Rizah Fazlia

Intervistuar nga: Iliriana Blakaj

anë kânë disa njerz, janë kânë udhëheqës t’katunit. Udhëheqës t’katunit at’herë ju kanë thânë, sikur ktu, qysh me thânë

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

18.05.2018

Lokacioni i intervistës

Prishtinë

Vendi i lindjës

Gjylishvec

Tranksriptimi

IB: Sot, është data tetëmbëdhjetë[18] maj dymijë e tetëmbëdhjetë [2018], dhe në kuadër të projektit “Njëqind [100] Pleq e Plaka” do të intervistojmë axhën Rizah Fazlia, i cili është tedhjetë e katër [84] vjeçar, dhe vjen nga fshati Gjylishevc në komunën e Kamenicës. Atëherë, pyetja e parë është: emri, mbiemri, data kur keni lind’, dhe vendi ku keni lind’?

RF: Rizah Fazlia. Data: Me dhetë t’tretin nimijë e nonqind e tridhet’ e katër [10.03.1934], ditëlindja. Vendi ku kom lind’: Gjylishvec - fshati, Kamenicë -komuna. Une kom lind’ nî fshat qî osht me shej. Edhe ktâ p’e shënoj, me shej. Për çka po thom qî osht me shej? Se aty ka ndodhë edhe zbulimi i Mulla Idriz Gjilanit edhe ajo osht historike. E une kom përjetue ma s’pari me djalin e axhës, ato qî i maj n’mend n’fmini, aty kur u vra djali i axhës n’prag t’shpisë. Une isha afër tina nizet [20] metra, edhe ai ka mbetë i plagosun. Edhe ka thirrë axhi, “O Bislim”, bâbit tim. Une ju përgjegja si fmi, si n’gjysë t’vajit, t’mërzisë, e t’frikës... Isha fmi tetë [8] vjet, nantë [9] vjet i kom pasë at’herë, edhe po i përgjigjna,“Ô çka ô baci Demë?”, po i thom baca Demë axhës, bâbit t’atina djalit qî u vra, atij djalit,“Ô ma vranë Sejdinë! Ma vranë Sejdinë, po kah ô Bislimi?”, për bâbën tim po vetë ai, Bislimi vllau i mixhës Demë, “Jo baca Demë, nuk u ardhë.”. Po une kom metë gati se i plagosun se m’ranë degët e mollave t’pemve, prej plumave, m’ranë mi kokë, edhe u shtreva, edhe u frigova... thmi. E u çova, u përtrina pak, erdha pak n’veti, edhe po i çoj ato punt’ e mia do bagtive, lôpve. Atëherë qî u kânë ajo koha e jonë me bagti ma shumë e me sene. Edhe po i qes atyne, po i nreqi, po krejt n’frikë, n’vaj, n’mërzi. Na hini brigada maqedone. Çetnike ajo u kânë. Atëherë u kânë n’atë kohën... n’katërdhet’ e katërta [44], katërdhet’ e treta [43], katërdhet’ e katërta [44]. Hinë ata. Atëherë e bânë zullum. Atë natë i mytën dy-tre [2-3] vetë: gjyshin, bâbën e bâbit, e mytën atâ me dru, e lanë atâ të shtret. Ai met i lënduem, i asi... Edhe vdiç masanej, mas nî [1] muj dite. Djalin e axhës qî e vranë, ma s’pari qî met ai i plagosun, i gjallë met, mas dy [2] dite, tri [3] dite ja murën nânës t’vet. Në prehën ja murën. Edhe e qitën për s’dyti e vranë. Ajo ka kânë tmerr atë natë. Atë natë edhe atë ditë. Nejse, ditën e dytë për krejt familjen tonë. Kshtu qî jeta ime prej fminie [ka qenë e vështirë], se Lufta e Dytë atje ka zgjatë ma s’shumti. Atje kah na ka qenë... osht... Edhe ktâ ta ceki, lufta e Kitkës, ajo osht... edhe historia... osht edhe n’librën e Mulla Idrizit. E ka qitë Muhamet Pirraku. Edhe kjo duhet me kânë e shënume. E dimë shumica. E lufta e Kitkës ka pasë... si me thânë, nî sukses. Edhe e ka pasë nî zâ t’madh n’atë kohë. Asni Luftë n’Kosovë... jo që une e kom përjetu aty se afër neve osht ajo. Edhe kanë ikë at’herë, s’di sa katune kanë ardhë tek ne. Na jemi Gjyrishevci knena. Ma nalt ato janë kânë Kika edhe janë ato fshatrat Lisockë e Velegllavë. E bash qaty ku u bânë ato lufta qî u kanë... Edhe aty kanë metë s’di sa mi, thojshin, t’vramë kanë metë - armiq. Janë vra edhe disa katunarë, pesë-gjashtë [5-6] katunarë, tont aty, t’fshatit tonë, e tjerë, e... 

Veç... Kshtu qî po shkoj me kto jetat tona. E kur i ceki kto... Tash shkoj, ren’ po shkoj kur ka qenë ajo kohë, ajo luftë. Edhe po vijmë tash te knena, Mulla Idrizin që ju tregova, që e fillova n’fillim. Ai u zbulue n’katërdhet’ e tetën [48] n’fshat tonë aty, se at’herë kur kanë luftu n’katërdhet’ e katërtën [44] e katërdhet’ e pestën [45]. Kur ka mbaru lufta ai u mbetë i plagosun, Mulla Idrizi. Edhe e kanë marrë t’mahallës tonë aty, Rrahim e Avdi, e janë kânë t’Selimit t’Sadikut, janë quejt ata, familja e familjes. E kanë marrë, e kanë shërue Mulla Idrizin Gjilanin. Edhe e kanë shërue. E kanë majtë edhe tri [3] vjet. Bre po bâhët ma mirë, bre po asihët... Edhe fjalë mas fjale zbulohet e vijnë e rrethojnë. Edhe ajo ditë, katërdhet’ e teta [48], u kânë dikun n’prill m’dokët, a n’maj, edhe ajo ditë osht ditë historike për fshatin tonë. Gjysa e fshatit u kânë i rrethuem prej policie që kishin ardhë aty me marrë e me zbulue ku gjindet. Edhe ajo ditë duhet me u shënue. 

IB: Qysh e keni përjetu ju atë ditë?

RF: Atë ditë e përjetum tmerr. Tmerr. Sikur lufta... sikur n’katërdhetën [40] qî u kânë, gati qashtu. Veç se me krisë... a ashtu diçka. I thojnë ata t’familjes, “ Mulla Idriz, mos u dorzo se ty kanë me t’mytë, kanë me t’gri, kanë me t’asi. Ti pshtim s’ki, po kalle luftën. Armë kie, edhe ki fishekë.”. Edhe ktâ po e ceki, kjo ô histori edhe n’libër, po edhe unë po e përsëriti. Nëna Zarife, e zoja e asaj shtëpisë aty, se nâna Zarife i ka thânë Mulla Idrizit... ajo u kânë plakë e at’herit që i kanë thânë grue edhe burrë, edhe kjo duhet me kânë n’histori, e i ka thânë, “Mos u dorzo, po kalle luftën!”,“Jo, nâna Zarife.”, thotë, “Qysh t’luftoj? Une kom hangër e kom pi ktu, e me t’i mytë tridhet’ [30] robë për mue! Unë po dorzohna. Po shkoj. Mu le t’um mysin, e jo me marrë n’qafë familjen me grue ku kom hangër bukë.”. E u krye ajo. Ktu tash u krye me kto. Po shkoi pesëdhet’ e treta [53]... edhe kjo duhet me mbetë n’histori.

IB: Po, veç para se me kalu aty nashta... nî pyetje. Gjatë qasaj periudhe, përveç luftës e hjekave që i keni pasë, qysh ka qenë jeta e organizume n’fshatin e juaj? Qysh e keni kalu? Ju keni jetu edhe në një shtëpi që ka pasë odë, u kânë strukturë shoqërore.

RF: Shumë pytje e mirë kjo. Shumë asi se m’i përkujton si ka qenë at’herë. Janë kânë disa njerz, janë kânë udhëheqës t’katunit. Udhëheqës t’katunit at’herë ju kanë thânë, sikur ktu, qysh me thânë... nî këshilltarë, e ni asi, atëherë kryetarë t’katunit. Aj tha... i kanë thânë kryetar i katunit. Rama i Shabanit ishte n’atë kohën e cekët. Kjo lidhet tash edhe me luftën se na ishim afër kufinit. Atëherë kufinin e kanë ruejt fshatarët e pak ushtri ka pasë. Atëherë janë kânë t’mobilizuem. Thuejse krejt janë kânë me armë. Ai u çojke pak me ndigjue, pak naj asi diqka, naj rrezik, a naj... si i thirrke katunit kodr’m’kodër, breg’m’breg, “Aaaa pregaditnu merrni armet, merrni çka t’kini e me dalë n’kufi me ruejt kufirin.”. Duhet me u cekë edhe kjo. Kjo osht nî histori, jo qî e kom así [përjetuar] unë, po kjo osht e vërtetë. Osht así [përjetuar]. Kjo duhet mu çkru historia n’libra se jo me asi [të harrohet]. Edhe n’atë kohë kur janë tubue tani, kur ka ardhë puna, kur asi, janë tubu nëpër oda, nëpër asi, “Pregaditu. Ti kie armë, ti kie punëtorë...”, ma shumë meshkuj. Ju kanë thânë atëherë qî ka punue, se u desht me punue edhe tokën, s’kanë mujtë me dalë krejt n’kufi, “Te ju jeni dy [2] vetë- tre [3] vetë, tre [3] burra- katër [4] burra jeni n’shpi. Dy [2] me dalë n’kufi, dy [2] me punu punën e shtëpisë, t’fushës.”. Edhe kjo ka qenë. Kjo lidhet shumë ekonomikisht edhe historikisht, që s’guxon me u shkelë. E tash shkojmë. Kto u kryen. E ti paramendon apet tjera pytje. Une tash shkoj... Osht fjalë historike edhe kjo, pesëdhet’ e treta [53]. Pesëdhet’ e treta [53] u kânë organizim i armiqve t’shiptarëve për me i shprëngulë shiptarët me shkue për Turqi. Pesëdhet’ e treta [53]. Kjo u kânë organizim i armiqve me u shprëngulë me shkue tont. Edhe unë kom marrë pjesë edhe aty. Lagjja jonë, mahalla jonë i kanë thânë atëherë, e krejt katuni, mahallë-mahallë i kanë çue, i kanë tregue, i kanë thânë, “Merrni kush din me çkrue.”, se atëherë s’ka pasë edhe njerz që kanë ditë me lexue e shkrue, “Merrne filanen, merrne filanin si din, edhe shkrueni. Regjistroni krejt. Shkrueni emën - mbiemër familjet.”. Edhe me i çu n’Shkup. Shkupi me i regjistrue atje si turq. Si turq me i çue për Turqi. Atëherë... u çuen disa katunarë atëherë reaguan, edhe këta që ishin n’shtet, Fadil Hoxha e këta tjerët, “Si munet kjo? Si munet me u organizue me shkue krejt shiptarët? Shiptarët janë të Kosovës! Kosova është e shqiptarëve!”. Do shkojshin, do asi, do... nî numër ma i vogël, veç qysh ke fillue, mos me met asnji shqiptarë në Kosovë!

IB: Qysh vendosi familja e juaj mos me shku në Turqi? 

RF: Familia jonë... Bâbi shkojke me ata që kqyrshin me shkue se ‘s’jetohet ktu, nuk jetohet ktu”. Po, vllau i madh... ai ish edhe nëpër ato aksionet aty, tani ke hi edhe polic, vllau i madh, ai u kânë nizet e dy [22], nizet e tri [23] vjeç hini edhe polic. Ata tani e ditshin edhe ma mirë situatën. E ditshin ma mirë si thojnë vendlindjen e çka di une. Si patriota, si... çka janë kânë ata si luftëtarë qî kanë luftue për Kosovë, e për Shqipni, e për shqiptarë. Se atëherë u kânë e përzitë. Atëherë i thojshin, “Shqipnia e Madhe”. I thoshin ktu. E katërdhet’ e treta [43] e katërdhet’ e dyta [42] qî janë kânë. Edhe e ndërprenë. Nî numër i vogël tani dalshin, tek-tuk do-do. Do dalshin, do asi... Po publikisht, jo. Sikur qî ken fillue, jo. E ktu u krye edhe kjo. Tash shkojmë tu pesëdhet’ e gjashta [56]. Edhe kjo u kânë nî tmerr. Aksioni i armëve. Atâ e ke ndigjue edhe ti. Aksioni i armëve ka qenë n’pesëdhet’ e gjashtën [56]. Edhe une isha ushtar. Ktu ka kânë nî aksion. Ktu ka kânë nî tmerr, e nî zullum, e nî aksion fill e për pê, vetëm e vetëm, me i shkatrrue shqiptarët. Ka raste edhe me emër. Njô, ka qenë atje te na, ka bâ vetëvrasje. U shkue. I kanë lypë armë. Ai s’ka pasë bukë me hangër, jo armë me pasë. Edhe dy herë, tri herë... e kanë thirrë n’polici. E kanë torturue edhe ka bâ vetëvrasje. Behlul Klaiqi. Ai u kânë i njoftun, mik i lagjës tonë. Bâni vetëvrasje! Kanë bâ disa ktu. I kom zatetë unë do ma n’Zajqevc, e i thojshin n’Prishtinë. Ata i kom zatetë që thojshin ‘i kanë mjekue privatnik’. I kanë mjekue me lkura të deleve. Qaso tortura, qaso rrahje kanë pasë prej çetnikëve, prej atyne rankoviçave që ju kanë thânë at’herë UDB-ja. UDB-ja u qujt atëherë kjo Ministria e Punëve të Brendshme që u kânë. UDB-a. Edhe aty ka qenë edhe ajo. Tre [3] muj a katër [4] ka zgjatë aksion i armëve. Lyp armë shiptarëve vetëm e vetëm me i torturue, me i rrahë, me ja’u bâ atë si thojnë... t’pamundshmen me jetu ktu, për me ikë, me u shpërngulë. Tona mënyrat kanë fillue kanë punu. Kush? Do me thânë, armiqtë e përbetuem - serbt. Po, shiptarët do janë kânë edhe asi [tradhëtarë]. Kemi vuejt edhe prej shqiptarve. Shqiptari-shqiptarin e ka munue, e ka asi!

IB: Qysh e ka munu shiqptari-shqiptarin, se qitu deshta me dalë une...?

RF: N’qato detyrat. Detyra janë kânë kto. Duhet me i cekë kto se edhe kto janë me rëndësi. Se ma shumë kanë bâ shqiptart zullum n’shiptarin e vet e tortura se sërbët! Për çka? Me rritë pozitën e vet! 

IB: Çfarë rasti ju e mani n’men’? 

RF: Qajo punë... qajo osht, qaj aksioni kur u kânë qat’herë. Se ato kanë vazhdue. Të gjithë kanë vazhdu deri qî thojshin u rrxu Rankoviçi, n’gjashtëdhet’ e pestën [65]. Ai u kânë UDB-e, do me thânë u kânë udhëheqës i UDB-s jugosllave. Sikur sot me thânë Ministër i Punëve t’Brendshme. Ai e ka udhëheqë atë. Ata krejt kundër shiptarve dhe boshnjakëve janë kânë.

IB: E nëpër oda a keni diskutu veç qisi çështje të mbrojtjës, kundër serbëve? A ka pasë edhe naj keqkuptim, naj rast që shqiptart s’kanë shku mes veti, e e keni pleqnu? A naj mesele prej odave a e mani n’men’?

RF: Këto janë... Shif, odat kanë qenë... At’herë u kanë thânë... Odat janë kânë shkollë. Shkolla t’shqiptarëve. Se njerëzit, shiptarët e Kosovës, kta... Une për vetën time i kom bâ tetdhet’ e tri, katër, pesë [83,84,85] vjet, për jetën time unë nuk muj me thânë, as tri [3] ditë liri s’i kom pasë. Unë liri nuk i thom tetëdhet’ e nishës [81] e te knena, deri në fund t’nantëdhet’ e nantës [99], qikjo mâ ku e kanë përjetue ktu n’Kosovë. Po, kur i mendoj ato përpara që the odat, odat janë për krejt. Edhe n’raste t’pajtimeve, n’raste t’përçarjeve, n’raste t’grindjeve n’mes veti, belêt, qî i kanë thânë atëherë, n’mes veti, se shqiptarët... shqiptarët qajo i ka shkatrru. Shiptarët e Kosovës qajo i ka shkatrru! E ishalla shënohen qito krejt edhe bjen n’dorë t’qatyne që janë shiptarë t’vërtetë, e që kuptojnë çka do me thânë. Se kto i kom përjetu une. Jo që me thânë i kom nie, a i kom ndëgjue, ja i kom lexue n’gazetë, ja... po i kom përjetue n’jetën time. Ju tregova, prej djalit t’dajës e ktu. E kom përjetue krejt tetëdhet’ e nishën [81] deri n’nantëdhet’ e nantën [99] qî kemi varrosë paramilitarët. Nantëdhet’ e nantën [99] kemi varrosë n’lagjën tonë qitu, rruga e Bledit afër ku osht ktu, at’herë u quajt rruga e Bledit, tash Xhavit Ahmeti. Ktu na i kemi varrosë gjashtë-shtatë [6-7] xhenaze t’paramilitarëve. Paramilitarët i kemi pasë ktu n’breg meniherë. Quhet nî ara e Bajram Sharbanit. Aty janë kânë ato rakteat që i gjuejshin. Paramilitarët i kemi pasë karrshi aty. Me tetëmdhetë [18] prill... Me tridhetë [30] mars u kânë vra njâ Ahmet Bunjaki, u vra çika e Fejz Krasniqit. Ato janë krejt tmerre t’lagjes. Djali i ati Behlulit, e kshtu me rradhë. Veç, plakën e... plakën e kti Qemail Caraverit ktu edhe atâ e kemi varrosë. Para militarëve atâ. Ajo vdiç. N’spital e kemi çue. Ajo u kânë dikun me dhetë [10] maj. E me i shënu edhe kto!

IB: Po, po. Krejt po i shënojmë. Po para se me mrri aty kem tu folë për punën e odave. A e man ti n’men’ naj rast n’katun që janë përça mes veti, a janë râ n’belê, a diqka?

RF: Odat? Odat janë kânë qato. Thashë unë, pajtimet i kanë bâ. Ato i kanë bâ pajtimet. I kanë bâ edhe ato... qysh me thânë, bisedat mes veti: Qysh m’ja bâ qitina; Qita janë keq; Qita janë t’varfër, s’kanë bukë me hangër, me i ndihmue...’. Vet une i kom msue. Tani kemi organizue n’moshën time kur kum... N’katërdhet’ e pestën [45] a katërdhet’ e gjashtën [46] une kom msue n’mejtep n’atë kohë. Mejtepi u çelë atëherë, ma s’pari, tani filluen shkollat. Une kom msue arabisht pesë-gjashtë [5-6] muj, tani na erdhën librat prej Shqipërie. Edhe ato tani i kom marrë e i kemi msue na disa aty. E kujna na kish kalue koha, ajo mosha e shkollave që me shku n’shkolla t’rregullta, se u çelën ato n’katërdhet’ e gjashtën [46] e n’fund t’katërdhet’ e pestës [45], na erdhën librat prej Shqipërie ktu me shkue ren’, zgjenohum tani. E odat, odat i kanë shkollue edhe i kanë urdhnue qato vene. Qato ku janë ata njerzit qî kanë ditë me shkrue e me lexue ata i kanë thirrë e i kanë thânë, “Ti me marrë qit lagje me msue, ti me marrë qat tjetrën...”, kshtu që mos me lanë asnjo t’moshum [pa mësuar shkrim-lexim]. Unë i kom msue ata t’moshuarit, që ishin ma t’vjetër. Unë isha dhet’-dymdhet’ [10-12] vjet, ata ishin pesëmdhet’ [15], e gjashtëmdhet’ [16] vjet, e nizet [20] vjet... e u deshke m’ja’u msu germat edhe me e qkrue emrin e vet. E kshtu qî edhe kjo ka kânë. Ajo ka shkue krejt nëpërmjet odave, nëpërmjet odave ka shku. Ato n’oda janë organizue e kanë thânë, “Filani din me shkrue. Shkoni te filani e thuj ‘merre filanën e filanin, qitâ e qitâ, msoj. Msojau shkrim-leximin.”. Tani u çkepën, e filluen tani shkollat, e...

IB: E ju e keni msu shkrimin e leximin shqip n’shkollë apo kshtu prej vetëdëshirës?

RF: Ja, n’shkollë e kom msu. Qaty. Arabisht kemi msue. Paradite msojshim arabisht, masdite msojshim [shqip]. Ka dhet’ [10] orë, dymdhet’ [12] orë kemi msue na. Gjithë ditën gati. Paradite msojshim arabisht, masdite shqip. E aty i kom msue une krejt, po m’kaloi mosha tani. Masanej kom ardhë n’shkollën fillore, e kom krye tani si i moshuer, edhe me ato rregullat e kurseve që thojshin atëhere. Tani kom shkue nëpër dyjâ, me lidhë jetën time veç.

IB: Si familje qysh keni jetu? Me çka jeni marrë?

RF: Kemi jetu me bagëti, me gjâ, qysh i kanë thânë ktynehere. Me lôpë, dhênë, dele... qato. Qato u kânë jeta e katunarit. Qat’herë edhe n’qytet kanë jetu [njëjtë]. Kur jam ardhë n’Prishtinë, n’gjasht’dhetën [60], ktu ka pasë ma shumë lôpë e dhênë ktu n’Prishtinë se nëpër katune, se atëherë nuk ka pasë tjetër mënyrë e tjetër pasuni.

IB: E a ju kujtohet çfarë festash keni festu si fshat? Shëngjergjin?

RF: Shëngjergjin e kemi festue, Bajramat, dy [2] Bajramat. Ato janë kânë ma n’zâ qî janë kânë që i kanë festue. Darsmat kur janë bâ, dasmat e shiptarve. Edhe kto duhet me u shënue.

IB: Qysh e festojshit Shëngjergjin atëhere?

RF: Shëngjergjin... Ai u kânë me gjashtë [6] maj, tash qî është edhe Dita e Shmarkit, dy [2] ditë mas Shëngjergjit. Dy [2] ditë janë kânë ato. Ato nuk i punojshin. Atë ditë nuk ban’ me punue as n’ara, as n’shtëpi, as n’ndërtim. Me punue s’ban’. Ato janë ditë pushimi. Edhe bajshmi lojna nëpër fusha se ajo u kânë ditë gzimi. Pranvera u kânë, sidomos Shëngjergji. Lojna... turli lojna t’çobanëve. Atëhere qitshmi me gurë. I thojshmi... Atëhere lojnat tu ngâ, qî ngajshmi, “Ygdyl”, i thojshmi njâni-tjetrit... kush po nganë ma shpejt e ma rrept. Qito janë kânë.

IB: A keni qenë shumica myslimanë në fshat?

RF: Po, po, po.

IB: Çfarë ndikimi ka pasë hoxha atëherë n’fshatin e juj? 

RF: Hoxha ka pasë nî... si me thânë, nî respekt që s’e ka pasë as kryetari, as... çfarë, s’e ka pasë n’atë kohë si hoxha. Ai hoxha qî u kânë i popullit, ai hoxhë që e ka shpjegue edhe të mirën edhe të keqën edhe asi, se hoxha ju ka pri atëherë krejtve, se... nodhetë përqin’ [90%] ju ka pri atëherë. Qoftë me i pajtue njerzit, qoftë me i bashkue, n’qoftë ato muhabetet ku janë kânë në dasma, n’asi... ato krejt me fjalë të hoxhës. Tani i ka lanë edhe këshillat nëpër lagje. Për shemull i ka msue disa që kanë mësue arabisht për hoxhë tani nëpërmjet tyne jemi shkue krejt ato kshillat nëpër lagje e nëpër katune. Se at’herë u kânë... katunet janë... qysh me thânë, atëherë shkret. Shkret, ajo fjala popullore qî osht. Shkret janë kânë atëherë. As s’ka ditë... përtej emrin e vet s’ka ditë me shkrue. Ka pasë raste s’ka pasë edhe me hangër. Qaso varfërie, qaso virâne. Se û i maj men’ njerzit edhe ktu n’Prishtinë, i kom zatetë. Qe, edhe kjo duhet me kânë n’histori. I kom zatetë. “Kom punue...”, m’thojke, “Kom punue Rizah. Kom punue...”, ktu n’Prishtinë i kom zatetë masi jam ardhë n’gjashtdhetën [60], “vetëm me më dhânë bukë. Vetëm bukë me m’dhânë! Edhe sa antarë janë te shpia me ma dhânë një [1] bukë a dy [2] me ja’u çue families. Pa pare hiç.”. Këtâ e kom përjetue. N’katun û i di, janë shkue at’herë bagtinë me ja’u rujtë, ‘rogtâr’ i kanë thânë atëherë. Me rroga që janë shku bêgi. Nî Ilazi i Kadrisë... janë kânë shumë do me emna. Ata shkojshin e ja’u rujshin gjânë filanit. Te Namani i Shahinit, te ai tjetri... me ja dhânë naj killë drith, a bukë, miell, a sene. Pare me ja’u çue familjes. Me majtë familjen. Qaso varfrie. Qaso u kânë. U kânë katastrofë. Katastrofë. E sot... edhe sot janë tu vujtë shumë, po sot i ka çue Zoti tana t’mirat, kur t’kqyrsh kush rahat s’osht! Kështu që ma e keqja shiptarët... edhe ktâ duhët, po këta po e thom n’përgjithësi për krejt, unë çka e përjetova, se edhe Luftën e Dytë, une vetës time nuk i thom as qisaj liri. Hiç. Pak e hiç. Edhe ktâ po e ceki le ta dinë gjithkush. A shënohet, a nuk shënohet... Edhe ju kom thânë edhe nëpër zyre, niqin’ mi’ [100.000] pensionistë kanë jetue me katërdhet’ [40] euro, tetëdhet’ [80]  euro, edhe kjo për dikan u kânë katastrofë. Po rinia apet... Rinia edhe sot osht nî... nî... qysh me thânë, nî situatë t’pa lakmueshme. Hiç. Perspektivë s’ka hiç, t’jetës. Qato që ta nijsh, qysh me ikë! Qe nipi i jem, prej tina po shkoj. Ikën. Para tri-katër [3-4] vjete ka dalë. Qe tri [3] vjet jashtë. Tetëmdhet’ [18] vjeç. Ai zemrën ma ka shkrumu! Se ai u kânë tri [3] vjet n’nantëdhet’ e nantën [99] kur e kom qitë prej shpie me i pshtue prej armikut, prej millosheviqave. Atëherë s’e kom ditë as vet a po pshtoj aty. Po kalun edhe shkon edhe ajo. Tash në kit kohë me kânë... me kânë kjo ma stabile, ma virâne. Me u interesue pak shteti për rini se rinia është kah shpërndahet me t’madhe. 

IB: A ju kujtohet juve koha e ushtrisë? Kur keni shku ushtarë?

RF: Qysh jo! Si jo! Dy [2] vjet. Ajo m’rrin n’tru. Ma t’mirën kohë.

IB: Çfarë kujtimesh keni për atë kohë?

RF: Koha e ushtrisë u kânë at’herë për ne... Si ushtrinë e kohën e Titos e livdojnë, a e din, për shkak t’jetës e t’punës. A e din, u kânë pak nifarë, nifarë drejtësie, pak qî mos me asi. Po na shiptart e kemi fitue ma s’shumti me punë. E koha e ushtrisë ka qenë, n’kohën time kur jam shkue, n’pesëdhet’ e pestën [55], varfëri e madhe. Edhe ktâ duhet me cekë. Bukë... Ma s’pari p’e ceki edhe ktâ, a shënohet kun a nuk shënohet... Për vetën time për ku jemi kânë, n’qat njësi tonë, katër-pesë [4-5] muj na bukë s’jemi ngi. Katër [4] vetë, gjasht’ [6] vetë nî [1] bukë e dajshëm. Kshtu qî u kânë varfëri e madhe edhe n’ushtri atëherë. E kemi jetue dy [2] vjet, dy [2] vjet aty me krejt popullin e Jugosllavisë. Kemi pasë aty bashkim, e kemi pasë njoftsim ndërmjet veti. E qita na vetshin, se disa s’e ditshin atje, sllovent, se kush janë shqiptarët, na vetshin se çka osht besa e shqiptarit. E kjo është interesant. Kjo osht se ktu kta serbët e ditshin. Kush janë afër... maqedont, se kishe kena jetue me shiptarët. Edhe kjo m’kujtohet. Shumë u kânë punë historike. Punë interesante u kânë për ata edhe për neve. E na vetshin. E na n’fillim s’e ditshmi edhe gjuhën. Kur mësuem, dy [2] vjet e msova gjuhën ma mirë se shqipën, gjuhën serbo-kroate. E na pytshin, “Rizah, çka do me thânë kur t’martoheni, a e shihni gruan a ju sheh ajo?”. Edhe i tregojshmi na ato krejt traditat tona çka do me thânë. Ma s’shumti i interesojke besa e shiptarit, se dikush ja shpjegojke e jo krejt. “Besa e shqiptarit”, i thojshmi, “Shife, i kie kumeditë çfarë hâki shiptarit, kur ta jep besën shkon lirisht n’shtëpi, e n’familje, rrugës, e kah t’duesh. Kur ta ka dhânë besën... a i kie borxh niqin’ mijë [100.000] euro, a i kie borxh, a e ke rrah... veç kur ta jep besën shiptari ajo u kânë e sigurtë.”. Edhe ata u paramendojshin, “Shife, sa mirë! E tek ne këto nuk janë. Qaty e rreh, del me i thânë pajtom,veç... para njerzimit del, veç çka mun me të bâ keq. E kjo e juaja shif sa traditë e mirë!”. Kshtu qî shumë tradita i kanë pasë shiptarët për lakmi, n’krejt botën jo veç n’Kosovë. E kjo osht tuj u shkatrrue me t’madhe, se familjet shiptare qato që ju treguem, ma s’ pari kanë qenë... bâba ka qenë i zoti i shpisë, nâna ka qenë e zoja e shpisë. A janë kânë dhet’ [10] antarë , a janë kânë tre [3] antarë, a janë kânë nizet [20] antarë... ata dy [2] janë pytë aty. Aty janë pytë dy [2] vetë edhe s’ka aty. U kânë kshilli i prindit. Kshilli i atij që e ka udhëheqë punën, e ka udhëheqë shtëpinë, pasuninë e shtëpisë, qoftë me gjâ, qoftë me bagëti, punë të fushës... M’tha bâba, m’tha vllau i madh, “Shko puno qit punë”, u kry ajo, s’ka aty mâ. E kshtu qî ato janë tu u zhdukë. Respekti.

IB: Sa anëtarë jeni kânë në shtëpinë e juj?

RF: Dhet’ [10] antarë. Shtatë [7] fëmijë jemi kânë, nantë [9], plus gjyshën e kemi pasë. Dhet’ [10] antarë jemi kânë bâba qî i ka majtë krejt vet, deri sa jemi bâ na. Vllau i madh kur u bâ. Deri sa jemi dâ prej mixhallarëve katërdhet’ [40] anëtarë janë kânë. Baballarët tonë me gjyshën. Katërdhet’ [40] antarë t’shtëpisë. U quejt atëherë shtëpia e Bajram Tahirit n’Gjylishec. Shtëpia e Selimit t’Sadikut ku u kânë Mulla Idrzi qî e ceka, shtëpia e Nimanit të Shahinit... Kto po i ceki se kto janë historike. Kto janë njoftë n’atë rang me mija kilometra. Te filani, odën e filanit, oda e tyne, oda e mixhës, e gjyshit tem - ajo s’u mshelë kurrë, verë e dimër aty mysafirt kanë nejt. Kanë shku ata të varfnit qî janë kânë, se atëherë ka pasë edhe ksi qî s’kanë pasë shtëpia, kanë nejt nëpër dynjâ, e nëpër popull... E këta po e ceki me emën. U kânë Meti i Ramës, nî Dervish Vllasa i thojshin, Shaban Oruqi i thojshin... ku ishin kânë... halê, halê... edhe janë kânë edhe nja katër-pesë [4-5], ata nëpër dynjâ rrnojshin, nëpër oda. Ardhke nî [1] nejke nî [1] javë ditë. Babgjyshi ju thojke atyne grave aty, “Merrni nrroni ato. Qitni ato mlojat, aty qitni tjerat se vjen tjetri.”. Ka nî [1] muj, ka pesë [5] javë, dy [2] javë, tri [3] javë... nejshin. Dimnit sidomos. Kështu qî odat janë kânë edhe shkolla, edhe tradita, edhe janë kânë udhëheqse t’popullit shqiptarë. Udhëheqs... Oda e ka pasë udhëheqsin e vet, oda e ka pasë itibârin e vet, e ka pasë atë traditën e vet, e ka pasë atë beriqetin e vet qî e ka majtë atë familje, se aty u hangër bukë e kryp, që kanë thânë atëherë, po e kanë hangër me asi... nuk e ka vetë. Tani edhe kjo, kjo është historike, po kto i zhdukën. Sot për sot i kanë zhdukë. Une e maj n’mend kohën time, se në rini po i majka njeri krejt... se valla dajtë i kom pasë, qashtu me odë janë kânë te gjyshi, atje te bâba i nânës. Edhe ata e kanë pasë odën qashtu t’njoftne, po edhe gjyshi ynë Bajrami i Tahirit i kanë thânë, ai i njoftun. Aty kanë hangër bukë e krypë kush’mos. Kanë dalë e kanë lypë atëhere. E babgjyshi... ai kish pasë pasuni, kish pasë punë, edhe krejt me krah. Edhe ish kon metë pa prind qysh n’vocrri, po ja kish pasë dhânë Zoti, e qajo ja ka nimue tanoj, ja ka çue beriqetin, ja ka çue razinë n’djel, ja ka çue pasunin qî s’ka ditë as vet sa kâ. 

IB: Tash po flasim kur jeni feju ju? Qysh u kânë rasti? Atëherë u kânë me msit.

RF: Unë jam martu ktu kur jam ardhë, n’gjashtdhet’ e dytën [62], n’Prishtinë. Se une nëpër gyrbet, nëpër Serbi kom nejt ma shumë, nëpër Beograd. E kur jemi ardhë ktu, atëherë jemi kânë na shtat’ [7] vllazni. Vllau i madh... Unë jam kânë i treti. Edhe erdhi reni i jem. Atëherë bâba ish halâ në katun, unë isha në Beograd. E lava ushtrinë e meta n’punë atje, edhe eci puna. Po m’çon letër, se atëhere s’ka pasë telefona t’dorës, letër me zarfa. Po m’çon letër. Nî vlla ma i vogël ish me bâbën n’katun, thotë, “Rizah, po thotë bâba ‘a po vjen me u martue, a po i martoj kta qî janë më të vogël se ti?”. I thashë bâbës, “Une në katun, n’Gjyrishevc, mâ nuk vi. Une kom me ardhë... Une e kom njet sa t’i baj do pare atje”, thashë, “katunin...”. Se atje i blejke, kush u shitshin ai [babai] blejke. U kânë marak n’tokë, me ble tokë, e asi... Thuej bâbës, “Atje ndërpreje. Na jemi kallabllak. Katunit ô tuj i dalë, secilën here është tu i dalë ajo vlefta, e asi. Une e kom ndërmend n’Prishtinë me shkue me jetue.”. Axhën e kishmi. Edhe ata kishin ardhë ma herët, n’pesdhet’ e dytën [52] a të tretën [53] kanë pas ardhë. “Une e kom ndërmend me shkue n’Prishtinë me jetue, Ferizo.”, i thojsha atij vllaut. N’letër ja qkrujsha. Nî here, dy here... e dikur u mërzit edhe ai, i thotë bâbës, “Valla bâbë, po e shesim.”. E shitën. E m’çuen letër e m’thojnë, “Rizah, e kemi goditë tokën”, me nî djalë t’axhës tjetër qî ishin edhe dy [2] axhallarë atje, “E kemi goditë me Hetemin”, thotë, “tokën, venin këtu.”, po thotë, “E mendo. Bâba po thotë ‘dil n’Prishtinë tu kta të axhës Demë’.”, tu kta mixhallarët qî ishin ardhë, “E del edhe bâba, e dil kqyrne blene një [1] vend.”. Edhe vimë ktu. U takum me bâbën. Ai ish ardhë nja dy-tri [2-3] ditë para se me ardhë une prej Beogradi, se atëherë veç t’diellën e kemi pasë pushim. Erdha. “Bâbë, a kqyre kun? A ke kun’ me mixhën Demë?”, thotë, “Valla, dulëm. Dy-tre [2-3] vena kemi kqyrë, po dikun na u doke, dikun s’na u doke.”, thom, “Bâbë, ku i paske kqyrë ti do vena ishin si anve, pak n’periferi t’qytetit.”, thashë, “Une e kom ndërmend, se ti atje ke pas thânë se ‘kur t’shkojmë n’Prishtinë due me kânë n’qendër’, e do ta blejmë se filan serbi po e shitke, filan veni.”. Rruga Rjeka u thirrke, aty te shtëpia e pleqve, bash afër shpisë së pleqve. E thom, “Filani m’ka thânë”, nî prishtinali ktu, se m’ veti kur na pâ tuj shku me axhën Demë, “Ju kur shkut në xhami unë dola bisedova me tâ”. Se ma bâni, “Çka po kqyrni?”, atij mixhës se e njoftke atë mixhën, tha, “Ka ardhë ky vllau.”, po i thotë mixha atina, ai Rasim e ka pasë emrin. Thotë, “Mixha Demë, qe p’e shetë qyky serbi n’rrugën e Rjekës”, quhet ai veni tu xhamia e Medresës, qî i thojshin Novotin atëherë. Kur u kthye bâba, u kthyen edhe ata mixhallarët, kap shkojmë atje, edhe i râke n’rrugë aty. Thom, “Bâbë, po vimë p’e kqyrim qit ven qitu.”, “Jo more, e kom kqyrë.”. E kish oborr shumë. Se na kallabllak e lakmojke n’atë ven ku kish ma shumë ven. “Jo, jo. Qitu. Edhe ish n’qendër edhe ish ma shumë ven.”. Edhe himë e e kqyrëm. Biseduem me atë serbin. Thotë, “A na po lypim myshteri, veç me na pritë gjasht’ [6] muaj se e kom ble nî vend ma t’gjanë’”, edhe ai serbi me nî dhandërr, “Kemi ble nî tjetër vend”, veç trollin kshtu me bâ shpinë, “e po kqyrim po e shesim.”. Se aty ishin krejt shiptarë, për qata kqyrke me u largue. Edhe nî [1] ditë, dy [2] ditë, e t’tretën ditë ke kismet e goditëm. Ja prunëm paret, e murëm, u hoqëm prej katunit. Kur erdhëm ktu, tani martesa. Erdh nî nip, Sefer Milevci i thoshin, Pllanali ata, sot janë kah Jugoviqi, edhe zatetën me bâbën n’xhami e i thotë, “Bislim, ku i kie djemt? A i kie ksajde?”, “Po valla, i kom për martesë.”, “Kqyr”, thotë, “Nî rob e kom. Nî ven ma kanë lanë dorën e m’kanë thânë ‘ku ta bajsh kabull për veti’.”, qî kanë thânë atëherë, “Ta pranojsh për veti e kie dorën t’shlirë prej neve.”. Thotë, “Lirisht fol e epê dorën.”, thotë, “Ani, bre Sefer. Po kqyri po kuveni me djalin. Duhet me vetë.”. Ni [1] ditë, dy [2] ditë, e dy-tre [2-3] muj... po m’ kallxon bâba, po m’thotë, “Rizah, qishtu-qishtu, n’filan ven”. Se na punojshmi atëherë, e kemi pasë nifarë ujsjellsi prej Gërmie, prej Llukari. Ke kysmet, biseduam. E i thashë, “Ô bâbë, a e njeh kush atë grue?”, “Hiç”, tha, “kërkush. Po i besojmë filanit - ‘filan gruen e kom çue aty, nî t’afërme, e ishin atje ngat’a’ngat me atâ t’miqve, aty e kom pâ.”, thotë, “Filan gruja m’tha, ‘Baci Bislim, lirisht merre. Me rob, me familje janë t’mirë, s’kâ me ata.”. Thom, “Hajt bâbë, se p’e çojmë halâ me atë traditën e moçme.”. Kështu qi u murëm, e u martum, e thmi tani. Gjasht’ [6] thmi, e...

IB: A keni bo darsëm?

RF: Darsëm jo, me tupana jo, veç me sharkia e qitelia. Me pajton e kemi marrë atëhere. Qishtu janë kânë darsmat e tona.

IB: Qysh janë kânë dasmat? A të kujtohet kështu si procedurë qysh ka shku dasma?

RF: A, si procedurë ato i filloj pej katunit, se ktu n’qytet na s’voni jemi ardhë ktu. E tjera tradita ata këtu. Ata prishtinalitë i marrshin para sabâhi gratë, nuset para sabâhi. Herë bajshin darsëm, e herë s’bajshin. Me tupana. N’sabah e rrehshin pak tupanin, n’aksham nî here edhe... A n’katune janë kânë darsmat. Kur u bajshin...

IB: Qysh janë kânë?

RF: Haj Zot... Ô Zot, kur u organizojshin. Aty krejt katuni me tupana, krejt katuni. Niqin’ [100] vetë, dyqin’ [200] vetë. Dasmat. Lojnat qî u bajshin para tupani... kcejshin, lujshin, po s’ka pasë. Ato, haj Zoti na rujt ato t’i kisha pasë veç me i inqizue atëhere me i qitë n’komera, me i qitë sikur sot qî i qesin n’televizora. Ma shyhret s’ka pasë. Ma s’pari dasmat janë bâ... ma s’shumti janë marrë t’ejtën. T’hanën ja niske vajza me qajtë. Me qajtë i thojshin atëherë. Ja qitshin shaminë, ja qitshin. Mbasdite n’mramje shoqet e veta, qato që ishin martue frik, t’hanën, t’martën, t’mërkurën. Dy [2] ditë. Tani ajo me shoqe me ato t’lagjës, ato t’mahallës tuj u enë nëpër shtëpia ‘me hjekë mallinin’, i thojshin atëherë. Edhe t’ejtën me u pregaditë n’dymdhetë [1]. Njâ [1] sahâti me u përcjellë nusja, e qitshin, e kanë pasë. Atëherë janë kânë larg katunet, larg janë kânë, ka tri-katër [3-4] orë, ku janë martu. Atëherë prej Gjyrishevci n’Zajqevc i ka pasë katër [4] orë, prej Zajqevci n’Gjyrishevc atje n’Velegllavë tri-katër [3-4] orë, ato katunet ku janë kânë. U deshke me ja qitë robin mikut tej n’gjysë t’rrugës dikun, kta t’Zotit e kësaj nusës qî u martojke. Edhe u bajshin darsmat me tupan. Ardhshin darsmaxhitë. Tani aty u bajke nî lojë kur u dorzojke. “Ja bâni teslim”, thojshin, “nusën”. Ja bâni teslim filani-filanit, bâbës t’djalit ja bâni teslim nusën, n’dorë aty. U përqafshin. Bâba i djalit tej n’gjysë t’udhës, po ban vaki e lâshin n’filan vend. Bajke vaki kta t’bâbës s’çikës, kta ma ngat, se u m’varke largësia e rrugët qysh i kishin, rrugët qysh qëllojshin. E tani u deshke se atëhere janë kânë me kerre, i thojshin ‘qetfërr’, ato me qylyma qî i kanë mlue, edhe çfarëdo. Atje n’bjeshkat tona me kie ma shumë i kanë bajtë, jo me kuaj. Atje kuajt pak i kanë përdorë, nëpër Gollak, qî i thojnë bjeshkë. Kështu qî tjetër u kânë, atëhere u kânë shyhret. Tani kur u kânë ajo koha, qajo qî i thojshin shteti i Shipnisë, i thojshin... qaty katërdhet’ e treta [43], katërdhet’ e dyta [42] deri në fund t’katërdhet’ e katërtës [44]. Tani sa pushka u çitke kur u bojke teslim aty, qaj momenti kur u bojke, po sa pushka, e sa shyhreti, e çfarë kangsh. E e knojshin atë kangën e Isuf Hajdarit, i thojshin atëhere ‘kângë t’bjeshkve’. Qata rugovalitë qî i kanë knue atëhere. 

IB: Qysh u kânë ajo kânga? A ju kujtohet naj varg’? 

RF: Po. Isuf Hajdarin e knojshin, e çojshin me zâ. Kah sefajaaaa... (këndon) edhe pushkt tak-tak, shkojke me shyhretllak. A krejt shkojshim thirrë e pa thirrë. Krejt katuni. U bojshmi dy-treqin’ [200-300] vetë. Kështu qî u kânë shumë...

IB: Ju paskit jetue edhe n’Beograd?

RF: Po.

IB: Çka keni bo n’Beograd? A keni punu?

RF: N’Beograd kom shku n’pesdhet’ e shtatën [57]. Aty kom qenë edhe ushtarë pak, edhe kom fillue aty si punëtorë. Mas gjasht’ [6] muj dite u çel nî kurs. U çel kursi kush don me msue zanate për rrymë, për... atëhere i kanë thânë moleraj, për ujë e kso bravari qî janë kânë atëhere. Veç qî une menihere u qkrova n’atë kursin e ujit, ujstalus. Aty kom shkue nja pesë [5] muj ditë. Shkojshim prej orës pesë [5] masdite deri n’ora tetë [8]. Ka tri [3] orë, katër [4] i kemi pasë. Edhe aty mas pesë [5] mujve, gjasht’ [6] mujve, gati u bâ nî [1] vit. I murëm edhe dulëm n’provim. Atëhere u kanë kfalifikimi, gjysëm kfalifikim u kânë se atëhere u kânë me grupe. Atëhere kfalifikimin s’e përmenshin fort. Me grupe - e katërta grup, e pesta grup. E katra grup edhe e pesta e kanë pasë qata gjyskfalifikimi, e pesta edhe e gjashta e kanë pasë kfalifikim, kualifikimin e mesëm, sikur shkolla e mesme qî ô, edhe na e murëm qatâ. Mirëpo po ta ceki edhe ktâ se kjo ô interesant. Ne ishim nja tre [3] shiptartë edhe nî [1] boshnjak. Atyne serbve kur i kryem kurset, atyne ju dhanë punën, me i punue ato profesionet. Ne shiptarët na provokojshin, na malltretojshin, “Jo s’ka nihere, s’kemi çelë vend pune.”. Edhe kta... Drejtpërsëdrejti kom shkue me nifarë Ahmeti, Ahmeti u nal n’derë, edhe i krisa n’derë. Edhe m’vikati ajo sekretarja, “Mos hi n’derë se është drejtori gjeneral.”, “Po”, thashë, “bash te ai po du me shku!”. Edhe ja çela derën. E hapa derën. Kur e kom hapë atë derë, kur tu kthye ai u habit, tha, “Çka u bâ? Çka u bâ punëtor?”, thashë, “Qishtu, qashtu... A jeni ju drejtori gjeneral?”, tha, “Po”, thashë, “Filani e filani i kemi dhanë provimet qe tre [3] muj ditë. Ne s’na qesin n’vena t’punës ku e kemi dhanë. Ata serbët edhe boshnjakt...”, tre a katër [3,4] me emra ja ceka, “krejt i kanë qitë. E ktâ e kom bâ vetëm se jemi shqiptarë”. Atëhere u prekë ai. I tha ati, “Qashtu paska... qasi udhëheqsie paska!”. Komunizmi kur u kânë atëhere, e drejtësia e tina. Edhe u çue e ka thirrë nî udhëheqës t’punëve tona, atje ku punojshmi n’ato punishtat. “Filan, a je ti filan inxhinieri?”, thotë, :“Po”, “A i kie ti filanin e filanin n’grup te filani qî punojnë n’njësi tâne?”, thotë, “Po”, “Pse s’ju ke dhânë punë kur e kanë krye? Qe sa e kanë kry kursin?”, “Po...”, “S’ka po!”, “Prej nestrit kta unë i regjistroj”, “Ti mos i regjistro kta tjetër punë veç qato që i kanë krye.”. Edhe mas tri [3] dite m’erdh e na çuen. E kapshin kryet, “Qysh keni guxue ju me shkue tu drejtori gjeneral!?”. Edhe na çuen n’vena t’punës, ujstalues. E kom marrë kfalifikimin e mesëm. Kta shiptarët tonë nuk na pranun tash n’pensi kur dulëm. Këto qî na klasifikun këto grupet, kfalifikimin e naltë e kom dhânë n’Obiliq n’shtatdhet’ e tretën [73], Shkolla Teknike u thirrke Nikolla Teslla, ato s’na pranuen jo. Ajo dyvjeçare. A ato si e panë serbisht kfalifikimin e mesëm qata i marr niqin’ e shtadhet’ e dy [172] euro.

IB: E kur u kthyt mandej ktu e vazhdut profesionin e njejtë?

RF: Njejtë, njejtë. Atëherë nuk ka pasë, pesë [5] vetë ktu n’Prishtinë ujstalues. Pesë [5] vetë. Kur jam ardhë ktu as ato llavabotë, mjetet mrena nëpër bânjo, as dy [2] vetë s’kanë ditë me i montue. Na thirrshin neve, se na punojshmi nëpër shpia atje, nëpër instalime t’shpiave, në Beogradin e Ri. Edhe na thirrshin, “Rizah, hajde kallxom qysh me ngjitë sholën, qysh me ngjitë kazânin, bojlerin, kto enlarset...”. Edhe kshtu, ktu e kom udhëheqë gjysën e Prishtinës, udhëheqës i punës n’Badovc jam kanë dhet’ [10] vjet kur u lëshu sistemi i ri. Atëherë s’i ke pasë katër-pesë [4-5] vetë qî i kanë ditë ato. 

IB: Me çfarë vështirësish u përballë atëherë Prishtina, masi paskit jetu n’Prishtinë, me ujin kështu n’përgjithësi?

RF: Për ujin ma s’shumti, për rrugë... Prishtina u kânë, qysh me thânë, katastrofë. Kur jam ardhë n’gjashtëdhetën [60], Prishtina i ka pasë tek tri [3] ndërtesa qî kanë fillue me u ndërtu, Këshilli Krahinor ku është, edhe janë kânë do Komitete mas Bozhuri. Bozhuri qatëhere u marojke se te Bozhuri ish kânë Xhamia. Se e kemi qitë edhe librin tash Krojt e Gërmisë, se tashti Krojt e Gërmisë, e Taukbashqes, edhe me tjerat, si t’tregova rrugët as n’katune [nuk janë ashtu]... krejt baltë! Kalldrëme, kërrsh. Japia, ndërtesat... ato ishin kânë krejt me dru, me qerpiç i kanë thânë atëherë, me baltë. Pos Muzeu, ku asht Muzeu kryesorë qî është n’qendër, ai ish kânë kazerm e ushtrisë t’turqve. Tani e kanë shfrytëzue kta masanej, t’Jugosllavisë. E qajo ndërtesë ish kânë qî me thânë pak ma. Do po ato krejt janë... se, ku asht aty mas shkollës, qaty mas Muzeut, qysh u thirrke... shkolla “Vuk Karaxhiq”, u thirrke atëherë e tash nuk di qysh ja kanë ngjitë shqip. “Elena Gjika”. E qaty ish kânë edhe shpia e atina Ilaz Agushit, poshtë atje te Tre Sheshirat, qato i kishin pasë do bejlerë. Qato ishin kânë n’zâ disa shpia, po qî me thânë ndërtim diqka, jo. Se e kemi qitë edhe historinë. E ka qitë ky Shefki Stublla, e ka qitë historinë e Prishtinës. Krejt biografinë. Ai i ka qitë me prroj e me ndërtim prej kur ka fillue Prishtina. Kshtu qî Prishtina sot për sot, une n’to po jetoj qe... gjashtdhet’ [60] vjet u bânë, veç qito mas lufte, qitâ s’e ka menue kush. Me u zhvillue, me u ndërtue... Qyky ndërtim, ktâ s’e kie as... thojshin veç n’Gjermani mas Luftës së Dytë, thojshin at’herë, atje thojshin ka ndryshue qyteti me javë e me muj. Kshtu, qashtu mas qisaj luftës t’Millosheviqit. 

IB: Sa vjet e keni ushtru profesionin e juj?

RF: Po profesionin e kom ushtrue, n’punë kom punue nja... ktu tridhet’ e shtat’ [37] vjet, edhe nja tri-katër [3-4] vjet n’Beograd, veç katërdhet’ [40] vjet gati. Po, profesionin s’e kom nalë kurrë. Edhe sot... 

IB: Qysh u kânë koha e Titos për familje, për profesionin e juj? Çfarë kujtimesh keni prej viteve shtatëdhet’ e tre [73], shtatëdhet’ e katër [74], deri te tetdhetat [80]?

RF: Mas Luftës s’Dytë do me thânë... Po shifni, ajo n’fillim pat fillue mirë. Koha e Titos, ato... ato komunizmi, partizani atëherë kur hini, atëherë pat fillue mirë, po nuk e majshin sikur sot që po i bâjnë njëqind [100] dallavere udhëheqsia. Atëherë u kânë krejt njejtë. Pa marrë parasysh, ai i varfni, ai që s’ka tokë, s’ka punë, ai me u punësue meniherë n’punë t’shtetit. Ai qî ka pasuni n’fshat, e ka pasuni t’vetën, për shembull ka pasë asi zanatlishë qî kanë thânë, ka pasë qî kanë prodhue, une i maj n’men tej tetdhet’-niqin [80-100] copa dele kanë majtë ktu n’midis t’Prishtinës, lôpë. Edhe kshtu qî ai i pasuni me ja nimue atina gjithqysh, ja me marrë me punue, ja me ja nimue me ja dhanë qî i kanë thânë ktyneherë sadak, tash qî po i thojnë human. Edhe kshtu qî me vujtë s’guxon. Atëherë u kânë fondi sikur tash socialat qî është, u kânë fondi për t’varfun, për fukare. Ja qitshe edhe shkojke merrke pa pare bukën, shkollën qashtu. Shkolla u kânë pa pare për krejt, edhe kshtu qî u kânë stabile. Po tani tu ardhë, tu hi, tu u prishë, u prish edhe sistemi i komunizmit. U prish. Atëhere kjo Jugosllavia sociale, qysh me thânë, demokracia hini tani edhe n’sociale. S’punojke, veç emrin ja lanë. Veç me t’njofshëm kush deshke, kush kish. 

IB: E mandej në vitet e tetdheta [80] ja nisi prap me u prishë situata? Ose n’fakt kthehemi te nî pytje pak ma herët, komunizmi a ju lejojke me ushtru fenë e juj, a ka qenë ndoshta ma rigoroz? 

RF: Jo, u kânë e ndalume. E nalume. Veç sidomos ata qî ishin nëpër puna. Ata me kânë n’punë s’guxojke as familja tina me majtë fenë, as djali, as çika, as gruja, as... U kanë rrezik, u kanë. Edhe atâ n’fillim qatëhere. 

IB: Qysh ja bojshit ju? Qysh e majshit fenë?

RF: Jo. Jo, kështu nëpër kto. Kush nuk ish nëpër detyrë nuk u përzijshin. Kjo u kânë veç n’Shipni. U kânë ajo n’Shqipni, u kânë qî thojshin, “Enver Hoxha...”. S’ka guxojt, nâna prej djalit s’ka guxojt me u falë as me agjëru.

IB: E ktu?

RF: E ktu jo. Ktu jo. S’u kânë ajo kontrollë, veç qata qî ishin n’punë. Ata qî ishin nëpër detyrë, ata i bojshin me qëllim. Për shembull, sikur une e Avdia jemi n’punë. Për shembull, “Shko blena ti vajzë, shko blena diçka me pi, me hangër”, po menoj për agjërim, po thom n’Ramazan. Veç qato i kanë asi, se kto me u falë n’Xhami. Po ti je falë, tani masanej... Je falë n’shpi. Jo, ato s’i kanë bâ kto nëpër shpia. E qata po e di une. Nî baxhanakun e kom pasë msues, “Shkojke”, tha, “me qëllim marrke shqiptarë, e marrke”, tha, “blejke diçka, ‘merre Rizah, merre Avdi ti, merre pije.”. Kqyrke tani. Ata tani marrshin se ja’u qitke kryet, udhëheqsit aty. Kish prej serbve, kish prej shqiptarve. E kështu qî qato janë bâ ma shumë. A ktu, jo. Ashtu nëpër familje s’kanë hi ktu se janë kânë edhe n’parti. Bile një serb ma pat bâ, “Rizah”, tha, “ti je hi n’parti, tash n’Xhami çka?!”, “Për Xhami”, thashë une, “se partinë as s’du zânin me ja’u ni”. E uli kryet tap. Shkojsha pak u rrufsha, a e din, mos me m’pâ. Tani e lshova krejt partinë.

IB: E prej profesionit qî e keni ushtru çfarë kujtimesh keni? Çka ju ka râ ma shumë me punu, a me mbikqyrë puntorë, a...? 

RF: Ô, t’lumtë goja ku hine. Profesionin tim krejt çka e kom punue, une e kom punue për ujë. Populli për ujë ka vujtë n’Prishtinë. Deri qitashti që u lshue qikjo Shkabaj, qî po i thojnë qikjo, Ibri i Mitrovicës. 

Qe sa jeni ju ktu? (E pyet intervistuesen)

IB: Po unë jam lind’, jam rritë këtu. 

RF: Edhe ti po i ditke ato. Edhe për jetën time, për profesionin tim, une i kom lânë... tri [3] historia i kom ktu edhe i kom lânë. Edhe Allahut shyqyr, i koftë... ma çoi Zoti e bâni edhe librën Shefki Stublla. M’ka qitë n’tre [3] vena, a n’katër [4]... aty qî ju tregova.

IB: Hajt tregona te trijat ?

RF: Kit çeshmën ktu n’Tokbâshqe. A pini najherë ktu? Po, a ke pi aty najherë n’çeshme? E atâ e kom bâ vet. Rizah Fazlia. E kom bâ n’dymi e katërtën a t’pestën [2004,2005]. Edhe i kom bâ dy-tri [2-3] n’Gërmi me do shokë, e njô [1] e kom bâ fill vetën. E qitu ju kom thânë djelve, qatâ n’Gërmi, atâ i kom thânë... 

A dilni edhe në Gërmi a? (E pyet intervistuesen) 

IB: Po, dalim. 

RF: Eh, ajo nër lodra qî osht, ajo... aty knon edhe emri jem aty. Nashta e ke lexu. Rizah Fazlia. 

IB: A po a? A ju jeni?! 

RF: Rizah Fazlia. Ju kom thânë djelve, vajzave... Se çikat i kom me tana t’mirat, edhe me thmi, edhe me idâre atje, ja’u ka çue Zoti. Zemrën e kom, a e din qysh, kshtu... edhe n’fe edhe n’tana. E i kom thânë, “Pasunia jeme çka kom punue qe gjashtdhet’ [60] vjet e tepër, prej dymdhet’ [12] vjet pasunia e jeme osht n’qata kroj. Qaty”, “Qysh bâbi po thue?! Na ke lanë ktu tokë e shpia”, tha, “Qysh?!”, “Qata”, thashë, “se p’e di”, thashë. As djali, as nipi... tybe nja nien hiç. E qajo te Zoti atje, atje çka t’qkruhet aty. E qato i kanë. Nëpër Prishtinë ktu, qaty te Xhamia e Qarshisë, atë Shatërvanin aty p’e din qî u nalë, qî e ndërprenë aty... P’e dini ku asht te Xhamia?  E edhe atâ e maj tej qitash, dej sa m’ka punue hugjuti, tej qitashti. Bile e kish pas nalë dikush para nja nî [1] jave, dhjetë [10] ditë. Kur shkoj aty e kish prekë dikush. Ju brita do të ujsjellsit, thashë, “A ju a? Kush more po bâni asi...”. Dha Zoti kur shkoj mas tri-katër [3-4] dite e kishin lshue, kapak rridhke. Kshtu qî shadërvanat, e kto t’Xhamiave ktu... Ma ka çue Zoti qato.

IB: E qysh ju erdh inspirimi ju me punu me kto kroje?A e shihshe që s’po ka ujë n’popullsi? Qysh ju erdh ajo dëshirë për me i bo kto kroje? 

RF: Ajo m’ardhke sikur kur t’ço përpjetë diçka, njëfarë fryme e lezetshme, qashtu m’u doke. Kur e pâsha popullin tu vujtë, e kur e lshojsha kronin... Se ktu ish kon prishë nî ditë, more nî [1] orë a dy [2], se mas gjysë ore dej e çela se ish kon kputë aty poshtë. Dhet’ [10] vetë a pesëmdhetë [15], a thmi, a me shisha... thashë, “La ilaha ilallah, a po, ktu qitash nî kohë, po me nalë ktu.”. A kush... Ma e keqja kush s’interesohet hiç, kush s’interesohet hiç. As u ardhë kush me vetë, a prej komune, kush e ndreqi, a kush e rrzoi. Qitu, mas katastrofi populli ô qitu.

IB: Në këtë librin e fundit që është shkru për kroje, qysh përmenët historia? A përmenët naj histori e krojeve, a çka? 

RF: Historia krejt prej qî ekzistojnë shatërvanat n’Prishtinë. 

IB: Edhe ju jeni aty si kontribues.

RF: Po une n’kit kohën e fundit, se une ma i frikshëm. Po prej para niqin’ [100] vjete, dyqin’ [200] vjete qato shatërvana qî thashë une, qato çeshme qî janë kânë, se Gërima... para pesëqin’ [500] vjete kanë pru ujë prej Gërmisë. Është ai kroni, nashta e keni ndëgjue, ai burimi qî thojnë ô i rrezikshëm për Prishtinë... Po, atë e kanë cekë dajm. Edhe nî i mahallës s’Muhaxherve bile m’ ka thânë, “Rizah”, tha, “gjyshi i jem ka punue me taljan n’katërdhet’ e katërtën, n’katërdhet’e tretën, e n’katërdhet’ e dytën [44,423,42]”, kur janë kânë ktu në kohën e okupacionit me taljan, “te Fresika dikun”. A s’ kishin pas kallxue me qëllim. Atâ e kom nije kshtu fjalë, po s’besojsha. “Gjyshi i jem u kânë”, tha , “me ata qî thojnë me lesh t’deleve e kanë mlue”, qasi vullkani. A e patë dikun ku ke nî [1] shtet, qî ke para tri-katër [3-4] nete vullkan, a e pe qysh e çojke âraz? “Ktu”, tha, edhe gjithë e kanë cekë, “Prishtina e ka rrezikun prej ujit të Gërmisë”. Gjithë e kanë cekë përpara ktu prishtinalitë e Kosovës. E kshtu qî Prishtina kish pas vujtë për ujë dejm, se ktu kanë majtë edhe bagëti shumë. Osht çeshmja te Katër Llullat, i thonë, te Teatri. Ajo n’zâ ish kânë. Katër [4] qepa i kish pasë. Aty edhe kuajve ju kanë dhânë ata ushtria, se ushtria janë kânë. Përpara aty ka pi gjysa e Prishtinës. Aty e ka furnizue çeshmja e Hanalerëve, shatërvan edhe ajo. Çeshmja te Kacallarët, te parku, osht furra e Azemit, i thojnë aty; çeshmja te Perinazi, Xhamia e Perinazit; çeshmja e Qeflikut; çeshmja te Hani i Dilit atje te Xhamia e Llapit. Aty janë nja katërdhet’ e pesë a katërdhet’ e gjashtë [45,46] qî i ka qpikë ai Shefika, se ja kom dhânë [emrat]. Ani gjysën... Bile e kritikova masi ja dhashë. “Hajt”, tha, “Rizah se qesëm apet tjetër libër.”. Po ai merret me kit punë, se ai osht ktu moti n’Prishtinë. Ai n’Podujevë i lindur, po ktu u ardhë me studiue, ktu. E tanaj u martue ktu, e marrë ata prishtinalitë e moqëm. Se ky historinë e ka studiue, e tu i shenue krejt. “Po ku i gjete bre Shefki?”, thashë, “Kta?”. Atë salepxhinë... ka shitë salep ktynehere, me atë knatën n’shpinë që e ka bajtë atë salepën, si sherbet qî u thojnë, ka shitë nëpër qytet. Edhe ato e kish inqizue, e kish qitë me atë kacën n’shpinë ktu. Kshtu qî Prishtina i ka historiat e veta, e qajo libër, ajo... kujna i intereson për Prishtinën ajo i ka krejt detalet. Dhet’ [10] euro a s’e di sa e kish, po e shitke.

IB: E ju halâ vazhdoni, edhepse keni dalë n’pension?

RF: Ja, s’e nali hiç atâ. Ja, deri t’des atâ. Si t’i shoh n’Prishtinë, a që janë diqka... M’kanë lajmru atje n’Gërmi, bile te aj hoteli i Ramiz Sadikut, i thojnë, atje përmi atë hotelin e bombarduem atje, e në t’shmajtë thanë që u nalë edhe ajo. Bile erdhën ata t’rampës aty. “Jo more”, thashë, “Ramazan! Aty s’un po dal.”, “Ô na ka çu aj drejtori”, tha, Rakovica a s’di qysh e kâ aj, e thashë, “Dilni kqyrni”, thashë, “mos mujshi me bâ...”. Janë dalë, s’di as sa janë kânë, diçka s’erdhën ma hiç. Aj atje edhe pak si shmangt. Qityne poshtë çika po ju rri gati ma shumë, atje pa kerr... Ti kqyre çfarë pune, çfarë... Bâjn naj kanë hjekë, edhe kartelat neve. N’rampë aty me pagu edhe na. A e kom pasë vendimin, e kom pasë përpara. Qaty e kanë pru hesapin.

IB: Qysh e përjetut luftën e fundit n’Kosovë ?

RF: Luftën e fundit... T’tregova. M’dokët pak qî i kemi varrosë qato, veç... Luftën e fundit une e kom përjetu ktu, po pa thânë Perenia, qaty e kom vërtetue që kanë thânë ‘pa thânë Perenia dekë s’kishte’. Jo nî herë, po s’di sa herë para automatit. Me automat t’ardhke, “Çka jeni tu bâ?!”, tu Xhamia bile, e Pirinatit. Ajo u kânë dikun me tremdhetë a katërmdhetë prill, n’nantëdhet’ e nantën [99]. Erdhën dy [2] djel a... t’ri, ka shtatëmdhet’ a tetëmdhet’ [17,18] vjet, nizet [20] vjet qashtu. Na sa dulëm prej.... Ardhshin. Me thânë nja pesë-gjasht’ [5-6] vetë, shtatë-tetë [7-8] vetë kem, veç e kanë lshue xhenazën, “Axhjo, boni çka doni se na shkuem.”. E kishin diktue ata tuj ardhë paramilitart. Ikën. A i mytën, a... kur... “Ô lajmrona bre, lajmrona.”. E u munova m’ja’u dhânë nî [1] telefon se atëherë i kishim telefonat, po nëpër fusha a merrët telefoni?! Hupën, shkuen. Kur janë ardhë ata mas nja pesë-gjashtë [5-6] dakika, dhet’ [10] dakika ktu. Veç kur janë ardhë tre [3] vetë, “Çka osht kjo?”, thashë, “Xhenaze!”,  “UÇK-ja?!”, “Po çfarë UÇK-a”, thashë, “Grue”, thashë, “Plakë!”, “Qplo!”. E qplouem. “Kqyre”, thanë, “nizet [20] dakika i keni me asi (me varrosë)”, tha, “se na juve per nizet [20] sekonda [ju vrajmë] E meniherë kryeje!”, “Nizet [20] minuta”, thashëë, “me kânë pulë s’un e mlojmë, jo njeri! As s’kemi”, thashëë, “mjete, as kemi...”, aj tjetri, “Hajt, hajt asi.”. Mule tani, Perenia kur don, himë nî tjetër kapixhik, se ata i kanë do oborre, i kanë ato dyert nërmjet veti mu en’ nëpër kapixhikë, ju thojnë. E shkojmë e t’ja hekim nî derë nî oborrit aty. Kur himë atje nifarë shupe ish kânë. Kur shkuem ma nej, nî kaci. E gropuem nja shtadhet’-tedhet’ [70-80] cantin, e mluem, shkuem. Çka u bâ tani me ata djelt, ka shkuen, çka u marue, sot e atë ditë... [nuk dihet]! Tani ktu n’mahallë mâ, t’tregova, djalin e axhës... Edhe atë natë jemi kânë... pesëmdhet’ [15] vetë jemi kanë tu varrosë. Aty kah nânë [9] sahâti e lâmë, e ja bâmë gropën përmas, se ata ishin n’breg, po natën na nijshin atje tuj përmeqât. Na edhe britshmi boll. “Po mos folni...!”. A e ki pâ natën nihet zâni ma larg? E na nijshin. E na panë. E çka mujshin rafall bâbâbâbâmmm, gazda, gazda. Po i thom ati kusherinit, n’doganë bile punojke, “Rexhep bre, nuk kokan sânte”, se si u terrojke ardhshin te shkolla u hipshin prej atyhit, tha, “Me neve, po me kô?”, thashë, hej që m’ke nxe edhe ti, vetmeveti po i thom. Ata ishin do djel t’ri e do, “Lene”, thom, “hini.”. Hishmi. Nifarë podrumi u kânë si fell atje, bunker. “Lene. Veç njô [1] rrimë karshi e kqyrim xhenazën ktu, edhe a po vjen naj qen, a naj...”. E pritëm. U bâ dymdhetë [12] sahâti, njâ [1] sahati. Dal t’ja jap nî rreth’m’rreth aty. Kqyri, ngoj, s’kâ. “Çue”, thom, “Rexhep, çu Hasan, Zekë... kapne ta kapëm.”. E mluem. “Qitu”, thashëë. Po tjetër kush more Avdi... Kanë ecë nëpër kufoma t’familjës. As me kaci e as me lopata s’guxojshim me qitë dheun, po me grushta, se mos po nihën drrasat e vijnë na... Aj s’di qysh s’na qitën naj granatë atje me na... E hoqëm ato, e mluem aty. Mas tri [3] dite erdh tani nî kojshike qitu, që t’thashë une, gjyshja e atina Hysenit, “Aman Rizah, Rexhep... na u ka lodhë nâna.”. Çika e sajna ish, edhe ajo ish e moqme. Burrin çorr. Ai Qemail çorri. S’di, duhni me njoftë. Qitu ngat janë. Edhe po i thom, “Oj Kumri, ku me çue”, thom, “Ku me çue tash? A p’e sheh? Çfarë mjeku, a çfarë hamâmi...”. U kânë me dhetë [10] maj, dymdhetë [12], a... “Ti a p’e sheh”, thashë, “s’je i sigurtë qitu ku po rrimë, n’lagje, me shkue atje n’gojë tyne!”, nihovi e e larguem. Shkoi. Kur erdh apet t’nesrit, “Na i qiti met aj Xhemjali, do m’u tranue. Pse s’pe thrret?”, pse ato, “A ka kush i gjallë, a qysh?”. Aj doganieri, aj Rexhepi, kish edhe uniformë pak, a din, “Hajde baci Rizah, po shkojmë.”. E morra kacinë, “Hajde”, thashë, “shkojmë. Le t’na mysin n’e paqt shkrue Zoti.”. E murrëm, e çuem n’spital. E shtinëm aty. Atina ju bitis benzini, ati kusherinit, e la kerrin aty. “Baci Rizah, çone ju atje”, tha. Se u ulëm tani aty. Do... ishin roje. I njofsha do aty. Do ishin... do serb aty do t’Prishtinës ktu qî kishmi punu me nî vlla tina. Nja dy [2] ishin kânë edhe njâ [1] si turqeli. Bile erdhën edhe e çuem n’kat t’epërm. Edhe ajo çika, Kumria, me nânë t’vet. Ai shkoi. Tha, “Po shkoj te nji [1] shoq te soliterat n’Breg t’Diellit, po e lypi do benzin.”. Kur sa e kemi shti...  Paj sigurisht edhe u kânë mas dy [2] ore, as dy [2] orë bile se s’nejtëm qaty n’hymje, veç kur duel nî boshnjakicë a shkinë, s’di çka ke, “Axho, axho... ju ka dekë ajo plaka.”. Zahere e helmun si e panë ashtu. 

IB: E do me thanë ju gjatë luftës paskit nejt n’Prishtinë? S’jeni dalë kërkah krejt familja?

RF: Krejt. Krejt n’Prishtinë. Jo, veç dy [2] vllahin. Tre [3] jemi kânë. Familja çfarë... familja ka dalë në’Kanadë n’atë kohë. 

IB: E pse vendosët ju me nejt ktu? 

RF: Pse veç mos me e lshue Prishtinën. Veç për qata. 

IB: A nuk u friksojshit?

RF: Hiç s’u friksojshim. Le t’na mysin. Edhe e bâmë vetën e dekës. “Pse”, m’thirrshin, “vlla?”. Tanaj masanej kur dulën atje, “Jo po ta çojmë bashkim familjar.”, çika edhe djali. “Jo vallahi”, thashë, “s’e lshoj Prishtinën. Masi kom nejt n’qit zjermin e luftës s’e lshoj mâ.”. E kshtu qî i përjetuam krejt. Kush pat ymër pshtoi, kush pat egjel shkoi. Tash qikjo liria si... si e pshtjellt. Nuk po na shkon bash marë puna. Ishalla rregullohet pak ma mirë, pak. 

IB: Veç edhe një pyetje të fundit se t’kom lodhë ndoshta pak. Çka e kini naj porosi për krejt ata që ju nijnë mas shumë e shumë vjete, se ky inqizimi ka me shku edhe si inqizim në biblotekë ka me metë? Naj porosi për rininë, a për popullin, a për çkado që keni qef?

RF: Këtu e porositi popullin shqiptarë: Kjo... qysh me thânë, rinia, pa rini shtet s’ka. Pa rini perspektivë s’ka. Ktu osht katastrofa. Ktu, ktu, ktu... e kanë vërtetue gjithë, edhe e ka përsëritë djali, djali i Shaban Jasharit, ai kryetari, qysh e pat ai n’Skenderaj qî u vnue. Ai e ka përsëritë atë fjalën e shqiptarëve,“Shiptarët”, tha , “luftën n’front po e fitojnë qe sa herë, a n’tavolinë p’e hupin!”. E qikjo osht. Tash u vërtetue edhe kjo. Ju bâjmë apel, une si i vjetër, prej nipave t’mi po shkoj qî e shoh secillën, e i shoh edhe do tjerë qî e ka udhheqës bâbën a nânën a dikun n’funksija t’mdhaja, rrogat. Qata q’ta nijsh, “Veç sa t’hiqën vizat, s’rri mâ ktu.”. Kjo ô katastrofë! Kjo osht katastrofë për popullin shiptarë. Shiptari i Kosovës liri s’ka pasë kurrë. Ktâ duhet me vërtetue krejt. Liria nuk është nî [1] ditë, dy [2] ditë. Kanë liftue edhe s’e ka ditë për çka ka luftue. As n’Luftën e Dytë as qitash. Kto janë... Tjetër kush janë tu na i pre pantollt qî thojnë, tjetër kush osht tu i bâ ato, e rroku nërmjet veti. Grindja mes veti - qita e ka shkatrru shqiptarinë gjithë, e qajo osht tu e shkatrru apet. Ju bâjmë apel krejt shiptarëve n’botë... Kqyre Shipnia qe niqin’ [100] vjet edhe ata ‘jo kjo parti, jo ajo parti’. Parti n’popull nuk kâ. Partitë janë për me bâ gara për me i nimue popullit sa ma mirë, e jo me shkatrre! Qato janë parti. Me thânë, ky luftoi, ky e nreqi ma mirë, ky i jep zor, unë e nreqi edhe ma mirë. Qato janë gara për perspektivë t’popullit, për përparim t’shtetit, e jo me kqyrë jo ta nreqi unë tavolinën teme, ta mushi xhepin tem, e populli le t’vun’. Kto i kisha porositë une për jetë time. Edhe këto çka i kom thânë krejt as pesë [5] përqind nuk janë qî s’i kom përjetue, as pesë [5] përqind, as te dhetshi nuk shkoj. I kom përjetue krejt çka i kom folë ktu. Qoftë Luftën e Dytë, qoftë kohën e partizanit, kohën e komunizmit, tash mas lufte, n’kohën e Titos qî kanë thânë. Se une krejt jetën e kom çue prej thminie, ju tregova, na jemi kanë afër aty. M’kujtohet si sot, nî pushkë kriske atje n’Sërbi, u nijke qe diku. “Çonu ikni, se na rânë çetnikat. Çonu!”. Natën. Kur u çojsha e gjajsha bâbën veshun, vllaun e madh. “Pse, bâbë? Çka u bâ? Pse je râ veshun?”, e tha, “Nom që s’keni nie ju. Po nieni, e po tremni n’gjumë.”. Si thmi na thirrëën, na britën atje, “Ô çonu se krisën disa pushkë atje e po bien atje çetnikt, po hinë, po na mysin.”. Lufta e Dytë. Kjo mâ lufta e Millosheviqit ka zgjatë tetëmdhet’ [18] vjet. Edhe kta p’e ceki. Ktâ n’dash ta dinë, n’dash mos ta dinë, n’dash ta çojnë mirë me sllovenë, a me kroat. Prej tetëdhet’ e nitën [81] deri n’tetdhet’ e tetën [88] qitu, kur u prishë Jugosllavia ktu kanë dhunue, kanë mytë, kanë rrahë edhe slloveni, edhe hërvat, edhe boshnjaki, edhe maqedoni. Shiptarët. Prej qî u prishë Jugosllavia ktu krejt borxh na kanë. Krejt hak na kanë popullit shiptarë. E ma i fortë se populli shiptarë n’botë nuk kish pasë. Vetëm qitâ po e përsëriti apet. Popull mos me lshue traditën e vet, mos me lshue shtetin e vet, mos me asimilue vetvetën për interes t’vetin, ktâ asnjë popull n’botë s’e kie. Prej që ka lind’ populli shiptarë osht... u kânë n’luftë. Jo që po thojnë historiant, po une e kom ktâ me provoja, edhe çka po i maj n’mend, çka po i shoh. Prej komunizmit e te knej atâ e di frymë kah ka marrë komunizmi, se m’ka râ me punue me krejt. Edhe me serbë, edhe me sllovenë, edhe me krejt... edhe me hërvatë, edhe me maqedonë, edhe me boshnjakë. Me krejt çka jetojnë kombet e kombsitë qî janë n’Jugosllavi une me ta kom punue se qashtu e kom pasë punën t’përbashkët me ta. E krejtve ja’u di frymë kah marrin, e çka menon serbi për serb, shqiptari për veti e për Serbi, maqedoni, e hërvati... Krejtve ja’u di qëllimet me emër qysh e kanë. Edhe Zoti ta dhasht ty t’marën. 

IB: Faleminderit shumë për intervistën edhe për kohën. Edhe jam knaqë shumë. Shumë faleminderit edhe e paç shëndetin e mirë.