me mill kô poshtë, ma banen bajat.

BS: E kush e ka blu kafen? 

RM: E kemi blu a gratë a burrat a kush ka mujt’, që u çu me qitë kafe. Ka pasë musafirë, s’ka pasë kafe, e ka blue. U kanë e kaverdist... u kanë apastafat ai dallapi me kaverdis’ kafen. E çojshim te magjupi e, e ndreqke me teneqe e, ia ngjitke t’hekrit, hej njo, hâm përmas hâm përpara, qekaq të gatë... eh, kohë të drunit... e shtishim në oxhak e atje e kaverdisshmi në oxhak, qaty ish me saç, bukt me çerep, edhe aty e sjellshe ving anej ving anej. Ajo u kaverdiske, e çelshe, u kanë me çelë, me mshelë; e kshyrsha a ô gati, ia nalshe pak, e çojshe ma nalt, e kavrdishe mirë, e lajke, u ftofke, e blujshe kafen... të knaqke. 

BS: E kshtu për vegetë qysh i përdorim, a keni pasë?

RM: Joo, atëhere s’e ka dit’ kush ça ô vigeta, as s’i ka dit’ kto fanta-t, as s’i ka dit’ qëto far... që janë – jo-jo, atëhere krypë, biber, po... e biberin e kanë maru vet. I kanë mledhë specat vet, i kanë bô varg, i kanë shti në furrë, i kanë kaverdis’, i kanë qit’ i kanë marue... Jo, jo... edhe atëhere biber s’kanë pas ble, jo. 

BS: E krypen e keni ble, a po? 

RM: Aaa, pa çare krypen u desht diqyshna... krypen po. 

BS: A e man’ men ku ka pasë pazar? 

RM: Vallahi e maj edhe s’e maj. Në Kamenicë, në Bujanovc, në Vrajë... qëto i kanë permen sa jom kanë une ma e re e me gjâ jom kanë tu shkue. O po shkon në Vrajë, ô po shkon në Kamenicë mi shitë gjânë, ô po shkon në Kamenicë, ô po shkon n’Bujanovc. Në Bujanovc dhênshin duga për kaca, me maru kaca. Bâba jem edhe vllâvi jem, ai i dyti, e, i çojshin me kali në Bujanovc e i shitshin në Bujanovc edhe blejshin harq për shpi. 

BS: E atëhere kufi nuk ka pasë si qetash që ka? – se në Bujanovc tash i bjen në Serbi... 

RM: Epo, unë s’muj me dit’ a ka se s’e kanë përmen a bon a s’bon, a qekjo a ô në Shkup, a ô në Vrajë, a ô me Serbi, a ô me... – ato s’muj mi dit’, veç të rrej. 

BS: Atëhere Jugosllavija a?

RM: Po kejt.

BS: A nashta pak përpara Jugosllavisë? 

RM: Eh, nashta u kanë, ama unë s’muj qato bash saktë mi dit’ e me t’kallxue, se ato s’un i kom kuptue. 

BS: Eh televizori kur ju ka ardhë; rryma?

RM: Televizori e rryma vonë kanë dalë. Ni vllâ e kom pasë jashtë une, e ka pas pru ni radi. Ni vllâ i jemi pat ardhë në sylah e na pruni ni radi e u çuditshin, thojshin, “ça ô kjo”, “ça ô kjo” – s’guxojke kerkush me prekë. E ata u nalshin e ngojshin, e lshojke aj vllâvi jem, se ai me tô ish mirë atje, edhe thojsha ça u bô more qysh po knojka, qysh po ditka... – u çuditshin, u habitshin qaq, tani u mush mas ni kohe, dulen. A strujë s’kena pasë atëhere, veç me llamë me gaz u kanë, se jo, as naftë... se qetash naftë po ju qesin e... Ni gaz e marshin e çojshin te kovaçi, e ndreqshin njô teneqe sa qeky bardak, e ni pip, ni fysht e shtishin njô të shamisë t’hollave që pi bojmë na gratë, se atëhere jo, po e pamukt, se e kom nerfuni të bardhë khô. E trashin qatô, e shtishin qekaq sa gishti khô mrena, veç e sjellke atë teneqen – e ka ngjitë ai apastafat; ai me qëto u mirr’ – e shtishin aty, e mushshin gaz, e kallshin qaty, po ja te gjâja a me shku n’fllanik, ja... gratë, magjetoret, me qato i kanë la en’t. 

BS: Ku i kanë la ent gratë? 

RM: Jashtë vallahi... verë, dimer – jashtë në oborr. Ia kanë kthy me valë, janë dalë i kanë la, as s’kanë pasë faks as s’kanë pasë sijaj, as s’ka pasë shampon, as s’ka pasë kurgjo.  

BS: Me çka i kanë la? 

RM: Veç me valë valla... u përvlojshin boll mirë... veç me valë i kanë la. Moti kohë... e maj’ men se le mô kur dul sijaj-i, dul shamponi i durve, dul shamponi i enve, dul shamponi, dul faks-i, dul çkamos. Ato kanë dalë vonë, masi jom martu be, masi jom martu une kanë dalë, se sa jom kanë çikë jo... vonë kanë dalë edhe ato valla. Jo vallahi... qështu, po valë, e vlojshin valen ni kosí t’madhe në rekë e, dalshin e shtrishin tervesen e, i vnojshim, ti lajshin vu e vu e vu e lug’t e drunit valla zdritshin; veç kshyrshin ka’ vullojke ujtë. 

BS: E kto sahanat, pijatat, qysh i keni pasë? Të drunit edhe ato...? 

RM: Jo, të drunit s’janë kânë... Të dhevit janë kânë, të dhevit – ‘tavë’ që po ju thojnë, a din, që po ju thojnë kur po shkojmë naper restorana, a po don ‘tavë’? Aashtu janë kânë ato, veç janë kânë të rrumullakta. Ka pasë tavë të mdhaja me ndreq orizin, mi ndreq mishnat, çorbat për darkë, për dasma e, për kejt. Na qato i kena ndreq për dasma naper tavë, edhe për Bajram, e për Shingjergj e për ato janë kânë... i shtrojshin në sanxhak, e marojke te kovaçi, njô dy sanxhakë me tri kamë, edhe e vnojke n’ato; nuk rrshitke kerka’... e n’gur bojke vaki që rrshitke, a në tavë jo, e në sanxhak nuk rrshitke. 

BS: E ato tavat a i keni ble dikun, a i keni ndreq vet?

RM: Po. Ja, m’i marue ato s’un i kena maru na... i kena ble te ata zanatlit ,majstorat që janë kânë atje. I kena ble tava e kalanica e lugt’ i ka maru baba jem me ni boxhenak, me dhônder te vet, me burrë të motres... lugë lloj-lloj kanë maru. Nallane kanë maru, kerre kanë marue, sanikë për petka të grave – kur shkojshin nuset mi marrë kanë maru’ petka – për petka po du me thônë ata saneqt, ia ngjitshin me dry me mshel’ me kejt atô sanekin për petka. Se mô majstor për shpija po se po... kejt i ka marue: kerre, nallane, lloj-lloj nallane, si kundra, si me zjella, me kerre, me ça i duhet shpija, kejt: dritare e dyr’ e kejt baba jem ka marue. I ka punue atëhere kejt, kejt kanë punu qashtu burrat. 

BS: Ai a ka pasë puntori të vetën, a ka punu te dikush ashtu? 

RM: Jo, vet vâllahi.. Perenija... vet ka lind’ me qata. I ka hi komplet n’krye edhe ka punue deri sa ka met’ mô ratë ai me qato u marr’... eh qështu valla. 

BS: Eh. diçka tjeter çka dashta me t’vet…

RM: Vallahi s’di qetashti si ka thônë... nashta s’po bon me folë se... 

BS: Nejse, edhe pak ta shtyjmë, veç le t’na mushet edhe pak minutazha, edhe u kry. Nuk t’maj ma shumë se njô dhetë [10] minuta. 

RM: Ani-ani, veç që po thom qato çka i di... tjerat s’muj me dit’.

BS: Po, po... Faliminderit. 

RM: Do po harrohen e do... kom pasë merzija, po i harroj... kanihere... ‘olla-‘olla çka pata për darkë me hanger .... qaq që i shkepi ment... kur po ô njeri merzim, e po…

BS: A ki naj rast në jeten tône që t’ka metën n’kry... që ki qef me ia kallxu dikujt – si për të mirë si për mërzi?

RM: Jaaa, për mirë jo, se për keq po valla... eh, për merzija po. Mu djali um ka dekë i ri, qe – pesë [5] vjet i ka bô, u hi për gjashtë [6]. F’mi ka lônë, katër [4] f’mi... aj, boll merzi kom.. a pak kom a... tepër jom.. I ri, ma t’mirin vakt diq; ma myten me kerr; boni ndeshje, m’i la tri [3] vajza, ni [1] djalë. Djali hala katrëmdhetë [14] vjet s’i ka bô eh qështu... Mërzi kom boll... ka’ te shkoj merzinë me veti; punoj e hi, dal’, e me shku merzija tu pikë... edhe po hin njeri n’gjyna’ me jetima... po jom e merzime e po jom... po hin njeri n’gjyna’ me iu folë, me i eduku pak, se fmija bash me lônë kejt n’veten... 

BS: E, atëhere kur je kônë ti e re, a ka pasë raste kur ju kanë dekë dy prind? – për shembull, fmive, edhe kanë met’ kejt jetima... qysh ia kanë dalë – a iu ka nimu’ dikush? 

RM: Po iu ka nimue; që i kanë dekë te dy iu kanë nimue – bâba e nâna; e, që s’i kanë dekë te dy jo valla... jo valla... as s’ia kanë ngjitë dorën. E ka pasë nanën, ja nânen ja bâbën, s’u pergjegj’ mô për tô – mô s’ia ka ní... jo, jo... a që i kanë dekë te dy, ia kanë nimu pak. 

BS: Eh, ma heret, po du me thonë, a janë kânë njerzit ma dordhans – a i kanë nimu njani-tjetrit ma shumë se tash?

RM: Po jo-jo, ma ndryshe u kanë ajo kohë atëhere... ka pasë dashni e, ka pasë lezet kur ka ardhë musafiri, e ke prit’ mirë edhe diçka shumë... shumë qetë, shumë janë kânë t’disponum’. Jo valla, qetash u hjekë ajo, qetash ka edhe ma mirë anë, për do ma mirë janë... i kanë t’gatshme e, i kanë hazër, i kanë, i marrin, e s’ô zor me bô buken e, s’ô zor... që pe ki paren, po shkon pe merr të gatshme... po atëhere bukë e krypë me kthye, pos kur ishke i qetë ai musafir e shumë i qet’ ai i zoti shpisë, e ai çka janë kânë... muhabet kanë bô, se për t’hôngme s’janë shkue... po i kanë prit’ mirë edhe, ata pa hônger s’i kanë lônë. Po thotë dikush për t’hongme... aj, si mos ta pritsh mirë aj... ni kâ me ia pre s’e knaq – duhet me pasë zemer; bukë e krypë e zemer. 

BS: Kur kanë ardhë musafirt atëhere, çfarë muhabeti keni bô? Për çka kini folë ma shumë?

RM: Po llaf kanë bô muhabet qaty, llaf jo e ka vet qysh je, çka je, a je mire, qysh me idare tek qëto qështu çka po punon, çka po vyn kanë vetë qëto. 

BS: Eh kur kanë punu gratë natën? 

RM: Punëdore.

BS: A ka ndodhë najëhere mi shitë ato? 

RM: Jo-jo, veç sa për veti i kanë maru; jo-jo me i shitë s’i kanë shitë, jo, se janë kânë kallabllak e i kanë maru për veti; e ka maru për qef, najnjo çikes, a nipit a dikujna ia ka maru... po du me thônë a motres a diçka se jo me i shitë; në familje teme s’kanë shitë a për tjeter kânin s’muj me dit’. 

BS: Eh qysh u kanë.. a din, për çka ma s’shumti janë nda gratë prej burrave, atëhere? Çka janë kânë shkaktari që ma s’shumti...? 

RM: Oj bi, atëhere s’janë lshu si qetashti që po dahen... vallahi, s’muj me dit’ që u da njo në familje tonë – n’dy ânt që i kemi tontit, ndash matanë reke, ndosh knej, s’muj me majt’ n’mên që janë da grue diçka prej burrit, e janë kthy apet... a diçka që janë hi gjinja a diçka... e, qetashti po – qetashti per ni sakiz po dahen vallahi, qetash... për pak.

BS: Atëhere për çka janë nda?

RM: Po, u kanë nejse njo që s’u kanë i sigurt nashta, u da n’atë natë, edhe u shku... rrallë ka ndodh’ ajo, rrallë; a, jo, për qata se për tjeter jo. 

BS: E nëse i kish dekë për shembull burri grues, e re, a ka ndodh’ mu martu gruja?

RM: Po që ka pasë naj kunat pa martue e ka kthye kunati, e ka marrë e s’e ka lônë n’gjeti me shku, ama që u kanë pa martu a... në ortake, s’e ka qitë.  

BS: A në ortake jo? 

RM: Jo, e ka vendos’, ka pasë shumë f’mi, ka vendos’ mi kshyr fminë; po n’koftë kanë e interesume mu martu, edhe kunati n’koftë kanë i interesum, e ka marr’ kunati. 

BS: E, a ka bô najhere vaki kur u nda gruja me burrin – janë da, s’janë begenis’ – me nda atë hisen për grun’? A i ka dhônë najkush hise grues t’dame? 

RM: Jo valla, s’e ka permen kerkush për grue... kurrë hise s’ka marr’ aty, edhe me pas rrnu’ pesdhetë [50] vjet; ka dale ka shku edhe hajt lamtumirë, se aty s’ka pasë kurgjo... s’e ka permen kush me ia dhônë ma shumë a ma pak; ni gjilpônë... Ajo ka dalë ka shkue... eh, qështu. 

BS: A ô mirë a keq kjo, sipas teje?

RM: Jo vallahi, edhe mire, jo; me rrogic’/rrogit’ s’di sa vjet, me rrogit’ aty, edhe mos me dalë gisht dore... aj, hjeshëm s’u kanë po qashtu e kanë pasë atëhere ato adete, ato tradita edhe ka met’ qashtu. 

BS: E gratë a kanë marrë hise prej bâbës – a ka bô vaki? 

RM: Jo, s’kanë marrë... Thojshin bile as nuk bon me marr, s’bon me shti n’shpi – s’ia ka desht’ as burri as... çikes. S’ia ka desht’ burri me ia dhônë baba i vet, që i ka nimu, ka pasë munsi mi nimu ai; ja ka maru ni shpi, a i ka nimu... ia ka dhônë naj pare për naj shpi a naj veshë a, naj mathë a naj diçka, a naj harq... a hise jo – hise ka, kanë thônë si çika si djali po s’kanë marr’ motrat... Ku me shku ajo nestra te ai vllâ tani... Ku po shkon? Po ia merr vllâvit, po ja çon... marre me thônë; tej nestra.. aj, prej atina dahesh, apet se apet te qaj vllâvi... a mun bon a, s’un bon... aj, jeta ô e gatë – dej n’dekë a mun bon a s’un bon... Aj v’lla tani s’t’merr mô; ti e ke marrë hisen tône, hajt, ku po shkon... nuk osht’... 

BS: E si te ken’ marr’ demek ajo gruja hisen? 

RM: S’ka ku kthehet mô se s’i pergjegjet vllavi... s’e nín hiç, se s’nín vllavi për tô mô – a e mur hisen? E mur, ia çoi burrit ... a e ka shitë, a e ka shitë tjeter kujna, a vjen e punon qaty a çka bon ajo... mô s’nín vllsvi për tô; me shku shkon, pak shkon aty... a, çka do me i ndodh’ që s’o mirë me burrë... – mô s’ka temas... qështu u kanë. 

BS: E tash a pe she’ që po marin gratë hise te baba?

RM: Po-po, ju kâna... po jo, qetashti s’pi duhet kerkujna... aj, djemt e lanë token, e s’pe lôjnë gratë... E lanë qetashti kejt, kanë pru tjeter drejtim... jaaa, toka... i dul fala. Ktynehere ka pasë vleftën e madhe, a, për qetashti tokën e lamë kejt, kejt ikën, ranë teposhtë... aj, kerkush me veti s’e merr token; qaty ka met’ postolinë.  

BS: Faliminderit shumë. 

RM: Me ner kofsh. 

BS: Se t’munova... 

RM: E faliminer’ edhe prej teje... qëto çka dita, çka i maj’ mên e i kom perkujtu, edhe diten e mirë e, edhe prej teje faliminer’... se u çova, se si n’thuma kom nejt’, se s’e kom rejen aty... um duhet me bô darkën. 

BS: Po m’vjen keq që t’munova edhe t’vonova deri qetash... Une pe nali ktâ. Faleminderit shumë. 

RM: E, me ner kofsh. Edhe prej teje faliminer’ shumë.