Sahide Reshiti

Intervistuar nga: Albiona Basha

Qishtu... kur jemi kanë t’vogla jemi kânë mire. I kom pasë tre [3] vllazni, dy [2] motra – vet e treta [3] , nânen, bâben, t’martun’

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

23.04. 2018

Lokacioni i intervistës

Krushë e Madhe, Rahovec

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

Sot, më datë 23 prill 2018, gjendemi në shtëpinë e zonjes Sahide Reshiti me t’cilën do t’zhvilojmë një intervistë.

AB: Loke, a po na folë pak për f’mininë tane, kur je kanë e vogël... me sa antarë t’familjes keni jetu; qysh keni jetu... – a po m’kallxon pak?

SR: Eheee, po t’kallxoj si i kemi çu. I kom pasë tre [3] vllazni, tri [3] motra, motra... tre [3] vllaznia m’kanë dekë, e dy [2] motrat; veç une kom metë pi gjashtve [6].

AB: Po a?

SR: Nândhet’ e gjasht’ [96] vjet i kam.

AB: I gzofsh!

SR: Gjasht’ [6] a shtat’ [7] nashta shumë... Gjasht’ [6] çika i kom bâ pa djalë nâna, mas gjasht’ çikave i kom bâ tre [3] djem. Tash qi ma mytën djalin n’luftë...

AB: Po a?

SR: Hiç s’e kom pa; i kanë zanë, i hupën, i tretën.

AB: Po.

SR: S’ia kemi kemi pa xhenazen hiç.

AB: Hiç a?

SR: Jaaa, çfarë... inxhinjer o kânë n’Rahovec.

AB: Po.

SR: Çfarë djali o kanë... edhe dy [2] i kom po ai çfarë djali o kânë... hije rruga i ka pasë.

AB: Çfarë moshe ka pasë, kur e kanë myt’?

SR: Eheee... i ri o kânë; dy [2] thmi ka tri [3] vjet, ka’ katër [4] vjet i ka lanë.

AB: Po.

SR: Eee, i ri o kânë. Edhe burrin, plak o kânë, ty hec’ ai burri, ty hec’. Tani kemi shku n’Nagavc, ai s’deshti me ardhë, e kanë gjujt’ pi’ xhades... e kanë vra – burrin e djalin. Kanë shku, janë fshehë me ni prru’, ka shku i ka zanë qaty.

AB: Po. 

SR: Po, a i dogj a shka i bani... s’ju pamë xhenazet na hiç, se shka ju bani... Shka me bâ... kemi hjek’ ... shka me na vet’ që... s’mujsh mi shkru, shka kemi pa...

AB: A po m’kallxon qito krejt shka keni pa...

SR: Eee, po t’kallxoj qishtu.

AB: Qysh t’kujtohen ty?

SR: Qishtu... kur jemi kanë t’vogla jemi kânë mire. I kom pasë tre [3] vllazni, dy [2] motra – vet e treta [3] , nânen, bâben, t’martun’... Qysh m’kanë majt’, qishtu mirë jemi kânë... Tash pamë luftë t’madhe.

AB: Ëhë... 

SR: Jemi kânë tu nêjt’ n’sobë, djali jêm s’vike me neve, rrike atje poshtë n’aballantë, “Mara’ hajde”, “eee du me lane une Krushen”, e rujshin shkollën. Kur erdh’ “mule dilni ikni se e kanë rrethu Krushen”. Na mule rr… i kemi qit’ do gurabia natën, mi marrë, hinëm n’podrum tonin. “Dilni pi podrumit se gjujnë” – gjujshin pi atjehit, pi xhades, na qëtu shpiat; e vrajtën qênin. Vllavin e ksaj nuses, Teutes, dramën ia prishën, e qishtu kemi hek’ sa t’thush. Tani kemi dalë, dilni pi’ atyhit. Kemi nêjt’ Nagavc gjethë natën, bike shi... jemi mlu me najllâna brr-rr; n’traktor sênet, na’j kanë djeg’ traktorin... s’kishim thmive shka me ju veshë... qikjo nusja që ia ka lanë tre [3] jetima... S’kishte shka me…vet, ja kanë djeg teshat n’traktor.

AB: Po.

SR: Teshat si i kemi prû, jorganat, sêne mu mlu, se e dishim qi dojna me shku dika’. Mule me dalë edhe pej Nagavcit, shpejt, natën. Na gjujtën Nagavc buuu, e myten at’ zotin e shpies aty. Djalin têm t’madhin e plaguen, dulëm, uuu... kur dulum, djalin ma kanë mytë njanin e, burrin... Kur po thotë, “Oj nânë, m’kanë plagu...”, “Kuku bir, a edhe ty a?” – tre [3] po dojket me m’shku. Mule, shkun’ i thirrën ni kusheri, Aliën, doktorr osht’; çikën ma ka Ali doktorri. 

AB: Po.

SR: Shkun’ e thirrën Aliën, erdh’ ja dha ni veqtaqk, hypum n’traktor, shkum’... n’Shipni u nisëm.

AB: Po.

SR: Na nalshin udhës me na kqyrë... u tutshmi pi marrin; “Janë kânë kanë lu me top”. “Ku â Meta, ku ai Fadili, ai Faimi?”. I lypshin djemtë, ky [s’kuptohet] u tutke me folë, Alia, ai n’dramë ka ardhë n’traktor me neve. Kajshin thmia... shka kemi pa moj nânë... veç s’di goja me t’kallxue. Tani kemi shku’ n’Shiprie, kemi nêjt’ tre [3] muj’, na kanë kqyrë aty.

AB: N’cilin vên n’Shipri jeni kânë?

SR: A, n’Shipni aty... n’Shipni s’di valla qysh e pat emnin... qe, Faimi e di.

AB: Po.

SR: Ni grue ish kânë hu’ edhe burrin e kish pasë, dy [2] djem e ni [1] çikë. Shumë na kanë kqyrë; vike nusja shka s’bike: “Nâne, ha ti se je plakë”, burri vet thojke, “A po ju shan najsên... mos po ju thotë... s’guxon kjo me ju thanë najsên” – “Jooo moj, po na kqyrë gruja”. Rrishim qaty, tre [3] muj’ ditë kemi nêjt’, tani jemi nis’. Kemi shku kemi nêjt’ n’Mamushë nja disa ditë; shka me ardhë n’shpi... e kanë shti... i kanë djegë dyrt’, i kanë djegë shpiat. E kanë ngjitë ni lopë n’tretin [3] kat, lopa ka cofë, u mushë kryma soba... s’un e dlirke nusja. Erdh’, çikën e kom n’Mamushë, ata s’kanë dalë jashtë hiç; kanë ardhë burri edhe motra i asajna edhe djali e, e kanë qit’ pi ballkoni lopën atje poshtë bum, coft’. Toni s’un e lajke vênin se si ka cofë lopa, ka met’ shêji.

AB: Po.

SR: Lopë, shtat’ [7], tet’ [8] lopë i kemi pas lidht, i kemi zgidhë. I kanë marrë, kuro s’kemi gjetë hiç, i kanë marrë kushedi kush loptë. Djali madh s’dojke me hallakat’, thojke “S’muj’ me dalë me m’pa hallki; bâba m’ka hup’, vllavi...me thânë ‘pi lyp’ loptë Meta’”...

AB: Po. 

SR: S’dojke me shku; qashtu kemi nêjt’ pa lopë s’di sa... tani e blejtem njâ dikur si vonë... Qishtu nâna... me t’kallxu sha kemi pa...

AB: Shka ka ndryshu jeta jote masi je kthy ktu; masi t’ka dekë burri – si grue e paburrë?

SR: Shka m’ka heshue jeta... nusen me tre [3] f’mi jetima... Ma keq (qan) – ma mirë u kânë qat’here se tash... Po shkojnë f’mia po na’j mshelin derën... veç na me nuse po jesum.

AB: Po-po, shka me bâ...

SR:Nusja shka pi jep, shka pi... që pi mson n’shkollë. 

AB: Po.

SR: Pare, po duhet pare atje që po msojnë e, qishtu.

AB: Nusja a punon najsên?

SR: Po, msuse â... ja, nusja â msuse shiqyr. Qëto t’miat, t’burrit qi po mi japin, niqin e tridhet’ ero[130€], po mi japin.

AB: Po.

SR: Tridhet’ e pesë [35€] ero, edhe t’djalit, shka po mun, qita thmi pi shkollon tret’ [3].

AB: Po, ani... mirë.

SR: E qishtu maj nâne.

AB: Luftat tjera loke, a man mên?

SR: Jo, po qera kur jam kânë çikë gjujshin ballanat e...

AB: Po?

SR: E gjujtën at’ xhamien, minaren. Çojshin bukë, u ushqejshin burrat nër arra; na që çojshmi bukë, tinëz bukë nër arrë mos t... se gjujshin ku gjishin tuba-tuba gjin.

AB: Po.

SR: Qeshtu kanë hek’ sa t’thush. Lypshin, qitshin otkup, s’na lishin me gatue.

AB: Ëhë?

SR: Gatujshim natën ka ni [1] bukë, e dajshin me copa mâj nânë, me copa... mu ngie.

AB: Po.

SR: Shkojshin e mirrshin... dajtë i kom pasë n’Dobërdelan, ata s’i kanë nguc’ – shkojke mirrke djali jem mill’, natën e qitshmi ka ni bukë, na dajke nusja me copa, e hajshim. Kompira kemi pas mjellë, kemi zie kompira, e perzishim millin me kompira, gatujshim bukë, e, zijshim kompira. Prejshin dhênë, kishim dhênë, ooo... djemtë e Gjetes Lamit kur del n’Shingjergj t’farohem, me lakna, po jitshim gjallë... qishtu hajshim shkamos, me pshtue gjinja.

AB: Po.

SR: Kemi pasë nelt shpien, poshtë si breg; ata qaty rrishin, a po qet tim axhaki; kur qitke tim, vishin na kqyrshin a mos po gatujna. S’po lani otkupin, grûnë kishim n’pleme, kemi fshi, e kemi shti n’pleme, po s’kishe ku me blue...

AB: Po.

SR: E qeshtu, kemi hek’ sa t’thush.

AB: Kush vike me ju kqyrë a po gatuni a shka po bani?

SR: Vike, vike, na kqyrshin shka po bani n’shpi, tej nêr djep t’thmive hallakatshin mos kemi bukë, a mill’ a.

AB: Kush ju hallakatke?

SR: Katuni, kush jon aty, n’punë qe janë kanë... pooo, që janë kanë n’punë do-do dilavera.

AB: Aha.

SR: Se shka kemi hek’... e, qishtu. E tash me ujë, me çeshme, me ujë t’nxetë, mirë... tâna sênet... po masi barki tu ka prish’ (qan)... djali m’ka shkue, se plakin s’e kom përmên hiç, nashtë. Po qishtu, qishtu valla. Kemi hek’ valla, sha kemi hek’...

AB: A i përkujtoni kta të vramt najqysh... naj formë? A ka ktu, për shembull, a organizon katuni ose veç ju si familje... Qysh i përkujtoni ata n’datën e vramjes t’atyne?

SR: Qysh janë vra a?

AB: Po. A organizojnë katuni diçka ktu?

SR: Po qysh jo.... po qysh s’i kanë pa... po, katuni. Kanë pshtue shumë katuni, veç që shumë ka myt’ n’Krushe, s’kanë dalë... kushedi sa. Ni [1] arë vorre â n’Krushe qi i kanë vra edhe s’kanë dalë s’di sa hiç; i hupen, i qit’n n’Dri, i dogjën, tani i fërfllun n’Dri... e, s’i kemi pa hiç . Kishe do eshna i kanë prû dikujna-dikujna, po... temit ia kanë prû do eshna sa me shkue që po vjen ajo dita...

AB: Po. Cila ditë âsht’ qajo?

SR: Qi po shkojnë n’vorre, lula qi pi çojnë.

AB: Po.

SR: E qishtu... Unë s’jom kânë asniher valla, s’un po qinroj... po kaj... tani pi boj me vaj’ edhe tri [3] çika... i kom t’martune. Njâ e kom n’Mamushë, njâ e kom ktu n’Krushe te Alia, njâ e kom n’Amerikë.

AB: Po.

SR: Kët’ ma t’voglen. Kjo nusja pi Rahovecit â, njâ e kom pi Ragoves t’madhen, qështu.

AB: Luftat tjera a i man mên, përveç ksaj luftes t’fundit?

SR: Po qetâ a t’kallxova... millin, s’kishim.

AB: Po.

SR: Kjo qetër â.

AB: Kjo Lufta e Dytë a?

SR: Pooo, kjo e parja o kânë, para ksejna kjo.

AB: Po, para ksaj t’fundit.

SR: Qi s’kishim me la otkupin, ata tani përdhun’, s’dojshin me na lanë edhe me gatu, ka po mirrni ju, s’pe lani. Tani na shtat’ [7] bollica i milshmi, ka dalë njani ktu [s’kuptohet] i Cekës, i thojshin i Reties, djalit têm: “O Shyqo, çoni bre najku’ kto gjâ... po i shohin vargin e bollicave, po ta lypin otkupin”. Kta i çun’ n’Sopi i majt’n nja pesë [5] muj’ a gjasht’ [6], ju hekim otkupin, s’ka... thojna me shka me la otkupin, mi shit’.

AB: Po.

SR: E tani kur i murum ato bullica, ia lamë ati njerit ni bullicë e ni meksh, që na’j ka kqyrë.

AB: Po.

SR: Jemi kânë mirë edhe at’here.

AB: A ja’v hek’n at’herë tani otkupin a?

SR: Po, i kanë la... valla s’na kanë nguc’ neve me na bo najôsên.

AB: Po a?

Sr: Hallkin i kanë rrehë, i kanë... s’e lâjshin. Bâba jem u kânë dishka, odborre dishka aty. E ni kojshi i joni e myti ni o kon n’xhami. Dulaki i thojshin, kush e di shka e ka sha, e kur ka ardhë i ka thanë djalit t’axhes aty n’shpi “hej vllavi qështu qështu m’ka sha Dulaki”, “a?!”, manxerrrën e delë kishe me vra atâ, e vranë at’, shkavin. Kta e vranë Dulakin edhe shkavin përmas. Tani krejt gratë i ka çu n’Rahovec, Nânën e tême se ka çu, gruen e Islomit s’keni me çu, Islom e ka pasë bâba jêm

AB: Ëhë.

SR: Se o kanë shumë i meqëm, i mirë, s’ka bo... ju mirrshin at’ që e kanë hangër, shyrin ju ka thanë agrari, bâba jêm thojke edhe juve m’ju dhanë e kishit marr.

AB: Po.

SR: E qishtu, po valla kanë hek’ hallki shumë. I rrihshin, i qitshin pi shkallve burrat qi se lâjshin, s’kishin. E jo bâben têm se kanë nguc valla, as vllaznien as... e qishtu.

AB: N’luftën e fundit a ju kânë bâ zullum shkitë ka keni dalë?

SR: Tasht a?

AB: Po ka keni dalë n’Shipni.

SR: Jo valla s’na kanë bo zullum.

AB: Po a e ktu sa jeni kanë a keni pasë probleme.

SR: Jaaa. 

AB: Veç dej kur kanë ardhë mi...?

Sr: Ja na kanë kqyrë mirë, udhës lypshin “a o qiky, a o qiky”, “kërkush”, thojshim, hishin me kqyrë djemtë që i kishim mrêna aty, u tutshin. Do djem t’ri kanë qit’ mafesa kishe jemi çika.

AB: Po, për me pshtu?

SR: Po, për me pshtu se i mirrshin, i nxirrshin për krahi, “hade me dalë UÇK-e mu bo”. “Nalu biro” thojshin gratë e plakat. “Ne t’bujnë niher, ne t’pushojnë, rruga gatë i mirrni”. Hishin tani, kemi hek’ udhës ka kemi shku, qysh jo. Nuk na zike, thmia kajshin, une i pata do hapa t’Rrustes, se si paqef e kom pasë burrin, shkova i morra pi traktorit. Qikjo nusja që â msuse Metihja ja dha f’mive mos me kajtë, mos me kajtë aty me bô zhurmë. N’traktor, e kanë mlu traktorin me najllona, me... jemi bâ qull qi pik’ke, jemi zhallavat’. Nifsh e mos pafsh oj nanë... kemi hek’.

AB: Sa familje jeni kânë me ni traktor?

SR: Eee, kta janë kânë, e na, sa ka zanë traktori; zara familje kemi pasë, sa ka zanë traktori. Krejt Brestovci jon’ ardhë qaty, erdhën n’podrum tonë me pshtue. Shkun’ n’Nagavc n’traktor tonë, qaty n’prrue nejtum. Mule shpejt me shkue n’shkollë të Nagavcit, shkuem, shpejt me hi mrêna se pi’ lyp djemtë, t’rit’, mi zgedhë. Djemtë u ênshin, çka me bô me pas... s’guxojshin me dalë; e kanë rrethue. Naj xharr me veshë, kishe jemi gra... s’guxojshin me dalë. Apet hinën nëpër shpia nêjtën. E, kush e pat taksirat, i myti. Pshtuen pasha Zote, po, pshtuen, do kanë pshtue n’mahallë. Mahalla jonë veç tre [3] kanë shkue; gjethë kjo mahallë, burri jêm Rrusta, djali, edhe ni i kojshive. Veç o kânë shumë i mêçëm... o kânë inxinjer n’Rahovec.

AB: Po. Sa kohë keni nêjt’ n’Nagavc ju? Sa ju ka ra me nejt’ atje?

SR: Tri [3] javë a ni [1] muj’ a... kemi nêjt’.

AB: Po a?

SR: Po, kish ble ai njeri për nafakë mill’, ka ní luftë... Ka’ dhet’ [10] bukë i qitshin, e dajshin me copa. Përditë pasul shtishin; sha m’ju bô... s’kishim kurgjâ. Kish pasë ajo gruja pasul, e kojshies, bija jonë. Asajna ia mytën vjehrrin e, burrin masanena e di që e plaguen, tani masanena iu bô smuja keqe, burri i diq. Qitash i ka dekë nâna bile asaj çikës... qështu.

AB: Atje, a kanë ardhë edhe atje n’Nagavc mi mledh’ sikur n’Krushe qysh i kanë mledh’ popullin?

SR: Kâ?

AB: Burrat, qysh i kanë mledhë n’Krushe, a i kanë mledhë edhe n’Nagavc?

SR: Po i lypshin burrat, po, burrat... qe, ky djali Zyrafetit ishke me ni shpi t’dajes, kanë dalë, i bâni rên, i shtini mrêna, “Qitni pare”. Vishin lypshin pare.

AB: Po.

SR: Lypshin dukat... I hiqshin pi’ qyfës, eh... qishtu kemi hek’ sa t’thush, moj nanë.

AB: Po, e gratë – a i kanë bâ zullum grave?

SR: Valla, na qaty qi jemi kânë nuk i kanë bô; nashta ane-ane ju kânë bô... na qi jemi kânë qaty s’ju kânë bô grave.

AB: Po a?

SR: Po, qi thojshin i kanë rrok’ e kshtu... ja-ja-ja. Jo valla, s’i kanë prekë aty qe jemi kânë... jo valla. Djali m’shkojti, inxhinjer o kânë; çfarë djali... Thojke njâni i mahalles “Krejt mahalla t’kishum shku, soll Gzimi t’ish kânë – Gzimi ka pasë kismet”... shumë u kânë i meçëm. A e pate naj plakë me vet’ a jo?

AB: Po-po, kam edhe tjera, po.

SR: A... a ditën sha me kallxu ato?

AB: Po, edhe ato (qesh).

Sr: Po a? (Qesh), qështu sha kanë pa...

AB: Sha t’kujtohet pej kohes [Aleksandar] Rankoviqit ty?

SR: Po kanë ikë...

AB: A t’kujtohet?

SR: Pooo, po. Une jom kan’ pa’ ardhë valla, ktu kur erdha n’Krushe kishin hek’, kishin shku n’Randobravë gratë.

AB: Ëhë.

SR: E, kanë pasë, dukat kanë pasë. I kanë hek’, i kanë fshehë, i kanë shti ktu n’flokë. Kanë shku n’Nagavc, e kanë gju Krushen, e kanë gju n’xhami t’Krushes, ia kanë thyen at’ minaren. Po... kanë bô adalet; edhe t’Opterushes e kanë djegë, pi Lanavise [Landovicës] kanë gjue n’xhami – se pej Opterushe jom.

AB: Aha...

SR: Kanë bô istikam kanë bô... qishtu.

AB: A po m’kallxon pak pra... kur je kânë e vogël, n’Opterushë atje me motra, me vllazen, qysh keni jetu; shka keni bâ?

SR: Po mirë, jemi kânë mirë, kemi pasë gjâ shumë, bullica, kemi pre posterrm, kemi hangër, kanë punu vllaznia, kanë shku mirë... Janë martue tre [3] – tri [3] motra, tre [3] vllazni; une e zoja shpies. Kanë shku mirë djemt, tani kanë dalë jashtë, tânë shpia kanë bô tash mas luftës; katër [4] djem njâni, katër [4] shpia; njâni tre [3] djem, tri [3] shpia. Çfarë shpia... Jashtë djemtë kanë dalë. Qetri tre [3], qështu nipi, pa mên me jet’ – me shku, t’ftofet dyjallaki qi kanë maru’ shpijat e mira.

AB: Ëhë.

SR: Pooo... i kom mirë, shumë, opçinën n’Opterushë, veç jom plakë, s’un po shkoj.

AB: Po.

SR: Po shkoj kaniherë. Po nusen s’un pe lâ vet, qysh... Vet po tutet me fjet’.

AB: Po.

SR: Shka me bô... kur po vinë thmia...qishtu.

AB: Sa antarë jeni kanë at’herë kur je kanë f’mi i vogël ti, te bâba atje?

SR: Po tre [3] djem, tri [3] çika; tri [3] nuse.

AB: Me axhallart, kshtu, a jeni kanë bashkë, familje e madhe?

SR: Po, me kta jemi kânë t’Zyrafetit, me Metijen jemi kânë, eee jemi kânë nizet e pesë [25], tridhetë [30] jemi kânë. Kemi nêjt’ me ni vên, qe disa. Djemtë e mi s’jon da me axhallarë, qe disa vjet... kemi shku mirë. Tej u martu qiky djali qe ma kanë myt’, jemi kânë bashkë.

AB: Po a?

SR: Pasha Zoten jemi kânë bashkë. Kanë shku mirë shumë djemtë...

AB: Kur je kânë e vogël, çfarë punë ke mujt’ me bâ ti atje te bâba?

SR: Sha kom bâ... kurgjâ. Bukë çojshna. N’fushë s’em kanë qit’.

AB: A jo a?

SR: Kom pasë vllazni shumë, punojshin n’fushë. E çojshna e qitshna bukën, tepsien n’kry qi i çojshna bukë.

AB: Po.

SR: Bukë, kurgjâ (qesh). E, qështu.

AB: A t’kujtohen far lojna keni lujt’ kur je kânë e vogël?

SR: Eee, kemi lujt’, qysh jo... U boshim rên, i kapërcejshim, u gërbavke njana, i kapërcejshim.

AB: Po.

SR: [S’kuptohet] bojshmi, e shalapela thojshin. A keni lue ju najher?

AB: Qikjo u qujt’ qashtu a?

SR: U boshim rên.

AB: Po.

SR: E kshtu... Ajo n’shpinë tême, ajo qetra; une ma t’parën m’qitshin, une muj’shna me kcye ma shumë. Kush jitke n’böthë, u shaloshim tani na, ato na hypshin neve, na kcejshin n’shpinë – sa shala mujsh mi kapërcye. Kemi luen, tash s’po lun’ kërkush çikat.

AB: Po.

SR: Lujshim qeter’ herë, nëpër lama çikat e thmia, tash ja. Po msojnë nëpër shkolla; qetër herë s’kanë shku kshtu n’shkollë... tashti ni troh’ thmia n’shkollë pi çojna, pooo.

AB: Çfarë loje tjetër keni lujt’ përveç qisajna, a t’kujtohet?

SR: Eee, kemi lue valla, kapërcejshim, u gërbavshim, bilem-bilem thojshmi...e kapërcejshmi atâ bum (qesh), qështu (qesh).

AB: Përveç ksajna a keni lujt’ najsên tjetër?

SR: Kemi lue mâj , kemi lue, shkamos kemi lue.

AB: A t’kujtohet najnjâ tjetër çfare u kânë?

SR: Lujshim, u boshim rên rreth e rreth, me top; cilës i mshojshe u hiqke ai pi loje, po shuk-shuk-shuk bajshmi rreth e rreth. Gjujshim me top; njâ i mshojke, u hiqke ai që e gjujshim; kush dike mu rue mos mi mshue nuk u hiqke pi lojes, po. Kemi lue shkamos at’here; teshi s’ka me pa thmi as për Bajram as... çikat u bashin tuba-tuba, për Shingjergj qitshim sêne, rrishim, i knojshim, qitshim sallanxhakin, shkojshim i krihshim... floktë e gata i kem pasë.

AB: Po.

SR: Shkojshim i krihshim n’thek’n, mu bô si thekna flokt; n’lama shkojshmi u shkarravitshim.

Ab: Ëhë...

SR: Qishtu, çika kur jemi kânë.

AB: Qysh knojshi për...?

SR: Qishtu knojshim për Shingjergj çikat (qesh), tuli’ kange.

AB: A po m’i kallxon pak qito kangë qysh i keni knu, qysh janë kanë?

SR: Eee, kom harruen valla.

AB: Qysh janë kanë?

SR: Tuli’ kange kemi knue.

AB: A t’kujtohet njanjâ?

SR: Mahalla madhe o kânë, çikat u boshin tubë, qitshin për Shingjergj sarajli e gurabia, mas darke rrishin, kushedi sa çika u mlidhshim, po edhe vonë valla qitshin çikat... e tash jo, e kanë lanë. Çikat e Gzimit, u mlidhshin, se ato çika, qitshin. Tash e kanë lanë, tash n’Prishtinë n’shkollë; ku me qit’...

AB: Po. Për Shingjergj, për Shingjergj shka bâjshit? Qysh e festojshit?

SR: He? Edhe për Shingjergj, qe, për Shingjergj knojshim, u sallanxhitshim, e qitshim sallanxhakin n’dud e knojshim; flokt teposhtë i lshojshim.

AB: Po.

SR: Mu rritë floktë, e mirrshim perejken, s’di shka boshim... (qesh), shka s’boshim (qesh).

AB: Hajt kallxomë se po kam qef m’i dit’ qito... qysh, shka keni bâ me porajkë, e, qysh i keni krehë floktë e...

SR: Po, de i kemi krehë flokt n’sallanxhak, me rên hypshim, i krehshim floktë, e njâna na sallanxhitke vuuu. Eh, sha me bô oj nânë... qështu valla. Po harroj nâna, se shka s’kemi bô.

AB: Shka keni knu? A t’kutohet shka keni knu?

SR: Eee...

AR: Për Sengjergj.

SR: Sha kemi knue... Kemi knue...

AB: Kur jeni mledh’?

SR: Knojshim prej ksaj ane, ato qerat anena, u shashim nërmjet veti (qesh).

AB: Qysh u shajshi? (buzëqesh).

SR: Epo qështu... na po sallanxhitmi, ju s’po dini, na kshtu, na...(qesh) u shashmi çikat nër veti.Une për veti s’kom fol’, nuk jom kôn’...

AB: Festat tjera, çfarë festa i keni festu?

SR: Po, për Bajram, lujshim për Bajram me ni lamë. Shkojshim bojshim Bajram, na jipshin shiqera – at’herë shiqera s’na jipshin, shiqer toz na qitshin ktu {tregon shuplakën e dorës}, tash sa sênet po t’i jepin...

AB: Sheqer që keni hangër, kshtu t’çajit a?

SR: Po, po de, pooo.

AB: A u gzojshi ju me atâ?

SR: Eee, na jipshin shiqer, na jipshin najkush, kush kishke, me t’ngjofshme që kishin pare, naj dinarë... at’here lekë a sha kemi pasë... (buzëqesh).

AB: A po m’kallxon pak për Bajram... përveç që keni dalë me mledh’ kshtu sheqer, bombona e sene.

SR: Qështu de, dalshum.

AB: Shka keni bâ tjetër sên?

SR: U bojshmi shtat’ [7], tet’ [8] çika bajshim Bajram, shpi m’shpi shkojshmi atje, tej poshtë, tej n’Nagavc gati shkojshim n’krejt shpit’. Tashti, vishin thmia do here mas lufte, tash qe dy [2] Bajrama nuk po vinë, pak.

AB: Po a?

SR: Zahra kanë bô shiqer oj nanë... jon’ bâ gjinja... po kanë, se për ni [1] shiqer me shku gjinja nuk pi lanë thmien me ardhë. Vishin , vike Teuta, dy [2] herë e mushke at’ sepetin, u soske që vishin, ka dy [2] , ka tre [3], i ipke thmive, nashta. Kjo msuse, e ngjihshin. 

AB: Po. 

SR: Vishin thmien qe i kanë msu.

AB: Kanë nis’ mu harru kto nashta, se jo që kanë bâ pare e bombona, po nashta kanë nis’ mu harru festat... traditat napër festa...? 

SR: Epo, nashta nuk po vinë se kanë bô... jon’ bô tash, po hanë shkamos, sên s’po...për ni sheqer s’po asishin...

AB:Po.

SR: Pooo, at’herë toz na ipshin; a po t’bjen n’mên? E tash shiqera, najllonat i kanë marrë thmia, plot e mushke ni [1] najllon që i ipshin , plot; s’un i porocillshe; njona u duhke me nêjt’ te dera, kur s’ishim te dera – “O i zoti shpies” – thirrshin me dalë mi dhanë shiqera thmive.

AB:Ëhë.

SR: Shyhret që kanë pasë për Bajram. U çojshim u veshim herët, shkojshum.

AB: Shka veshshi?

SR: Po shka kishim.

AB: Çfarë tesha i keni pasë?

SR: Kur jemi kon’, jemi kon’ e vogël, e kom pasë kunatën pi Bellacerrke, ngjitshim kânë me bajrak. 

AB: Ëhë.

SR: Për Bajram me kqyrë n’sabah cilla e ka ngjit’ ma mirë, qysh e ka nxanë. Ajo ma ngjitke krejt bajrakin. Çfarë kane ... Dimi t’mira, sene. Kanë pasë vllaznia e mi e, baba jem, gjithë; u vishna mirë. Kur dilshna, ma kqyrshin kanen: “kuku sa t’mirë ta ka ngjitë ajo”. E kâ, njona e ngjitke sukur me pika... nuk kanë dit’. E mu me pêj... a po dish – at’ bajrakin?

AB: Ja, hajt kallxoma pak qysh ta kanë ngjitë qit kânën për Bajram tye... qysh u kânë?

SR: Me pêj de.

AB: Po.

SR: Me pêj de, me pêj, gishtat dej n’gjystë.

AB: Ëhë.

SR: E ktu me pêj {demonstron me dorë}. Nusja e çikës tême, hala ju ngjet pêj bajrak çikave për Bajram.

AB: Po a?

SR: Llahus kur t’bâhen tej, tej ktu {prek kyçin e dorës}, ia bon sahatin, ia qet me...

AB: Ty – ty, kush ti bâjke?

SR: Mu kunata jême e madhja, pi Bellacerrke o kânë.

AB: Po.

SR: Nâna jême ka bô me nusen; ajo ka bâ djalë, nâna jême ka bô çikë. E, jemi rrit’, hem djali asaj, hem une, bashkë, po. E, shkojshim mirë... ‘allah niherë s’di shka u asihëm, ai iki e, shpejt e shpejt ka shku e ka mshel’ deren, trrak. Kur e ka mshel’ derën, e ka mshel’ me bravë – qe, si ti që e mshele – tani s’po din me çel’. Thirr: “O Mustafë, o Mustafë”, met djali mrêna. E thirrum djalin [vllaun] têm t’dytin, e prishi zidin, e shtini dorën, e çeli. Met djali mrêna... nuk dike me çel’.

AB: Po.

SR: Po pasha Zoten, po tre [3] djem i ka pasë vllavi madh, i dyti [2]. Veç bâba jêm ka metë azqer, ka shkue ka lyp’... qysh po thojnë moj... ka lyp’ azqer Amerika a, s’di kush ka lyp’... E, ai bâba jêm sa u martue, s’i ka pasë tre [3] muj’, ka met’ ngarkut’, ngarkut’ ka met’ ajo nâna bâbës tem, e, e kanë çu bâbën [gjyshin] têm n’luftë që kanë thirrë. 

AB: Po.

SR: N’luftë kanë thirrë, ka lyp’ ushtarë Amerika.

AB: Po.

SR: Ky, me shku axha, me shku vet. U kânë i madh ky, aty bâba i bâbës têm, tani nânën e bâbës têm e kanë kthy për qat axhën, qai që u kânë i madh, po; s’e kanë lshu se ngarkut’ o kânë, e ka bô djalë bâba jêm – ajo, gjyshja jeme. I ka bô edhe djalë e çikë tana’, me atë axhen qe o kthy, po, e qështu.

AB: E pse e kanë kthy atâ atje?

SR: Po e kanë kthy, me dal’... burrin ia kanë myt’; azqer i ka metë.

AB: Aaa e kanë myt’ atâ atje.

SR: Po, bâba i bâbës têm ka met’ azqer, e nusja po duhet me dal’... ka met’ ngarkut’ sefte – e kanë kthy për axhën. Ajo e ka bâ babën têm, tani ka met’ edhe i [1] herë... djalë, tani edhe çikë.

AB: Po.

SR: Qështu... po pasha Zoten, po. E, jon’ boe nizet [20] shpi, pi’ qati’ bâbës têm.

AB: Po.

SR: Qe o shtue, qe ka met’ n’bark.

AB: Po.

SR: Po valla.

AB: A kanë jetu ata krejt bashkë, me ni [1] shpi?

SR: Po mori, yhyyy, vonë janë martu. Qët’ t’Rahovecit që e kemi marr’ nusen, qat’here jon da atje n’Opterushë.

AB: Kur e kanë marr’ ktâ?

SR: Po, s’ka pasë moj... thmia... qetash ia kanë... njâni, çika, njâna e madhja nizet [20] vjet, njâna shtatmdhet’ [17] vjet. Djali, edhe djali nânmdhet’ [19] a s’di sa. N’luftë katër [4] vjet i kanë pasë, po lufta që nizet [20] e kusur, po jon’ rritë thmia... se i ka lanë thmien e vogjël, t’vogjël i ka lanë thmien. Ni [1] çikë ni troh’ ma t’gjallë, a ata dy [2] t’pes’ [5] vjete a gjasht’ [6] djalin e çikën e vogël i ka lanë. Dojke me m’dal’ çika n’rrugë, nusja shkojke me hallakat’, me vetë najkan për... – Gzim e ka pasë emnin – mos e keni pa najkun. Rrejshin hallki: “Qëtu jon”, “qëtu jon” – ai s’ish kônë kërkun. I kish myt’... na s’dishim, vetë n’Mamushë... çikën, e vetëm çikën tême, “A mos ka ardhë Gzimi? “, “Jo, e kam Randobravën, kushedi sa shpi n’podrum; Gzimi nuk ka ardhë me bâbën Rrustë hiç”. Ata i kishin pas myt’...  Kur níti nusja, n’za: âj-âj-âj, e paskan mytë – tha.

AB: Ku i kishin myt? Ktu n’Krushe a?

SR: N’Krushe, qatje me ni [1] shpi i kanë zanë. Ka shku ni [1] gru, edhe djalin e sajna ia kanë marr’, “Kuku... s’um ka marr’ djali pare hiç... i kom niqin ero [100€], t’ia çoj”... 

AB: Po.

SR: “Milict,” tha, “m’njekshin përmas: ‘Kû po shkojsh?’, ‘More bir, m’ka hup’ ni thmi”, po m’njekin tha, sun ja dhash tha, kur u ktheva ja kishin lidhë krejtve durtë qështu {demonostron me duar}

AB: I ka pa ajo?

SR: Që i kanë zanë, po. Ajo hiç s’ka pasë, gjatsht’ [6] çika; sa i ka lé djali. “Hajt nânë shkoni, hajt shkoni”, “p’ia boj” – tha – “me sy”, “’sht mos i përmên paret, hajt shkoni ju, shkoni n’xhami tash neve na lshojnë”, {përplas duart mes vete} “na shkum’ n’xhami”, se na n’Nagavc kemi shku përniheri.

AB: Po.

SR: Dojshim me shku n’Mamushë. “Jo, Mamushën e kanë rrethue” thojshin – “s’un dilni”... e qështu kjamet o kanë moj nâne lufta, kemi hjek’ boll. Veç kush ka pshtu, ka le për s’dytsh. 

AB: Po.

SR: Tash edhe ma mirë jon boe, do jon’ kôn’ fukara sêne, tash mas lufte jon’ bô...

AB: Po.

SR: Po punojnë, kanë hi n’punë, shka me bô... E qe, kta thmia që kanë jet’, helbete me iu pru najsên a najsên që janë jetima... ja.

AB: Nuk po vjen kërkush mi kqyr’ kurrë a?

SR: Ja se kallabllak kanë met’... shumë janë myt’.

AB: Po.

SR: Shka me bô... ishalla i ka me ymer, i rriten.

AB: Ishalla... Po folum pak... – se folëm për luftën – pak edhe për festat, pak edhe për gzim po dojna me folë.

SR: Po. 

AB: A po m’kallxon pak Darkën e Lamës e kto, a i keni festu?

SR: T’kujna? T’Lamës?

AB: Po, e përmêne edhe ma heret, “shkojshum te lama” thae – “u shkarravitshum për Bajram”.

SR: N’lamë, po.

AB: Po, a po m’kallxon Darkën e Lamës a e keni festu? T’korrnat kur i keni bâ.

SR: Qysh jo moj, qysh jo. Shkojshim n’lamë, u shkarravitshim e, lujshim; une a po t’tham: çfarë lojë e kemi bâ kushedi sa çika, që kemi lue. U mblidhshim krejt çikat lujshim. Tashti s’shohish çikë tu lue veç n’shkollë, krejt n’shkollë.

AB: A ke shku n’shkollë ti?

SR: Jo, n’shkollë s’kom shkue, jo, s’na kanë çue at’herë moj nânë n’shkollë.

AB:Jo a?

SR: Jo valla, n’xhami kom shku nja disa ditë, u përlajtën dishka me hoxhën, dul hoxha, “Mo bre” i kom thanë, “bâba jêm...” – “po ti mara’ Islom po m’dush” – bâbës têm, “po qert’...”. Po rri njoni, po do me hie, o kôn’ hoxhë, për hoxhë ka msue, ô kôn’ i mahalles tonë, kur ka bô me dalë hoxha, ia ka mshue n’shpinë hoxhës. Ai qysh me nejt’... tha, “m’kanë rreh’; qysh rri?!” Dul hoxha i Bërdesanës, po. E mu m’ka le çika, tri [3] çika m’kanë dekë rên. Nja e tri [3] vjete , nja e motmotit, nja... e parja e ni [1] muj’ e asi... pes’ [5] javë, s’ka pasë... dojsha me shku n’pes’ [5] javë.

AB: Ëhë. 

SR: M’diq. Po m’thotë qaso sakatja qi e kem pasë n’shpi, “Moj Sahide, çika o saritav’”, une jom vesh’ me shku n’pes’ [5] javë. Diq çika, po për shnoshi diq, s’pat kurgjâ... tani mas asaj, tri [3] çika që m’kanë dekë, e kom bô ni [1] çikë, e kom n’Mamushë; tani qet djalin e madh që e kom, tani qetô që ma kanë myt’, tani ni qetër, tani edhe ni [1] çikë që e kom n’Amerikë. Gjasht’ [6] çika i kom bô e tre [3] djem; nân’ [9] thmi i kom bô pa shku n’bullnicë, as mu kqyr’ as... n’shpi krejt.

AB: N’shpi ke lind’ a?

SR: N’shpi krejt.

AB: Qysh i lindshe? A t’nimojke najkush a vet?

SR: Hiç, hiç, tej ta bojsh... tej e kom bô nuk kûm mujt’ mu ungj’ nâna, n’kâmë i kom boe.

AB: Tu punu’ a?

SR: Dojke me m’dalë shpirti n’kamë. Ajo “Kuku”, vjehrra jême thojke, “do me myt’ n’kamë me bô thmien”... kur u ungjsha, dojke me m’dalë shpirti. Ênu, ênu tej m’lejti, kur u bojke që me m’rae u ungjshna, lejke. S’kemi shku hiç n’bullnicë at’here; tash niqin [100] herë moj nânë po shkojnë pe kqyrin, sha e kom... a djalë, a çikë a... a po rritet, a... Qe, çikës tême i ka met’ nusja, i ka thanë ‘nuk po t’përparon, nuk po..’

AB: S’po zhvillohet.

SR: Po, e ia kanë nxerr’ “misi’ s’po rritet”, a dish. Tash ka met’, mirë tash âsht, po, e qetër herë qishtu...i kishna çikat, flokt tej ktu {prek belin}, tri; e madhja shkojke n’shkollë, ishna tu gatue bukë kallamoit, me kasht e piqshim, edhe sagjin, çerepin.

AB: Po.

SR: I lajshna durtë e ia zishna kacelin, dy [2] kacela dej ktu {prek belin}. Kjo e dyta qashtu t’gata. Kur shkojshin nuse, i prejshin... edhe kjo n’Amerikë qashtu, thashë “Bijo, pse s’i prjshit ma kollaj i kishit krehë...”, i lajshna me qil, bajshum ujë. Uji dymdhet’ [12] pash me nxerr’ ujë e me ju la ato flokë çikav, dojshin shumë ujë... qili s’u hiqke që i lajshmi.

AB: Qysh u kânë ky qili?

SR: Qashtu lloq ô kanë, me nxerr’ me teslicë n’tokë, i verdhë dilke, me ul’ me valë.

AB: Ëhë.

SR: Po, po çika jême po thotë, që e ka burrin doktorr, “Kushedi sa i jap me gjetë asi qili”, shumë flokt e buta t’i bajke, si m’nash. Po tash i kanë livrue ato ara, i kanë...

AB: Kû e marrshi kët’ qilin?

SR: Aty te na n’Opterushë, n’gropë e bojshin, shkojshim me do sepeta, krejt çikat u mlidhshin, hajde shkojna me marr qil, kemi pasë shyhret pasha Zoten.

AB: Po.

SR: E qishtu, po harroj nâna najsên me t’kallxue...

AB: Hajt kallxomë pak, qysh jeni bâ qashtu grup e keni shku me marr qil e..

SR: Qishtu de, u thirrshmi derë për dere, hade a po vini për qil, sepetat n’kry a legena shka kishmi, shkojshim. Ajo si bosë, me hi gërrbavt e me mih’ copa-copa me teslicë, copa-copa me rên u nrroshim se u lodhshim ty mih’ mrêna. Moj, thojshim po na zê kjo, po na shêmet... po pasha Zoten. I mush’shim legenat. Metija po thotë – qikjo nusja, “ Kuku inxhja Sahide, kqyr nashta po marrin, kushedi sa ia blej me ma gjetë pak qil”, (qesh) thashë “Valla nuk kom vetë mô”. Edhe Xaka, po i thotë çika; Zari e ka , ‘Xaka’ i thojna. Po lyp qil po s’un po gjajna tash, qështu.

AB: Vitin e Ri a t’kujtohet, a e keni festu?

SR: Pooo, qysh jo.

AB: Kur ia keni nis me festu Vitin e Ri?

SR: Vitin e Ri, moti e kemi festu Vitin e Ri... po blejna sêne shkamos, e kthejna tavolinat, pjekim mish, pula, kofsha a, banâna, molla, shkamos. Qesim torte, i thirrim çikat e mia, se n’Mamushë nuk e majnë.

AB: Po a ?

SR: E thirrim çikën tême, vjen me djalin edhe thmien i merr. E, e thirrim se atje s’e majnë n’Mamush.

AB:Pse ata s’e majnë?

SR: T’knushëm ata, ato falen, nuset.

AB: Aha.

SR: Shumë janë t’knushme, i ka pasë nuset n’shkollë, e, qishtu.

AB: Kur je kanë e vogël a e keni festu Vitin e Ri?

SR: Jo vaj, s’e kemi dit’ sha ô Viti i Ri, ja... jo, përpara s’e kemi dit’. Ditlinden tash, e thmia, krejt thmia që po blejnë sêne; e ka sot ditlinden – mu çu me qit’ torte e mi bô tòna që e ka ditlinden. Jo, përpara s’kemi dit’...

AB: Ju s’e keni festu as ditëlindjen a?

SR: Jo... ja-ja. 

AB: Kur ia ke nis’ ti me festu ditëlindjen?

SR: S’kemi dit’, eiii... ia kemi nis’ valla bejegi masi kanë ardhë kto nuset, kur kanë bâ thmi ju kânë festue... na për veti fort jo.

AB: Ju jo a?

SR: Ja, s’kemi festu.

AB: E Verzën, a e keni festu Verzën, kur je kanë e vogël ti?

SR: Shka â ajo Verza?

AB: Dita e Verës.

SR: Po, kanë shkue thmia, kanë shkue... 

AB: Shmitri e kto... a e keni festu Shmitrin?

SR: Pooo, Shmitri po. I çojshin thmien i ênshin, shkolla i ênke thmien, po.

AB: Për festa a keni shku najkun? A ka ardhë najkush me nejt’ a... kur je kanë e vogël ti...

SR: Jo vaj, na përpara nuk kemi shku oj nânë... na jemi kânë kallabllak, sêne, kemi kqyr’ me gatue, e zoja shpisë i ka pasë n’krye krejt.

AB: Qysh janë kônë punt’ e dane?

SR: Kunata jême e madhja ô kanë e zoja e shpies. I kanë dekë njo dy [2] nuse, i kanë lanë thmien, u duhke mi rrit’ ata jetima/// kush kqyrke me festue najsên, mi kqyr’ thmien, mi... mi... thmien e vogjël. E, dy [2] motrat i kemi pasë, për nipin; ju përzijshin zorrtë... dyjat diqën pi zorrve.

AB: Po a?

SR: Po, ken’ njana ngarkut’. Shko, e thirrën, ‘hade’, dy [2] djem i ka pasë, tretin... ktu thanë “shka me bô... a me myt’ thmien me pshtu nusen?” – “Me hjek’ thmien, gruen pshtoje; thmien nashtë...”. Gruja diq, djali â... qe, msus â.

AB: Po.

SR: Pshtojti djali, e pi barkit u përzijshin. Krejt djem, gjasht’ [6] djem njana i ka pasë, qe i kemi marr’ dy [2] nuse na t’Rahovecit, t’Radosës; gjasht’ [6] vllaznia që ju kanë dekë qishtu zorrtë që janë përzie. Veç njâ ka met’ ma i keqi, krejt.

AB: A?

SR: Tu punue pe rrokë, edhe te na, edhe dy [2] çikat diqën, çfarë nuse jon’ kôn’... e kqyrshin nânën tême. Pi Dobërdelanit e kom pasë... çfarë nâne. Thojke qikjo sakatja, “kuku Sahide, ti pe nreqish”, që bojshna thmi vike, bijo qysh me nreq’... ajo vet i rrike mirë, u kânë e mirë, e Dobërdelanit, si zojë. Po... e kom pasë nânën e mirë.

AB: Ti e nreqshe a?

SR: Jo moj s’e kom nreq’, po ajo kujtojke që une pe nreqi, ajo qyshdo e lidhke [shaminë].

Qe, si une hiç, qështu e lidha.

AB: Po.

SR: Po kur je e mirë e sêne, nrequ sa dush...

AB: Po de.

SR: Pooo.

AB: A kanë ardhë musafirë at’herë? A keni pasë kur je kanë ti f’mi e vogël?

SR: Po qysh s’kanë ardhë musafirë... prejshin posterrmen, tashti pe prejna posterrmen, pe thirrim at’ që pe pret, p’ia harroj emnin...

AB: Po.

SR: Asqien. Pe pret, pe bon mishin copa-copa, po hâna. Krejt i thirrshim mahallen, i bojshim sillë, qyfte edhe havëll bojshim. Tashti po bojna për veti havëll, qyfte... s’e thirrim kërkan. Pe pret asqia, qaj.

AB: Po. 

SR: Mishin. Bâba jêm prejke posterrm, tani Darken e Posterrmës e bojke krejt mahallen me i thirrë, edhe i’ [1] herë darkën e bojke. Sillën, po, qe e prejke, edhe darkë. E dajke mishin përgjystë, qat mishin ma t’mirin që e ka posterrma... gjethë ka pre posterrm.

AB: Qysh u kânë qikjo Darka e Posterrmes?

SR: Që e prejshum qat ditë lopën, posterrmen.

AB: Po.

SR: Tani i bojshim, i thirrshin krejt mahallën që i kanë pre posterrmën me iu dhanë me hangër.

AB: Aha.

SR: Po edhe që e prejshin... at’ ditë që e prejshin, mahallën e thirrshin se nuk kanë pasë qet asqi... qet kasapin. Po e prejshin, njoni ma i dishëm që e prejke, tani i bajshum sillë, qyfte, havëll, tepsiat i mush’shim qyfte, bojshim t’vogla, i piqshim n’tepsi.

AB: Edhe at’herë keni dit’ me bô qyfte a?

SR: Pooo bijo, bijo... çfarë buke kemi boe.

AB: Kush ju pat msu me maru’ qyfte?

SR: Sha po di une... si jom lé (buzëqesh).

AB: (Buzëqesh) Si je lé keni bâ a? 

SR: Nâna jeme ka dit’, ka bâ qyfte, tani mâ krejt. Ktu kur kûm ardhë po dishin krejt.

AB: Ku e blujshin mishin at’herë?

SR: Ktu n’Krushe.

AB: Ka pasë edhe at’herë?!

SR: Për suxhuk e grijshim me sakica, tanga-tanga, tanga-tanga, e tash po shkojsh pe bojsh, po, te kas... te qaj kush ka maqinë.

AB: Po, kasapi.

SR: Po ia pagujsh, pe bish mishin, pi bojsh suxhuk. At’here ma zahmet e kemi pasë valla, i grijshim me sakica.

AB: A keni pasë odë at’herë?

SR: Pooo, me dit’ ti çfarë ode kemi pasë...

AB: Hajt kallxomë?

SR: Ni [1] llebenicë qekaq {demonstron me duar} e kemi pasë n’midis odës, dritë bojke, e verdhë... vizllojke. Oda e madhe me dy [2] anë, vishin krejt mahalla rrishin mas darke. Vishin ata xhanarë... at’herë ka pasë.

AB: Ëhë. 

SR: E kanë lanë at’ syretin e kralit, ia kanë prû bâbës têm aty. Kto jon çu gratë me ly e, e kanë hek’ at’ syretin, s’pe don’, i shkavit që â. “Ku e ki lanë...” thanë “syretin? Pse Islom e ke hek’?”, “Jo bre, jon çu gratë me ly e hala nuk e kanë qit’”, vetmeveti... s’po donë me qit’... 

AB: Kush e vetke ‘ku e ke lanë?’?

SR: Kanë ardhë xhanart, qeter herë ju thojshin.

AB: Ëhë, po.

SR: Shkiet, xhanart kanë ardhë, rrishin te bâba jêm... oôkanë dishka n’punë.

AB: Po.

SR: Poo, janë kanë, që janë kanë shkiet kanë ardhë t’Studençanit, t’Samadraxhës, me liftue, me myt’; bâba jêm ka shku i ka thanë – ma i madhi ô kanë – ka  thanë, “Jo bre bir, vllavi jêm kurgjâ s’na kanë bâ, kemi shku mirë, pula po majnë, po vinë po marrin grûn te une, po iu jepi mi qit’ pulve, jo mi myt’”. Tani kanë ardhë Samadraxha vet e Studençani bam-bum e bam-bum, shtat’ [7] i mytën shkie. Tani i çuen thojshin shkiet, i qit’n n’gropë t’qereqit i kanë qit’ shkiet, tani ata, kta qertë e bânë istikam.

AB: Shkit’ i kanë qit’ n’gropë t’qereqit ata t’Salla...

SR: Po de, i kanë myt’, po de, Opterusha i kanë myt’; Studençani kanë ardhë, Opterusha, kanë ardhë me liftu, s’i ka lanë bâba jêm, ka thanë Jo se kemi shku mirë me shkie”. 

AB: Aha.

SR: Po, kanë ardhë kanë marr’ grûnë e iu kânë qit’ pulave, se ata jon tut’.. kanë marr’ vesh qe â luftë. Dulën shkiet, krejt ikën, veç njo disa i lâen, e i myten qata’. E tani ia kanë lanë njanit, Albert e ka pasë emnin, e kanë nêjt UÇK-ja n’shpi t’atina. E ia murën gruen, pej Rahovecit e ka pasë ai, thmi dy [2] djemt e ni [1] çikë – ia kanë marr’ kojshia, ia kanë fshehë der m’derë, ktu ia murën... shka s’i bonen asaj grues... ia mytën gruen. “Thuj Albertit ta kemi myt’ gruen”. Tash u martue me ni [1] grue, e ka marr’ pi Suhareke. E kish pa çika jême ni ditë, ka thanë “moj Xakë, shka kom hek’; i kom marr thmien e vllavit...” kushedi sa thmi, t’Bellacerrkes e ka pasë at’ vllavin t’martun’. E, ia kanë myt’ nusen me tre [3] thmi, e motrën n’atë shpi, e dhandrrin. E kom marr’, dhandrrit [1] djalë i ka pshtue, n’ujë ka met’ djali, ka pshtue... Qaj djalë ô rritë, e kom marr’ qatâ e thmien e mi, që ia kanë fshehë kta t’Rahovec, që e kanë marr’ gruen edhe ata, e nusja nja dy [2] thmi i kish pasë atje qi i kish gjetë burri... edhe ajo i ka prûe. E, s’di ku kish nêjt’ vallai diku. E sha kom hek’... ma kanë bô ni shpi, shpetiake a s’di qysh, po rri, ka thanë, “S’po guxoj dal”, e kish pa Xaka, “kaj’” tha, “kur um mûr ngryk”... i Opterushës ai. “E sha kom hek’” ka thanë, “m’ka lyp shkavi që u kânë n’burg, po don me m’myt’, s’kishna... m’i ka zanë durt’; me dham’ ia kom ngjit, e kom hangër”. 

AB: Po.

SR: Po, që kom shkue, t’ju kallxu Xakës krejt qysh ka hek’. Krizë e madhe u kânë oj nânë.

AB: A u kânë ushtar ai Alberti a?

SR: Jo moj ushtar... po, ushtar ô kôn’, pooo, ushtar ai, e n’shpi t’vet i ka majt’ UÇK-jen. Ata tani krejt ia ngarkun’, gruen ia murren, f’mien veç ia pshtunë Rahoveci... derë m’derë, s’un ia gjetën. E gruen ia murrën, ia hupën, ia mytën gruen.

AB: Ëhë...

SR: Sha o kônë e mirë... e Rahovecit.

AB: Po.

SR: E mahalles tonë, ati’ kojshies ô kanë, e, qishtu... s’po di me kallxu nâna, se shka kûm pa po harroj. M’ka ra qikjo n’kry e djalit, s’po m’merr gjumi natën...

AB: Përveç qisaj luftës që e ke përjetu.

SR: Po.

AB: Kohën e [Aleksandar] Rankoviqit a e man mên, at’herë?

SR: Po qat’here që vishin na asishin, vishin ‘apër aborr tonë italiant e napër oborr... mule mshile derën, se ata me tesha, me ato mataret, tanga-ranga që u zatetshin. Rruga nuk i zike qe shkojshin përpjetë, ranë napër aty e u mush plot Opterusha asi asqer.

AB: Ëhë.

SR: Kemi hek’... une i kisha do çerapa, do për fjelë i kom, i kom shti me ni kuti i kom fshehë, thojshna m’i marrin e s’kom shka me çu tani n’fjelë. 

AB: Po a?

SR: Po (qesh).

AB: Sa vjet i ke pasë at’herë ti?

SR: Shtatmdhet’ [17] i kom pasë, po, po tani ma kanë marr’ vjehrrin , asi n’luftë... kanë thirrë asqer, ky s’e ka lanë burrin têm, ka shku vet. Tani ia kanë marr’ edhe burrin têm. Tri [3] vjet burri jêm ka nejt’, une qe e kom prit’ tri [3] vjet tej ka ardhë. I kanë thanë, “Rrustë, ta kemi marr’ nusen po s’t’kemi kallxue. Kutiat i kanë ble kta, bojshin me m’marr’ kur t’vjen. Shkonë thotë “nalë qyqen ta kqyri n’hamamxhik mos u fshehë”. O tutë përmê mos e kanë marr, po jo... i mirrshin qashtu hiç pa burrë i mirrshin çikat. 

AB: (Buzëqesh) E kta e kanë bâ hajgare atâ a?

SR: Po de, hajgare, e kanë rrêjt’. Bâba jêm thojke, “me bâ me ma lyp’, ia çoj pa burrë hiç; e çoj atje, kërkujna kurgjâ, s’e la mu ma marr’ çikën”, i mirrshin çikat.

AB: Ëhë.

SR: Po vallai, qështu.

AB: At’herë a ju kânë bâ zullum, sukur n’luften e fundit, italiant, at’herë?

SR: Jo moj, ata s’na bonen kurgjâ, ranë nëpër katun aty n’Opterushë, s’di shka bonen, i pritën mirë, kapërcyen tanga-ranga, tanga-ranga, zatetshin mataret qi pi kallabllakit. 

AB: Po.

SR: E, qat’here kur gjujke ballana buuu, qat’here zahra o kânë Rankoviqi që u fshihshin burrat.

AB: Po.

SR: Bukë s’guxojshin, qe, gjujshin, e prishën xhamien e Opterushës, e prishën t’Krushes krejt; çfarë xhamie e bânën tash n’Opterushë, që e kanë kallë krejt.

AB: Shpërnguljen e shqiptarëve n’Turki a e man mên?

SR: Jo valla, s’e maj mên.

AB: Kohën e [Josip Broz] Titës? A t’kujtohet koha e Titës?

SR: Titën e kom dashtë, që e përmenshim shumë, bile ajo nâna – çika jême, bile thojke, “Pe dush Titën”, “pe due” thojsha Titën (qesh) se a dish, s’na kanë boe kurgjâ, po. E, tani.

AB: Qysh e kujton kohën e Titës?

SR: S’e di valla... m’doket s’na ka bô kurgja, jom kanë e re nashta.

AB: A u kânë i mirë me juve, me popullin?

SR: Po de i mirë, s’na ka bô... N’Shiprie që jemi kânë shka kallxojshin, ai s’di qysh e ka pasë emnin ai i madhi, kuku shka kishin hek’. Gratë i kanë shti me mih’, me korrë, e...

AB: Enveri [Hoxha] a ?

SR: Hëëë, kallxojshin shka kemi hek’, ku kemi nejt’ te ajo gruja. Enveri... shumë kishin hek’, po pasha Zoten. Jo valla, s’kishin pasë n’Shipnie gjihaq.

AB: Po.

SR: Une e pata djalin jashtë, qetâ doktorr e kom.

AB: Po.

SR: N’Prishtinë, doktorr i eshnave ô, na çojti disa mijë ‘ero, e majshmi at’ gruen ku rrishmi, blejshmi bukë e shka blejke, djali jêm mish kingji blejke, hajshim. Tre [3] muj’ nêjtum. Hajde tash, shka me ardhë... ni lopë u myt’ nalt aty, ka dalë bari, tre [3] muj’ si gjethë.

AB: Po.

SR: E, ka ardhë çika jême pi Mamushe me gjethë burrin, me djalin, i ka çel’ dyrt’, ka kqyrë. O djeg’ shpia, ô bô shkrum... veç ni sobë, tha, kish met’... lopën ku e kanë shti... qysh u ngjitë shkallve lopa?! Çudë me t’ardhë... nelt n’tretin kat.

AB: Po. E kanë ngjitë me zor najqysh.

SR: Po de, e kanë vra aty, kuku Zot... kur kemi ardhë, “soba”, tha Nada, çika jême – “s’u hike n’sobë...”, e kanë fërfllu n’tokë. Veç ni viç e kem gjetë, shtat’ [7] lopë i kemi pasë. 

AB: Po.

SR: I kanë marr’, i kanë marr’ loptë.

AB: Demostrata e 81-ës a t’kujtohen?

SR: S’e di valla... s’pe maj mên nâna demostratat, shka s’kanë bô oj nânë... demostrata e shkamos. 

AB: Ke tu m’kallxu me herët për odën, qysh e keni pasë.

SR: Po, odën, që t’kallxova.

AB: Kur vishin musafirt, shka u kânë ner me ju bâ musafirve? Qysh i keni prit’ musafirt?

SR: Po qysh... i bajshim zjafet, tavë, çorbë, pite me petë.

AB: Po.

SR: Tespishte, sarajli, ju qitshmi, ardhshin krejt mahalla me rên ka ni natë. Jemi kânë mirë.. mahalla madhe Spahit’, Spahit’ i kom me opqinë.

AB: Po, a po m’kallxon pak qito ushqimet qysh i keni bâ... qito tespishte, qet’ çorben?

SR: Qishtu e... çorbë.

AB: Qysh marohen kto?

SR: Qysh... tespishtja i thejsh tri [3], katër [4] voe, mill’, tlyn ni kille [1kg], tamel ni kille [1l], e pjekish, e përzijsh brumin mirë – nuk â si qëto mi qit’ shumë si sarajlia që t’hollohet. E, sarajlies ia thejshum ka dymdhet’ [12] , ka pesmdhet’ [15] voe e me nishestër i bojshim petë e i qitshim gjylat. E pjekish at’ brumin, e t’hallojsh, e prejsh, e pjekish, e përvlojsh, ajo tespishtja shka del... mênt me t’lujt’.

AB: E çorba, qysh u kânë çorba?

SR: Çorba qështu: lang t’mishit, ariz, e zijshim, bohet çorbja e bardhë.

AB: Po. 

SR: Po.

AB: Kur je kanë e vogël, a t’kujtohet naj prrallë që ta kanë kallxu?

SR: Aiii une kur jom ardhë, e kom gjet’ vjehrren, kish bô djalë, ka bô niherë me mue; une kom bô çikë ajo djalë, “Hade”, thojke “i ndrrona; merre djalin se une kom djem.”, “Moj nâne, marre, ti dy [2] javë para meje...”, që bôni. 

AB: Po.

SR: Po, tani mu m’diq ajo çika e tri [3] vjete. Pi tham ksaj, kjo djalin e kish, “Moj Sahide shka bône...”, “moj nône, Zoti e ka marr’”

AB: Po.

SR: Po, e qështu.

AB: Te mjeku s’kishi qysh me i çu a?

SR: S’i kemi çue, jo, se “idhnohet fruthi” thojshin. Burri jem shpejt e çojti kur i ra qati’ Bajramit fruthi, kunatit qi e ka bâ me mue dy [2] javë përpara.

AB: Po. 

SR: Nêjti ni [1] javë, kur erdh’ plaka qikaq djalin {demonstron me duar}... djali... iu ka hek’ fruthi. Têmës i dul n’fyt, jo se idhnohet fruthi me çu te doktorri – qysh idhnohet fruthi pa e kqyr’ hiç... 

AB: Po de.

SR: Bojshin grûni jashtë, kajke çika, valla ni sakate ma përkunke... kemi pasë shumë punë na moj nâne.

AB: Çka bâjshi me at’ grûn që ô kôn’ jashtë?

SR: Bojshin.

AB: A keni pasë me punu najsên grûnin?

SR: Po blujshin, gatujshim tani, bukë at’ mill’ e bojshim. E blujshmi mill’, e sitshmi mirë tani, gatujshim, se bukë t’kallamoit kemi hangër ma shumë. 

AB: Po.

SR: Po, veç pite najherë qitshmi hu, plakit ia qitsha ni [1] kulaç... s’e hajke bukën e kallamojt, sakat ô kônë... edhe ni [1] çikë e ka pasë sakat.

AB: Po.

SR: I kom pasë qata tre, gjyshen e kom gjet’, vjehrrën e kom gjet’ me katër [4] djem, çikën, vet’, burrin – shtat’ [7], e kta tre – nimdhet’ [11] ata; une dymdhet’ [12].

AB: Po.

SR: E kjo kunata ka ardhë mas gjatht’ [6] vjete, vjehrra Metihes, qikjo. Lajshim petka bashkë... qe disa vjet që kemi la bashkë petka. Uji fellë, ujë pikshin, n’shoshë qitshim hi. 

AB: Po.

SR: E mush’shim ujë e pik’ke... me qatâ, nuk kemi pasë kshtu si tash ilaçe... tash niqin [100] ilaçe pi qesish teshav kur pi lajsh. Burrin e kom pasë zadrug’, na bike asi...qësi t’verdha që janë, qysh pi thojnë?

AB: Shampona?

SR: Shampona jo, po...

AB: Sapuna.

SR: Sapuna, sapuna t’marun’.

AB: Po.

SR: Po, s’di qysh ju thojshin atyne Rrusta që i bike, për tesha t’zeza... i lajshim me ato, po, pi’ zadruge.

AB: Kur je kanë ti f’mi, a t’kujtohet naj prrallë që ta ka kallxu gjyshja ose nâna? 

SR: Eee gjyshja, kunata ka dit’, pi Bellacerrke, me m’kallxu prralla.

AB: Hajt, a t’kujtohet çfarë prralle që ta ka kallxu?

SR: Ai ku dush me shkru për prralla.

AB: Shumë e mirë âsht. 

SR: Tani thmia nuk rrishin me ni vên, që i gjeta kta djemtë. U ungjsha, ajo ô kanë qajo sakatja, halla – motra e vjehrrit, thojke “Moj, na misi’ nusen e kemi marr’ t’mirë, edhe thmien po na’j mashtron”. I ungjshna, ju kallxojsha prralla...

AB: Çfarë prralla ju kallxojshe?

SR: Tuli’ prralle kûm dit’...  kom harrue tash (qesh).

AB: Krejt i ke harrue a?

SR: Pasha Zoten... i bojshna ata, i kom bô do kanaca t’leshtë, gratë s’dishin me bô kanaca me skêja... mu m’thirrën kunatat e mija. Ai, ni djalë i vllavit têm mu ungj’ n’vek e po knon (Sahidja këndon): 

Mora knatat me shku n’krue; 

Moj zavalli jon-e;

M’rrshiti kâma rashë në prru-e

Moj zavalli jon-e;

Po thotë nâna shka je vanu-e;

Moj savalli jon-e;

Djemtë e ri m’kanë mashtru-e;

Moj zavalli jon-e; (qesh)

“U moj nânë” – nâna jême “gjethë me zavall koka kônë kjo kangë” (qesh).

AB: (Qesh).

SR: Po pasha Zoten, se prralla sha kom dit’ me kallxue... i kom harrue pasha Zoten. M’shtishin, hajt, me kallxu.

AB: S’po t’kujtohet najnjâ a...? Naj kangë a t’kujtohet, naj kangë tjetër?

SR: S’di valla. Kem knu napër darsma po...tashti mô dulen kto banketa, kto darsmat i lamë; bajshum n’shpi darsëm, cfarë shyhreti... u bashim gjamall. Kto i kom gjetë katër [4] motra vjehrrit. 

AB: Po.

SR: U boke njona, u vishke kishe po pin’ raki, vishke sêne t’burrav, njona e mirrke ni shishe qemone pi bje’, njona ni gaz dang-dang tupanit, njona curles, kesh’shin iuuu, kcejshin. S’kemi pasë kshtu banketa, shyhret. Tash me ni banket jam kônë hu nâna, misi’ m’u myt’ djali... nusja nuk po shkon napër bankete, po thotë, “Nuk shkoj... Gzimi, çfarë burri kûm pasë...”

AB: Po.

SR: Edhe une me shku, nusja s’po shkon... marre.

AB: Po.

SR: E, qe tash që e kûm martu vjet djalin e djalit t’madh, m’ka marr’ me zor djali, vjetin që u martue.

AB: Po.

SR: E qaty jom kanë, m’kanë qit’ me kcy me zor.

AB: Po.

SR: E kom dal’ qaty, se s’kom shkue nâna napër banketa... qitu kom nêjt’ n’shpi.

AB: A t’kujtohet naj ninullë që ju keni knu f’mive?

SR: Ni shka?

AB: Ninulla, që i keni qit’ n’gjumë f’mit’.

SR: Po?

AB: A ju keni knu najsên?

SR: Eee ju kemi knu... qitash, e po don mi ju knu thmive. Tash i ka bô çika jême djalë, nusja si ka bô djalë, tej po flên m’i knue.

AB: Shka pi knoni ?

SR: E po m’kesh’, qishtu najsên (qesh).

AB: A pi knon kangë qysh ja’ keni knu at’herë?

SR: Pooo najherë, qishtu mi fol’ najsên lypke, tej e zike gjumi...qishtu.

AB: Hajt kallxoma najnjâ që t’kujtohet qysh ja ke knu – ose f’mive tu?

SR: S’po m’bje n’mên oj nânë, kom harrue.

AB: Qysh janë kônë ato, u bafsh sa plaki katunit e kshtu. A t’kujtohen?

SR: E, plaki katunit qishtu:

Nina nâna n’djep të drûnit;

Ti u bofsh plak i katunit; (qesh).

AB: Tjetër a t’kujtohet?

SR: I thojshna djalit. Çika vet keshke, “Plak! Ti thuj naj doktorr a najsên... plak po dush me na’j bâ djalin...”, po keshë.

AB: (Qesh). 

SR: (Qesh) Gresa, Kaltrina, e.

AB: Ëhë...për Shingjergj a keni bâ naj...a jeni la; a keni mledhë naj pemë a shka keni bâ najsên tjetër?

SR: Po, shkojshim atje n’tyrbe, n’Krushe t’Vogël, bojshim havëll.

AB: Atje a?

SR: Po, atje; ktu e bojshim, e mirrshim me hangër atje. 

AB: Ëhë?

SR: Hajshim atje, u mlidhshim krejt, shkojshim. Mu s’um rrnojshin çikat, plaki s’i kish lanë me shku n’tyrbe gratë. E mue ajo vjehrra jême, e luti, “lum bâba, nuk pi rrnojnë... le t’vje”, çikën e kisha, qet Nadën n’Mamushë që e kom.

AB: Po.

SR: E, shkojshim n’tyrbe e virrshim, shi sixhim... shka me bô une... po ma lagë shivi; as çadër as kurgjâ; e kom shti nër gjarr, at’herë gjarra vishim moj nâne... me peqe une kur jom ardhë, ftyres.

AB: Po.

SR: E kom shti nër gjarr, tej n’shpi s’mu lag hiç. Ato plakat “U bij... kemi pa shka kemi pa, po qësi nuse s’kemi pa; e pshtoi edhe çikën, s’e lagi hiç”. Po thashë “Moj bijë, masi tri [3] m’kanë dekë, kjo e katra...” Ato po keshin: “Jooo, mirë na po t’livdojna... qysh e pshtove çikën, s’e le mu lagë hiç”. Po valla, shkojshim n’tyrbe... 

AB: Shka bajshi atje n’tyrbe?

SR: Po dejret, kcejshin, tuli’ nuse, tuli çike kcejshin, na rrishim qaty ungjt’.

AB: Po.

SR: Nuk u çoshim me kcye, po... E, atje n’sheher shkojshin. A po shkojsh najher n’sheher? E kahit je ti?

AB: E Suharekës.

SR: Po aaa?

AB: Po (buzëqesh). 

SR: E Suharekës.

AB: Kur je kanë f’mi a keni shku kshtu...?

SR: Edhe aty jom kônë... ni vorr e kemi pasë aty n’xhami, ‘vorri bâbës Haxhi’ thojshim. Po, bojshim havëll.

AB: Ëhë.

SR: Krejt f’mia vishin t’mahallës e t’katunit e, ka ni lugë i ipsha, ka ni lugë e hankshin, n’dorë e qitshin... gjynahit. Ku me ja’ kthy sofrën... mu s’um ke dhanë... ban vaki dy herë a tri e fshike dorën pasha Zoten (buzëqesh). Po, ‘vorri bâbës Haxhi’ i thojshum, e tash mas lufte që e kanë bô xhamien, e kanë shti at’ vorrin mrêna n’shpi, e kanë bô ma t’madhe xhamien.

AB: Ëhë...

SR: Çojshim n’tyrbe sêne, veç për najsên helbete që kajshin thmia... tani i bojshim hezër, i çojshim, po. Vrellën e kemi n’Opterushë, Vrella e mirë â... e kanë çue atje nelt n’breg krejt mahallat n’Opterusha që e kanë shti nëpër shpia ujin.

AB: Po... prej asaj?

SR: Po, dikush ka çel’ bunar, tre mijë [3000 €], dy mijë ‘ero[2000 €]. Ata nipat e mi krejt kanë çel’ bunar, se kaniher pe nalin... po vaditin. 

AB: Po. 

SR: E i kanë çel’ bunart n’shpi, i kanë mush’ vozat pi bunarve t’vet... çfarë uji, po.

AB: A t’kujtohet kur je feju ti?

SR: Po.

AB: A po m’kallxon pak qysh je feju, qysh... 

SR: Epo qështu ka ardhë me... ni nuse e kom pasë, qe ktu t’Krushes, e axha asaj ka ardhë m’ka lyp’.

AB: Po.

SR: Erdh’ dy herë, tri, s’dojshin me m’dhanë. Dikur ka ardhë ai vllavi jêm i madhi, e ka kqyrë vênin; “vêni i madh, i gjônë” tha, “mirë...”, e kanë pa Rrustën, burrin têm... ô kanë djalë i mirë. Erdh’ edhe i [1] herë ,ia dhanë; e dhanë mahramën... sha me bô. E kom pasë kunaten pi’ Krushe, e m’ka marr’ niher çikë e vogël, pa u dhanë at’here jom kanë, kom nêjt’, e ktu s’e maj mên që jom kônë mâ. Ajo kunata jême... dy [2] motra i kom pasë n’Opterushë, e dy [2] vllaznien, e dy [2] nipat e dy [2] kunatat. Me ni shpi dy motrat e mia kunata jon’ kôn’, edhe une at’ nusen e madhe t’asaj shpie, e ajo motra jême ka shkue... ni [1] kunatë e ka gjetë motra jême e madhja.

AB: Ëhë.

SR: Ai plaki gjallë u kânë, bâbgjyshi: “o Ymer” – djalit vet, “A po ta lypin Selvën najkun?”, se kunata jême Selvë emnin. “Po mara’”, “Ku?”, “Ni Ramaqi n’Rahovec”. “Po ai koka magjup n’Rahovec, Ramaqi po thirret; a ia japim Spahies Zeqes?”, “Po kushedi a e do, moj nânë”, ajo kunata jême e vogël, e zezë, e imë. Motrat e mia t’mdhaja... qatje kryt’ e kanë... t’mira. “Oj Hanife” – motra jême e madhja, “He?”, “Peja n’odë” , vjen; “A shkojsh mi thanë Islomit qështu-qështu, Zeqës me ia dhanë Selvën”, “Meta” tha “une... kur e mirë çika... qysh”. Shkova te baci, i thojke babes, “mehraba, qështu m’ka thanë plaki Vehap Aga...”, e djali atina Ymer, vjehrri – plaki, babgjyshi. Ky kujtov bâba jêm dy [2] çika i ka aty, nuse mos me ju dhanë po koritna, mi ja marr’ at’ çikë. “Ani, ne t’na bin’ marhamën”. E, fol’ vllavi jêm, tha, “U matshna n’derë i ri”, se edhe nânës tême i kanë dekë t’partë. “U matshna” tha, “n’derë, a pe mrrij derën, qi dojnë me m’martue”. Kur erdh’, tha “e zezë, e keqe... hajt, e maj nja disa ditë, e marr ni qetër”, ajo tak ni djalë, tak ni djalë; katër [4] djem e ni [1] çikë... met me qatâ.

AB: (Qesh).

SR: Kuku puntore... çfarë zotshpillaki, sha ka pasë marifet.

AB: Po a?

SR: Çfarë tespishte, çfarë sarajlie, çfarë...bojke sêne. Krejt mahalla që e thirrshin, që e livdojshin që u kânë e mirë. Shumë m’ka deshtë, pasha Zoten, qishtu...

AB: Ti qysh e kuptove që t’dhanë – t’fejun’?

SR: Eee, qysh e kuptova... kurgjâ... m’dhanë.

AB: Kush t’kallxoj që t’fejun’?

SR: Kërkujna kurgjâ... m’dhanë. Kunata jême, prej Krushes qi po tham qi m’ka marr’, erdhën mi ja lyp çikën n’Celinë, te Islam Fazlia, niqin [100] vetë. Ajo çfarë çike ka pasë t’mirë... nuk dojshin kta me dhanë... kallabllak. Ia ka nis’ me kajt’, vllavi ka ardhë m’ia lyp, “Qet vlla për hasret, ma kthyet”. “A, a po dush me dhanë vllavi jêm a”, burri asajna, Lebib e ka pasë emnin... marhamën e, e ka zanë te Retia, se Celina kah Retia â, ia ka çu marhamën: “Hâ” – ia ka dhanë. Tani ajo nânën, ju smu nâna vet, i dul dishka n’kâmë, i diq nâna. Kjo çika me qëllu n’Krushe, vinë e thirrin ktu nânën Xhylë, bora tej n’gû, tre [3] vetë kanë ardhë me thirrë që i ka dekë nâna. Kjo ka ardhë n’Krushe, po shkon ni çikë nuse, çika e vet, qajo që shkon nuse n’Celinë. Kur ti kallxon, ajo piskat’, piskat’, piskat’... qi i thojnë “t’ka dekë nâna”... se, e smut’ o kônë ajo nâna asajna. E, shkon kjo, ku i qet ata tre vetë kâmt...n’Reti i ka dajtë. Tre [3] t’Reties , t’Opterushës që kanë ardhë me thirrë. E vjen... kur t’vjen, me fener e shtin’ n’vorr se at’herë s’ka pasë llama; me fener e presin nana dej t’i hin n’dhé. Qat çikën nâna vet, e kjo çika kaj, kaj... u bô zanë, iu ka bô zanë... as s’bani thmi, e martune n’Celinë... dy nuse i murren. Kjo, mu kânë çika me dit’ shka ka qit’ qikjo kunata jême, qi po tham ka dit’ tespishte, sarajlia... ata burrat pe çojnë n’rê qi po di, nuse, Çfarë nuse kemi marr nër Spahi... a po di... Havell bojke vjehrra e Krushes Vogël, e bojke tha ni tro’, ni havell, shumë bojke shërbet, i jitke, tha, i thirrke f’minë e mahallës: ‘hajde pine’. Kanë ardhë do, do nipa me bô bajram, “Nal mara’ t’ju qesim pak sarajli”, “Qysh mâ... ju havëll po boni gjethë”, “hajt ti, ta qesim... e kemi marr’ nuse nër Spahi”.

AB: Po.

SR: Kur e bje sarajlien, janë çudit’ që ju ka qit’ sarajli. “Mara’ s’na del... s’na dalin dy [2] sarajlia – niqin [100] vetë”, “Hajt ju...”. Metëm tha, krejt i ka qit’ t’mira, t’trasha, bojgjyle... çfarë marifeti kemi pasë n’Opterushë, shumë marifet kemi pasë. E qishtu, e dha ajo çikën, i diq çika tani edhe ajo diq, i diq edhe nâna. Ajo diq... u bâ zanë. Shkoi nuse, e çojti te doktorr Dauti, burri i vet, “Jo, s’e lâ te doktorr Dauti, se e mirë kjo, syret... pe don najkush a najsên...” – u tutke, e nxurr’. Kom mi pre dhên, kom kingj, qat kingj e prejsh po kto gjilpanat... nryshe doktorri.

AB: Po.

SR: Tani kunata jême, e çoi ni djalë, qikjo e Bellacerrkes që po tham, qikjo e vogël që ka ardhë për vllavin têm, e ka çu ni djalë... u pshurrke. E ka pa doktorr Dauti.

AB: Po.

SR: Ka thanë “Ai qeli Celines e myti gruen...” – Bahri e ka pasë emnin.

AB:Po.

SR: Tha, “U tutë që po ia don najkush; e myti gruen”, se u kânë me ni shoqe, shoqja hala gjallë â, se pi marazit nuk po desin tash... qetër herë çikë... marazi u kânë smujë e keqe; tash qetër o bô smujë e keqe. Qikjo shka â, qysh pi thojnë? 

AB: Kanceri.

SR: Hë, tash kur pi bjen qajo, s’un p’ia hek’ kërkush.

AB: Po.

SR: E qishtu.

AB: A ke bô punëdore ti, çejz, kur u fejove?

SR: Po, kom bô.

AB: Shka ke punu?

SR: Kom bô vek, nja [1] çarshafa, nja [1] tlina, shtat’ [7] parë burrit tlina, shtat’ [7] kmisha, kmisha tej n’fun kamve. Kur erdha, “e fortë” thojke – “qysh du me veshë une kmishën me, me tirqi ...gjethë ket fun.”.. funat e gatë. Kom bô për veti shorte t’rrudhta, se nja menxi ma kanë gjetë at’herë... une kom ardhë n’vakt t’qesatit. M’i kanë ble ni parë dimi filur, se njâ pe kallxoj, njâ pe la. 

AB: Ani, s’ka lidhje...

SR: I kanë ble t’vjetra, motra jême i ka shkepë, i ka kthy bethprap.. ma t’reja ne t’doken... se qysh mi veshë t’vjetra, “cuklat i kanë dalë” tha, që i ka bajt’ ajo gruja. Ni [1] jargan qishtu me asisha, me vija, me...për faqe t’zezë, si gjethë. Kurgjâ at’herë... veç qito vekna une i bôna. E kom tjerrë, kom dredhë asi bejazi n’bosht, e, e shtisha n’bosht fytzën e kalemin n’dorë, e dridhshna at’ bejazin, e, e kom qit’ n’vek, ma kanë ênë, ma kanë mlu gratë, i kom bô ato shortet e rrudhta, jon rrudhë si e blenje. Gjasht’ [6] i kom boe, qashtu t’rrudhta i kom kepë me ojna, sha kom kepë... ojna zamaka kom bô . N’atë kohë kom prû zamaka, e qishtu i kom kep’ krejt ato shorte t’rrudhta. Tani u vishna, e vnoshna tasfesin, flokt teposhtë. E kom pasë qit kunatën pi Bellacerrke t’dytën, ajo ma dha tasfesin e vet, vatht m’i qiti, m’tha “Qyr, n’t’raftë vathi n’tokë mos u gërrbav me marr’, me thanë nusja pe merr vathin; ne t’hup’ vathi jêm”. Çfarë kunate kom pasë, çfarë ojna kom çu çezin e mirë, ojna e qështu. Kom bô çerepa, kom bô shoka tri [3]: nja [1] vjehrrit, dy [2] Rrustës, burrit têm. Ai e veshi nja dy, tri herë, tani ju fali gjinve... “Qysh mar?!”... çfarë shoke kom bôe... u përbi për unaze shoka. Nâna jême e Dobërdelanit që e ka tjerrë holl’.

AB: Ëhë.

SR: Po, thojke “qysh me veshë...”, tani pantoll’ vishke, i lê tirqit (qesh).

AB: Po a? 

SR: Dulën mâ pantollat, se kur kom ardhë me tirqi e kom gjetë.

AB: Po.

SR: Pooo, sha me bô.

AB: Ku e marrshi ket’ materialin që i punojshe kto?

SR: Najkun n’shehër e... n’Gjakovë shkojshin, ëhë, n’Gjakovë shkojshin.

AB: Shkojshi edhe ju çikat a?

SR: Po, shkojshin çikat, jo-jo nuse... çika s’shkojke. Kunata jême ma blejke, e bike ktu, une tani... mu ma ênke najkush n’vek, une tani e bojsha, e qitshna, i bojkna ato sêne. E, pelhurat për funa njo t’përzine, njo [1] vjehrrit; vjehrra jeme ni [1] fun e gjysë kmishat, qi shkojke me punue. U bojke verdh’ që mihke bari, s’u hiqke... durt’ mu çilshin varrë.

AB: Po. 

SR: Sodë t’sapunit i qitshna n’ujë se s’u lashin qi i ferkojshna, e qishtu lajshim. Kjo nusja mas gjasht’ [6] vjete ka ardhë, qikjo vjehrra e Metihes, tani dy [2] veta lajshim, ksajna j\ia qitsha llomat i majke, une iu qitsha sapun.. a di, ma e moçme... thojsha pi çel’ nusja durt’ varrë.

AB: E qato kmishat?

SR: Kemi shku mirë, kjo pes’ [5] djem e ni [1] çikë, une tre [3] djem e tri [3] çika... kemi shku mirë; kurrë s’jemi përla pasha Zoten, se Opterusha e Zaqishti janë ngat si Celina me Krushe.

AB: Po. E, qito kmishat me t’rrudht’, qysh i bâjshi kto?

SR: I bâjshim de... që e dredha, tani i kom kep’ n’maqinë, ajo ô rrudhë që e kom dredhë at’ bejazin, o bô gërrq – si t’blenet që po shiten, e, i kom kep’ me ojna. I vishna, nrroshna.

AB: N’çfarë maqine i ke kep’?

 SR: Maqinë me kâmë e kom pasë aty n’kojshi, krejt teshat m’i ka kep’. O kanë bijë e Krushes, ka ênë, ka mlu, krejt m’i ka bô. 

AB: N’vek kush t’ka msu me punu?

SR: Ato nuset që kanë ardhë m’kanë msu me ênë, me nis’, me...kunatat, qikjo e Krushes, e Bellacerrkes, krejt dishin. Qikjo e Bellacerrkes çfarë çezi ka bô... kjo e Krushes qat çikë nâna vet për hasret, edhe e Bellacerrkes qat çikë; çfarë çezi kanë prue kuku, kuku...

AB:A keni pasë naj ditë që s’e keni punu... që s’keni punu punëdore?

SR: Poo.

AB: Cilat?

SR: Mas darke nuk punojshim. T’ejten thojshin s’duhet me punue.

AB: Veç t’ejten a?

SR: A, t’ejten edhe t’marten thojshin valla, qeter herë....

AB: Pse? 

SR: Sha po di... tash po punojnë s’po rrin’ hiç (qesh).

AB: Me shka keni bâ dritë at’herë kur punojshe çez ti? A keni pasë rrymë?

SR: Ah moj nâne... kemi shkue me gurabija, na ka shku ni hallë n’shehër nuse.

AB: Ëhë.

SR: Çika e bâbgjyshit n’shehër. Kemi shku me ni nuse t’kojshies me gurabija, jemi veshë, jemi çue, dritë s’po kemi, tlyn kemi qit’ n’filxhan,e ni e pantollave t’trashë e kemi bô rriskë, e kemi shti n’ujë, e kemi kallë e, jemi lye me qatâ. S’ka pasë llôma... s’kemi pasë at’herë, me qiri, me pisha, kemi hek’... Hade u nisum, shkuem n’kâmë. Une ngarkut’ ishna, ajo ngarkut’. Kemi shku dy [2] javë nërmjet me at’ nusen. Qitash ka dekë...

AB: Dyjat shtatzanë.

SR: Po. Shkuem, kur shkuem atje n’rrugë, qe burri jêm edhe burri asajna nuses, shoqe që e kom pasë – ‘atoôqe kemi shku dy javë nërmjet. Burri jêm e ai i qiti çikat, shoqet aty, që kanë shku n’kurs, “Hade me na’j pa nuset”, kur dulën ato me na kqyrë me burrat e tanë, “Aaa”... na jemi ly shumë.

AB: (Qesh).

SR: Bardhë... kuku.

AB: Me shka u lyjshi? 

SR: Me akllak t’marun’... at’herë marojshim.

AB: Qysh u bojke ky akllak? 

SR: Po qashtu, meee...

AB: Me shka?

SR: E blejshin, zhivë.

AB: Ëhë?

SR: ... e harxh t’akllakit e, e përzijshin, qite n’dilli, përzije tej u boke pluhën krejt, e përvlojshim kushedi sa herë me valë, toni’ e tershim e, e bojshim edhe i [1] herë, e përvlojshim me tlyn’ tani, nuk e bojshim hollë... kur u lyjshe ai bakër t’rrike. Po s’kemi vnu na... pak... tani na bike burri jêm t’zadrugav, na bike qisi hoka t’drûnit qështu t’bardhë akllak; u lyjshim Zyrafeti, une, me qato u lyjshim, edhe t’kuq t’buzve na bike, u nreqshim... Tasfesin n’krye, kollanin e kom pasë t’vjehrrës tême, putli m’ka qit’ vjehrra jême; ka pasë t’vetën ma ka qit’ mue... vatht e Mahmudies. Shumë m’ka dasht’ vjehrra jême.

AB: Kshtu a t’kanë ble dukat t’tut’ që ke ardhë?

SR: Vatht e Mahmudies, edhe qat putli ma kanë qit’; jo, dukat jo... qerë jo.

AB: S’ke pasë?

SR: Jo. Zyrafeti, do dukat i kish pasë vjehrra t’vogël, ia qiti, mu ma qiti tha, “Baj tej t’vjen nusja, tani ja japish”, kur erdh’ kjo ia dhashë. Rênat ia qiti, shtat’ [7] copa t’vogla bejegi janë kanë. Mu putlijen, qashtu mi bô diqysh.

AB: Po. 

SR: Po, tani edhe at’ nusen, qetër që e ka bô me mu. Shkova n’Turkie me burrin têm e, i blejta hallkë t’mirë; djemtë dojshin m’i bô synet, teshat ja’ bleva n’Turkie. Çfarë sêne kjo kur erdh’ nuse... edhe kjo u kânë e Krushes, e mirë qështu. Zyrafeti pes’ [5] djem i ka bô synet, qikjo nusja, i ka dekë djali nizet [20] vjet tani.

AB: Po.

SR: Une tre [3]; nân’ [9] thmi i kemi bâ synet. Çfarë darsme kuku-kukuuu, t’mit’... shtat’ [7] parë dimi m’i prunën kunatat e mia. 

AB: Po. 

SR: Nuset, mesat, rejat... u mush soba rreth e rreth çika. Kur hypem n’kerr, ni gru e kojshies... çika kushedi sa çika, “Moj, shka kini prû për darsëm gjethë kto që pasket ardhë”. “Delme”, delme çojshin qetër herë. “Bijo, juve s’ju paska dalë ajo delme, e pasket hangër ju krejt”, kesh, bon hajgare... po pasha Zoten. E qishtu.

AB: A t’prûnën edhe delme ata kur erdhën, përveç dimive a?

SR: Poo, delme kanë prû për shpi.

AB: Po.

SR: Po. E kanë pre tani ktô (s’kuptohet) që i ka thirrë Rusta, që ka thirrë shumë miq, e mu sarajli. Janë kanë me ni vên at’herë... se kur janë da, kur u martu kjo që ia kanë myt’ burrin, katër tespishte m’i kanë prue, kom kry darsmen. Ken’ t’dane kunatat... çfarë tespishe... e kryjta dasmen. Majshim bullica, ato gjethë tlyn kanë pasë bullicat, e loptë s’kanë pasë tlyn.

AB: Po.

SR: Kom pasë puntorë vllaznien, tanaj mô kanë shku jashtë kanë punu, qi kanë bô shpiat, tuli shpie.

AB: Kur je kanë e vogël ti, a keni pasë gjô kshtu, lopë?

SR: Po moj.

AB: A i ke kqyr’ ti?

SR: Ja, une s’kom hi te gjôja kurrë.

AB: Jo a?

SR: Jaa nc, jo une. Çikat.. ne si kemi qit’ n’fushë. 

AB: Jo a?

SR: Jaaa, i kom pasë vllaznien.

AB: Kur je martu ktu, a keni dalë n’fushë – ktu kur je martu?

SR: Ktu masi jam ardhë, mas nja disa vjete, shkojshim pasul me mledh’ me Zyrafetin, se i kemi pasë djemtë, kjo pes’[5], une tre [3].

AB: Po.

SR: Kallabllak... Lujshin me top krejt djemt.

AB: Qysh i punojshi arat at’herë?

SR: Qashtu mjellshin grûnë, kallamoq, speca, tash po mjellim shumë speca, bashçe. Djali jêm me asi e me...osht me bashçe i madhi. Po mjell kush e di sa hekter pi mjell me speca, pi bohen çfarë speca, çfarë...

AB: Shka mjellin ma shumë ktu n’Krushe?

SR: Po s’po shiten hiç... po paltixhana po bohen n’Mamushë, pi mjellin herët, tash kanë dalë atyne me sera po ju kallin pampurin.

AB: Po.

SR: E, djali jêm qitash pi mjell, kur pi dalin ata po bojnë lirë gajba, dy [2€] ero, tri [3€] ero, sha pe blejsh gajben. Edhe specat s’po bojnë valla shtrêjt, veç po mjellë kotorska, e kotorskat pi dorzon, pi bohen qekaq {demonstron me duar} kotorskat, e ja kanë pague shumë... kushedi sa killa që i ka dorzue.

AB: Përveç ktyne, çka mjellin tjetër sênë ktu n’Krushe?

SR: Po grûnë nuk mjellin as, kallamoq, as..

AB: Jo a?

SR: Mill’ blejna gjethë, milli lirë; ja, as kallamoq, as grûnë as kurgjâ s’mjellin, veç me pjek’ kallamoq naj arë e mjellim.

AB: Po. 

SR: Shtelba.

AB: Atje kur je kanë çikë te baba, shka mjellshi atje?

SR: Po atje grûnë, kallamoq; bashçe nuk mjellin.

AB: Po a?

SR: Jo, se nuk bohen atje. E kanë ujin, Vrellën, për veti mjellin... a me shit’ – ja. Speca, paltixhana mjellin për veti, pasul, grûnë, kallamoq, shumë... tre mijë [3000] killa, katër mijë [4000] killa që i çojnë n’Brestovc, i dorzojnë grûnë, tani shkojnë marrin mill’, krûne për gjô. Majmë lopë. 

AB: A t’kujtohet ti kur je kanë e vogël qysh e punojshi tokën? A kanë pasë mjete najsên?

SR: Po moj qysh s’kanë pasë... traktora. Bâba jêm u kânë mjeshtër, ka marue kerrin, rrotë e kerrit, katër [4] rrotë, zgedhën, bigën.

AB: Ëhë.

SR: S’ka pasë kshtu kerr t’hekrit.

AB: Po.

SR: Hë, mjeshtër që e kom pasë bâbën... shumë puntora i kom pasë vllaznien e bâbën, shumë. Po kanë mjellë grûnë, kallamoq...hala mjellin grûnë shumë. Vjen maqina, e fshin, e çojnë e dorzojnë grûnin, tani veç shkojnë marrin mill’ sa herë dojnë; s’e bin’ grûnin n’shpi , fill e çojnë e dorzojnë atje, e qishtu. Sa herë t’shkoj une ma jepin ka ni thes, dy, se na s’po mjellim as grûnë as... 

AB: Po. 

SR: Ktu, po, po na po blejna samuna me Teuten, dy [2] veta. “Mos ma jipni” po tham, “se po prishet milli”, najherë naj pite që po qesim (qesh).

AB: Po de.

SR: Po tybe. Nashtë more ne t’iu gjinet.

AB: Po, folëm parzit edhe për kanagjegjin tan.

SR: Po.

AB: Tash a po m’kallxon kur tu ka caktu vadja për mu martu?

SR: Po qashtu... kanagjegji, ma ngjitën kanën, kom kajt’, i kom marr krejt ngryk gratë e mahallës, ngryk mas darke... gjethë ditën kom kajt’. Jo s’om ka lanë gjysh... at’ hallën e kom pasë që e ka bâ tekrar që o kthy ajo gruja qi i ka bô çikë e djalë. 

AB: Po.

SR: Ajo halla s’um ka lanë, n’Rahovec e martune e, s’i kanë lanë çikat me kajt’ ditën. M’bonen nuse, jom pshtet’, kanë ardhë m’kanë kqyr’, kanë shku, tej n’aksham krejt gratë e kojshive. 

AB: Ke dalë napër kojshi mu përshëndet’ a?

SR: Jo-jo vinë aty, aty kanë ardhë, ma ngjesin kanën. Niherë i marr ngryk, toni’ ungjen ma ngjesin kanën, knojnë.

AB: Qysh ta ngjitën kanën?

SR: Qishtu, u ungja qaty, dy [2] veta ma ngjesin kanën, knojnë çikat...

Ngjitet kana pika pika;

Çu burgof rri nër çika;

Qishtu na ta-ta-ta me shku te çikat ato s’po t’lajnë, “ungju”. 

AB: Po, tjetër sên a t’kujtohet shka t’kanë knu?

SR: E qështu... ehe... tuli’ kange çikat, po, e bâba jêm kur erdh’ pi kallxojnë “ka kajt’ Sahidja”; ky yrysh nânën tême me rreh’; për shka?.

AB: Pse?!

SR: Pse e ke lanë çikën me kajt’? S’un rrin n’kâmë atje.

AB: Aha.

SR: Menxi s’e kanë lanë me rrehë. Po do mi mshue me mashë, thanë, “Për shka e ke lanë me kajt’ çikën? Mi marr’ gjethë ato gra ngryk...” 

AB: Po.

SR: Po pasha Zoten , e qishtu. 

AB: Cilën ditë ka fillu kanagjegji yt?

SR: Secilën. Tash, Kaltrina që shkoi nuse, e Teutës, e ungjën qaty, e knojti ai.

AB: Kengtari.

SR: Qaj njeri që pe bon at’ banketin.

AB: Po, kengtari.

SR: Po, kangatari e knojti, shumë fjelë. Djalin e ka shumë t’mirë Teuta.

AB: Po.

SR: Ni [1] djalë që e ka, e dy [2] çika. Dul me kcye me çikën e me motrën e vet. U vesh ajo tri [3] a katër [4] u nrrue. 

AB: Po.

SR: Me gra, i ka thirrë Teuta, krejt t’mahallës ka dy [2] gra, çika, e n’Rahovec kon’ ka pasë t’vetin, n’Opterushë krejt shpit’. 

AB: Po.

SR: Ata t’mit’.

AB: Ju a u ndrrojshi ju?

SR: Atje a? Jo-ja.

AB: Ti kur e ke qit’ kanën, a je ndrru ti najherë? 

SR: Po ni herë m’kanë veshë qato; shka me veshë moj nâne... s’kemi pasë. M’i kanë prû tri [3] parë dimi, ni parë vjehrra jême t’bardha t’mira, qato, e dytat parë si t’verdha asi, thojshin kur desin pleqt i veshish, qi i gjeta gjyshen e babgjyshin, se kto vjehrrin’ po. 

AB: Po. 

SR: T’verdha qato t’gjyshes; ni parë mi ka dhanë motra jême, tani gripsaten; ni parë kunata jeme me lula; motra jême ni parë t’sarita kardioll... e, bôna tani me veshë. E kûm pasë kunatën t’shpisë t’mirë n’Bellacerrk, edhe motrën n’Bellacerrk nër agallarë.

AB: Po.

SR: M’kanë dhanë tesha, se s’u gjike... me mish me ble najsên. S’u gjike tesha me ble.

AB: A t’kujtohet cilën ditë ka fillu kanagjegji yt? 

SR: S’e di valla, qështu, qështu treten e dit’s. Ni javë bojshin qetër herë, tash për tri ditë pe jepish, hajt. Tash bet ka dalë qatje n’banketa, s’pe bojsh tollovinë n’shpi as... po shkepën krejt hajt.

AB: Po.

SR: Pasha Zoten, ma mirë tash ka dalë... kajti Kaltrina pak, mû m’mur ngryk, nânën e vet. Kto qerat nuk i lanë m’i marr’, u ungj aty. Nazimi “Shuni tash” – tha, ai Genti, e ka emrin vllavi vet “ta ngojna sha pe knon”. 

AB: Po.

SR: E knojti ai kangatari.

AB: Ti a e ke pa burrin tan’ para se mu feju?

SR: Jo, ja... qat ditë kur jom hi dhanërr. Ku i kemi pa përpara?! Tash po shkon mule me burrin, po rri, po ênet, pe merr tani tekrar po vjen nuse. Çfarë shyhreti at’herë paska masi pe shohish?! Tybe na qat ditë kur t’ka hi n’sobë, m’qitën, “hade me pa dhanrri, me qit’ te dera nusen ne ta sheh pa hi dhanërr”.

AB: Ëhë.

SR: Ma s’pari m’qiën mue, “shtine, shtine mrêna.... av-av-av... mashallah” po thotë. Mu dok’ke si trash po folke (qesh), e tani...

AB: A i pëlqeve ti?

SR: Po tani... jom kôn’ e mirë.

AB: Po a?

SR: Po vallai, vjehrra jême thojke, Nada po kallxon, po kallxojn ato çikat qetrës mahallë, une çikën e kam n’Krushe.

AB: Po. 

SR: I kanë thanë nuset, “Shkojshim çikat n’vneshtë u kthejshim e kqyrshim ingjen Sahide nuse, me tasfes me...” n’atë vakt tasfesin.

AB: Po. 

SR: E zamakat i kom prû, ktu kom bô tekrar zamaka.

AB: Qysh i bâjshi qito zambakat?

SR: Me gjilpônë.

AB: Po.

SR: A s’ke pa ti zambaka atje n’katunin tan’? Me t’bardha ktu, qikaq {demonstron me duar}.

AB: I kom pa fotografitë.

SR: Po de, përmas qitën t’bardha, lulat e bardha krejt, fletat e verdha. Shortet i kom kep’ qashtu krejt; çfarë shorte... Rrustes krejt kmishat me ojna. Po funat krejt m’ka shti, ia kom hek’, s’un e shtike n’tirqi gjethë at’ fun... qysh me fshehë...

AB: Po.

SR: Funi madh, soll knena me mnash krejta. E kom bô nja me t’përzime për burra e, une për shorte, për veti nryshe qi i kom kep’ shortet, nryshe; ni asi edhe dy krih, edhe ni copë.

AB: Msiti a t’kujtohet ?

SR: Pooo, ni axha i nuses tême ktu i...Krushes, ka ardhë m’ka lyp’, po. E, kur vike nâna asaj kunatës tême qi bojke ajo thmi, i ka bô tre [3] djem – dy [2] djem e tri [3] çika

AB: Po.

SR: Millshin bostan ktu n’Krushe, bike bostan, une s’e hajshna... bostani që â i Krushes.

AB: (Qesh) Pse?

SR: Tash po shkojnë n’shpi. Po i Krushes â... qysh me hangër? Une jom dhônë aty...

AB: T’vike marre a?

SR: Marre mu m’pa ajo gruja që ka ardhë qi po ha bostanin. Hiç se hajshna, gjethë ajo bike bostan, une se hajshna. Sarajli ka prue, se kom kërku, po pasha Zoten.

AB: A t’kujtohet qysh e kanë knu msitin?

SR: Eee, e kanë knue msitin, po kûm harru une; qe nândhet’ e kusur vjet. Une apet jom e fortë se shoqet e mija s’ka met’ kërkush.

AB: A t’kujtohet kur je martu ti, qysh je martu? Me shka t’kanë marr’?

SR: M’kanë marr’ me buj t’bullicës.

AB: Aha.

SR: A dish bujt’ qysh jon?

AB: Po.

SR: I kanë ngjitë, kanë ardhë m’kanë marr’. E u kânë, kur u çum’ n’sabah, si borë, si kish ra pakëz, si bozhiq si... e m’murën qishtu nja pes’ [5], gjasht’ [6], nja tri [3], katër [4] gra. Borë, kur u çum’ n’sabah kish ra pak borë, tani dul dilli dikura. E, qe e kûm martu djalin e motrës, qat djalë motra jême... njana motër “ma ka kanë martu burrin, e kanë marr’ ni [1] nemece”. Veç ni [1] çikë e ka bô n’Mamushë, vet i ka rrnue. I ka bô dy [2] djem e dy [2] çika ajo ortakja, “e ka marr nemece, budallicë” e, i ka boe tani dy [2] djem, jo që i kish dy [2], e, i ka martu tash. Njani djalë i ka martu tre [3] djem, njani dy [2]. Mos e marto burrin, p’ia kqyrin çikën, shkojnë e marrin n’Mamushë. Kur vjen ajo çika n’Bellacerrk, vinë m’marrin mu ata nipat e motrës tême; s’i ka djem t’vet, t’ortakes. Po mue teze për krye kreje që m’kanë majt’ sa herë kom shkue, që vinë m’marrin.  

AB: Po.

SR: Ata vllaznia tu tash s’po t’marrin. Teuta po thotë “oj nâne, ka ardhë me t’marr’ Rrahmani”, “për shke moj ka ardhë? “. “Ka ardhë Hejdia, me t’marr’ edhe tye” kerrin e madh. Shkova nêjta tri [3] netë, shka s’na qiti ajo nusja Celinës; çfarë tespishte... a pite me petë, me kungull, a sarma, flia u çu ka qit’. “Pse moj Sakibe gjethë kto sêne... Kush do me ti han...”, “ani se i thirri gratë e kojshies”. “Për krejt kojshien” tha, “gatun’ kjo” – burri vet (qesh). “Flia qet, krejt i thirrë gratë e kojshive”. Dy [2] flia i qiti. 

AB: A t’kujtohet qysh u kânë i rregullum’ ai bulli, kur t’kanë marr’ nuse ty? A e kanë nreqë najqysh?

SR: Kon?

AB: Qat...

SR: Kerrin a?

AB: Po.

SR: Po me qilyma t’kuq, krejt me qilyma t’kuq. Qilimat e ri, çarshaf përpara t’mirë, përmas çarshaf t’mirë.

AB: Kush e kush erdhën me t’marr ty? A pat krushq?

SR: Po-po.

AB: A ka pasë shumë?

SR: Po-po ka pasë, jon kôn’ kallabllak. Jo, po nuk u kôn’ moti i mirë, a dish, sêne, me çu gjin shumë, qështu.

AB: Hajt kallxomë qysh ke... qysh i prite ti kta kur erdhën me t’marr’?

SR: Kurgjo... m’kanë pshtet’ qaty, po vinë, po vinë, ni pêj e lidhshim qetër herë me kput’ penin, kur thojnë po vinë.

AB: Pse?

SR: Trrak e kputa pênin, erdhën ato gratë, ma hekën at’ shamien e kuqe, mi qitën shiqerat, m’hypën n’kerr, m’zhdrypën atje. Sha me kallxue, qishtu... (buzëqesh).

AB: Krejt qito kallxomi...a ta banën naj adet kur zbrite ti? 

SR: Kur zhdrypa ma shtinën ni djalë nër duvak, ia dhashë ni parë çerapa, ni xhaketë e dishka, tani m’zhdrypën mue. Vjehrri ngryk qetër herë na zhdrypke, tash pi rrokin për dore.

AB: Po.

SR: M’zhdrypi, ka shtru ni thes, e shtrojshin, ma heki shamien, m’kqyri, tana m’shtinën mrêna. I kemi pasë shpiat e vjetra atje nelt; tash kemi bô shpia tjera poshtë.

AB: Po.

SR: Po, ni kunatë, dy [2] djem, gjyshja e babgjyshi. Ajo lypke mu da, ia murr odën plakit, plaki rrike n’hamar.

AB: Ëhë.

SR: E une shkojshna, si e gjeta plakin... ky plaki, kjo nusja e keqe lypke mu da, u përlake me plakë, me gjyshen, vjehrrën tême jo – gjyshen, vjehrrën e vjehrrës. E dajti, ia dha odën, erdh’ e qiti pampurin nër penxhere tême, me ni sobë n’tokë. Verës rrike n’hamar e ia dha odën. Ja, me da... ja, s’ka. E dajti, ia dha odën njeri. Me dy oda, oda e madhe, e kemi pasë te dera oborrit. Shkojshna herët, u çojshna, ai shkojke mu falë n’xhami, tapall shkojke mu falë, ia kallshna pampurin, qysh me marr’ me ujë t’ftoftë. Ja kallshna pampurin, marrke avdes, ia derdhshna legenin, shkojke n’xhami me ata shokt’ e vet. Kur vike, ia kallshna pampurin, e gjike t’kallën. Ata pleqt i kanë thanë, se dy [2] çika i ka pasë ktu n’Krushe t’martune. 

AB: Po.

SR: Aaa... Vjehrria çikave, qetash Metë emnin, “Metë, qetash ke ra n’nuse. Vishim, ta gjejshim dyshekin shtrut’... kur e ke marr’ at’ nusen e Rnadobravës, vetmeveti...” tha, “thojshna ajo po lyp’ mu da, kujna pi bje n’mên..”.

AB: Me m’shtru e me m’çu.

SR: Po, me m’shtru e me ma nxe ujin.

AB: Po.

SR: Shumë m’kanë dashtë kta pleqt. Ma majke çikën nër sjetëll plaka. Tani kur erdha nuse, jon çu po lajnë petka, gjyshja po i lanë vet, vjehrra jême masi e ka marr kët’ qetren, qetô që o da... i ka da kjo. E ktâ e lanë vet; kjo e vogla nuk p’ia lanë gjyshes petkat, s’pe don, e ata tre pleqt edhe ni grue t’kojshive, veç ni çikë e ka pasë, burri i ka dekë. “Oj Toteee, mos ki me la najsên?” Shkojke ia lypke, ia lajke t’asejna t’vjehrrës, vet jo, plaka lajke vet. Vjehrra jême, veç kjo nâna, veç. Kur shkova, nâna po m’thotë “Qysh po lashin petka moj nânë”, thashë, “moj nâne, gjyshja po lajke vet”, “Kuku moj nâne, mos shkoftë çika jême... gjyshja me la petka, ti me kqyr’”. Po thashë “Une hala s’kom hie”, s’pari shkova. “Kur t’shkojsh merri teshat përzij me tuat”. Kur shkova une, teshat e atyne, t’vjehrrës tême, vet e shtata, tremdhet’ [13] vetë, tani. Kazanin e qitshna, e vjershna natën edhe lajshna... se s’un i lajshna, dita shkurt. 

AB: S’ke pasë kohë ditën.

SR: Pasha Zoten i kom kqyrë pleqt shumë, mi kanë kqyrë thmien, mi kanë përkun, e majke nër sjetëll gjyshja. Ajo thojke “pe doni Sahiden”, “po qysh mos me deshtë... kingji mirë i thith’ dy nâna... kjo po na kqyr’”.

AB: Po.

SR: Po, i lajshna, ju nxerrshna ujin që u lashin ata sakata, tani plakën kur e kom pasë s’di sa vjet... fryma... ah, e zike fryma. Flisha me djalin e asajna, qitô e ka bô masi kom... e kom gjetë t’lemë, edhe çika n’Amerikë që e kom, flike me atô, u çoshim e e ngjishim n’shpinë. Ngjish, ngjish... ju dake fryma.

AB: Po.

SR: Ajo u çu ia dha çikës ni çarshaf. Ja kish prû çika, nusja çikës soll qi po m’kqyr’, Gresa.

AB: Po.

SR: E qishtu, e kom kqyr’ vjehrrën. 

AB: A ke pasë punë shumë?

SR: Shumë. E re perna jom kanë nâna, e qishtu heket e perpashme moj nânë. Tash uji nxetë, u çojshna m’i la çikat me qil, floktë e gata, ujë s’un nxirrna... bunari dymdhet’ [12] pash fellë. E me nxe përmi pampur e, me la herë njonën, herë njonën, se djemtë kallaj floktë, qyl. 

AB: T’shkurta.

SR: Tre [3] që i lajshna... e qishtu. Tashti veç kanë shku i kanë pre flokt. Thashë “Ju s’i prejshi sa kesh...bili çika sa kejet”.

AB: Qysh e përjetove ditën e parë t’martesës?

SR: Mirë, mirë. 

AB: Qysh tu dok’ke atje?

 SR: M’kanë majt’ para dursh, shumë m’kanë dashtë.

AB: Po a?

SR: Aaa, m’kanë deshtë bâbgjyshi, m’ka deshtë vjehrri, m’ka deshtë... “oj Sahide, oj Sahide, oj Sahide” ... s’ka... shumë m’kanë deshtë valla vjehrria.

AB: Dhomën qysh e ke pasë t’rregullume, a t’kujtohet?

SR: Po e kûm pasë nifare dhomën. Ai plaki që e ka qit’ pampurin nër penxhere tême, une penxhere xhamat hiç, ksi me hek’ krejt derën, si derë. Me hek’. Po. Ani me qit’, hike timi përskêje, u bôke terr soba... po shka me bô... ia ka zanë odën. E qishtu, kurrë s’kom thanë shka kishna pas nafakën e sene. 

AB: Ëhë.

SR: Pasha Gzimin, Gzimin që ma kanë myt’.

AB: Kshtu kauça e sêne a keni pasë?

SR: Jo-jo, ja... kuça jo. Dyshekin, cerg t’dhinte, ni qilym e kûm çu, ma ka ble bâba jêm atje pi shpie qi kom ardhë nuse; qat qilym e shtrojshna përmi cerg dhinte, qishtu.

AB: Syngjer a?

SR: A?

AB: Me syngjer je kanë a kshtu me kashtë? Me shka e ke pasë dyshekin?

SR: Jo-jo, me cukla.

AB: A... me cukla.

SR: Pooo, me cukla e shtrojshum, shka me bâ... Qet’herë s’i kemi pasë kshtu... tash nuseve p’ia bojna sobën kuku, kuku... çfarë kauçi, çfarë asi kradenaca... çfarë...

AB: Po, a po m’kallxon kur je kanë nuse ti, kur kanë ardhë musafirt, çfarë detyra keni pasë ju si nuse?

SR: Bojshim...fshijshim, shkojshim ja kallshim pampurin ati’, mas musafirit, ju qitshim mi la durt’, ju lajshim kâmtë... burrat kur vishin pi pune, qi punojshin. E shtrijke vjehrri jêm kâmën. E qitshna legenin, ia lajshna kâmtë. Tashti s’i shohin me sy vjehrrien a po lahen a po... (qesh).

AB: (Qesh) A po lahen a s’po lahen...

SR: Pasha Zoten po, e qështu.

AB: Djalë kur ka lind’, a keni festu?

SR: Po, djalë...

AB: Qysh e festojshi?

SR: Kanë bô zjafet, kom bô mas katër [4] çikave djalin. Gjasht’ [6] i kom bô po m’ka le mas katër çikave.

AB: Po.

SR: Tani masi e kom bô Metën i kom bô dy [2] çika.

AB: Qysh e festut’ lindjen e djalit?

SR: Mirë, masi që e kom bô at’ djalë, i ka thirrë vjehrra jême dy [2], tri [3] çika, e kanë rue gjethë natën. E kanë pre ni [1] knus, e kanë ru lulakin, qi m’diqshin çikat, tri [3] çika m’kanë dekë, nja e tri [3] vjete pi fruthit qe t’kallxova, nja pi kollit. Thirrke pi kollit “oj Ryva”. E kom pasë kunatën n’Celinë, floktë e lidhne ktu {prek kokën me dorë} t’bardha si bora, dy [2] Hysrete emnin e kanë pasë.

AB: Po.

SR: Po e ja kom ngjitë ni çikës, ktâ t’Bellacerrkes e nita Hysrete. Ajo erdh’ aty n’zid, i ka pasë dajtë n’Krushe. “Qysh ja ke ngjitë emnin”, thashë “Hysret”, “e ajo çikë s’ka me t’rrnue se ja paske marr emnin”. Mu bô vesvese moj bi, dy [2] çikat Hysrete m’diqën.

AB: Po.

SR: Pasha Zoti, njana na ka...

AB: A shkojshe najkun me kqyr’ pse po dekin, a bâjshe najsên?

SR: Jo valla kurgjâ s’kom bo, Zoti i kofshim falë. Sha kom boe, kom lyp’ lesh n’tre [3] vêne, n’Celinë, n’Krushe, n’Opterushë.

AB: Po.

SR: E ma kanë tjerrë tri [3] vejushka për ni [1] ditë, e e kanë ênë, e kanë mlu, e kanë bô pelena qat ditë, për ni [1] ditë me t’rrnu thmia. Tri [3] vejushka e ma kanë kep ni [1] pelenë t’madhe, ni [1] mshtjells, nja dy [2] postilka. Gjyshja o kon puntore, qikjo sakatja edhe ni bi n’Rahovec e ka pasë vjehrri jêm, edhe ajo qysh e bonen pelenën për ni [1] ditë, torrën, maruen. Une si i kom bô pelenat vet, tej ngjysë me bogosi, me dorë n’skêje, hiç si kom qit’ se m’diqshin...

AB: Po.

SR: M’thojshin vet qe i ke boe, m’bonen vesvese, Jo vaj Zoti, tani pse m’rrnuen kto qerat?! 

AB: Tani a...

SR: Njana pej kollit, “bâba Metë” ai rrike n’hamar plaki, “bâba Metë edhe sa ka ky muj’i”, kolli që mi ra çikeve, aj “bâbë, burri yt se ka kry kollin hiç, po çikën tane po ta munon”. Ma myti kolli. Diq e motmotit.

AB: Tani kur i bane ato pelenat pej atyne vejushkave, a i përdore?

SR: Me qato i kom rritë tani kta qertë që m’kanë rrnue, t’miat si kom qit’ hiç ju kom dhanë nuseve kur kanë ardhë (qesh). Pasha Zoten.

AB: Po.

SR: N’qato i kom lidhë, ni [1] mbshtjells, ni [1] pelen t’madhe. Shka m’pruni nâna jême sêne, postilka, jorgan e dimia...qështu.

AB: Përveç ktyne a keni qit’ najsên kshtu pazar e kto, a keni punu najsên? 

SR: Jo na kemi pasë shumë punë, shtat’ [7] lopë mi mjelë e zoja shpies, kallabllak. S’kemi bo, s’kemi punue veç najsên qishtu qi po thom t’dorës me kep najsên a najsên. 

AB: Po. 

SR: Kemi bô hyzmet, kemi pasë me qiru kallamoq, qi millshin kallamoq, i bojshin derrnekin vjehrri, ajo gjyshja e babgjyshi sakat nuk u dokshin. Shkojshna me ju lidhë tallat menxi i dlirshna, tani qitshna apet dûjë i zgidhshna. Tani i ramë n’fije shkojshim i thejshim n’ara, s’di kush na msojti se u mytshim, i bajshim me krahë pi kerrit e bojshim tubë. Tej dilshim, tej hajshim bukë, tej i lajshim êntë, tej...sun dilshim me qirue.

AB: Po.

SR: Pasha Zoten u mykshin ato kallamoqat, shkojshim i thejshim n’maje...

AB: Çfarë ênë keni pasë at’herë?

SR: Po ênë t’mira kemi pasë, sahana t’mirë. Se n’Opterushë farë sahana, sahani Stamolli [Stambollit], tepsiat e Stamollit, çfarë dimisnie kemi pasë t’bakrit, t’lane bardhë si bora.

AB: E madhe a?

SR: Kush shkojke nuse vishin e mirrshin me qit’ grave t’kerrit petlla, po. Nâna jême thojke kur jom shku nuse ni rên sahana t’Stamollit i thojshin, ni rên t’dytit, “kuku pi she plaki najkun pa la” Reshit Spahia, janë kanë me zâ ata tantë gjethë.

AB: Kush i ka ble, a kû i kanë ble?

SR: Sha po di , sahani Stamollit i thojshin (qesh), kanë shku zaher najher n’Stamboll (qesh). Pasha Zoten.

AB: Po de.

SR: Po, ata t’partë.

AB: Po... a t’kom lodhë loke pak?

SR: Jo s’ûm ke lodhë loke hiç, une kom qef me t’kallxue po s’ûm bjen n’mên se...

AB: Faleminderit shumë! Se t’kom munu nashta pak...

SR: Bofsh hejr që t’ka ra n’mên.

AB: Faleminderit shumë edhe prej teje.