Shaban Rama

Intervistuar nga: Edita Qerimi

Na jemi kânë shpi e madhe. Kur ka dalë aj, i pari ynë, në Tuxhevc, vet ai me gjithë nî vlla... çka thirret Ismajli edhe Kosumi jemi t’dy

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

25.01.2018

Lokacioni i intervistës

Gjilan

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

EQ: Jemi në shtëpinë e Shaban Ramës në Gjilan. Munësh me ia nisë tash. 

ShR: Na jemi kânë shpi e madhe. Kur ka dalë aj, i pari ynë, në Tuxhevc, vet ai me gjithë nî vlla... çka thirret Ismajli edhe Kosumi jemi t’dy [2] vllaznive. Po’, jônë përmi pesëqind [500] shpi se jônë shumëzu tash, mir’po i kanë marrë qata dy [2] êmra edhe jônë metë qashtu. E na tana jemi marrë me bujqësi, me tokë. Kemi rrnuê edhe n’kohë t’Turkijës, edhe n’kohë t’Shqipnijës, edhe n’këtë rezhim. Tani, masi hini ky rezhim, erdhëm k’tu n’Gillan. Kemi bâjtë… do vujtje t’hatashme i kemi pasë. E n’katun sa jemi kânë... nja dhêt’ [10] vjet jo, po katër [4] vjet pa hi shkâu, pa hi Sërbia, bâba jem tani ish kôn metë fukarê. Dahën vllaznia, dahët toka, dahët hesâpi... e ish kôn metë. 

Jônë kânë at’herë... sikur tana qî janë milict, u kânë nî stanicë, kullë i kanë thânë at’here, jônë kânë me rrogë, û ka gatu nâna jem dymdhetë [12] antarve. Edhe me bujqësi jemi marrë, me gjâ. Kemi marrë gjâ të huja, gjâ t’tona, me qato jemi majtë gjallë deri sa u hi Sërbia e dytë. Kur u hi Sërbia e dytë tana i ka marrë edhe mashkujt çka i kanë pasë ka tetëmdhetë [18] vjet, i ka marrë, e tani… e mue s’um ka rrokë ajo. Jom kânë njâ dy [2] herë n’komisi, po n’ushtri t’Sërbisë t’parë nuk jom kânë. Tani krisi, i râ gjermâni, e prishi Serbinë e parë. K’tu tana hinë tri [3] dërzhâva. Hini Itâlja, hini Gjermâni, hini Bugâri. Bugâri e mur’… për Moravë, për ujë e kanë pasë, s’ka pasë at’here granicë, kah ka ecë ujt’ qanej u kânë e jona, e knena Itâlja. Mir’po tani Itâljën e prishi Gjermâni, e mêt veç Gjermâni. Tana na metëm me Gjermânin edhe dy [2] vjet... edhe aj u hoq, erdhën komunistat. Kur erdhën komunistat... na jemi kânë... gjithmonë jemi kânë bâlli komtarë, po ata veç na bânë ballista. Veç nî [1] germë qî s’e thojshëm, meniherë na thojshin ballista. E qashtu kanë shku ato sene, nuk jônë kputë ato. Tani, masanej, masi erdha tanaj shkum n’brigadë. Mos me zgatë shumë, shkum n’brigadë t’Preshevs... edhe pî asajna u dûft m’u largue, edhe dulëm, nêjtëm nja dy [2] muej nëpër mal. S’ke fija me nêjt n’mal... u kthym. Shkum n’brigadë apet. Mir’po, tëna na prunën n’Gillan. Pî Gillanit n’Ferizaj, pî Ferizajit për Shipni, tanaj jemi shku n’qat njësinë kur i kanë mytë n’Bâre. Na jemi kânë i mrâmi shallan, se tre [3] shallâna kanë shkue, shallâni ynë u kânë ma i mrâmi. Neve s’na kanë ngucë udhs - na kanë dhânë me hângër, na kanë dhânë me pi. Me na ngucë s’na kanë ngucë fort, veç qashtu kemi shku... deri shkum tanaj n’Slloveni, e nëpër… na çkepën nëpër brigâda. E ata e kishin pa mytë parinë e parë, e kishin pa mytë n’Bâre... n’qata vêna kemi pa kapërcye na, po’ s’e kemi ditë ku. E tanoj, qashtu... tani u lshova prej brigâde, u lshova, erdha te shpija, e pashë që u mshelë. Tana atje… se mrena n’Sërbi shkojshëm e çojshum duhon, se ma s’ngâti e kem Medvexhën, prej Tuxhevci Medvexhën e kem ma s’ngâti. Shkojshëm najherë, naj pazar, a naj diçka me bâ. Edhe ata shkijet e murën edhe knena, po apet s’na lshojshin me hi anena, apet na malltretojshin... sa herë hishëm anena na malltretojshin. U kthym. Erdhëm k’tu, n’Gillan... ish kânë kismet. Edhe k’tu menxi himë, se s’na pranojshin, thojshin, “Katunari s’bon me hi n’shehër, se duhet me nêjt n’katun, me marue zadruga, me majtë gjâ, me majtë pula...”

EQ: E për çka keni ardhë n’Gilan?

ShR: Erdhëm na... s’pat atje… s’patëm ku me nêjt. Buka s’na u bojke atje n’katun, u dufke me shkue me punu diku me nxerrë nî kashore bukë, se s’na bojke idâre toka. Tana erdhëm k’tu. Si erdhëm n’katërt e gjashtën [46], gjetëm do tokë, përgjyst’ e mollëm... do e gjetëm. Masanej, tana gjetëm punë, mir’po k’tu tri [3] vjet… e shtringoj tônaj. K’tu tri [3] vjet s’ka hi kerr me dru, s’ka hi thes me mi’ll, me do bârna, me do... shkret u kânë. Si aj qî u kânë n’Nish i dënum, dyqind [200] gram bukë, si ky n’Gillan qî u kânë… njojt e kemi pasë. Veç n’Mitrovicë at’here ka pasë bukë boll, n’gjêti s’ka pasë bukë. A n’Mitrovicë ka pasë bukë boll, se punojke robnimi. 

(Pauzë) 

Une jom kânë ma i vjetri prej vllaznive. Jemi kânë katër [4] vllazni. Nuk i marshin ata kërkun m’i çu n’punë, po mue um marshin. Unë edhe me lânë shpinë vêt... s’kishëm qysh. I gjetëm tanaj, bâmë nifar’ idârje, idâre… idare jo, bukë! K’to tri [3] vjet veç me nôj qull, me nôj petë laknori, se këtu bukë n’qerep... S’e di.  N’këtë mahâllë jônë kânë njô dy [2] shpi pak ma t’gjalla, se kush s’ka pasë n’këtë mahâllë. Po, s’ka pâsë se veç dy [2] sokaqe jônë kânë, e tasht u mushë. Kemi pasë na, ata çka punojshëm n’graxhovinë... kur ardhke vjeshta... na s’e kemi ditë me rujtë stazhin, kur ardhke vjeshta naj qitshin... dimri ftoft, naj qitshin për verë, na marrshin! Qashtu njô tri-katër [3-4] vjet deri qî e kuptum qî duhet me lidhë stazhin. Veç qashtu kemi kapërcy nî kohë t’gâtë. Tanaj dulë qkrola për Turki me shkue. Shkuem n’Shkup me ndrru emnin... e me shku në Shkup. E lam pasuninë. Edhe kush mujti me bâ nî tro pasuni i çoi durt pî sajna, veç qysh m’i nreqë letrat me shku n’Turki. Edhe atâ e nali dikush, e kush e nali... e dinë ata t’mdhajt kush ja ndrroi atëfar’ drrase te krytë e lugit. E qashtu. Tani prej pesëdhjetë e katërtës [54] e te knena ja nisëm me metë gjallë. Po, zor ish... zor ish n’pleqni m’u bâ shpi, sâ ishim t’ri kish munci. E qashtu. Tani kemi punu nëpër punë, edhe n’privâtna, edhe te tônat. Edhe jemi munue... Veç, si u bâ saba, mâ e lemja e dillit, na s’kemi guxu me nêjt ratë, me na zânë dilli - s’t’ka marrë kush tanaj! Si ka lé dilli s’ke pasë ku me shku, se s’t’ka marrë kërkush. Qashtu kemi bâ. Kem pasë do vujtje, t’hjekne shumë. Jemi kânë shumë argatë. Qitu krejt Gavranin, qikjo udha ka po dalim, qî po shkojmë n’Prishtinë, teposhtë, me kaci e relatshum. Ka pasë tregtarë, po s’e shtike kush... n’arë, se po prishet âra. Na mâjshin neve tani qashtu për shumârë. Ishna ma i ri at’here, m’qitën tani mu për shumâr. Nja katër [4] jemi kânë... na qitën për shumarë. Mir’po, s’ma marke menja me shku shumâr se s’ka pasë at’herë kerr me dru, po me magar. Do fmi naj prushin... qishtu do çika, si ti, ka âna Kâradakut. A ka âna juve jo, ksaj âne ma vonë jônë lshue. A âna e Kâradakut qata fmi i çojshin me ka nî krah dru me pru, edhe ata ja marshin. Pata punu gjashtë [6] muej n’Trepçë, veç mos me t’i prishë dokumentat për bukën n’gojë.

EQ: N’Trepçë, gjashtë [6] mu’j?

ShR: Po. N’Trepçë gjashtë [6] muej kom punu, tanaj qî s’shkova shumâr.

EQ: E ku ke nêjt? Atje ke nêjt a ?

ShR: Atje kemi pasë banesë, kem pasë barâka. I kom pasë dy [2] vllazni atje.

EQ: Bashkë keni shku a? 

ShR: Jo. Ata kanë shku ma herët. Njâni ka pa marrë zanatë aty, u kânë si aniqâr, a njâni ka pa punu n’Runik, mrena. Aj fminë i ka k’tu. ‘Diç aj... ata vllaznia diçën. Krejt çka jônë mas meje, diçën pâra meje.

EQ: E ti çka punojshe ?

ShR: Une kom punu nëpër graxhovinë teeeri gjashtëdhetë e katërtën [64]. N’gjashtëdhetë e katërtën [64] jom kânë t’u punu n’mli, aty puna rôn’, ftoft... m’rroki qajo far’ smuja keqe, sarillaki. Ja kisha pas dhânë edhe familis, po’ s’e kom ditë. Tana m’léu nî [1] djalë... e kom tash n’Gjermoni. Aj n’qato ditë léu. Aj... ma s’shumti gratë i mytke qajo smuj’, mir’po fati ktyne, rrnoi... léu aj, djali. Dola tana une n’penzi. U munun ata me m’i gjetë do punë t’leta... për mu s’kish punë t’letë se s’un e bojsha gjumin tamon, dhimta... ajo m’hônke. Njizet vjet [20] kom rrnu me sodë t’bukës, mas njizet [20] vjete jom kânë n’Bullgari, e kom gjetë nî bajë. Tash m’u ka shnoshë... tash ha gjithçka, pi gjithçka. Mir’po, tash pak pleqnia problemin e bôn... e mirë kom kapërcye. 

(Pauzë)

Punojshëm n’tehnikë t’menapollit. E secilës komunë ja prunë ka nî [1] traktor at’here, mir’po s’e shtike kush n’arë se ‘po m’prishet âra’. Nî ditë unë shkova te nî berber... e kish pasë djalin shofer... edhe m’rrou, m’i hiq do flokë. Dikur m’veti, thashë... edhe at’here s’ish mirë fort me vetë njerin, se s’u ditke partia se çka po ô, tani jônë kânë do t’kqi... ta ngjitshin nî tiketë, e bâne, s’e bâne, tej kallxojshe që e kom marrë, n’bajraktar aj shkojke. Dikur kur u çova, thashë, “Çka ki bre, çka t’ka rrokë?”, “Po, diçëm uni!”, “Qysh bre diçëm uni? Ti me zanatë, a une jom hi pa zanatë. Kom ardhë n’shehër, po kom ymyt me hângër nî kashore bukë... e ti me zanatë po des uni!”, “Jo”, tha, “E kom nî djalë, m’u ka lshue prej ushtrie e kish marrë”, tha, “për shofer, e ja kanë dhânë nî traktor. E kanë thirrë n’Ferizaj... nuk e shti kush n’ârë. Aj p’e run’ traktorin, une p’e ruj’ dyqanin. Pare kom boll, po paret s’po hahën, po desum uni! Shtatë [7] rob’ jem...”. U kânë i Moravës Epër. Nejse, erdha te shpija... çka kisha m’i bâ? Erdh nî dhândër i kusherive, erdh k’tu, ish kânë i Bresalcit aj. Nî nip i yni ish kânë n’mal me Hasan Alinë, mir’po une atë nipin s’e kom njoftë... e kom ditë plakën, plakën e kom njoftë se famili na u ka farue, e ato bijat jônë metë te na. Der’ i kom bâ une dhetë [10] vjet e kom ditë qî ajo ôshtë motra e bâbës, s’e kom ditë qe s’ô motër e bâbës, se kur ardhke ajo ka nji [1] muej nejke. Na s’e kemi pasë at’here adêt me vetë me se erdh, a kush erdh, a qysh erdh a... Kur erdha k’tu dimrit, po m’thotë nâna, “Shko”, thotë ,  “qashtu, qashtu... N’Livoq t’Epërm e kemi qashtu, qashtu... nî [1] bí t’shkretë.  Kur jom ardhë une nuse atâ e kom gjetë çikë, e kur ka shku bâba dikun une e kom marrë atâ, kom bujt me tâ.”. Edhe shkova unë, e gjeta. E kish pasë renë, djalin... unë s’e njofsha, a kur dalke atje kallxojke, thojke, “Edhe katuni kanë zârar pî tina”, a din, kallxojke. Ashtu ish kânë shumë i shtirë, edhe për shpi edhe për veti. Edhe unë pî maj men’ ato fjalë çka i ka folë ajo plaka. “Une nuk guxoj”, thashë , “se Zeqa n’mal. Aj nuk njeh dajë, as nuk njeh kërkon.” , thashë, “E kom shti traktorin n’arë, e kom prishë arën, aj vjen ma kallë me shpi e m’i kallë me rob... s’m’njeh aj kush jom!”. E aj halê ish n’mal... “Çka t’bâhet”, tha, “unë e hjêk. Unë...”, tha, “ja kom dhânë urdhrin, çka t’i thom une qaton punon aj.”. Shkova e mora traktorin, e shtina n’arë, e livrum. P’ej kah’mosi kanë ardhë - p’ej Gjakove, p’ej Prizreni... ata bujqsorë qî jônë kânë ju ka interesua. Hinën n’fushë t’Gillanit, se at’here Gillani e ka pasë edhe Kamenicën edhe Vitinë, u kânë me nî ven’, nër Gillan u kânën. U hishin n’fushë t’Gillanit, e ardhshin me kshyrë çfarë lavre... çka bon, a din? Ata kanë kujtu qî e ka shem’ tokën a kumedit çka ish bâ... Aj, tri [3] vjet s’ish livru ara! Aj traktori e livroi mirë, e shkuni, e rrafshiti, ja qitëm nja shtatë-tetë [7-8] killa farë... qashtu t’thashme i thomi na, a din, k’shtu me dorë... njizet [20] thasë kallamoç m’i lëshoi. E fali Allahu atë vjet nî bereqet... kur don Zoti me dhânë. E pshtum tana na prej asaj krize nërmjet atyne, se neve nuk na marke tana hyqmeti. E kanë punue... e kisha une tokën përgjyst’, e u dufke me dhânë krejt atë bizhak... a une e marsha hisën tem. Mu s’ma marke thojke, “Ky ka punue. Ky ka t’drejtë, a ti s’ki t’drejtë.”. E t’i hjeksha une... jo, une jo... qashtu kemi shku tani. Tani u lshu, mas pesëdhjetë e katërtës [54] u nal e qkrumja për Turki. Ja nisëm kishe me punu qat’herë, ja nisëm kishe me maru kaj kolibe, jo me maru shpija, jo me zânë stazh, jo përrta-mërrta, dofar’... Me rrêna e kemi çu deri qitu, tash çka del qitu e qiknej s’e di! Me ditë, p’ê dimë, po s’po na ngojnë... se me ditë, p’ê dimë vallahi! Se ku nuk e nguen atë t’madhin qî i nreqi punt’, dhe hypën tjetër kush n’gradë, u ditë qî dallash senet. Po s’ki çka i bon, se na s’un e drejtojmë... ka kush e drejton. E qisi far’ senesh. 

(Pauzë)

Kom punu n’Graxhavinë. Serbia, përpâra... Marshalli sa u kânë, s’ka pasë vênd qî s’kom punu. Dy ditë [2], tri [3] ditë, nji [1] javë... qaty ku kemi qitë beton. At’here e kemi përzi me dorë, s’kemi pasë maqina, krejt me dorë. S’kemi pasë kolica sikur tash t’hekrit, i kemi pasë do kolica t’drujta. Me kjamet e kem pasë edhe atë punë çka e kem pasë... veç e kem pasë nifar’ knaqsie. Qaq fukarallak kem pasë, veç kemi pasë nifar’ knaqsie, nifar’ besimi nërmjet veti! Jemi knaqë kur jemi zatet  njâni me tjetrin, nî kashore bukë me pas hângër jemi kânë t’knaqun... qat knaqsi e kemi pasë, tjetër kurgjâ. Me na ardhë nî musafir, sikurse qî je ardhë ti qetash, kjo shpi u mushë plot gjin... veç a vjen dikush. E kshyrshëm kush te kush po shkon, s’kish dru secili! E marshum ka nî dru nër sjetull, ‘hajt po shkojmë sot te filani se kish do mysafirë’. S’e kishum na gajle pse je ardhë ti musafir, se ishum n’zor m’u mledhë na shokt nërmjet veti. Tash qetu rri, shkon tre [3] muej, katër [4] muej, shkon... I kôm djemt e vllaut... s’interesohen bile a jom gjallë, a s’jôm gjallë, a me ardhë me m’kshyrë a u çova, a s’u çova, a...!  Ka ndrru shumë... shumë ka ndrru.

EQ: A keni pasë shumë musafirë at’here a?

ShR: At’here, t’shtunën na u duft gjithqysh m’u pregaditë, se s’ka pasë çare pa ardhë... prej kasmos t’kanë ardhë. Ka ardhë mik mas miki, shoq mas shoqi. At’here s’ka pasë autobusa sikur sot... kanë met udhve. Vallahi, shumëhere u kôm thânë djemve, ktyne thmive... bâbën e kom pasë t’vjetër, bâba i ka pas bâ tetëdhetë e gjashtë (86) vjet kur u dekë, nji [1] sllamaricë e mushum kashtë... motmot qajo sllamaricë, s’ka pasë tjetër me ndrrue. Edhe atâ me shku me lutë atë zotnin, kur t’fshimi lont’, m’ja dhânë nî [1] sllamaricë... edhe ardhke t’kshyrke a p’ê mushë shumë.

EQ: Çka ôshtë sllamarica?

ShR: Sllamarica ôshtë qeky dysheki. E, qatâ e kem pasë. Shumëherë ardhshin mysafirë, s’kishim me çka me shtru e me mlue! Veç krytë e mlojke qaty n’qat far’ sllamarice, te bâba, a kâmtë knena n’tokë, n’drrasa... veç me qato teshat e veta çka kish m’u mlue .

EQ: E n’Tuxhevc a keni pasë odë?

ShR: N’Tuxhevc, jo. Masi jom bâ unë, e patëm bâ njâ pesë-gjashtë vjet... po, odë me majtë sikur qî kanë majt hallku, jo. A, ka pasë gati secila famili, ka pasë odë. Po, jônë kânë shumë fârna odat. Do oda jônë kânë, vinë kush t’vinë... kush u met n’mal u hi n’odë, serbez, sikur m’u kânë n’shpi tânde. A jônë kânë do oda, ato i kanë zgedhë gjinjën... jo hyzmetin, jo... E kanë ngre katundarinë, jônë majtë do t’mledhne... jônë mledhë ‘çka po bon hyzmeti’, a din, me bâ hajgare, me lujtë me do filxhâna, e do qisi far’ senesh t’katunit, se jo t’shehrit. Na m’u përzi s’kem guxu, njizet [20] vjêt s’kemi guxu na me ditë çka po bâhët.

EQ: E ti a ke shku najherë nëpër oda ? 

ShR: Kemi shkue shumëherë. Kemi pasë aty. At’here, napër kojshi... po’, krejt çka jemi thirrë Smajli edhe Mema. Tashti une ma i vjetri p’ej krejt qatyne familive. E une kom nêjt me nî dyqan qî kemi punue, qî ju kemi gatue aty. Ju kom çue bukë dy herë... tri herë ka bâ vaki n’dite kom çu bukë, se ka ardhë hyqmeti, kanë ardhë xhanart, kontrollt, porozniki. Hyqmeti u ngrehke, mulê me qitë... çka me qitë at’here - nî pogaçë! Ato pogaçet, ju s’e dini çka jônë... ju e dini, po’ milli nuk ôshtë sikur i at’herit. E qitke nâna jem nî pogaçë qaty sahora, n’qerep, e ma pshtjellke, se nuk e kem pasë larg, me thânë nja pesëqind [500] metra. Ju kem bâ hyzmet se i kem pasë kusheri t’dajve, e qaty jom rritë une ma s’shumti, dhetë [10] vjet qaty e kom çu kohën. Une me gjâ tana fort nuk kom shku se u rritën vllaznia, edhe pak gjâ kishim. Sebêt atyne nuk mujsha une me shku me gjâ, se me shku me gjâ... si ke shku n’saba deri n’akshom ti s’je kthy n’shpi mâ! E une u duft me nêjt aty se s’e din ti... kush s’ka ardhë! Ka bâ vaki nâna ish te âra t’u punue, se kanë punu edhe gratë at’herë, kanë prashitë... si dalshin, thojshin, “Hajt, se ka ardhë dikush me pru do bukë.”. E dalke, e kallke atë zjerm, e bojke atë punë çka kishke... se aty masi ish dyqan, ja nî pulë, ja nî zog, ja nî diçka e prushin. Ata katunârt për m’i nreqë punt e veta, secili e ushqejke atë mjeshtrin e vet, e qashtu. Veç kom kapërcy... aty kom kapërcy mirë se m’kanë dashtën ata krejt. Une i kom bâ... nântë e tri a katër [93-94] vjet p’î kapërcej, nuk e di qî m’ka thânë dikush, n’katun njizet [20] vjet i kom bâ, ‘Jazik, qët punë e punove ja s’e punove’. M’kanë dashtë qashtu, pa masë. M’kanë dashtë edhe hyqmeti... se shokt e mi s’kanë guxu me nêjt rreth xhade, i vetshin, “A ka pushkë, a ka duhon...”, a din, me marrë nifar’ shpiunazhi prej tyne. E une... zahere si m’pâshin qî jom hyzmetqar i tyne, kurrë s’um ka vetë kush për sen’ n’dynjê, qî me thânë m’veti dikush për diçka, kurrë hiç. I bitisa ato hesâpe. 

(Pauzë) 

Po m’ngucë kolli qe nja nji [1] javë. Qe nja nji [1] javë jo, po moti po m’ngucë, po... sot m’u ka qpeshtue.

Kemi bâjtë dru se khâ u kânë Itâlja, nuk ka pasë kryp. Bugari ka pasë kryp, po ka pasë kryp k’shtu si guri, për gjâ. Se, nuk e di a e din... dhitë i din’, po s’i ke zatetë me bylyk.  E vnojshin n’qatall atë gurin, aty me lipi dhitë... ata për dhi jônë kânë, për gjâ. E kualt e lipishin ata gurin, veç e lipishin, aj s’u thejke. A khâ gjermani ka pasë kryp t’ujit, pesëdhjetë [50] killa thesi... khâ pruke krypë t’ujit. A Itâlja s’ka pasë. Po, at’here me t’zânë me nji [1] killë kryp, sikur qetash me drogë! Qashtu u kânë zabâr krypa, nuk e di për çka. Une vet kom bâjtë... e prushëm napër shkrepa. Aj s’ish kânë me bâjtë, po na s’e kem ditë! Kemi kujtu e njerzve ôshtë! Edhe aj... na s’e kemi ditë qî t’dorzhavës, qî punojnë k’shtu. E prushum nëpër shkije. Shtatë [7] killa drith’ e shitshim nî [1] killë kryp! Veç a ki ti, a munësh me pru ata. Drith’ kanë pasë shkíjet. 

EQ: E i ndrrojshi?

ShR: Po de. Ja dhashum nî [1] killë kryp, i marshmi shtatë drith’, se i ndrrojshmi. Mir’po, nuk e blejke përmi nî [1] killë, dy [2] killa... Unë nja katër [4] herë a pesë [5] kom punu nëpër katune t’shkíve, dy [2] killa kush s’i ka marrë.

EQ: E pse?

ShR: Se k’ta ma domaqina. Pse m’i marrë aj dy [2] killa, a tjetri ka metë pa to?! E k’shtu tana nî [1] killë ty, nî [1] killë ati... Edhe une at’herë, isha i ri, thojsha, “Pse tre-katër [3-4] kosha kallamoç, e marke veç nî [1] killë kryp?”. “Bjere apet, sot nî [1] javë”, thojke,“bjere”, se aj drith’ kish boll, po kumeditë për çka, qysh... nuk e di.

EQ: E ma herët që thâ n’oda lujshin me filxhona... a po m’kallxon pak për qëto? Qysh kanë lujtë me filxhona?

ShR: Nî [1] javë e kemi pasë n’mahâllë... aj, veç kur ardhke naj musafir. E kem pasë nî kusheri, u dekë aj, rahmet i pastë shpirti, u kânë mocanik i jemi, e thirrke mahallën aj se ‘kanë ardhë musafirë’. At’here kur kanë ardhë musafirt, nî [1] javë... pâra nî [1] jave s’ka bâ me shkue. Marre u kânë për nji [1] natë e dy [2] me shku te miki. U duft m’i mledhë nja katër-pesë [4-5] antarë, nî [1] sofër, e ‘hajde, po shkojmë n’Tuxhevc’. Aty... tana nî [1] natë kanë bujtë aty, dytën natë i ka marrë kusherini, tretën natë vllau. Jônë çkepë... nuk i ka majtë aj dajm, nî [1] javë. Mir’po, jônë bâ at’here turli gjymyshi, qishit-qishit. P’î kshyri tash, p’î qesin n’televizor çka kemi lujt na at’here.

EQ: E çka keni lujt?

ShR: Kemi lujtë me filxhâna, kemi lujtë me çerâpa, kemi lujtë me bati-bati... U mledhshëm, u bojshëm ren’, si n’sofër. Qishtu, nërmjet kâmve, nî [1] pishir, e tash mos me mujtë me ta zânë nërmjet kâmve, a din. E ta nxjerrke, e ta dhâke shpinës vup e vup e vup.... e ja dhâke tjetrit. Aj tjetri... tana ti n’mujsh m’i zânë, kujna ja zâshe, qaj u dufke m’u çue tash. Qesi far’ senesh.

EQ: E qëkjo me filxhona? A po m’kallxon se une nuk p’e di qysh keni lujtë?

ShR: Filxhânat... jônë kânë nônt’ [9] filxhâna. I qitshum n’tepsi. E ka pasë atë kokrrën, e tani n’qata nônt’ [9] filxhâna padê kush p’e gjânë kokrrën... n’ata nônt’ [9] filxhâna. U dajshum n’dy parti - nî [1] parti qanej, nî [1] parti qiknej. Cila mújke tani u çojshin, knojshin. Jônë kânë dofar’ kangsh qeshit-qeshit. Çka ju ardhke n’gojë i thojshin, e i shajshin, kaniherë i livdojshin... e qashtu shkojke. Veç se idhnim s’u bojke. E tash jo, s’vjen kush. Tash as s’vjen kush për dekë, as s’vjen kush për darsëm, as s’vjen kush për kurgjâ! I ka rrokë nifar’... qiky qeshiti i shkollës. Mirë ôshtë, nuk ôshtë keq, po për ilijakë nuk ô mirë. Une p’î kshyri... i kom dy [2] djel t’djalit, jônë rritë. Njâni gjashtëmdhetë [16] vjet sivjet p’î bon, po jônë rritë si bineqë, s’un i danë. Shumëhere vinë gjinja e shkojnë - s’e dinë a jônë kânë k’tu, a jo! Me qisi far’ thi telefonash, qaty n’sobë t’vet... e kanë sobën e vet, qatje tashti. As s’ju shoh libër, as s’ju shoh msim, as s’ju shoh kurgjâ as... veç qata telefona ka t’shkojnë, vërca, vërca, vërca. 

EQ: E ti a ke shku n’shkollë at’here?

ShR: Ja-a. Ja, s’kom shku n’shkollë. Une n’shkollë at’here nuk kom shku. Kemi pasë shkollë n’katun. E kemi pasë shkollën për fe at’here, për hoxhollarë. Njiqind e njëzet (120) nxansa i ka pasë qajo gjenerata. Nî [1] gjeneratë pâra meje jônë kânë. Une e kom zatetë t’dytën gjeneratë, po tana une s’mujsha se u deshke qat hyzmêt me bâ.  Nuk mujsha me hi n’atë radhë, se aty u kânë... dhâke ders aj hoxha, mir’po unë nuk kom hi se sebêt qasaj pune u dashke m’u kânë lshuet. Nuk jom hi n’atâ, veç sa për veti, si kanë thânë, qî e kom falë naj vakt pî bâbe, pî hoxhe. E p’ej atyne tani, krejt... p’ej njiqind e njizet (120), une çka i di, krejt jônë bâ... veç katër [4] jônë bâ qî e kanë lidhë shallën, veç katër [4] jônë bâ hoxhollarë. Tjert i kanë bâ tri [3] vjet, edhe kanë shku. Qashtu, s’kanë ditë me përkthy ârabishtën, se aj qî e ka ditë ârabishten aj nuk ka ditë me kthy n’shqip, se shqipja u dalë vonë... u ardhë mas gjashtëdhetës [60] k’tu te na. N’kohë t’Shqipnisë i kanë pas lutë, po nuk i murë kërkush... se Fadili at’herë i ka lutë nëpër katune, nëpër oda, i ka lutë, “Amani ka nî [1] djal, t’ja msoj për gjuhën shqipe.”

EQ: E kush u konë Fadili ?

ShR: Fadil Hoxha u kânë n’rezhim. Aj u kânë për Kosovë. Qatâ e kemi pasë, s’ka pasë tjetër. Kur e vetshin, “Me kôn’ je?”, “Me rusin”, thojke. “Ikë, ikë, çu, çu...”, nuk e mershin. Mir’po, nuk i zgati shumë, tani ky e nisi n’veti. Veç serbisht kush mësoi... teri qî u dha fakullteti ynë, teri qî u dhanë shkollat tona. Po, me luftë e kanë marrë, me zor. Sot, edhe jâshtja ja nimoi, se për t’ktuhit s’ja kish dhânë. Kurrë nuk ja kish dhânë shkollën, po i nimoi edhe jâshtja. Mir’po, s’ditën me majtë. Tash veç rrokën mes veti, p’ê kshyri tasht n’televizor. Qe motmot s’bônë kush men’ qysh me metë gjallë, veç qysh m’u hângër, qysh me qitë njâni -tjetrin n’kurthë. Ishalla, vjen mirë... po zor, zor e kemi. Mirë ôshtë. Eeeh, çka me bâ? 

Tani, do’herê, k’tu kom marrë... kom miellë sebêt fmive. K’tu jom dalë, e kom marrë këtë ven’ n’pesëdhetë e nitën [51]. I ka katërmdhetë [14] ari arë. I kom marrë. Edhe ishin kânë nja dy [2] troje... nja dy [2] shpija i kish pa djegë bugari edhe s’ka pasë shpija mâ knena. Shpija jem... me oborr e pata marrë, tana i patëm maru qito kolibe. Kapak, kapak... e tash u mushë. Unë kishe n’skejt t’shehrit, a meta midis shehrit!

EQ: Me kôn’ ki ardhë at’here n’Gilan? 

ShR: Me vllazni. Nânën e kom pasë at’here, bâbën. Nâna m’ka dekë n’katërdhetë e shtatën (47). E t’mu kish pa’ rrxue nâna! N’kali jemi kânë. Se t’zojën e kom pasë nânën edhe u kânë punëtore, po... Met bâba. Tana, bâbën s’kish kush me majtë, e majti qiky vllavi vogël. Katër [4] vjet na ka gatu aj, na ka lâ teshat... se i gjâjshum do grâ nëpër shehër, po s’guxojshum. At’here, s’ish koha e martesës se ishke koha gjallesës... qysh me marrë nî kashore, do bukë, e me çu te shpija. Me u bâ kallabllak rob, ata lypshin me hângër! K’shtu u dashke me rujtë vetën. E dikur... tani unë u martova, tani vllau. I martova vllazninë. E tash, ma s’mrâmi, u martu qiky ma i vogli... se bilê ajo kunata ôshtë, veç frymën e ka halâ... e s’met kërkush. 

EQ: E ti a e ki gjetë vet grujën a ta kanë gjetë ?

ShR: Jo bre, çfarë t’gjetne! U duft me lypë gjithë verën me gjetë... menxi me gjetë nî gru dikun. At’here s’u kânë sikur tash. At’here u duft me çu gjin’, nuk jemi pâ na. Po, unë e kom pasë nî gru përpâra, m’ka dek n’motmot. Nî kusherin e kom pasë, ai ma qiti. E kom pasë atë kusherinin si baxhanak, ma qiti mesën e vet. Nî vajzë, nja gjasht’ [6] muej e shnoshë, tana u lig. N’motmot rrnoi, s’m’la kurgjâ. Tani kusherinën saj ma qitën mue, nânën e qityne fmive. E me ktâ tana i kom pasë katër [4] djem e tri [3] çika, shtatë [7]. Ajo u kânë nja dhetë [10] vjet ma e re se une, edhe ajo m’la. Qe dhetë [10] vjet m’la vêtun. Unë majsha ymŷt me shku para sâjna, ajo shkoi para meje. Nuk ish kânë kismet. Çka ke me’i bâ...?

EQ: A keni bo darsme? 

ShR: Po, kemi bâ. At’here pa darsëm kurrëniherë s’i kemi marrë. Po’, at’here darsmat i kemi bâ nja pesëmdhetë [15] vjet natën. 

EQ: Pse?

ShR: Pse? As une s’po di me t’kallxu pse! Veç p’ê di qî natën për mos me i kqyrë kerret, e mos me dalë kush, e mos me dalë fmitë sokâqeve, e gratë, e hesâpe. Po, ta lypshin shpinë, e ja lshojshe shpinë... “Kom sânte darsëm.”. E nejshëm deri n’saba, e n’saba, pak pâra sabâhit, shkojshum e marshëm nusën, e prujshum te shpija, e u çkepshëm tanaj. Mir’po, na katunârt çka erdhëm k’tu, kishëm musafirë prej jâshti, na metshin gjinja n’sokak. Sefte n’Gillan me nisë darsëm, m’u marrë grue ditën, me ardhë me hi n’shehër. Nî kunatë, e kom halâ gjallë, prej Makreshi e pata marrë për atë vllaun e dytë. E ajo n’Makresh, unë s’un shkojsha me marrë natën. E shkum’... ma pruni dikush nî tupan. Kur jom dalë tani atje nalt, përmi Kufcë, me tupan. Ky oborr katërmdhetë [14] ari edhe nja nizet [20] ari i ka pasë teqja, ish kôn’ mushë grâ e çika, “T’dalum, t’kqyrum”. Kjamet... se s’ishin msu me pâ nuse qî ô ardhë ditën. Dy [2] sahat ka nêjt qitu, n’qit sokak ku jeni hi ju. Veç i thashë, “Hiqi kualt”, se at’herë me kerre t’kualve. I hiqën kualt. Ish kânë nipi i atynve miqve, thashë, “Lshojë kualt kur lshohet kerri.”. E kanë nêjt qaty tani, t’u i kqyrë gratë. T’u shkue, t’u shkue... e tani u msuen. Tash me kuaj... s’i kom pâ une. Si ma herët tash p’î marrin, me qeze me kuaj. Rinija i ka ato punt e veta t’knaqsisë, veç m’u knaqë don, m’u knaqë! Qysh, tek... s’e zgatë, veç a knaqet qaty për qaty. E çka del tani, masanej historiki a del mirë a del keq... Mir’po, ka pasë qef qaty m’u knaqë, e tana qysh del s’e ka bâ hesâpë aj. 

(Pauzë)

E kemi nêjt na, nja gjashtë [6] muej e kemi rujtë. Aj... tri [3] vjet e kemi rujtë kufinin çka e kemi tash, me shkíje. Po, qitâ nuk e kemi pasë, n’Konqul. K’tâ e kanë bâ qitash, se k’tu kufi s’ka pasë kurrë. U kânë kufini i moqëm, para gjash’dhetë-shta’dhetë [60-70] vjete... qaj kufini i moqëm qî ôshtë prej Vraje e shkon tej te Mitrovica për uji. Aj kufini at’here nuk u kânë i dâmë me kodra, po kah ka rrjedhë ujt u kânë e shkaut, kah ka rjedhë ujt at’here, turke, sa u kânë Turkia. Tash kjo kodër ôshtë, k’tu ka rrjedhë ujt’... knena shkon. U metë e shkaut knena. Ka hi bô vaki qikhâ, e tana ka dalë qikhâ. Ka hi n’Turki. Me ujë... kah ka rrjedhë ujt’ e kanë bâ kufinin. Qashtu u shkue tej te Mitrovica, tash te Rashka. S’e di anej s’jom kânë, veç p’ê nij qî p’ê bâjnë me Cërnagor’. A kufini u rujtë edhe at’here, qat’here n’kohë t’Shqipnisë u rujtë ai kufin’. Mir’po, tanaj u prishën k’ta. I tradhtun k’ta tont’, i çunë n’Shqipni. K’ta tont’ i tradhtun, e lan Kosovën me Serbi. Edhe metëm njizet [20] vjet, tridhetë [30] vjet, katërdhetë [40] vjet nër Marshâllin. E prej Marshâlli na kanë dhânë qit shkollë pak... tjetër hajr prej ti s’kemi pâ.  K’to punë i kem punue prej Beogradi e Sârajeve. Nuk ka rudnik qî nuk kanë punu shqiptart, nuk ka. Se at’here secila shpi mos past’ pasë ma shumë, dhetë [10] copa dhi i ka pasë, se at’here u kânë kollaj m’i rujtë. Na çka jemi kânë n’mal, pak mujshmi m’i qitë. Na veç i lshojshum nëpër mal, tani gjithë ditën kanë hângër krune, dushka... edhe jônë shumzue. Edhe kanë pasë tâmël boll. Dhet’ [10] copa dhi, dhet’ [10] antarë m’i pasë... menêr para teje me thânë, m’u lâ me to, se s’ki pasë ku me rujtë. Si s’e ke pi tej n’akshom... aj dej n’akshom u prishë. E ato jônë mjelë tri [3] here. I hoqëm dhitë, e u hoq qobâni. Aj, qobâni ka me shkue... se secili burrë u dashtë m’i dhânë, ‘ho dhet’ [10] copa, ho njëqind [100] copa’, nî past’ pasë. Aj... u duft nî [1] puntor m’u kânë me to, e ato i hoq. Masi i hoqëm dhitë, ata puntort tani krejt u çkepën nëpër rudnica. S’kish. Aj... dikah u dufke m’ja majtë për nî kashore buk’. Dikur tani, masanej, i la do... do dhi t’bârdha i kanë lânë tek-tuk gjinja, nëpër to i kanë lânë. Halâ gjinën diku, diku. Une i kom majtë deri vonë. I kom majtë se fmija t’u u rritë. Ka njô, ka njô... i rujshëm qitu. I kom majtë nja dy [2] dhi t’bardha. Tâmël qitshin shumë, e honkshin, nuk britshin, se ato dhitë bërtasin, e ato nuk britshin. Si s’britshin ato s’e ditke kush ku jônë. Bojke vaki ka tre-katër [3-4] muej s’i qitshim. I lshojshum qaty mrena, ju qitshum krune, buk’ e... jemi bâ idâre me to.   

EQ: Tjera kafshë a keni pasë? 

ShR: N’katun po, a k’tu jo. K’tu masi jemi ardhë, jo. K’tu s’ke pasë ku me majtë, tjera kafshë s’ke mujtë me majtë atje. 

EQ: E atje çka keni majtë tjetër?

ShR: Atje nalt pa nî [1] pênd, ja nî [1] lopë... U duft, se u duft me livru âra, pa nî [1] pênd qî ngjitën s’ka bâ me nejt.  Kemi pasë edhe gjâ, e u dashke m’i majtë, m’i yshqy. Po, une kom pasë. Mulli kemi pasë. Jônë kânë njiqind e pes’dhetë a gjash’dhetë (150-160) mulli deri n’Hogosht. Secila kabinë i ka pasë me dit’ t’dâme. Njizet e katër [24] sahat e ka pasë kohën e mullinit me shku me blue. Une e kom pasë n’dy javt, se kur jônë dâ ata qashtu i ka râ bâbs. Do kanë pasë ka nî [1] javë, do ka dy [2] javë, e qashtu. U duft m’u pregaditë n’dy javt se e ke pasë renin me shku me blu mullinin. N’paq drith me blue, sa ka blue. Po, te na verës nuk kanë blue, e mlun me do pusa. U duft me zânë se ka pasë pak ujë, e dimnit ka pasë ujë boll. Dimnit s’kemi hekë, a verës kemi hekë për ujë. Verës te na u hupke ujt e u dufke m’i marrë... jônë kânë ata pusat, sa qikjo shpi, t’zânme me dhé. E qashtu. Kemi kapërcy... nî jetë t’shtirë e kemi pasë, po nifar’ knaqsie ardhke. S’e di qysh ardhke, s’e di kah ardhke, për çka ardhke! Kumpiri... na s’e kemi ditë - kishum pasë bukë boll! Na kemi ble dajm bukë, a kumpira kemi pasë me qitë posht. Veç ka ardhë nî musafir, e kanë çelë oxhâkun, e kanë mushë nî tepsi me kumpira, i kanë pjekë, se s’ka ditë kush me maru qorbë. Patlixhânat e kuq, k’tu, masi jom ardhë n’Gillan i kom hângër... se n’katun kemi pasë bâqen nër ujë, se na jemi metë n’trull t’moqëm. E kem pasë... ka kapërcy ujt’ e dy [2] krojve, ka kapërcy ujt’ nëpër bâhqe. I ka pasë ata pusat e vet me vaditë bâhqen edhe anej, edhe knej. Kur u kuqshin, sot m’kujtohet, shpesh ju kallxoj fmive... bâba ardhke, i thojke, “Oj grue”, se at’here nuk i kanë thânë n’emën grues, “Oj grue, ishin prishë patligjânat.”. I kishin nûk ata patligjânat e kuq, i kish qitë... jônë kânë përfuni do therra, do... Kur shkojshum n’bâhqe... honkshin mizat, vlofshin grajzit, hajshin patligjâna... na e honkshum bukën thatë! Patligjânat e verdhë nâna i marke, i zike me tâmël. Me tâmël u bojshin t’mirë, se ata tâmli i omël edhe patligjânat e mirë. A patligjânat e kuq... Kuku, deri jom ardhë k’tu s’e kom ditë qî hahët patligjâni! Qisi far’ senesh kemi kapërcye. Jeta, jeta... çka s’kalon. 

Lufta tani... Ku kesh t’u thânë... qî the ti për luftë... Tri [3] vjet u mundum me rujtë. Nuk pat shpi qî s’ka pasë pushkë. U duft, pa çare. Se deshte, s’deshte u duft me ble nî pushkë, se si rojë t’shpisë. Mir’po, n’fund t’fundit s’na vytën kurgjâ. Ato tanaj na i mlodh hyqmeti, shkum nëpër brigada, u çkepëm. Une shkova n’brigadë... u kânë nî brigadë e Preshevës, duel, mas luftës Gillanit duel te na.  Edhe po thotë, “Kush s’i ka borxh shkive, me ardhë me mue n’brigadë se une ju marr.”. Ata erdhën, tana na u përzien pak do... Une s’kom pasë lidhje me shkí, s’kom pasë punë me ta se s’e kem pasë shpijën n’katun. Edhe shkova n’brigâdë. Mir’po, u duft edhe na me ikë se naj murën pushkt serbt, dojshin me na mytë. Ikëm diqysh, erdhëm te shpija. Nêjtëm dy [2] muej n’mal, duel nifar’ ligji, tha, “Kush s’i ka borxh dikunja, le t’bien n’dorë se s’i ngucum.”. Ramë n’dorë, nuk na nguci kush. Po, do punë i pata lânë... do punë s’i pata lânë, po erdhëm qitu  n’Gillan, e prej Gillanit n’Ferizaj, prej Ferizajit tana për Shipni na grahën. Nejtëm nja dy [2] javë n’Ferizaj. I pamë do granata nëpër kodra. S’e di kur i ka pru Gjermâni a Itâli aaa... Kur i ka pru, i ka lânë nëpër fushë. Plot granâta ish kânë. Bile, na u patën plagu nja njizet e dy [22] a njizet e tre [23]... na u patën plague do shokë. A nî shoq, bash nî kusheri qatyne, u plague n’Mitrovicë, a dekë. E qashtu, kanë shku. Na tana kemi shku n’Dubrovnik, kemi nêjt... ma s’shumti aty kemi nêjt, tri [3] javë. Tani p’ej Dubrovniku na kanë ‘dâ. Tej aty na kemi shku truq, aty tana na kanë ‘dâ. Sâ ka lypë ajo brigâda çka ish kânë... n’luftë jônë kôn’ faru ushtrija... i lypke dyqind [200], treqind [300], katërqind [400]... sa i ka lypë qaq i çojshin pî atyhit. Edhe kur na erdh reni edhe neve... 

T’mramën herë kom nejt n’Umâgë. Umâga ôshtë nja gjashtë [6] kilometra, thojshin at’herë gjashtë [6] kilometra, kumeditë nashta kâ ma shumë prej Tërste. Atë, Tërstën, ata thojshin, “E kemi na”, po na e patën marrë menihere amerikant, e patën për veti. Na kem n’Tërste, po na hoqën pî atyhit, e na kemi nêjt si n’skejt. Thojshin, “I ka gjashtë [6] kilometra”, e prej qatyhit tani jom ardhë te shpija,  mâ tani s’jom kânë. Jom kânë tani n’verë, n’pesëdhetë e dytën (52), nja tre [3] muej n’qarqak. Aty kem punu me nî fabrikë - aty marohet baruti, marohen tenkat, marohen krejt. S’e javitin... k’ta kurrë s’e kanë javitë, as n’qat luftë. Ajo ôshtë fabrikë e mâdhe, aty çka s’marohet. Mir’po, k’ta s’e javitin, k’ta s’e kanë javitë, shkijet, kurrë... as kur u kânë Marshalli nuk e kanë javit. Neve na lutën at’here, se kem si ushtarë veshë, na lutën me nêjt aty. Mir’po, ku me nêjt aty, n’Serbi? S’na u nêjke mrena atje. Masi u dufke... ish reni m’u martu, me hesâp... U dufke m’u lidhë dikun, me çelë zoj’. Metshum n’Serbi, mrena! Erdha te shpija. Thashë, p’î marr n’qafë vllaznit, tana p’ê lâ kôn’ pa u martue... Erdha te shpija, tana hina apet n’graxhovinë. Masi jom dalë tana n’penzi, nuk na kanë lânë me punue... edhe at’here se po punon, je i aftë me shku n’punë. Mir’po, une kom punue oxhâkt, shkallt... do sene çka i kom ditë, atje çka i kom msue. Hekrin e kom punu une. E kom pasë nî kusheri e m’marke, thojke, “Hajde. Kur ta pâsh inspekcinë qî erdhën, ungju qaty pusho. Thuj, jom ardhë me kqyrë. S’t’vetë kush.”. E qashtu, i kom kapërcy me qat kusherinin nja dhetë-pesëmdhetë [10-15] vjet. Aj kusherini ‘diç, i ngrati i ka lânë do djel. Nom i kâ do djel. Njô [1] e ka përjâshta, njô [1] e ka k’tu... e qashtu kemi kapërcye. 

Dikur tanaj, qitash s’mrâmi... i msojsha vallâhi djelt, po’ s’um ngojshin, se s’ka pasë nevojë me dalë përjâshta, se ardhshin gjâjshin punë privat, edhe pâra lufte mujshin me bâ firmë n’veti. Mir’po, jo. E patëm nî djalë t’vllaut, aj thojke, “Une... veç nu m’bâfshin shef.”! Aj... ashtu për me nêjt badihava, e hamë petën e gjithë atyne tjerve! E prishën edhe atâ, e shkatrrun. E dy [2] i kôm n’Gjermoni. Njô [1] e kom qatje n’Avganistan, a ku jônë k’ta qî po luftojnë... k’ta arabt. Qaty ôshtë aj qe dhetë [10] vjet. K’tu bile ôshtë, n’pushim ôshtë, i ka edhe nja dy-tri [2-3] ditë. 

(Pauzë)

Ma s’interesanti ôshtë me majtë besën. Ma s’interesanti ôshtë me majtë fjalën. Ma s’bereqeti ôshtë me punu punë t’mira, mos m’ja menue dikunja keq, se ajo e keqja kurrë e mirë s’bâhët, e mirja dajm bjen. Nashta ty s’ta bjen... ja fmisë, ja dikujt n’famili pa i ardhë ajo e mirë nuk ka mundci me kapërcye. A e keqja... e keqe ôshtë. Nuk i vyn kërkujna. Po’, po bâhën... tana po vinë do sene, edhe keq edhe mirë. 

Ju duhet m’i çelë sytë, po s’keni ku m’i çelë, se kini ma shumë kundërshtarë se çka ju nimojnë! Se me pasë drejtsi, ju kini punë e kini gjallnesë... e kishi mujtë me na qitë edhe neve n’selamet. Na bitisëm, po selamet ôshtë me na qitë puna juve, me na livdue dikush për mirë, jo me na shâ dikush nânën. Mas dhetë-pesëdhjetë [10-15] vjete qî t’desin njeri, m’ja shâ nânën, “E ka lânë djalin nifar’ hârami, a nifar’ hajduki, a nifar’ belaxhije, a diçka.”! 

Ajo ôshtë keq për neve... edhe pse shkojmë te vorret... 

(Pauzë)

... me katër [4] fenerë. S’ka pasë strujë. U kôn’ ardhë nî maxhar, e ka pa marue mullinin me tre [3] gurë, qaty ku ôshtë tash mullini. E lshojke aj... sa kish drith’ me blue e ka pa lshue nifar’ struje... po, ja pat dhânë shkive ma shumë. Deri te magjupi atje, i thomi na, pak dalë jashta shehri, dej qaty u kânë kryet e shehrit, i ka pa’ vnu do bandera. Sa kish me blue mullini lshojke strujë. Tani u hoq aj, erdh nî tjetër. E lshoi tana me valâkë. Ky tjetri tej vonë u kânë, tasht e kanë mshelë krejt po m’dokët... a hale po punon... tybe nuk e di! Se pesë [5] vjet kom punu aty edhe tash nuk e di çka ka aty... se aty kanë pa marue si… po m’dokët po thojnë me prishë vênin. Dikun i nxen... nja shtatë-tetëqind [700-800] tona i nxen. Pare jônë dhânë aty m’u marue, k’ta kqyrin me hjekë, me çkatrrue! Se aty... atë ven’, sen s’i kanë marrë hyqmeti. Une çka di - ja’u kanë marrë tokën, po ja kanë pague pak. Mos m’ja pague pak, bile ja bojke mundcinë nji [1] antar me shti n’punë. Mir’po, tashti toka u ka dalë krejt n’katastarë përmi veti. Tasht ja kanë dhânë tokën, po s’ja kanë dhânë n’katastarë. Për me hjekë prej katastari... çka e kanë hjekë prej katastari ata jônë shku n’Serbi. Çka ôshtë gjetë k’tu... tash secili p’ê lypë atë parcelën e vet. Po thotë, “Prishe kitâ se e ke maru n’tokë tême.”!  Edhepse nuk ôshtë me vênd, po s’ki çka i bon tashti...! Se edhe at’here e kanë përmirsu, pak diçka kanë dhânë. Mos paqt mujt me t’i dhânë paret sa duhet, t’i ka dhânë... se prej toke i kanë çue... gjinja i kanë pa çue durt pej toke. N’tokë s’menon kush as sot, as nestra, as masnesri. N’tokë... na hajmë pej sâjna a s’menon kush për tâ! Se ôshtë rôn’ - tokë. Ma rôn’ se toka s’ka kurgjâ.  Mir’po, tash teknika p’ê punon. Ktyneherë krejt fushën e ke pâ me gjin’, me gjâ, me magjupë, me qerka me... ty nêjt arave, ty nêjt... hesapet, ty korrë, e ty lidhë duj... E tashti s’sheh kôn’ n’fushë, as s’e dî kur mjellët fusha! Për dhetë [10] ditë, ‘puna e marë’, edhe ja jep drynin, edhe ta shet tana me gram... sa t’vyen, qaq. Qishtu ôshtë. Faliminêr’.