Salih Krasniqi

Intervistuar nga: Iliriana Blakaj

U kanë duftë me ecë për mall, n’gyrbet, njeri gyrbetqar, tu shku kahmos me mushë dugojën. E nâna na ka rritë. Masnej nâna

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

03.05.2018

Lokacioni i intervistës

Prishtinë

Vendi i lindjës

Studenqan

Tranksriptimi

IB: Sot, është data tre [3] maj dymijë tetëmbëdhjetë [2018], dhe në kuadër të Projektit “Njëqind [100] Pleq e Plaka” do të intervistojmë axhën Salih Krasniqi, i cili është tedhjetë e katër [84] vjeçar, dhe vjen nga fshati Studenqan. 

SK: Quhem Sali Krasniqi. I lindun jam në Studenqan, afër Suharekës, me dymdhetin [12] t’dytin [2] nimi e nonqin e tridhet e katër [1934]. Prej prindve... Jam i familjes tregtare. Bâbën e kom pasë tregtar edhe vllain e madh e kom pasë tregtar. Na tjert jemi kânë t’vegjël n’atë kohë. At’here, n’atë kohë, ka sundue... Ahmet Zogu u kânë n’atë kohë, u kânë mret. Na n’atë kohë i kemi pasë dyqanet tona, disa vite, deri sa u kânë Zogu. Deri... N’tridhet’ e nanshën [39] Zogu m’duket ka ikë për anej. Deri n’atë kohë e kemi pasë dyqanin. Pas asaj kohe hynën partizant, hynën njësitë partizane edhe na konfiskun mallin krejt. 

IB: Çfarë dyqanesh keni pasë?

SK: Dyqane, qisi dyqane qî shitët. Dyqan t’përzimë. Si vetshërbimet që jon’. 

IB: Ushqimore diçka?

SK: Ushqimore. Gjithçka ka pasë. Ushqimore edhe për alete për fshat. Blejshin aty gjithçka. U kânë i përzimë. 

IB: Në Suharekë i keni pasë këto dyqane?

SK: Po, po. Edhe... na i morën ato, na i konfiskuen. U thirrshin n’atë kohë narodna odbrana, ushtria na i mur’. Edhe ata ushtarët, m’kujtohet si sot, ishin malazezë, tre [3] ishin oficera, tre [3] malazezë. I kishin gradat ktu me yllat n’dorë, jo... ktu n’krah. Po thotë, tha, “Axhë a osht dyqani i juj?”, “Po”, tha, “Deri tash osht i juji, u kânë, mas tashit osht i shtetit.”, tha, “Na kemi me marrë krejt kemi me konfisku.”, edhe tha, “Çka keni nevojë me marrë n’qët dyqan merrni se malli... nesër vinë komionat edhe i ngarkojnë.”. Bâba tha, “Mirë de, e paskit... Shyqyr edhe unë djalin e kom ushtarë.”, tha, “E kom partizan djalin”, e tha, “edhe ai dikujna ja merr mallin, atje n’Bosne”. Mirë at’herë, “Urdhnoni”, tha, bâba tha, “Jo, kurgja. Une...”, tha, “ duhonin nuk e pi, veç m’ka ardhë do taraboshë duhon, m’ka ardhë do taraboshë”, tha, e kanë thon’ gjakovart pekmezin, “n’fijokë”, tha, “ta marr qat paketë”, “As atâ”,  tha, “mos me marrë hiç”, tha, “Veç munesh me dalë qysh je n’komë”. Ka dalë prej dyqanit. Une i vogël isha. U kânë nifarë guri aty e pjekshim gshtâja, e qitshim kusijën e madhe e zijshëm, une rrisha qaty... Edhe dulëm përjâshta. E murën, e bllombun dyqanin, edhe shkun. Edhe pare shka pat bâba... Po n’atë kohë valla une s’po di tash, n’atë kohë çfarë pare u kânë, napolona po m’doket jon’ kânë. Qe, halâ i kom do napolona, franga napolonare i kom n’shpi. T’nestrit erdhën prej pesë [5] praga, ti e din çka ô praga - kerre, pesë [5] praga e lajtën dugajën krejt çka pat’ n’dyqan edhe magacinin, depon’, e morën krejt. Krejt tangall e bonën. Edhe e çunë. As s’na dhanë dokument, as s’na dhanë fakturë, as hiç, hiç... Prej at’herit deri sot shkun ato. Masanena e kalum urën... Nejse, hinën partizant, e u formun shkollat fillore. N’shkollë fillore, n’katërdhet’ e pesë e gjashtën [45-46] jam kânë n’klasën e parë, shkollë fillore. Masanej fillun shkollat. Shkojshim na nëpër shkolla qishtu... Filloi jeta. Muj mas muji, vit mas viti... u rritëm. E qishtu edhe ata vllaznit erdhën prej ushtrisë, prej qî jon’ kânë n’luftë. Erdhën prej Bosnës edhe prej Sanxhakut, dy [2] vllazun ma të mdhoj. Veç une me bâbën edhe me vllaun e vogël, ky doktoreshë grun’ që e kâ. E qishtu, fillum me jetu. Bâba thojke, “Hajt, shyqyr djemt qî m’kanë pshtu, se... kalon edhe kjo kohë.”. Na u rritëm. Bâba na rriti n’realitet e nâna... se edhe nanën jetime e kom pasë. Nâna, kur ô puna te nâna... nâna ma s’shumti na ka kqyrë. Edhe bâba veç bâba u kânë ma... U kanë duftë me ecë për mall, n’gyrbet, njeri gyrbetqar, tu shku kahmos me mushë dugojën. E nâna na ka rritë. Masnej nâna u kânë... e kemi dashtë na nanën shumë. Une nuk di djalë e thmi qî nanën e ka dashtë si na qî e kemi dashtë. Nâna u kânë numër nî [1]! Nâna jeme u kânë e zoja e shpisë e i zoti shpisë. Çka ka dashtë ajo ka bo, kush s’i ka thanë kurgju. Me nimi e nonqin e katërmdhetshit [1914] nânës i kanë dekë krejt familja. Non’ [9] antarë jon’ kânë, krejt kanë vdekë, veç nâna ka pshtu edhe nî [1] motër. 

IB: E qysh kanë vdekë?

SK: Prej variollës, prej lijës. E kto kanë pshtu edhe qashtu... Ajo ma e madhja u kânë. Nandhet’ e tetë [98] vjet ka jetu. Kanë pshtu kto dyja prej smundjes edhe... ku me ditë fati qysh. E kanë metë me ato shejat ftyrës qî i kanë pasë. E për hirë t’nânës, qî ajo ka pshtu edhe ka vujtë shumë si fëmijë, te âxha qî ka nejt, se kanë metë dy [2] motra, âxha i ka rritë... na kemi pasë respekt ndaj nânës shumë. Edhe ndaj bâbës, po bâba u kânë ma i ashpër pak, e ma fort s’ka komuniku me neve. A na me nânën jemi kânë afër gjithmonë. 

IB: Nâna ka qenë me prejardhje prej Gjakovës, a po?

SK: Jo. Nâna ka qenë prejardhje prej fshatit Teleti, Komuna e Rahovecit, afër Krushës s’Madhe, Krushës Vogël. Qaty nâna ka qenë. Po mendoj, jetime ka qenë. 

IB: E bâba juj ka udhtojke kshtu?

SK: Tu marrë sene, tu lypë nëpër dugojë, tu porositë mall. Vike malli, shkojke. Thojke, “Sot, kom me shkue për Prizren, masnesër kom me shku për Gjakovë.”, se i vishin prej Tropojës vishin, mall bishin, e prej Shkodrës vishin at’herë me mushka me kuaj, s’ka pasë. Nëpër male të ngarkum me thasë, e me sandëka... Ngarko mall e bjer në Gjakovë. E masanej bjer në Gjakovë te ky, e tani bâba shko te ky merr mallin, “Qyky mall është për Mehmetin, valla”, “Ani, mirë”, ja kanë lanë. Tani bâba shkojke e merrke, e bike, e furnizojke dyqanin. 

IB: A i ka râ me udhtu edhe jashtë vendit, jashtë shtetit kshtu?

SK: Bâbës? Po vetëm në Turqi edhe n’Siri qî u kânë. Jo, tjetër kund nuk ka qenë. Kshtu nëpër Jugosllavi se veç turqishtën e ka ditë edhe shqipën, tjetër gjuhë s’ka ditë hiç. Edhe arabishtën kapak, veç turqishtën e ka ditë ma mirë se kta turqelitë e sodit, të Prishtinës. 

IB: E folëm edhe pak ma parëz, po n’Siri a u shku për arsye të tregtisë apo me punu atje?

SK: N’luftë i kanë çu. N’luftë i ka çue Turqia. I ka çu në luftë. Ushtarë i ka marrë ktu, ushtarë t’rregullt, po kur ka fillu me luftu me Siria me Turqi, bâba u kânë rekrut qat’herë. Rekrut, katërmdhet [14] vjeçar u kânë. 

IB: Sa vjet ka qëndru atje në Siri?

SK: Shtatë [7] vjet. Jo, n’Siri shtatë [7] vjet s’u kanë, po n’ushtri u kânë shtatë [7] vjet n’Turqi, në Stamboll. Masanena ka maru lufta edhe kta jon’ tërhekë. Disa i kanë lshu, disa kanë ikë, besa kanë ikë. I ka pasë do shokë pej Ferizajit, kanë ikë. “Jo valla, jemi mërzitë për rob e për familje”, kanë ikë. Tetëmdhet’ [18] ditë udhtim n’komë kanë bo prej Stambollit deri afër Ferizajit. Bâba ka nejt , “Jo”, ka thanë, ka nejt , “Edhe pak edhe po e kryj ushtrinë edhe po shkoj.”. E ashtu ka ardhë në shpi edhe kemi fillu njifarë jete, si jeta në atë kohë si u kanë mâ. Kur jam lind’ unë, n’tridhet e kat’shin [34], me dymdhet [12] t’dytit nimi e nonqin e tridhet e katër [1934], dy [2] shpi serbe i kemi pasë në fshat, vetëm dy [2] shpi. Edhe... tash tregoj edhe histori ma t’vonshme, nî histori ma t’vonshme, kur e ka sulmu Gjermania, kur e ka sulmu Serbinë, qî i thojshin kta ‘Kralevina’, Serbia - serbisht. Edhe po... Çka kesh tu thânë? (Ndërhyn intervistuesja) Po, edhe kur jam lind’ dy [2] shpi serbe jon’ kânë. Njâni e ka pasë Ilija emrin, njâni Cver. Po ata e kanë folë shqipën... s’e ke ditë! Veç kajherë e majshin do kaçketa, dofarë shejkaça, a e din, se shqipën bylbyl. U rriiitë mâ. Edhe ka shku... Unë kom lind’ edhe ka shku bâba, ka shku te Cvea, te qaj Cvea, i ka thânë, “Cvea kom ardhë te ti”, “Ha Mehmet, hajde, hajde urdhno.”, “Jo valla, kom ardhë m’u bâ kumarë”, nure m’u bâ. Nure, a e din çka do me thanë? “Kumarë m’u bâ”, thotë, “M’ka lind’ djalë, e kom nî [1] djalë...”, për mu, “M’ka lind’ djalë”, thot, “edhe kom qef me u bâ kumarë me ty”, a e din. Ai i ka thanë, Cvea, “Ô Mehmet m’u bâ kumarë me ty nuk muj se na kanë vrâ Aleksandrin në Marsej, në Francë, n’zi... osht n’zi Serbia.”, kjo Kralevira, a e din, kjo mbretria e Serbisë “Osht në zi e deri sa të kalon zia nuk kom qef”, a e din, “me pasë farë ahengu”. E masanena ka kalu zia. Tani bâba mâ s’u marrë me atë çështje. Qisi fjalë. Sa ka qenë... katërdhet e nish [44], tridhet e katër [44]... sa po i bjen, pesë [5] vjeç. Une me bâbën e Agronit, kti doktorit, jemi kânë... edhe nâna, jemi kânë tu nejt qitu n’oborr, e kemi pasë oborrin, nâna qitu, bâba, une, Nuhiu edhe une. Erdhën tânket gjermane. Ushtojke dikah bu, bu, bu... po vinë. Shka ô more... Diçka po ushton?! A s’po shihet kurgju, ato zâni po nihet amâ ish nifarë lugine qî nuk u shihshin. Kur hypën përmi kodër e gjujshin te Ura e Shejt’, i gjujshin ushtrinë e Serbisë, gjermont. Bym... krejt xhamat u dridhshin, të shpiave. Katër – pesë [4-5] tânke që i gjujshin ushtrinë te Ura e Shejt’. Kshtu me marrë, me marrë... ajrore, vi’ ajrore, nja dhet’, dymdhet’ [10-12] kilometra u kanë Ura e Shejt’ tej te na. Gjujshin prej nifarë Grabit, e kshtu me shkue rreth kah Prizreni i bike afër, pesëmdhet’ kilometra, nizet’ [15-20]. Na tu shkue... se bâbën e kom pasë Dervish, a e din, bâbën Dervish e kom pasë, sektit Tarikat u kânë, edhe thotë, “Rabije”, i thotë nânës, “Merre bashqën e merri do tesha t’fmive”, thotë, “po shkojmë n’fshat.”. Ai fshati ish prej fshatit tonë tri [3] kilometra! Po, ku po shkon prej fshatit në fshat! Aj... munët granata qaty me t’râ me dashtë. T’kallë! “Ani”, tha, “Mehmet, po i marr.”. E qysh ka thanë burri at’herë. I merr do bashqe, do tesha, do kmisha diçka... po shkojmë. Na u bonum gati me shku te tezja. Tezën e kishim tri [3] kilometra prej fshatit tonë. E takum shehin, shehi tha, “Mehmeeet, ku po shkoni?”, sheh Ibrahimi ô kah thirrë, “Ku po shkoni?”, tha, “Qysh ku po shkoni, bâba shehë?”, tha, “A po e sheh qî po bombardojnë? Gjermania po bombardon!”, tha, “A po t’bombardon ty a? Mos osht ty kah t’bombardon?”, thot, “Jooo, mu jo, veç binë nashta edhe ktu te na!”, thot, “Hiiiç ti mos ki dert se Gjermania p’e bombardon Serbinë”, edhe thotë, “Serbia mur fund me sot”, “Gjermania”, thotë, “Mur fund me sot”, thotë, “Kto granata mâ s’kie me i nie kurrë për jetë. Gjermonia u dorzue.”. Edhe atje Aleksandrin e vranë në Marsej, edhe na u tërhekëm. Kur t’thotë shehi nî [1] fjalë, s’ka aty, s’ka mujtë me ja... 

IB: A po? Domethanë qaq autoritet ka pasë shehi a?

SK: Shehi. Po edhe tash ka autoritet n’Gjakovë. Sidomos n’Gjakovë kanë autoritet shehlert shumë, shumë kanë autoritet. Megjithëse kta âna, kjo pjesa e Kosovës, s’i donë fort tarikatat, si donë kto sektet tarikate - shehlert. Nuk e don. A une kom respekt t’posaqëm për shehlert e për tarikate. Sidomos ka n’Gjakovë, ka n’Prizren, ka shumë tarikate, ka sekte. Tash n’dash po t’i numroj edhe sektet të cilat jon’. Unë i di... nja tremdhetë [13] jon’, veç nja shtatë a tetë [7-8] i di. Është: Rufaie, Kadrie, Salilie, Hametlie, Bektashie, Sadie, Melamie. Kto jon’ sekte tarikat. Do e majnë, do e pinë rakinë besa, do s’majnë Ramazan, do majnë, do sekte s’majnë Ramazan, do majnë Ramazan. 

IB: E çfarë sekti ka qenë ai n’Suharekë?

SK: Bâba? 

IB: Po. 

SK: Melami, tarikut. Melami ka qenë. E shehin kryesor kemi bash t’Teqes, te Teqja e Madhe, Teqja e Madhe ô në Gjakovë, u thirrke Teqja e Sheh Sylejmanit në Prizren. E bâba u kânë i qati tarikut. Ai e ka pasë shehin n’fshat, po ky shehu... ai u kânë kryesori, si me thanë drejtori gjeneral, zavendësi i drejtorit, e qishtu. 

IB: E për çfarë çështjesh shkojshin njerëzit te shehi m’u kshillu? Çfarë sistemi? Çfarë... Për çka shkojshin njerëzit?

SK: Po bojnë atje, për shembull, kur është Nata e Madhe, kur është naj natë e posaçme ktyne tarikateve, knojnë ilahi, falën, bojnë ziqe, a e din, që bojnë Allah, Allah, Allah, edhe i lutën Zotit, qështu. Masanej pinë kafe, pinë ksi sene, rrinë, qisi muhabete. Ai ju tregon çështjet kuranore, ju tregon edhe me gojë. 

IB: Edhe n’atë kohë kur ke qenë ti i vogël qashtu njejtë a?

SK: Po, po. Edhe tash qashtu, edhe tash, s’kanë ndryshue, veç ka ndryshue, jo mosha, po ka ndryshue rinia, s’ka tash. Po at’herë... at’herë jon’ kânë me mija nëpër tarikate. Tash s’di, t’nî sekti, t’tarikatit tonë për shembull, bâba qî e ka pasë, nuk di a jon’ katër-pesë [4-5], prej katër-pesëqinve [400-500]. Jon’... si me thanë, jon’ asimilu, jon’... Ata jon’ dekë, shehlert jon’ dekë. Kta jon’... Kush me ju majtë ziqe, kush me ju bâ ilahi atyne nëpër teqe? Teqja u mshelë edhe... nëpër shpija t’veta. 

IB: E a t’kujtohet a keni majtë ju Shëngjergj e... çka jon’ kto?

SK: Po. Bozhiçe e Shëngjergj. 

IB: E qysh kanë qenë at’herë kto ceremonitë tradicionale?

SK: Ceremonitë... Na kur u boke dy [2] ditë, tri [3] ditë para Shëngjergjit, se Shëngjergji gjithmonë është me gjashtë [6] maj, gjithmonë dy [2] ditë, tri [3] ditë kemi shkue e kemi lypë një gjuetarë që e ka kokën e dhelpnës, kafkën e dhelpnës që e ka, skelet. E me marrë me atë kafkë të dhelpnës me lâ vajzën ose djalin ose trupin e vet, me ja qitë ktu në krye, me ja qitë ujin sipri se qajo kafka po ja hjekë smundjet e po ja largon fëmisë. E që ka bo vaki, unë e di, kemi shku, bâba e ka pru kafkën e dhelpnës skelet, atë... e me qatâ jemi lâ edhe ja ka kthy apet. Masanej, lule kemi mledhë e.. Lule kemi qitë te dera e oborrit. Buqetë t’luleve kemi qitë para dyerve për Shëngjergj. Për Bozhiq kemi mledhë, që po i thojnë kta ‘dushk me mledhë’. I kemi çu te serbët dushkt, nëpër shpia qaty, edhe i kemi çue bakshish. Si fmi t’vogël ata na i mbushnin xhepat ârra, na ipshin. Qato dy [2] shpi i kemi pasë serbë. 

IB: E a ka qenë ushqimi ma ndryshe se sa ditët tjera? Për shembull, për Shëngjergj, e Bozhiqe, e kshtu?

SK: Po. Ka pasë... ka pasë pite, kollpite. Valla, edhe mish kanë bâ. Po, po. Ka pasë. Ushqime ka pasë. Gjâ normale. Festat, sidomos festat u ndryshoke, që ka sene ma t’mira. Kanë pasë, kanë qitë edhe bakllava. Jo valla, ‘rovania’ i thojshin. Nashta i din ti. (Pohon intervistuesja) Eh, qasi kanë qitë. Edhe tash qesin atje n’Podrime te na. Eh qato i qitshin. I shtrojshin n’tepsi e i prejshin me hoka-hoka, amëlsina për Shëngjergj. E u mledhshin qishtu tuba, tuba nëpër shpija, shkojshin nëpër t’vet, nëpër ilâke me ju bâ ‘përhajr Shëngjergjin’. Ai qî kish... për shembull, e kish martu djalin e s’kish fëmijë, i knojshin... si sot m’kujtohet, “Hajde me dhênë e me dhi djalit të filanit me nî nuse n’shpi”. E ai që kish nusën, e ai që s’kish fëmijë, “Hajde me dhênë e me dhi e me nî djalë Shabanit n’shpi, e n’qoftë se s’e ka djalin n’shpi t’pa martum “Hajde me dhênë e me dhi me njî nuse Shabanit n’shpi”. Kanë kërkue, kanë pasë dëshirë, po kanë thirrë. Qishtu i di. Knojshin fmitë... sene. Knojshin. 

IB: E në Suharekë keni qëndru edhe pak, mandej keni ardhë n’Prishtinë?

SK: Në moshën katërmbëdhet’ [14] vjeçare. 

IB: Qysh vendosët me u shpërngulë n’Prishtinë?

SK: Po na u vendosëm se vllaun s’ma lejshin rahat, kit gjykatsin, avokatin. Edhe qysh me thanë lypshin shënime, shtijshin shpiunazhë me bo, e edhe njerzit e afërt që i kishke ‘mos po flasim na naj sen kundër ktyne, kundër rezhimit komunist’. E vllau masanena vendosi e tha, “Une du me shku në Prishtinë” , tha, “nji herë”, tha, “Edhe po kqyri që boj diçka edhe ju tërheki edhe juve.”. Edhe erdh në Prishtinë. Nejti një kohë. U martu. E ka pasë Enver Petrovci çikë t’axhës, e ka pasë kunatën teme, Enveri - ky artisti. E Bajram e ka pasë emrin bâba i kunatës, vllau, mixha Shaban, bâba . Edhe ai u vendos, u martu. Masanena kishin ven’ mjaft ata te shkolla Sfetozar Markoviç, te shkolla Teknike, te ajo me dalë te reka, te Çitakt e kanë pasë shpinë. U kanë... ven’ nuk ka pasë shumë edhe thotë, “Jo Ramiz, ti dhandërr, ti me nejt ktu e nânën atje e bâbën e vllaznitë...”, thotë, “Jo. Krejt keni me ardhë ktu. Ku rrimë na edhe ju keni me ardhë.”. Kemi nejt nja dy [2] vjet te ta, te miqt, ktu në Prishtinë. Masanej e blemë shpinë tash ku jemi qitu. Qat’herë n’pesëdhjetë e pestën [55] e blemë shpinë e u vendosëm qaty. Ngusht, ngusht boll, po çka me bo, ish e jonja apet. Oborr kish boll, pare s’kishim me maru. Me kalimin e kohës dikush tu punu, dikush anej, dikush knej, i bomë do pare, e bomë pak meremet qat shpinë e vjetër. Masnej une e marova njo [1], vllau e marojti njo [1]. 

IB: E çfarë kujtimesh keni për Prishtinën e vjetër?

SK: Njëzet’ e tre mijë  [23,000] banorë i ka pasë. N’nimi e nonqin e pesdhet e katërshin [1954] Prishtina i ka pasë njëzet’ e katër mijë [24,000] banorë. N’pesëdhjet e katërshin [54]. Prej pesëdhjet e pestës [55] fillojnë... kur u bâ njëfarë, njëfarë regjistrimi. E at’herë s’kish televizion as radio, qisi radio me rrota të vogla, a e din, thotë, “Sot, Prishtina i boni njëzet’ e pesë mijë [25,000] banorë”. Mas një [1] viti maroi pesëdhjet e katërshi [54], pes’t e pesshi [55], thotë, “Njëzet e pesë mijë [25,000] banorë i boni.”. Për një vit filloi me u shumzu Prishtina. Fshat u kânë bre çika jeme, fshat u kânë. S’ka pasë kurgju n’Prishtinë. Prej Grandit deri te spitali asnjë shpi nuk u kânë. Veç ka pasë do nallenxhi, këpuctarë... kta që marojnë jâka të kuajve, argjendarë aty -këtu naj njo, tjetër sen nuk ka pasë Prishtina. Fshat u kânë. As s’ka pasë ujë, bërllog n’tona anët. Kjo rruga te Bajram Kelmendi, përfundi Dodonës që osht, lum u kânë. U kânë një prrockë e vogël... qysh i thojshin, ‘Preshtevka’. Aty s’ke pasë çka me pâ, veç qên’ të ngordhun, maca të ngordhuna, e bërllog. As s’ka pasë rrugë ku me dalë. Deri te Teatri s’ka pasë rrugë, jo deri te Teatri, po deri te Foto Nesha. Aty tani u ndake te të filmit ato pllakatat. Deri aty s’ka pasë rrugë. S’mujshe m’u ngjitë, veç me ecë në komë se as për bicikëll me dalë. Prishtina u kânë shuuumë ven’ i prapambetun. 

IB: E me çka jon’ marrë njerëzit përveç atyne bizneseve të vogla?

SK: Po me tregti qishtu. Me tregti: këpuctarë, argjentarë, mbathtarë, kanë mbathë edhe kuaj, gjithçka, turli profesioni. Me zeje, me zanate se s’ka pasë as fabrika, s’ka pasë kurgjâ hiç, asnjë fabrikë s’u kânë. Unë nuk e maj në men... jo që s’e maj në men, po ato e di qindpërqind [%] qî fabrikë në Prishtinë s’ka pasë. Vonë u maru... Tjerrtorja u maru ma s’pari, masanej u maru Amortizatorët, edhe kta vonë jon’ bo se at’here, përpara, s’ka pasë asnjë fabrikë hiç, hiç, hiç. E u rritke popullata valla. Shkolla, gjimnazi u kânë. Shkolla e Naltë Pedagogjike. Tjetër shkollë s’ka pasë. 

IB: A ju kujtohet shpërngulja e shqiptarve për Turqi?

SK: A, po. Uuuu... qysh jo! Eh, une çka kom pâ me nimi e nonqin e pesdhet e gjashtën [1956] tu u shpërngulë prej ktuhit për Turqi, ishalla kurrë more Zot as andërr nuk e shoh... as andërr nuk e shoh, ato ditë nuk i shoh. A po beson a jo... unë kom pâ njeri, prishtinali, vendas Prishtinës tu shku për Fushë Kosovë, shkojshin për Turqi. Dy [2] dysheka n’krah, qishtu në kom’ prej ktuhit në Fushë Kosovë, tjetri dy [2] jargana n’krah, e tjert’ me bashqe të mbshtjellun me tesha plot... tu shku për Turqi. Tu ikë e tu kajtë. Tu kajtë e tu vjatu, tu shku tu vjatu rrugës si me kânë rast vdekje. 

IB: Ju qysh vendosët mos me shku për Turqi?

SK: Po na me t’thanë drejtën na nuk vendosëm se... bâba, bâba thojke, “Valla, po shkojna”, ky vllau i madh që m’ka vdekë, ky avokati nuk ish i pajtimit, thojke, “Jo, na turq s’jemi!”, “Po, po shkojmë”, thojke, “se osht veni i muslimanizmit osht atje, veni osht i yni atje.”. E bâba do fjalë qî m’i ka lanë, harrova me të tregue, amanet. “Jo, jo s’dona me shkue”, thotë vllau i madh për Turqi edhe e anulum na. E blemë edhe prej një [1] turkut, qit shpinë që e kemi prej turkut. Turk u kânë ai që e kemi ble. Edhe u vendosëm aty, edhe metëm aty. Jon’ dy [2] karakteristika interesant në familje: qat’ ditë që e kanë vrâ Gjon Kenedin më nimi e nonqin e gjashdhet e tre [1963], qat’ ditë bâba ka vdekë. Edhe bâba ma ka lavdue shumë Gjon Kenedin edhe shtetin amerikanë. Bâba. Edhe thojke, “Turqia, mane në mend çka po ju thom, ka me ardhë një kohë, mane ndër mend, shkrune bir...”, thojke, “unë veç arabisht di me shkru edhe turqisht tjetër sen nuk di, mane në mend, kini shkollë , shkruni, shënoni dikun... ka me ardhë një kohë ka me u nisë një sherr, ka me u nisë një luftë ja prej Turqisë ja prej Kosovës, ka me u nisë se Serbia apet ka me bâ një gjenocid në Kosovë, vetëm se do t’i kthehet një bumerang Serbisë, do t’i kthehet, do të vjen puna që orditë, orditë”, jon’ divizionet ‘ordi’ i thonë turqisht divizionit, “edhe do të vinë orditë mas një kohe, ose pilotat, ose luftaraket do të vinë”, thotë, “kanë me bombardu në Kosovë prej Turqisë.”. Edhe erdhën bombardun pilotat. Ka pasë plot që kanë bombardu ktu të Turqisë. Eh, thojke, “Mos e shani Turqinë. Nuk është Turqia e keqe.”, thojke, “Se ju s’jeni kânë të lindur bre bir kur me nimi e nonqin e dymdhetë [1912] kur është tërhekë Turqia prej Serbisë, prej Jugosllavisë. Prej ktuhit kta jon’ shku në Turqi, krejt shqiptarët, gati krejt. Diçka u metë ktu, çka u metë ja u kanë shtru zullumin kta, shqiptarëve, serbët.”. Nejse, i kanë shkru, i kanë... qito fjalët e bâbës. Kur e lshun’ Turqit atje, kta tash ja nisën me lypë Turqinë se është i yni, është i fesë tonë. Kta ja’u shtrun... myt’ shqiptarë, e vrajë shqiptarë, e... E ja nisën me qitë në kangë. E qitën në kangë, Hajde, hajde, baba mbret, na ka marrë Serpi. Serp i thojshin at’herë, jo Serbi, po Serpi, Krejt po na mytë e po na vret, s’po na len fëmijët me shku në mejtep, s’po len vajzat me u qeizue, s’po len gratë me u martue, s’po len fmijët në shkollë me shkue. I kanë çu telegram mretit, e mreti ja u ka kthy telegramin, ka thanë, “Ju shqiptarë s’më keni dasht vet”, domethanë keni luftue edhe kundër neve edhe fakt që kanë luftue, shqiptarët bashkë me serbë kanë luftue kundër Turqisë, e thotë, “Ju mu s’më keni dashtë vet. Vrajshti askerin për një mamzerrk. Qysh e lypët keni me gjetë.”, e thotë, “Unë në Kosovë mâ kurrë s’kom me u kthy.”, mreti ka thanë. Qishtu. Domethanë prej të keqit, apet prej të keqit lypët diçka. Ai prej pushtusit lypi, ai pushtus, pushtus po sado kudo i fesë islame. Feja ka ndiku shumë në atë kohë, po edhe tash ndikon, edhe tash ndikon. Ti kqyre merre shembull, merre rastin e Izraelit. Edhe bâba më ka thanë, edhe qit fjalë se harrova me ta tregu, “Kush... Qyre birë, Izraeli, kush e merr Jeruzalemin ai shtet ka me përparu shumë.”. Qe, Jeruzalemin e murën jahuditë. Veç pesëdhjet’ e pesshi [55], pesdhjet e gjashti [56], e pesëdhjet e shtatshi [57], ato vite s’i harroj kur kanë shku për Turqi shqiptarët. Edhe vishin, e të lutshin, jo të lutshin njëherë të lutshin kshtu gojarisht, sekretariati, thojke, si me të thanë ty ‘prej kahit je?’, ‘valla prej Prishtinës’, ‘Jo, jo prej kahit je kshtu’, si thonë dem bâba dem, ‘Po jam valla prej filan venit”, Suharekës a, Podujevës, a..., ‘Eh po mirë. Shqiptarë je, a po? Prej sodit shkruju vullnetarisht a ki qef me shku në Turqi. Kallxo?’, ‘Po vallahi, s’di çka me të thanë’, ‘Shko në Turqi se në Turqi të bjen ma mirë, edhe shkruju turk, edhe na t’i bojmë dokumentat për me shku në Turqi.’. Kta thoshin, kta të sekretariatit të Punëve të Mrenshme, “Shkruju ti turk e na t’i bojmë dokumentat për me dalë”, se i lypshin dokumentat, ata lypshin dokumenta, “shqiptar”, në kufi t’i ’lypshin, “Çka po lypë ti shqiptar në Turqi? Kush të ka thirrë?”. E kta kur dilshin, “Jo valla, qe turk jam.”. Ata kur thojshe ‘turk jam, qe turk jam me dokument’ edhe menzi s’pritshin me të marrë turqit. E kta i shtishin se kqyre thojke ‘shkruju turk se ma mirë me qef se me dhunë na të detyrojna me u bo turk. E dikush me dhunë, dikush me qef . 

IB: E n’çfarë shkolle keni shku n’Prishtinë?

SK: Une shkollën e zanatit e kom kry. Une kom qenë puntorë i Inës, n’Inë t’Zagrebit kom punu njëzet e pesë [25] vite. Une kom qenë për mirëmbajtje, mjeshtër, serviser i pumpave t’benzinit. Prej Dragashit deri n’Totin i kom pasë mbi veti. Me Kroaci kom punu njëzet e pesë [25] vite. Pasha qato vite. S’i ndrroj kurrë. Kurrë s’i ndrroj ato vite me asnjë vit. Edhe njëqind [100] regjime le të vinë, Ina e Zagrebit u kânë... Kroat na donë jashtëzakonisht. Po ata na donë ma së shumti që na nuk i dojmë serbët, për qat shkak neve na donë. E aty jam dalë në pension. Në realitet s’jam dalë prej atyhit, prej atyhit jam kânë në punë, po unë dola pak nî [1] vjet para kohorë. Dola se i qitshin prej pune edhe na qitshin prej pune. Do u solidarizojshin me atë Hajrullah Goranin, e do jo. E unë shkova te Ibrahim Rugova se jam gjeneratë e parë e LDK-së, e Ibrahim Rugovës, harrova me të kallxu, me t’tregue. I ri kur jam kânë. Para tridhjet [30] vite. 

IB: Qe kartelë antarsie. Kjo është kartela e antarsisë në LDK? 

IB: Tash krejt rend i kalojna. 

IB: Domethanë keni shku në shkollë profesionale ju?

SK: Ktu. Po, shkollë zanati profesionale. 

IB: Sa vjet?

SK: Paj... drejtën me të thanë ajo u thirrke ‘Shkolla e Nxansave’, kishe në ekonomi,  neve na pranun. Edhe kshtu si shkollë e mesme u llogaritë shkolla e zanatit, si shkollë e mesme, si i thojshin kta. Punojshe, për shembull, s’ke pasë mundësi me kry shkollën e mesme, punojshe. Të tilla si në sipërmarrjet tona, punojshe disa vite at’herë s’kishe nevojë me shku në shkollë hiç. Ta pranojshin shkollën e mesme edhe kualifikimin. Po, veç katër [4] vjet u dufshe ma së pakti me punu për me mujtë me marrë kualifikimin: a elektricist, a murator, zdrukthtar... ku ta di unë. Çka duhet... krejt profesionet. A ujësjells, mjeshtër i ujësjellsit, qashtu. Kâ dikush që s’kishte mundësi. Ishte prej katuneve s’kishte mundësi ai me shku në shkollë, edhe në shkollë edhe në punë, e kshtu kur e bojke stazhin katër-pesë [4-5] vjet ata ja pranojshin e ju jepshin edhe kualifikim masanej. S’kishin shkollë, se në shkollë, kur e kryjshin Shkollën e Nxansave në ekonomi, at’herë automatikisht u takojke kualifikimi pa kânë në punë hiç. E kta shkojshin në punë punojshin tri-katër [3-4] vjet edhe e merrshin. Ja’u jipshin kualifikimet se kishin nevojë për punë, për punëtorë. 

IB: A vendosët ju vet me shku në këtë shkollë profesionale? A u kshillut me prindë?

S.K: Me të thanë të drejtën na kur erdhëm prej atjehit s’i kishim kushtet ekonomike të mira. Kqyrshim qysh, sidomos vllau i vogël, m’ka dekë, n’bankë ka punu, kqyrshim ku me mujtë me ‘shti kokën’ me nxjerrë... si thot një [1] fjalë popullore, nej metelik, nej lek, nej pare me nxjerrë, me majtë familjen se ishim kallaballëk. Bâba, nâna, vllau i madh me dy [2] fëmi, ky bâba i Agronit, qashtu dymbëdhjet’ [12] anëtarë ishim, a veç njo [1] punojke. Veç njo [1] punojke. E dymbdhet’ [12] vetë me i majtë ti në Prishtinë ish e pamundur. E kqyrshin njerzia qysh sa ma shpejtë me u rrasë dikun, veç me nxerrë nej pare, me fitu naj pare. 

IB: Kur ja nisi Prishtina me lulëzu si qytet taman?

SK: Po tash kom mendime, nashta tash mendimi personal, mendimi im që ka nisë Prishtina me lulëzue, ka nisë prej nimi e nonqin e gjashtdhetë e dyshit [1962]. Prej gjashtdhet’ e dyshit [62]. Se Iliri ka lind’ n’gjashtdhet e nishin [61], unë n’gjashtdhetën [60] jam martu. Iliri n’gjashtdhet e nishin [61] ka lind’. Prej qat’herit Prishtina ka fillu pak kâmt me i marrë. Deri at’herë s’ka pasë kurgju, hiç kurgju. Papunësi e madhe. Krejt jon’ kanë pa punë njerzia, jo papunësi, po krejt, s’ke pasë çka me punu, çka me punu n’Prishtinë. 

IB: E mandej çka ndodhi, qysh filloi me u zhvillu?

SK: Po, po thom de, at’herë ma vonë dikur u marun Tjerrtorja, u maru kjo e Amortizerit, u marun disa fabrika të vogla, u çel edhe kjo autoshkolla poshtë ‘Bashka Çapiq’ a qysh u thirrke ajo shkolla. U punësun njerzia. Dikush masanena kush e ka kry, nxans, ekonomi a e ka kry për automekanik, ja për diçka për elektricist kanë hi nëpër puna. I kanë gjetë venat e punës. Kanë fitu, kanë nxerrë nî rrogë minimale. Rroga të vogla jon’ kânë at’herë. Po jon’ kânë të vogla, po jon’ kânë qysh me thanë... si me thanë një fjalë popullore, jon’ kânë të vlefshme. Se me një [1] rrogë të vogël... une më nimi e nonqin e gjshtëdhet e dy [1962] qashtu kom shku në punë te vllau me vizitu, ô kânë në Marinë, ushtarë i marinës u kânë në det, e kom marrë rrogën e trembëdhjetë [13] kom shku në Pullë me Akropolis, me tren. Akropolis që shkojke Selanik - Minhen, qashtu, e u kânë në Athinë - Minhen, nuk e di. Kom shku me Akropolis në klasën e parë edhe kom hangër bukë aty, se u kânë me sillë me hangër çka të dush, edhe kom nejt shtatë [7] ditë në Pullë te vllau. Gjysën e rrogës s’e kom hargju. Gjysën e qasaj të trembëdhjetës [13] rrogë s’e kom hargju. E ka qenë... Rroga e vogël ka qenë, po u kânë e vlefshme. Shumë e vlefshme ka qenë. 

IB: Ju paska râ edhe juve me udhëtu kogja shumë?

SK: Po s’kom udhëtu une fort shumë. Jugosllavinë e di n’gishta krejt, kroatishtën e flas shumë mirë, serbishtën ma pak, edhe kapak mirrna vesh italisht. Edhe jo, s’kom udhëtu shumë valla. Holandë, Itali... qito vende i di. Firencë, Romë, Milano, Torino, Napoli, Kroacinë e di krejt në gishta, Holandën e di, Amsterdamin e di, Vaterdamin e di, Hagën e di, jam kanë tre [3] muj te Iliri kom nejt . 

IB: Po për kulturën edhe për muzikën n’veçanti n’Prishtinë?

SK: Muzikë... Për muzikë çka me të kallxu. Nexhmije Pagarushën. M’kujtohet si sot, n’Prizren, e çilke dritarën edhe u nijke krejt kah knon. Zehra Mula, Nexhmije Pagarusha... kto. 

IB: A keni shku naj koncert najherë?

SK: S’kom lanë koncert pa shku se! 

IB: Hajt tregona naj koncert që ju ka lanë ma së shumti përshtypje? At’herë moti?

SK: Koncert jo. Tash po të tregoj një shfaqje që e kom pâ. Shfaqjen qî e kom pâ. “Ana Frank” u kânë. Ka lu Leze Spaqi, kanë lu edhe tjerë, Shani Pallaska, Malo Gami... M’kujtohet si sot. Ajo m’ka lanë përshtypje se Ana Frankun e kanë vra. E kanë vra çifutët, jahuditë. Jahuditë, kta gjermant, a tu shkru u kânë ajo edhe e kanë vra. 

IB: A është dhanë në Teatrin Kombëtar ktu? 

SK: Po, ktu n’Prishtinë. M’kujtohet si sot. Po kom edhe tjera plot. Plot tjera se ku ka pasë muzikë e boks... ku ka pasë s’kom lanë pa shku.

IB: Edhe boks a?

SK: Au... 

LB: A jon’ zhvillu at’herë ndeshje?

SK: Qysh jo! Boksi u kânë... N’pesëdhet e pestën [55], n’pesëdhetë e gjashtën [56] boksi u kânë i zhvillum. Në pesëdhet e pestën [55] osht formu klubi i boksit n’Prishtinë. 

IB: Garant kanë qenë shumë t’talentum boksert’?

SK: Jashtzakonisht. M’kujtohet qyky Azizi, shumë mirë. Azizi e Nazif Gashi, Mehmet Bogujevci, Eset Krajkova, Nexhat Shala, Bërklaqaj, Përniqi... Masanej kush ka qenë bokserë t’njoftun qî kanë qenë. 

IB: A shkojshin shumë njerz’ me i pâ?

SK: Shkojshin shtatë-tetë mi’ [7000-8000] vetë. 

IB: Ku u mbajshin kto ndeshje?

SK: Poshtë te stadioni i vogël, ktu te përfundi Qeverisë, stadioni i vogël. Tash s’di çka u bo aty, a u maru naj sen. Po aty s’kom lanë meq pa shku, pa pâ.

IB: Cili ju ka lanë ma s’shumti përshtypje prej meqeve qî ju kujtohet?

SK: Përshtypjen ma t’madhe m’ka lanë meqi Nazif Gashi me Marian Beneshin. Ka boksu me Marian Beneshin. Beneshi u kânë ma i miri bokser, jo n’Jugosllavi, po në Evropë s’ka pasë ma i madh. E ky ktu n’Prishtinë e ka mujtë. Nazif Gashi e ka mujtë atâ, e ka naukav, s’e ka lanë me livritë prej konopave. Se Nazifin kojshi e kom pasë në mëhallë, ktu e ka pasë lugajën, atje poshtë te Katër Llullat, qaty e ka pasë. I thojshna, “Nazif, kurrë s’kom me t’harrue bre!”, “Po, bre axhë.”, “A e din çka i ke bo Marian Beneshit?!”. E ai meq m’kujtohet si sot. Ken kah shashtrisën njerzia, n’desh i lshoi shpirti qî e mujti Marian Beneshin. Tri herë kompionat i Jugosllavisë u kânë Prishtina, klubi i bokserve tri herë, edhe kush s’shkrujke as gazetë, as kurgju. Serbia s’na kanë favorizue oj çika jeme kurrë, kta s’na kanë favorizue kurrë. Edhe futboll... Futbollin po se po, futbollin. Vokrri kur ka lujtë edhe para Vokrrit. Ferat Karabegu e tjerë, e tjerë. Di plot futbollista me t’i tregue, edhe para pesëdhjet’ [50] viteve që kanë lujtë për Prishtinë, edhe Iliri u kanë valla. Ka katërdhet’ mi’ [40,000] shiqus’ u bojshin. 

IB: Paska pasë pak gjallni për qito. Po, a ka pasë naj ëmbëltore, a naj shesh ku kanë dalë njerzt?

SK: Tash... Ambëltore ka pasë valla. Nî [1] ambëltore u kânë te Grandi ku është tash, përmi Grand në qoshe ajo te Zahir Pajaziti, nalt në qoshe u kânë nî ambëltore qaty. Nî pejan e ka pasë. Qaty shkojshin. Une s’jam fort adhurus i ëmbëlsirave, rrallë najherë, as s’i hâ akulloret as... s’guxoj edhe prej fytit akulloret fort, veç kaniherë naj tullumb, naj diçka, naj tamëloriz qî i thojnë kta turqelit e Prishtinës ‘sutlash’, qato se tjerat... Shkojshim kajherë se jo s’ka pasë kurgjâ. A sporti u kânë i zhvillum valla begi. Se Prishtina u kânë në ligë të dytë qëndrore at’herë, në atë kohë, në ligë të dytë u kânë. Po, ka pasë shyqyr, ka pasë mjaft. Ka njëzet-tridhjet mi [20,000-30,000] une e di qî u bojshin shikus. Tridhjet mi [30,000] shiqus. 

IB: Çfarë kujtimesh keni për kohën sa keni punu në zanatin e juj, naj ngjarje?

SK: Ka bre lloj, lloj... Tash ku me u kujtu ato! Ato jon’ vite shumë të hershme. Masanena kohë e vjetër u kânë, e kohë si me thanë... e mundimshme u kânë. Të kanë shti me punu edhe që u kânë koha e komuniste, koha e Titës u kânë. Ka thanë ki me punu dhet’ [10] orë - dhet’ [10]orë ki me punu, s’ke dashtë me punu, të ka qitë prej pune. Drejtori t’ka qitë edhe s’ka pasë dreq qî munet me kundërshtu. Veç sa ka nevojë me punu... dhetë [10] orë me punu. Dhetë [10] a tetë [8] orë e kemi pasë. Tetë [8] orë e kemi pasë orarin e punës. Një [1] orë në ditë e kemi pasë sillën, veç kanë qenë edhe momente të mira. Ka qenë rroga. Ata qî kanë qenë të martum i kanë pasë edhe shtesat fminore edhe u kânë rroga e trembëdhjetë [13]. Masi qî u bojshin dymbëdhjetë [12], rroga e trembëdhjetë [13] î ipshin për pushim vjetor. Edhe shtesat fminore... Une deri vonë, Iliri sa u kânë i vogël, “Shtesat minore”, thojke, “mos m’i harxho paret e mia”, “Jo”, thosha, “i keni krejt”. Ja’u rujsha fmive. I merrsha për shtesa fminore krejt, libra, fletore Ilirit, ju blejsha djemve. Ka pasë momente të mira, ka pasë sene të mira, po ka pasë nifarë mbulese si me thanë... u kânë nifarë mbulese ekonomike. U kanë nifarë ekzistence. Ka mujtë njeri, ai që u kânë në mardhanje pune, ka mujtë me ekzistu. Jo jetë me najfarë standardi të madh, se maqina të lamjes mos t’i përmeni. Unë s’di në mahallë tonë a ka pasë kush radio aparat në atë kohë. Po kanë mujtë. Kanë ekzistue. Njerëzit kanë jetue, e kanë pasë nifarë jete mesatare. Me hangër me pi kanë pasë, me u veshë e me u mathë ka pasë. Nî parë pantolla i kom pasë me shajakë, i thoshin ‘shajakë’, s’i merr kush ato me fshi pluhnin, edhe nî parë patika të bardha. Qato patika të bardha i rujshna për Bajramin tjetër kur vjen me i veshë se s’kisha çka me veshë. Dilshim në Togbashqe. Jam kânë fëmi, lujshim na me top, e u bojshin prej barit... kto patikat e bardha, e u bojshin helaq. E i çojshna në shpi, në klor i shtishna në legen, e me klor i lajshna me i rujtë për Bajramin tjetër me i veshë. Qajo u kânë jeta. Nî kmishë si me vija qî jon’ kânë do kmisha, qî ato s’i merr kush me ja falë sot. Në atë kohë nî kmishë, nî parë pantolla shajakë... për Bajram qato me i veshë. S’ka tjetër. Se këpucë... çfarë këpucsh! 

IB: Qysh jeni njoftu me bashkëshorten?

SK: Eh... tash të tregoj. Qysh kemi jetue na me bo me pas pasë filmin, nî film njeri, a e din... Eh, nî film qî nuk hecë filmi hiç, veç me pâ kishe thanë a është e mundur qî njerzit kanë jetu qashtu, a është e mundur! Ti sot m’kishe bâ pytje, “A është e mundur, xhaxhi Sali, njerzia me jetu qishtu?!”. Kanë jetu njerëzia, kanë jetu. A po besoni që unë kom pâ familje, jon’ ulë katër-pesë [4-5] vetë e kanë qitë atë gjyveçin... Qysh po thirret ai i dheut? Çka është ai sen? (IB: Tava e dheut) Eh... me kos e ja u ka qitë fëmive për sillë me hangër bukë e kos. E bukë e kos me hangër... Plus plaku, i zoti i shpisë, i ka thanë grujës vet, “Qiti, qiti ujë halâ, le t’bohet ma holl se e hanë kta shpejt”, si ‘ajron’ qî thonë kta. Qashtu për sillë kanë hangër njerzia. Po kanë jetu edhe jon’ kânë ma të shnoshë. Natyrale gjânat jon’ kânë. Çumshti, mishi, buka... Kur u pjekë buka te furra e Kacallarve, te furra e Azemit... na katërdhet- pesëdhet [40-50] vjet na qaty kemi marrë bukë, kur i nxirrshin bukt’ prej atyhit në shpi tonë u nijke era. Jon’ kânë diqysh ma origjinale, ma natyrale jon’ kânë, ma... Jon’ do momente, ishalla kurrë s’kthehen, veç jon’ do momente qî vallhi edhe nuk durohen, edhe sot nuk durohen. 

IB: E ktu n’Prishtinë shpinë a e keni pasë kshtu tradicionale, me odë me dhoma t’ndame, apo e keni pasë tjetër stil?

SK: Jo, me dhoma të dâme jon’ kânë. Jon’ kânë dy dhoma t’mëdha, nî koridor ‘xhezënti’ i thonë kta prishtinalitë, “xhezënti”. U kânë koridori, n’anën e majtë u kânë dhoma e fjetjes, n’anën e djathtë u kânë dhoma e fjetjes, poshtë u kânë ‘shpi e zjermit’, i thojnë gjakovart’, u kânë shpi e zjermit ku kanë gatue. Aty nâna... jo nâna s’ka gatue, po nâna u kanë e zoja e shpisë, po nuset valla kanë gatu, gruja e vllaut edhe tjetra. E atje rrishim, e kur vike dikush musafir e shtishim n’odë. 

IB: Edhe odë keni pasë?

SK: Po. Qajo, odë i thojshin at’herë. Çfarë odë, dhomë. Dy [2] bunara i kemi pasë, dy [2] puse. Njanin halâ e kemi. Hidroforin e kemi shti, tjetrin e kemi mbyllë krejt. Bâba thojke, “Kta mos me e mbyllë se s’i dihet biro çka bâhet”. Edhe nime erdh puna që u nalke uji, s’vike ka dhjetë [10] ditë, e na e kishim bunarin tonë. E lshojshim hidroforin sa t’dushë. N’dash... se kemi pasë edhe bashqe, shtatë [7] âri oborrin e kemi pasë. E bâba e kqyrke... qaj veni i vogël, qato familjet tona krejt i ka furnizue, krejt prej qati oborri me tranguj, me baronia, me spinaq, me çka s’ka pasë! Vishin prej kojshive, “Ô a ban nî [1] kese spinaq?”, “Po, more babë bon.”, “Sa me ta pagu axha Mehmet?”, “Jo, pasha axhën merr sa t’dush. Veç mos ju qit dhive, lopve... A e keni për me hangër?”, “Po”, “Merr”. E krejt i kemi pasë n’shpi. Kurgju s’kemi ble. Bâba u kânë merakli shumë. Kurgju në treg s’kemi ble, veç pemt po, se perimet jo. Krejt i kemi pasë... U kânë merakli bâba në oborr edhe e majshim, edhe na i nimojshim kajherë. 

IB: Tash po dalim qysh jeni njoftu me grun?

SK: Enver Gjerxhekun a e keni njoftë? Enveri e ka pasë nî vlla, Burhan thirret, tash osht n’Oklland, n’Zelandë, vllau i Enverit. E motra e Enverit, Fatushe Gjerxheku thirret ajo. U kânë shoqe n’Gjakovë me shoqën time, shoqe jon’ kânë. Dy [2] shoqe të reja, të vogla. Edhe masanej Enveri moti ka kalu, ka dhanë mësim në Normale, edhe ka qenë profesor, ka vdekë profesori. E masanena kjo ka ardhë me nejt te shoqja e vet, shoqja e jeme ka ardhë me nejt te Fatushi në Prishtinë, e unë e kom njoftë Enverin, jemi njoftë edhe me Burhanin ma herët, me vllaun e Enverit, e i ka thanë shoqës, “Unë kom me ta gjetë një djalë në Prishtinë, kom me i thanë Burhanit”. Edhe qashtu jemi njoftu nëpërmjet ktyne Gjerxhekve. Jemi njoftu edhe nî [1] vjet kemi nejt nër unazë, masanej m’vdiq nâna, e anulum martesën për katërdhet ditë, edhe u martum m’1960-tën. Kalum qishtu nja ni vjet mirë, shëtitëm, qi thojke bâba u ‘zagaritëm’ nëpër qytet, po s’kishe ku me shku at’herë veç n’kinema me shku, s’kish kurgju tjetër në Prishtinë. 

IB: A shkojshit në kinema?

SK: Po. 

IB: Çfarë filmash shikojshit? 

SK: Vallahi.. paj kom shique filma shumë. Kom shiqu... Sofia Lorenin e kom pâ, Xhon Venin e kom pâ, e kom pa Merlin Monron, e i kom pâ filmat, e artistat po t’i përmeni. E kom pâ këtë Gari Kuperin, Ava Garnerin, qishtu. Qita lujshin at’herë filma sinemaskop ishin krejt, skejëm skej. Shkojsha unë e merrsha lloxhën, e merrsha krejt, kisha qef me nejt me të fejumën. Na të fejum ishim, po thosha: “s’kom qef aty ngat me pa kërkon’”, e merrsha... krejt ishin katër karrika, të t’katërtat i pagujsha. E qashtu... nëpër filma, s’kish ku, s’kishe ku me shku. Prej tetve deri në dhjetë [10] zakonisht shkojsha, kish edhe prej gjashtve deri n’tetë, prej katërve deri në gjashtë, tri herë lujke kjo kinema ‘Rinia’, tash qi është. E marrsha shoqën e çojsha te Fatushi, te shoqja e vet, une u kthejsha. 

IB: E parzit para se me ja nisë intervistës dëgjova t’u më tregu qysh për me e thirrë grun është dasht një ditë ma përpara me lanë terminin?

SK: Një ditë. Tash unë po du me thirrë grun’, po du me bisedue me shoqën, qysh është halli se t’fejum ishim, aj njeri e thrret - gja normale, s’është me rëndësi çka flet me to, veç e thrret me ja ni zânin a naj sen. Tash... shkojshna në postë e bojsha thirrjen, e ma jepshin ata një letër, qe si qët bllokun që e kom pasë, qe qishtu ma jepshin një letër, thojke: “N’ora tetë duhet me ardhë n’telefon para tetve, t’nestret - sot e bojsha për nesër. Kur u bojke ora tetë n’mramje, shkojsha me telefon e thojke: “Hi n’kabinë qitash”, unë hishna n’kabinë e folsha me shoqën: Si je mirë, çka po bon e qisi sene. 

IB: Edhe mandej keni bo fëmijë?

SK: Masanej, u martova në gjashtëdhetën, në gjshtëdhet e njishin më lindi Iliri, n’gjshtëdhjet e treshin më lindi Ylberi. Qita dy djem, tjerë s’kom. Edhe vazhdun djemt u rritën, shkun nëpër shkolla. Nejt m një kohë bashkë deri para pesë-gjshtë vjete, ky i vogli u dâ, unë meta me Ilirin, ku jemi edhe sot tu jetu. 

IB: A të nalmi pak te koha e Rankoviçit, deri në gjashtëdhet’ e gjashtën u kon’ ajo kohë, shumë e vështirë. N’Prishtinë, qysh... çfarë atmosfere ka mbizotru?

SK: Me t’thanë t’drejtën n’kon kanë dyshue kanë lypë armë, po edhe i kanë shitë armët edhe ja kanë dhanë armët, për shembull Salihit, Shabanit... ty një allti, ty një allti me shku me ja dhanë filanit, filanit, fistekit me ja dhanë alltinë edhe me ja shitë. Thuj që “Kom ardhë me ta shitë”, që thojnë një fjalë popullore ‘për sa t’dush pare me m’dhanë me ma dhanë qit allti’. Eh, Supi ato i ka bo UDB-ja i ka bo. Ma ka dhanë mu alltinë, edhe ktij alltinë me ja dhanë, me ja dhanë filanit me emër, e atina tani me shku edhe me ja marrë alltinë edhe me rrehë. E e kanë thirrë, i kanë thanë: “Alltinë me ma dhanë edhe qyky numër është i alltisë”, “More s’kom”, “S’kie...?”, e kan’ bo ujë me pamuk me i dhanë, e kanë rrehë edhe ja kanë marrë armën. Shqiptarët kanë shitë armë, i kanë pasë ata spiunat e vet, i kanë pasë njerëzit e vet, i kanë pasë. I kanë pru njerëzit, sidomos i kanë zgjedhë njerzit intelektual, ata i kanë burgosë, besa i kanë qitë edhe deri n’kufi t’Shqipnisë, natën i kanë qitë, e i kanë vrâ... që nisën me ikë për Shqipni, kom shumë raste që i di. 

IB: Cilat raste për shembull?

SK: Që i kanë çu në Shqipni edhe atje i kanë pritë, i kanë vrâ... që nisën me ikë për Shqipni, sekretariati UDB-a, shërbimi i sigurimit. 

IB: E demostratat e gjshtëdhjet’e tetës?

SK: E mërkure u kanë. N’Prishtinë jam kanë, se n’Mitrovicë jam kanë në atë kohë. Erdha unë me punë diçka, një dokument me e marrë n’Prishtinë, kur fillun demostratat. Tash kur sekretariati... s’ki çka me pâ, veç nja tri kordone ishin kanë plot. E prej atyhit i hypi autobusit, tej në Mitrovicë qi shkova nja katër herë e nalën autobusin, lypshin lejën e njoftimit, a mos kemi marrë pjesë n’demostrata. E kom një “Zërin e Rinisë”, jo s’oshtë “Zëri”, “Bujku” at’herë... qysh harrova me ta pru qâtâ me pâ, është vllau aty në fotografi qitu te Termoelektrana ku u kanë përpara e vjetra, aty jemi kanë... zi, po nja dhet’ mijë vetë, e kom vllaun aty edhe unë jam në fotografi, tetëdhjetë e njishi. Edhe gjshtëdhjetë e tetshi m’kujtohet shumë mirë, po në gjashtëdhjet e tetshin unë jam kanë n’Prishtinë, po shkova në Mitrovicë. Aty filloi... prej qatyhit u nis’ fesati në gjashtëdhet’ e tetshin. Tash mendimi im osht, personal... prej kur e pranun, flamurin qi e qitën, flamurin qi e pranun Titoja kur ke gjallë, flamurin e pranun, flamurin kuq e zi me qitë n’Kosovë, prej qat’herit... deri at’herë u kanë gjithqysh, gjithqysh raste ka pasë, turli raste ka pasë. A prej gjashtëdhet’ e tetshit u kanë pak ma ndryshe, po në gjashtëdhet’ e tetshin fillun demonstratat, ktâ tani... “A... qe, ja u dha Tita flamurin, ja u dha t’drejtat, kta tash kanë qef m’u bashku me Shqipëri”, t’ja shtrun zollumin Kosovës, kta ja shtrun zollumin Kosovës. Masanej u çunë edhe studentat, masanej shkoi një kohë bajagi e gjatë, apet fillun në tetëdhjetë e njëshin demostratat, qashtu lomsh puna tu shku. Tu.. me parregullsi - rregullo një pjesë, prish dy pjesë, rregullo një pjesë, prish tri pjesë, rregullo një pjesë, prish katër pjesë, që me thanë kurrë përfundim nuk ka pasë, që me thanë “Hë, u kry diçka”. Po, si me thanë... fesat mas fesate. Po, veç prej shatëdhet’ e pesëshin - shatëdhetë e katërshi u kanë mirë. Që u kanë mirë, tash për mendimin tim personal, prej 1977, u kanë ma mirë. Une në shtatëdhet’ e shtatshin kom hi në Inë të Zagrebit edhe po ju tregoj - Unë në atë kohë në shtatëdhet e tetëshin kom mujtë me rrogë të Inës 1800 mark me i ble. Kur u kanë Ante Markoviçi kryetar i Kshillit Ekzekutiv, u kanë një kroat, dallmatin, prej n’qat kohë 1800 mark kom mujt me i ble me rrogë t’Inës t’Zagrebit. A sot...! Edhe në qat kohë kom marrë kredinë, në shtatëdhet’ e nanshin, e kom marrë shpinë që e kom poshtë, qat shpi e kom marrë, e kom maru me kredi të Inës me katër përqind komat - një paqetë cigare kom pagu kredi n’mujt, sa me ble një paqetë cigare, e qe çfarë jete u kanë! E a ki tash kredi me katër përqind dikund? A mundesh me gjetë? As andërr s’mundesh se jo me pâ, andërr. E kom kalu mirë. 

IB: Kah të çojke puna, kshtu në Inë të Zagrebit?

SK: Dragash, Gjakovë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Tutin, Novi Pazar, qit teren e kom pasë. 

IB: Çka të kujtohet naj moment kshtu gjat punës?

SK: Shumë momente të mira, fantazi. Ku kom shku, ata shefat e stacioneve qi jon’ kanë, ku kom shku aty e kom pasë sillën gati. I lajmrojshin, se e kem pasë edhe kerrin, toki vokin me veti, edhe thoshin: “Ktu me nejt sonte n’darkë, e n’sillë e krejt”, kem kalu jashtzakonisht mirë. Sa jam kanë n’Inë t’Zagrebit, e aty n’Inë t’Zagrebit jam kanë prej shtatëdhetë e tetshit deeeri, deri kur kom dalë në pension 1998, sa po i bjen... nizet’ vjet, veç kom dalë pak përpara kohe n’pension. U prish’ puna krejt, na murën, na uzurpun, e murën Inën, tha: “Prej sodit është bo Petroll, s’ka mâ. Kush do me nejt - rri, kush nuk don shkoni prej shpie”. Unë dola para kohe, ma pagujtën ktâ bile... Ilirit, Ilirit ja dhash. Ma pagujtën stazhin edhe për një vjet, që s’i kishna unë, edhe për ma pagujtën Beogradi. Krejt marka i bleva me qato pare, shkoi Iliri n’Mitrovicë i thejti. (Qesh) 

IB: A ka qenë punë e vështirë me bo, kshtu si punë?

SK: Po m’varet. Na jemi kanë... unë kom qenë si për mbikqyrje t’stacioneve, krejt i kemi pasë na jemi kanë, një elektricist edhe dy mondera. Na e kemi pasë krejt prej a-së çka ka deri te ajo pika e fundit, në fund t’rezervarit, e kemi pasë në mbikqyrje. Kontrollën, shërbimet, mirmbajtjen e krejt. Po, ka pasë momente, ka pasë veç puna nuk u kanë... po mendoj e randë. E mshelne u kanë, stacionet ju e dini qysh jon’... rezervart’ në dhé kanë qenë, ka pasë raste që u kallë naj diçka, aty-këtu, veç n’përgjithësi mirë ka qenë. Meditjet jon’ kanë: rrishe mas katërve - pesve’- gjysë meditje; rrishe mas pesve deri në gjashtë - shtatë - një meditje e plotë; edhe ni rrogë n’mujt e merrshe pa punu hiç. Meditja që më takoje, qi kom nejt ma shumë se nontë orë në punë. 

IB: Jetë e mirë ekonomikisht kshtu. 

SK: Me kroat është mirë me punu, me kroat është lavdi e madhe. Veç... a besoni që qitash me pasë Kroacinë me t’thanë: “Hajde për nja dhet’ minuta po t’çoj me naj satelit, a me naj robot për dore me shku, veç me i thanë unë jam shqiptarë prej Kosovës n’kom’ çohet përnjëherë, t’përshëndetë”. Veç i thu: “Jam shqiptarë”, shumë na donë, tepër na donë. Unë bile qato nizet vjet e fundit... 

IB: Për Univerzitetin e Prishtinës a ju kujtohet kur u hapë edhe çfarë kujtimesh keni për atë periudhë?

SK: Mu më kujtohet kur u hapë, e ka majtë fjalën, e ka pasë bâba i Veton Surroit, Rexhai Surroi. E ka mbajtë një mbledhje edhe ka thanë... na urojti ai edhe tha: “Ne te dinë krejt bata, e ne te dinë krejtë çka ka mbi tokë që Universiteti i Kosovës nuk është Universitet i sharraxhive, po osht Universitet i dijes!”, Rexhai Surroi qit fjalë e ka folë. Manena, mas një kohe u mush studenta , u mushën tu ardhë prej kahmosit, veç e di kur u hapë qat’herë... edhe sot, ma t’zotin se Vetonin - s’ki, edhe Flaka motra e vet, veç ky është Migjen, ky është gjeni botnor -Veton Surroi. 

Nantëdhet’ e nishin, nëntëdhet’ e tetën, nëntëdhet’ e nantën e bombardun Serbinë NATO -ja edhe krejt qikjo shpia e re e jemja, në tetëdhjet e njishin që e kom maru, e kom pasë ballkonin, se tash djali i ka qitë shkallët përpjetë, e ka bo hymjen e vet. Kur e ka bombardu supin nuk e di çfarë dite u kanë, veç u kanë tetë e diçka n’mbramje, sekretariatin e punëve, kornizat m’kanë dalë prej bombardimit, prej ballkonit që kanë dalë prej venit. 

IB: A ishit ju me familje në shpi?

SK: Veç unë me shoqën. Iliri ish n’Holand, a ky i vogli ish në Norvegji, n’Osllo. Unë s’u frigosha menxi s’pritsha me dekë. 

IB: Pse?

SK: Veç. Çka me nejt qashtu në robëri, edhe i thojsha, shoqja m’thirrke: “Hajde more poshtë”, unë n’ballkon isha edhe i thojsha: “O qepoj bâba Klinton”, bash qito fjalë... thojnë n’Gjakovë ‘qepoj’, mshoj. Thojshna “O qepoj bâba Klington Millosheviçit, bre! Edhe n’raftë naj bume n’shpi teme nashtë, veç a e sulmove Serbinë, nasht”. Po valla, aq gëzim i madh që u bo kuku... që kërsitke bum, bum... e i gjujshin, ktu n’Hajvali jon’ kanë bazat raketore, po edhe n’Gërmi, afër dikun, gjujshin dikun përmbi bazen, menjëheri jon’ kanë atje bazat. E gjujshin me ajroplana me kto tomahovka, qysh po i thojnë... veç krejt jeta ka kalue me luftë, qishtu qe. Lufta prej Serbisë... prej kur e kanë vrâ Aleksandrin rahati s’ka pasë në Kosovë, po edhe prej kohës edhe para katërqind -pesqind vjete s’ka pasë rahati. Edhe at’herë kanë luftu turqit me kta, me kta ‘kaorat’ që i thojnë, se kta ‘kaora’ ju thojnë serbve, a e din turqit, tej kanë luftue me ta masanej mule lufto n’Luftën e Dytë Botnore, mule me luftue partizant me gjerman, mule me luftue me ballista. I thojshin ‘ballista’ atyne kundër partizanve, po po ata luftojshin për interesa t’kombit shqiptarë, si ky ballisti që e qiti flamurin në Beograd. Aj ballisti i kombit shqiptarë ishin, po ishin kundër partisë s’Enver Hoxhës, jo kta jon’ kundër komunistve, kundër popullit shqiptarë, ata s’dojshin me serbë, s’kemi dasht na kurrë... s’kemi pasë kurfarë, po s’kemi n’realitet kurfarë ngjajshmërie na me serbë - as kah gjuha, as kah gjaku, as kah kombi, as kurgja hiç, as kah feja... çka me u bashku unë me ta?! E kryetari i Kuvendit sot thot: “Duhet dorën e pajtimit me ja shtri Serbisë se s’kem qare!”, qysh more s’kem qare?! S’ta ka përzhitë qorbën, s’ti ka mytë katër-pesë antarë në shpi, se kurrë s’ja kishe dhanë dorën. 

IB: E luftën e fundit qysh e keni përjetu? Qysh ka rrjedhë ngjarja për familjen e juj? N’nantëdhet e tetën, n’nantëdhet e nantën, qat periudhë.

SK: Krejt kohën ktu jemi kanë. 

IB: S’keni shku dikun tjetër?

SK: Jo, jo, jo. 

IB: A keni hasë naj rrezik, a naj vështërsi kshtu?

SK: Jo. M’kanë hy n’shpi nja tri herë, m’kanë hy njëzet e katër polic. Edhe zibity i mshojshin derës me kâmë edhe e kom pasë qishtu qe atë, me qizme qysh i ka râ asaj, qysh i kanë ato... qysh i thojnë atyne? Hekra- atë hekrin gjysëm harku qishtu u kanë dera, që i kanë thanë “Hajde, dilni përjashta”. Edhe unë kur dal, krejt ish qprazë mahalla. Prej Velanisë me mija vishin te poshtë edhe hini njani, kur hini tha: “Hajde stari”, hajde dil, thashë: “Ku me dalë?”, tha: “Dil përjashta”, thashë: “S’muj me dalë”, tha: “Pse s’munesh?”, thashë: “Po shoqën e kom smutë” - thashë - “prej diabetit”, tha: “E shërojmë na” - tha - “hiç mos meno” - tha - “edhe zgjidhe: a po don për Turqi, a po don për Maqedoni, a po don për Allbani”, thashë: “As për Turqi, as për Maqedoni, as për Allbani” - thashë - “Unë du me nejt te gruja se s’di sa ka me m’jetu gruja”. Mi shkrujti dy copa letra e mi dha qishtu t’gjata, “Sot” - tha - “na kemi me i çu te Bata atje n’hotel me u regjistrue atje” , kta kishin pasë qëllimin edhe sa jon’ metë shqiptarë. Tha” “Tjetër herë kur t’vimë” - tha - “me t’gjetë” - tha - “nuk bohet mirë”, edhe po m’thot mu “Liqna karta”- lejen e njoftimit. Unë e nxora, e kishna pasë bllokun sa e kishna marrë pensionin, librezën sa e kisha marë pensionin. E kom pasë pensionin e mirë, shtatëqind e pesëdhet’ dinarë e kom pasë pensionin, edhe e mora qysh jon’ kanë paret qaty, “Çka jon’ kto pare?”, “Po, sa e mora” - thashë - “pensionin”, tha: “Ani mirë, mirë. Dobro, dobro”. Unë thashë: “Pensionin që kom punu”, tha: “Ku ke punu?”, thashë: “Me Serbi kom punu”, unë po i thom, “Me Serbi?”, thashë: “Po de, me serbë” - thashë - “kom punu katërdhet’ vjet”, tha: “Po, ju Serbinë s’po e doni”, thashë: “Po unë mos me pas’ dasht s’kisha nejt, po unë e kom dasht Serbinë edhe kom nejt. Kom punu n’sipërmarrje t’Serbisë”, “dobro stari”. Thashë... kur s’mi mur qato pare krejt. Edhe meta. I çova te ai Bata ato letra, unë Batën... ja kom njoftë babën, prishtinali u kanë. Kur shkoj t’nestret unë thashë: “Bato, kom ardhë... kanë ardhë m’kanë hy n’oborr, e m’kanë thanë kshu”, ai prishtinali i vjetër, tha: “Hajt ti shko n’shpi lirisht, n’çoftë se vinë apet” - tha - “thuj Bata m’ka thanë me ju lajmru ju Batës”, - tha - “s’guxon kush, kur t’ja thu qit fjalë, s’guxon ma kush” - tha - “t’poshtrit e batës” - tha - “krejt gjenerala mu ka mushë prej Serbisë” - tha - “hoteli mu ka mushë” - tha - “nji cent se pagun kush”. Edhe telefonin, po m’thot: “Axha Sali” serbisht tha çika: “Sali, kad ti treba telefon dodji govori kod kod hoqesh”. N’Holandë kom fol me Ilirin sa herë e prej qatyhit e qaty gjeneralat, veç tha: “Mos folë shumë”, a e din, “Mos t’nijnë ata nalt që po flet shqip”. Folsha unë me Ilirin me telefon, thojke: “Hajt se pisa jon’ kta, krejt hajduka jon’”, ‘hajduka’ ju thojke serbve. E i dujke prishtinalitë valla, ai prishtinali i vjetër, i dojke qytetarët shumë, shumë i ka dashtë. Në Budvë e kâ hotelin edhe thojnë “Bata shqiptarë”, atje gjallë është hâla. 

IB: Ke tregu që je kanë edhe në Itali, pse keni qenë në Itali?

SK: Me shetitë. 

IB: Me shetitë. Çfarë përshtypje ju ka lanë Italia?

SK: Fantazi. Kom qenë n’rezidencën e Leonardo Da Vinqit, në Firence. 

IB: N’cilin vit?

SK: N’shtatëdhetë e gjashta.

IB: Hajt tregona qysh keni kalu?

SK: Kom qenë në Milano, kom qenë n’Firencë, kom qenë n’Torino, kom qenë n’Venecia, kom qenë n’Triesht. 

IB: Me familje keni shku?

SK: Jo, jo me shokë. Dymbëdhet’ditë kom nejt në Itali. Vend ma t’bukur për mu se Holanda edhe Italia nuk kisha thanë... megjithëse është edhe Zvicrra - Zvicrra është diçka tjetër ama Zvicrra det nuk ka, a Italia e ka detin Jon, detin Adriatik, edhe qytete të bukura, qytete të pastërta, fantazi. 

IB: E at’her mesiguri ju ka dokë shumë bukur se prej Kosovës tu shku atje ka qenë ndryshim i madh n’Itali?

SK: Ndryshim i madh, si hana me tokë. Po edhe sot osht... po edhe sot me shku në Firence, çika e vllaut ajo e Agronite ka kry dizajnin, fakultetin, e sot me shku me pâ Firencën, ti s’ki... si hana me tokën - me neve si hana me tokë. Po, edhe Zagrebi është se jo vetëm Italia. 

IB: E n’Holand kur keni shku, n’cilin vit?

SK: N’Holand kom shku mas lufte. S’e di mu m’kanë pëlqye... tash kom shku prej një veni, prej një provincës shumë t’prapambetun. Po, edhe Kroacia është... po ju thom t’drejtën tash nashta është pak nënqmim me folë, a e din, po ju thom t’drejtën edhe njëmijë vjet populli shqiptarë si Holanda s’mundet me u bo, edhe njëmijë vjet. N’çdo aspekt... ku t’shkojsh, n’çdo aspekt kâma që ka me t’shkelë ke me pâ mirë e ma mirë, jo keq e ma keq, po mirë e ma mirë. Si n’shëndetësi, si n’muzikë, si n’kulturë, si n’sjellje të njerzimit, si ndihma me të ndihmue, aj... bon vaki ku me ditë çka është tu e pritë - ajroplanin ish kanë edhe pesë minuta, dhetë minuta... me ja bo një pyetje nalet njeri edhe t’tregon, t’spjegon, t’jep udhëzime kah me ja majtë, qysh me ja majtë - Holanda. E po mendoj jon’ shumë njerz’, mu m’kanë lanë përshtypje jashtzakonisht. Unë jam msu valla me familje, nuk e di nashta jam i prapambetur, veç me një sen nuk pajtohna. Nuk pajtohna me sot që gjithë ditën me telefona po folin, gjithë ditën me telefona n’dorë, po merren me telefona shumë, bile s’lexon kush kurgju, kush nuk lexon kurgju. Unë kom hypë, qe Iliri t’kallxon, Iliri flet me babën e njifet shumë mirë, ka bâ vaki kom hypë n’tren ose tërlobus, kom shku prej Iliri ku ka punu deri në Hagë, njiqind jemi kanë tu udhëtu, njëqind vet jon’ kanë tu lexu. 

IB: E ju kur jeni kanë i ri ose shoqnia shqiptare prishtinase a kanë lexu? A kanë qenë adhurus t’leximit? A guxojshit me lexu vepra shqip, për shembull?

SK: Jo, tash ka bâ vaki. Jo me lexue, me ta zânë librin ‘Lahutën e Malësisë’ me ta nxanë, a e din çka... haj Zoti na rujtë! Jo, po me t’nxanë... At’herë n’atë kohë me 1953-4, veç n’ora dymbëdhetë folke, kishte televizora, po Shipnia s’kish shansë. U kanë një emision n’ora dymbëdhetë gjithmonë ‘Ju flet Kukësi’, ‘Ju flet Kukësi’, si të maron Kuksi fillojnë kangt’ popullore ose folklorike. E tash veç që e ka lshu njeri filan ‘Kuksi’ lajmet, e mas lajmeve i ka ndëgju kangt’ popullore e kanë kapë supi, tap e n’burg, “Pse ti po i ndëgjon lajmet, Shqipninë?”, “Jo bre kesh tu e ndëgju kangë!”. “Jo, jo e dimë na. Kemi ndëgjue që ti i ke ndëgju edhe lajmet edhe kangët masanena”. Ka njeri që i ka hangër edhe pesë-gjashtë mujë burg, pse e ka ndëgju, pse ka thanë ku po shkon! Qe valla, gjakovare, po shkoj me ndëgju ‘Radio Qabratin’, ‘Qabratin’ i thojnë Kuksit kta a e din, “Cilin Qabrat?”, “Po, Radio Kuksin”, “Hajt se ta kallxojmë na Radio Qabratin”, e kanë shti e kanë bo... 

IB: E qysh i merrshit ju msheft librat ashtu?  

SK: Jo, s’ka pasë libra, po libra që jon’ kanë të ndalume ka pasë. Për shembull: Libër me portret t’Enverit s’ke guxue me majtë, Lahutën e Malësisë s’ke guxue me majtë, se Lahuta e Malësisë... ti e din çka është, aty e thotë qysh me i vrâ serbët, e malazezët. Po kanë majtë njerëzit, kanë majtë libra ilegale, kanë majt... s’po thom që s’kanë majtë. E tash qysh jon’ furnizue... do i kanë pasë libra të vjetra çka jon’ botue para pesëdhet’-gjashtëdhet’ vite, edhe ato jon’ kanë të ndalume, jon’ kanë pak çështje nacionale që kanë prekë pak kombet e kombësitë. Po, kanë dashtë me burgosë, kanë shku n’pushimin e lartë, kanë shku n’bankë, ja kanë shti, supi, sekretariati ja kanë shti librën, “Qe ja gjetëm librën filanit, filanes. Tash në burg me kapë”, shkas kanë përjetu. Se kanë lexu edhe përpara, kanë lexue njerëzia, ma shumë kanë lexu përpara se sot. Unë kom raste, kom lexu, për shembull, thot: “Absolvente jam e letërsisë”, “Hajt bukuroshe tregom romanin e parë Ismajl Kadareja, cilin e ka shkru?”, “Aiii... kom harru valla”, “Qysh kom harru? Romani kur t’lexohet...”, ai... Ismajl Kadare veç dheu kur të mlon harrohet se ai njeri edhe ai përson që e lexon romanin e Ismajl Kadaresë pa marrë parasysh cili roman është ai s’harrohet mâ”. S’dinë bile, bile... shumica s’dinë as kush oshtë Ismajl Kadare, veç me telefona n’dorë, gjithë ditën me telefona n’dorë. 

IB: Gjatë krejt jetës juj çka keni msu diçka me vlerë, ni mësim prej jetës që e keni marrë?

SK: Po, t’drejtën me ju thanë, unë krejt jetën ja kom kushtu familjes edhe kom pasë qef me komuniku me njerz’, me njerz’ që thojnë fjalë popullore, ‘i han pazari’, ‘i njeh pazari’. E unë krejt jetën, po thom prej njimij’ e nonqind e pesdhet’ e nanshit e gjasht’dhetshit e te knej, krejt jetën ja kom kushtue familjes. Nanën e kom dasht shumë, shoqën e kom dasht shumë, fmitë i kom dasht shumë, kështu që për mu tjetër kush s’ka ekzistu. Megjithëse krejt njerëzit i du, krejtve ju dëshiroj çdo t’mirë, krejt kombit shqiptarë. Ama familja oshtë e shejt. Me familje nuk krahasohet kërkush, me nanë e me babë s’krahasohet, t’gjitha me kto mundesh me i ble babë - nanë s’un gjon’ me pare. A ke ni që shitet bâba edhe nâna? Me pare me u ble a ka? S’ka, po s’ka. Ajo osht vlera ma e madhe, ajo osht pasuria ma e madhe, ajo është ai kujdesi ma i madh, ajo është dhurata ma e madhe, ajo është qysh me thanë... shkolla ma e madhe kur njeriu jeton, kur fëmiu jeton në gjiun e familjes. E unë shumë në do sene nuk po jam... unë e kuptoj, unë jam njeri që i kuptoj gjanat, e kuptoj modën, e kuptoj veshën, le t’veshë çka t’don, ama mos me tejkalu kufinin. Babën e nanën me respektu, edhe profesori që t’ka dhanë ni mësim edhe atë duhet me respeku se ai të ka mësu. Se babën profesor s’mundesh me pasë, me t’dhanë tetë orë mësim n’fakultet. Tash për mendimin tim qajo oshtë, tjetër sen s’ka pasë kurfarë dëshire, edhe me pas pasë s’kish mujtë me arritë. Veç u bonëm pak kishe me ditë diçka hajt, se jo n’përgjithësi, une po t’thom... s’ishe në gjendje një palë këpucë me i ble, një parë patika tre-katër Bajrama i bâjsha - një parë patika i mathsha. Veç t’drejtën me t’thanë për dëshirë çka kom pasë... dëshirë, kom pasë qef një motër me pasë, ja një vajzë. As motër, as vajzë. Jemi kanë gjasht’ vllahun, katër prej bâbe e prej nâne. Babës i ka dekë gruja e parë ja ka lanë dy djem, u martu me nanën time me nanën i ka bo edhe katër djem, do me thanë gjashtë vllahun - katër jemi kanë prej babe e prej nane, a dy jon’ kanë vetëm prej babe. 

IB: Faleminderit shumë për intervistën edhe për kohën që e keni ndâ për me bo intervistën. Paq shëndetin e mirë! 

SK: Ndoshta edhe pak kom folë, kshtu... qysh me thanë jo bash - popullorqe e kom grahë, a e din. 

IB: S’ka lidhje neve qishtu na vynë. Faleminderit shumë!

SK: S’ka për se, s’ka për se.