Rifat Hoxha

Intervistuar nga: Fisnik Kamberi

Kemi qenë krejt bujq, jo veç na, po krejt fshati, s’ka pasë kush marrdhanie shoqnore n’punë. Me 6 prill ôsht sulmue Serbia

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

07.05.2018

Lokacioni i intervistës

Podujevë

Vendi i lindjës

Obrançë

Tranksriptimi

FK: Mirëdita! Jam Fisnik Kamberi, hulumtues i projektit Kujtesa e Kosovës — 100 rrëfimet. Sot ôsht datë: 7 maj 2018, gjendem në qytetin e Podujevës, kam subjektin tim të radhës, i cili quhet Rifat Hoxha. Për ma tepër, po fillojna me pyetjet e para.

Mirë se vjen, zotni Rifat!

RH: Mirë se ju gjejë! 

FK: Si pyetje t’parë du me jau ba: ku dhe kur keni lindë?

RH: Me 15 fror 1933, n’fshatin Obrançë. Prej prindërve: Brahim Hoxha edhe pej Nanës Hamide. 

FK: A mundesh me na folë ma tepër për prindërit?

RH: Prindi jem i ka pasë pesë [5] djem e dy [2] vajza; pej tyne katërt jon dekë - pos une jom metë nihere. Kemi qenë krejt bujq, jo veç na, po krejt fshati, s’ka pasë kush marrdhanie shoqnore n’punë. Me 6 prill ôsht sulmue Serbia, për dymdhetë ditë [12] Hitleri e ka marr Sërbinë, edhe për herë t’parë na u ka hjek kama e shkaut, prejt qafe që e kemi pasë; pa kurrçfarë drejtash. Aty, me 1942 kemi fillue m’u shkue n’shkollë, jo veç une, po gjenerata jeme, edhe ma e re, e ma e moçme pak.

FK: A ju kujtohet shkolla qysh [ka qenë]?

RH: Shkolla ka qenë e sërbëve. Ôsht ndërtue me 1922-ën. Kolonia serbe kur e ka kolonizue venin tonë, jon ardhë k’tu sërb’t, ma t’mramt n’Kosovë jon ardhë n’Podjevë, edhe e kanë maru at shkollë.

FK: Ôsht fjala për shkollën n’Podujevë, n’qytetin e... 

RH: Po de, n’qytetin e Podjevës e vetmja shkollë ka qenë. At’herë u quejtë “Bratstvo i jedinstvo”; aty kina msue si nxënës... edhe shqiptar’t, edhe serb’t, edhe thuajse barabart kemi... ma shum ka pasë sërb at’herë. Tani na s’kemi pasë asni msues t’Kosovës, ata na i ka pru Shqipnija, na i ka dërgue tana me qinda msues e arsimtarë e msimdhanësa. Prej tyne... u kanë ministër i arsimit Ernest Koliqi, ai i ka prue ata, edhe na kemi vazhdue shkollën.

FK: A ju kujtohen msuesit? 

RH: Po qysh jo!

FK: Cilët kanë qenë si ma t’preferum t’juej?

RH: Prej klasës t’parë... msuesi u kanë: Adem Guta i Shqipnisë; Hasan Bilalli i Shqipnisë; u kanë i Podjevës Smajl Zakuti, edhe ai u kanë, po ai u kanë i Podjevës, k’shtu qi i ka krye do seminare, do kurse... 

FK: Cilat ishin landët e jueja t’preferume? Cila ju pëlqejke ma shum prej k’tyne landve? 

RH: Epo at’here fllimi u kanë, n’klasë t’parë e n’klasë dytë e. T’etshëm kemi qenë për arsim, jo veç une, po krejt! Ni sen, ni njeri qi ni sen qi nuk e ka, dëshiron me e ba. Kemi punue me vrullë, thuejse tanë! Shumica prej nesh jon kanë t’dalluem n’at kohë.

FK: Po n’kit kohë, familja me çka u majke? Çfarë gjendje ekonomike kishi?

RH: Gjendjen ekonomike, ekskluzivisht kurrkush nuk ka qenë... jo vetëm prej shpisë teme, po pej mahalles tonë ose pej komune, pej fshatit tonë, nuk qenë asni marrdhanie pune, kush. Dikur më vonë kanë shkue n’Trepçe, qatje n’minieren e t’Trepçës. Kurrçfarë t’ardhunash nuk kanë pasë, veç me me mëditje që kanë mujtë me punue gjatë verës, tue prashit, tue kosit diçka çka kanë mujtë me nxjerrë; askush n’krejt fshatin s’ka qenë punëtorë i organizatave shoqnore, se s’ka pasë hiq. E me qato jena metë gjallë: me bujëqsi, me blegroti.

FK: Çfarë pune kishe si fmijë n’shpi? Çfarë pune jau ndajshin?

RH: Po n’shpi, n’fillim kom punu si... jo kom punue, po kom shërbye si çoban — bari i lopëve. Kemi majtë lopë, dhen, bollica, kuaj, me qato, edhe prindërit ton me qato.

FK: Gjyshnit, a ju kujtohen? Gjyshja, gjyshi a ju kujtohet?

RH: Ja’a, s’kom pasë as gjysh, as gjyshe. Une s’kom pasë. 

FK: S’i ke pâ... 

RH: Ëm kanë dekë ma herët.

FK: Naj tregim për ta, a dini? A ju ka përcjellë...?

RH: Për babën... Jo për gjyshin e gjyshen, jo, se... Po mue edhe nana m’ka dekë katër vjeç! As nanën s’e maj n’men! E babën, po.

FK: Për origjinën e familjes çka dini? Prej kahit janë?

RH: Origjina e familjës tonë: na thirrëm Kastrat, janë t’ardhun prej Shqiprie.

FK: Prej cillës pjesë? 

RH: Pej Shkodre.

FK: Prej Shkodrës.

RH: Qashtu thojnë, e tani ato jon da nëpër vise t’Kosovës. Ka n’Drenicë Kastratë, ka k’tu kah na [Podujevë] nëpër fshatra: n’Kërpimeh, n’Obrançë ma s’shumti prej tyne.

FK: Edhe nihere po kthehmi n’Obrançë, ku ke lindë. Qysh u doke fshati, shpitë?

RH: O shpitë qysh kanë m’u... qi pasha Zotin me përshkrue s’munesh! Si koliba! At’here s’ka pasë as tulla, as crepë për me mbulue. Veç shumica e shëpijave jon kanë krejt t’mbulume me kashtë ose me ni lloj mbulese qeremide t’magjupit, punë dore qi i kanë marue magjupt e i kanë pjekë, se crepë s’ka pasë kurrkun hiq-hiq, n’krejt fshatin, as s’ka pasë shpija me tulla; po shpijat jon kanë t’punume prej balte, e me drrasa ose me pallzina u thojshim, tuj mush nërmjet pallzinave baltë e kanë lye ma vonë.

FK: Për pazar, ku dilshi me ble artikujt e nevojshëm?

RH: Po tregu ka qenë... Po n’Podjevë jon kanë krejt dy-tre [2–3] shitore, n’fshat tonë ma t’afërm. Edhe zanatli ka pasë: ka qenë këpuctar ose ma mirë m’i thanë apângagji, se at’here s’ka pasë kpucë [qeshë], po apanga t’lopëve; ka pasë knata qi marojshin — knatagji; edhe ka pasë m’i mathë kualt edhe kijet — n’allban ju thojshim. Me qato.

FK: Si shkojshi k’tu e n’Podjevë? Transporti... 

RH: Jo [qeshë], une e kom pasë ngat, tri [3] kilometra, po veç transporti ka qenë krejt me kuaj; me kuaj edhe me kerre, po kerret nuk kanë qenë me goma, po kanë qenë me dru edhe me metal.

FK: Po me njerëz tjerë t’afërm, me kon je rritë, si fmijë, ma tepër? Njerëz qe... 

RH: Po qaty, lagjja jon thirret Brahiq, me qata jena rritë: me kushëri me nipa, me mesa e me halla me... 

FK: A e kishe veçu dikon ma shum [që] ka ndiku te ju?

RH: Po i veçum ka qenë mixha jem, ka qenë hoxhë i kualifikum. Edhe ai si hoxhë... e ka pasë emnin Emin. U kanë ni mejtep, ka qenë i lejum prej organeve serbe, mejtepi, po me kusht, se Nikolla Pashiqi at’herë ne nuk kanë lejue me shkue n’shkollat, qi jon tash, veç n’shkolla fetare. Edhe ato i ka marrë Nikolla Pashiqi, jo vetëm k’tu mixhën tem, po i ka marrë shum hoxhallarë, qi jon kanë n’trevat tona, jo vetëm n’trevat tona, po n’krejt Kosovë, edhe i ka çue nifarë seminari, e ju ka dhanë leksione qysh me msue thminë... veç i ka msue veç për fe, qato qysh m’u falë, qysh me ba namaz, qysh me ninue, qysh... edhe ju ka thanë Nikolla Pashiqi qi edhe me mujtë, s’bon me ndërtue shpija t’mira. Me lye me gëlqere s’kemi pasë drejtë, jo qi s’ke pasë drejt, po thojke: “S’bon, se ôsht gjynah!” Edhe jeta u kanë mizore! A po beson qi s’ka pasë as... jo shporeta, po s’ka pasë as kaftorra, veç oxhakë — oxhaku ku i shtishëm drutë.

FK: Për ndriqim...?

RH: Për ndriqim me dru. Janë do dru pisha, edhe ato i bojshum cpirra-cpirra, e dhezke at cpirrën, e majke nja disa orë, dej u digjke. E tani ma vonë ka ardhë vaj guri, edhe jon ardhë k’to llamapt e vajit t’gurit, edhe do i kemi pasë... jo llama, po drejtpërs’drejt ni fitil e shtishëm në ni serq ose në ni tazë, edhe ajo e merrke, tani u dhezke e bojke dritë.

FK: Dhoma juej, a ju kujtohet? 

RH: Qysh jo!

FK: Naj detal...?

RH: Dhoma jem m’kujtohet... jo veç e jemja, po e tonëve, n’përgjithësi po flasë.

FK: Na përshkruej pak, nëse mundesh! 

RH: Dhoma jonë ka qenë: dritaret jon kanë t’vogla, me thanë gjysmetri me gjysmetre, edhe kanë qenë t’bllokume, t’ngjitun n’balt, e jo me krah m’u çelë, as k’nej e as anej, kurr pa u çelë. Dhomat kanë qenë krejt vetëm n’tokë, s’ka pasë kurrfarë dyshemje. N’at kohë ka pasë kashtë, përmi kashtë u kanë ni lloje tepihi ose çergë i thojshim, e punume pej leshit t’dhive, edhe n’tâ kemi nejt qaty. Edhe shumicën e teshave i kena punue prej... prej... pej drunit, ose pej bimëve qi u rritshin, tash qi p’i thonë kanafis; e ai u kanë kanop; e at kanopin... ose dy lloje jon kanë: njani u kanë li e njani kanop; kanopi u kanë ma i vrazhdë; lini u kanë... kur u punojke u bojke më i imë, më i hollë, për tesha t’mrenshme; kanopi për tesha t’jashtme. E me qato. Tani me leshë t’dhene çorapat e shumicën e... zhgunat e pantollat, edhe setrën, e krejt jon kanë punë dore.

FK: Punët, qysh u ndajshin n’shpi sipas gjinisë...? (Vajzat, gratë, burrat...)

RH: U kanë e ndamë: e zoja shpisë e ka pasë baçinë për me punue bylmetin edhe qato gjana yshqimore. A nusja, ose tjetra, e ka pasë bukën. Po buka u gatujke n’çerep me nxemje me saç, edhe n’axhak, edhe e qitshin... shpija u kanë, n’tokë, e qitshin hinin, për mi do gaca, për mi gaca e qitshin bukën, e mlojshin me gaca, qashtu e piqke. Veç u kanë shum ma e hjeshme se kjo. Ma natyrale! E vooonë, mas Luftës s’Dytë Botnore kanë filllue me punue shporta, qi me pjekë n’shporet.

FK: E burat, djemtë, me çfarë punësh u merrshin?

RH: Djemtë... i zoti shpisë i ka nda, n’mramjet i ka dhanë detyrën: dikush me i kqyrë bagtinë, dikush me i kqyrë bujqësinë, me livrue, me kosit, me korrë, me prashitë, edhe dikush me u marrë me punë të qytetit, me pru shiqerin, krypën qito gjanat.

FK: Po kthehem edhe nihere te ushqimi. A kishi naj specialitet n’familje t’veçantë?

RH: Jo.

FK: Çka ju pëlqente ma shum?

RH: Veç k’to, punë dore qi i kanë ba gratë, flija, krelana prej bylmetit, e punojshin edhe qito pasulin, kumpirat (Vonë jon fillue me u përdore kumpirat, veç qashtu me i hangër ose me i zie, e vooonë kanë fillue me i ba gjellna pej kumpirave.), përpeq, djathin e qitshin e piqshin n’tepsi, edhe u bojke nifarë llojë yshqimi pej djathit.

FK: Odë a keni pasë? 

RH: Po qysh jo! 

FK: A mun me na përshkru pak? 

RH: Oda ka pasë, thuajse çdo shpi e ka pasë dhomën e pritjen për musafirëve; atâ e kanë quejtë odë. Oda... po ka qenë sikur dhomë, sikur ni dhomë katra me katra [4x4) ose katra me pesë [4x5] metra. Ka qenë e shtrume... at’here n’fillim gjysa ka qenë dhé, ku u kanë oxhaku, n’gjystë e knena ka qenë ni dru qi mos m’u... e shtrojshim kashtë mos m’u hapë kashta. E qaty kena flejt e kena nejt, e kena pushue, musafirt qaty i kina pritë. 

FK: Cili ôsht qyteti ma i madh qe e ke vizitu at’here n’fmini, qe t’kujtohet?

RH: At’herë: Prishtina.

FK: Përshtypjet që i keni pasë kur e vizituet?

RH: Po bezbeli... po edhe ajo u kanë si n’shekullin pesëmdhetë [shek.15], edhe Prishtina, veç qi ka pasë zeje pak ma shum, zanate — shumica zanatli. Do zanate jon zhdukë tash ma vonë, do dej vonë jon kanë. Kpuctarë ka hala.

FK: Po kthehemi edhe nihere te koha e pushtimit gjermanë. A ju kujtohet ardhja e gjermanve?

RH: Po, me 6 prill, k’tu gjerman’t jon ardhë për herë t’parë me motorra. Motorri ka qenë me tri [3] rrotë, jo sikur k’ta motorra, njani hike qishtu mrena edhe dy për m... , a din njani përpara e tjetri përmas. Kanë qenë t’armatosun. K’tu serbia nuk ka guxue me ju dalë përpara; lirisht jon ardhë e jon hi sikur me kanë n’tokë t’vet. Edhe kur kanë defilue k’sajde ata — qaty për herë t’parë na e kina fitue lirinë [buzëqeshë], qi na u kanë hjekë... 

FK: A ju kujtohen festat?

RH: Festat e?

FK: Festa e Nëntorit? 28 Nëntori qe u festue n’atë kohë... 

FK: Vonë, se na përpara s’kena pasë festë, veç festat e tona fetare, përpara jo... A me ardhjen e gjermanve kemi fillue edhe 29 Nandorin. Po për herë t’parë qat’here e kom ditë qysh ôsht flamuri jonë.

FK: Po përshkruna pak kur e patë flamurin... 

RH: Po flamuri jonë... jom kanë tue i rue lopt n’livadhe edhe vjen njani thotë qishtu- qishtu, flamuri jonë thotë ôsht kuq e zi (pa e ditë kurr na, nuk ka valvue kurrkund). E qa’here e kemi ditë qi ôsht qysh ôsht. M’kujtohet si sot kur m’ka rrëfye qi ôsht kuq e zi flamuri jonë.

FK: 28 Nëntori qe u festue, a ju kujtohet? K’tu në qendër... [të Podujevës]? A ke qenë pjesëmarrës? 

RH: N’at kohë?

FK: Po n’kohën e gjermanëve, n’administratën e shqiptarëve.

RH: N’kohën e gjermanve po, kom qenë pjesëmarrës... e jom kanë nxënës i klasës dytë fillore (edhe t’parën e dytë, ma shum s’ka pasë, a e din si fillim), tani neve mësuest na murrën pej shkolle, se erdh delegacioni pej Mitrovice (Ibrahim Lutfiqi m’doket u kanë me gjermanë) e me na vizitue k’tu — qi at’herë s’kemi ditë na çka jon vizitat, e qysh jon — e m’kujtohet qe erdh e na majti pak ligjërata n’qytet (Qyteti u kanë... vetëm ni ven u kanë, nifarë tarase e vogël.), hypin atje ata dy gjerman’t edhe na tregun qishtu-qishtu... na nxansë shum, rrehshëm shuplakë. N’krejt shkollën qi e kemi pasë n’Podjevë n’at kohë, tek ni femën ka qenë; krejt mashkuj.

FK: Femër e cilit nacionalitet?

RH: Shqiptar; se ata serb’t jon shpërngulë, s’ka pasë n’kohën e okupatorit (okupatorë i thojshin atyne qi e kanë zapue Serbinë).

FK: A ju kujtohen ato vjershat qi i msojshi n’shkollë?

RH: Po qysh jo!

FK: A mundesh tash najnjanen me na...?

RH: Nuk m’kujtohet, veç hymjen e flamurit qaty e kena msue. N’klasën e parë, shkollë fillore u kanë ni msues i Popovës, Sylë Hysi, e ai e kish pasë shkollën Normale at’here t’kryme, e tani qai na ka msue vjershën e hymjes t’flamurit. E tani edhe k’ta kur jon ardhë prej Shqipnie, u kanë ni Vollga Qerimikiq, na majke orë për arsim e për kulturë, ma mirë me thanë muzikë, e ajo na ka msue.

FK: Shokët e shkollës, a ju kujtohen?

RH: Po, m’kujtohen shokët e shkollës. Ka pasë prej fshatrave... se at’here veç Podjeva ka pasë, vonë jon çelë n’Kërpimeh, Dumnicë e dy-tre [2–3] vena, se veç n’Podujevë vishin disa orë n’kamë, disa kilometra n’kamë.

FK: A mun me veçue dikon prej shokëve t’shkollës?

RH: Po k’ta qi jon gjallë po, se shumica jon dekë, gati krejt. U kanë Shaban Shala, si i njoftun, qi e kom pasë nxansë n’klasë, moshatar i jemi; ai u kanë nxanës, e tani u bashkue ai, e ka pasë rastin, shkoj... tue lue me top e pat vra gishtin e kamës, edhe shkon n’spital... n’spital ish kanë ni gjerman mjekë, edhe tue nejt me ta, ai e frymzon me frymën patriotike, e qaty e ka marrë frymën patriotike, edhe u dalë... tani e murrën k’ta, si shkoi n’shkollë (klasët e nalta, shkollë fillore) e murrën n’burg; pa hi hala n’shkollën Normale e kanë pa’ myt n’Prishtinë, e kanë masakrrue.

FK: N’kohën e lirë si fmi at’herë n’shkollë, a kishi naj lojë? A ju kujtohen k’to lojnat e vjetra?

RH: Jo, s’ka pasë at’here. Po s’kemi pasë mjete t’komunikacionit kurrgja. S’ka pasë as-as radio, as televizior, as sen t’zotit! Veç me gojë, veç me gojëdhëna. E ato qashtu ma s’shumti; na etikën edukative qi e kina marrë, e kina marrë prej pleqve tonë, edhe patriotike, se aty ma s’shumti qato u përmendshin n’oda, kur vishin musafir’t: “A ka naj sen? — “Qishtu-qishtu po na bon shkau!” Qato jon zhvillue, ato, qëllimi edukativë i patriotizmit.

FK: A ju kujtohet naj bisedë qi ju ka lanë përshtypje at’herë?

RH: Po, m’kujtohet, kur vishin njerzit, se zakonisht n’oda u mblidhshin burrat e kryefjalës, se jo çkado. U kanë nja prej Batllave, ni plakë, edhe ai i dhojke k’to sygjerimet për patioritziëm, për atdhe, për shqiptarizëm, e tregojshin qysh t’par’t tonë kanë luftue kundra turku, se at’herë zaptuesin e parë e kemi pasë turkun, 500 vjet; edhe ma vonë tani edhe për serb: “Po na bajnë k’shtu, po na bajnë ashtu”. Mue m’kujtohet kur jon ardhë sërb’t, 1924-ën a 1925-ën, n’Podjevë, jon dalë e kanë marrë toka, ju patë dhanë Krajli, ka dhetë [10] ekter tokë edhe pasuni krejt (lopë, e kuaj e për m’u ngjitë, me punue tokën); tani jon ardhë e i kanë marue do koliba, se s’ka pasë ven; n’ato koliba tani i lejshin haletet, senet për me punue, flejshin kapak... Edhe jon shkue, jon çue e jau kanë djeg ato kolibat n’Obrançë, nja prej Velikoreke u kanë Maçastenë edhe baba jem jau ka sosë ato. Tani e kanë marrë babën e kanë çue tri [vjet] burg në Maqedoni... p’ia harroj emnin qysh e ka pasë... emnin burgu... Idrizovës i thojshin. Tri vjet ka nejt aty “pse jau ka sosë shpijat”.

FK: A u kanë pjesë e kaçakve?

RH: Jo, jo, jo, nuk u kanë kaçakë. Po me tahmin ata kanë thanë: “Kush ka mujtë me na ba ktahën?” — “Na kanë ba qiky edhe qiky”, se jon kanë ma t’njoftun, a din, n’sy t’popullit, edhe i kanë burgus, i kanë çue atje n’Idrizovë.

FK: Masanej çka ndodhi me babën e juej?

RH: Mas tri vjete u lshue, u ardhë n’shpi, s’e ka nguc ma kurrkush. E ata sërb’t tash, qata qi jon ardhë qaty te na, na i kena ble shpijat e tyne, ’56-ën, mas nizet/tridhetë vjete [20/30] qi kanë livrue tokat, i kanë punue, qato i kemi ble na.

FK: Raportet qysh i kishi me sërb’t?

RH: Ata jon kanë zaptues, nuk guxojshe me i ra rrugës asajde ku ishin ata, as s’guxojshe me folë as... a xhanarija e sërbit m’i thanë: “Dobar dan!” — “Pse m’fole!” — t’rrehke; mos m’i folë... “Pse s’ëm fole?” — t’rrehke! Kanë pasë drejtë çka dujnë me ba ata, qi me na hup neve vullnetin për mos me mujtë me nejt k’tu. E u kanë ai ligji i [Vaso] Çubrolloviqit, ai u kanë kryesori me na shpërngulë prej Kosove.

FK: A ju kujtohen k’to shpërnguljet qi kanë ndodhë n’vitet e ’50-ta? (Për Tuqi, për Shqipni...)

RH: Po, m’kujtohet. 

FK: A njihni naj familje?

RH: Shum ka pasë familje, se ata n’50-ën, qi po thue ti, mas ’50-ën, e bani planin Rankoviqi qi kush shkruhet me dalë jashtë, me denue, e ai e kish pasë qëllimin vet m’i nxitë popullin për me dalë. E baba jem u kanë ka nejt dy [2] muej ditë n’Turqi, me pregadit, m’u shkue, me kqyrë venin. M’kujtohet mue... i thojsha: “Pse bre babë nuk p’e thurrni kit gardhë? (Avlijat qi i kana pasë t’thurrne.) — “Jo, nuk p’e thurim se po kqyrim m’u shpërngul, m’u shkue për Turqi.” E tani ky kish pasë kqyrë venin, ka nejt ka hulumtue, tani kur u kthye tha: “Jo, apet ma mirë ôsht nër shka k’tu, se nër turk atje; s’kish kurrgja”. Edhe qashtu ish kanë: k’ta qi jon shkue atje n’Turki, i kanë qit do vise qi jon t’pa banume, jon kanë t’smuta prej Malarjës, ni lloje inspekti qi ku e pickojke ai e helmojke, tani ju ka duftë (N’ato viset e ulta, qi jon kanë pjellore u kanë Malarja.)... tash prej atyhit ata u duftë me dalë n’vise malore, edhe m’u marrë ma tepër me blegtori për me ekzistue; edhe i ka qitë n’kufi të tjerave shtete arabe, qi me mujtë rast nevojë me hangër ma s’pari shqiptar’t (si gardhë).

FK: E k’tu çka ju premtonin?

RH: Eiii, për ata! Ky ka bisedu turku me sërb, edhe ju ka thanë qi... paj nuk u ka thanë qi po ju çojmë na juve n’ato viset ku ôsht rrezik... Qe edhe n’Mal Zi i kanë çue shqiptar’t n’Ulqin, po Ulqini u kanë rrezik, rreziku ma i madhi, se ka pasë shum mickoja, e ato jon kanë vdekjeprurese për banorë, mirëpo toka e mirë, krejt “A klasë”, qi kanë mujtë me ekzitue me tokë. Taktikë e shkaut.

FK: Po gjatë qityne viteve ka qenë edhe Aksioni i Mbledhjes s’Armëve... A ju kutohet naj ngjarje...?

RH: Aaa, jon kanë dy-tre [2–3] akcione, qi i kanë planfikue sërb’t: ku me prekë shqiptarin qi i dhem ma s’forti! N’1951-in ,’50-ën, ’51-shin u kanë akcioni i bukës. Ata na kanë marrë... edhe qysh me thanë kafshatën e mramtë t’bukës — edhe n’magje na kanë marrë miellin! Se me prek n’dy punë ôsht i... gjithkush ôsht te buka... ôsht i ndjeshëm; po neve na kanë prek edhe n’moral, për ne, na u ka gâ! Se kur e kanë hjek perden, kanë rreh njerëz plot: “Pse s’p’e hiqni perden?” E ai s’e ka pasë qëllimin qi me e hjekë e me u arsimue na, po e ka pasë qëllimin me na hup vullnetin qi mos me mujtë me nejt k’tu, me thanë “po iku!” Edhe e di, kanë rreh njerzët, i kanë burgus e i kanë rreh! Aiii, kusherinin tem (babat vllazën) e kanë rreh e kanë... s’disa kohë... ni Abdullah Hoxhën, qi e kanë rreh “pse nuk p’e nënshkruen?”, se u dufke me nënshkrue hoxhallar’t me thanë: “S’ô kurrgja, shkoni kah doni”. Veç hoxhallar’t i kanë thirrë n’UDB-e edhe jau ka mledhë betë ka thanë: “Nënshkruje qi nuk ô kurrgja me hjekë perden!” K’ta dikush s’e ka nënshkrue, dikush e ka nënshkrue. Ata qi s’e kanë nënshkrue e kanë hangër burgun. E tani s’kanë guxue me dalë kurr mâ femna e mlume! Jon kanë... nifarë qarshafi i zi si futa, deri n’fund t’kamëve edhe e ka pasë perden k’tu [flet me gjeste].

FK: Për vitet rinore, zotni Rifat, a mundesh me na përshkrue at periudhë?

RH: Po mosha e viteve rinore te une, konkretisht, pak kom qenë me bagëti, se jom marrë më tepër tani n’arsim... edhe at’here kemi pasë n’shkollë Edukatë Fizike, Edukatë Morale, Edukatë Arsimore, Muzikore, edhe me ato jena përdorë, se na e kena pasë ni profesoreshë, ni Vollga Qemirjoviq (e Shqipnisë), ajo na majke k’to orë mësimi; po jashtë orarit t’misimit edhe dalshëm dhojshëm naj çfaqje nëpër fshatra qysh at’here; gjithkush e dajke at farë detyrën e vet, edhe mirë u dajshum at’here. Mirëpo ka qenë fillimi qi s’kanë ditë as me vlerësu as katunar’t as na, veç qysh mujshum qashtu diqysh, me qesh... Jom kanë nihere n’Orllanë... jom kanë nihere me babën e kryetarit qi ôsht tash... ai u kanë atje arsimtar n’Orllanë, e n’Orllanë e kemi pasë ni skeq, qysh me thanë... edhe e majtëm (Nastradin Hoxha u thirrke ajo [qesh]), e aty kom pasë une ni rast, kom marrë pjesë, po fort mirë, fort mirë jemi da, n’52-ën a ’53-ën a qashtu, nuk po m’kujtohet, emnin qysh e ka pasë shkolla nuk e di, veç shkollë fillore n’Orllanë. Nuha u kanë aty punëtor i asaj shkolle. Mirëpo, interesant at’here vishin edhe serb’t, se na e majshum, shumica e majshëm n’k’to shpijat e kulturës, serbisht ju thojshin “zadruzhne dom”, e tani erdhën edhe serb’t... M’kujtohet ni rast (jo be, i ri jom kanë at... nizet vjet, tetëmdhetë vjet...), e erdh ni femen, e ma ngjiti singjirin n’fyt, nuk di për çka, as s’ëm kallxoj kush ôsht [qesh], as s’i kallxova kush jom [qesh]... e hangra qat, mora qat... veç qi ke rasti qi ken mirë tue shkue... Nuk marrshin edhe ato, edhe shqipen e kanë ditë; e kemi pasë edhe shum raste tjera vallzimi me qat Vollgen. Na pregadtike k’tu n’shkollë, n’klasë pak ma t’nalta tani dalshëm. Edhe n’gara sportive i kemi pasë... Edhe n’Podjevë, tani u lidhshëm me Kërpimeh e me Orllanë, e Dumnicë, e me do fshatra ma kryesore bojshim gara në mes veti.

FK: Cillat loja ishin ma t’preferume? 

RH: Me futboll, mirëpo edhe me hendboll e basketboll, e tâna jon kanë ato; edhe ka pasë ping-pong vjet e fundit, se përpara s’kemi pasë, a vjet e fundit, mas ’60-it, kemi pasë edhe ping-pong. K’to t’periudhës kur kom qenë si nxânës nihere, e kemi pasë edhe organizatën e rinisë t’shkollës, aty kanë qenë “Skoista”, jo “Komunista”, po “Skoi”, se u kanë ajo para komunizmit, e tani kemi qenë... Ramush Ramën e kemi pasë kryetar t’shoqatës, jemi kanë pesë-gjashtëmdhetë vetë [15–16], edhe çpesh herë majshëm mledhje politike ose qysh me thanë... Erdh ’ihere tani... n’49-ën m’doket, erdh [Josip Broz] Tita me kalue me ardhë n’Kosovë me tren; na ishim n’qit shkollën te... i thojshëm “Vllaznim Bashkim”, te treni, edhe ishin dalë ushtria e e rujshin n’tâna anët. Na dolum për dritare, se s’guxojshëm me dalë për dere [qesh], e dolëm për dritare si thmijë [qesh], nja tre-katërmdhetë vetë [13–14]; i thotë ai rojtari: “Kush janë k’ta?” Na i thamë: Jemi nxën’s! Tha:“Lshoj le t’vijnë!” Duel n’dritare ai, Tita, edhe po thotë: “Lshoj, le t’vijnë!” E maj n’men fjal’t e tinaj, tha: “Shta so te tamo gradi!”  U kanë Zadruzhni Domi tue u ndërtue, tha: “Çka po ndërtohet aty? I thamë: “Zadruzhni Dom!” At’here qashtu u thirrke serbisht. “Kush rrnon k’tu?” — “Shiptari!” — “Ko su to Shipt...?”  Nuk e dike kush... shqiptar’t... edhe qito tri-katër fjalë me tâ i kina përmen [qesh], e shkoi ai. E tani ni femen dul pej atyhit, e kapi, se ishin kanë tahmina n’dhomë t’bukës, me tesha t’bukës ato qi erdhën, tesha t’bardha, e i tha Titës hajde; nuk e di pse mujti me urdhnue, veç hajde tha mrena, se zaher u tutë qi mos p’i bajmë naj farë... se krejt hekurudha u kanë me ushtri, prej Kurshumlie deri k’tu, n’tâna anët e ruejtne.

FK: Po n’kohën e lirë, n’k’to vite t’rinisë, a kishi lojna? 

RH: Auuu, n’fshat... 

FK: Lojnat popullore n’fshat. A mun me na përshkru qysh ishin ato?

RH: Qe po ta përshkruej. Lojnat me sokola: dalshum me bagti, u grumbullojshum pesë-gjashtëmdhetë [15–16], dy-tremdhetë [12–13], interesant u kanë, as vetë nuk e di, e thirrshum ni shpend, u kanë grabitqar i tjerave shpend, e na i thojshum sokol (u kanë sikur ma i madh pak se sorra); e tash na pritshum; zojt e malit hishin nëpër qufrra, ikshin edhe prej nesh; kur fluturojshin, na shkojshum me qylymaka i hallakatshim qufrrën... ai dalke; si dalke e kapke sokoli, e nxinshum. E tani kemi pasë lojna me guxha (i thojshëm): ishim nifarë... si me thanë, nifarë lugu, nifarë pusi, nifarë... e u dufke me i rreh at’farë, me çue e me shti n’tâ at me qylumak, e tani pej atyhit i rrehshum, i gjujshum dej larg sa mrrijke pesë-gjashtdhetë [50-60) metra... shkojke tjetri e marrke, e bijke aty; e qashtu lujshum. Kush hupke, tanaj ai u dufke me ngâ, e mos me nejt te gjygji (se gjygj u thirrjke ai veni aty). Tani jon kanë do lojna me guraliqa: u ungjshum, jon kanë pesë [5] gurë, u dufke me i gjue, me i pritë, e me i... Tani jon kanë lojnat bukas (i thoshim), me shtaga... qishtu edhe ato... e qitshim ni shtagë, qatje u dufke me prekë k’tu shtaga e me gjue atje me i ra asaj shtagës... qai fitojke! Tani jon kanë tjetra me tarapushkë edhe atâ. Tani jon kanë edhe me duq përmas. I kemi pasë do loja, e tash pej si u dalë ky digitroni, qi jon dalë k’to, jon hup ato krejt.

FK: Darsmat, a ju kujtohen at’here? (Kur shkojshi ju si fmi...)

RH: Po, darsmat, po. At’here darsmat u merrshin shumica me kerre me kuaj, edhe me kual, hypun, e ata darsmagjit hypun n’kual dalshin shkojshin, edhe u nalshin me ni ven dikun rrishin, i dhizshin do zjerme (nuk e di pse i dhizshin zjermet; aty ish përqendrimi kryesor); tani dalshin me vrapue me kual; n’igdyl i thojshin, po edhe njerzit dalshin n’igdyl, ata qi ishin me vrapue: “Hajde me vrapue katër-pesëqin [400-500] metra, kush p’e merr mahramën”, i thojshim, e merrshin aty mahramen, e nxinke venin e parë. Tani lujshum filxhanas natën; kapuças do lojna jon kanë.

FK: K’to festat tjera... Bajrami qysh... 

RH: Jo, na at’here festa veç fetare kemi pasë, se nuk...

FK: Bajramin qysh e festojshi?

RH: Bajramin e festojshum tri ditë/dy ditë: dita e parë, e dytë, edhe e treta. Burrat rrishum nëpër âhengje t’ndryshme, edhe gratë ma fort se na... i bijshin defave, bojshin valle, bojshin kcime, veç ato açik, na açik, meshkujt, jo bashkë. Edhe darsmat i kina pasë katër-pesë ditë [4–5], qi u dufke m’i ba fillimin, e dikunra ma n’fund dita e mramt u kanë me thye kulaçin. Ata krushqit shkojshin... ka pasë edhe arme, dalshin qitshin n’shej, e ngulshin nifarë sheje dikun edhe hajde kush p’e vret shejën. Ka pasë vene qi për pa e vra shejën, s’ia kanë dhanë robin! Tylifare. Mollën e qitshin aty: për pa e thye mollën, s’ia dhojke gruen!

FK: Po Shëngjergji?

RH: Shingjergji, si t’mitun... veç femnat, se na mashkujt s’kemi ditë kurrgja për Shingjergj.

FK: A mun me na përshkrue pak?


RH: Femnat u mlidhshin bashkë, ekskluzivisht k’to t’rejat, çikat knojshin, bojshin valle, knojshin me defa, me muzikë, edhe i marrshin do kanopa, i qitshin i virrshin e u hulatshin, u ungjke njana aty n’kanop, edhe e hulatke k’nej-anej edhe knojshin.

FK: Me hitha... a t’kujtohet...? A kanë përdorë naj stërpikje me hitha? 

RH: N’mengjes (n’sabah) ditën e Shingjergjit, kush po çohet ma i pari, me ja marrë anën atyne kojshive, edhe marrshin shelnje, e ngjitshin (s’e di çka simbolizojke), edhe e marrshin hitha, e tâni me hithi, hithi e lage n’ujë e me stërpikë me ujë ftyrës e trupës e, edhe u dufke me u la. Për Shingjergj qitshum flija edhe zijshum tâmël — tâmlariz i thojshum na. Me qito. Lopëve ja marrshin do bari nëpër livadhe, e prejshin ata barin, e grijshin, si ilaq i thojshim, ja qitshum lopëve n’krune se bajagi qet shum tâmël.

FK: Ju masanej e vazhduet shkollën e mesme. A mun me na folë edhe për kët periudhë?

RH: Shkollën e mesme n’50-ën e kom fillue... jo une, po jemi kanë përmi dy mijë vetë [2.000] n’shkollë Normale n’Prizren. At’here n’Prizreni u kanë; Prizren u kanë zonë kufitare, qi nuk kina mujtë me shkue lirisht për pa e pasë dokumentin me shkue n’zonë kufitare. E tani na aty jena shkue n’shkollë Normale. E kina pasë internatin me flejt, shkollën me msue. Msuest thuajse i kena pasë shumicën t’Shipnisë, por ka pasë edhe studenta tonë, se jo profesor me profesion, po studentë i vitit t’parë, t’vitit dytë, vitit t’tretë, qi kanë studiue në Koraci, në Bosnie, po edhe n’Serbi. Shumica jon kanë n’Kroaci dhe n’Bosnie, edhe n’Beograd t’landve t’ndryshme.

FK: Çfarë metodash përdonin? 

RH: Metodat kanë qenë klasike krejt. A po menon...?

FK: Metoda t’msimdhanies.

RH: Po de, kurrgja s’kemi pasë na pej mjeteve t’konkretizimit. As ata qi jon ardhë pej jashtit s’kanë pasë, veç shkumcin edhe drrasën e zezë, e dhojshin msimin. Na nuk kemi pasë as Metodikë, as Pedagogji tonat... E m’kujtohet: u dufke na vetë nxânsit m’i gjetë, ma s’shumti kom marr une prej Bosnies, disa broshura t’atjeshit, u thirrke “Nasha Shkolla”, edhe me ato i zhvillojshum njësit msimore, se s’kemi pasë na. Edhe u kanë ni pedagog, nifarë Jan Amos Komenski [Jan Amos Komenský], pedagog, u kanë çek, librin e tij e kina përdorë shum (u kanë i përkthyem n’serbisht), e ai thojke: “...Shkolla pa diciplinë, sikur mullini pa ujë [Škola bez disciplíny je ako mlyn bez vody], ajo vlenë për çdo organizatë pune, për çdo shoqatë. E qashtu qysh mujshum m’u gjind, se nuk ka pasë t’përkthyme n’shqip. Gjeografinë e kina pasë t’përkthyme prej serbishtes; librat e gjeografisë; u kanë ni shqiptarë i Medvexhës, ai e ka ditë gjuhën mirë, edhe me do shokë tjera, me do profesora i kanë pa përkthye n’shqip.

FK: Naj msimdhanës qi ju ka lanë mbresa, qi s’e kini harrue, a muni me veçu?

RH: Po menon t’shkollës Normale?

FK: Po, t’Shkollës Normale. 

RH: Jo i di shum... 

FK: Ose qi ka ndikue n’formimin tuej t’matutjeshëm, nëse muni me veçu, nëse jo... 

RH: N’gjuhë shqipe u kanë Haser Shala edhe u kanë patriot, përveç qi na ka msue Metodikë ose Gjuhë, na ka msue edhe patriotizëm; u kanë edhe Demush Shala edhe ai; u kanë ky i Gjakovës, Ramiz Hoxha, na ka dhanë edhe ai Gjuhë Shqipe; nja e kemi pasë, nja t’Maqedonisë i Gjuhës Ruse, shum burrë i mirë, u kanë i fort, pedagog i mirë, Murat Isaku u thirrke; e kina pasë edhe t’Biologjisë, p’ia harroj emnin, gjakovarë... ai e ka përkthye tekstin e Biologjisë katër-pesëqin faqe [400–500]... “Anatominë e trupit t’njeriut”, i vetëm ai e ka përkthye n’shqip.

FK: Sa nxënës ishi n’klasë? Me sa veta u majke ora?

RH: N’fillim tana u kanë nataliteti i madh shum, ka pasë nxânës, pesë a gjashtë [5–6] pej ni shpije; tana edhe at’here n’fillim nuk u kanë veç viti i shatë me kanë i klasës t’parë, ka pasë edhe shtatë e tetë e nanë [7–8–9]; dikur kena pasë edhe kurse pedagogjike, qi t’rritun, qi msojshim nxânsët mas orarit t’punës, pej pesëmdhetve dej n’tridhetë [15–30] vjeç, shkrim-lexim, matematikë... 

FK: Bashkarisht edhe me gjininë femnore a msojshi? (Edhe me vajza...)

RH: Ja’jaaa [Jo]. 

FK: A ishin t’ndame...?

RH: Jo, jo, at’here s’ka pasë — n’krejt shkollën Normale jemi kanë dy mijë [2.000] vetë, nuk jon kanë dhetë [10] copa femna n’fillim. E tash dikur na u banë ma shum femna, se mashkuj, veç n’fillim s’ka pasë. Aaaa k’to, po: kurset qi u majshëm për analfabetizëm jon kanë ezksluzivisht femna, po kemi pasë edhe mashkuj, veç ndamas. Jashtë orarit t’punës, për shembull, mas dite e organizojshum ka ni [1] orë, dy [2] orë msojshum me nxânës alfabetin shqip, edhe me femna; po me femna ma shum e msojshum për amvisni: qysh me ba yshqimin, qysh me rritë thminë, qysh me yshqye. Krejt i kina pasë t’pagume jashtë orarit t’punës, çka i kina pasë, tâna ka ni rrogë gati e marrshum me to.

FK: Po mas periudhës t’shkollës s’mesme, a munesh me na folë...? (Masi qi e përfundove Normalen.)

RH: Po e kom përfundue Normalën... po n’Shkollë t’Naltë Pedagogjik jom kanë n’Gilan pak, mirëpo ish diferenca shum e vogël, edhe thash për pak s’kom hesap me shkue k’tu — n’Gilan. A dikush e kanë krye, shum kush e ka krye Shkollën e Naltë Pedagogjike. Mirëpo diferenca u kanë shum e vogël, njejt. E mâ nena jo. Jom kanë edhe n’fakultet pak t’Artit Figurativ, po isha i vetëm n’familje, i kom pasë shtatë-tetë thmi [7–8], edhe baza ekonomike nuk m’lejojke... se jom kanë me doktorrin Hajradin Ukellin n’shkollë fillore, ni bank jom kanë (u kanë i aftë ai Hajradin Ukelli)... edhe atje ku m’u shkue për pa pare, shum anëtar t’familjes, krejt u m’varshin pej meje, kurrçfarë t’ardhunash tjera s’kom... pos rrogës tem.

FK: A mun me veçu dikon prej shokëve gjatë shkollës s’mesme? (Gjatë Normales...)

RH: T’shkollës Normale i kom pasë shum shokë, veç nëdhetë përqin [90%] jon dekë. I kom pasë veç pej Letanci [fshat në Podujevë] shtat’ a tetë [7–8]: u kanë Idriz Shabani, u kanë Shaban Shala, u kanë Adem Xheladini, u kanë Bajram Shala, jon kanë shum tjerë veç pej Letanci; e tani pej Dumnice... Pej katunit tem s’kom pasë asnja, veç une jom kanë. U kanë edhe ky... ai nuk u kanë n’Podjevë, Muhamet Fusha, ai s’ka pasë drejtë k’tu, se e ka pasë babën kryetar t’komunës n’kohën e okupatorit/n’kohën e gjermnânit, e s’e lejoshin k’ta... tinxa ju ka dashtë m’u shkue n’tjerat vena me msue.

FK: Pas përfundimit t’shkollës, a kishit naj ide çka donit me punu?

RH: Paj gjithmonë njeri parashef, po a munet me realizue se, qysh s’e kom pasë... gjithkush ka qef me shku ma përpara! Se une t’kallxova, Hajradin Ukellin, e kom pasë ni klasë (gjithë ni klasë e ni bankë me tâ), po ai shkoi drejt n’shkollë t’mjeksisë (i ka pasë edhe kushtet), e une s’mujta me shkue... se kur kom mujtë me krye shkollën Normale [buzëqesh], e edhe Mjeksinë kisha mujtë me krye, po s’ka pasë...! A andrra kemi pasë gjithë qi duhet me krye edhe diçka, po badihava, koha e bon t’vetën! U banë thmija, u banë, a tash: a me shkollue thminë, a me shkollue vetën? Bazat materiale t’vogla shum!

FK: Cilli profesion ju pelqejke ma s’shumti?

RH: Jo me profesion t’mjeksisë... Une jom kanë nihere edhe për inzhinier, jom kanë n’Trepqe i punësum para se me hi k’tu... n’Trepqe tani m’propozuen për inzhinier me m’çue... mirëpo nuk ma merrke menja mue me shkue n’Sërbie, e m’merr thirrja për msus; e lashë... 

FK: U punësut n’Arsim apo...?

RH: N’Arsim... edhe ma ngat shpije, se kur jom kanë n’Trepqe, jom kanë i parapamë... m’kanë, m’patën propozue, edhe isha i ri e me nota t’mira për inzhinier... për shkollë Normale... e asnja nuk ka sot për sot ven qi m’pelqen ma shum se Edukimi, at’here edhe sot; jaaa, s’ka pasë! A po beson ti, qi i kom pasë qitu n’Podjevë nëdhetë [90] nxânës qi m’u kanë regjistrue mue. Dymdhetë [12] vetë jemi kanë pej klasëve t’para (dytat, tretat, ren), nëdhetë [90] nxânës m’u kanë regjistrue: ai une p’e çoj te Rifati, ai une te Rifati. N’komunë, krejt komunar’t i kanë pasë te une; se gjithkush kqyrë se ku ôsht interesi ma i madh. Mirëpo edhe sot m’u kanë i ri, s’kisha marrë tjetër profesion pos arsimit! Se n’arsim i ki dy fitime: e ki fitimin material qi e merr rrogën edhe e ki fitimin moral qi edukon thminë; e nesra bahet i... [i zoti], t’kallxova une, ky i llapashtici [nje mjekë dhe biznismen i Podujevës], nxânsë e kom pasë n’shkollë fillore... E knaqsi ma e madhe nuk ka, edhe nuk ôsht qaq e ranë kush don me punue, shum lehtë ôsht. E kom pasë metodën e mirë une, pej krejt shokëve, asnja s’e ka pasë metodën, tanë ma kanë pasë lakmi (gjithkush e livdon vetën, po duhet me dijtë realitetin ku ôsht, kush po t’livdon [qeshë]); se une e përdorsha ni metodë aty, për shembull: te Matematika, i kishe katër-pesë [4–5] metoda për me mujtë me ardhë dej te konkuludimi... Ku munet ai [nxënësi] aty... u habitshe krejt... sikur me ba ni labirinth edhe me thanë n’qit labirinth munesh me shku qatje. Po ti pse m’u ba kahre, tue kanë drejt!  E nja e nalsha, po e përsossha, e tani edhe përdorsha mjete t’konkretizimit; vetë m’u dufke me i punue, n’krejt shkollën pos une i kom punue (te shpija i marojsha). Edhe tani kur erdhën vonë, i kina pasë edhe kabinetin e mjeteve t’konkretizmit; e me shkollë Normale s’kisha përdorë asni tjetër; edhe knaqsi me nejt, me punue me thmi, ekskluzivisht me thmi klasëve t’ulta... A qyre tash, tash duhet m’u rreh me tâ [qesh]!

FK: Mledhjet e prindve a i majshi? 

RH: Po me rregull i majshum. Po veç ôsht kanë karakteristikë qi mledhja e prindve, qi ish nxânsi i shkëlqyshëm, pak kush vike, s’kish çka me lyp, s’kishe çka me dhanë këshillime; e ata qi ishin pak ma t’dobt, ma rrallë; po apet përdorsha metoda t’ndryshime, i thirrsha edhe me thirrje, ekskluzivisht me ba me m’ba probleme, se apet për msim s’m’intersojke, po ma s’forti u tutsha problemit, se ai nuk e kish veç për veti qi p’e prish vetën, po e prishke n’krah t’djathë e n’krah t’shmajtë, e përpara e përmas; katër a pesë i pengojke i pengojke mos me kanë i rregullt, mos me kanë i diciplinum. Po edhe ato i kom marrë çpesh, kom punue edhe jashta orarit t’msimit edhe me ata. Kom dhanë msim edhe me tjera landë, jo veç landët... se at’here ish nevoja, t’u dufke, deshte s’deshte. Kom dhanë Biologji, e kom dhanë Fizikë, e kom dhanë Kimi... e kom dhanë [qesh]... me zor m’u duft me msue vetën niher, e tana me hi n’klasë, se k’to landët e rëndomta... s’ka pasë aty, u kanë knaqsi! A po beson bre djalë, qi për Zotin, qaq fort e kom pasë n’zemër, kur kalojke kah klasa jeme dikush n’korridorit, kurr s’e dike a ôsht msusi, a s’ôsht msusi: kesh edhe s’kesh n’klasë! Se n’fillim edhe n’sjellje kom pasë qef, edhe n’pedantri me kanë; me ba me ba ni vi me ba me laps n’murë, thojsha: “Paja, me guhë ke me lpi e me fshi!” E tani ai s’guxojke me ba mâ [qesh]. Edhe i rrehshum kapak, edhe i qitshim... po mjafton, mjafton me t’qitë para shokve ai, me t’qortue!

FK: A punojshi vetëm ni [1] shkollë a n’ma shum shkolla?

RH: Jo, ka pasë... N’fillim jon kanë vetëm dy vetë ose tre vetë ni shkollë, a n’fund jemi kanë pesë-gjashtë dhetë [50–60]; jon kanë tre mijë [3.000] nxânës, sejcili klasën e vet. E n’fillim, po! N’fillim nëpër fshatra, nëpër venet rurale... Se n’fillim kom qenë n’Popovë, për herë t’parë, me 6 shtator n’50-ën, e kom çelë shkollën n’shtator, e aty jom kanë fikall vetë. Po at’here u kanë knaqsi, se prindërit fort u intersojshin për nxânës, t’interesuem; a tash e kryn krejt shkollën e bon vaki kurr prindi s’shkon n’shkollë m’ia kqyrë çka i kanë senet; se çdo sen qi ôsht i vlefshëm, lypet ma shum... E na atëherë e kemi pasë knaqsi me mujtë me pasë thmijë n’shkollë... Veç pak jom kanë... shumicën e kohës jom kanë n’Podjevë; n’shkollë ma shum nxânës, kushtet ma t’mira, shkolla e mirë, e pastërt, diciplina u kanë n’maksimum, kujdestar’t rrishin ditës, s’hishin kurr mrena n’sallë t’arsimtarëve, veç tue i kqyrë... se ata thmi (u mshelke dera)... e dalshin n’pushim... hajde me hi n’klasë, katër e pesë përnihere n’derë u gutshin (thmi) [qesh]. Edhe Shera [kolege e punës] u kanë pedagoge e mirë... se kom pasë une aty shokë qi pasha Zotin, gjynah u kanë me hi, me hi n’klasë, se jo me dhanë msim! T’pa sjellshum, t’pa kujdeshëm, t’pa shpirt. Une e llogaritsha kur hisha n’klasë, e llogaritsha qi nana e vet e ka përcjellë, i ka përcjellë thmijnë, ja ka ulë bukën, e ka veshë, e ka mathë, e ka la e ka çpërla, e ka porosit: “Po t’çoj n’shkollë/n’msim”; e m’u kthy ai: “Valla nuk ke msuesi aty!” Ôsht mëkat i Zotit! E për qata më ka bre ndërgjegjja... s’e kom lejue vetën kurr! 

FK: Te mosha madhore, veç folëm pak për karrierën tane, për punën... A mundesh me na folë edhe për martesën? Kur jeni martu?

RH: Edhe për martesë po t’tregoj: at’here n’shkollë Normale jemi kanë përmi dy mijë [2.000] vetë, krejt t’Kosovës; pej tyne nuk jon kanë nizet [20] femna; edhe prej tyne m’qilloi mue... qashtu me banim, edhe ni klasë, ni dhomë, edhe n’internat rrishum bashkë qaty, deri n’ora t’dymdhetë [12] t’natës msojshum (kina msue shum na, u dufke me zor); nji pej atyne, ni femen, nuk po thom u dashunue, po u shoqnum qaty me tâ, edhe e kish pasë edhe vllaun ajo n’qat n’klasë, i thotë vllaut t’vet, thotë: “O, vlla, me qit kolegë qishtu-qishtu, a bon me hi ma fellë n’biseda ma t’sinqerta, ma t’drejta?” Ai tha: “Po pse jo more!” Po i ri une, tash... Edhe flasim me tâ, e bahet gati krejt puna. Mirëpo mjerisht ose fatkeqisht ajo e kish pasë babën profesor, Rifat Berisha, pej Gilanit dikun, edhe ai ish kanë kryetar i Partisë Balliste. Partia Komuniste ballistat i urrejke... edhe e bâjn patare babën e sajna. Kur e bajn patare... ani qi u ba patare, po tani k’ta e internun n’Vojvodinë me krejt familjen, e m’hupi lidhja, meta! Masi meta nja disa koha, k’tu vllaznia ose farefisi (ekskluzivisht qikjo nëpër oda, bisedat ma t’mdhaja n’oda u bojshin), miqsia: “Valla e kom une ni çikë t’dajës”; ai tjetri: “E kom ni çikë t’kusherinit qishtu-qishtu, a bon me ja dhanë?” Mue s’ëm vesin hiq, po baba edhe vllaznija: “Hajde p’ja nxajmë qatâ!” — qi pasha Zotin: emnin kurr s’ja kisha nie atij fshati [qesh]; edhe ish kanë kismet u martova.Tani me tâ kom jetue tedhetë e tri vjet [83]. E në nderkokohë i kom pasë nân [9] thmi. Pej nân thmijëve: tre m’kanë dekë, gjashtë [6] i kom gjallë. Formova familje, familja t’pastërt. Ajo ish kanë edhe ma e edukume, po pa shkollë ajo, veç ma edukume se une. K’shtu qi kem pasë mirëqenie, mirësjellje nërmes vete. Ma qef kisha pasë me kanë ajo e para e shkollume, po masi u ba, masi ke edhe kjo e familjes t’mirë, kemi kalue mirë. Mirë jo, po shum mirë! M’ka dekë qe nja motmot e gjysë. E tash pej thmijve qi i kom: i kanë krye shkollat, krejt fakultetat, i kanë krye magjistraturën, doktoraturën, t’arsimum. Nja e kom mjekë, nja e kom arhitekt, edhe mesat e nipat e stërnipat krejt mâ me fakuleta (familja). Djelt e djalit (katër i ka ai djali), katër i ka n’Amerikë n’fakultet (dy çika e dy djem). Çika e tinaj u kanë n’qit shkollën e turqve k’tu [Prishtinë, Kosovë], edhe u kanë kjo në ni delagacion n’Indonezi me ba eksperiment ujnat, e e ka nxanë venin e dytë n’krejt shkollat e Botës. T’aftë thmija tanë, edhe sot jon qashtu nipat e mesat, renë. Renë e kom me magjistër, t’kallxova, t’psikologjisë, e ka krye magjistraturën. Edhe mesat i kom qashtu, krejt me fakullteta. Vetë jom metë n’xerro [qesh].

FK: E përment qi i keni pasë tre fmi... po kanë vdekë. A n’moshë t’hershme apo...?

RH: Po, t’hershme.

FK: A mun me na shpjegu pak qysh ka ndodhë?

RH: Tash po t’kallxoj edhe çka ôsht puna. N’fillim mortaliteti ka qenë i... i naltë shum. K’tu n’Podjevën tonë, e maj men ni mjek u kanë krejt; edhe ajo mjeke ruse u kanë; kom harrue ajo mjeke... pej n’Rusinë Cariste u ikë, pej kur u ba komuniste — Rusia Komuniste, u ik pej Shtetit Carist e u ardhë te na, e u metë k’tu n’Podjevë. Po u kanë nji ndër mjeket ma t’mira. S’kina pasë na... as s’ka dijtë kush çka ôsht mjeku i dhomëve, as çka ôsht i femnave, as mjeku i syve, as i kurrçfarë lamije... veç mjekë. E tani thmija tonë, yshqimi i dob’t, fjetja e dob’t edhe për qata. S’ka pasë... higjen s’ka pasë, kurrgja s’ka pasë! Po ma merr menja për qata, megjithëse te une paaak... se për herë t’parë qi kemi fillue m’u dokë qi jemi gjallë... na t’arsimit. Me veshje e me mathe, e me hejë, e me pije, e me... me krejt jon kanë t’dallum. Edhe pak sebep... si t’kallxova: edhe n’fillim s’ka pasë asnja i punësum te na, e tani qaty t’dytë m’kanë dekë! Veç nja i mrami m’ka dekë n’fatkeqsi t’komunikacionit, qitash mas luftës tonë qi ke, ndeshje, e tjerët i kom shnosh e mirë.

FK: Përveç punës n’Arsim, a u morët me naj punë tjetër dytësore?

RH: Une?

FK: Po. Naj biznes, naj...?

RH: M’u ka duftë m’u marrë me punë t’bujqisë, se kom pasë shum tokë, katër-pesëmdhetë [14–15] hektar i kom pasë. Ni vlla e kom pasë (kom pasë shum vllazni), po me mue qi u kanë bashkë, nja u kanë, ai u kanë n’Gjermanie, e nuk kish kush me punue tokën, mue m’u dufke me puntor me punue tokën. Mirëpo edhe tregti kom ba kapak, se mos me ja shtue qasaj rroge, me ja ba ni ndihem diçka, ajo nuk dalke veç për bukë! Veç m’u dufke edhe me tregti; e tani me tregti e pata marue ni shpi n’Podjevë, qi e kom tash n’katër kat. E bleva tokën shtrejtë, pej serbi, e marova shpinë. Edhe tani m’hoqën n’81-in, n’muejin maj dikun; para 1 maji na murrën n’burg, per krejt Kosovën, dyqin [200] vetë për nizet e katër orë [24h] i kanë marrë, krejt n’izolim, sebep qi u tutshin se mos p’e formojmë ni grup. Na qi jena kanë pak si patriota, na rujshin gjithë kur vijke Tita, kur vijke dikush, krejt na burgoseshin, na izoljshin, se mos po ja bajmë naj farë sherri. E tani aty n’burg na çuen n’Lipjan; n’dymdhetë [12] t’natës m’shtijn n’dhomë; kur hi n’dhomë, ish kanë Kadri Halimi [etnologu kosovar] edhe nji pej tyne, ky Mujë Rugova [ish-Rektori i UP-së]. “Pej kahit t’prun ty? Pej kahit t’kem’?” — tinxa, kadale folke. I thash: “Qishtu-qishtu...” E kemi nejt aty nja ni muej e diçka n’burg me ta. Po kemi kalue mirë shum edhe n’burg. Po me njeri t’mirë kalon njeri gjithkush mirë. Muja u kanë... edhe e kom pasë edhe ni kushëri t’Shaban Polluzhës, edhe ai arsimtar, edhe ai qaty n’dhomë tone... bojshum llaf. Dhomat i kina pasë t’çela, nuk e kina pasë me dry dhomën, veç kryesoren, a tjerat jon kanë... mujshum m’u en nërmjetë veti.

FK: Për Kadri Halimin, a munesh me na folë ma tepër? (Etnologu i parë n’Kosovë...)

RH: Mirëpo po t’kallxoj se Kadri Halimi ish kanë me karakter t’fortë, leje si pedagog, po edhe si njeri; e kemi nejt qaty na as qi e kemi ditë kush ôsht a çka ôsht, veç qaty kur jemi hi n’dhomë, m’ka ra mue fati, jom kanë ni dhomë me tâ edhe gjatë bisedave qi i kemi bisedue, e kemi respektue si prind; na jena kanë pak ma t’ri, ai u kanë... Mirëpo m’kujtohet qi çika e tina ka qenë e burgosun, jo n’Lipjan, po n’Mitrovicë, edhe ka diplomue qat’here.

FK: Drita... 

RH: Drita. Edhe na qarrosi do (se marrshum, blejshum jashtë... e kemi pasë ni profesor, tapall u kanë, ai u kanë i thojshum sekretar, e ai na bijke gazetat, e krejt), e tani na qarrosi ky qi i ka diplomu çika (n’mitrovicë m’doket edhe ajo u kanë e përndjekun sikur na). A përndryshe, tani m’ka ra rasti, tash, ni gardhë ndërmjet jom me tâ, ku e kom maru shpinë n’Prishtinë (n’dhetë kat e kom shpinë atje, po jo, e kena shit tash; banesa e marum, e shitëm); e masanena kom nejt apet me tâ, aty e kina bisedue për qashtje familjare, ekonomike, a din, qysh me kalue punën si kojshi... E u kanë njeri i matun! Aaa, i fjalës! Po edhe qiky nipi i Shaban Polluzhës, edhe ai ish kanë shum i matun, djalë i hjeshëm, djalë i zoti, i madh, krashnikë. Ish kanë nihere... se na pej shkollave dikurna kah fundi... sekretari ose ma mirë me thanë arkatari, e kina pasë pej mësuesve, nja a din kur jena kanë shum, a din qi po thom kolektivi i madh, e edhe i marrshum paret n’bankë, edhe shkon nihere m’i marrë ky paret n’bankë (kushërini i Shaban Polluzhës) jashtna sitarit aty, i thotë ni femen: “Smetes me Izagji napolje!” (Dil jashtë se po m’pengon!) “Ça po t’pengoj, breee?” — “Dora s’po m’punon kur po t’shoh ty!” I hjeshum ai, mashkull i zoti, femna, ku me ditë... Edhe tha t’dalë une... dikur ma vonë, thotë: “Hajde! Pasha Zoti për qita-për qita t’qita... m’fâlë se t’qita jashtë, se dora nuk m’punojke kur t’pashë ty!” E, e be m’ka ba, tha: “Katrëmdhetë [14] vjet me tâ jom shkue, me tâ, masanena...” E ajo ish ish kanë e shoqja e Dush Rustiqit; Dush Rustiqi u kanë sekretar komiteti serb k’tu i Prishtinës, hasëm i joni numër ni i shqiptarëve. Be m’ka ba, tha: “M’kallxojke ajo, tha m’thojke qi ka’iherë, qi ka ni orë/dy orë veç për ju m’flet, m’kallxon qysh m’ja qitë nërskamcën ju shqiptarëve!” Qy çka ôsht femna [qesh]!

FK: Sa qendrut n’Burgë?

RH: Ni [1] muej e diçka une, e dikush ka nejt dy [2] muej e tre [3]; dikon e kanë çue pej burgut tonë n’tjera burgje. E une kom nejt tridhetë e tri [33] ditë. Jo burg, po ai... nuk kena pasë drejt me pasë kurrgja me jashtë... me prek as hiç-hiç-hiç-hiç me kurrkon, a nërmjet veti asajde, po çka dush. Tahir Mehën e kanë pa’ vra qat’here, ngat ish kanë ai me shpi, krejt i kina nije luftimet kur u bojshin me tâ. Na u dhimke ne e gjithkujna, me familje me krejt; me aeroplana, me helikoptera me... Veç n’kit Botë absolute s’ka kurrgja. Ekskluzivisht me neve ka ba shum eksperimente Serbia. Nji ndër to u kanë eksperimenti me na marrë bukën. Tani u kanë mbledhja e armëve n’56-ën, n’55-ën. “Po çfarë armësh!” Thojke: “E kini topin n’sanë/n’kashtë/n’shtroj t’kafshëve!” — “Po çka na vyn neve topi, bre!” Veç me qellim me t’deklasue!

Kur kem n’burg, n’fund na morën n’pyetje, dy-tre herë na çojshin ata inspektor’t e supit, edhe çka ke ba: “Kurrgja, kurrgja, kurrgja!” edhe nime s’kishum kurrgja, se s’mujke kurrçfarë dokumenti me gjetë. “Po dyshoj!” — “Po ti me dyshue mun, me dyshue gjithkush...” Edhe na lirun t’pa fajshëm, mirëpo na suspendum pej pune (pej venin t’punes), jo veç mue, po krejt pej arsimit kush ka qenë n’burg n’ato kohë i izolum, krejtve na kanë suspendue pej pune. E mue m’çuen... m’caktun n’komun n’shërbimin e t’ardhurave shoqërore. N’komunë nejta nja dy-tre [2–3] muej ditë. Edhe e kisha objektin tem qi e kom marue shpin e ri, e kisha lokalin e mire, permi niqin [100] e diçka metra katror, edhe e shti lutjen, thom: “Me ja dhanë dikujna me qire ose me çelë vetë”. E shkoi n’Leskovc, e gjajë ni sipërmarrje t’tekstillit, “Leskovac Promet” u thirrke, edhe vjen ai drejtori e kqyrë, i pëlqen veni e krejt, u goditëm për qire e për puna e krejt. M’shtini mue n’punë, vllaun n’punë edhe ni punëtor tjetër. Tre vetë hin aty n’punë, edhe qiren me ma dhanë. Po qirenë ma dha përpara, për disa vjet. E qajo qire qi ma dha përpara, u avancova e ja pagova atij qi e kom pa’ ble tokën pej tina, ni milon e dyqin mijë [1.200.000] dinarë. Edhe tani e çela une lokalin aty, u morra me tregti, e qaty ja pash hajrin tregtisë në sipërmarrje, qi as fabrikë me pa’ kanë ma shum s’ja kisha pa hajrin; edhe qaty përparova. Mbas k’sajna ma dhanë lejen, m’hoqën, m’lejun m’u dalë pej shërbimeve t’ardhunave shoqnore n’komunë, edhe u punësova n’sipërmarrjen tregtare t’Leskovcit, edhe aty punum nja disa vjet... Tani edhe thmija e mi e panë qi profiti i mirë, u lidhën edhe ata me tregti (e tash jon t’punsum, dy djel i kom t’punsum n’Prishinë, privat, se u lejue tani edhe privatizmi)... e tash me atâ n’Prishtinë bleva tokë, marova banesa, dhetë katshe i kom marue objektin; i kina shit krejt, mirëpo kanë marrë tjera. E tash i kom dy lokale, depoja, se jo lokal, se për shitje depo me shumicë; njana ôsht n’Bardhos, njana ôsht ma poshtë pej Bardhoshit, qysh thirret, me qindra metra katrore, me vagona kem’, e qaty tash, jetojmë pej qatyne.

FK: Zotni Rifat, a mundesh me na folë pak edhe për demonstrat e ’68-ës? Kish me qenë me interes... 

RH: Po at’here jom kanë i punësum në Gjuro Gjakoviq (u thirrke shkolla jonë), i ka pasë përmi tre mijë [3.000] nxânës. Jom kanë kah shkoj pej shpije, qi u lshova pej shkolle, e i kom pa ni turrë t’njerzëve (m’bijke qendrës me dalë), edhe do shokë: nji pej tyne u kanë nifarë Nazif Lepaja (shok i jemi), thash: “Çka ô bre kjo turmë k’shtu?” Thotë: “Vallahi jon çue qishtu-qishtu rinija”... I kom pasë une dy-tre [2–3] vetë pej fshtatit tem, nja pej tyne u kanë qi ka majtë mbledhje, u hyp n’kânt t’borllogut edhe ka majtë mledhje qishtu-qishtu për paknaqsinë ndaj shtetit... qi po na bon tradhtinë; u kanë ai Sabit... nifarë i Orbançës (i fshtatit tem) ni Sabiti, tani u kanë burgos nja shtat’ e tetë vjet e dhetë [7–8–10], ka nejt n’Guliotok; edhe u kanë Brahim Demolli, edhe ai u kanë i fshtatit tem, edhe ai u kanë msues n’at kohë, edhe atâ e kanë marrë... nejse tash, qysh u zhvillue ajo nuk e di une, veç e di qi qat tubim, qat zhurmë qi e kanë ba qaty, jon kanë k’ta dy; e tani masanena u zbulue valla demonstrat qishtu-qishtu. Edhe Adem Demaçi ka pasë aty dorë, i ka shti njerëzit shum. Shaban Shala, t’kallxova n’fillim, u kanë i smutë, ka lue me top e ju ka prish gishti i madh pej topit, edhe shkon n’Prokuple n’spital, aty n’spital i ka qillue ni gjerman, ai gjermani e sheh qe ky ôsht kundra serbve, e ka indoktrinue, edhe ma s’forti qaty e ka marrë indoktrinimin ose vullnetit me kanë... Qato, qaq di! Tani masnenaj dijnë tanë. Veç për qaty, qishtu-qishtu thanë.

FK: Qysh ju kujtohet kontakti i parë me shpikjet, si: televizioni, radioja, fotografija?

RH: Me t’tregu t’drejtën, na jemi kanë bashkësi e vjetër, pa kurrçfarë mjetesh. A t’kallxova pak përpara qi as rrymën mâ s’e kina pasë dej vonë! Elektrifikimi u ardhë te na n’70-ën (n’fshatin tonë). Edhe për me i pru, e kina pasë planin pej komune, me i ngjitë vetë shtyllat e telefonit, edhe te t’televizorit; e i kemi ngjitë ato shtylla, vetë i kemi trasue, une me ni shoq, pa pasë kurr... E tani rryma erdh... se na kena qenë jetë patrarkale, sikur n’shekullin e pesëmdhetë [shek.15], me llama t’gurit. Po a ka knaqsi ma e madhe përveç tjerave, veç dritën qi e kina pasë! Tani mas k’sajna, drita na i ka pru edhe râdion edhe televizorin; e kemi ble râdion edhe televizorin. Por televizori u kanë ni ndër ma t’lumtunat qi ka mujtë me qenë t’lumtun na, për arsye qi na ka lidhë me botën, edhe na i ka zgjenue t’pamunit e synit. At’here na kurr s’kemi pasë... kurr s’kemi pa as ndeshje futbollistike, as s’kemi pasë sportive, as kurrgja; edhe zhvillimet qi jon ndodh nëpër botë e nëpër tjera vene, nëpërmes televizionit i kemi ndigjue, edhe nëpërmes râdios. E m’kujtohet... u kanë senzacion për neve, qi për herë t’parë Muhamed Alia (Kasios Klej qi i thojshin) ka boksue... po ni bokseri ma i mirë n’botë n’at kohë, po edhe tash hala; e na i ndigjojshum kah na... dikur natën, mas orës nji t’natës, dy t’natës, edhe vishin u mbledhshin gjithë, shumica (se at’here s’kanë pasë tanë televizora, veç na, dikush qi jena kanë ma përparimtar), edhe vishin edhe pleqtë qi as nuk besojke për shum... fanatika t’fesë, e i pajshum ato bokserat kah lujshin, u knaqshum. Po ekskluzivisht qi k’ta tontë, qi kanë qenë bartës të fesë, ata kur e pajshin qi emnin Muhamed: i lejshin mêt [qesh]! Muhamedi... edhe ky u kanë zotni mashkull! Edhe qishtu.

FK: Po me fotografinë, me fotoaparatin kontakti kur...?

RH: Fotoaparatin boll pak i kemi përdorë na. Vonë, vonë i kemi përdorë, mas ’60-ve. S’ka pasë kurkush fotoaparat; n’krejt Podjevës nja u kanë. Edhe ai u dufke me shku ose aty, ose m’ja marr fotoaparatin, ose me ardhë ai vetë me fotografu.

FK: Si u quejtë ai fotografistë? 

RH: Vallahi, kom harrue!

FK: A ka qenë shqiptar apo...?

RH: Sërb. M’kujtohet kur jom martue n’51-in, jom shkue e kom marrë fotografistin, e kom rregullue, ma ka rregullue ai... muret e tona qysh kanë qenë t’vrazhda, e kemi qitë ni qylym, edhe te qylymi nusja... e ka fotografu nusen, edhe mue m’ka fotografue me tâ. E qatâ e maj n’men. E tani dikur ma vonë kemi marrë fotografi, u ardh ai fotografisi edhe nëpër klasa na ka fotografue tanëve, edhe kur jemi dalë n’shetitje, u ardhë fotografisti na ka forografue. Jon kanë senzacion ato t’mira. Se mue m’ka dekë bâbâ edhe m’ka dekë nâna: kurr s’um ka lanë fotografi, kurr nuk e kom ni fotografi tina! Se at’here s’e kanë përdor... as për letër t’njoftimit s’ka pasë. 

FH: N’radio, cillat emisioni i ndëgjojshi?

RH: Edhe radion kur u ardhë rryma... tani edhe radion, emisionet, po ma s’shumti t’Shqipnisë, Kuksin. Kuksi u ndigjojke k’tu kah na; e lshojshum edhe Radio Prishinën, kangë e valla popullore, shotën, qito.

FK: Ma herët ju pyeta: “Cilli ka qenë qyteti ma i madh n’fmini qi e kini vizitu?” 

Ju thatë Prishtina.

RH: Prishtina [qesh], po de! Po une menova për trullin, venin tonë.

FK: Po pas Prishtinës, cilli ishte ni ven tjetër, ni qytet ma i madh... 

RH: Pos Prishtinës, kom qenë n’Zagreb, n’Beograd po, Zagreb po, n’Jugosllavi, se i kemi pasë do shtesa ose ndihmesa t’udhtimit: tri herë nëpër n’Jugosllavi m’u sjellë u kanë edhe tani pa pare, ose do i kina pasë shtadhetë [70%] përqin pa pare. E masanena jom dalë edhe jashtë atdheut. Kom qenë n’Gjermonie, kom nejt nja nizet [20] e diçka ditë; tani jom dalë n’Francë; kom qenë n’Austri (qi kom nejtë), Austrinë, Çekinë, Sllovakinë, Poloninë, Rumaninë, Bullgarinë, Turqin.

FK: N’cillën moshë i ke ba k’to vizita?

RH: N’moshën tridhetë [30] vjeçare.

FK: Sa ishit n’marrdhanie pune k’tu si msus apo...?

RH: Po, po, sa jom kanë marrdhanie pune.

FK: A ishin organizime kolektive?

RH: Kolektive edhe k’to. Edhe organzime kolektive kemi pasë, por edhe individuale (kolektive edhe individuale). N’Turqi kom qenë disa herë, n’Bugari disa here, n’Rumani qashtu edhe n’Poloni, n’Austri (n’Austri, mirë, thashë).

FK: Cili pej k’tyne vendeve t’ka pelqy ma s’shumti? (Qi e kishe veçu.)

RH: Ma s’shumti Gjermnia; kom nejt nizetë [20] e kusur ditë. A n’k’to kom nejt kah tri-katër [3–4] ditë. Turqia at’here ish kanë xerro [0], megjithëqi tash ka përparue; edhe n’Turqi kom nejt shum, ka katër-pesë ditë [4–5], po shum here. 

FK: N’Turqi a shkojshi te dikush i afërm apo...?

RH: Jo, jo, jo. Ma s’shumti jemi shkue m’i kontrollue shkollat. Edhe n’Poloni kur jom kanë, shkojshum te drejtori i shkollës, me udhëzim pej k’tuhit edhe e vizitojshum, bashkëpunojshum me shkollat t’atjehit.

FK: Ju keni lindë n’Obrançë (na tregut ma herët), po kur u zhvendosët n’qytetin e Podujevës?

RH: N’73-ën, qi e kom marue shpinë e jom vendos. Për n’Podjevë, kur jom ardhë, e kom pasë ni arsimtar të Biologjisë malazezë, me tâ rrishum shum, zâvendës drejtor u kanë; kur ishum pushimet e lira ose dalshim k’shtu nëpër kafe, e ai ma propozoi, thotë: “A po don me ma ble shpinë teme?” Kisha pak pare, e dijke edhe ai qi kom pare, masi e kisha vllaun n’Gjermanie, edhe ke kismet e bleva shpinë e tina (n’qender, qatâ qi e kom). Kur e bleva shpinë, me i vét vllazninë — ata i kom pasë t’mrapametun... Edhe e véta Selim Obrançën: “Selim bre, e kom filan shpinë n’pazar, t’filan malazezit, a e blej?” — “Sa po ta man?” — “Qikaq...” — “Jo, nalu! Po t’kallxoj diçka, ni proverb popullor: A ki mundsi me ba ni thesë pare e me ja mshelë grykën e m’i thani atij ‘haj [merri] paret!’” (Qy çfarë krahasimi m’dha!) — “Jo, veç për qatâ qi i kom njet me i marrë, i kom!” E tani ke kismet, e morra, e ndertova shpinë, e u shpërngula pej Obrançe erdha k’tu për shkollimin e thmijëve ma tepër, edhe jeta ma e mirë. E tash halâ jom n’qatâ, e djelt i kom n’Prishtinë (dytë i kom n’Prishtinë).

FK: E përment Selim Obrançën, pleqnarë i njoftun... A mundesh me na tregu ma tepër për tâ? Diçka qi kish me qenë me interes... 

RH: O vallahi po t’kallxoj... 

FK: Kur keni ndëgju ma s’pari për tâ?

RH: Thmi kur jom kanë une, thmijë e kom njoftë une atâ, edhe ai m’ka njoftë mu, se kena pasë marrdhanie t’mira familjare nëpër oda, qi t’kallxova pak përpara, ky u ardhë n’odë. Veç edhe ni proverb për tâ p’e tregoj. Pat ba ky mirë shum, qi n’llap s’ka ba kush ma mirë se Selim Obrança. I ka ra kushtet për me na pshtue pej bugarve edhe pej serbve; e tani shih, shum njerëz ka pshtue me qinda, tue i gjetë njerzit nëpër kotar t’thive, nëpër kosha t’kallamoqit, t’burgosun... edhe m’i pushkatue ma vonë. M’kujtohet ni fjalë e babës... kur m’tha: “Selim, ishalla ta merr Zoti amanetin qitash!” — “Mâ bre Brahim, se tridhetë [30] vjet s’i kom, po gjynah!” — “Jo, jo, po t’kallxoj une pse: se t’jet’ qiky pah; s’e nuk munesh me majtë kit pah qi ta ka dhanë populli i Llapit, e për qata po t’thom!”

E, aty, m’ka metë ajo fjalë n’krye. Selim Obrança u kanë njeri vigjioniçarë, ka pasë... jo me shkollë, po me dije, qi e ka kreue Perenie; u kanë i drejtë, u kanë i aftë, u kanë... Edhe ka pajtue shum njerzt; kur i ka thanë ai për diçka: e kanë ngue tanë! Se t’kallxova ma përpara, se ka pshtue shum njerzë prej vdekjes t’sigurt edhe aty i ka metë fama, edhe i kanë besue tani njerëzit. Selim mâ!... Mas Luftës Dytë Botnore ka qenë edhe gjykatës, ani qi s’ka dijtë, po ka qenë i drejtë. E po ta kallxoj ni rast për gjykim (ka qenë edhe prokuror), e ni rast i kish pa’ ndodhë: shkon ni femen e paraqet n’milici qi m’ka dhunue bâba (nuk e di çka hamamin, zaher ka pasë thmi). Edhe shkojnë ata e marrin, e ja çojnë Selimit at plakë; Selimi e merr n’pyetje edhe e parashefë me mendim t’vetin qi nuk ôsht e mujtne kurrqysh, veç po rren ajo! E qaty m’ka thanë mue: “Rifat, kur e kom zbulue qi ôsht rren e nuk ôsht e vërtetë ajo, une nuk e di knaqsi mâ t’madhe qi kom nije kurr!” E tani e kish pa’ marrë k’tâ, rojën, thotë: “Çoe, shtinë qaty pak!” E shtijnë, e rrehin pak, e e prenon ajo meniher: “Jo vallah s’e kom me bâbë, po me filanin!” 

“A ka knaqsi ma e madhe, — tha, — qi ja kom zdritë ftyrën!” — se u kanë me ftyrë ai! E qatâ tha: “Kur e kom zbulue, m’u ka gâ qi dyjeja u ba jemja! Se me zbulue ni hajn, kurrgja, e zbulun ni milion [1.000.000], ni milion [1.000.000] kurrgja s’jon, çka ôsht ftyra!!”

FK: Dalngadalë... veç po vijmë te periudha e viteve ’90-ta, te lufta e fundit... A mundesh me na thanë diçka për kit periudhë?

RH: ’88-ën e ’90-ën, e ’87-ën kah na nuk ka pasë... po pej Drenica luftojshin e i nijshum na kah luftojnë; thojshin qi s’po na vjenë kah na... na erdh edhe neve kah dera, na përzanën pej venit tonë!

FK: N’kolonë... 

RH: N’kolona t’ndryshme... Muj me ba ni krahasim, qi e kom lexu n’libër: me 7 janar 1921-in, ditë dimri, ftoftë, jon ardhë ushtria serbe, paramilitar’t edhe popullsia, e i kanë sulmue fshatat sefte n’Popovë, n’Lupç, (Lupç i Epërm, Lupç i Poshtëm); kur e kanë pre Prapashticë e Keçekollë, edhe at’here kanë qenë i njëjti skenar, sikur qiky qi e bani Milloshi [Sllobodan Millosheviç], me ushtri me paramilitar, me rezervista, si me thanë, edhe me popull. E tash edhe k’si hovi, i njëjti skenarë ka qenë: nuk kanë zgjedhë kurrçfarë mjetesh, veç qysh me vra e me pre; i kanë pushkatue, i kanë pre, i kanë vra, i kanë masakrrue, qi m’ja shti frigën popullsisë, për m’u hjekë, m’ja hup vullnetin! Kjo nuk u kanë luftë, po u kanë masakër! Nuk u kanë luftë, se luftë thirret kur dy vetë nërmje veti... cilli p’e rrxon ose cilli p’e mytë, ose dy ushtri kur luftojnë nërmje veti. Po na nuk kemi pasë ushtri t’fortë ashtu. Po Perenia na çoi qit UÇK-ën, ja shtini... se niher për niher, masakër kanë ba! Milicija vike drejt n’shpi, e t’thojke: “Dil k’tu! Zgjedhe cillin dru... preje cillin dru po don me t’rreh!” A ka ma demokraci se “po t’shti me zgjedh drunin me t’rreh!” Eh e tani kur dul UÇK-ja, k’ta nuk guxoftën me dalë me rreh njerëz ma kurr n’Katun, ja ndërpreu qatâ... E tani ma vonë banë masakër, po me ardhjen e Vokerit (William Wolker), gjeneralit Voker, k’tu te na qi ke edhe e vërtetoi qi nuk ôsht luftë, po ôsht masakërr (kur i kanë pre ata nizetë-tridhetë [20-30] burra e gra e thmijë e) [masakra në fshatin Reçak]... edhe ju lue tani serbëve... e hupi luftën! Deshti Zoti... (se Zoti s’e len kerkon për pa ni derë a pa ni dritare) e pruni Amerikën; Amerika e bombardoi, e deklasoi. Veç une e maj n’men edhe Luftën e Dytë Botnore. N”Luftën e Dytë Botnore për dymdhetë ditë Jugosllavinë e ka asgjasue gjermani, Hitleri. I ka pasë edhe aleatet, veç kryesore Hitleri. E une masi e majsha n’men Luftën e Dytë Botrore, thash Amerika dhe aleatet e vet qi i patë ma t’mdhajë: Anglinë e Francën, e Gjermaninë e... thash k’to për nizet e katër [24] orë e bon... e hangër dreqi e majti shtatë-tedhetë [70-80] ditë... e na kanë ba masakërr, na kanë masakrrue shum: me thmi e me burra e me gra, e me dhunim e me... S’u kanë luftë kjo! Luftë: kur ôsht ushtria ni anë, tjetra ushri tjetrën anë, qajo ôsht luftë!

FK: Sa ka ndryshu bota prej qi ke qenë i ri? Qysh i ke përjetu k’to ndryshime për kët periudhë?

RH: Tash me ba krahasime... po t’tregoj qi na kemi qenë sikur n’shekullin pesëmdhetë [shek.15]. Jo vetëm na, po krejt bota. S’ka pasë kurrfarë... E zbulimet qi jon ba mrena qityne vjetve t’fundit, me mija vjet nuk ka pasë k’so zbulime! Se tash, ma s’pari, njerzit nuk e kanë ditë kur u nxânë dielli; 1960-ën a kur u kanë nxânë dielli ’ihere, populli nuk besojke kurrqysh qi e din kush: “Qysh? Ajo ôsht veç puna e Zotit!” Mirëpo Zoti ja ka dhanë njerzit ment, me ment tu i zhvillue, menja e ka zhvillue edhe teknologjinë, teknikën, e me k’to ka mujtë m’i dijtë krejt edhe atmosferën. Tash p’e din kur ka me ra shi, kur ka me ra borë, kur, qysh ôsht moti. Qinpërq... jo qinpërqin [100%], po dhetëmijëpërqin [10.000 %] ka ndryshue jeta; edhe nëpër spitale, nëpër krejt, t’gjitha lamitë e botës. N’karrierën time tedhët e katër-pesë [84-85] vjeçare, çka maj n’men, mos me dhanë me shifra, se jo niqin [100] here, jo ni mijë [1.000] herë, po dhetë mijë [10.000] here ka ndrrue bota! Se përpara kemi qenë si n’shekullin pesëmdhetë [shek.15], veç me mjete t’krahut e t’fuçisë, e jo t’menjës. E tash ka ndryshue shum, tash ka ndryshue, për shembull, me telefonin qi e ki n’xhep munesh me dijtë krejt kah po shkon, i din rrugët, i dinë krejt objektet e ndryshme, e dinë orën, tâna... edhe ka ndryshue. Po edhe qielli ka ndryshue, edhe atmosfera ka ndryshue. Ti, a e pe... ndigjova ni ditë: nizet [20] here para nizet [20] vjete ôsht rritë temperatura n’botë e nxehtsisë: nizet [20] here ma e madhe! A p’e sheh qi tash kah na... Une e maj n’men... kurr s’ka mujtë me kalue dimën për pa pasë borë, po jo borë, po borë e madhe, qi përmi avli hypke, e tash gati u ba te na nxehtësia si mesdhetare.

FK: K’to shpikjet e reja, si: telefoni, kompjuteri... a i përdorni?

RH: Po, po qysh jo [qesh]! I përdorin thmija sa troha... p’i përdorin telefonin edhe dijnë krejt... halâ, halâ parashkollor edhe din me përdorë telefonin, edhe kompjuterin. E k’to... zbulimi ma i madh n’botë.

FK: Se e shoh edhe ju qi e përdoni vajberin [viber]... kur m’kini kontaktue...

RH: Jo bre jo [qesh], po une... po stërnipi jem e përdorë, edhe bile me m’udhëzue: “Babgjysh nalu; qe qishtu-qishtu!” S’ka, ka shkue shum larg... Une e ndëgjova ni ditë e kishin zbulue edhe ni trup t’njeriut hibrid, kur plagoset dikush, i hiqet ni copë mishi, ja ngjet at mish, hibrid, edhe mathet, veshët meniher, për ni orë i harrnohet.

FK: Veç erdhëm te pjesa e fundit, te pyetja e fundit e intervistës... edhe ni pyetje du me jau ba: cilla ka qenë dita ma e lumtun qi e man n’men?

RH: Dita ma e lumtun për mue edhe për krejt popullin shqiptar u kanë me ardhjen e Hitlerit [Adolf], qi na ka hjekë kamën pej qafe qi e kemi pasë, edhe na i ka pru shkollimin; për herë t’parë qi me anën e shkollimit kom mrri une, edhe kena mrri... përpara. Dita ma e lumtun n’jetën teme ka qenë kur jom punësue n’Arsim edhe e kom marrë ditarin n’dorë qi me arsimue dikon tjetër kon. Tash pej meje kanë dalë doktorra, inzhiniera, t’gjitha lamitë e ndryshme. E ajo ôsht për mue... jo n’baza materiale, po n’baza morale... mase i knaqun jom/jom kanë qi m’ka ra shorti, edhe jom arsimue vetë, po edhe kom arsimue dikon tjetër kon.