Selman Salihu

Intervistuar nga: Fisnik Kamberi

Po at’here hala i kishim dy lop, i kishim do dhenë — edhe ato na i murën; na i morën ato, pos kijet qi i kishim ngjit n’zgedhë, e kerrin

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

09.06.2018

Lokacioni i intervistës

Dumnicë e Poshtme

Vendi i lindjës

Dumnicë

Tranksriptimi

FK: Mirëmëngjes! Jam Fisnik Kamberi, hulumtues i projektit Kujtesa e Kosovës — 100 rrëfimet. Sot gjendëm në Dumnicën e Poshtme, jam me subjektin e radhës, i cili quhet Selman Salihu, ôsht datë 9 qershor, viti 2018. Tash po fillojmë intervistën.

Axhi Selman, mirë se vjen në kët intervistë!

SS: Mirë se ju gjetëm edhe juve! Falemnderit!

FK: Si pyetje t’parë keni: kur dhe ku jeni lindë?

SS: N’fshatin Dumnicë, n’vitin 1936... edhe k’tu jom ende sot.

FK: A mundesh pak me na folë për fëmijerinë, për familjen, për kujtimet e hershme që ke.

SS: Pa, po. Diqysh une kur jom lindë e ma k’nej, kur jom ba pak me dijtë, katër-pesë [4–5] vjet, domethanë u kanë vujtje familja k’shtu ma shum, n’mnyra t’ndryshme; k’tâ skâmja, tanaj k’to vuejtjet, për shemull, kisha m’i quejtë asi... pushtuesit qi kanë ardhë k’tu te baba, te... neve na ka percjellë ajo. Po k’tu na, k’tu n’fshat jemi marë me bujq’si, me bujq’si... k’shtu jena metë gjallë ma s’shumti, se at’herë n’at kohë pun’sim nuk kish fare, nuk kish; e k’shtu punojshim tokën qashtu sa mbi... mbijetue; k’shtu: drithin, i majshim kapak lop, dhen kena majt, e me qito jena baravat qishtu. Dikur, kadal-kadal-kadal-kadal u rrit edhe familja, edhe punojshim pak ma shum.

FK: Për prindërit, a munesh me na folë pak?

SS: Për prindërit, prindit: baba u vetmue, se vllaun e madh ja mytën at’herë, ma herët, n’dit’ Bugarit. Ni motër, edhe ajo shkoi te burri. E tash gjyshja, nâna e babës, edhe ajo ka vdekë, domethanë gjyshja e babës. K’shtu qi metëm veç me nânën. Nâna e vujtne, me mërzi, se nâna kur u kanë e martume k’tu, për babën, familja e saj ku ajo ka lindë, pej kahit ka ardhë, i kanë dalë n’Turki (edhe ata sot e asaj dite jon atje), k’shtu qi nana u metë k’tu veç me thmi t’vet, me burrin, se pej familjes s’ka pasë kërkon; k’shtu qi gjithë ajo e ka pasë n’kujtesë: u mërzitë. Ma s’shumti u mërzitë për vëlla, qi vllavi i asaj pa u martue nâna hala, ja kanë marë turqit ushtar n’at kohë; kur e kanë marë turqit atâ, ky paska qenë i martuem k’tu: nusen e re edhe djalin dy [2] vjeç (ni thmi); edhe kur e kanë marë atâ atje (me thirrje ata e kanë marë), dikun koka kanë n’at kohë pej nën [9] viteve/ dymdhetë [12] vite qi mos me ardhë te shpia (mos me lshue hiç, a din, k’tu); edhe kur kanë shkue atje, vllau, ni ven i shtirë koka kanë ku i kanë çue atje; s’kanë mujt me përballue at klimën, at, vështiresitë, koha, zhegu i fortë koka kanë qi e përshkruejshin, qi: xhezven e kafes m’i shti me ujë n’zallë (n’zallë t’lumit) qaq i nxehtë qi vlojke si me shti n’prush; edhe k’tu tash: ai ka vdekë atje. Masi ka vdekë ai atje, k’ta jon shpërngul tana atje. Edhe k’shtu qi nana gjithë e ka pasë n’kujtesë edhe mërzinë edhe pse asi... Kur m’ka ardhë mue — tash si u rrita une — kur m’ka ardhë mue rradha me shkue ushtar (kjo ôsht n’nimi e nënqin e pesdhetë e tetën [1958] — kur jum shkue ushtar), at’here nâna u mërzitke shum, tue majtë ajo n’mene frigën, qi une nuk kthehna mâ se k’tu Serbia, edhe ju thojke grave (kur vishin me nejtë me tâ, me pa): “Me pasë kush qi m’garanton qi kthehet Selmani i shnoshë pej ushtrije e vjen te shpija: s’e kom gajle! Se vllau m’ka shku ushtar, edhe mâ s’u kthye! Edhe sot e asaj dite as nuk e kom pâ, edhe gjithë e kom kujtesë ftyrën e tij!”

FK: Qysh t’kujtohet nana? Qysh e ka pasë emrin?

SS: Azemine... Nana Azemine e ka pasë. Nana Azemine. Edhe k’shtu nana u kanë shum gajretçore u kanë, mirëpo qito rrethana qi p’i përmeni ja kanë rënue edhe u mërzitke shum, a din, kaniher. Po mirë sado pak me neve thminë e vet u qetsojke pak qashtu. Edhe kur u rritën çikat, u martuen, e nâna shkojke pak me bâ atje nejë, ka dy ditë, tri ditë qashtu, se tjeterkun s’ka pasë ku shkon; e k’shtu me rradhë; a din qi na, a din, nânën e kujtojmë shum, edhe nânën n’qito shkaqe jon ra, nana edhe sot edhe pse u dekë, m’dhimet shum qi ka vuejtë, me mërzija edhe me telashe, vujtje k’to.

FK: Po për babën, çka mundesh me na tregu?

SS: Bâba edhe ai ka vuejtë, se kur u dekë bâba i babës, domethanë babgjyshi jonë, atâ e ka lanë dy vite, e ai u vra atje pejardhjen ka e kem: n’Degërmen. Edhe tash ky u metë. Ma vonë vllau tash i mytet n’Kurshumli. 

FK: Si mbytet? A mun me na spjegu pak si u mbyt n’Kurshumli?

SS: Aty koka kanë n’at kohë, kjo koha e rezhimit t’Bugarit dikun tash... Bugari edhe Serbia kokan kanë keq nërmje veti, edhe tash e kanë organizu ni grup, njerëz me emën, Sheqë Mirofci — koka kanë ni Sheqa (qi unë at’herë s’jom kanë i lemë, veç baba çka ka thanë), ai koka kanë si patriot, i njoftun njeri n’popullatë, edhe i ka organizue katërdhetë [40] persona: mixhën (domethanë vllaun e bâbës) edhe ni Bexh Visokën, Ali Bajgorën, Mel Tallën (a din, do emna), Rexhep Sibovcin, a din, k’ta m’kujtohen, k’ta emna qi i përmenke bâba. Veç prej qityne katërdhetë [40] vetë, qisi njerëz kokan kanë shum t’zgjuem. “A po vini me neve?” — thotë, — shkojmë k’tu...” Edhe me organizue qi me bâ ni organizim, qysh me mujt m’u çkatrrue pej Serbie (a din, Serbia...), qi m’u kthye, për shembull, na n’vene tona, atje, kit qëllim e kanë pasë. Mirëpo ata tash i kanë nxânë k’ta. I kanë nxânë k’ta edhe...

FK: Kush i ka zanë axhi Selman?

SS: Po kanë organizue ata shum, i kanë rrethue. Kanë luftue, kanë luftue... k’ta furnizim me fishekë t’armëve nuk kanë pasë kah me mârrë... edhe jon metë pa fishekë; kur jon metë pa fishekë at’here k’ta i kanë rrethue, i kanë tepue edhe i kanë lidhë, edhe i kanë çue — k’shtu e tregojnë — i kanë çue me ni xhami pa minare. Xhamia koka kanë xhami n’dit’ t’Turkut n’Kurshumli. Ajo pa minare, veç objekt k’shtu. Po kur e kanë njek popullin pej atje, atâ e paskan shndrrue ni kafe, si restoran me thanë, qatfarë xhaminë. Edhe aty i kanë çue k’ta, i kanë ngujue aty, qita katërdhetë [40] vetë. Edhe aty k’ta serbishten s’e kanë dijtë, vetëm Sheqë Mirofci pej tyne paska dijtë serbishten, se n’kufi ai atje, qysh e ka msue s’e di, vetëm ky. Edhe kur i kanë ngujue, rojat tash, rreth e rreth (k’ta me arme), rreth e rreth, edhe k’ta aty... edhe vishin” tha k’shtu për xhama (se me xhama ajo n’dritare), m’i kqyr k’ta: Çfarë gjinsh jon? Kush jon? Shkijet kanë bisedue mes veti, kanë thanë ata: “Ça do t’bëni me k’ta masi i keni nxânë? Do t’i pushkatoni? A do t’i fundosni n’ujë apo me i sosë a?” A din, m’nyra t’ndryshme. Njâ aty pej atyne ka thanë: “Jo, as nuk i pushkatojmë... Do t’jau ngjesim ka ni gjilpanë,” — komcore me dry thojshin ato, — n’hunë, e ka ni kanop k’tu, do t’i shtimë për Toplicë, — Toplicë reka, uji i ftohtë, se tash dimni aty, bora, thotë, — qashtu m’jau mârrë shpirtin për kadal-kadal!” K’ta veç kanë pritë ça po bahet, edhe e kanë vét k’ta: “A po e din naj fjalë ça po thojnë k’ta? Se na s’po e dimë serbishten!” Sheqë Mirofci ka thanë: “Mos thashtë Zoti ça po thonë k’ta... N’kit m’nyrë e kanë njet me na myt... Po une po propozoj, edhe na bashkë k’tu: na t’myt se t’myt... t’i shtijmë t’na vrasin e mos t’na e marrin shpirtin qashtu për kadal-kadal!” (N’mënyra t’masakrume, a s’pe dimë qysh me thanë.) — “E qysh me ja bâ?” Kokan kanë dritat me gaz, llamat vjerrun aty (se n’at kohë rrymë s’paska pasë), ka thanë nja pej k’tyne: “Kush munet me i fikë dritat, t’jesim na n’terr... hyxhym derës me i bâ, me thye derën, edhe me dalë me kap at rojën, n’mujshum m’ia mârrë nej pushkë mirë, s’mujtum... bile qaty t’i shtimë t’na vrasin, ma lehtë për neve!” Edhe kanë veprue n’qat m’nyrë: dikush pej tyne dritat i kanë kap (jon metë n’terr), tjerët hyxhym derës edhe e kanë çelë derën... kur e kanë çelë derën aty, ata janë detyrue me pushkë, jau kanë kidnapu naj pushkë aty, çka kanë mujtë... mirëpo ushtrija aty, ata kallabllak: edhe i paskan myt tridhetë e shtatë [37]! Pej tyne u pshtue aty: qai Sheqë Mirofci nja, Ali Bajgora dy edhe Bexh Visoka (ni Bexh Visoka). Ata dy tjerë: Alinë edhe kët Sheqë Mirofcin, une nuk i kom njoftë, se tash une jom le, a din, ma vonë, po Bexh Visokën e kom zatetë me bâbën ka bajnë llaf n’pazar n’Podjevë. Ai Bexh Visoka, plak ai, shitke zarzavate ushqimore, kepë, purri, byber, n’pazar k’tu edhe bisedojshin me bâbën tonë, edhe e pshtjellshin ka ni duhan, k’shtu duhan (refuz k’si, me marue ka ‘i cigare). Une aty i vogel isha edhe ngojsha ça po i thotë Bexh Visoka bab’s. Bâba ndërkohë e veti për kët ngjarje: “A po m’kallxon qysh?” Edhe e kallxoi Bexh Visoka: “Qishtu kemi veprue... Për ata tjerët nuk dimë kurrgja; na ja kena dhanë bjeshk’s...”, ajo bjeshka aty thirret Samakovë, Plleçnik, k’tu maleve m’ia majtë Hudutit me dalë deri khâ n’kufi, n’Përpellac me dalë; po jon bâ bashkë k’ta, kur jon ardhë k’ta jon dalë, kanë depërtue knena; kur kanë depërtue knena i kanë pa njerëzit e tonë, se ka pasë shpija n’Përpellac n’at kohë, e ka pasë njerëz aty; edhe k’ta kanë bisedue aty, edhe i kanë mârrë i kanë çue m’i shti n’odë me u nxe; edhe ata tu u nxe aty, i kanë prue bukë me hânger. Daja i bab’s tem, nja, ni Sahit koka kanë ai, unë ata nuk e njoh, po bâba kallxojke, thotë: “Mos u epni bukë shum, se hanë shum, i myt buka, po pak nihere, pak nihere, pak nihere, edhe bini lakna t’rasojit”, lakna qi i kanë shti rasojin, m’i jau pshtjellë kam’t, durtë, qe ju hiqet a din, ajo mrazi, se jon mërdhi prej duerve, prej kamve. Edhe i kanë majtë qaty derisa kanë pushue, jon qetsue; tash aty i kanë nxe kapak-kapak, se jo përniher, me ni temperaturë konstante k’shtu kadal-kadal. Edhe qishtu baba... Bâba tash ka metë me nanë t’vet, Dinore e ka pasë emnin ajo, edhe Azizja, gjyshja e vet, edhe qajo motra qi u kanë; se k’ta kokan kanë dy vllazën edhe ni motër, e motrën ma vonë e kanë çue te burri, tanaj u metë bâba veç vetun. I ka dekë nâna e bab’s, domethanë, gjyshja ka vdekë, e kanë vorros mas ni kohe; ma vonë i ka dekë edhe nâna. Edhe tash nënëmdhetë [19] vjet kur i ka bâ bâba, ka nejt tu dajtë e bab’s, Muçollët, tu dajtë e bab’s t’vet (Salihit aty). Edhe ma vonë u martue bâba me nanën edhe na ka pasë thmive neve; i ka pasë tetë [8] thmi: katër [4] djem edhe katër [4] çika. Çikat jon kanë ma t’mdhaja. E vllau, Rrahmani tash (ni vlla), ai u kanë mas motrës s’madhe, se ma i pari thmi u kanë motra Azizja (se Azize ja kanë ngjit emnin, ja ka përtri emnin gjyshes), edhe ma vonë, tri vjet dikun ma vonë, ka le Rrahmani. Rrahmanit ja kanë ngjit n’emën t’vllaut qi u myt n’Kurshumli aty. Rrahman. Ma vonë tanaj kanë le tri [3] vajza tjera: Raba, Ajshja, Feridja, ren. Mas k’tyne tri [3] motrave tjera, jom le une. Une jom le edhe tanaj kanë lindë edhe dy djem tjerë: Ramadani, Shabani. Edhe une Selmani, i madhi tash prej qityne treve. Edhe k’shtu qi nâna qita thmi i ka pasë, na kanë rrit me mund me qashtu qysh kanë mujtë; edhe tash, motrat shkuen te burri tâna; vllau — Rrahmani vdiq n’Banatë (at’herë kur i kanë çue n’Luftën e Dytë Botnore mas okupatorit), edhe tash k’tu meta une ma i madhi pej djemve, edhe qashtu jom përpjekë. Nânën, për hirë qityne vujtjeve edhe nâna a din si thmi na ka deshtë shum, sot m’dhimet, edhe për s’dekti që ôsht asish, edhe kur e mar bisedën, m’çon me kajtë, se nâna ka vuejtë shum!

FK: Axhi Selman, a mundesh pak me na folë për t’parët e juej? Për gjyshënit, katragjyshënit? Ku ishin në fillim?

SS: K’ta n’fillim ishin n’Degërmen.

FK: Ku ôsht Degërmeni? A munesh me na përshkru?

SS: Degërmeni ôsht ni katun, ni fshat n’Serbi mrena atje, dikun nja katër-pesë [4–5] kilometra mrena kufinit sot qi ôsht Kosova. Edhe me shpërnguljen pej atyhit tash, kur i kanë shpërngul pej Toplice (at’herë, thirret ajo), k’ta jon detyrue i kanë lanë shpijat, dy [2] familje. Dy [2] vllazën jon kanë: Balija edhe Alija. Familja e jonë e bab’s tem ôsht e pjesës t’Alisë a familja Kamberi edhe Ajeti jon t’familjes t’Balisë; edhe tash k’to jon bâ, a din tash kur jon dalë ata, Alija, Balija jon metë atje t’dekun atje. K’ta tash jon dalë knena, jon dalë. K’ta kur jon ardhë khâ, tash familja e Balisë, ku kanë mujtë m’u strehue, jon shkue kanë nejtë aty-k’tu, nëpër, ku kanë gjetë strehim, tu dajtë e vet, do Geja (Geja, n’Dumnicë t’Epërme, atje n’Llaushë). A t’Alisë jon ardhë tu dajtë e vet, k’tu tu miqt e vet po i bjen Alisë, se Salihi ôsht i Alisë, a din k’tyne, k’ta jon ardhë qitu tu Muçollët, tu dajtë e vet Muçoll’t, aty. Edhe krejt qito jon bâ k’tu. Ka metë tu Muçollët veç baba, deri i ka bâ nënëmdhetë [19] vjet. Pej nënëmdhetë [19] vjete, ka ardhë qitu ku jem na, n’fshatin apet Dumnicë, po kem kalu pej atyhi k’tu. Edhe aty k’ta Turuqic’t, Muçoll’t, aty kojshia k’ta, shum i kanë nimue bab’s si jetim! Bile kallxojnë, ni Selman Turuqica koka kanë, paska pasë dhenë ai (dele), thotë: “Ni dele ia fali nân’s t’bab’s tonë, Dinores, me dy kingja bineq; mere, maje edhe i rrit kingjat, shumohen”. Edhe ka thanë ajo, ajo qi e ka pasë babën për gjini... U kanë hala tu thith bâba jonë, deri i ka bâ dikun shtatë vjet, e kish thith gjinin e nënës t’vet; bile kallxojke a din, k’shtu ai kallxojke vetë, thojke: “Kur m’rajke huj me thithë gjinin, me dhenë isha me shkue e me thithë gjinin e nânes aty” Edhe ajo i paska rrit ata kingja; edhe jon bâ dele tash ata, kohë mas kohe, vite më vite jon bâ: “Na u kanë bâ”, — thotë, — nizet [20] copa dhenë!” Edhe kështu ka fillue mbijetimi, gjallë me metë, e qishtu.

FK: Po për Degërmenin, për vendbanimin Degërmen ça tregojshin? Qysh ôsht dokë?

SS: Vendbanimi n’Degërmen, tash... 

FK: Po qysh e kanë përshkru?

SS: E kanë përshkru... ni Bahtir Muçolli, dajë i bab’s, domethanë, i babgjyshit, ai i paska dijtë mexhat atje ku jon... N’m’nyrë qi me mujtë me dijtë ka e kem qysh e kem, tu shpresue qi po kapitullon Serbia, e me shkue na n’venet e tona, m’u kthye apet atje, e ka mârrë tash bâbën (domethanë) e bab’s... 

FK: Salihun?

SS: Salihun edhe ni Xhorak, njo Ramë Xhorakun, edhe ni Limon Xhorën (Xhorak); katër [4] vetë k’ta jon shkue atje, se vetun shtirë atje, domethanë, mal, bjeshkë atje ku i kanë pasë shpijat koka kanë... 

FK: N’cilën kohë përafërsisht?

SS: Dikun, kjo dikun 1887-tën, tedhetë e shtatën [87-tën] qitu; se tash s’po di aty-k’tu m’i lidhë, se kur i ka dekë bâba qi ju ka vra atje, bâba u kanë i lindun 1885-tën, a bâba ju ka vra n’87-tën [1887], k’shtu qi dy [2] vjet u metë. Edhe atje koka kanë ditë Saborri [tubim fetar], qi i thojnë k’ta, domethanë i shkijeve koka kanë. K’ta s’e kanë dijtë a din, edhe i kanë diktue shkijet aty (kallabllak aty kokan kanë shkije plot atye); edhe tash k’ta i kanë rrethekue k’shtu nëpër mal. Edhe k’ta aty tanë kokan kanë me pushka... se me shkue atje “thatë...!”, po me pushka! Edhe kur i kanë diktue, i kanë gjue me pushka k’tu. Qaty e kanë vra bâbën e bab’s — Salihin! Bahtir Muçollin e kanë plague n’kamë, ja kanë thye kamën n’gu. Ata: Ramë Xhoraku edhe Limun Xhoraku kokan pshtue, edhe kanë fillue... tash u bâ akshom/natë; babgjyshi (Salihu) u metë i vramë aty; a ai Bahtir Muçolli qysh ka mujtë qashtu me kamë t’thyme t’plagume tu u majt qysh ka mujtë ka depërtue, ka depërtue, ka depërtue ka ardhë deri khâ n’Bjeshkë t’Matarovës, knena ni fshat Matarovë. Edhe k’ta jon ndâ, e kanë lânë vetun at Bahtirin; i ka thanë Bahtiri k’tyne dy [2] djemve (ka sa i paskan pasë k’ta), thotë: “Ju po shkoni atje, kallxoni k’tu kur t’vini, n’mujshi me dalë gjallë,” — thotë, — kallxoni atje: Salihi u vra, Bahtiri u plague, edhe n’koftë qi e kom ymrin, qysh t’muj, une do me dalë... hini lypëmni nashta m’gjâni, se une i plaguem, s’muj me dalë!”... Edhe tash kur jon ardhë ata khâ, nesërit tek, se udhën s’e kanë dijtë për mal qashtu, kur jon dalë khâ, kanë kallxue! Koka kanë ni Kosum Zhjeqi (Zhjeq k’tu; Zhjeqt k’ta t’parë t’ardhun n’Dumnicë), edhe ai Kosum Zhjeqi aty, edhe e kanë organizue, ditën k’ta tash jon tubue, nizet e pesë [25] burra, qi jon kanë tanë, domethanë, k’shtu t’besës, t’fjalës... me hi me lyp veç natën nëpër mala ata a po mujnë e gjajnë dikun. Edhe Kosum Zhjeqi, Mehmet Jashari a din qi i numrojshin k’ta, po s’m’kujtohen k’ta emnat e k’tyne, veç nizet e pesë [25] burra. Edhe kur u bae natë, akshom/terr, ka thanë: “Po çkepum sikur ushtrija qi shkojnë largaz ka katër-pesë (4–5) metra njani pej tjetri, p’e marrim qishtu malin n’drejtim qaty, ku ka thanë ai qi jon kanë (qi u metë ai i plagumi aty)...” Edhe jon hi aty... edhe ai koka ardhë, për sa ka ardhë, kadal-kadal; ni lis i njoftun n’Matarovë (katuni Matarovë, mrena kufini) aty lisi jo fort i naltë, po degët e mdhaja, shum i moçëm, k’tu, edhe ai vjen e pshtetet — si shejë qai lis, qi ma kallaj me gjetë, lisi shum i madh aty, tash tanë natën. Tash k’ta afrohen, aty dy vetë, tu lisi aty, thotë: “E po thrrasum me zâ t’madh: n’koftë qi o gjallë, edhe na nien, përgjegjë!” N’koftë qi e gjajnë, m’i qitë me çprazë ni pushkë “haber qi e gjetum!” edhe me u tubue k’ta tu qai lisi me shejë, apo din. Edhe tash kur afrohen k’ta, nja e çon gishtin n’vesh qi thojnë n’kupë t’kresë: “Aaaa, Bahtir Muçolli!” Ky mas lisi k’tu: “Ohoja!” — “O i lumi u!” — “Po ku jeni?” Edhe qaty e kanë mârrë qysh kanë mujtë, e kanë pru. Edhe Bahtir Muçolli u çue, u shnoshë, edhe sakat u metë! Dekterti vonë u kanë mas Luftës Dytë Botnore gjallë, tash ai s’ôsht, u dek. Edhe k’shtu, k’to jon kanë vujtjet e k’tyne tonëve. K’tu tash, na quejn me ni emën: Kallaj. A mbiemnin, pjesa e Salihit e ka: Salihi (mbiemnin), domethanë, t’Alisë. Pjesa e Balisë e ka: Kamberi edhe Ajeti. Po k’ta sa jon kanë atje e kanë pasë ni punishtë qi kanë marue, at’herë paskan thanë pishtole me brinca (brincat jon gurë, ata gurë t’vegjël, qysh tash, nuk po di me tregue), po pishtole me brinca, sikur arme me barut, qi kur i bjen k’shtu, ajo qet xhixha e dhezë barutin, qyshtu edhe qatâ e paskan pasë zanat. Edhe kanë marue rrathë, unaza t’gishtave; unaza t’gishtave për burra — myhyrë, myhyrë kanë marue; edhe n’at kohë e kanë kallait me kallaj, domethanë, sikur qi i kallaitshin tepsiat, kallaj atâ, edhe kur e kanë pâ atâ, kit dorzën e asaj pishtoles ja kanë bâ t’ilustruem qashtu me kallaj mirë, edhe pej atyhit e ka mârrë emnin Kallaj, Kallajt, Kallajt, edhe kjo sot e asaj dite. Na k’shtu emnat i kem qi thirrum: pjesa e jonë — Salihi; pjesa e Kamerit — Kamberi; pjesa e Ajetit — Ajeti. Se Imeri tash (mixha), ôsht i Kamerit; a Ademi, Smajli, Rexhepi, Azemi — k’ta jon t’Ajetit. E k’tu tash jon nda emnat, k’tu.

FK: Për Kamerin a mundesh me na folë ma tepër? Kamerin, Ajetin, çkado që kujtoni.

SS: Për Kamerin pak, se Kameri e ka lanë veç Imerin. Kameri ka vdekë; edhe ni çikë dikun e ki’ pa’ lanë, a e din, ni çikë.

FK: Ku ka vdekë Kameri?

SS: Kameri? Kameri ka dekë n’Dumnicë. Edhe Ajeti. Ajeti tash i ka lanë katër [4] djem. Po tash n’kohën, n’kohën dikun pa hi Serbia s’dyti, se n’ 1912-ën e mur Serbia, tash e mur Bugari, tri [3] vjet. N’fund dikun, organizon ai pushteti i Bugarit, Hangari i thojshin popullata, m’i çue n’Kërçovë, n’Maqedoni, me marue (punë krahi) udhë, bjeshk’ve ku i kanë pasë atje ato, me marue ura, me marue qiso me gurë me k’to. Edhe e qesin Ajetin, edhe e qesin babën tem Musën (se kush u shkue atje, rrallë qi ka mujt m’u kthye, se i kanë myt; pak me hângër morra, pisllakhane, k’shtu qi kanë vuejtë, edhe shum kush u metë atje). Edhe u ikë Ajeti. Bâba jonë i ki’ pa’ dhanë dikujna ryshfet ni lirë dukat, ni lirë dukat edhe pshton ky, pshton Ajeti. E tash vinë k’tu a din n’fshat edhe edhe at’here xheloza k’ta, lojal t’qatij pushteti t’qasaj kohe, bajnë munaufiki edhe kallxojnë qi kokan ardhë k’ta, na i kemi çue atje. Se opshtinë i kanë thanë at’here, domethanë, sikur tash qi po thirret komuna n’Dumnicë, edhe at’herë kur kanë punue kush ka punue, me rrogë kanë punue, edhe kanë kallxu... E kanë nxânë Ajetin tash: “Pse je ikë pej atje k’tu?” Edhe i kanë mârrë i kanë lidhë, edhe i kanë qitë n’Fushë Kosovë n’tren me i çue n’Sarajevë. Edhe aty tash kush u kanë, qysh jon kanë, ça kanë tregue ata, kanë desht m’jau mârrë paret ça kanë pasë me veti, qi i kanë plaçkit a ça ka pasë pare, edhe kur jon shkue n’Bistrik (une Bistrikun e kom pa ma vonë, n’58-tën, se aty jom kanë ushtar, aty jom kanë ushtar; edhe e di venin sot sikur me kanë sot, a din, pse jon bâ gjashdhetë [60] vjet; at’here kur e kom kry une ushtrinë, e kishin bâ pej k’saj kodre n’kit kodrën Bistrik m’u en n’teliferik, me ato me rrymë, edhe aty mue m’u kujtojke, e qaty dikun, qaty, se n’kit anë edhe n’kit anë mal), Ajeti ka fillue me ikë... n’t’ikun e kanë vra. Edhe k’ta s’kanë dijtë kurrgjë. As s’i dihet vorri atje ku e kanë shti n’dhe, as kurrgjâ, vetëm thojnë, baba kallxojke, mixha Imeri k’ta, se mixha... Imeri k’ta, a din, t’parët kusheri, a din, k’tu thotë jon ardhë teshat e Ajetit, qi jau kanë paketue, qysh ju kanë ardhë teshat, edhe kanë tregue atje: qi ky âsht i vdekun! Edhe Ajeti tash e ka lanë gruen me katër [4] djem edhe ni çikë. Edhe ajo [gruaja e Ajetit] u met me qita jetima, ish kon pa metë, edhe tash ku kanë mujtë me u strehue; ma vonë kur e kanë pa k’shtu qi s’po ka kush m’u kujdesë, skâme, domethanë, koka kanë a din, drithi i shtrejtë, ka me punue kurrgjâ k’shtu, k’shtu detyrohet kjo, se Imerit i des grueja, grueja e parë, i des grueja, edhe e kthen e martohet me grue t’Ajetit, po. Edhe tash jon rritë k’ta: Ademi, Smajli, Rexhepi, Azemi. Çika vdes, k’ta jon metë — k’ta t’katër [4]. Tash me gruen e Ajetit ka lindë Bajrami. Bajrami ka lindë... edhe ai tash vllazën pej nane me k’ta. A Muharremi, ni Muharrem tash, para Bajrami (i Imerit), ky u kanë i grues s’parë edhe ky u vra n’Luftën e Dytë Botnore — te Bjeshk’t e Nemuna e kanë vra çetniktë, at’here n’at kohë, ustash çetniktë n’pritë atje, se ky ushtar, ushtar i Partisë Komuniste n’at kohë! Edhe kjo â bâ n’vitin 46-të [1946], edhe k’tu e kemi vorros, n’vorre tona asht. E tash, për vllaun, për Rrahmanin, për Rrahmanin n’45-tën [1945], tash ni vit ma përpara se Muharremi. K’to organizuen partizont n’at kohë... edhe i çojshin, se atje kah Maribori, ka Zagrebi hala gjermâni luftojke me, lufta atje hala s’kish përfundu, edhe i mblodhën djemtë e Kosovës m’i çue atje, edhe i kanë çue krejt n’tesha civile pa armë e pa kurrgja; i kanë çue kamë deri n’Kurshumli pej Kosove, se hekurudha at’here nuk u kanë e marueme, veç dej n’Kurshumli pej asaj anës t’Serbisë, hekurudha u marue masi u bâ, ka perfundue Lufta e Dytë Botnore, edhe masi s’kanë pasë me çka, i kanë çue n’Kurshumli, i kanë ngarkue n’tren, n’tren t’transportit, jo t’njerëzve, edhe i kanë çue deri n’Kikind. N’Kikind aty i kanë çkapërderdh, i kanë qitë, i kanë strehue dikun pak, e qashtu kanë bâ ushtrime. Lufta atje ka përfundue tash, u dorëzue gjermani, edhe k’ta aty piskllakhane, ftoftë, hjekë, vujtë, u bjen përftimi u thojshin, smunje TBC-ja! Edhe aty jon metë shtatqin [700] vetë, aty qi jon metë t’dekun; ni vorr dikun thotë dikush jon aty ata, emna, mbiemna, kush u dek atje. Vllavi jonë, Rrahmani, masi u kanë hala gjallë, po i smutë, ka ardhë ka ardhë me tren me Salih Hamzën (Llapashticë), me Xhafer Salihin (Llapashticë), edhe jon ardhë kamë (dej n’Kurshumli jon ardhë me tren, i kanë qit, pej Kurshumlie jon ardhë khâ). Edhe Mani (Rrahmani), ka vdekë n’45–tën, n’fund 45-tës, dikun qaty n’tetor. Edhe k’shtu tanaj metum na, t’ri metum, metum.

N’ni mijë e nënqin katërdhetë e parës [1941], se po duhet për me i da, me definue, e ka mârrë gjermâni k’tu, gjermâni, pushteti gjermon. Na u shliruem, na shqiptarët, edhe shkijet filluen m’u shpërngul pej k’tuhit; tokat k’tu i lejshin, shkojshin atje.

FK: Sa ka pasë sërb k’tu n’Dumnicë? A ju kujtohen familjet?

SS: Po m’kujtohet dikun, n’qat kohë qi po flas... u kanë përgjyst me shkije, Serbia, domethanë, Dumnica — përgjyst.Tash saktësisht numrin nuk e di, po kur thom përgjyst, domethanë, veç Liqanët (qi ju thom na k’tu, qi kanë ardhë n’at kohë prej Likrës ka jon ardhë k’ta, për qata e kanë emnin Liqan k’ta, qi jau ka dhanë Agrari n’at kohë kur i ka pru k’tu tokat), veç Liqant jon kanë gjashdhetë [60] shpi, domethanë, po ça ka pasë tjera knena, Malovit, Mërvovit, tanaj ka pasë, a din, s’po m’kujtohen k’ta emnat e tyne plot qysh i kanë pasë, n’Llaushë, n’Dumnicë edhe n’Përpellac ka pasë, edhe k’tu-k’tu. Tash n’katërdhetë e parën [1941] qi po thom, qita shkije jo krejt, do ikën, i lan tokat k’tu. Tash gjermâni për tri [3] vjet qi nejti, dej katërdhet e katërtën [1944] k’tu, filloi me i mârrë me i çue me punue njerëzit k’tu, prej neve k’tu. Dikon kush bojke faj k’tu, i marrshin, e kanë pasë shtabin si burg n’Mitrovicë, e ritransferojshin m’i çue n’llagera atje, llagerë u paskan thanë n’Gjermoni. Kush u shkue vullnetar, k’ta jon shkue: Azemi, Muharremi, ka pasë k’ta Taf Kaçanolli, po ça po di. K’ta shkuen atje, edhe kanë punue atje çka kanë punue, kallxojshin, kanë punue ça kanë punue, bujq’sore, e ku kanë punue qishtu, sa pare i kanë pasë nuk e di, kur jon ardhë n’Beograd, tash kur jon kthye, i kanë plaçkitë, jau kanë marë paret, edhe kur jon ardhë, jon ardhë pa kurrgja!

FK: Kush i ka plaçkitë? 

SS: Sërrbt, atje, qi si i kanë zatetë, se k’ta udhëtarë ku kanë nejt qi kanë zhdryp, për shemull, pej trenit qysh kanë zhdryp, me ça jon ardhë, qaty i kanë plaçkit, edhe k’ta e kanë dijtë pej kahit po vinë; edhe k’tu thojshin: “Na i kanë plaçkit paret!” Kur jon ardhë, jon ardhë pa pare! Edhe tash, n’1944-ën përfundoi lufta e gjermanit. Tash partizon’t, Partia Komuniste, me krejt qysh jon marë kontratat at’herë, qysh i kanë bâ: nëse e fitojmë luftën, Kosova ka me sunue vetë, Shqipnia vetë, Bugari vetë, domethanë, Serbia vetë, krejt k’to, edhe n’qit m’nyrë kanë luftue! Mirëpo, pleqtë e tonë k’tu, se kur po flas, kur ka fillue lufta n’katërdhet e katërtën [1944] k’tu — at’here u rujtë kufini k’tu me Sërbinë, edhe e kanë rujtë: bâba jem, mixha Imeri, qita, Muharremi, Azemi, k’ta, edhe plot fshatartë, me ndrrime paradite ky, masdite, k’tu krejt. Edhe krejt jon kanë, une qi i kom pa, tash, se at’here, tash, i bâna dhetë [10] vjet une, qi i kom pa ato tabet (ju thojshin)... qi me ra me tyta anena. E tash kur u dobsue gjermani, tu u tërhjek, u tërhiqëm edhe na, se s’kem pasë forcë na, me tenka, me kurrgja, s’kem pasë! Kanë pasë automata — mashinka u thojshin at’here, nej pushkë, qiso farë qishtu, edhe jon vra, për shemull, njerëzit rreth kufini. Edhe ikum na! Tash erdh koha dikun n’katërdhetë e katërtën [1944], n’mujin shtator dikun, jemi dalë me rob e me krejt jemi ikë. K’ta nuk ju bashkuen partizonve, po rrishin neutrale, a din, as me k’ta, as me k’ta. A kjo u kanë ilegale, për shemull, se n’kohën sa u kanë gjermâni, m’i dijtë qi kie bashkpunim me partizont: t’pushkatojshin! Se gjermâni e ka dhanë urdhën at’herë: “Qi qai qi gjindet ose ma ngucë ni ushtar temin, niqin [100] kom me i vra për ni ushtar!” Edhe k’ta k’tu, ën qatfarë qysh me thanë, nifar mjeshtrie, qi i kanë desht partizont, a din, se s’e dijshim na kush po fiton, a po fiton, për shemull, partizani, a po hup Hitleri, a din, k’tu u kanë ajo qashtu! Edhe tash kur e panë qi po hup gjermani, tash n’ni m’nyrë dhan sheja m’iu bashkue partizonve, edhe k’shtu tash, edhe na ikum pej k’tuhi me rob, me thmi, me krejt. Gradualisht, kadal-kadal, kadal-kadal, Serbia, domethanë, me partizan, ka pasë edhe shqiptar atje, me Fadil Hoxha, me Mustaf Hoxha, e me Ali Shukri, e me atâ Xhavit Nimon e qisi, a din, plot ça jon kanë, a din plot, me Selim Gubavci e qisifarë a din, plot k’tu qi i kom njoftë ma vonë une, a din, k’ta; k’ta me partizon edhe tash k’tu e kanë shfrytzue Serbia, e kanë shfrytzue k’tu qi na kanë plaçkit, na kanë maltretue, na kanë dhunue gjatë ikjes! Mallin na s’kina mujt me mârrë me kerr, me kerr t’kijeve, a din, t’lopve, me kerr k’shtu (dikush t’kalit e ka pasë), edhe ça kena mujt me mârrë do gjana elementare, po qato qi i murrem, tu ik tash, u dufke me hânger, u dufke k’shtu e krejt, anej k’nej; dikush kush ka pasë, sa pare ka pasë me veti, dikujna jau kanë marë paret, jau kanë marë dukatin. Kjo âsht e vërtet! Qi une i kom pâ, prezent — tash, prezent jom kanë, se i kisha dhetë [10] vjet at’herë. Jau marshin teshat e mira, krejt qeizi i grave qi u kanë, qi jau kanë mârrë. Sërbt tash, ndërkohë, jo k’shtu, e shfrytzojshin tash rastin, ata n’uniformë, n’uniformë k’ta k’tu me arme, natën, ditën ku t’gjajshin.

FK: A ishin çetnik a partizan?

SS: Ata partizan, partizan. Partizânt nuk kanë guxoftë me bâ k’shtu n’emën t’partizânve, edhe shqiptart nuk kanë bâ (se na shqiptarë, ata shqiptarë), po sërbt, ka pasë bugarë, ka pasë rusë, qita qi jon kanë, tash p’e mar ata, at’herë masovikisht qi jon organizue k’shtu edhe ata rezervistat, ata krejt k’tu, qita e kanë bâ t’zezë ditën! Edhe tash me msit, sërbt qi ishin n’dit’ t’gjermânit, tash kuptoe k’tu, kanë pasë lidhje, filani m’ka bâ keq, sa u kanë Hitleri k’tu, mere, rrehe, vraje, myte! Plot kanë vra, kanë pa qi kanë përdor, kanë përdor, k’ta i kanë bâ bugar’t, serb’t, rus’t, n’at kohë! Kallxojke ni plak, tash po kallxoi gjatë ikjes na qi ishim na, u kanë Hysen Mehanja, e kemi pasë mik, e ka pasë mjekrren dej k’tu, n’Penuhë, n’fshatin Penuhë thotë: “Na danë, — tash k’ta e kallxojke masi qi u vnue i hiqmi [pushteti] qi u bâ, se ish hala kohë lufte ajo, — burrat, me gratë, neve na vargisën k’shtu, na kthyen me sy pej dielli, me tyta k’shtu: ‘Sytë i mshelni e i qelni, ju vrasim!’ Gratë i dhunojshin n’prezencë tonë, ma qatje, s’kena pasë!” Kur kallxojke k’tâ, ai kajke, i dalshin lotë k’tu, veç kur i dalke ujtë k’tu, ju lagke syve. K’tâ qi e kom ni une me vesh ka kallxojke ai vetë, n’odë tonë, tash ma vonë.

FK: Ku u zhvendosët axhi Selman? Ku keni shku gjatë kolonës? Ku u zhvendosët, n’cilat vene?

SS: Na pej k’tuhit, pej k’tuhit jemi shkue tanë: mixha Imeri, tash Smajli, Ademi, Muharremi, Azemi; pjesa e k’tyne qi jon t’Ajetit, Kamberi, Bajrami, Muharremi (e përmena) k’ta, edhe na t’Salihit. Jemi shkue tu motra e madhe n’katunin Velikorekë, edhe kena nejt aty dy [2] javë ditë t’strehuem qashtu ku mujshim, a din. Edhe mas dy [2] jave u bombardue Podjeva me Tajarin — me airoplana. Edhe vishim gradualisht, jo për ni ditë, po kena ba gati tre [3] mujë ditë, tu ikë qitu pak, qatje pak, qatje pak — ngjashme sikur qitash qikjo lufta qi ke. E tash gjatë qisaj kohe tu ikë, kanë bâ k’shtu, se s’kishe ku m’u ankue ti, s’kishe ku, s’ke pasë k’tu, veç kur i pajshe bugart, ik! S’kishe ku me shkue me thmi me gra, krejt! Jena çue jena dalë pej atyhit, pej motre aty n’Velikorekë, jena dalë n’Segashë (ni katun). N’Segashë kena bujt ni natë edhe dy [2] ditë kena nejt. Ditën jemi çue pej atyhit edhe jemi shkue n’Kunovik, n’Popovë, n’Popovë, n’Popovë tash. Edhe aty veç kena kapërcye s’kena nejt. Shi bike k’tu; reka e Popovës shkojke rreth ni uji, ish çu shiu, ujë i madhe; për me kapërcye at rekën, at lumin, e kishin qitë ni lanë pej k’saj stami n’at stanë, me kapërcye njerzit, tu ardhë, se udhë nuk kish t’madhe për kerre, veç për këmbsorë; e hypshin sikur sorrat qi hipin n’tel, qashtu u pehatke ajo, veç qi ish e trashë ajo, po hypshin dhetë [10] vetë aty, e ma shum tu u majt dorë për dore, me thmi me qashtu tu i qit aty. N’qat kohë, qaty qi ishim prezent na, kqyrshim a din, aty. Aty ish bâba jonë, nâna, mixha Imer, qita ishin, a din k’tu gjithkush me familje t’vet aty, se popullatë s’e disha sa jon aty. A, ra ni thmi me djep, grueja e ka pasë, tu ju mârrë met aty, i bjen thmija n’ujë, edhe e merr djepin uji me thmi, po nuk e fundos, po shkojke përmi ujë k’shtu, m’doket sikur sot e shoh, k’shtu, veç qysh shkon ujtë, po mârë djepi! Ni njeri, me tjerrqi, ni burrë, sot m’doket edhe atâ e shoh, matanë, kur i ka pshty durtë, e ka nga teposhtë, e i ka dalë djepit përpara (se nuk shkojke qaq shpejtë), kur i ka dalë djepit përpara, k’tu i ka ra ujit dej k’tu, edhe p’i pret djepin qishtu [flet me gjeste], edhe e kapi n’durë k’shtu, e çoi djepin; edhe njerëzit tash qi ishin n’stanë aty; thupra, lejthi e t’gata shkoze, sa dushë, prehen thupra ato, asi farë shtagash t’gata; ja zgatshin prej stani, qi me u kap ai me ngrehë, ai djepin e shtini k’tu n’nërsjetull me njënën dorë, me njënën dorë u kapke me k’ta, e ngrehën edhe e qiten e pshtuen thminë, edhe njerin e pshtuen, edhe k’shtu, kjo ngjarje për mue ôsht histori! Pej atyhit kena shkue n’Seceli, ni fshat n’Komunë t’Vuçitërrnës edhe aty kena nejtë dy [2] javë ditë; edhe aty mas dy [2] jave, k’ta qi vezhgojshin dej ku u ardhë fronti: “Ikni se erdhën!” (sikur qitash paramilitarët); edhe u çuem pej atyhit; kur u çuem pej atyhit jemi shkue n’Novosellë t’Maxhunit. Aty nuk na kanë lanë, se aty ishin hala ni pjesë e ushtrisë gjermâne, edhe na kanë kthye ni fshat n’Dumnicë n’komunë t’Vuçitërrnës (ni Dumnicë tjetër, jo Dumnica jonë); na kanë kthye, edhe aty kena nejt tri [3] javë. Aty kena nejt tanë s’bashku; kena nejt na pjesa e Ajetit e Kamberit, edhe pjesa e neve Salihit, kena nejt aty. U kanë motra tjetër, Ajshja, aty u kanë e shkueme aty, edhe aty kena nejt aty. Kur jon bâ dikun dy javë qi jemi shkue, fronti erdh khâ, u afrue, erdh deri ni fshat, Brezhnicë u thirrke, luftojshin hala gjermân’t. Edhe Muharremi i mixh’s Imer, Azemi, Rrahmani (qai vllau qi ka vdekë), Smajli, Ademi, Fetah Përpellaci (daja i bab’s, nja) k’ta, edhe motra me burrë t’vet (Ajshja), motra qi nejtum k’tu n’Velikorekë me burrë t’vet (me Rifatin) Ziza, domethanë motra Ziza, Ajshja motra tjetra, jon shkue jon ikë për Drenicë, se thojshin k’ta t’ri, i mysin! Na, me thmi baba jonë, se nâna e jeme e kish Shabanin gjashtë [6] muajsh; Zyla e kish Mehmetin (nâna e Ajetit, domethanë, grueja e Ademit); edhe mixha Imer e kish gruen e vet; ai mixha Imer edhe e kish ni djalë dikun tri vjet me ni grue tjetër, se ajo grueja, nâna e Smajlit e Azemit k’tyne u ki dekë ajo, tash u detyrue ky e mur ni tjetër gru, edhe ai djali qaty ka vdekë, qai djali i mixhës Imer; edhe aty e kem shti, jon kanë do vorre, aty përskaj.

FK: Qysh e ka pasë emrin a t’kujtohet?

SS: Kamer. Kamer e ka pasë emrin; edhe qaq qi u lodhëm ka ikshim, mixha Imer i thojke: “Ah, bre Kamer! — se e bajke n’shpinë, — ah, Kamer! Ku me t’lanë bre bab’s, se s’po muj t’çoj mâ!” Mas ni jave qi shkuen ata për anena, qi shkuen k’ta (Muharremi...), metëm, veç baba e qita pleqtë metën edhe na, gratë me fmi, e çojshim na. Aty u kanë vjehrra e motrës, vjehrra e motrës, plakë ajo, tash me thanë i ka pasë ma s’pakti, ajo qi i kish përpi lufta at’here, i ka pasë ajo shtatdhetë [70] vjet e ma shum i ka pasë, kur e murrëm vesh qi hinën serb’t, bugar’t, rus’t, domethanë ata: “Oj gra! Oj çika! Shtini durtë n’oxhak e merna pshtymën, — se oxhaku me pjekë bukë, — e zhulluvatne ftyrën, dokni ma t’zeza, mos t’dokni t’hjeshme, fytin k’tu...” Edhe qato gra qi jon kanë aty, ka pasë nuse, ka pasë çika, ka pasë, e shtishin me ata pshtymën, e zhulluvatshin trupin e ftyrën, edhe u bân sikur me kanë magjupe! Edhe tash t’nesrit, at natë u ba âksham, edhe na kena flejt qashtu qysh kena flejt, me roje, tu rujtë burrat: “Po hin, po na presin thmijnë”, po deri n’sabah nuk erdh kerkush! N’sabah kanë ardhë tenkat, kanë ardhë ushtrija këmbsore ata farë aty, k’ta s’mujshe me dijtë ti çka jon! “A nemci! A nemci! A nemci!” — bojshin aty, kurrkush shqip me folë hiç! Edhe e qitum na, k’ta prind’t, mixha Imer, baba jonë Musa, e qiti ni mahramë, ni peshqir t’bardhë — shejë qi u dorëzum, e virrën qaty n’derë t’aborrit dikun. Edhe neve aty na plaçkitën, neve aty me na dhunu s’na kanë dhunue; lypshin ujë, lypshin bukë, lypshin a din, k’to sene, edhe krejt me bume me automata me krejt — ngjashme sikur qitash paramilitarët, edhe qashtu. Edhe qaty tanaj, mas dy-tri [2–3] dite kanë dhanë urdhnesë qi kush nuk i ka durtë e përgjakta... Lshojshin letra pej rropllani, se vike rropllani, ato krejt n’serbishte ka qikaq, nuk jon kanë ma t’mdha ato, i çojke ronë, na i mbledhshim, a din thmija do, e i knojshim, kush dike m’i knue ato, thojshin: “Na gra, thmi, nuk ngucim! Na e kem për qëllim okupatorin gjerman: kush i ka durtë e përgjakta! M’u kthy te shpijat e juve!” Edhe na filluem m’u kthye, po jo për meniher. Qasaj udhe kena nejt katër-pesë [4–5] ditë ni katun, Dumnicë e Epër u thirrke, edhe ai malorë aty, pej atyhit jena ardhë tu Zhegrovët n’Majac, pej atyhit jena ardhë n’Llapashticë edhe aty; tu Zhegrovët na kanë plaçkit. Na kanë plaçkit k’shtu me t’madhe. Krejt ça patëm, na murën!

FK: Çka kishi at’herë me veti?

SS: Po at’here hala i kishim dy lop, i kishim do dhenë — edhe ato na i murën; na i morën ato, pos kijet qi i kishim ngjit n’zgedhë, e kerrin e ngrehshin ata aty; teshat, dukatin, çelibarin, cigarllukun, rrypin e pantollëve, une e kom pa, rrypin njanit ja murën, k’shtu po m’doket e shoh qi e ngrehshin, ja murën rrypin: “Sa pare bën ky?” edhe i ranë pantollët te kam’t, ai majke me dorë; edhe k’shtu i thojke bâba, e ki’ pasë ni sixhim n’xhep: “Mere qitâ, lidhe pak”, a din, k’shtu m’kujtohen ato. Edhe jemi ardhë n’Obraçë, tu Duriqët e Obraç’s; tu Duriqët e Obraç’s kena nejt dy [2] javë ditë. Aty jon ardhë bugarët, po na nuk mujshum m’i dijtë, po jon ardhë shkijet edhe qi e dishin shqipen, po n’uniformë ata. Edhe ishin aty, me thanë tash nuk e di numrikisht, gati niqin [100] vetë: thmi e gra e, ishim ni shpi. Dhanë urdhnesë me lshue shpinë, me dalë krejt n’oborr. Erdhën ata k’tu, edhe ni asi sërbi folke shqip, qi e kuptojshin edhe gratë, edhe na thmija, na krejt. Une e disha sërbishten at’herë, se k’tu me shkije si thmi e pata msue, edhe pej at’hershi e di serbishten, une e disha ça po thojnë, a din, po gratë serbisht nuk e dishin, po ai folke shqip, edhe e muren mixhën Imer, edhe i thanë: “Hajde me neve k’tu, me bastisë atje ça kini mrena...” Edhe lypën aty ça gjajshin, qi gjajshin tesha me kimet pak, a din pak, me vlerë, pak qi ishin: kmishë, dâne, qeizi i grave, kmisha t’grave, ato qi i kanë pasë gratë, a din, dukatin, krejt aty i murën! Edhe dul ai serbi, k’tu tash (e kryen atje mrena), dul aty përpara: “Hë, çoni duert nalt!” Edhe na duert nalt krejt, thmi e gra, edhe veç kajshin gratë, edhe na tanë u dridhshim sikur thupra n’ujë, k’tu. “A p’e sheh ça keni pasë, — tha,  k’tu..., — e ki gjetë ni fotrollë t’pishtoles, fotrolla, veç fotrollën, — a p’e sheh keni alltija?!” Na: “Qitash p’i bastisim gratë! Alltijat i kanë n’dimija, n’dimija...” Thojke, a din, se at’herë me dimi gratë, jo me fistana... U hini ni tutë grave, nân’s teme, Zyl’s, nan’s Ajetit e k’tyne qi “po na deshin”, kajshin sikur thmija! Po, majti, majti fjalim qi me na tutë, a din, tha: “Neçemo, — a din tha, — nuk e bajmë na kabull sikur ju ça keni bâ, edhe nuk p’i bastisim, — tha, — epo, keni kujdese, se pushkatoheni!” Domethanë ju srelatim, a din thojke, serbisht ai thojke, herë shqip herë serbisht, veç shqip ma shum folke, edhe qashtu! Pej atyhit tash, mas dy jave jena ardhë për Podjevë te shpija, se tash u forcue pak puna e pushtetit, a din aty k’ta tonët. Kur jemi ardhë n’Podjevë: ren na bastisshin! Tash erdhën... dej aty jon kanë burrat, domethanë sërb’t burra i bastisshin; gratë aty tash, pej qi jemi ardhë Podjevë për me ardhë k’nej, jon ardhë partizanka, thojshin k’tu, k’tu automatin, flokt khâ, gratë ato; femnat i bastisshin femnat.

FK: Çfarë nacionalieti ishin ato femrat?

SS: Po ato femnat sërbe, sërbe se sërbisht folshin. Edhe ato i bastisshin gratë k’tu, i bastisshin qaty pak secili dy-treqin [200–300] metra tjerët atje, e qashtu, veç erdhum te shpija. Kur erdhum te shpija, shpijat e juve atje i kanë pasë: t’mixh’s Imer, t’Smajlit, t’Ademit, k’tu, i kishin pa sosë dej n’temel! Erdhum te shpijat e tona, k’tu ku jem’ qitash, kur erdhum k’tu: oda edhe ni shpi nuk e kishin sosë, tjerat sene i kishin sosë edhe sen dyjes s’kishin lanë k’tu! I kishin marë krejt! Edhe e gjetum shpinë... e kishin shtru me flejt ata qi kanë flejt, ushtrija a s’pe di kush ka flejt, dej k’tu [flet me gjeste] kashtë. Edhe na himë qaty tanë: t’mixh’s Imer aty, tonët t’Salihit, edhe kena nejt gjashtë [6] mujë ditë, bashkë kena hânger, bashkë kena pi qitu, ça kena mujtë, qysh kena mujtë me me bâ... 

FK: Po kojshitë, sërbët, a i takut k’tu?

SS: Kojshitë i takum, i takum k’tu! Edhe ata i organizojshin, se mjeshtër: k’ta katuneve tjera shkijet i çojshin k’tu me na kontrollue natën, edhe ata n’unifroma; k’ta t’k’tuhit jon shkue n’katune t’atyhit atje! Se k’tu nihere m’kujtohet jon kanë do shkije t’Bradashit e kanë pasë qitu n’livadh, qatje te arat e tona, qatje e kanë pasë at’here, edhe marshin ujë me pi n’bunarë tonë, ujë k’tu; tanaj na qi shkojshim me gjâ i ngjofshim ata, a din... edhe kur jon ardhë dikun para gjysës t’nat’s, na kanë hi mrena pesë-gjashtë [5–6] vetë, edhe na kanë bastisë, edhe nër ta s’kish dritë, s’kish kurrgja... nifarë gazi e qitën n’prezore edhe bâba jonë i ki njoftë ata shkijet t’Bradashit... e lypshin: “A keni pushkë, a keni k’tâ....”, a din, po neve s’na gjetën kurrgja... “k’tu, ku o k’tu, ku o k’tu?” edhe vetshin, vetshin... Shtabi i çetnikëve koka kanë n’Velikorekë atje, na s’kemi dijtë, hajde dojshin me marë babën me çue atje tu i lutë: “Po m’tuten thmija, qysh me i lanë vetun...” — “Fleni k’tu, po jau lshojmë ni sobë... fleni ju k’tu!” — u thojke bâba, a din, edhe mixha Imer, qi fleni k’tu, nesra kur bahet sabah ditën ju çojmë atje ku po doni ju me shku. “Jo, jo, jo!” — edhe e dishin ata sigurisht, po s’kallxojshin. Tha: “A po doni t’ju çojmë te sërbët? K’tu ka sërb!” (qitu ishin tu k’to shpijat k’tu, sërb) E tha: “Aty po!” Edhe aty i ka çue Bajrami; Bajrami dej qi u shkue ngat, ju ka thanë: “Qitu, qe shpija k’tu!” E kanë thanë: “Masi po doken shpijat, hajt shko tashti” edhe nuk e kanë ngucë Bajramin. U kthye Bajrami te shpija khâ... Bajrami u hi mrena n’oborr: tjetra parti, edhe ata për veti! Domethanë qi kemi pasë vështirësi t’madhe! Tash ditën u duftë me qarkullue me dalë se u duftë me gjetë bukë, për shemull, me ble me diçka... s’kishe ku... drithë qishtu bukë kallamoqe. Opshtina, k’tu ku âsht Bashkësia Lokale sot, aty tash u formue hiqmi, dollovoxhë i thojshin atyne, s’p’e di tash qysh i bjen shqip ajo, a din, zavenës, zavenës kryetari a, a din, sërb ai, u dufke tu qai me shkue m’u lajmrue qi kom me shkue sot dikun: “Ku me shkue...” Ja: “Po shkoj te daja; po shkoj n’Podjevë; po shkoj dikun te mullini...” qi me gjetë u dufke me shkue aty me marë ni letër, qi pej qisaj ore n’qit orë domethanë je i lirë, n’t’zatetë dikush, se thojshin trojka (trojka me emën, qysh me thanë, ni kontrollë, a din) u enshin nëpër fshat, nëpër, jo veç n’tonin, po gjithkun, me t’gjetë: “Ku? Ça je dalë ti? A ki letër?” — “S’kom!” — e pushkatojshin nja, e mytshin tu rreh a diçka bojshin! “Ti po shkon... ki lidhje me... ki lidhje me Nemcin, ki lidhje”, a din, k’shtu qitu. E qat letër e marshin aty me shkue... ja “po shkoj me blue”, ja “po shkoj me ble”, ja “po shkoj...” dikun ku kishe me shku, edhe qatâ aty pej kur lenë Dielli ta çkrujke (se orë s’kish/sahat; s’kom sahat; se s’ka pasë) dej kur praron — mrena qisaj kohe nuk t’ngucshin, a din, po t’kaloj kjo, me t’gjetë, pa marë parasysh kush je ti, t’fshijshin!!

FK: Sa ka zgjatë kjo?

SS: Kjo ka zgatë... kjo ka zgatë gjashtë [6] muej, kjo ka zgatë gjashtë [6] muej. Muharremi, Smajli, Ademi, Azemi, Mani (Rrahmani), k’ta qi shkuen atje... 

FK: N’Drenicë?

SS: N’Drenicë; tash masi erdhem na khâ, te shpijat e tona, erdhen edhe ata edhe k’tu kemi nejt bashkë.

FK: Çka tregun për Drenicë?

SS: N’Drenicë, n’Drenicë nuk kanë mbrri shkijet, atje. Kur jon ardhë khâ, k’tu tash, kur filloi pushteti, at’herë, i kishim marrdhaniet e mira me Shqipninë, erdh brigada e Shqipnisë k’tu tu Liqan’t; pej qi erdh brigada e Shqipnisë k’tu u nalën masakrat, a din, jo krejt, po nuk guxojshin me bâ, se ata k’tu e bonën shtabin se marrëdhaniet... ata n’uniformë ushtarake me armë e me krejt jon kanë k’tu, edhe kanë nejt, kanë nejt k’tu ni kohë. Tash bâba jonë, Musa, mixha Imeri e k’ta i thanë Bajramit edhe ni kojshie qitu, Avdis’ t’Sallahit, edhe ni Bajrami i Avdyli, k’ta tretë ishin ni moshë qat’herë, tha: “Ju shkoni regjistronu n’brigadën e allbanez’ve, — se allbanezë ju thojshim na k’tyne, — se aty m’u inkuadrue... se k’tu vijnë natën, ju marin e ju mysin dikun!” Edhe k’ta shkuen aty. Me kalimin e kohës, me kalimin e kohës tash, brigada e allbanez’ve u hoq, u tërhoqen ata, edhe u lajmruen k’ta, se at’herë, tash, filloi m’u formue ushtrija. Bajrami shkoi n’ushtri, a din, k’shtu n’ushtri. Bajrami e ka krye ushtrinë n’Kumanovë. Bajrami ni njeri i aftë u kanë, k’shtu me marë n’at aspektin... Jo me shkollë shum... Çkrue, lexim, shkrim k’to ka dijtë... po shkoi n’kurse, at’herë u thirrshin, edhe shkoi n’kurs për traktor m’u msue, at’here s’ka pasë shofera, edhe e muer zanatin për traktor, edhe livrojshin (edhe Azemi), edhe pej atyhit e muer për shofer — vozitës kerri. Edhe ma vonë u shpall n’shpi t’shëndetit n’Podjevë ni konkurs për me... e lypshin ni shofer t’ndihmës t’shpejtë... edhe kish pasë fatin e pranuen Bajramin për shofer t’ndihmës t’shpejtë; edhe dej qi u dalë n’penzion, katërdhetë [40] vjet ka punue me ndihmë t’shpejtë, qi ju ka dalë popullatës... Podjevë–Prishtinë, Podjevë–Prishtinë, edhe ka pasë Podjevë–Beograd, për shemull, udhëzimin kur ja ka dhanë mjeku, për shemull ja ka dhanë: “k’tu s’ka shërim” (se u kanë medicina dobët u kanë te na, a din, at’here qysh ishin marrëdhaniet mirë me Serbinë e me k’to, a din, i kishim, jemi kanë, a din, ni shtet jemi kanë, qi edhe na u thirrshim Jugosllavi), pej k’tuhi n’Beograd, Zagreb i çojke. Për shemull: Zagreb? Zagreb! Ka bâ vaki n’Ljublanë, ka bâ vaki! Se tash n’Beograd shum herë, s’muj me numru une sa herë n’Beograd. Filan fistekun, udhëzimin, krejt aty, n’Beograd! Para kerrit, qi me pasë kerr, ka pasë ni motrorr, edhe u kanë qashtu: bojke gara k’tu — n’Podjevë, gara k’tu. Ka pasë edhe tjerë qi kanë pasë motorra... Edhe m’kujtohet, a din, ni here dulem aty na, a din, vllaznillaku, na me kqyrë edhe popullata, a din, se at’here ka pasë pak aty, qosh m’qosh kthesave i qiten do dujë t’kashtës qi kur t’kthehen mos m’u zatetë atje... e Bajrami dul fitues, jau mur! Bajrami dul fitues! Edhe k’shtu dej qi u dalë n’penzion; n’penzion tanaj, dikur mbrrini edhe vdekja... 

Masi u vnue pushteti, Muharremi tash, edhe ai n’tjera rradha, për shemull, partizane atje, i ka ra tereni me shku kah Bjeshkët e Nemuna, atje, edhe jon shku atje, kah Bellopolë e... a din atje... edhe Muharremi tash ni vit ma vonë, n’katërdhetë e gjashtën [1946] e vrajnë atje; Muharremi ushtar u kanë edhe aty thojnë çetnikët e kanë vra n’pritë se hala ka pasë nëpër male k’si çetnik t’Drazh Mihajlit; se Drazh Mihajla, për shemull, ai e ka pasë parti n’veti me ushtri, me krejt e ka pasë, e ata kanë bâ zullum, sidomos n’Bosnje ma shum, edhe khâ ka Bellopolja, khâ kah u kanë gjyshja jote, Bahria; khâ kanë bâ... kanë bâ kërrdi ata, po ma vonë e nxonen Drazh Mihajlen... edhe Drazh Mihajlen e pushkatuen atje... n’Beograd dikun. K’ta — Drazh Mihala edhe ajo partia e tij, domethanë ajo ushtrija e tij u likfidue, edhe e kanë pushkatue asi, e kanë pushkatue... veç partizan’t tash e muren. A din, domethanë u nrrue pushteti, n’krye k’tu u kanë, për shemull: Ali Shukrija, Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, k’ta jon kanë, k’ta jon kanë. Disa pej k’tyne jon vra edhe k’ta n’luftë, Emin Duraku e qisi ka pasë, a din, qi jon kanë, qi jon vra; tani sado pak u përzie, se masi ishin k’ta shqiptarët partizan. Tash ka pasë edhe pej anës tonë qi rrishin n’mal, nuk kanë guxoftë me ra n’dorë, për arsyje se kanë ba zullum k’tu, tash ata kallxojshin, se tash u erdh shkijeve... kallxojshin shkijet qi sikur me thanë, për shemull: filani m’ka rreh n’dit’ t’gjermanit, m’ka plaçkit, m’ka ba qishtu, ka ba qishtu! I shtijshin n’burg k’ta! Plot ka pasë! Djali i Ajetit — Rexhepi, ai u shkue n’shkollë Medreze, për fe, po aty kanë msue edhe sërbisht edhe shqip, shkrim-lexim, edhe ky (n’at kohë s’ka pasë kuadra, po flas n’dit’ t’gjermanit) për tri vjet, ky, ka qenë drejtor poste k’tu n’qytet t’Podjevës. Edhe u gjet me ni femën nëpërmjet do nipave, p’e di, a din, tashti k’tu sebepxhi, n’Shkup e muer ni nuse t’Lubetenit, po t’ramë n’Shkup ata, ni Hamdie emnin ajo, edhe e mur at nusen. Po kur filloi lufta k’tu qi thashë, qi filluem na me ikë, Rexhepi nuk e priti k’tu, po shkoi n’Shkup, edhe atje me grue e me krejt, edhe ai nuk e dike luftën k’tu qi e përmena une, se atje nuk u ba luftë; lufta u ba veç n’Kosovë edhe n’Bosnje; at’here n’Maqedoni ka pasë, po — jo, lufta e madhe u kanë k’tu n’Kosovë edhe n’Bosnje, edhe at’here kanë bâ sikur qitash masakra, kanë bâ çetnikët edhe ustashët atje. E ky met n’Shkup, met n’Shkup. Tash masi u qetësu, u vnue pushteti, mujshim me u enë, edhe ky u punsue n’Shkup; edhe n’Shkup deri n’pesëdhetë e pestën [1955]. N’1955-ën u shpërngul për Turki.

FK: Arsyet, pse u shpërngul?

SS: Arsyet, se: atje ka punue si msus, po aty i çarten marrëdhaniet me pushtetin, gjaja se ni punë politike, a din, nuk e di mirë k’tu, edhe e burgosin; po kur e burgosin, ni muej ditë e ma shum pak, ky del i pafajshëm, me at grupin, kush u kanë ai grup, maqedonë ata, domethanë shqiptarë, a din, po t’Maqedonisë. Ky del i pafajshëm, kur del i pafajshëm edhe e sheh qi ju çartën k’to marrëdhaniet k’tu, daj’t e Rexhepit e Smajlit, e Ademit e k’ta jon kanë at’herë kur jon shpërngul ma herët, ata jon shkue n’Turki. E tash ky me... pi Shkupi meret vesh qi jon dikun daj’t, n’Izmir, edhe me: “A muni me m’çue ju viza, — (vesiko ju thojshin ata) thotë, — se po vi atje me familje me krejt...” edhe ja çuen ata vesikat. Ky i ka pasë katër çika edhe dy djem, gjashtë, edhe ky me grue, tetë; tetë anëtarë k’ta jon dalë, n’pesdhetë e pestën [1955], pej Shkupi n’Turki; edhe sot atje... 

Une at’here i kisha dikun rreth dhetë [10] vjet, n’43-ën, n’1943-ën jom shkue n’shkollë.

FK: Qysh u quejtë shkolla?

SS: Sa u kanë “daja Hitler” k’tu... emnin e shkollës n’at kohë e kom harru. Edhe si sefte k’tu, at’here, nuk thojshin shqipe, po allbanqe. Edhe germat e para qi m’i ka msue (A, B, C) ni Maliq Zymeri, si hoxhë ai, sikur ky hoxha jonë, domethanë qi përmenum n’Turki, qai medrezen e ka pasë, ai, domethanë do klasë t’Medrezes; po atëhere nuk kish... veç sërbisht, e tash masi dulen k’ta, paska msue edhe arabisht n’Medreze edhe shqip; edhe e çuen msues te na, ka pasë, a din, k’tu; edhe mue ni vit. Viti i dytë tash, nuk na priti, Lufta e Dytë Botnore, n’44-ën, se na n’fillim t’shkollës, qi fillon n’shtator, na u shpërngulëm, k’shtu qi ni vit e përfundova n’kohën e “dajës Hitler” at’herë, a din, t’Hitlerit. Edhe kur u kthyem tash, qi përfundoi Lufta e Dytë Botnore, qysh e thamë ma heret, filluem me shkue n’shkollë, edhe jom shkue... Mue ma pranuen ni vit t’kaluem, domethanë qi e kreva, edhe shkova n’klasën e dytë; klasa e dytë, edhe tri vjet jom shkue tanaj k’tu. Mas lufte tash, Shqipnia n’at kohë, kur ishin marrëdhaniet e mira, s’ka pasë kuadra, i çoi do msues, numrikisht nuk e di k’tu n’Kosovë sa, po e di qi n’krejt Kosovën; Po, sidomos te na n’Llap i çoi do msues, te na n’Dumnicë e çoi Stefan Zorbën. Stefan Zorba u kanë tash me thanë, a din, me thanë nizet e pesë [25] vjeçar dikun, a din, qishtu n’qit moshë u kanë, edhe ja kanë gjetë banimin, me banue (se ai s’ka pasë ku... shpi k’tu jo) te Musatfovitë (familja Mustafoviqe k’tu) n’odë tyne me banue, edhe aty ai, k’tu ka bâ katër vjet. Une tash i kom krye edhe tri vjet tjera, edhe mâ tash masi vdiq ky Rrahmani (vllau), edhe meta une si ma i madhi qi thash ma herët: kush me u kujdes, rroga jo, kurrgjâ jo, pare jo... u dufke me punue tokën kapak, livrojsha qashtu kapak, qashtu se baba u vjetrue, po edhe u smue, a din, jo qi qaq i vjetër, po u smu, nuk mujke. Edhe une e kreva qitu, ma shum nuk kisha mundësi me shkue n’Podjevë tash me vazhdue gjimnazin, ato...

FK: A kishe naj ambicje me shku n’shkollë? Çka kishe qef m’u bâ sa ishe at’herë i vogël?

SS: Po une at’here me pa’ pasë mundësi, kisha dëshirë m’u bâ, për shemull, ni msues, me ligjerue sikur qitash k’to tash t’kalumen, me përsërit qi me majt n’men’ gjeneratat e ardhshme çfarë vuejtjesh ka pasë populli jonë, qysh e thash ma herët, se k’to ishin me randsi. Se une at’here nëpër oda k’tu qi ju bojsha hyzmet kapak, k’ta njerëz asnja nuk jon gjallë, po bojshin bisedë ata mes veti: “Kush u kanë ky? Kush u vra khâ? Kush u metë n’Kurshumli?” e përmenshin babgjyshin tem, e përmenshin mixhën, për shemull, e përmenshin tash po bjen: Ajetin, vllaun e mixh’s Imer, atje, a din, krejt qito, krejt qito, krejt qito, krejt k’to qi u bojshin biseda, veç k’to u kanë, për shemull, diqysh, qysh m’i shpreh k’to — interne, jo m’i dijtë gjithkush, se s’ke guxoftë, se ishe shku n’OZNI [OZNA] OZI i thojshin UDB-ës, edhe t’fshijshin ata, a din. E k’tu e kisha dëshirën, mirëpo mundësia nuk, nuk ishte.

FK: Përshkruna pak Dumnicën e atyne viteve... e mas Luftës Dytë Botnore, qysh dukej?

SS: Tash Dumnica e mas Luftës, filluen pak zakonisht m’u ngjallë pak, a din, m’u ngjallë. Hala ishin, kuadra nuk kish Dumnica, nuk kish. Kush e ka pasë shkollën sërbe e ma herët diçka u inkuadruen k’tu, se ish opshtina at’herë. At’here hala u thirrke srezi i Llapit, ma vonë u thirrë srezi i Llapit. Me sreze u ndan komunat: srezi i Vuçitërrnës, srezi i Mitrovicës, për shemull, me sreze jon nda, srezi i Ferizajit, srezi i Gilanit, a din, domethanë tash u da, e mur emnin tjetër, ma vonë “komunat”, edhe kjo k’tu u tërhoq pej k’tuhit. Po kjo ka marë dikun... tash s’m’kujtohet viti kur u bâ me emën komuna e Podjevës qi e mur emnin. K’tu tash filloi me u përmirsue se u punsuen, dulën tanaj do msues tonë. Edhe at’here me kurse i çojke pushteti i asaj kohe, kush e kryjke shkollën, i çojshin n’Deçan me i ushtrue për kohën e pushimit verorë, edhe me qat kursin e Deçanit kanë dhanë njerëzit msim k’tu, nëpër shkolla. Tani filloi me u marue shkolla n’Dumnicë t’Epër; filloi me u marue shkolla n’Përpellac, se larg; filloi me u marue edhe n’Llaushë, k’shtu qi filluen pak... Mirëpo ishin tjera, sa i përket gjallnisë, punësim jo, fabrika k’tu me u punsue, ka pasë dikush me kanë naj kurrir, naj, për shemull, polic, a din, aty-k’tu najnja se jo... u duftë me pasë biografinë shum t’fortë për me mujtë me u kyçë, se kur te marrësh ni detyrë, po lloagaritësh si njeri i besueshëm, ta kanë vetë familjen, çfarë familje â, a ôsht i besueshëm ky, se nuk e kanë marë gjithkon. Tash masi pushteti nisi me u zhvillu, marrëdhaniet gjithë jon kanë t’acarueme, po diktatura e fortë, se sot me kanë qata, fjala e popullit thotë, qi “uku kimen e ndrron, po tabijatin nuk e ndrron”. Masi ishte diktatura e Titos at’herë, pushteti i asaj kohe, se kanë thanë “na jemi vllazën, u bamë bashkë me njek okupatorin okupues pej k’tuhit, gjermanin, për shemull, Hitlerin, tash na nuk guxojmë...”, mirëpo ndodhshin k’to, pse, xhelozia edhe ajo inati na kanë pasë gjithë, gjithë na kanë pasë... Me dalë msues, ja ka pasë inati, me hi n’pune, ja ka pasë inati... po Titoja at’herë, Partia Komuniste po thom, a din... po masi ish Tito n’krye, po duhet me përmen edhe atâ, a din, tashm kaniherë... pruni ligjin me përqindje, me kanë njerëzit n’punë, me përqindje t’popullatës, a p’e kupton, për shemull, na jemi kanë dikun nëdhet e përmi përqin [mbi 90%]... 

FK: Shqiptarë... 

SS: Shqiptarë. E shumica me sunue, për shemull, pakicën, e jo pakica. Edhe filluen me bâ kryetarin e srezit, për shemull, komunë Podjevë, tash masi e mur emnin komunë, me bâ shqiptar. Po edhe k’tu u bojke hile, se ni mandat e bojshin shqiptarin, tjetrin mandat e bojshin serbin, a din, edhe pse jon kanë tash me popullatë pakicë... edhe k’shtu jon bâ k’to, gjithherë. Mirëpo diktatura... se n’ligj ajo, plot njerëz i kanë burgos, po tu u bazu n’baza ligjore qi ata e kanë atje, qysh e ka pasë burimin, për shemull, ligji, k’to jon punue gjana sekrete qi e kanë mytë njërin, po s’e kanë dijtë hiç, doktorin, për shemull. Tanaj, tanaj dul ma vonë, ma vonë, gjithherë, k’shtu qi neve na u mohojshin t’drejtat, k’tu ish ajo shkaku qi u acarojshin senet! Ni rast: Tihovc — Rogliç u rrehën mes veti, edhe ma vonë e vrajnë ni shqiptar; shkau: n’xhade! Kjo âsht n’53-ën; ai shkau u shpërngul pej k’tuhi edhe shkoi mrena n’ni fshat n’Serbi, me familje me krejt. Ata e punsuen n’Beograd, se njerëzit, qarkullimi, e pajshin, e njofshin e krejt, ai u kanë i punsuem fellë n’pushtet n’Beograd. Na, na, për shemull, i kem pasë k’tu ngat shkijet k’tu, edhe kur fshijke maqina drithin, u huazojshim argatë, se ata s’kishin, edhe na s’kishim, a din, vishin, se maqina dalke pej qisaj lame teme k’tu, shkojke tu ai ose pej atinaj vike k’tu; na shkojshim u nimojshim atyne, ata na nimojshin neve; bashkë hângshim, bashkë rrishim, bashkë pijshim. A m’u rujtë, u duftë m’u rujtë, mos me ba fjalë se, për shemull, m’u rreh, m’u asi, t’denojshin! Edhe ni tjetër rast: u rrokën qishtu per mexhë, për gardh, për pemë, thmija, edhe u rrehen! N’qat vrasje, n’qat rrehë e vrau shqiptari shkaun n’oborr! Edhe ai u denue nizet [20] vjet burg; n’Nish i ka majtë shtatëmdhetë [17]. 

N’katërdhetë e pestën [1945], n’katërdhetë e gjashtën [1946], shtatën [1947], tetën [1948], dej n’pesdhetën [1950], pesë vjet “Petogodišnji plan”, domethanë serbisht u quejke, na e marshin drithin!

FK: Tepricën?

SS: Tepricën... ata e quejshin tepricë/višak i thojshin, mirëpo s’u kanë ashtu! K’tu ka krijue, për shembull, xhelozia, armiqësia, pse kha k’tinaj ja qet tokat qikaq, për shemull, qitja qikaq me pru tepricë. Ata nuk dalke, se nuk pagujke drithi, për shemull, sa thojshin ata, edhe jetshe borxh, edhe kur jetshe borxh, t’burgosshin, t’rrehshin! K’to kanë marë: drithnat, krejt llojet e drithnav’ — nja; pulat, votë e pulave, t’lyenin, djathin, kepë, pasulin, kumpira, krejt k’to mishin, mishin e gjallë. Neve lopën ka e livrojmë na e kanë marë! Erdh ni shka, ni serb edhe shqiptarët, qata lojal qi ishin, u lajmruen “dobrovoljno policë”, si aktivista për qito gjana, me mbledh vishakun, me mbledh mishin, me mbledh, domethanë për territor, për Dumnicë po flas, n’kejt Llapin kjo u kanë, a din, po une po flas pej qi e njoh, qi e di; dobrovoljno, domethanë policë vullnetarë; jau dhanë pushkët, edhe u enke me pushkë tanë ditën nëpër katun, edhe kqyrke armë për shemull, n’qoftse ma ka pasë mërzi: “Ju paska bâ drithi mirë! K’tinaj, k’tinaj m’ia qitë qikaq!” Edhe erdhën me na marë... na i qitën neve dyqin [200] killa mish me i çue, mish t’gjallë, dyqin [200] killa mish. Tash e kishim ni lopë edhe ni mshtjerrë t’vogël (viç i saj). Ishim tu livrue na, erdh me emën Bajram Matarova, at’here, ai u inkuadrue n’qito qi po flas unë, edhe ka ba kërrdi nëpër Kosovë nëpër k’tu; edhe me kurse e muer shkollën msues diku, edhe dikur u bâ drejtor shkolle, qisaj shkoll’s qitu, “Vuk Karadžić” u thirrke, at’herë mas Luftës Dytë Botnore “Vuk Karadžić” u thirrke. Edhe na ishim n’ara me babën e ngratë, shkau nejti k’tu, e çoi Bajramin “shko”, edhe erdh Bajrami tha, shqiptari, a din, konkret për veti po flas, a din, k’shtu, tha: “A e ke çu mishin?” — “Jo valla s’e kom çu. S’kom, s’kom mish! Qit lopë qitu, qikjo po m’mânë gjallë, a din, qitu pej qisajna pinë ata robtë tamël. Qita me livru, me mjell kallamoqin... m’u dufke me livru tri vene, se ish koha!” Tha valla, tha: “Urdhnesë e kem’ masi s’e ke çue....” — veç u hi e ka kap, ja hoç at zhegër i thojnë asaj, edhe na ka marë lopën qishtu... edhe na metëm qashtu, ja nisëm po kajmë na, a din, baba tha: “Jo, — tha, — e blejmë ni tjetër!” Ai s’kish me ça e blenë, a din, veç me na pajtue. Edhe erdhëm, edhe na metë ajo copa pa e livrue! Plot raste ka... k’so rastesh ka. Edhe tash k’tu nuk delke drithi... Salihin e Uk’s, i kanë qit drithë qi s’ka pasë me çka se s’i ka qit toka qaq. Edhe e organizojnë at ditë, e kishim na maqinën k’tu tu fshi, dy milicë rrishin aty, i mushin thastë argatët/puntor’t, milic’t aty: “Paloni qito!” Asni thes drithë nuk na lanë me pru te shpija n’oborr. N’hamarë veç qaty e paluen, “shko merne”, erdhën, e murën, e ngarkuen, e çuen, edhe metëm hala borxh na! Edhe vjen urdhnesa pej opshtine k’tu, k’ta kurrirat, qita, qita “dobrovoljnët” qi po thom, qita vullnetarët: “Ka nja për shpi me ardhë krejt te opshtina poshtë!” U ardhë Sveta Lakovič i UDB-ës; Sveta Lakovič... ata jon kanë... se u azginojshin shkijet. Edhe i kanë thirrë aty, krejt ka nja për shpije jon shkue, kush jon t’zot e shpisë, tu i mârrë, ata tu prit përjasht, tu i mârrë n’pytje, ai n’zyre aty, nja ka nja, dikujt shuplakë, dikujt pse s’i ke çue, dikujt qishtu... Kur e shtinë qit Salih Ukën, rradhë i vjen atij, e thërret, e i paska thanë, tash kallxojke ai ma vonë, i ka majtë tri vjet burg, tha, tha: “Jesi li Salih Uka?” Tha: “Po.” Thotë: “Pse s’e ke çue višakun?” — “E kom çue more! Çka kom pasë e kom çue!” — “Albansku majku...” — shuplakë! Ky nervozohet e kap tap për fyti k’tu mi tavolinë, e qet n’patos, aty (n’dysheme) t’i hin shkelma bam-bam-bam-bam, stanica e policve u kanë aty, stacioni... “Aaa!” Policia jon ardhë aty meniherë e kapin, e lidhin tap me durë përmas, e çojnë n’OZI (OZI i thojshin UDB-ës at’herë), edhe ma vonë e qesin n’gjykatë, edhe ja jepin tri vjet burg, edhe ja konfiskojnë dhetë hekterë tokë, edhe i qitën n’drrasë qysh me thanë. Edhe kjo ka vazhdue për mos me zgat ma shum, pesë vite, kur ka përfundue plani pesë vjeçar, n’pesëdhetë e parën [1951] — jemi kanë t’lirë, ma s’na e kanë mârrë. Po ka fillue tjetër aksion: me jau hjekë ferexhën shqiptarëve, n’pesëdhet e parën [1951]. Kjo me motiv qi k’ta s’e hjekun — me i rreh, sikur qi na kanë rreh per višak, e për mish, e për k’to, me na rreh tash. Ajo direktivat atje... plani hartues pej atjehi, ça u ardhë k’tu, k’ta u duftë me zbatue patjetër, s’ka pasë qare pa e zbatue. Edhe i thirrshin me hjek perdën, mledhje për çdo natë, qitu domi, qitu qi asht kjo, e patën marue, edhe s’ô hjek. Ma s’pari i kanë mârrë hoxh’t se “ju keni ndikim”, i kanë çue, i kanë rreh, kanë bâ presion, a din, tortura, dikon e kanë burgos, dikon e kanë lshue, a din, qishtu, “veç ju keni ndikim”. Ma vonë burrat e grave, ata qi jon n’punë; kush u kanë pej shqiptarëve n’punë, jau kanë qit urdhnesë me ligj, kishe, a din, atje, qi e kanë hartue planin me pru k’tu me zbatue, thotë: kush o n’punë, nesër, për shemull, me datën kaq, kaq me gjithë grue me ardhë m’u deklarue qi p’e hjek perden/ferexhen (ferexhe i thojnë)! Tash i thirrshin edhe me dhunë, dikon e kanë rreh. Edhe e hoqën perden! E qitën urdhnesë: “Qajo grue qi gjinët pak mluet... ” A din, une sot... nuk jon ato, s’di sa gra i njoh edhe me emna po t’i përmeni, qi e kanë gjetë... patrolla e milicisë dalke nëpër fshat, n’kamë ka dy, ni serb, ni shqiptar dalke k’tu, kokan zatetë, kokan zatetë k’tu me çarshaf, a din, jo ftyrën mluet, e kanë shënue gjashtë [6] javë burg grueja, e kanë dënue! E di bash grunë e daj’s, t’qisaj grusë teme, Rab’s, gjashtë [6] javë i ka majtë, ni Fata, si sot m’kujtohet, k’tu. Edhe kjo u kanë paknaqësi n’popull, po diktatura e fortë e majke hala pushtetin!

FK: Po a mundesh me na tregu diçka për mbledhjen e armëve n’kohën e Rankoviçit?

SS: N’pesëdhetë e pestën [1955], n’kohën e Rankoviçit, tu u bâ popullata e paknaqne me k’to qi thash ma herët, tash e gjetën ni metodë tjetër: po vrahen shqiptarët, po bahet qishtu (k’to veç me pretekst)! E bien vendim atje n’Seka, n’kryesi n’Beograd, m’jau mledhë armët n’tânsi, a din, se armët i kanë pasë ilegale. Kush e ka pasë me leje, e ka pasë, dikujna ja jepshin me leje; me leje jau jepshin qityne lojalve, qityne qi thash pare, a din, p’e kupton nashta, dobrovoljno milicë, vullnetarë, qityne jau kanë dhanë me leje; kanë pasë me leje k’ta; k’tyne s’jau kanë ngucë. Po pa leje...

FK: Ju a kishit pa leje?

SS: Paj, na kishim pa leje, po i thojshim Sërbisë: “K’tu, qy, ku o kufini, k’tu...” Po nuk jena dalë na me ja kallxue kuj, a me i thanë ja po t’vras, ja a diçka, a din.... Po ka pasë, jon çu u vrajshin nërmje veti edhe k’to jon. Edhe e prunën... edhe e bjen n’Kosovë me zbatue kit ligj. Edhe i thirrëm secili ven venin e vet, për shemull, komuna e Vuçitërrnës, atje domethanë, k’to krejt qi jon komuna qi jon, Podjeva për veti... edhe filluen. N’fund t’pesëdhetë e pestës [1955] e kanë prue kit vendim, u zbatue n’pesëdhetë e gjashtën [1956]. Bora deri k’tu dimrit, k’tu, se jo verës, dimnit n’dhetor anej. Edhe qita lojal’t qita, a din, s’po di m’i shpreh mirë: ta kom ty mërzi — çkruje, a din, se une s’po kom ça me bâ; ky i mirë o me rreh k’ta! Shum punë jon punue qishtu: “Ta gjajmë ni punë...” I gjajshin k’tyne punë atje, për shemull, dikun qita-qita, qishtu jon hi njerëzit n’punë, k’ta, qita qi jon kanë faqezi, ftyrëzi. Edhe e kanë mârrë... ja çkruejke filanit: “E ka alltinë ky, numri qikaq-qikaq...” Dikon e kanë thirrë, dikush e ka dhanë meniherë si e ka asish, se e ka dijtë... se kur u kanë n’dit’ t’bugarit, kur e kanë rreh at’herë qi e përmena ma herët, e kanë majtë dikush mentë n’tâ; edhe i rrehshin, “s’e kom pushkën valla”, bam-bam-bam-bam, shti n’ujë, qit n’mraz. Ni Islam Oracën n’Obraçë... Islam Oraca dikun at’herë i ka pasë pesëdhetë [50] vjeçar, tash nuk e di, përveç dikun... e rrehin e rrehin, e rrehin n’oborr, edhe e qesin n’pigjame, e lidhin ni dardhë ujcë (se e ka pasë n’oborr) me sinxhir t’kerrit, sa gradë temperatura u kanë tridhetë [30] e kusur — edhe aty pej qatij druni u dekë mas gjashtë [6] jave.

FK: Po familjen e juej?

SS: Familjen tonë... na kemi nejt k’shtu urtë, jemi sjellë mirë, nuk na kanë ngucë për arsye se u gjet ni lidhje pak, qi na si familje fukare po, po jem’ familje e qysh thojshin k’ta: e çmueshme, e urtë, e sjellshme, e respektueme, a din k’tu. Nja pej k’tyne qi na ka nimue k’tu e ki’ pasë mesën, çikën e motrës t’bab’s, çikën e motrës t’bab’s, ni Mersel Bradashi, at’herë u kanë naçallnik supi k’tu ni Misim Sinaja. Misim Sinaja at’here n’qat kohë u kanë edhe qitina e Mërselit qajo mesa jonë i ka pasë pesë çika, djalë hiç, po n’qat kohë i le djali (ni djalë tash), n’qat kohë na pushkën. Djali i bon nja dy-tre muej, edhe gzohet ajo e p’e man djalin, po p’i thotë burrit t’vet, qatij Mërselit, Mërseli porot, edhe pak i njoftun me Misim Sinajën e me k’ta n’komunë k’tu n’Podjevë, qi e kanë njoftë, edhe u kanë n’kshillin pajtues për rraxha, për ngatrresa, njeri i popullarizuem k’shtu u kanë ai... edhe shkon ky, ajo m’ia çue ni çaj a ni kafe aty, po djalin n’gryk, sikur me dalë n’at dhomën tjetër; edhe djali tash, a din, ja nis, edhe i thotë kjo (djali Faik e ka emnin), thotë: “Mere nihere pak ën dorë, se qyre s’patëm... i patëm kaq çika, na e çoj Zoti k’ta! Dueje pak se mos t’isha une, thmija patën me na metë bel, se ti s’po i përkdhelë!” Ky kallxojke, a din, tha: “Jom kanë n’fiqirë qi me jau hjek popullit... me mujtë me jau hjek popullit qit... me m’vét Zoti mue e kisha dhanë djalin, me thanë ‘a po na jep djalin e hiqjau k’ta’! Hiqu bre grue, shko anena, se me dijtë ti ku e kom fiqirin... vallahi me dy duert e kisha dhanë djalin m’jau hjek qisaj popullate qitfarë kijameti!” Edhe gruja thotë: “Jo more, s’e kisha dhanë kurr!” Edhe kthehet gruja, shkon n’shpi t’vet, atje n’sobë t’vet, atje ku u kanë. Ky nesrit tash n’sabah... k’ta n’akshâm... nesrit n’sabah shkon atje edhe hin tu Misim Sinaja... edhe Misim Sinaja ma qiti ni kafe, ai kallxojke, a din, tash,  edhe e pike duhanin, po pinë cigare t’duhanit: “Ah, Mursel, kallxom diçka ça ka?” Thotë: “U rraxhavita pramë me grue, — thotë, — qikaq çika i kemi pasë... na ka le n’fund ni djalë, i thash grues qi me m’vét Zoti mue, e kisha dhanë djalin m’jau hjek qiti populli... se po rrehen disa njerëz pa faj!” Tha: “Mursel, k’shtu p’e vlerëson ti, a?” Tha: “Po!” Qati Mursel Sinanit, ai kallxojke, une s’e kom pa, tha veç kur i kanë pikë lotë k’tu, vërr k’tu, tha: “Mursel, qe qit letër, lapsin: shënoj ti kon ta merr menja, qi nuk kanë, qi jon njerëz, për shemull, t’urtë, t’sjellshëm, t’pafajshëm — kush me dorë une k’tu nuk ka me i prekë!” Edhe i çkruen ky kon ja ka mârrë menja, ndër ta çkruen edhe babën tonë, edhe Ademin aty, edhe nuk na kanë prekë. Thirrë na kanë, e kanë thirrë babën, po ngucë nuk na kanë, edhe përfundoj (i kanë rreh njerëzit), përfundoj kjo qishtu. Tash u krye aksioni i pushkëve, u krye. Tash për flamur! Qitshin ilegal flamurin qi e kem’ qishtu, edhe aty-k’tu qitshin flamur... I kanë marë njerëzit n’mbarë Kosovën, plot ka aktivista k’tu, nër te, na k’tu jon kanë plot njerëz; Shaban Shala ôsht i njoftun, ai tash s’ô, e kanë mytë! E kanë mytë tu e rreh me tortura, për flamur! E marrshin tu shpija, kallxojke baba i vet, flamurin ja kanë shti n’xhep k’tu, duert lidhun, e kanë çue n’UDB atje, te Cica i UDB-ës, te Zharku i UDB-ës: “Ti e ke qitë flamurin n’filon ven, ti po banë flamura, ti qishtu-qishtu...” Shtinja dorën n’xhep tap: “A p’e sheh: qy ku e ki flamurin e po rren...” edhe e përjashtuen (at’herë me ta marë t’drejtëvotimin). At’here je kanë i përcjellun gjithë ku po shkon, e ke pasë përcjelljen ilegale, ku po shkon sante, ku po rrin, çka po bon, çka po flet — krejt qito jon kanë.

FK: Po a munesh me na folë pak për ligjin e eliminimit t’dhive?

SS: E qiti CEKAJA, nalt atje po thom pej Beogradi, ligjin gjoja se me u rujtë mali, me u rujtë mali, po kjo e ka pasë ni kuptim: m’jau plaçkit, m’jau mârrë! Edhe e qet, thotë: “Dhi kush me majtë s’ka!” Edhe e ep ni pauzë pej qisaj date, sot ni muej a sot dy muej a, nejse, a din: “Dhitë a i shtini a i preni, a, punë e juvja âsht!” Njerëzit me qito, bjeshkatarët me qito jon metë gjallë. Edhe erdh ajo kohë... dikush i ka hjek, i ka shitë, i ka pre, i ka, a din, ça ka bâ, a din, dikush ilegale nëpër male, nëpër qishtu i kanë majtë. Jau marshin... jau murën dhitë, jau murën, i mbledhën dhitë, i mbledhën dhitë, i mbledhën edhe i çojshin tash s’po di ku i kanë çue, nuk di me kallxue... 

FK: Ju n’Dumnicë për me ble harxh ku shkojshi zakonisht? Ku jon kanë shitoret?

SS: Shitoret jon kanë tu koperativa qitu; at’here n’at kohë nuk ka pasë... po se po kthehna pak mbrapa k’tu: e qitën ni ligj me hi n’Kolektivë. Kolektivë — domethanë bashkimi i tokave, i drithnave, i mallit. Edhe k’ta i lypën krejt pasunikat ça jon, k’tyne u bonën presion me hi n’Kolektivë. Edhe e maruen ni shtallë t’madhe: aty lopët, i kositshin livadhet, e bojshin sanë, bojshin ushqim, bojshin, a din, krejt k’to, kerret bashkë (kerret k’to qi jon kanë t’hekrit e k’to), edhe qishtu punojshin bashkë; prashitshin kallamoqin, lula t’diellit, millshin, krejt qito bashkë me shkije me shqiptarë, qikjo u kanë Kolektiva. Edhe tash n’qat kohë bojshin edhe k’tu tortura: “S’po don me hi n’Kolektivë...” — s’po don, domethanë je kundra ligjit, t’denojshin, t’rrehshin, t’sosshin! Edhe mall nuk ka pasë. I qitën do bona, do farë karticash me numra (1, 2, 3, 4, 5...) sikur dinarë, mall ça vike, se s’ka pasë, edhe tekstil, s’ka pasë zadrugë; kush u kanë Kolektivë, kishe drejtë me hi me ble aty, kush s’u kanë Kolektivë, s’t’epshin!

FK: Ju qysh e përjetuet qit kolektivizimin e tokës? Qysh e përjetoi familja e juej?

SS: Valla neve nuk na kanë shti n’Kolektivë, a din, nuk kemi deshtë vetë, po presion s’na kanë bâ, nuk jemi hi se na s’kena pasë mall. Për shemull, tokën na marshin/drithin për tjera sene; s’kena pasë! Përpara u kanë han; han u thojshin (hane) shitoreve. Ma vonë, mas lufte — zadrugë, zadrugë. Qaty shkojshim. Aty vike: krypa, (at’herë s’ka pasë rrymë), gazi, zejtini, shiqeri, qito sene; vegla qiso qi kemi nevojë katunarët, veshë, mathë, qito, apangët e pirotit; ato kunra rrallë, s’ka pasë pej popullatës kush qi blenë kunra, se s’ka pasë, e k’to, edhe qishtu k’to.

FK: Para elektrifikimit si u ndriçojshi?

SS: Me llâma, me llâma. Llâmat jon kanë do me fitila k’shtu, sërrçin poshtë, shishën k’tu ja qitshe, edhe ai fitili tash e ka pasë nifarë si maqinë, nifarë, e çojshe fitilin edhe e ungjshe, e mushe gaz atâ sërrçin edhe ajo tash sikur qiri u dhezke aty, ja qitshe shishen, edhe me qatâ bojshim dritë. Deri, na dej n’shtadhetë e dytën [1972] qishtu e kemi pasë. N’shtadhetë e dytën [1972], po flas për fshat tonë, na e kemi marë [energjinë elektrike] nizet [20] shpi t’parët, tanaj gradualisht, mahallë-mahallë, qashtu kadal-kadal.

FK: Qysh e përjetuet elektrifikimin?

SS: E përjetuem k’shtu shum me gzim, edhe bonën, a din, jehonë t’madhe; dikush kush ka pasë armë, qitshin, a po din, atje! Edhe kem’ qitë hallve, kem’ qitë, po, a din, dikush nashta... unë po t’thom, po flas për veti, na bom si ni darkë, se na erdh rryma! Trrak-tak e prekshe, sikur qitash.

FK: Po k’to shpikjet tjera, si: televizori, radioja, fotografia, qysh ju kujtohen?

SS: Edhe ato na u kujtojshin shum mirë se gjithkush s’ka pasë; po dikush me ble, për shembull, na e blemë ni radie, tanë u mbledhshim aty robtë e shpisë, kur e kishin kangë, kur e kishin lajmet e, folke zâni i Amerik’s “Gërgaz Slladoper” [imiton] n’dhetë [10] ora, n’dhetë ora t’natës!

FK: N’cilin vit përafërsisht?

SS: Kjo u kanë në gjashdhetën, gjashdhetë e dytën, gjashdhetë e tretën, me rradhë deri n’shtadhetë e dytën [1960–1972].

FK: Po Televizorin kur e keni ble?

SS: Televizorin n’shtadhetë e dytën [1972], edhe aty u kanë, a din, televizori, edhe televizorin kur e kemi ble k’tu at’here u rrehke sporti qi ish ose topi, qi ish me top, me... ose ma s’shumti une e kom deshtë k’tâ boksin, kur u rrehke Klej [Clay]; Klej — ky o Muhamed Alia; kur u rrehke ai, une derën e odës (se nuk e kanë pasë k’tu mahalla, k’ta katuni, nuk e kanë pasë televizorin, se s’kanë pasë rrymë), une derën... se ai dikun masnate dikun u rrehke se atje tjetër orë, kur u rrehke, unë e lejsha derën çelë aty kur vishin, u mushke me t’plot, dy orë a tri sa u ngatke ajo/ai farë emisioni, e kqyrshim qaty me thmi me krejt. Fotografitë na qitu n’Podjevë, u kanë ni Tosha, ni Tosha serb ai, kur jemi qitë ën syret për letërnjoftim; kjo qi âsht n’pesëdhetë e katërtën [1954].

FK: Po a mundesh pak me na folë qysh jon doktë shpitë, dhomat e musafirëve k’tu n’Dumnicë, prej qe i mani n’men ma s’herti? Shpija juej qysh u dokë, dhoma ku ke fjetë?

SS: Po e kemi pasë: n’kashtë kemi flejt deri vonë; e shtrojshim aty, ja qitshim ni dru k’tu pak, përafërsisht sa q’o kreveti i gatë k’shtu — qaq gjon, e rajshim ren qashtu, për shemull, nâna me thmi t’vet qitu, sa thmi i ka pasë, pesë a gjashtë, dej khâ, e ja qitshim ni dyshek ma tepër atij kashtës. N’kashtë flejshum, ma mirë se n’syngjer! Edhe me jargana qashtu; me jargana qysh mujshum (me harrën i marojshim jarganat), edhe u mlojshum aty. Kush ka pasë oda, ka pasë, aty ka pasë: edhe qashtu u kanë me kashtë, k’tu çergë i thojshin asaj, e mblojshin kashtën me çergë, edhe rrshtike kashta ajo sikur ja lidhshim k’tu ni kungj atje se k’shtu patos nuk ka pasë fare, veç tokë, ja ngulshim e ja ngjitshim k’tu ni sixhim, e atje qi mos m’u zhdrje kjo poshtë, rajke n’tokë, anej nuk kish ku shkon pi stene, po knena vike poshtë, edhe qishtu, edhe flejshin musafirtë qaty, edhe i mbledhim me jargana qashtu. Edhe qishtu.

FK: A mundesh me na përshkru atmosferën n’odë qysh u bojke?

SS: Po, n’odë qashtu, aty bojshim, tash na e çojshim diqysh kohën; lujshim filxhana, filxhana lujshëm: dhetë filxhana, tepsi, unazën e gishtit e shtishim nër ni filxhan, u dajshim dy parti, sa ishim, pesë a gjashtë a, dhetë qanej, dhetë qek’nej; tash kush po mun e gjanë kokrrën, a din, k’shtu, me ma t‘parën, se e mshefshin n’regal ata atje, edhe e mshefshin kokrrën atje, edhe k’ta tash e lypshin; dikush, a din, u kanë, a din, marrke, dikush e gjajke kokrrën me ma t’parën: qiky filxhan e ka, ja Gurrani, ja Lulani... a din, jon kanë nja, qiky i bardhi (ka pasë filxhana veç t’bardh), e kapke “t’rriiink” kriske ajo: “Aaa, ni dhi e bamë, ni dhi, ni dhi e bamë, ni dhi...” — e gjet kokrrën, ni dhi. Cili gjajke ma shum, u çojke knojke, kjo partia qi bojke dhi ma shum, a din, emnin dhi ja ngjitshim, i knojke k’ta: “Eee, loja e parë u kanë kallaj, kqyrni burrat masanej” [këndon]. Edhe qishtu me kangë e knojshin, a din p’e marë, shum kangë di, po k’to qi jon k’shtu, nja qi ish prekë, se ajo ish prekëse qi e lidhke me t’kalumen larg: “Ça kanë malet qi po ushtojnë (dring-drin-dring-drin), muhaxherët ka po shkojnë (se muhaxherë u kanë thanë shpërnguls’ve pej Serbie atje), muhaxherët, muhaxherët e zi, kanë lanë tokë, kanë lanë shpi, kanë mârrë rrugën për Turqi, deshë e dathun n’borë e n’shi, hiç pa hangër, hiç pa pi, thmija n’dorë ju ka mërdhi...”, k’shtu e knojshin, kish plot pleq qi kajshin — tash nuk jon ata — kur e përjetojshin kit kangë, a din, knojshin k’ta...

FK: Po kangë tjera, si: kanga e Dudijës e... 

SS: Kanga e Dudisë e knojshin, a din, kangën e Dudisë: “Mori Dudë, mori Dudi, — se hajlaz pak ajo koka kanë, a din, thotë, — qysh na i fike dy-tri shpi, fike Sejdën me vllazni”, domethanë kush ish kanë... se qat natë k’tyneherë t’nuses, se tri ditë para se me shku atje, kajke çika, e bojshin me vajë, edhe ja niske tri ditë kajke, çikat e enshin, çikat, çikat, a din, e knojshin “uh, uh, uh, uh” qi po shkon te burri, edhe i marshin robtë e shpisë edhe musafirët krejt ren, domethanë gratë qi vishin me pâ n’kanagjegj, edhe knojshin ato me def. Po ni qajo Dudija, tash natën e mramë, tri ditë kish knu, sikur me kanë sante, nesra po shkon nusja, qi ku kish me shku, ja ngjitshin kanë (kanë i thojshin atij boj’s... k’tu ja lulojshin gishtat, ja lulojshin durët, k’tu, a din, e asi), qat natë qi u ngjitke kana, thojshin, a din, ajo depërton, kumedit qysh bahet ni tradh’ti, edhe shkon e merr ni djalë tjetër djalë, edhe i len, ikë ajo, shkon. Edhe tash, ata qi vinë nesra me marë, ata qi vinë nesra me marë, s’kanë nuse me marë; edhe u muer vesh, k’ta, ata, ata qi kishin me marë nuk p’e dinë ça u ba tash atje... kur kallxojnë aty qi valla iku Dudija, shkoj! Ajo e mer edhe qeizin do tesha elementare qi i ka pasë, edhe ikë i mer, ajo shkon maleve ka jon shkue, a din, ka jon shkue. K’ta menohen tash, vllaznillaku aty si familje, p’e marum sikur na, qysh m’ia bae [flet me gjeste], me m’vét mu e ty... e ata ça me ba qitash qi ajo shkoi; tash nesra vinë ata me marë: s’kem’ çikë! Edhe e bien vendim, thotë, me i çue dy vetë m’i kallxue atinaj mikut: “Mos hajde hiç, se s’ki ça mer, se nusja u shkue tjetërkun!” Edhe vinë ata, i kallxojnë. Ky kish nis dasëm khâ, me çiftelia qashtu, tu bâ gjymysh, sen, tupana, aty tu lujtë gjymysh, aty valle, sen, edhe i kallxojnë: “Nesra s’kini ça me ardhë!” — atij t’zotit t’dasmës. Thotë i zoti i dasmës: “Nalu, se po i ves vllaznillakun ça po thojnë k’ta!” Edhe k’ta i mbledhë aty, thotë: “Qishtu koka bâ, nusja koka ikë, s’kem’... ça po thu m’ju thanë k’tyne na?” Edhe e bien ata vendim qi thuju: “Na nesra atje kem’ me ardhë, ja kem’ me marë me perçë, ja me flok, — a din, qashtu, — se darsmën s’e çartum!” Edhe jet’ e acarume puna, e acarume! Edhe k’ta nesrit çohen me krushq me krejt (kjo ka ndodh ën ni katun, Brecë, n’Brecë, khâ n’Llap, n’komunën tonë), edhe çohen k’ta me tupana, qysh jon kanë me gjymysh, hanë khâ bukë, nisën për udhë n’kamë me shkue, dikush kush ka pasë me kual, a din, me kual, e kerri me kije (me kije at’herë me kerr), kur shkojnë n’Repë (ni katun khâ), n’Repë i thotë ai i zoti i darsmës, thotë: “Ata kujtojnë qi na nuk shkojmë!... Bini sa t’muni tupanave/surlave, e kongatarve — N’VESH T’ZOTIT ME KNUE dej t’na nihet zani neve qi po shkojmë!” Kur hinë atje n’grykë aty ushton mali, ushton “vam-vum-vam-vum” e nijnë ata atje edhe kogja larg, i qesin dy vetë, thotë: “Shkoni kqyrni kush jon qata qi po bajnë gjymysh atje” Kur vijnë p’i shohin miqt! Kthehet thotë: “Pasha Zotin, po vishin miqt!!” edhe ata n’qat kohë, dej t’mbrrin k’ta aty, e bajnë ni rreth tash t’vllaznillakut apet, thotë: “Ata vijnë, nuk kthehen bëthprap, veç k’tu luftë me bâ! Luftë s’kem’ hesap me bâ; shtine ni çikë...” — cila u kanë, vllaznillaku, qi e ka pasë renin (at’here u shku me ren, nuk u shkue tash e vogla e madhja, si tash qi po bahet, martohet e vogla... t’madhes, kuj, at’here u kanë n’ren; u plak u asish, u metë n’shpi edhe nuk u shkue para t’voglës, para t’madhes; k’shtu u bâ), edhe ata e bajnë gati! Tash s’po dijnë kurrgjâ hiç, dalin e i presin! K’ta mbrrijnë atje, dalin e i presin k’ta , ata i thojnë “filan çikën”, kush u kanë ajo, k’ta jon ba... edhe aty e kapin e shtinë n’kerr... K’sajna ja qitën, ja qitshin zanin... Edhe qishtu jon kanë.

FK: A munesh me na folë pak për martesën? Kur je martu?

SS: Une jom martue n’vitin pesdhetë e gjashtë [1956]. Edhe at’here ka qenë, zakonet, qashtu jon kanë tonat, t’shqiptarëve, për shemull, kur jom fejue: as nuk e kom pâ nusen, as nuk ëm ka pâ! Po u kanë marrëveshja nërmje prind’ve, bâba jem edhe bâba i nuses ndërmjetsues aty, “filani e ka djalin, ti e ki çikën, a bon m’u bâ miq, qishtu-qishtu”, ndërmjetsuest qito punë i kanë krye. Edhe jon bâ miq n’mënyrë besnore, domethanë me besë qi djali âsht i urtë, i mirë, i sjellshëm; qishtu edhe çika tash âsht e sjellshme, âsht e vyeme, âsht e shnoshë, a din, qito. Se edhe k’tu, nërmjet k’tyne, ndërmjetsuest kanë ba tradhti, për shembull, se ata ndërmejtsues jon pague, tash lakmija për me i marë pak pare, ka rrejt, a nashta u kanë qorr, nashta u kanë pak sakat, nashta u kanë, për shembull, psiqikisht jo i mirë, nashta u kanë hajn, a din, domethanë k’to... nashta edhe çika qashtu u kanë me naj t’metë, u kanë, a din, k’tu. K’to jon punue mes, mes asaj besnike, edhe kanë besue k’ta nërmje k’tyne ndërmjetsuesve, edhe qashtu jemi fejue. Edhe dy vjet na e kem’ pasë, jo na familja, po shqiptarët me qeizue, me çue për shembull lesh, me çue patick, vnash, k’so farë harxhesh me qinis, me marue pëlhurë, me marue kmisha, me marue qito, leshin me marue, sexhade, se k’to tepiha, k’to s’jon kanë at’here, qylyma, dysheka qito; edhe dej i ka punue qito punë — na vazhdimisht kemi çue aty. Edhe ajo, nana e vet, kjo vetë, po ma shum nana e vet at’here, se ka qenë e re... edhe i kanë punue, i kan nimue edhe tjera gra aty t’mixhallarëve; ka punue aty edhe e ka bâ qeizin dej kur u da vadja për me ardhë me marë. Kjo nusja, nusja e ka emnin Rabë — e ka pasë — edhe tash kur u ardhë koha me marë Rabën, tash, a din, u ardhë koha qi jon qeizue tamon qishtu valla... po edhe at’here e kanë caktue ditën kur, edhe une kur e kom marë nusen, edhe at’here u kanë zakon me i mlue kerret me qylyma, jo me, se at’here s’ka pasë k’so kerresh, drama/vetura, a din, limuzina s’ka pasë, po jon kanë kerret, shtishin aty bulla qi shkojshin (bulla ju thojnë k’tyne qi shkojnë me marë nusen aty), shkojshin ato t’afërmet: motrat, grueja e mixh’s, grueja e kusherinit, tezja, qito jon shkue me shkue me marë nusen. Edhe ata te burrat kanë knue me sharkija, me çiftelija. Burrat kanë bâ gjymysh t’burrave, se damas burrat e kanë pasë odën ku kanë nejt; gratë kanë ba gjymysh me def, edhe ato kanë kcye, kanë lujtë (gratë açik e kanë pas, atje).

FK: Naj kangë, naj varg t’kësaj ceremonie a mundesh me na kujtu?

SS: Kang’t qi i knojshin tash, kur jom martue une, a din, e knojshin kangën: “Kush e nisi luftën ma i pari, Fadil Hoxha, Emin Duraku”, a din, qishtu edhe qishtu vazhdojshin, a din. K’tu tanaj, knojshin edhe tjera kangë, edhe qishtu-qishtu u bojke gjymyshi. Shkojshin tani atje me marë nusen, atje i pritshin mirë burrat, burrat n’tjetër ven, jo sikur tash qi u përzie. S’ka pasë shancë me pa nusen na, për shembull, burrat. Edhe gratë atje bojshin gjymysh, te gratë atje bojshin, jau çojshin nusen aty. Edhe kjo Raba u duftë qityne bullave qi jon ardhë, tonave, m’jau marë dorën, a me folë, jo. Me folë, jo, veç m’jau marë dorën secilës, edhe djalit; se ni djalë para kerri, ni djalë aty, ni djalë ka tre-katër vjetë, katër-pesë vjet, edhe qashtu. Edhe ato çikat tani kanë knue qishtu me def e: “Lulë oj nuse, lule boj pême, — k’to qishtu kanë knue, a din, — lulë oj nuse, lulë kunata, ku me i rrite flokt e gata; un’ i rrita n’kumull t’egër, Selman begu tu m’çu letër!” 

“Tu m’çu letër”, a din, qishtu se i rritshin do sene, me jazi, a din, qisht... Edhe: “Qysh e kam Lulinë, qysh e kam Lulinë...” e qishtu, qito kangë i knojshin, edhe qishtu, qishtu u bâ. Tanaj kush ka pasë, dikush ka pasë gjithë armë gjuetie, dikush ka pasë armë me leje: qitshin! A n’kohën e gjermanit, kanë qitë, se n’kohën e gjermanit at’here nuk u kanë e ndalueme armët me i pasë; kush ka pasë pare me ble armën, tanë kanë pasë. Kanë pasë automata, mitroleza, po ma s’shumti automata kanë pasë edhe pushkë. Edhe kur jemi shkue atje me marë nusen, jo temën (Rabën), po tjerat, n’dit’ t’gjermanit po flas (se une jom martue n’kohën e Titos), jau qitshin shejën atje, dy-treqin (200–300) metra, ni shejë m’i vra. Nuk mun e vret: nuk ta qesin nusen n’kerr pa e vra shejën! Ka pasë rast qi, për shembull, prej krushqve s’po mun e vret kërkush, a, filani â shejtar, sikur me thanë, për shembull, qitash me shkue me marë Sadrinë, “Sadrija o shejtar shum i fortë”, edhe jon shkue e kanë marë e kanë pru aty: “Tang, ta!” — e u bâ! “Aaa, — shuplakë, pushkë qitë, — u bâ, u bâ!” — qishtu u kanë, qishtu u kanë k’tu. Kur u ardhë k’tu, dej qi ka folë me mue, zakon u kanë, me kërkon s’ka folë; as me nanën tême, as me çika, as me kërkon hiç, zakon u kanë at’herë, edhe deri vonë tash. Mos e kqyrë tash qi po flet me djalë, djali po shkon, domethanë k’to jon kanë k’to t’ndalueme at’here, se jon konprimitue shkurt, jon konprimitue... e deri qi e kanë shti dhandrrin, për shembull, edhe kur m’kanë shti mue si dhandërr tash, jon dalë çikat, e jon dalë krejt pi sobe, ktâ e kanë palue, e kanë lanë aty n’sobë paluet, edhe mue m’kanë përcjellë (për shembull për veti po flas, po zakon u kanë edhe për tanë tjerët) nâna, bâba, vllaznia, motrat, tezja, megjithse teze s’kom pasë, po gratë e kusherive, kusherit, k’ta tanë, a din, n’oborr: “Ja pafsh hajrin, ishalla e trashëgon me t’shnoshë, ja pafsh hajrin, ja pafsh hajrin...”; qashtu nana: “Bona hallall”, a din, edhe qishtu, edhe e bishin; kur e bishin te dera k’tu, te dera mundësisht, se zakon u kanë m’i ra naj boks a naj, a din, k’shtu pak, edhe qishtu u bojshin k’tu... Tanaj hina mrena aty (e mshelshe derën me dry vetë, tash pej k’saj ane edhe ma s’ka pasë kërkush punë aty mâ me hi aty) edhe jom afrue tu nusja, edhe si sefte ja kom hjekë at... se me avli ajo mluet, mluet k’tu, ato avlijat e rralla sikur kjo, ja hjeqa avlinë, edhe ja kom hjekë unazat pej dore, zakon u kanë qishtu, m’ja hjek unazën pej dore k’tu, edhe ajo ma ka marë dorën, ma ka marë dorën mue, edhe tash kemi fillue bisedën... Edhe at’here nuk ka pasë k’to, u kanë zakon me dathë nusja burrin, me dathë, a din, se me kpucë, diqysh u kanë thjesht i kem’ pasë... m’i dathi ajo kpuc’t edhe filloi biseda tash, edhe qashtu: “A po t’pilqej, a je... a je k’shtu, — ça kom thanë, edhe ça m’ka thanë, — valla masi m’ka thanë baba, dakord jom” edhe qishtu e kemi vazhdu jetën, edhe qashtu. Une masi u martova, m’u bonën tetë thmi. Djalin e madhë e kom pasë Ilminë, ka lindë n’pesëdhetë e tetën [1958]; Raba krejt i ka bâ thiminë, ka lindë n’shpi, nuk ka pasë nevojë me çue te mjeku kurr. Ato gratë, nâna, nâna e Sadrisë, gruja e Smajlit, gruja e Ademit, k’to qi e dishin përafërsisht kur bahet me thmi, edhe at’here fillojshin dhimtë a diçka, nâna meniherë: “Shko thirri, qi me ba lazëm diçka, t’qillojnë qitu...” edhe ka lindë djali shnosh e mirë. Edhe jom kanë me babën n’odë, edhe u ardh nâna e Ajetit t’ngratë, gruja e Ademit, ka marë myzhde bab’s, ka thanë: “Mixha Musë, myzhde se kie ni nip!” edhe aty u gzuen, ish gzue nâna, u gzuen tanë, edhe qi thmija i shnoshë, edhe nusja mirë edhe kurrfarë problemi. Thmija i dytë m’ka le çikë, n’gjashdhetë e parën [1961]. E k’tu po kthehna pak mbrapa. Masi m’ka lind thmija i parë, mas gjashtë muejve dikun, jom shku ushtarë, mas katër muejve, katër muajve, jom shku ushtarë; dy vjet kom nejt ushtarë, nizet e katër [24] muej; masi u ktheva pej ushtrije, m’ka le thmija i dytë, Nexhmija, vajzë; n’gjashdhetë e parën [1961] thmija i dytë m’ka le. Fexhrija tash (dikun pesë çika ren), Fexhrija u le n’gjashdhetë e tretën [1963]. Thmija i katërt — Salihi; Salihi m’ka le n’gjashdhetë e pestën [1965]. Thmija i gjashtë me radhë — Hyra (vajzë), n’gjashdhetë e shtatën [1967]. Thmija i shtatë po vjen me radhë — Ferdija, dikun n‘gjashdhetë e tetë qashtu/gjashdhetë e nan’ [1968/1969] dikun ôsht. N’shtadhetën m’u ka le vajzë, ajo n’shtadhetën [1970] — Lemja. Thmija i fundit — Samiu, n’shtadhetë e dytën [1972]. Edhe k’shtu ka përfundu.

FK: A u gzojshe ma shum për djemtë apo për vajzat?

SS: Vallai une për djalë t’parë jom gzue k’shtu ma shum n’hak t’nânës/t’bâbës; at’here nuk kom dijtë k’shtu m’u gzue vetë sikur... zahere ish i ri, a din, pyetja, s’e di qysh, ma shum u gzova për k’tâ. Eee, çikat, kurr s’ëm ka erdhtë mërzi! Se ka pasë njerëz qi e kanë çortue nusen, pse e ke ba çikë, a din, ka plot raste aso! Ajo nuk ôsht punë... mue s’m’ka erdhtë mërzi kurr hiç, a din, as s’m’u ka... gjithë i kom përkrahë çikat gati ma shum se djemtë, se tu i llogarit sikur motrat qi jon shkue n’fis t’huej, e dalin pej shpije, n’shpi tane bon diçka ti ça munesh, n’shpi t’huej nuk munesh! N’kit aspekt çikat i kom përkrahë, edhe jom munue, s’i kom bâ hile hiç edhe për me i shkollue edhe për krejt, as djemtë as çikat; e k’to tash djelt i kom dashtë, i kom përkdhelë tu ardhë ma knena, tu ardhë ma knena, thminë i kom përkdhelë. Tash tanë u banë, u banë edhe thmija e vllaznive, kur Shabani u martue përpara Ramadani. Kur u le thmija i Shabanit — ka le vajzë, Burbuqja ajo, a din, na kishim çika t’mija boll, a din, kishim qejf me le djalë, a din... po mirë ma vonë edhe atinaj i lindën djel. Ramadani kur u martue tash, se atinaj pak ju shty martesa, vetë e shtyni se jo diçka, kur u le Durimi, at ditë une, ai ka le n’spital, edhe ndërkohë, at’herë telefona e k’si s’ka pasë, po u ndigjuem, u murem vesh qi ka lindë djalë, unë edhe Smajli (bâba i Sadrisë) jemi qillue n’Kurshumli; une i ngjitsha at’herë do kual, po vimë bashkë me Smajlin me kerr, kur kemi dalë n’Përpellac n’kufi, Albani i Sadrisë, jo... Sadrija, se jo Albani, po Sadrija, ish at’here i ri ai, na ki dalë përpara n’Përpellac, edhe kur dulem na po vimë po hipim na n’kerr, p’e shohum Sadrija, koka bâ diçka, a din, po s’pe dim ça u bâ! U bamë marak mos naj dekë a naj, te dy shpitë, a din, dikun a te Sadrija a te te Smajli, a te na! Edhe Smajli tha: “Ça je dalë bre si qen zagari khâ!” A din, tha, tha valla tha: “Myzhde se Ramadani e ka ni djalë!” Pesdhetë [50] banka t’at’hershit i kom nxjerrë, ja kom dhanë Sadrisë për myzhde — qaq qi u gzuem! Edhe qishtu. Edhe tash ma vonë, ma vonë, ma vonë, kadale, kadale, kadale, kadale u banë edhe thmija e m’i tash m’u martue, edhe u lindën thmija, edhe u zgjenue familja, u bâ, a din, tash, qitash i kemi na tre vllaznia qi i kemi, i kemi: nizet [20] djem, vajza i kemi tremdhetë [13] vajza, tash djemtë ça i kanë, djemtë e k’tyne i kemi... 

Me u punsue, jom punsue tash k’tu n’Podjevë, m’erdh rradha, qashtu fati ma lidhi, n’shtadhetë e dytën [1972] n’Kombinatin e Drunit n’Podjevë. At’here u kanë Kombinati i Drunit n’kuadër t’Napërdakut t’Prishtinës, ni firmë e fortë, edhe aty jom punsue. Kom punue deri n’nëndhetë e tetën [1998]. N’nëndhetë e tetën [1998] jom dalë n’penzion.

FK: Po për Luftën e Fundit, axhi Selman, a na tregon pak... 

SS: Na, kur filloi lufta k’tu te na, u duftë me ikë sikur qi ikëm n’Luftën e Dytë Botnore. Edhe dulem pej shpije. Nuk kom pasë afat as çel’sat m’i hjek se t’rrokke, se i pajshim na tenkat, i pajshim kamsorët, ushtrinë ka vinë, sa ç’ish shpija atje, krejt i qitshin, na s’e dishim a po vrasin a ça po bâjnë! Edhe k’shtu... edhe nuk kena mujtë me ikë udha kah ôsht, po jemi ikë k’nej arave, jemi ikë. Na metën k’tu gjâja, na metën krejt k’to, krejt, sen dyjes s’kena mujtë me marë; me traktor me krejt k’tu, pos e murëm kerrin, e kem pasë, Salihu e ka pasë ni Kadet (djali i dytë, Salihi) edhe jemi ikë! I kem pasë pesë-gjashtë [5–6] copa lopë, i lshova ato, edhe qenin e lshova. Qeni u kanë shum... i sharrit, i shtirë. Edhe dulen gjâja se thash se cofin uni, a din, i lshova... Edhe e kem pasë lanën k’tu me sanë (lama); jau çela edhe derën, thash dalin gjâja hinë, hanë, bile s’hjekun, edhe jom ikë! Jom shkue... une jom shku n’Podjevë tu Shabani, tu vllau aty. Aty ishin edhe robtë e tyne aty, aty u grumbulluem tanë aty... Edhe kusherit ishin tanë: Mehmeti, Fadili, Mustafa, Ahmeti e k’ta... tash edhe Sadrija erdh aty, edhe u grumbulluem qaty n’qatë lagje tânë aty, krejt! Kena nejt aty gjashtë ditë. Shkojke flakë! Na kqyrshim ka i sosshin shpijat rreth kufini, rreth k’tu... natën u dokke flaka qi dikun... Edhe, masi filloi NATO-ja me bombardue, erdhën paramilitarët, na hinen n’lagje. Paramilitarët kur erdhën, k’ta djelt e ri qi ken: Salihi pej UÇK-je shkoi, Jetoni e kish nusen shtatzân, ai e la, Albani i Sadrisë e k’ta, veç shtatë [7] djem tonë qi ishin, edhe t’kusherive, edhe... e k’ta shkuen, e dulën! Une meta pos me femna edhe djali i Ilmisë, i vogli, n’lulak pesë-gjashtë [5–6] muej i kish; djali ma i madh Minatori i kish nja katër-pesë [4–5] vjet; edhe çikat, çikat e Shabanit, Buqja, Hyra jeme, ajo Feridja, rejat k’to t’mijat, tona k’to... ajo reja e Shabanit, gruja e Shabanit, gruja jeme —Raba, e qito, veç ishin dikun... ça ishin me t’k’tyne e tonët... ishin tridhetë e dy [32] aty. Edhe erdhën paramilitarët sokakut me arme, t’ngjyrosun me redenika k’sajde, fishekë, thikat, edhe ju rajshin dyrve t’oborrit shkelum. Edhe muren tremë thmija krej! Thom: “Hajt mos u tutni bre...”, se m’u dufke m’ju dhanë pak nifarë, a din, vullneti, se mujke me lujtë dikush prej menç! Edhe na nëpër shpija tona, ata atje, ata atje, une n’shpi aty, oborri qysh ish i thurrun... Une paret ça i pata, jau dava robve n’dorë, pak k’tu, pak atyne; grave jau hoqa dukatin, se plaçkishin ata, marshin, edhe i shtina me ni tegëll n’dhé, edhe i shtina pesqin [500] marka (me marka ish at’herë) n’xhep qitu, thash, a din, jau jepi, a din, s’i la me hi mrena aty... rrap-tap edhe dola te dera atje... kur dola te dera e oborrit: “Bam! Shkel’m derës! Une e kom çelë derën edhe po thom atje n’gjuhën e sërbishtës: “Izvollte!” Tha: “Jebemti allbansku maku josh si çeka, — majku tha, — zvolliste NATO!” “E keni thirrë NATO-n, — tha, — e ti ke pritë hala k’tu!” Edhe t’ma shtini automatin k’tu [flet me gjeste], m’zateti për direk t’der’s qishtu... edhe une po pres tash! “E priçaj!” Ai, njâ pej atyne ish si përcjellsi i grupit, a s’di ça ish kanë, me grada, i ka thanë: “Srelaj ganjega!” A din: “Pushkato k’tâ, — tha, — dej t’i kryjm na k’to... me kqyrë k’to shpijat tjera...” Edhe ai mue nuk po m’pushkaton, po veç po m’shtyn k’shtu, po m’man për dyreku aty, edhe po m’vét mue tash, e muer vesh qi i kom robtë aty: “Ooo, ti si goto, na trava biçe srella!” Tha: “Ti e ke krye; n’qita bari ki me kanë i srelatun/i pushkatuem!” — “Nema problema, — thash — na s’kena bâ kurrgja, ju n’dorë na keni, muni me ba çka doni, na s’kem’ fuqi m’u mprojtë kurrgja” edhe qishtu i thash, a din. — “Ne priçaj vishe... ” edhe diqysh po m’çorton, a din... edhe dikur ja nisi, se m’gati shum ajo, po m’mer me t’mirë pak, a din, k’shtu pak: “Dobro, — tha, — çka keni lyp ju qi e keni thirrë NATO-n, çka keni lyp? Kojo dërzhavo se trazhili?” Edhe tash u dufke njeri me u gjetë diqysh, thash: “Mi nisma nishta trazhili... dërzhavo smohimali, ima mo derzhavona!” — “Koje dërrzhava?” Ai kujtofti qi p’i thom une: Shqipninë, se t’i thojsha Shqipninë, ai m’pushkatojke mejher! I thash: “Po Jugosllaviju!” — a din, u zbut ai edhe po m’man hala qashtu, a din... ja mbrrinen ata... kur ja mbrrini ai qi i tha “pushkatoe”, përpara ai qi i tha “pse s’e ke pushkatue k’tâ”, tha: “Ima vreme, — tha, — ka kohë se e paska plot shpinë k’tu me rob!” — “Aaa, po!” edhe mu duert ka përmas nuk m’i lidhën, po k’shtu po m’thojnë, e automatin k’tu ma majke, edhe ata me neve... bashkë udhës... hinum mrena aty n’shpi, shkallve tak-tak, edhe po thotë: “Çile kit derë, — thotë, — çile kit derë (t’ni sobe), — thotë, — çile k’tâ (banjo aty), çile aty (shpajzi) ”, kur jemi shkue te kuzhina, se n’kuzhinë ishin ra, ajo ma e madhe kuzhina, “ooo, mashallah”, edhe do ja nisën e murën telefonin, e murën aty, videon, murën, plaçkitshin, plaçkitshin ata kallabllak... nja jau shtini robve automatin, qishtu jau enke k’tu [flet me gjeste], a din, ajo nusja e Ilmisë — Ferkija, e kish djalin, Glaukun, qitu, qishtu... mue n’kamë m’majke, edhe k’tu ma majke edhe lypke pare, sërbisht ata; ai ja shtini djalit k’tu automatin, k’tu ja zateti, edhe po m’vét mue tha: “Sa i ka ky thmija?” — a din serbisht po vesin. Po i thom une: “Pesë muej!” — “Allbansku ti majku jebenm...” Tha: “Pesë muej i ka une s’i kom pa thminë e mi, e t’i ke prit k’tu, edhe e keni thirrë NATO-n!” Tha: “Ki me kanë i kallt me rob e me shpi, e vetë, e krejt!” Edhe s’ëm lejshin me folë kurrgjo! S’kisha ça me folë, ma ka ngjitë dorën qitu, m’kanë kthye, robtë metën aty, ata metën aty, mue m’kanë qitë dy vetë matanë, n’tjetrën dhomë... edhe p’e përshkruej: qishtu, sikur qitu automatin k’tu [flet me gjeste]... 

FK: Te fyti... 

SS: Tytën k’tu [flet me gjeste]... 

FK: Në fyt... 

SS: N’fyt qitu edhe m’shtyjke, m’zateti n’qit perden, qai qi ish, e nxorr shkrepzën e dhezi perden, e ma fërkojke k’sajde qafën, edhe kit qeben (ish me lesh kjo), m’asihi, ma rrokën pantollt k’tu, edhe qishtu m’majke, a din. N’qit kohë une nuk kisha ça me bâ, po e lutsha Zotin, qi m’vrasin... ishalla dej t’m’vrasin... qi mos t’shoh ça po bâhet n’rob, se s’kisha mundësi me menu mâ kurrgja hiç! N’qat kohë e kanë qitë nusën e Jetonit (renë e Shabanit), kur e kanë qitë aty, ajo dera çelë ish, m’ka pâ ajo mue n’at pozitë qi isha... veç kur i ka ra t’fikët, u rrzue, i ka ra n’pragë atje, flokët, e qysh ke! Une s’isha n’gjendje qi mujë boj kurrgja, a e din... Ni fikaqë atje n’sokak ka bâ (a n’oborr a, s’e disha unë ku) “viii”, n’at moment ma ka hjek ky automatin pej k’tuhit e mi at nusen... e ata ça muerrën aty... videon e ato, plaçkit ça murrën rrobat... “Aaa” sikur dhitë duelën n’oborr! Une jom çue meniher k’shtu edhe jom afrue nuses k’shtu [bën tingull me shuplakë të dorës] tuj ba: “Ov-ov-ov-ov, çu, çu, mos u tutë, mos u tutë, mos u tutë”, jon dalë gra tjera aty, e kanë pru ni shishë ujë, tu i qitë ujë e çuem n’kamë, edhe nuk e gjet kurrgja, qi ke shtatzân kurrgja, edhe po i thom: “Shkuen ata, s’u ba kurrgja, s’u ba kurrgja, mos u tutni, se shkuen, shkuen, shkuen...” edhe qishtu e kom përjetue atâ! Edhe ata shkuen! Shkuen teposhtë... une jom dalë me kqyrë mos po kthehen k’ta mâ, ish dalë ni grue atje te shpija e Ajet Igrishës, ni kolicë përpara ajo, ja paskan plague djalin ma herët, edhe bërtet ajo n’kup t’kresë: “A ka kush qi m’nimon...”, qitshin n’tona anët krejt, qashtu i kom lanë k’ta robtë khâ (pak u çliruem na masi dulen) e kom nga te ajo grueja atje, n’gërmys qishtu tu nga, se thojsha po m’rrokë plumat, a din, se zidnat asajde... kur kqyri atje: ni grue pej Dumnice koka kanë, unë nuk e njofsha une atâ, ajo mue m’ki’ njoftë, qi u ardhë ka marë ineksione tu Fexha k’tu, sa ka punue n’Dumnicë. Ni grue e Shahin Dabinovcit, (ni Shahin...) ja kishin plague djalin, e ki qitë djalin n’kolicë, djali i madh (sa djali ôsht), “ça me bâ, te doktori me çue” po thotë ajo, ajo grueja. Thash: “Oj motër, doktori... gati na prenë... e hiçu... dikun me hi, ni oborr dikun, se kur te shohin djalin me gjak, ata kujtojnë qi luftarë a najse qasi, edhe, se s’ka mjek, s’ka kurrgja (ku ishim na)” E kom kap kolicën me gjithë djalë, kam’t i shkojshin zhag, edhe e kom shti n’qat oborrin qi u kanë ma s’ngati aty: “Rri qitu se po shkoj te robtë, se robtë kah luejn menç jon pej tute, pej k’to...” E kom shti aty, aty me ata, i kom hjek pi udhe; û jom shkue n’oborr... at djalin tash ma vonë e kanë çue asajde kah na k’tu, edhe e kanë qitë... Koka kanë ni mjek, Fadil Dabinovci (mos gabofsha, s’po m’kujtohet, se s’jom kanë une aty te ai me pâ kush ôsht)... ka e mjekon ni fshatar t’Llaush’s qitu; ai ni Jahir, emnin ai, i ki’ pa’ ra pushka k’tu e ja ka qitë k’nej, po jo për asht po për tul, s’e di qysh ja ka ashis, e qaty e ka mjekue ai. Ky djali ô políc sot, ôsht gjallë (ky djali i asaj grues qi ke n’kolicë, qe e mora qitu). Edhe tash qishtu e përjetova qitâ! Tash dulem pej atyhit, jemi shkue nëpër Ballovc, Shajkovc, n’Turuqicë, n’Herticë, n’Keqekollë, n’Prishtinë, Shajkovc e qisofarë gjânash... edhe mas mramti kena nejt, kjo u bâ tre muej, kena nejt tu baba i resë n’Sibovc.

Kur u shlirue, qat’herë e kom pasë gzimin ma t’madh n’jetë! Qi thanë: “U shlirue Kosova”, domethanë u tërhoq Serbia! At’herë... s’di me përshkrue!... Edhe jemi çue tash, jemi ardhë, kur jemi ardhë k’tu, e kemi gjetë shpinë e kallt krejt! Sen s’kemi gjetë k’tu, edhe ni javë ditë kena nejt nër llastik! E hidisëm ni llastik k’tu n’oborr, qitu kena nejt. Tash veç robtë: rejat e mija, grueja jeme, edhe thmija e djelve nejse, thmitë k’tu (t’Shabanit metën se atij nuk ja kishin sosë, vllaut n’Podjevë, ata metën aty), edhe qishtu! Tani filluem me gjallnue pak! 

Na si familje k’shtu, qi une Selmani — i madhi, Ramadani i dyti, Shabani i vogli — i treti. Une s’pata mundsi m’u shkollue; Ramadani... patëm mundsi pak, tash pak u përmirsue gjendja ekonomike, Ramadani shkoi n’shkollë, e kryjti shkollën, e kryjti shkollën Normale, e kryjti fakulltetin edhe u punsue. Ni kohë si profesor ka punue n’komunë t’Podjevës, katrëmdhetë [14] vite; ma vonë u lypshin kuadra t’venev’ t’ndryshme n’Prishtinë, edhe u punsue në shtyp shkronjë n’Rilindje, n’Prishtinë. Edhe ka punue aty dikun nizet [20] e kusur vite. Edhe m’u martu u martue. I ka dy djem, ni vajzë. Thmija e kanë krye shkollën. Djali i madh [nipi i Ramadanit/djali i Durimit] e ka Degërmen emnin, e ka n’emën t’venit atje, qi ai kur u lindë, ja ka ngjitë qat emën, vetë Ramadani. E ka krye fakultetin, Arkitekturën [Durimi: djali i Ramadanit:], e punon n’komunë t’Podjevës sot. Arbri, i dyti, e ka krye historinë, asht historian, edhe ai punon n’Ministrinë e Arsimit n’Prishtinë. Nora, çika/vajza tash, edhe ajo e ka krye fakulltetin, edhe ajo punon ni punë n’Prishtinë. Arbri, se harrova, Arbri i ka tre thmi, i ka tri çika... jo; dy çika edhe ni djalë. A Durimi, i madhi, i ka dy djem e ni vajzë; a Nora i ka ni djalë e ni çikë. K’shtu qi mirë jon! Shabani... Shabani tash, k’tu dikun... n’gjashdhet’ e nantën [1969] Shabani e pat krye ni shkollë k’tu si agjygjstator, po dulën qito kushtet me shkue jashtë, edhe shkoi n’Austri. N’Austri punoi atje ni kohë, atje e ka marë pensionin, edhe atje rrin. I ka dy djem... se djemtë e mdhoj i ka k’tu... Katër djem i ka, se dy gra ky... grueja e parë i pat vdekë, e muer t’dytën. Dy djem i ka e dy çika me kit gruen e parë; dy djem i ka me grue t’mramë. Djelt e mdhoj i ka k’tu, dytë jon n’Podjevë, dytë jon n’punë. Çikat, dyjat jon martue, dyjat jon n’punë. Djali... Ky vetë ôsht n’Austri me djelt e vegjël, edhe atje ô tu jetue, atje punon, nejse, djali i madh i ka hi n’punë. Edhe qishtu. Thmija e mi (si vllau i k’tyne, na tre vllaznija): djali i madh për momentin asht qi tridhetë [30] vjet n’Zvicër, punon. At’herë... se tanë patën fillue shkollën me marue, ky, kur e murën ushtarë... s’e di a ja vlenë me përmen?

FK: Po, po... 

SS: E murën ushtarë, e dan pej shkolle, kjo asht n’tedhetë e tretën [1983], edhe kur e çuen atje n’ushtri, nimdhetë [11] muej ka nejt n’ushtri... mas nimdhetë muejve... pesëmdhetë [15] ka nejt, po kur i ka ba nimdhetë muej [11] e burgosën n’ushtri... Edhe e kryu ushtrinë, nuk e majtën shum atje, e kryu ushtrinë, erdh, ju çart puna e shkollimit ma... edhe u detyrue... se e marshin qi k’shtu politikë, edhe u detyrue dulë, n’Zvicër shkoi, atje u punsue, atje sot ôsht, atje punon. 

Djali i dytë, Salihi, e kryjti Shkollën e Lartë t’Përpunimit t’Drunit, edhe ai n’at kohë, at’herë para lufte, u punsue n’ni ndërmarrje... u quejtë Javori (u thirrke), edhe ky, kur u çartë puna, qi erdh puna e luftës, edhe ky u bashkangjitë rradhave t’UÇK-së. Edhe ky e gzon tash (marrëdhanie pune për sipërmarrje u likfidue... ) ky e gzon ni t’drejtë: veteran. Djali i vogël, Samiu, ai e kryjti fakultetin n’qat kohën e luftës qashtu, edhe ai tash punon n’Ministrinë e Financave atje. Nusja edhe ajo i punon, edhe ajo e ka fakulltetin. I kanë dy thmi: ni djalë e ni çikë; thmija shkojnë n’shkollë. Salihi i ka dy djem se s’i përmena, po p’i përmeni qitash, dy djem: djali i madh i punon ni ndërmarrje tregtare si shitës aty; djali i dytë e ka krye fakulltetin e bujq’sisë, edhe ai po merret me punë qishtu, donator k’ta qi... edhe qishtu. Çikat. Çika e madhe veç shkollën e mesme e ka krye, ajo u martue nuk ka mujtë me kry ma shum. Çika e dytë — Fexha, e ka krye shkollën e mesme t’medicinës, punon motër medicinale n’Podjevë. Çika e tretë — Hyra, e ka kry Fakulltetin Pedagogjik, punon n’Prishtinë, edhe u martue. Fexha u martue qashtu, i ka tri vajza edhe ni djalë. Nexha — çika e madhe, i ka dy djel e tri vajza. Çika e katërt e ka... e martuem ôsht, n’punë, fakulltetin e ka t’kryem filozofik, edhe e ka ni vajzë, mirë i ka, mirë ôsht. Ma e vogla — Lemja, ajo ka diplomu, edhe ajo e ka fakulltetin, ep msim me ni shkollë, i ka dy djem. Edhe k’shtu me rradhë.

FK: Tash, axhi Selman, që je n’pension, me çka merresh, tash viteve t’fundit?

SS: Qitu me bashqe pak, tu shpija, pak qito perime, qito speca, patligjana, kepë, mjedrra, qito dredhëza, qiso farë, qitu pak; veç tash nuk po muj ashtu, po, a din, m’nimojnë robtë, une kapak i kshilloj me bâ qishtu, rejat k’to, k’ta. Tash e niej veten t’qetë, se nuk kem’... për mue, për mue tu i përshkru krejt qito... k’to pasunija nevojitet, po për mue s’çon peshë shum, qi t’kem’ me hângër... me hângër kem’, me veshë kem’, me mathë kem’, familja jon shnosh, jon rahat — une k’tu e niej knaqsinë ma t’madhen. Tash për momentin thmija krejt jon t’shnosh; djemtë i kom martue tretë; çikat i kom martue; ni çikë t’djalit t’madh e kom martue, domethanë jon qishtu k’to, qi m’u ka zvoglue, për shemull, ajo barra e madhe qi e kom pasë. Tash po punojnë djemtë e nipat, k’shtu qi e niej vetën pak ma t’qetë. Edhe qishtu, jo me musafir, jo dalë dikun, jo qishtu disponohem, shkoj me u falë. K’tu e kom ni rrespekt edhe te kojshia, edhe te familja krejt k’shtu, edhe te vllaznillaku... e ku shkojmë n’ngjarje qi ndodhin me pâ, tash edhe pse jom metë ma i vjetri n’familje k’shtu, edhe i pashkolluem n’krahasim me k’ta tjerët (k’ta jon magjistra a jon diçka), kurrkush para meje s’del. Edhe i kom disa shokë qi i kom hala t’punës, edhe i kom disa shokë qi jon k’shtu, ku t’asishim bajmë bisedë, muhabet, kanë qef me m’pa, kom qef m’i pa, edhe k’shtu qe m’thirrin k’tu. N’xhami shkoj m’u falë, k’tu kom rrespekt se m’nerojnë, a din, m’asishin k’shtu. Nihere mirë, shnetën e kom, mirë e kom, k’shtu nuk vuej prej kurrgjafi as s’e mati tensionin kurr, s’kom nevojë. Kanihere najfarë gripi, najfarë diçka, po mirë. Jo tash sigurisht p’i marim do gjilpana për vjetërsi, ato p’i marim, mmm n’vit nja e mer, po thom, se tash nuk e di, as flamat s’ëm bien shum. E mirë. Grunë e kom hala, Rabën, edhe tash ajo, edhe ajo ôsht hala n’kamë, qitu baravatum, edhe ajo merret me kapak qishtu, jo me lula, jo me qiso farë... sa me çue kohën, maron me kërrabëz, çerapa, qiso farë për thmi, dorëza, qiso farë, a din, e çon kohën me to.

FK: Axhi Selman, veç erdhëm n’fund t’intervistës, t’falenderoj shum për kët intervistë, faleminderit shum për k’to kujtime që na solle!

SS: Faleminderit edhe pej juve, qi n’rradhë t’parë m’ke llogaritë qi maj men diçka, qi p’i përshkruej disa gjana t’kalume, edhe pse une kur s’jom kanë i lemë, edhe tash po i përt’rij, po i përt’rij ato qi gjenerata e re me i majtë n’men, me i përcjellë brezave mas brezave, se kjo botë une qysh e kom përjetue deri më tash, çka kom pa edhe qysh e besoj, edhe qashtu ôsht, jo qi une po thom, po qashtu ôsht, gjithmonë u metë ën t’ritë, edhe ën t’ritë do t’jet; edhe gjithmonë i vjetri e ka borxh me ju lanë diçka gjeneratave t’reja/pasardhësve, me tregue t’kaluemën. Une i tregova qito qi, për shembull, ça i kom përjetue, për shembull. Ka plot ngjarje qi nashta s’kom mujtë m’i përmen, mirëpo pak a shum dej dikun k’shtu, k’to jon t’sakta. Nuk ka qi “m’ka thanë dikush”, ja “e kom ni filanin”, ja, a din, diçka, me përjashtim k’tyne qi tregova, ku nuk jom kanë i lemë, ato m’i kanë përshkrue, për shembull, krejt k’to qi kanë ndodh ngjarje pa farë hilje pa, për shembull, krejt vras’sa, plaçkitje, rreha, myta, k’to jon kanë qishtu/kanë ndodh, jo veç te na, po po flasim n’popull krejt. 

Edhe e jap ni mesazh, k’shtu për gjeneratat e reja, posaçërisht qitash, qi jon bâ nizet [20] vjet, edhe gjinja po vinë tu dekë, qi k’ta gjenerata e re tash nuk e majnë [në mend] kit luftën e funit, s’e kanë përjetue edhe nuk e dijnë... une me ju thanë diçka, atinaj i doket sikur hajgare hesapi, po me marë me seriozitet qi qishtu ka ndodhë. Une e kom marë me seriozitet t’kaluemen ça kanë bâ, t’kallxova për at plakun, t’kallxova, për shembull, për k’to rastet kur e kanë pre pak Prapashticën n’at kohë, qi e kanë kallxue pleqtë e tonë; e domethanë une e jap ni mesazh qi kjo me vazhdue, edhe me desht njâni-tjetrin, edhe me pasë respekt ndaj njâni-tjetrit, pa hile, pa shibla, pa interes. Edhe e porosis edhe udhëheqësinë, se k’ta udhëheqësat qi na udhëheqin, unë as s’po kritikoj as kurrgjâ, mirëpo me disa sheja qi jon shpallë qitash, k’ta e kanë harru luftën, i kanë harrue k’to senet.