Shaip Destani

Intervistuar nga: Arbnora Kolgjeraj Rexhaj

Jo, popull, komunista. Komunista, fashista, shkiet fashista t’kqi, kriminelë. M’u bâ tullusum mue... rram-bum-bam-bum

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

12.03.2018

Lokacioni i intervistës

Zojz

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

AK: Sot, me datë 12 mars 2018, jemi në Zojz. Kem’ me bâ një intervistë me Shaip Destanin, 80 vjet. Baci Shaip, a mundesh me na tregu pak... kur ke qenë i vogël – si keni jetu? Për familjen e juve n’përgjithësi...

ShD: Pooo, si jo. E tash, unë t’kallxoj... Duhet me kallxu historien teme komplet, a po?

AK: Po.

ShD: Eee, mu um ka dek nana n’45-ën séne. Une kam metë tetë [8] vjeç. Ashtu kemi kalue, si t’kallxova parëz; baba u mshel n’burg, e kemi bâ nifarë vujtje t’vshtirë... Shtatë [7] herë jemi kanë t’përjashtum’ prej katunit. Ai far’ ligji i komunizmit at’herë u kanë me përjashtu pi’ katunit, mos me guxu kërkush me t’ardhë as mos me shku te kërkush hiç.

AK: K’tu n’Zojz, a po?

ShD: Jaa, n’Dolloc.

AK: A... n’Dolloc të Suharekës.

ShD: N’Dollovc t’Suharekës. Edhe prandaj, bam-bum, qashtu kemi vujt’... Tàna na kanë pas qitë... – kjo âsht shumë ma interesant, qikjo – si familje raksionale, jo e dishirushme për shtet t’komunizmit, na kanë pas qitë otkup... ti s’ki nie, ti je e re për otkup; shka u kanë otkup – dënim! Na kanë rep’ shteti; edhe millin prej magjes na kanë marrë me zullum. Asi’farë komunizmi i fortë, qaj komunizmi u kanë. U kanë çesetllak i mall, bukë s’ka pasë, ûj’ e madhe, rrobe s’ka pasë, teshat shtrej’. Shumë vujtje e madhe... se komunizmi shka gjet’ murrën k’ta, konfiskuen; shpërndajten ... shka s’bahen; ma shkurt – thami me ni fjalë, tekterti n’51-tën séne nuk janë ngi me bukë poplli, tej n’51-tën séne. N’51-tën séne u ngi me bukë poplli, u bâ nifarë... nifarë... hajde, hajde, hajde ni’farë agrara reformë u bâ, n’55-ën séne, nifarë si vetqeverisje. I thojshin shkijet “samo upravlanje” – vetqeverisje, ma shkurt. E prej atyhit, tàna murr frymë poplli, nisi mu ngjallu. Nisi mu ngjallu, k’ta fukaraja shka janë kanë, kanë pasë përparësi, kanë hi n’punë kollaj, kanë pasë do rroga, do shtesa t’fmive diqysh, janë krapit’ poplli. E, qasi hjekitë tona janë kanë ato çësatllaqet e moçme. E, diqysh ia kemi dalë... kemi kalue qysh, qysh, hajt, hajt, hajt, tàna, ma shkurt n’54-ën mu tullusum’ m’u banën... Shkie ka pasë shumë n’Dolloc. Shkie t’kqi. 

AK: A ju kanë mundu shumë juve, a po?

ShD: Av av av av!

AK: A ka pasë popull apo ushtarë – polici?

ShD: Jo, popull, komunista. Komunista, fashista, shkiet fashista t’kqi, kriminelë. M’u bâ tullusum mue... rram-bum-bam-bum... Edhe, u kânë valla baba gjallë, rahmet i pastë shpirti, e axha e... dulum’ prej atyhit. E vendosem, ikëm prej atyhit, u shpërngulem krejt prej Dollovcit. Erdhëm niherë n’Mamushë, n’54-ën kemi ardhë n’Mamushë. Po, po nuk na pëlqejti n’Mamushë atje.

AK: Pse ashtu?

ShD: Poplli sss, shqiptart s’mujn’ me jetue n’Mamushë. Edhe ma shkurt, n’64-ën sene e shitëm Mamushën edhe bletëm k’tu n’Zojz. E k’tu neve na ra mirë, kryesisht mirë na ra, fitum’ me këtë hesap. Bâmë cull shumë e, tokë shumë, nimdhejtë [11] hekter tokë i kemi pas marrë përniherë. Edhe na ra, ma shkurtë llafi, me ni fjalë, na ra mirë shumë neve qi pshtum’ prej atyhit, u hoqem, e qisi sene.

AK: E sa anëtarë të familjes jeni kânë gjithsej?

ShD: Po jemi kânë na at’here nja nizet [20] anëtarë t’familjes jemi kânë, kur kemi ardhë k’tu n’Zojz. E tanej, jemi shumue hajt, hajt, hajt, eee n’45-ën séne jemi kânë gjithsej tre [3] vllazen; janë kânë ata prind e tanë shka janë kânë – dymdhejt [12] anëtarë edhe dy [2] na, nuse i kemi marrë n’45-ën – katërmdhjetë [14] jemi bâ. E, tash jemi dikun – për me ta lidhë muhabetin, a di – përmi dyqin e nizet [220] antarë. Qato tre vllazni, qato familje. Niqin e nizet [120] anëtarë janë jashtë, qisej familjes, qatyne tre vllazneve, jashtë janë, kryesisht n’Zvicer janë krejt. Unë i kam tetmdhejtë [18] antarë, djali i madh âsht n’Zvicër, edhe ai u kânë profesor i matematikës, u kânë, po ai iki prej shkive. Iu kërcnu, iu rreziku jeta edhe iki n’Zvicer edhe met’ – metë n’tô. I ka katër djel t’matrun atje, fmi kanë krejt. Ma shkurt, vllavi tjetër tremdhejtë [13] anëtarë âsht’, edhe dy [2] çika i ka t’martune, nizet [20]. Qesisoj puna.

AK: Kur keni ardhë, k’tu me çka keni jetu? Çka keni bâ për me jetu?

ShD: Me bujqësi, bujqësi kryesisht. Jemi marrë me bujqësi; une jam marrë me buqësi, unë i kam bâ tetëdhjetë [80] vjet; asni ditë s’jam kanë n’punë t’shtetit... hiç, kurrë – vetëm me bujqësi jam marrë gjithë.

AK: Çka kryesisht? Çka keni kultivu?

ShD: Kemi kultivu spec, paltixhan, lakën, bostan; ma shkurt – shka ka bâ toka kemi, kemi mjellë.

AK: Po k’tu n’Zojz toka e mirë âsht?

ShD: I kam mjell’ unë. Po, toka u kânë.

AK: Edhe i keni shit’... Ku i keni shit’ kryesisht?

ShD: I kemi shit’ n’Prizren; ma s’forti i kam shit’ une mes Shpërpces e n’Brezovicë. N’Gillan e n’Prishtinë e, Novo Pazar kam shku me traktor e phyyy, kahmos i kemi shit’; kah ka ec’ tregu ma i mirë, qaty kemi shku. Jemi munu për gjallni. Unë i kam tre [3] djel; te tretë i kam shkollu. Ai i madhi âsht’ profesori i matematikës, ky i dyti âsht, n’arsim punon, dy fakultete i ka t’kryn; ai i vogël âsht magjistër, punon ai n’Prizren punon, qe gjatëmejtë [16] vjet punon. Ai âsht koordinatori i inspektoriatit, n’qaë punë prej se ka hy qaty âsht ‘alâ n’Prizren. Qishtu kemi punu o bir, qysh kemi mujt’ me egzistue... gjallë me met’. E, bereqet versem, kemi metë gjallë... mirë, jo keq... s’jemi kânë...

AK: E bagëti a keni pasë? Lopë e...

ShD: Poo, kemi pasë qysh jo... kemi pasë.

AK: E diçka tjetër përveç lopëve a keni pasë?

ShD: Jo s’kemi pasë – ja, jaaa. Lopë katra a pesë [4-5], gjashtë [6] i kemi pasë. Tash s’kemi; tash veç njâ [1] e kam (qesh)... ma tepër s’po na vyn’.

AK: Mirë... e, a t’kujtohet për aksionin e armëve diçka me na tregu?

SHK: Për aksionin e armëve u m’kujtohet mue shummmë miiirë, se jo pak. Ka nisë aksioni i pushkve, ka nisë mu lajmruuu, pi’ ‘55-ës, n’gusht. Me t’rra ahmaku! (S’kuptohet mirë) Posss ia ka mrri kulmin pi’, pi’ n’dhjetor. At’herë janë kânë poplli qorr, at’herë hini edhe ’56 séne. N’56 séne ai aksioni u kânë, kanë mytë me grush gjin’, me dajak – jo me plum – me dajak; prej t’rrehnes e kanë, e kanë dekë t’lidhun. Tre-katër [3-4] vet’ qi ka dekë pij t’rrehnave. Hajt, hajt, hajt aja tàna, u thye qafen... kapërcejti aja punë. Deshti Zoti kaloi aja oferë. Murren frymë hallki pak, hajttt.

AK: A kanë pasë njerzt armë napër shpia?

ShD: Kanë pasë.

AK: A i kanë dorëzu krejt kur u kânë koha?

ShD: Po, po, po, kanë dorëzu po me zarar, budall popull; janë rreh’ nihere mirë tàna m’i dorëzu. Ata kanë vyt’ pa u rreh’ m’i dorëzu armët- jo m’u rreh’ nihere mu bâ llom, tàna mi dorëzu.

AK: E ata që i kanë dorëzu vullnetarisht, a kanë pasë mundime?

ShD: Nuk kanë pasë mundime ata, nuk kanë pasë. Kush e ka dorëzue, e ka dorëzue, e ka çu n’stacion t’policies edhe u kry. Ia kanë dhânë vërtetimin që u dorëzu armja edhe u kry... me numër, me liçencë, me krejt, edhe ka ardhë n’shpi. Qishtu u kânë puna.

AK: Te ju, a keni pasë armë ju n’familje?

ShD: Kemi pasë.

AK: A i keni dorëzu ju me kohë?

ShD: Asnja jo, hiç. Kurrëniherë. Si me t’kallxu, atë axhën s’kanë guxu me rreh’... me ato unë jam marrë.

AK: Ku ka punu ai axha i juve?

ShD: Ka punu’ n’Beograd ka punu’, n’hekurudhë. E tani e patën pru k’tu te Ferizaji âsht ni katun, Gërlicë thirret... s’pe di... a e dish a jo? Përtej Ferizajit, për me shku anena kah Shkupi, n’t’majtë asht aja Gërlica. Aty u kânë stanica e vozave [nuk kuptohet qartë]  n’Gërlicë. At’herë bugari e ata ‘alâ luftë atje.... tollovi e madhe, e kanë lishu ni vagon, e ka fshi, e ka ngre’ vagoni nër kamë, te dy kamtë ia ka kput’ qitu rrrrrrrap, ia ka kput’ kamt’, i ka gjujt’ sikur m’i pre me sharrë, me fleks. E qashtu met’ ai, ‘ala gjermani u kânë k’tu; ’43-ën u pre ai, n’43-ën séne... ‘ala u kânë gjermani... Tàna a shku n’Mitrovicë atje, atje u kânë gjermani n’Mitrovicë; k’tu te na u kânë ‘taliani, n’Prizren u kânë gjermani. E ka pasë, vlla at’herë vakti Shypnies, n’43-ën u kânë, prej ’41, at’here u kânë, ka pas hi nja tri [3] vjet, ka pas majt’ nifar’ ligji Shypnies, Shypnies; i thojshin Shypnie, Shypnie. U përzi’ muhabeti me talianë e me gjermanë e me... faqje zeza e qysh mos. Bile, bile, n’katun tonin atje n’Dolloc, shtabi i ushtries u kânë i Italies, shtab, ushtria ka pasë shtab.

AK: E serbët a janë kânë k’tupari? Serbë, a ka pasë?

ShD: Janë kânë, po serbt s’kanë guxu me çu kryet hiiiç; s’kanë guxu me bâ fiiuu se i kanë pasë munue edhe shqiptart, i kanë munue serbt, e... Kanë thânë pleqt shka t’mjellish edhe korrish, a po? [qesh]

AK: Qashtu kanë thânë.

ShD: Qashtu kanë thanë pleqt. E tani qashtu puna u kânë, hajt, hajt, hajt...!

AK: Tani ju me axhën çdo ditë keni shku n’stacion policor, a po – me axhën?

ShD: Aaa, tridhetë e dy [32] ditë. N’shtatë ora kam pasë, pasë për detyrë mu lajmru me çue n’venë m zhdryp n’stacion me kali se ndryshe jo.

AK: Te cili stacion e keni çu?

ShD: N’Mushtisht. N’nimdhetë [11] ora e kam pasë për detyrë me shku me marrë prapë. As s’kam guxue ni minut me lujt’ as anej as knej; me orar me shku me marrë edhe me çu.

AK: E shka ka bâ axha yt aty n’stacion?

ShD: Shka ka bâ – ka nejt’ n’podrum.

AK: Veç ka nejt’?

ShD: Veç ka nejt’. Se t’kallxova unë – atâ me rreh’ s’kanë pasë drejtë me rreh’, s’kanë guxu me rreh’ se a kanë... qind për qind invalid u kânë, pensioner. Pensioner shtetnor u kânë, jo pensioner kshtu bashibush. E qishtu ka pas kalu ai; me munu’ e kanë munu’ po me rreh’ jo, me rreh’ jo.

AK: E arsya kryesore pse e kanë majt’ n’stacion cila u kânë?

ShD: U kânë se i ka lyp’ armët për dhunë, me një fjalë për dhunë. Ia ka lyp’ ni radio-lidhje të Italisë, edhe një automat... at’herë i kanë pasë thânë ‘mashinkë’ automatave. U kânë mashinkë, po punojka, tjetër formë ka pasë ajo. E tàna ai’farë alltumati i dul, fjala i dul, ai tashti për shemull, u shit’ ni pushkë, e ka ble njani i Ferizajit apo i... tekterti n’Ferizaj e n’Prishtinë kanë shku; njeri mas njërit ia kanë gjetë fërkemin; ku u kânë e ku u marrë aja armë â marrë at’here. Se ai i ka kallxu, për shemull, unë ta kam shit’ ty e ti ia ki shit’ atij tjetrit e, aja atij tjetrit, hajt bir, teri te ai vendasi ku âsht gjetë arma, â gjetâ aty. Ashtu aty u kânë i përpiktë, agjensioni i fortë u kânë ai, intelegjencë e rrezikshme; u gjetë aja armë aty, e qesisoj puna. Tàna ka pas marrë pi’... mos t’i ngatrrojmë senet se pi ’51 tàna, tani dulem te aksioni. Prej ’51 tàna u ngi poplli me bukë, a di, se k’tu e kemi përzie pak muhabetin. U ngie poplli me bukë, pak nisen me marrë frymë, pak nisen mu gjallnue pak, me liviz’ ma shlirë. Hojt, hojt, hojt, hojt, hojt, tej n’55, n’55 pak ma mirë, për me marrë frymë shqiptarët që kanë marrë mirë ’72-ën, ’72-ën séne.

AK: Arsya, sipas juve?

ShD: Arsya, at’here, u bâ kja farë po, krahina, Kosova Metohija, po, krahinë qi u bâ, po, krahinë u bâ edhe murrën frymë pak, e çeli edhe universitetin, e çelën tani. E, at’here pak murr’ frymë, mâ veç n’74 shumë mirë kanë marrë frymë shqiptarët, tekterti n’81; n’81 krisi, u shkatrrue n’tana anët mâ... demonstrata faqet t’zeza, bam-bum, bam-bum. Qisi punsh’ janë kânë k’tu. 

AK: E k’tu n’Zojz ka pasë edhe serbë?

ShD: Ka pasë.

AK: Qysh keni kalu me ta?

ShD: Vallahi shka me t’thanë... kemi kalu mirë, jo keq. Gjynah â me thanë keq, kurse kemi kalu mirë.

AK: E n’Mamushë, edhe atje s’ka pasë shqiptarë po atje s’e keni...

ShD: Atje s’kemi nejt’ shumë kohë po atje turqeli janë kânë, turqeli. S’janë turqeli; edhe ata krejt janë t’ardhën, po ata turk po i thojnë vetit... ata s’janë turk. 

AK: K’tu me serbë s’keni pasë naj problem?

ShD: Jo, jo, s’kemi pasë, jo, jo. Faleminders Zotës s’kemi pasë. Na kanë, ma shkurt na kanë nimu, na kemi dalë n’Shqipni, kemi ikë prej ktuhit krejt, po, na kanë përcjellë për Shqipni... Mirë... jo keq. 

AK: Nuk ju kânë bâ problem? As në luftën e fundit tash?

ShD: Ja, ja, ja kemi kalu mirë me’sap, jo keq. Mirë kemi kalue... jo keq. Gjynah â me thanë keq se s’kemi kalu keq.. mirë kemi kalu.

AK: Katuni a u kânë i ndanë? – për shembull, ni pjesë shpitë e shqiptarëve, ni pjesë shpitë e serbëve, apo t’përzime?

ShD: Jo, t’përzine janë kânë, t’përzine janë kânë. Na jemi një pjesë qiknej, kah jeni kthye prej asajna kthesës, na qikjo familja jonë jemi knena k’tu. Anena janë kânë t’përzim’ shqiptarë e serb e....

AK: Tash a ka k’tu serb?

ShD: Ja, s’ka.

AK: Mas luftës nuk ka?

ShD: Ja, mas luftës nuk ka serbë, as s’e kanë menen me ardhë bile!

AK: Mirë... Mua me tregun’ që jani marrë edhe me pleqni...

ShD: Po.

AK: Kur keni fillu me u marrë me pleqni?

ShD: Aaa?

AK: Kur keni fillu me pleqnu?

ShD: Une t’kallxova – babën e kanë pasë n’burg; kur kam fillue une jam kanë si fmi, s’ka pasë kush... unë napër oda tu ingjizue me tru pleqt; hajt, hajt, hajt, fitova edhe unë nifarë dijenije qashtu pri pleqve, edhe kemi shku me pleq, kemi shku, bile, bile, bile jam kanë dy herë, jam kanë n’odë t’Junikit, jam kanë. T’i kallxova unë pleqt... kush ka pleqnue, që janë kânë pleq përnimen’.

AK: A po i përmend edhe njëherë? A priton?

ShD: Pooo, plakit që i kemi thanë na pleq përpara, me vulë, u kânë ni junikqi, Shaban Brahimi; i dyti i Kievës u kânë – Tafil Musa, dy [2]; Sadri Haxhia i Korishit – tri [3]; Rexhep Velia i Mushtishtit – katër [4]. K’ta pleq janë kânë, qi kanë pleqnu... që u kânë rasti i ranë, pa u kânë k’ta s’a pleqnue. Që u kânë ma i lehtë rasti, kanë mujt’ edhe ma t’vogjlit, k’ta pleqt pak me pleqnu... po janë kânë n’bisedë edhe me ata; ka vyt’ niherë me shku me u konsultu edhe me ata qysh me ia bâ. Dikush i ka privilegj, nuk ka psue, e dikush qi s’ka pasë privilegj ka psue... se edhe aty ka pasë nifarë sherri. [qesh]

 AK: Ju jeni rritë napër oda edhe aty e keni marrë...

ShD: Aaa?

AK: Jeni rritë napër oda edhe e keni marrë, aty, atë...

ShD: Po, po, po kemi marrë, edhe unë kam marrë, uuu... qisi sene t’lehta edhe unë kam mujt’ mi drejtue, mi rregullue, shumë kollaj. Unë t’kallxova – pleqnia âsht si avokati – avokaturë. Po, po duhet mu kânë plak i drejtë, mos mu marrë.... mos mu korruptue, mos me marrë ryshfet.

AK: A kanë marrë edhe at’here a?

ShD: Po, po, kanë marrë, kanë marrë.

AK: A t’kujtohet rasti i parë që e keni pleqnu ju?

ShD: M’kujtohet, qysh jo.

AK: A mundesh me na tregu?

ShD: Auuu, kemi pleqnu rastin e parë, kryesisht me ni femën k’tu. Rasti u kânë n’Zojz. Aaa, ia kemi qit’ dënim, dâmethanë nizet mijë [20000] marka mi pagu ai baba i çikës. Atina s’i ka nejt’. Po... edhe ka bâ vaki edhe n’Mamushë nizet mijë euro [20000 €], tash, para katër vjete a pesë [4-5], ia kemi qit’ njanit, e ka maltretu, e ka lshu gruen... Me ner me thânë pej teje, u kânë shtatzanë, e ka importu [shënim i intervistueses: abortu] fmiun, e ka lëshue, edhe tani aja a kânë e damtune, person i damtun’. Atina ia kemi qit’ nizet mijë euro [ 20000 €] me pagu gjakun. Ia ka pagu babës çikës nizet mijë euro [20000 €] gjakun. A, raste-raste ka qashtu... tani te kjo anë, veç pleqnia u kânë... pa dhânë dishka, nuk ka fjet’ pleqnia. Ma sagllam u kânë m’i dhanë me ni mijë euro [1000 €] a tre mijë euro [3000 €] a, dhjetë mijë euro [10000 €] a... ani mu kânë e pastër – se ka pasë dorzan për shembull – a dish shka âsht dorzan?

AK: Me garantu për tjetrin.

ShD: Mes atina t’damtunit edhe atina knena; qi s’iu ka përgjegj’ ai, ju kânë përgjegj ata dorzant... nuk e lônë ata kon’ për me inicu, për mu drejtu, për mu pagu ato t’hollat. Qishtu u kânë ajo punë. 

AK: Ju kryesisht k’tu n’Zojz keni pleqnu, a po?

ShD: Po n’Zojz, n’Zojz. Kahmos: a napër miq, e, n’Dollovc, e!

AK: Ju me çfarë raste jeni marrë më së shumti?

ShD: Aaa?

AK: Me çfarë raste jeni marrë më s’shumti, që ju ka ra?

ShD: Çfarë raste?

AK: Po.

ShD: Po çfarë ka pasë nevojë ai i damtuni.

AK: E për tokë najsên, a ju ka ra rasti me pleqnu?

ShD: Për toka, ma pak hesapi ka pasë për toka. Për tokë ma pak ka pasë hesapi se dikuri, ma herët, para katërdhetë [40] vjete, para pesëdhetë [50] vjete, ka pasë edhe me tokë telashe, po tàna me tokë nuk ka pasë telashe mâ. Se kanë pasë tokë, kanë hi n’mexhe hallki, i ka hi n’mexhe. A janë damtu, a janë rreh’ e a janë pusu’ ner veti, e tàna kadal-kadale kjo u zbut’, ky farë tensioni. U zbut’ se nuk e kanë pasë prishje... për mexhe e për sene janë marrë vesh kollaj mes veti... a, k’tu, k’tu u kânë k’tu, k’tu, e kanë krye punën vet ata pronarët, me tokë.

AK: E për vrasje a keni pasë naj rast?

ShD: A, për vrajsje ka pasë... për vrasje a kânë vshtirë, u kânë vështirë. Për vrasje u kânë vshtirë. Vrasjet, t’kallxova edhe parëz, at’here n’atë zamam u kânë niqin e nizet [120] lira gjaku mu pague.

AK: A kanë pranu me pagu gjakun?

ShD: Patjetër, patjetër ka pranu mu pagu. Në rast që i ka pasë borxh, ia ka marrë hakun; nuk ka pagu ato paret, dishka ka bâ – ja i ka vra dy, ja ... Zoti na rujt, ja pfff.... A, kofse ka marrë hak nuk ka pagu’ ato paret, nuk ka pagu, po marim me bâ... Tej janë bâ, tej janë marue tàna kanë pasë goxha probleme... a nej tekneje a... nuk kanë pague. A, me vra njërin ka pasë, niqind e nizet [120] lira a kânë gjaku mu pague mahzaman. Kanuni  i Lekes u kânë ai, i Lekë Dukagjinit; atina i kanë thânë Kanuni i Lekes, po edhe sot po vazhdon ai Kanuni i Lekës... ende. Edhe sot punojnë pleq me Kanun t’Lekës. Po. At’here i kanë thânë Leka i Madh, Leka i Vogël... qysh e kanë lânë atë Kanunin e Lekës, ai Kanuni i Lekës. Ai e ka bâ domethonë... si i damtuni, si fukaraja, si zingjini me ia pagu gjakin; jo me hup’ gjakin fukarasë – hajt gjuje – ai u kânë Kanuni i Lekës, Lekë Dukagjinit. E, qishtu u ka zgat’ aja muhabeti. 

AK: A t’kujtohet naj rast që e keni pasë pak ma... që t’ka lânë ma shumë përshtypje dhe e kujton që e keni pleqnu?

ShD: Po.

AK: Ma interesant që u kânë?

ShD: Um kujtohet rasti i keq, pat keq, n’Mamushë e kemi pasë ni rast; s’jam kanë veç une, ka pasë n’ja dhetë [10] pleqnarë. N’Mamushëm ia kanë, edhe s’je punë mu drejtu, mu nreq’, bre anej, bre knej, bre anej, knej... rigjah’.

AK: Çfarë rasti u kânë – a t’kujtohet?

ShD: Rrehë, ni rrehë e kanë pasë nër veti. Allahi na rujt’.. Tàna u banen shtatë gjaqe, u banën, shtatë [7] vet’ u myten për qat rrehë. Kur u nginën boll, që u banën shtatë vet’ që u myten, tanshi n’këtë Kshillin e Pajtimit u shu’ e, pajtohen, u krye kjo punë. Kur na fshiu shkau, ramë n’rahmet (qesh), u pajtu, u pajtuhen mirë... u pajtun’ shyqyr, u pajtu... u kry ajo punë. Edhe krejt janë kânë miq nër veti.... Zoti na rujt’, n’Mamushë u kânë ky rast. Shtatë [7] vet’ janë vra, për ni rrehë. Pam-pum, pam-pum, pam-pum, pan-pum – shtatë vet’... shtatë vrasje u banën. E, aty kanë ndërhy shumëëë, badihava... sss’.... nuk e hongren kurrqysh; ni palë ke ma e rrezikshme, ni palë ke ma politikana... Ma shkurt hesapi, i paguen atina plakit pare, domethânë, i pagujten pare, i pagujten plakit, i pagujten pare... ja – sakati sakat âsht; le t’i myten nër veti, t’prishen, se edhe pleqnia e keqe t’myt, t’merr n’qafë.

AK: A ka pasë edhe pleqni t’keqe a?

ShD: Ka pasë.

AK: A i kanë marrë vesh që s’janë tu punu’ drejtë?

ShD: I kanë marrë vesh masi janë damtu. 

AK: A kanë pasë ku mu anku tani?

ShD: A kanë pasë mu anku ku? Te mullinxhia – si thojnë ni fjalë popullore... jo baca, mos t’gjettë e keqja se tàna rrugë sa t’dush mun’ gjanë. Qisi muhabetesh janë kânë. 

AK: Mirë, po kthemi pak te jeta n’fshat. K’tu, qysh e keni pasë n’përgjithësi jetën? Qysh e keni organizu?

ShD: Kryesisht mirë, jo keq. 

AK: Kur keni fillu me u përgatitë për pranverë e me i mjellë k’to t’lashtat, e?

ShD: Po qe, qetash âsht fillimi i pranverës, qiky muji mars, qitash i kemi mjellë, qesi’farë kohë i kemi mjellë kur kemi mjellë bahshçe a rasada; i kemi përgaditë plehrat për fushë, i kemi qit’. Tashti i qesim prej t’pesmejtit [15], nizetit [20], pleh kimik napar grunë. E, qishtu, kush mjell bahshçe, ata përgaditen, veç mirë përgaditen; e përgatisin tokën edhe i mjellin, mjellin spec, paltixhanë, lakën, qesi sene, kompira... qisi.

AK: A t’kujtohet, për Shëngjergj k’tu, çka keni bâ ju? A keni bâ naj sên?

ShD: Për Shingjergj a?

AK: Po.

ShD: Po, e kemi pre ka ni kigj shpeshherë... tashti edhe aja ka hup me kingja. A përpara pa marrë parasysh, e kemi pre ni kigj. E, kemi pre kigj, e kemi përgaditë për Shingjergj, silla e Shingjergjit. 

AK: Çka ka përmbajt’ silla e Shëngjergjit? Çka ka pasë silla e Shëngjergjit? Përveç...

ShD: Ka pasë de, t’kallxova – ni kigj apo naj amëlsinë e kanë qit’ gratë e, qisi sene.

AK: Naj fli a naj pite diçka, a ka pasë?

ShD: Jaaa, flijat i kanë qit’ t’tretën ditë të Shëngjergjit.

AK: Çfarë dite âsht ajo? Qysh i keni thânë?

ShD: E Shmarkut i kanë thânë, ditë e Shmarkut. A t’kujtohet ajo punë tye?

AK: Po, edhe une pak e maj men, jo shumë.

ShD: (qesh)... e qasajna ditës tretë, Shëngjergjit, Ditë e Shmarkut i kanë thânë.

AK: Dita e Shmarkut. E, me shka e keni lidh’ ju këtë Ditën e Shmarkut, qysh... a di me m’tregu?

ShD: Jooo.

AK: Ose Shëngjergji – çka u kânë për juve? Çfarë feste ose çfarë dite?

ShD: Po neve, shka me t’thânë vaí... e kanë festu kryesisht këtë ditën e Shëngjergjit, e kanë festu serbt, ma fort. Ata i thojshin “Gjurin Dan” – Dita e Gjuros. Ajo po, tûvana Shëngjergj, edhe kâtalikt prekën pak n’këtë Shëngjergjin. Shengjergj, për muslimanë nuk ka pasë çue peshë po e kanë festue, e kanë trashëgue ata.

AK: Prej kuna e kanë trashëgu?

ShD: Nuk di edhe unë... nuk di me t’kallxue!

AK: Nuk din a? E Shmarku?

ShD: Shmakri qaja’ – s’kemi punue; ditën e Shmarkit nuk kanë punue, i kanë rujt’ me punue se bjen breshën... qashtu pleqt kanë thânë.

AK: Domëthanë për Shmark s’keni punu’ kurgjâ? E për Shëngjergj?

ShD: Për Shëngjergj kush ka pasë naj punë urgjent e ka punu, a, jooo s’kanë punue, jo. Te na shqiptarët shka jem kanë, s’kemi punue, a turqit po, turqelit’ po. N’Mamushë kanë punue, e na shka jemi kânë shqiptarë jo.

AK: E flijat, kur i keni qit’ ditën e Shmarkut?

ShD: Aaa?

AK: Për drekë a për darkë – flijat?

ShD: Për drekë kryesisht, për drekë.

AK: E najherë tjetër a keni flija përveç...

ShD: Uuua, qitshin shpesh... kur t’ju teket grave (qesh).

AK: A e keni pasë ju lamën? Darka e Lamës?

ShD: Po, po.

AK: Kur e keni majt’?

ShD: E kemi majt’, masi jam krye lamtë...

AK: Që i bjen?

ShD: I kemi krye drithërat, për shemull, tanshi i kemi korrë e, i kemi fshi drithnat.

AK: N’tetor, a po?

ShD: Po, edhe at’here mas nja ni muje, a e bojmë Darkën e Lamës? – E bajmë. Edhe, edhe sot e bâjnë ashtu, edhe sot.

AK: Po çka keni bâ kryesisht?

ShD: Phyyy, kanë qit’ najsan ma mirë për darkë, najsen dishka qishtu... hajt.

AK: A i keni thirrë edhe kushurit’ apo vetëm...

ShD: Kanë thirrë, shpeshherë i kemi thirrë, shpeshherë i kemi thirrë, shpeshherë i kemi thirrë. 

AK: Deri kur e man men që e keni bâ Darkën e Lamës?

ShD: Uuuah, deri vonë e kemi bâ, po... po edhe tash nuk e bâjmë, po apet e bâjmë. Shumica e bâjnë apet. Apet e bâjnë shumica. Se i korrin grunet, e mledhin bereqetin, për shemull, me bahshçe, me krejt kryhen k’to punë. E bajmë ni Darkë t’Lames edhe u krye puna. 

AK: E Shmitri, a t’kujtohet – a keni bâ najsên për Shmitër?

ShD: Për Shmitër a?

AK: Po.

ShD: Po. Ma herët, ato gratë plaka që janë kânë, ma herët, kanë pre pulë për Shmitër, pa marrë parasysh. Pulë kanë pre për Shmitër. 

AK: Diçka tjetër përveç pulës?

ShD: Tjetër jo. Pulë kanë pre – atâ e kanë pasë traditë me pre ni pulë. Aaa, Nata e Shmitrit pulë duhet me pre – qashtu kanë thânë plakat përpara, plakat. Tash k’ta t’rejet jo, nuk pe praktikojnë mâ atë punë. 

AK: A e keni pasë edhe naj festë tjetër kshtu, përpos Bajramit, që keni bâ diçka t’ngjajshme?

ShD: Po ka pasë naj... si i thojmë na... tashti ti je e re, ka naj natë qisi t’mdhaja që janë, shkrun’ atje n’takvin Nata e Madhe, Nata e...

AK: Kshtu festë t’popullit?

ShD: Jo. Festë t’popllit jo.

AK: Përveç Shmarkit, Shëngjergjit, Shmitrit, nuk man men diçka?

ShD: Jo, jo, jo. Jo. Për Bajram, na dy bajrama i kemi, dy festa. Kshtu qe, ti pe ditke, masi je aty te ai djali. Pe ditke atë arsye...

AK: Po, po, po.

ShD: E, qashtu puna. Qito punë janë kânë, t’popllit. Popullit shqiptar!

AK: E Buzmin a t’kujtohet, a keni bâ diçka? Buzem, për Buzem, ose për ‘Bozhiq’, që thirret?

ShD: Për Bozhiq?

AK: Po.

ShD: Po. A, për bozhiq kanë bâ para tridhetë [30] vjete, kanë bâ për bozhiç, kanë qit’ pite. Kanë qit’ pite, kanë zie kollomoqa, gishtajash, qisa’ farë drungulijesh.... kjo moti u zhdukë kjo, te na. Te na shqiptart u zhdukë moti kjo punë.

AK: Ku e keni bâ? Kur keni ardhë k’tu n’Zojz apo atje...

ShD: Jo, atje atje kur jemi kânë; si kemi dal’ prej atyhit mâ s’i kemi bâ. Na qi kemi pasë shkie shumë, kojshi i kemi pasë shkiet; mâ shkiet e kanë festu edhe.... a na përpara jemi thirrë me shkie për dasma e për zijafete e për faqe t’zeza, krejt.... kur jemi kânë na n’Dolloc. Tàna tu largu, tu largu, që tej ku erdhëm. 

AK: Mirë... E, a t’kujtohen gratë – çfarë veshje kanë vesh’ nëpër shpi?

ShD: Po qysh s’um kujtohet...

AK: A kanë pasë veshje t’zakonshme – alla franga, si i quajmë, apo veshje popullore?

ShD: Kanë pasë veshje t’zakonshme, u kânë përpara... sikur k’ta Hasi, ‘ala i bajnë ato pshtjellakt. Qasi e kam mrri une përpara nuset e, plakat e, me pshtjellak... Tàna hyt, hyt, hyt, hyt, hupi aja pshtjellak. Me dimia... fistanat vonë kanë dalë veç... k’ta fistanat që kanë dalë gratë si tonat, me fistana, tonat edhe t’katolove vonë kanë dalë me fistana, shumë vonë... edhe aja shkojti.

AK: E dasmat ju, kur i keni bâ? N’çfarë stine i keni preferu me i bâ ma shumë?

ShD: Dasmat a?

AK: Po.

ShD: A... dasmat i kemi bâ, simas kushteve, mas kohës. Tàna edhe mas pëlqimit t’mikit, kur ia ka dhânë miku, kur e ka pasë vaktin miki me dhânë. Përpara kryesisht, para nizet [20] vjete, pesëmejt [15] vjete, janë bâ dasmat gjithë dimrit.

AK: Dimrit a?

ShD: Kryesisht dimrit janë bâ. Kryhen punët, dasmën... e tash po bâhen, tash mas mujit caktum’ âsht për dasëm.

AK: A janë kânë dasmat e mdhaja ma herët?

ShD: Ma... jo si tash... janë kânë, po ‘mas kushtev, se, qysh i ka pasë kushtet njeri e ka bâ dasmën.

AK: Sa ditë kanë zgjatë?

ShD: Tri [3] ditë. 

AK: Tri ditë.

ShD: Tri ditë ka zgjatë përpara dasmja, tri ditë.

AK: E n’çfarë ditë i keni bâ zakonisht?

ShD: T’ejten, t’dillen. Përpara nuk i kanë bâ sikur tash t’premten e, t’shtunen e, t’hanën, e t’martën e t’markuren. Përpara u kânë dasmja e saktune – t’ejeten, t’dillen, u kânë, përcaktim. 

AK: Çka e konsideroni ni dasëm t’madhe, at’here moti, para tridhjetë [30], katërdhjetë [40] viteve? Çka u kânë ni dasëm e madhe?

ShD: U kânë, t’kallxova... qysh i ka pasë kushtet; i ka pasë kushtet njeri t’mira, ka bâ dasëm t’madhe...

AK: Ka thirr’ shumë dasmorë?

ShD: Ka thirr’ shumë dasmorë; s’i ka pasë kushtet e mira, ma pak. Tàna kush ka pasë kallaballëk, ka pasë miqësi t’madhe... edhe, aja miqësia pe lun’ rolin.... po bahet shumicë. Qe, sikur tash, po bôhen katërqin, pesëqin [400-500] n’hotel. 

AK: A keni marrë tupana, lodra?

ShD: Aaa, po.

AK: Gjithmonë a?

SHK: Gjithmonë: tupana, kangatar e tàna dang e dige.

AK: E defa?

ShD: A.. defa gratë po... po, po defa; pa defa...

AK: Kush u kânë defatore? A janë kânë defatoret shqiptare apo jo?

ShD: Hëëë, defatoret janë kânë kryesisht magjupet.

AK: Ku i keni marrë juve?

ShD: Kah s’i kanë marrë – kahmos. N’Suharekë, kur jemi kânë n’Dolloc, n’Suharekë, i kanë marrë, n’Sopi. Tàna k’tu n’Mamushë ka pasë sa t’dush n’Mamushë magjupa. N’Piranë, edhe sot i marrin n’Piranë. Defatoret i marrin edhe sot n’Piranë. Po, qisi sene.

AK: Msiti çfarë roli ka pasë?

ShD: Aaa?

AK: Msiti?

ShD: Misiti?

AK: Po.

ShD: (Qesh) Misiti ka pasë... n’tri [3] variante misit ka pasë.

AK: Qysh ashtu?

ShD: Misitit ia ke folë për shemull ni mijë euro [1000 €] – pa pare nuk ka ecë misiti – u munue sa ka mujt’ me ta krye punën. I rralli, ka pasë misit që ka ec’... për riza t’Zotit, pa pare, për mik. Aa, ka pasë misit, ka lyp’ ma pak... ka lyp’; a, ka pasë misit, ka lyp’ shumë pare. Përpara çikat janë shit’ me pare bre bir.

AK: Edhe k’tu ka’ ana e Zojzit a?

ShD: Kah ana e Zojzit, kah ana e Dragashit e Mushtitshit e Maqitevë e, Dolloc e Budakovë, e...

AK: Qysh u kânë kjo mu shit’ me pare?

ShD: Aaa?

AK: Qysh u kânë kjo punë – mu shit’ me pare?

ShD: A s’ki nie ti për atë punë a?

AK: Po, kam ní po nuk e di mirë!

ShD: (Qesh) Për shemull, m’ia lyp’ çiken, po... ka marrë vesh... çika e mirë, miki i mirë. “Po bre, ia jap, po i du nizet mijë [20 000] marka” – hupsa, i kanë thânë ‘hupsa’ ksajna. Hupsa... taman po hupen ato... Edhe, ai i zoti i djalit ka pranue, i ka dhânë nizet mijë [20 000] marka, ia ka marrë, u krye... u bâ mik me pare. Edhe ashtu ka bâ vaki... ka bâ vaki tej vonë. Tej vonë kjo ka ekzistue... e qitash jo, qitash s’ka shyqyr mâ. Tash u kry ajo punë. Tash qato hupsat pi hajmë n’hotel. Pi thirr pesëqin [500] vet’, pi bâhet dhetë mijë euro [10000€] hoteli, hajt, udha marë i koftë... apet se apet, apet qaty. Apet zullumi po bâhet aty. (Qesh) Po nejse, ma mirë n’hotel, për qejf sa m’i dhânë. At’here ka kry ni punë ai baba i çikës, ka ble dishka, ka bâ naj dallavere.(Qesh) Qashtu bre axhë. 

AK: E ju dajt’ ku i keni?

ShD: N’Budakovë.

AK: N’Budakovë. A keni shku shpesh atje?

ShD: Pjuuu, jo... ‘far shpesh... nuk kemi shku... ‘far shpesh.

AK: Masi keni ardhë k’tu n’Zojz, a i keni vizitu shpesh dajt’?

ShD: Po, po, qysh jo. Nihere n’séne pa shku bile, hiç nuk bon.

AK: Kur ka shku zakonisht nâna juve te dajtë – te t’vet?

ShD: Aaa, nâna jeme.

AK: Çfarë kohe t’vitit?

ShD: Kadal’ ti, tash t’kallxoj. Nâna jeme ka dekë n’45 séne, me katërmjet [14] mars t’qití mujit. N’45-tën séne, m’ka dekë nâna mu, n’45 séne. Ku ka shkue e shka ka shkue une pak e maj men. Qishtu.

AK: Jeni kanë i ri ju at’here? 

ShD: Aaa?

AK: I ri keni qenë...

ShD: Iuuu!

AK: E sa vllazen... Tre [3] vllazen jeni kanë krejt ju, a po? 

ShD: Aaa?

AK: Tre [3] vllazni jeni kanë?

ShD: Na jemi kânë tre [3] vllazni; dy [2] vllazni prej nâne prej babe; njâ [1] e kemi pasë prej babe po ka dekë, rahmet i pastë shpirti... ai ka dekë i ri, ai, pesëdhjet e dy [52] vjeç.

AK: Motra a keni pasë?

ShD: Hiç. Tash, me këtë t’dytën gru’ që e ka pasë baba, po, katër [4] motra i kam. A prej nânës tonë s’kemi pasë motra – dy [2] vllazën jemi kânë.

AK: Krejt keni jetu bashkë në një familje... me axhën, bashkë me ni shpi, a po?

ShD: Po, po.

AK: E kush i ka nda punët e shpisë për burra, e kush për gra?

ShD: Haaa, për burra.... masi e kam pasë une babën n’burg, une i kam nda punët krejt për burra, tekterti qitash para dy [2] vjetve, ja’ kam lanë djemve muhabetin.

AK: Kur i ke nda zakonisht k’to punë?

ShD: Aaa?

AK: Kur ju ke nda punët?

ShD: Kujna?

AK: Burrave t’shpisë... çka kanë me bâ...

ShD: Ju kam nda shka ka pasë nevojë ma shumë.

AK: N’mramje, n’mengjes... ni herë n’javë, a...? 

ShD: Mramje ma fort.

AK: Mas darke?

ShD: N’mbramje, ma fort. E kemi ditë na caktimin shka kem me punu, ku ka metë mangi puna, ku duhet me shku e, shka duhet me bâ... i kemi ditë ato sene.

AK: E te gratë?

ShD: E kemi pasë na atë gruen axhës, u kânë ajo, ajo u kânë e zoja e shpies, qysh pi thuni ju gratë. Ajo, shka ju ka urdhnue, ato kanë punue. (Qesh)

AK: A kanë punu gratë shumë at’here?

ShD: Po, kanë vujt’ shumë. Shumë t’vujtne janë kânë t’ngratat, tejt masës; me la tesha përjashta n’ujë t’ftohtë, mul’ anej, mule knej, kukuuu... mos vet. Hjekí u kânë. Tash, shyqyr mirë tash gratë, maqina po lanë krejt tash, s’ka kurfarë problemi me la tesha, nuk âsht problem.

AK: Mirë... A ka ndodh’ naj herë te ju – tash po kthemi pak te pleqnia – që keni pleqnu naj rast ose që keni dëgju naj rast që vajza ka marrë hise te baba?

ShD: Ka bâ vaki.

AK: Qysh asht konsideru kjo prej... n’popull, a u kânë mirë a keq?

ShD: Prej popllit tonë nuk u konsideru mirë; prej shqiptarëve jo – a nançmu. Te na shqiptarët u nançmu kjo punë. Nuk e kanë praktiku këtë punë... a më t’drejtë, âsht drejt m’i dhânë edhe vajzës, se edhe vajza âsht qajo pjesë e qati’ babës. Me drejtë, drejtë.... a m’ju dhanë s’ju ka dhanë populli, shqiptarët, shumë... jashta najâ rrallë... rasti, që janë faru mashqit krejt, Zoti na rujt’, e ka met’ e, e ka trashigu; edhe atâ s’un e ka trashëgu vajza, se janë përzi kushurit’ tàna u bâ lomsh. 

AK: A ka pasë raste kur ka marrë – që e dini ju?

ShD: Aaa?

AK: Që e ka marrë vajza tokën e babës?

ShD: Po.

AK: Ka pasë raste?

ShD: Po, ka pasë raste. 

AK: E, a ka pasë raste që e ka marrë edhe nëse e ka pasë vllaznin’ gjallë?

ShD: Jo, jo. Shumë rrallë ka bâ vaki me lyp’ naj hise dikush; naj vlla i ka dhanë, najkush najkush, shumica jo; po qajo qi ka marrë hise, me vllazni u prishë, me vllazni – s’ka mujt’ me shku mâ te vllaznia, ka marrë fun. U nda prej vllaznive.

AK: E tash mas lufte që keni pleqnu, a keni pasë naj rast t’tillë diçka?

ShD: Qisi farë rasti a?

AK: Po.

ShD: Jo, jo, jo s’kemi pasë. Nuk kemi pasë, ksi’farë rastesh, s’kemi pasë. T’rralla janë kânë k’to raste, shumë t’rralla, shumë t’rralla. Shumë t’rralla janë kânë veç. Shumë rrallë janë kânë k’to rastet. 

AK: Luftës Dytë Botërore, po kthemi tash pak... Luftën e Dytë Botërore ju e keni përjetu?

ShD: Po.

AK: Jeni kanë pak ma i ri, i ri jeni kanë. A mundesh me na tregu diçka për qat kohë? – kohën e Luftës Dytë Botërore...

ShD: Po shka m’ju tregu bre axhë... na e patëm ma herët pak, mos ta përzimë punën. Na e patëm prej ’42, ’43, ’45, ’47 tej n’51... qaj far’ rastesh at’herë u kânë... ajo Lufta e Dytë Botënore u kânë. Niherë gjermani e bombardojti Beogradin, shkrum e bani, tani ajo tri [3] vjet bam-bum, bam-bum; tàna u kthye, ta fshinën gjermanin. E fshinën, e përlajtën e, fitojti shkau apet, komunizmi. 

AK: Populli a ka vujt’ shumë n’atë kohë?

ShD: Ka vujt’... shumë, se jo pak.

AK: Ma shumë për çka ka vujt’?

ShD: Për tana, si me thâ... s’ka pasë gjâ: s’ka pasë bukë, s’ka pasë veshmbathje, higienë s’ka pasë... me ner me thanë, morrat i kanë pas myt’ gjinen... edhe ajo u kânë n’pytje. Populli u kânë n’zor, n’zor u kânë populli. Shumë n’zor populli u kânë, ka hjek’ populli, maltretu, burg, anej-knej. Qasi punësh. Secila tallavi e ka atë problemin e vet. Tash, e përjetu edhe ti... e ki pa shka u bâ k’tu te na. N’cilën séne je e léne?

AK: ’90.

ShD: ’90. Aaa...

AK: Ma herët ju thatë që keni shku keni shit’ t’lashtat edhe n’Novi Pazar, a po?

ShD: Po.

AK: Atje kur keni shku, a ka pasë shqiptarë? A keni taku?

ShD: Muslimanë ka pasë... ajo Novi Pazari â muslimanë krejt.

AK: Boshnjakë apo shqiptarë?

ShD: Boshnjakë, boshnjakë janë... kryesisht boshnjakë janë.

AK: Naj shqiptar a keni taku najherë?

ShD: Po mar, qysh jo... po,  kemi taku, qysh jo... ka pasë edhe hasjanë furranxhi atje, ka pasë.

AK: E n’çfarë gjuhe ju keni... n’gjuhën serbe apo n’gjuhën shqipe?

ShD: Shka?

AK: Kur jeni kanë atje – keni komuniku...?

ShD: Jo, kemi komuniku na n’gjuhën shype, po edhe serbishten e dimë na mirë, se unë edhe serbishten e njoh mirë shumë, po. Qesisoji axhë puna âsht, shka ki me bâ! Qëto. Po m’doket na tjetër sên s’kemi shka me bisedu a?

AK: Naj rast që t’kujtohet diçka... prej ndodhive që ndodhin k’to n’fshtat, diçka interesant që...

ShD: Ja, s’ka ndodh’ gjâ hiç... kurrënihere. Qitu, n’qit’ fshat, prej se jam unë k’tu, që pesëdhjetë [50] e kusur vjet, sen s’ka ndodh’ keq, kurgjâ. Shumë mirë âsht, fshati âsht n’rregull.

AK: A martohi mes veti ju k’tu n’fshat?

ShD: Po.

AK: Zakonisht prej çfarë familjeve? Prej çfarë vendeve jeni t’ardhun k’tu?

ShD: T’kallxova de une: Millanaviq ka, Samadraxhë, Peqan, Mushtitsht, Dellovc edhe ni shpi t’Zatriqit janë k’tu, Zatriq janë. 

AK: E, a ka k’tu vendas, taman të Zojzit?

ShD: Jaaa, jaaa... kanë ardhë, krejt kanë ardhë masi kemi ardhë; masi kam ardhë unë k’tu n’Zojz ata kanë ardhë krejt. Masi kam ardhë une... ata kanë ardhë ma vonë. 

AK: Edhe martohi mes veti?

ShD: Po, martomi mes veti, po.

AK: A u kânë për juve fisin me rëndësi se çfarë âsht për me dhânë ni vjazë ose me marrë ni nuse?

ShD: Po.

AK: A i keni kqyr’ shumë k’to gjëra?

ShD: Tash jo.

AK: Ma herët?

ShD: Ma herët po, a tash jo. Tash na jemi fis Bytyç, k’ta Millanaviqt janë Bytyç, na i kemi dy motra aty edhe dy çika t’atyne i kemi për djem. U përzi muhabeti tash... s’ka fis; nuk pi kqyrin k’to fiset tash. U krye puna e fiseve.

AK: Deri kur i keni kqyr’ pak ma shumë k’to fiset?

ShD: K’to i kemi kqyr’ deri para ‘ja nizet [20] vjete, tàna ma jo, jo, mas nizet [20] vjete mâ s’i ka kqyr’ kërkush.

AK: Ju k’tu, n’familjen e juj, përveç që jeni marrë me punët e bujqësisë kryesisht, a ka pasë dikush prej anëtarëve të familjes që ka punu me naj fabrikë ose...?

ShD: Jo – jaaa.

AK: Vetem punë t’fshatit.

ShD: Vetem punë t’bujqësies kemi punue tekterti... t’kallxova une – ai djali ka punue, ai ka punu n’shkollë, ai ka punu.

AK: Po.

ShD: Ai i madhi qe âsht atje, tjetër kush jo. Na kemi punue n’bujqësi, tjert janë shku n’shkollë, kanë shku çikat, djelt, n’shkollë kanë shku krejt.

AK: A ka pasë shkollë k’tu te ju?

ShD: Aaaa k’tu ka pasë shkollë, po.. serbisht. 

AK: A keni shku n’atë shkollë?

ShD: Ku?

AK: N’shkollën serbe?

ShD: K’tu a?

AK: Po.

ShD: Jaaa. Aaa, ku do t’um shtish me hi n’muhalife me t’kallxu për atë shkollën?!

AK: Qysh u kânë puna e asaj shkolle?

ShD: K’tu ka pasë vetëm serbisht shkollë edhe qito shqiptarë shka janë kânë serbisht kanë msu. Kur kemi ardhë na, ’64 séne, une s’kam deshtë me çu djalin serbisht; ni vit ia kam hup’ shkollën, atina t’madhit që âsht n’Zvicer. Edhe tàna u kapa une de... k’ta Lumezat që janë t’Prizrenit, a ki nie për ata?

AK: Po, po, po.

ShD: Ata janë... u kânë ai Luigji, u kânë at’here, drejtori i arsimit. Edhe Lumezhi u kânë, kam harru se shka u kânë edhe aty, e une rashë n’kontakt me ata me çel’ shkollën shqype k’tu. Serbt dajshin mu tranue, s’lishin... se ata e kishin marue shkollën vet. Edhe nuk na lanë me hi n’shkollë... ma shkurt llafi, um nimun’ mua ata Luigjat shumë edhe ni drejtori i shkollës, nifar’ Vajadin Juniku u kânë, n’Piranë, edhe ai um ka nimue shumë. E t’ia dhashë unë ni darkë aty n’hotel... mirë, ma lejuen. Tre [3] muj’ ditë e kam pagu unë msusin prej xhepit, se nuk kishin ata t’drejtë me punu. A, um thanë ata, “qi mujsh me pagu msusin dikur bohet, tàna për vjeshtë na t’i kthejmë paret”. Edhe ashtu ndodhi ajo punë; e kam pagu tre muj ditë, e kam pagu unë... e kam financu msusin.

AK: Prej kajshit e keni pasë msusin? Prej cilit vend?

ShD: Prej Mamushës e kemi pasë, ni emigrant u kânë n’Mamushë.

AK: Shqiptar a po?

ShD: Po, shqiptar, shqiptar.

AK: Edhe prej at’hershit u çel’ edhe shqip, a po?

ShD: Prej at’herit u çel’ shkolla shqype.

AK: Edhe fmit’ i keni çu krejt?

ShD: Po, po, po.

AK: Edhe vajzat edhe djemt?

ShD: Krejt. Shkolla e mesme u kânë n’Piranë, at’here pa shkollë domëthanë, pi’ katër vjeç e tutje n’Piranë ka pasë, kanë shku... a tej n’katër vjeçar që e ka krye k’tu domethanë, k’tu shqip e kanë krye, n’Zojz... gjithsì tremdhjetë [13] nxans janë kânë k’tu që kanë nisë me shku n’shkollë, ma tepër s’ka pasë shqiptarë. A, mu um vyshin mi bâ nizet e pesë [25] – me rregullore ish nizet e pesë [25] nxans mu kânë, t’takojke. E unë t’i shkrova fmien posa janë regjistru (qesh), n’zyre t’venit që i ka regjistrue, une – sot e ka regjistru njërin, une t’nesrit e kam nxerrë për nxanës... I bâna nizet e pesë [25], edhe ke kysmet, deshti Zoti me m’nimue mu çel’ shkolla shqipe.

AK: A keni pasë problem me ata msust serbë aty n’shkollë?

ShD: Ka pasë problem po s’ka pasë shka me bâ... s’kanë pasë shka me bâ.

AK: E ju nuk keni asni vjet shkollë, a po?

ShD: Asni ditë, hiç... veç shka kam msu une vet.

AK: Qysh ke msu ti?

ShD: Qashtu kam msu, jam interesu.

AK: Pak problem âsht, a din, pa e pasë... a t’ka msu dikush apo vet?

ShD: Problem i madh se jo i vogël...

AK: A t’ka msu dikush, që t’ka udhëzu... apo kryesisht vet?

ShD: Jo, ma tepër kam msu une ushtar kur jam kanë.

AK: A... ushtar! E ku e keni kry ushtrinë?

ShD: N’Osjek.

AK: N’Osjek, Kroaci.

ShD: Po, veç na kemi nejt’ dy [2] vjet ushtar.

AK: Dy vjet. 

ShD: Atje kam msu une sa me ditë me lexu najsên, me shkru...

AK: E qysh keni kalu n’ushtri? A mundesh me na tregu diçka?

ShD: Mirë bre kemi kalu, uuuf... edhe ushtria ka pasë maltretime; shqiptart kanë pasë ma tepër, budall’ shqiptarët... u ngucshin, u rrejshin me gjinen pam-pum e... Une kam kalu për veti mirë. Une kam punu n’magazinë tetëmjet [18] muj’. Pppf... s’kam pasë fort punë me ushtarë, veç, kam pasë punë me lloj-lloj robe, qisi, yshyme e, qisi betera.

AK: A keni pasë naj shok prej Kosovës kur keni shku atje?

ShD: Pooo, ka pasë shumë... sa t’dush.

AK: A kalojshi mirë mes veti ju?

ShD: Po, po, mes veti mirë kemi kalu.

AK: E ata tjerët qysh ju pritshin juve?

ShD: Po kqyre, at’here u kânë sss... u kânë nifar’ vllaznim-bashkimi, nuk ka pasë privilegj, veç mu kânë ngucakeq, mu kan’ pasë telashe, a kshtu jo... kshtu jo.

AK: A jeni martu masi që e keni kry ushtrinë apo para?

ShD: Para.

AK: Para se me kry ushtrinë.

ShD: Para se me kry ushtrinë, para se me shku ushtar. Para se me shku ushtar jam martu, bile atë djelin e madh e kam pasë t’lém kur kam shku ushtar une – âsht i lén ai ‘60. 

AK: E gruan t’cilit vend e keni?

ShD: T’Kabashit.

AK: T’Kabashit. Atje ka pasë shkollë ma herët po m’duket; a ka naj vjet shkollë?

ShD: Kur? Aaa?

AK: N’Kabash, a ka pasë naj vjet shkollë grua juve?

ShD: Po, ka pasë.

AK: Sa vjet shkollë?

ShD: Sa vjet... katër [4] vjet.

AK: Domëthanë shkrim e lexim ka ditë ajo?

ShD: Aaa?

AK: Shkrim e lexim ka ditë?

ShD: A, po, ka ditë edhe mirë shumë, qështu qe. A ki nevojë mâ a e krytëm?

AK: A jeni lodh’ ju? A po doni me pushu’ pak?

ShD: Po nashta s’ka nevojë mâ... shka me t’kallxu ma...

AK: Që jeni lodh’, muj me pushu pak, tani me vazhdu edhe pak nëse mundeni...?

ShD: Tash tjetër san s’e di unë... shka po t’intereson tye ma tjetër sên...

AK: Po ma shumë për k’to pleqnitë që e keni bâ... naj rast... përveç qityne që m’i tregut’... diçka ma shumë. Qysh keni fillu, ose naj mesele që e keni ní nëpër oda... naj, që t’kujtohet?

ShD: Po kqyre, une t’kallxova, ato bisedat shka janë kânë, ato janë bisedu.

AK: Diçka që nuk âsht, a din, ashtu... diçka që âsht e mirë për me dit’ edhe tjerët? Që âsht interesant.

ShD: Jooo, s’ka k’tu... rreth pleqnies, une t’kallxova – qikjo u kânë eee fundit. U bâ pleqnia me pare, u bâ pleqnia, rrallëkush ia ka fal’, i ka fal’ gjakun, shumë t’rrallë... shumë pak maj men une, po me pare kryesisht. E, qesi sene bre axhë janë kânë, qisi senet e moçme. Ju vyn’ nashta najsen juve.

AK: Naj mesele napër oda që e ki ni, që t’ka met’ n’men?

ShD: Mesele?

AK: Po.

ShD: Ahhh, s’janë ato mesele, s’janë interesant... përpara kanë fol’ me mesele hallki krejt.

AK: A din najnjâ me na tregu neve?

ShD: Shka me t’tregue...

AK: Që t’kujtohet?

ShD: (Qesh)

AK: Najâ që âsht interesant.

ShD: Mesele, mesele n’rast, u kânë për shemull... meselet a din shka janë kânë?! Provokim. Provokim i fortë. Ai e ka fol’ ni fjalë, ky tjetri e ka fol’ ni tjetër edhe janë shty fjalët. Provokim, meselet janë kânë provokuse, krejt. Asnjâ s’u kânë e paq; krejt provokuse janë kânë. E, për ato s’ki shka diskutojsh, për ato mesele.

AK: E a t’kujtohet naj prrallë e vjetër ose naj...

ShD: Ohuuu....

AK: ... që ta ka tregu nâna ose baba ose dikush?

ShD: (Qesh) Prallë (qesh)... mar’ çfarë prralle bre bir bre... prralla. Jo bre prralla... s’ka pasë prralla.

AK: A naj kangë?

ShD: As kangë as kurgjâ... s’jam kânë i msune me knu kurrë.

AK: Po ama që e din tekstin – që e ki majt’ men?

ShD: (Qesh) Jo, po t’kallxoj, për kangë. Kangët janë kânë t’ndalume, se ai Spirra Kapitani u kânë i katunit tem që e ka vra Salih Shabani. A ki ní për atô?

AK: Kond? Për?

ShD: Spirrë Kapetani.

AK: Kush u kânë ai?

ShD: I Dollocit u kânë, shkau, kapetan u kânë, ka pre’ Kabashin... i ka pre’ nadhjet e dy [92] vet’.

AK: U kânë najfarë masakër që e ka bâ, a po?

ShD: Aaa... masakër e ka bâ ai.

AK: Pse e ka bâ atë masakër?

SHK: Pse e ka bâ për dhunë... me pre’ shqiptarë shkau.

AK: A e ka dënu dikush atô?

ShD: Atâ e ka myt’ tàna nja i Kabashit, Salih Shabani, e ajo u kânë e ndalushme mu knu kangë t’komunizmit, kohë e komunizmit.

AK: A e man men atë kangë?

ShD: Kush?

AK: Ju? As ni varg diçka...?

ShD: Hiç kurgja; a.... u kânë e ndalushme ajo. E Miftar Hasanit u kânë e ndalushme kanga, po t’i kallxoj k’to elemenate qysh janë.

AK: Po, po, po.

ShD: Selman Litës u kânë e ndalushme.

AK: E kuj?

ShD: Selman Litës. Selman Lita u kânë e ndalushme, k’to prej shtetit u kânë e ndalushme, prej komunizmit.

AK: Pse, çka ka bâ?

ShD: Kanë vra shkie; shka kanë vra shkie ato kangë janë kânë t’ndalume.

AK: I cilit vend u kânë ky Selmani?

ShD: Kumeditë... s’e di edhe une prej cilit vend veç ato janë kânë t’ndalushme. Me knue ato, tre [3] muj’ n’burg ka shkue ai kangatari që e ka knu atë kangë; ka shku shpijuni e ka lajmrue.

AK: E napër dasma a keni marrë ju me çiftelia e me sharkia napër oda?

ShD: Po, po, po... 

AK: Çfarë kangë kanë knu zakonisht?

ShD: Qato de, po t’kallxoj – qato kangë janë kânë qato, kangë provokuse.

AK: A s’kujtohet diçka prej tyne a?

ShD: Jo be, çfarë t’kujtuni.

AK: E naj anekdotë popullore... anekdotë? 

ShD: Naj kush?

AK: Naj anekdotë, naj prrallë, naj s’po di...

ShD: Jo bre bac. 

AK: Ju që keni nejt’ napër oda nashti ju ka ra me ni?

ShD: Mâ prralla... unë t’kallxova – ato prralla s’janë kânë, ato janë kânë t’gjalla, janë kânë, mesele janë kânë.

AK: Po a e din najâ me na tregu ma interesant?

ShD: Shka po t’vyn ato meselet... ato  provokuse janë kânë; meselet janë kânë provokuse.

AK: Po mirë âsht mi ditë.

ShD: Ama, ti e ki fol’ ni fjalë, për shemull, nifar’ fjale gjys’ banale, jo banale taman, e ky tàna t’ka provoku – ky tjetri banale e ka bâ [nuk kuptohet]. Ato nuk duhet mi shënu, ato as s’vyn ato mu shënu.

AK: Najâ që u kânë për jetën në përgjithësi... që u lidhë me jetën e përditshme.

ShD: Jo, ajo jeta e përditshme une t’kam kallxu shka u kânë, qysh u kânë, tek u kânë, si u kânë. Shka kam ditë kam tregue, shka s’kam ditë... mos shih kosur.

AK: E gratë napër dasma janë kânë t’ndame veç, prej burrave, apo?

ShD: Po po, veç.

AK: Çka kanë qit’ për darkë ose drekë zakonisht?

ShD: Kanë pasë kuzhinjerka, ka zí kuzhinjeri.

AK: Kush u kânë kuzhinjer zakonisht?

ShD: Paj... mjeshtër që ka ditë për me zí.

AK: E keni marrë prej naj veni tjetër apo...

ShD: Prej katunit, prej venit tjetër, qyshmos...

AK: Çfarë ushqimi zakonisht asht qit’ nëpër dasma?

ShD: Kanë qit’ pasul, mish , kompira, gullash, qisi sene.

AK: A i keni pasë ju ditët e javës t’caktune; çka keni me hangër t’hanën, t’martën, t’mërkurën?

ShD: Jaaa, jo, atâ e kanë pasë ato zojat e shpies shka kanë qit’, na s’kemi bukë me hangër.

AK: E mish a ju ka ra me hangër shpesh?

ShD: Po, mish kemi pre gjithë për... n’dhjetor, kah i nizeti [20] dhejtor, kah i nizet e pesti [25], funi dhejtorit, gjithë kemi pre pastërma t’mdhaja, katërqin [400] killa mish, treqin [300], i kemi terë mishin.

AK: A keni hangër shpesh? Sa herë n’javë keni hangër?

ShD: Ouuu, qysh ka pasë. (qesh)

AK: Qysh ka pasë a?

ShD: Hë – qysh ka pasë!

AK: A ka ndodh najhere hiç mos me hangër – me shku java pa hangër mish?

ShD: Kryesisht verës, shpeshherë ka bâ vaki, verës po... jo ka, perime ka qisi sene. Jo nxehtë e jo anej-knej e...

AK: E çaj, kur keni fillu me pi çaj rusi?

ShD: Aaa!

AK: A keni pi gjithmonë apo vonë ia keni nisë?

ShD: Jo, jo. Ja kemi nisë çaj me pi, diku prej ’65 ’64 séne e teknena.

AK: E qysh u fut n’kuzhinën e popullit ky çaji? Kah erdh?

ShD: A... unë nuk di shka me t’thânë... ky çaj niherë sefte ka ardhë prej Kosovës, ata e kanë praktiku ma fort, anena kah ana e Kosovës.

AK: Aha Rrafshit, Fushës Kosovës!

ShD: Prishtina, Llap e Gollak, e...

AK: Po, po.

ShD: Prej qatyhit a ardhë ky far’ çaji ma fort, edhe na ka met’ tej... edhe e përdorim na çajin, na fort e përdorim, po nuk â ky... ky çaj shumë... edhe alkoolin e ka ndalu; e kanë përdorë hallki çajin ma fort, janë largu kah alkooli, se edhe ky ni pjesë t’droge e ka po m’doket mu.

AK: A pini ju çaj sot?

ShD: A... pimë, pimë çaj na... zakonisht pimë çaj.

AK: E kafe a keni pi gjithë?

ShD: Po.

AK: Kafe e man men se gjithë keni pi?

ShD: Aaa, kafe po – gjithmonë kafe. 

AK: Edhe duhan?

ShD: Duhanin dikush ka pi, dikush jo, e tash shumica po pinë.

AK: Po. E ma herët ku e keni marrë duhanin? Ku e keni ble?

ShD: Duhani gjithë ka pasë bre axhë.

AK: Ka pasë a! A keni kultivu duhan?

ShD: Kemi kultivu, kemi kultivu po nuk u pagujke... Tash e kemi ndalu, se kemi kultivu duhan tej ni mijë [1000] killa duhan t’terën ki marrë. Unë e kam kultivu.

AK: A e keni shit’? Ku e keni shit’ zakonisht?

ShD: N’Monopol, n’Prizren. U kânë fabrika e duhanit, i kemi dorëzu aty duhanin shtetit, shteti e ka marrë, shteti e ka marrë duhanin, po. 

AK: Ma herët ju n’familje keni nejt’ veçmas burrat, veçmas gratë, a po? Deri kur ka zgjat’ kjo?

ShD: Vallah tekterti yhhh, ma shkurt: tej n’qet’ luftën qetash.

AK: Napër oda. A ka oda k’tu n’Zojz?

ShD: Ka oda po s’ka gjin.

AK: E napër oda kur keni nejt’ veçmas gratë me burrat, kush ka shërby?

ShD: Kush ka shërby?

AK: Kush ka bâ yzmet?

ShD: Djemt, djemt. 

AK: Djemt a?!

ShD: K’ta t’rijt çka janë kânë.

AK: Sa sofra zakonisht janë shtru napër oda?

ShD: Aaa?

AK: Sa sofra janë shtru?

ShD: Qysh ka pasë gjin’ axhë, sipas nevojës.... dy, tri [2,3]. Me pasë naj darkë, naj mysafir që ka pasë, që kemi thirrë naj darkë me bâ, tej n’tri [3] sofra po, i kem shtru.

AK: A ju ka ndodh’ naj here me ardhë me bâ konak najkush qe nuk e keni njoft’?

ShD: Aaa, shumëherë ka bâ vaki.

AK: A i keni pranu?

ShD: Po, po. Pooo.

AK: Zakoisht kush kanë qenë ata? Prej cilave vendeve që kanë met’?

ShD: Axhë, kqyre... at’here s’ka pasë drama, s’ka pasë teknika, edhe n’Millanaviq e, n’Pagarush e, n’Opterushë e, kah u kânë... n’Prizren... E ka zânë terri e ka cakat’ n’derë: “A bon me bujt’ bre burrë sot?”, “Bon more, hajde, mirë se t’ka pru Zoti!”, u kry puna. 

AK: Ka ndodh’ shpesh a?

ShD: Po, po.

AK: E rrymë a keni pasë k’tu n’katun?

ShD: Jo.

AK: Deri kur? Kur ka ardhë për herë t’parë?

ShD: N’68-ën. 

AK: N’68-ën.

ShD: N’68-ën ka ardhë rryma.

AK: Qysh e keni përjetu këtë ndryshim?

ShD: Mirë, qysh e kemi përjetu... mirë shumë. Pa rrymë s’ka jetesë.

AK: Ujë nuk keni pasë problem, besoj...?

ShD: Jo booo, ujë kemi pasë... bunara... edhe sot kemi bunara. Edhe tash kemi bunara, o axhë.

AK: Ju nuk jeni t’lidhun me Radoniq a me ujësjellës, t’lidhën?

ShD: Aaa?

AK: Nuk jeni t’lidhën me ujësjellsa?

ShD: E, qitash jemi lidhë. E kemi pasë ujësjellsin, vet e kemi bâ, po, po qitash jemi bâ Hidroregjioni... s’di shka hamamin... kemi met’ pa ujë që tre muj, vet, me vet kontributin, pi bunarave po pimë ujë... se e kemi pasë ujësjellsin na; vet katuni e kemi maru. Po u bânë do, do, t’i jepim hidroregjionit; ia kanë dhânë... se shka dreqin do t’bojnë nuk e di... 

AK: A keni edhe diçka me na tregu ma...

ShD: Shka mu je tregu tjetër sen... mjaft n’doket âsht. Qito shka pata prej meje, une ju tregova. 

AK: Pak për rastet e vdekjes nuk na ra me bisedu... Qysh janë bâ ceremonitë e vorrimit k’tu? Sa ditë ka zgjatë e pamja?

ShD: Aaa, përpara ka zgjatë shumë, tash jo... Përpara ka zgatë dy javë, tri javë, ni muj, qysh u kânë familja. Familje ma e madhe – ka zgatë ma tepër; familje ma e vogël, ma e varfen – ma shpejt e ka krye. E, tash zakonisht, ni familje ma e madhe, m’ju ra deka pesë [5] ditë; ma tepër s’zgatë.

AK: A ka pasë vajtore k’tu apo dikush prej familjes ka vajtu?

ShD: Jo, s’ka pasë vajtore, s’ka pasë. Po gjynah âsht me vajtu, nuk asht mirë... shumë gjynah i madh âsht.

AK: E burrat që kanë bâ gjamë, a ka pasë? Burrat që kanë bâ gjamë?

ShD: S’kanë bâ gjamë burrat.

AK: Jo a?!

ShD: Jaaa, ndoshta ka kajt’ me lotë dikush se iu ka dhimbt vllau a baba, s’ka pasë...

AK: Ma herët ju... e përmendëm diçka... çaji i rusit që pak e ka ndalu edhe pirjen e alkoolit... A keni bâ k’tu raki ose diçka... verë ose...?

ShD: Na s’kemi bâ, unë për veti jo... a, kanë bâ hallki; edhe sot bojnë.

AK: A e kanë bâ vetëm për veti apo edhe për me shit’?

ShD: Po edhe me shit’ e, për veti e, qyshmos... kush ka pasë ma shumë për veti edhe me shit’.

AK: Mirë. K’tu n’Zojz, ma shumë jeni marrë me bujqësi... e, atje n’atë fshatin n’Suharekë, me çka keni jetu kryesisht?

ShD: Kemi jetu me gjâ, me bagëti.

AK: Me bagëti a? A keni pasë shumë male anej?

ShD: A, po.

AK: A keni ‘ala tokë atje?

ShD: Kemi edhe dishka po i kemi lanë o axhë, pa...

AK: Domethanë atje nuk ju ka met’ kurgjâ mâ tash?

ShD: Aaa?

AK: Nuk ju ka mbet’ diçka?

ShD: Ka met’ do tokë, ka met’, ka met’ qashtu... do male, do toka, do pihhh..!

AK: E kur i keni bâ drut’ për dimër zakonisht?

ShD: (Qesh) Kur i kemi bâ drutë... po blejmë napër pllaca n’Rogovë, me drama. Blemë na dru gjithë.

AK: E ma herët?

ShD: Prej se kemi ardhë k’tu n’Zojz blejmë dru na gjithë.

AK: E atje kur jeni kanë?

ShD: A, atje kemi pasë dru boll.

AK: A ka pasë shumar?

ShD: Ka pasë... au, auuu.

AK: A ju kanë mundu?

ShD: Auuua, shumë.

AK: Për shembull?

ShD: I kemi pasë na malet tona, u dukka me nxerrë letrën n’shumarie, mi vulos’, mi shtampit’ drut’, e mu na pa ai s’ka pasë problem.

AK: Ata shumart, a janë kânë shqiptarë apo serbë?

ShD: Jo, përpara janë kânë serbë vallah. 

AK: A kanë nejt’ non-spot – kanë rujt napër male, a po?

ShD: Auuua, napër male, napër rrugë ma fort; napër mal s’kanë guxu me nejt’... napër rrugë. Napër rrugë kryesore se napër male s’kanë guxu. [Qesh]

AK: Atje jeta u kânë ma e vështirë, a po?

ShD: Po.

AK: Edhe dimrat janë kânë ma t’ashpëra? A t’kujtohet naj dimër që u kânë shumë i randë, i vështirë? Naj séne? Naj vjet?

ShD: Po.

AK: Për shembull?

ShD: Për shembull n’56-ën séne ai aksioni pushve qe u kânë... a, bora ni metër e dhjetë cantin [1 m 10 cm] u kânë edhe ka majt’ tekterti n’qit’ mujin mars... asi borë e rrezikshme, tàna ufff...

AK: A i kanë pastru rrugët apo ju vet’ fshati i keni marrë...?

ShD: Jo bre, vet’ fshati... nifar’ rrugice e kanë bâ tu ecë populli me kamë, me kuval’ e me kamë, jo bre axhë...

AK: E k’tu n’rrethinë a ka pasë bujtina?

ShD: Aaa?

AK: N’rrethinë, bujtina a ka pasë? Hane a ka pasë?

ShD: Hajne?

AK: Hane, hane – bujtina?

ShD: S’kam marrë vesh!

AK: N’rrethinë k’tu, kah Pirana, rrugës knena, a ka pasë bujtina, hane?

ShD: Ka pasë, ka pasë.

AK: Kryesisht kush âsht strehu napër to? kush âsht strehu napër to? Kush ka bujt’ n’to?

ShD: Edhe ni herë se nuk kam marrë vesh mirë...

AK: Kush ka nejt’ napër to? Kush ka pushu napër to?

ShD: Napër shka?

AK: Napër hane, napër bujtina?

ShD: Çfarë bujitina bre? Se s’ûn po t’marri vesh... Shka asht ajo bujtina, shka?

AK: Janë vende që, për shembull, nëse e ka zânë dikan nata, s’ka pasë me nejt’, si hotel me thânë, si hotel. Qysh ju keni thânë ju atyne?

ShD: At’here i kanë thonë atina ‘hân’.

AK: Po, hane.

ShD: Po ka pasë, kanë bujt’ me pare hallki.

AK: E ku ka pasë afër dikund k’tu?

ShD: Ka pasë n’Ferizaj e n’Prishtinë.

AK: Knena dikund rrethit?

ShD: N’Lipjan, e...

AK: K’tu dikund n’rrethinë?

ShD: Vallahi n’Prizren ka pasë.

AK: Edhe n’Prizren?

ShD: Pooo, edhe n’Prizren ka pasë hane. A dish ku u kânë aja hani aty i gjakovalies (kollitet)? Aty përballë dugajes saraçve qi u kânë, ai pallati i Xhemajli Berishës që asht; mrapa atina u kânë han, kanë bujt’ hallki aty.

AK: A ju ka ra shpesh me shku n’Prizren juve?

ShD: Po, na ka ra shpesh... për çdo javë, për çdo javë. Po bre axhë, na ka ra. Po na s’kemi pasë nevojë me bujt’. 

AK: Për herë t’parë, kur keni ble televizor k’tu n’shpi?

ShD: Aaa!

AK: Ose dikund n’katun që e ka ble i pari?

ShD: Para ’70-ës televizor s’ka pasë, k’tu jo. Para ’70-ës televizor s’ka pasë.

AK: E tokat qysh i keni lëvru? Me parmend a po...

ShD: Me plug, me kuval e me kije...

AK: A u kânë e mundimshme ajo punë? A u kânë e mundimshme shumë?

ShD: Po, u kânë shumë e mundimshme; gjithë ditën ka vyt’ me ecë anena-knena.

AK: Mirë pra, naj sen tjetër – si përfundim diçka, me na tregu?

ShD: Shka m’ju tregu mâ tjetër... Tjetër s’kam mâ shka ju tregoj... u kry puna e muhabeti.

AK: Mirë pra, faleminderit shumë.

ShD: Me nder kofsh. Për qito shka kam ditë une kam tregu.

AK: Mirë shumë.

ShD: Mirë që t’kam tregu!

AK: Po a?

ShD: Vallahi po.. atô po t’kallxoj!

AK: A ka met’ naj plak k’tu tjetër? Naj plak tjetër a ka mbet’?

ShD: Ka met’ po... do, do budall’ janë krejt e... yhhh, s’di.

AK: Mirë, mirë. Naj plakë a ka metë k’tu?

ShD: Plaka a?

AK: Po, e vjetër?

ShD: Vallahi ma hiç, rrallë. Ato sha kanë met’, do-do kanë metë vet, e do janë paralizu e do kanë met’ sakat e faqja e zezë... u shkatrru krejt o bir...

AK: Çka me bâ... Jeta qishtut...