Rrahman Maloku

Intervistuar nga: Albiona Basha

Po shka me kallxue... që at’here janë kânë kushtet ma t’dobta, vallai... me opinga t’lkurës kemi shku n’shkollë e s’kemi pasë qaq veshë

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

15.03. 2018

Lokacioni i intervistës

Nerodime, Ferizaj

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

Sot, më datë 15 mars 2018, gjendemi në shtëpinë e zotri Rahman Maloku, me t’cilin do t’zhvillojmë një intervistë. 

AB: Baci Rrahman, a munesh me m’kallxu sa vjet i  ke bâ?

RrM: I kûm bâ tetdhet’ e njâ [81].

AB: Tetdhet’ e njâ [81], a po m’kallxon najsên për f’mininë tane, kur je kanë i vogël?

RrM: Po shka me kallxue... që at’here janë kânë kushtet ma t’dobta, vallai... me opinga t’lkurës kemi shku n’shkollë e s’kemi pasë qaq veshë; bornat rashin t’mdhaja, tana rrugtë i kemi pasë t’kqija, bora t’rake e madhe, metshmi n’borë. Po me msu veç katër [4] vjet shkollë kûm pas msu se s’kemi pasë drejt shkolle ma anena; at’here s’na ka lanë serbi me vazhdu shkollë ma tutje. E, tana, katër [4] vjet i kûm bâ, qashtu qysh kemi mujt’ kemi shkue, shembullore kûm pasë kalue. Çdo vjershë qi m’ka dhanë me pesqe [5] e kûm pasë, s’kûm pasë vrejtje kurrni sên. Kto urtsi, diciplinë, kom pasë, msusat jon kanë t’mirë, po edhe i kemi ngu vallahi, se qetashti mâ s’pe i ngojnë nxansat arsimtart. 

AB: Ëhë...

RrM: Po kërcnohen n’shumë vêna; at’herë na vallai s’kemi kërcnu. Po faleminer’, se o kânë shkolla n’Jezerc, o kânë qi e ka çel’ shkollën n’Jezerc, o kânë Munish Ramadani i Prarokit, t’katunit Jezerc. Ai e ka çel’ shkollën ma s’pari n’Jezerc. E tana, pej qatina, tu hi qetër msusa, qetër msusa, tu hyp’ shkallë ma t’nalta, shkallë ma t’nalta, tana dikura u fillu edhe n’Ferizaj me shkue; kush i kish kushtet, po... kâmë vallai. Nuk ka pasë as me shka shkon, as s’ke pasë avtobus as s’ke pasë kurgjâ. Hajde bir, qashtu mule me gjâ e mule...për gazep jetesa u kânë shumë... jetesa u kânë për gazep a dashnia u kânë ma e mirë se sot. Ke pasë ka’ shkon sevi sela, hike nata e Ramazanit, vallahi ni iftar e kûm bâ n’shpi... veç i kqyrshmi axhakt, axhakt e shpianikve ku po qesin tim, ku ka  muhabet ma fort e kemi shkue... pasha Zotin, po. E, sot për sot, tash nuk ki ku shkon mâ; as te miki, as te çika, as te kërkushi. Si t’i bâjsh gjysë ore, ni orë, ta bân ‘u çova shkova’, s’ka mâ nêje. Qeshtu a bâ n’përgjithsi, a bâ. E, tana’ hajde bir, u rritum, u banum, e zuna qet kashore nuse qatje n’Petrovë, e zuna – jo që e kûm pas pa, veç bâba ma zuni, tha “ta kûm zanë ni nuse”, thashë “ani bre bâbë, bafsh hajr”, tha “Po edhe ni motmot s’un ta marr”, thashë “Ani”. Tani e mûr’, ma prunën. I kish pas thanë ksaj grues tême, kur ish feju te une, u kânë ni bí e Jezercit n’kojshi tyne aty – “Oj Feride”, “Hoj?” – se edhe gruja jême e ka emnin Feride. Thotë “A u dhae n’Jezerc?”, thotë  “Po”, thotë, “n’dash me jetue, grahi böthës bâne drugëz, mshile gojën bâne pupëz... ndash me jetue..”, e si erdh m’kallxoi. Thashë “Kush t’tha bre kshtû?”, tha filanja; i thashë “Po mirë t’paska thanë, se ajo âsht e vyshme fort”. Hajde bir, u martum’ e, tri [3] vjet s’pata thmi hiç; mas tri vjete ma fali Zoti ni vajzë, edhe qat vjet që m’ka lé vajza, ka dekë burri i Ferides, 1966-ën ka dekë. Une kesh n’Zvicërr, dola tani, si u martova pak nêjta me kët’ virane grue edhe shkova. Kur shkova atje nêjta, punova n’shtalla e shka mujta qi me m’kamb; shpinë, se s’kishmi pasha Zotin, s’kishmi. Aj, viset malore jon’ kânë ma t’dobta, nuk kanë pasë shka... fabrika jo, kurgja jo. Edhe me pas pasë fabrika, na larg Ferizjin, s’kem pasë me shka ênmi. Punum’, punum’ ni kohë t’gatë edhe ardhshna te shpisë, ardhshna... veç para i [1] motmotit jo. Tana dola, dola, tana apet dola hina n’maqinë t’pampurit n’Shkup te shoferi, ia dhashë niqin [100] marka, i thashë “A mun’ m’shtje bre ose n’Zvicërr ose n’Gjermani” se s’e dishna se ku po shko’ ai voz. Tha, “Une muj me t’shti n’Zvicërr n’St. Gallen. St.Gallen flet gjermanisht.” e thashë, “Ani”. Shkova aty n’St. Gallen, meta... ktynehere, qi thojshin gratë, i nemshin thmit’ “Ore bir folsh me gisht” – e kur t’shkojsh n’shtete t’jashtme, përimê kishe me fol’ me gisht se gjuhën s’e din. 

AB: S’e din.

RrM: Bre anej, bre knej, bre anej, bre knej, bre me kry, me gojë, me dur’, me gishta... Veç për tri [3] javë ditë gjuhën e msova, se s’ka pasë shiptarë at’herë.

AB: Po a? 

RrM: ‘61-shja o kânë. E msova gjuhën edhe m’shtini me ni shtallë me punu, punojsha te gjâja, i mjelshna shtatdhet’ [70] copa lopë, me dorë i mjelshmi, mirëpo mas katër [4] mujve kur m’shtini me ni shtallë t’thive me punue, ajo shtalla e ult’, kur m’ka shti aty mrêna me punu dashtën me m’dal’ zorrë e mushkni përpjetë pej gërdie. Gjuhën e pata msu, thashë “Geht es nicht mit Schweine abzuhlen machen” – Nuk kom une marak me i qestat’ thiet, thashë, “Ich bin Muhamedan” – thashë jam musliman. Edhe si t’ka hyp’ nalt t’ia ka ngjit’ koferit n’tre [3] kat. Jon’ kânë do kofera t’letrës me qyshe t’hekrit e, t’ma ka lshu n’betân tha,  “Appar in Jugoslavien” tha “Hup” tha. Thashë, “Geht nichts” – i thashë “Ich habe Kontrat” thashë – “zwölf monate”; thashë dymdhet’ [12] muj’ e kam kontratën me punu ktû. Edhe dola aty, aty s’um la me bujt’ mâ... Shkova te do shokë t’Prizrenit, janë kânë katalikë t’Hasit, punojshin te thit’ ata. Kur shkova aty, “More,” thashë, “qështu be i kam sênet. Erdh’ gazda i tyre aty, po m’thotë tha, “A po punon te motra jême?”, thashë, “Haben Schweinen?” – thashë, mos ka thi? ; tha veç “Zwei Stücke”, tha dy [2] copa; “Ti nuk ki me punu’ me ta”.

AB: Po.

RrM: Eh thashë “Gut’, tha “Sie arbeit”, thashë, “Ganz gut sie arbeit”, thashë “Kam me punu fort; e sheh motra jote”. Si t’um ka shti ni [1] dramë natën, qi dita se kah po shkoj... thashë m’hupi barabari, tu sjell’ kodrav n’rrotë t’samës, thojshna une kurrë mâ me dit’ shpinë tême jo. Natë... me kânë ditë e merr njeri ni orjentim, a natën s’un merr kurgjâ. Shkova atje, kur shkova gasdarica m’i thej njo tri [3] copa voe, me margarinë m’i përzhiti, edhe nja tri [3] m’i zijti, tha “Essen”, tha – ha. Thashë “Danke schön” – thotë faleminerës. Ktû “morgen nicht arbeit” – “n’sabah” tha, “s’ki me punu.”. Thashë “Pse?”, tha “Pausse, muss schlafen” tha. “Nein” – thashë “Ich nicht komme zu Zwiezerland zum schlafen, schlafen be schlafen meine house” – thashë me pas fjetë kisha fjet’ te shpia jême, a nuk jam ardhë me fjetë ktû. Si u bâ pesë [05:00], une u çova, shkova n’shtallë, ai gazda po m’thotë, “Nein” – mos puno, thashë “Jo, po”... edhe, kur ia rregullova shtallën pasqyre, pasha Zoti, sukur qiky laminat, tej bishtin e tërfurkit u dashke me la kur ta lâsh’ punën, me bâ pasqyre, që kur t’kap dora mos mu zdralav’, po . Nejse mâ, puntor i fortë, tej n’pikë t’funit. N’shtatë [07:00] hankshmi bukë n’sabah, nifar marênde e hankshmi, n’nân’ [09:00] apet hankshmi bukë, n’dymdhet’[12:00] – tri herë. N’katër [16:00] hankshmi bukë, n’pes’ [17:00] hankshmi bukë, sa po i bjen... pes’ [5] herë n’ditë, a? Shka ta do shpirti për insan me hangër, me pi. E, për me pije hishe n’podrum, cila kac’ t’pëlqen, ato bure t’mdhaja rên, cila kac t’pëlqen, veç çoja qepin e mushe bardakin, tej t’çohen krahtë përpjetë si mizhnicav’. 

AB: Çfarë pije majshin aty?

RrM: Ata majshin mosh t’mollave, majshin t’qershiav, tana kanë majt’ ksi piva, kanë majt’, kejt gjanat i kanë majt’. Ajo shkrujke cila dush, ti e pishe qatâ, që tu pike; sa t’ke pasë qef e mush’she shishen, dikura tana shkojshmi me kosit’... Barit i thojshin “Grass” ata, shkojshmi me marr’ “Grass”, barit i thojnë. Shkojshmi me marr’ bari t’verdhë m’iu qitë lopve atje, dikah nuk e rrok’ke ai kultivatori, maqina shka  e kositë, tha, “Haben Ahnung?”  me kosit’, me kosë, tha “A ki zanat me kosit’ me kosë?”, thashë “Ganz gut”, thashë shumë mirë; tha “Moment” – shkoi atje e mur’ kosën, ma pruni, rrasën e kosën. Kur ia nisa une po kositi, ai veç u nal’ e po m’kqyrë. Shka me kosit’... une Jezercit... sukur njeri kur rruhet zhiletë ftyrës, qi s’metke kun kime e barit... hiç tak, a di – hiç. Edhe “Ich,” tha, “so menschen nicht gesehen” – qesi njeri une s’kom pa halâ... thashë “Mos paçe pa, shih”, po. Po, po, u  bake aksham, me kmishë, me dane, me çerapa, me shka ka komplet gazdarica m’i çojke n’tavolinë, mi lake krejt t’palune t’pegllita, mi hjek’ kto, mi vesh’ ato, me hi n’kupatillë  mu la, mi hjek’ njerst, ani me ra i pastër që me t’knaqë gjumi... A je tu marr’ vesh? – me çerape me krejt. Hajde bir, hajde bir, hajde bir... qashtu i bana dymdhet’ [12] muj’. Kur i bana dymdhet’ [12] muj, tha “Fertig arbeit für dieses jahr, fertig” – për qet’ vit u kry. Thashë “Ani”, tha “Haben Sie wollen nächsts jahr hier zu kommen?” – A po ki qef me ardhë n’qetrin vit, thashë, “Haben Lust” – une kam qef me ardhë. Ma çoi tana’ apet. Punova qaty St.Gallen, folke gjermanisht, nuk flet sikur Zvicrra frangjisht. Tana’ e msova gjuhën, qi edhe me shkru, edhe me lexu, krejt, krejt i di. Nejta qaty edhe dy [2] vera, e pashë që zahmet n’bujqsi, a shpirta i vet pej gjashtve [06:00] n’sabah, tekterna n’nân’ [21:00] mas akshamit, s’t’ka nê bötha rahat; herë n’atë anë, herë n’kët’ anë... me punu qi me t’dal’ shpirti. A, me hangër, me pi, shka ta don shpirti... po hâja pe majke njerin bre... si kalin, si gjân’, si...si mos t’i qitsh, ai s’ka takat me punu’.  

AB: Po.

RrM: A si t’hangsh, tana sênet i ki. Hajde bir, e kreva edhe qat vjet, erdha n’shpi. Kur erdha n’shpi, ni vlla e pat ni nuse, s’i nêjti... shkoi me marr’, s’i erdh’. Na e lshum’, ajo s’na lshojke; tana’ na qiti n’gjyq... Grues keqe ja sheh sherrin – ma fort u ankojke n’mu se n’vlla. Kur shkum’ n’gjykatë, po m’thotë ai gjykatsi, tha “Pse ia ke lshu gruen ti vllaut?”, thashë, “Po ti... po çuditna bre me ty; une bujk e me ta shkelë fjalën e gjykatsit, s’ka ma ran’”, tha “Qysh po ma shkelë?”, thashë, “Po unë e ti, me kânë vllazni, a muj ta lshoj gruen tane be?”, e zashna, tha “Pse e çove?”, thashë, “E kom çu mu bâ njeri”. “Po pse ia ke nal’ djalin?”, “Ia kom nal’ se ka thanë ‘ta myti’”, thashë.... “Jepja ti”. Vllavin e kishna msu te shpia, se jom kanë i zoti, e kishna msu... thojshna “Kur t’thotë gjykatsi ‘a pe merr gruen’, thuj ‘po’, edhe ‘a p’ia jep djalin’ – ‘po’. I thojke nuses, “A po shkon te ky?”, “Jo”, “A pe merr djalin?”, “Jo”... ajo rake. Tana’ mi ranë vllaut aty n’gjykatë, e mi ranë, ken’ tu ma myt’... Une e kûm pasë i [1] thikë me patent qitu, pes’ [5] vetë i kûm pas therrë n’gjykatë n’Ferizaj. Tana’ m’u prap puna Zvicrrës, m’u prap. Tana’ dola n’Gjermani, shkova n’Düsseldorf. Kur shkova n’Düsseldorf, shka me shku... gjuhën si ta dish krejt udht’ i ki çel’.  

AB: Po.

RrM: Gjuha o n’pytje krejt... bile, shka âsht kjo frangjishtja, shka, edhe kjo anglishtja shka âsht, kun n’botë nuk jet’ gabim. Edhe gjermanishtja ma e letë se shqipja âsht .

AB: Ajo nusja për shka... pse dashti mu nal’?

RrM: Ajo nusja dashti mu nal’... kish pasë marak me shku te ni tjetër.

AB: Aaa.

RrM: Po pasha Zotin.

AB: Tani qysh e kuvendut’ qet far’ pune?

RrM: Eh, qet far pune e kumandum’, katër [4] vetë i therra n’gjykatë. Metëm tani, njani tha “Merrni besë”, njani “Mos i merrni besë”; thashë, “Valla s’marr besë kurrë!”. Hajde bir, hajde bir, nêjtum ni motmot pa besë qashtu. U çu katuni Jezerc, parcimi na hini mrêna, tha “Me na’j lanë neve “, thashë “Pasha Zotin, hajr bâfshi qi na keni ra mas, se pej shpie n’um qitshi, pej shpie kom me dalë; a robin s’e kûm lshu” se  e dishna ku e kap’, thashë “robin s’e kûm lshu”.

AB: Kujna dojshin mi marr’ besë ju?

RrM: Qi i therra ata.

AB: Aha, qata t’therrnit a?

RrM: Po, vllaznia nuses ken’, po.

AB: Aha.

RrM: Tani na qitën n’hise, u marum’. Mi qitën katërqin milionë [400.000.000] mi ia dhanë atyne, thashë “Katërqin milion [40.000.000] t’i qes, n’drrasë t’i njehi; qitma gruen n’kerr ta çoj n’shpi”.

AB: Po.

RrM: Tha “Ja, gruja u lshue”, “Gru pa burrë” – thashë – “kurrë nuk o lshue; sot lshohet sot nuk lshohet”.

AB: Po.

RrM: Ajo s’erdh’, paret pshtun’, u mûrëm ngryk, edhe ec n’shpi.

AB: Ajo shkoi te tjetri a? 

RrM: Ajo shkoi te tjetri, edhe vllavi e gjet’ ni tjetër, hajt, qeshtu. Qeshtu vallai... e, problemet e dyjasë nuk kanë skêj... Qyre, përpara o kânë martesa ma e mirë. Pse? – n’vetsh – nuk ka guxu me t’lshu kush për shkado. Pse, ke dalë nër gjin, t’kanë denue, t’kanë bâ kahre, t’kanë dënue. Sot qëta qe po ujdisen vet, qaty ujdisesh, qaty prishesh – kurgja hiç s’ô, veç po t’koristat’, po t’lshon edhe faqja zezë o qikjo. A ô qishtu? Bile s’ka qysh ma keq me kânë... 

AB: (Qesh).

RrM: A, at’here o tut’ që t’ka vra, se robin e mirë nuk e lsho’ kërkush, nuk e lsho kërkush. Robi lshohet kur e gjânë me qetër kan’, për qetër sên nuk lshohet robi. Kur e gjânë me qetër burrë, at’herë patjetër duhet me lshu... qështu jetesa. Tana shkova ushtar e, hajde bir, shkova ushtar, shkova ushtar i Serbisë. Jom kânë tridhet’ e gasht’ [36] muj’ Ratna Mornarica i Serbisë, veç napër deti, veç napër deti: Pull, Zagore, Split, Shuvenik. Po shka kûm hjek’... tepër që jam gjallë. Anija âsht qishtu {demonstron me duar}. 

AB: Ëhë.

RrM: Thojke, pej dytit [2] kat, thojke “Lezi u more”, pej naltit u deshke me kcy me ra; mos me dit’ me ra me bark n’ujë, pej naltit, a di, përniherë dekshe. A, u dahke me ra si n’gjylyt, me ra n’kry qi e çan ujtë. Tana thojke “U skači se gore” – kapu. Qysh mu kap’ për brodi... i ka pasë shkalltë e shtrêmta ktû, shpirti desh...kajstil me m’myt’ m’shtishin shkit’ me ra n’deti, po jom kanë i zoti. kom pshtu... ymër kom pasë.

AB: A si lloj ushtrime jon’ kânë kto që ju shtishin mi bâ, a?

RrM: A pasha Zoti po, si lloj ushtrime. Tana e kreva ushtrinë, erdha n’shpi, efenemiri i Zotit. Qetashti, n’qet kohën pak para lufte, 1992-ta , i dyti [02] korrik o kânë, ditë e êjte o kânë, n’dhet’ [10:00] ora o kânë. Jom nis’ pej shpies me shku me fshi, kemi ni tokë n’Kosinë qatje... 

AB: Ëhë.

AB: ... e, kur jom dalë te Lloshkobarja, ô ni sakak asfallt teposhtë, ô si me therra. Pes’ [5] rezervista serbë dashtën me i dhunu dy [2] vajza shiptare midis udhe. Njâ [1] ka pasë revole, tjert thika; njani e gërmucke tjetri me shfrytzu mas e para... ia deshën danet e, cullak e... krejt. Njana po ma bâ “O vlla, për riza t’Zotit që na pshto’”; njâ ka pasë revole, tjert thika. Po i ri jam kânë... ni tërfurk e kûm pasë me ni bisht frashne; si ia kûm ngjit’ tërfurkit, qati’ me revole i kûm ra n’kupë t’kresë n’tokë, t’dytin n’tokë, i treti n’tokë, i katërti n’tokë se jam tranu... i pesti ka ikë edhe vet kûm ikë. Jam kânë n’gazetë. Jam kânë n’gazetë, Radio Zagrebi i dhake lajmet n’nimdhet’ e pes’ [23:05] minuta, n’atë kohë. Edhe tana shkova me fshi, nuk ma lshun’ shiptartë rênin me fshi, po m’thotë njani, “T’kom pa ty shka ke hjek’ sot”, thashë  “Le bre mos e bâ me zâ, se sa që kom bâ mirë, une muj me hup’ krejt...”, se për batare jom kânë. Se ata jon’ kânë rezervista t’Serbisë, jon’ kânë. Edhe nuk ma lshun’ shiptartë rênin me fshi, me dekë... erdha për Jezerc ma shkurt. Nuk guxova qasaj xhade n’Jezerc, ia kûm majt’ aty te Llojzat, atje te Lloshkobarja kom hie, kom dalë n’Dremjak, përmi Mollopolc, kom dalë te Smojl Hiseni atje nalt, jam zhdjerg’ teposhtë, jom shku te shpia jême... aty ku e ka pasë Feridja shpinë. 

AB: Po.

RrM: Shkova, nanën e kûm pasë, hiç... s’di shka me t’thanë.. .kish pas qitë flia, ditë e êjte o kânë. Kurrë zejtin s’kemi hangër na... që vallai mu kqyrë për pete u pashe si n’pasqyre. Po m’thotë, “Ha Rrahman”, thashë “Jo bre nanë se s’po m’hahet, “O bir” tha; thashë “He?” – “Ti i shnoshë s’je, po s’jom tu e dit’ shka ki...”, “oj nanë, s’po t’tham kurgjâ... po nuk ma lshun’ rênin me fshi, meta vallai, meta. Qetâ... s’kam qetër sên” . Une at’ natë nuk e ngova lajmin e Zagrebit n’nimdhet’ e pes’ [11:05]  minuta, e m’kish pas rrokë Radio Zagrebi at’ natë . T’nesrit u çova herët, kalova teposhtë nëpër Nerodime me shku me fshi... u nrrun’ rojtart e rasednikit, po m’thotë njani “O Rrahman Maloki”, thashë “Fol more?”, tha “ty t’ka rrokë Radio Zagrebi pram’”. Thashë “Mâ bre... për riza t’Zotit”, tha, “Vallahi po...”, thashë, “Qysh, tek, mos m’vet ma anena se s’guxoj me nejt’ n’kët’ udhë ... t’skejohna dikah se po m’zajnë”. Shkova fshina atje. Bâba khâ ish kon’ shku n’xhuma te xhamia, i thonë hallki “O Isuf” – se mu m’ka rrnu bâba niqin e katërmdhet’ [114] vjet, qe o’ kânë nifar plaki i Jezercit që e pytshin, n’gazeta dalke – edhe, thotë, “O Isuf, ku e ki Rrahmanin?”, thotë “Ka shku me fshi”, thotë “po a s’â n’burg a?”, “Jo mor’... na keq me kon s’jemi”... “Jo” thotë – “qështu ka bâ djali yt dje me do ushtarë, me do rezervista t’Serbisë, te Lloshkobarja.... qështu ka bâ... qështu ka bâ”.  Bâba toni’ s’kish pas dit’ mu falë mâ; hoxha nalt, bâba poshtë; hoxha poshtë, bâba nalt... Del bâba pej xhamie me shku n’shpi, i lyhen nja dy [2] vet’, shkojnë me babën te shpia. Si t’shko bâba n’shpi, thotë nanës “Valla be ti grue, qiti’ s’ia ke pa sytë mâ”, thotë.  “Po pse be njeri, shka ka bâ?”, thotë “Vallai qështu qështu...” –  “kuku bre për ne, shka na paska gjet’... që s’ka kush na mâ”. Une fshina atje, shkova n’shpi, apet qasaj udhe i rashë e, i thashë “O babë” , “Hoj?”, thashë “Une s’kam çare pa ikë, po ma s’pari qet djalë une duhet me hjek’”. Natën e kom kap’ djalin n’krah e ka’ Vraniqi e kom çu, te t’bit’ e Mulla Mustafë Reqanit. Atje i kemi pasë dy motra, i ka pasë bâba. E kom çu djalin atje me gjethë grue, se at’herë ta marrshin gruen, gjâje, babën... a po merr vesh? Edhe djalin. Edhe thashë, “Babë” thashë, “mu mos m’pritni, thashë, shpia t’rrethekohet, po ti thuj ‘une s’di gjâ’” 

AB: Po.

RrM: Une përskêjt shpie jam kânë me ni lis, n’zabel tu nejt’. Tana’ heret shpinë e kom pa kur mu ka rretheku... ata mu s’um kanë pa, edhe kom nejt’ afër tridhet’e pes’ [35] ditë me ni lis kûm nejt’. Edhe mas tridhet’ e pes’ [35] dite, tana’ tu dalë njâ ma e madhe, tu formu kjo UÇK-ja, tu dalë njâ ma e madhe, tu dalë njâ ma e madhe... a po t’bje n’mên... tu harru kjo tana’... kurgjâ. Tu harru, tu harru... une e harrova; jam kanë drejtë edhe pshtova... qe qështu kom hjek’.  

AB: A ju banën zullum babës e nanës?

RrM: Jo-jo, jo.

AB: Jo a?

RrM: Ja, mi hallakat’ i kanë hallakat’... Bâba i ka thanë “Kqyrne zine, une as s’di shka ka bâ, as s’di kurgjâ”, edhe tana s’i kanë bâ zullum, qështu për qeta... s’di shka me t‘kallxu mâ.

AB: Folëm pak për kur jeni kanë f’mi?

RrM: Po. 

AB: Sa antarë t’failjes keni jetu? A keni jetu me axhallarë a qysh? 

RrM: Ooo, pasha Zotin n’Gjermani, atje n’Zvicërr kur jom kanë, po m’thotë njani, tha “Sa antarë je bre?”, thashë, “Nalu be t’i njehi se tyben e ditsha...”, kejt ishmi t’martun’, katër [4] vllazni t’martun’, s’ja’v ditshna f’minë sa i kanë; kur te njehë tana njâ e njâ, ku... ishmi bâ tridhet’ e pes’ [35]. Thashë “tridhet’ e pes’[35] kokmi, a tybe n’e paça dit’”, tha, “pse be s’e ke dit’?”, thashë “Po une kâ, ata maro atje, qysh me dit’ une...”, po pasha Zoti, qështu. Tana erdhem dikura, tana si po mushet hesapi po dahet njeri. U dajtëm secili napër shpia t’veta tana’.  

AB: Qysh u dajtët? 

RrM: Mirë jemi da, vet jemi da.

AB: Vet a? S’keni marr kshtu...

RrM: S’kemi thirrë, kërkan s’kemi thirrë, se kërkush sukur e di ti pasuninë tane hallki s’ta din, ma mirë â mos me ia hap’ gojën dikujna e me thanë qy shka po bajnë vllaznia, po duhet me ia mshelë gojtë gjithkujna, a â qashtu?

AB: Po-po.

RrM: E qështu, qështu.

AB: Kshtu, n’përgjithsi, qysh u dajshin njerzt? A i marrshin pleqt a...?

RrM: Vallai at’herë kanë marr’ pleq gjinja, veç ku janë da me pleq ma keq u ka ra.

AB: Pse? (Buzëqesh)

RrM: Po pleqt nuk e din’ mallin tan’, se kah o ma i mirë e kah ma i keq, tana’ s’iu bje taman; a kshtu na e kemi dit’ cila tokë o ma e mirë, ia kemi qit’ ni troh kimet asajna tjetrës qi me kânë si barabar... Ma zor â me t’da hallki, ma zor â me t’da hallki.   

AB: Me axhallartë kshtu a keni pasë – a jeni kanë bashkë? 

RrM: Kemi pasë axhallarë, kemi pasë axhallarë, kurrë me ta... kemi ngu vallai, tashti nuk ngo kush. Pasha Zoti na at’here i kemi pasë, janë kanë do oda u thojshin ‘trapazana’, te dera...

AB: Ëhë.

RrM: Pasha Zote si ka ardhë musafiri, na jemi cucrrav’ qaty te dera, s’kemi livrit’, s’ka pasë çaj e qishtu {bën me dorë nga pija në tavlinë}; ni guri sheqer me ta pa’ qit’ dikush paqt u kânë se s’ka pasë . Edhe  kemi jetu qashtu, kemi jetue, po musafir kemi pasë fort: a Budakovë, a Reqan a kahmos; kah na u kânë udha me shku n’Ferizaj, ardhshin  bajshin gjâ anena, kemi bâ konak, nuk e di shka â me t’thanë jo. E, tashti  musafir s’ka, as s’vje kush, as s’nimo kush... Bajshe darsëm, a t’i bajshin drût’, a t’gatujshin gratë. Tashti mâ restorantet u banë faqja moj e zezë u bâ; i kemi marr’ zanatet e huja, se na s’jemi kanë për restorante, po t’kallxoj drejt.

AB: Qysh u kânë oda at’herë?

RrM: A vallai oda o kânë.. vallai, tri ditë darsëm o kânë. Pasha Zoti, tana heret tri ditë darsëm: nata darsmës o kânë darsëm, dita darsmës – darsëm, dita grave o kânë darsëm apet... pasha Zoti qashtu o kânë, jon’ kân’ knaqë, u knaqshmi tu hangër... me hangër e me pie. Po at’herë kemi honger me ni tanir, bre nanën ja kajsha... tashti jo – tashti jo. 

AB: (Buzëqesh) A t’kujtohet darsma jote?

RrM: Po qysh s’um kujtohet darsma jême... që, valla ka pasë marr’ shi... Mu m’çun’, i kishmi burrat ma larg shpies, e tana thanë hajde ta çojna dhanrrin. Ku me shku... u bajshna ujë, be nanën ia kajsha. Ujë u bana tej shkova te gruja (qesh), pasha Zoti po – pus u bana. Bile m’tha “Ku je lag’ oj qyqe?”, thashë “Po mas teje, dreqi e rroftë” (qesh) pasha Zoti po... po vallai, edhe tana qështu. 

AB: A ta kanë bâ naj adet kur ke hi dhandërr ti?

RrM: Po m’rrethekun’ do, thanë me ma bâ ni amin; ma banën nifar amini, thashë “Po shka po m’bani be? Shka m’shtit’ n’rreth?”. “A p’ia ba hallall nanës, a p’ia bâ hallall nanës, a p’ia ba hallall babës”, “Po une s’jam tu dekë more”... vallai qështu i thashë – “une more s’jam tu dekë, po a jeni n’mên... nuk i knohet njerit tallkini për s’gjalli – une gjallë jom”, po, e qishtu. Tani ma fali Zoti qat çikë, e njâ, e njâ, mu banën gjasht [6]’. S’jom kan’ mërzitë vallai, jom kanë i kanist. Tani qajo grue që e patëm lshue, ajo e pat lanë ni djalë te shpia, tri javsh. Po m’thotë bâba “O Rrahman” thashë, “Hoj?”, tha “merre qet’ djalë se po ta falmi. Maje ti”. Thashë “o babë”, “Hoj?”, “Kurrë fjalë nuk t’kom kthye, po qitâ s’um pelqe’ hiç”, tha “Pse?”, thashë “Vallai, nuk e marr”. “Qysh be s’e merr ?” – “Pasha Zoti s’e marr’. Po a di për shka s’e marr’?”, tha “He?”, thashë “Une po i vjen me punue kunra Zotit; qi ai s’ma ka dhanë e une pe marr. Për qëta thashë ‘nuk e marr’. A gruja ne ta rrit’, se djali tri javsh... dikush do ta mà... ai s’ka faj, sabi o kânë”. E vallai përmê e rriti, edhe nuk e mora, po tani ma fali Zoti qet’ djalë têmin. Ma mirë temin se i huji s’bâ rahat; aj dora e huj nuk t’krun’ ku ki qef ti, po e jotja e gjan’ vênin... e, qishtu.

AB: A keni festu najqysh kur ka lind’ djalë? 

RrM: Kemi pas festu vallai... kemi festu boll.

AB: Qysh e keni festu?

RrM: Vallai kemi festu... bâba m’tha, “Çu be Rrahman bane ni zjafet”, thashë “O babë, prit sa t’shnoshet gruja pak, po kjo s’ka kush na gatun’... a pe sheh që nâna plakë, s’ka kush i ban punt’”. Mas nja pes’-gjashtmdhet’ [15-16] dite e banum nifar zjafeti t’mirë, i thirrëm do sebepe, do... qështu u bâ zjafeti. 

AB: Qysh i thirrshi? A keni pasë at’herë...?

RrM: Po kemi pasë halla, kemi pasë naj mik cili t’pilqejke, ma i miri, kojshia ma i miri, jo katunarin ma t’mirin, e, e i ke zgedhë. Tuli përlavshtine nuk thirret n’darsëm; edhe qyre shka  t’kallxoj: mashkulli i keq s’do martu, vallahi jo... Edhe mashkllin e keq me ta myt’ dikush, mos lyp hak, po pajto’; shyqyr që ta hoq... pa t’keqe t’kujna.

AB: Pse?

RrM: Po s’të vyn’ seni i keq, s’të vyn’ seni i keq edhe n’fis e... qështu , po.

AB: Qysh u kânë n’fise qikjo puna? 

RrM: N’fise... qyre shka po t’kallxoj: fiset me kânë për s’drejti, me punue fiset drejt, as gjykusi as gjykata s’puno ma drejtë. Sukur fisi, sukur gjykata, ni sistem e kanë. Une para luftës gjasht’ [6] vjet jam kanë n’porod sulit n’Prishtinë, shtat’ [7] vjet me njâ t’Gaqkës jam kânë, t’komunës Ferizajit. Kur kish me dënue gjyqi suprem, me dënue gjin’ për vrasje, për qesi sêne, tuli marrie, tuli... shka s’po shkojke n’gjyq. Tana’ pa e pleqnue edhe na, gjykata s’un ka vendosë. 

AB: A edhe ju jeni kanë si lloj udhëheqsa t’prijsit – t’fisit a?

RrM: Lloj bashkarie... pasha Zote... po vallai. Edhe, qysh i kemi vendos’ bashkë, i kom thanë mos e qëllofsha une, prishma ti; po mos e qëllofsh ti, ta prishi une.

AB: Ëhë.

RrM: Kur jemi ra n’ujdi o’ denu ai njeri, o denu ai njeri. Po nuk o gjynah edhe me dënu... 

AB: A t’kujtohen raste që kanë ndodhë? 

RrM: Po valahi, m’kujtohen fort mirë. 

AB: Për shembull?

RrM: Pasha Zote, ish kanë njâ pej Peje. Kanë thanë pleqtë “kah je more shokb – pej Peje – largomë Zot pej teje”. A po nin’? Ish kon shku me marr’ kunatën n’t’panë. Kunata e mirë edhe ka hec’ udhës visë malore... a po merr vesh? Thotë, valla thotë “Veç me ma dhanë “, thotë “Jo”, thotë “Po...” – ai e rrok’ me zort  ia ban at’ punë. Kur shkon te shpia, ky nuk shkon, burri nuk shkon, jaaa koka shku te shpija, edhe i thotë vllavi vet “A je kanë me marr’ nusen ?”. Edhe, e ka myt’ ky at’ nuse masi ia ka bâ at’ punë... A po t’bje n’mên? Ia ka ba at’ punë edhe e ka myt’ nusen, e ka shti me ni buqillë t’ujit, tyneherë që prejshin çerpiq, o kânë nifar qe flen’ ujt... e ka qit’ gruen qaty. E bre, thotë... m’dul hatri emni... qysh e ka pasë ai. Thotë “A je kanë me marr’ gruen?”, thotë “Jo vall,a s’mu bâ puna”, “Qysh be s’tu bâ puna?” – “Jo valla, s’mu bâ puna”. Ai tana çohet t’nesrit burri vet e shkon me marr’ gruen atje. Kur shkon, thotë... po valla, Haki Kryeziu e ka pasë emnin. Kur shkon, thotë, “O ti djalë, qat grue që e ke pasë, e ka marr’ vllavi yt dje”, jo – “para dy dite e ka marr’”. Thotë, “Jo bre... s’bahet”, jo bahet, jo s’bahet, jo bahet... e ka dhunu edhe e ka myt’... Shkon ky, ta kapin edhe me gjyku’ tana’ n’Prishtinë. E, për qëta tana’ jemi kanë n’gjykatë. Tetmdhet’ [18] vjet burg ia kemi dhanë qatina, po pak i kemi dhanë... se nuk o kânë dashtë. Edhe i ka majt’ tetmdhet’ [18] vjet burg, ia kemi dhanë qatina... a s’kemi punu mirë a? Nuk ba’ me bâ kso gjanash... nuk ba’ me bâ kso. Tuli’ marrie po bajke n’gjykatë, une s’e kûm dit’ se shka ka... shka kûm pa aty. Qështu.

AB: Përveç n’gjykatë, a keni shku edhe nëpër fshatra kshtu me da pleqni ?

RrM: Qyre shka... me kânë jam kânë kahmos: ni her’ jom kanën n’Bajqinë t’Llapit. Bajqina e Llapit â granicë me Kushumli, granicë me Serbi â... tasht, frik, para tet’ [8] vjete, nân’ [9] qashtu. E kemi pasë na ktû nifar Krenari, o i Smajl Hysenit, bile ka pas shku me Feriden fort, se o’ kânë nip i Qadrakit... janë kânë si sebep dishka. Edhe, ky u plak, e thej ni kâmë, edhe kanë ardhë te ky me marr’ me shku mi maru atje gjinen... Gjinja n’sallon; s’un i maro’ kërkush. Ky Smajl Hyseni i ka thanë “Vallai, une s’muj me ardhë, po shko merre Rrahman Malokin, te xhamia e ka shpin’”. Erdh’ ni far’ drame aty, jo valla – ni gazikë e mirë edhe që s’di... u çudita, thashë kush o kjo... po po na bjeshkatart e kemi pasë adet, kush ka ardhë meniherë e kemi shti mrêna; ke ku ke – a po merr vesh? I sherbym’ qesi soka, napolitanka, kafe, ku ta di une. Po i tham “Shoq, ti mrêna hine, mrêna t’shtinum’, t’sherbym’ shka patum; çilma udhën kush je se s’jam tu t’njoft”.

AB: Po.

RrM: Tha. “Mu m’ka çu Smajl Hyseni i Jezercit kâ”, thashë “Misi t’paska çu ai, rri sa dush” – “Jo, jam ardhë me punë”, thashë “Shka kie ?”, tha “E kem ni marim... kush s’un na maron... m’tha ‘shko merre ktâ se vjen’”. Thashë, “Vallai me ardhë po vi, po n’Llap murzi asht me pleqnu”, tha “Pse?”, thashë, “ia lidhin nalt... ka tuli’ shalle, tuli mahramë... lidhin nalt. Ata janë shumë, une pak; edhe me dit’ âsht rrezik që s’ma pranojnë, edhe thashë, “Po, me ardhë po vi, nëse m’bjen ktû”. “Jo, besen e ki që ktû kam me t’pru”. Shkova atje, shka me shku... ni sallon burra, i madh. Tuli burri kish pasë aty. S’ma mur’ menja hiç me shku si për krye vênit, se thashë kumedit’ a po m’shitet fjala.

AB: Ëhë.

RrM: U nala ma knej, njani “Mirë se t’ka pru Zoti”, njani qështu, njani qështu... thashë, “Ishalla mirë bahet po s’jam te dit’ se për shka jam ardhë”, “Ja,” tha, “po t’kallxoj. Qitash kem me t’kallxu n’publik krejt”. E kish pasë nifar zvuqniki aty. Foli, tha “Ni çikë e kishin pasë t’shkune te burri, e s’un ka bâ me at’ burrin e parë e ia kanë nal’”. A pe kupto mirë?

AB: Po.

RrM: Ia kanë nal’... Kur e kanë nal’, nuk janë shkatrru pej qati’ burrit t’parë hiç, po janë çu e kanë dhanë n’gjeti.

AB: Ëhë.

RrM: Te i dyti burrë... A pe kupton?

AB: Po.

RrM: Kur e kanë dhanë te i dyti burrë i ka marue tre [3] djem për gjashtmdhet’ [16] vjet, e mas gjashtmdhet’ vjete [16], sukur Jezerc-Vraniq që jemi ênë me kali me samar, tu e ênë gruen ai, te çu në t’pane... A po nin’?. Del ai i pari që e ka pasë, e vret. Hem e vret burrin e dytë që e ka marr’, edhe e vret gruen e vet që e ka pasë. Edhe, e vret edhe qat kali që o kânë me samar. Thashë “Kuku bre për juve shka u paska gjet’...”, tha  “Pse ?” – “Punë ma e letë se qikjo për mu n’prehën s’vje” – “Ja,” tha, “s’â punë e letë”, thashë “punë e letë ô... qyre shka po ju thom”, “He?”, “Qet’ grue që e ka vra burri i parë s’don pague hiç, se o kânë grue burri”... pa u shkatrrue nër fise nuk ka bâ mu martue... A je tu m’nie?

AB: Ëhë. 

RrM: “Burri i dytë, që e ka marr’ gruen e huj’, nuk do pague hiç. Te dy gjaqet shkojnë falë; qaj kali që u vra pa faj, o kânë hajvan, e ka bajt’ gruen  n’shpinë, ai do pagu”. Sillen llapjant herë n’atë anë, herë n’kët’ anë, herë anè, herë knè. Thashë “Silli kush doni, n’dash shkojna n’kyeplak, ndash shkojna ku dush. Ndash me shkue n’Brusel [Bruksel], se qet fjalë s’un kini me ma rrxu”. E pasha Zotin u çun’ e u marun’.

AB: Qat kali qysh e pagujten... a me shka?

RrM: Thanë “Qitja çmimin qati’ kali”, “une” thashë, “kalin s’e kûm pa; kalin e dini ju vet... qitnja mesataren shka ja’v merr menja vet, begenisne ju n’çarshi qysh u kânë ai... edhe blenja ose pagunja”. A, kalin kanë met’ me pagu. A e kûm vlersu mirë, a jo?

AB: Mirë, mirë... ju e dini aty ma mirë (buzëqesh).

RrM: Ja- ja, ti tuk qi del edhe ti duhet me kanë dymdhet’ [12] fish.

AB: (Qesh). 

RrM: Ja, mos m’kallxo ti mu (buzëqesh), babgjyshin e ke pasë t’dishëm.

AB: Ja, po...

RrM: E, qishtu.

AB: A ka pasë raste najherë, kur edhe gratë kanë pleqnu qishtu, kur kanë ndërhy edhe gratë?

RrM: Nuk kûm pasë, ja... nuk kûm pasë. 

AB: S’të ka ndodhë ty a?

RrM: Qyre shka... ku hin gruja me pleqnu, aty s’ba me shkue. 

AB: Pse?

RrM: Fjalë t’flliqta ka, s’â për burra me shkue. Kom ní n’do vena që janë kânë... a une s’jom kanë. A marim s’o bâ – marim s’o bâ; ka’ janë përzi gratë, marim s’o bâ. Pse – a di për shka – pse? Me kanë ish metë me shkue burri te gruja, po ka met’ me shku gruja te burri... e, burri me sunu’. Me ni [1] vên që suno’ gruja pak bereqet ka. 

AB: (Qesh).

RrM: Drejt po t’kallxoj. Tasht po sunojnë krejt, po din krejt, po, po. Jo, jo, qyre, reja jême e ka burrin përjashtë që ni [1] motmot, qiky i treti muj’; gjasht’ [6] muj’ s’e ka pa burrin hiç, mirëpo mue m’vjen hem gjynah pej ksajna hem pej djalt, se t’ri jemi kanë krejt. I riu me t’riun, i vjetri me t’vjetrin... a je tu  marr’ vesh? Mirëpo, po kjo iu bânën f’mia... s’ka pasë e ngrata me shka i ushqen, se s’ka pasë gji hiç. Une kaniher e lâ ni thupërr te televizori qitu, ni [1] natë moti ia rreha pak, tha “Ti s’ke hjek’ zahmet kur i kûm maru”, thashë “ Ti ke hjek’ zahmet kur i ke maru po, po s’ke pasë gji as sa ni [1] dardhë palloshke mi ushqy; ti kom ushqy me pomfrit t’apotekës, jom hisenik”  thashë. Po, ma mirë âsht që une t’i sunoj, se thmia me t’marr’ përpjetë me ni [1] gisht, ti s’un e ungj’ me dhet’[10], as pesmdhet’[15]”. E, i kûm shti nër zap tash, po. Po mirë i kam... edhe, qyre, se thojnë plaki s’vyn’ kurgjâ – pa plak shpia bereqet s’ka. Po pse – n’vetsh. Mas me pas kanë une, djali jêm s’un shko me punu atje, pse... gruja n’xhep nuk hin’. 

AB: Po. 

RrM: Gruja o fesati ma i madhi me veti... a je tu m’kuptue?

AB: Po (buzëqesh).

RrM: A e kam mirë a jo?

AB: (Qesh).

RrM: Jo-jo, qyre, mue me keshë jo, po e kom dallash – prishma, se s’e kam gajle. Po, e ka lanë gruen ktû, une ia kûm ble vênin ktû, parvjet e kûm maru’ shpinë, vjet e kûm ly, jemi hi n’tâ. Pa kanë une s’ish bâ... as s’un ish ble vêni, se s’un ish dalë me punu... ishmi met’ n’Jezerc. E, kanë thanë qi mashklli âsht mylk, kur vyn’, po s’duhet m’ia lshu kryt’ kërkujna... pse une nuk kam qef mi pa kta f’mi keq asnjâ, se une t’djalit i kam. Kur t’boj me ra me fjet’, krejt vinë e m’përqafin; kur shkojnë n’shkollë m’përqafin... tana’ t’shtin’ me zort mi dashtë... Une temin nuk kom pasë vakt me deshtë, se o kânë njâ; une mas pune qysh me majt’... qysh gjallnia, e zorshme jetesa. E tashti pse duhet f’mia i djalit... ktâ nuk e kom dit’... temin s’kom dit’.  

AB: A u kânë respekti ma i madh at’herë a sot?

RrM: Jo, respekti ma i madh o kânë at’herë, me respekt t’atherit... at’herë ka pasë marre, ka pasë...sot s’ki kurgja, ja.... çfarë marre sot, çfarë marre. Sot qikjo e pamoralshmja âsht, e ka kap’ n’dorë, e ka kap ma fort – po t’kallxoj – qikjo e ka mujt’, e ka mujt’. Po lumi ai qi e man’ shtagën e shkurtë okolla böthve t’veta e vet ruhet, se s’un t’run’ kërkush, po vet duhet me kanë çoban i vetvetit. Kush â ma i meçmi – kush â ma i meçmi, du me t’vetë ... Ma i meçëm se qaj që e run’ vetvetën nuk â askush. Po pse – n’vetsh: budalla pej Lubeteni... a pe di ku â maja e Lubetenit?

AB: Po.

RrM: Pej majes Lubetenit e bje’ telashen e shtje n’bardak; ai i meçmi pej qituhit e çon’ n’Lybeten, e largon... A po kupton?

AB: Ëhë...kur jeni kanë...?

RrM: Kûm pasë nê nihere n’spital n’Prishtinë me Mark Krasniqin, akademik o kânë n’Prishtinë.

AB: Ëhë.

RrM: I mirë qi shka po vetë... me Ramadan Kijevën. Ai u kânë kryeplak i Kosovës, e Mark Krasniqi erdh’ edhe, me pa Ramadan Kijevën. Me ni [1] sobë ishmi dy [2] vet’. Kur hini Ramadan Kijeva me pa Mark Krasniqin, shka â ni e mirë e Zotit ia kish pasë prû, po i erdh’ keq tana’ pej meje. Po i thotë, “O Mark”, tha “Hoj more?”, tha “do t’dali dej poshtë se m’vjen ni shok... nuk do t’di ku me hi ktû” – tha ai. Ai nuk e kish pasë për atâ, po ka shku m’ka ble shkamos edhe mue, tana m’i pruni n’tavolinë aty. Eee, me t’meçëm nuk ka mahi. Dijeni duhet me lyp’ tej t’mramin sekund. Nejse mâ, nêjtûm sa nêjtûm, u çu Ramadan Kijeva, tha “Po shkoj n’shpi”. Po ja ban, “O Mark”, “Hê?”, tha “Pashë Zotin, si t’vjen xhumaja e ki ni vikend. Pashë Zotin nuk shkon n’shpi pa ardhë me ma gjetë derën time”. Kta katalikt ishin besnikë, une tybe n’e paqa dit’... Ia bani, tha, “O Ramadan, për besë t’Zotit, si t’jam gjallë nuk shkoj n’shpi, veç kam mi hyp’ kerrit me gjethë ktâ e te ti”, se ai tha “merre edhe ktâ”. Kur shkum’ n’Kijevë, kur shkum’, sikur që erdhe te dera jême ktu, thirrum, e zatetum ni [1] djalë t’Ramadan Kijevës. Po i thotë, “A o Ramadani ktû?”,  tha “Jo” – “kû â ?”, tha “Nuk e di...”, tha, “Kû âsht oda, axhaki odës, t’shkoj ta shofi oxhakin, e do kthehem prapë; zine tha qi e pashë”, “Qe oda”. Shkum’ na aty, Ramadan Shabani ungj’ kamkryq n’odë aty, “O Mark, mirë se t’ka prû Zoti , a mun erdhe.. a mun ma gjete shpinë – a hoqe zahmet?”  – “Po more, po more axha Ramadan, erdha mirë, dej te dera jote jom ardhë mirë, te dera jote kom zatet’ me ni [1] cung t’keq, desh kom thy qafën, po apet pshtova” ... domethanë n’djalë.  

AB: Ëëë (buzëqesh).

RrM: A po t’bjen n’mên? 

AB: Ëhë.

RrM: Ai ia bani, “Eee more Mark, ti ni [1] ditë, une përditë; që tridhet’ e pes’ [35]  vjet po dhêni n’tâ me sakic’, asni bujashkë s’un po ia hjeki.”. A po kupton? 

AB: Po.

RrM: A pe sheh shka o mendja? Edhe po na kallxon ai aty, tha “Jam shku n’Shkodër me pleqnu”, Shkodër, n’Shipni, pej atyhit, se nuk e kanë larg. 

AB: Po. 

RrM: Tha, “Kur shkova n’Shkodër, n’Shipni, me nifar’ katuni boll ngat u afrova, e gjeta ni [1] nuse tu mush’ ujë me pocërrk”, a di, ka pasë pocerrka ktyneherë, a di... me bishta t’gatë, se di a i dini.

AB: Po-po.

RrM: Bile ajo halla jote i mjellke te na; ma e zoja s’ka pasë... po t’kallxoj. Edhe e ka zatet’ at’ nusen te kroni, tu mush’ ujë me pocerrk. E, i thotë  “Oj bí “ – “Hoj?”, “Po ku e ka shpinë filani?”, thotë, “Qe qai kapixhik... Po kush je ti o axhë ?”, thotë “Une jam Ramadan Shabani pej Kosove, jam ardhë me bâ ni marim qitu”. Thotë, “O Ramadan Shabani”, “Hoj?” – “T’u kallt’ shpia, t’u kallt’ katuni, t’u kallt’ nahija.”. Po shkon Ramadani, po hin n’at kapinxhikin tu menue, shka m’bani gruja?! Dynjanë jam tu e pleqnue, fjaltë e ksaj s’un jam tu i zotnue. Kur hi mrêna, thojnë “A mun erdhe? A mun na gjete”, “Po more, tej ju gjeta mirë... qitu te ni [1] krue e kom zatet’ ni[1] grue, ni [1] nuse, e re ish kanë, tu mush’ ujë. Po m’thotë “Ramadan Shabani, t’u kallt’ shpia, t’u kallt’ katuni, t’u kallt’ nahia” – tyben jam te dit shka â. Tha, “Qetash kur t’vjen ajo ktû, kur ti bje knatat me ujë..”... A ju thoni ju knata, a?...që janë kanë t’bocës ato at’here?

AB: Ëhë, po.

RrM: “Kur ti bje ktû, e thirri ktû, do t’kallxojë se shka t’ka thânë”. Kur erdh’, e thirri aty. Po i thotë Ramadani “Oj bi be, shka m’tha..., qi dyjanë e kom pleqnue, fjalt e tua s’un jam ti’ zotnue”, thotë, “Nuk ta zâ për t’madhe, se ke pasë udhë t’largtë... ke pasë menim qysh e gjan’ shtëpinë, qysh po vjen n’katun pa njoftë... E, kom thanë ‘t’u kallt’ shpia që s’paske pasë ni [1] mashkëll me ardhë me tye; tani ‘t’u kallt katuni’ – po që s’ke pasë mashkëll n’shpi, me marr’ njâ [1] n’katun; po mos me pas pasë n’katun, me marr’ njâ [1] n’nahi, se ti hem e fik’ shpinë tane, hem katunin, hem nahinë”. A t’shurdhova boll?  

AB: Ja-ja, paska pasë edhe gra, a pe sheh... t’meçme.

RrM: Po pasha Zoti po, shka s’ka...

AB: (Qesh) Eee. 

RrM: Po mendimin duhet me dhanë. Po mendimin, po...(ndërhyrje nga Ilirjana). E, qishtu.

AB: Kur jeni kanë f’mi ju t’vogjël, a keni punu? A keni vyjt’ për shpi?

RrM: Pasha Zoti bre, e kemi pasë tokën larg, dy [2] orë kâmë me hec’. Si i kûm bâ dymdhet’ [12] vjet, kurrë gazepi nalë s’mu ka; kurrë gazepi nalë s’mu ka... tana kemi pasë mulli.

AB: Ëhë.

RrM: Jon’ kânën...i kûm shkrue qitu, katërdhet’ e ni [41] mulli janë kânë pej Ferizajit dej n’Jezerc. Mulli shka blujnë me ujë.

AB: Po.

RrM: Mu m’thojshin “Hajde ti shko te mullini, rri aty.”. Kemi pasë edhe zhguna, shkelshmi zhguna me pre tirqi, pantolla t’zhgujnt, xhurdia, po. Mu m’lashin n’mulli aty, hem me shkelë zhguna me valavicë, hem thojshin, “rri ti se po shkojna na te shpia, se vina”. Ata si shkojshin te gratë e veta mâ s’ardhshin... mu m’harrojshin krejt. Nêjshna une vet natën qaty, m’dalke shpirti. Ajo u kânë e mlune, shina me drrasa, kur jam hi me ju qit’ ujë zhgunave. Kaçakt kishin pas hyp’ atje nalt, ia kishin hjek’ ni [1] shinë, ia kanë ngulë ni [1] baski shtagës, e kanë kthy, e kanë lshu teposhtë, e kanë kap’ zhgunin e ngrehshin përpjetë. Une me ni [1] fener t’gatë, se s’ka pasë at’herë rrymë, as s’ka pasë kurgja, me ni [1] fener... une e ngrehsha teposhtë, ai e ngrehke përpjetë, kur m’tha  “a pe lsho a ta q*** nânën t’vrava”, e lshova, shkoi... shkoi. S’e ditshmi as i kujna âsht. Kur i çojshmi zhgunat n’Lipjan, na i qiti ni carnagor i Sohodollit t’Lipjanit... i kemi pasë do qetele që, sa kuti m’i ka dhanë ai, i lidhshmi n’jela t’zhgunit, e ai e nalke njâ [1] atje. 

AB: Aha.

RrM: Qi mi përputh’ ktû, tana’ i rake tamon. Tha “gjazdhet’ kut”, thashë “vallai bre qështu na ka kanë, po ndash po ti marojna, ndash po t’i pagujna”, tha, “Jo kojshi, shyqyr qi ke pshtue ti, se ti s’ishe marue mâ; zhgunat i marojm sa’ora, kom gra, kom lesh e, i marojnë sa’ora”. E ka pasë besim tashti, po smuhet njeri me pikë t’kastit; po pse – n’vetsh – qity kom shënu pak, e merr millin, nuk âsht buka si e ktyneherit. Para katërdhet’ [40] vjete o kânë qetër sistem buka, tash pe marrin nifar’ shkume, e fryn’ bukën mrêna, e hap’ edhe kur ta dajsh koren zgatet si llastik. A mun e kini venerue?   

AB: Ëhë.

RrM: Ajo âsht smujë. Po pse – n’vetsh: grûnit si t’i hiqet livorja ai nuk ka vitaminë, mollës si t’ia qirojsh livoren vitaminë s’ka, se vitamini â n’livore. E, at’here përpara na kemi pasë mulli, kemi blue elb, thekën. Elbi o kânë shumë sên i letë me hangër, për majesilna, për lëkurna, me shka ka pasë... po t’ka pastrue bre qi t’ka bâ sikur pasqyrja. Tana kemi hangër bukë t’kallamojt, ke hangër mazë t’tamlit, ke hangër mazë t’dhênve, ke hangër mazë t’dhive, nuk ta ka lanë smuja se nuk i ke hangër t’kombinune. Po tashti shka ta marrsh ki me marr... Qyre, veqtaqko at’here nuk ka pasë grûni, pleh veqtaqko, gjinja jon’ kânë ma t’shnoshë. Qyre, haj kaqikat sot, haj kaqikat, po a i ke pa që janë kaqikat e zi? A thu pse?! Iu ka kalu afati që kumedit’ se kur janë pre. Ajo s’bâ hajr... a, për qëta duhet me majt’ lopën, se lopa ta le viçin, delja ta len kingjin, ta len leshin me bâ çorapa, me bâ qilima, me bâ shka dush. Po tash nuk po tjerrin gratë, e ktyneherë kanë maru shkamos... Dhia ta len tamlin, ta len edhin, ta len çdo sên. Thonë s’ka hesap; qysh s’ka hesap?! Thonë s’ka hesap me punu tokën... qyre shka po t’kallxoj: toka hesap e pa hesap, don punu – pse? Buka t’çon’ n’derë t’hasmit... sot bombardohet ni [1] fabrikë e mullive ose thotë po kallet, ose dul n’humbje, t’hup’ milli krejt, a ktyneherë e kemi pasë drithin n’hamar. A je tu ní? 

AB: Po.

RrM: Kur ke deshtë ke çu ke blu, kur ke deshtë ke zí, e ke blu te mullini, a sot pe çon’ n’Sillos pe çon’ n’mulli po t’hup’ krejt edhe s’ki shka i bâ. A s’o qishtu a? Edhe, edhe e hanë bukën ma grat se dikush... e sot ishalla s’bahet najsên, se për bukë desim ûni meniher. S’ki bukë.

AB: Qysh keni punu n’mulli at’herë?

RrM: Kemi punu n’mulli valla, që kemi pasë drith pej Hadje, pej Bellaqevci, pej Prishtine, pej Mramori, qëtu n’Jezerc kanë blu.

AB: Qysh e bishin me blu? Me shka?

RrM:Me kual, me kerr me kie, me kejt qështu... i qitke ni mi [1000] killa n’tâ, i blujke. Kanë prit’ rên ka dy [2] javë ditë, e sot... sot s’di sa...

AB: Ku rrishin kur pritshin? A i zake nata?

RrM: I çojshmi n’oda. 

AB: Po a?

RrM: Vallai n’oda i kemi çu.

AB: Qysh u kânë qikjo puna e odave e...?

RrM: Puna odave...

AB: Mikëpritja, e... ?

RrM: Qyre shka... Na bjeshka qetër traditë kemi, rrafshi e ka qetër traditë; po t’kallxoj, nuk e ka sukur knena. Rrafshi i Kosovës n’kit anë knena nër xhade qetër sistem âsht, ane’ s’t’shtje kush mrêna, nuk t’shtje kush mrêna. A na qetër sistem jemi na me juve, ni [1] traditë e kemi na Jezerc, Vraniq, Budakovë, Reqan, kto vêne... Krushicë, t’shtin’ mrêna... A po merr vesh? T’shtin’ mrêna, nuk jet jashtë.

AB: Ëhë.

RrM: A niherë moti shkum’... vallahi kahmos jam kânë... shkum’ n’Gillan, shkojshmi me njanin t’Jezercit me marr zhguna, me kual me samar. Kur shkum’ n’Gillan, dimën, borë, kjamet, opanga t’lkurës kemi pasë, sixhima, ni parë çerapa janë kanë kshtu, edhe ni parë shputa i marojshmi, po t’forta... ajo opanga e lkurës ta majke kâmën nxet. A... rake borë, bajshin kâmtë ngic-ngic-ngic-ngic pej bore. Tu ardhë knena na zuni vonja, i mushëm kualt zhguna, kâmë... Zoti bâftë rahmet... se di qysh jam! Kur erdhum n’Pozhoran, deshtum’ me hi mrêna dikun, qi naj çel’ derën kush...; nuk naj çel’, me dekë. Ky i Jezercit, shoki jêm, u kânë ma i vjetër se une, tha “Du me thirrë ‘a dajë’, ‘a dajë’, mos kujtojnë që â naj nip, naj çel’ najkush derën”, thashë “ani provoe”. Thirri “ a dajë, a dajë”, kërsiti n’dyr’... kujtun’ përnimê që naj nip, e na’j çelën derën... Hinum mrêna. Kur hinem mrêna, i shprazum kualt me samarë... ti pi di qysh janë kualt e samarit. 

AB: Ëhë.

RrM: Kini atje... nashta ka najkush. Edhe, i shprazëm mrêna, u dathëm, vallai ka pasë gajret... na’j murën opangat, na’j çun’ n’shpi te gratë mi terë e çerapat e krejt ato, atje. Kur na murën me na kthy bukë, na kthyn’ bukë me hangër me ni [1] vên. Janë kanë do tava, u thojshin, si t’gjyvezt, qekaq u kânë i madh, {demonstron me duar} me hangër me ni [1] vên tânë antart n’odë domethanë. Buka e kallamojt. Kur e prunën ni [1] tavë pasul, rrallë naj kokërr si plivatke napër ujë aty, hiç... se skame. Une edhe i ri, mu n’tek herë i shtishna ka dy [2] lugë n’gojë, herë ka tri [3]... po lugtë janë kanë t’vogla t’Kashtanjev’s, janë kanë t’drujta. Ai i zoti i shpisë po ma ban “O ti djalë”, thashë “Fol”, tha “Ka sa vet’ i shtini n’vorr ju n’Jezerc? “.

AB: (Qesh).

RrM: Thashë, “Me kanë t’vegjël i shtim’ ka dy [2], me kanë t’mdhaj ka njâ [1]”... vallai s’ki rrênë. Po ju thotë, tha “mos folni me kta”, thanë “pse?” djemtë, “kta janë kopila t’bjeshkës, na,” tha “s’dimë me folë me kta”. “Jo more” thashë, “far kopili kom nanë e babë, ata kopilat s’i kanë nânat me veti, ku pe di ku i kanë gjue?” (buzëqesh) po, thashë “Une i kam te dytë [2]”. Tybe n’paçin folë tej n’sabah... tej n’sabah s’folën kurgjâ. Na dhanë ni troh kaftjall, po tani u dashke me hangër kaftjall... kaja nanën, ni [1] kafe minxi që na’j dhanë... ni troh’ bukë t’kallamojt e rreshkt me ni troh’ djathë... s’kishe shka han’. E, tashti janë krejt, krejt janë, po at’herë janë kanë mêt ma t’mira. Kish pas thanë njani, “Hajdi se ka ardhë ni [1] pampur mên n’Ferizaj, me marr”, edhe n’Jezerc o kânë kjo, thotë, “hajdi se ka ardhë ni [1] pampur mên, thotë vallai bilai secili thotë ‘kam une boll’, ‘kam une boll’, a asnjâ taman s’kini”. E, sot asnjâ taman s’kini, as n’krye t’vênit s’kanë, as kërku s’ka taman... qështu.

AB: Çfarë rregulla ka pasë oda at’herë?

RrM: Vallai rregullat i ka pasë t’mira.

AB: Shka u kânë ner’ për mikun kur ka ardhë?

RrM: Qyre shka... për mikun, për mikun... qyre shka po t’kallxoj: gruja e zoja, qi ta kish gruen e zojë n’shpi...  kurrë i zoti i shpisë nuk duhet me shku me porositë gruen jo qite qeta, jo maro qeta. Po gruja e zoja duhet me diktue kush â për pulë, kush â për laknur, kush â për pite, kush â për dishka. A je tu marr’ vesh? S’kemi shku na n’odë me porositë kërkan, se jemi kanë mikëpritsa, mikëpritsa jemi kanë shumë... veç shka s’ke pasë, se tamaçar s’jemi kanë. Edhe molla, pemë na kemi pasë qi... aj Zotit i kofshmi falë; kemi pasë qi kurrë na pêmt’ s’un i kemi mledh’; kemi pasë shumë... po vjet s’na kanë pasë hiç, na’ ka tha goja, qi ra qikjo bora, a di, na i prishi. 

AB: N’bazë t’çkafit u duftë me ditë gruja qatâ, kush a për pulë e kush a për pite e për fli?  

RrM: Aaa, gruja e meçme... A ke ní ti qi kanë thanë për grue t’mirë duhet me shitë tej n’prag t’shpisë e me marr’.

AB: Ëhë.

RrM: Po pse se...? Se gruja e aftë tanat i ban, ia pret mênja, s’ka lazëm mi thânë kurgjâ. Njerit t’vyshëm nuk ki bre shka i thu... kurgjâ, se ta mshel’ gojën. Une i kûm thanë rejës, se sertë jom vallai. 

AB: (Qesh).

RrM: Qyre, a di për shka jam sertë? M’dhimet djali ku âsht, me ia përplasë dyrtë une s’kam qef. I kom thanë, “Mu ma mshelë gojën; une mos me pa sên keq, mos me pa sên keq, une nuk kom shka flas.”. A â qështu? Qashtu âsht...(ndërhyrje nga Ilirjana). A ke ni qi thonë budalla ta çel’ gojën?

AB: Po.

RrM: I meçmi ta mshel’ gojën... a â qështu?

AB: Po-po.

RrM: Se t’kom shurdhue.

AB: Jo-jo çfarë...

RrM: E qështu.

AB: A keni lujt’ ju lojna, kur jeni kanë si f’mi?

RrM: O kemi lujt’ kapuça e kemi lujt’ shkamos, e, kemi lujt’ me shtaga, kemi lujt’ shkamos, kapuça, mshefza. Qyshmos kemi lujt’, po.

AB: Qysh janë kanë qito lojna?

RrM: Ato janë kanë t’mira vallai; me kapuça, kur i mujshmi u çojshmi i knojshmi.

AB: Shka i knojshi?

RrM: Vallai bre...

AB: A t’kujtohen qato kangë qysh i keni knu?

RrM: Paj m’kujtohen, po pak kom harru, se ata qi metshin ungj’, na bajshmi vargji e knojshmi. Thojshmi:

  Shka je ungj’ kâmë turqisht;

si sharovi kacul në bisht; 

Tana e lashmi e rrokshmi tjetrën, qështu-qështu.

AB: E ju që fitojshi a knojshi najsên?

RrM: Po qaj... po qaj.

AB: A e livdojshi vetin najsên?

RrM: Po, me dije koftë, qaj që fiton dajm osht i lavdum’, po.

AB: Ato tjerat lojna, qysh janë kânë ato?

RrM: Vallai tjerat, qato kapuça ma fort, se s’kemi pasë tjera... qato. U ênshmi, u ênshmi, jo vallai mu bâ [1] mledhje qi e ditshmi qi naj mik ka ardhë najkun n’mahallë, s’ka pasë lazëm me na thirrë hiç. Po na i kqyrshmi axhakt ku po qesin tim ma t’fortin, qi ka pasë pasanik, a din... Ku qitshin axhakt e fortë tim, s’ka pasë lazëm; aty kejt u tubojshmi, qaty vallai – njâ m’njâ u bajshmi. Po ke pasë muhabet vallai, ke pasë fjalë e ke pasë me kâ’ rrin. Sot as s’ki fjalë, as s’ki me kâ rrin, as s’ki... qet re e kam, po kjo vet s’âsht e knaqt qaq n’opqinë t’vet... s’kanë. Eh, për qi s’kanë, ni [1] vlla e ka, duhet mi pshty durt e me punu... a more vesh?

AB: Po.

RrM: Se nuk t’ma’ kërkush. Ni [1] ditë t’ep dikush, a nuk bâ me nê n’imyt dikuna, po pshty’ durt’, puno vet.

AB: Po-po.

RrM: Qy, une kto vjet i kam, tej qi erdht ju une tu punu jom kanë, edhe punoj, edhe puna ma fort um man’, se mu nalë bjen njeri meniher... nalet.

AB: Po. Ma heret thae që, kur ke shku qatje me pleqnu, je ul’ pak ma poshtë dikun.

RrM: E vallai, pak ma poshtë. 

AB: Qysh u kânë qekjo rregulla për mu ul’?

RrM: Eee ma mirë o kânë mu ul’ ma poshtë e me t’vra pushka ma nalt’, e jo me dal’ n’krye t’vênit e mos me t’vra pushka kerkun... A je tu ní? 

AB: Ëhë. 

RrM: A more vesh? 

AB: (qesh).

RrM: Qashtu, po ti babën e ke pasë dymdhet’[12] fish i zoti u kânë... e di unë... babgjyshi.

AB: Po-po.

RrM: E di.

AB: E përmenêne parzit që edhe zhgunin e keni punu e sêne... 

RrM: A, pasha Zoti... 

AB: Shka keni veshë ju? Çfarë tesha?

RrM: Aaa kemi... vallai kemi veshë pantoll’ t’zhgujt – tirqi, qi pasha Zotin s’ia lâke pushka, s’ia lâke. S’ja lâke pushka pasha Zotin, kerku, po tashti, tashti… qikjo fabrikë e qityne pantollve{prek me dorë pantollonat e veshur} o kânë n’Siri, o bombardu, tash s’ka ksi t’trashë mâ. E me t’hollë sukur letra t’cigares janë... ku mos me t’kapë kâmtë... ku mos me t’kapë veremi. Me tirqe s’t’ka kap veremi, e ke pasë shoken, e ke pasë xhurdinë, e ke pasë mitanin,e ke pasë… s’ke pasë kah nerth; e sot kqyre… Po ni ditë jam kanë n’aballant’ edhe m’dhimtën pak unazat, po m’thotë ni [1] doktorricë, “Shko slimatu”, thashë “Ani”. Kur shkova atje, do motra qishtu si ju, gûjt e shkyn’ ktû {prek gjurin} krejt, vallai s’po t’rrêj... “Vallaha bre,” thashë, “jam tu çudit’ bre “. Tha “Pse bre axhë?”, thashë, “Ka pâs vyt’ me i shky ma nalt” (qesh).

AB: (qesh).

RrM: Pasha Zotin s’po t’rrej; thashë, “ka pâs vyt’ mi shky ma naltë, po hallki i blejnë pantollt, i blejnë teshat me zapu vetin bre”. Qashtu âsht… (ndërhyrje nga Ilirjana). Edhe po i tham, atyne p’ju tham, plot doktorr ke, thashë “Kûm punu n’Makedoni te ni [1] makedon, puntor i mirë jam kanë – thuja se m’bani zot shpie. E martoi ni [1] djalë, e mûr’ ni[1] nuse prej Prilepi. Ajo nusja nuk e lshojke fistanin ma poshtë, pos tej qitu {tregon gjatësinë e fustanit duke prekur këmbën mbi gju} tak, bötht’ përjashtë”... po t’kallxoj. Pi thotë ai gazda, n’aksham pi thotë “Oj neveste moja”, “Hoj tate?” – oj reja jême, tha hoj babë, tha “pusti minisukne dole” – lshoje fustanin ma poshtë, tha “ne tate došao moda” – jo babë, ka ardhë moda..., tha “ani”. Shkoi me ra ajo, po m’thotë gazda “N’sabah mos u çu herët”, thashë “Pse?”, tha, “kam me vesh’ ni [1] kmishë t’shkurtë tej qitu {prek belin me dorë}, danet kam mi hekë krejt, une kam me dalë me shkurtu dru te cungi. Kur t’shdryp’ gruja shkallve teposhtë, le t’um sheh”. Une kejt e kqyrshna, isha n’dy kat, per birë t’xhamit, e kqyrshna (buzëqesh), po, e kishna çel’ pak sa mos me u pa... “Tata-tataaa, tisi poludjo” – bab, bab tha ti koke trenu – “ni sam se poludjo moj nevesta” – s’jam trenu moj nuse,ka ardhë...

AB: Moda. 

RrM: ... moda; hem për ty, e hem për mue.

AB: (Qesh).

RrM: (Qesh) ju luhatshin krejt aletet, pasha Zote. “Jo” tha, “ka ardhë moda hem për ty, hem për mu”. Aty, aty ajo gruja e lshoi fustanin tej te kamtë.

AB: Shih!

RrM: Pa çare, qështu. Fistani nuk t’ban njeri, ndash çoe poshtë ndash nalt, po duhet me nejt’ minimal e mlune qysh ka dhanë Zoti, si krejt. Se përimê po i blejnë pantollt’ e shkynë. Ni ditë i kish veshë qikjo çika jême, qikjo çika. Se ka’ i kish marr’ nuk e di... ia ka dhanë ni kojshike, a dreqi ta di... Kur kqyri, pantollt e shkyn’. Thashë, “Ku i more bre?” (qesh) vallai po, tha: “vallai m’i dha ni shoqe, i vesha për qef”, thashë “Vallai kët’ qef hiçe kejt; pej dites t’sotit mos t’i shoh mâ”. Thashë “t’kujna i ki, une t’i djegi, edhe bâba yt… jo-jo, po rri edhe unë cullak”, po pasha Zotin, s’po t’rrej. “S’po hjeki zahmet me pantolla hiç, po rrimë cullak qashtu”. Nuk ban gruja për grue… na krejt e dimë, t’grave jemi, gra kemi, prej grave kemi dalë, po duhet me kanë nifar’ perde pak, duhet me kanë be nifar perde pak... Tash as s’ki perde, as s’ki kurgjâ... aj Zotit koshna…Qyre, i kom thanë hem grues, hem resë: “N’autobus t’gjashtve [18:00] n’aksham me mu ênë n’tâ te une s’kini shka vini mâ asnjana”. Flasin nxansat shkamos mar’ e prap, ju e dini vet, marë e prap, marë e prap, marë e prap... nuk vyn’ gruja mu ênë n’qat kohë. Duhet me nal’ vetin pak.

AB: Ëhë... 

RrM: Ja duhet me pa veti pak... Reja jêmê, i kom thanë “ti burrin ktu se ki, t’marrin hallki napër gojë, duhet mu kânë çoban i vetvetit...”, a â qashtu? 

AB: Ëhë. 

RrM: Qashtu, s’kanë shka fol’…

AB: Qysh janë kanë raportet n’katunin e juj, mes banorve, qysh i keni pasë?

RrM: Vallai raportet mes katunit tonë... na kurrë keq me kon s’jemi shku. Kemi kalu mirë qi, tej n’pikë t’funit, tej sa jemi kanë tubë n’Jezerc. Po t’kallxoj: darsëm qi o bâ n’Jezerc, pa kanë njani te tjetri s’ka bâ hiç. Gjasht’[6] mahallë jemi kanë, po n’gjasht’[6] mahallt kemi shku... natën s’jeni nal’, natën na’v ka dokë ngat.

AB: Ëhë... 

RrM: Se dashnia, qyre... mu... miki i mirë larg nuk â kurrë, se ki vullnet me shku... me kanë n’Shipri, me kanë miki i mirë, që thashë parëz, âsht Kukzi, a di, thashë ‘nuk â larg kurrë’, pse ki sevda me shku. A miki n’derë t’shpisë, udha marë e hoshgjollden [haşgeldin] s’e ka hiç. E kish pas dhânë njani ni çikë ngat, e, udha marë e hoshgjollden, udha marë e hoshgjollden, përditë e përnatë... dikura ai që e ka marr’ at’ çiken e tina, thotë “Hâ, merre, se tybe muj po priti... udha marë e hoshgjollden për natë”. Ma mirë rrallë e me mall, se për natë e për ditë nuk e ka vallai, e ka nifar kanari, e ka nifar kanari. Ne jemi dalë frik qetû, qikjo çika nisi me dalë kahmos sukur do tjera që dalin, thashë, “pak ma kadalë”, tha “Pse? “, “Siqillit tash ktu i takon me t’marr’ për grue”

AB: Ëhë.

RrM: “Me t’marr..” thashë, “s’kam shka i baj; me vra po duhet me shku ne burg, edhe ti apet qatâ e merr”, po, shumë derte janë qito... shumë derte t’mdhaja janë tash. Thashë “nalu”. Na s’jemi martu me Budakovë, me Budakovë s’jemi kan’ martu kurrë. Budakova â Gash, na jemi Gash, katuni Jezerc o Gash, kurrë s’jemi martu... qetashit ia kom kajt’ nanën, katuni nër veti po martohet. E, duhet mi nal’ edhe çikat se ku... kumedit’... kushmas ta merr, se e mirë o dreqi, kushmas ta merr.

AB: Me vênet tjera qysh i keni pasë raportet? Pazar e ksi sene a keni…qysh keni bâ?

RrM: Pazare qëtu n’Ferizaj kemi pasë, qaq gratë s’kanë dalë, shkova niher…a... du me t’shti me kesh’; shkova ni here me gjethë grue n’pazar. Tu hi n’pazar, n’piac, ktu poshtë n’Ferizaj – a je kanë najherë?

AB: Po

RrM: N’atë teposhtzen qesin do gra dane t’vonices e, qesin do t’mira, pi tham grues, thashë, “Vallai du mi marr’ ni parë dane t’vonicës, veç ja kam mi marr’ prej ni grues t’mirë, ja nuk i marr hiç” (qesh) pasha Zoti s’po t’rrej.

AB: (Qesh).

RrM: Edhe kjo po m’kqyrë, edhe shkova po i preki danet, asajna pi tham, “Sa be kto dane?”, tha “gjasht’ euro [6€]”. I kqyri apet, apet, apet, tha “S’janë tu t’u dokë” – tha... thashë, “vallai, ne dit’sh – jo”, tha “Pse? “, thashë “për burra, kokan sakat bre” (qesh), pasha Zoti s’ki rrenë. Tha, “burgia e fortë kurrë s’ka vetë” thashë “hâj paret, se e qillove” (qesh) edhe diten e mirë, i mora... po, qështu...

AB: E…

RrM: Se po mahitna ka pak, po qyre shka…

AB: Po, s’ka lidhje. E n’katunin e juj a keni pasë far prijsa? A keni pasë kryetar t’katunit, a qysh janë kanë at’herë? 

RrM: Kemi pasë kryetar t’katunit, kemi pasë. Vallai nuk ka bâ lazem mu anku, kush me shku te kryetari kurrë, se kemi shku fortë mirë nër veti e qetashti… 

AB: Qysh e keni zgjedhë kët’ kryetarin e katunit?

RrM: U bajke nifar mledhje te shkolla aty, kâ pe lam, kâ pe lam? Dikush thojke qitâ – krejt e lashin qatâ, po kush s’ka punu keq, s’ka punu keq.

AB: Çfarë t’mira u duftë me pasë qaj kryetari për mu zgjedhë?

RrM: Eee kryetar, kryetari qyre shka po t’kallxoj, kryetari duhet mu kânë shumë i matën me kanë kryetar katuni, sukur i zoti shpisë. I zoti shpisë, duhet me pasë shumë kujdes mos me hi n’hak t’robve t’rejës, n’hak dikuj-dikujna pse ô jetim n’shpi. Po na s’pari duhet me rahatu qatâ që â jetim n’shpi, tani mi rahatu na tjert... se i zoti shpisë mvaret nalt’, haki t’zên. E, katuni... kryetarin e kem pasë t’mirë, i zoti o kânë.

AB: E i zoti i shpisë, qysh u zgedhë i zoti shpisë... a kush u kânë?

RrM: I zoti shpisë kush…

AB: A kush u vetë n’shpi?

RrM: Kush u kânë ma i zoti.... Qyre, janë kanë gjasht’ [6] vllazni n’Jezerc, iu shkoi shpia teposhtë, teposhtë, teposhtë, s’ju shkojke marë le njâ [1] le njâ [1]. Erdhën e vetën babën, se bâba ka rrnu niqin e katërmdhet’ [114] vjet, n’2005-ën ka dekë. Edhe, po i thotë bâba, tha “A di shka?”, “He?”, tha “ndrrone zotshpillakin, lenjani ma te voglit” – tha”. Kur ia kanë lanë ma t’voglit, shkoi shpia përpjetë... qyre, e merr ka ni nuse, e ka kamën e keqe shkon teposhtë, e merr ka ni nuse shkon përpjetë, hecë puna. Qështu.

AB: Festat a t‘kujtohen, festat qysh i keni festu, cilat festa? 

RrM: Qyre mu shka po t’kallxoj për festa do mem…pytje t’ranë ke qit’.

AB: (Buzëqesh).

RrM: Qyre shka po t’kallxoj, qito jo tet’ [8] marsi, si kemi festu kurrë përpara.

AB: Cilat festa i festojshi ma herët?

RrM: Na i kemi festu Ramazanin kur ka ardhë, Bajramin... qito sêne. 

AB: Qysh i festojshi Ramazanin, Bajramin?

RrM: Natën-natën e Bajramit, natën e Ramazanit qi ka ardhë Ramazani na e kemi festu.

AB: Qysh i festojshi Bajramin e Ramazanin?

RrM: Kemi qit’, jo kemi pre naj pulë, jo kem maru hallëm, jo kem qit’ naj pite, jo…qashtu o festu Ramazani, qi ka hi Ramazani na s’pari, qi shyqyr qe na erdh’.

AB: Po. 

Rrm: Qishtu, edhe e kemi ninu’ vallai.

AB: A kanë ninu shumë?

RrM: Vallai krejt e kemi pâs ninu at’here n’Jezerc, tashti sâ tu ninu kush mâ, tybe n’po nino kush mâ, vallahi jo. Jo tybe, s’po nin’ kush mâ, s’po... nino kush. Tashtt,asht edhe sht qetra, unë per veti, sunninoj , se kokrrat e shtypjes gjakut mos mi pi pasha Zoti m’sakatojnë. Edhe-edhe se kam edhe me borxh me ninu, se Zoti, qyre Zoti nuk na ngarkon kerkân se sun e çon’. As pushteti s’duhet me ngarku, po pushtet s’kem hiç pse n’vetsh, me t’hi hajnat natën, me t’ba kahre e mas me burgosë, po sâ shtet ky, ase kam mirë a? 

AB: Ja,  mirë mirë.

RrM: Qetasht kan hi ni natë n’Lloshkobare qitu, qaty kanë hi ni natë. Dy [2] vetë i ka plagu, e ju kanë sosë fishekt, tana aty qe e kanër  plagu e kanë zaptu ktâ edhe e kanë zânë hajnin.

AB: Ëhë. 

RrM: Po kâ me zanë, pushteti se mshelë, le ti at’ punë.

AB: Shëngjergjin e kto festat tjera a i fetojshi ?

RrM: Shëngjergjin ... kemi majt’, b’e nanën ja kajsha, se qyre Shëngjergji o kânë i magjupve, po magjupt e kishin pasë ma t’mirën festë, se…

AB: (Buzëqesh) Pse i magjupve?

RrM: Thojshin, magjuptë e festojnë Shingjergjin. Na edhe na e kemi festue, jo prejshmi pula, jo qitshmi flia, jo dishka-dishka. Erdh’ nja i Begoviqe niher, i B”egogoviqe t’Jezercit me shkru te Mulla Mstafa, te kunati Ferides tan –hoxhë u kânë... edhe erdh’ me shkrue,.. Gha ,“Hoxhë,” tha shkrumu dhive le tum’ qesin tamel, le’ tum shkojnë marë,  tum shkojnë... ane, le t’um shkojnë kne” tha “ani”. Ja shkrujti, ky kish shku te shpia, e kish ngjitë hajmalinë ni cjapit t’madh e i lshon dhitë vet; kur ti lshon dhitë, jav q** nanen uki, njâ s’e len n’kâmë... kejt ja myt’, po. Erdh’ te hoxha ai, hoxha po m’thirrë, rahmet i pastë shpirti: “Rrahman-o”... “o hajo?”, “O paja-paja, se m’ka ardhë ni njeri”. Kur shkova, aty “Hoxhë” tha, “mu ke shkru dhive me mi hangër uki; m’i ka hanger krejt”, “Jo” thashë, “hoxha s’tu ka shkru dhive me t’i hanger uki. Hoxha t’ka shkru me kanë qeni, me kanë llovaqka, me kanë çobani... {shpinën e dorës së majtë e përplas në shuplaken e dorës së djathtë}, edhe hajmalia”... pasha Zoti desh e bânën kahre hoxhën, e tana e nxerra, shkoi.

AB: Najsen tjetër a ju bajshi naj ritual tjetër kafshve, për bereqet, qishtu?

RrM: Paj, i mledhshmi dofar’ lertha, dofar’ lertha dalshin n’Beogllavë atje nalt; mule me ja’v gri e dofar’ rrajsh’, do helmatun e do gurgalema, do dishka me ja’v qit’ me krypë, kishe për me qit’ tamël. Po si mos t’i qitsh krune s’qet lopa tamël me kajt’ nanën (buzëqesh), po le mos ia kaj’ nanën e nanës. Po si mos t’i qitsh, si mos t’i qitsh (qesh)… tamlin si ta pish... tamli qiti shka dush, ai tamli ti pastro kejt mushknitë, po le at’ punë ti.

AB: A keni pasë ju bagti shumë at’herë? 

RrM: Po, na kemi pasë gjâ, vallai bilai; tamli, n’desh mu la me tâ kem pasë, po. E qetasht qëtu s’kemi tamel hiç, s’patëm ahër qetash.

AB: A qitshi me shit’ najherë najsen?

RrM: Kom qit’ tlyn n’Perzeren.

AB: Qysh shkojshe?

RrM: Me kali me samar kûm shku, pej ktuhit shkojshna n’Reqan, atje bujshna. Ata kishin ni kerr, m’shtishin n’tâ, m’çojshin atje, se i kemi…

AB: Te kush bujshe? A e keni pasë najkan?

RrM: Po vallai janë kanë... ni Haxhi Hamiti âsht, i Veselaj âsht, e qata’ i kemi pasë miq, bile ni Mustafa ke myt’ n’demostrata n’81-shës, a e di?

AB: Ja.

RrM: E po... un jam kanë edhe n’burg; jam kanë n’demostrat n’81-shën.

AB: Po a?

RrM: Po vallai, jam kanë n’Požarevac, po vallai.

AB: Qysh ke puna e burgit?

RrM: Shka me shkue be, n’burg t’Serbisë me shkue shlirë â kânë... kemi hjek’ si gjarpni nër guri kemi hjek’, tana jemi kanë demostranta... zullum kemi pasë, tana t’zezat i kemi pasë. Po s’kishmi pasë për kâ me bâ demostrata.

AB: Qysh janë kanë demostratat, a po m’kallxon pak?

RrM: Demostratat janë kanë kunra Serbisë, qi mu n’kâmë Kosova veç, mu da Kosova veç, për qëta o kânë. As s’kemi pasë flamur, as s’kemi pasë kurgjâ.

AB: Qysh ju trajtojshin?

RrM: Vallai na kanë rreh’, na kanë sakatu; atje sabah, aksham t’rrehtë jemi kânë, pasha Zoti... po i riu âsht, a di, sukur thiu... kapërcen.

AB: Sa ju kânë majt’ n’burg?

RrM: Shtat’ [7] muj’ kûm nejtë, shpirti desh m’ka dalë.

AB: A ka pasë edhe tjerë?

RrM: Jooo more, ka pasë, qysh s’ka pasë. Ka pasë qesi budallsh sa dush, qesi budall’, se për budall’ jemi shku... se s’kishmi pasë për kâ me shku.

AB: E luftat tjera, a t’kujtohen luftat tjera?

RrM: Vallahi gjermani e di kur u kânë, e di kur u kânë, kur u çun’ ballanat e Amerikës e t’Rusisë, e t’Inglizit, sukur qafka, se at’herë… qatâ e di. Po, po luftë ma e keqe se qikjo e Serbisë s’ka ekzistu n’botë.

AB: Për qitâ t’fundit?

RrM: Për qitâ t’fundit. A, qyre shka po t’tham: luftë ma e keqe se qikjo e fundit as n’tanë botën nuk ka ekzistu. At’herë moti kanë liftue po kanë liftue front me front, a jo me thmi e me gra, e me tortura, dhunime. Shka s’ka bâ kjo qe asni shtet s’e ka bâ... s’di shka t’tham ma anena, veç shtet ma i keq për lufta se qikjo as s’ma merr menja qi bâhet mâ kun’, as nuk o bâ kun. N’Palestinë se di shka pa bâhet, aty s’e di veç, sukur qe ka punu Serbia, vorre masive, nuk ka punu asni shtet...

AB: A po m’kallxon ti qysh e ki kalu qet’ luftën e fundit... qysh e ki përjetu?

RrM: Shka me kalu luftën e fundit... shka me kalu luftën e fundit, qi lufta e fundit… nihere metum’ n’Jezerc, s’na lshojshin me dal’, dikura u përvjedhum nërpër mal e dulum, erdhum qitu n’Ferizaj. N’Ferizaj i ka pasë katërdhet’ [40] vjet… e pata ni [1] kerr drû me shit’, tana hi n’kët’ rên. Njani – borna t’mdhaja – njani sillet rreth e rreth kerrit ni [1] orë, thashë “Shka ki bre shoq qe po sillesh rreth e rreth kerrit?”, tha “Misi m’pyte, po t’kallxoj”, tha “drû s’kam, pare s’kam, vallahi bilahi n’shpi s’kam ku shkoj”, thashë “hyp n’kerr”, tha “jo bre”, thashë “vallahi po, hyp n’kerr, zine qe m’i murrën pylltaria”, thashë “ku me i grahë?”, tha “grahi për xhade t’Gillanit atje, n’fund t’vorrev atje poshtë; i pari sokak n’t’djathë”. Kur i çova, pes’ [5] djem i kish pasë sukur kokrra t’qibritit t’thatë, pa hangër, pa pi, nanën l’kurën me gjilpanë s’un ja hekshe. Tha “po kush je be ti?”, thashë “për qe t’kom bâ mirë, jam filani, a sa për me m’pagu për qito drû” thashë, “mos um hade n’shpi. A, qi t’kom bâ mirë thade kur dush” (Kollitet). Tana na fali Zoti qet djalë, po jet njeri jaran për ni [1] cigare; erdhën me do motra, m’prunën veshë e ma panë. Po kush i ka shti mênt që ket luftë une shkoj me banu te ta... a po t’bje n’mên?

AB: Po.

RrM: N’Shpi tyne jemi shku me banu, me ni qetforkë e kanë pasë, i ka pasë tri [3] reja ai, une me grue jam kanë, me tri [3] çika, djali â kanë, nâna, bâba. Qaty jemi la, qaty jemi shpërla me ni [1] kupatillë kejt, si mu pas kanë t’ni [1] nane kejt. Eh, n’Firaj kemi shku me ni [1] autobus, Firaja te Lubeteni â qatje. Aty përpjetë jemi dalë kâmë, napër Lubeten kâmë e, kemi dalë n’Jazhicë t’Tetovës tana, na ka marr’ ni privatnik, na ka shti mrêna, tre [3] muj’ na ka majt’. Po, na ka majt’ mirë vallai, e tana kur u bâ lufta n’Maqedoni, une i thirra ata, thashë “a po vini se m’kini majt’ edhe p’ju maj’...”, “vallai” tha, “a myll’ kufini... s’un dalmi”, e qishtu.

AB: Gratë a kishin mill’ e bukë me bâ ?

Rrm: Atje a? Po.

AB: Ktu sa u kânë lufta?

RrM: Po, po-po, po-po, kemi pasë. Kemi pasë se nihmat s’janë nal’, nihma kanë ardhë. Kanë ardhë – kanë ardhë nihma.

AB: Kalin që e ke pasë?

RrM: Kalin, qat kali e kam hala.

AB: Hala e ki a?

RrM: Qatâ.

AB: A t’ka shërby najsen n’luftë ai kali?

RrM: Po, kali ka shërby n’luftë, kûm pasë… a m’ke pa aty n’fesbuk [Facebook]?

AB: (Buzëqesh) Shka t’ka shërby kali?

RrM: Kom bajt’ vallai, shka m’kanë thanë kom bajt’. Po-po, nja [1] t’ish kanë gjallë penziën e kisha marr’, po ai kish dekë. Se kur e ka marr’ harxhin, qaj shka ka dekë, ka dalë me ni [1] ushtar tjetër, e ka marr me ni [1] nivë. At’herë nuk ke pasë drejtë me vetë qat ushtarin se kush je ti, a kush je se u tutshin që a po shpiunon a shka dreqin... e, nuk ke pasë drejtë me vetë, nuk e di se kush u kânë.

AB: A ushtarve ju ke shërby a?

RrM: Po valla, ushtarve iu kom shërby.

AB: Çka ju…?

RrM: Ju kom çu nihere – nihere, jo dy [2] here, kun’ çerapë nëpër tezga n’Ferizaj s’kûm pas lanë, veç i kûm pas mushë samart. Sa? – Qekaq, Sa – qekaq, sa – qekaq... jav kom çu. Po kom çu mill n’Koshare kom çu…qaj që m’ka qit’ n’qet intervistë âsht i Koshares, Jakup Rexhepi thirrët. Ai m’i ka prû qata interevista pej Prishtinës, se une as qe e kom pasë njet me lyp bile, se s’jam i ktyne senev, po o shku m’i pruni, mi pruni pa-pa… i ka ni [1] muj’ ditë që m’i pruni qitu edhe ata m’ranë si n’zgabim po nam... kishna pâs folë mirë, nam kishna pas folë tej dikun.

AB: Sa kohë ke mujt’ me iu shërby qishtu ushtarëve me …?

RrM: Vallai nja dy-tremdhet’ [12-13] herë po.

AB: Po a?

RrM: Po.

AB: E gruja?

RrM: Ja, gruen me veti s’e kûm marr, e kûm lanë n’qat banesën atje n’Ferizaj nêjke.

AB: Fmija e gratë, kta, qysh e kanë kalu n’luftë?

RrM: N’luftë, qyre shka... e kûm pasë hilin qysh me pshtu qat djalë, po t’kallxoj drejtë, po t’dhimshëm janë kejt njajt; â preje kët’ gisht, preje at’ gisht – ni sistem â. Po deshti Zoti e pshtum, i ra NATO, i ranë qita ujqt e mdhaj, se na me pshtu s’kemi pasë hiç. Kurrë s’kemi pasë me pshtu, hiç, ja...

AB: A po ma kallxon rastin e grues tane ne luftë?

RrM: Shka me t’kallxu?

AB: Qysh u kânë tu punu... kur kanë ra granatat.

RrM: Kjo u kânë n’oborr, une i lshova loptë. Lopve ia kom pas lidhë do zinxhirë t’trashë kâmve, qi mos me m’ikë larg. Shkojshin tu bâ napër mal vërr-vërr, vërr-vërr me zinxhirë, se u tutshna po dalin me naj anë, e po na shohin shkitë. Kjo, soll sa i lshova loptë, kjo tu e fshi do barna napër oborr qaty, i kanë ra granatat. Kur i ranë granatat unë u ktheva, po kjo s’niti mâ, s’niti mâ. O… pasha Zotin, ngo shka po t’tham – nuk e di qysh jemi gjallë... po mên s’jemi mush’...

AB: Ju hiç s’e keni lshu Kosovën gjatë luftës a?

RrM: Ja, funin e mramë e kemi lshu.

AB: Po a?

RrM: Dulum’ n’Tetovë, dulum.

AB: A po m’kallxon pak qysh keni dalë?

RrM: Kâmë de jemi dalë, thashë – a t’thashë – dej n’Friajë.

AB: Po.

RrM: Jemi shku me autobus, aty n’Firajë jemi’ kap’ bjeshkës përpjetë, bile ish kânë bora palë-palë, se n’Lubeten shkrihet bora vonë.

AB: Po.

RrM: Kur sharrojke najherë kama qi ish, punë me nxerrë jo, po dulum diqysh, dulum, dulum dyqysh. Tani si dulum n’atë anë anena, borë s’kish pasë. Ata murën t’na shtinën mrêna, na kanë ba ikram, na kanë kqyrë boll, tani si u shliru knena erdhum, erdhum.

AB: Luftat tjera a t’kujtohen n’Kosovë, shka ka pasë? 

RrM: Jo, çfarë... pos t’gjermanit e knena, Italia e di kur u kânë e, gjermani... tjerat s’i di.

AB: Shka t’kujtohet prej atyne kohrave?

RrM: Vallai, vallai n’fron, n’emuz domethanë, n’gra, n’çika, n’thmi, kush s’t’ka nguc; vallai gruja cullak me t’hec’ se kush s’ta ka prekë – qe po t’kallxoj, as s’i ka thanë kurgjâ.

AB: Qysh e man mên kohën e [Aleksandër] Rankoviqit – a t’kujtohet?

RrM: A, koha Rankoviqit o kânë e shtirë... koha e Rankoviqit u kânë n’1956, o kânë aksioni pushkve n’Jezerc, a je tu ní?

AB: Ëhë...

RrM: Edhe u bâ aksioni pushkve n’Jezerc. A kânë ni Mulla Ademi i jonë, e ka pasë ni shok n’Vraniq te Kolgect, po s’e di se te kush e ka pasë. Edhe kët’ Mulla Ademin, ky u kânë i naltë, edhe kur u kânë Serbia ktu, u kânë persednik n’Neredime. Shkiet dashtën me damtu fort, qi a kanë i zoti me damtue. Mirëpo, ky kur u kânë Italia ktû edhe gjermani, ky e ka pas majt’ Fadil Hoxhën. N’Jerzerc e kemi majt’ Fadil Hoxhën, ky. E, na tha, “A po shkoni me thirrë Fadil Hoxhen n’Prishtinë se nashta m’pshton? – e, thirrum edhe erdh’ e pshtoi. E, bujti me nifar’ ode t’keqe atë natë Fadil Hoxha, po thotë “O Mulla Ademi”, tha “Fol”, “mu” tha, “niher [Josip Broz] Tito m’ka bâ kryetar Jugosllavie, kryetar i gjasht’ [6] Republikave, kryetar i dy [2] Autonom Pokranja Kosova Metohije edhe Vojvodina o kânë, a po merr vesh?

AB: Ëhë... 

RrM: “Edhe, kur m’ka bâ kryetar Jugosllavie Nikola Lubičic, kryetar i ushtrisë i Serbisë, tha , me tabëll t’duhanit ka gju n’sallë, tha “n’lule t’ballit m’ka ra”, tha “Tita mu m’ka deshtë po s’ka guxu...” – Fadili. Tha, “Mulla Adem, najherë kini me marr’ Republikë, Tita m’ka thanë, qi “te Republika ka me ju ardhë puna me marr’, po nuk kini gjin që jav majnë”, edhe nuk â tu pasë sot gjin’ që e majnë.

AB: E, koha e Titës qysh u kânë?

RrM: Koha, qyre shka po t’kallxoj – Regjimi i Titës kurrë ma i mirë s’ekziston n’botë mâ.

AB: Pse?

RrM: T’drejtat i  ke pasë, nuk t’ka dallue a je shiptar a je serb. Po masi diq Tita u tharbën simitet me Rnakoviqin, me qet Sllobodanin, me qet’... u tharbën simitet.

AB: Koha e [Vasa] Čubrilevič-it a t’kujtohet?

RrM: Kujna? 

AB: Vasa Čubrilevič-it.

RrM: Vasa Čubrilevič-it.

AB: Po.

Rrm: Vallahi s’e di qetâ, s’e di, Milan Đuriči e di shka ka bâ, shkamos ka bâ n’Suharekë.

AB: Shka ka bâ?

RrM: Po kanë dëmtu be shiptarë, kanë dëmtu... aksioni i pushkve a kânë vallahi…

AB: Qysh u kanë qeky aksioni pushkve?

RrM: Aksioni i pushkve... ja ke pasë me qit’ pushken, ja napër akell... tekterna qitu {prek belin me dorë} u kânë bora; napër akell dathë t’ka ênë napër borë, kahmos. Edhe janë prishë gjinja, kanë dekë qështu.

AB: Shpërnguljen e shqiptarëve n’Turqi, a t’kujtohet qysh u kânë?

RrM: Heee, shpërngulen e shiptarve... [Aleksandër] Rankoviči krejtve o kânë tu na qit’ pej ktuhit, po dikush-dikush…u kânë ni Hisen Terpeza, pej Tërpeze o kânë qikâ ka’ komuna Vitisë, ai e pat qit’ ni fjalë: “O vllazën, mos dilni, mos ta lamë Kosovën shkret”,edhe janë nal’. Po edhe n’Turki qata që kanë shkue, kanë vujt’ ma zi se ktû, se i kanë çu n’vena ku â kanë shkretinë, qi s’ka mujt’ me banu kerkush. Po tashti janë bâ mirë edhe ata. Se, Rankoviči ka deshtë me na hjek’ kejt, edhe qyre shka po t’tham: Serbia kurrë nuk flen... ishalla nuk na lshojnë qita ujqt e mdhaj, se na sakaton. 

AB: Po kthehna edhe niherë pak te festat... T’korrnat, a i kujton?

RrM: Qysh... t’korrnat e grunit a?

AB: Po.

RrM: Qysh s’i kujtoj be t’korrnat e grunit... Qyre shka... shumë shtirë u kânë me jetu; mule me mjellë grunin, si ka bi n’pranverë u dashke me herr’, mi ja hekë ata perenik, ata barnat, grozhzat shka e zajke, mi ja hek’... gazepi o kânë. Tana mule me korrë, mule me lidhë me ba dûj, me bâ kryqza.

AB: Qysh e korrshi? 

RrM: Me drapen.

AB: Po.

RrM: Me drapen, pasha Zotin tu kputke rruza e shpinës e midisi gërmuct tu nejt’, ose gujaz, kishe me korr’, qashtu. Edhe u dashke me maru shtreg, u dashke me qit’ n’maqinë... gazepi o kânë. U dashke tana’ me sjellë me kali me fshi n’lamë.

AB: A po m’kallxon pak qetâ, lama... qysh u kânë Darka e Lames?

RrM: Vallaha lama a kânë si e rrumullakt, sikur sofra qe âsht’ e rrumullakt, po e madhe o kânë. I shtrojshmi niqin [100] dûj, qitshmi n’ta, ni [1] drû e ka pasë, ni [1] bosht n’midis qitu, e lidhshmi kalin n’kanop ktu tu u sjellë. Ai e shkelke, tu sjell’ te’ shkelë, tu sjellë te’ shkelë, tu sjellë te’ shkelë; kur u dredhke kejt, e sjellshe n’qetrën anë, tana tu dredhë u fshijke. Tana mule me e mledhë mi ja hjek’ kashtën, mule me hjedhë grunin përpjetë, me nifar ‘tërplote’ i thojshin, fryjke era; mos me fry metshim muhasere, s’ju hjeke bykin... qështu.

AB: A bajshi far darke? A i ftojshi najkan masi u kryjke?

RrM: Paj kur... kur u fshijke krejt gruni e bajshmi darkën.

AB: Qysh e bajshi darkën?

RrM: Po bajshmi zjafet, pjekshmi pula, qit’ naj pite, naj fli, naj…me pasë mjaltë e mush’she tepsinë me mjaltë, qështu. 

AB: A shkojshi kshtu për festa te njani-tjetri; a vike najkush?

RrM: Ama për Bajram e për kto gjâna kem shku dajm... tashti vallahi ma jo.

AB: Vitin e Ri, qysh e keni festu pra, Vitin e Ri?

RrM: Vallahi Vitin e Ri at’herë, ato kohnat, na s’e kemi majt’.

AB: Jo a?

RrM: Jo tybe.

AB: Kur ia ka nis mu majt’ Viti i Ri tani?

RrM: Pej, mas [Josip Broz] Titës e knena.

AB: Ëhë. 

RrM: Përpara s’o majt’.

AB: Po du me t’vetë pak për fejesën qitash... qysh ia ka nis muhabeti fejesës, me t’feju...A fill t’kanë feju qashtu, a e ke dit’ ti qe po dojnë me t’feju?

RrM: Jaaa, unë me dit’ e kom dit’, po gruen s’e kom pa, s’e kom dit shka po marr – hiç s’e kom dit’. Qefi jem o kânë me pa.

AB: Qysh tu dok’ke ky muhabeti, kur u bajke muhabet me t’feju?

RrM: Muhabeti me m’fejue... s’ka sen ma mirë.

AB: (Qesh) T’pëlqejke a?

RrM: Po qysh s’pelqen mu bâ vet i dyti (qesh), qyr, qysh jo... Po mu doke larg tani, edhe thojshna s’pe shoh, qysh me pa, a qysh…nihere e pata lyp njâ, e Maqitevs Podrimes o kânë, i dalën n’Ferizaj. Edhe erdh’ mi’ lypi tre [3] trâna me maru ni [1] shpi qëtu; bâba ia dha pes’ [5], kujtojke që po ma jep at’ çikën. S’ma dha mu po ia dha qetër kuj efenemiri i Zotit. Ishna n’Jezerc me lopë, n’ata livadhet e atynev, ku shkoj qajo nusja, a di, ishna tu i kullot’ loptë. Erdh’ ajo me burrin e vet, po burri ju pat trashë, s’un hypke n’arra mi shkun’. Ata erdhën mi marr’ arrat. Edhe kur shkoi ai burri i vet me nxerr’ ni shtagë lejthie dikun, ajo gruja met, mu po m’thotë “A je ti  Rrahman Maloki? “, thashë “Po”, “a m’ke lyp tha ti? “,thashë “po”, tha “maraki yt s’um hiqet”, thashë, “Po pse s’ike e s’erdhe? Ka pas vy me ikë e me ardhë, t’kishna pranue”, “vallai” – tha, “s’kam guxu”. Tha “gjasht’[6] muj vallavi jêm me babë nuk ka folë që s’um ka dhanë te ti”, thashë “Ma more...”, tha “Vallahi po”. Tana i diq burri, se nja shtat’ [7], tet’[8] vjet a dhet’ [10] qështu i ka, i diq burri, e zateta vllavin e sajna n’Ferizaj, thashë “O bir”, tha “He?”, thashë “A pe sheh që t’ka zanë afti jem?”, tha, “Pse bre?” thashë, “t’ka metë motra vejushkë; ta kom lyp’, s’ma ke dhanë, t’ka metë, tu ka trashë â bâ pesqin [500] killa”, tha “Shko merre” – “jo, tash s’un e damtoj mâ” (qesh).

AB: A ka pasë rast at’here kur ka ikë qishtu gruja?

RrM: Po mor’ ka pasë raste, qysh jo.

AB: A t’kujtohet naj rast qysh ka ndodhë a çka kanë bâ tani...

RrM: Po, vjetin e kalum ka ikë nja, qitu n’Mollopolc ka ikë njâ mas pes’ [5] vjete. E martune, nusja e re ka ikë, e Mujotve t’Mollopolcit o kânë, ka shku n’Zborc; e Zborcit a kânë – n’Zborc o shku apet, n’Zborc o martu.

AB: Ëhë. 

RrM: E kta t’Mollopolcit i kemi pasë si sebep dishka, po thotë “A ta vras?” ane-knej, thashë “Mos u bâ be budall me vra... ti koke budall”, tha “Pse? “, thashë, “Ty qajo kunatë t’ka ikë, t’ka  ikë, e tashti ti me vra dikan, edhe ni [1] grue n’shpi po t’jet vejushkë, se duhet me shku n’burg, edhe a e vret a po t’vret apet s’e di... Po bjer nër gjin e marov” . Tha, “A mun um maro’?”, thashë “Po vallahi, t’maroj”. Shkova i thashë atij t’Zborcit, thashë “A po marohesh”, tha “Po”, “Po” –thashë, “po, po ki mi qit’ nizet mijë ero [20.000€] se e ke njomë shtratin tanë, a t’hujin e ke tha” tha, “shumë janë nizet mijë [20.000€]”, thashë “qyre shka po t’tham: a e ki qëta djalë?” , tha “po” “a e ki t’martun’?” tha “po”, thashë “për sa e bâ mall me t’ia vjedhë rejen ktina me t’ia lanë krevekin thatë; a e bâ mall për dyqin mijë ero [200.000€], a për nizet mijë ero [20.000€] ?” – “Jo” – tha – “s’e baj mall hiç”... “Eh,” thashë, “qiti paret pra”.

AB: Po.

RrM: Tha “A ki najsen n’dorë?” ,thashë “Kam”. Ni [1] muj’ ditë, ja tri [3] javë ditë m’i lypi mu kujtu... “Ni [1] muj’ ditë” thashë “e ki; edhe ni [1] muj’ dil’ pa besë, kërko n›tana ant... i lirë je, pej meje je i lirë. Kur t’vi, që soset muji  t’vi; mâ nuk t’vi, pos qat ditë. Gjin mas meje s’ki  mâ –shkova”, tha, “A ki najsen n’dorë?”, thashë, “Po, pes’ mijë [5000€] t’i hjeki meniher, pesmdhet’ [15]. Tha “A m’prit për pare ni [1] javë ditë” – “dy [2] – thashë – i ki; kur t’vi i du kejt top”. Si u banën dy [2] javë ditë, shkova i mora, ia çova atij, dhe ky zuni e u martu me qatâ qe te ka pasë dashnore përpara, edhe nuk duhet me ra n’bela për budall...

AB: Po. E, nusen tane kush ta gjet? A e ke pasë me msit a qysh?

RrM: Bâba ma ka gjetë... ja valla, me msit o kânë.

AB: Kan’ e pate msit a qysh u kânë puna e msitit?

RrM: Ha... (qesh) vallahi be msiti, msiti, at’here miqsia o kânë msit-sebep. Mu pas kanë djali i vyshem thojshin, “Qysh m’ia gjetë ni nuse” – a po nin’? Erdh’ nifar dhanrri, e kemi pasë n’Petrovë, pi thotë babës “O Isuf, ia kom gjetë, ta kom gjetë ni nuse për qet djalë” tha, “Ani be, nëse ban miki”. Tani tha, “Vallai tutna lyp’ pak pare”, bâba tha, “Vallai, s’e di a mun’ bajmë a s’un bajmë a”. Pasha Zotin ai kish pas lyp’ gjasht’ mijë [6000] banka, gjasht’ mijë [6000] banka janë kanë tri [3] parë kije n’qat kohë.

AB: Ëhë? 

RrM: Po, ky s’na kish pas vetë neve hiç, ky ia kish pas dhanë, msiti, atina paret n’vên tonë, ia kish pas dhanë. Kur e pruni doren, ngryk e ngryk, e muhabet sene, tha “Vallahi ia kom dhanë paret e mija; ju m’i dhatë kur m’i dhatë, shnosh... se kam” – ia dhamë tani. Ka dikush e ka dorën e letë, ia banem frik e frik, edhe nusen e mora edhe hajt, qështu.

AB: A i keni çu najsen, kshtu për çez me punu?

RrM: Po qysh jo more... u myt’ tu...tu çezit’ e ngrata, u myt’.

AB: (Buzqesh) Shka i çojshit ju?

RrM: Po i kemi çu pilhura, patisk e pamuk, niqin [100] telashe, mule. Po a marohen danet e teshat? Po le at’ punë... Po bleje do bez e vishi. At’herë n’vek i ka maru, vjuf ane drugza vjuf kne, ding aty shpatzen, a e di?

AB: Po.

RrM: Qështu... zhguna ka pas maru edhe kjo valla, si u ardhë te na ka maru zhguna. Po qyre, për zhgunat, për zhgunat duhet  mu msue se... po tash ka dekë ajo punë, s’di kush me maru zhgun, mâ s’ka tash.

AB: A t’kujtohet kur ia nis’ nata e dasmës tane, kur je feju qat’herë, a t’kanë…?

RrM: O t’ejten jam martu o biri nanes, t’ejten jam martu, ia ka nisën…po s’e e di kur ia kanë ngjitë bojën, nja tri[3], katër [4] ditë përpara ia kanë ngjitë bojën. Thojsha me kanë t’shkoj ta ni tu kajt, po s’guxojshna me shku, se thojshna po m’diktojnë (buzëqesh), po. 

AB: A t’knojshin ty? 

RrM: Po m’knojshin.

AB: A t’kujtohet qysh t’knojshin a shka t’knojshin?

RrM: Po qysh jo...

AB: Shka t’knojshin?

RrM: Po do muhalife, a? (Qesh) Jo, s’e di.

AB: (Qesh) S’po t’kujtohet a?

RrM: Ja-ja.

AB: E msitin, a e knojshin msitin?

RrM: Po, msitin e kanë knue, po nuk e kemi sha.

AB: Shka e knojshin msitin?

RrM: Nuk kemi sha, nuk kemi sha, ja-ja... fjalë, knim t’nershëm, se nuk ban.

AB: Nusen qysh shkut’ me marr – me shka?

RrM: Vallai me kerr jemi shku, me kerr me kual e kemi marr’, edhe a kânë ni mraz i thatë. Erdh’ njani me kerr me kual, tha “Po shkoj me ta marr’ nusen, po n’mun m’i marosh do shtaga mi kthy kshtu {demonstron me duar} e me qit’ qilymin përmi”. Mraz i madh o kânë, nanën ia kajsha... une sa e afrojshna shtagen me shti ktû n’hekra, ajo kupke atje nalt, u thejke prej mrazit, po. Unë po i tham atina, thashë “Du me met’ pa martu, he nanen ja q*fsha”.

AB: A n’dimën je martu a?

RrM: N’dimën vallahi... edhe tha, “Mos i merr lejthi, po merri t’ahit”, thashë “Ani”. I mora do t’ahit e, i mora nja dy [2],tre [3] denga kashtë, e tana jau qitshna kashtën perfuni, e kallshna, e tana ato përmi u zbutshin, u zhigavën, tana i ktheva sa me marr’ qat nuse... Erdh’. Po tani i kanë qinru ato shtaga shtat’ [7], tet’ [8] vjet. 

AB: Po a?

RrM: Po vallai, shtat’ [7], tet’ [8] vjet i kanë qinru.

AB: A t’kujtohet nata e darsmës qysh u kânë?

RrM: Po, m’kujtohet be nata e darsmës... qysh s’um kujtohet.

AB: A keni bâ najfar zjafeti a.. qysh u kânë?

RrM: Po nata e darsmës o kânë, si mu kânë darsma be. N’dash natë darsme, n’dash darsëm – ni sistem u kânë, njâ.

AB: Qysh u bajke nata e darsmës?  

RrM: A valla shka dush... me hangër me pi shka dush ka pasë. Knim, gra, me kcy grat’, veç. Burrat te oda, kangatartë... veç tanat i kemi pasë... t’përzime s’kemi pasë. 

AB: Jo a?

RrM: Jo valla, t’përzime jo. Sukur qitash që bahen drith e mill’ jo – ja. 

AB: Kulaçin, a e kanë qit’ kulaçin?

RrM: O kush e qetë kulaçin;

         dy [2] sytë i plaçin;

         Qështu thojshin (buzëqesh).

AB: Kush e qitke kulaçin?

RrM: Po e ka qit’ be... kâ e kanë ngarku, kujna i kanë thânë. Ni gru që u kânë pak ma e zoja.

AB: A t’kujtohet ty qysh e përjetove natën e darsmës – po mendoj ditën e darsmës, kur ka zbrit’ nusja?

RrM: A, ditën e darsmës s’un e kûm bâ aksham hiç.

AB: (Qesh).

RrM: Thojshna kur do të m’vjen (buzëqesh), po. Fryjke, reshke... kaja nanën.

AB: A e prite ti nusen n’oborr, a qysh?

RrM: N’oborr e kom prit’, m’thanë dikush që hyp me ni [1] pemë e kqyre.

AB: Po?

RrM: Po, hypa me ni [1] pemë perskêjt po s’un e pashë be, nanën ja kajsha... ajo e mlut’, e mlun’ gjinja; o mos ma mloni be dreqi e rroftë (qesh), po.

AB: A i kanë bâ naj adet nuses kur ka zbrit’?

RrM: Paj, ia qitën ni [1] zgedhë t’kive përpara, thojshin “qite kâmën e djathtë përpara, hi mrêna, kalo zgedhën”. Po ma kishin pas msu nusen keq.. 

AB: Pse?

RrM: Kur hina aty dhanër ma s’pari, be nanën ia kajsha.... hina n’sobë, kishe u bâmë rahat... çohet nusja jême, qikjo. Çohet, kap teshat e veta, përmi t’miat... iv be nanën ia kajsha, shka u maru’...

AB: (Qesh) Pse i qiti ashtu?

RrM: Kishe me ma marr’ zemrën, a shka dreqi pe di... be nanën ia kajsha... 

AB: Aha.

RrM: Po, edhe t’çohna une, kap teshat e sajna nër t’miat, (qesh) vallai s’po t’rrej... pasha Zotin s’po t’rrej. Thashë, “Ki me kallxue kush t’ka thanë” – o kânë njâ e Jezercit, jom kanë n’shkollë me tâ, o kânë e martune për vlla t’qisajna grues tême. Tha, “Valla filanja m’ka msu”, “eh” thashë, “mirë”. Tana u çova, “Oj grue, mos u mashtro, se teshat tua s’mujn me kanë mi t’miat; une mi ty, e teshat e mia mi tuat e, krejt qështu kanë me kânë” – a po merr vesh knena?  Kur shkova dhandërr s’pari e thirra atâ, at’ kunatën e saj. Thashë “Oj Mevlide”, “Hoj?”, thashë “Shka ma ke msu gruen dallash?”, tha “Shka e kûm msu?” – “Qysh i ke thanë ‘merri teshat e tua qitja burrit përmi, se ti ia merr anën’... A e ke dit far dreqi jam unë; ti... niqin [100] herë t’kûm rrehë n’shkollë”.  

AB: (Qesh).

RrM: Pasha Zotin po, po kjo i kish pas thanë “se merrja anën se â i shtirë, e nashta...” , “Jo” – thashë, “mu s’un ma merr anën kush, po le at’ punë”, qështu.

AB: Si dhandërr s’pari a t’kanë bâ naj priq? 

RrM: Jo valla, jo.

AB: Se i bajnë dhandrrit, e ngucin.

RrM: I bajnë – i bajnë, po valla s’kanë guxu me ma bâ.

AB: Jo a?

RrM: Jo tybe jo, jo valla.

AB:A keni pasë nriklla e kumara kshtu?

RrM: O, pa ta pa gruen e mirë kush nrikull s’të ka bâ, po hajt mos um kallxo ti mu...

AB: (Buzëqesh) Jo a ?

RrM: Jo vallai. Ish kan’ shku njâ, do Begovit’ i kemi pasë n’Jezerc. Përmê, pa ta pa kush gruen e mirë, kush kumarë s’të ka bâ, se interezi âsht. Shkon nriklla te kumara. Kur shkon nriklla e mirë  te kumara, i thotë “Lum kumara... A po m’kallxon drejt qysh bahet belaja?”, “Oj nrikëll, oj nrikëll, po qysh be m’ke ngushtue që shtirë për mue qysh me t’kallxue...”. Thotë, “po na jemi kumarë, nrikëll e kumarë jemi t’pa havale”. “Oj nrikëll” – “Hoj?”, “Mu çu qetashti me t’hyp’ une tye, e me ta bâ at’ punë, e ti me kallxue bahet belaja... e ti mos me kallxu s’bahet belaja”, “O kumarë-kumarë; n’kallxofsha m’u thaftë goja”. A je tu nie? (Buzëqesh) Misi po m’shti me folë. 

AB: Kur jeni kanë f’mi t’vegjël.

RrM: Po.

AB: A ju kânë kallxu prralla gjyshet e nânat?

RrM: Vallahi bre kanë kallxu shkamos po...

AB: A t’kujtohet naj prrallë ty? 

RrM: Vallahi... vallahi kem harrue.

AB: Po a? 

RrM: Po tybe, kemi harrue, qështu. Se ju kom shurdhue po vet m’keni shti me fol’.

AB: Ja-ja, faleminderit.

RrM: Fjalë t’kqia, po qyre shka... Njeri duhet me kanë shumë i kanist’ me shku dikun. Kemi folë fjalë po mos m’i merrni fjaltë që me thânë...se une jam i vjetër për juve, jam dy [2] herë bâba i juve. Nashta nuk ka bâ me folë, po ma mirë âsht me folë se mos me folë, se duhet me pasë prevojë si ju, si dikush. E për qëta toka don punue, drithi don hamar, buka t’çon’ n’derë t’hasmit, t’çon’ kumos. A more vesh?

AB: Ju paski punu kshtu si pleqnar.

RrM: Po vallai, kemi punu.

 AB: Sa jeni kanë pej anës t’juj, që keni punu si pleqnarë?

RrM: Pes’ [2] vetë  jemi kanë, o kânë ni [1] pleqnar...

AB: A ju thirrshin t’pestit [5] bashkë, kur shkojshi me pleqnu?

RrM: Herë na kanë thirrë dy [2].

AB: Ka dy [2] a ?

RrM: Po, ka dy [2] na kanë thirrë. O kânë ni [1] pleqnar n’Jezerc, kta pleqnart tonë s’kanë pasë dit’ kurgjâ përpara. O kânë ni [1] i Begve, fort i dishëm, e kur i msoi kta me pleqnue, ai s’pat vên me nejt’ ktu, u çu e dul n’Perzeren.

AB: Pse?

RrM: Pej gazepit t’ktyne... kta u banën ma t’dishëm tani, i msoi ai.

AB: Aaa.

RrM: Po, kur u ligë ai n’Perzeren, kta thojnë “Hajde t’shkojmë ta shohmi, hajdi shkojmë e shohmi”. Kur shkun’ atje tha, “Lai vela’ shka jeni ardhë... (kollitet) kur ju msova me pleqnu ju dok mirë, kurrë tani mirëmjes s’um keni thânë... kurrë mirëdita s’um keni thânë, veç jeni ardhë me m’kqyr’ a ma ka ngjitë mirë smuja a jo”.

AB: (Qesh).

RrM: “Veq n’koftë qaj që e njoh, edhe ju ka me jav *i nanën ma zi se mu” (qesh), pasha Zotin qështu, kurrë s’e harroj. 

AB: N’oda, juve f’mive, a ju lashin me nejt’ n’oda?

RrM: Vallai boll ka pak, boll ka pak. Po kemi nejt’, po s’kemi guxu me bâ za; kemi nejt’ si me kanë t’dekt, po.

AB: A keni msu sêne kshtu... prej odave, a u kânë lloj shkolle ajo?

RrM: Jo vallai po, oda u kânë shkollë, oda u kânë shkollë e fortë. Tasht as s’ki... s’un merr kurgja kërkun, veç me kanë i aftë vet merr, se mos me kanë i aftë s’un merr kurgja. S’ki mâ oda, s’ki ku shkon mâ.

AB: Gratë qysh kanë shërby n’odë? A kanë pas guxu me hi mrêna?

RrM: Gratë me miqasi janë hi mrêna, qi ke pasë jabanxhi s’o hi mrêna. Qajo ma plaka ka hi, ka shërby, ka prue, o kân’ deshtë dikush mi shti kto sêne...

AB: Bukën.

 RrM: Qajo ma e vjetra ka hi, edhe iu ka folë: a jeni shnosh, qysh jeni edhe ditën e mirë.

AB: Sofrën kur e shtrojshi, kush hanke ma s’pari, a qysh u...?

RrM: Po ia ka nis’ i zoti i shpisë ma s’pari, byjrum, edhe tana’ aty mâ s’ka pasë shka...

AB: A ju ksnë lanë edhe juve f’mive me hangër bashkë me ata?

RrM: Ja, f’mia bashkë s’kanë hangër, veç kanë hangër, veç kanë hangër...

AB: T’kena lodhë baci Rrahman pak.

RrM: Ja, po përmbylle tash... boll u bâ.

AB: (Buzëqesh) Faleminderit shumë!