Sherif Ahmeti

Intervistuar nga: Ardian Ademi

Une për veti n’shkollë s’jam kânë. Jam hi n’Trepçe, u dufke me pasë tetëvjeçarën për me shkue me pollozhitë ato dipllomat ma t’nalta

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

14.01.2018

Lokacioni i intervistës

Vushtrri

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

AA: Sot, me datën 14 janar të vitit 2018, gjendem në shtëpinë e bacit Haxhi Sherif Ahmeti. Edhe së bashku në kuadër të Projektit të Biblotekës Kombëtare, Kujtesa e Kosovës 100 Pleq e Plaka, do të bëjmë nji (intervistë) së bashku. Axha Haxhi Sherif do t’na jep një intervistë, një rrëfim rreth jetës së tina.  

Haxhi, si je?

ShA: Mirë jena. 

AA: Qysh po nihesh?

ShA: Po, po, nam’. 

AA: Haxhi, a kishe mujt’ me na u prezantu pak?

ShA: Jetën teme, a? 

AA: Po, qysh e man n’men’ ti... prej kur je kânë fmi...

ShA: Prej kur jemi kânë thmi, t’kallxova, at’herë... po me hjek’ kemi hjek’ shumë n’pesdhet’ e dytën [‘52]. Plaku e ka marr’ Sherif Tërstenën, Aziz Zhilivodën edhe Halit Kaqanollin, n’pesdhet’ e dytën janë hi n’burg. Plakun e kanë sudit’ gjashtëmdhet’ [16] vjet, ni vlla dhetë [10], njo pesë [5], edhe mu m’murën ushtar. Me tridhet’ banka jam shkue dy vjet ushtri, me banka at’herë, se s’kishim. Po njeri pa e pasë ni mashkull n’burg nuk dik’ke çka osht hjeka, po ata ishin tre edhe u dufke qashtu me asish’. 

AA: E sa antarë jeni kânë n’familje?

ShA: At’herë jena kânë nja katërdhet’ [40], e kur jena da n’gjashtdhet’ e tetën [‘68] jena kânë pesdhet’ e tre [53] rob. 

AA: Kokit shtu tanaj? 

ShA: Po. u lshun’ ata n’pesdhet’ e gjashtën, tani u martum’; nimdhet’ gra janë kânë, tjert burra, thmi, veç qashtu jeta ka kalue. 

AA: u jeni i Kutllovcit a?

ShA: Po, Kutllovc jam.

AA: Rajonit t’Shalës s’Mitrovicës? A po na kallxon pak, a e din, rreth katunit, kur jeni ardhë ju atje n’Kutllovc, qysh e man’ n’men’?

ShA: E, thojnë se Gima, janë ardhë shtatë vllazun n’Zijaqë. A e din ku â Zijaqa?

AA: Po, po nij ka pak, a e din, qishtu qi i bjen qanej rrethit t’Shalës. 

ShA: N’kape t’Majdanit n’t’rrxuem pej Vllahie. E, Zijaqa o qaty. Tani osht Magjera, osht’ anena. E thojnë Vllahia edhe Barja ishin kânë shkie, shkiet at’herë. E ki pasë at’herë me jau vra dhanrrin pa hi n’sobë, ato dy katune me i lshue, meniherë. E, Gima e kanë rue n’majdan, sot i thonë ‘tu Vorri i Dhanrrit’. E kanë vra dhanrrin e qaty Bare edhe Vllahi e kanë lshue qat natë, katuni. PaSha i ka rrathue qi me vra dhanrrin, e u vra ni Gimë aty, e janë metë tani gjashtë [6]. Pej atyhi n’Melenicë, Magjerë, Kutllovc edhe njâ Lisicë, qitu janë qkepë. E at’herë janë shumue e janë da, për qaty thojnë si janë ardhë prej Shkodre, pej Shkodre Gima. E qashtu n’Zijaqë, janë ardhë. 

AA: A e përmenin... a e din kshtu, koxho’ moti a? Me dy, treqin’ vjet...?

ShA: Paj ka treqin’ vjet sigurisht. Po, treqin’ vjet i ka. 

AA: Domethanë, kur e ka marr’ turku... a e din, atë pjesë?

ShA: Po de, turku, po, po. 

AA: Haxhi, me na kallxu kur je kânë ti fmi, a keni pasë shkolla ktyneherë?

ShA: Une për veti n’shkollë s’jam kânë. Jam hi n’Trepçe, u dufke me pasë tetëvjeçarën për me shkue me pollozhitë ato dipllomat ma t’nalta. Thojnë “Pa e pasë tetëvjeçarën nuk ban”, e u kânë boshnjaku drejtor, po ja harroj emnin... Shkova, thotë “Komisioni osht’ për tetvjeçarën n’primetna, hajde!”. Po jom shku aty, e kam kqyr’, tetë [8] ishin kânë n’komision. E ju thashë atyne për ‘tetë kafe birjau ktu’, jau ka pru tetë kafe, drejtori m’tha “Sherif,” se për ceva, a e din, iSha, tha “E din ti matematikën”. Thashë une “Shumë mirë”. Tha “Pesë killa shiqer me i marr’ ka dy banka, qkrujna sa bajnë”. Aj veç me kanë magar: pesë here dy [5x2] – dhetë [10]. “Aaaa!”-tha. Tetvjeçarën qaty e mora. U kânë at’herë shoqnia ma e mirë...

AA: Sa vjet i ke pasë kur je shku n’Trepçe?

ShA: Une i kam pasë nizet’ e dy [22] vjet. Si jam lshue pej ushtrie, nizet’ vjeç, i kanë marr’ ushtarë, dy [2] vjet kam nejtë. Si jam lshue n’pesdhet’ e katërtën [‘54] me nizet’ e gjashtin t’gjashtit muej jam hi n’Trepçe, deri n’tetdhetën’ [‘80]. 

AA: Sa vjet ke punu? Nja tridhet’ e diçka vjet..?

ShA: Tridhet’ e diçka vjet. E n’tetdhetën jom dalë n’penzie se qitu, e kam nifarë sheji qitu dikun... Atje u vrava n’Trepçe, e m’hini ni cpirrë qitu e drunit, po s’ish kon’ pa’ hi mrena n’asht, po n’lkurë ktu. E m’çuen te doktorri aty. Doktorri i Trepçës meniherë ma dha me shkue për Mitrovicë. U tubuen doktorr’t edhe ata kujtojshin qi u hi ktu, kur e nxorrën po rrehin shuplaka, a e din, thotë “Mirë o’, burrë” thotë; katër vjet kam nejtë bollovajë prej qatyhit. Tani dola n’penzi e pesqin’ e shtatdhet’ e pesë mark e kam pasë penzien. Po, at’herë... 

AA: Me marka ka pasë vlerë shumë?

ShA: Uu, shumë! Qitash ma kanë dridhë kta tetdhet’ e tri euro [83€]. Çka ki me bâ... vallahi tetdhet’ e tri euro; jo me i majt’ robt, po vetën s’munesh me majt’. Ai qi e pi duhanin, ai – une e kam pi duhanin ka katër poqeta n’dite, qe tetëmdhet’ vjet e kam lânë – me pa’ pi duhanin, veç për duhan s’ishin dalë. Jo vallahi! 

AA: Po qysh e man’ n’men’ ti përpara kohën e gjermanit? A po m’kallxon pak qysh e ke përjetu ti?

ShA: Kohën e gjermanit mirë u kânë... Shiptart e kanë pasë liri, me asi çka t’thojshe punojshe, bajshe, kush s’t’ka ngucë, jo vallahi... e, qashtu u kanë. 

AA: Qysh i keni pasë raportet me gjermanë?

ShA: Me gjermanë mirë. 

AA: A ju kanë ngucë, a...?

ShA: Jo, gjerman’t jo. Jo, gjerman’t jo. 

AA: A man’ n’men’ najfarë lloj lufte, a nejfarë lloj beteje, a e din, që nuk e ka shkru, a e din, najkush n’histori?

ShA: Po vallahi e maj’ n’men’. N’katërdhet’ e pestën kur liftoi Ahmet Selaci n’Kutllovc, e jemi shkue n’Bare e n’Vllahi, se s’lashin me nejt’ n’shpi se thojshin po vinë po presin. N’mal kam fjetë, une n’Gllaver, n’borë dekteri qitu. E deshti Zoti e erdhën partizant’, ni brigadë e partizanve me ra n’Selac atje, e ikën ata prej banese. Aty stani i Talit ish. Zjerm kish pasë aty, ikën ata shiptart’ krejt prej banese, a e din, n’mal, e une hina aty, e kam gjetë ni tarquk. A e din çka o tarquku? 

AA: A po m’kallxon?

ShA: Bukë majshin çabàt, a e di, l’kurë e dhisë, tarquk e kanë bâ, po qaty e gjeta ni copë bukë elbe, po, sikur me hangër qitash bakllavë. E une tani fikalli vet’ u kam nejt’ qaty se ikën ata, thashë n’ardhshin partizant’ qi jam me gjâ ktu e, ‘Udha e marë çoban’. Tremdhet’ [13] vjet i kiSha. Hej dijè hej, e deshti Zoti u kthyen tani ata... e kanë hjek’. Hjeka u kânë ma e shtirë at’herë, hjeka u kânë ma e shtirë. 

AA: E tanaj, çka ndodhi me kta qi ikën? Kush e mur pjesën e jugut kah Mitrovica?

ShA: Jo, e murën shkiet, e murën shkiet. Tani partizant’ Ahmet Selaci, Adem Voca u ngujue n’Pason katër, ata dy Stantërgu gjashtë, edhe njâ pej Zaselle, Rifati – shtatë, edhe i tha, partizant at’herë u kânë, “Hiqi robt! Hiqi robt se veç burrë me burrë le t’liftojmë”. E i ka hjek’ Adem Voca robt’ krejt thminë e gratë, e kanë liftue ata. Gjashtë [6] janë vra aty, JaShari u pshtue, JaShar Voca, e kanë liftue aty, kanë liftue edhe u kthy Kovaqica. 

AA: A, Ukshini... kam ní për betejat e tina, khâ n’Shalë e përmenin koxho’ fort. A po m’kallxon bre pak, se unë për veti po i nij, po...

ShA: Azgin u kânë. Po, Bislim Bajgora u kânë ma i paqë – azgin, po i paqë. E Ahmet Selaci u kânë i drejtë edhe i paqë. Edhe i thotë, lufta kur ke n’Kutllovc dulën n’Melenicë u tubun’ aty n’dash thuj katër, pesë mijë [5000] vet’. Ahmet Selaci... majti Adem Voca fjalim tha, “Kush s’i ka durt’ e përgjakme, bini n’dorë, s’ka. Kush i ka...’’. Na hajde, u danë tremdhet’ mas Ahmet Selaci. Adem Voca shkoi n’shpi t’vet u ngujue tha “Une s’jam për mal, as me dorzue jo, dej t’vrahna”. E, ka liftue Adem Voca, aty ka vra. Vallahi thojnë niqin’ e shtadhet’ [170] i ka vra. 

AA: Partizanë?

ShA: Po. E tani, Jashari u tesh’ me ni oficir grykë’m’grykë. A “mos u m’vraj!” – “S’po t’vraj”, edhe i ka thânë, e ka pshtue tani ai oficiri Jasharin. 

AA: E tani Haxhi, qysh met’, veç... se ti po e përmen që kta paskan luftu sikur fytë’m fyt, e tanaj qysh met’ masanenaj? Çka u bâ mas ktyne far’ luftave?

ShA: Ata e vranë Ahmet Selacin e Ukshin Kovaqicën, e i vranë Adem Selac e Hetemi e, u vranë ata dy Stantërgu; veç Jashari u pshtue pej t’shtatve. Veç Jashari u pshtue, Jashar Voca. Tjert’ janë vra. Ademi, Hetemi, i biri i Ademit, edhe ata dy Stantërgu, Isa Selci, janë vra aty. Ukshin Kovaqica u vra n’Vllahi, Ahmet Selaci u vra atje n’luftë... janë vra kta shumë. 

AA: Ju tani me familje, ku jeni kânë, Haxhi?

ShA: Na jena kânë n’Bare n’luftë. N’Bare jemi dalë prej Kutllovcit, se aty u bâ luftë e madhe. Tetdhet’ e pesë [85] shkie janë metë aty n’Kutllovc, t’vramë. 

AA: Mas kohës s’gjermanit?

ShA: Jo, jo n’katërdhet’ e pestën [‘45], po mas kohës s’gjermanit ku bjen Ahmet Selaci, Adem Voca qi u vranë. Tetdhet’ e pesë shkie janë met’ aty, veç tani na u tutshëm, dulëm, na kanë kallë. Tu u kthye tani s’kishim ku me nejt’... po vallahi!

AA: E n’Bare tanaj, qysh met’ gjallë?

ShA: Jo, n’Bare s’kemi nejt’, me thanë... se dajt’ i kisha. Te dajt’, po, me nejt’ katër, pesë [4,5] net’, s’nejt’m... u kthyem apet, e lshuen aty katunin, u kthyem. E qajo jetë qashtu u kânë... 

AA: E kshtu kontakte me kta t’Mitrovicës, qysh i keni pasë punt’ me shki tanaj, masanena?

ShA: Me shkie na ça kem punue n’Trepçe e kemi çue mirë. E kemi çue mirë: as me ngucë, as mos me na ngucë. Vallahi une kam bâ tërgovinë me ni shka. Se ma s’pari ia kam nisë me zhileta me qkrepza, tani dikur dukat, dikur alltia edhe hajt, hajt qashtu. Po ka pasë shkie edhe besnika, po tybe. Edhe puna e tërgovinës ish, s’kie çare pa kânë besnik... hej dijè!

AA: Ti e përmene qi jeni kânë koxho’ shumë antarë n’familje, po kush u kânë si ma kryesori?

ShA: U kânë kryeplaku, kryeplaku u kânë. Na jemi kânë nanë [9] vllazni. Njâ na ka dekë i vogël, nja e kanë vra tetëmdhet’ [18] vjeç n’Bare, qat’herë n’luftë. E, shtatë [7] jemi kânë, e qitash tre [3] janë dekë, katër [4] jemi gjallë. 

AA: E kshu gratë, e tanaj... çka u bâ masanena?

ShA: Gratë u dufke, s’kanë guxue me lue. Tash nimdhet’ gra me kânë qitash n’sinxhir me i lidh’ nuk rrinë. E at’herë po, vallahi plaku u kânë domaçin’. Poj qyre, edhe ka pasë marre ma shumë at’herë, njerziu, haku i babës, i nanës, gruja e ka shtre qafën, s’iu ka nal’ burrit. Vallahi nandhet’ [90] vjet i kam veç shtatdhet’ e pesë [75] maj’ n’men, n’Shalën tonë nuk â njo’ e lshueme ja e nalne. Njâ thojnë e Vllahisë, iu ka nal’ njanit n’Tërstenë, edhe shkon i kallxon Ahmet Selaci – Ahmet Selaci kryetar n’Bare komuna u kânë – i thotë, “Zotni Ahmet, m’u ka nal’ gruja”. Thotë “E kuja u kânë?”, thotë, “E filanit, prej Vllahie”. E çon ai ni kurir, thotë, “Thirre babën e asaj nusës, ‘merre nusën e hajde n’komunë’”. Vjen ai Ahmeti prej Selaci me kali, a e din, e lidh’ kalin n’konop, e frenin n’dorë. 

Kur hinë aty n’zyre n’hajat, thotë “Kush o kjo grue ktu?”. Thotë, “Kjo qi ju ka nal’”. Thotë “Shtine ktu!” thotë, del babës s’vet përjashtë, thotë, “Pse oj bi je nal’?” Thotë “Vallahi, burri i keq!”. Edhe nime ish kânë gjytyrym, e t’ia ngjet për floksh’ e te rreh me atë fre kali grunë dhe del. Ahmet Selac mâ! Edhe i thotë babs’ vet, thotë “Kape çoja”. Sot tha osht’ n’Tërrstenë. E, tash vallahi t’shtunën, dillën, të hanën, t’martën, t’mërkurën, ni ditë qi i kemi pleqnue t’nalne. Për ni fjalë. Për çka? Pse po kesh? Ajo tjetra mener’ me thânë “ma hangsh m****”. E pse, tash nuk ka marre, s’ka... 

AA: Haxhi, qysh i keni pasë renet përpara n’familje? Ti e përmene qi baba ju ka nejt’ gati... a e din... koxho’ fort po m’intereson...

ShA: Vallahi plaku qysh ka thânë, qashtu. Une, na jemi kânë, e kemi pasë edhe ni vlla për hoxhë ka krye, po, medresen e ka krye aty. Po jemi kânë shtatë [7] vllazën, plaku tetë [8]; djelt e vllaut aty u rritën. E nja ish msus n’Selac e ish ardhë ai, na po lidhëm namaz me falë akshamin, jo, kur po kqyr përjasht’ thotë, “Selat,” thotë “ish shtre përjashtë”. “Ish shtre”, thotë. “Vallahi, po pritoj me marr’ avdes”. Thotë, “Jo, qitash s’priton”. E i thotë atij vllaut, Haradinit, thotë “mos e ba kamin” e te kap’ krroçin, e msusin te rrehë kshtu! Mâ s’ka pasë lazëm me i thânë merr avdes. E at’herë plaku u vetë... 

AA: Po tash po vetet gjithkush..?

ShA: Po, tash gratë.

AA: E qysh janë kânë, për shembull at’herë, edhe tash?

ShA: Vallahi nâna jeme ka kthye katër [4] here darkë... ni t’shutnje ardhshin Bajgorë, Bare, Kaqanullë, Zharë, t’shtuneve. A guxon nana me thânë s’ka bukë! Haj Zoti na rujt’! E, qitash pos me ardhë me gjetë n’sofër, se me ** nanën s’e ka hangër kush darkën. E at’herë u kânë qashtu...

AA: Keni prit’ musafirë shumë...?

ShA: Po u kthejshin. Ai vjen njâ pej Rrzhane, Azem Rrzhana u kânë. Thotë “Kush o ky me pesë a gjashtë?” Thotë, “Ky miku i mikut”, thotë, “e ky tjetri?”, thotë, “miku i ktij mikut”. E nxa’ tu Selman Zasella, e i thotë asaj magjatorës, “Shko, qitna do lang t’kfjellt’”, a e din, t’specave... veç ujë t’specave, e ja qet’. E qet... buka kallamoqe at’herë. Po i thotë Azem Rrzhana “Selman, çka o kta?” a e di, tha “Kta o langu i langut t’langut”, sikur ai miku i mikut t’mikut. E at’herë u kânë qashtu. 

AA: E a e man’ n’men naj rast, a e din, ku musafirt, a e din, qi ka pasë kshtu musafirë t’naltë, n’koftë gjermani, n’koftë, a e din, t’shkive, n’koftë shiptarë, a e din, qi ka pasë pozita t’nalta ktyneherë?

ShA: Po vallahi, u kânë Shaba’ Luboveci. Shaba’ Ferati, mashkull ma i zoti, ma i meçëm edhe i drejtë u kânë, pej Luboveci u kânë. E Mujë Loshi, Ali Syla i Vokshit... e, u kânë ni rast vdekje tu miku i jem’, e, ia vranë ni djalë n’Prishtinë n’fakulltet, e ata nejshin at’herë me dy javë, e tri e katër javë t’pame, a e din... E, i mora ni ditë t’Batushës e t’Vokshit, e ata ishin t’ngjofshëm, hajt se pe’j marr, e i morra. E, u çuem natje, e pe kalli zjermin po u qes kafe. Ai Mujë Loshi, ia ke nie zanin, tha “Ti djalë, une e pi kafën nër jergan”. Bajagi, se u shtyjshin ata, a e din, cilli jemi ma t’zotë. Ali Syla i Vokshit “Eh Hamit Kutorri!” po thotë, “O byrëm!”. Tha “Ky Mujë Loshi tek u msue me pi me pordhë kafen!” E çka ban’, e çfarë gazi e, çfarë! Veç qi ish’ kânë digitron Ali Syla i Vokshit. Profesor nuk ka ngat’ qi ja ban’. Ka pasë gjin’ t’meçëm at’herë. 

AA: Hajt kallxona pak për qit’ Ali Vokshin qi pe përmen’? Profesor the u kânë, a?

ShA: Jo, thashë nuk ka profesor qi ia ban’ ngat, po plak i moçëm, digitron. Eh kam nejt’ une, nja n’Ujmirë, Mehmet Alia, jam kan’ tha n’Stamboll; po m’thot ni shoq “çka s’kam pa sonte”. Thotë “Çka s’ke pa bre?” Tha, “ujë poshtë, flakë nalt” a e din, gazi, llama e gazit. “Hajde shkojmë e kqyrim”, s’na marrke me ujë flakë nalt e, “i marr’” tha “i ra aso llamash pej Stamolli edhe tri shishe gaz”. Be bajke me Xhemën, “gjashtëqin’ [600] burra janë kânë t’Drenicës me m’pa qysh munet me kânë ajo. Ujë poshtë, flakë nalt”. Qato tri shishe tham’ shkun’ ditën tu i kallë, tu i kqyr’ hallku, a e din... s’ka pasë përpara. “Gjashtqin’ vetë” tha, “janë kânë me kqyr’”. Edhe njâ, nifarë Muslia, ish kânë, thojshin “U dalë ni sen’ për hava po ecë”, për ballon. Tha, “kurrë s’ke pa”. Natën tha, ai u martue e hini n’gjerdek Muslia. Ata krushqit: “Aaa se ballani po vjen!”, e del ai pej sobe, a e din, me kqyr’ ballanin. Nusja vetën, ai hin Haziri, at’herë janë kânë hamamgjikat e ni perde aty n’hamamgjik. Hin ai aty, ai djali, ai kapërcen ballani, kthehet Muslia, hin, te mshel’ derën me dry, edhe, nejse, çka ban ai me nuse... Ai keshë, e te nxan’ e te rrehë atë djalin qi u hi n’hamamgjik, Hazirin. E thojke bali, nuk dik’ke shegarim, e ki’ pa’ rrehë mirë, pse u hi ai aty tu nusja. 

AA: E, po m’intereson, për qita’ Haxhi, qysh jeni martu përpara, qysh e man’ n’men’, a e din, renet ktyneherë?

ShA: Vallahi at’herë s’e ke pa nusën, as s’t’ka vetë plaku. 

AA: Kallxona ren’ prej fillimit...

ShA: Pasha Zotin, mue kur m’kanë nxanë nuse, thotë vllau i madh, “Po vjen Abazi i Hamitit tu prroni i Mahmutit”, thotë. E ku shkon ai? Plaku tha, “Vjen tu na!” – “Pse?”, tha “e kam çue msit n’Vaganicë, e ka marr’ fjalën zeher’, u ardhë”. E ejte ish. Kur erdh ai aty, as nana me ditë, as me asi kush, veç plaku ka çu msit. Po, se at’herë s’janë vetë gratë. Tash pa dalë me pa çika djalin, djali çikën, me nejt’, me hajt... niherë. Se me Sherjat me marr’ une çikën, e me ardhë tu ti veç me pa – jo me folë – veç me pa me Shejrat osht’. A, jo! Tash ni ditë, dy ditë, tri ditë, jo me dalë se hajt... **** nanën. E at’herë u kânë ma mirë. 

AA: E qysh... tash darsmat po dihet qysh po bahen, po qysh janë kânë darsmat at’herë me tash, qysh i man’ n’men’ ti at’herë?

ShA: At’herë u kânë ma mirë. Dasmja bahet për thmi, a po din, gzohen thmia. Na jemi kânë niqin’ herë n’dazëm, u gzojshmi. Tash e thirr’ burri grunë me shku n’hotel. Thmia nuk dinë qi ka dazëm. E tash ma keq o, se gzohet thmia e man’ n’men e qysh e si. Na i kemi martue tre nipa n’gjashtdhet’ e gjashtën [‘66]. Tre nipa [3] për ni ditë. Gjashtqin’ [600] vetë janë kânë t’thirrun, po ka pasë lezet. Tupane e qemane, kangatare, magjupe e lloj lloj. Tash jo ti merre gruen e hajde n’hotel. 

AA: E tash, qysh u kânë përpara, se, a e din, unë po nij’ që pa shku n’shpi me thirr’, dyqysh, a e din, s’u kânë ner’?

ShA: Paj t’ka thirr’, se pa thirr’ nuk u ardhë. 

AA: Qysh u kânë përpara reni?

ShA: Po vjen e t’thirr’ n’dazëm: kam dazëm, miq e dajë, e i ka thirr’ kush t’muni me ardhë. A tjert’ jo, veç merre grun’, ja, ti pa grue hiç e, qashtu. 

AA: Kur je martu ti haxhi, kur e man’ n’men’?

ShA: Une jam martu n’pesdhet’ e parën [‘51]. 

AA: Sa vjet i ke pasë?

ShA: Nanëmdhet’ [19] vjet. 

AA: Meniherë mas ushtrie?

ShA: Jo valla, para ushtrie, e tani dy vjet kam nejt me grue e jam shkue n’ushtar. Jo, dy vjet jo, po n’pesdhet e parën; n’pasdhet e dytën jam shku ushtar, motmot. 

AA: Ku e ke kry ushtrinë?

ShA: N’pesdhet’ e katërtën [‘54], n’Slloveni, n’Kraninë. 

AA: Ani a po m’kallxon pak qysh e ke përjetue ti ushtrinë, qysh e man’ n’men’?

ShA: Vallahi n’Kranje jam kânë katërmdhet’ [14] muj’ ditë. Po une e kam pasë mirë se jam kanë pedant, me pasë sazovaj me kuaj, a e din, me kerr me kuaj. Bajsha sazovajin prej magazine me e pru n’kasarne. E tani n’pesdhet’ e tretën [‘53] ky nisiti zona A, zona B, atje n’Itali, atje u kapën, e jemi shkue niqin’ e pesë [105] killometra kamë.

Une isha me kerr me kuaj, a e din, për mue s’ish problem, po ata ranacat n’shpinë, n’kamë, bukë s’kish at’herë... bukë çka ta dhake s’dalke, me nejt’. E jo, janë shkue nja shtatë [7] killometra, ja dha sabahi, hajde me hangër kaftjall. Ja mrrini generalli me ni matorr me tri rrotë, thotë, “Ku janë këngatart e armatës”, a e din, domarrmace qi ish’, kangatart hajde da pevat... hamamin! Shtatdhet’ e pesë [75] killometra kamë pa hangër, pa gjumë. Une i kisha dy kangatrë flejtun n’kerr, a e din, shiptarë janë kânë t’Suharekës; generalli po thotë, “Da pevac” edhe po i thom une shqip, thashë, “N’dash shqip”. 

AA: A dishe serbisht?

ShA: Jo. Kurrë ni fjalë s’e kam folë. Dy vjet kam nejt, kurrë folë s’kam shkinisht. 

AA: Kshtu a ke ditë?

ShA: Po kam ditë, po s’dojsha me folë se ma kallaj. Ai poruqnik Meti ish’ kânë: “Po çka po t’ha zana e po thue?” tha . “Jo jo” – ai generalli tha, “Vollim da qujem ‘o bylby pika-pika’”, a e din, e kish nije dikun, tha “Kush janë?”, thashë “vallahi janë Rrahimi edhe filani” – “Hajde” tha. O ti djalë ata kishin hangër edhe kishin flehtë gjithë natën, e po u shko zani sikur n’Selac; a e din ku â Selaci? Bjeshkt ushtojshin n’sabah, o ja’u knun edhe atë kangën “Bilbil pika-pika”. “Qita’” tha, “janë për luftë, për tana, për kangë”. Po thotë “Allahu ju marroftë”, atyne kangatarve tjerë. 

AA: Ka pasë edhe kangatarë tjerë, a?

ShA: Po jo, ka pasë edhe ata t’armatës, po ata ishin ardhë kamë, e ata flejtun n’kerr, janë kânë t’pushushëm. Po gjujnë shejë, ja ki dhanë dielli, edhe nja pesqin’ metra ni bander rrezitke. Pej’ gjujnë oficirat, hamamin, po çfarë! Pesqin’ metra thom generallit thom, shqip n’dash me i gjue shiptart me i pa, e i bërtiti atij Metit “Çka po thotë?”. “Po thotë ‘n’dash me gjue shiptart!’” Thotë “Hajde!”. I thom Rohan Selacit, “Merre pushkën e shko”, edhe ata i kishin qitë n’gardh’ pushkt’ e gjujshin. Ky taaaa po i shkrepë fitil banderit, generalli n’grykë e murr’, e majori ia ka pasë inati Rohanit, tha gan, gan se ai dik’ke shkinisht, tha “Ami tre fishekë, mos ta vrafsha...” tha “ami tridhetë ditë n’burg ami, ose qi ta vras tridhetë ditë me m’lshue n’pushim”, e nuk guxojti oficiri me u lidh’. E, ka pasë at’herë...

AA: Tanja naj rast si qyky qysh kujtohet n’ushtri? 

ShA: N’ushtri vallahi une kurrë, s’kam folë kurrë shkinisht. 

AA: A ka pasë shumë shiptarë atje n’Krenale ku jeni kânë atje?

ShA: Po qysh jo! Ka pasë shumë shiptarë, po vallahi, janë kânë n’brigadë tonë nja gjashtdhet’ [60] janë kânë, shiptarë. Pej kahmosit, e shiptart e kanë da vetën kah janë kânë, jo po qeta, qeta qysh ishin kânë. ,E ai Rohan Selaci u rrok’ke fort. Ni major erdh’ e tha “Kush don me u rrokë?”. Thashë “Rohan, del bre!”, Po ai ish msue majori, tha “Shtrije dorën” e, e kapi qitu, e “shtrej’ gishtat”, “Mshili gishtat” – n’mujt’ me ja zapue qit qitu nuk guxojti me u rrokë me ta, se ia nali komplet gjakun. E, e rrehke Karavel majorin tani. 

AA: Majori diqysh, edhe e paska pasë, diqysh zili, edhe ia paska pasë inati?

ShA: Jo shiptarë kish’, ai kish’ qef shiptari po ata, ni Serbi ia kish inati. 

AA: E ti qysh e man’ n’men’, a e din, vet me... kur je kanë ushtar..?

ShA: Vallahi une t’kallxova, une kurrë s’kam folë shkinisht, po ma mirë m’ka ra se ata nuk dishin e u kânë edhe nja prej Kutllovcit knena, jena kânë bashkë ushtarë... na kishin qitë ni nate me i ribat’ nevojtoret, edhe une kantën ai fshisën. Po i thom, “Ajet bre, m’inati na qiten ne dyve. Pse të dyve prej Kutllovci me na qit.?”, a e din... tha, “Shko thuj vodnikut ‘pse t’dyve?’” Ata s’e dishin as Mitrovica ku â, ku â Kutllovci, n’Zankovec aty. Po vjen dezhurni vodnik ish’, dul ai e murr’ patin, shkinisht tha, “Neqe da ribam” – na keni qit’ m’inati dyve pej Kutllovci”. Tha, “Jo njanin e hjek’ qitash”, ai oficiri. Po thotë “Paja khâ. Lsho kantën”. E lshova kantën, tha, “Shko tej n’kasarne ky vetën le te ribat’”. E tani çka bajshëm tu keshë... Jo, ai qi e din guhën thojke ma mirë. 

AA: E tanaj çka u bâ, mas ushtrisë?

ShA: Mas ushtrisë, erdhëm n’Trepçe. Une kam nejt prej ushtrie nizet’ ditë n’shpi, tani n’Trepçe... po Kutllovci u kânë ngat’ Trepçe aty, pesëmdhet’ dakika shkojshe, e at’herë u kânë jeta ma e shtirë. 

AA: Qysh e man’ n’men’ Trepçën, ktyneherë?

ShA: Trepçën e maj’ n’men’ me ni kolicë drrasa. Drrasat i shtrojshëm me kolicë, e mush’shim, po pa i qitë gjashtë ana nuk mujshe me dalë, gjashtë ana me kaci. N’kolicë bu atje me qprazë tu veni, aty gjashtë ana anej me dalë pej pune. E tash kush s’e prekë kacinë, veç me dygme. Ata bollduzherat vu, vu, vu e grryjnë edhe e bajnë. Tash osht’ qind për qind, jo – dyqin’ për qin’ ma let’. Vallahi e kam pa rudarin me sy t’mi dej qitu çizmet kah i dalin njers’t përmi çizme e i ecshin. Une e kam pa me sy. E tash jo, tash kush s’e prek kacinë – çekiq as kaci, as... 

AA: Sa u kânë numri i puntorve kur ia ke nisë ti?

ShA: Tremijë e treqin’ u kânë n’Trepçe, po tani i ka marue edhe n’Fafos, edhe Okumullatorska edhe tjerat... veç tridhet’ e dy mijë janë kânë me ni ven’, nër Trepçe, po valla. 

AA: Bajagi shumë paskit punu Haxhi... Qysh i keni pasë raportet me shefat? Kush u kânë shef at’herë, ose drejtor i komplet Trepçës?

ShA: Po kur jam hi une u kânë ni boshnjak drejtor, po tani... tybe u kânë burrë i mirë. Po shiptart janë kânë posllovogjë, drejtorë. 

AA: Tani mas tina janë kânë, a e din, kshtu, shiptart nëpër pozita..?

ShA: Po, po. Ma i pari shiptar, Sadri Kaqanolli, qi me kapë kalemin me hi n’zyre u kânë. Paj ki pa ditë... u kânë për hoxhë a veç me qkrue, a e din, Sadri Kaqanolli i pari n’zyre me hi me qkrue, e tani hinë shumë. 

AA: E përveç shiptarve, se ti e përmene qi ka pasë edhe shkie anena kah ju?

ShA: Po, ka pasë shkie shumë. 

AA: Të cilave katune ka pasë ma shumë ?

ShA: Po jo, t’ardhun janë kânë, se t’Koloshinit ma s’shumti qi kanë punue edhe n’Trepçe. 

AA: E qysh u bâ puna qi erdhën ata deri aty, a e din, deri kah ju anena, kah katunet e Shalës, n’Tërstenë, e..?

ShA: Jo n’Tërstenë s’ka pasë shkie, jo, ato janë kânë para treqin’ vjete, n’Bare. E qi thashë n’Bare e n’Tërstenë para treqin’ vjete u kânë, se kur e kanë vra dhandrrin e ka lshu Barja. 

AA: Kallxomë pra ti qysh i man’ n’men’, se nashta kam ní gabim?

ShA: Ai ma t’mramt shkie qi i kanë lshue, e kanë lshue pej Kovaqice. Thojnë sot janë vorret e shkive n’rekë t’Kovaqicës. Thojnë kur kanë deshtë me ikë, shkiet kanë marr’ zall kishe po mjellëm e me qkepë, e me asi, e natën janë ikë. Po de! E natën kanë ikë... 

AA: E qysh e man’ n’men’ ti, qat’here je hi n’pesdhet’ e dytën, tretën, je hi n’Trepçe – e, qysh e man’ n’men’ atë aksionin e armeve n’kohën e Rankoviqit?

ShA: E, kohën e Rankoviqit n’pesdhet’ e gjashtën [‘56] u kânë. N’pesdhet’ e gjashtën n’borë. Po vallahi... kanë hjek’ shiptart shumë. Vallahi ni vlla temin qashtu i kanë kânë sytë, e kanë pa’ rrehë shumë. 

AA: A man’ n’men’ naj rast ti aty n’katun te ju qysh e keni përjetu?

ShA: Paj çka me asish ai... a prishën si duel, qi as dy muj’ s’ka rrnue, diq. Po Hysen Rama u kânë presetnik, Hysen Rama o kumanist e edhe atâ n’shpinë e kanë pru prej stanice n’Kutllovc, se rreh’ kshtu. E i kanë rreh’ shumë. 

AA: E kush u kânë kryesori, a e din, qi i ka mledh’ kshtu për armë?

ShA: Shkiet. 

AA: A man’ men’ naj emër...

ShA: U kânë Rasim Qerkezi, shiptar u kânë.

AA: Kallxona naj rast nëse e man’ n’men’ prej tina kur i kanë mledh’ armet?

ShA: Po vallahi, ka pasë shiptarë aty shumë, po Rasim Qerkezi u kânë kryesor, po. 

AA: Kam ní që fort ju kanë zapu kshtu n’qat kohë, fort ju kanë trajtu keq...

ShA: Po qysh jo! 

AA: Naj rast, a naj diçka, qi ty t’ka ndodhë gjatë qasaj kohe... n’vitet e pesdhet’ e pesë [‘55], pesdhet’ e gjashtë, shtatë [’56,’57] ku jeni kânë ju me familje?

ShA: Na jemi kânë n’Kutllovc. N’Kutllovc jena kânë . 

AA: E tanaj Haxhi?

ShA: Vallahi plakun ma kanë munue shumë, babën... qi ka majt e kanë ngreh’ e ia kanë shti n’gojë, e i kanë qit’ qishtu, e kanë qit’ ktu kryet teposhtë, katërdhet’ [40] killa ujë ia kanë fut’ n’bark. Me prenue. Edhe s’ka prenue. 

AA: A e din, kshtu, me ja’u jep armt, a?

ShA: Jo valla, po për Sherif Tërstenën. 

AA: Po. A po ma kallxon qit rast pra?

ShA: I thotë dikush, thotë, “ngone sa t’doni, se Xheledini nuk prenon prej zori”. Thotë, “Përbenu n’Pejgabmberin, ai fetarisht nuk rren’”. E, shkon Musaja i UDB-s e ia çon ni postoçi edhe diçka n’qeli aty vetën, n’burg. E u ungj’ aty, thotë “ungju ti ktu n’kit ven’”, thotë, “pashë Pejgamberin, a janë qito tespi qi t’i ka dhânë Sherifi?” Thotë, “Pasha Pejgamberin po!” thotë ai, “Pse?” Thotë, “me hjek’ n’qerkizor katërdhet’ killa ujë n’bark e s’ke prenue”. Thotë, “jo valla”. 

AA: E për çka ai s’ka pranue?

ShA: Qi e ka majt’, e ka majt’ Sherifin. Gjashtëmdhet’ [16] vjet ia dhanë tani burg. 

AA: E kur ka ndodhë kjo Haxhi, kur e man’ n’men?

ShA: N’pesdhet’ e dytën, me t’parin, tetit muj’ [01.08.1952]. 

AA: Çka u bâ tani masanena? 

ShA: Tani i qitën n’sudë, plakut ia dhanë gjashtëmdhet’ [16] vjet, ni vllaut dhetë [10], njanit pesë [5]. 

AA: Paskit hjek’ koxho’ shumë prej shkive...

ShA: Jo vallahi pej shkive jo, po shiptart... kojshia, se shkiet s’e kanë ditë ku...

AA: Haxhi, e përmene pak ma heret për qat rastin e qatij, qatyne pleqve kur i keni pritë, ktynehere kur i keni varrosë njerz’t, a e din, qi janë ba t’pame... – qysh i man n’men?

ShA: T’pamet at’herë janë kânë me katërdhet’ e tetë [48] ditë. Ajam shkue n’jan’, kur m’ka dekë plaku. At’herë ka pasë t’pame shumë, ardhshin hallku. Kamë, at’herë kerre s’ka pasë... jo edhe s’e kanë zanë n’asgja me i krye t’pamet. 

AA: E kanë pasë obligim?

ShA: Po de. 

AA: A man’ n’men ti naj rast qysh janë kânë renet ktyneherë?

ShA: O vollahi mas tre muj’ dite. Ilaz Nillani na ka ardhë me pa për plak, mas tre muj’ dite. Kam nije, ani sikur qat ditë me pa’ ardhë. Po odat janë kânë at’herë, u kânë edhe e pamja ma shtirë. Kur m’ka dekë plaku, paj edhe n’kat t’dytë dy sofër cillë, se ardhshin hallku, a e din, kamë... e tash vjen me kerr. Tri ditë. Po kjo s’osht e pame. 

AA: E qysh janë kânë dallimet me t’pame t’at’hershit edhe tash?

ShA: Po shumë de ka pasë at’herë; gratë kanë hjek’ ma shumë. T’pameve bile ma shumë: dy sofër pa i kthye përditë. 

AA: Sa ditë ma s’shumti majshit t’pame?

ShA: Une katërdhet’ e tetë ditë s’jam kânë n’Trepçe. N’shtadhet’ e shtatën m’ka dekë plaku, e tani kah. I diq Milazimit baba pej Vinarci e, e vorrosën atë ditë, u çue hoxha tha, “Pej sodit me i shkurtue t’pamet pesëmdhet’ ditë, ma shumë s’ka’. Krejt hallku u bonitën, “Pse pesëmdhet’ ditë?” Pak, pak, pesëmdhet’ ditë, hajt, hajt ra n’dhetë ditë, ra n’pesë, tri tash... kanë me hjek’ krejt. Krejt kanë me hjek’. Une jam kânë dy ditë n’Istog, pos qaty me ka’j paqetë cigare tu dera e vorreve. Merre ka’j cigare edhe Zoti ju lashtë shnosh. Mâ t’pame s’ka. 

AA: E qysh i keni pasë renet, kshtu, organizimet? Burrat ni ven’ edhe gratë ni ven’...?

ShA: Po, qashtu edhe përpara janë kânë. Burrat aqik, gratë aqik, se s’kanë pasë burra e gra. Po Llapi e kanë për t’pame ma mirë se na. Pej Shale knena Drenica, e atje Dukagjini, edhe ajo Dukagjini atje vimë pesdhet’ vetë veç nja flet: “Zoti ju lashtë shnosh’” n’emën t’ktyne. Po pse i ke enë ata? Pse i ke enë? E Llapi thotë “A po mërzitni? Jo volla, Allahu e pas bâ rahmet shpirt tina”. Katërdhet’ vetë me thânë Allahu pas bâ rahmet shpiert tina, i bahet njanit kabull. Dhetë mijë vetë me ardhë për t’deknin me thanë Zoti t’lashtë shnosh kurgja s’ka. E pse po shkon aty? Pse s’po lutesh? Llapi e kanë... qitash ke ni dekë, e ngjofsha pej Llapi, kur t’ardhke Allahu e past’ ba rahmet shpirt tina. Po edhe hoxhallart tu na janë ligsht. Une hoxhë... u ardhë, imam, A po mërzitni? Kush osht’ për kryeshnosh, Zoti ju lashtë shnosh, po me thânë ta theftë Zoti qafën po pse s’po lutesh për ta? Allahu pas bâ rahmet shpiert tina, katërdhet’ vetë thotë. Une jam kânë Akrashticë, janë kânë shtatë-tetqin’ vetë, o as pesë përqin’ nuk e kanë falë xhenazën. E pse po shkon? Pse po shkon mas xhenazje? U atë me kânë krejt renë me falë namazin. E ktu tu na jo. 

AA: E, a janë kânë edhe qishtu renet përpara?

ShA: Përpara janë kânë ma mirë. Vollahi kush u shkue mas xhenazje e ka falë xhenazën. E tash jo. Une jam kânë niherë, ni hoxhë i Tetovës tha, “O gjemat edhe qi s’keni avdes, hini ka ni elham, knoni për shpiert t’tina, sevap osht’. Namaz nuk kie, po sevap osht’ me knue ka ni elham”. Edhe qi s’kie avdes. E ktu tash, u thashë, atë ditë n’Akrashticë thashë “Pse more Mulla Sadik”, e atina, e atina – “pse s’po u folni gjine? Po çka me fol’... ai axhami s’osht’. Po axhami s’osht. Po Mulla Hamza i Lubovecit u thojke “O hini shkie, hini ren’, hini. Pse po dahni si shkiet?!” 

AA: T’pamet paskan zgatë shumë ditë...

ShA: Po valla t’pamet përpara, dej qaty Mulla Milazimi i ka pesëmdhet’ [15], tani ra hajt, hajt, hajt, dej’ n’tri [3] ditë. 

AA: E festat... përpara, qysh i festojshit Bajramat?

ShA: Për Bajrama u kânë ma mirë. Se shkojshin tu kojshia, tu miku, tu jarani me bâ bajram. Tash nuk shko’. 

AA: Qysh janë kânë përpara n’krahasim me tash?

ShA: Paj pse thashë? Osht edhe fanatiku: pse s’m’ka ardhë, s’u m’flet, nuk shkoj, a e din. Qi s’m’flet ti, une s’t’flas. E qashtu osht ajo. 

AA: Ju qysh i pritshi Bajramat n’familje? 

ShA: Jo vollahi na mirë. At’herë u kânë ma mirë se tash vijnë ma pak. 

AA: Kur u çojshi n’sabah, a e falshit namazin kshtu te shpia, naj xhami, a?

ShA: Po shumë, shumë namazin... po vollahi. 

AA: E përpara, a keni pasë xhami n’katun, atje, n’Kutllovc?

ShA: Jo, s’kemi pasë. N’Mitrovicë, n’Bare u kânë ni xhamia. 

AA: Atje vishin prej krejt katuneve u mledhshin edhe shkojshin e falshin?

ShA: Po atje t’xhumave shkojshim rrallë. A për Bajram shkojshim n’Bare prej Mitrovice ka ba vaki janë ardhë me kerre n’Bare si gjymysh. 

AA: E ktyneherë Ramazanin a ngjinojshit fort?

ShA: Vollahi ktyneherë ma shumë e kanë ngjinue. 

AA: Qysh e man’ n’men’ ti si te gratë, si te burrat, si te thmia?

ShA: Si te thmia, si te gratë , si te burrat janë kânë. Po natën e Ramazanit une e maj’ n’men’ qitshin pushkë, qi po na vjen Ramazani. Po vollahi, pushkë qitshin se u gzojshin, po na vjen Ramazani. 

AA: E, kallxomë ma shumë... qysh e ngjinojshin përpara Ramazanin, për shembull, burrat?

ShA: Për burrat edhe gratë e se atyne... n’katunin tonë janë kânë dy vetë qi s’e ngjinojnë Ramazanin, n’sy kshtu. Qitash ti i kie n’shpi, jo n’katun. Vollahi gati dy, tre hanë, se jo n’katun. At’herë katuni Kutllovcit janë kânë dy vetë s’e ngjinojshin. E tash po vollahi. 

AA: E qysh muj’ e dishi përpara qi po vjen Ramazani? Tash janë kta kalendart e kta, a e din...

ShA: Jo edhe at’herë ka pasë. Hoxhallart ja n’rrojshin. 

AA: Mujshi me ditë a?

ShA: Po qysh jo! Natën e Ramazanit qitshin pushkë. Tani edhe at’herë nuk ka pasë katun gati qi s’e marrshin hoxhën me i fal’ taravitë. 

AA: U kânë ni hoxhë për çdo katun... E, katuni i juv’, kân’ e keni pasë hoxhë?

ShA: Na e kemi pasë Mulla Shabanin edhe Mulla Hamitin i Shukovcit. Tani u bâ ai vllau i jem imam. 

AA: Qaj qi pritojke me u fal’?

ShA: Jo, ai msus’ u kânë. 

AA: E tani qysh e pritshit Fiter Bajramin mas Ramazani?

ShA: O Fiter Bajrami, u kânë ma mirë at’herë. 

AA: Hajt kallxona pak se po m’intereson me ní pej teje...

ShA: Paj ardhshin ma s;pari kojshi, miq, dajë, jarana. U tubojshin, nejshin, muhabet. 

AA: A i keni pasë renet me shku n’sabah me hjek’ gajle, a shkojshit ren’ kshtu kallabllak n’kojshi?

ShA: Po n’kojshi, kur u tubojshëm shkojshëm. 

AA: A keni pasë nejfarë reni, a e din kshtu... qysh shkojshi?

ShA: Tu filani, tu filani – ren’. 

AA: E tanaj Haxhi? Se na knaqe muhabet!

ShA: E ki’ pa’ vetë Idriz Bajgorën, Shala, thotë “Katërdhet’ e katër [44] katune; cilla shpi osht’ ma s’budalli?”. “Vallahi” thotë “n’Shalën tonë, Sherif Voca ma s’budalli o!”. Veç e Voca, Sherif Voca ata mâ. Eh Sherif Voca kah shkon n’kali n’Bajgorë e sheh Idrizin. E ka nije, i ka kallxu dikush qi ka thânë ‘Sherif Voca ma s’budalli o’. “O plak, a ke thânë qishtu? Po t’veti, Sherif Aga sa atllarë i keni?” Thotë “shtatë”. Atllarë, kuaj qi i ka hyp’ me shilue. E kanë pasë marak Vocollt n’atllarë. Thashë “shtat’ atllar”, thotë “a e kie nej lopë tu e mjelë?” – “Jo volla”. Tha, “a t’meçëm jeni a? Shtatë atllarë e ni lopë tu e mjel’ jo!” Thotë ai, “e çka po e mjelë? Po kali s’milet, lopa milet, po shtatë atllarë e asni lopë jo, e, meçëm ju a?” 

AA: E ju a majshit lopë përpara?

ShA: Po qysh jo! 

AA: Sa i keni pasë?

ShA: Po, i kam pasë tremdhet’ [13] bollica kur jemi da, edhe pesë, gjashtë [5,6] lopë e dhenë, dhi, tana janë kânë... kual. 

AA: Ku i bajshit pazaret?

ShA: Po volla n’Mitrovicë ma s’shumti. N’Bare kanë bâ kajherë pazar, po n’Bare s’jemi kânë na kurrë. 

AA: A e keni pasë larg n’Bare pej Kutllovcit?

ShA: Jo – si Mitrovicën, si Baren, qashtu osht’, po u kânë ma ligsht pazari. 

AA: Ka sa ju bike me udhtu kshtu?

ShA: Për ni orë, për ni orë shkojshe. 

AA: E përpara qysh i bajshit pazaret?

ShA: Paj, e maj’ n’men’ kur janë kânë kiet, ni penë kie niqin’ banka. Tani hypën hajt, hajt, dej ni mijë banka, dhetë mijë banka. 

AA: Kujna iu kânë thanë ‘banka’ ktyneherë?

ShA: Paret e Serbijes banka janë kânë, paret e Serbijes. Dinarë, bankë. 

AA: Dinarë edhe bankë; ju i keni thanë ‘banka’?

ShA: ‘Banka’ thojshin... ku s’e ruen dinarin, bankën s’un e ruen. Po banka u kânë kryesore – niqin’ banka, ni mijë banka, qashtu u kânë.

AA: Ka sa shkojke për shembull ni lopë, a ni vjet, kur i shitshit përpara?

ShA: Po lopa me kanë e mirë i bajke niqin’ banka, dej pesdhetë, gjashtdhetë. 

AA: Sikur tash qi po shiten ka pesqin’ – gjashqin’ euro, sikur tash qysh po bahen pazaret...

ShA: Jo, tash, tash 1000 euro; 1900 euro e kam marr’ ni mzat e kem’ pre. 

AA: Haxhi, unë po nij që ke kânë edhe pleqnar përpara, edhe je hala sot. A po m’kallxon prej kur ke nis’ ti me u merr’ me pleqnime ktyneherë?

ShA: Pej kur u kânë Haxhi Brahimi i Selacit, m’thirrke, edhe Haxhi Ferizi Zekolli. Pej qat’heri... ka’ tridhet’ vjet, e shkojshim... 

AA: Ku shkojshi?

ShA: Po kush thirrke dikush. 

AA: Ti je kanë kshtu si nxans’ i tina – a po – niherë?

ShA: Po de, si nimaqarë. A Brahim Kurti u kânë kryesor, edhe Haxhi Ferizi Zekolli. 

AA: E prej kur ia ke nisë ti? Sa je kânë, sa vjet i ke pasë kur ia ke nisë me u merr’ kshtu me pleqni?

ShA: Paj vollahi i ka tridhet’ [30] vjet, i ka. 

AA: Tridhet’ vjet kur ia ke nisë...

ShA: Eh... shkuem ni pleqni n’Ujmir, jo, ktu n’lum t’madh Stanovc qi po i thojnë. E ki marr’ ai ni truell n’Prishtinë, po s’e ka kthye mi veti. Ia ka dhanë paret, s’e ka kthy mi veti. Mas nizet’ vjete u dekë baba, ai i zoti i trollit, ai i biri e ka shit’ n’gjeti. Ju kap ky, ramë n’gjin’. U i thashë duhet me shkue me vetë sa po ban tash, se at’herë pesë mijë mark ari, e tash dej n’tridhet’ mijë mark shkon ari. Jo, Brahim Kurti, tha “Pse s’e ka kthye tokën mi veti?” E ja qitëm nizet’ mijë mark për pesë ari, pesë mijë mark ari, sa e ka ble me ja kthye. Ai djali ish kah tridhet’ vjeç, qashtu. Kur i kallxuem, tha “Vallahi as nizet’ mijë mark, as nizet’ mark s’ia jepi”. A, ky ish msus’ qi e ki ble. Ai mixhën e vet e shtini dorzan se e dishin qashtu... “Ça po thue ti dorzan?” Tha, “Une nizet mijë mark s’kam”.

Tha “U dorzan, e di qi jam hi me la; gjashtë mi mark  i kam, n’dashi po ja’u bie qitash, n’dashi tune pe prenoj si jam gabimisht”. Ai djali tha “qashtu nizet mark s’ja jepi”. Ky po m’thotë – ai i zoti qi kish me i marr’ paret; ishin ren’ burrat –  po m’thotë, “thuj Haxhi Ferizit ‘qato gjashtë mijë mark le t’i merr, e met’ hallall, se me nije djali pasha Zotin pa e vra s’e le”. E për pare a vrahet njeri! Po i kallxoj une Haxhi Ferizit, qashtu tha, “Biri ato gjashtë mijë mark, merrnu ngryk”. Po i hupi vallahi katrmdhet’ mijë mark, po i meçëm. “Se me ditë djali e vret” – tha. 

AA: E baba e kryjti me gjashtë mijë mark?

ShA: Me gjashtë mijë mark e kryjti. 

AA: E tani çka ndodhi masanena?

ShA: Kurgja s’ndodhi mâ. U murën, u pajtun’. E vallahi për pare jo, po nuk vrahet njeri, po për fjalë, për fjalë vrahet njeri. 

AA: A ke pasë edhe raste tjera, qishtu qi për pare kanë bâ vakia mu kap’ njerzt, e tani ju jeni shku i keni pleqnu, i keni pajtu, a...?

ShA: Une jam kânë tu Mulla Smajli i Beranit... ti s’e ke ngjoft’. Ai hoxhë i ngjofshëm Mulla Smajl, ma tu qkrue nja niqin’ metra pej piskamë po shkon “Aaaaa!”. I la Hoxha ato, dul, tha “U bâ faqja e zezë”. Pse? “Polari” tha, “e myti njerin për dy euro”. Sikur qitash, “a t’ka kallxue djali qi ta kam nxan’ lopën n’arë, a e din, polar, e kur t’i kish m’i jep”. Tha “Vallahi ktu i kam po s’ti jepi!”. E i shtin’ fjaltë, e ai shatin me veti e te pret n’lulë t’ballit, e myti. E me i pa’ thânë “t’i jepi”... 

AA: Tanaj çka ndodhi Haxhi? A shkut’ ju?

ShA: Jo, nuk shkum’, na ishim mrena. 

AA: E qysh i pleqnojshi, për shembull, qito vrasjet përpara, kur i kanë myt’?

ShA: Qitash u kânë gjaku dhet’ mijë mark. Dhetë mijë euro. Dhetë mijë euro ni kali i shalës i madh. E tani e bamë gjakun, e kena rrit’ tridhetë mijë euro, martesën për kta qi janë përjashtë qi i lshojnë gratë pesëmdhetë mijë euro. Për kta çka janë ktu n’Kosovë, me kânë faji i madh dhetë mijë euro, me kânë faji ma i vogël pesë mijë euro. 

AA: Qishtu edhe përpara i keni pasë, veç me marka?

ShA: Po de, me marka! 

AA: E, kallxona pak a shumë... për pleqnimet ktyneherë, qysh i keni bâ ma tepër për martesa?

ShA: Për martesa dej vonë nuk i kanë denue. E ka lshue grun’. Paj kem’ atje ku janë vra Mehmet Gradica e, Shaban Polluzha n’atë katunin atje... nejse, kem’ ni pleqni. Ni plak ish kânë i atina... thashë “duhet me denue qi e ka lshue”. Tha “Po kurrë s’u kânë me denue”. Thashë “E për çka jemi ardhë na?”; “E lshon, e lshon, udha e marë. Jo volla kurrë s’u kânë qi lshohet gruja me denue burrin” – “E vallahi na e denojmë”. 

AA: Tanaj qysh ja bajshi masanena? E lshoi ky grun’, ju shkojshi... Sa i denojshi, për shembull, për qisi rastesh ktyneherë?

ShA: Ktyneherë, pej qi ia kam nisë une ma s’mrami, po... qysh ka faj, se e denojmë edhe çika me u nal’. Qe, atâ t’Smerkonicës e denum’ katër mijë euro pse po kesh’ burri kur po flas. Edhe mos e deno atâ. E kta qi i ka thânë t’katërtën natë nusja, me ner’ me thânë ma hangsh m**** , e denun’ burrin pesë mijë euro. E pse me denue burrin? Pse aty çika thotë “nuk i nalna”, ky thotë “s’e marr’” edhe e lshume osht’. E lshon e, duhet me denue ai qi osht’ fajtur. 

AA: A ka pasë naj rast që, përveç qi ka pasë, fajtorë që edhe nejkush qi s’ka pasë faj, po ma vonë u marr’ vesh, a e din, u denu?

ShA: Paj ka... hallku... se janë do pleq qi punujnë me pare. A po din, “Ti m’i jep pesqin’ euro, une t’nimoj ty”. Janë shit’ pleqt. E tani u marr’ vesh, paj s’ka deshtë me fjetë... i kanë marr’ tjerë pleq edhe i kanë denue; a niherë jo, tani po, u mirr’ vesh. 

AA: Po tanaj a u bâ ma shtirë, kshut pleqnimet, ma vonë... kur... a keni pasë presion pej najkujna, qysh i bajshit?

ShA: Jo vollahi. Une e kam nie njâ i Bërrnishtës kur na e ka sha nanën, se najnës parti nuk i vjen mirë, a e din, njani denohet. E, une e kam ní me vesh kur na ka sha nanën. E tanaj çka me thanë... 

AA: E tani e keni denu’?

ShA: Ai i denum ish, po pse po m’denoni.  

AA: E gjaqet, ose për shembull kur e ka vra njani tjetrin – se qitâ e përmene, n’vitet e nantëdheta [‘90] tani u banën pajtimet e gjaqeve – qysh u pleqnu?

ShA: Gjaku, edhe faj me pasë pasë nuk i hup gjaku. A e din... se e ke vra, ai o vorri, e gjaku nuk i hup. Nuk munesh me thanë ‘gjysë gjaku’ ose ‘ni çerek gjaku’, se ai u dekë. A rreha paguhet, n’ftyrë me pasë shejë paguhet ma nalt, a shej n’trup me pasë paguhet ma lirë. 

AA: Veç kur e ka myt’ krejt tanaj?

ShA: A, ajo gjak. 

AA: E tani raportet n’mes familjeve a kanë ndrru?

ShA: Jo, jo i marrin dorzant kur t’vjen qi janë, gjinja qi merren. 

AA: Ti hala merresh me pleqnime, edhe n’ditë t’sodit?

ShA: Po. 

AA: A n’bazë t’çkafit, qysh ju msojshin përpara, a e din, për me pleqnu?

ShA: Paj tash qyre, gjak nuk ka veç si tu t’lshume edhe do t’rrehme janë, se tash nuk po rrehen fort. Jo tybe. At’here Ramazan me kalue qi s’u rrehshin dy a tre nuk u bajke, poj qitash jo vollahi. Qitash veç e lshumja edhe e nalnja, gratë, a e din, n’martesa. Edhe ma shumë kanë faj qita qi janë përjashtë. I kanë gratë ata krejt atje edhe e merr njâ ktu. 

AA: E përpara gratë kur i kanë marr’, a i kanë marr’ kshtu t’fisit, a i kanë marr’ pej largtit, a e din?

ShA: Jo vollahi gratë, kush e ka marr’ për shpi e ka marr’ t’fisit. 

AA: Kah ju, për shembull, kah i marrshi gratë? A i marrshi për shembull t’fisit qaty kah jeni kanë ju n’Kovaqicë?

ShA: Po, jo, na n’Kutllovc çka jem’. Gimë, çka osht Gimë, na jem’ Gimë e Gimën nuk ban’ me marr’ as me dhânë, a n’Malet e... e kto tjera po. 

AA: E sa shpia jeni kânë n’katun?

ShA: Jemi kânë, jo, Gimë jemi kanë tri, katër [3,4] katune: Melenica, Zjaqa, Magjera, Kutllovci. E qito nërmjet’ veti. Po vollahi. Qitash e kanë prish’... 

AA: Përpara i paski pasë mirë raportet?

ShA: Po de, e përpara. Tash janë martue, dy, tre [2,3] vetë janë martue. 

AA: Përpara a i festojshit kto festat Shëngjergjin e Shmitrin e Bozhiqet?

ShA: Jo, për Bozhiqe thojshin me marr’ ni ftue me hangër. E për Shingjergj marrshim, ngjitshëm, lulojshin shelnjet, a e din, e bajagi haku i gjâve i lidhshim përmi ahur. Ato kur t’kapërcejnë. 

AA: A po m’kallxon bash për qito, se shumë po m’interesojnë..?

ShA: E po de! Për Shingjergj marrshim rakitat, shelnjet ju ngjitshëm n’aborr, n’dyer. N’dyer t’aborrit me kalue gjaja për ta... eh. 

AA: Sa zgatke Shingjergji?

ShA: Tri ditë. Me gjashtë maj, shtatë , tetë. 

AA: A i man’ n’men’ ti si fmi kur i festojshit?

ShA: Po volla. 

AA: A po m’kallxon, se bash po m’intereson?

ShA: Pa’ thojnë tri ditë mos me pune, me mjell’ n’Shingjergj. E, i kalon tri ditë, munesh me punue, se punon; para tri dite thojnë nuk o mirë. Po s’po ja kqyrin tash vallahi... ditën e Shingjergjit mjellin. 

AA: Qysh u konsiderojke, a din, kur vike Shëngjergji n’familje te ju... a jeni gzu hiç?

ShA: Paj si thmi u gzojshëm, si thmi po. 

AA: Hajt qysh e man’ n’men’ ti si fmi, a e din, prej fillimit e dej n’sabalit?

ShA: Vallahi nuk flejshim natën me i lshue gjânë kush po i lshon ma i pari, a e din... Se me ja lânë ergjon thojshin, a e di, si smuj’. E qashtu u kânë ajo at’herë. 

AA: E nanat a ju stërpikshin kshu me hitha, a me shelnje?

ShA: Me hithna n’sabah na stërpikshin, me hitha, jo me shelnje. 

AA: E qysh ju thojshin kur ju stërpikshin?

ShA: Po kurgja veç stërpikshin. 

AA: Qysh ju vike juve, a u nijshi mirë, a ju prishke gjumi?

ShA: Vollahi ne s’ka guxue nana me na stërpikë pej plaku, se thojke “s’o kurgjo kjo”. E nuk na ka stërpikë. 

AA: E ky plaku a i qitke kshtu gjânë? Lopve a ju epke yshym për shnetë? A bajshit... a din, najfarë buke, dreke, a?

ShA: A kur e dajshin kulaçin e gjâve... ‘Kulaçi’ i thojnë. E, dalshin çobatë atje e çojshin me tepsia me hangër kulaçin e gjâve, e sillshin tepsinë tani vërrr, u sillke tepsia. 

AA: E ti a e ke... a t’ka ra najherë me çu tepsinë?

ShA: Jo vallahi, une jo. 

AA: E çka thojshin me çu kulaçin?

ShA: Po kurgja. Ma s’shumti me dhenë, e i qitshin. 

AA: E ju si fmi a keni bâ loja kshtu hiç, ktyneherë?

ShA: Po qysh jo! Lojshim gjithë. 

AA: Çfarë loja bajshi ma shumë?

ShA: Ma s’shumti rrasash, a e di, e vnojshim ni guri qishtu e me i gjue. Tani kliqkas, tani koz’. 

AA: Hajt kallxona për qit kozin ma shumë? 

ShA: E, veç thupra e bjen atje, ajo shtrem’, nja qillofsh ja qillove, s’ja qillove... qashtu. 

AA: A lujshit kshtu kallabllak hiç?

ShA: Paj munën dej n’pesë, gjashtë [5-6] vetë me lue. 

AA: E tani kohën e Aligjynit qysh e man’ n’men’ ti? Kohën e verës a punojshi hiç me fusha?

ShA: Po volla. Për Aligjyn une nuk di. Aligjyni gjysa e verës, punojshëm. 

AA: E Shmitrin? A e festojshi kshtu Darkën e Lamës përpara?

ShA: Jo kur i kryjshëm lamt’, po, Darkën e Lamve. 

AA: A e bajshi n’katun? Hajt kallxomë qysh e organizojshi ju katuni...

ShA: Jo katuni jo, veç shpi për shpi, se jo katuni. Po qyre, prejke ni kingj, ja thirrke shokt’, kojshin miqtë, darka e lamve, kur i kryjshin lamtë, qi fshijshin. 

AA: E kush thirrke ma shumë kshtu, a ça marojshi ma shumë a... pej ushqimeve?

ShA: Paj vallahi gjithkush kush e ka, gjithkush nuk munet njajt me i bâ. 

AA: Po qe, n’rast t’familjes juv’, për shembull?

ShA: Dikush prejke kingj, dikush pulë, qashtu qysh e kish takatin.

AA: E te ju qysh e pritshit, n’familje t’juv’?

ShA: Po na e prejshëm, bajke vaki ni delme, po te na ishëm kallabllak. Ai ni delme pesdhet’ robve s’u del. 

AA: A kishit kshtu shumë me hangër; a ju dalshin t’mirat hiç, bereqeti?

ShA: Vallahi tri mijë killa pasul i kam fshi n’Kutllovc, qitash krejt Shala me hesap si gjâ, tre mijë killa pasul. Jo, po e mush’shim pleh tokën e prashitshim... mirë u bajke. E pa pleh toka s’bahet. Gjâ kishim shumë, pleh kishim. 

AA: A keni pasë ju toka atje n’Kutllovc shumë? A mal a...?

ShA: Kemi pasë, mal i kena katrëdhet’ e katër hekter. E tokë tetë hekter qashtu. Poj tash krejt u metë batall, krejt. Kush s’e punon. Jo, jo, as tokë, as mal. 

AA: E përpara i punojshit shumë?

ShA: Përpara po de! Tre mijë killa pasul i kam nxjerrë qaty. 

AA: A e keni pasë shtirë me jetu përpara?

ShA: Vollahi përpara u kânë ma mirë, ma lezet u kânë. Me hjek’ kena hjek’ ma shumë, po kur ke pushue ke pasë lezet. 

AA: E tana masanena n’kohën e Titës, se a e din qi e përmene pak kohën e Rankoviqit, e, po m’intereson n’kohën e Titës qysh i keni pasë punt’, renet ktu n’katun, e n’Shalë e n’Mitrovicë?

ShA: N’kohën e Titës. E, Rankoviqi tjetër u kânë, Rankoviqin e ka burgos’ e ka asish’, po kur u hoq Rankoviqi, Tita tani ma mirë e kemi çu. Une domethanë ma mirë jemi kânë n’kohën e Titës se sot. 

AA: Hajt kallxomë pak?

ShA: Se ni puntor i majke nizet’ rob’. Qitash vetë, vetën s’un e man’. Çka baj’ me tetdhet’ e tri euro une? Hajt! E at’herë po vollahi, u kânë... Tani, at’herë me u myt’ n’jam, e marrke gruja rrogën e burrit, paret e thmive i ecshin. Shkollë pa pare, ilaçet pa pare. Tash me dekë n‘jam s’mun me hangër qeni, kurgja s’kie hiç. 

AA: A keni pasë kshtu t’drejta... se përmenet koxho’ shumë që kanë pasë t’drejtë shiptart n’atë kohë?

ShA: Po, po, tu Tita po. 

AA: Qysh e man’ n’men’ ti?

ShA: Se Tita kur u kânë u kânë ma mirë. Se punë ke pasë boll, edhe nuk u kânë me i da me krah. Qitash n’kofsh n’parti t’Hashimit punë sa dush. N’tjera, LDK e Vetvendosje sillet okolla sokaku. 

AA: Televizori e rryma, kur janë ardhë te ju?

ShA: Rrymën une e kam ngjit’ n’pesdhet’ e nantën [‘59]. Po at’herë ka pasë aty tu na n’katun n’Kutllovc qi nuk e kanë ngjit’, pse kur don ai ma nal’ atje. Si qitash, a e din, kur po don po na e nal’. E, nuk e ngjesë une, e tani ka ni kohë t’gatë katër, pesë [4,5] vjet s’e ka ngjitë. 

AA: E rruga, kur u ardhë te ju, atje n’katun?

ShA: Jo vallai, veç rrugë s’kemi pasë. Se me pa pasë rrugën nuk e kishin lshue – asni shpi s’u met’. Njani i ka nja niqin’ e pesdhet’ dhi i ka qaty, i çon... kurgja hiç. 

AA: E qysh u bâ puna tani që ju u shpërngult’ ktu n’Vushtrri?

ShA: U shpërngulëm se e blemë tokën poshtë. Na kur jena da pesdhet’ e tre [‘53], dy hise i kemi lanë n’Kutllovc, dy n’Vushtrri, tri n’Shupkovc. Kemi pasë qashtu tokën edhe tani kemi qit’ short kujna t’i bjen. 

AA: A i keni pasë damjet e shtira përpara?

ShA: Paj për dikan kallaj u kânë, për dikan ma zor u kânë. 

AA: Po qe, për shembull, rasti n’familje t’juv’, qi pe përmen kur jeni da?

ShA: Aty na i kemi da, kemi qit’ short, kujna t’i bje’ shorti. S’ka pasë fjalë aty. E dikush, po, janë da ma me zor. “Jo une s’ta la filanin, jo s’ta la filan arën”. 

AA: E përmene që edhe nâna ka shku me njanin prej djemve... me cillin pej djemve ka shku nana edhe baba?

ShA: Paj vollahi ma s’shumti me t’voglin. 

AA: E n’familje t’juv’, a e din, sa vllazni jeni kanë, a qysh...?

ShA: Na jena kânë... qitash shtatë jena kânë. Po baba, nana janë shku me t’voglin. 

AA: E cilli u kânë djali i vogël?

ShA: U kânë ai, Raifi osht’. 

AA: A është ai hala gjallë?

ShA: Po, po, e ka thye kamën, u metë. 

AA: E tash qysh po nihni, a e din, mas qisaj kohës kur erdht’ ktu n’Vushtrri... tash mi rrugë t’Gojbulës? 

ShA: Jo vollahi, ktu une ika pej Shupkovcit. Se tridhet’ vjet kam nejt n’Shupkovc, tridhet’ vjet. Po u marue Fafosi e Cinkaraja e cofshin dhetë, bollicat, kujat, s’mujshin me rr’nue hiç. E u tuta për thmi, thashë, po me m’le thmia gjytyrym? E ni inzhinjer u m’ka pa’ thanë, boshnjak, “Largou pak se lejnë fmija sakat”. E vollahi une e di shtatë, tetë [7,8] raste se thmia sakat janë le.

AA: E kur ka ndodhë ky rast qi ma heret... Fafosi?

ShA: Jo, tash jo, veç kur u marue at’herë. 

AA: Ama kur u marue, qysh, kur e man’ n’men ti?

ShA: Ajo u marue n’gjadhtëdhet’ e tretën [‘63], n’gjashtëdhet’ e tretën u marue. 

AA: Sa ka zgatë ky farë, a e din, qikjo far si lloj smuje, jo gjâja, jo njerzt..?

ShA: Aj nja nizet’ vjet, po. 

AA: Begi’ shumë paska zgatë. E për qata taj’ erdhe edhe ti edhe ktu? Me çka u merre tani masanena?

ShA: Po n’punë jom kânë n’Trepçe. 

AA: A udhtojshe pej ktuhit?

ShA: Po, udhtojsha me autobus. 

AA: Po mirë, ti pe përmen qi janë kânë edhe vitet e tetdheta [‘80] n’qat kohë, a e din, pej vitet e pesdhet’ e dytat, tretat, qi je kanë tridhet’ e diçka vjet, qi paske punu n’Trepçe... Po a ke ní, ose a je marr’ me, kto qi ndodhi, marrshi i tetdhet’ e tetës n’Trepçe, jo taj’ edhe qi ndodhi...?

ShA: Kur janë hi n’mihe a? 

AA: Edhe greva taj qi ndodhi, e...?

ShA: Po greva... une jam kan’ çue, Haxhi Ferizi Zekolli m’i ka dhânë shtatëmdhet’ killa cigare, edhe une i kam ble nja dy killa, e dikush, veç nizet’ killa cigare jau kam çu n’jam. E atë dite i kanë pru Rahova tridhet’ e dy [32] flia, i kishin qitë me tepsia, e i prunë aty. Me jau shti n’jam n’minierë. 

E qyky Halit Berani, qi o me mjekërr, qi pe sheh n’televizi, baba i tij e pruni ni lopë e lidhi n’derë t’rudarve, tha, “Kjo osht e juvja; prene e hane”. Vallahi dot dy mijë euro i ki bâ. E, e maj’ n’men’. 

AA: E për çka janë bâ ma shumë ato greva?

ShA: Ma s’shumti me hjek’ Ali Shukrinë edhe ato dy serbt’. E me i hjek’ bejagi, e ish’ shpiun i shkive. 

AA: Po, se n’atë kohë edhe shkau koxho’ fort m’doket e pat kontrollu Trepçën, n’qat kohë, a?

ShA: Po ai Morina, qi ke ai, edhe atâ me hjek’. Edhe e vranë shkiet. 

AA: E n’kohë t’luftës, Haxhi, çka u bâ masanena? Mas ktyne ndodhive qi kenë, jo greva, marshi, e qysh e man’ n’men’ ti vetën tani, mas asaj kohe?

ShA: N’kohë t’luftës une jam kânë n’Shipni. Qitu na qitën n’Kodër t’Vneshtës atje, vollahi nja tre mijë vetë ditën e Bajramit t’Vogël! Ai pej Skrome, Maliqi, ky Qamili, “Volla po shkoj se m’ka metë lopa lidhun e po ia çoj do ujë”. Ai si hin n’oborr te vrasin shkiet! U kthye, veç ni plum e ki pa’ marr’. U kthye e erdh aty, rrnoi nja dy sahat, diq. E kemi shti n’dhé qaty n’arë. Krisi ni pushkë e muer t’birin e Halim Ërrnicës t’holl’ëm’holl. Erdhën ni oficir me katër ushtarë. Dola. Tha “A ka ktu?”, thashë, “plot”. Tha, “kur t’bahet nizet’ dakika njo ktu mos me gjend”. Tha, “n’asfallt”. Vetë e kom, “a me shke n’Mitrovicë a për Prishtinë?” Tha “Për Prishtinë”. Hina u thashë une aty, u kânë edhe ai profesori i shqypes, Zenun Gjocaj aty, e ata Bajram Mulakë, e thashë “qishtu po thojnë”. Dulëm, une e kisha ni grue pej Tërstene me katër thmi, edhe robt’ e mi tetë, dulëm n’asfall. Vjen ni dramp’, shkau e nali, thotë “Pesqin’ dinarë, dej n’Elez Han”. E t’himë, t’u mush, edhe Mulla Selmani aty, hoxha. Mu m’ra përpara aty, edhe Bahrije Spanca. 

Mulla Selmani po m’thotë “Hiqe qat plis”. Thashë “Pse bre hoxhë?” – “Po me na nal’ milicia e dinë qi shkie ktu s’ka”, thashë “krejt shiptarë jem!”. “po, po jau vret synin”. Po edhe ai e shtini tërlemën n’xhep, Mulla Selmani. Thashë “Jo vollahi s’po e hjek’”. Kah himë n’grykë t’Kaqanikut shkau po thotë, “Dinarë çka kini amni mue, po jau epi marka, se mâ me dinar s’keni me punue”. Bahrije Spanca, ajo i thotë, “Për tri javë kena me u kthye, po ty ku t’gjajmë?”, shkaut. “Oj Bahri, dreqi gojën ta hangt’! Po mo se pe sheh nej milic e pej e po na ban kahre, po rri mos fol”. Rrimë na aty deri n’Elez Han. Une i kisha tre djem t’djalit, edhe ata t’Tërrstens t’Vogël, ni bukë s’e kishim. Hiem n’atë Bllacë atje. Kur himë, s’kie çka me hi! Qishtu, kallabllak. Na ra n’men’ qi kanë thânë, niqin’ mark e ka ble ni killë bukë n’Sarajevë. Kur t’thotë nja pej Vojaci, ni Haxhi Dani, tha “çka je mrrol’?”. Thashë “vallahi une, qy sa thmia i kam, ni kafshatë bukë s’e kam”. M’i jep dy bukë. E, thashë dy bukë qatyne thmive me ju dhanë. Tha, “edhe kqyre, traktorat krejt me bukë janë, Maqedonisë, na shiptart’”. Ah nihmat! Çka dojshe! A po do banane, a po do ujë t’tharbt, a ujë ksi, a bukë. 

AA: E, sa nejt’t taj aty?

ShA: Tri ditë, tri ditë nejt’m aty. Na çuen tani edhe ni natë kemi fjetë n’Maqedoni. Kur flejtëm aty, mirë ish kânë boll, po, mirë ish kânë aty n’Maqedoni... na dhake ka ni kaqik pule. 

AA: N’cillin ven ashtu? N’cillin ven ju çun’?

ShA: Ku u kânë qi bajshin manevra ushtria. Ledinë ish kânë, i kishin ngul’ çadrat, po rrimë atë natë aty. Knej Shkupi. Po rrimë atë natë aty. Thojnë, “A po doni me u qkrue me shkue për Gjermani?” Thashë “Qysh jo more!” bauuu dymdhet mijë vetë ne atë natë pej atyhit n’trampa e n’Korçë, n’Shipni. Natën u isha flejtun, ni re po thotë, se u thojsha “po na çojnë për Greqi a dreqi e ditë”. Ni re po m’thotë “Babë, himë n’Shipni”. “Pse bre babë, kush po t’kallxon?” Tha “Volla po qkruen qaty ‘vetshërbim’”. Kur shkuem na futën ni farë ku lujnë me top, dymdhet’ mi vetë, u bâ sabah, bajnë kerret, bajnë kerret. Neve na çun’ ni katun si n’Kçiq me kânë, do kasarne dyer, as prezore, jo me tran. Aty po rrimë, ja mrrini ky ministri Koqa. Dy doktorë t’Prishtinës po m’thojnë, “Merri ti qata tre djem a katër e, hajde mas nesh”. Tha “qitu vinë e jau ngjesin dyr’ e prezore”; ai doktori tha, “Zotni ministër, a lehen kto lula ktu me u prish’ n’beton?” I preku thmin’ për dursh, floksh, thmia e vogël, “Kthenu” – e thirri atë kryetarin e katunit, tha, “kur t’bahet dy sahat, ktu njâ mos ta gjaj’. Qkepë për shpia”. 

AA: Kta t’Shipnisë?

ShA: T’Shipnisë, buuu une isha pesëmdhet’ veta, kush nuk t’marrke. Kush nuk t’marrke pesë, gjashtë, marrshin tre, katër, a e din, qysh ishin. Thashë – “Pse nuk dahesh ti?” – thashë “Kjo gruja o me pesë çika”, po thotë “Me kânë vetën t’i marrin çikat e si t’dahëm pej teje une mytna n’bunar”. I ka bërtit’ ktina, pesëmdhet’ me ja gjet’ ni shpi! Na çun’ ni shpi volla, ai ish kân shku për Greqi, po mirë ish kânë... me të tana t’mirat. E po i thom une ni plake, thashë “A ka ktu kafe ngat?” Tha “More çka don me kafe?”. Thashë “Me dalë me pi ni kafe”. Shkoi ajo plakë, e ki marr’ ksi plini, a e din, t’vogël, ni killë shiqer, kafe xhezve, filxhana – “Qe merre!” I pina u dy kafe edhe plakës ia dhashë njâ, e atyne rejave ka njâ e m’u çelën sytë pak! Thashë, “Merri hallo, ishalla sadak n’thmi” e tha, “Ku me i çue une kto filxhana, plini e xhezvet?”, tha “Ato janë t’tuat more, kto s’i çoj n’shpi” ... pasha kryet e djalit.

Ishin kânë gjin’ t’mirë. E te ha dreqi e t’vjen njâ i shehrit, i Korçës, se ishim nja tridhet’ kilometra përtej Korçe, edhe m’erdh ni adresë! Tha, “Kush osht’ Sherif Ahmeti?” Thashë “Une”. E shoqja, ni motër n’Gjermani veç me djalë tem’. Edhe i ka kallxu ai ashtu, thotë “M’ka thânë Bexheti ‘qi jeni tetë rob me ardhë tek une’”, thashë une,“Tetë jo, po pesëmdhetë”. Foli diçka me grue dum rrum, thotë “Hajdeni krejt!” E t’na merr e t’na çon atje ni kombi e me mercedes e shkum. Ish kânë n’sobë aty telefuni me folë, a e din... 

AA: E çka u bâ tani masanena Haxhi? 

ShA: E, po t’kallxoj. T’nestret... na dha darkë ai pramë, a e din, qat natë qi shkuem ish kânë... bereqet Zoti i dhashtë, ish’ kanë mishi i mirë, e... t’nestret shkova e mora tri killa mish viçi, e ai kafsha e zezë aty ia qita aty mishin, a e din... “Pse more Haxhi me mar’ k’ta mish? Po kta o tri mark ma shtrejt se t’derrit”. Thashë, “Na t’derrit nuk e hamë”. Tha “Qysh ish kânë qata pramë?” Thashë “T’mirë vallahi ish kânë”. Tha, “Vallahi t’derrit u kânë”. O sikur me jau qit bumën grave! E t’i mledhin teshat, thotë menihere dogri. Haj u ngushtue ai e ish’ kânë burrë i mirë, u ngushtue ai, e dulëm. N’park po vjen ni milic, thom “Ku me gjetë ni kombi me m’çue dej n’Firi?”

AA: A e kishit larg Fierin pej atyhit?

ShA: Paj vallahi i kish nja niqin’ killometra. Thotë “Une i hjek’ teshat, kam kombi, qitu pritni vi ju marr’”. “Sa merr?” “Pesdhet’ mark”. Na e murëm qat ditë edhe do nihma, ni thes pasul pesdhet’ killa, po pasuli ish’ kânë i mirë. Nejse, shkuem n’Firi e nxanëm ni sobë me qire, gjashtdhet’ mark n’mujt’. Po tani aty, aty u kânë kush di me u gjind’... M’pesë vena, gjashtë [5,6] marrsha nihma, gjashtdhet’ e pesë killa shiqer, guri, i kam marr’ ni t’shtunje. 

AA: E tani çka u bâ masanena? A u kthyt’ n’Kosovë? Sa nejt’ atje?

ShA: Kur u bâ me t’dymdhetin’ u murr vesh Kumanova, n’Kumanovë qi u murën vesh kta oficirat, dy ditë tu nejt’ une qaty n’kafe. 

AA: Qysh po t’doket at’herë me sot? Qysh po t’doket jeta e at’hershit me jetën e sodit?

ShA: Ayyy, ishalla s’na bjen mâ me harrue! E, tre sahati... A po ma jep izën?

AA: Po, faleminderit edhe prej teje Haxhi se na ke knaqë!