Shefki Hajdari

Intervistuar nga: Bjeshka Guri

Edhe xhurdija edhe shoka, qe, (tregon me dorë tirqit dhe shokën) k’to janë veshë kombtare e shqiptarve. E une i maj tash, i veshi hala

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

20.05.2018

Lokacioni i intervistës

Jezerc

Vendi i lindjës

Jezerc

Tranksriptimi

BG: Në kuadër të projektit “100 pleq e plaka”, sot jemi në Jezerc; data është 25 maj dhe do të intervistojmë Shefki Hajdari-n, 80 vjeç.

  A po m’kallxon prej kahit vini..?

ShH: Prej Jezercit, prej fshatit Jezerc. Fshati jonë, ni kohë ma herët – jo n’kohën e ish Jugosllavisë, po n’kohën e para Jugosllavisë, ô kânë fshati ma i madhi n’komunën e Ferizajit. Asni fshat nuk ô kânë ma i madhi, Jezerci ô kânë ma i madhi me banorë, me territor, ô sot. Me territor n’rrethinë e n’Republikën e Kosovës, territorin e sipërfaqën, Jezerci e ka ma t’madhe se kejt fshatrat. Mas Jezercit vjen Mareci i madh, me territor, e qerat janë ma t’vogla krejt. Po ka majt’ tradita kombtare ma s’shumti, veshën, plisin e bardhë. Plisi i bardhë osht’ simbol i shqiptarve, tirqit me gojtana qi janë, janë simbol i veshës kombtare shqiptare. Xhurdija – une i kam natanë veshë, qi i veshi, ktu nalt, a e ke pa – a e din çka osht’ xhurdija? 

BG: Po. 

ShH: Edhe xhurdija edhe shoka, qe, (tregon me dorë tirqit dhe shokën) k’to janë veshë kombtare e shqiptarve. E une i maj tash, i veshi hala n’katun tem, se s’ka mâ. Ka pasë plot, Jezerci gjithmonë i ka majt’ kto, edhe janë shty me do fshatra qjera cili pi veshin ma t’mira; kur kanë shku me ni darsum apo n’qytet kur kanë dalë, mos t’del ni fshat ma i mirë e me tesha ma shumë. E janë shty si me Ferizaj, janë shty me fshatin Kashtanjevë, cilli po del, cilli po del me veshë ma t’mirë n’qytet. Janë dallu n’Ferizaj, Jezerci me Kashtanjevën prej kejt fshatrav ktu n’rrethinë, janë dallu. E n’anën e Podrimës anena, na i thóm’ Podrime n’Budakovë e te anena, anena janë dallu me veshë Budakova, Vraniqi, Maqiteva, Gerikoci, Kabashi i Përzërenit. Janë dal’ n’Suharekë edhe Përzëren, janë kanë t’dallun’ ata me kët’ veshjën kombtare, janë kânë t’dallun’ – e ke dit’ qi janë ven’ malor.

BG: E ku i keni punu’?

ShH: Po k’to i kanë punu’ gratë, familjaret tonat. Qe, une i kam tirqit qaty vjerr’, nana jeme mi ka maru... i kam tirqit qaty qe, kur nana jem mi ka maru’ dikur n’tedhët e pestën [‘85], tedhët e shtatën [‘87], m’kanë pshtu pa gjeg’ n’luftë qata, hu. I kum pas shti n’luftë me ni fshat t’komunës s’Prizrenit, Lutogllavë. E kom përcjell’ ni çikë n’luftë, e kom une çikën e dytë t’martune n’Korishë. Edhe mi kanë pru prej Jezercit edhe i kom shti n’Lutogllavë, i kom veshë ni parë pantoll’, do, nëpër rrugë, e tirqit i kom shti n’do blloka t’ni shpije. Fell i kom shti, me gjithë ni shokë edhe ni çejz t’ni çikës t’vllaut. Na ‘çejz’ i kemi thânë shka ka punu’ me dur’ t’veta, ajo te shpija, hala pa feju, ô kânë çika vllaut. Se na n’luftë jemi kânë katërdhet [40] antarë edhe i kom shti poshtë, n’u kthefsha najherë, se kom hi i kom lânë n’rrugë me dal’ n’Shqipni, se s’pata mundsi me kthy me dal’ knena; i kom lânë aty edhe kur jam kthy i kom marr’ aty, i kum gjetë n’qata blloka se ishin pshtu pa u djeg’ tana’ poshtë atje, edhe i kam qy, qaty i kam tirqit. E te na gratë i kanë maru’ k’to vet, zhgunat. Vet i kanë maru’ k’to gojtanat, i kemi çu kta zhgunat i kemi shkel’ n’valavica. E Jezerci ka pasë valavica, ma i pasuni edhe me mulli n’territor t’Kosovës. Në Jezerc dikun tridhet [30] mulli’ janë kânë qi kanë blu. E valavica dikun njo shtatë a tetë a dhetë janë kânë n’Jezerc. S’ka pasë kërkun n’territor t’Kosovës, sa ka pasë n’Jezerc, qi i kanë shkel’ zhguna. Zhgunat ka maru... ai ô kânë druni i madh; me ujë t’nxehtë nizet e katër [24] orë i ka rreh’ kta bum bum, bum, bum; kur i kanë bâ nizet e katër [24] orë, i ka hek’ i ka shti qert’. Kemi shku i kemi marr’ si sot zhgunat e tân’ aty, me numra, edhe i kemi pre tiriqi, dikush pantoll’.

BG: E sa kanë kushtu?

ShH: At’here nuk kanë kushtu shtrejt se i ka maru’ secili, e, tash kushtojnë shtrejt’. Se tash valavica mâ n’Kosovë nuk ka qi punon asnjo. Ni kohë n’Jezerc u prishën, i kum çu n’Lubinë, komunën e Prizrenit, qatje i kom shkal’. Tash nuk ka kërkun. Edhe rroba’qepsa qetasht n’Dragash janë dy [2] se nuk ka rrobaqepsa mâ qi kep zhguna. Dikush po thotë osht’ njo n’Pejë, une s’un e kom gjetë se s’ka... E ma s’shumti ka pasë rrobaqepsa serb’ at’here. Serb t’anës s’Shtërpcës kanë ardhë kanë kep’ nëpër shpija, n’oda tona janë ardhë, se kejt, secili antar i familjes i ka veshë qita. Qikjo ô kânë veshë, s’ka pasë qetër veshë at’here. Pantollë t’hollë, ksi t’hollë s’ka pasë at’here. Ka pasë veshë qi i kanë maru’ me dur’ gratë. O’ maru’ pilhura, kmisha qi janë kep’ më kmisha, janë maru’ danët, janë maru’ xhamperat, t’leshta, janë maru’ zhgunat. Gratë tona i kanë maru’ me dor’ ato.

BG: A i kanë bâ pëlhurat gratë vet’?

ShH: Po vet’ i kanë maru, edhe gratë kanë veshë kmisha t’pilhurta, gratë tona.

BG: A e din pak për procesin qysh o’ maru’ pëlhura?

ShH: Po, janë kânën pilhura, janë maru’, o’ ble pamuki n’qytet ktu n’shitore, janë kânë tuba-tuba, e, ka pasë ni kilogram ajo, ka pasë dy kilogramë. I kanë pru te shpija, i kanë zhvillu, i kanë en’ edhe i kanë mlu’, edhe i kanë qit’ n’atë shulin... veki, ô kânë, vek, qi i kemi maru’ me vek. Ato kanë maru’ pilhurë me drugëz, se ‘drugëz’ i kanë thânë asaj qi ka shku nëpër pej anej knena, edhe i kanë rreh’ me shpatë. ‘Shpatë’ i kanë thânë asaj qi jon’ hi pejt, qishtu ô kânë shpata edhe kanë hi pejt n’tô, edhe ka ardhë ajo shpata bam, edhe i ka rreh’ shpata dam bum, dam bum edhe i ka rreh’ deri o’ maru’ topi i pëlhurës. Edhe janë kep’ kmishat për gra edhe për burra. Nuk ka pasë kmisha me ble at’here, nuk ka pasë as bez, vonë ka dal’ bezi, mësi ka hi Jugosllavia. Bile, për herë t’parë me dalë, janë dal’ do thasë t’bezt’, i prushin prej Amerikës, me do shkronja t’kuqe, edhe me nisë mi ble dikush qata mi nxe’ me ja hek’ ato shkronjat, edhe me ju bâ fmive dishka, si mi veshë pak ma kallaj.

BG: E kush i pruke?

ShH: Prushin tregtart’ me material ushqimor dishka, i prushin, a na jemi majt’ me durë, granimi shka i kanë punu’, xhomperat janë maru’ prej leshit t’dhenve, se dhenë kemi majt’ na edhe dhi. Na me dhi kemi majt’ celga, qito tepihat qi janë maru, na i kemi pasë celgat pi’ leshit t’dhive edhe i kemi maru’ n’oda, oda… a din kujna i thojnë odë? Odë i thojnë asajna venit qi o’ maru’ jashtna veç për burrnim, për musafirë. Gratë kanë nejt’ n’dhomën tjetër; burrat kanë nejt’ n’dhomën tjetër. Musafirt’ kur kanë ardhë – edhe pa musafirë, aty ô kânë me cerrga, cerrgat i kanë maru’ n’Prizren. E kemi çu leshin e dhive, ai e ka tjerr’ aty vet, ai e ka maru’ vet... Kom shku e kom marr’ cergën e hazërt edhe e kemi shtru n’ven t’tepihës. Tepiha s’ka pasë n’atë kohë, qylyma ka pasë, jana, ka pasë qi i kanë maru’ gratë tona, sexhade ka pasë, ato i kanë maru’ gratë tona, po, i kanë maru’ vajzat kur o’ feju’. Vajza, kur o’ feju’ e ka pasë obligim kur t’shkon te burri atje me çu ni qylym, me çu ni jan, me çu ni sexhade. Po, kur i ka bâ jan edhe sexhade edhe qylym, ô kânë e detyrume mi bâ dy [2] sexhade, dy sojsane – ‘sojsane’ i kanë thânë; dy parë arkë kalit ja kanë ngarku, e filan nusja po vjen me dy sejsane, i kanë thânë. ‘Sejsane’ i kanë thânë dy parë arkë: dy kual t’ngarkun’ kanë hecën përmi atë çejzin qi e ka maru’ ajo me dur’ t’veta te shpija. Prej pelhurës, prej leshit t’dhenve, çerapat, shputat, meshtet ajo çika i ka pasë mi maru’, mi çu te burri atje – secilit antar t’familjës, sa antarë i ka pasë mi çu dishka, vjehrrive me ju çu dishka. Detyrim, ai ô kânë detyrim – vjehrrive edhe vllaznive t’burrit edhe motrës s’burrit me ja çu ka ni [1] bakshish.

BG: Çka ju kanë çu bakshish zakonisht?

ShH: Ju kanë çu xhëmperin, ju kanë çu bakshish kmishën, ju ka çu bakshish vjehrrit shokën, kmishë edhe dane. I ka pasë obligim ato me ja çu, kmishë, dane vjehrrit; vjehrrës ka pasë me ja çu kmishën, ka pasë me ja çu kanasin – ‘pshallak’ i ka thânë dikush qi i ka vnu, pshallak. Ka pasë mi çu qeto, ô kânë detyrim ajo vajza me ja çu te burri vjehrriës – babës edhe nanës burrit.

BG: Ato që s’kanë pasë?

ShH: Ja, e kanë bâ ata, bile s’paku vjehrriës edhe burrit edhe familjës t’ngushtë; ata pa ja çu s’e ka lânë kurrë, gjithmos, se nuk ka pasë njeri familje qi nuk ka majt’ dhenë edhe dhi edhe lopë se me ça...

BG: N’Jezerc a?

ShH: N’Jezerc po, po n’kejt katunët, se me qato kanë rrnu, s’kanë pasë at’here me dal’ n’gyrbet sikur tash, me shku n’Slloveni e n’Gjermani e n’Amerikë e kutadi une qi po shkojnë, e Zvicërr. At’here janë majt’ me rrethin e familjarë, qato shka i ka pasë n’shpi t’vet’. Me lopë, me dhenë, me dhi, me kual, me qeto o’ majt’, me kie. Toka o’ livrue me kie, pllug, bile para pllugit parmen’ me dru – e kemi maru’ vet’, se as pllug s’ka pasë. E at’here vajzat kur kanë shkue, ajo qi ka shku me dy parë sojsane, “Aaa, filani e murr nuse me dy parë sojsane” – o folë me t’madhe. A me njô kanë shku çdonjona, me njô ka shku çdonjona – janë maru’ arkë, arkt’ janë lulue me ngjyra, me shkronja – qy n’tavolinë ku i pate do shkronja – janë lulue ato arkë, i ka maru’ ai mjeshtri edhe...

BG: A keni pasë naj mjeshtër ju n’Jezerc?

ShH: Ka pasë n’Jezerc, qysh jo, ka maru’ arkë, ka maru’ djepa, ka maru’ magje, kejt Jezerci, Kashtanjeva, Maqiteva, Vraniqi, kta kanë maru’ k’si, kta i kanë maru’ kto; kush s’ka mujt’ mi maru’ ka ble k’to vet’, i kanë porosit’ dikan: Maromi ni parë arkë. Arkt’ janë kânë me kamë qështu, me ni parë kamë përpjetë, e ka pasë kapakin mu mshel’ me dry, e ka pasë atâ; ajo ka shku... veshë tradicionale ô kânë ajo. Kur o’ shku ju kanë shpalos’ senët, “Aaa, kish pru çejz shumë!” – kejt gratë. Ka pasë miq, ka pasë sebepe ka o’ shku... dikush ô kânë i Suharekës, dikush ô kânë i Prizrenit, dikush i Shtimës, ka kallxu atje n’rrethinë: “Aa, ka pru çejz; namin ju ka pru vjehrrive, kunetve, kunatave...”. Aty ka pasë familje t’madhe, mixhallarve, djemve t’mixhallarve. At’here kanë rrnu familje jo me pesë [5] antarë – me tridhetë [30], katërdhetë [40], pesdhetë [50]. Une tej luftë jam kânë katërdhetë [40], katërdhetë antarë, katërdhet antarë jam kânë n’luftë. Kanë rrnu me pesdhët [50], pesdhët e pesë [55], gjashtëdhetë [60] qi kanë rrnu me ni ven’, me gjâ janë majt’, me tokë t’vetën, me forca t’vetat.

BG: E ju qysh jeni majt’?

ShH: Edha na qashtu, edhe na qashtu jemi majt’, me forca tonat. As s’kemi ble kurrë ni sen; bylmetin, lopt’ i kemi pasë tonat, dhent’ tonat, dhitë tonat, tlynin e kemi bâ tonin, djathin tonin, djathin edhe gjizin tonin – tonat janë kânë ato. Bile edhe kemi shitë, n’Prizren u shitke ma shumë, a’qe e kemi çu. Prej Jezercit kemi shitë tlyn edhe djath, n’Perzeren n’pazar une e kom çu, baba jem ka çu, une kom çu. N’Përzëren kemi shitë djathë, tlyn, edhe për veti shka kemi pasë.

BG: Sa fmi’ jeni kânë ju?

ShH: Sa fmi, une, t’babës tem a?

BG: Po.

ShH: Na jemi kânë katër [4] vllazni’ e dy [2] motra. Qy nanën ku e kam anena, babën knena me tirqe me xhyrdi (tregon fotot e varura në mur) ajo anej xhyrdia, (tregon xhurdinë n’fund t’dhomës) se edhe une e kam anena n’dhomë; asaj i thojnë xhurdi. Te na n’Jezerc i thojnë ‘xhurdi’. Dikun i thojnë ‘kacurret’, dikun i thojnë ‘lurkë’, dikun ka Deçani i thojnë ‘hërrk’, e qatje ka’ Kumanova i thojnë ndrysh po s’un pe qilloj qetasht, se kërkun nuk e ka emrin e njejtë. A kta (prek tirqit që i ka veshur), gjithkun i kanë thânë ‘tirqi’ – ktyne ‘tirqi’ iu kanë thânë gjithmonë.

BG: A po m’kallxon pak për fmininë tane... çka man men’ për fmininë tane?

ShH: Për vetvetën a?

BG: Po.

ShH: Po çka maj mene une... n’kohën teme na jemi majt’ me qëto forca. Kemi punu’ nëpër mal, masi ka hi Jugosllavia kum maru’ qymyr i thonë, kum shitë, varakët janë kânë n’mal t’Jezercit –  atje nalt kum bajt’ qymyr, kum çu me kilogram, as me kille jo. Ato pare i kum marr’ i kum çu te shpija, për familje.

BG: E, para Jugosllavisë?

ShH: E, para Jugosllavisë ô kânë Shqipnia, ô kânë Italia, ô kânë Bugari.

BG: Qysh i keni pasë punt’ me ta?

ShH: Po sen’... t’hujt... me Shqipninë jemi kânë ma mirë. Po Shqipnia ô kânë me Italinë bashkë kur ô kânë këtu n’Kosovë, e me njerin e huj’ kurrë njeri mirë s’munët me shku. Veni jonë ô kânë ven’ i shkelun gjithmonë – gjithmonë te na ka shkel’, ka dominu i huji, se s’kemi mujt’ na me pasë forcë me bâ kurnisën, na kanë cotpu herët. Kombi shqiptar osht’ i coptun’ n’Kosovë; Republika e Kosovës, Republika e Shqipnisë, na jemi kânë pjesë e Shqipnisë – komplet, ni shtet. Tashti kemi Makedoni, kemi Çamëri, kemi Serbi, sërb. Fjala ‘sërb’ i thojnë drapnit; sërbt janë ardhë me drapaj; a e din kujna i thojnë ‘drapër’ ti? Drapër i thojnë atij qi oo sikur... – s’di a kam qatje nalt dika – qi kanë pre kallamoq, kanë korrë grû, se na kemi korr’ grunin n’Jezerc me drapaj – gratë edhe burrat i kemi lidh’ dujt i kemi fshi n’lame. Dy kuaj kush i ka pasë, dy dikush, dikush njo’, kaniherë i kemi bâ kojshit’ bashkë, mi bâ dy kuaj mi shti n’lamë; i kemi shti, janë sjell’ kualt, ju kemi gra’, e kemi lujt’ lamën, e kemi hedh’ grunin, e kemi çu n’mulli me hangër.

BG: Qysh i keni nda punt at’here?

ShH: Punt i kemi da simas nevojës. Kemi pasë me dal’ n’livadhe krejt, ka nejt’ dikush granimi te shpija me përgaditë bukën, se argat te na n’Jezerc kanë hangër tri herë bukë: kafjall, n’sabale, drekë – sillë edhe drekë...argatve edhe t’hujt kur i kemi ndrru, se kemi pasë argatë. I kemi te na n’Jezerc, ka pasë livadhe te na qi njeri i ka shti pesdhët [50] argatë për ni ditë, livadh me kosit’ me kosa, me dorë. E kam kosën une qaty, po me kosa livadhe shumë, pesdhët vet’ ni njeri i ka pasë n’ren aty. Ka përgadit’ bukë, tri herë n’dit’ o’ dashtë mu përgadit’, ni njeri ka bajt’ ujë gjithë ditën me ju çu atyne. Dy vet’ veç ujë kanë bajt’. Ka pasë njeri n’livadhe n’Jezerc qi e ka marr’ atë mjeshtrin, gjellbarsin, se at’here ju kanë thânë ‘kuvar’, e ‘gjellbars’ osht’ shqip i thojnë. E, i ka qit’ kazanat n’livadh nër hije, edhe ka përgaditë gjellën nër hije, edhe kur janë dal’ me hangër bukë ai i ka bâ gjellën nër hije. Qat’ bukë e ka bâ nër hije t’livadhit, ka pasë njerz qi e kanë bâ nër hijë n’livadh bukën.

BG: Ai qi ka pasë ma shumë, a?

ShH: Ai qi ka pasë ma shumë. Ata qi kanë pasë ma pak e kanë bâ te shpija; e kanë bajt’ familja prej shpisë, e kanë pru n’livadh edhe kanë hangër bukë. Kafjallin e kemi marr’ me veti, sillën e kanë pru familja, ô kânë orar silla mu pru n’dhetë [10] deri n’nimdhët [11] n’livadh me hangër sillë; prej katërve [4] deri n’katër e gjysë [4:30] ô kânë dreka mu hangër, kur o kthy buka, dreka njerzve n’livadh apo n’arë, tu prashit’, se na jemi bâ bashkë argatshi lagjja: sot te une; nesër te ai tjetri, masnesër te ai tjetri.

BG: Me ren’ e keni bâ për drekë a?

ShH: Me ren’ e kemi bâ: bashkë kemi prashit’, bashkë kemi kosit’. Kejt për kejt kemi punu’ bashkë, secili njoni me tjetrin. A dikush kush e ka pasë idarën ma t’hollë, ka marr’ pak ma pak po e ka marr’ ai qetri e ka pagu; hajde me prashit’ te une, edhe ai me rrnu... mirëpo ô kânë ndihma ma e madhe at’here se tash... at’here ni njeri i hollë qi ô kânë i kanë ndihmu, i kanë ndihmu tanë.

BG: Qysh po thu i hollë?

ShH: Pej idarës, me idare ma t’vogël – e kanë ndihmue te tanë. Ô kânë, s’ka pasë thmi, janë kânë pleq, secili i ka çu djathë, i ka çu tlyn, i ka çu tamël, i kanë çu kos, po, i kanë çu edhe mill’, ja kanë çu te shpija, e kanë majt’, e kanë majt’ gjithmonë. Ô kânë pleq, ja kanë majt’ kojshia drut’ aty te shpia, hazër, e kanë ndihmu, gjithmonë e kanë ndihmu. Ka pasë ndihma fshati nër veti, kanë pasë harmoni. Kur u bâ dimri kanë lujt’, kemi shku nëpër oda; at’here s’ka pasë rrymë, me gaza, gaz. Ni kohë ô kânë n’Përzëren kanë dalë, e prej teneqës ni fitil përpjetë, ni vegë qëtu edhe kemi nejt’ musafirë. Kemi lujtë kapuça, kemi lujtën filxhana, kemi lujt’ tulifarë loje nëpër oda, burrnimi. Me çu kohën. S’ka pasë televizor, qashtu kemi çu kohën; televizora s’ka pasë... tu bâ llaf me njoni-tjetrin. O filani sante kish musafirë, naj mik i ka ardhë, kemi shku kejt me nejt’ me atë mikin. E kanë nal’ tana’ atë mikin; ka bâ vaki dy a tre janë kânë, a katër – a i kanë nal’ me dy javë ditë – te ai ki mi shku... po atë musafirin e kanë nalë tana’: “Aante e kom nal’ une”, nesër ai qetri kojshi i ka thânë “Sante je te une”.

BG: Mikin e tjetër kujna?

ShH: Mikin e tjetër kujna – “Sante te une ki me bujtë” – “Ja, s’kam vakt” – ia kanë mshef opangat, dath’ s’ka mujt’ me shku n’shpi. Ky ia ka mshef’, ai qetri ia ka mshef ai opangt e veta, s’un i ka gjetë kurrëniher’, se opanga ka pasë at’here me toja. Ka bâ vaki dy javë ditë, edhe bile ka bâ vaki n’katun a kanë ndrru teshat khâ, ia kanë la teshat, ia kanë dhânë ni parë tesha, ia kanë la t’atina – deri janë terë ato, ai i ka veshë t’vetat e s’e kanë lshu... për qef, me bâ muhabet, me bâ llaf aty nëpër mahallë.... lagje ô kânë.

BG: E ditën çka keni bâ?

ShH: Po kur ô kânë borë ditën, kemi nejt’, kurgjo s’kemi bâ. Nakush kush ka pasë punë me punu’, kanë bajt’ dru, kanë bajt’ sanë, se i kanë maru’ stoqët e sanës nëpër livadhe at’here. Dimnit i kemi bajt’ me saja me ju qit’ gjâve; i ka pasë detyrë dikush dhenve, po, me kânë dej’ i kanë lshu me kullotë dhent’. Çobani i ka lshu dhitë me kullotë; edhe pse ô kânë borë, dhitë janë lshu gjithmonë. N’mal kanë kullotë, n’mramje kanë ardhë, ju kanë qitë, gratë i kanë pasë t’dane punt e veta. Une kur kom shku n’Shqipni, ishmi me nifarë, ata i thonë ‘furgon’, n’luftë m’zuni, se une i kom pas da familjën n’tre [3] vêna mos m’u mu dëmtu. I kum pas çu gratë me fmi t’vogjël n’Korishtë t’Perzerenit, shkaki mjekun aty, miq kum pasë mi kqyr’ fmin, i kum hek’ prej katunit, po, i kum hek’ vonë mas ofanzivës s’parë. E do i kum pasë n’Jezerc, do i kum pasë n’Ferizaj... e kur kum shku n’Shqipni, une tana’, se kum ardhë deri n’Grajkoc kum ardhë, s’mujta me kalu me dal’ knena, u dasht’ me hi n’kolonë t’njerzve... tu shku për Shqipni, edhe hina. Po m’thotë “Sa antarë je” njani, i thashë, “jam katërdhetë”, tha “e qysh i ke përgadit’ bukën?”. Ishim n’atë kombin na, – khâ i thojnë ‘kombi’ te na, ata i thojnë ‘furgon’ – edhe tha “t’kujna i ki kta antarë?” thashë, “t’mitë more’” tha “qysh – qysh rrnon?”, thashë “Rrnoj si njeri” tha, “e qysh bukën?”, thashë, “bukën e përgaditin gratë”, tha “po qysh gatujn’?”, thashë “E kum pasë furrën, ajo, me ren’ janë përgaditë gratë”. Sot katër ditë i ka pasë dy, dy gra me përgaditë bukën, me shti n’furrë me pjekë, ajo qetra ka pasë detyrë me i përgaditë k’to gjellnat. Me ren’ janë kânë edhe përpara, me ren’ janë marr’ grate, me ren’: dikush renin e magjes, dikush o’ marr’ me bylmet i kemi thânë na, i kemi mjel gjânë... Mi mjel’ gjânë, me tun’; kemi tun’ më tpi, jo me maqina. Nana jeme dy herë n’ditë ka tun’ me tpi, qështu i kanë thânë at’here – ‘me tpi’ – me dorë; dy herë i ka bâ qashtu... me ba tlyn... se kur t’tunët nxirrët tlyni – a e din ti ktâ? E, tlyni nxirrët, e qashtu kemi bâ tlyn at’here, zejtin, nuk ka pasë vaj. Nashta ka pasë, po kurrë s’e kemi ble as s’e kemi ditë. Ni kohë, pak ma vonë, masi ka hi Jugosllavia, dikur vonë, nisën po blejnë ni nam njerz... nuk e kanë hangër – jo vallahi, mu s’um hahët me ata, veç me tlyn, se pi vjen era zejtinit. Përnime i ardhke era, i dallun’; tlyni ô kânë qetër sen, zejtini tjetër sen. Nuk e kanë hangër ni nam, nuk e kanë hanger hiç.

BG: E sa antarë jeni kânë n’shpi kur je kânë i vogël ti?

ShH: A, kur jam kânë i vogël une nuk di... se une jam kânë dikun n’ditë t’Shqipnisë; baba jem o da prej babës s’vet, i ka pasë edhe tre [3] vllazni, po vllazni i ka pasë prej babe, jo prej nane. Dikun’ jemi kânë tridhët e shtatë antarë kur jemi kânë pa u da baba prej vllaznive, dikun tridhët e shtatë [37] antarë. E babloki plak me mjekërr ô kânë, e ka pasë mjekrrën e bardhë, nadhët [90] vjet e ka pasë kalin me shalë. Shkojke nëpër miq, shkojke me falë xhymanë, dalke n’Ferizaj, tirqit e galëm i ka bajt’ qështu, shokën e bardhë... se une kam shokë t’bardhë qështu t’pamukt. E bajke; ‘qyrk’ i kanë thânë atij me qeto’ si bunda qi po thojnë, me lesh t’zi rreth qafe; e ka pas kep’ at’here, mi kep’ mi çu dikun mi kep’, s’ka pasë gjithkun... Marhamën e bardhë e ka pasë, nana jeme me ni kunat – t’ni katunit janë kânë dyat t’Vraniqit anena – çdo t’dytën ditë e kanë pasën me ia la marhamën, mos me ia pa dikush marhamën t’palame. Kmishën bardhë sikur bora, t’bardhë e ka pasë, pëlhurë e bardhë si bora, edhe plaki i përmenën. Sot përmenët n’katun sikur filan plaki edhe sikur filan plaki odën qi e ka majt’.

BG: E qysh e ka pasë emrin?

ShH: Sylë, Sylë Hajdari. Me odë t’atina, me odë t’pastër t’atina s’ka majt’ kërkush n’katun. Na dy djem t’djemve i ka pasë: mu edhe t’djalit t’madh i ka pasë. Ka dekë ai, bile ka dekë n’Shkup se ka pasë dalë... dy djem, po na kur u ulshmi, se oda i ka pasë dy druna ktu poshtë, i kanë thânë ‘trapazan’, oxhaki qatje nalt, ai ka nejt’ te oxhaki ulë. Sexhadën – që t’thashë ma herët, qi i kanë ajo reja madhe, se ajo ma e madhe se nana jeme ô kânë, se ma e vjetër – sexhadën e ka pasë n’njanën anë, n’anën tjëtër e ka pasë sexhadën tjetër, edhe n’anën tjetër, nana jeme qi e kish pasë pru e, ai nejke gjithmonë n’anën e djathtë. Musafirin e ka qit’ n’anën e majt’ aty, e ke pasë dollapin n’skejt qi e ka majt’ dollapin e kafës kur ka ardhë dikush; stufa, ‘koftorri’ qi pi thojnë tash, nuk ka pasë at’here. Oxhaki ô kânë, oxhaku aty e ngreke trrak edhe e qitke kafën, ja qitke musafirit kafën me xhevze.

BG: Ai ia qitke kafën a?

ShH: Ai ia qitke ja qitke xhezven, kafën musafirit; kur ishin shumë musafir djemt kanë qit’ – veç kafe at’here, çaj s’o përdor’, veç kafe. E na kur hishmi me atë djalin tjetër, me atë kusherinin, u ulshum atje n’fund t’odës te trapazani. Na u gzojshmi qi na la n’odë, naj qitke ka ni guri shiqer, sikur me na’j dhânë sot.. spo di çka me thaâë... u gxojshmi për ni guri sheqer. Po na si fmi nisshmi me folë njani me tjetrin, ai ato, se ka dashtë me folë... u dashke me ikë me dal’ jashtë se s’t’lake jashtë, se fmia n’odë te ai s’kanë guxu me shku. Gratë kanë ardhë, e kanë bâ hyzmetin, e kanë pastru odën, shka ka pasë nevojë... mi la ata filxhanat, gjygymat, edhe ka shku i ka kqyrë punt e veta. Ai i ka prit’ tani, ka nejt’ me musafirë n’odë. Qatâ e ka pasë detyrë ai, n’odë ka nejt’ gjithmonë. Po, po, sot përmenët, ka njerz t’pjekun si une qi janë oda e filani o përmen, nuk o përmen, ka pasë tri oda n’Jezerc, janë përmen hu, Oda e Sylë Hajdarit o’ përmen’, oda e Jup Shabanit o përmen’ edhe oda e Beg Zenelit o’ përmen’.

BG: E pse janë përmen’ kto?

ShH: Janë përrmen’ k’to se musafir kanë shku ma s’shumti, edhe i kanë majt’ ma s’mirti edhe i kanë majt’ pastër, i kanë pritë mirë me ushqim. I kishin pas ardhë niherë do t’Kabashit t’Perzerenit n’Jezerc, qikjo kohë qetashtit, edhe dalin n’kry t’Jezercit ulën. U kânë n’dite e ejte edhe ulën me pushu; atje n’krye t’Jezercit me dal’ shihët krejt Kosova teposhtë, edhe janë ulë nër hije. Vera, tu pushu, se at’here kafe rrallë mu gjetë... edhe paska shku era kafe atje ma larg, tash sikur prej ktuhit tash me shku n’Ferizaj. Shpija jonë qi ô kânë, ata pa hi n’katun kanë metë veç janë dal’ n’terri... livadhe; prej bjeshke kanë dal’ prej Budakove edhe janë ulë me kqyr’ knej. Herët, janë kânë tu shku musafir te qaj Jup Shabani, edhe ai plak me mjekërr, po ai ma i ri... se babloki jonë at’here s’ka pasë mjekërr. Ai edhe o’ ulë, tu bâ llaf, te’ kqyr katunin. Shihët katuni; pesë-katër lagje janë pa’. Dy nuk janë pa’, se gjashtë lagje i ka pasë Jezerci, sikur gjashtë fshatra janë kânë t’Jezercit, larg njana-tjetrës.... edhe janë ulë me pa, edhe ka ardhë era kafe a’qe o’ ní era kafës edhe thonë “ku paska kafe”, se s’o gjetë kallaj... edhe vinë e shkojnë te qaj plaki, te qaj Jup Shabani, edhe shkojnë tu bâ llaf, thojnë “E be Mixha Jupë, jemi ungjë; si jemi dal’ n’krye t’livadhit t’Jezercit atje nër hije me kqyrë, e pamë qi herët me ardhë atje, edhe ka ardhë era kafe; ku gjinët kafe n’Jezerc?” Thotë, “Vallahi, qetër kun nuk ma merr menja qi gjinët, veç te Sylë Hajdari; edhe me ju ni era kafës qashtu larg veç prej atina, qetër kun nuk i nihet...” –  pse? – “Se...” thotë, “ai e shtyp n’dybek kafën, nuk e blun’ n’mulli, e shtyp n’dybek edhe e pjek’ vetë; e blen’ papjekë e pjek’ vet’ edhe e shtyp vet’; e blun’ vetë, po e shtyp kshtu me qyski po shka osht’ ajo...” Atyne s’ja ka marr’ menja mu ní era kafës prej Ferizajit e qëtu... çekaq i ka ardhë veç ma nalt janë kânë atje. Kanë shku, kanë bâ llaf ata, kanë bujt’, kanë ardhë me falë xhyman’... osht’ xhamia n’Jezerc ‘te nalt, a e ke pa najherë? A e ke pa ni ujë qi bjen aty n’xhade? Qaty o, del n’oborr t’xhamisë, qaty o xhamia perm’. E, kanë ardhë me falë xhymanë edhe kur tu e falë xhymanë ju thotë, “Qyre” – ai plaki “qi ju kum thânë për kafe”. Kur janë kthy me shku përpjetë te shpija, ai i Jezercit, ai mixha, ai Jupi – se une pi tham ‘mixhë’ se e kum mrri plak, tana’ i kum thânë qashtu – thotë, “Mixha Sylë”, “He?” – “Dje ku je kanë?” thotë, “te shpija bre Jup”, se ati’ i ka thânë n’emër se ai ma i ri, thotë, “N’shpi vallahi”, thotë, “shka je kânë tu bâ filan ora? Njo’ dy orë e gjysë para akshamit, a tri orë, a...?”. Nalët, kujtohët shka pe vetë... “Qat’ kohë shka je kânë tu bâ?”, thotë, “Vallahi jam kânë tu shtyp’ kafe m’doket”, “tu shtyp kafe?” thotë “po vallahi”, e thotë “për qato t’veta. Qëta miqt janë t’Kabashit t’ Përzërenit”, se grun’ ai e ka pasë t’Kabashit t’Përzërenit, e thotë “Ishin ungj si janë dal’ prej livadheve t’Budakovës n’livadhe tona, karrshi shpijave t’Uksmajlve”. Thotë, “hija mirë, fllad, tu kqyr’, e, kish shku era kafës atje edhe i kum thânë ‘veç te ti!’, e, e pasna qillu”. Era kafës... se kafja ô kânë ajo zguri, si qikjo pe zamë shembull, trup i drunit, e ka shpu e ka bâ qështu shpellë, e ka shti e ka marr’ kafën ai vetë, e shtike, i ka pasë atë... – ‘dallap i kafës’ i ka thânë. E ka qit’ kafën n’tâ, me bisht qi ô kânë gatë, edhe e majke zjarm, e sillke qishtu ving ving deri u pjekke kafja, e ka pasë derën aty.

BG: E ku e ka shti?

ShH: Kafën e ka shti n’qatâ, teneqe u kanë, teneqe, llastër, janë maru’ n’Prizëren. Ato e ka pasë derën me shti edhe me mshelë edhe e ka pjekë kafën tu e majt’ n’zjarm, tu e rrutllu, tu e sjell’ qishtu; kur ju ka pjekë kafja boll, e ka hek’ e ka qit’ n’kët dybekin, e ka pasë qyski e hekrit, edhe i ka mshu atje bum bum edhe e ka bâ sikur millin; e, për qato’ iu ka ní era larg asajna, se na me shti n’atë mullinin qi e blun’ nuk i nihet era. A, kafja qi shtypët i nihët era larg... qata’ e ai e ka pasë atâ... e, kallxojshin... gjithmonë e kallxojnë. E qaj mixha Jup tana’, ô kânë ni gjâ qi ô kânë zor tash pak... ka qi e dinë tjert, ka qi e dinë. Mu m’ka ndodhë, gjarpri babën tem ma ka zanë tu livru, ni kojshie bile tu ja mjell’ ni kallamoq... kojshia nuk kish, do fmi i kish t’vogjël... ô kânë n’burg ai, ni mik i Kashtanjevës ka ardhë, i ka thânë babës “Allahile me ma mjellë do kallamoq”. Ka shku e ka zanë gjarpni qëtu n’zog t’kamës edhe m’thirrën; me dhenë jam kânë, me lopë, me gjâ. Kur jam shku, iu kish ajë kama babës prej kahit, e kish lidh’ qëtu e qëtu e deri qekhâ, edhe e ajmja ish dal’ qëkhâ (e prek pjesën e poshtme të këmbës prej shputës deri në gju), e i kum nimu, e kum hyp n’kali e, e kum çu te qaj mixha Jup. Baba e ka ditë, se une s’e kum ditë qi din’ ai edhe ia ka… E ka marr’ briskin e rrozes edhe e ka ulë n’trapazan. At’here trapazanat qi t’thashë, e i ka mshu; me pre se preu, i ka mshu, s’e ka pre... brisk i rruzës, janë ndrru at’here, brisk i rruzës. E ka kapë ni shtagë tana’ t’oxhakit qi kanë kallë dru e, i ka ra dy herë, nuk e ka pre; t’tretën herë e preu, ia ka vnu gojën.... ai legeni – na i kemi thânë ‘legen’, ô kânë i bakrit legeni, ai qi i kemi qit’ dursh nëpër oda, jo tash qi pi lajm vetë. At’here ô kânë i detyrum, kur ô kânë miki i shpisë, nusja kur ka ardhë iu ka qit’ burrnimit aty dursh mi la durt’, edhe miki shpisë kur ô kânë, ajo nuse ô kânë e detyrume me ardhë me qit’ dursh – edhe mikit edhe nipit edhe familjarve aty.

BG: Mi la durt’?

ShH: Mi la durt’ me qat’ legen e, e ka pasë legenin e bakrit. Me gojë e ka thith’ qat vner kejt babës tem n’kamë, vner edhe gjak e ka mush’... ni legen me vner edhe gjak. Me gojë ai i ka shnosh’ njerzit; vnerin e ka thith’ me gojë e, e derdhke gjak, vner... e mushi ni legen, e derdhi edhe ia ç’aji kamën krejt. Tha, “Apet ka met’, apet mledh’; po a ki gjâ tu mjelë?”, baba tha, “Po more, kam”. “Kos pa trazu lyje kamën, te qent’, edhe e lipín’ qent edhe ta ç’ajnë”. Qashtu ka ndodhë, tani te shpija e lyke baba kamën, i njellke qenë. Ka pasë qenë se na me gjâ gjithmonë kemi majt’. Dy qenë kanë shku me dhenë, dy me lopë e, dy me dhi e, sebepi i egërsisë, ukit... ka pasë ujqi nëpër mal edhe e lipíshin qentë. Kanë ajë janë ba çekaq, si ni legen, edhe kurgjo. Jo babën tem, po plot kâ shnoshë ai.

BG: E qejt?

ShH: U ajshin edhe u shnosh’shin – janë ajë janë shnoshë, janë ajën ni copë kohë, dikur janë nal’, janë shnoshë. A, qejt janë aj’ aa... Ai jo, se qejt kanë lipí, po e kanë çu teposhtë; e, ai e ka thith’, po e ka derdh’, nuk e ka çu teposhtë. Tash pi tham ni... qe ni kapuç se une kam kapuça... qe qaty, me ma la ni i Gjakovës, i Pejës, Gjakovali jo, po i dalt n’Pejë, e pi tham, djali i tij ish aty e pi tham, “Baba i qitina qështu ka bâ” – “jo”, tha. I thashë, “vallahi po – ka shnosh’ gjin’ qështu” thashë, “qy, vete atë djalin t’kallxon”.

BG: E a ka shnoshë tjera sêne?

ShH: Po, ka shnoshë edhe gruja e tina kur i kanë thy durt, kur i kanë lu durt, i kanë shnoshë edhe për aty, at’here s’ka pasë mjek.

BG: E ajo ia ka qit’ n’ven a?

ShH: N’ven ia ka qit’ ajo gruja, edhe ai burri ia ka qit’ durt n’ven; edhe gjâve na u thejshin kamt, vet jau kemi ndreq’... dhenve, dhive, bikit, edhit, kingjit.

BG: E smuja tjera a kanë shnosh’?

ShH: Po, kanë shnoshë, kanë shnoshë ‘gukat’ iu kanë thânë, qëtu u ajshin (prek fytin), kanë shnosh’ edhe ato.

BG: Me çka i shnosh’shin?

ShH: Ato i ka shnosh’ edhe nana jeme, qajo. Ato i kanë shnoshë gratë qi i ka dekë baba pa lind çika, pa lind ajo çikë. Kur ka lind’ ajo çikë, ajo ka mujt’ mi pre, i marrke ni bans – ‘bans’ i kanë thânë – ni copë bari, ledinë sikur qi kem ulë qaty, edhe ia ka matë qëtë ven qëtu edhe ni krahën edhe ni thikë t’bukve edhe ni shkam – ‘shkam’ i kanë thânë me tri kamë, n’ditsh, edhe ia ka bâ kryqzim qëtu me kamë t’shkamit tri [3] herë edhe me thikën tri [3] herë.

BG: Veç ia ka prekë a?

ShH: Veç ia ka prekë. Qëta’ edhe qat farë bansin ia ka marrë, qat’ bansin e ka qit’ dikun edhe o thâ qaj farë bansi edhe k’to janë shnosh’.

BG: Bari ka qit’ n’dill’ a?

ShH: E ka lanë me ni tra dikun me ni ven, më ni dru, sikur une qi i kam do shupa qaty, edhe ai o’ thâ ai bari qaty, edhe mâ s’o lajmru kurrë... qështu janë shnoshë gati krejt. Privat janë bâ ato punë.... s’ka pasë at’her sene; mjek vonë unë e di qi kanë ardhë qëtu.

BG: E fruthi kur ju bike?

ShH: E fruthi, privat edhe ato, edhe ato privat qysh kanë mujt’. Ô kânë i detyrum’ secili familje me vet’, mi ka ra fruthi fmisë... mos me la me ujë t’nxehtë se ai ka marr’ përmasa ma t’mdhaja. I kanë marr’ i kanë lye, i kanë… me tamël, tamël t’gjâve, t’lopve, t’dhenve, i ka shëru ma s’shumti i ka hekë temperaturën ai. Tamli o’ i mirë për temperaturën, e hek’ temperaturën; ka pasë bre smuja po ma pak... se kanë pasën... at’here njerzit kanë hangër gjâna natyrale, krejt natyrale janë kânë at’here. O mjell’ kallamoqi, o mjell’ gruni... nuk ka pasë ksi veqtaqki t’shtetit mi qitë, veç pleh t’dhenve, t’lopve kanë qitë, k’to s’janë kânë, janë kânë natyrale. Natyrale ô kânë buka, natyrale ô kânë djathi, natyral ô kânë tlyni, natyral ô kânë tamli, natyral ô kânë ai kumshti. Kumsht, a din kujna i thojnë kumsht? – natyral ô kânë. Kqyre, kumshtit te na i thojnë, pjesa dërmuse i thotë ‘ukusht’. Kumshti o shërus’, me hangër kumsht... Ki ujë n’bark, pi kumsht; s’ki nevojë me shku te mjeku me ta nxerr’ ujin. Kumshti ta hup’ ujin prej barkit krejt. Osht’ interesant ai kumshti. Na kemi pi kumsht, kur kemi pasë kumsht, n’ven t’ujit kumsht. Qe qëtu une kam kos, qaty n’friz. Une i thirri ni re qëtu se une nuk pi ujë, i tham “bim kos”, e trazoj kosin, pi kos, dy bardak. Dje jam ardhë prej Jezercit, mu dok qi u zhegita pak se nuk jam ninushëm se përdori hapa, se kum pasë sulum une para dy vjete e përdori hapa... ma mirë jam tash, sa me dalë... po, po joo, qysh jam kânë s’jam kërkun. Tham’ “bima kos”, pi kos, e ujë ma pak.

BG: E a t’kujtohet naj ngjarje tjetër n’odë qe ka ndodhë, ose qe t’ka kallxu babgjyshi?

ShH: Ja, n’odë lojna qi janë përdor’... nejat.

BG: A ka pasë najfarë pajtimi, najfarë belaje?

ShH: E pajtimi po, ato po, ato gjithmonë janë, janë prezente, edhe sot i kanë maru’ njerzit. Ka pasë përlamje n’lagje, po pleqt ma t’vjetër, njerz ma t’meçëm qi kanë ndikim n’masë, kanë shku edhe i kanë maru’. Nuk e kanë lânë ma gat’ mi çu punt, po kanë ndodhë belajat tani, kanë ndodhë edhe belaja, janë mytë. Aty tani kanë ndërhy njerzit për mos mi lânë mi shkel familjën se te na o’ traditë jo e mirë ajo... mshelën krejt familja – mshelën burrnimi, jo granimi. Granimi janë t’lirë, me granim s’ka punë kërkush, me femna po flas unë, n’përgjithsi vajzë a gru a shkado koftë. Po djemt... se hakmarrja merrët mashklli me mashkëll, kjo osht’ n’shqipitarhane se tjetër kun’ s’â kjo... e, kanë shku i kanë maru’.

BG: A din naj rast?

ShH: Po, plot ka raste, po une shkoj vet’ nëpër qëto, hala shkoj.

BG: A po m’kallxon ma shumë?

ShH: Jo, na thirrin njerzit me shku ku ka dikun: hajde. Bâmi dy palë, ajo pala ky osht’ viktimë edhe pala qi e ka ba viktimin i merr gjinën e vet, ka sa t’i caktojnë qata gjinja qi shkojnë mi maru’ edhe i qesin, marim i thojn njanës palë.

BG: N’marim?

ShH: Po, marim, ‘mi qit’ n’marim’ i thom na asaj qi po pajtojnë. Marrëveshje me bâ – ati’ i thojnë na ‘marim’, marrëveshje, tani quhët ajo domethanë n’shkencë quhët marrëveshje. Marrëveshje, pajtimi, edhe shkojnë dy palë tana e caktojnë ditën, odën, n’cilën odë. E n’odë tash asnjoni nuk shkojmë tana’. Ai i merr gjinën e vet përpara edhe i çon n’odë t’vet ajo pale. Përpara ja ka kthy ni drekë, po ma herët, ma herët nuk kanë mujt’ me mrri se kanë ecë n’kamë, kanë shku n’mramje, kanë bujt te ai edhe te ai qetri, kanë shku n’mramje, i kanë thânë “duhët me dal’ n’marim”, po duhët me dal’ n’fise.

BG: Qysh n’fise?

ShH: Fise qerav’ katune mi marrë: ai qerav’ katune mi marr’ edhe ky qerav’ katune mi zgedhë gjinën – atyne ju kanë thânë ‘fisët’. E fise janë dymdhetë, a i din ti ato? Shqiptarët i ka dymdhët’ [12] fise. Shqiptart janë dymdhët fise e fis i kanë thânë njerit t’ni katunit tjetër, po kanë marr’ edhe t’katunit, po kanë marr’ edhe t’hujt edhe e kanë lanë odën me ni takim bashkë, tani edhe t’atij, edhe t’atij, me ni odë janë taku bashkë, edhe i kanë kallxu fjaltë: pala e dëmtune t’vetat, fjaltë e veta, edhe pala qi e ka dëmtu ata – fjaltë e veta jau kanë marr’ dorzant. ‘Dorzant’ ju thojmë na ka dy vet’ asaj pale qi o dëmtune, “gjami ti dy [2] vet’ garantus’. Garantus’ i thojnë atina, dorzan na i kemi thânë, dorzan me garantu qi fjaltë nuk guxoni mi lu mâ kurrë. Dy vet’: edhe kti dy vet’ ja marrmi, edhe kti dy vet’, qi shka t’marojnë qata gjinë, qysh ta marojnë qata gjinë, ju me pajtu mos me prish mâ marimi. Edhe janë pajtu, janë marr’ ngryk mes veti, i marrin ngryk, i marrmi ngryk nër veti, ja kallxojm’ punt qysh ja kemi maru, edhe ata marohën. Po me bâ me prishë – deri vonë ô kânë, s’ka guxu me prishë se ka pasë punë me qata dy vet’ tana; ata dy s’guxon mi prishë ai kurrë, se prishët me qata dy, ata dy kanë pasë drejt edhe me, edhe me rre’, edhe me vra, se ma ke prishë marimin, para njerzve. Para njerzve, edhe e kanë nxerrë njerzit tana’, para se me ardhë te marimi besë mu kanë i lirt. Atâ e kum nxerrë une s’di sa herë, e kum nxerrë... nuk di mi njeh’. Janë ngucë nër veti, me na dhanë besë me shku ai i lirë, ni muj, dy muj, dy javë ka bâ vaki edhe me ni javë kum marrë. Po ai i dëmtuni me m’dhanë besë mu, ky me kânë i lirë me ecë me shku ka’ don, o’ n’besë teme. Jam shku kum marr’ besë vet i dyti, se dy vet’ shkojnë, veç rrallëherë me bâ me qillu tepër ashtu... e merr ni njeri, se ma s’shumti shkojnë dy po edhe njâ ka ba vaki, besë… jam shku i kum thânë atina “besë ki ni javë, dy javë, ni muj, dy muj, gjashtë muj” – kom dhanë edhe me gjashtë muj, edhe me ni vjet; ka ec’, ka punu’, kërkush s’ka guxu me prekë se n’besë t’filanit, filani m’ka nxerrë besë. S’ka guxu me prekë kërkush hiç. Kur ju ka kry ajo besë i ka çu qert’ gjin’ mi nxerrë tjert besë, deri...

BG: A ia kanë dhanë besën? A ka pasë njerz qe s’kanë pranu me ja dhanë besën?

ShH: Po, ka pasë njerz, po kanë gjetë njerz qi s’ka pasë ka ja man’... se ja ka gjetë dashamirin, a nipin a dajën, a jaranin, a kojshinë, a ja ka gjetë gjinën qi s’ka pasë çare pa ngu – qashtu ja kanë gjetë gjithmonë, qashtu ja kanë gjetë.

BG: E për çka kanë hi n’bela ma s’shpeshti?

ShH: Po ma s’shpeshti kanë hi n’bela jo për mexhë, ja kanë hi n’bela, janë ngucë çobant nër veti ban vaki’, ja dami, po ka bâ vaki edhe për femna. Ka ikë femna, s’ka pajtu me nejt’ aty, ka ik’, bima e ka vra, ia ka vra ni mashkull edhe ashtu ka ndodhë.

BG: Ka pasë raste a... a din najnjo?

ShH: Ka pasë raste edhe ashtu. Po, e di une n’Bllacë, ô kânë kjo pak para lufte, e ka feju, i Bllacës djalin n’Grejqec, ajo vajza prej Grejqecit. O shku baba edhe nana, ja kanë dhanë atina t’Bllacës, ja kanë ba përhajr te shpija. Kanë qit’ fjalë nuse, dhe u ba ajo vajza, ka marr’ – se po m’vjen keq me thânë ktâ – o çu e ka marr’ ni djalë t’Sllapushanit. Ni katun Sllapushan o’ afër Suharekës, edhe ai i Bllacës o’ detyru tana’, ja ka vra burrin.

BG: Asaj grus’?

ShH: Qasaj grus’ ia ka vra burrin, se te na n’kanun shqiptar flitët se ku shkon pshallaki, shkon gjaki. ‘Pshallak’ i kanë thânë qiti’ kanacit, edhe kush e ka marr’ – se ai e ka marr’ grue t’huj, se te na n’kanunin flitët se ajo gru ô kânë e qetër kujna, ia ka dhanë dorën qetër kujna, ia ka dhanë dorën qetër kujna, edhe tash ti e ke marrë, po e ke marr’ grun’ e qetër kuj’ – edhe ky e ka vra tani atâ. Janë maru’ tash mas lufte, pak para lufte janë maru’, kur ke puna e gjaqeve qi u marun’.... para lufte u maru’ ai.

BG: E, a ka hi dikush n’burg?

ShH: Ka hi ai djali n’burg ,ô kânë n’Dubravë qatje. Kur u prishë burgi i Dubravës ka dalë, sot osht’, janë maru’ me ata, tana’ me atë qi e ka marr’ atë çikën, u maru’ me ata, se s’ka pasë ka’ ja man’.

BG: E ajo gruja... – a din diçka...?

ShH: Ajo gruja m’dokët, qysh e di une, u dalë, po ku o’ martu ma nuk e di. A, ndodhin k’to se llafët janë kânë me ja vra edhe ni djalë ktina, ka ndodhë n’Reçak ktu, ka ikë. Mes Grejqecit, Reçaki i Shtimës, qëtu ka ikë edhe si ka shku “mor bima” – hiç, “mor bima” – hiç...

BG: S’ka dashtë me shku çika?

ShH: S’ka dashtë me shku çika; ka nejt’ ni kohë, po s’ka nejt’ ma shumë... o çu ka shku te baba edhe o martu n’komunë t’Suharekës n’Gjinoc.

BG: E kanë martu?

ShH: E kanë martu. Daja msit tani, e kanë qit’ qatje pa u shkatrru me njo’ t’Muzoqinës ktu, edhe ai o’ çu i ka thânë, “E din që ma ki ni rob borxh. Ni nuse borxh, se ti ma ke dhanë”, se at’here edhe pare kanë hangër ka pak, ni kohë ma herët, k’to e din edhe ti. Thotë “ni nuse, ni rob ma ki borxh” – se ‘rob’ i kanë thânë. Ai s’e ka shti fort nëpër... hiç; o djalin ma t’mirin ia ka vra, vllaun e asaj nusës. Vllaun ma t’mirë ia ka vra, po janë maru’ mâ... “se ma ke ba – ma ki borxh ti ktâ” – edhe ja vrau, edhe u maru’. Ka asi raste plot, ka raste... Vitin e kalun’, qëtu m’kanë ardhë qaj gjali qi ki fol’ ti, Fadil e ka emrin. Qëtu ka ardhë, ditën e Bajramit, i kish ikë ni çikë e katunit qëtu Balaj, ish shku n’Dardani. A e din ku o’ Dardania? – n’Dardani. Erdhën qëtu, shka me bâ... thashë, “po a din shka ban’ be djalë? Banja përhajr; e ka zgedhë vet’. N’koftë mirë, vet’ e ka zgedhë; n’koft keq, e pastë vetin n’qafë. Ti... qysh na koftë; e ka bâ vet’ mall”. Baba i çikës ka ardhë, edhe babgjyshi, isha i smut bile, shumë i smutë, ishna shumë keq, se frik’ ishna qi isha bâ operacion n’Spital Amerikan. Mas akshamit, vonë, terr, kanë ardhë më ni dramë qata. Dy ken’ edhe njo tre [3]: “Dil qëtu”, “O s’jam tu mujt’”, “ja peja qëtu”, s’kanë hi mrena hiç, qaty... “Çka ka be?”, “Hajde hin n’dramë”, kukuu, as qi pe di ku me shku bile. A jeni qysh jeni... e dishna rastin qi... edhe jemi shkuën kâ, jemi dal’ përtej Ferizajit, thashë, “Po ku jem tu shku be?”, tha “Jem tu shku ku ka shku çika”. “A e njeh nakan’ ti n’atë katun?” – “Jo” tha, e ku shkojmë na... natë, jo ditë. Jemi shku atje, “a e njeh dikon?”, tha “jo”, thashë “nal be se une e gjaj dikan aty”. Shpinë s’un ja gjetsha natën, ku me gjetë... isha kanë n’darsëm n’atë katun, jo tjetër. Tu vet’ dikan, e s’un e gjetsha kërkun... tu e vet’ dikan, jemi shku me dramë kishe ka’ shpija tij përafërsisht po ishim hi me ni sakak tjetër edhe pe shohmi ni dramë tu nejt’. P’e shohim ni familje atje tu lëviz n’oborr edhe thirrëm. Dul’ njo, shka ka qështu... ku e ka shpinë filani?, tha “hyp n’dramë”, ai dramës s’vet’ na ka pri, tha, “Qe, qëto dyr’” – e gjetëm shpinë. I zoti shpisë s’ish kânë, po ish kanë ni djalë, po djali jo i ri, me do mjekkra qi pi lshojn’ deri qëtu... pi kallxojmë, ku e ka shpinë filani? tha “tybe n’di... i ardhën prej Sllakocit aty, japanxhi” tha, “i ardhën... Dardani o’ katun i madh, po tybe n’di ku osht’”. I njofke ai tani pak kta, se e kishin nifarë sebepi lidhje mas lidhje. Kur ju kallxoj tani ky qi babën, tha “Vallahi baba o musafir, s’o ktu. Shka me bâ tash... bile na tha ai djali, “mos shkoni atje se pak vonë tek jeni...”. ish ora dhetë t’natës. Tha “pa vakt tek jeni”. Qashtu ish, atâ e dishna edhe unë, po ati’ iu kujtu fjalë e mirë... ish natë, jemi dal’ te ni kafe aty, ni dyqan ish aty afër, vetëm aty se dit’ke shpinë ku e ka hiç... Thashë, “po, e a e ki numrin e tina be qi t’ka thirrë – qi “çika jote â te unë”? Thirre t’zotin në t’vjen vet’”. E ka thirrë: “filan, te kafja, filan kafja jem’”, shkrujke aty kafja. Ai katër vet’ erdhën. M’i njoftë asni fije kurrë; as ata neve hiç kurrë. Erdhën u ulën qaty, na qëtu. Bile jo mrena n’kafe, përjashtë, se natë ish, fllad përjashtë. Jemi ulë fllad aty, “kah jeni?” – jemi qështu – “kush na ka thirrë n’telefun?” Thashë “na ju kemi thirrë n’telefon. Cili jeni ju qi o çika...?” Tha, “Unë, te unë o çika. K’to’ shka e ki?” Tha, “E kam tezak. I kahit je ti?” Tha, “jam i Sllatinës s’Moravës”. Tezak, tezak i thojmë na nanës motrav, a ju thuni edhe ju? “Po, kta dy, kta dy i kam nipa, t’kahit je ti? – “jam i Kllokotit” – “Po ti?” –  “Jam i Livoqit”. Ishin ardhë te daja, se kish kallxu qi e ka marr’ djali ni çikë ktu, tash te daja, se nuk o fort mirë puna me nejt’ te daja... kishin ardhë te t’katërtit, erdhën te t’katërtit edhe tasht kta i kishna qëtu – tre: baba i çikës me vlla, edhe babën e kishin me veti, edhe ata ishin katër qatje. Une kum shku te ata tani, kum bâ llaf, se mi marr’ ata bashkë sy me sy, u ngatrrojke puna...

BG: S’u ulën bashkë a?

ShH: Ja, ja çfarë bashkë... ish puna keq, nuk mujsha mi bâ bashkë se nuk mujshmi me mrri marrëveshje.. nuk mrrihët marrëveshja ashtu. Kum shku te ta, pi tham atina qi e kish marr’ vajzën, thashë, “A nin’ vetin gabim najsen? – tha “U bâ...” – “A din qi vajza o ardhë pa pëlqimin e familjës?” – “Ka kallxu” tha – thashë, “a m’kallxon mu ti dishka; mos u m’rrej, mos u m’jep lakë”, se me rre’ nuk i thuhët njerit leht... Po, mos me mujt’ me rreziku fort, duhët mi thanë “kallxom drejt, mos u m’jep lak”, i thuhët. Thashë, “a e ke ditë ti qi djali yt o’ tu shku me vajzën? – tha, “e kum ditë qe dy muj’ ditë” – “Dy muj ti po m’thu, po edhe njo’ pe shtoj une, tre [3]. Pse, pse, ti a e nin’ vetin gabim?” tha, “Po.”. Thashë, “po mirë, ti pe nin’ vetin gabim, po une po t’tham’ ‘je shumë’” – tha, “pse?” – “Qe” thashë, “kur e ke ditë, o dashtë ti me shku te ai, o çikën me vet’ kan’ me ja çu babës tan’. Ai baba ka miq, baba i ksaj çikës ka dajë, ka mixhallarë ka sebepe t’njofshëm. Ajo e din kan’ e do baba ma shumë ose babgjyshi, ose babgjyshi i çikës. Ajo, baba i çikës, ajo mixha i çikës, kta janë me ni shpi; i ka ai edhe katër tjerë hala. Dy janë n’shpi, se ka fermë t’lopve, do i ka përjashtë. Ti o’ dashtë me a çu dikon edhe mu bâ mik qysh duhët. Mik, familjar e ktâ e ke bâ gabim... a e pranon gabimin? – tha “po”. E qashtu, fjalë mas fjale, veç to çu e bajë, “A ki qef mu ndreq’ une kejt?” Tha, “po” – “Mu bâ mik qysh duhët?” – tha “po bre”. Thashë, “po a garanton ti edhe dishka?”, tha “shka?”, se janë tu ba përditë, ti kto i ke ni fort, kto shprehje qi pi tham. Po masi je gazetare pi përdori ksi sene. Thashë, “pi marrin, po hec ni kohë, s’po m’dokët po e përzen, ksi ka raste plot. Qi nuk ndodh’ qajo... – “Une garantoj për djalë, une për qat’ punë edhe për krejt familjën une garantoj”, jo shumë i vjetër ai, i ri po, po fjaltë taman. Garanton tha, po thashë “për djalë”, tha “po, lirisht, edhe për krejt familjën”. Thashë “mirë boll... a pe banon ni punë për mu maru’ edhe mu drejtu qysh duhët edhe mu bâ miq...” n’atë menimin tem mi bâ mirë dy palt: edhe ktyne pak me ja plotsu nifarë dëshire, po edhe atij me ja kry punt’. Mendimi jem u bâ, ajo aty për aty u bâ, jo ka... Tybe n’paça bâ llaf rrugës kurni sen kët punë, se s’e kom ditë une shka do t’ëm thonë, shka do t’ëm del.... S’kemi pasë dijeni shka po flasin ata. Thash “ti në m’ngofsh mue e mu ndreqë mirë qysh duhët, ti me na’j dhânë at’ çikën sante edhe me çu te shpija, se kërkush nuk e din’ katuni qi o ikë vajza, veç familja vet e din’. E me mlu ktâ, edhe ty mos me t’dalë fjala, valla i ka ardhë ni çikë e huja mrena, edhe atij mos mi dal’ fjala qi i ka ikë çika prej shpijës. Thashë “Ti me na’j dhânë vajzën, kët çikën, me veti, na me çu çikën te shpija, e merrni qëta t’juvt kon doni, nesër a masnesër, ka me ta dhanë ky, s’ka çare pa ta dhanë; s’ka çare pa m’ngu mu se m’ka marr’ te shpija. M’ka marr’ n’shpi natën, a pe sheh? Menoj... Une duhët me folë edhe me ata se tyben kum bâ bisedë”, edhe përnime s’kishna bâ, se s’e kum ditë shka u m’del mue me ata. Thashë, “une du me bâ bisedë me ta, me mrri qët’ marrëveshje”, e aty m’kanë nimu tani dy nipat mu. Dajës vet’ i kanë thânë dy nipat, “Dajë, qët’ axhën ki me ngu se pasha Zotin o’ tu folë drejt; o tu folë me na drejtu; ki me ngu axhën se o tu folë qysh duhët edhe pe shohë qi hak për izâ’ t’Zotit e ka veç me na maru’”. Thashë, “Qyre, ata janë t’katunit Balaj, une jam i Jezercit. Nuk jam i atyne. Mu m’kanë ardhë niherë ma herët m’kanë vetë, e sot kanë ardhë te shpija m’kanë marrë. Bile jam i smut’ po nejse, qysh muj i përballoj...” Jam shku kum folë me ata, tha “T’kemi marrë, ban shka dush! Kemi marrë, banja qysh dush, veç me kori jo, me marre jo – marrën s’e marr”. Thashë, “Jo, jo marrën po du me ja hek’ te dyve”. Tha, “banja qysh t’ia bajsh, ti ki mi marrë... s’i prishi fjaltë kurrë”. Baba i çikës nuk folke, folshin ata dy se ai ish nërvozu, tybe n’ditke shka folke për fije... edhe jam ardhë si prej sudoperit, s’jemi kânë ma larg nër veti te kta. Thashë, “A pe ban ti me naj dhanë çikën sante, e marrum na me dramë e çojm’ çikën te shpija. Nesër, masnesër, kur dush ti, merre dikan e shko me ia lyp’ ti çikën edhe ai me ta bâ përhajr; mos mu ditë as qi iki çika, mi thanë dikush ka ikë prej familjës, as mos me thanë dikush i ka ardhë vet’ te shpija, vet’ ja e ka marr’ djali ytë”. Thashë “mos mu marr’ nëpër gojë...”. Se te na shqiptart’ mirrën nëpër gojë kto shumë. Ti kto i din... Edhe tha “Ani”. Po, tu bâ mu nisë, tha, “Axhë, ti me garantu”. Thashë “po na jemi tu folë be...” edhe janë nisë kush me ardhë atje me shku te shpija, mixha i çikës ka shku me dramë, se ai ditke mi gra dramës; ai plaki s’ka ditë, si une... se une s’di mi grah’ kërkujna, veç ai mixha ka me ardhë me dramë edhe ata ni dramë t’vetën, po pak pa u nisë po m’thotë ai mu tana. Tha “Axhë, po me bâ mos me ardhë çika – me thanë ‘s’du me ardhë’?”, tash u tut’ ai, se u lidh’ qi po ndodhë qetër sen.... Se deshti me ngjitë ai, po tashti aftsit’ e njerzve, përvoja i ban kto, mu m’ka bo përvoja... njerzt, msohët njeri. Thashë “Qyrëm mu ti, lej kto fjalë” – tha “pse?” –Thashë “ti parzit m’thae ‘garantoj për djalë’ edhe m’thae ‘garantoj për shpi’ – a m’thae?” Nërsy t’atyne treve tha, “po”. Thashë, “n’shpi teme s’guxon me nejt’ kerkush i huj; ai osht’, ka ardhë sot, munët mi thanë ‘çu hec shko te baba yt, mirrna vesh une tani’. Se parzit m’thae ‘garantoj une për shpi’, a m’thae?” tha “Po”, thashë, “qite n’dramë atina, s’ki fjalë tjera tash... na u lidhëm – qëto fjalë i kena, s’kem niqin fjalë. Parzit’ m’thae ti ‘garantoj për djalë, garantoj për familje, për shpi teme’ e shpija o’ e jotja; ajo e ka shpinë te Baliqt, ka ardhë te ti sot, munësh mi thanë ‘hin n’dramë te mixha yt’” – se mixha ke. “Dil hin n’dramë te mixha; qysh mirrmi vesh na o’ punë e jona. Çu hin n’dramë, shpija o e jemja”. Thashë “kërkush i huj’ n’shpi teme s’un nen’, as n’të tanën s’duhët me nejt’. Se ti thae ‘garantoj për shpi’” ... edhe e msheli gojën, se s’kish ka i ikë asaj edhe hecën. Dy kanë nejt’ aty, dy kanë shku atje edhe njo’... kta kanë shku atje, bile ky m’tha mu... kur erdh, qat’her e kishin pas veshë ni fustan ma t’ri, fistan tjetër, qi kishe n’formë t’nusës. Ai m’tha mu, tana’ masanej m’ka thânë, jo qat’ ditë.... edhe e pruni. Erdhën tybe n’njefsha dramën se hem natë, edhe ishna i smut’, i lodht’... Erdhën, erdhën ai i kafës tani e msheli kafën veç na’j la do karrika qaty jashtë, se ai e msheli, shkoi, veç ai i inës nejke. Se ai i inës çel’ aty. Kur jemi nisë me shku te drama, u nalëm pak ma larg, dul’ ai baba i djalit edhe po m’thotë, “o axhë, t’pruna rob t’shpijës”. E baba i çikës ish ti’ ardhë përkrah me mu; ajo fjalë nuk u bajke me folë se thoshna po revoltohët ky edhe po prishët puna po përlahën tana’... Menzi qi e pruna punën n’marim; thashë, “mshile gojën se s’kem mâ fjalë... se s’e ki rob t’shpijës; n’shpi t’ka ardhë sot, nuk o e jotja, as s’e ki tanën, as s’e ki t’djalit, as s’e ki t’mixhës, as s’e ki t’vllaut”. Une qështu i thashë: “mshile gojën” edhe u nal. “Veç edhe njo” tha “e kom”, thashë “Fol”. Tha, “nesër na dojmë me ardhë atje edhe ti me kanë atje” – “s’ka nevojë une me kanë. Une i kom nje’ fjaltë, kta mâ fjalë s’mujn me mi lujt’... se une nuk kum ardhë me zort – as ty as ktina”. Tha “po tash...” thashë “tash qështu e ki...”. E kemi shti n’dramë, m’kanë pru me gjithë qat’ çikën qëtu te dyrt’. Po kur jam ardhë qatje n’rrugë i kum thânë, “Qyre çka po t’tham: bâni ma prekni ju qët’ çikën...”... Ai u kanë n’karrikë përmas – “pasha Zotin kini punë me mu!”. Masi e kem shti çikën n’dramë. “A po nin’ çiko?” – emrin ia veta po ia kum harru, “veç ni fjalë ta thojnë kta, ti me m’kallxu. Une shpinë qekâ e kam, emrin e kam qështu, qe numrin e telefonit. Egere i folni ju çikës, pasha Zotin me mu jeni keq” edhe nuk i ka thânë asni fjalë... edhe, o ardhë t’nesrit mixha i çikës, m’ka marrë, se kanë ardhë ata plaki me bâ përhajr. E, sot osht’ çika atje edhe u kry, jemi ardhë babgjyshi i çikës m’tha “çu banja përhajr”, tha – ja, ja. Bile e kishin marr’ edhe djalin për veti mi marr’ vesh fjaltë, mos mi lu djali me çikën: mi marr vesh baba dy baballart, me dal’ jashtë... thashë, “Ja, ju me dal’ edhe mos gaboni me ja lujtë asnjoni tjetrit fjaltë. Ja ti me thânë ja valla une ma sun po rri aty – çika, edhe ti ja valla s’po du mâ. Janë dal’ përjashtë, tha “çu banja”. Thashë “ja, çu banja ti, çika o e jotja; une jam kanë ndërmjetsus n’këtë punë”, edhe po thotë “mik t’mirë bile e kam, po qashtu m’ka ndodhë, m’ka ndodhë ni ditë n’Talinovc” Babgjyshin e kum pasë qi o marr’ me... Sylë Hajdari qi t’thashë, e kum pasë ni mixhën Zymer, o marr’ me qëto, n’Neredime kum shku me tâ bashkë une.

BG: Me pajtu njerz?

ShH: Po, me tâ, me tâ une kum shku shumë; babën e grus’ e kum pasë qësi qi ka pajtu njerz, para meje ô kânë ni Ali Sahiti, edhe ai o’ marr’ me qeto’. Une me qëta po kam kânë edhe me katune se kum pa njerz t’meçëm, kemi kânë n’kshill’ t’pjatimin n’katun.

BG: Keni pasë Kshill t’Pajtimit t’Jezercit a?

ShH: Kemi pasë Kshill t’pajtimit t’Jezercit mrena fshatit, qi janë ngucë njerzit nër veti, janë fjalos’, kemi shku i kemi maru. Ka pasë qi janë ra n’gjak me katune tjera, kanë ardhë ata, na kanë ra n’katun. Na jemi kânë t’detyrum, Kshilli i Pajtimit me qit’ ku duhët. Ose na kemi shku n’fshatin qetër i kemi thirrë t’katunit t’atina mi maru. Kemi shku n’qëto sêne gjithmonë. Une i kum pasë pak edhe marak, po ja kum pasë gjithmonë nëpër oda kto me i ngu, bile qëtij mixhes Zymer qi thashë – se une ‘mixhë’ i kum thânë; ‘bac’ ma herët kur ishna ma i ri – “Bac, po du me ardhë edhe une be’ me juve”. Thojke “na’j heksh duhanin”; ata pishin duhanin, pastaj me ja hek’ po ja heki, po veç me jau dhanë s’po ja jap, me jau ble. E, ka bâ vaki’ gjithë natën e gatë kemi nejt’n n’oda pa fjet’ hiç deri i kemi maru’ n’sabah. Me qat’ mixhën Zymer jemi kânë n’Ferizaj qëtu prej gjysës ditës gjithë natën e gatë. N’sabah i kemi maru’, i kemi marr’ ngryk’ edhe kanë ecën... deri qëtu kish ra borë, se une jam kânë kurir n’shkollë n’Jezerc. N’ora shtatë e kum çelë shkollën aqe, n’kamë, prej Ferizajit atje. Ai o’ nal’, qëtu n’Neredime ka rrnu, une kum shku n’Jezerc atje a, gjith natën e gatë pa flejt’ hiç deri i kemi maru’. I marum’ dikur, u çum’ shkum’ n’shpi. Ka ndodhë, ka ndodhë shpesh, po ma herët ma shumë, ma shumë na ka ndodhë. Ktu rrethit plot, po ma shumë n’jabanxhi kemi dal’ e, qeky’ mixha Zymer edhe baba i grus’ teme, kta kanë shku ka’mos: deri n’Gollak kanë shku atje, n’Podujevë, Llap, e...

BG: I kanë thirrë a?

ShH: Po, i kanë thirrë atje, kanë shku; une qatje s’jam kânë kurrë. E, katuni jonë ka pasë njerz t’meçëm shumë, prej kejt fshatnav’ ka pasë gjin’ – ma t’meçëm se katuni jonë s’ka pasë kërkun, asni katun s’ka pasë.

BG: E qysh t’meçëm?

ShH: T’meçëm qi kanë maru’ gjin’. Ktyne ju kanë thânë ‘pleqnarë’; ka pasë Ali Delia, ni njeri ka’mos ka shku, ai ai i ka pasë tre [3] emna: Ali Delia i kanë thânë n’Jezerc – Alia i Delis’, Jezerci i ka thânë Ali Delia. Kur ka dal’ ma larg, i kanë thânë Ali Jezerci.

BG: I Jezercit ô kânë a?

ShH: Po, i Jezercit ô kânë, katunët i kanë thânë Ali Jezerci. Kur ka dal’ qanej Llap e Gollak, i kanë thânë Ali Zhguni, zhgun’ qi e ka bajtë; qëta tre [3] emna i ka pasë.

BG: A din naj storje me ato?

ShH: T’atina a... po, m’ka vetë, m’ka pyt’ sivjet ni profesor i gjuhës libra tu shkru, edhe m’ka pyt ni vlla, se m’punon mu ni vlla n’komunë qatje, edhe po m’thotë, ai m’veti për ni hoxhë, vllavin e kish vet’, e thotë “vete se ai e din a ô kânë n’burg a jo, për ni mulla Hazir t’Jezercit”. Thashë “Po be, ô kânë n’burg ai”, “Po për shka?”, thashë “kunrat i ka pre vllavit, kunrat e veta... pushteti sërb t’ka denu, n’oborr temin”.

BG: E pse?

ShH: Pushtet okupus’ ô kânë aj, n’oborr tanin.

BG: E n’cilat vite ka ndodhë kjo?

ShH: Kjo ka ndodhë prej katërdhët e katërtës [‘44] e tekterti dikun afër pesdhetshit [‘50] kjo ô kânë prezente ktu te na qëtu... “a t’ka kallxy?” tha, “po”. Tha “Du me t’vet’ dishka bre...  e kum gjetë n’libra ni Ali Jezerci, n’kamë qaty te hotel Lybeteni qi pi thojnë...” unë tu ardhë përpjetë, ai tu shku teposhtë... se ai ô kânë kshilltarë pedagogjik n’Jezerc, une jam kânë pastrus’, korril. Ai m’njeh mirë bile ‘bacë’ m’thotë... zatet’ kâ, ni kafe ma qet, veç qi “pe man’” thotë, “traditën shqiptare... ni Tefik Ajvazi, n’njofsh, Ali”, thashë “kallxomë ti mu qat’ Ali qysh e ke gjet’ ti n’libra; a e ke gjet’ njeri t’odave a si shkriptar, si lexus’ i parë, se une i di edhe ata...”, “Jo” – tha...

BG: Se ai ka lexu i pari?

ShH: I pari ô kânë ni Ali Asllani, tani mas atij ka dit’ shkrim lexim; ku e ka msu nuk e di kërkush. Ali e ka pasë emrin edhe ai.

BG: E sa vjet i ka pasë, qaj qi ka ditë shkrim edhe lexim?

ShH: Ma i vjetër se une, po, po, shumë bile. Edhe tha, “Ja, ai i odave”, thash, “E, ai ô kânë Ali Delia” e tha, “kush o’ i afërt i tij?”. Thashë “filan msusi – a pe njeh?” tha, “Po” – “E,” thashë “i qasaj familje..” – “po a ka pasë djem?” – “Dy i ka pasë. Njani i ka dal’ n’Kraishtë te Lipjani, njani i ka pasë dal’ n’Prelez. E ka pasë veç ni djalë, ky n’Prelez s’e di a e ka mâ, s’e njoh; ai i ka pasë dy [2] djem” thashë, “tybe n’i njoh mâ hiç”. Tha “Qysh e din”, thashë, “e... qysh e di; po t’kallxoj pra – a don me t’kallxu dishka?” Thotë “Shka”. Thashë, “ish kanën Xhemajl Obria, ia kish ní zanin Ali Jezercit, po din shumë, po pleqnon shumë, e ia kish pas çu ni fjalë mes ni Kremirit”. Tash i thojnë ‘kremir’, at’herë i kanë thânë ‘kremiroc’. “Thotë ‘Allahile me ta dhanë ni porosi... kum ni bre – une nuk jam taku’ me atë njeri, po kum ní shumë i meçëm ni Ali Jezerci’ – ‘vallahi po’ thotë. ‘A e sheh ti najherë?’”, se at’here n’kamë, s’kanë hecën... s’ka pasë me shka me hecë. “Thotë ‘a e sheh najherë?’, thotë, ‘po shpesh e shoh, del n’Shtime’” – se e kanë pasë afër Shtimën, ma ngat’, kanë dal’ n’Shtime – “thotë, ‘a po ia çonë ni fjalë me vet’’, thotë, ‘po, bre’ – ‘thuj ‘m’ka porosit’ filani: kum ble krypë shumë edhe mu ka krym’ krypa... kum ble shumë, mu ka krym’ e ti po pleqnojshe’”.. ai s’i ka kallxu qi “edhe une di po”, “‘ti po pleqnojshe ka’mos Kosovën krejt; mos ke ní najkun helbetna, masi po shkojshe ka’mos; a ka ilaç a jo mi qit’ krypës qu mu ka krym’?’. Edhe ky vjen mas ni kohe, ka dalë, del n’Shtime, ‘qysh je mixha Ali?’” – se koxha n’moshë, “ky thotë ‘mirë be’’. ‘M’ka porositë filani, iu kish krym’ krypa’”. Edhe ai s’e ka ditë shka i ka thânë, qi e ka marr’ selamin. Shka i ka thânë ai ky s’e ka ditë hiç, po ky e ka ditë tani me mesele. “Thotë, ‘kish ble krypë shumë e ju kish krym’ krypa, e m’ka thânë ‘allahile vete se ai po kërkojke ka’mos... po marojke gjin’, po marojke gjin’ nëpër oda, ka’mos. Vete mos ka ní najkun a ka ilaç me ia qit’ krypës qi po m’krymët’’. Thotë ‘po, ka’, ‘mâ...’ thotë, ‘Po valla. Thuj atij ti t’ka bâ selam Ali Delia; ka ilaç, he, n’paç n’shpi mirë, mos paç n’shpi, n’kojshi, mos paç n’kojshi, dil n’mahallë, mos paç n’mahallë, dil n’katun, mos paç n’katun tanin dil n’katun qetër. Ni mushkicë qi’ ka pjellë, milja tamlin e mushkicës edhe qitja krypës edhe blej sa dush kryp, qitja, ajo mâ kurrë s’ka mu prishë edhe i hiqët krymi meniherë’. ‘E, hajr bafsh’ thotë”, e ky ia ka kthy përgjigjjen meniherë, kjo përgjegjja pe din ti çka ô kânë. A mun pe merrë veshë ti? Kryma, krypa nuk krymët kurrë, e ky e ka ditë që kryma nuk krypët, krypa nuk krymët edhe ai e ka ditë që nuk krypët, po e ka provu ktâ sa po din, e ky ia ka kthy tana’ përgjigjjen me domethanjën qi edhe mushkica nuk pjell’ kurrë. Mushkica nuk pjellë; mushkë po nuk shtohët, e i ka thânën: “n’paç n’shpi, dil n’mahallë, mos paç n’mahallë dil n’katun, mos paç n’katun tanin dil n’katun tjetër. Lype ni mushkicë qi ka pjell’, mile, qitja tamën krypës e qitja mos ki gajle, e blej qetër e qetër” – ajo s’ndodh; asnjona s’ndodhin ato. Ia ka kthy përgjegjën, thotë “s’pasna punë me tâ, qeshtu o kthy... edhe atina shkrimtarit tana pi tham, thashë, “hej, a e morre veshë çka t’thash?” tha “çka thave?” – “A t’kallxova qysh ka ndodhë, shka ka domethanje tash; a t’kallxova qi kryma, krypa nuk krymët edhe mushkica nuk pjellë?”. Tha “tybe s’kesh tu ja vnu menën”, thashë “s’ia ke vnu’ menën po mos i vet ti gjinën kshtu”. E, ati Ali Delis’ i ka ndodhë edhe dishka tjetër. Ka shku me ni pleqni ka’ Drenica dikun larg at’here n’kamë. Edhe, kundërshtari i tina qi ô kânë n’marim, s’ka pajtu; ai ish kânë ma gjaknxehtë, edhe ky ma i meçëm, ia ka marr’ orën, dijën. E ka thur’ me fjalë, ma i ditun, ma i aftë, e ka mujt’ atâ. Ai ish kan’ idhnu; e kanë maru’ po ish kan’ idhnu ai shumë... Shkon te shpija vet’ ai tjetri edhe shkon ju thotë djemve t’vetë, thotë, “Kqyrne, filan Ali Jezerci ke edhe m’mujti; ju nuk jeni djemt e mi qi nuk delni nesër me vra”. Se para se me hi mu prishën, tu bâ llaf qishtu i paska thânë “filan ditën kam me shku me ni pleqni...” sikur me thanë n’Pleshinë, n’Dramjak. Aj pe din Dramjakin ti, qëka’ knej, sikur me thânë Dremjak qanena’, edhe thotë, “ka me shku filan katunin n’pleqni, e ju me dal’ me ia zanë pritën me vra, se m’mujti me fjalë; tyben la pa e vra”. Ish kan’ idhnu shumë ai qi e ka mujt’. Ky e shkon i thotë djemve edhe djemt s’kanë guxu babës me ia prishë. Kanë thânë “duhët me dal’ edhe duhët me dalë” – kanë thânë djemt, “mi marr’ pushkt...” edhe i kanë dal’ n’udhë. Paska ra shi gjithë natën, udha lloç, ai tiriqt e bardhë, kallqit e zi, iu kanë thânë. Kallqi janë veshë kur t’.... mos mu stërrpik’ kur ka shku n’oda – se harrova me t’kallxu parëz, ata janë kânë t’zi, i ka shpërthëky se qe ku shpërthëkohën, edhe ata janë kânë mu përthëku qëtu, edhe ato janë shpërthëku qëtu se qe ku i kanë kopsat – edhe, ka hec’ ai, djemt e kanë pa tu ardhë edhe dai shumë... tirqit e ri si bora, dai me pa i veshën mirë edhe i hjeshëm, edhe po vjen tha, tak dalke qanej, tak dalke qeknëj. Pikë lloçi kërkun’ s’i kish ra, edhe gjemt veç pe kqyrin edhe i thoni njani-tjetrit, thonë “Pasha Zotin nuk ban’ me vra kët’ njeri se koka dai shumë, po leje qi koka dai...”

BG: ‘Dai’ kujna i thojnë?

ShH: ‘Dai’ i kanë thânë pedant, i hjeshëm; ‘dai’ i thojnë qatina – i hjeshëm.

BG: Burrat burrave iu kanë thânë ‘dai’ a?

ShH: Po de, burrat burrave ‘dai’. Po, edhe vajzës i kanë thânë ‘e hjeshme’. Thotë, “koka njeri pedant po, kqyre: prej Jezercit ka ardhë edhe pik’ lloçi; edhe kqyre qysh del tak atje, tak atje edhe pik’ lloqi s’i ka pikë... edhe e ka mujt’ babën; ô kânë i Zoti e ka mujt’... s’ka me bâ...” –njoni-tjetrit... edhe pe shohin ktâ tu ardhë, tash tu ardhë te kta. Kta prit’; njoni thotë “nuk pe vrasmi” – “po shka bajmë” thotë, “baba na vret neve... pi thojmë babës ‘nuk erdh’. Njoni i meçëm pi tyne djemve thotë, “pi thojmë babës ‘nuk erdh’” edhe pe kqyrin, vjen për skej edhe nuk i ka pa ai asnjanin; ka kalu edhe kanë bâ llaf djemt.... edhe pi thojnë babës ‘nuk erdh’ edhe nuk kanë qit’ n’to me vra... a baba i ka qit’ me vra n’atë idhnim, n’atë revoltën qi e ka pasë... edhe janë shku n’shpi. “A erdht a? – “Po”, po si ishin kan’ dal’ djemt me shku, mas gjysë ore ish kânë, iu kish pas hek’ ajo idhnimi atina, thotë “Kuku shka bâna” vet’ tani ka thânë, “qi ish i zoti, m’mujti, kish zotsi... nuk ka bâ me vra, po u bâ tash... Kuku për mu, i qita djemt me vra”. Ish kan’ bâ pishman ai te shpija e vet’... Shkojnë djemt “A erdht’? He? Shka bâtë?”, thotë, “babë, nuk erdh”, thotë, “Jo be... shyqyr qi s’paska ardhë se vallahi mas gjysë ore edhe une jam bâ pishman, se ish zor mi gjetë çift atij njeri: edhe për dije, edhe për daillak, edhe për zotnillak, pedant, dije, i meçëm, pedant n’veshë... Jam bâ pishman pasha Zotin, edhe une qi u idhnova, qi u m’mujti po u m’mujti se kish dije, u m’thurri me fjalë... edhe une ja bâ pishman vallahi, po shyqyr qi s’paska ardhë...” – tri herë thotë “shyqyr qi s’paska ardhë”. Mas ni trohe, djemt thonë, “O baba jem, vallahi ka ardhë edhe s’e kemi vra edhe po t’kallxojmë. Qysh, he, prej filan venit kur prej ktuhit e kemi kqyr’, lloç udha, pik’ lloçi s’i kish ra, tak me ni guri qatje, tak me ni guri qatje, edhe njeri ma daji nuk kemi pa; edhe at’herë nuk na murr’ menja me prishë atë njeri”. Thotë “Jaa, edhe unë s’kum pa edhe shyqr që nuk te koka vra”... qështu ka ndodhë edhe me ato. Atij ia ka prishë marimin njoni n’katun tonë, marimin, s’ka pajtu, e ka maru’, s’ka pajtu more’ hej, rri urtë, n’kshill t’pajtimit sikur edhe na qi jemi kânë, edhe ka ikë prej marimit, iu ka dal’ pushkë, dikun treqin metra larg tak e ka vra.

BG: I ka gjujt’ a?

ShH: E ka gjujtë edhe e ka vra. Alia e ka vra qatâ. Alia e ka vra atâ qi e ka prishë marimin, tani katuni e ka pagu komplet.. zdisi e ka pagu atë gjak... Veç qi e ka prishë zdisin e ka la me gjak. Marimi... edhe jau ka lâne ai niherë “punoni qysh t’punoni, une s’e prishi”. Kur ju kanë kallxu “e kemi maru’ qështu”, ka thânë, “une nuk pajtoj” edhe u çu ka ikë, edhe ka ikë; tu ngâ shpatit teposhtë, ju ka nal’ pushkë prej naltit tak...

BG: Alia a?

ShH: Alia vet’ e ka kap’ pushkën aty, se n’atë kohë ka pasë pushkë edhe tak e ka rrokë plumi bile ka ikë larg, ka ra nër shpijat tona, me ni prru ka metë. Po, po kanë pagu’ qaj tubimi komplet mledhia aty, jo veq Alia, po kejt. Se e ka prishë zdisin e kejt katunit...

BG: E ka prish’ a?

ShH: Po e ka prish’ zdisin. Tubimin e kejt katunit e ka prishë – e ka pagu.

BG: E qysh e ka pagu tani katuni?

ShH: E ka pagu tani kejt qaj katun, qat gjak, se bashkë janë kânë n’at’ marim aty.

BG: Me pare a qysh?

ShH: Me pare, me pare, me pare ka ndodhë ajo, ka ndodhë ajo, ndodhin ato...

BG: E sa pare o’ pagu gjaku?

ShH: E, s’e di... at’here o’ pagu gjaki me lira. Pesdhët [50] lira ô kânë me n’Duhël n’qafë t’Duhlës e knena, gjashtëdhët [60] lira janë kânë natan’ gjaku.

BG: E sa janë kânë gjashdhët [60] lira?

ShH: Po at’here lirat, nuk e di sa janë kânë lirat... tash pi harroj une edhe me dinarë tonë sa ô kânë lira... Lira tash m’dokët o’ treqin euro, ni [1] lire. M’dokët dikun treqin lira, qetashti. Po at’here lira ô kânë ma shtrejt’, gjaki ka pasë, gjashtëdhët lira ô kânë.

BG: S’kanë pasë shumë njerz me pagu ni gjak a?

ShH: Ja kanë pagu, ajo ô kânë e caktune. O maru’ gjaki, i ki pesdhët lira, gjashtëdhët lira...

BG: Nëse s’e ke pagu, ta kanë vra?

ShH: A, po, jaa, u caktu mâ, o maru’ – kur o’ dal’ n’marim mâ o maru, o caktu qato lira edhe ka pasë me ja dhanë ato lira; ai ka pasë gjin’ dorzan. Janë ndërmjetsu, s’ka guxu me ju livrit’ atyne. Ja, ajo punë o kry, qashtu janë kânë ato ma herët e, ka pasë edhe qera. Nusën kur e kanë marr’ kanë shku me kali, me duvak – a i ke ní ti kto? Duvakin e kanë maru’ gratë tona, i lesht’ ô kânë, e kanë shti n’krye qishtu trrak. Ai ô kânë i rrallë, ftyrën e nusën krushqit s’e kanë pa kurrë. Nusja i ka pa krushqit përpara.

BG: I lesht’ ô kânë?

ShH: I lesht’ ô kânë, po ô kânë pak i rrallë; i kuq ô kânë edhe teposhtë.

BG: Krejt e ka mlu nusën a – duvaki?

ShH: Po, krejt e ka mlu nusën, deri ktu. Po, deri te gujt’ e ka mlu nusën; ajo i ka pa edhe e kanë pasë detyrë krushit... o’ met’ ajo... krushqit, se ka bâ vaki krushqit kanë luftu nër veti, lshoma udhën; lshoma udhën; lshoma ti udhën; s’ta lshoj unë; s’ta lshoj unë. Sot thirrën Vorrët e Krushqiv n’bjeshkë tonë, qi kanë luftu krushqit me krushqi. E ma herët, për mi dhânë tana’ lajm udha osht’ e lirë; nuk osht’ e lirë n’drejtim t’shtetit ose t’sllavizimit, se ka ndodhë çkamos... Krushqit kanë marr’ këngtarë me veti, kanë knu malsorqe... A din ti kangë malsore?

BG: Jo.

ShH: Nuk e din... e, malsorqe, i kanë kap’ dy veshë, ja njanën anë qëtu edhe zanin ma t’mirë kush e ka pasë jo po, po jo... edhe kanga tani ô kânë, edhe tjera ka pasë, po, qëto trija janë kânë.

BG: E kanga qysh ô kânë?

ShH: Kanga ô kânë... ja kanë dhanë haberin njoni-tjetrit krushki i parë me t’mramin kâ: osht’ e lirë rruga; s’osht’ e lirë. Hasmi s’ka mujt’ me ditë shka o tu thânë, kta kanë knu edhe i kanë kallxu njani-tjetrit, ai atje përpara ka thânë jo po, po ka dishka; jo, jo s’ka kurgja. N’formë t’kangës... kanga malsorqe o’ knu për qata, krushqit ka janë shku; se ka bâ vaki nusën ia kanë marr’ n’udhë...

BG: Nusën n’udhë?

ShH: N’udhë ia kanë marrë.

BG: A din naj rast?

ShH: Ja, veç kanë kallxu, se une ktâ s’e kom mrri.

BG: E kush ja ka marr’ nusën?

ShH: Ja kanë marr’ kombët tjera. Ee, kanga malsorqe o met’ prej qasajna.

BG: Kombët tjera, pushtuesit...

ShH: Pushtusët bre, pushtusët... kombe tjera.

BG: E shqiptart mes veti s’i kanë marrë?

ShH: Ja, Shqiptart mes veti ja, po pushtusi... ka ndodhë ajo, ka ndodhë te na n’Jezerc. Kallxojshin, ka ardhë nusja, veç sa ka zbrit’, veç sa ka hi n’oborr, edhe kanë ardh’ xhanart e Sërbiës s’Parë edhe ja kanë marr’ nusën n’oborr, pa hi n’sobë t’vet halâ. Te qaj mixha Jupë qi t’thashë, ka ndodh’ qajo. Xhanart e Sërbiës ja kanë marr’ nusën, nga... ni njeri me ni lagje tjetër ka’ Shtimja, kish pasë muhabet me ta, mi dhanë parët, mi dhanë parët me nxerr’. O nxerr’ nusja n’Pralok – i thojmë na, ni lagje tjetër kâ. A’qe kanë ngâ, i kanë dhânë parët edhe i kanë rre’ ata gjin’ n’cung’ t’druve, ata xhanart’. Cungit t’druve i thonë na ku copton dru n’oborr. Aty i kanë qit’ stupc, n’cung t’druve i kanë rreh’ ata gjin’ edhe i kanë thânë, e kanë nxerr’ nusën n’qetrën lagje, jo po tri lagje i ka ra mi kalu...; kanë dhânë lira, kanë dhânë lira, e kanë marr’ nusën prapë, e kanë çu te shpija. E qajo ô kânë ajo fjala qi t’thashë ty – malsoqe, qi mos me ndodhë ata me dal’ n’udhe me jau marrë... edhe o’ knu malsorqe, qi nuk ka kurgjo – haber ô kânë ajo. Haber i thonë ‘lajmrim’, lajmrim – ‘haber’ i kanë thânë; ‘haber’ n’gjuhë turqe ô kânë, se shumë fjalë na i kemi turqe. Se turki na ka majt’ pesqin [500] vjet e, ajo ô kânë, i kanë thânë ‘haber’, lajmrim – njoni me tjetrin: osht’ e lirtë, s’osht’ e lirtë, me kangë. Ata nuk kanë mujt’ me ditë shka janë tu thânë kta, kishe janë tu knu, kta kanë knu, a lajmin e kanë dhânë njani-tjetrin me za. Sikur ktu mu niën n’Manastirc atje, a n’Neredime, sa o ní zani njerit larg, edhe hala knohët ajo kangë.

BG: Ku knohët?

ShH: Knojnë njerzit qi e dinë; qe, vllavi jem e din kangën. Knon, merr pjesë nëpër gara, e përfaqson komunën e Ferizajt, ka’mos shkon; ka edhe dekorata ka, ka marr’ pare, ka dhânë kshtu; pesë herë e ka zânë venin e parë n’Kosovë se kshtu far’ mirnjohje ka plot. Shkon n’Shkup, shkon n’Mal t’Zi, shkon n’Shqipni, e qajo ô kânë qashtu at’here n’atë kohë.

BG: E babgjyshi, a t’ka kallxu najherë për kohën e vet’ kur ô kânë ai i ri; a t’ka ra najsen, me ta tregu naj ndodhi, ose...?

ShH: Po, tasht ti ndish pak me ja nis’ skëjti dikun, n’ditsh. Mbijetesa te na ô kânë me bagti – jo te na po n’krejt Kosovën ô kânë qështu.

BG: E qysh i kanë pasë marrëdhëniet mes veti; qysh keni jetu’ ju n’shtëpi t’madhe me qaq shumë njerëz?

ShH: Kemi jetu, normalisht. Po ma herët ka pasë skamje shumë, edhe n’qët kohën kur ka hi Jugosllavia, ka pasë skamje shumë. Na ka marr’ drithnin n’shpi, n’shpi, kur o hi Jugosllavia. Drithnin n’magje na’j ka marr’, drithnin. E ke pasë obligim; sa gjâ i ke pasë, kanë ardhë ta ka njeh’ te shpija: sa dhenë i ki; sa lopë i ki; sa kingji i ki; sa edh’ i ki – ô kânë i detyrum’ pesdhët [50] copa dhi mi çuën, katërdhët [40] copa mish mi çu n’Ferizaj, mish me kille tu ka mat’ mi dorzu’ për shtet t’Serbiës. Kur o’ hi, je kânë i detyrun’ mi çu edhe voët e pulave, sa pula ka ardhë na’j ka njeh’ n’oborr; sa pula i ke pasë, ke pasë mi çu voët n’shtet. Ke pasë me çu leshin e dhenve. Une i kum pasë dhent’; leshin e dhenve kum pasë me dorzu çikaq kille dhenë, ke dashtë mi dorzu, t’i kanë njeh’ ata, ke pasë mi dorzu. Nuk kanë dal’ – qaq je detyru’ me dal’ mi ble te dikush, me plotsu qat’ kilogram... edhe mishin t’njejtën gjâ qashtu, edhe djathë tana’ sa copa t’i ka caktu, çikaq kille djathë ki mi çu, çekaq kille tlyn’ ki mi çu. E kem pasë detyrë na atâ kur ka hi Jugosllavia, i kemi çu n’shtet ato. Serbia na ka qit’ atô komplet; ka ardhë na’j ka njeh drithin, dujt’ n’arë sa i kemi pasë – çekaq drith’, ke pasë me çu drithin.

BG: Qysh ju kanë trajtu’ juve?

ShH: Qashtu, na kanë trajtu’ si, sikur me kânë n’tokë t’huj, n’pasuni t’huj. Po n’pasuni temën, jo une po krejt jemi kânë qashtu, krej qashtu, bite’vi. Une, m’ka bâ vaki me babën tem e kom mshef’ ni thes mill’ – se babën teme ma kanë marr’ n’Brigad – baba tha, “Hajt ta çojmë ni thes me ni shpellë guri”; e kem çu qi najherë me dit’ ku e kem... Tinëz, tinëz, kur jemi shku e kemi gjet’ ni thes tjetër n’atë shpellë, ai mixha tjetër, se jemi kânë t’damë na, – ai mixha tjetër e kish pas çu ni thes n’shpellë. Kur u takum’ me atë mixhën tjetër t’damë, baba pi thotë, Halit e ka pasë emrin, “Mos ke mshef’ naj thes mill’, drith’ najkun?”, “Po” – pi thotë, “te rrafshi i duhanit e kum mshef’ njo’” – “edhe une e çova e lashë njo’; i jemi o’ njo”. E kemi mshef’ nëpër shpella t’gyrve me majt’ familjën. Ka bâ vaki kejt familja ka pasë njerz’ qaty... janë kânë ma pakicë, qi nuk ka pasë bukë me hanger. Ka dal’ hitha me thasë n’pranverë ka mledh’. A din kujna i thojnë hitha? Edhe, s’un kanë gjetë, i kanë zí hithat, e kanë mush’ tepsiën, i kanë mestit’ me dishka, ni troh mill’ ia ka qit’ me lugë, veç me majt’ shpirtin... veç shpirt me majt’, mos me dhânë shpirt fmija. Deri dikun katërdhët e nanën [‘49] e pesdhetën [‘50] qat’ presion e kemi pasë komplet shqiptart n’Kosovë – se jo veç na n’Jezerc – komplet shqiptart n’Kosovë e kemi pasë qat problem qi me kjamjet e kemi pasë. Kemi pre mish me hangër, me prish’, me pshtu shpirtin; kemi zí kallamoqa me hangër darkë me majt’ shpirtin; kemi zí kompira – bukë s’kemi pasë, kumpria kemi zí. I kemi mjell’ na kumpirat edhe neve a po gjajmë a s’un po gjajmë naj trohë me majt’ rezervë për t’nesrit, për t’masnesrit, qashtu ô kânë rrnesa.... deri dikur, u stabilizu tana’, nisi pak ma ndryshe tana’ po nën presion jemi kânë gjithmonë. Mas asaj, tani ka ardhë aksioni i pushkve n’pesdhët e gjashtën [‘56]; shqiptart i ka bô troshë tu i rreh’.

BG: A kanë ardhë edhe n’Jezerc?

ShH: Po, kanë ardhë vallahi, kanë pas myt’ tu i rreh’ n’shkollë t’Jezercit. Mytë i kanë pasë tu i rreh’ sa qi janë dekë njerzt prej drunit. Janë detyru me ikë, me lshu, me shku n’Makedoni. Ni Muhamet, i Jezercit, o’ ikë bashkë me djalë; e kanë rreh’, e kanë bâ troshë – ka ikë, ka shku n’Makedoni. I ka do djem t’djemve... se edhe djemt i ka dekë, qi ja kanë rreh’ shkijët, troshë ia kanë bâ. Ka gjin’ qi i kanë prishë shkijët tu i rreh’ me dru, shkijët, bum bum bum, qashtu. Ashtu e kum pasë une djalin e hallës, qi e kum pa t’rrehën; baba m’ka çu me kqyr’ n’Kabash t’Prizrenit – siku’ qëta pantoll’ e tu prej qëtuhit deri n’thoj t’gishtave zi edhe, thojtë janë kanë... edhe prej ktuhit e teposhtë. Mirpo, ai s’ka pajtu me pushtet kurrë. Ni pushkë e kish pas qitë, pesë [5] i kish pasë hala. Krej qat t’vetin e ka bâ qashtu e s’i ka dorzu. Ka ra n’burg, tana’ n’kohën e Adem Demaçit ô kânë n’burg – se ai ô kânë edhe ma përpara, po n’kohën e Ademit i ka majt’ dymdhët [12] vjet. Tremdhët [13] ô kânë i denun’, po dymdhet i ka majt’ përniherë se kshtu i ka pasë nizët e nanë [29] a s’di sa i ka pasë komplet... Po, tremdhet ô kânë i denun’ komplet, i ka majt’ komplet, edhe gjithë qato tortura i ka bajt’ e pushkt s’i ka dorzu. Gjithmonë m’thojke, “Na duhët me nis’ luftë e armë duhët me bâ. Duhët me nisë luftë me Sërbiën pa çare”. 

Flamurin s’e kemi pasë na, vonë ka dal’ flamuri n’Kosovë. S’ke guxu me qit’ flamurin as n’darsëm as n’shpi, n’asni tubim. S’ke guxu me ngu Shqipniën n’lajme, s’ke guxu kurrë... Mu ma ka rrok’ televizori n’Jezerc kur o’ dekë Enver Hoxha, mu ma ka rrok’ n’odë. Tre shokë prej entit t’sigurimit t’Ferizajit: njo’ e ka ditë, tjert nuk e kanë ditë. Ai ka dhânë msim me mu, e ka marr’ njo t’Pleshinës, njo’... s’e di ka’ ô kânë, veç tre [3] kanë ardhë tinez natën te shpija. Kerri s’ka ardhë, o’ dashtë me lanë te shkolla; kanë ardhë e, e kanë ngu. E kem kqyr na fjalimin; si sot m’kujtohët, Nexhmije Hoxha ia ka vnu ni flamur t’vocër si qëtu, qëtu qe. “Qëtâ” tha, “e ki dhuratë Enver prej shqiptarve t’diasporës s’Kosovës”. Qëtâ e kum ngu’ une vet, kur ia ka vnu qëtu, qe qëtu. I shtrimë n’arkivol aty, n’senek, dhe ia ka vnu edhe tha “ktâ e ki dhuratë prej shqiptarve n’diasporë, t’Kosovës”. Mirpo mu s’um kanë qit’ se m’kishin bâ trash’ ata. Po... bile sot osht’ njo Sokol i Jezercit, kish pas marr’ vesh masanena, tha, “Pse be mos me m’kallxu qi ta ka rrok’ Shqipninë?”. “O...” thashë, “vallahi Sokol s’e kum ditë; filani e ka ditë për qato, as une s’kum guxu m’i kallxu kuj se e kum ditë shka m’kish gjetë. Po i falenderoj ata tre [3] qi s’e kanë shkep’ kërkun”. I falenderoj, kurrë s’i harroj edhe s’i kum… s’um kanë qit’ se m’kishin bâ trash, se nuk e kum pasë gajle une vetit po familjës tana’. Torturat e familjës janë kânë ma t’kqija; ato i kum pasë ma t’kqija e, ajo ô kânë gjithmonë... ato i kemi pasë na shqiptart’. N’kurriz gjithmonë, n’kurriz deri qetasht. Po, edhe qetasht m’dokët s’janë tu mush’ men, edhe qetasht aspak.... edhe tash aspak. Une para luftës kom kontribu se mu... thmijut pi metke sêni prej fmillakit – bindja ma e madhja, fmi’. Me pushtete s’kum mujt’ me pajtu kurrë. Për shka? Babën e nanën ma kanë myt’ shkijët. Kanë luftu ata për prag, kanë mbrojt’. Baba i nanës ô kânë n’pushtetin e krralovinës, krral Pjetri kur ô kânë.

BG: A e din naj storje? A po m’kallxon pak për to?

ShH: Edhe at’herë mlidhën n’kishë t’Binqës. Kisha e Binçës o’ n’komunë t’Vitisë, shkijët e Anamoravës janë mledh’ atje edhe Sali Beqiri ô kânë mixha i nanës teme. Rrahman Beqiri ô kânë baba i nanës teme, qësaj nanës qëtu, edhe i thonë Pashiqit – Pashiqi at’herë ô kânë n’Beograd, krrali Sërbiës, Sërbiës s’parë nadhetës [‘90] seni’ kur ô kânë – edhe tubohën, thonë “Duhët Sali Beqiri... ka çu kry me vlla n’Dukagjin”. Dukagjin thirrët n’kufi me Jezercin edhe teposhtë n’atanë, edhe Zeq Vërbani n’Anamoravë; ata kejt shqiptar qi mu çu me iu thânë shqiptarve “çohi n’kryengritje”. Shqiptart janë kânë n’gjendje mi ngu’ ata njerz me autoritet shqiptar, edhe janë çu janë tubu, “hajde shkojmë te Pashiqi n’Beograd”, edhe kanë shku delegacion... sërbt i kanë caktu shtatë a tetë, a dhetë, sa janë kânë... edhe kanë shku te ai, thonë, “Shqiptart kanë çu krye”. “Ku?” – “Sali Beqiri me vlla n’Dukagjin, Zeq Verbani” – te na, “n’Anamoravë” edhe Pashiqi ju ka thânë, “Kqyre, ju me shku mi vra te dytë edhe na e krym’ atë punë”. Jo, jo me kry atë punë, nuk e di... po “për me vërtetu’ qi e kryni atë punë, ju mi mytë edhe me jau hek’ kryt’ edhe me jau pru kryt’ e tyne me jau pa une kryt’ atyne njerzve”.... edhe e kanë marr’ obligim prej Pashiqit me ardhë mi vra edhe me ja’ hekë kryt’, me ja’ çu kryt’ Pashiqit n’Beograd – Sali Beqirit n’Dukagjin, Zeqë Vërbanit n’Anamoravë. Edhe, janë nal’ apet, janë nal’ n’kishë t’Binçës paria sërbe, janë tubu’ apet edhe kanë bâ llaf cilin me mytë përpara. E, ktâ e kemi ngat’ kur domë; hajde shkojmë ata, atje larg... mixhën e nanës me babën e nanës, vllazni janë kânë ata... edhe janë çu janë shku n’Shtërpc, prej Shtërcës janë dal’ n’Dulloc t’komunës s’Suharekës. Prej Suharekës kanë ra n’Mushtisht, prej Mushtishtit e n’Popolan, Popolan afër Vraniqit. Shpija me dajt’ e mi, si me thânë si me’ qatje n’qendër, n’brag qatje, me Popolan dajt’ e mi se n’fund t’katunit me shpi... shpijën me dy parë dur’, me frengji nalt... për lufta e kishin pasë... baba i nanës me gjithë vlla, edhe shkojnë n’Popolan, i thirrin. I kanë pasë çdo katun kta, ata udhëheqsat e vet, edhe i porositën ni Vazi Ovanin e Popolanit, te ai shkojnë, ngat shpijat, edhe i kanë thânë “A janë te shpija?”. Ka shku edhe nal’ te shpija n’oborr, edhe ka thânë halla Fatime, thotë, “A i ki djemt ksajde?”, se n’Vraniq at’here kish pasë dugajë edhe kovaç, thotë, “po shka janë tu bâ?” – “tu nejt’” – “ti ku po shkon?”, “po shkoj valla n’katun, n’shitore”. ‘Dugajë’ i kanë thânë at’here. Ajo a ka shku n’dugajë a s’ka shku kjo s’e ka përcjell’... para sabahit vinë ia rrethekojnë shpijën tak. Kur o dal’ ni grue... Gratë janë kânë t’detyrune qentë mi lidhë n’sabah. Se na qentë n’katun e kemi pasë detyrë natën mi zgidhë, po n’sabah kur t’jep ferki mu çu mi lidhë qenin.

BG: Gratë i kanë lidhë qentë?

ShH: Gratë, n’sabah, qajo e zoja, qajo qi e ke pasë renin e magjës, e ka pasë detyrë mu çu me kall’ zjarmin ma s’pari, edhe qentë mi lidhë. Kur o dal’ me lidhë qenin, shpija e rrethekune krejt, oborri, edhe qeni tankagtën, njanit i ka marr’ turr. I ka qit’, e ka vra qenin n’oborr, edhe hin mrena thotë, “jemi t’rrethekun...” edhe ka fillu lufta. Dajt’ e mi prej shpijës, prej katit t’epërt, kta prej oborrit. Thanë bam bam bum qit’ prej naltit, qesin edhe e vrasin ni shka edhe jet’ kry për kry me qenin aty edhe rrethetorja e fishekve. Se janë kânë rrethetorët me fishekë ktu edhe pushka aty edhe dy i kanë vra aty. Njâ ia kanë bâ krahin fije-fije. Kur ia kanë bâ krahin fije-fije, piskama edhe kanë ikë. S’un kanë vra kta kërkan’ prej frangjive... Se ata ‘frangji’ iu kanë thânë – bira t’vogla veq pushkë mu pa, edhe kanë ikë shkijët. Zeq Vërbani ka pshtu, tana’ s’kanë guxu hiç, se aqe u thyn’... te ky s’kanë shku hiç. Kanë thânë ky na qet fare kejt: a’qe i kanë mytë dy, njo krahi fije-fije... Janë çu dajt’ e mi edhe kanë shku n’Shqipni te dytë. Baba, nana, me gjithë vlla... shpijën jau kanë djeg’. Kanë shku nëpër shpija t’huja kta, nëpër katune t’huja, Popolan atje, Krushic, n’Bllac, n’Sllapushan. Djemt, dy vllazni t’nanës... nana ô kânë pa lind’ hiç, pa lind’ ô kânë nana jem. Ata dy kanë ikë, kanë dal’ n’Shqpini baba i nanës me gjithë vlla. E, kta janë shku n’Goriq, komunë e Malishevës, thrrët ai vllavi, mixha i nanës veç ni djalë, mixha dy vllazni. Tre [3] thmi i kishin pasë e dy motra ai, nja’ dy motra i kishin pasë e për mi pshtu djemt, se ju kanë hi me ni shpi gratë dikun, e kanë bâ tim... kanë pshtu pa hi n’tavan mi mytë dy vllaznit’ e nanës. N’Krushic te dajt’ e vet ju kanë shku e i kanë çu me ni shpi n’Goriq. Mik mas miki qështu, prej Bllacës, edhe ai i ka veshë n’tesha t’grave. Vajzat at’herë nëpër fshat kanë bajt’ dimija.

BG: Vllaznit’ e nanës tâne i kanë veshë me…?

ShH: Po... edhe atë djalin e mixhës i kanë veshë n’tesha t’vajzave. Ai ish familje e madhe, i ka bâ me vajza t’veta edhe i ka pshtu pa i mytë. Po ata ishin ikë te dytë. Baba i nanës i ka thânë vllaut t’vet t’madhit, thotë, “Duhët me shku, se na familjën nëpër miqasi ka’mos” ish, kan’ pas qetsu puna pak kâ... “S’ban pa shku; edhe me qit’ babën e nanën...”, ka ardhë prapë te fmija, se ia kanë djeg’ shkijët shpijën komplet; kanë nejt’ nëpër katun deri e kanë maru’ shpijën. Kur e kanë maru’ shpijën, kanë nejt’ njo’ ni vjet, edhe shtatzanë tani gjyshja, edhe ai o shku me marr’ te gjyshja. Kanë mjeshtru qasi arkë qi e patëm fjalën, mi maru’ ni parë arkë me përcjell’ ni motër. Se thotë ai, “hajde merre motrën se nëpër shpija t’huja nëpër sokaqe... “S’kam arkë” thotë – “Arkt’ i maroj une vetë”. O’ shku e ka marr’ ni lis n’bjeshkë, tu ardhë me pru ni lis n’bjeshkë, Rufija, Rufija i kanë thânë kta shkijët, klupët, çetnikët. Ka kallxu dikush qi ka ardhë prej Shqipnie; përmi katun e kanë vra; ka lind’ nana jeme tana’, ka lind’ nana jeme... Vllau qi ô kânë n’Shqipni, ai prej Shqipnie... n’Turki ka dekë; s’ka guxu me ardhë hiç. Ka dekë n’Turki e mu bindja ku e pata fjalën – bindja. Sa herë u zatetshin dy vllaznia me nanën, kur ardhshin te na, po edhe kur shkojsha me nanën atje, vllaznia e rrokshin llaf me nanën qët’ rast, qi “qështu ta ban’ shkavi, qështu ta ka bâ”. Se nanës, se nana s’e ka përjetu, se nana ka lind’ masi kanë bâ luftën ata, mësi’ o’ kthy babgjyshi prej Shqipniës, edhe mësi iu ka vra baba ka lind’ nana. Tana’, se shtatzanë e, tani bajshin llaf vllaznia me nanën e, bojshin llaf tani me atë kusherinin qetër qi ke veç ni djalë. Ai ka shku te baba i vet n’Shqipni, ka shitë tokë. Atje n’Turki kur o shku, thotë, “Ku i lave fmin’ e vllavit?” thotë, “Nuk erdh dada...” – për gjyshën, për nanën e nanës. Tha, “ku mi hup’ une dy djem e çikën t’vogjël... larg.... s’kam ku i hupi”. Thotë, “kqyre n’mujsh mi marr’ edhe ata me m’i pru n’Turki mirë, mos mujsh’ mi marr’ rri edhe ti...”, edhe ky s’ka shku mâ kurrë. Kanë nejt’ bashkë kâ; ai ka dekë n’Turki, kish pasë pasuni – kallxojshin at’her, edhe ky llaf gjithmonë u bajke llaf. E unë n’atë aspekt gjithmonë jam kanë n’qat’ drejtim qi e kum pasë urrejtje n’shkije gjithmonë, s’kum mujt’ mu pajtu gjithmonë, s’kum mujt’ mu pajtu... E kum pasë atë bindjën qi kur i nísha tu folë i vogël... po’ tana’ kur u rrita, qi thashë djali i hallës ma kanë shti n’burg, e kanë rreh’, e ka hi ka dal’ me dal’ n’Shqipni, e kanë zanë n’kufi. E kanë pru e kanë shti: “Kallxo” – ai kallxojke qysh pe ma’ shpirtin pi aqehit; baskiat çekaq, sikur qëkjo tavolinë. N’dash rri n’kamë n’dash rri ungj n’dash rri ratë, n’qato kum me nejt’.

BG: N’baskia?

ShH: N’baskia... n’qato kum pasë me nejt’. Dera, qi u çelë ni sobë qështu sa rri ni njeri e ka nejt’ dhetë ditë n’qatâ. “Ni kamë” tha “ia dhasha stenës qanena; ni dorë qësaj stenës, sa mujsha me nejt’ n’havâ”,  edhe s’i ka qit’ pushkt. Pesë, gjashtë [5,6] copa edhe rrehën, tha, “kurgjo s’ish rreha... druni” qi thash e kum pa zi. Tha “kurgjo”, n’qato kur kum nejt’ dhetë ditë, dhetë netë. Po tani thojke “m’kanë shti n’ujë, n’terr burg, edhe gjallesë, çdo gjallesë, gjarpën, bollë, zhabë tu ngjithke n’trup. Deshë, pa kurrni sen’; hiç s’u pake veç kur e kapshe gjarpnin n’trup tu t’u kapë” edhe nuk i ka qit’ n’Rahovec kur e kanë çu prej Përzërenit ja kanë shti rrethin n’kry rreth me rrymë edhe, “eshnat e mija bojshin” tha “gup gup gup”. Qat’her tha “i ka qit’ pesë pushkë”. I ka thânë atyne policisë shkoni thuni ‘vllau o’ gjallë halâ’. Vllavi, n’filan venin janë pushkt, pesë, njo e kish pas qit’ veç e kish pasë njo se kish qit’ e kish pasë t’Zogit t’Shqipniës. E at’herë... tana’ ajo, tana’ mu edhe ati’ shka i kanë bâ... une e kom pasë bindjen tani... gjithmonë e kum pasë urrejtjën te shkijët, gjithmonë. Kum punu’ për komb sa kum mujt’. Une kum zanë njerz nëpër odë qi kanë qit’ parulla. I kum gjeg’, s’i kum qit’ nxansa kam, sot m’qesin kafe. Kum majt’ nadhët e tretën [‘93] une Komunës Suharekës, si ka’ Viti Ri, ka ardhë njani prej Zvicrrës. Kish ardhë ma herët, kish vet’ ‘a osht’ gjallë’, thotë po; ka ardhë m’ka thirrë te dyrt’ me ni mik t’vetin me gjith’ ni vlla. T’Komunës s’Suharekës, Vukosh. S’e njofta; ku me njoftë? At’here ô kânë pa martu... kanë ardhë m’kanë neru’ me ni sarov njeri i qalit, dy fjalë i kum pasë, s’kum pasë mâ. Une sarovin e kum njoftë, ata tjert s’i kum njoftë. Ai si nxans ka punu’ për... O burgos’ si nxans, mik i mikit; “ata shokt’” tha “janë tu na njekë policia; a mumi me ardhë?” Thashë “Po”. Veç i menum’ dy fjalë, ja’ mu korit’ m’i thanë jo – ‘mu koritë’ pe din ti shka osht’... Me thanë jo mu koritë; me thanë po – me rreziku. E bana men’ korinë mos me marr’ e rrezikin me marr’. Rreziki te une ô kânë shumë i madh; me katërdhët [40] antarë me m’hi policia me m’bâ hakaret n’shpi. Për mu ô kânë katastrofë ajo, po katastrofë ô kânë edhe me mi zanë n’shpi. Po jo, s’un i thashë... i kum majt’, i kum majt’, i kum çu deri n’Budakovë. Ja kum msu ni rrugë lokale, se dy herë kanë shku rrotull, kishin thanë çobant ju edhe dje jeni kânë. Thashë “Mos shkoni qasaj rrugë se edhe çobant kallxojnë”. Ja’ kum msu udhën vetë. Nuk kum shku te ai njeri, thashë “Qëtu priti; s’du me ia pa shpinë, as ai mu, as une atâ. Kryni ju punt e juve, une qëtu priti”. Katër ditë... t’katërtën ditë i kum shti përpara, a mun e msun’ udhën. E kanë msu udhën – e kanë pasë detyrë. Odën e kum pasë jashtë shpije une, ma larg se te dyrt’, une. E kanë pasë detyrë familja: osht’ dikush n’odë, mi çu me ni dhomë t’familjës atje, e ka pasë dhomën, ju kanë dhânë çaj familja. Ma shumë nana me grun’ temën, se gruja e ka pasë tezakin njanin, qat’ sakrovin. Aqe kanë hangër, aqe kanë flajt. I kum pasë n’odë, kanë thirrë njerzt te dyrt’ se e kam shpinë halâ nalt atje. Prej dritarës kum thânë, “kush osht’ qështu n’koridor”, i kum qit’ i kum mshel’. N’atanë i kum shti musafirt n’odë, kta drejt e n’atë dhomën atje kanë shku, i kum majt’. Ma s’prami, ma s’prami erdhën m’kallxun’ qi “shancë qi kthehni n’komunë t’Suharekës nuk keni: janë tu lypë me t’madhe”. Po atyne s’ju kanë kujtu qi kanë dal’ n’këtë anë anej ti’ lypë se taman ata me men’, i kanë qit’ n’këtë anë. Tha, “E kemi njerin n’Stagovë, n’komunën e Kaçanikit qi na qet n’Makedoni, n’Shqipni”. Vllavi ka shku te ai, tana si miqt e mikit, nipat e mikit i kum pasë une n’Stagovë; po edhe dajtë e babgjyshit. Babgjyshi i ka pasë dajtë n’Stagovë, qaj Syla qi t’thashë, edhe kemi shku. Kanë thânë, “A mun mi bjen te unë?”... Pat dekë ai mixha Zymber qi t’thashë qi o shku n’Pleqni. I kum marr’ i kum ulë n’kerr’ t’kalit, gruja jem o ungj’, dy gra t’mixhallarve ungj’ n’kerrë; mixha me djalë temin t’madh n’drrasë tu gra’ kualve; une n’bisht t’kerrit. Pak si tajitke shi ia kum qit’ ka ni setër qështu n’kry, une jam ungj’ n’bisht t’kerrit kâ. Për qët’ xhade deri n’fund t’qytetit i kum nal’ n’hekurudhë e i kum çu n’Stagovë. Për hekurudhë, ka ni revole e kanë pasë, ka dy bume i kanë pasë, për mos mu dorzu t’gjallë. “A pe shihni Stagovën – po; a pe dini rrugën – po; Zoti hajr ju qoftë; ishalla qysh o’ ma mirë për juve kaloni...” edhe ai i ka marr’ i ka qit’ n’Makedoni, i ka qit’ n’Shqipni. N’luftë m’ka thirrë qaj Savrovci... se mu tana’ m’diq nana. Ata nadhët e tretën [‘93]... mu nana m’diq nadhët e gjashtën [‘96], para luftës. Qaj Savrovci m’ka thirrë te dajt e vet, qi thashë mu m’zuni lufta n’Korishë, atje ni telefun ke, punojke atje, ajror ô kânë kshtu edhe une kum pasë n’Jezerc asi telefuni... edhe sa torturat i kum hangër n’polici pa skej; ma murrën. M’kan thirrë, thanë, “Qysh je?”, thashë “Mirë...” – “t’kish dekë nâna...”. Kish ní n’Zvicërr atje, thashë “po”, tha “Zoti t’laftë shnosh’”. Filan ushtari ô kânë msus’, ka punu’ me mu ai msusi, tha “I kum thânë ‘kur t’shkojsh n’Jezerc shko te filani, mos ki gajle’”. Thashë, “po une e kom njoft’ atâ para teje...” – “po jo...” thashë, “vallahi po; ai ka dhânë msim’, ka punu’ me mu, po une e kum njoft’ para teje. Po une s’e kom ditë; i kum thânë ‘për shka t’ndodhë shko te ai, mos ki gajle”. Thashë “po ka dekë... ai tha “po, kom ní...”. Grun’ e ka te unë, e qaj qetri tani pamartu ô kânë i Savrovës, ka ardhë sivjet m’ka marr’ me mik t’vetin, e ka pasë motrën n’Jezerc. Nuk ka shku te motra e vet kurrë – bane men’, motër – te une ka nejt’. E qaj dhandrri, burri motrës ka ardhë, gjallë osht’, m’kanë marr’ qëtu ma kanë kthy ni darkë n’restorant qatje n’Neredime. E vllavin e kish marr’ me veti. Edhe po m’thotë mu, “A o’ shpija?”, thashë, “Qajo shpi ku ke nejt’ ti, ajo soba qi s’un nejshe n’odë, qajo osht’, po e djegt shpija”. I kum pasë t’djegta kejt, se na jemi kânë t’ndanë. I kemi pasë shpijat e marune komplet. Secili vlla ka pasë shpi po pa u da jemi kânë, a qeky vllau tha “lyn’ kur t’vi verës; ka’ me shku me pa qat ven ku kum nejt’. Thashë, “oda osht’ e shemt’ kejt. Shpija ku ô kânë, ku nejshin familja, edhe ajo e djegt kejt; veç ni ahër i lopve ka pshtu. Kjo shpi ô kânë e djegt: kejt soba ku ki fjet’ ti osht’ e djegt. Veç qi osht’ e mlune ma tepër, soba knej ku nejshin pemt’, mollat... ti e din... Atâ e kum bâ meremet: dy sobat e poshta i kum bâ meremet”. Tha, “Vallahi, qeky vllau ka me ta...” Thashë “Jo, jo, meremet s’du me bâ, a qi don me pa venin, hajde. Verës kam me ardhë me pa venin...” kur i kallxojke vllavit t’vet “qështu na ka përcjellë”. Çobant na kanë thânë qështu, naj ka msu ni udhë katër ditë, katër ditë na ka shti përpara... a mun’ e msum’ udhën këmbsore n’mal. Vllavi thojke ‘kuku’, e une atë urrejtjen e kum pasë. Ku kum mujt’ me nimu, kum nimu; a kta sllavizmin e kum urrejtje prej fmis’. Nana, kur bojke llaf me dajt’, thmi... kishna qef me ngu’. Deri i kanë dekë vllaznia nanës, sa herë janë ardhë, rrallëherë kanë pshtu pa u bâ llafi çka kanë hekë, çka kanë hekë. Tana’ kur shkojshna te nipi... se nipin ma kanë prishë, ma kanë prishë te’ rré. Dy [2] gra i ka bâ: njanën e ka hala gjallë... s’ka bâ fmi me asnjonën. Kur o ardhë Adem Demaçi, kur o shku e ka gjetë, se ky ka nejt’ Nish ai n’Beograd. Mirë thashë, n’Sërbski Mitrovica, e ka gjetë Ademin n’Sërbski. Ademi ka ardhë n’shpi, ai ka ardhë drejt ka nejt’ dy [2] muj’ ditë ktu te shpija n’Kosovë. Ka shku apet atje n’burg. “Une” tha “n’burg jam kânë aty. Ardhke, une t’dytën herë... ka ardhë ai m’ka kallxu, e ka lshu grunë, ka thânë ‘i kum thânë grus’ ‘martohu, mos m’prit mu ktu’ – ‘S’paske bâ mirë mor’, ja vallahi qështu..’. Apet u lshu Ademi prej atjehit, ka ardhë n’shpi, apet u kthy o shku n’burg...”

BG: Ktâ s’e kanë lshu a?

ShH: Ja, ktâ jo, se ky i ka pasë... at’here tremdhët [13] vjet ô kânë i denun’. Dymdhet [12] i ka majt’; ni [1] vjet e kanë çu përpara – qato i ka pasë përniherë. Se kshtu për ka’ dy vjet e ka ni vjet e ka gjashtë muj i ka pasë. Sa herë ka kalu Tita nëpër Kosovë, ktâ e kanë shti n’burg gjithmonë. Gjithmonë ky n’burg ô kânë. Gjithmonë ky n’burg ô kânë. E, atë urrejtje une e kom marr’ prej dajve, ka’ kallxojshin shka kanë hek’ si fmi’. M’u pjek mu tani ajo, si thmi, edhe nipi tani m’ndodhi... E, une e kum pasë urrejtjën gjithmonë.

BG: Edhe ju ka ra juve shumë?

ShH: Na ka ra... u mshelke; m’rake me përjetu... qi t’thashë, tani ato skamjet shka na i bajke... Me ta marr’ senin tan’, qi gjâja jote ish, u dashke me çu me dhânë... e, ajo gjithmonë ô kânë...