Rifat Ibishi

Intervistuar nga: Egzona Azemi

Kur jena shkue tu stanica e vozit n’Lupç, n’Vranidoll, jon’ dalë shkijet qi e kishin pa’ minirâv udhën, n’kryq t’kulin’s kénë, e jena kthye n’Lupç

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

06.02.2018

Lokacioni i intervistës

Fushë Kosovë

Vendi i lindjës

Bellopojë

Tranksriptimi

EA: Sot jemi në shpinë e zotit Rifat Ibishi, ai ka me na fol për jetën e vet. Baca Rifat n’cilin vit   ke lind?

RI: N’tridht’ e parën [1931-tën].

EA: Ku ke lind’, n’cilin vend?

RI: Bellopojë.

EA: Po a?

RI: Po.

EA: A po na kallxon pak për fëmininë tane qysh e ke kalu n’Bellopojë atje... Qysh keni jetu?

RI: Kena kalue n’ditë t’Serbisë, tri [3] vjet sa u ku kânë Serbia mejtep jena kânë, mejtep.

EA: Mejtep.

RI: Arabisht kum knue katër [4] vjet. Mas katër [4] vjete hini gjermani e, jena shkue shqip; na msojke ni mulla Hashimi n’libra, arabisht, mulla Qazimi – te dy [2] pej Tërrnave. Dy [2] ditë n’javë na msojke arabisht ky, tri [3] ditë na msojke shqip. Ai u kânë hoxhë edhe ma i fortë, shumë u kânë. E ky u kânë hoxhë, na msojke veç arabisht, deri u hi partizani. Kur hini partizani, ikum, dulum n’Prishtinë e nejtum gjashtë [6] javë; natën e funit qi u hi jena ra, tu’ ni [1] turqeli jena kânë aty. Veç ni [1] djalë e kanë pasë edhe ni [1] plakë. Natën jum çue me dalë jashtë... kur jum çu’, pe nij kishën bam bam, bam bam, bam bam... ; i’djalë [1] e kanë pasë edhe ni [1] çikë, ajo turqelikja, e, pe thrret babën, se s’dike bash mirë shqip – “Emino hoxho”, “Hë?”, “Emino hoxho”, “Hë?”, thotë “gjaur gjolldi”, pô, s’dike shqip mirë, pô – “shkau erdh”. Thotë, “a pe nien kishën kah kërset”. Kurrë nuk flejtum. U kânë kah sahati nimdhetë [11], deri n’sabah. Kur dalum, ulicat jôn’ mush’; do ikun, do vinë. Mustafë Hoxha i Nishefcit e kish marrë përpara po ecë, se ai u kânë komanant nër kumunista, e sokaqeve po vjen. Dulum’ u kapum mas tina, uuu... krejt çka kish, sikurna ktyneher qi shkojshum për ni [1] maj. E, po sillum sokaqeve. Kur jena shku te xhamia e midisme, aty ishin rrasë shkije, ishin rrasë, po ai u kânë kumunist.

EA: N’cilin vit kjo që po e kallxon, ka ndodh’?

RI: U kânë…

EA: Përafërsisht, sa vjet i ke pasë ti at’herë, a t’kujtohet?

RI: Po, tash për me vjet duhet me ditë Ragipi ma mirë... e kum ditë po um ka hup’.

EA: A je kanë fmi a?

RI: Jo, jum kânë dikun tremdhetë [13] vjet, tremdhetë [13] vjet i kom pasë.

EA: A n’Bellopojë aty, a n’cilin ven?

RI: Jo, n’Bellopojë i lindun po, po na erdhum tana’ khâ, ikum prej shkau, nejtum’ gjashtë [6] javë atje. Tana’ dulum aty, kena nejt’ nja dhetë [10] ditë, [nuk kuptohet], e dulum tana’ katunisht, çka ken aty... Jena bâ vargu i kerreve pej kodres t’shehrit e, po thom, gati n’Jugoviq kerre, që dulum me shku nëpër katun.

EA: Po.

RI: Kur jena shkue tu stanica e vozit n’Lupç, n’Vranidoll, jon’ dalë shkijet qi e kishin pa’ minirâv udhën, n’kryq t’kulin’s kénë, e jena kthye n’Lupç aty, kena bujt’... I kena pasë do sebepxhi, ni teze e nanës e, ni... E, kena bujt’ aty e jena çu nesrit, kerret, e jena mush’ skej prruge pej Lupçi t’pöshter e dekternaj jena ardhë tu Bugurdolli, ajo udha qi hin n’Shakovicë e del…

EA: Po, po.

RI:… natanë. Na kanë kthye shkijet aty e t’na kanë deshë e na i kanë marrë teshat qi i kishum, teshat; i kishum ble pej gjermonve, e llapqint, dathun’, veç n’çerapa... e, jena ardhë... shi, arave, ni udhë nëpër lluga aty, e, dulum te shpija. Si jena ardhun... çka me ardhë... mixha me ni [1] vlla u kânë atje, ishin kânë ton’ tubë aty; shtatë a tetë [7 a 8], e t’jon’ ardhë bugart t’nesrit.

EA: Bullgart a?

RI: Bugart.

EA: Po.

RI: E t’na kanë fshi çka kena pasë... do pula e do...

EA: Po.

RI: ... ni [1] kali e ni [1] lopë e... do i rrehën e do... Pej atyhit kena nejt’ tana ni [1] muj’ ditë qashtu; nuk metke ditë qe s’vishin herë shkijet, herë bugart; herë shkijet, herë bugart. Dikur, u nalën pak, shkijet vishin na qitshin pula, ka’ katër [4] pesë [5] pula, m’ia dhanë për ushtri se fukarallak...

EA: Po. Baca Rifat, kur je kanë fmi at’herë po kthehum pak... Baba, qysh e ka pasë emrin?

RI: E ka pasë Emin.

EA: Emin. E nana?

RI: Mihane.

EA: Sa antarë... sa familjarë jeni kanë ni [1] shpi; sa fmi jeni kanë ju, ma s’pari?

RI: Jena kânë, tre [3] vllazni jon’ kanë ata.

EA: Baba.

RI: Po. Mixha ô kanë, i ka pasë shtatë [7] çika, djel hiç.

EA: Po.

RI: Po, baba jem i ka pasë pesë [5] djel.

EA: Ju domethanë pesë [5] djem jeni?

RI: Po, pesë [5] djel – njô [1] u kânë pej babe, na katër [4] jena kshtu, edhe dy motra; njana â ktu, njana... jo volla, dyja, qato dy motrat.

EA: Po, po, i pashë.

RI: Edhe tana’ u rritum, u da mixha i vogël, metën baba – se mixha s’ka pasë djel hiç – met mixha me neve, me ni [1] vlla pej babe e kena pasë, e, metum dekternaj... koxha ni kohë t’gatë, khâ; me datë spo muj me t’kallxu, veç diku nja gjashtë [6], shtatë [7] vjet nejtum me mixhë. Mixha s’ka pasë djalë hiç, ai vllau pej babe.

EA: Po.

RI: Mixha i tha bab’s tem, “Pe marr Rifatin...” – une isha ma i madhi i katër [4] vllaznive edhe dy [2] motrave.

EA: Ti ma i madhi je?

RI: Ma i madhi. Ai vllau pej babe ish ma i madhi... s’ô kânë i martun’ at’here... ma von’ tana’ u martue ai.

EA: Po.

RI: U da edhe ai, e blemë ni [1] shpi pej ni shkau; ai met me mixhen aty, mixha tha,“po ta qes ty”, thashë “jo miraq nuk due”, thashë, “ky s’ka... ma fukarallak... Qitja tokën ktina, tak”. Une jom shku n’Pödjevë, m’ka qillu i njofshem, se pesë [5] motra jon’ kanë t’mixh’s e, tana’ ky u bâ sikur me kanë djali i mixh’s, ky vllau. I kanë tash shpijat, pesë [5] vllazni, baba i tyne te Kryshefci. Tana’ u damë na, e, met mixha me atë djalin deri u dekë; rrnun’ nja... s’di sa vjet... dej u martova une, edhe i ka dekë edhe ni gru masanej; e martum’ edhe i’ herë atâ – tri [3] herë e kena martu’. Veç kjamete, skame... Dulëm n’atë anë, n’shpi t’shkaut nejta nja katër [4] pesë [5] vjet. Dul mixha pej atyhit, me ardhë dikush me hi aty; ky s’kish me çka me ble, po. E bleva une pej tina.

EA: Prej mixhës?

RI: Pej mixhe, e dola apet se u kânë udha veç na dajke; dola une me vllazni.

EA: Bashkë krejt.

RI: Po, me pesë [5] vllazni; jo, me katër [4], se ai u kânë, met me mixhen n’at’ anë; kur u damë pej mixhe na dulum n’shpija t’shkaut, i kum pa’ ble sikur tu prruga; ai met n’trull’ t’moçëm.

EA: Ju a jeni dalë n’ato shpija masi që jeni martu, a para se me u martu?

RI: Jo, masi jena martu.

EA: Sa vjet i ke pasë kur je martu?

RI: I ka pasë valla nja pesë [5] vjet.

EA: Jo, jo – ti, sa vjet i ke pasë kur u martove?

RI: Une a?I kom pasë, nizet e njò [21], s’i kom pasë...

EA: Nizet e njô [21] a...? E gruja sa vjet i ka pasë?

RI: Gruja u kânë ma e re se unë tri [3] vjet.

EA: Po a?

RI: Shtatëmdhet [17] vjet, se nuk e bojshin niqah n’komunë për pa i bâ tetumdhetë [18], po qillun’ edhe aty t’ngjofshem, jon’ kânë do aty, e bânë tetumdhetë [18] vjet.

EA: Ia rritën ni [1] vjet a?

RI: Po, ajo e re u kânë, e bânë tetumdhetë [18] vjet. Po mas katër [4], pesë [5] vjete tana’ kena pasë fmi, se nime u kânë e re... po u kânë çika e mixh’s e martune për ni mixhë t’sajna, çika e mixh’s.

EA: Po.

RI: Tana’ ajo i kish pa thanë mixh’s, bab’s t’vet, thotë, “Babë”, “Hë?” – thotë për grue teme, thotë, “Po dojnë me lyp’ ni ven e, tyben po kanë qef me ia dhanë”, thotë  “... e, i thashë burrit”.

EA: Pse s’kanë pasë qef?

RI: Me ia dhanë atje... ish kânë fukare e, e kishin pasë mik, e me ia dhânë qysh... mos me ia dhânë qysh... thotë, “Hajde ma heret biru n’shpi”, thotë, “ta ‘epin doren ty” thotë, “burri jem”, mixha edhe ai baba i vet. Se ajo u kânë, e ka pasë çikë... gruja jeme, çikë t’mixh’s, e ka pasë t’shoqen e Nazmis’, qi osht Nazmia i Malokve. A pi ngjeh Malokt ti aty?

EA: Te dajt a? Veç i di kshtu, se nuk i njoh.

RI: Ajo qysh e ka emrin... Shehide.

EA: Se nuk i njoh une ata shumë.

RI: Po, e Shehidja u kânë; babat vllazën me grue tème. Tash e shitum’ atje krejt.

EA: N’Bellopojë a?

RI: Po, n’Bellopojë e shita, po ky vllau nuk e shiti deri dola u’. Kur dola une thotë, “Vollahi pe shes edhe une”, e shiti ai atje. Une e pata marrë qit ven qitu katër [4] hektari, jena kânë katër [4] vllazni, une ma i madhi; t’martum t’katër [4] jena kânë, e tana’ ia gjeta ni ven edhe ati’ vllaut, osht’ udh’s t’Kryshefcit, e pruna edhe atâ... erdh  ktu, qai vllau pej babe qi thashë. Erdhum ktu tanaj për kjameti.

EA: Keni jetu krejt bashkë ktu, a?

RI: Une, bashkë jena kânë...

EA: Me vllazni.

RI: Po, me vllazni vallahi... qe nja pesëmdhetë [15] vjet qi jena da.

EA: Po a?

RI: Se kena nejt’ dej i kum martu t’katër [4], domethâ qi jena martu t’katër [4]. E patën fmi, e bleva tökë e, bleva kumbaj’ e, bleva traktor e, i hidisum renet... katër [4] hektari trull. Po dahum, kta te dy t’voglit i kanë pasë gratë kusherina, na i kena pasë motra me kit vllaun e dytë, e...

EA: Qysh u dat’?

RI: U damë... i pari e murr, une thashë, “A i dajmë me short?” Mixha u kânë gjallë, tha, “Jo” po tha, “qysh jon’ vllaznia qashtu danu’”. T’paren shpi qysh u marue une, t’dyten i dyti, u kânë... i kena pasë gratë mötra me tâ.

EA: Po.

RI: I treti e murr t’treten, i katërti t’katrën. U damë. Traktorin ia lashë me gjithë prokolicë e pllug se s’ishin n’punë... ia lashë vllaut t’vogël.

EA: Po.

RI: Po. Kombajn e kum pa’ ble, ia lashë vllaut t’tretë; kerr e kali ia lashë vllaut t’tretë qi e kisha baxhanak. Une... katër lopë, ni lopë e kum marrë e jum dalë.

EA: Veç me ni lopë?

RI: Ni lopë e kum marrë. Kur erdha, dulum pej öde e, ken’ gjinja aty... Ata s’folshin kërkush, as gjinja s’dishin... mixha u kânë ma i moçmi, po nuk ô përdorue edhe u plak... s’dike me fol’.

EA: E vet u dat’ tani ju?

RI: Poo!

EA: Vet i keni da krejt?

RI: Jena ungj’, po bre, nja tre-katër [3-4] sahat fol, fol... “O mixhë”, thom, “pse nuk fole dej tash?” Tha, “tyben po di qysh...”, thashë, “Po t kallxoj u’” – “Hë...”, thashë... jo – mixha tha kshtu; “Ven’, troje, s’kini me ndrru hiç”, se i kishum maru shpijat, t’katrat i kom pa’ marue, tha, “qysh i kini maru shpijat, qysh jon. I pari t’paren; kta jon’ t’ri.... s’di çka ô oda; çka i vyn’ oda ktina qi nuk e din ku ô dera e od’s? Krejt miqtë e çka ka” tha, “tu ti vin’. Ti n’t’parën”. “Vllau i dytë” – i kena pasë gratë motra – tha, “n’tdytën; ai i treti n’tretën...” – ata i kanë pasë gratë kusherina, po... e, ren... Une ni lopë; ata ka ni lopë edhe i treti e murr kombajn, ia dhashë; i vogli traktor e prokolicë. Une ni [1] lopë e mora.

EA: Po.

RI: Kur erdha, po m’thotë gruja, “Çka ke bâ?” thashë,  “A pe sheh deren ku ô?” –  thashë, “pse s’vishe n’odë me i da ti? Thashë, “Une i kom vllazni... une boj diçka; ata jesin qashtu për niqin [100] vjet”. S’kanë mujt’ me përparue kurrë... deri qi jon’ bâ djelt... Une as traktror; ni lopë e möra, edhe atâ e shita se e marojsha ni shpi – hiç kurgjo. Kur u bâ motmot, blejke Haziri i Hasanit, i Majacit u kânë, i Gashve u kânë, e kanë shpinë ktu, e kanë shitoren n’kryq – blejke traktora n’Gjermoni e, bike ktu me shitë. Sahati njô [1] t’nat’s, po cokat’ ni djalë i tyne, se ata s’kanë ditë me punu me traktora; thotë, “Jon ardhë katër [4] traktora”, thotë. Sahati u kânë gjys’ ‘ën dymdhet t’nat’s, veç sa rashë... erdh me dramë m’murr’. Thotë, “Rifat, edhe nizet [20] dakika kena vakt; gjashtmi [6000] banka duhet m’i dhanë leshavinën qi nuk e qpraz edhe gjys’ sahati...”, po... Veç i kom marrë nja dy djel tyne, jom shku aty... “çilni kanatat, prrr... qite n’tokë. Ec, mos e prek, veç ço dej tu dera ngrehe qitâ”. E shkymke, erdh’ edhe tjetri, na dy thamë mos hajdi mâ. E mora unë, e kqyra ni traktor cili ô ma i miri... thashë, “Qití po’j grahi une... i grahi”. Kur vimë aty, erdh Azizi... ish kânë dikun, veç sahati njô t’nat’s. “A i zhdrypt?” – po thom, “Aziz, sa e ke marrë qit traktror? Tha, “Ni milionë e gjys’” – “Ni milionë e nizet t’i ‘epi...”  thashë, “mâ natën e mirë”. Ish kanë i mirë, e kom pru te shpia. Ata, “Jo, jo valla, ma shtrejt”... Vallahi s’i ke marrë ma... mas motmoti ia kom la (buzëqesh). Se jena kânë si pshtjellt diçka me ta, jena kânë... dajtë i kena pasë ni ven; ai dajt pej Shajkovci... si kusheri pej nanash. E, s’u kânë qaq burr i mirë, po, nuk kena pasë punë t’fellë fort me tâ.

EA: Domethanë ju prej Bellopojes jeni ardhë ktu n’Fushë Kosovë, a po?

RI: Po, pej Bellopoje.

EA: Ktu n’Fushë Kosovë. E kur je nda me vllaznit’, nanën a e ke pasë gjallë?

RI: Jo.

EA: Jo a? As babën, as nanën?

RI: Jo, s’u kânë nana gjallë, pos une; as baba... pos mixha.

EA: A, po... mirë.

RI: Veç mixha u kânë, u kânë, po tybe n’e di n’cilin vit u kânë tash, veç nashti e din Ragipi, kur, n’cilin vit u kânë – ty, n’tu duft’ viti.

EA: Jo.

RI: E, qisofar’ historiash qi thönë, veç thönë ni fjalë, “grue niqahi s’jom kanë” – me borxhe i kom martue, t’katër.... domethâ, veten edhe tre [3] ata.

EA: Po. Tani ti, sa fmi i ki ti?

RI: Une a?

EA: Po.

RI: I kom, gjallë jonë... dy vllazni na jemi edhe dy motra... Jena kânë pesë [5] vllazni.

EA: Po. Po ti, ti me grunë tane, sa fmi i keni? Sa djem i ki; sa çika i ki?

RI: Çika, katër a pesë a... tybe n’e disha. Gjashtë jon’.... jo, s’jon’ gjashtë, Rema, Bahria, kto motra i kom, dy.

EA: Ti i ki dy motra, e me qet djalë jeton, a po?

RI: Po, ky djali ma i vogli ô pej fmive.

EA: Po, e sa fmi tjerë i ki?

RI: Une a?

EA: Po, ti.

RI: Une sot i kom dy [2] djel edhe katër [4] çika.

EA: Dy [2] djem e katër [4] çika.

RI: Po. Dhetë [10] jon’ kanë, po jon’ dekë... ni [1] djal e dy [2] çika.

EA: Po a?

RI: Pô. Tana’... po-po, dy [2] çika jon’ dekë, a pesë [5] a gjashtë [6] jon’ tyben e di... Rema, Bahria, Fexha u dekë... me i thirr’ çikat ma...

EA: Ani, se nuk osht’ gajle. Baca Rifat, ti ke thanë që shumë i ri ia ke nisë me punu.

RI: Ia kom nisë me punu n’47-tën, n’katërtin [4] prill jum hi n’cigllan.

EA: Çka osht ajo? N’çka je hi?

RI: Osht’ kânë qi pret tulla... pô, kanë marue tulla... ka’ t’dalësh pej Prishtine, jon’ ato qyngat pej vorreve t’shehrit. Kum punue gjashtë [6] muej qaty.

EA: Po.

RI: E na kanë qitë e, pej atyhit... nuk u shkue dy [2] muej ditë, ish kon’ çel’ ni traktorski kurs, pô, e jen’ shkue... nizet e katërtin [24], n’47-tën, t’dymdhetit [12], ia kena nisë kursit.

EA: Po.

RI: E kum msue për traktror e, kum marrë dipllamën e, kum punue n’mahni katër vjet [4] me traktora, tu livru nëpër zadruga... at’herë jon’ kanë kolektivat, deri nja katër [4] vjet, e, erdh ni ligj gjithkush n’shtres t’vet, e m’kanë çue n’Podjevë. Ni zadrugë kum punue aty tana’, nja dy [2] vjet; pej atyhit jum ardhë n’zadrugë t’Prishtin’s, kum punue dy [2] vjet. Na qiten... Pej atyhit jom hi n’shkollë bujqsore, kum punue tridhetë e dy [32] vjet, deri n’penzi. Me traktora, me kombaja, me tòna maqinat i kum pasë n’dörë... aty jum kanë, qysh me thanë... i zoti i shpisë, deri n’penzi... tana’ n’penzi dulum. Veç udhtim nja dymdhetë [10] vjet kam... i ka valla nja shtatë [7] killometra arav e megjave... mu ra tren s’kishe ku flen... s’kishe ku bun’; shpia s’kishum, u dufke me tren mu en’... E shitum atje, masi e shitum atje tana’ erdha e bleva ktu deri n’penzi. Veç ky trup kurrë me thânë u ngi gjum... mos mu çu n’katër [4] n’sabah, dy reka mi kapërcye, qi vjen Brana edhe Llapi, kur u rritshin, dalke ka ni [1] kilometër ujë n’atë anë se u kânë rrafsh... ma fort u tutsha qi po mytna n’rrafsh se n’ura; se n’ura u rujshe, urë n’atë anë... urë u kânë tana’ Llapi, haj medet haj... N’apanga; as s’kena pasë çizme as s’kena pasë... apanga t’lopve. Dikur dulen t’pirotit do çizme do... kurgjo hiç.

EA: Baca Rifat, ju domethanë t’ri kokni da, t’ri kur jeni kanë... jeni kanë n’moshë t’re kur jeni da me vllazni, kur jeni da.

RI: Po.

EA: E, kur jeni kanë bashkë, krejt kur jeni kanë bashkë, me mixhollarë, që the, e me babën, kush u kânë i zoti i shpisë; qysh i keni da punët, a t’kujtohet?

RI: Pô, m’kujtohet.

EA: A po na kallxon pak?

RI: Pô, si jena da une jom kânë i zoti i shpisë, përpara... po.

EA: Përpara se mu da, kur je kânë fmi ti.

RI: Përpara se... pa u da. Une jom kanë i zoti i shpisë, siç u damë me mixhë, se baba jem u kânë puntor, ma ka pa’ lanë mu. Ai s’ka pasë shköllë, ai veç me punue... Vallahi vishin musafirt n’odë, nuk shkojke: “S’di me bâ llaf me ta” – mue m’u ka duft’ me nejt’.

EA: Sa vjet i ke pasë kur ia ke nisë…

RI: At’herë a?

EA: Po, kur ia ke nisë mu bâ i zoti i shpisë, kur i ke pritë musafirt.

RI: U’ i kum pasë vallahi dikun kah tridhetë [30] vjet qaty.

EA: Tridhetë vjet.

RI: Pô.

EA: Po.

RI: Se nja dymdhetë [12] vjet ke mixha gjallë, tana’ mas mixhe... diq mixha, ma la mue; baba s’dojke zot shpie, ai u kânë veç puntor... tha, “Unë s’di me e sjell; bo çka dush”. Tana’ une gjithë jum kanë i zoti i shpisë – atje e ktu e gjithë. Mu ka duft’ edhe punën edhe shpinë, e, tòna. E, i kum martue atje, sa jum kanë at’herë i kum martue t’tre, krejt. Ma i vogli ka pa’ punue pak n’Cerna Gore; krejt me rrogë teme i kum martue; s’kena pasë... toka e ligë, veç me rroga, me do kredita, me do... at’here s’ka pasë edhe çka me ble: ni kat tesha; dy, tre, zor u kânë mi ba. Vallahi me do copa-copa. Kur e kum marrë gruen une, kishe dy kat’, po kmisha tjeter, dimit tjeter, kurgjo hiç... veç, qi thönë, veç hiqe pej atyhit.

EA: E dasëm, a bojshit dasëm?

RI: Vallahi pak... se s’kishe me çka.

EA: E, a jeni shku me marrë me kerr?

RI: Me kerr, po... po, me kerr shkojshum e marrshum, veç edhe darsum e bojshum diçka, pô: dhetë [10], pesëmdhetë [15], do miq i thirrshum, do bija, manej hiç, hiç vallahi... shumë u kânë  köhë e ligë. Tana’ vllaznia t’ri, baba u plak, u bamë kallabllak, s’mujshum mu harrnue kurqysh. Për kjamet, për kjamet, për kjamet. Eu, eu.

EA: A jon’ kanë ma t’rana punt e veres a t’dimrit?

RI: Pô vallahi i kena marë edhe t’ver’s edhe t’dimrit boll për kjamet... s’kena pasë shumë tökë, se u kânë tokë e ligë... vallahi s’e gjajshum bukën; për dy muj’, krejt u dufke me ble... E kum pasë rrogën e mirë.

EA: Po a?

RI: Pô, e marrsha... at’herë kallamoq... çfarë t’gryt’ allahile... Natën e... ni natë t’madhe, Bajram edhe Qira, Hashure. Veç t’kallamojt. Po, ni lopë, ni bollicë e majshum, se s’kishe me çka; yshqim jô, mi ble taxhi s’kishe me çka... kallabllak. E qiso farë gjanash. Fukarallak u kânë sa dush, fukarallak u kânë sa dush. Une me haxhin’ muhabet kum pasë shumë, po e kum ditë qi veç haxhia osht’; as s’ka çikë as djalë... Kur m’ka kallxu atë ditë kum kajt’... [flet për një të afërm të intervistueses]... se mashklli ô n’shpi t’vet musafir.

EA: Mashkulli n’shpi t’vet musafir.

RI: Musafir osht’.

EA: Pse po thu?

RI: Pse po thom – po t’kallxoj: se mashklli e din veç n’prag t’shpis – llafi po bjen për musafirë e për çka hesapi – për kto tjerat gruja. Ia din renin musafirit e, ia din renin mikut e, ia din renin tonav, se ajo ka nge’; nuk e ka kryt’ t’lodht sikur mashklli. E, ky, për me punu, llafi po bjen me kanë mashklli, i ka për me punue; a për kah shpia n’prag t’aborrit, dyrve t’aborrit e dekternaj t’kthehet sofra, krejt gruja i ka n’krye. S’ka krypë, s’ka byber, s’ka shiqer, s’ka mill’, s’ka kta, gruja i din atö. S’ka – burri duhet mi ble... Une kum thanë niqin [100] herë: ishalla des une përpara gruje... po egjeli tjeter fare: e mur atâ... Kur t’des ja plaku, ja plaka, veç plaku ma mirë ô me dekë, se plaka e ka rrethin ma t’fortë t’mrenshum, se ô grue; e, motra e kusherina e kojshi, kunata, tòna e kanë  lidhjen ma t’mirë... e kapërcen. Burri s’ka nge’ mâ... u kânë kur u kânë oda, tash oda osht’ sokak, s’ka odë mâ – ai veç ka mu sill’ sikurna, qi thonë ni fjalë, ‘si fuza’; ai s’di ku ia ngjet: me gatue s’mun, mu harrnue s’mun, mu la s’mun. Llafi po bje, teshat, vjen musafiri, çka bon ai?. Gruja tòna i nreq’: del tu dugaja, del te kojshia... tòna, krejt i nreq’. Gruja osht’ temeli i shpisë – ama grue, se grue osht edhe kudra, po grue... ajo osht’ ma e mirë se burri. Gruja e mirë osht’ ma e mirë se burri budall. Gruja duhet me kanë temeli, duhet me kanë erbap.

EA: Erbap... Çka osht ‘erbap’?

RI: Erbap arabisht i thönë, me ftyrë, pô, e zafurrit; jo e flliqt, ma shkurt me thanë. Pô, erbap arabisht thönë, qi thomë na ‘esnaf’ a qysh me t’kallxu ma shqip...

EA: Po, po.

RI: Me ner e me perde, me ftyrë e me mikpritje t’mirë e me çehre t’mirë, e... qasajna i thojnë arabisht erbap. Pô.

EA: Baca Rifat, e përmene ma heret që t’ka ra me marrë zotllakun e shpisë herët... A ke nejt’ n’oda? Qysh u kânë reni i odës at’herë, a po a kallxon pak?

RI: U kânë reni i od’s... Siç i kena maru shpijat, menihere odën e kum marue. Bile po t’kallxoj, qitu siç jum ardhë, pa ardhë hiç e kum pa’ marue... Kena pasë miqsi t’mdhej, kena pasë do nipa n’punë khâ, tre [3] a katër [4], do miq. Pasha Zotin, u shku dy [2] vjet gati, thojshe qi darsëm, katër [4], pesë [5], dy [2], tre [3], katër, pesë, dy, tre, oda sikurna me kanë kur e thrret dikon ‘ën darsëm. Ata s’kishin ku... i kisha djel t’motrës, i kisha djel t’mixh’s, i kisha djel t’hallave... I kum pasë katër [4] çika t’mixh’s, s’kanë pasë vllazni hiç, i kanë  pasë tre [3] katër [4] djel, jashtë mu ka duft’... vishin n’Fushë Kosovë, Prishtinë punojshin, s’kishin me çka shkojnë, vishin. Pasha Zotin u kon’ pa’ ardhë ni baxhanak pej Ballofci, e, hini niherë... m’erdht mërzi boll; ish mush’ oda plot, nja shtatë [7] a tet’ [8] a dhetë [10] a... Hongrum bukë, ai punojke n’Golesh, pô... tha, “Ho” tha,“dasëm pa nuse”... po... m’erdht mërzi sa dush.

EA: Pse t’erdh merzi?

RI: Dasëm pa nuse – kishe “musafirë t’kanë ardhë”, pooo, “si n’darsëm”.

EA: Çka i the ti tani?

RI: Pô, ai tha “darsëm pa nuse”. T’nesrit – ai punojke n’Golesh, thashë, “Xhemajl”, “Hë?” – “Me m’pa’ rre’ e mos me nie qatâ ma qef kisha pasë”, tha, “Pse, çka u bâ?”, thashë, “Me pa’ ditë çka u bâ tyben kishe folë.” – thashë, “Çka ô ajo fjalë – ‘darsëm pa nuse; jon’ ardhë ata atu, po rrinë sikur n’darsum, gjithë kta...’” thashë, “Asnjo jabanxhi se kom pasë; ty çka t’pata... – baxhanak t’kum pasë”. Baxhanaku s’o kurgjo hiç, osht’... nuk mun e largo’. Se, motrat e mia jon’ kanë dy për djel tina, i kisha nipa t’motrave, i kisha t’hallave, i kisha t’mixh’s. Punojke njô n’postë, dy n’mulli, tre a katër n’sheher veç, pesë a gjashtë. Nja dy vjet a tri, pasha Zoti, sikur darsum u kânë, as kurrë... veç qef kum pasë; oda u kânë, hajde bir çka t’ha une edhe ti. Ditën e mirë... Kurani thotë musafiri vjen me ni [1] bereqet e t’i len niqin [100]; edhe n’tkoftë ma i keqi... Pse? Allahi, t’dhashtë bereqet... Zoti e denon atâ ntkoft i keq, mue s’um deno’ – i keq i mirë, ai s’u ardhë me hidis’ une; u ardhë me bujt’ sante te une, e me i thanë une çu a... vallahi jô. Kum me çue gruen n’tjeter söbë, e, kum me shku n’shtrat tuk, bije me grue e shti... Ni herë i bo’ vakija tash ati’; ai gjithmönë s’vjen... E, njeri duhet me rue ftyren e, duhet me rue neren e, duhet me ditë kur o n’zor, se kur jom shlirë a? – kurr falë mos t’kofsha. Ni mijë [1000] vjet i kom; dje jom lé. Ni mijë vjet i kom; dje jom lé... se jon’ shku ato. E, po, tash dje... eh, djehin pe maj n’men. Ato jon’ shkue... o’ shtirë me i shti n’krye. Se jon’ kanë t’rana, jon’ kanë t’kjametit, jon’ kanë t’ftofta, jon’ kanë t’zhytshme, jon’ kanë t’unta, jon’ kanë t’deshne, jon’ kanë t’mërdhime, jon’ kanë... tòna jon’ kanë; përdorue i kom tòna. Ky trup, dymdhetë [12] vjet jom hi rroktar.

EA: Dymdhetë vjet rroktar.

RI: Dymdhetë vjet i kum pasë, jum hi, mixha i ka pasë shtatë [7] çika. Dy [2] i ka pasë tu tyrbja e Sulltan Muratit për dy vllazni, dy i ka pasë n’Redeshec te Siqeva... se s’ka pasë djel e, i ka dhanë ngat-a-ngat. Po. Hajde, hajde, hajde, hajde, kur u ardhë, qi u rahatu, mâ hiqi ky... i kanë shitë ato t’Redeshecit, shpijat, e jon’ ardhë n’Mazgit. Tu’ tyrbja i kanë pasë dy t’moçmet, jon’ ardhë ktu sa me t’thanë... sa n’kryq; jon’ met’ e jon’ dekë t’katra; t’katra jom shku e i kom shti n’dhé se s’kanë pasë vllazni... djel kanë. Po. Thojsha... njana atje, bile njana jon’ da atje nermje’ veti, atje n’Keqekollë u kânë, veç u erdh hesapi, i shitën. Ato dy motrat erdhën, u banë katër [4] motrat ni katun e jon’ dekë ka njô, ka njô... n’vorre tu tyrbja e Sulltan Muratit... s’osht’... sa tu prruga qi jon’ vorret. Shkoj shumëherë se dersin aty, shkoj e u knoj, e, u knoj pej ktuhit... se une kum knu koxha shumë, Kuranin e kum knue, e  knoj shumë...

EA: Ku ke msu?

RI: Kur jena shkue para... kur u hi gjermani, kur u hi gjermani, jom kanë n’klasë... hatme nihere kom pa bâ, se na ka msu mulla Ibishi i Llugave, Çunaku. Tana siç hini partizani, na huq atâ, nuk na la me msu mâ, veç n’shkollë shqip.

EA: Sa vjet je shku n’shkollë shqip?

RI: Shqip jom shkue katër [4] vjet.

EA: Katër vjet?

RI: Pô.

EA: Ma shumë s’ka pasë, a s’keni mujt’, a pse s’keni shku ma shumë...?

RI: Jô, s’ka pasë, s’ke pasë ku shkô... I kum pasë dy [2] motra, s’kanë pasë... Ato kur u bâ, kur ken’ për me shku n’mejtep ke hallakamë, arabisht s’ka pasë... e, çikat tana jon’ shkue, dy t’mdhajat kenë ktu, jon’ shkue n’Halabak, n’Tërnavë u kânë e n’Halabak, e... shkollën e kryn’.

EA: Sa vjet e kanë kry kto?

RI: Katër [4] vjet, veç katër vjet... s’ka pasë at’herë ma shumë; nuk ka pasë at’herë ma shumë. E, me shkue u dufke me pasë pare, me i çue. Gjimnazi u kânë n’Prishtinë; s’kisha bukë me hangër, ku mi’ çue... u dufke me jau bâ banesen e udhën me jau pague, kallabllak... veç klasën, domethanë shkollën fillore e kanë t’kryme.

EA: Po.

RI: Shtatë [7] jon’ kanë: çika, tek dy djel, edhe djelt... tek mas gjashtë çikave u lè i madhi, edhe i’ [1] çikë, tana’ u le i dyti, qyky. Kjamet u kânë, zor me u bâ shpi u kânë... shumë vshtirë u kânë. E, tash vallahi, jom shurdhue e pak jum budallakue, pak...

EA: Jo, jo.

RI: Pak nuk po níj e pak s’po muj eci... qyre, ku ô xhamia po shkoj, po harroj shumë e, pô. E, qitu knoj Kuranin sabah e akshom e, knoj jasina e kurrë s’nali... m’döket kur i lexoj knaqna, po tash po harroj shumë... shumë po harroj. A e ke pa – druni i thatë me afrue kur nuk... e me shti n’ujë ai bile shpeshtohet; ai i njomi veç largohet hooo; s’e man, ni fjalë, laknat se jô ujt’. E kryet pe harroj, ça m’tha ai a ku kesh a... u bâ kryt shosh. S’ka... me köhë shkon, me köhë shkon kjo, pô...

EA: Jo, mirë, mirë po t’kujtohen.

RI: Çka ardhtë pej tina, mirë se ardht... ishalla Perenija ma s’pari na bon asip e desum me faqe t’bardhë e me dhimje dikuj... e kto tjerat çka çon Zoti. E hee, hee, hee. Tridhetë [30] martesa bâ i kom n’t’ri tem; e di çka ô e keqe, e di çka ô e mirë, veç ymri jem çels përjashtë s’kum pasë kurrë; shuplakë e kujna prek s’um ka kurrë... po pse – jom tut’, ia kum lshu udhen azginit, kapërce, se ka ku nalësh; t’keqen mos e nij; shave, e ka flliq’ gojn e vet. M’ra’, edhe mos t’pas dalë gjaku ik, kishe pahiri m’ra se ma letë. M’ka ra i’ here, i bje i’ here, i bjen e, t’myt’ – t’i ngjet niqin [100] faqe t’zeza, “s’mun m’i ngjet pa kânë...” – Ooo, ai depsuzi t’i ngjet – veç qi t’idhnon ô boll... njeri ma s’pari, ni thupur veç t’hooollë okolla veti, goja kapak, trupi rahat; goja llôm llôm, trupi vom vom. Ktâ mos e harro. Jom tut’ pej beleje, jom tut’ pej t’keqit, jom tut’ pej tonave... n’fund s’jom tut’ kurrë; pse? Kum punue n’shkollë bujqsore tridhetë e dy [32] vjet, maqinat e bujqsisë i kum majt’: kumbaja, traktora... niqin e pesëdhetë [150] hekter tokë i ka pasë. Ato i kanë punue shkijet, po u’ jom kanë me kombaj, u’ jum kanë me traktor, u’ jum kanë qi mjell’, jum kanë qi livroj. jon’ kânë tet’ [8] hekter bashçe, tre [3] motorra; at’herë s’ka pasë ditën me motorra, natën u dufke... U nalke ujt’, reka atje u mshelshin, bërllog, shko – n’dhetë t’nat’s u dufke me shkue, Hej... nizet e pesë [25] rob, tridhetë e dy [32] rob jena da, me qita dhetë [10] gishta i kom harrnue; kurrë me kon’ as sha e as prekë s’jom. Ka ngâ, veç a kom lshu udhën, hajt mashallah... s’kom nge me nga me ty, kom tjera punë. E shau... qyre, e ka flliq’ gojn’ e vet; dhimtë s’um ka, i dhem atina. Marre m’vjen kur dal n’çarrshi, nuk i ngjoh gjysën. Tridhetë e dy [32] vjet, tridhetë e dy generacione, jon’ nxons qi i kom përcjell’, me ni paralele. Shko n’praktikë – o s’vi, o, s’punoj... me dy s’un e çon. Qysh u kânë ni paralele, nizet [20], tridhetë [30], tridhetë e pesë [35], shko narko duj, shko ngarko drith, shko baj bashçen, shko baj kallamoqin, shko gjvoshe kallamoqin, shko mledhi kungujt, shko merri laknat, shko merri specat, shko merri purrit’, shko merri kumpirat; tridhetë e dy ditë... – vjet, se vjet jon’ shkue... me tyrli nxansi, po me dy s’po mun e kapërcen... Sa vike ni paralele, kurrë s’e kishe pa; vike tjetra... Ai ka pasë me shku n’praktikë aty. Njani u dufke me punue, njani u dufke me i marr’ nxanst e me ditë nxansi çka osht’ puna.

EA: Po.

RI: Praktike... unë u dufke me marrë ma qishtu... veç vike, kadalë kadalë.

EA: Ti i ke msu a?

RI: Po, s’ka pasë çare për pa e msue se i kom kallxue çka o bujqsia; qikjo o qishtu, qishtu, qishtu... po dikur s’kishe ko’ e mson. E marrsha n’praktikë, vike profesori kajhere, kajher s’vike hiç... m’u dufke vet.

EA: Po a? E qysh i msojshe? Hajt kallxona pak...

RI: O djalë – e msojsha – qyre, ti je ardhë ktu; nuk e ke ditë çka o bujqsia, pô, ti je msu n’shkollë, e ke krye shkollën, pô, ktu don prashit e duhet me shku te thiu, me kqyr’ thiun e mâ duhet me shku te lopa, e, duhet me shku te pula e, duhet me shku te shota e te gusa e te çura... Se krejt jon’ kanë, ato nuk i kanë marrë me i majt’ po me i msu nxônsit, me ditë nxansi çka ô gusa, çka ô pula, çka ô qura, çka osht’ thiu, çka osht’ viçi, çka ô lopa, çka ô kali, çka ô pela, çka krejt. Ata u duft me i ditë ato, e, pa ardhë ato ska mujt’... “jo s’due, une s’jom ardhë... une jom ardhë n’shkollë” – “Ani rri, rri, rri ti, rri” – ni herë, dy e, tri eee. “A baca Rifat, pasha Zotin ti na kishe pa’ msue!” – “O djalë, t’kom msu se je kanë për me t’msue” – “o s’punoj gjâ une... jom ardhë n’shkollë” – “Po shkolla e bujqsisë osht’ kjo.” –  “jo, s’punoj unë”. Natën e mirë, as s’t’kum thirr’ as s’un t’çoj; un po t’thom mâ se kie me lyp’.” Pasha qit Kuran qi e kom qitu. E ka lshue shkollën, u kânë ni... përte’ Hadje, po kthehna une n’autobus t’Bolloqefsit, n’gjyst, “O djalë, o mos e lsho se tyben ki ku shko’... ki mu ardhë qitu.”, “Jo, s’punoj”. Ani... e lshoi. Jum kânë kah baj sanë, nër tel u ardhë se s’kish kah shko’, u regjistrojshin, e nuk e kanë regjistrue. A, une e ngjofsha ktâ edhe e ngjofsha atje tuk regjistrohen. “Pse bre hine ner tel? Hin kah dole”, s’e lshojke me dalë atje, e jum shku i kum thanë ati’ profesorit, “a je kanë najhere fmi?” – “Po.” Thashë, “Ky u kânë n’shkollë, s’ka pasë kush e mso’, regjistro’ për mu.” – “Po”... regjistroe, hiqe detyrën tane. E ka regjistrue, u kânë inzhinier tana’ n’Obiliq. Thojke, “Zoti edhe ti”. Masanej m’ka ardhë reni kur u kthyem prej shkau, i kish pasë do shokë, se na i thyen traktorin e na i murën e... “Ça ‘ini, qysh ‘ini... qysh e çuet?”, thashë “Vallahi na i kanë thye traktorat e na i kanë mar’ e..”. Thotë, “Shko n’filon ven, e kom temin. ‘Daja Emin’ thuj ‘m’ka çue’”... e m’i ka dhanë gumat pa pare, ukumllatorin pa pare e shumë do alete pa pare... pse? Nuk e kish harrue qatâ.

EA: T’mirën a?

RI: Pô. Kanë thanë, “bone n’mal e gjân n’shpi; bone n’shpi e gjân n’mal”. Se na e kishin pa thye traktorin e mar’ gumat e krejt. E, njeri duhet me kanë i afrut’ n’gojë edhe n’krye; dyjên tanen e kie, [e paqartë]; as baba as nana as motra as vllau as daja as nipi s’t’don. E, kanë thanë: goja kapak trupi rahat; goja llôm llôm, trupi vom vom. Duhet me dit’ secili, nisu pej veti, kije, a o’ mirë me t’sha dikush; a o’ mirë me t’ra dikush; kush t’bje për qef? Mos e bô punën... dikush s’ka qef, po me zor ka me t’ra... se nuk je tu shku mirë. E, seicili, bile bile bile ni njeri qi e ka krye veç shkollën fillore, kush ka men’ ô boll. Se tynehere pak ka pasë n’Llap... a jon’ kanë tre [3] a katër [4] qi e kanë krye gjimnazin; serbisht s’i kanë lanë me shkue hiç, hiç shqiptart; filloren pô, mërrsh. E, tashti budalla sa ma shumë knon, bahet ma i keq. I madh o’ veç njo qi na ka falë, i madh. Shyqyr qi je bâ i dijshëm, e mson atâ, e i thu nalu ati’. U’ shkollë pak kum pasë, po praktikë kom pasë t’madhe.

EA: Sa vjet krejt ke bâ praktik, a e din – aty n’shkollën e bujqsisë?

RI: Tridhetë e dy [32] vjet n’shkollë bujqsore. Kum punue n’cigllanë tri [3] vjet, ujë iu kum qitë argatve, kum punu n’Obiliq dy [2] vjet me traktor, kum punu katër [4] vjet n’Shajkoc me traktor, me drith’, kum fshi... – punë qi s’e kum punue s’ka pasë. Erdha, m’pruni ni shoq i Prishtin’s, m’thirri, kish pasë me shkue atje n’zadrugë t’Prishtins. Kem, na qiten, se u transformue ajo, u ra n terr, e m’thrret. E, kah shkojshum tu shkolla bujqsore... Adem Jashari e din ku ô?

EA: Po.

RI: Qaty u kânë, katër [4] hekter shkollë bujqsore; a, përpara un kum punu’ n’mahnik dy [2] vjet me traktora qi e kena krye shkollën bujqsore për shofera.

EA: A i kini pasë profesorat shqiptarë a t’huj?

RI: Ka pasë edhe shqiptarë... vonë ka pasë, ma vonë.

EA: Po a?

RI: Po, serbë ka pasë ma shumë, tana’ dikur serbë s’meten, ma pak, e shqiptarë ma shumë. Kur jom hi n’shkollën bujqsore, katër shqiptarka jon’ kanë, femna.

EA: Femna.

RI: Pô, niqin e pesëdhetë [150] shqiptarë; tre-katërqin [300-400] shkije. Hajde, hajde, hajde, meten shkina nja pesë a gjashtë [5-6], shkije niqin e pesëdhet’ [150], shqiptarë u banë tre-katërqin [300-400], s’ka... deri dola n’penzi tòna une. Veç po thom, gru i niqahit sjom kanë, e punë qi s’kom përdorue s’o metë. Me tyrli budalle, me tyrli... me kombaj fshij; ma ke fshi keq – se kish vllaqit’, bari, s’e honke, s’ia nxirrke drithin. “O djalë, as s’un ta hidisi, as s’un ta prishi; qysh e ke mill’, pse qati s’ju prish? A o ni mexhë?”, “Po.”, “E pse ati’ s’iu prish? Herri s’un ta hidisi grunin, u’ jum ardhë me ta hjek’ pej are. A ô grunë a kallamoq a pasul a ça t’hin n’qit maqinë, prite... qy ku jon’ thast, u n’xhep s’pe shti, n’thasë po ta qes. Po ça i kom ní kah shajnë... me i pa’ pasë ni kerr pushk s’um kishin dalë. Kurrë ymri jem, jaa, as s’shaj, as s’e kum prek’, hiç. E flliq’ gojn e vet; une jom da mirë. Pse? S’jum dalë me pajtu kon’ as me idhnue kon’, jum dalë me punue për rob t’mi. Kurrë dorë e kuj prek’ s’um ka... s’ia kum prue punën. Ai nalt... une skom nge me nga, natën e mirë... m’duhet me shku kadale... se dej n’tridhetë e pesë [35] rob i kom majt’ me qita dhetë gishta.

EA: Tridhetë e pesë [35] familjarë?

RI: Tridhetë e pesë rob.

EA: E kta vllaznia tjer çka punojshin?

RI: O s’kishin ku punojnë... s’ka pasë punë. Jon’ kanë katër [4] gra, jon’ kanë fmi shumë... u’ i kum pasë gjashtë-shtatë [6-7] çika, vllau i ka pasë [4] katra, ai tjetri tri [3], krejt t’ri... N’punë ni vlla u kon’ hi, n’qumshtore... e qiten, njo’ u kânë n’Mal t’Zi, e qiten; njo u kânë n’Ramiz Sadik, e qiten. Tek une jom kanë; tridhetë e pesë [35] rob. Se tokë s’kena pasë shumë, veç me rrogë qi i kum majt’. 

EA: E qata tokë qi e kini pasë, qysh e keni punu?

RI: E kena punu valla me traktor e me kumbaj e me tyrlifare.

EA: E, para traktorit e kumbajit qysh punojshit? Para se me dalë traktori e kumbaji e?

RI: Me kual, me kije, me lopë, me pllug t’dor’s. E kena livrue, ia kena qitë farën me rena, kallamoqin me dorë për brazë, dy brazë thatë e njo’ plot. Po. Pasulin tana’ nëpër qato vija e qitshum, si bijke pak kallamoqi, nash ren m’ren, nash ni ren po ni ren jo, pasul qi qitshum.

EA: Po, tjeter sen çka keni mjell’?

RI: Grunë kena mjell’, tërshanë kena mjell’, elb kena mjell’. Ka elb qi e mjell’ n’vjeshtë, ka elb qi e mjell’ n’pronverë, tërshanën n’pronverë, grunin n’vjeshtë, pô. Qishtu.

EA: A punojshit tani krejt shpija për me i vjel’ ato? A punojshit krejt shpija bashkë; gratë a jon’ dalë n’arë me punu?

RI: Jo, na e millshum... llafi po bjen, tani kur u kânë reni me korrë, dilshin gratë e burrat e kositshin e lidhshin edhe gratë e ça ishin t’mdhej – çika e djel e, me bâ tubë e me lidh’ e me bajt’. E fshijshum me lopë e me kual e me... n’lamë tana’ dulen, e fshijshum me maqinë... u hiq maqina erdh kumbaji, u’ e kum pasë kumbajin tem.

EA: A t’kujtohet n’cilat vite u ardhë kumbaji?

RI: Eiii...

EA: Përafërsisht kshtu.

RI: Kur u ardhë po thu a?

EA: Po.

RI: Dikun kah 60-ën, 55-ën, 60-ën, qaty diku nërmjet u kâ. Se me dresh kena fshi, niherë me kual...

EA: Me çka keni fshi?

RI: Me dresh, me maqinë, me traktor. A din maqinat qi fshijn...?

EA: Po.

RI: N’lamë.

EA: E qysh u kânë dreshi?

RI: U kânë dreshi me katër [4] rrotë, e drunit ose e hekrit, e marume, e rrotë i ka pasë qato rrotë, me ia fry bykun, me ia hjek’, me ia qitë drithin n’atë venin e thasve, pô, me i shti nalt aty u kânë krejt dukun, kashtën açik, bykun... i grahke fryma se i ka pasë ton’ ato rrotë, me da bykun, me lshue maqinën; me i fry veç bykut e me qitë drithin, jô; dritihi u ra n’sitë, poshtë jon’ kanë kofet, t’vetat, qi jon’ sillë... e kanë qitë thesin. Jon’ kanë katër [4] gryka; do e ka qitë grunin e mirë, do pak ma t’ligë, do ma t’ligë... N’katër [4] vena e qitke grunin, e ka pasë t’dame dreshin, traktori e ka pasë rrotën me sjell dreshin, pô; njo [1] atje, ktâ nermejt shtreteve... ai e ka qitë duj, dy [2] vet jon’ kanë; njo [1] u kânë aty qi i shtin dujt me i fshi, dukun e ka zgjenue, u kânë tetdhetë cantin [80 cm], ni meter ai gjon’... e ka qitë, e ka da bykun açik... fryma, drithi e ka pasë venin e vet, e, u duft’ me lshu frymen sa se... sa nuk e çon kokrrën (demonstron me frymë). E shihshe, e ka pasë, me milimetër e lshojshe, a po qet drith – jo; eh, edhe e hiqke bykun, se byku i letë, e qitke fryma... gruni rake n’ven t’vet, kofet trrak n’ven atje, thesi lidhun n’grykë, u mushke thesi, e hiqshe ata, e ngjitshe tjetrin, ata shtishin atje; njo ia qitke, njo ia shtin, njo a dy qesin, njo i pret aty, i nimon atje, e kap duku’ (demonstron me zë), n’maqinë e shtishe.

EA: Tani ku i rujshit drithin e kto?

RI: Me çka?

EA: N’çka i rujshit? Kallamoqin, drithin që i keni bâ nëpër ara, ku i keni ru tani?

RI: Ku i keni rue?

EA: Po.

RI: Kush ka pasë pare e ka maru hamarin: dy [2] metra, katër [4] metra, qysh ka pasë, e, e ka marue presekt. Shemull, pe boj qitu (demonstron me duar), e ka marue presekt, n’kit anë, ktu u kânë nërmjet me qitë dy preseq – njo [1] knena njo knena, me shkallë je hyp’, e ke qitë dy [2] metra fell, pô, ni [1] meter gjon’; i drunit krejt u marue... katër [4] preseq, dy [2] preseq.

EA: Çka jon’ preseqt, a po na kallxon?

RI: Qysh me thanë, ana e... qysh mi thanë ksaj, korita a...

EA: A, po, pe di, pe di.

RI: Si hamar. A po di hamari çka do me thanë?

EA: Po, po, pe di.

RI: Eh, qata jon’ kanë preseqt. E, e qitshe drithin n’tâ, e ka pasë maqina fuzën, qi i grah’ bykut açik, se byku e ka pasë sitën e vetë; ku u kânë byku, u kânë fryma, a deri s’tu... ku kânë frymë u ra kashtë e byk bashkë, e përfuni kashta u nal’ u ra n’kashtë, byku u ra ma poshtë nër kashtë, e ka pasë venin qi bjen... se fryma e bykut u kânë pak... veç sa me i grahë bykut; a kashta, ajo s’ka pasë frymë hiç – i ka grahë, i ka pasë atë zinxhirin qi i grahë, e qet kashtën, për gryke at’here rake kashta, hiqshin argat, kombaji u kânë, kashta drejt hike n’sixhim. Maqina atu i kanë apstafat, u kânë sixhimi i marum’; si u mushke, drang u shtrëngojke, ai vet e qitke, e ngrehke, ai o ngrehë, e ka sill briskun, brrang e ka pre sixhimin, u ra... tjetri sixhim lidhun n’tâ e ka ngreh kashta. Tu e ngreh sixhimin, tu e ngreh, kur u ardhë u mush’, tèk knena, trèk; si u shtrengue, t’ia ka qit’ grepin, trèng, grepi u lidh, brisku hazder, maqina qi e ka marue, dujt ren lidhun’, t’kombajit. Tridhetë e dy ditë [32], qi thonë ni fjalë, jon’ shkue atu. Po t’thom, dymdhetë [12] vjeç jum hi rroktar, dymdhetë [12] vjeç. Ma i fortë se njeri... veç udhëtim ça kèna bâ; dy vjet s’ka pasë tren hiç, aty për Makofc, Siqevë, Rimanishtë, Sharban, Halabak, Tërrnavë, Bellopojë – n’kamë.

EA: N’kamë.

RI: U dufke me ardhë me i marrë, dy bukë t’kallamojta, dy veksha, njanin long, njanin kos, e t’dillen natën e marrin khâ n’banesë. Na dalshin dy-tri ditë, verës u zgatshin dy ditë buka e kallamojt, u zgatke.

EA: Ku i merrshe ato?

RI: As apanga t’pirotit s’ka pasë... apanga t’lopve. A e ke ditë ça jôn apangt e lopve?

EA: Jo. Çka jon’ kanë?

RI: O’ kânë... e ke pre lopen.

EA: Po.

RI: Ia ke hjek’ lëkurën, e ke marrë me ter’, e ke vjerr’ ni ven dej o terë. Kur o terë ajo, u bâ tamon, e ke marrë, sa u kânë kama e ke marue, qikaq gjon’ u kânë (demonstron me duar), qikaq apanga. Kur u ter’ lëkura, ia ke qit’ penin e, e ke pre fang e, e ke marue, e ke marrë... shemull pe boj, e ke pre, pak ma t’madhe, me ardhë deri ktu kur t’teret, e tanaj kho ia ke bâ rrumullak edhe e ke qpue, e me sixhima e ke rruedh sa u kânë e ult, e ia ke ngjitë sixhimat trrak knena, knena... ktu maja i ka ardhë qishtu.

EA: Te gishtat. 

RI: Qikaq (tregon me duar gjerësinë e këmbës së tij), apang’s, ka bâ dy javë, ni muj’... t’bollicave me thanë kanë qinrue, t’lopve jô – mu s’um bojshin katër [4] ditë se u ensha përditë.

EA: E kush i marojke ato? A i marojshin gratë a...?

RI: Gratë, pô. Une kum marue vallahi ma mirë se gratë, se e kum pasë nanën, pej durve nuk u kânë bash... sa u kânë e vogël u sos, se u kânë e meçme... ka gatue mirë e tòna po ato s’mujke... une e marsha e i ulsha e, i prejsha sikur qeto, trak, khâ u dufke me bâ rrumullak, te themra.

EA: Te themra.

RI: Poo, khâ te maja i zatetshe e i kepshe tèk ktu.

EA: Me çka i kepshe?

RI: Me sixhima, jon’ kanë apstafat sixhimat e...

EA: Për opanga.

RI: Për âpanga.

EA: E ku i marshit sixhimat? Ku i blejshit?

RI: N’sheher kanë pasë. Thojshin, ‘te konopaxhit’ dugajt’, veç sixhima e kerpesha e për lopë jon’ kanë, u shitshin. Tana dikush i marojke me dredh’.

EA: Qysh me dredh’?

RI: Dredhë osht kanë, nej l’kurë e hollë e delmes a e dhisë a.

EA: Po.

RI: E viçit a... e marojshe dredhen, sa me t’thanë... qikaq sa qikjo (demonstrim), e prejshe dredhen, e shtishe e ulshe, u kânë gjilpana.

EA: N’çka e ulshe? N’çka e shtishe e ulshe?

RI: L’kur ja e delmes ja e...

EA: Po, po n’çka e ke ul’ l’kurën?

RI: L’kura a?

EA: Po.

RI: Po, për apânga.

EA: A n’ujë t’nxeht a n’çka i kini ul’ ato – që po thu ‘i kena ul’’?

RI: Qyre, ajo u kânë l’kurë e lop’s.

EA: Po.

RI: E o’ ter’.

EA: Po.

RI: E tash sikur me marrë qit l’kurë, poo, e ke pre dej ktu, e ke marue, e, e ke afrue tekk, l’kuren, e ke qpue, qe qikaq u kânë ajo, qishtu i matshin, apânga, qikaq (demonstron me këmbë). Ajo kur afrohet ish e ter’, sixhimin akolla ja kepshe, ni ren sixhima, tana at’ sixhimin për me lidh’, ma gatë, ia ngjithshe pak ma t’gatë. Me kânë e bollic’s qinrojke dy javë, tri; mu kânë e lop’s qashtu, do ishin t’vjetave, do... ni javë ditë.

EA: A i keni math’ ato verës a dimrit?

RI: Jô, ato i kena maru, gratë i kanë marue.

EA: Po, a i keni math’ verës?

RI: L’kurën e prejshum, e tershum, vet e prejshum, vet, e une kum marue. Nana u kânë pej durve sakat, une vet i kum marue. E prejsha, e hidissha, krejt, valla katër [4] parë për ni natë i marojsha... sixhima, i prejsha.

EA: A i keni mathë krejt qato edhe gratë edhe burrat?

RI: Po, qato. Gratë dikur ia nisën, erdhën, mâ nuk i mathshin.

EA: Çka mathshin, a e din?

RI: Pô, mrrini pak zotnillaku, se po vollahi... s’kish, se i mathke sikur kur i math’, sot me i ble pesëdhetë euro [€], ma t’mira s’jon kanë.

EA: E qato opangat qe i marojshit, a i keni math’ veç dimrit a veç verës a dy stinët?

RI: Dimën e verë.

EA: Gjithë a?

RI: Dimën e verë... po çka ke math’... ni parë kunra jun kanë shtrejt, haj Zoti na rujt’.

EA: Po, the që gratë i kanë maru ato opangat.

RI: Po, gratë.

EA: E veshjet, çka keni vesh’ at’here, kur je kanë fmi, kur e ke pasë gjallë nanën e babën e?

RI: Çka keni vesh’?

EA: Po, çka keni vesh’?

RI: Pleqt kanë marue tirqi, pej dhêne, pej leshi t’dhêne, i kanë tjerr’ e i kanë marue n’vek, zhgunat t’trashë, i kanë marue tirqi. E, kush ka pasë ka ble, ose pantoll’ ose... ka ble, t’mathne, shtofin e ka marue, ia ka kep’... Nana jeme i ka kep’ me dorë, qi vallahi mos i koftë falë maqin’s – i ka pasë duert koxha... pô u kânë shumë e zgjuet, i ka kep’. Vet kom kep’ pantoll’ e vet kum marue apang’ e.

EA: Pantollt qysh i ke kep vet? Me çka i kepshe? Çfarë materiali u kânë qi i kepshe vet?

RI: Pej ka pasë, pej... t’konopt u shitshin n’shitore, shtof, çfare dojshe me ble... çfare kishe pare; t’ligë, t’hollë; t’trashë t’mirë... çfare dojshe me ble vet.

EA: A keni pasë vek ju? Nana a ka pasë vek?

RI: Pô.

EA: Po a? Çfarë veku u kânë? Çfare u kânë... a horizontal a vertikal, a..?

RI: Po u kânë, ai u kânë, qysh me thanë... me katër [katër], sikur qikjo prezore. U kânë qikaq, tuk u dufke mu ul’ ajo, se u dufke mu ungj’, me kamë me i ngreh ata liqt, me i qitë, po, mu ungj’ ktu. Nalt u kânë shuli natanë, ata tjerri, pilhura n’shul... e ka ble pamukun, e ka qitë e ka ranis’ n’tokë, e ka qitë n’shul, liqt aty jon’ kanë, liqt, qi e ka çel’ goj’n edhe e ka mshel’ me hi peni.

EA: Po.

RI: Drugza n’kit anë, shpata n’atë anë, trang, trang, trang...

EA: Nana punojke aty a?

RI: Pô, tona mujshe me i... e trashë duhet me kanë materialli, i trashë, për kmisha, për dimi e për xhaketa e... ia kanë pa’ nis’ marojshin n’vek, dul shumica tana’ mâ... i qiten me apanga e, me ato, me... u hoqën krejt. A, une ato i kum përdorue sikur me kanë me hangër bukë. N’vek s’kum ditë me marue, se s’kum pasë nge me hi, a kshtu e kum ditë qysh marohet.

EA: Veç nana ka punu n’vek.

RI: Po, nana ka marue vallahi.

EA: Pëlhurën a e enke nana?

RI: Shtadhetë [70] metra qi e qitshum n’shul, qi i marojke; këmisha e dane e... u dufke me marue.

EA: Për krejt robt?

RI: Për tanë robt... e, qysh kishe pare e blejshe. U kânë pamuku, e blejshe, tana’ e enshe e qitshe n’shul, e shtishe atu, tana’ shpata përpara, liqt jon’ kanë; me kanë me marue t’fort i thojshin ‘qetfor’.

EA: Qysh i thojshin?

RI: Qetfor, po – katërliq, qetfor, pô... e, serbisht ‘qetfor’ i thonë katër, pô. E, at’here e kanë nije pej shkijeve se s’kanë ditë çka ô veku, se shkijet kanë pasë ma s’pari. Liqt qetfor me ra... qetfor liqt i kanë hi... penin e ka trashë me katër liq, se liku qysh e kanë shti n’atë maqinën qi vjen tu u trashë, shuli matanë atje i qitun... i grahshe tek ja hiqshe, e shlirojshe khâ edhe atje, n’kit anë e ka pasë me çlirue për me ardhë, e hiqshe ktâ, e shtishe tjetrin ka’ qikaq, trrak trrak trrak... shtadhetë metra [70m], pesëdhetë metra [50m], nizet metra [20m], zhguna për tirqi, e qishtu.... e, tana zhgunat tana u dufke me i marue, për me kanë si t’lesht si kta... U kânë valavica për me i bâ me lesh, se ajo veç sikur thes u bojke, sikur mu kânë... sikur qikjo (tregon nje tekstil afër)... s’e dishe n’kit dyjê; u bojke tirqi deri e lagke leshi tana’, u shtishin ata zhgujt, po... Burrat veç qasi kanë bajt’ gjithë; une nja dy [2] parë, tri [3] i kum shtirr’, une, pantoll’, pantoll’, se tirqi jô, se hina n’punë meniher... tirqit...

EA: Po, po. E, tirqit at’here kur i kanë veshë, qata që i njeh ti që kanë vesh tirqi, a jon’ kanë t’bardhë a jon’ kanë tjeter ngjyrë? Çfarë ngjyre e kanë pasë?

RI: Jô na u dufke... ndash ngjyje leshin, nash e blejshe leshin e dhene t’zeza... Na e blejshum leshin e dhene t’zeza, se ata lshojshin, e, u dufke me ble leshin e dhene t’zeza, n’majsh dhenë... ma shumë kanë majt’ dhenë, për qata, se fmija me çerapë e me nej fanull’ e me nej xhurdi e nej... Krejt i marojshin t’lesht, i kanë marue, e i çojshin, ishin terzit’ qi i kepin xhurdijat, u thojshin... si me thanë pallta tash.

EA: Po.

RI: Kacölen përmas, khâ dej qitu, e kepke ktu, kur e qitke knena trrap, e zatetshe trrak, kacölja u bojke, e shtishe kryt ën tô. Le t’bje shi, mâ nuk e lshojke se...

EA: Nuk e lshojke a?

RI: Jaa, se e zhgujt, tirqi, e marojshin e me vesh’ xhurdija, veç e prejke deri qitu, atâ e bajke n’dimën e verë... eeh ça me i bâ....

EA: A je lodh’?

RI: Jo tyben jom lodh’ – as s’ia kom bâ ngat.

EA: Jo a...

RI: Hiç. Qyre ça o puna: kanë thanë, “Guri për guri i vjen reni mu rrutullue, e niri për niri qi nuk e ha ni troh zor e ni troh zahmet e ni troh...” qysh me thanë... se kjo s’o mërzi, kjo... Allahi ka thanë, “Nimoj dikuj, t’nimoj shumë; s’i nimove kërkuj, tyben t’kom nimue kurrë, veç ki me shku ngul teposhtë”. As s’kom me çue ron’ as s’kom... me kanë sen, me kanë sen, se ù e di ça o shkolla, se vetë jom shku n’shkollë katër [4] vjet – katër [4] vjet kum knue arabisht.

EA: Ku knojshit arabisht? N’xhami?

RI: Mejtep i kèna thanë sa... dej u hi partizani. Kur hini tana’ i thanë ‘shköllë’, se nuk na lanë mâ; katërdhetë e parën (41-ën), i ra gjermani e, u çil shkolla e, shkojshum. Ni hoxhë na msojke dy [2] ditë arabisht, tjetri na msojke tri [3] ditë shqip.

EA: Çka mshojshit shqip?

RI: Shqip jon’ kanë librat, pos germat.

EA: Veç germat.

RI: Tek germat. Librën katër vjet kishe, dej n’katërtën klasë, udha e marë... ndash me shku n’gjimnaz... at’here n’gjimnaz, krejt Llapi jon’ shkue, tre a katër.

EA: Po a?

RI: Tre a katër, s’ka pasë gjimnaz as n’Podjevë as n’katun as... pos n’Prishtinë. Qe, gati mas xhamisë t’madhe, Prishtinë – a e din ku ô xhamia e madhe?

EA: Po, po.

RI: E gjimnazi a e din ku o kanë? Ai u kânë n’krejt Kosovën qaj gjimnaz. E, une tana kum pa’ knue edhe arabisht tri [3] vjet, tana’ edhe tri vjet erdh reni atje, gjashtë [6] vjet. Po e kisha... masi e kisha msu arabisht diçka, ato tana’ i marrsa vesh ma kallaj.

EA: A u kânë zor me msu arabisht? A t’ka ardhë vshtirë me msu arabisht?

RI: [E hap dollapin ku i mbante librat e vjetra ku ka mësuar arabisht, në të cilat ai ka mbajtur edhe shënime].

EA: A krejt qëto i ki prej kur je kanë... kur ke nis’ me knu Kuran a çka?

RI: Kto jon’ qitape, pô, krejt... [tregon njërin prej tyre]; nuk kom lexue veç qy qysh e kum majt’... qysh o harrnue, qe.

EA: Po, i vjetër... Qe sa vjet e ki këtë libër?

RI: Motllak i ka përte’ tridhetë [30] vjetve... mos i pastë... n’katun jum kanë atje.

EA: E me qitâ msojshe a? Çka ka ktu, a po na tregon?

RI: Qy veç lexoje: t’kallxon dej dikun pak... qyre tana shqip, qyre ça o kjo... Me marr’ ti e me lexue kta, vlen, vlen dukat ky; qyre “duaja dhe lutja”.

EA: E kto shkrime kush i ka bâ?

RI: Kto veç i kum shkrue vet.

EA: Çka ke shkrue ktu?

RI: Dofarë shenimesh jo qishtu, po qishtu, ishin jashta Kurani, e kisha qef për kujtime.

EA: Për mi majt’ n’men a?

RI: (buzëqesh).

EA: A e din çka ke shkru? A munesh me na e lexu – a sheh?

RI: Cillin vit e, pô, ku jom kanë, e tek... qysh jon’ kanë e, çfarë date, kush... ku je kanë anej, ku je kanë knej, qiso farë fjalsh.

EA: Ku je kânë i ke shkrujt për mi majt’ n’men qitu a?

RI: Pô, kur jom kânë i ri, ku jom kânë, jom kthy jom ardhë, kom pasë qef me qkrue dikun ni ven, jo qitu, po qitu; e tana’ kjo osht’ shqip, “ruknet e namazit”, jon’ ato, ‘sharte’ i thönë arabisht, reni i namazit qi osht, pô, qishtu, knojnë. Po ti kno pak shqip, arabisht osht ajo domethanë, t’kallxon... (i shfleton librat e vjetra), tana’ kqyre ktâ, sa e vlefshme osht’ – edhe ma e vlefshme.

EA: Librat i paske pasë...

RI: Cillën datë e, ku jom kanë e, qysh ô kanë e, ça u bâ e, tek jom kanë, e.

EA: Nizet e katërtit, tetit, 90-ën [24.08.1990] e paske shkru.

RI: Eee, tana kush diske e kush... Kisha qef me lexue, me ditë qysh e tek e... kur kisha nge me ditë. I kum pasë marak, qy tash osht’ qitu... hoxha e din, u kânë... arabisht (këndon arabisht)... deri qitu e kum ditë përmensh, deri qitu osht Jasin, vete hoxhën t’kallxon, thuj ‘Rifati...’ a din, qyre. I ka katërdhetë [40] vjet une qi e kom pasë, përmensh e kom ditë qitâ krejt... po tash u bâ kryet shosh’, s’po shoh. E knoj shpejt, pesë [5] minuta e kryj, veç pa i ra akolla me... u msu guha veç vet, shko’ (këndon arabisht përsëri). Ktu thotë tri [3] herë me lexue, (këndon prapë)... ô pjek’ n’qatâ, shkon.

EA: E kur i msojsit kto arabisht, lutjet, duatë, kto që i msojshit arabisht, a jau msojshit tani edhe kuptimin shqip?

RI: Pooo, t’thojke “i kie tre rena”, domethanë tre [3] rena i ke pasë... ku ke arabisht... (e kërkon në libër).

EA: Qe, n’fund.

RI: Pô, khâ, eh... kur te msojsh mirë... Pô, tre rena e knojshum, (këndon arabisht), kishe me msu për i’ [1] ditë, nesrit kur shkojshe me dhanë para hoxhe msimin mirë... Po at’here u kânë dy qeshite kjo, e u dufke me lexue kta kshtu: (këndon duke i shqiptuar shkronjat në arabisht) e, u dufke me i knu  motmot. Jon’ kanë katër suphare, n’t’pestin me hi n’Kuran, musaf.

EA: Ça jon’ supharet?

RI: Suphare... libër, arabisht i kanë thanë ‘subhare’. U kânë Elifi qekjo, Elifi, Elhami, Tebbare, Kaceme, Vezare – pesë [5], për me kanë me hi n’Kuran, me ditë me lexue. Eh jena kânë ni... at’here i kena thanë ni ‘ders’, ni msim... na pesë [5] e ken’ pasë me msue, e kur e msojshum t’pestit, e bojshum njo si darsum n’mejtep e, vishin prind e, sikur kur ia bô përhajr. E bojshum ni sill’ aty me nxons, krejt vishin nxons e prind, kush dojke prind e nxonsve; a prind tönë patjetër. E, na u ungjshum ni ven atje e me i knu ka dy [2], ka dy msime, ni ren ja dhashum, katër [4] a pesë [5] ishum; njo [1] e ka pasë dovt qysh jon’ kanë... dovë... s’po di qysh me thanë... ke pasë me i lexu pej dove.

EA: Po, po.

RI: U ungjshum n’ren na atje, ni ven açik, kta qi e kishum krye, pô... prind atje, nxonsit, kush dojke me thirr’ prind e, bojshum ni sill’ na.

EA: Çfarë sille e bojshit? çka bojshit aty?

RI: Po iu qitshum noj pite, noj pulë a... me pru me hangër.

EA: Prej shpijave i bishit a?

RI: Pej shpijave, me hangër nxonsit; me hangër nxonsit jô, pô qata, hoxhollart e çka vishin do... si komision çka ishin aty. Pô kush kish marrke dhetë [10] killa shiqer e me marue sherbet, e bardakat, me pi edhe nxonsit... sherbet.

EA: Sherbet bojshit me pi a? A veç me sheqer e marojshit a qysh e marojshit?

RI: Jô, veç me sheqer e omelsojshum se at’herë ska pasë çaj, ska pasë çaj at’here; ka i’ [1] bardak t’madh e pishum. Koha qysh u kânë at’here...

EA: E, a e keni pasë krejt t’detyrueshme me msu arabisht?

RI: Aaa, për qata je shkue. Kur jena shku na, shqip s’o përmen hiç, sa u kânë Serbia. Jo... ka desht’; ai qi u shku arabisht u kânë açik.

EA: Veç kush ka desht’?

RI: Jô, kush ka desht’ u shkue serbisht jô; serbisht kur e kanë thirr’, ‘hine n’ren’, e thirrshin, e s’kishe çare pa shkue.

EA: Kur hishe n’ren?

RI: Pôô...

EA: Qysh hishe n’ren? Sa vjet?

RI: Shtatë [7] vjet e anej mejher t’kapke. U jum shku edhe serbisht, siç e kom krye ktâ, se jum shkue ma heret. E kreva Kuranin, se veç ni here e bojsha hatme, i kryjshe kto, Elifin, u kânë Elhami, Tebarja, Kacemja, Vezarja. Pesë [5] suphare t’vogla. E, kur hishe n’Kuran, e kryjshe manej, medresja u kânë eee... me pasë pare sikur shkon sot n’Hanë... medrese pak jon’ shkue... E, n’medrese e marshe peqatin për hoxhë, hajt, udha e marë... u dufke me shku atje katër [4] vjet mu msu për hoxhë. E na veç sa mu msu, a din, me lexue e kena pasë, fillestare – a pe merr vesh?

EA: Po.

RI: Eh, me i krye qito librat katër [4] vjet edhe – ditën e mirë.

EA: Qetâ po du me fotografu. A e lajna jashtë tani?

RI: Jô, jo, lej qitu.

EA: Ani.

RI: Ma ka çue pej... katër [4] i kum pasë, dy i kum çu atje.

EA: Ku i ke çu?

RI: Tash nuk po shoh, e ky i ka germat ma t’mirë, pô. E, ky osht pej ditve t’Serbisë, qi u marue, ky musaf, a ky tash i ri u dalë... lexoj, shumë lexoj. M’doket, si kom abdes e kom nge nalna...

EA: E lexon a?

RI: Jon’ do, kanë pasë shqip, e ky çka osht, evdalë qi i thojnë me knu jasinin... Qyre, qiky, qitâ e kom dit’ përmensh. Po u rrallue kryt, deri qitu (tregon rreshtat në libër). Kur bahen dhetë minuta e knoj. Po shumë, si kom abdes, kom nge, ni selam qi thön’ n’jasin, Zotit për t’dekun, Rifati Mihanes shemull: “njet pe boj me knu kit jasin për rize t’Zotit, për shpirt t’hazreti Ademit, t’hazreti Havës, me ja knu kit jasin bab’s tem, baba i Emines, Emini i Emines” – baba jem u kânë. E kta pos ja nissha n’fillim e çilsha, çuditën tash kur shkoj... deri qitu osht, deri qitu, (tregon në faqe të librit). Tybe n’bojsha dhetë [10] minuta... po tash u rrallu kryt’ e s’po shoh bash mirë e... Ktâ e kum pasë, se osht ky, edhe osht’ sevap edhe osht’ mirë, fjale Pejgameri, fjalë Zoti, fjalë tona.

EA: Po, e qeshtu...

RI: Qishtu kjo dyje.

EA: Baca Rifat, tash, a ka ardhë koha ma mirë tash, a ma përpara kur je kânë ti i ri?

RI: Shum shtirë ô me qit’ ktâ n’terezi.

EA: Pse?

RI: Se tjeter milet.

EA: Tash a?

RI: Kanë nrrue nondhetë e nanë [99], kur e shoh s’jemi katër [4] pesë [5] vèt... bile ata pak qi lexojnë, Kuranin qi e lexojnë, vjen e falet, del. Une shkoj pak përpara, bile pa i knue dy jasina bab’s a nan’s a daj’s a, tezes a gjyshes a babgjyshit a, döstit  a... Me fal’ sabahi ma i shkurti, dej te fal ai sabahin, une e knoj ni jasin. Rifatit t’Mihanes pi ia knoj qitâ, shembull, une për veti po thom, për rize t’Zotit, për shpirt t’hazreti Ademit, hazreti Havës, hazreti Mustafasë, ia nisi jasin vel kurani hakim... po t’thom une i kom ditë, ratë qishtu i kom lexue, pô... s’i kum lshu pej dore kurrë. Çka osht evdalë selam me i çue t’deknit, osht’ shumë... fjale pejgameri, fjalë t’Zotit, fjalë... t’asaj udh’s që kem me shku atje... Edhe për to duhet me lexue, llafi po bjen, tash e ke krye shkollën ti; pa shkoll ish dasht me i kryque durt’, me ardhë te dera, e ajo t’ka pru... kjo osht’ për dyje edhe për ahiret o kshtu. Qitash ngom’ mue; qi je ardhë ktu, po ta la ni amanet: qyre tash, qyre, rrafsh sa qiku’ osht, sa qiky Kurani, me ble ti t’kshtuzmin. Kta e mer e lexon kanë... n’e dish çka osht ky kanë, kur ta lexojsh ti, shemull pe boj, sa qiky osht... edhe ma t’vlefshme ka qiky, se qeky (i krahason dy libra). Ti mos e lexo me vjet aty; je ardhë ni sahat punon, i knon dhetë [10] ftyrë... e di çka i thu bab’s, e di çka i thu nan’s, e di çka i thu shkaut, e di çka i thu magjupit, e i di tona, shqip... (tregon një libër tjetër – Dua dhe Lutje)... Kur e knon njeri qitâ, me pasë zemren e shkaut, kur ô musliman, pa ra n’udhe ski çare... se ky nuk thotë kurrë ‘dil përte’ ktuhi’ se përte ktuhi e the qafën. Po thotë ‘rri gjithë me qitâ n’dorë’... duhet me nejt’, se po duhet me hangër, po; shemull pe boj, kur t’kish nge Bismilahi Rrahmani Rrahim... po s’po shoh tash... kno, kno, se diçka knon aty... e ti duhet me dit’ çka po knon, llafi po bjen.

EA: (Ma ofron librin ta lexoj) kur degjohet ezani a, po thotë ‘preferohet që ai i cili e dëgjon muezinin, t’i përsëris ato që thotë ai, përveç thënies’.

RI: Unë po t’thom: kush ka zemër, nuk munet me lexue ktâ pa kajt’. Unë për veti, kur hi si fell e la. Kanë thânë, “kujto qi ki me dekë kur t’punojsh, kur t’lexojsh”, a din, çka thotë Kurani... thotë ‘qikjo kamë o’ gjallë, qikjo se ka shkelëm; qikjo a do t’mrrin me shkelë”. Uuu, s’o gajle – qy, qy... o gajle, se duhet me dit’... çka ka thanë Zoti ktu osht, se jo çka kom thanë une. Zoti muslimanit ia ka çu ktâ. Muhamedi i ka shkru kto, Allahi ia ka qbiris’, e ka qit’ Kuranin. Ti mso sa duesh po edhe ktâ msöe. Ama... a ma mirë ô me pasë do djathë me hangër bukën me tâ, a me hangër thatë? Thatë s’un e hanë a...? E han drunin... po me t’ba mirë, me pasë do djathë, po me pasë edhe do mish, hoo, po me pasë edhe do tamël, ohoho, po me pasë edhe me shiqer – s’hahet manej. Qishtu o kjo. Kjo osht’ temel i muslimanit.

EA: Qashtu baca Rifat...

RI: Edhe nuk po t’thom, se nashta e mashtro veten shumë n’tô, veç bleje ni qisi se mu ma ka çu ni, pej... ku e ka marë ai s’e di, “Duaja dhe Lutjet”, pô... Vallahi shumë pare me m’dhanë se ‘epi... e po vin plot... e, si e gjaj njâ kom me marë e kom me ia dhanë haxhisë e kâ me ta pru.

EA: Faleminderit.

RI: Edhe mos e le hajt se s’o gajle kjo... qikjo libër s’o gajle – e ajo osht gajle për ktu, se ski çka han; mos me pa msue n’hamom i kishe vnue syrmet, i kishe... do dimi, ishe pshtjell n’to e, hajt n’rrot’ t’sam’s. Po ajo burgia e mirë e pret drunin mirë; burgia e keqe edhe t’myt’ njers edhe s’un e qpon. E tana tjetren e flasin, thonë, “Rano pile rana peva”, shkijet e flasin – zogu i hershëm... ‘pile’ i thonë zogut shkijet, ‘rana’ i thonë ‘herët’: “Zogu i hershëm herët knon”... knues, a pe merr vesh? Se lèn n’pranverë e pa hi n’dimën i del leshi e, i del... a kasno pile thojke bozolipqe, boshnjakt, se edhe boshnjakve valla osht’ kjo fjalë, “Zogu i vonë s’un i dalin kimet, cof’”, se s’ka... jargon s’ka... edhe për insanin osht kjo; ni níri, sa din, sikur kur i thue ‘qitmi niqin [100] grem; qitmi dyqin [200], qitmi treqin [300], qitmi katërqin [400], qitma ni kill’ [1kg]’... a i ke dhanë pare ma shumë a ke marr’ ma shumë... Dijunija osht qikjo: sa t’dish vlen; sa s’t’dish s’vlen. Ni kill’ për i’ kill’; dhetë killa për dhetë killa; ni grem për ni grem... se o terezia aty, e masi o terezia, ho se s’u bâ kurgjo – masi o terezia, me terezi tem... E, qajo osht msimi, dijunija, me terezi. Kanë thanë, rrno, puno, lexo, mso, n’udhë t’hajrit shko, se s’ke msu, sdi çka osht... sikur lopën kur e lsho’, hop n’therra, hop n’gardh, hop... E di udhën kah osht mirë, e di... me kapërcy udhën t’pret drama; kqyre kah osht udha e mirë, shkon mirë, vjen mirë, ruhesh mirë, nuk shkel n’baltë... fole fjalen e mirë, mos e fol fjalën e funit n’kryet, fjalen e kres’ n’fund; valla m’shau... me t’shame s’ka pjell’ kush... me ner me thanë... kurrë; t’keqen mos e nij; e ka flliq’ guhën e vet, ti ruje tanën. Sa niri flet sokakut; me pasë ni kerr alltia, s’t’del me vra; e vret ai vehten, hajt ti. Melaqja e djatht, kur e bon ni sevap knon e gzohet met e lânë; kur s’e bon, nizet e katër [24] sahat e pret mos pi bje pishmon; kur i bje pishmon gzohet... o i ra pishmon çka ka fol, pse? se ka sha filanin, e ka flliq’ diçka... E, insani duhet me kanë, ktâ po thom... sa t’munesh, a ke krye shkoll a je n’punë, mer e lexo – e valla s’kom nge: qyre, nuk osht sikur me kanë qiky gisht cub, si me kanë kshtu, se kur o kshtu, i punon tonat, a kur o cub... ëë, s’mun derën, s’un e mshel. E niri qi o pa krye, ai o cub; t’hankshin shtatqin, t’hankshin, e kanë me t’hangër... po shko keq, shtrëngo – mâ se s’o’ mirë qanej; kqyre udhën tane... Faleminer’, m’shau, faleminer’, tu rrit’ nera, ani, ani, se kurrë... se po m shtin me t’thanë sikur çikës teme: nuk ka pjell kush me t’shame; e ka flliq’ gojn e vet, e ka prish neren e vet, e ka mar’ ni gjynah... melaqja e shmajt meniher ta qkruen, e djathta t’pret shtatë sahat, i bjen pishmon... E, niri n’kto punë duhet me kanë shumë i zgjut’... unë nuk e di a rrnoj edhe ni [1] sekund, a rrnoj edhe niqin [100] vjet; tetdhetë e non [89] vjet i kom.

EA: Tedhetë e nanë [89].

RI: Tremdhetë [13] vjeç jom shku n’shkollë, tremdhetë jo – tremdhetë jom dalë pej arabishtes e jom shku tana n’shqipen. Shtatë [7] vjeç, u kânë bora dej ktu... e kena pasë vallahi ma larg, sa te stanica e vozit, arave, mexhave, pasha qitâ... ni parë pantoll’, apang’ t’lopve, ni parë çerap’, nifarë kmishë t’keqe, nifarë t’lesht’ veshun’.... e, ather’ njeri duhet me kanë i zgjuet n’tona mnyrat e veta, ilâ ilâ ilâ... qi thojnë ni fjalë: njo, mos e ngo fjalën e keqe kurrë; ik. Mos e fol fjalën e funit n’kryet. Po fole fjalen e funit n’mujsh me hup’... qi o e keqe, ki sevap edhe e pshto vehten. Valla m’the e bardhë, e m’the e zezë e m’the e kuqe e m’shau -- e ka flliq’ gojn e vet, me atâ ti s’ki... e gjan ai udhën e vet tuk e ka lyp’, se Zoti ka thanë, çka t’lypsh kom me t’dhanë, çka s’kom, ato i gjan vet; sqerr Zoti ka thanë mos bo; s’kom qef me t’i dhanë... i lype ça t’lypsh n’dugaj’ ta ‘ep, e ke ble, ti e ke ble pa pare e s’un e hjek’ me dhanë botën. Qishtu. 

EA: Qishtu. Baca Rifat, faleminderit shumë.

RI: Me ner kofsh.

EA: Nese ki edhe naj ngjarje që ti don me na e kallxu neve, une t’ngoj hala.

RI: Vallahi po t’kallxoj, me pa’ kanë e vllaznive t’mi, s’ishe ardhë qitu; e vllaznive iu kisha thanë hajde more, mirë s’jom, se nuk jom mirë, nifarë si ethe si... edhe me ní spo nij mirë e, mu ka rrallue traka koxha mirë, se për t’kshtuzmen pasha Zotin... me pa ardhë, me pa ardhë n’guj’ deri te shpia jote e me pa’ kanë bora deri qitu, nuk kisha pritue.

EA: Faleminderit shumë.