Rexhep Avdullahu

Intervistuar nga: Anduena Halilaj

Pse… i kanë pushkatu për arsye se “nuk po flet n’anën e Serbies” – me bâ na çka t’dojmë n’popull shqiptar, sikur qitash n’qit luftën e dytë... po na inçizon ky, ja s’ba

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

15.05.2018

Lokacioni i intervistës

Çubrel, Skenderaj

Vendi i lindjës

Çubrel, Skenderaj

Tranksriptimi

RA: Rexhep Avdullahi, i Çubrelit. I lindun në 1938-tën, n’fshatin Çubrel. Baba Abdullah, se jo Dul, po Abdullah. Familjes Miftari. Ky i inçizon krejt aty?

AH: Krejt.

RA: E, tash, a po do ti me t’kallzu për qat ngjarjen e gjyshit, stërgjyshit tan, ma s’pari?

AH: Po.

RA: Une k’tâ t’drejtën me t’thanë prej babe e kom nije, se ajo osht’ e moçme.

AH: Ëhë.

RA: N’1912-ten séne, i kanë thirrë... une po tham deputetë; qysh iu kanë thanë at’here nuk e di... Halil Haxhia u kânë i pari, Miftar Bajraktari i Llaushës i dyti, edhe Hetem Dobroshevci, tre. Atyne tjerve s’jau di emrat. Për me bâ marrëveshje me Serbi at’here. 

AH: Po.

RA: Edhe ata nuk kanë pranu me bâ marrëveshje kurr’fare, at’here u met qartë simas fjal’ve qi i kom ni une... s’dyti here tanashi i kanë thirrë edhe i kanë pushkatu tret’. 

AH: E për çka i kanë pushkatu?

RA: Pse… i kanë pushkatu për arsye se “nuk po flet n’anën e Serbies” – me bâ na çka t’dojmë n’popull shqiptar, sikur qitash n’qit luftën e dytë... po na inçizon ky, ja s’ban…

AH: S’ka lidhje, fol, fol…

RA: Sikur qitash n’qit luftën e dytë që na çojshin n’Shqipni jom shkue, çka kum pasë dokument n’prru i kanë qky qaty qi mos mu kthy mâ me ardhë. 

AH: Ëhë, po.

RA: A di, ajo ni popull nuk zhduket kurrë po... mendimet e tyne qashtu. E, tanashi k’ta i kanë pushkatu, e n’qat vit, 1912-ten séne, datën nuk e di cillen datë... u rr’xu kulla e Halil Haxhisë.

AH: E ku e ka pasë kullen?

RA: Tu dyrt’ e Rrahmanit, n’anë t’poshtër.

AH: N’Vitak.

RA: Baba yt, babgjyshi yt Rrusta, n’Vitak u le.

AH: Po, po.

RA: Ata Smajli, Rrusta... veç për Asmanin nuk e di, po edhe Asmani duhet me kânë i lenë n’Vitak. K’ta n’Vitak janë kânë t’lenë.

AH: E ia kanë rr’xu kullen?

RA: A?

AH: E ia kanë rr’xu kullen?

RA: Po. ia kanë rr’xu kullen masi i kanë pushkatue. ia kanë rr’xu kullen sikur Tahir Mehes, edhe atje n’Kosterrc e paskan pasë ni qisi që na prejtën rrog’tart me punu tokën e me nejt’ aty. E jon’ shku jon’ hi tanashi aty, ajo u kanë pronë e tyne. 

AH: Po.

RA: Ven i tyne, edhe shpija u kanë e tyne. Veç e kanë l’shue me punu k’ta knena, kanë punu n’këtë pjesën kha, qishtu.

AH: E pse s’ia kanë ndërtu kullen si Tahir Mehes?

RA: Ha?

AH: Pse s’ia kanë ndërtu kullen si Tahir Mehes?

RA: Aeih, tjetër kohë u kanë at’herë. 

AH: Pse?

RA: Se me ja pa’ ndërtu kullen... Pse me ja ndërtu kullën si Tahir Mehes, ish duft me shpall hero. E ata nuk e kanë shpall hero po e kanë qujt ‘kundërshtar i Serbies’. Për qata edhe e kanë pushkatu e ia kanë rr’xu kullen. A m’kuptove?

AH: Po.

RA: Unë qishtu e di edhe qashtu duhet me kanë. Qishtu.

AH: E luftën e Dytë Botërore a e man men?

RA: Po. 

AH: Çka man men? Sa vjet i ke pasë?

RA: Shtatë [7] vjet e gjysë i kom pasë, se une k’tu n’38-ten e kom dhanë qi jam i lenë, se n’dokumente e kam me t’19-tin t’mujt t’parë, 38-tin qi jom i lindun. A me 24-tin, muji i tetë, 37-tën jam i lindun. Qi jom dalë n’ftyrë toke. Po ktyneherë te hoxha i kanë regjistrue. Tu mulla Fetahi.

AH: Po, i kanë shënu tjetër vit.

RA: Te mulla Rifati, baba i mulla Fetahit. 

AH: Po.

RA: Se ata e keni pasë ju edhe dajë. T’part t’juvt. Qishtu.

AH: E çka man men prej luftes?

RA: I maj men ato brigadat qi jon’ ardhë krejt.

AH: Cilat?

RA: Partizanë ju thojshin, po aty ka pasë tylifare. Edhe, çdo mahallë që hijshin, lagjë që po ju thoni ju t’rit, çdo lagjë që hishin lypshin me hangër bukë. Krypë nuk ka pasë, e rujshin për veti se s’kanë pasë krypë njer’zt tonë. Kaçamak ma qpejt, po pa kryp.  

AH: Ëhë.

RA: E shumë brigada janë ardhë, e nihere jon’ ardhë tridhetë [30]. E baba, se kshill... kur t’zatetesh me babën ton, t’kallzon për atë plakun e Çubrelit – ai u kanë kryekëshill, këshilli kry’sor, po ai s’e ka ditë asni fjalë serbisht se s’ka kry ushtrie. As serbe as kurrëfare. E baba, tanashi krejt ato detyra i ka marrë baba jem. N’atë katun at’here, n’atë kohë. 

AH: E çfarë detyrash i ka pasë?

RA: Ka pasë me i strehu ata.

AH: Partizanët?

RA: Partizan’t, me i strehu, me ju dhanë bukë, n’tpaçt çerapë me jau dhanë çerapat. Ja lypën nihere, po m’doket pi shoh, ja lypën, tridhetë [30] vetë erdhen, e ajo oda jonë s’i nxakke mi pesumdhetë [15] vetë, ma e madhe s’u kanë. Edhe baba ish dikun n’katun, thojke  komandant i brigadës dytë osht’ Rexhepi, shembull p’e bajmë, me emen t’vet.

AH: Po.

RA: Edhe tha “me na’j gjetë tridhetë [30] parë çorapë”.

AH: E ky ja gjajke?

RA: Tha, “po, qito i kam”, i dathi baba, po m’doket pe shoh. Njani, qi me tutë familjen e qkrepi ni rafall t’automatit përpjetë. Nana e Hajdinit e Bislimit dul… e u tut qi e vrajtën. Pi thotë baba “jo, jo”, se nusja e bacit i ka thanë gjithë se ajo u kanë bukur e re kundrejt mixhe.

AH: Po.

RA: Thotë “jo”, e qato çerapa. “E ti qysh ki me na çu n’Skeneraj?” At’here Serbicë.

AH: Po, Serbicë i kanë thanë.

RA: “Qysh”  tha “vjen ti me neve?” – “Dathun’” tha, “vi une”.  Ai tha, “Une k’to për letra i kqyra” ... çka dijsha une si f’mi... tha “Mathi. Mathi se nuk paske tjera ti”. Domethanë u bind qi nuk ka tjera.

AH: Po.

RA: E bukë u duft me ju dhanë. Tri ato hallat qi jon’ kanë n’krye me gjyshen teme,  ni ven kanë gatue, se te baba hishin, e qasi hove u dasht me l’shu edhe shpinë e Hajdinit e t’Bislimit se tridhetë  [30] vetë s’i nxoke ai, pesumdhetë [15] vetë mi çu atje, pesumdhetë [15] khâ. Ju dhamë bukë. Se ka pasë hjeke... 

AH: Çfarë hjeksh ka pasë?

RA: Po t’kallzoj. Nihere mas atyne, se aty jon’ hi tylifare, nihere jon’ ardhë tre [3]. 

AH: Po.

RA: Dy [2] me avtomata, njâ [1] me pushkë t’Kragujevcit. Ishin kanë, qaj kry’sori i atyne treve, qi i udhëheqke ata – asnjâ si janë hi aty te baba, i zoti si ai s’ishin kanë. Çfarë mashk’lli, çfarë... Qatje i prekke krytë, çfarë musteqesh… Çetnik qisto ai. Edhe kaftorri u kanë n’atë odën midis, si me kanë qitu. Baba rrike, e ka pasë venin te postet ktynehere, qitu, ai n’këtë anën e djathtë ‘n’ven t’madh’ qi i thojmë na pleqt, n’oda. E ky tjetri k’tu. Qaj i pushkës u ungj, u kanë ni shtrat i drunit. Gjyshja flejke me qit Azizen qi osht’ n’kodër, që iu kanë vra djemtë, u pshtet prej tij si ma larg... at’here u kanë si ma poshtë ai shtrati. Edhe masi i hangrën ata ka dy-tri lugë kaçamak, se i thanë “gjaje krypën ama t’ja qes une, unë ia qes, gjama ti krypën”. “Hajt” tha, “pa krypë, qysh osht” ... I murr gjumi ata dy, kur po ia ban me dorë – paja. Çka i ka thanë tanshi masanej mu m’ka kallzu se çka kom ditë une... 

AH: E çka i ka thanë?

RA: E ka pasë ni shinjern’ palltë, e ajo u kanë dej qitu i rakke bab’s, tha “k’ta e kanë njet me t’pushkatue” po ata flejshin, “le ata, e mshelna deren”. Edhe dulen ata përjashtë, tretë, ky ia msheli derën. Pallten e la aty, ai um çoi, se u dafke mi çu te Rrustemovit aty n’katun tonin. Aty ish komandanti krysor i tyne.

AH: I partizanve?

RA: I partizanve. Po, po k’ta çetnikë t’perzim’. Edhe, qaq i met marak me pushkatu baben, bane hesap, u kthy shkall’ve, se oda i ka pasë shkallët përjashtë t’drunit, e dera u kan’ e bungut trash sa qikjo dorë e jemja, e bungut u kan’ dera – e, t’ bjen me atë kondakun, tha, “ec, mos i hup shok’t tu, se qasi haleti kam edhe une”. S’po guxoj se regjistron ky... Une i kom nejt’ gati qatij, qat’herë në atë kohë.

AH: Po.

RA: N’rast najsen, me pshtu baba. E kanë bâ gjithçka. Tani janë shkue n’Çubrel, tu kumar’t e mi aty, Gjelosh thirren ata, nalt, e s’jau kanë çelë deren hiç. E n’Kotorr, me emen kallzojke baba, qat natë e kanë pushkatu njanin. 

AH: N’Kotorr?

RA: N’Kotorr. I Hajrizoviqe, t’Kotorrit. Me emen kush u kânë  ai, vep kry’sore baba kallzojke se ata jon’ kanë t’përzim’, çiko.  T’përzim’ ka pasë. Ai shkau kur i ka ra n’shtek…

AH: S’t’ka vet’...

RA: Qishtu.

AH: E najsen tjetër? Najsen tjetër prej luftës?

RA: Gjithçka ka pasë.

AH: Çka ka pasë?

RA: Dymdhetë [12] otkupe jon’ kânë. 

AH: Çka jon’ otkupet?

RA: Otkupet, domethanë, baba yt mi pasë pasë dhet’ [10] copa dhenë,

AH: Po?

RA: ...u duft’ dy [2] copa a katër [4] copa, sa ia kanë qitë, mi çu mi dorzue.

AH: Po.

RA: E ke punu pasuninë tane, dy mijë [2000] killa vishak i lajke baba jem kallamoq. Ni séne, dy mijë [2000] killa. U dufke mi çue, mi dor’zue. Aty asni dinar’ s’tu dhake. Veç m’i dor’zu. Për mu nkamë Serbia. Shteti mu nkamë. Mishin qashtu. Ka pasë lopë t’mira, k’si m’zet t’mirë, i qitshin mi çue me dy m’zat. Prej krejt qatyne që u punue n’toka që u asish, u duft’ me dor’zue për mu nkamë Serbia. Qishtu. Ka hjek’ ky popull gjithë, e kurgjo n’fun t’mramë... s’po dimë kurgjo (kollitet). Tanashi, prej at’hershit, prej t’45-tes, se n’45-ten u liru Kosova ma e mrama...

AH: Po.

RA: Tenkat e Gjermanit, kur jom kthy prej Kotorrit, qi kom nejt’ une, qaty ner zabele, a din ato malet tona qi i kem aty, u kanë ni trekansh, po tash e ka hangër asfallti, se u zgjanu; atëhere u kanë xhade e gurit.

AH: Po.

RA: Qatje kena nejt’, (nuk kuptohet) na u gaqi nejtum gjithë ditën, ni motorr me tri rrotë,  me tre oficera. Njani e kish pasë ni tubë lule... gjermanë jon’ kânë ata. E na gjujti atë tubë lule, na çka kem aty. Tri shpi tonat e tri t’Sugorvalive, gjashtë [6] shpi u banum’ aty.

AH: Po.

RA: Qi u kthym’ pi Kotorri, dej kanë kalue ato... ato jon’ kânë me hekra, gugjonica, e jo sikur tash t’gumës qi janë, rranga, rranga, rranga, xhadja e ngushtë. Ma s’mrami apet ni motorr ish kanë me tre oficjerë qashtu, veç na e bajke me dorë. E kur janë shkue… tash nuk e di, qe nja dy vjet nuk jom kanë n’Rakosh…, n’Rakosh, kur janë shkue n’kodër t’Rakoshit, ku u kanë ajo depoja qi ka punue gjyshi yt n’Runik, edhe atje u kanë depoja qashtu.

AH: Edhe si n’Runik, u kanë n’Rakosh a?

RA: A?

AH: Si n’Runik qysh u kânë depoja, edhe n’Rakosh?

RA: Depoja. Qashtu. Edhe n’Rakosh qashtu u kânë.

AH: Po.

RA: Aty ia kanë vra ni ushtar gjermanit. Shtadhet’ e dy [72] n’qat permendore jon’ hi, shka, magjupë, shqiptarë; veç me mush numrin, nuk ka zgedhë hiç. Për qata dej vonë, po, qe dy vjet s’jam kanë atje, s’di a osht’ a s’osht. Nuk e di. Qishtu. Hjekat. Hjekat... tona, mos vet. 

AH: E shkolla n’Çubrel, n’çfarë viti u ndërtu?

RA: Shkolla e parë n’Çubrel u ndertue n’52-tën. N’52-tën u ndërtu po u bâ meremet n’53-tën, ka funkcionu. Veç atâ e kena ndertue na, me punë vullnetare. Ma s’shumti. Do tulla i kanë ble. Se m’kujtohet mu, i pat pre baba do, se n’qat prronin, n’qat livadhin ku e din ti... edhe i shiti pa pjek’, se ato papjek’ jon’ kânë t’forta, interesant. Po tanashi, kur i murrën, masi e banë n’atë furrën qysh pjeken ato, ra shi sikur kur e l’shon me dorë dikush ujt qashtu, e, u prishen ato. E k’tô e kish bâ sa m’i dhanë pare. Edhe kur shkon mi marrë ai paret aty i thotë, “Jo, jon’ prish tullat” ... ia hanë fjal’t bab’s. Ish kanë baba te ni udh’heq’s kry’sor aty qi u kanë, e i thotë, “Jo more, une me ty kom pasë punë, çka thojnë ata... paret – se une t’i kom shitë pa pjekë. Nuk t’i kom shitë tulla. Nuk kum ditë une a qinrojnë a s’qinrojnë...” Ia kanë dhanë paret. Ajo u punu qasaj senje, veç me punë vullnetare. Veç tullat i kanë ble. E lanën, prej bjeshke e kanë nxjerrë atje. Shaban Birinxhiku u kanë, për tatim, kryesori. I ka pasë do jarana n’Istog atje, hala i kanë ata djemt’ e tij nepërmjes ktyne. Tanashi u maru von’ kjo, e gata qi osht.

AH: Po.

RA: Kjo von’ u marue. 

AH: E, a ka pasë nxan’sa hiç?

RA: A?

AH: Nxan’sa a ka pasë?

RA: At’here a? E, at’here ka pasë nxan’sa edhe t’Rakinicës. Tri [3] katune: Vitakut, Çubrelit edhe Rakinica. Rakinicës u maru von’ shkolla. Po tanë nuk mujshin me ardhë t’Rakinicës n’atë kohë, veç do ça jon’ kânë pak ma t’rritun. Se at’here, ni Sadri Bejta, ni Beqir Tafili, ni Rrustem Haliti t’Çubrelit, janë kânë burra... Kur ia kanë nisë klasën e parë. Une, ni gjeneratë mas tyne taman, tetë [8] vjet, se shtatë [7] u dufke veç une n’tetë [8] vjet ja kom nisë... edhe ata burra jon’ kânë. At’here, për mu shkollu, e mu aft’su’ diçka. 

AH: Po.

RA: Ish fjala me ditë shkrim, lexim. Me dit’ qi je n’ven tanin, n’tokë tane edhe me kânë mu bâ i zoti i tok’s t’vete. 

AH: E sa vjet shkollë i ke kry ti?

RA: Veç katër [4] vjet.

AH: E pse?

RA: Ja, manena....

AH: Pse s’je shku manej?

RA: Baba s’um la. S’um la n’shkollë.

AH: Pse?

RA: E pse, (qesh)…Vallahin, at’her’ koha u kanë qasisoj, ai zotni, me punu pak e mos te shkolloj. Nalet qaty n’gurinë... ia kom pa sherrin tash. (Qesh)

AH: Pse a punojshit n’tokë najsen? Ça punojshit?

RA: Grunë, kallamoq, tërrshanë, lopë majshum, do dhenë i majshum kajhere.

AH: A keni pasë shumë?

RA: Lopë a?

AH: Po.

RA: Paj, a din, n’53-ten jena dalë na prej trollit t’moçëm.

AH: Po.

RA: N’52-ten e kena maru’ ni pleme. Për ushym. Edhe mu strehu aty deri t’marohet shpija. Tani n’53-ten e ka maru ni shpi t’gatë baba aty. E, kena nejt’ ni kohë. Hëih, qysh kesh. 

AH: Tani?

RA: Katrëmdhetë [14] vjet ka nejt’ nana e saj, n’qat japinë e gatë. E, dy vjet n’qat shpinë qi e kena marue tanashi. Qikjo lufta e ka djeg’ atë shpi. Atâ edhe atâ t’gatën e krejt. Kur jena ardhë, veç ni hamar që e kom maru, veç qatâ e kom gjetë, s’kom gjetë diçka tjetër n’trull’... kur jena kthy. Edhe baba yt na pat pshtu se patën me na nxanë mu, e qatâ edhe k’ta t’voglën. E Hakia shkoi me f’mi, nja dy ditë përpara e na nejtëm. E, baba yt ka’ zhdjerget teposhtë me traktor aty, na ka thirrë, tanashi do ushtarë t’katunit ishin kanë, “ecni ikni” tha – “se u zhdjergën”. Qitash n’qit kasaphanën. Kjo s’u kanë n’luftë veç. 

AH: E pse – ça u kânë kjo?

RA: A?

AH: Ça u kânë kjo? 

RA: Kjo me pre. Kjo ça ka thanë Drazh Mihali u kanë. Se asni shtet, qi e nin’ vehten njeri, th’min’, foshnjen dymujsh’, tremujsh’, nuk e pushkaton. Edhe plakun e paralizum’ nuk e djeg’. K’ta i kanë bâ tana’ ato. Murati i Topalloviçe u kanë i paralizum. 

AH: Po.

RA: Ky, i Muloviçe bre... ia harrova emrin... edhe ai u kânë i paralizum’.

AH: E kanë myt’?

RA: N’traktor e kanë djegë. T’dytë. A ky i Muloviçe ka punu n’Dubovc. Mani i Zuk’s. E din baba yt kush â, se m’ra qitash n’men emri i tij. Ata janë kânë t’paralizum’. I kanë djegë. E k’ta kanë bâ... Kjo s’u kâ luftë. Se Lufta e Dytë u kânë e pastër. N’Luftë t’Dytë ka luftue ushtari me ushtar. Veç n’Prekaz te dajt’ e Xhemushit, ni gru u vra. Kah nxjerr ujë. Plumi u shkue. Se rob e th’mi s’i kanë ngucë n’Luftën e Dytë. E n’k’tâ i kanë nxanë maleve e i kanë…

AH: Po.

RA: Kjo u kânë. K’ta e kanë pasë për qëllim me krye çka ka thanë Drazha at’here. N’atë kohë. Po.

AH: E Drazha kush u kânë?

RA: Prij’s i tyne. Si me thânë tash kryetar i shtetit që u kânë Tita. Edhe ai at’herë, n’atë kohë... Armik, me zhduk’ krejt ni popull; me jetu veç vet. Qishtu ka dashtë ai. Shyptarin me e hjek’ (qesh). E... more mixhë. Ky tash na inçizon.

AH: S’ka lidhje. 

RA: Jo s’kisha pasë qef... Se k’tu u’ dashta me kallzu për gjysh tânin.

AH: Hajt, hajt, fol... s’ka lidhje. 

RA: Qe edhe kjo e din, se edhe kjo u kânë. Halili e Rexhepi ishin ardhë me marrë babën e vet. 

AH: Po.

RA: Axhin Rrustë. Une ‘bac’ i kum thanë gjithë, se u kânë ma i vjetër se unë. 

AH: Po.

RA: E, Rexhepi ish kon’ nal’ atje, se ai tensioni i naltë qi shkon atje nalt te Nimanovit, te Malok’t atje qi janë ngat Llaushës, kerrin... se s’u bojke me hi. 

AH: Po.

RA: E Halili erdh te na aty e, u ulëm nër hije t’kreksit... pe din, atë kreksin ti, n’aborr aty. Dudin.

AH: Po.

RA: U ungjëm aty, edhe, “Jom ardhë” tha – k’to dy çikat ishin – “jom ardhë” tha, “me marrë babën”. Edhe une. Se Hakia ish shkuen atje ku u nisë lufta te Azizja, n’kodër, n’Ticë. Nja dy ditë përpara mesap. Ish veshë baci Rrustë i jemi, e babgjyshi yt me ato teshat qi i ka pasë ma t’mirat e ça ka pasë dokument, n’tashje n’dorë, e erdh e u ngjit aty. “Qysh je çka je...”. K’ta e kanë dashtë fort, po at’ t’voglin e kanë dashtë ata pleqtë qi jon’ n’Zhabar, fort. Baci Rrustë ka deshtë me rreh’ nihere, “Pse po th’rret? Ti e ki shpinë tane, çile derën, hin. Mos thirr hiç”. E, e kanë dashtë fort. Edhe u g’zu Halili. Qajo e vogla, tha, “Baci Rrustë”. Tha, “hoj?”. “Gjygymat tu vlue jon’, me pi çaj. A ta qes ni çaj?” I tha, “Joe” – “E ni kafe?”, i tha “joe”. Ai jo nihere edhe pikë. Qishtu e ka pasë tabjat. Ti e din pak, prej babe... nejse, edhe e ke zatet’. Une, para nja ni javë dite isha hi n’atë çarranikun e tamlit qi i thojnë. 

AH: Aha.

RA: Dalke çaj mali, ni dorë qatje prej mali, nifarë ledine. E, e kishin mledhë k’to çikat, e ish terë ata. E pashë unë, e m’ra n’men. E, i thashë “Baci Rrustë, qishtu ish terë”. E tha, “Qasi’ ban”. U çu ajo e vogla, e shtini n’gjygym. Ata uj’t e nxetë, l’shon sahora. Na e kthyn’ tanashi me na gjue knena. Qiti e bani. E, i tha Halili, “Hajde babë se n’filan ven â kerri”.  Tha, “Une veç n’prru, s’ka kush që m’nxjerr.”... Iku, na iku. Baci Rrustë nuk osht’ ashtu. “Po ec mas djalit”, tha, “Hiç”. Ditën e mirë. Teposhtë sakakit. Nimdhetë [11] t’natës a n’dymdhetë [12] jon’ shku e kanë nxerrë tani Hashimi. Ai dhandrri, burri i Shukrisë. 

AH: Po…

RA: Tha, Halili kallzojke tani masanena, tha, “E thirra babën, ish kanë i veshun, i mathun, mi krevet, lajmet tu i ngue.”. Ai e ka pasë atë radionin e vet. Njeri i shkollun’. Tha, “Jena ardhë me t’marrë. Tha, “Po”. U çu e çeli derën, erdh. E kanë shti n’kerr edhe, se unë e qortova pak kah shkoi. I thashë me shku mas djali se “s’bo hiç..”. “O..” tha. “hiç s’shkoj une. Hiç”

AH: E ka’ u shku? 

RA: Tu shpija e vet. A t’nesrit mos me pa ardhë ata me hjek’, t’nesrit jon’ ardhë ata e kanë djegë shpijen. Ata Rrustën ma kishin dashtë me nxanë shkijet e atyhit, se kumeditë çka.

AH: Pse?

RA: Qy pse!? Pse u kanë i dijshëm shqiptar. Veç për qita. Se mu me katër [4] vjet, edhe mu ma kishin dhanë ni plum, po ma pak m’kishin kap’ mue. Njeri i shkollum’ ka tjetër peshë për shtet. qi osht’ i shkollum qysh duhet, se ka edhe t’shkollum qi jon’ laramana... qi ja man pej anmiku. E qishtu. Gazep u kanë mori bijë.  

AH: E pse?

RA: Qe pse: se qitu ku jena na ka’ t’shkojsh, ti je e shkollune, kur shkojsh kam kqyr’ n’krahë t’djathtë e, e sheh Ukshin Hotin, ulica Ukshin Hotin. Ukshin Hoti u kânë... student ma i fortë s’ka pasë. T’dillen e kanë hjek’ prej burgu, e kanë hjek’, e kanë denue se “je i aftë”. T’dillen e kanë pushkatue. Tash e ka qajo ulicë emrin e tij. Unë s’e kom ngjoftë atâ, po e di qi u kanë i zoti. Se k’ta pun’tor’t e tokës nuk çojnë shumë peshë n’shtet. E, i dijshmi o tjetër sen. Po, deri tash na ka ardhë kogja mirë me ditë po nuk po dimë se po kem qef tana’ ato me i shti n’xhep. E, ashtu s’bahet. S’kem ça me bâ. 

AH: E n’luftë t’fundit ku jeni kânë ju?

RA: A?

AH: N’luftë t’fundit ku jeni kanë?

RA: N’qitâ a? 

AH: Po.

RA: N’qita na jena kanë nja ni javë ditë ku e kom atë motrën qi osht’ ma e vjetër se une, n’Ticë, qi ju kanë vra dy djem. Tanashi jena hjek’ prej atyhit se u kall aty me shpi me krejt.  E, jena shkue te shoqja e Hakisë, atje n’Prellovc. Edhe aty kena nejt’ ni javë ditë m’doket, s’dij ma shumë. Bile na u sos yshymi, se ai burri i asaj Azises i ka pasë dy lopë t’mdhaja... dy a ,tri a... Qisi lopsh t’mira. E, i mur me veti kishe me i pshtu edhe ato, e ia hangrum atij do yshym qa pat, e edhe une i kisha nja katra. Po tonat jon’ kânë pak ma t’vogla. Po na u sos yshymi. E po i thom atij, “A ka kush yshym me shit’?” Tha, “po, ka filani”. Hajde shkojmë. E, e bleva ni detelinë. 250 markë u kanë atëherë. E me kerr, po, po m’doket i ka pasë kualt ai... e prunum aty edhe iu qitum qat ditë, edhe natën para sabahi ia dhanë flakën me detelinë, me shpi me... krejt e kallën. I hjekum lop’t diqysh, e i çum’ tanashi dy copa, tri. Njanën e kom çu nihere, e kom shit’ n’Vushtrri. Qi ma kisha dashtë... zhig e kom që s’e kom pre  me hangër te ai dhandrri me hangër. E, e dhashë ni viç, po ai kurrgjâ, i vogël. U kanë bet; i ka pasë nja dyqin e pesë, gjashdhetë killa []250-260 kg] mish, çfarë mishi t’ri. Tanashi shkum’ aty, kena nejt’ edhe nja tre muj’. Mas tre mujve e kena gjetë ni shpi shumar ish kanë ajo, e kanë pa vra dikush përpara, letrat i gjajsha aty që me ditë qi u kanë shumar e prej qatyhit na kanë qitë na kanë çu n’Shqipni. 

AH: E tani n’Shqipni ku keni nejt’?

RA: E n’Shqipni kena nejt’... njësi e Beratit ish kânë, u thirrke nifarë prroni afër Greqie, prej Berati, katërdhetë e pesë [45] kilometra larg ish kânë prej Greqie anej. E aty deti s’kem pasë na, veç vike ni rekë e maleve t’Greqisë edhe t’tyne. Ish kânë e rrezikshme kur kish ujë shumë ajo. Se jo deti. Qaty kena nejt’ na deri qi jena kthy. 

AH: E n’çfarë kohe jeni kthy? N’99-ten?

RA: Po, n’99-ten. Jena kthye e jena shkue n’prill, me t’16-tin prill na kanë hjek’ prej qasaj shpije qi kem nejt’ aty, me t’17-tin kena mrri n’Berat. Edhe aty tanashi u dufke kadale me shkue se kallabllak i madh. Diku ka n’2 sahati i ditës jena hi n’Kuk’s. Po edhe aty gjujshin kanihere. U duft me shku manena. 

AH: Po

RA: Se gjujshin edhe n’Kuks kajhere. Ia kthejshin k’ta. K’ta kanë pasë arme boll shkiet me i harxhit’.

AH: E a ju kanë pritë mirë atje n’Berat kur jeni shku?

RA: Atje ish kânë njësi e Beratit se, aty ka pasë ni oficer, ish kânë major i ushtrisë. Ai e kish pa’ pshtue. Se edhe ma nalt ishin kânë tri [3] qasi magacinash, po atyne veç temeli iu dike. I kishin rr’xue. E k’ta ia kishin pa nisë njanes ka ni meter me thye, e gurit ish kanë, qikaq gjan’ zidi. Veç e lyne krejt edhe pishat, t’nrrune për shtremt, do pisha t’kqija qi, s’u dokke, deri sa shkojshe atje poshtë nuk dishe qi ka... tetë [8] copa mana jon’ kânë asajd. Kur na i kanë pru shtratat e drrasave, hamar i grunit ish kanë aty mu ter’ me rrymë. Ni thes grunë prej atyne farë teneqeve qi u kanë rryma perfuni, e kanë marr’, jau qitshin ata privatnik’t pulave. Kush kish pula atje. Ujë ka pasë boll, veç u kâ pak ma i lig’ uji aty. E Berati e kish pasë ujtë e mirë.  Edhe qytet i mirë. Jo, n’rrafsh po si n’shpat, i mirë ish kânë.

AH: E sa ju ka ra me nejt’ aty?

RA: Na ka... prej t’16-tit tekterdi me t’5-tin korrik jena ardhë. A u kânë qashtu? (pyet të afërmin në dhomë) Po, po, me t’5-tin korrik jena ardhë. 

AH: E tani kur jeni kthy k’tu? A keni pasë najsen k’tu?

RA: Hamarin. A di çka osht’ hamari? 

AH: Po.

RA: Na shajke Hakia... – a pe ngjeh Hakinë?

AH: Po.

RA: Une ka’ jom shku e kom kqyrë, se u kanë ner kreks hamari, une vet e kom maru atë hamar. Po, kur i pasha flet e kreksit qi jon’ t’verdha thojsha djeg’ s’osht po qaty jon’ shkue, nëpër aborr tonë jon’ shku tu Bislimi, tu Bislimi kanë nejt’ pesë-gjashtë [5-6] muj’, e ma s’mrami ditën e shtunë, jom kanë n’Ticë atje tu motra kur e kanë kallë, se doket prej oborri t’saj, shpija e Kushutanve ajo nalt qi u kanë n’mal atje. Bile e ka pasë gjyshja jote, Rexhepi e ka pasë motrën e gjyshes tane.  

AH: Ah, po, po.

RA: Po kom marak kur t’flas me m’dal’ edhe dëshmia, mixho. E mu ga niher qi u kall qajo. E, tu kqyr’, i ika atij dhanrrit se s’um lake. Niherë jam ardhë n’Çubrel qashtu nepër luftë. S’um l’shojke me ardhë. Pijsha shumë duhan une atëherë. Tu pi duhan nihere, i qita durt’ n’gardh, edhe i madh e i zoti une... Tamon n’gardh pisha duhan, tu kqyr’, tu kqyr’, tu e bâ hesap shpinë atje ku t’kallzova qi u kanë.   

AH: Po.

RA: Motra e gjyshes tane. Atëherë dita e Bislimit, ditë e shtune u kânë.  Se ajo ka nejt’ te Bislimi tre-katër [3-4] muj, pesë-gjashtë [5-6] muj’ a...

AH: Po.

RA: N’shpi t’tij, se kodër atje. E, kjo ku i ka Rrahmani dugajat, kjo osht’ pikë e shkive shumë se unë e kom pasë detyrë atâ, e krejt i di venat kah janë. Kah jon’ kânë për me ardhë, n’kohë t’luftës ushtria.   

AH: E çfarë detyre ke pasë?

RA: Kryetar i Mbrojtjes Popullore, tri [3] katuneve. 

AH: Cilave katuneve?

RA: Edhe sekretar i partisë.

AH: E cilat katuneve?

RA: Rakinicë, Vitakut edhe Çubrelit.

AH: E çka ke bâ?

RA: Ha?

AH: Çka bojshe?

RA: Paj ato planet i dijshum krejt. Rojë kena dhanë, kena dhanë rojë. U dufke me jau maru thirrjet m’i çue. Baba yt me ardhë me ru aty... n ’shkollë... ni natë, mos na e djeg’ najkush. 

AH: E çfarë viti?

RA: Pak pa nisë lufta. Se lufta u nisë në 1998-ten, deri me 1999-ten u krye. E nja dy-tri [2-3] muj’ ditë.

AH: E sa vetë jeni kanë qi rujshit?

RA: Aty a?

AH: Po.

RA: Na, udhëheqsa jena kanë dy [2] t’Vitakut, une i Çubrelit, edhe njo i Rakinicës. Katër [4] jena kânë udh’heqsa. A për me rue, ka njâ, veç. Ka njâ n’rojë.

AH: E kush ju ka zgjedhë juve? 

RA: Fshati, katuni.

AH: Shih.

RA: Po. Sikur tash votat që po votohen. Qishtu.

AH: E qysh u zgjedhshit?

RA: Ha?

AH: Qysh ju zgjedhshin?

RA: Paj, at’here ni kohë t’madhe ata çka janë kânë pak ma t’zotë u punsun’ gjinja. Nëpër puna.

AH: Ëhë.

RA: E metën... qita çka meten n’bazë, qata çka janë kânë n’parti u dufke qatâ me kry, punën.  Bajagi, piun t’Serbies... na nuk i kem nimu’; dikush i ka nimu’ se une jo. Unë s’kum pasë qef m’i nimu Serbies.

AH: A i ka nimu najkush Serbisë a?

RA: Qysh jo...

AH: E kështu me çka je marrë? A  ke punu tokën?

RA: Veç tokën.

AH: A i ke pasë mjetet me punu?

RA: Po, i kum pasë kuajt, i kom pasë. Tash e vonë e kanë bâ nipat, djali qi osht’ atje, qitash vonë e ka bâ ni traktor e po munohet me ia hidisë rrymën. E ka çelë, e ka hidisë ai i madhi, Egzoni, e ka veç diplomën, s’e ka kry fakultetin. Tash veç për diplomë e ka. E, ia ka nisë vet e ka çelë e vet e ka hidisë e po munohet edhe rrymën. Ia ka ble krejt. Qysh shkojnë ato pjesë, une s’di gjâ për traktor, veç me ma falë e çoj e shes, ta marr babën ton, thom, “hajde grahmi te çoj n’piac”.

AH: E çka punojshe ma shumë?

RA: Poj vallahin, gjithçka prej mixhë (kollitet). Kallamoq, grunë, tërrshanë mjellshum. Kur kem maru qat shpinë e mirë që na e kallen shkit’, e u kanë e mirë me beton e cokëll. Veç qajo shpi u kanë edhe Kadri Nuha e ka pa maru njâ  i Suhugorllalive. Se veç me guri, se s’ka pasë at’here beton. E, i shitum katër copa lopë, plle jon’ kânë. Veç njo e nalum, tri i shitum, edhe prej nizet e pesë [25] copa dhenë veç tetë [8] copa i zgedha ku kenë ma t’mirat. Daja ia ka pa dhanë qasaj motres t’vogël kur u da me vlla, nja dhetë [10] copa, e unë jam kânë ushtar. E, i kish pa majt’ mot-mot aty. E tanashi kur i merr ato dhent’ mi shitë, ia jep ni delme me dy kingja.

AH: Po.

RA: T’verës qi i ka bâ. E, prej qasaj jon’ kon’ shtue tanushi’. Qishtu.

AH: E ushtrinë a e ke kry?

RA: Po.

AH: Ku je kanë? N’çfarë veni?

RA: Fillestar, jom kanë n’Nish. Nisi për me zie pasulin, kuhar. Une edhe Bislimi. Bislimi u kanë tri [3] vjet ma i vjetër se unë, po i regjistrum’ n’njojtën.

AH: Njejtën kohë.

RA: Po, edhe na e dha, se Hajdini athere u kanë n’pozitë. I’ kapetan ish pa ardhë n’Skenderaj e na dha, e ai Bislimi u kanë pak ma i ngushtë se unë, e dy-tri santin [2-3 cm] ma i gatë se une, na si t’vogël. E, po i thotë atij, se na at’herë shkinishten s’e kem ditë, pi thotë Hajdinit, “Çka po ki qef? Çfarë njesie me t’dhanë?”. I thotë “jepjau qitâ”. E na e dhanë dyve për kuhar. E nja katër muj’ për pa i bâ katër ditë, pa i plot’su katër muj, na hjeken prej atyhit.

AH: E ku ju çun’?

RA: Na çun n’Leskovc. Leskovci osht’ ma ngat knej prej kombit shqiptar. Aty, edhe ni malazez u kanë i Plaves, Plava e Gucia qi jon’...

AH: Po.

RA: Ti e shkollune je, mori?

AH: Po, po, e di ku janë.

RA: Atë ditë që jom kanë,  jom veshë. Odelenja.

AH: Çka osht’ Odelenja?

RA: I dajnë n’ushtrie; vodi u kâ katër qasi adelenje, ka dhetë [10] vetë, katërdhetë [40] vetë, tash ni [1] vodë. Tanashi çeta i ka... katër [4] voda ni çetë bajnë. Atëherë u kanë qishtu. E, me tâ jena veshë perniherë e jena deshë. Bashkë e kem kry tret’.

AH: E sa keni nejt’ n’ushtri?

RA: Eih, tremdhetë [13] ditë pa i bâ dy vjet. Nizet e ni [21] ditë pushim. Sylah.

AH: E, a vishit n’shpi kur e keni pasë pushimin? 

RA: Po, n’shpi, qysh jo... U ça po dojsha me nxanë me rrehë. Çka po kesh’ ti? (flet me dikë)

AH: E tani kur u kthyt’ prej ushtrisë?

RA: Kur u kthy pej ushtrisë, une baba s’um çoi manena. Ai vllau qi e kom n’Ljubljan’, u kon’ regjistrue për me krye për zidar, n’Runik. N’Runik u kon’ çelë për mi aft’sue për me zidue shpia, njer’zt, e u shku e ka krye për tre [3] muj’, s’di a tre [3] a katër [4] u kânë... E ka kry atâ se u’ kanë marakli ai n’punë. Edhe u ardhë te shpia, veç kohë dimri u kânë... Kur u ardhë, masi e kanë kry. T’hanën u çova shkova n’Skeneraj une. Ai erdh, a t’xhumanë a t’shtunën tash kom harru, veç kryesorja qekaq ngat u kanë... edhe pe shoh ni shpallje atu, e kishin qit’, kush don mu regjistrue per tesar me krye, shpiat për m’i drrasu per me qit’ betanin. Ajo osht’ pak ma e letë ajo punë, ma e paqë o pak. Edhe po i thom “Qysh e ki krye me dokumenta aty?”, shumë mirë... ka pasë marak ai n’punë. Thom, “Veç kqyre bre djalë, ti nestra mu çue me shkue me regjistrue për tesar”. Po qysh me shkue n’kamë... rake shi, u kânë dimër, u kanë... u kânë  lagt, shi e borë rake, n’kamë me shku, i ri je... Ai Shaban Birinxhiku o tash, e ka majt’ nizet e pesë [25] vjet financin n’kamë, ka ecë n’Çubrel, tash per tre [3] muj’ a katër [4] s’e di a u kânë... si mos me zgat’, e ka kry edhe atâ. E tanashi u shkue ka punue nihere tre [3] muj n’Budve, e tanashi ka punue per z’dyti here n’Kraljeve, bash ku jon’ çetnikt ma t’mdhaj t’Serrbisë... a gjashtë [6] muj’ a tetë [8] muj’ tash... mos t’bahet rrenë... Edhe, e ka pasë ni... – qysh kallxojke ai, po kallxoj une – ni asi serrbi tha vike ai,  udh’heq’s i posllovoxha edhe tehniqar që e majke krejt ndertesen. Tha, jau dhake planin atij, ai i dishëm po koxha i vjeter tha, e “une punojsha” tha, “qasajde. I vetsha pesë here n’sahat, i vetsha a osht’ mirë; kurrë s’um thojke as  mirë as keq, s’um bajke zâ hiç; une apet e vetsha...” veç u kanë mjeshter i persosun. Krejt ndertesen atij ia lashin tha. “S’kish nevojë,” tha, “me ardhë. Vike n’tre muj nihere, ata udheheqesat, ai, e ni ditë erdhen ata edhe posllovoxha edhe tehniqari me na rrit’ rrogën,  grupin me na dhanë, se me grupe: e para ma pak, e dyta, e treta, dej n’pesten u kânë ma shumë t’holla me ngreh’... Tha, “M’tha qaj qe s’um folke, dy dritare, dy dyr’ mi ngjitë, ‘qikaq e ki afatin’” – ni sahat a çka di une sa tha... “ata m’i kqyr”, tha, “edhe i ngjita para kohës. Ky m’tha mi kqyr’ mi ngjitë edhe me ju kallxu atyne... une s’kisha mujt’ mi ngjitë se qikaq vjet kom punue, qikaq shpejt...”. Tanashi ia kanë rritë  grupen e pestë, gjashtën e ka pasë, po pak ka punue ai n’punë, masanena tanashi u shku per posllovoxhe e ka kry. Dikur masanena edhe tehniqar e k’shtu punë pak ka punue se e pat ni njeri t’fortë (qesh), qysh kesh’ ajo... po de, po, nashtë more.

AH: E tani? 

RA: Tanshi ai njeri i fortë, ai njeri i fortë e çelke deren kallaj, nuk e pritke gjâ hiç. 

AH: Po.

RA: E nihere shkum’ une edhe ni nip, edhe daja i qisaj, erdh me na marr’, ai njeri i fortë, m’ia bâ meremet ni shpi qe e kishin ble atje. E, une veç u sillsha qasajde ka pak, po nuk jom kanë bash mirë une, jom kanë pak smutë atë kohë.

AH: Pse, çka ke pasë?

RA: E, do me m’munu’ shumë ti...

AH: Ani, ani.

RA: Kur u denu djali jem n’burg...

AH: Po?

RA: Për politikë qi i kanë denu, jon’ kânë tetë [8] vet’, ai osht’ i dekuni Slivianit afer Gjakove. Kur e kanë qit’ n’gjyq atâ, qaty e kom marr’, e kom ní qe ka krisë diçka k’tu... usht kânë shumë djalë i mire ai, fort (qan). U dekë, katër-pesë [4-5] th’mi i ka lanë... ka’ punon prej dritarës ku me ditë ku, veç krysore Hakia u shkue me gjet’ ni t’Shtuticës me bâ deshmi për mi nxerr’ paret se i kanë pague mas ni kohe pak.

AH: Po.

RA: Pak, t’shumtat i kanë hanger, veç krysore pak, e, jom shkue atje, puna atyne jetimave, ai ish kan’ djalë...  (qan)

AH: E qajo ngjarja qe ma kallxove me Azem Bejten... Çka e ke pasë Azem Bejten ti? 

AR:Kurgjo. (Qesh)

AH: (Qesh).

RA: Azem Bejten e kom pasë dajë, edhe Azemi u kânë i tjetres mahallë. E, aty ni kojshi, tash osht’ ni Fatmiri aty, baba yt e din kush osht’ Fatmiri, ai baba i tij e ka pasë ma t’ngatë Azemin se une, a di, e dajë po. Azemi, dy kulla i kish pas marue nihere. Prekazi, Prekazin jo, Galica, Nikushnica, Luboveci, se Prekazi jo, dashta me... k’to tri katune.

AH: Ëhëm.

RA: Tatimin, porezi qi u kânë ktynehere, t’ardhunat ça i kanë pasë, nuk ia kanë dorzue Serrbijës, po Azemi i ka marr’ ato t’ardhuna për mi majt’ ushtart e vet kunrejt Serrbije... A po m’kupton tash?

AH: Po.

RA: E, edhe e kanë rrethue heren e parë me xhanarë, e s’kanë mujtë me vra... i ka vra shumë xhanarë, herën e dytë, tanashi e ka marr’ telefonin ai Pashiqi, e ka thirrë atë Zhumpanin atje n’Biligrad, krysorin e shtetit atëherë, se 24-tën séne u kanë qikjo e mrama, e ajo... nuk muj me ditë n’cilen séne u kanë... ajo kulla e parë.

AH: Po..

RA: Nuk e di dikun... po krejt saktë nuk e kam n’to, veç m’doket ai pej... se tjeter kush u kânë  udheheq’si i komides. Qatyne ushtarve qi jon’ kânë kundër Serrbije, tjeter kush u kânë, a ai ish kon’ vra, ai ish kânë i Kosterrcit. Po qe emri tash... nejse. Kur u vra ai, Azemi tanashi u kânë  zevendsi i tij, ma i afti prej atyne shokve ça jon’ kânë.

AH: U kanë Azemi.

RA: Po, Azemi tanashi e ka marr’ detyren deri sa u vra, qishtu. E baba jem n’atë kohë sa u kânë  Azemi n’mal e ka bajt’ postën, e ka que n’Deviq.

AH: N’Deviq?

RA: Po, n’kishë t’Deviçit, osht’ hala kisha aty.

AH: N’cilin ven’ osht?

RA: Kur shkojsh per Tushilë.

AH: Po?

RA: Udha qe shkon për... tash shkon autobusi dej n’Tushilë aty, n’anën e majt’ jet’ ajo udhë, osht’ e shtrume asfallt edhe ka pisha aty n’at’ prrue, une kurrë s’jom... tu kisha, veç e di.

AH: Aha, hala’ osht’ kisha?!

RA: Po, po, po, e as s’kanë mujt’, as s’kan mujt’ me prish’ as nuk e di...

AH: Pse, a ka pasë krishterë?

RA: A?

AH: A ka pasë krishterë atje?

AR: Ça, a ka pasë?

AH: Krishterë? 

RA: Krishterë ka pasë n’Skeneraj, n’Skeneraj ka pasë, Lludoviq ka pasë shumë, Lludoviq thirret ajo pjesa.

AH: Po.

RA: Aty ka pasë shumë.

AH: E knej, n’Çubrel e Vitak e n’Runik? 

RA: Qysh jo... po, po, s’e di k’tâ a ki drejtë me regjistru k’tâ... a del diçka n’kundershtim me kit’ punë?

AH: Jo, jo, mos ta nin’.

RA: Se, 1938, qysh 38-ën... Po, po. N’1938-tën kolonistë qe i ka qit’ krali për me forcue xhaden, me kundershtue ushtrinë e Azemit edhe me asgjesue, me vra Azemin n’mujshin me gjet’ n’ushtri, e për qata’ i ka qit’ k’ta. Afër rruge e, tan’ venat e mirë jau ka dhânë. N’katun tonin e dej n’Vitak jon’ kânë dymdhetë [12] shpi. Dekterti te Rizahi qi marojke kerre. Tapolloviçve, dymdhetë [12] shpi janë kânë, dy [2] shpi janë kânë ma t’hershme, Çeda dhe Dila. Atë Dilen s’e kom zatet’ une; hallën, grujen e tij po. A Çeda ka nejt’ shumë. Ka nejt’ mas luftës t’dytë, nizet [20] e kusur vjet... vike n’konferencë me neve. Qorr ni sy u kânë... shypen si na e dike. Byty e ka qitë. (Nuk kuptohet) tanashi n’Skeneraj, krejt venat e mirë ata i kanë pasë. Edhe udh’heq’sinë krejt i kanë pasë n’dorë. T’shkollun’. Katër [4] vjet shkollë t’atëhershit. Nënpun’sa krejt. Jovan Çablici u kanë, deri qi u dalë n’penzie.

AH: Po.

RA: Qiky qi erdh me m’hi n’zyre t’tij dy, tri herë. I thojshe ti doberdan, ai ta kthejke mirëdita. Kurrë n’dyje serbisht s’t’ka folë. A çetnik ma i madh s’ka pasë, veç i aftë. Atëhere shkolla u kanë e fortë, katër [4] vjet, veç ka pasë ma shumë edhe ma shumë se katër vjet. (Nuk kuptohet). E, e mori çikë. Shkau, me nal’ k’tâ se... k’to s’janë me i regjistrue se shkau me ia bâ ni t’mirë kurrë s’ta harron; ai me bâ me t’dashtë, mi ardhë n’shtek t’pshton. Baben tem e ka hjek’ pej batare, vet i treti. Shka u kânë ai. Veç qi i kanë ru lop’t. Nënpun’s u kanë ai ni kohë. N’kralica t’Palacit, kur u marue xhadja me gurë, qajo xhadja e parë qi u shtrue, e prej Austrie thojke gjyshja, se babgjyshin s’e kom zatet’ une, veç gjyshja edhe baba i Hajdinit, mixha i bab’s... I kom pasë shtatëmdhetë [17] vjet kur u dekë ai. E, ai kallzojke kur u maru (nuk kuptohet), s’kish pasë bukë hiç. Tri [3] vjet s’kish pas ra pikë shiu n’tokë t’Kosovës. Bon vaki edhe i kanë l’shu gratë, ju kanë thanë hajt shko, shko se Rexhepi ka bukë, t’baftë Zoti çare – sa des edhe ti, une po shkoj, ti shko. Me pshtu i shpirt. S’ka pasë... Gjyshja kallzojke, tha “Lenat i blujshum” se e kanë pasë mullinin, po s’ka pasë ujë. S’ka pasë shi at’here. K’ta tont’ e kanë pasë ni mulli poshtë aty, ai Halili, e din, osht’ ni Emini i Kadrisë, jep m’sim... kâ, Gjuhë Shqipe, n’shkollë tonë. E krunet, tha, “u munojshum me krune...”, se ktyneherë s’ka pasë fabrika sikur tash mi da, po qato krune qi i ka sitë pej milli, me bâ bukë, s’kish kush qi i tubon. Për me pshtu shpirtin. Me hangër. Ka pasë vujtje e hjeka, e tash osht, tash tona shtetet e botës e kanë lidhjen. Mos me pasë Kosova shkon pak ma nalt... drithi veç vjen prej Amerike. 

AH: Po.

RA: (Kollitet). Atëherë s’ka pasë lidhje. K’to shtetet e Ballkanit s’kanë pasë, e ato tjerat qi jon’ kânë ma përpara ato kanë pasë. E, Ballkani von’ ka nisë mu zhvillue. 

AH: E a t’ka ra me dalë naj shtet tjetër?

RA: Unë a?

AH: Po.

RA: Ja-a. Unë veç n’Suedi jom kanë te djali qitash mas lufte. Kom nejt’ nja gjashtë [6] javë, edhe n’Sllovenije. Sllovenija u kanë me neve. 

AH: Po.

RA: Se jo, a-a.

AH: E a t’pelqejke atje?

RA: A?

AH: A t’pelqejke?

RA: S’di ça me t’thanë... mirë atje fort, po ajo Suedija ka territor t’madh. Po tash ka bâ edhe njer’z se pi tana feve ka aty tash. Tabjatet janë t’tjera t’tyne. A ka qytet qi s’ka milici qaty? S’ka nevojë për milici, ti kallzon për mu qi e kom bâ damin.

AH: Po.

RA: Me rue shtetin. Edhe ata e kanë marrë atë, e din qi osht’ pasuri e qatij poplli; pse me prish’ atâ?

AH: Po.

RA: Ai qi ka men s’e prish’ pasuninë e vete. Qishtu. 

AH: E ti qysh i shkollove f’mit’?

RA: A?

AH: Qysh i ke shkollu f’mit’ ti?

RA: Kurqysh. Pak.

AH: Po qaq sa i ke shkollu... Axhin Haki.

RA: Hakia e ka krye n’Perzren shkollën e naltë t’gjuhës. 

AH: Po.

RA: Vitin e parë e ka krye me korrospondencë. A di ça o korrospodenca?

AH: Po, po.

RA: Vitin e dytë ia kom bâ t’mujshme, se s’kom munci. Vitin e dytë u kanë i vendost, e ka kry. Edhe…

AH: A kishe qef mi shkollu f’mit?

RA: Aiii, kom pasë qef shumë. Qikjo u kanë e aftë edhe ni tjeter e kam atje, binake qi jon’. Se edhe kjo e ka pasë ni çifte. Tanë jon’ kânë t’aftë t’mitë. F’mija e mi jon’ kânë shumë t’aftë. Qi mi pa’ pasë mundësitë e sotit, asnjâ s’e kisha lanë pa e kry fakulltetin. Po s’kom pasë mundësi. Edhe ju diq nana e k’ta e ka lanë dy vjet. Ajo tjetra që është në Zhabar dy sahate. Mâ tanashi qato dyja, babgjyshi i msojke qysh me gatu e qysh, e, ia qitke shkamin se s’mujke me mrri magjen. A di çka o magjja ti?

AH: Po.

RA: Eh, qishtu. Pa krahë – thojshin pleqtë – nuk fluturohet. E ju tash... Studenti nuk e din cili o student, cili o profesor. A po m’kupton? E, vallahin ron’ osht’ mos me msue. Aj... tanë nuk mun msojnë njojt. Po edhe ai qi osht’ ma i dob’t mi dhanë zor e merr ni tresh a ni katër diqysh...

AH: Po.

RA: Se dikush pak lexon, po shpejt kupton, e dikush shumë punon... i duhet me punu ma shumë. E Hakia u kanë qi ka punu pak, s’ka punu shumë. Po, qashtu. 

AH: E n’Kotorr sa vjet keni jetu?

RA: N’Kotorr veç dy netë. N’Luftën e Dytë u kânë ajo, 1944-ten n’funt u kanë, se n’45-ten tanushi, Ditën e Bajramit t’vogël. Partia komuniste, domethanë n’krejt Jugosllavinë qi u kanë bashkë, gjashtë [6] republika e dy [2] krahina. Na jena kanë pokrajinë, edhe Vojvodina osht’ hala sot pokrajinë. E 1974-ten, tash ty po t’intereson edhe për politikë... po une jom plak e nuk di për politikë. 

AH: Din, din.

RA: 1974-ten, Tita veç qi nuk na ka dhanë statusin Republikë se gjitha mundësitë janë kânë për Republikë. 

AH: E pse s’na dha?

RA: Se s’ka guxue. 

AH: Prej kujna?

RA: Prej Serbie.

AH: Po ai u kanë udhëheqës. 

RA: Po, prit ti tash se ai udh’heqës po, po...

AH: E, ani, kallzomë ti.

RA: Qyre, ngom mirë se tek je e meçme, e po kom qef fort. Po une nuk di bash mirë me i thur’ se jom plak. Qyre bre mixhë, qysh osht’ puna: ku e pata... hajt kallzomë, se m’dul tash.

AH: Pse s’na ka shpall’ Republikë?

RA: Eh po, po, qitâ. Qe po të kallxoj. Kosova, kur e ka festue 10-vjetorin e Universitetit, Serbia e ka pasë 130-vjetorin e Universitetit serb, Kroacia 300 vjetorin, domethanë shteti ma i vjetër osht’ Kroacia me dije e me gjithçka. Edhe kroatë s’e kanë dashtë fort hiç. E kom pasë une ni shok t’vllaut, mu kthy privat me t’kallzue, ai mullinin e Skenerajit; jo qitâ qi osht’ qitash, qi o qyky po atâ t’parin. Ai e ka l’shue. Inxhinier. Atâ n’Xerrxë qi osht’ mullini krysor n’Kosovë edhe n’dy-tre vena tjerë, po i kom harru ata tjerët. Sa here qi vike te vllau, aty kur vike, pa dhanë selam, qysh ka dhanë gjyshi yt që e ka pasë tri herë hatme, nuk vike aty. (Nuk kuptohet). Tanashi ka pas kthy tjetër degë t’fakultetit, e ka kry masanej.

AH: E ku e ka kry fakulltetin ai? 

RA: Kush? 

AH: Qaj që kallzove.

RA: N’Zagreb. 

AH: N’Zagreb, n’Kroaci. 

RA: E ja dhajshin ni vrejtje Titës, pse 10-vjetorin, 130-vjetorin edhe 300-vjetorin... pse mos me lanë kryeqytetin n’qat venin ku u kanë ma i afti me shkollë me asi? Po Tita e ka zgedhë aty ku flen, se Serbia politikën, n’shtete t’Ballkanit, asni shtet i Ballkanit nuk e ka ma t’fortë politikën se Serbia. Po u duft’ me qitë aty ku flen puna, për mu bashkue qikjo bashkësi, u duft’ me qitë n’Beligrad.

AH: Për qita s’na ka bâ Republikë. 

RA: Se ish duft’ me hi n’luftë menihere. E, Kroacia ka pasë edhe ni pjesë t’perzime me Bosne, tani edhe Bosna për mos mu asish, per mos me ardhë tu lufta e ka qitë aty ku flen. Kur jom shku ushtar, e knojshum kangën, eh moj dreqe.

AH: Qysh e knojshit? 

A.R. Dala t’plastë. Ti e ke pasë edhe familjen e aftë, e ke pasë ti shumë. Thojke shkinisht, e knojshum: “nasha vojske e jaka thojke odra nika i selaka”, prej punëtorve e katunarve. “Druzhe Tito ni ti sekunema, da Staline spo nema”, s’di çka thojke… “oj Staline ruski sine ti si oça omladine”, domethanë ni kohë, Rusia e ka majt’ k’tâ me luftë e me sene, masanejna i bani senet e veta edhe i tha Rusisë hup, se tash jom bâ i zoti i vetit. Se k’ta janë diplomata n’politikë. Shkau osht’ i aftë për politikë shumë. Bajnë çmos, f’minë e vet e pret për politikë. Veç me nxan ven. Kqyre qitu, a pe sheh ku osht’ qikjo... Tash, privat po flasim. Qitu qitâ e kanë qit’ pasuni, qi e kanë shit; në 1912-ten séne, pej Toplice janë. Tridhetë e nan’ [39] katune n’at’ komune qi janë hjek’ a nan’ [9] katune, prej Toplice... ni haxhi osht’ qitu gjeneratë e jemja, e qitu n’Krushevc ku marohet drita, qaty thojnë jena ardhë. E thojnë pleqtë tonë jon’ kânë fizik, t’m’dhaj, t’zot e, kanë punu, e kanë gjallnue, me punë t’tokës, e kanë ble ni pasuni tokës, e kanë shit’ e jon’ avit ma ngat knena. E ai plaku i tyne, qi ka nejt’ te baba i Hajdinit...

AH: Po...

RA: E paska pasë. Edhe kjo e keqe, po nuk jom ngusht une. Si ti si ajo, njejt ju kom dyjave. I paska pasë dy vajza t’rritshme. Edhe ni udhëheqës t’atyhit, serb, jaran, se çka bajnë, se Serbia t’kallzon me punë ajo t’kallzon, tana armë e, e çka kanë pasë, me sakicë me çka ka pasë ia merr, veç ni drapër e merr e shtin ner t’shtrun’. Ti e din ça o t’shtruni tyneherë qysh u kanë?

AH: Po, po.

RA: Edhe thojnë “Ti rri, ata tjert... se t’kena ty jaran. Rri, nuk t’ngucum”. Ma s’mrami i hinë edhe atij. Aty edhe djalit 5 vjeç, synin e djathtë ia kishin pa’ prish’, edhe e lidhin plakun, plaku i vjetër... Edhe halla, e, i lidhin dytë. Me kanop. E plaku... djalit ia hjekin synin, edhe i thotë djalit, pihen ata aty. Edhe i thotë djalit, “Shtine dorën ner jastak qitu, e kam ni drapën e qitma e mama k’tu, e te prej kanopin”. Edhe e pret kanopin, e, i merr armët e tyne, e, i vret ata, sa janë kânë aty. E, e merr atë djalë n’shpinë e baba i Hajdinit, motmot ditë ka nejt’. Edhe ju kishin pas sosë apangat. Qita Muhaxher’t e kishin pa pru hajninë, se kur vjen Haxhia thotë “Jom ardhë mi pa k’ta Muhagjert e mi. E ka marak me bâ llaf me mue, se osht’ gjeneratë e jemja. Thotë, “i kom muhaxhert t’mit”. Familje e vet. E, apanga t’lëkurës ktynehere... Babgjyshi tu na i ble e, i vjen keq me i thanë. Pak pa i vjerrë pi atyhit. E çka bajnë... shkojnë n’at’ prronin e keq qi i thojnë, ktynehere gjâtë e egra qatje kanë kullotë e, e nxajnë ni ka, edhe ia prejnë ni apangë n’kit anë, ni apangë n’kit anë. Ia hjekin prej l’kure, ia marrin, edhe kah dymdhetë [12] ora t’natës, me i hidisë ato qi mos mi pa babagjyshi edhe baba i Hajdinit, mos me pa çka kanë bâ. E, i thotë dikush, vallahi thotë, “O u pre kau qishtu qishtu i gjallë...” E, e paska pasë babgjyshi jaran atâ; na t’Vitakut po ai i Çubrelit. E, thotë “Qyre, une ta dhashë besën e Zotit qi s’kallxon... une e di kush ta ka pre kaun. E, unë i kam tre kije n’shpi e hajde zgedhe cillin dush”. E për çka me ardhë me zgedhë... kaun e pre e hajnë, gjâ s’i kanë bâ veç l’kuren ia kanë pre. Këta t’mit’ thotë qi pi majnë, ju ka ardhë keq mi lyp’ apanga e, e kanë bâ qatahen. K’ta thojnë e kanë pru hajninë, prej zorit ata kanë vjedhë se prej qefit s’kanë pre kamë t’gjâve. Po prej zori. E, s’ia kish pa marr as kaun hiç, po e kish pa pre ai at’ kaun. K’so farë prralla t’moçme. T’hjekave, hjeka krejt. 

AH: E naj përrallë a e din, a t’kujtohet? Prej at’hershit? 

RA: Jah.

AH: Naj gojëdhanë, a naj?

RA: Ja’ah. Arusha e ni plak – plak pi thom une, po ni njeri e kish pasë jaran arushen. Mesap ish kanë mashkull edhe ai arushani e jarana shumë. E, ni ditë e idhnohet me ta, e ia flet ni fjalë t’ranë atij. Po tanashi mas pak dite, i kundershton ai diçka e i bjen. I sjell atij, tap. Edhe, mas ni kohe thojnë ata shokët e tyne, dy palëve, thojnë “Hajde mu hujdis’”. “Vallahi mu hujdis’ po; t’ramet ia fali po fjalën jo”... e, ai arushani s’ia kish pas falë se fjala osht’ e ranë. Eh qishtu.

AH: E k’shtu naj luftë, që s’përmenet e që s’osht e shkrume, a e man men? Naj luftim që u bâ? Që s’e ka shkru historia? 

RA: Jo, pushka e parë n’Serbie i Prekaz si ka qitë, me sakicë.

AH: Kush u kanë ai?

RA: Kallzomë oj Shefki? 

AH: S’ka rënsi pra.

RA: A?

AH: Masi s’ia din emrin, s’ka rëndësi. 

RA: Jo more po, Ahmet Delia, Ahmet Delia me sakicë, se m’dul se po... qysh jo... hala krejt, Ahmet Delia me sakicë. Pushka e parë n’Serbie u kanë e Ahmet Delisë. E, pushka e dytë u kanë e çikës t’Loshit t’Padalishtës. Çika e Loshit, nizet [20] vjeçare a sa u kanë, ka’ e çon Zoti me shku tu burri qysh osht’ vreni edhe i hin’... a janë kânë xhanarë ata a çka janë kânë... veç hin’ krysore me plaçkit’ aty, edhe baba i saj e paska pasë një martinë. A u kanë me leje a..., veç kryesore, çika në moshë të madhe thotë, masi jun hi k’to... qysh du mu la une te poplli... edhe e merr atë martinë, e i vret shtatë [7]. K’tâ e kom ní prej bab’s t’Hajdinit une. Se babgjyshi jem njo, baba i Hajdinit dy, Halit Magjupi tre... Halit Magjupin rrogtar e kishin pasë, kanë nejt’ ku osht’ gjimazi i Runikut, që e din ti, shtatë [7] ditë e shtatë netë n’baltë; jo veç ata, po pi’ tona’ katuneve kish pasë aty. E, babgjyshi i qasaj çike, ai e kish pasë emrin Sylë. Se Murati u kanë i tij. Murat Loshi që knohet n’kangë n’Belicë qi u vra. 

AH: Po.

RA: I qatij Syles u kanë. Edhe ai n’Balt aty t’Runikut thojke baba i Bislimit, se po t’shurdhoj, po ky osht’... n’Çubrel veç njô u kanë, qi kallzojke baba... u kanë i ktyne suhugërllalive po ai pak ka rrnue. Se fizik ma t’madh se baba e Hajdinit s’ka pasë. Sakat ni dorë po. Fizik i zoti. Tha, “kurrë s’kum pa”. Atâ e kom ní une vet tu kallzue, tha “kur i dhake zor mi nrru kamt’ prej gazepit e t’ftoftit...”, sikur k’to tash, qiky bundazheri qi po e shtyjnë niqin [100] vetë. Qashtu tha na shtyjke. Tha, “... edhe e prun’ krrabën aty qi i ka liftu çika, qi i ka vra xhanar’t. E qiten krrabën, me qit’ edhe kanopin”. Tha “kush o Sylë Loshi?” – se Losh t’Padalishtës jon’ ata.

AH: Po.

RA: Tha, “une jom”. “Dil kha”. Dul. Tha “More, une me dal po, veç me m’kallzu për çka po m’qitni n’kanop?” – “Po” tha, “çika jote ka liftue... i ka vra shtatë [7] xhanarë” a dymdhetë [12] a ... Sa ma shumë ma mirë aty. “Heu...” tha, “bre!. Po t’i kish bâ nizet [20]...” Tha u kthy prej neve, e tha “O vllazën qi jeni k’tu n’Balt, mos u frigoni gjâ se nuk o n’lidhje me Balt, se paska luftu çika po s’spaska mujt’ shumë me vra. Ti kish bâ dymdhetë [12]. E qiten aty, e na majtën ma shumë se ni [1] sahat... s’ia hikshin kanopin, me na frikue neve. Me na frigue neve. Kurrë s’kam pa çfarë mashklli i zoti ish kanë. Tanashi, (kollitet) babgjyshi e ka pasë nusen e vyne, gjyshja jem u kanë e vyne. E apangat ktynehereshit me kryqa t’marune. 

AH: Po.

RA: T’lëkur’s npër kryca. Edhe çerapt e mira, k’ta dy, baba i Hajdinit e i Bislimit, çerapt, edhe shputat e veta. Shputat e dhinta jon’ kânë pej leshit t’dhive. 

AH: Po.

RA: Ajo rri sa dush n’shi, veç me hi krejt n’shi se nuk laget. 

AH: Nuk t’hin uji.

RA: Nuk hin ujt’. E, ktij iu kishin pa merdhi kamt’. Gjashtë [6] javë ditë, qikjo shpija tash, duhet mi permenë shkaun – qikjo shpija qi u marue n’fun t’Runikut aty, Jeremia qe u kanë përpara, u kanë tre kat, tash e kanë marue aty... ai koka kanë rojë ku o shkolla n’Çubrel k’tu. E, baba si f’mi i paska pa’ çue bukë. Babgjyshi, “merre qita bukë e çoja”. Edhe, (kollitet) ai ish kânë zotni. Edhe i shkollun koxha fort edhe zotni. At’here nuk ka pasë k’si mullina t’kafes t’hekrit me blue, po n’formë tinarit t’ngushtë, me rrathë u kanë prej drunit e me nifarë hekri, me e shtyp kafen aty, po ai i ngushtë e, nuk e nxajke doren, metke atje tha kafja, shumë. E, m’thojke “Hajde shtine dorën ti”, si f’mi, e “ni filxhon kafe” tha. Ia qojsha bab’s e kur ja çojshum m’tranojke baba. 

AH: Pse?

RA: Ku e ke marrë? Mos po vjedh djali najsen. Tha e thirri prej atjeshit, i tha “mos ma nguc djalin se une...” Edhe do shiqer, kokërr tha shiqeri ia kish pa’ dhanë se po na dlir’ k’ta. Une po ia jepi, n’tu piftë pije, s’tu piftë, djalin mos ma nguc. “Se i çojsha” tha “bukë”. E tanshi mas mramti, dymdhetë [12] vjet kena marrë dru prej malit t’tij. Me reshenje, me posedunu list, me dokument krejt, edhe u munum’ me ia dhanë do pare; kurrë s’ia marr dinarin, se na ka dhanun bukë, veç mos bâ fjalë me Kotorr se Kotorri e prejshin aty. I ka pasë dymdhetë [12] hektera aty mal. Mos bâ fjalë se merr dru sa dush. A di, e mira. K’ta janë qasi qi nuk i harrojnë, jo po bon gjithçka n’luftë nashta po t’mirën nuk ta harrojnë.  

AH: E buken at’here a e keni hangër mirë? A keni pasë?

RA: T’kallamojt ma s’shumti. Bukë t’elbit edhe t’kallamojt. Gruni pak u bâ te na, n’katun.

AH: Pse?

RA: Se u kanë farë e madhe, e kush ka pasë bagëti, gjâ qi ka pasë shumë ka qitë pleh shumë. E ajo u rritke si thekna. Rake, pak pagujke. U rr’zojke, u bajke e gatë.  

AH: E pse, a s’ka toka ujë a?

RA: Ka toka ujë, po farnat s’janë. Plehu. Se kur e ka kry Hajdini n’Zagreb, për bujqësi e ka kry, fakultetin bujqësor. Gjashdhetë [60] jon’ kânë t’Kosovës. Magjup’, malazezë, serbë, shqiptarë, edhe atje te Perzereni jon’ kânë do turqi. E, n’Mitrovicë jon’ kânë katër-pesë [4-5] shpija që u majshin, se turkqen e kanë ditë shumë n’Mitrovicë, po turk ni [1] shpi u kânë. E, atje ka pasë n’Përzeren turq. Prej tana qityne nacive, gjashdhetë [60], katrumdhetë [14] kanë diplomu, e tjert e kanë l’shu krejt. 

AH: Edhe Enveri ka diplomu.

RA: Po. Po, edhe Enveri qat’here në atë kohë. Po, Enveri a ka diplomu, nuk di ku. K’ta n’Zagreb. Se Enveri n’atë kohën qi jon’ shku k’ta, ky u kânë krytar shteti. Ai heret ka diplomu dikun n’gjeti. Tezja jeme... do me t’kallzu me t’shti me keshë. E ngrana dreqit. Ha! Jo, jo, k’tu s’bon!

AH: S’ka lidhje. 

RA: Jo s’bon se e regjistron ti. E kom shegar’ shumë, e kam motër t’nanës e, kum hangër bukë shumë. E nant’ [9] vjet s’ka pasë f’mi hiç. Edhe burri i saj i ka pasë dajt tu Çitakt. pe din ku jon’ Çitakt? 

AH: Po, po.

RA: E njo i Çitakve u kan’ nxin n’Shqipni. S’di sa vjet ka nejt’ mas kohe, mi bâ letrat edhe u çel’ për me ecë. Edhe vjen n’vendlindje edhe shkon tu nipat aty. Kur shkon, “E kujna o qikjo grue?”. Thotë, “Vallahin e Ademit osht”. Se ai e ka pasë edhe ni motër t’saj, gruen e parë. E k’tâ s’e ka zatet’ kur u shku atje, kjo s’u kânë e martune. Edhe qe sa vjet u ardhë, u kanë femën e zoja, e shnoshë. Jo qi e kom pasë teze unë, po u kanë ma e zhvillunja prej motrave edhe prej djemve, ajo. Vallahin thotë “osht e filanit” – “E qe sa vjet u ardhë?”, thotë “qe nan’ [9] vjet”. Thotë “a ka f’mi?” – “Jo”. Thotë “Vallahi, mi bâ do pare, e, e kom ni mjek aty n’shpi temen, ka me ardhë me kqyr’ se der kjo e mos me pasë f’mi... 

AH: Gjynah.

RA: Edhe i bajnë do pare. Përrallë pernime, po, e k’ta janë kânë tre vllazni. Ky u kânë i zoti i shpisë. I dyti vlla thotë…, po i ka pasë 3 djemt’ t’mixhës bashkë n’atë kohë. E, njani thotë…, kanë punue ata me çekiq me maru japia, mjeshtër. Bile qaj u kanë fort mjeshtër, ma mjeshtër ai se ky baxhanaku i bab’s – baba i tezakut; ma i ri u kanë ai po ma i hollë pej mjeshtërie. Thotë, “Qyre – gjysen e pareve kom m’i dhânë une për kit’ rob, nashta ishalla i falë Zoti f’mi, edhe kurrë me m’i kthy s’du”. Kokan kânë t’damë at’here. Ai i vllau thotë, “Vallahin, s’ia jepi dinarin”. Për tâ. E, i bôjna do pare, e... tezja diplomate u kânë. Po tash n’funt ki me keshë ti. (Qesh). Edhe, i hyp’ autobusit, po i thotë burrit t’vet – u kanë bet njeri, u kanë; ‘musliman’ qi thojmë na; njeri – i thotë, “Ami ato pare tanat ti shti k’tu une, se pa na dal’ me na plaçkitë nuk bâhet.”. E, i len do n’qese sa për udhë. Kur shkun’, masi hinen n’kufi, mrena kufinit t’Shipnisë me mashinë antomatit – atëherë qishtu i kanë thânë – dy tha n’derë t’parë e dy n’derë t’mramë; a po don me ia hjek’ votht’ kush i ka pasë t’mirë, a po do unazat, a po do paret... krejt. Tha, “femrat”, tha, “nuk i kqyrshin”. Tha “Une i pshtova paret, tap. Do ça i pat qaty ia mur’, e letrat nuk na i ngucshin. Letrën e udhës, atâ nuk na e ngucshin. E, shkon aty e rrin çka rrin, e, mjeku e kqyr’, thotë, “Koka e ftofne”... se at’here hêja e ligë e, japijat... babgjyshi e ka pasë sobën me kashtë, e maj men une... E, thotë “Me gjithë burrë, qikaq pare i duhet qi e kqyrëm edhe kur shkojsh pi qitushit, qi t’bahet nimdhetë [11] muj’ qi s’ta falë Zoti ni f’mi – a djalë a çikë – ” atëherë s’kanë dit’... “lype prej meje, e, une kom me tu pergjegj’.” E t’ia ban ikrar ky edhe qaq pare me ia dhânë. E, tani kur u plak tezja, ju bâ vesvese... po m’rrin djali n’hall. Aih, s’ish djali n’hall hiç... E, gjatë nêjes atje, e kish pas pa; une e shegarsha... qiky që jam. O, bre... bet u kânë ajo... Kom hangër bukë shumë, u kanë bet. Veç u kanë e zoja... Tha, “E pashë ni njeri t’hjeshum, edhe s’ka pasë m’i thânë Ademit ‘tek osht’…” – Adem e ka pasë emrin ai, edhe u kanë i hjeshum ai. Qafa e tij qikaq u kâ’ gatë. Mi thanë, ditën e mirë e bofsh – me shku me marr’ atâ. Tash e ke pa Enverin, e t’ia plasi gazin... I thojsha, “Enverin e ke pa”. Çka di une kon e ka pa... (Qesh).

AH: (Qesh).

RA: E shegarsha qishtu. Eh, rahmet i pastë shpirti, u kanë bet. Nana i ka pasë edhe katër [4] tjera. Atâ grun’ e parë e tij s’e maj n’man ,po teze i kom pasë edhe ato, veç si k’tâ jo. E, tash çikë e djalë i ka. Djali i ka dy [2] djem, dy i ka n’Angli, i madhi edhe i treti n’Angli jon’. I mesmi osht’ k’tu n’Prishtinë. Vet n’punë, grujen n’punë. Ai e kish angleze grujen, e kish ni vajzë. E ka ai tezaku grun’ prej Shalës, shoqe nuk ka. Ham o zoja k’shtu, po edhe njeri fort. E erdhen aty, une shkova me gjithë vlla. Po ajo çika e tezës nuk e ngjofti Shabanin. Ku me ngjoftë... katërdhetë e gjashtë-shtatë [46-47] vjet. Tha “Rexhep, kush osht’ ky?” Thashë “Qiky osht’ qi e ka bâ nana jem e Shabani” – “A po?” – e kapi përqafe e tanashi ku me ngjoft’... E, qishtu bre mixhë, qisi farë hjekash tonat, haj more Zot haj. E ti puno sa t’munesh. Mso. Se vallahin pa dije s’ka kurgjo. 

AH: E tash du me t’vetë diçka. At’here kur janë martu, a jon’ shku me veshje t’Drenicës gratë a me dimija? 

RA: Kur?

AH: N’kohë tane.

RA: Ja me veshje... Nana e saj – e kom pasë nusen koxha t’zojen – ajo u ardhë n’veshë t’Drenicës. E tanashi dikur mas pesë-gjashtë [5, 6] vjete kom harrue... n’dimi. 

AH: E qysh i bojshit dasmat at’here?

RA: Dasmat si qitash edhe at’here. Pej kohës teme e knena. Gjyshja jeme u kanë e lindne n’luftë, luftën pe di k’tu ti... N’kali u ardhë. Prej Lushte, nuse. N’kali. N’veshë t’Drenicës edhe ajo u ardhë. Me ato kmishat e gata e pshallakë e zavjaq e jelekun e ato qysh janë kânë, ato veshjet. Po, n’kali. Tanashi nana e k’saj, e ka pru baci Hamzë i yti, n’kerr t’kalit. Po, po. Vallahi qishtu u kanë.

AH: E çfarë dite fillojke dasma?

RA: A?

AH: Çfarë dite?

RA: Eh at’here ni kohë, t’ejten jon’ martue edhe t’hanën. Po kur u pun’sun njer’zt, qi u punësun’, si gjyshi yt, Ajeti e ata, kur u punësun’ tanashi e kanë pasë... edhe e shtunja u kânë ditë pune, e veç e dillja u kanë e lirë e, e kthyn’ t’dillen, për qëllim qi me ardhë shoqnia. Ti n’punë, shemull pe boj, e qata shokë qi i ke thirrë ti... ai s’ka mujt’ me hupë punën... pa arsyje. Për punë... veç familja e ngushtë; tu na n’Kosovë hala punohet se n’gjeti veç për gru, se n’gjeti s’ka leje. Për gruje po, me dekë gruja ose me dekë burri, grusë i takon – burrit edhe grujës. Se nuk ka... e tu na ka l’shime hala.

AH: E sa ditë zgatshin dasmat?

RA: Dasmat?

AH: Po.

RA: T’shtunen pramje, u mledhshin krushqit. E, dillen gjithë ditën. T’hanën kush e kish larg, që s’kish udhëtim, se at’here s’ka pasë udhëtim, t’hanen me ardhë pij shpije. E, kur ma kanë bâ perhajr mue, nanën e qisaj qi po kesh’ kjo, vallahi qishtu u kanë e, kjo le t’kesh’ sa don. Se dy motra t’bab’s jon’ kânë për mixhë, se baballakun e maj men kur u ardhë... me shti msit, se edhe grunë e tretë t’Suhogërllalive, baba u kanë msit. Baba jem. Motrën e parë ia ka dhanë mixhës, t’dajës t’k’saj: çikë. Domethanë fillestare, e ia ka falë Zoti ni djalë, e, i ka dekë djali e, tani mas pesë, gjashë mujve, tanashi u dekë edhe vet. Ajo e ka vorrin n’Prekaz. Motra e dytë u kanë e martune te Mecint e Klin’s. U kanë te ni farë plaki, i dershëm... atâ burrin s’e kum zatet’, veç kunatin e saj. Edhe asaj i ka pas dekë burri, e djalë e çikë ia kish pa’ mytë fruthi. Pa dekë burri. E, e merr baba, edhe ia çon msit ai, e ja jep apet qatij dhanrrit, çikën qe e ka pasë mixhës t’dajës t’qisaj. Dy. E, baballakun e maj mene une, kur u ardhë me shti msit. Hatë e ka pasë emrin ajo e Suhogërllalive. Erdh aty... u kanë i gatë, i zeshtë. E, i tha bab’s qishtu, qishtu. “Çu” tha, “shkojmë”. Ish gati akshami. Shkoi baba. Kur shkon aty, ni Hajrullahu u kanë u vetke, ai u vet’ edhe për katun n’shumë vena thojshin pleqt. Unë pak e maj men atâ. “Me vetë” thotë, “s’kam çka me vetë...”. “Dy motra tua jon’ kânë për vlla t’tij, veç une i du niqin [100] banka, niqin’ banka; Hetullahu baba i çik’s, dyqin’ [200]; niqin [100] Nuha, tre [3] vllazni jon’ kânë ata. Treqin ]300] banka. “Niqin [100] banka,” thojke baba jem – “e ni parë kije ma t’mirë”. Ti, kijet pe din ça jon’?

AH: Po.

RA: Domethanë, pare e madhe. E thotë, “Jo vallahi... n’daq me ta bâ përhajër...” – ai krysori. Qi e kish çikë t’vllaut. Thotë, “jo, e kom mikun n’shpi”. E, gjyshja e marojke ni veksh pasul. Pasuli i vekshit o shumë i shishum, me pasë edhe mish m’shti aty. 

AH: E qysh osht’ pasuli i vekshit?

RA: Ai vekshi o’ i marum’ prej dheut. E, i zi, i bijshin shkijet. Ata, po k’tu n’funt osht’ gjan’,  barkun e ka ma t’gjanë e k’tu o ma i ngushtë. E, e zin pasulin mirë ai. Me maru mirë osht’ ma i shishum, se k’to tavat qi pe zijnë tash... Edhe i tha, po, Smajl e ka pasë emrin – edhe i tha, “Nal bre Smajl se pe maron nana qita pasul, t’hana darkë...” e shkoi sahati, për shtatë [7] minuta. “Jo, jo, s’e prish najkush po çu shko merre fjalen”. “S’um la” tha “me...” Tha, “e majmë na pasulin e nxehtë aty n’veksh, ne t’vlon, e kur t’vina ma ban perhajr”. Ai baba i saj nizet [20] banka mi hjeku, prej qatyne treqin [300]; tedhet’ [80] ai, k’ta ka niqin [100]. Po ai kish pasë pare shumë, u kanë gjallnik ai. Ka punu me gjithçka ai. Baballaku jem, demek. Edhe qishtu, ajo halla e honer at’ dhanrrin e moçëm. (Kollitet). Kjo u dekë ma vonë, veç ni djalë e ka pasë. S’i kanë rrnu f’mija. Dy çika e ni djalë. Gjuetar u kanë. Ka vra shumë ai. Ia ka pasë halet asaj. Marak, marak njeri. Paj shpirt, edhe lepri ka shpirt. E qishtu. A t’kallzova boll?

AH: Po. E k’to Shingjergjin e, Shmitrin, Shmarkun e k’to... a i keni festu? 

RA: Po. Shingjergji, Shingjergji ditë e magjupve. (Kollitet)

AH: E çka keni bâ për Shingjergj?

RA: Për Shingjergj, po t’kallzoj. Natën e Shingjergjit mledhshum lula, edhe hithnat me i shti n’ujë, me i stërrpik’ f’minë, bajagi me kanë i shnoshë, mu rritë çika e Halilit e shnoshë si hithna. Hithnat tu na dalin fort. T’shnosha sa jon’. Prralla. Shelje marrshin e, qishtu. Tamel, perrshesh me tamël bajagi. (Kollitet). Tezja e ka pasë ni lopë, e qajo ia ka qitë i troh’ tamël qat kohë, qishtu.

AH: E pse po thu ‘ditë e magjupve’, Shingjergji?

RA: Po festë e tyne osht. 

AH: A e keni festu gjithë?

RA: Po. Ka pak e festojshum edhe na, po festë e magjupve. 

AH: E tjetër ça bajshit?

RA: Magjupi ish kon’ zatet’ me ni zotni. Si me Rexhep agën tanin... – jo, Rexhep aga s’u kanën ai po, qashtu. (Kollitet). Magjupi teshat e qkyne, e ai n’kali t’shal’s. Çyrkun sa të dihet. Veshun aty. E thotë, “O zotni”, i thotë “o hoja?”. I thotë, “A po m’pranon n’shesh t’udhës?” I thotë, “po s’munesh ti me ecë rrept si kali”. “Qy, qy,” i thotë – me m’pranu po kom qef, n’shesh t’udhës. Ani i thotë. E tu shkue ai tha e përthekojke çyrkun, qaq ftoftë i madh, t’qkym k’tu. “A po nerth?” – i tha zotnia n’kali ktij. “Jo,” tha, “vallahin” – “Qysh more jo; une çyrkun edhe u merdhiva”. E tirqit jon’ kânë t’trashë e me lesh. “E...” tha, “more zotni, s’p’e dishe ti për ça nuk narth une” – Për ça nuk nerth ti?”. Tha, “se une e kom t’qkyne. Qitu hin e qatje del. E n’çyrk tanin, hin mrena e t’jet t’ftoftit. Qata nerth ti”. Tha, “Po a i nrrojmë?” E kish pa’ mashtru magjupin, e ia kish pa’ marrë. E tjetri, zatetet apet ni tjetër. E për qata u met magjupt’ e Kosovës m’i shti hoxha n’ujë. 

AH: Pse?

RA: Se ky zotnia, i kish pasë tridhetë [30] anëtarë. Ktyneherë kanë nejt’ shumë bashkë. Edhe e bon hesap bukën për nimdhetë [11] muj’ e bon. Për ni muj jo. E, i hyp kalit, për me ecë me shku me gjetë naj pare dikun tu naj mik e, për me bâ edhe për qat muj’ bukën. E zatetet n’magjup. Tha shkojke tu u kujtu ky. E magjupi i thotë, “A bon me bâ llaf me ty bre zotni?”. Tha, “Po bre, po ky kali ec’ shpejt, fort.” Tha, “jo, eci edhe une”. Tha, ai e avashiti kalin pak. Ky tha folke diçka ai tha met tu buka atje. “Zotni?” tha, “hoj more”. Tha, “Allahile çfarë derti kie, me m’kallzue?” Tha, “Po t’kallzoj vallahin. Tridhet’ [30] anëtarë i kam e për nimdhet’ [11] muj’ e kum bâ bukën e për ni [1] muj s’e kom bâ.” – “Aih bre zotni, derti yt s’koka kurgjo. Du me t’kallzu une ty diçka; une darkë kom hanger e për sillë asni fije s’ia kum lanë, se ma çon Zoti. E, me qat fjalë e ka fitue mi shti hoxha n’dhe. Qishtu bre mixhë. Prralla t’moçme. Po nuk jon’ krejt përralla k’to, se fol e mushma menen o kjo, gati. Se ai për nimdhet’ [11] muj... nashta mrena qatyne nimdhet’ [11] mujve u dekë vet.  S’i ka dhanë veti as siklet. Qishtu.  

AH: E me m’kallzu tash, a po shkon shpesh atje n’Çubrel?

RA: Poh, kajherë po. 

AH: E çka ban kur shkon?

RA: Aty a?

AH: Po.

RA: Flas ka pak. Edhe po m’thotë qikjo, qe qysh po kesh kjo, po thotë “Me folë ma pak o’ ma mirë”. Me pa shoh shumë une. Qysh i ki sytë e ti t’ri, qashtu shohin sytë e mi. Veç veshi jo, veshi jo edhe n’kerr me kânë me hyp’ e qi ka krizum’ shumë, po nalet veshi. Se sytë... haj Zot.

AH: E a ki qef me shku?

RA: Po. Qysh jo. Po gati ma fort gzohna kur t’vi k’tu. I du k’to fort. Kjo e madhja o bet, po mson fort kjo. K’ta t’voglen e kena qesharake. Ajo lazdrohet me at’ tjetrën e kcejnë e... Besa besë po mson fort e... S’mujn’ rrinë ni ven... ajo e gjallë o’ fort.  

AH: E ti n’çfarë kohe e ke punu ti tokën ’tu n’Çubrel? Kur ia ke lanë punt djalit? 

RA: (Pëshpëritje nga të tjerët në dhomë). Po vallahin aty, deri qe nja gjashtë [6] vjet a shtatë [7] a, me kual i kem punu. Njo e kem pasë ni kali t’madh, katër [4] vjet e kena pa’ nrrue, ia dhamë do pare ni magjupi po s’patem pare... po dy [2] vllazni ishin kanë. Njani n’Skeneraj, njani n’Klinë t’Begut. Ai i Klin’s t’Begut e kish pasë at’ kali, ai ish kanë i madh. Edhe ia bani perhajr, po ish kanë magjupi... po qaj i Klin’s t’Begut i kish pas fjal’t e burrit se jo magjup po, po fjal’t e burrit. E ky u munu me bâ pishman, po tha, “Vallahin ia kom bâ perhajr plakut, dej t’prero’ Dilli, e me m’dhanë shtatë [7] here ma shumë pare se s’ka me marrë kush kit kali” – ai magjupi. E na asni bankë nuk e kishum, veç sa për mu kthye. E shkum’ te ni... ku e kom pasë çikën, ai punojke n’Finlandë. E shkoi n’shitore e ja murr ato pare e ja çun’ për (nuk kuptohet). Katër [4] vjet edhe nizet e pesë [25] vjet e kena majt’ atë kali. Nizete nant’ [29] vjet... po iu prishen dhomt, e s’mujke me hangër, nisi mu lodh’, e hjeka. Veç u kanë i urtë ai. Se me ngrehë sa dy t’fortë. Me ujë me krejt... n’rekë kur e rrokke gazepi se s’mujke me pi ujë.

AH: E n’cilen rekë?

RA: N’reka qo hishum k’tu n’Çubrel, u kanë n’prru t’keq u kanë. 

AH: E qysh, a e ka pasë naj emër a veç te reka?

RA: Jo, ka pasë, qysh jo...

AH: Qysh?

RA: Reka e Çubrelit, ‘reka e prronit t’keq’, ‘reka e Klinës’; tri [3] reka derdhen n’Tushilë atje. Bashkohen n’Tushilë atje. Tanashi prej Tushile n’Shipni t’vjetër. Edhe i kishin pa’ qitë tokat qi ua ka dhanë krali e ua kishin pa’ nrru emnat. U kan’ ardhë ni komisjon, e n’atë kohë baba m’blejke apanga e une ngajsha nëpër katun ka pak, jum kanë puntor. Kum punu punë shumë. E baba m’thojke, “nuk um dhimen apangat veç ru se gabon me bâ naj farë pune t’keqe”. E, na thirrën tu Sugërlallitë ni odë t’njanit aty ngatë xhadje. Hajde me jau nrru emrat, maleve, tokave me ja u ndrru emrat me ja u ngjit emra shqiptarë, jo n’emën qi ja u ka qitë Krajli.

AH: E pse – qysh i kanë pasë emrat at’here?

RA: E ka pasë mali, qaty tu xhadja qi Shtrazes, n’emër t’Shtrazes, shkijet kanë rrnu aty. At’here n’atë kohë. Shumë vena i kanë pasë emrat e serbve.  Kralicat e Palacit, ajo o tokë pjellore, tokë e mirë. Kralicë, emër shkine. 

AH: E tani qysh jau keni bâ emrat?

RA: A?

AH: Qysh ja keni bâ emrat?

RA: Kralica, hala i ka qashtu, hala qashtu i thojnë. 

AH: S’ia nrrut’ a?

RA: Na ia ndrrojshum.

AH: Qysh ia keni bâ?

RA: Emër shqiptar ia ngjitshum. Shembull, ku ish n’emër t’shkijeve, ia ngjitshum n’emër t’shqiptarve. Ku kish shelje, ja ngjitshum lug sheljes osht’ ni mal, ata shkijet e kanë pasë n’atë kohë, ia ngjitshum n’emër t’sheljes e jo n’emër t’shkaut, po n’emër t’sheljes. Ja nrrojshum emrat. Veç ai i shkollun’... sikur ti me ardhë, mos ja leni n’emër qi mu ditë qi u kanë... se qaj Çeda qi ka nejt’ shumë kohë, kur ka fillu lufta, forcat qi i çojshin, se lufta hala jo, u deklaru prej Krajleve. Kraleve m’doket u kanë ai, tha, “ja sam rogjenu u Çubrelu…” – unë jam i lindun në katun të Çubrelit. N’Çubrel u le. Për arsye qi me bâ dokument qi n’fitoftë n’qit luftë, n’fitojshum n’qit luftë, na me ardhë e me shitë apet ata tokën qi ja ka shitë Kushutanve. Se e kanë ble ata, ni Ahmeti, Muratin e Feratin. E, bile ai Llauski pat myt’ ata dy, atë Feratin e Ahmetin. Ferati u kanë bet djalë. E, me shitë apet me ia marrë paret. Une jom i lemë (nuk kuptohet)... fakt qi u kanë i lemë. Po mos me pasë shkrim qi e ke pague, mos me pasë t’qitne mi vete, ka drejtë me ta marrë ligji.

AH: E, a kanë banu shumë serbë aty n’Çubrrel? 

RA: Dydhetë [12] shpi jun’ kanë në Çubrrel e Vitak.

AH. E, a  e çojshit mirë mes veti? A keni pasë probleme najherë?

RA: Ja’a. Po une jom kanë f’mi at’herë, shtatë [7] vjeç. Veç qi babën e kanë dashtë ata ngat aty fort. E baba..., e gjyshja thojke... Du me t’kallxu çka ka thanë gjyshja.

AH: Çka ka thanë?

RA: Gjyshja u çojke n’sabah, baba u kanë zotni, pe perseriti shumë here... Ai duhan ka pi shumë. Me ia qitë kafen... pa i pi tri [3] cigare duhon, s’e pike kafen, se thojke “gjithë ditën me pi s’ngihna duhon”. Tri [3] cigare i pike, ose mi maru ose kur u kanë t’gatshum, tanashi me pi kafën. E, gjyshja e qitke dorën qishtu (tregon me gjeste). “Çka po kqyr’ oj nanë?”, i thojke. “Une pi kqyri qita qi jon’ ardhë kur po shkojnë”. Kur u çum’ n’44-ten ni natje kanë pasë nanën harmoqe (nuk kuptohet), pe din ti çka o’...

AH: Po.

RA: Edhe qeremidet i kanë pasë; jo asi qeremidesh qi i kanë pre magjupt ktynehere, po qysh jon’ si t’qitashit. I kishin marrë veç se t’gurit jon’ kânë. Ni zid i gurit ish metë. Ata jon’ kon’, ish perpara. Baba e ka pa ble ni kosh, n’qit luftën. Qitash u djegë ai kosh. E maj n’men kur i ka bâ dy seje k’shtu, i kapën dy seje se bora dej k’tu u kânë. N’44-ten kur e kanë pru at’ kosh. Qeremidet tanashi masanena u shku i ka marrë. I tha, “Merre koshin se tu ka prish’ koshi e n’u kthefsha najhere ma jep”. Tha, “Ja-a”, shyp i plaku, qi me dit’ une – “Jo, jo”, tha – “Koshin me ta marrë, me t’i lanë paret... sa t’ma lenë per pare, përndryshe s’e marr koshin une hiç. Qikaq.” (Nuk kuptohet) Ata e kanë marue at’ kosh. E, i bonen dy seja qishtu, e qitën e lidhën me kanopa qi mos mu praptue. E qeremidet masanej i ka marrë. N’qit luftë u djegë ai kosh.

AH: E mâ serbë s’ka aty?

RA: Ja, serbë s’ka. Ja, nuk ka serbë. A Çarçeda ka nej shumë. Ai ka nejt pesumdhet’-gjashtumdhet’ [15-16] vjet mas Luftes Dytë qi u kanë a ma shumë a... Jo s’ka tash. Jo, nuk ka. Jashta n’Bajë ka, n’Suhogërllë ka. N’Suhogërllë jon’ dydhet’ [12] shpi. Edhe n’Bajë tash jon’ bâ katër [4] shpija, pesë [5] a, shqiptarë, se veç dy shpi jon’ kânë. Kur shkojsha tu tezja une – qi e permena at’ tezën, qi t’shtina me keshë pak... Veç u kanë qashtu vallahin. Tani u desht’... Ata janë qat pjesës. Venin e mirë njo, edhe e dyta – pozitën atje.. kanë pasë arme t’m’dha. S’kanë mujt’ me bâ k’ta çka dojnë. Çka munet mi bâ aftomati ti tenkës. 

AH: Kurgjo hiç.

RA: T’blingune. Sikur bullicën me kreh’. Bullicës mi ra shtagë si me kru i doket. Vallahi qishtu osht. Se babgyshi yt...  a di ça m’tha babgjyshi yt?

AH: Çka t’ka thanë?

RA: Hej more Zot. Vallahi du me t’shurdhue une. Kqyre, ky hoxha.

AH: Çka t’ka thanë gjyshi?

RA: Babgjyshi yt tha “Rexhep”, u nalën lop’t qatje osht’ nifarë pjese, ata djemtë e Hajdinit e kanë shitë atâ. atë farë pjese aty, u kanë si livadh. E, vet u kanë i diciplinun edhe loptë i ka pasë nër diciplinë, e une u rritën qitu, ka ni [1] here n’javë i l’shojsha ka dy [2] sahat qaty. E shkun’ atje, tha... – a t’ka kallzu baba, se babgjyshi yt u kanë shumë i meçum. Veç s’ka kallzue. Veç me nejt’ me naj njeri qi e ka dashtë fort, Hakinë e ka dashtë fort. Se s’ka kallzue. Hakinë e ka dashtë ma fort se mu shumë. Po vallahin. Tha, “Ti, Rexhep, ke nejt me babën shumë”, edhe u bamë si njojt. Dhamtë mu m’ranë, atij s’i rashin hiç. Tha, “A din ti, me kallzue qysh ‘ini ardhë n’Çubrel ju...” i thashë, “vallahin, diçka kum ni pi babe. S’kom pas ng’je o baci Rrustë une...” po kisha qef me shti atâ, tha. e, e ma kish harru emrin. po njeri i meçum, i gjan kallaj; jo si une si po m’hup’. E tha, i pari i jonë e kish pasë emrin Mark. Tha, “edhe ish martue 45 vjeçar. Edhe e kish marrë ni femër t’famshme, dej qaty edhe ia falë Zoti mas mot-moti ni djalë. E, qaj djalë e ka emrin Miftaraj” – qi thirren, n’bazë të tij; edhe baben e kom ni tu thanë po babgjyshi yt krejt, po ata e shtina une me folë vet se, m’lypi çka ka thanë baba... Dul i jemi me kallzue, po i thashë “s’kom pasë ng’je”. Ai e dikke qi krejt s’jam ashtu tullë, po nejse. Edhe tha, “met. u paralizue ajo gruja n’shtrat”. Shtrat i thojke – qysh i kena thanë përpara. Edhe tha, “Ai Marku, pasuni e madhe, me gatu s’ka ditë...” – m’sa une; tana pun’t i kisha kry diqysh po me gatu hiç – edhe tha, “e nxuni ni tjeter gru, e murr.” Po jo e hjeshme si aja. As e meçme si aja jo, edhe ia fali Zoti mas mot-moti ni djalë. Tha “po nuk u zhvillojke sikur ky djali i k’saj”. Tha, “Ato artaket s’e lajnë njana-tjetren, kjo edhe e smutë... Tha “i thojke, ‘e mori ti, po krenohesh qi po t’rritet djali yt, e nuk e din qi o biri i Mark Qelit’” tha “i ngjiti Qelit. Qel s’u kanë, Mark emrin, po, po qel nuk u kanë. “Tha, ‘Jo jo, nuk o ky Mark Qeli. Po osht’ i vezirit t’Shkodrës’ Edhe i kallzoi kah e kem prejardhjen. Asaj t’dytes. Edhe u plak Marku, e kjo e re krejt. E kjo tjetra, me vonë katërdhet’ e pesë [45] vjet. Ajo e re, e zoja, i tha ‘qyre, a pe merr qit postërrkë, e me qitë dikun... a e bofsh ditën e mirë, se shkova unë. E gjaj ni tjetër burrë’”. 

AH: Edhe e ka lanë? 

RA: Po. Edhe tha, i tha... jo, u kujtu tha Marku. “U kujtu Marku, kush um jep gruje, dy parë djem, e me perzanë grujen, u da gruja pi meje... ‘jo’ tha ‘pe qes qitâ’ na e dhanë e ju qitën tha juve qitu”. “Baci Rrustë?” Tha “hoj?”. “Kqyrum knenaj, ngom’ mirë...” – u ka i meçum, u kanë, rahmet i pastë shpirti. I thashë, “na paskit borxh se tridhet’ [30] hekterë tokë... tha “Tridhet’ – “aty, ma shumë ka n’Kostërrc” thashë, “e tridhet’ [30] i keni pasë n’Runik, qi jau kanë nxanë, edhe k’tu ça kini, na kini dhanë qita”. “Eh pasha Zote” tha, “baba jem s’u ka i mirë hiç, po, po s’e kanë livdu babën fort.” I thashë, “jo, jo anej... s’po du une” – thashë, “veç na keni borxh se n’kit farë gurine marova. Gjâ s’po muj baj.” Keshi, tha, “E more djalë...”, se ai e kish pa marrë emrin Miftaraj. Qaj.

AH: Po.

RA: Ai ish kanë edhe zullumçar. Kish pa vra shumë gjinë tanashi prej babe e kom ni k’ta, se Rrusta s’hini anena, ai kish pa vra koxha shumë gjinë. Edhe, e thrrasin,  me tuzhitë dikush, se na s’jem kanë t’mirë, na t’vjetrit hiç. Po duhet me thanë tash masi jom i vjetër edhe unë se... Shkon e lajmëron atje n’Vushtrri, n’shtet qi u kanë kryesor aty, filani i ka vra qikaq gjin’. Edhe shkojnë e marrin se çfarë t’thirrni... E marrin edhe e çojnë atje, e ai ish kanë i zoti. Kur u hi aty,  e dor’zon ni allti, njanen e len k’tu. Dy alltia me veti, njanen n’shokë, thotë, “A i ke vra tet’ [8] vetë? Thotë “Vallahin po, veç m’ka met’ zhig edhe dy...” e ai qi shkrujke thanë ish kânë ma i meçum se ky krysori k’tu, e pe prekë e pi thotëm “a pe din çka po thotë qiky?” Tha “çka?” Tha, “po kallzon qi i ka vra tet’ [8] vetë, jo, ‘jo m’ka metë zhig mi vra edhe dy’. E dy jena na, une edhe ti. Ky qitash i bon 10. Edhe e kryn punën.”  E at’here telefoni xërr. N’telefon i thotë, se koka kanë kohë e mretit atëhere, i thotë, ai tjetër sen ka folë ai po mi hjek’, mos mi vra k’ta dy. Thotë, “kqyre, t’fali mreti...” As nuk ki përgjegjësi për ata qi i ke vra, t’fali mreti e, e bafsh ditën e mirë. Kur del, ky pi thotë, atij krysorit, se ai ish kanë i meçum, qi ka qkrue, “E more hajvan, e ktheva ndrysh se pat me na  hjek’ edhe ne dyve mi bâ 10”. Se alltinë n’shokë. Si Isë Boletini. Për Isë Boletinin m’ka folë ni plak n’Ulqin. 

AH: Çka?

RA: Kur u hi n’parlament, dy pishtole i ka pasë. Njanen e ka dorzue njanën n’brez k’tu. Hajde me shkru qishtu, i vetmi Isë Boletini nuk e ka qkrue. Tha “jo shkruje ti qishtu qysh po thom une, ja po t’vraj”. 

AH: E çka me shkru?

RA: Me çkru qi s’ka komb shqiptar hiç, kanë dashtë n’at’ kohë. Ky…

AH: S’ka pranue. 

RA: S’ka pranue, për qata e kanë hero Isë Boletinin. Edhe Shqipnia e ka heronj, se s’ka pranue. Nan’ [9] djem i kish pasë Isa. Nan’ djem. E qaj Ademi qi t’kallzova, burri i qasaj tezes t’parë edhe qisaj t’mramës... qy qysh keshë (i drejtohet vajzës se tij), ai Ismeti u kanë nip i nipit t’ Isë Boletinit.

AH: Po.

RA: Çikën e qatij Ademit, e ka pasë me atë nanën e parë, e jo me kit tezen qi t’thashë. E ka pasë grue. Çfarë bukuroshje u kanë, u ardhë n’Runik aja, e i ka pasë dy djem sikur..., njani u kan’ shkollue e ka pasë punue n’fabrikë t’lodrave aty. Hajdini e ka pa çelë atë fabrikë n’mandat tij. E a kah vjen a kah shkon... ka bâ ndeshje e dy djem i kanë shkue, e ajo vet mas djemve u dekë. Far’ femre u kanë. Shkojsha me nanën. Se ky u kon’ dalë n’Shqipni tanashi burri, ai Ismeti. Shtatumdhet’ [17] vjet ka nejt’ n’Shqipni.  Kjo u kanë e punsume. Ka pastrue se shkollë s’ka pasë veç... S’e di vallahin, aty m’doket...a  n’komunë a (nuk kuptohet) ku u kanë krysor për ushtri aty ka punue mi majt’ f’minë. E, ai tanashi erdh. Mas shtatumdhet’ [17] vjete u kthye. Ven vetin u dekë, k’tu. N’Kosovë u dekë. Gjithë na t’hjekun, gjithë. Edhe apet me ditë jo. Qiso p’rralla... t’kom knaqë. 

AH: E, a po t’pelqen ma mirë tash qysh u ardhë koha, a at’here?

RA: Ja tash osht.

AH: Pse?

RA: Tash, tash o mirë shumë (kollitet). Tash niqin [100] t’ri t’moshës tane i bon, femna e mashkuj, se njer’z janë si femra si mashkulli njejtë. E prej tyne, nuk jon’ tre [3] t’smutë. I smutë çifti jem. A po m’kupton... se s’po du me t’marrë ty për gojë, po veten. Çifti jem i smutë. Se t’rit’ jon’ t’mirë. Nuk i kanë gjysen e punve qi i kena pasë na përpara. O shkolla, osht’ dija, osht’ lëvizja e lirë. Për çka me punu punë t’mshefta, tu kânë me zgjedh fatin e vet, femna edhe mashk’lli; me Kur’an osht, babgjyshi yt tri here e ka pasë hatme, me pa vet bacin Rrustë, ai kish thanë, “Jo baco, vajza dhe djali me bisedue për fatin e vet e n’qof’ se bin dakord ata dy, ti m’i thanë ja pafsh hajrin”. A din, qi për me ecë ma kallaj ata dy. Se jo me koqitë mu bâ budallë. Qe qysh kesh’ çika. Qishtu, e une për qita s’jom shku me pa venin, për tona tjerat po për k’ta. Vllau i vet e ka bâ venin, po u kanë shumë i mirë. Fort. Po deka e bon t’veten pa marrë parasysh. Këto tjerat tanat me qito sjelljet qi i ki t’mira ti ose une qi i kom t’mira, ven qi me thy kamen, veç pak e vret nuk e then krejt. E deka e ka pikën e vet. N’qat ven qi t’u ka qkrue me shkue, kush qi e nal’ s’ka. N’luftën e dytë, i vllai i bab’s tem, i ka pasë shtatë [7] vjet para babe, Bajram e ka pasë emrin. Si u çojsha, s’kem pasë gardh t’aborrit na hiç, shkojsha e gjojsha ner jargan, e t’um qitke n’prehen t’um kallzojke do përralla t’liga, a po din ti, e do t’mira. Po m’doket pe shoh. Rahmet i pastë shpirti. F’mi i vllaut. I caktum me shkue n’brigada, n’44-ten u kanë kjo. Gjithë aty at’ farë ulice qe hala osht’, po u ngushtue pak... u kanë ni shtog, e gardhi u kanë qi e thurke baba i Hajdinit, e na djemtë i thamë “udha e marë”, e shkoi n’brigada. E për tjetres anë, Xhemushin, Xhemë e ka pasë emrin, po na i thojshum shkurt Xhemush, kshillat e caktojnë edhe atâ. Kur shkon Beqir Mehmeti, u kanë kryetar si ky Sami Lushtaku, edhe i thotë, “kush t’ka caktu ty me ardhë?” Thotë, “Këshilla”. E babën po, e ty po. Po ai ham kry’tar, ham e nana e Agimit, e Qazimit, e fejume për Xhemushin, ai e ka pasë kusheri. E qaj krytari, baben e nanës t’Agimit kusheri e ka pasë. E, i thotë “ktheu ti. Plaku le t’shkon, mixha le t’shkon”, edhe kur shkon n’Llaushë u kanë veç ni shpi atje, e i thotë “hin arave, mos shko udhës se t’zatetin rrugës e t’kthejnë.” Edhe n’Çubrel qashtu n’dy venat, e erdh Xhemushi. U zatet thotë n’Vushtrri,  kamë shkojnë Vushtrri me djalë t’motrës, ai u kanë para mixhës shtatë vjet henez. Du me vanu pak veç nashtë. E ai [16] vjet, po fizik, i zoti. “‘Sat si moracemo ma rekao’, na shtinen n’vagona t’gjâve mi çu. E i thotë, ‘ah more Vesel...’” – Vesel e ka pasë emrin ai nipi – “’Me bâ mu vra ti, qysh i kallzoj Ajetes une?’” – nana e tij Ajete emrin, ma i pari f’mi. “Sa cigare qi i marojke, kur  shkum tha n’Sarajevë, qysh i dajnë ushtrinë, ai ma t’parin front si ish kon hi mixha, po shkon mitrolezi”. E njani i Shushicës, e jo i Uçës, mas tri [3] vjete, se tri vjet edhe ai nipi i ka nejt’ ushtar, nihere motmot n’luftë edhe dy vjet ushtar – tri vjet. Mas tri vjete, kur u ardhë ai, e ka pru atë kuti edhe (nuk kuptohet) po m’doket pe shoh. Qi pike duhan. E, e çelën, deri k’tu u kanë bora dimën, e, e çelën t’pamën. Se i kish pasë n’atë dhetshen qi e dajnë ushtrinë. Dhet’ 10 vetë. Bashkë ishin kânë. E, thotë “qoftë se vrana une, kur dalsh n’Vitak, n’kodër t’Vitakut, kthehu knena prej Mitrovice e qaty e kam shpinë, vllau e ka dy kat, e, e jemja osht’ ni katshe”, u kanë shpija e tij. E ja pruni atë kuti. E m’doket pe shoh atë farë njeri. Kurrë s’na u ka da gazepi, edhe apet sot nuk po dimë. Qikjo po m’dhem mue qi…

AH: M’ke knaqë baci Rexhep.

RA: Jo, s’tkum knaqë hala. Une jom shku me vllaun e Hajdinit ushtar. U kanë i ngushëm, sa k’tu n’Pejë ma i mirë se une. Une hiç i mirë s’jum kanë. Une n’ushtri e kom çu mirë me shokë, veç oficjerave ja kom pasë merzi une, me ma bâ padrejt. Po s’kanë mujt me m’denu kurrë. Se guhen e kom pa msu shpejt une. Edhe e disha çka o e jemja e çka o e tyne. E me ta s’e kom çu mirë kurrë. Fort. E çka ban ai Bislimi, u kanë i ngushum, rahmet i pastë shpirti. Fort u kanë i ngushëm. E caktun me shku korir, n’komunë. Dy kilometra e gjysë u kanë larg, ku jom kanë une me shku te Bislimi, po mu ma dhake ai oficjeri  atë dezvollen qi i thojshum, na atë lejen e letres, për ni muj ditë e kom pasë unë; veç nuk u vanojsha, se mu vanu ta marrshin policia e ushtrisë... Se ushtria e ka policinë sikur milicë qi jon’. E ka pasë ni kapetan, pervo klase, kur jena shku na e kena gjetë kapetan, përpara e ka pasë qinin major po kish gabu diçka. U kanë i Dimilices tu Peja. Ti ja ke ni zanin atyne. 

AH: Po, Vitomerice.

RA: Malazez u kanë. Edhe ia shajnë ni ushtar Bislimit nanën. Ja ka pasë merzi me sha, e i kish pa ra. Po ai ushtari ish kanë i tij. Familje e ti. Edhe, ai komanir çeta ça ish, u kanë maqedon, e ka dashtë Bislimin... e caktoi me shku kurir n’komandë. E, qysh me qitë njâ t’vetin ky; me sherr t’Serbies nuk ka, po t’kallzoj – veç për sherr. E, ni natje, si na bajshin rresht, po thotë ai komandiri, “odelenje”, qi e kisha unë. Eh çfarë oficiri u kanë… shka, po i zoti. Tha, “Miftaraj, fol. Dil përpara”. Dola. Tha, “shko tu (s’kuptohet)” – veni ku e kishim ngarkesën, armët, teshat. U dufke ato, veç qato ça i kishe t’trupit, e “ki me shku prekomandë”. Tungatjeta, ti e kishe dhanë betimin. Prekomandë, prekomandë. Edhe ma dha ni dezertar, ai e ka pasë, se pak ka pasë shkollë at’here, prej ushtarve at’here. Ai e ka pasë edhe gjimazin e krym’, dhe dezertar, po edhe njeri sa t’dush. I hollë prej menje. Une sanakun; sa une sa sanaku ran’, bre mixhë. Dy kilometra e gjysë, koxha shumë janë, nuk jon’ pak. Ai e kish pa’ ditë mirë ku po shkoj une. Po tu bâ llaf me tâ qashtu, i thashë n’emen, a pe din – “ku pe çon qit ushtar?”, tha, “Po vallaj, a s’e din ti a ?” I thashë, “jo tyben”. I thashë “Veç e di qi e kom jep betimin. “O,” tha – “n’komandë ki me shkue, kurir”. Vetmeveti... e mora vesh çfarë plani kanë ata... ni major ish kanë pergjegjës i tyne. Hina, mirëdita. E ai përpara meje, ai e kish guhen e vete. Oficer. Edhe une qysh dita u lajmërova. “Ti, a je filani?” I thashë po – “Çka e kie Myftaraj Bislimin”. Thashë, “Vlla”. Vlla na thojshum. Tha, “ti duhet me nrrue”. Thashë, “Për çfarë arsye?”. Tha, “asht shumë i sjellshëm, puntor veç gjuhën nuk e din”.  Kur nuk e din ai gjuhën, ku me ditë une? Na ni ven jem rritë.  Vlla e kom. Se vllazen na thojshin. S’jena kanë vllazen po qashtu. Thashë, “Kqyre, shok major”. Tha, “Fol”. I thashë, “e kom dhanë betimin e n’katër qoshet e Jugosllavisë kom me sherbye. Veç qitu kurrë. N’gjyq qitnum shlirë, se s’punoj.” – “Duhet” tha, “me pranu”. I thashë, “Une po t’thom – me ndrru vllaun nuk e nrroj. Katër qyshet e Jugosllavisë e kom jep betimin, kam me sherbye qysh i ka hije ushtarit, po qitu kurrë hiç.”. U munu’ me m’nalë me zor, ai thojke “prano”, hajt se me gjuhë shqipe. “Rri more” i thashë – çfart t’pranuni une. Me kanë budallë... Pesë, gjashtë ditë me punu une, e me ardhë ai atje, e me qit’ t’vetin ai dojke. I thashë jo, jo. E di une qysh u maru parolla. Rri ti. Katër ditë tanashi, për pa ardhë te shpija une,  u ardhë aty, ia çum’ paret, se at’here  Hajdini u kanë n’rrogë, ka pasë pare. E, i blejti teshat. E mu m’i çun’ do pare po s’um dalshin krejt. E, e mora ni parë pantoll’, i’ seter e i’ parë kunra t’mira, e setren pak ma t’ligë, se s’krenojshin krejt paret... edhe u vanun’ pak, nja pesë minuta, tani ai qi i çojke me hangër bukë, se aty kujdestarojnë... Oficierat me ren’. U zatetum n’ta. Tre dakika ishum vanue na. Kapuç s’kishum e, e mshefum edhe pasaqin se si u vanojshum u dafke me shti ner tesha. Ai thojke, “Goditu”. I thashë, “O jo, jo, s’muj mu godit’”|. Bislimi ma bajke, goditu – “o jo, nuk goditna se nuk e kam kapuçin as apasqin, une e di t’drejten teme...”. “Pse je vonue?” –  atij Bislimit i tha – “ti, ku sherben?”, tha “une n’komandë”. “Edhe ti me shku n’raport te ai udh’heqësi”, se ai e kish kry, Bislimi. E mu, tha “ti tu filani”. I thashë, “Po, po”. E, i mora teshat, e nesrit kur erdh ai, une hypa n’prezore qitu, i veshun’ civil. N’12 e kishum trenin. Thashë, jo s’ka denim mâ... boll. Mu s’kanë mujt’ me m’denu hiç. Se jom kanë i fortë pej guhe, shumë. S’jau marrsha n’dorë hiç, edhe i letë jom kanë une shumë. Tash kurgjo. 

AH: Falemnderit shumë, baci Rexhep.

RA: O, kofsh me nder…