Shukrije Osmani - Bunjaku

Intervistuar nga: Fjolla Thaçi

Teshat na’j ka lâ nî gru e kojshive, Nefise e ka pasë emrin ajo. I kemi lâ teshat te kroni. E kemi pasë kronin nër shpi

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

05.07.2018

Lokacioni i intervistës

Prishtinë

Vendi i lindjës

Kosovicë

Tranksriptimi

ShO: Unë quhem Shukrije Bunjaku, nga prindërit. E martume me Kadri Osmanin. Mbiemri ôsht’ Shukrije Osmani-Bunjaku. Une kam lind’ n’vitin nimij’ e nânqin’ e tridhêt’e shtatë [1937], me dhetë [10] nëntor, nimij’ e nanqin’ e tridhêt’ e shtatën [1937]. Kom lind’ në fshatin Kosovicë, komuna e Kamenicës ka qenë at’here, edhe aty, n’atë fshat jemi vendosë. Babgjyshi im u vendosë aty me nimij’ e tetqind e shtatëdhêt’ e tetën [1878], at’here kur i kanë përzanë sërbët nga Toplica, familjet shqiptare. I kanë përzanë gjashqin’ e shtatëmdhêt’ [617] fshatra kur ka qenë koha ma e vshtirë, dimri ma i vshtirë qî mbahet n’men’. I kanë qitë. Për pesë [5] minuta, i kanë thânë me dalë prej shpisë. Ajo marrëveshje nashta edhe u bâ përmes Turqisë e Sërbisë...! Edhe jôn’ dalë krejt prej shpisë për pesë [5] minuta, qysh kanë mujt, çka kanë pasë veshun, çka kanë pasë... qashtu jôn’ dalë. Babgjyshi jem u kânë plak, edhe hajt n’kâm’, hajt nëpër borë e nëpër... hajt, hajt, hajt... Gjysa e njerzve jôn’ vdekë nëpër borë, edhe kur u shkri bora krejt copat e njerzve jôn’ pâ rreth lumenjve, e rreth... çka kanë bâ at›here serbët. Edhe babgjyshi im, i bâbës tim po du me thânë, se babgjyshi im û ardhë i vogël, e bâba i tijna, e ka pasë po m›dokët emrin Zeqir, edhe jôn’ nisë n’kâm’, hajt, hajt, hajt... kanë shku te Gjilani, edhe qatje ju kishin pas thânë me u vendosë. Po, atje ju ka dokë larg prej kufinit, se kanë mendu m’u kthy prapë atje, edhe hajt jôn’ ardhë ma knej ka Sërxofci, ka kufini i Sërbisë knej... prej Gjilani e knej. Edhe jôn’ vendosë n’nîfar’ veni, rrafshinë u kânë, e ara, do livadhe... po, ata at’here jôn’ kânë pak njerëz, a e din, kuptohet, grupe-grupe. Nî [1] grup u vendosë atje, njô [1] atje, njô [1] atje... qysh kanë mujt. Jôn’ vendosë n’nîfar’ veni, n’nîfar’ rrafshine, te ‘Ademi i Shirisë’, që i thojsha. E jôn’ vendosë qaty, po u ardhë ushtria e Turqisë edhe ja’u ka vra nî qen. Edhe ata njerzit jôn’ fyê, “Pse me na vra qenin ushtria?”. Edhe ushtria okupuese, u kânë ushtria e Turqisë, ata e kanë vra nî [1] ushtar, edhe Turqia u hi nëpër shpi, edhe i ka qitë prej shpijave. E tash, ata kah me shku... tash, qaj ven’ u kânë si i rrafshtë aty, e do tokë t›mirë, anej, knej... Edhe i kanë qitë, i kanë pru ma knej. Jôn’ ardhë ma kah Serxovci, edhe jôn’ ardhë, jôn’ vendosë n’nifar’ shpati qaty. I kanë gjetë do koliba [kasolle].

Une po t’tregoj prej kahit, a e din... familja, prejardhjen e kâm. Edhe jôn’ vendosë qaty, do koliba i kanë gjetë. Ma vonë kanë çelë tokën, e jôn’ kânë sigurisht ma pak at’here, edhe kanë mbjellë tokën, e ja kanë nisë jetën qaty. Po, tani toka u kânë niherë e re edhe ka dalë ushqimi për qata njerëz. U kânë... ka mjaftu, mirëpo ata jôn’ shtu edhe toka pak e ka çu shiun, u lig’shtu. Njer’zit jôn’ shtu, toka s’ka mjaftu. Ja kanë nisë m’u shpërngulë tani nëpër Gilan. Ma herët jôn’ shpërngulë do n’Gilan, tani ma vonë do n’Prishtinë, e n’fund kemi metë veç axha im e bâba im qaty. Tjerët krejt shkun. E qata tokë që u kôn ndâ për krejt, e bleu bâba im edhe axha im... tôni at›here na mjaftojke.

Po’, varfëri u kânë. Edhe une qaty jom rritë, n’qat vend. Tani... une kom lind’ n’nimij’ e nânqin’ e tridhêt’ e shtatë [1937], me dhêt [10] nëntor. Kur i kom bâ, as... dhêt’ [10] vjet qashtu kur i kom bâ, m’ka vdekë nâna. E kom mbetë... kemi mbetë... edhe gruja e mixhës ka vdekë, e une kom metë pa gru n’shpi hiç. Katër [4] vllazën, edhe mixhës i vdiç gruja me dy [2] f’mijë. Edhe aj, edhe bâba jem pa gru. E vllaznit e mi, dy [2] ma t’vogël, dy [2] ma t’mdhaj.

FTh: Katër [4] vllazën i ke pasë edhe veç nî [1] çikë je kânë?

ShO: Po. Edhe nî [1] çikë ish kôn dekë para meje, nî [1] motër, edhe nî [1] vajzë u kânë mas meje, ajo u dekë masi u dekë nâna. Edhe qashtu metëm pa gruê n’shpi. Nâna ka dekë n’shtator. Qashtu edhe axhës i pat dekë ma herët gruja, po s’mujke m’u martu se u kânë edhe at’here shtirë m’u martu. I shitshin vajzat at’here. Ose me i nd’rru, ose me i shitë, ose... qashtu u kânë koha at’here. Po, edhe tash aj zakon... edhe prej Turqisë na ka metë, se edhe Turqia... qashtu p’i shoh edhe n’do seriala që p’i shesin çikat.  Edhe tani n’shtator ka vdekë nâna. Neve tôni na ka râ fruthi n’dhjetor apo n’janar, a n’gjysë t’dimrit... veç borë, ftoftë. Na râ. Katër [4] vllazën me dy [2] motra na râ fruthi. Veç bâba edhe axha im ishin n’kâm’. Do gra, kojshi i kishum, ma larg qaty n’kodër nî shpi, edhe bâba, edhe axha na kqyrshin neve. Na ratë krejt. Fruthi u kânë shumë sëmundje e v’shtirë. Kurrë pa e dergj fruthin, nuk ke thânë që e kom f’mijën. Tjerët u çun, motra vdiç. U kânë katër [4] vjeç. Vdiç motra. Edhe une kom gatu dhêt’ [10] vjeç. Buka ka qênë e kallamojt, e misrit... edhe magjja u kânë e naltë, k’shtu me qerep, me saq. Edhe at’here u kânë zakon se ‘burrat s’duhët me gatu, po veç gratë’. Vllaznit jôn’ kânë ma t’mdhaj. Njâni u kânë ma i madh, ka mujtë... tetumdhêt’ [18] vjeç u kânë, ka mujtë aj me gatu, ose mixha. Po... at’here, qysh me gatu burrat, e une kom gatu. Dhêt’ [10] vjeç! Kom hypë mi cung, k’shtu, me mbrri magjën, se s’kom mujt me mbrri. E me ulë bukën me valë, me ujë vâle t’kallamojt, e me ngjesh me ato du’r t’dhêt’ [10] vjeçares (qesh). A, ata m’kanë nimu me kallë zjermin. Drutë m’i kanë pru me kallë zjermin, me qitë qerep... s’e di a ke ni për qerep... edhe qerepin ma kanë qitë aty, edhe ma kanë kthy qerepin aty. Tani e kom qitë bukën n’qerep, edhe e kom mlu tani me kaci. Me prush ka nêjt qaty nja nî [1] orë a... buka, edhe e kom nxjerrë. Atô saq, e atô qerep e... m’i kthejshin vllau e mixha, e m’nimojshin. Edhe kroni u kânë larg, ujin ma bajshin.

Teshat na’j ka lâ nî gru e kojshive, Nefise e ka pasë emrin ajo. I kemi lâ teshat te kroni. E kemi pasë kronin nër shpi. U kânë kroni me qitë ujë shumë, k’shtu sikur me blu mullini, a din, me qep e mshelshum. E qatje u dashke m’i çu dimnit teshat me i lâ. Verës u kânë mirë, po dimrit u kânë borë. Edhe n’borë qaty me i ngulë do furgza, k’shtu, e kazânin me vnu me dru, k’shtu, me kallë zjermin përfuni. Qatje ajo gruja e kojshive na’j ka lâ teshat. E kanihere nî qikë e sajna, u kânë ma e madhe se une, nja tri [3] vjet a katra [4] ma e madhe se une, ardhke edhe ajo kanihere m’nimojke me gatu diçka, a kur ardhke musafir a... na nimojke.

FTh: A keni pasë shumë musafirë?

ShO: Pô si... s’ka shpi qî s’ka musafirë. I kishum hallat. I kisha tri [3] halla, po ato secila punat e veta, s’kishin kohë. Kur ardhshin, nejshin ka pak, i bojshin pun’t, po apet ju dashke me shku te shpija vet, edhe... (qesh). 

RrO: Kur je rritë, tash... çka ke bo? 

ShO: Po, kur jom rritë... kadale ti (qesh), kadal ti. Edhe qashtu ajo gruja e kojshive na lajti teshat. E u martu mixha. Axha jem u martu me nî gru, se f’mija i vdiçën edhe atij prej nifar’... n’kohën, n’Luftën e Dytë Botnore u râ tifoja. U përhap smuja, e na râ qajo smundje, e vdiç gruja me dy [2] djem. Mirëpo, mas tri [3] vjete vdiç nâna jeme tani. Nâna jeme i ka kqyrë n’qat smundje. Kur na ra krejt qata, gruja e mixhës me dy [2] djem, e une, e krejt... katër [4] vllazën, e bâba, jemi kânë ratë. A nâna jême i ka kqyrë, edhe asaj s’i ka râ, a smundje ngjitëse u kânë se u përhap, se lufta at’here, Lufta e Dytë Bot’nore. E maj n’men’ ça kanë bâ shkijet.

FTh: E a e man n’men’ kur ka ardhë bugari, a gjermani a... n’Luftën e Dytë Bot’nore, kur kanë hi n’Kosovë? 

ShO: (Nuk dëgjon mirë) Murtaja? 

RrO: Ushtria e Bullgarisë, e italiant, e... qysh ka shku? 

ShO: Ushtria e Bullgarisë... ka qenë lufta ballkanike me nimij’ e nënqin’ e shtatëmdhetë-tetëmdhetë [1917-1918], a kjo Lufta e Dytë Bot’nore ka qenë me nimij’ e nënqin’ e katërdhetë e katrën [1944], qî e maj n’men’ une. Katërdhetë e pesë [1945], ka përfundu.

FTh: A mundet me na tregu çka man n’men’ prej qasaj periudhe, katërdhetë e katërshin [1944]?

RrO: Kqyre, a po na tregon tash kur ke fillu m’u rritë pak edhe qat periudhën e Luftës t’Dytë Botërore... çka man n’men’ diçka?

ShO: Qajo ô Lufta e Dytë Bot’nore qî na ka râ ajo tifoja, smundja qî u râ gjatë luftës. Gjithka u përhap ajo, edhe nanës nuk i râ. E ajo u dashke me bajtë ujë e me lâ, e m’u afru te druni i t’shtrunit. Qishtu qî u kânë... edhe legenin aty me ju qitë ujë n’kry njer’zve, se asni ilaç s’e kemi pasë at’here, as mjek, as... s’ka pasë. E temperatura ka qenë e lartë, e ka humbë vet’dijën njeri. E hupshin vet’dijën, s’dijshin hiç. E nâna tani kur nisum m’u çu pak, ju qitke ujë n’kry, n’legên qashtu me ja hjekë temperaturën, se s’ka pasë ilaç. 

RrO: E a ka ardhë naj ushtri ose diçka që me ju shqetësu, ose me ju pengu diçka n’jetën e juve? 

ShO: E, qat’here përfundoi lufta, n’katërdhêt’ e pestën [45]. E masi përfundoi lufta, na râ ajo sëmundja. Edhe bukën na’j murrën partizant... se u dashke me qitë secila shpi ka nî [1] bukë, ka dy [2]. Edhe u kânë skamje e bukës at’here. U dashke me ju çu partizanve n’Hajnovc, me thasë bukë me çuê n’Hajnovc.

RrO: A keni pasë ju për veti?

ShO: Po’... s’kemi pasë. Edhe pak ka pasë, se u kânë ajo verë shumë e thatë, s’u bâ bereqeti. Pa shi u kânë. S’ka pasë. Edhe... mirëpo, edhe qata pak e lypshin me ja’u çuê partizanve atje. E mush’shin thasë, e me kerr i çojshin bukt atje n’Hajnovc, te partizant. Edhe buka, me skamje, edhe smundja. Lufta at’herë përfundoi, përfundoi. Kosova mbêt me Sërbi, edhe shkijet mâ qaty metën. Partizant e Shqiprisë u kthyên prej Sërbie, qî shkun me shliruê Sërbinë. Partizant e Enver Hoxhës shkun me shliru Sërbinë prej gjermani, a shkijet prejshin n’Kosovë çka mujshin shqiptarë! Enver Hoxha me shkíje, edhe Fadil Hoxha. Edhe... qashtu tani na kaloi ajo smundja. U çuêm na tjerët, a gruja e mixhës, po t’kallxoj qî vdiç edhe met mixha. E mas tri [3] vjete u vdekë nâna jeme, katërdhêt’ e tetën [1948] ka vdekë nâna jem. Edhe tani kur u martu mixha, ajo gruja mâ tani i lajke teshat. Tani une ma e vogël gatujsha, po edhe ajo tani e vogël u kânë, e ligë shumë u kânë. S’ka mujt fort. I ka pasë ato du’r t’vogla, me fërku teshat... i lajke diqysh, e i bojke diqysh, veç dobët.  

RrO: Sa vjet i ka pasë? 

ShO: Ajo a? Nizet [20] vjet u kânë. E re edhe ajo.

FTh: A mundesh me pytë shkollë a ka kry? 

RrO: Pastaj, kur ke fillu m’u rritë, i ke pasë t’hekmêt e jetës, kur ke fillu m’u rritë qî ka ardhë gjyshi që t’ka pâ...?)

ShO: E ato ma vonë, ato vijnë ma vonë (qesh). Tani qî erdh gruja e axhës na lajke qaty. Une i nimojsha. Tani i bâna... tani une dymdhêt’ [12] vjet kur erdh ajo, e u rrita pak. E tani nja dy, tri [2-3] vjet i lajti teshat, deri i bâna une pesëmdhêt’ [15] vjet. Kur i bâna pesëmdhêt’ [15] vjet, une i kom lâ teshat për krejt. I marrsha krejt, e m’i çojshin te kroni atje teshat, e drutë... e ma kallshin zjermin atje. Vera u kânë shumë... nî shelnje aty, nifar’ prroni, gjelbrim, uji aty... edhe nër hije i lâjsha teshat. Shumë mirë u kânë për verë... e i shtrejsha qatje poshtë nëpër pemë. Edhe tani s’e lâsha mâ grun e mixhës me shku me lâ tesha, se bojke punë te shpija. Ma mirë m’u dok’ke me lâ tesha, se me i bâ pun’t te shpija. E ajo i kish edhe f’mijën. Edhe i lâjsha une teshat, e fshijsha, e gatujsha... ajo shkojke n’pâme [rast vdekje]. Une apet i bojsha pun’t, gatujsha... mâ at’here s’ma bâjke gajle kërkush. Kur i bâna pesëmdhêt’ [15] vjet, s’m’thojke kush e vogël, jooo... çfarë. E qishtu. Ajo, gruja e mixhës tani i bâni... sa jom kânë une aty, tre [3] djem. Krye viti njô [1], katër [4] vite tjetrin, krye dy [2] vite tjetrin, tre [3] sa jom kânë une aty i bâni. A masi jom shku une edhe dy [2] i ka lind’. Pesë [5] i ka, jôn’ gjallë krejt, edhe... qishtu.

Masanej n’shkollë... at’here shkijet kishin shkolla aty. Bushinca e Sërxovci kishin shkolla sërbisht, kurse n’fshatin tonë ishin pak shpija, a e din, se u vendosën prej Toplice, që na patën përzanë shkijet... tani u vendosëm aty pak shpija edhe shkollë shqip s’kish. E bâba jem edhe nja dy [2] a tre [3] kojshi tjerë i çuên [djemt] n’Sërxovc n’shkollë. U kânë n’Sërxovc se atje u kânë shkolla shqipe, se shqiptarë ka pasë atje ma shumë, po’ u kânë pak si ma larg. E bâba i çoi ata dy [2] djem, dy [2] vllaznit e mi i çoi katër [4] vjet. A, ja-a... mu jooo, se çikat nuk i thirrshin. Tjetër... nëpër katune po, po’ t’qatij fshatit tonë jo, se s’kish aty shkollë shqipe. S’i thirrke kërkush çikat. A me vullnet s’i çojshin, po’ veç kur i thirrshin, që i dënojshin, i çojshin çikat n’shkollë... se me vullnet nuk i çojshin. E une... tani s’um çojshin, amâ ata vllaznit shkojshin me m’su atje n’shkollë. Niherë i madhi para meje, tani tjetri mas meje. Po’, at’here u kânë... prej katërdhêt’ e pestën e katërdhêt’ e gjashtën [1945-1946] ka vazhduê kursi për zhdukjen e analfabetizmit. Edhe axha jem ka msuê, ushtar kur u kânë, shkrim-lexim, tani ka m’su edhe aj vllau jem prej axhës shkrim e lexim sërbisht... se at’here kur u shku ushtar, atje u kânë ushtria e Sërbisë edhe ata kanë ditë shkrim e lexim. Edhe vendosën n’odë tonë me ardhë ata fshatart tonë, e kusheri, e çka i kemi pasë... me msuê qaty, n’odë tonë. Me m’su shkrim-lexim, me zhdukë analfabetizmin. E une e vogël, si tetë [8] vjeçare, dhjetë [10] vjeçare... e qashtu, sa u kânë nâna gjallë erdhën aty me m’su n’odë. E shkojsha nêjsha qaty, e vogël, nêjsha aty. Aj axha jem e murr nî fun’ t’bukës, a din që e t’hollojnë bukën, i drunit, k’shtu rrumbullak, edhe shkumsa bijke vllau jem prej shkollës t’Sërxovcit atje... prujke shkumsa te shpija, edhe ja’u shkrujke germat qaty n’fun, si drrasë t’zezë, ja’u shkrujke aty. Do pleq, do t’rij... do që ishin, “Po”, thojshin, “Me zhdukë analfabetizmin.”. Me m’su shkrim-lexim gjithqysh e patën bâ qatâ, qajo mirë ke. Edhe une tu nêjt qaty i m’sova germat, u m’sova shkrim-lexim qaty, sërbisht, germat sërbisht. Po, vllau m’sojke atje shqip, n’shkollë qî shkojke atje, e tani aj m’i shkrujti germat shqip e njikoh’sisht i m’sova germat sërbisht edhe shqip. U m’sova me lexu n’abetare t’vllaut. E aj i bojke detyrat, e une i shkojsha qaty i shkrujsha. E kqyrsha. S’e lâsha rahat me i bâ detyrat se kisha qef me m’su. E u m’sova shkrim e lexim qaty. Tani vllaznit u rritën, shkuên ushtarë. E me shku n’shkollë ma gjatë s’kish ku, s’kish tetëvjeçare as s’kish t’mesme, me ardhë kô n’Prishtinë me pagu banesë, s’kishum. Veç qaty tetëvjeçarën... katërvjeçarën, se çfarë tetë [8]. E msuên, tani shkun ushtarë. Po, tani vllau i madh u martu. Tani une i bâna tetëmdhêt’ [18] vjet... e shkrim-lexim... tani na thirrën n’shkollë për me m’su për pastërti. Edhe ato vajzat që e kishin kry klasën e katërt atje n’Sërxovc, se aj katuni ngat neve u kânë aj Sërxovci, e ato vajzat e Sërxovcit kanë shku n’shkollë shqip edhe i kanë kry katër [4] klasë, po tani i thirrshin për kursin shëndetësor me m’su për pastërti, për smundje, për... E tani na thirrën edhe çikat e fshatit tim. Une jom kânë, u kânë Habibja e Nezirit, u kânë Arifja e Salihit, u kânë Biba e Hasanit, e... veç u bâmë nja pesë [5], katra a pesë [4-5], qashtu shkuêm... e shkojshum.

FTh: A s’ka pasë ma shumë çika n’katun a?

ShO: Po’ pak... fshati jonë pak shpija. E qato që ishum n’qat moshë shkuêm. Na thirrën edhe shkuêm, se boll s’kishin qef me na çu prindërit... se çika - qysh me shku çikat te m’susi?! Kuku! (qesh). 

RrO: Sa ka zgjatë kursi?

ShO: Dy [2] vjet, dy [2] vjet jom shku.

FTh: Qysh keni shku? A u kânë aj veni larg? 

ShO: N’kâm’ kemi shku. 

RrO: A u dashtë me ju përcjellë naj burrë, se ju çikat... marre? 

ShO: Na përcjellshin n’fillim nihere, vllaznit. Aj, Mustafa, vllau jem edhe njô, vllau i atyne. Po, tani ja nisëm me shku vet, se shkojshin... ja fillun tani nxansat me shku n’Sërxovc se u kthyem. Na ishim me komunën e Bushincës, ata jôn’ kânë shkije, e për qata... na s’kishim shkollë, nuk na thirrshin neve se e kishin ata shkijet shkollën, a na jo. S’na thirrke kërkush, po tani na u kthyêm... prej Bushince u kthyem me Sërxovc. Komuna u kthyê me Sërxovc. Kur u kthyê me Sërxovc tani na thirrshin. I thirrshin nxansat me shkuê, e filluên me shku krejt nxansat n’shkollë n’Sërxovc. 

RrO: Sa ka zgatë rruga?

ShO: Po’ ka zgatë nja gjysë ore a katërdhêt’ (40) minuta, n’kâm’ shkojshum. Dimnit u kanë lloq e ftoftë... E po, jemi shku t’dielleve e t’shtuneve, nuk kemi shku përditë. Si n’t’shtunën, e t’dillën... edhe ato çikat qî i kishin kry klasën e katërt ishin rritë, tani ardhshin apet. 

RrO: Çka t’kujtohet... nî [1] m’sim që s’e harron prej qasaj shkolle? 

ShO: Po, at’here m’sojke aj m’susi qysh duhët me mbajt pastërti e... mirëpo, edhe germat i kishin harru krejt ato vajzat qî i kishin kry katër [4] klasë, i kishin harru... edhe naj m’sojke germat edhe naj pruke revistën Shëndeti. 

FTh: A e ke majt n’men’? 

ShO: Revista Shëndeti ka ekzistuê... dej ka fillu lufta k’tu ka ekzistu revista Shëndeti, qî ka shkru për smundje. Prej çkafit vjen kjo smundje, prej çkafit vjen kjo, çfarë ilaçne, çka me bâ... E tani, e prujshin n’shkollë n’Serxovc revistën Shëndeti. Edhe aty tani i qitshin m’susi, m’i m’su germat... po, i kishin harru ato edhe e kishin kry klasën e katërt! E une s’e kisha kry klasën e katërt hiç, po i dijsha krejt. Edhe kur m’qitën m’i shkru germat, krejt i shkrujsha. E kur e panë që po di, m’i dhajshin... tri [3] copa Shëndeti m’i dhanë m’i lexu ato. Tani shkrujke për shëndet, për smundje, për ilaçe... se lexojsha une, kisha qef me lexu. Edhe dy [2] vjet zgjati ajo. E kom lexu Shëndetin. Masanej edhe vllau i vogël... shkoi edhe aj n’shkollë. Aj u njoftu me nxansa atje edhe me ata qashtu, librat e leximit i marrsha i lexofsha, t’tyne. Ish Tregimi, librat e klasës t’katërt t’leximit shqip, se u  kthym na me komunë t’Sërxovcit. Edhe tani... përfundoi tani ajo që e kryem atë kursin. Po’, u njoftova me vajza aty që shkojshum, po edhe jemi shku nëpër dita t’grave atje n’Serxovc krejt gratë e Kosovicës. U kânë ajo... fshati im Kosovicë u thirrë, e shkojshim n’Serxovc nëpër dita t’grave. Jom njoftu me ato edhe u kry ajo. Tetëmdhêt’ [18] vjeç i bânâ. Tani vllau im ish... i madhi milic [polic], e halâ s’ish martu. E tani, m’u halâ nuk m’ardhshin me m’lypë kërkush, masi ish vllau halâ. Përpara, a din... Meta, se u kânë... se aj ma i madh, aj ma i madh se une. U martu aj. Kur u martu aj, mu njer’zit... që u martu aj, ja nisën me qitë msit me m’lypë. 

RrO: Ku u martu Bejta?

ShO: N’Miradi... n’Mitrovicë qî e murr kô, milic qî u kânë n’Mitrovicë.

FTh: A e man n’men’, a kanë majtë najfarë dasme për tô?

ShO: E ja nisën tani me m’lypë nëpër Sërxovc krejt ato shpija. Aj lyp, aj lyp... po muê s’m’pëlqejke kërkun. 

RrO: A e kanë pasë at’herë adêt me bo dasma me tupana e...? 

ShO: Qysh jo, more. 

RrO: Bejta kur u martu...

ShO: Jo, u martu. Atje s’e kemi pa hiç, na e muêrr... qashtu mâ, darsum.

RrO: Tani Mustafa [vllau tjetër i ShO]. 

ShO: Po, Mustafën e kemi martu masanej k’tu. Edhe ja nisën me m’lypë. Po’, une... s’m’pëlqejshin disa vene nëpër Sërxovc qaty.

FTh: Pse?

ShO: Vajzat qî ishin, a din, me muê, thojshin, ‘Hajde me muê’, ajo, ‘Hajde me muê’, ajo, ‘Hajde me muê’... (qesh), “se tek ô lloq qanej.”. A din, bojshin hajgare. “Tek ô lloq, hajde mas meje se s’t’bjen keq aty”, thojsha, “P’e shoh rrugën vet.”. (qesh). Edhe vetëmeveti, s’du hiç se s’m’pëlqejke asni ven’, se e kom pasë qëllim... qëllim e kom pasë me u martu me t’shkollum, jo t’pashkollum. Edhe erdhën. Edhe prej Krileve, nî fshat ô ngjitun me Sërxovc, ma anena qatje, e i njifke bâba jem ata se miqasi me Krilevë e i njifke. Nifar’ Smajli i Kadrisë ka çu msit me m’lypë për djalë, edhe ka thânë, “Masanej ja’u jepi nî [1] vajzë...”, për vlla tem. Po, une për ata kisha ndëgju, se gruja e mixhës e Krilevës e ajo i njofke ata edhe tregojke qî jôn’ t’vshtirë shumë. “I shtinë dushk...”, a din, ktyneherë kanë pre dushk, me shti dushkun n’degë. K’shtu, lisi qî u kânë dy [2] degë, e palë-palë m’i bâ për gjâ për dimër, u terë e ja’u kanë qitë... “Gratë”, tha, “i shtishin qatje me pre dushk, e i gjujshin...”. Gruja e axhës m’pat kallxu, e vogël kur u kânë, a din, kallxojke qysh thojshin do kusheri t’mijt. Edhe une... kur m’lypën ata, bâba jem po don... qaty po dojn me m’feju, se aj po thotë, “P’e jepi nî [1] vajzë për djalë. E kam nî vajzë t’mirë shumë, edhe po ja’u jepi.”. Edhe kur ishin bâ gati me dhânë dorë, po m’kallxon gruja e mixhës...

RrO: Çka ndodhi tani?

ShO: Thashë, “Kqyre, mos t’gabojnë se nuk shkoj. Kurrë nuk shkoj!”. Edhe i ka kallxu gruja e axhës. 

RrO: A kanë guxu gratë me zgedh - s’po du aty, po du k’tu? 

ShO: Ja-a. Nuk kom thânë ashtu. Veç, “N’Krilevë”, une i thashë, “nuk shkoj kurrë”. Edhe ajo gruja e mixhës ju ka thânë, “Kqyre, mos u nguti se vallahi nuk shkon.”, “Çkaaa? Pse a ka thânë a?”, “Ka thânë, valla.”. M’u idhnun. Bâba m’u idhnu, nja gjashtë [6] mu’j s’um ka folë. 

RrO: Çka ke bo n’atë kohë? Qysh je ni? Çka ke bo?

ShO: Une kom shku n’Makrel, te halla. Kur jom martu... Tani kom shku n’Makrel, te halla. E kojshiket... ky burri jem, Kadri... jôn kânë aty kojshi, e dalsha me çikën e hallës, e shkojshum te ara. E te nî kojshi, e kemi pasë... k’shtu, kunata e hallës qaty, e aj Kadria dalke n’rrugë. Na tu shku, aj na dalke n’rrugë, tu ardhë te shpija na dalke n’rrugë.

FTh: Burri yt, a po?

ShO: Edhe une e kisha pâ. E pâsha. Edhe u kânë tu shku n’shkollë Kadrija. Ata kojshi, kusheri, e dijshin ata, “Kadrija”, e përmendshin, “po shkon n’shkollë”, anej, knej... Edhe aj... u pat martu vllau i vet ma herët, e aj shkojke n’shkollë.

FTh: Domethânë k’tâ e ka taku rastësisht? 

RrO: Jeni taku rastësisht, a po?

ShO: Për qata une tani... Edhe m’pëlqejke, e pashë prej s’largti qî m’pëlqejke. Edhe aj ngajke mas meje, edhe une e pashë kush ôsht’. Amâ kur u afrojshim ngat, veç shahminë e kom pasë qishtu, me nî xhaketë t’kuqe, k’shtu me dimija t’zeza, me pshtjellak... (qesh) Edhe aj qashtu vrapojke. Edhe tani erdh vllau, e murr... Shkova kur ata e murrën vesh qî une n’Krilevë nuk po shkoj. Edhe u ardhë djali i hallës msit për Kadrinë. 

RrO: A u gëzove ti që tu plotësu ajo dëshira me shku me dikon që ôsht’ i shkollum? 

ShO: M’kallxoi Ajshja, gruja e mixhës. Tha, “M’dokët qî po vjen Smajli për te Murati për Kadrinë”. U qetsova (qesh). U qetsova une. Edhe erdh msit aj djali i hallës, e murr dorën. M’fejuên qaty edhe mas tetë [8] mujve jom shku, jom martu.

FTh: Sa vjeçare ke qenë, cili vit përafërsisht? 

RrO: Sa vjeçare je kânë? Cili vit u kânë, edhe gjyshi sa vjet i ka pasë? A keni bo najfar’ gazmenti [feste]?

ShO: Jom feju n’pesdhêt’ e gjashtën [1956], edhe jom martu qashtu n’pesdhêt’ e gjashtën [1956]. N’fillim t’vitit t’pesdhêt’ e gjashtës [1956] jom feju, po tani Kadria... s’pritën ata. Une kisha qef me kry... me vazhdu shkollën aj, se ish halâ pa e kry tetëvjeçarën, at’here e dojsha me... me vazhdu shkollën se une e priti, po aj s’priti. Edhe tani n’shtator... n’fillim t’vitit jom feju, e n’shtator tani n’pesdhêt’ e gjashtën [1956]  jom martu e qashtu me dhêt [10] nëntor i kisha ba tetëmdhêt vjet, me dhêt [10] nëntor n›tedhêtepestën [1985], qashtu përafërsisht tetëmdhêt’ [18] vjet. Edhe n’shtator tani i bojsha... n’nëntor i bojsha nënëmdhêt’ [19] vjet, a une n’shtator u martova qat’here.

FTh: A keni bo naj dasëm a naj çka? A munësh me na spjegu?

ShO: Po, me fustan t’bardhë. Hera e parë qî i kanë pru dikujna fustan t’bardhë, t’gjatë. Ma kanë pru mu, edhe kanë bâ... kanë pasë harmonika, k’shtu harmonika, muzikë... me darsum jom shku.

FTh: A munësh me pytë a ka pasë pajë ose qeiz edhe çka ka pasë aty? 

RrO: A t’kânë pru qeiz e pâja?

ShO: Po, pruni. 

RrO: Normal se at’here jôn’ kânë kushtet qysh jôn’ kânë... po ti qysh e ke pasë qat’ periudhë, a t’kanë pru, a qysh ke jetu? 

ShO: Une at’here nânën s’e kom pasë qeiz me m’maru, kjo gruja e mixhës s’u interesu qaq, edhe mu m’ardhke marre me punu... me maru diçka. E do hoja i marojsha at’here, shamijat me hoja. 

RrO: Pse t’ka ardhë marre? 

ShO: Me m’pa qî po punoj, qî po shkoj te burri m’u martu... m’ardhke marre (qesh). Po, do shamija at’here, shamijat me hoja. Flokt i kisha t’gjata edhe u dashke m’i pasë shamijat me hoja, e i pata kep [qëndis] do. Qato m’i prun, teshat m’i prun, edhe prunë prun... do lesh, e do patiske, e do... me qëndis qishtu. Po’, interesant si ja kom nisë me lâ, me tjerrë lesh, me maru nî hyrom, me shtru, a di, qi jôn’ me katror do qishtu, e nisa me tjerrë... ja ka nisë qiky gisht (vendos lart gishtin tregues) me dhimtë. K’shtu, kumeditë pse... qî pa m’dhimtë kurrë! E tu aj’, e tu aj’ gishti qikaq, e shpërthei... e gjak, e ra lëkura. M’ra lëkura e gishtit e s’mujta me punu kurgjâ. E dikur kur u shnosh pak... qishtu tjerrsha. Veç e tjerra atë hyramin, tjerrë u bâ edhe met pa maru se s’pritën, u hijke n’dimër. Thojshin, “Po himë n’dimër.”. 

RrO: Qysh ju ka shku viti i parë i martesës?

ShO: Edhe ajo, motra e Kadrisë, e ka marrë atâ patiskën e m’i ka qëndisë dofar’... ‘dikollta’, i thojshin at’here, si maica e t’gjata m’i vesh nër dimija si ‘zhipan’, ju thojshin k’shtu. Edhe m’i kanë dhânë qato edhe teshat m’i kanë pru... qashtu komashin fistânit, do dimija, diçka-diçka, po jo shumë, po...

FTh: Vête me çka ka shku te burri, edhe vête çfarë ndryshimi ka pasë prej shpisë t’vet n’shpi t’burrit? 

RrO: Tash, kur je martu qysh e ke përjetu ti ndryshimin si çikë pamartu te bâba edhe tash si gru e martume, edhepse e re, te burri? Kushtet te bâba yt, kushtet te burri... edhe qysh ka fillu jeta martesore tani m’u bo pak ma... sikur gru, ma...?)

ShO: Po, at’here kur shkova, kunata u kânë, qikjo kunata qî u dekë qitash, qî u kânë... e tani ajo ma e re se une, dy [2] vjet para meje. E kur shkova, ajo niherë gatujke, une i bojsha pun’t, qishtu. Dikur tani u ndamë. 

FTh: Kur jôn’ ‘nda? A jôn’ kânë familje e madhe? 

RrO: A keni jetu n’bashkallak? A jeni kânë grup i madh, familje e madhe?)

ShO: Jo, pesë [5] vetë jôn’ kânë. Jôn’ kânë tre [3] vllazën, se... bâba i Kadrisë u kânë edhe tre [3] vllazën edhe kunata edhe une - pesë [5] vetë. 

RrO: Kur jeni nda masi jeni martu, mas save? 

ShO: Mas katër [4] mujve jemi nda. 

RrO: Pse edhe qysh? 

ShO: S’kemi nêjt. Shumë pak jemi kânë. 

RrO: A u kânë at’herë normale, edhe pse keni jetu bashkë m’u nda dikush? 

ShO: Normale u kânë. Ma herët u kânë qî m’u nda se kanë nêjt ka shumë vetë. Ajo... shumë ma mirë ôsht’ m’u nda menihere, secili punon për veti. Se m’u bâ aty... njâna punon, njâna s’punon, ajo, ‘le t’i bon ajo’, ajo, ‘le t’i bon ajo’... k’shtu ma mirë secili për veti. E Kadria kish qef me shku n’shkollë, mos m’i pengu kërkush, edhe tani u ndamë. Edhe aj tani ka vazhduê privatisht, shkojke dhajke provime. E kryjti tetëvjeçarën tani. 

RrO: A t’ka ndihmu ty m’u shkollu?

FTh: Edhe kur jôn’ nda ku kanë jetu? 

RrO: Edhe kur jeni nda tani, a keni nêjt ju qaty a qysh jeni nda me shpija?

ShO: Kemi nêjt nî [1] vjet aty masi jemi nda, jo po dy [2] vjet kom nêjt qaty. N’Makresh e kom pasë Hidën [Vajza e ShO]. Aty n’Markesh e kom lind’, po aty jom kânë shtatzanë... po, ndamas jemi kânë. Po, shkojshim... tani ajo nêjke n’dhomë t’vetën, une n’dhomë tem, po nejshum bashkë. Shkojsha te bunari, bojshum... E tani kur i bâni Hida nî [1] vjet, qaty n’Makresh e shitum [hisen]. Na e blejti... vllau i Kadrisë e blejti hisën tonë, e shkuêm n’Gilan e blejtëm nî shpi. 

FTh: N’cilin vit?

ShO: N’pesdhêt’ e nântën [1959] se Hidajeti ka lind’ nî [1] vjet masi jom shku, n’pesdhêt’ e shtatën [1957]. Une n’pesdhêt’ e gjashtën [1956] jom martu, ajo Hida u lé n’pesdhêt’ e shtatën [1957]. E tani, n’pesdhêt’ e nântën [1959] kemi shku n’Gilan e kemi ble nî [1] shpi prej nî shkau. E kemi vujt... E tani dul aj shkau... s’e dalë shkau halâ prej shpisë. Kemi shku aty, nî [1] dhomë na’j lshuên... e kom vujt shumë. Veç, tani dul aj shkau, e rregullum pak. Tani e prishëm atë shpi, e marum tjetër. 

RrO: Veç ti edhe burri yt?

ShO: Jo. U kânë edhe Bejzadi, vllau i vogël, me neve. Po’, tani... aj u kânë i fejum me nî vajzë, me grun e tij, me Fahrinë. Qat’here po me hi atje shumë, e tani u martu aj vllau e shkoi n’shpi me Fahrinë, te gruja e vet atje, e na metëm qaty. N’Gilan kemi nêjt pesë [5] vjet. E Kadria e kryjti shkollën e mesme n’Gilan. Tetëvjeçarën masi jemi shku n’Gilan e ka kry, tani e regjistroi shkollën ekonomike, edhe hyni n’punë n’Entin Higjienik. Enti Higjienik për ilaçne u kânë, e vaksina kanë marrë qaty. Hini aty, nêjti. N’Entin Higjienik punojke, e marrke rrogën. Edhe e regjistroi Shkollën Ekonomike. Edhe paradite shkojke n’punë, masdite shkojke n’shkollë, edhe e kryjti Shkollën Ekonomike, t’mesmën. 

RrO: A ju kanë përmirësu tani aty pak kushtet, me jetu ma mirë? 

ShO: Po, fillun kushtet me u ndreqë. E ndreqëm pak shpinë, e blemë kreveta, e blemë... at’herë kauqa s’ka pasë, po kreveta t’hekrit. E blemë tesha, e u rregullun pun’t. Edhe pesë [5] vjet nejtëm aty. Po’, tani aj masi e kryjti Shkollën Ekonomike dojke m’u regjistru n’fakulltet. Edhe e shitum n’Gilan shpinë, erdhëm n’Prishtinë, ka qenë viti gjashdhêt’ e tre [1963]. Edhe erdhum n’Prishtinë.

FTh: Me nî [1] vajzë? Me nî [1] f’mij. 

RrO: Sa f’mijë i keni pasë kur keni dalë n’Prishtinë?

ShO: Dy [2], edhe Rabitin e kom pasë. E kom pasë n’Gilan. Mas tri [3] vjete t’Hidës, Rabiti. Edhe tani n’vitin gjashdhêt’ e tre [1963] kemi ardhë n’Prishtinë kemi ble shpi. Qashtu kemi ardhë nî shpi pa dalë aj... i zoti i shpisë halê. Vujtje edhe n’Prishtinë...! Ujë s’ka pasë n’mahallë t’Muhaxherve, veç natën me shku me mushë ujin n’qytet. 

RrO: A s’keni pasë ujë n’shpi, a po? 

ShO: Bunari u kânë, po ish i papastër. E ajo gruja s’ish kânë e kujdesshme, veç e derdhke lêgenin përmi bunar. 

RrO: A u dashtë me shku ti shumë larg me marrë ujë? 

ShO: Po’ qysh s’u dashtë! N’qytet, n’Prishtinë, te Sllovenia e Sportit. A din ku ô Sllovenia e Sportit? E na e kemi pasë shpinë te mahalla e Muhaxherve, te xhamia. Prej qatjehit u dashke me bajtë ujë kô nalt, edhe natën se ditën s’ka pasë, u nalke. Ardhke natën, n’mëngjes u nalke. 

FTh: A ke shku vet?

ShO: Vet, pasha Zotin. Qysh jo, se...

FTh: Me çka e bâjshin ujin? 

ShO: Po me nî kusi e me nî kantë t’kuqe... u kânë qishtu. Katër [4] rene i marrsha e shkojsha, se reni... s’ardhke reni, s’di sa me mushë n’ren’ tu pritë. E thojsha kur t’afrohna t’i kom katra [4] me i mushë, edhe kur u afrojsha i mushsha katër enë e i largojsha qatje. Edhe i marrsha dy [2] i çojsha dej qaty, i lâsha, e u kthejsha i marrsha edhe ato dyja, e dej t’dalsha n’mahallë t’Muhaxherve.

RrO: E ke përdorë ata ujë për me bo ushqim, me lâ... 

ShO: Po’ qysh? Me u lâ, e për tesha, për f’mij, e...

FTh: Sa ka zgjatë qikjo periudha pa ujë? 

RrO: Sa ka zgjatë qikjo periudha që s’keni pasë ujë, e që jeni zhvendosë?)

ShO: Ka zgjatë... vallahi, m’dokët pesë [5] vjet qashtu. Tani n’lagje aty, t’mahallës t’Muhaxherve, n’tjetrën anë t’rrugës erdh uji te kojshitë qî kishin kapixhik, a din, me hi e me dalë me kojshi. Jôn’ kânë do kojshi t’mirë, shkojshum shumë... jôn’ kânë t’Batllavës, Statovci. Edhe shkojsha marrsha ujë te ata, se ata e shtinë... prej asaj ane e shtinë ujin mrena n’oborr. E tani shkojsha qaty marrsha ujë. Nja pesë [5] vjet u dashke ma kalu kapixhikun me enë qaty, e i çojsha teshat me shpërla atje te ata, edhe... jôn’ kânë shumë t’mirë. Ato gra shumë m’kanë nimuê, e m’kanë... Edhe masanej kur u bânë pesë [5] vjet erdh uji ka rruga jonë, ka kapixhiki jonë, po’ Kadria nuk u bâ rahat kurrë.

FTh: Pse?

ShO: Ai e regjistroi fakulltetin, e ja nisi m’i dhânë provimet. 

FTh: Çfarë fakullteti ka regjistru?

ShO: Shqipën, gjuhën shqipe. Edhe hini n’punë n’komunë. Rroga e madhe u kânë edhe... po, nuk u bojke rahat. E u shpall nî konkurs, po lypin msuês n’Koliq, malësi, n’kufi me Sërbinë atje. Edhe e la punën k’tu. Edhe rroga e mirë ke, nënpunës n›komunë t’Prishtinës. Rroga u kânë dymij’ e pesqin [2500], at’herë, si me kânë qitashti nashta nimij’ e pesqin [1500] euro [€], a... Po, e l’shoi aty e shkoi me punu n’Jetën e Re. A e din revistën Jetën e Re? Esat Mekuli ka punu aty. Edhe ky u çuê shkoi aty n’Jetën e Re. Tybe aty ma e vogël u kânë rroga, po kish qef aty me libra m’u marrë, me shkrime, me Esat Mekulin. Aj u kânë shkrimtar, Esat Mekuli... s’e di a e dini. Po, nuk nêjti as aty. E l’shoi punën edhe shkoi arsimtar n’Koliq. 

FTh: A u kânë shumë larg a? 

ShO: Po, larg. Qysh s’u kânë larg? N’kâm’. As s’ka pasë autobus, as s’ka pasë kerr, as rrugë t’shtrume.

FTh: A jeni zhvendosë ju atje apo ka udhëtu aj?

ShO: Jo, unë s’jom shku. Aj u ardhë. Dimrit s’un ardhke. Kanihere u bajke... kaniherë nî [1] mu’j u bojke edhe qashtu m’u dashke me bajtë ujë vet, e me krejt. Veç shkoi se me nxansa kish qef me punu. E une nuk e kom penguê, a krejt m’thojshin, “Pse mori p’e lejon me shkuê?”, “Po, po ka qef me nxansa me punu.”. Aj kish qef n’arsim. Dy [2] vjet nejti atje. U kthy apet n’Prishtinë, e hini n’punë me nî ndërmarrje Napredak, ku marohen mobiljet. S’e di a ke ndëgju... Edhe rroga e mirë aty, mirë ke.

FTh: N’cilin vit?

ShO: Nimij’ e nënqin [1900] e... nalu ti. Kur jôn’ ardhë Safeti e Naxhija nuse, cili vit u kânë? Gjashdhêt’ e shtatën [1967]. Edhe hini aty n’punë edhe rroga e mirë, mirëpo aty u bojshin padrejtësi puntorëve, aty n’Napredak. Rrogat e vogla, e nënpunësat rrogat e mdhaja. Drejtori e sekretari rrogat e mdhaja... edhe Kadria e kish rrogën e madhe, po k’tâ e pengojke pse po bâjnë padrejtësi ndaj puntorëve. Dojke me ja’u rritë rrogën puntorëve. Ata vjedhshin. Vjedhshin kauqa,  s’e di sa kauqa... “Tetëdhêt’ [80] kauqa”, tha, “i vodhën. Nihere hupën, s’dijshin kah shkun. A puntort...”, tha, “Njâni e kish marrë nî [1] shishe ngjyrë”, se kanë maru moblije, a din, qî kanë ngjyrosë moblije, “E ka pshtjellë nî [1] letër aty. K’ta n’zyre jôn’ kânë se jom kânë aty, zyrja ngat derës s’oborrit, atje e kanë pâ, aj drejtori... e kanë pa, aj e ka pshtjellë nî [1] shishe ngjyrë, puntori, e ka lânë qaty ngat dere kur dalin me marrë.”, “Ha, ky po vjedhë! E vjedhi nî [1] shishe.”. E mulê me qitë prej pune atâ. Tani kanë mbajtë mbledhje edhe Kadria ja’u ka prishë mbledhjen, ka thânë, “Ju po i vidhni... ju i keni vjedhë kauqat. Hupën kauqat! E aj nî [1] shihe që e paska marrë p’e qitni prej pune a? S’keni me qitë.”. Ja’u ka prishë mbledhjen. Po, tani Kadria u smu se... u smu. Prej zemre u smujke kanihere, e shkoi n’spital. E tani ata kanë vazhdu mbledhjen. E kanë qitë prej pune atë puntorin. E kur u kthyê ky i kanë kallxu qî e kanë qitë, e ky u rrokë me ta, i ka shâ e i ka... edhe e kanë thirrë  policinë, e kanë marrë qaty Kadrinë. Kur... unë e bâna drekën. Prit qî po vjen, prit qî po vjen... s’ka. Çka u bâ? A për ditë thojke ‘jemi n’grindje me drejtorin’, e... Kur u vonu shumë, thashë çka u bâ? Kur vllau jem Mustafa kish niê qî e kanë burgosë. Kur erdh, “A erdh Kadria?”, thashë, “Jo more, s’di çka u bâ se po tutna mos i kanë bâ naj sen’ se qishtu po thotë ‘jom me drejtorin...’”, kur po thotë, “Vallahin, e kishin marrë n’burg.”. Qat’here. 

RrO: N’burg n’Prishtinë a ku e kanë çu? 

ShO: N’Prishtinë, n’Prishtinë.

FTh: E a muj me ditë, a ka qenë e shqiptarëve kjo ndërmarrja?

ShO: Shqiptar... shqiptar u kânë drejtori, po edhe shkije ka pasë. T’përzijmë, qysh jôn’ kânë at’here. Tha, “Vallahin, e kishin marrë”. Une shumë ma tepër jom mërzitë qat’here, ma t’parën herë qî e kanë marrë. Po, edhe nuk u kânë hera e parë ajo. Ata e kanë marrë edhe kur u kânë tremdhêt’ [13] vjeç (qesh), ato ma herët. Veç u mërzita shumë. Thojsha ku me ditë, pa u m’su, sa e dënojnë a çka bâhët a. Kur e dënun nî [1] muj edhe e lshuên. Po’, e qitën prej pune. Ky tani u anku edhe zgjati s’di sa, nî [1] vjet a... zgjati ankesa. Dej... procedurat. E ky tani... u bânë demostratat e at’herë ka qênë viti gjashdhêt’ e tetë [1968]. 

RrO: Cila kohë u kânë, çfarë pushteti u kânë at’herë? 

ShO: Koha e Titës, pas ramjes t’Rankoviqit. Se koha e Rankoviqit ka qênë shumë e v’shtirë, po kur u râ Rankoviqi, gjashdhêt’ e gjashtën [1966] ka râ Rankoviqi, shqiptart murrën frymë lirisht edhe shumë ma mirë se sot u kânë. Edhe at’here Kadria nuk ish n’punë se e qitën qî u rrok me drejtorin aty. Po, n’gjashdhêt’ e teta [1968]  ka qênë. At’here u banën demostratat e gjashdhêt’ e tetës [1968]. A ke ndigju për to? Po. E Kadria ish n’pushim edhe u smu. N’spital ke, veç dul prej spitali kur u bânë demostratat. Me nizet e shtatë [27] nëntor n’gjazhdhêt’ e tetës [1968] ja kanë fillu demostratat n’Prishtinë. Edhe u dalë prej spitali, qashtu i smut u dalë n’demostrata. 

FTh: Kush i ka organizu demostratat?

ShO: I ka organizue nî grup para Kadrisë, ky grupi i Selatin Novosella, me lypë republikë. Fakullteti s’ka qênë at’here, e lypshin fakulltet. Universiteti s’ka qênë universitet, fakulltet... universitet e t’drejta. 

RrO: A keni marrë pjesë ju? A keni marrë pjesë ti me gjyshin? 

ShO: Po, u kânë. Kadria ka dalë, une jo. F’mija jôn’ kânë t’vogël at’here, vllaznit e mij jôn’ dalë krejt. Po, smut... qashtu tu i ngre kâmt zhag, se ju patën ajë kâmt, pat dalë. Po, at’herë nuk e marrin n’burg Kadrinë. E kjo zgjati... që e patën qitë prej pune at’here, e kthyên n’punë qaty n’Napredak. E... nalu ti. Jo, nuk e kthen menihere se zgjati shumë ajo procedura. E n’gjashdhêt’ e tetën [1968] nuk e murrën n’punë, po kur u bâ gjashdhêt’ e nânta [1969] Kadria me shokë ja nisën me festu. I shpërndanë trakte me bâ apet demostrata me festu gjashdhêt’ e tetën [1968], po i zbulun shpejt e i kapën.

FTh: Kush i ka zbulu?

ShO: Nî shok i Kadrisë kishe, nifar’ R.F.. Me atâ i përgatishtin e aj [Kadriu] u shkuê ja ka dhânë traktet me i shpërnda qî m’u çu n’demostrata, aj [R.F.] drejt e n’UDBE i ka çuê. 

RrO: Kush i ka zbulu tani që ky i ka tregu? 

ShO: Tani vet e dijti Kadria se i kanë thânë atje n’burg, “Kujna ja ke dhânë shtat’ [7] copa?”. Shtat’ [7] fletë ja ka dhânë atijna edhe u kuptuê qî aj. Edhe e murrën Kadrinë n’burg, edhe Binakun e Xhaferin e Jasharin i murrën n’burg, tre [3] muj n’Neretime. N’gjashdhêt’ e nântën [1969] i murrën, po tani n’shtatdhetën [1970] vazhdoi hetimet edhe kur i denuên, Kadrinë e denuên nânt [9] muêj, Xhaferin nî [1] vjet. 

RrO: Cili Xhafer? 

ShO: Xhafer Shatri, shok i Kadrisë. Atâ nî [1] vjet, Jasharin s’e di sa, edhe nî tjetër kusheri t’Xhaferit nja dy [2] vjet, edhe... Mirëpo, i lshuên me u  mbrojtë n’liri. 

RrO: Qysh e përjetove ti tôn’ atë kohë me fmij t’vogël? 

ShO: Po’, niherë u mërzita, po çka m’i bâ... s’ki çka i bon! 

FTh: Po du me ditë anën e saj, përjetimet? 

RrO: Qysh e ke përjetu ti se u kânë kohë e v’shtirë,  plus ka punu at’here gjyshi nî kohë, ti i ke pasë f’mijt e vogël? Qysh e ke bo bukën, qysh e ke siguru millin, t’ardhurat...? Ka ardhë dimri, u kânë ftoftë, qysh jeni nxe? Tash tregoje pak prej anës tâne qysh e ke përjetu qat’ kohë?

ShO: Po, at’here... Kadria qî e l’shun m’u mbrojtë n’liri... Po, kur e lshuên m’u mbrojtë n’liri e kthyên n’punë n’Napredak... a kum harru... m’dokët qî po. Po, e kthyên n’punë n’Napredak, aty t’moblijeve. Po. E tani masanej, qysh u kânë... 

RrO: Ani trego ti qysh u ni at’here kur e kanë l’shu n’liri prej burgut, a je tutë ti që p’e marrin apet... i ke pasë fmijt e vogël? 

ShO: Po, u tutsha qî p’e marrin apet. Po’, ky u aknuê e tani... Po’, tani... E, a e din çka? Tani e kthyn n’punë edhe ja dhânë rrogën qî ka nejt nî [1] vjet pa punë, qî i patën qitë. Masi u l’shu prej burgut për demonstrata e nî vjet përpara qî e murrën n’burg se... edhe i qitën prej pune. Tani ja dhanë rrogën për nî [1] vjet. 

FTh: Për shkak se ky u anku, a ôsht’ qajo arsyja?

ShO: Për nî [1] vjet ja dhanë rrogën, se e kthyên, gjygji e ktheu n’punë apet. E u kthyê apet n’punë edhe murrëm mobilje me qato pare, murrëm mobilje, kauqa. 

RrO: Mobilje t’reja, kushtet ma t’mira tani. 

ShO: At’herë i kemi pasë do kreveta t’hekrit, e i kemi pasë do qylyma... E tani masi i murrëm ato pare për nî [1] vjet, i morrëm katër [4] kauqa, e murrëm dy [2] tepiha, e murrëm televizor, e makinë t’qepjes se t’lamjes jo, e radio, e vitrinë, e orman, e do jorgana, e do... E rregullum. 

RrO: Qysh je ndi për ato investime që i keni bo?

ShO: U g’zova, po.

FTh: Kur ke pâ për herë t’parë televizor? 

RrO: At’here te bâba e kur je martu... te gjyshi s’keni pasë televizor. Kur e keni ble televizorin e parë? A u kânë me ngjyra, pa ngjyra, çfarë kanale keni kqyrë a?

ShO: E, nalu ti... televizor rrallë kush qî ka pasë at’here televizor. Kur jemi ardhë n’Prishtinë n’gjashdhêt’ e tretën [1963], e Sahit Kllokoqi ka qenë drejtor... diçka i naltë n’udhëheq’si, e ka pasë dajë t’babës Kadria qat Sahit Kllokoqin, edhe jemi shku me nêjt te ata. Kur jemi shku me nêjt e kom pâ televizorin për herë t’parë, vrapojke njô me bicikletë (qesh). Qaty për herë t’parë që kemi pâ televizor.

FTh: Qysh ju ka dokë?

ShO: Jo, veç e kqyrshum. Qishtu. Kom harruê qysh kom mendu at’herë (qesh). Veç tani e blejti edhe nî kojshi televizorin, e kqyrshim qaty... qî i kemi pasë atje n’Statovc, e shkojshum me pâ televizorin kaniherë. Ata e kishin, po tani e blejtum na. E i blejtëm krejt qato sene, e e lyjtëm shpinë mirë, e tavanin me ngjyrë... edhe uji tani pat ardhë mrena.

FTh: E tashti sa f’mij i ka pasë? 

RrO: Kur i keni bo qito investime sa f’mij i keni pasë?

ShO: Tre [3] i kom pasë, se Ylberi... shtatzanë prej Gilani jom shku n’Prishtinë. Jom ardhë shtatzanë me Ylberin. N’pranverë m’ka lé tani me tetë [8] maj. A jemi ardhë n’Prishtinë n’shtator, e tani n’maj m’ka lé Ylberi. E m’ka ndihmu... n’shpi e kom lé, m’kanë ndihmu gratë e kojshive. Ajo Fetia, gjallë ô halâ, u ardhë nî [1] javë... ma kanë lâ Ylberin e mi kanë bâ pun’t. E krejt gratë aty, se s’kom mujt m’u çu.

FTh: A i ke lind’ krejt f’mijtë n’shpi edhe nëse i ke lind’, a munësh me ma spjegu pak qysh ka shku krejt?

RrO: Qysh u kânë at’herë kur ka lind’ gruja? A i keni lind’ n’shpi? A ka pasë që kanë shku n’spital a veç n’shpi edhe kush ka mujt ka nimu, edhe kur ke mujt je çu n’kâm’?

ShO: Po. Halla Ilmi, motra e Kadrisë, edhe nî gruja e kojshive u kânë. Ma kanë lâ djalin, e kanë lidhë, e kanë nimu, e... nejse. Ylberin e kom pasë qat’here meniherë. Po, tani i blejtëm ato mobilje, masi e kthyn n’punë, e krejt. Po, u kânë n’shtatdhêta [1970]... at’here erdh Tita [Josip Broz Tito]. Thanë, “Po vjen Tita n’Kosovë n’vizitë për herë t’parë”, edhe tashti t’dyshimtit qî i kishin n’dyshim n’ta kundër pushtetit Jugosllav i burgosshin. E Kadrinë e murrën n’burg. Erdhën policia e murrën n’burg. 

RrO: Pse? 

ShO: Se i dyshimtë. Jôn’ tutë qî p’e vrasin Titën. Aj Titën s’e ka pasë n’men’ me vra, po edhe policia e murrën kishe ‘deri sa t’shkon Tita’. Po, kur u shkuê Kadria n’burg e kanë çu me nifar’ Z.M. nî dhomë e i ka thânë, “Pse t’muêrrën n’burg?”, tha, “S’e di valla. A te dî qî vjen Tita sot n’Kosovë, po une s’e kom menën me vra Titën!”, i ka thânë Kadria qatina Z.M., “Veç nëse e kom menën me vra dikon, ka me vra Veloviqin”, drejtorin e burgut. Aj drejt ka kallxu. U shku i ka thânë... Shqiptart jôn’ kânë spiuna, gjithë ishin kânë! Edhe menihere e kanë çu se i kish... se Kadria i majke aty tre [3] mu’j, e lshuên n’liri... po, kish m’i majtë edhe gjashtë [6] muêj e nuk e lshuên hiç. Drejt e n’Nishë. Qaty e çuên, tani i kryjti edhe qata gjashtë [6] muêj. 

RrO: E kush t’kallxoj ty që tani e kanë çu atje? 

ShO: Po s’erdh! Kaluên ditë, s’erdh. Shkuêm... edhe e çuên atje tani kemi shku e kemi vizitu atje,  n’Nishë, me do shokë t’Kadrisë. 

RrO: Qysh shkojshit? Me çka? A n’kâm’ a? 

ShO: Nî shok i Kadrisë. Me autobus shkojshum. 

RrO: A i ke marrë f’mijt me veti? 

ShO: Po, po. Qysh jo? F’mijt... Ylberi e... u kânë i vogël... e Rabiti. E shkojshum tani. Begzadi e blejti nî kombi, vllau i Kadrisë, edhe me kombi shkojshum. Tani e lshuên Kadrinë, e lshuên bile tri [3] javë përpara se ja kishin pas hjekë nî [1] mu’j a s’di qysh... e lshuên e erdh te shpija. Papritmas erdh te shpija. 

RrO: A po t’kujtohet ty çka je kânë tu bo n’atë moment kur ka ardhë te dera? 

ShO: Jo, s’e di. Veç e di qî u ardhë me tesha t’burgut se e kanë l’shu papritë, edhe veç kur u ardhë. E ato tesha tani i çuêm te pazari do lypsav, e dove ja’u ka dhânë ato tesha (qesh) t’burgut e tani... E qe qishtu. E  ku e lam, e ku na mbeti? Pas kthimit nga burgu Kadria met pa punë edhe çka me bâ na...? Shpija n’mahallë t’Muhaxherve ka qenë, dhoma ka pasë boll, po u kânë e vjetër edhe e vendosëm me shitë shpinë e me ble nî troll dikun me maru nî shpi t’re.

FTh: N’Prishtinë, a po?

ShO: Edhe e shitum. Nifar’ S.D.U., i Pejës u kânë, bile u kânë nifar’ zbuluesi, nifar’ patenti për m’sim, s’di çka ka bâ... edhe aj e blejti. Edhe e kish pasë nî vlla, Muharrem emrin, edhe aj ish kânë i burgosun për politikë. E blejtën ata shpinë tonë. Edhe aj, S., ish kânë nifar’... nifar’ tinzaku. “A po ma bon ti shpinë n’kontratë se po m’duhët me marrë kredi, e me m’i dhânë letrat qî me marrë kredi, me arsyetuê qî po m’vyn paret”, a din, ‘për shpi bôma kontratë’. Kur nî vlla i jemi po thotë, “Qysh more?”, “Po du me ja bâ kontratë.”, “Mos ja bon more kontratë pa ti dhânë paret!”, se aj tha, ‘boma kontratë’, pa naj dhânë paret. “Mos ja bon kontratë se s’ti jep!”, “Jooo”, tha, “s’ka qare pa m’i dhânë. A guxon mos m’i dhânë?”. Ja bâni kontratë shpinë edhe me t’vërtetë na e kishum afatin me dalë prej shpisë, po na pa na dhânë paret thojshim ‘s’dalum’, a din, edhe nuk i dhajke paret. Ja nisi me bâ vica, me bâ herë anej, ‘jo s’i kom, jo anej, jo knej...’, me shty afatin. Veç i tha, “Paret me m’i qitë ose krejtve ju qes prej shpisë.”. Aj vllau i vet që ish kânë i dënum për politikë ndërhyni tha, “Ti me muê ki punë”, tha. Na i dha paret, s’pat qare. Nisi mos me na’j dhânë paret qaj. Edhe i murrëm paret. Ka qenë Viti i Ri, qashtu. Jo, jo... na jemi kânë tu nêjt halâ nî tjetër hymje, e na i dha paret e dulëm me ble nî truall k’tu [në Breg të Diellit]. Gjithka kqyrëm me ble troje, po muê veç qitu m’pëlqej. Qatej... Kadria dojke dajve me ble njô [1], thashë, “Hiç, veç qitu.”. Po, nuk dhâshin leje k’tu, po Ruhani [pronari i tokës] e maroi shpinë k’tu. 

RrO: Qysh e ka pasë emrin ky ven’?

ShO: Kodra e Diellit ô qitu. E aj qî naj shitke trollin e maroi shpinë k’tu. Qiky qî i ka maru banesat e pat maru shpinë dy [2] katshe se kish t’njofshëm n’komunë. E ka maru shpinë edhe neve na lejojnë. E Kadriu shko lyp leje, shko... nuk na dhashin se dojshin m’i dhânë ryshfet. Ky ryshfet s’dhâke edhe e nisëm pa leje shpinë. Kur e nisëm, themelin e rrafshuêm k’shtu, veç kur jôn’ ardhë me bullduzher i mshuên, e prishën. Edhe metëm me qirâ. Shkuêm te inxhja Xhevri. Nejtëm... prej Vitit t’Ri e dej n’maj kemi nêjt aty me qirâ.

FTh: F’mijt halâ kanë qenë t’vegjël a?

ShO: At’herë halâ ishim atje n’atë shpinë. 

RrO: E f’mijt a tu rritën qat’herë? 

ShO: Rabiti ka qenë dymdhêt’ [12] vjet kur e kemi nisë shpinë. Ylberi... sa p’i bjen? Tri [3] vjet mas Rabitit. Qashtu t’vogël. Edhe neve na e prishën. U dashtëm tani me dalë me qirâ. Halâ ishum atje n’atë shpinë, se me dy [2] hymje u kânë ajo shpija. Nî hymje jôn’ kânë ata qî e blenë e nî hymje u kânë qî jemi kânë na, dy [2] dhoma t’vogla. Edhe na e prishën. Dulëm me qirâ. Prej Vitit t’Ri deri n’maj kemi nêjt te inxhja Xhevri. E jemi dalë k’tu edhe e kemi maru nifar’... k’shtu me blloka, veç me renisë me lloq. Qashtu i marum nja dy [2] dhoma me dalë k’tu, mos me pagu qirâ. Vera kur dul e mlum me letër t’zezë k’shtu. E rryma e uji... kish k’tu. E edhe dulëm qaty me nisë shpinë menihere. Ishin halâ k’ta qî prishin shpija. K’tu punojshin e u dashke m’i pritë deri sa shkojshin ata nëpër pushime, nëpër deti, e nëpër... qî shkojshin edhe ata. E pritëm. Na qaty nejshim n’kolibê. Râjke shi e hike uji prej n’atë anë nër tepih, se veç n’bâri, qashtu i renum bllokat, edhe d’rrasa shtrum përmi bâri. Qashtu tepihin, kauqat... u bâ k’shtu dydhome. Mirëpo, râjke shi e hike përfuni. Veç kur u çojke tepihi, dilke deri n’atë anë uji!

FTh: Për sa kohë e kanë përjetu këtë vështir’si? 

RrO: Sa kohë ka shku deri sa e keni bo tani shpinë?)

ShO: Vallahin, ka shku shumë. Tani kemi nêjt... N’maj kemi dalë aty e kur e kemi fillu shpinë, kur shkun ata n’pushim, a u kânë korrik, a gusht, a... s’di. Qat’here e patëm nisë shpinë... Edhe kemi ardhë e kemi nisë shpinë kur shkuên ata. Për gjashtë [6] javë e kemi shti nër kulëm, e tani u dashtëm m’i marrë bllokat m’i maru qato dy [2] dhoma anena. U maruên nihere qato, po tani ja nisi m’i maru edhe k’to, e u dashke m’i marrë bllokat... tash me dalë prej kolibê (qesh). Edhe e prishi, i murr bllokat. E u dashke me hi m’i hjekë ata drunat, shtyllat, a din, qî e qitin pllakën... ato shtyllat, drunat, k’shtu... i rrallum pak ato. E shtinëm shporetin e televizorin e do kauqa, diqysh, n’dy [2] dhomat i shtinëm qashtu. Tu i rrallu ato se halâ me ja hjekë krejt s’bojke se pllaka nuk ish forcu halâ. E qashtu jemi hi. Qaty jemi hi e kur râjke shi tani i l’shojka pllaka ujin, e nëpër kauqa, nëpër ormâna, nëpër... Kuku (qesh). Edhe tani e maruêm edhe e mluêm. Katër [4] dhoma. Veç kur jôn’ ardhë ata qî prishin shpija! Tu e maru do mallter... qat’herë i patëm ly dhomat, sikur qitu, kuzhinën edhe dhomën qanena i patëm ly, e hinëm. E shtinëm ujin mrena. Edhe veç kur jôn’ ardhë! Ishim tu e maru do mallter me Kadrinë, qatje e punojshim me nî shpajz, e punojshim me maru... veç kur jôn] ardhë ata. “Çka ke bâ Kadri”?, tha, “Qe vallahin, e kom maru qitu nî kolibë.”, “Jo vallahin, s’tek ô kolibë...” (qesh). Po, hinëm mrena. “Vallahin, Kadri duhet me ta...”, “Ani”, tha, “Une e kom maru, prishne.”. Edhe s’erdhën mâ hiç, as nuk na e prishën. Edhe hijmë n’shpi atij dimri. Edhe masi u çelën shkollat, n’shtator Kadrija hini n’punë n’Viti t’Gilanit atje, arsimtar n’shkollë t’mesme.

FTh: Arsimtar i gjuhës shqipe a? 

RrO: Arsimtar i gjuhës shqipe a? E k’tu f’mijt a t’shkojshin n’shkollë?)

ShO: Po, shkoi atje arsimtar n’shkollë. Edhe tash ju tek atijna me shku une me dhânë provim! Po, mu m’ka çu niherë... ma s’pari, herët, halâ pa e shitë atje shpinë. F’mija t’vogël jôn’ kânë, n’mahallë t’Muhaxherve kur jemi kânë. Bijat jôn’ kânë aty, motrat e Kadrisë, veç m’ka thânë, “Pâja, hajde po dalim po shkojmë dikun.”, “Ku more po shkojmë? F’mija n’shpi, bijat aty...!”, “Shpejt, shpejt, shpejt... hajde. Lej bijat, hajde.”, “Ku po shkojmë?” (qesh), tha, “Po shkojmë me dhânë provim n’shkollën Meto Bajraktari.”.

FTh: Çfarë provimi? 

ShO: Me krê klasën e katërt, se s’kisha une. Une e kisha atë kursin qî lexojnë, po ajo s’u kânë...  edhe ky dojke me m’shti me kry shkollën. Edhe shkuêm...

RrO: Cili vit’ u kânë at’herë, përafërsisht? 

ShO: Vallahi, nuk po m’kujtohët. Edhe shkova aty n’atë shkollën, edhe erdhën nja dy [2] m’suse, m’pytën nja dy-tri [2-3] orë. Paj... s’m’kanë pytë kumeditë çka, se une s’kisha ditë krejt çka m’sohet për nî [1]... katër [4] klasë për dy [2] orë me i dhânë! Veç qaty çka m’pytën qato m’suset për nja dy-tri [2-3] orë, ma dhanë klasën e katërt. E morra klasën e katërt. Masanej Kadria u kânë n’spital... m’dokët valla m’ka thânë me shku n’Barilevë me marrë klasën e tetë [8]. “Niherë me shkuê n’t’pestën, n’t’gjashtën... me shkuê vazhdimisht”, thojke [Kadriu]. Po, aj u kânë n’spital e i ka thânë nifar’ Irfanit, “Shko merre”, djalit t’motrës t’vet, “merre Shukrinë e çoê n’provim n’Barilevë.”. I ka pasë shokt n’Podujevë. Shokë i ka pasë se qî ka punu n’Koliq, atje me ta u njoftuê. Edhe u ardhë Irfani me nî shok t’vetin, me kerr m’kanë çuê n’Barilevë. M’kanë pyt do arsimtarë qaty, diçka... diçka kishe u met apet me shku n’provime, po do shokë t’Kadrisë i kanë thânë, “Hajt more çka me pru, jepja meniherë t’tetën!”, thotë, “Jepja meniherë t’tetën!”. Ma dhanë t’tetën. Klasën e tetë [8] meniherë e kryjta. 

RrO: A u nijte ti për veti mirë që e ki tash pak a shumë t’kryme? Edhe për dallim me gratë e tjera, a je ni mirë qî je kânë pak ma e shkollume?

ShO: Ja, s’kom bâ une krahasime, me thânë ‘ato jôn’ pa shkollë’, nc. Po me zor m’çojke se tybe me qef nuk shkojsha. Edhe e kryjta klasën e tetë [8]. Aj mâ hini n’punë kô n’Viti, arsimtar...  profesor n’shkollë t’mesme. Edhe ju têk tashti me shku me dhânë për vitin e parë n›gjimnaz. Ju têk ‘veç me shku’. Me zor m’muêrr, shkuêm atje. F’mija tani u rritën, t’mdhaj jôn’ kanë... at’here shtatdhêt’ e treta [1973]. E Hida e madhe, u metë n’shpi k’tu me f’mi. Shkuêm nja tri-katër ditë. Atje banojke te nifar’... Nexhat e ka pasë emrin. Edhe shkojshum, honkshum buk’ aty. E m’çoi, m’pytën diçka-diçka. Qishtu. Edhe e kryjta vitin e parë t’shkollës, t’gjimnazit. U bâ shtadhêt’ e katra [1974]... maj shtadhêt’ e katrën [1974], me pesë [5] maj, erdhën e burgosën Kadrinë te shkolla.

FTh: Për çfarë arsye e burgosën?

ShO: E kanë burgosë se veprojshin. Xhaferi, Binaku e shokë... veprojshin. Shpërndajshin trakte, bojshin thirrje për demostrata me lypë Republikë. Edhe tash që mos me lânë... u zbuluên. S’u rujshin fort. Bile Binakun e gjetën k’tu. Edhe e patëm maru na... kur e maruêm shpinë qî na prishën, a din, se ja patëm nisë me maru dy [2] kat, po u hargjun paret, shkuêm me qirâ e met nî [1] kat, edhe tani atijna [Kadriut] ju têk me punu me... se i vjedhshin ata daktilografat me shkruê, se s’ka pasë at’here k’si kompjutera, po daktilograf, makinë shkrimi. I kanë vjedhë nëpër zyre, nëpër... aj, Samit Dërmaku, e edhe i kanë pru te na se Kadria shkoi... e nî [1] bunker n’dhomë, n’qat dhomën ku flejshim une e Rabiti, qaty e maruên nî bunker kishe me hi qaty me punu tinëz - me punu, me shtypë, me shkru, edhe... Mirëpo, hijke uji. Badihâva, s’un e ndreqshin. A marohët bunkeri aty a atje trotuari pa ndreq i shpisë!? Me ja pas ndreqë trotuarin e me çelë kanal k’tu, mos me lânë me hi uji, nashta ish bâ, po aty si rajke shi uji hijke aty. S’u bâ me punu aty. Po, natën e nxjerrshin e punojke qitu n’makinë t’shkrimit e ditën i shtijke qatje do karriga n’ujë - n’ujë karrigat e përmi karriga daktilografat. E ata... kur ata erdhën, policia, edhe kontrollojshin dej gjetën material k’tu t’shkrum n’dhomë... se tu shkru me Binakun material kundërshtar, propagandistik, me shkrim. U munu me i djegë deri sa erdh policia... i zun do t’djegta, do... Shkojshin policia dej te prroni, se masi i gjetën ato e muêrrën Kadrinë e Binakun, edhe metën policia tu u enë. Herë ardhshin, herë shkojshin, e bujtën k’tu. Une me f’mij n’dhomë, n’kuzhinë qaty, ata n’tjetrën dhomë anena. Edhe sigurisht qî i kanë gjetë se atje n’dhomë... se e kanë pasë detektivin ata, e kanë çelë kapakun, nër kauq u kânë kapaku... aj’ far’ bunkeri. I kanë pâ ato, po jôn’ bâ që s’i gjetën, a din, me kqyrë ‘kush po vjen me i marrë’. Tu mendu që vjen dikush me i marrë. Edhe shkuên. Na thamë, “S’i gjetën. Shyqyr, nuk i gjetën.”. Ata i kanë gjetë, po... Edhe shkuên ata. Tu e rujt shpinë se kush po vjen me i marrë... Ata s’guxojshin, shokt e Kadrisë, me ardhë me i marrë se shpija n’roje. Edhe çka me ju bâ une, çka me ju bâ, qysh me i hjekë... Nî [1] shtaptilograf u kânë i madh, i rânë, nuk u çojke. A nî makinë e shkrimit edhe nî [1] shtaptilograf i vogël... u ardhë vllau jem me nî kolicë, e kishe p’e marr do zallë, e kemi qitë e ka mluê aty. Shtaptilografin e murr, e qiti te shpija e vet vllau jem. Edhe makinën e shkrimit e kom shti me do tesha, e kom pshtjellë me nifar’ çante, e kom çu te vllaznit e mi. E tani prej atyhit, a din, me ardhë ata shokt e Kadrisë me i marrë. Po, une qat ditë që i kem çu ato atje... Tani jom shkuê n’vizitë te Kadria, qat ditë që i kemi çu. Tani t’nesrit Kadrinë e murrën ata.

FTh: N’cilin burg?

ShO: N’Prishtinë. Kadrinë e murrën me pesë [5] maj me gjithë shokë. Tani nuk lajshin ma pâ. Po, shkova te burgu me ja çu teshat. Une jom shku atje e m’vonun shumë, s’mi qitshin teshat... me i marrë k’to e m’i kthy ato. U vonova dej n’aksham, kur dikur mi qitën. Kur vi, çka me ardhë... jôn’ ardhë e kanë çelë aty atë bunkerin, i kanë pâ maqinat. S’jôn’. Aj shtaptilografi aty, po ato ma t’voglat jo, e ata i kanë pâ... edhe ato aty. A une tu mendu që nuk i kanë pâ, a din. Edhe kur e prun Kadrinë dej aty, e murrën e prun te dera e dhomës, thanë, “Çka ka k’tu Kadri?”. Aj sigurisht edhe ka kallxuê se kur e ka pâ qî e kanë çelë aty, s’ka pasë...! Edhe dha Zoti atë natë muê s’um murrën e shkuên me Kadrinë apet. E une... Rabiti, Ylberi ma t’vogël, qysh m’i çu te vllaznit me ju kallxuê, ‘hiqni prej atyhit’, se u tutsha qî po shkojnë aty e p’i gjâjnë e i marrin vllaznit n’burg. Edhe ja’u kom dhânë nî [1] top e i kom thânë, “Shkoni tu ja qitë topin njâni-tjetrit, tu lujt”, a din, me top qishtu. E jôn’ shku te vllaznit atje e ju kanë thânë, “Hiqni se qishtu jôn’ ardhë atje.”. Tu mendu une qi s’pe dijnë... Edhe ata shkojnë i hjekin i qesin te Toukbahqja, nî prruê i qesin e i lânë qaty. Kur t’nesrit n’ora tetë [8] kanë ardhë m’kanë marrë. Gjithë ditën tu m’pytë, “Ku jôn’ makinat?”, thojsha, “S’ka pasë. Nuk e di, s’ka pasë makina.”, ata thojshin, “Ka pasë!”, une thojsha, “S’ka pasë!”. E kur njani, nifar’ Metush Sadiku... N’mbramje e shkrujtën vendimin me m’burgosë. Desh u tranun, “Çka po i len fmijt?”, thojshin, “Qysh s’po t’dhimën fmija?”, “Jo, po m’dhimën po s’kom çka me bâ. Ju po i leni!”. Edhe kur erdh nifar’ Metush Sadiku n’mbramje, kur erdh aj... e ka pasë djalin n’klasë me Ylberin, Afrimin, e njofshum, a din, e njofke Ylberin, edhe tha, “Pasha Afrimin, ka kallxuê Kadria. E dijnë qî jôn’ ato makina, shtaptilografi edhe makina, se Kadria ka kallxu.”. Ai thojke ka kallxu Kadria amâ ata vet i kanë pâ, po edhe Kadria i ka kallxuê. E u binda se hiç, gjithë ditën thojsha, “Jo, s’ka!”. Kur u binda që p’e dijnë... Thojke, “N’thes ô”, aj n’thes u kânë, aj shtaptilografi. Edhe m’prun... n’ora nânë [9] m’pruni qaj e... Metush Sadiku m’pruni n’shpi. I pranova. Thashë, “Kur i kemi pâ...”, thashë... “se aj bodrum ka qenë, se kur na e kanë prishë shpinë kemi nisë me maru bodrum”, thashë, “e po tani na e prishën shpinë edhe u prish plani i shpisë. Kadria deshti me mbyllë”, thojsha, “po une i thashë, ‘le se na vyn për naj sen’, mirëpo hyni uji edhe s’u bâ”, e thashë, “tani kur keni ardhë e keni kontrollu ju. Edhe kqyra masanena a u mushë ujë a çka u bâ tash, kur i kom pâ ato makina aty e kuptova për çka e keni marrë Kadrinë se une s’i kom pâ.”, a une kisha shkru (qesh). Ani nî vajzë thojke, “A ke shtypë ti aty?”, nifar’... e ka pasë Vjollca. Ajo daktilografe, shtype aty. “A ke shtypë ti aty?”, “Aaa po”, thashë, “Ti shtyp aty për veti”, thashë, “edhe mos u përzi k’tu hiç!”. Edhe m’pruni aj te shpia. Edhe nesrit n’ora pesë [5] kur hina k’tu n’shpi, Hida [E bija e ShO] t’ka piskatë, “Kuku! Çka paski bâ?”, thashë, “Shuj, mos piskat!”, p’e dijnë tash. Edhe u çu Hida, n’ora pesë [5] ka shku u ka thânë vllazënve, “Hiqni prej shpisë!”, “Jo”, Ylberi, “Ju hiqni.”. I kanë çu atje. Po, u shkuê Hida me ju thânë, “Shko merrni, birni se po duhet me i dorzu se p’e dijnë.”. E jôn’ shku ata e i kanë marrë atje ku i kanë çuê, e i kanë pru te shpija aty, e i ka marrë Hida me kolicë i ka pru n’shpi. E n’ora dhetë [10] u ardhë aj i ka marrë. A kur m’tha, tha, “Meniherë duhet me i dorzu”, natën qat’here. “Jo”, natën... thashë, “Jo. Me bâ me m’thânë biri, meniherë i mohoj apet!”, qatijna Metush Sadikut. “S’dijm ku i marrum. Nuk jôn’ n’shpia!”, “S’po dojmë”, tha, “me pâ shpinë.”, “Hiç”, thashë, “Nuk jôn’ n’shpi hiç!”, Edhe u shkuê. Tani shkuên ata, i murrën e i prun. Erdh n’ora dhetë [10] e i murr makinat aj Metushi. T’nesrit veç kur e kemi pâ nî kerr t’policisë, po vijnë. E kanë marrë Hidën edhe i kanë marrë ato makinat e i kanë çu qatje ku i kanë marrë ata... se edhe Hida u shku me ta atje e ka pâ venin. 

RrO: Hida, çika jote a po? 

ShO: Po de, çika jeme. Edhe i kanë nxjerrë e ja kanë dhânë makinën e i kanë thânë, “Qysh i ke çu se? Kush i ka çu atje?”, m’thojshin. Thashë, “I ka çu çika. Kur e kemi pâ qî jôn’ ato makinat aty u munum...”, thashë, “me i hjekë se kemi kujtu qî s’i keni pâ, po ju i paskit pâ.”, thashë, “U munuêm me i hjekë, po qe s’mujtum tash. E Hida i ka çuê atje.”, “S’po ma merr menja!”, do shkije thojshin, “S’po ma merr menja qî i ka çuê!”, “Jo valla, le ta merr menja se ajo i ka çuê, se kërkush s’i ka çu atje”. Pshtuên shok’t e Kadrisë pa i marrë as pa i... Hiç s’i pranova qî u kânë Xhaferi, a ka shkru a... Pshtuên shokt e Kadrisë. Qata pesë [5] që i muêrrën, qata pesë [5] u denuên edhe i murrên shkun. Tani Kadrinë mas nân’ [9] muêjve e kanë qitë n’gjygj, e dënuên nân’ [9] vjet. Qashtu kemi vujt. 

RrO: Ku? N’cilin burg? 

ShO: Ma s’pari n’Prishtinë k’tu. Tani nja katër [4] mu’j a pesë [5] nuk e kemi pâ hiç, po masanej tani ja fillun me na leju me i çu tesha a me i çu diçka edhe me pâ. Masanej prej ktuhit e kanë çu n’Pejë, asaj vere dej n’vjeshtë. Tani e çuên n’Mitrovicë e ka nêjt n’Mitrovicë... s’e di sa valla. E prej Mitrovice e kanë çuê n’Beograd e tani u dashtë n’Beograd me shku n’vizitë. Nî herë jemi shku me Hidën, veç me Hidën, e pa u kânë kurrë [ në Beograd] shkuêm. 

RrO: Me çka keni shku? 

ShO: Me tren. N’ora... Hypshim k’tu, me tren natën. Tani s’di sa orë bojke dej t’shkojshum atje. 

RrO: A ju ka ra me pritë? Kallxo pak për qat eksperiencë.

ShO: Qysh jo! Shkuêm e pamë n’Beograd. Tani dulëm hypëm n’autobus me shku te burgu, se me numra na vetshum edhe na kallxojshin ‘ku shkon ky autobus’ e... Edhe shkuêm te burgu, e pamë, e u kthym me Hidën. Hipëm n’tren për n’Fushë Kosovë. Kah jemi ardhë nî kusheri temin e kom taku n’tren, tha, “Po ju marr se del...”, tha, “Ramadani, vllau jem, del n’Fushë Kosovë, pritni po ju marr.”. Po, s’na murr, na la n’Fushë Kosovë n’ora dymdhetë [12] t’natës! Metëm aty tu e pritë autobusin. Veç erdh autobusi. Hypëm n’autobus n’dymdhetë [12] t’natës. Herën e parë... qashtu prej që jemi shku. Po, tani e kanë çuê n’Pozhorevc. Edhe atje shkojshum me tren, e knej Beogradit zhdrypshëm prej trenit me hypë për Mallakastra... u kânë nifar’ veni me shku për Pozhorevc, burgu ku u kânë. 

RrO: Ku u kânë Pozharevci?

ShO: Knej Beogradi, si n’t’majtë anena. Jemi kânë atje nja dy [2] herë a tre [3] e prej atyhit e kanë çuê n’Dob, n’Slloveni. 

RrO: E kur shkojshit ju n’vizitë n’burg sa zgatke vizita, çka keni folë?

ShO: Nja nî gjysë ore atje n’Slloveni, nashta nî [1] orë. 

RrO: Çka folshit?

ShO: Çka folshim...? Thojshin, “Mos folni shqip”, po na shqip folshim, “S’di sërbisht”, thojsha. E çka kishe me folë nër sy t’atyne?! Edhe qishtu. Tani shkum n’Dob.

FTh: A e ka mbajtë denimin nantë [9] vjet?

ShO: Ditë-m-ditë. Edhe me orë - nan’ [9] vjet! Tani prej Pozharevci n’Dob t’Sllovenisë. E për herë t›parë qî na ka... Bile na kish çuê nî telegram, “Hajdi sa ma shpejtë!”, po s’mujshim na me shku. Bilem nî darsëm... e martoi djalin mixha jem e ishum atje me Hidën, e veç kur erdh Ylberi, “Babushi ka thirrë me shku atje”, po nuk shkuêm meniherë se aj kish thânë ‘me aeroplan hajdi’. S’e di pse na thirrke ashtu...! Na thirri, po tani... masanej shkuêm me tren e Kadria e ka pasë nî... ish kôn njoftuê me nifar’ Sabit Lutolli, i Trepçës, qatje n’burg edhe na kish shkru letër ‘hajdi te Sabiti’. Aj me familje n’Slloveni e... Ku u kânë more Zabella, a? S’e di! Jo more, n’Cele, n’Cele t’Sllovenisë u kânë me gruê. Edhe e kish pasë grujen sllovene, a do tjerë t’Llapit aty, do shokë, i kishin pasë gratë shqiptare. E shkuêm te qaj shoku i Kadrisë qî gruên sllovene e kish pasë. Ajo kuku çka ish kânë...! N’shpi t’tina... aj aty s’un na majke se ajo u çojke e puthke nër sy neve! (qesh) Haj medet haj, sllovene a din, ish martuê me to. E tani e kish pasë motrën aj aty e na çoi te motra, n’Llapjan ishin ata. E flejtem na atje, e na kthyn buk, e t’nestrin na çuên me kerr te burgu n’Lubljanë... a n’Dob a n’Lubljanë nuk p’e di. E takum Kadrinë atje. U kthyêm. Hypëm n’tren e kur u kthyêm n’Beograd... n’ora dhetë [10] t’natës n’stacion t’trenit. Aty nuk kish... as karrigë m’u ulë nuk kish, do gâjbe. Do njerëz ishin ulë qaty, kishin shtru tesha, kishin râ. Njer’zit u enshin anej knej... Me shku n’hotel s’kishim pare. Edhe ka qenë viti tetdhetë [1980], u shpërndajshin trakte nëpër Prishtinë, u kânë për demostrata tu u përgaditë. Rabitin e kishum pa letërnjoftim. Une, Hida, Rabiti veç u enshum. Herë dalshum jashtë, herë mrena se ftoftë, maji u kânë po përjashtë ftoftë, natë. Hida s’mun nêjke, e Rabiti shkojshke râke, qishtu e shtrojke çantën... ja kishum çu teshat [Kadriut në burg], a din, që na ktheu thatë, nî çantë e shtroi e u ul. E Hida râke përmi Rabitin e pushojke, se Hida ma e dobt, s’mujke me qëndru. Deri n’ora shtatë [7] n’mëngjes... prej dhetve [10] n’mramje deri n’ora shatë [7] n’mëngjes qaty n’Beograd tu u sjellë. Policia veç kontrollojshin. I marrin njer’zt e ja’u lypshin letërnjoftimat... e Rabiti s’kish. 

RrO: A ju kanë bâ problem najherë qeshtu kur keni shku me vizitu, naj polic a...?

ShO: Jo. Rrugës a? Jo, jo. Edhe qashtu nuk kishum ku m’u ulë, as hotel... pare s’kishum. Dej n’ora shtatë [7] [Në stacion të trenit]. Po, u tutshum që po na kontrollojnë Rabitin, pa letërnjoftim, se s’kish Rabiti letërnjoftim halâ at’here. Kur ardhke policia ren’ ju hijke, ja’u lypke letërnjoftimat. Na ishum knena, ata shkojshin anej na ju dalshum përmas, a din, veç me u ikë, mos me na lypë letërnjoftimat. E ju ikëm. S’un na lypën, s’un na kontaktuên neve. Pshtuêm. A, e murrën njô t’Prishtinës. Rabiti e njofti nî djalë t’Prishtinës, tha, “E murrën policia!”, tani s’e di çka u bâ me tô. E thojsha po na e marrin Rabitin, veç pshtuêm. Hypëm n’tren, edhe n’ora shtatë [7] tani... Kur qat’ ditë tu ardhë na knena ka ndodhë nî tërmet. N’Kopaunik u bâ termeti, na tu ardhë jemi kânë. Ylberi vetun n’shpi, tha, “Kur kom bâ me dalë, dera s’po çilet! Edhe u lkunke... edhe dikur u çel dera,”. S’u bâ ma shumë, veç kur erdhëm na qashtu. Tani jemi shku edhe nja dy-tri [2-3] herë qashtu, nî herë n’Lubljanë, nî herë n’Dob, nî herë... S’e di. N’katër [4] vena u kânë atje n’burg Kadria, e... veç kallxojke çka ka hjekë nëpër burgje e çka ka bâ. 

RrO: Mas nant’ [9] vjetve... tani a e kanë liru a çka u bo?

ShO: Po. Nant’ [9] vjet kur u bâ, e kena kthy... S’ka nêjt rahat ky, nuk ka nêjt rahat as nëpër burgje. U kânë i parahatshëm. U ka thânë me kqyrë filmin... u kânë filmi... ky bre... Kush e ka shkruê atë... Sinan Hasani a? Ô, ja kom harru emrin bre atij filmi...! 

RrO: Mos u kânë “Udha e shkronjave”?

ShO: Ja-a. Jo, jo. Koha e Rankoviqit kur u kânë at’here... Qysh e kom harru atë film?! 

FTh: Për çka u kânë filmi? A u kânë shqip?

ShO: Shqip. Po, po shqip. E Kadria ka lypë me e kqyrë qat film, me ja leju atje ku u kânë salla televizionin me shku me kqyrë. Ky ka lypë me kqyrë qat film, po aty t’burgosun plot, tulifare, s’kanë leju. Tash... me kqyrë top! E ky tani u shku e ja’u ka thy televizorin. U shku e ka lidhë nî [1] tojë, ku e ka marrë e çka ka bâ... e ja ka lidhë kâmën, k’shtu, asaj far’ vitrine e prej kâhit e ka ngre s’e kanë ditë ata. E ja’u ka thy edhe nî [1] makinë t’shkrimit e diçka ju ka thy qaty. Edhe tani s’e dijshin k’ta... kontrolloshin, “Kush? Kush?”. Tha, “Po, une mos me kallxu... une e theva qî u idhnova”, qî s’e lan me kqyrë, “Tashti qî e theva mos me ditë, kjo po bjê kurgjâ!”, edhe ka thanë, “Jo, jo mos kqyrni se une e kom thy!”. Edhe e marrin e çojnë nî vend ku u kânë aty nxemja qëndrore, a din, k’shtu aj oxhaku. Kur u shku aty i ka marrë... veshun e ka pasë nî bund’ [sako] me lesh. U shku aty, ftoft... Nihere nxet aty se muri aty qî u kallë... oxhaku po nxenë, a din, ham nxet... “Hiq nî [1] teshë, hiq nî [1] teshë... e tu m’mlun njerst, nxehtë, haj medet. Kur meta deshun krejt ma l’shun ftoftin me fry. Fry, fry, fry... ja ka nisë”, tha, “tu u bâ akull. Krejt ftyra mu bâ akull, Une vish teshat, vish, vish...”, se nihere i ka deshë tani i ka veshë. E ka pasë nî vintjak [jakne] me lesh k’shtu mrena, e qajo e ka pshtu. S’e di valla sa e kanë lânë qaty! Edhe masanej nândhêt’ e njishin [1991], n’janar t’nândhêt’ e nijshit [1991] e kanë pru n’Mitrovicë. Prapë k’tu.

FTh: A e kryjti aj?

ShO: Krejt. Edhe dy [2] vjet ka pasë me i majtë, e kanë pru n’Mitrovicë, k’tu n’Kosovë. Tha... E kanë hypë atje n’kombi, dimni u kânë n’atë vjet i hatashëm, akull krejt. Tha... E kanë lânë përmas n’atë far’ kombin e policisë, n’ftoft, pa nxemje, përjashtë! A vet ata nxemjen knena! Edhe larg prej Sllovenisë... veç e ka pasë qat’ far’ bunde, brekë t’leshta, e qishtu... veç ftoftë. Prej atjehit e kanë pru n’Mitrovicë, n’janar... u kanë qat’here nandhêt’ e njishin [1991]. E tani në mars fillun demostratat, masi e prun Kadrinë k’tu. I ka nije tani demostratat tu brohoritë. 

RrO: Protestat e studentave a po?

ShO: Po. Edhe kanë filluê demonstratat edhe... Aj n’burg u kânë. Tani Hida dul [në demostratë]. Pat hi n’punë Hida, asi... n’Slloveni. Tani dul n’demostrata Hida edhe tani e muêrrën. 

FTh: Kisha dashtë me ditë... tash kjo [ShO] bisedoi për periudhën e burgut. Qysh e kanë siguru k’ta jetën? Edhe kisha dashtë me ditë pak për f’mijt kur i ka shkollu. Me çfarë kushte? 

RrO: Noke, tash gjatë qityne nônt’ [9] vjetve t’parë t’burgut ti je kânë vet, pa burrë, burrin n’burg. Herë atje e herë atje... jôn’ ndrru burgjet. Ti i ke pasë tre [3] f’mij n’moshë madhore m’i shkollu. Tash fol prej perspektivës tâne - Qysh je ni? Sa e ke pasë zor? Qysh i ke shkollu? A t’ka nimu familja?

ShO: M’kanë nimu shokt e Kadrisë. Vllaznit e mi m’kanë nimu me punë e... se kemi shku kemi nêjt, e me kqyrë televizorin, e kemi nêjt... Na kanë pritë e na kanë... shumë mirë. Gratë e vllaznive, e f’mija, e k’shtu... Po, pare s’kanë pasë se n’Ramiz Sadik kanë punu. U kânë... edhe at’here puntort e kanë pasë rrogën e vogël. Ndërtimtari kanë punu e k’shtu me na nimu me pare nuk kanë pasë, po me punë... me punu diçka n’shpi, e me ndreqë, e me shku me nêjt, po. Po, shokt e Kadrisë na kanë nimu. Doherë kemi metë... ama na kanë nimu shokt e Kadrisë. A na prujshin... nifar’ Idriz Zeqiraj, ô tash n’Gjermani, u kânë pasanik i Pejës qatje, e mushke kerrin me ushqim e naj prushin. Po, edhe pare na kanë pru shok’t e Kadrisë, po ka pasë raste edhe s’kemi pasë. Po, qishtu. Fmija n’shkollë kanë shku rregullisht. Hida e ka regjistru fakulltetin, edhe Rabiti e Ylberi e kanë regjistru fakulltetin. E kanë kry shkollën  tetëvjeçare, e kanë regjistruê t’mesmën, e kanë regjistru fakulltetin. Edhe... Rabiti deri n’vit t’tretë e Ylberi e ka kry Fakulltetin Ekonomik edhe Hida Gjuhën [Shqipe]. S’na ka pengu. A n’Shqipri si ja kanë marrë burrin grusë i kanë thânë, “A po distancohësh, a po shkon n’internim?”. Jôn’ distancuê për me pshtu edhe s’e ka pâ mâ katërdhêt’ [40] vjet, se atje i kishin majtë ka katërdhêt’ [40] vjet n’burg. S’e ka pâ mâ burrin! As f’mija. A... a neve s’na kanë thânë. Na kanë leju me i shkollu. Te tre f’mijt jôn’ shkollu. 

FTh: A kanë hasë probleme gjatë shkollimit për shkak të...? 

RrO: Tash f’mijt e tu... A ju ke folë ti tôn’  kohën ‘duhet m’u shkollu’? A kanë hasë n’probleme? Për shembull, për shkak t›bâbës t’vet, t’veprimtarisë t›bâbës t’vet?)

ShO: Ja, ja, ja. Jo, nc. S’kanë pasë, jo. Pasha Zotin, nuk ô kanë si n’Shqipri. Qî me pas ardhë... me pas kânë n’Shqipri me i pas gjetë qato makina qysh naj kanë gjetë neve k’tu n’bunker, jo familja, po farefisin naj kishin zhdukë. Qashtu qî kishin bâ ata. A... çka kom pâ, e çka kom ni une n’Shqipëri! 

RrO: Tash masi u liru prej burgut, qî e përmene n’demostratat e tedht’ e nishit [1981]... Qysh ka vazhdu tani jeta jote?

ShO: E, tedht’ e nishi [1981]... tani e murrën edhe Hidën n’burg, e dënun dy [2] vjet. Edhe Hida dy [2] vjet u kânë e dënume. 

FTh: Për çfarë arsye?

ShO: Se u dalë n’demostrata. Tani Kadria u lshu, po nuk nêjti rahat. Meniherë ja filloi m’u organizu. Mule te aj shok, mule... Edhe Nuhi Berisha u lshu at’here. Aj Rexhep Mala, e Nuhi Berisha, e Metahu u enshin. As ata s’u rujshin, as ky, as... E ata tu i përcjellë, po s’u rujshin. A une, vallahin, ju kom folë, “Mâni more, ruju more... ruju se po t’përjcellë dikush!”. I zunë... tu i përcjellë. Ata ilegal... po, ilegal ata nejshin, Nuhiu edhe Rexhepi. Tani Kadriu shkojke te ta, e ata ardhshin k’tu, veç kur hijshin - “Qysh more ilegal po vini k’tu?”. 

RrO: Pse ju thojshe ti runu? Pse je tutë? 

ShO: Pse e dijsha që jôn’ tu i përcjellë. I kanë fotografu ka jôn’ shku, po ky, “Jo, jo s’po m’përcjellë kërkush!”, “Qysh s’po t’përcjellë?!”. Edhe i zunë. U vranë ata. Kadria... e i kanë nxanë, i kanë rrethuê qatje... atje bre qysh i thojnë asaj lagjës... Lagjja e Trimave. Qatje i kanë rrethuê edhe jôn’ dalë me ikë ata. Muri i naltë... ata t’ri, ky i vjetër. Edhe kur jôn’ dalë me kcy murin, me dalë n’atë anë, ky [Kadriu] s’ka mujt. Ata jôn’ dalë, kanë kcy. Po, “Rexhepi”, tha, “hypi atje nalt, po s’un u zatetke n’mur”, a din, me i shkoqitë kâmt, “e m’kapke po s’mujke, gati u rr’xojke”, tha, “I thashë, ‘shkoni lemni muê’, edhe ata kanë kcyê kanë râ n’atë anë. Ky tha, “U ula pushova”, a shpija e rrethuême me polici, tha, “U ula pak, e dikur e kom hjekë nî qerpiq n’mur”, k’shtu e ka shti kâmën aty edhe ka kcy u râ n’atë anë. Kur u râ n’atë anë s’i ka pâ ata ka shkuên a çka u bâ edhe meniherë e kanë kapë policia qaty. Edhe nuk u dijke tash... s’ka ditë aj hiç, deri vonë nuk e ka ditë qî jôn’ vra, ka kujtu qî jôn’ ikë dika. Tha, “Kur e kom lexu gazetën...”, se ktâ e kapin policija e çojnë n’burg... kur mas katër [4] mujve ja dhâjnë gazetën me lexuê, “Kur p’e shoh qî jôn’ vra m’u rrotullu krejt barku, mu murrën ment”. Qe, qishtu. Ata vdiçën, ky met. 

RrO: Tani e kanë shti apet n’burg a po?

ShO: Tani n’burg, de. Edhe pesëmdhêt’ [15] vjet tjera e kanë dënu, por n’t’nandhetën [1990] kur u prish Jugosllavia, kur u prish komunizmi nëpër krejt botën, n’Rusi, e Shqipria... mâ râ Enver Hoxha, i lshuên krejt t’burgosunit. Shtatë [7] vjet e gjysë i majti, po at’here kur u l’shun krejt t’burgosunit n’botë, n’botën komuniste, e kanë l’shu edhe Kadrinë. Po, ky apet ja nisi me vepru! Nisën me burgosë apet, edhe iku, shkoi n’Shqipri. Atje ish kânë xhehnêmi për t’gjallë, xhehnêmi për kit dyjê ish kânë n’Shqipri. K’tu ish kânë lulë...! E tani aj shkoi atje, tani m’thirrke, “Hajde edhe ti ka une”. Kaniherë shkojsha, kaniherë u kthejsha. Veç kur jom dalë n’Shqipri, e kur e kom pâ Shqiprinë... E kom kalu kufinin nëpër mal me Ermalin [nipi i ShO]. E morra. Katër [4] vjeç u kânë Ermali.

FTh: Kush ôsht’ Ermali?

ShO: Katër [4] vjet e gjysë u kânë Ermali. 

RrO: Tregoju, Ermali kush u kânë. (Qesh) 

ShO: Po. Ermali... nipin tem e mora me veti se Kadria dojke me nêjt me tô se s’e kish pâ, a din, aj ish lé pa kânë Kadria k’tu. Aj shtatë [7] vjet burg atje e kish qef me marrë. Tha, “Merre me veti me nêjt me tô.”. Ermali u msu me nêjt me mu, aj s’u qkoqke prej meje se ku shkojshum e marrshëm. Me shku dikun aj... nuk kish kush qî e len n’shpi. Po, edhe Kadria tha ‘merre’ edhe e morra... Po ku me ditë une qî ôsht’ Shqipria ashtu! Kur shkova s’kisha çka me i dhânë me hangër. Edhe kom shkuê kom bujt te nî shoqe e Hidës, n’Dibër, te Nunja, mjeke ôsht’ ajo. Edhe Kadria u ardhë prej Shqiprisë aty, n’kufi e ka pasë shpinë ajo, afër kufinit u ardhë me m’marrë qaty. Tani erdh edhe vllau i Kadrisë prej kâhit [Kosovës], aj i vogël, Begzadi, edhe aj bujti aty te Nunja. E t’nestrit jemi çuê me kalu kufinin me dalë n’Shqipri. Edhe kur jemi dalë qat’here me kalu kufinin, tu shku n’t’thur anena... knena gjelbrim e ara, e knena shkretihâne, Shqipria. P’e shohum nî lopë, do lôpë ishin dalë, t’Shqiprisë, asht e lëkurë, skelet... ishin dalë knena. Thanë, “Lôpt e Shqiprisë jôn’ dalë knej.”. Kur i kom pâ qato lôpë e pashë çka paska n’Shqipni! Edhe jemi shku qishtu anena teposhtë nëpër qufrra e me Ermalin përdore, e ni çantë n’dorë me tesha, edhe aj vllâi i Kadrisë, e Kadria me do çanta e me do... Kur kemi râ teposhtë me nî rrafshinë, moçal, shtaga përmi moçal... Qysh m’i kalu me dalë?! E kom kapë Ermalin, qishtu, po erdh Begzadi ma muêrr. I qiti ato teshat anena, e kur u kthyê ma muêrr Ermalin, e kapi e qiti anej. Une me do tesha tu m’hi kâmt nëpër shtaga, nëpër lloq... e jemi dalë n’kufi, n’tokë t’Shqiprisë. Kur jom dalë n’tokë t’Shqiprisë e i kom pâ fmijt me opânga t’qkyme e me toja... që n’Kosovë s’i kishin mathë ato para tridhêt [30] vjete... aty ju kishin dalë gishtat n’kâm, lecka, i rujshin do gjâ qaty. Haj m’u nxu fryma kur i pashë ata fmij ashtu! I patëm do gurabija me veti, do ja’u dham, e me p’i diçka... Ky Ermali e kish nî top me veti me lujt, e luta, “Jepja qët top”, s’ja dha ky, i vogël ish, s’dijke. Kemi pushu pak qaty edhe jemi nisë n’kâm tani se Kadria ish kânë me nî shpi te nî njeri. Ish njoftuê me tô e tani shkojshum me punu te qajo shpi, afër kufinit, te Peshkopia që shkojshum n’bajë. Kur tani hajt, hajt... niherë qishtu tërthort, tani tu u ngjitë përpjetë, e kâmt... m’vrajshin do sandalle. S’kom ditë! Sandalle! More, po merr patika! S’kom ditë une... m’u vranë kâmt tu u ngjitë arave përpjetë. Uji shkojke teposhtë vâdë... shumë, si ujëvarë, kallamoq i pa prashit, pa punu, pa kurgjâ hiç. 

FTh: Kjo periudha kur ka râ komunizmi? 

RrO: Pse patët shku n’Shqipri?)

ShO: Po de, Kadria iki se e burgosshin k’tu. Veç sa u l’shu edhe râ komunizmi n’Shqipri. Ja rrxun përmendorën Enver Hoxhës edhe râ tani. Veç që shkum e pamë kijametin me sy. 

FTh: Sa patët nêjt ju aty?

ShO: Po, une herë shkojsha, herë ardhsha. A Kadria katër [4] vjet ka nêjt aty e une dy [2] vjet’t e fundit s’jom ardhë hiç. A tri here e kom kalu kufinin anena - niherë me barka ka Shkodra me Rabitin i kom kalu, nî here me Fahrinë jom shku me autobus ka Struga, e na vonun ata t’Shqiprisë, dy [2] orë tu pritë n’kufi veç. 

RrO: E po thu katër [4] vjet qashtu?

ShO: Katër  [4] vjet. Une nja tri  [3] jom ardhë e jom shku e jom kthyê. Tani nî [1] vjet s’jom shku ma hiç. I ndreqëm letrat e shkuêm n’Zvicër.

FTh: Veç para se me ardhë qaty... gjatë kohës që ka qenë axha Kadri n›burg, kjo veç koka bo me nip, a munët me na spjegu pak n’qato rrethana qysh i ka martu fmijt? 

RrO: Tash po kthehum pak apet... sa u kânë gjyshi n’burg qysh e ke përjetu se po na vyn tash ti ma shumë qysh i ke përjetu, qysh i ke martu ti fmijt?

 ShO: Për asnjânin s’ka qenë. 

RrO: Kur kanë lind’ nipat, mbesat, a ju ke çu fotografi? Qitâ tregoje, qitâ.

ShO: Fotografi edhe i kemi çu atje n’burg, gjithë i kemi çu n’burg, veç Granitin [nipi] jo, se Graniti u lé ma vonë. Po, Masi u l’shu Kadria u lé Graniti. Jo vallahin, jo. Jo, pa u lshu Kadria edhe aj u lé, po i kemi çu te burgu. N’Nishë u kânë. 

FTh: Kjo qysh e ka organizu tash? Se u kanë nifar’ organizatore e familjës. 

RrO: Kqyre tash po na intereson me ditë masi je kânë gru edhe vet, burrin e ke pasë n’burg, i ke pasë tre [3] fmij, qysh e ke organizu jetën tâne edhe jetën e fmijve tu? Tu ja ka nisë për shembull, çika që e ke martu, tani dy [2] djemt e tjerë, a t’ka ndihmu a qysh ka shku?

ShO: Po nihere jôn’ kânë n’fakullet. Hidajeti i ka përfundu ligjeratat, po tani shkoi n’burg edhe kur u lshu prej burgu... Ma s’pari Rabiti e gjeti nusën, u kânë para se m’u lshu Kadria, kur i ka pasë nôn’ [9] vjet [dënim], halâ n’burg u kânë Kadria kur e ka gjetë Rabiti Xhevën. E kur u lshu Kadria prej burgu, qat’here u njoftu Kadria me Xhevën, e pruke Rabiti n’shpi. Po tani u burgos Kadria apet qî u vranë ata, po sa ke Kadria k’tu e fejum Rabitin. Erdhën aj baci Ramë e Nuhiu e na’j prunë do bombonjera e ka nî kmishë, s’di a ja dham qaty, edhe u kry fejesa. Knun... çikat e vllaznive t’mij knojnë e valltare, knojnë, e çfarë xhymishi bâhët... e hallat e Kadrisë e krejt k’to  motrat e Kadrisë edhe... Mirëpo sa u feju, Kadria shkoi n’burg. K’ta metën t’fejum. Tetdhêt’ e katrën [1984] u kânë edhe ajo. At’here u kânë shtatdhêt’ e katrën [1974], tani n’tetdhêt’ e katrën [1984], dhêt’ [10] vjet, domethânë ma vonë. Edhe tani kur shkoi aj n’burg vendosën me u martu, u kânë dymdhetë [12] gushti tetdhêt’ e katrës [1984]. E organizum, ja nxorëm teshat. Na kanë nimu do shoqe t’Idës, e do fistana e do... e naj ka kepë gruja e Basri Muratit n’Gilan. Edhe ja nxorëm krejt teshat, tôna t’mirat i kem nxjerrë. Na kanë nimu shoqet e Idës, e fistana e... krejt na kanë nimu. Edhe vllau jem, aj Mustafa, nî fustan, Safeti ka ble k’si sandalle, Naxhia kmishën ja ka kepë, edhe jelekun e kom ble, po i râ keq e tani ja ktheva asaj grus, thashë, “Kthemi paret ose maroma nî tjetër.”, se i rajke keq. Po tani ajo as s’mi ktheu paret as jelekun. I muêr. Veç kur e kemi marrë Xhevën - me jelek, me dimija e me krejt. Edhe darsum... 

RrO: Qysh u kânë qikjo puna... knej e ke pasë nî mërzi që burrin e ke pasë n’burg... Qysh u kânë knej me pasë burrin n’burg, po knej jeta vazhdon? Qysh...

ShO: M’thojshin, “Hajt more, hajt merre qashtu se...”, kom thânë, “Jo, s’e marr qashtu se ajo s’na ka faj neve qî ôsht’ burri jem n’burg, e nuk du me ja nxi martesën, po du me bâ mos me u ni ajo qî ôsht’...”. Edhe i kemi thirrë t’afërmit prej Gilani e k’ta t’mijt edhe jôn’ shkuê... shtat’ [7] kerre jôn’ shkuê e kanë marrë atje me...

FTh: Ku e kanë marrë nusën?

ShO: N’Reçan. Atje me dymdhetë [12] gusht jôn’ shku. Çikat kanë knu, Nevria e Merita e Floria, e tu knu me defa, çfarë gjymyshi kôn’ bâ sikur... ma mirë se sot qî po i bâjnë qito darsmat nëpër restorante. Pasha Zotin, ma  mirë u kânë që ja kemi bâ darsmën Xhevës! Tani... a Hida ish pa feju. Jo n’burg, jo anej, jo anej... tani edhe Hida e gjeti burrin edhe asaj ja organizum martesën. Çikat i thirri nî [1] javë përpara, shoqet, e me muzikë e qiftelia, e çfarë shokë... i rajke qiftelisë e u mbledhën n’dhomë aty. Edhe tani mas nî [1] jave erdhën t’Gilanit, t’afërmit edhe k’ta t’mijt, e bakllâva kom qitë. Edhe për Xhevën... edhe për k’tâ m’kanë nimu gratë e vllaznive edhe i kemi bâ qysh duhet, edhe për Hidën edhe për Xhevën. 

RrO: E tôn qit’ kohë ti u dashtë m’u kânë e fortë se pa burrë...

ShO: Po u dashtë me kânë unë e vet’dijshme. Jom kânë... une jom kânë e vet’dijshme se une nuk e kom kundërshtu Kadrinë kur u marrë me politikë. Kom thânë, fati m’ka râ muê, dikush duhet me u marrë për me shliruê venin, dikush duhet me u marrë me politikë... Se kom ni une histori përpara se njer’zit kanë luftu, jôn’ shku nëpër burgje, jôn’ vdekë, jôn’ vra. Kemi pasë kaqak nëpër male, kusheri t’mij jôn’ vra... edhe ka vazhdu ajo tradita. Edhe kom qëndru, s’jom mërzitë qaq edhe për qata qishtu. 

RrO: Tani u bo puna, qysh tregove, u dashtë me ikë prej okupimit?

ShO: Tani Ylberi e gjeti nusën. Masi u martu Hida, aj e gjeti nusën. Po qishtu ato s’mujtëm me marrë me darsëm se bâba i vet s’u pajtojke, thojke, “E kom çuê n’fakulltet, s’e kom çuê me gjetë burrin menihere.”. Tani ata s’u pajtojshin. E murr qashtu Ylberi, e masanej u pajtuên. Veç edhe asaj tani ja kom bo nî ditë t’grave, i kom thirrë gratë e atjehit, t’Vuçitërrnës, edhe k’to t’mijat k’tu, e jôn’ ardhë çikat e kanë knuê, e kanë bâ gjymysh. E ajo i ka veshë teshat, fistan… po, po. Fistanin e Hidës qî edhe Hida i ka veshë teshat… Kqyre ku ôsht’ Hida (tregon një fotografi), fistanin ma t’mirë e ka pasë Hida qat’here se qitash qî po i veshin. Po i veshin tash dofar’ fustana, e varin teposht nifar’... mu s’m’pëlqen hiç ashtu. E tani i veshke fistanin e Hidës... 

RrO: E kur keni bâ festa qashtu a ju kanë pengu për shembull, me ardhë naj ushtar... për shembull, me thânë naj çka, ju si familje e përndjekt?

ShO: Jo, kush nuk na ka penguê as hiç. Kur u martu Rabiti, Kadria ke k’tu. Kur u feju tani, masi u burgos Kadria, qashtu katër [4] mu’j a s’di sa, pesë [5] mu’j a sa u bâ... edhe shkoi tani n’vizitë Rabiti me Xhevën. [Kadriu]Tha, “U impresionova”, ka harru me i kthy do tesha e do, a din qî i çojshum ndrresat, a din, qî... i kish harru me i kthy ato. Tani thashë, “Pse s’i ke kthy?”, tha, “U impresionova kur erdh Xheva aty.”. Qashtu tani kur jôn’ lé f’mija, qashtu i kem kallxu n’burg, i kemi çu telegram, Ylberi për Granitin. E di tani kur u lshu, Graniti u kânë n’djep, tu e përkun’. Dikur vendosëm me dalë n’Zvicër, po letrat s’un i rregullojshum. E dikur e nxjerrëm letërnjoftimin n’emër t’nî grus, m’dokët Hajri e ka pasë emrin ajo gruja (qesh), edhe pasaportat. Niherë letërnjoftimat u dashke m’i nxjerrë, se ta lypke letërnjoftimin kur shkojshe me nxjerrë pasaportën. Edhe i nxorrëm letërnjoftimat qatje n’do fshatra te Pieri, edhe tani pasaportat e... na’j pagujti Ylberi. Edhe i nxorrëm edhe shkum me marrë vizën n’Ambasadë Franceze se qatje aj na çoi, nî shok a s’di çka e ka pasë Ylberi, me shku n’Francë. Kur shkum aty s’na dha vizën me shku atje. A tani jemi shku te Ambasada Gjermane e Ylberi tani... burri i tezës t’Velihasë n’emër t’atijna, se Ylberi s’i kish halâ letrat. As s’u dashke me kallxu na për Ylberin qî e kemi hiç se s’i ka pasë letrat. Edhe i muêrrëm pasaportat edhe shkuêm i dorzuêm n’Ambasadë t’Gjermanisë e prej Shkupit u vendosëm n’Tiranë. E gjashtë [6] javë na ka vonuê, tu shku përditë tu pritë n’ren’. E herë rajke shi e herë... dej jemi ardhë n’ren’ me marrë pasaportin. Edhe tani kur shkuêm e marrim pasaportin edhe dojshum m’u nisë. Edhe jemi nisë me pesëmdhetë [15] dhetor [15] n’nôdhêt’ e gjashtën [1996]. Kemi hypë n’aeroplan, kemi shku atje te aeroporti. Na e kqyrën, na e kontrolluên, pak m’u dokën që po dôn me dyshu, “Ku jeni lé?”, anej, knej... “Po moti jemi ardhë.”. Edhe hypëm shkuêm n’Gjermani te Ylberi nihere se pasaportin... vizën e murrëm n’Gjermani, e dulën tani atje n’aeroport me Afrimin e shkuêm te Ylberi. E aty Mevria, çika e vllaut tem, se edhe ajo pat shku pak përpara se... edhe djali i vllaut, Afrimi, edhe nejtën dy [2] javë te Ylberi n’Gjermani me lypë azil politik. Atje e kish Nexhatin, djalin e vllaut, Kadria... e ka n’karrocë k’shtu, ka bâ ndeshje, e n’Zvicër ôsht’. At’herë u kânë n’Zvicër, kish ma shumë shokë, e Gjermania ma e hapt e u dashke me udhtu. A Zvicra ma e vogël, shoqni plot aty, edhe nejtën dy [2] javë aty, edhe jemi nisë. U ardhë Remzija me na marrë, kusherinë e jem, n’Zvicër u kânë, u ardhë n’Gjermani me na marrë, edhe nî shok i Kadrisë. I bijnë nëpër mal, nëpër rrugë jemi dalë n’Zvicër. Rruga ish e shtrume, asfallt. Me kerr ku e kaloi Remzijën, s’di... aj shkojke përpara na me atë shokun përmas. Tha, “Qitash po m’dokët duêlëm n’Zvicër”. Edhe shkuêm te nî shok i Kadrisë, te qaj shoku qî na murr, i Koliqit u kânë, po i martuêm me zvicrane. E shkuêm bujtum atë natë te aj. T’nestrit jemi shkuê te qaj shoku i Irfanit qî m’patën çuê n’provim atje n’Barilevë, Ahmet Hoti. Kemi bujt te aj. U kânë Viti i Ri, edhe e kalum Vitin e Ri aty. Edhe tani jemi shkuê te nî Idriz Bunjaku i Drenicës, po Bunjak, te aj kemi nêjt tri [3] javë edhe niherë nî [1] javë nejtëm aty edhe shkuêm u lajmruêm azil... m’u lajmru, a din, n’polici qî kemi mbrri k’tu. Jemi shkuê, jemi lajmruê, edhe na kanë marrë n’pytje, ‘qysh jeni ardhë’ e krejt. Na e planifikum çka me folë edhe qysh e planifikum qashtu. Tha, “Kom ardhë me nî shok. Kadria e ka çu nî shok, s’e kom njoftë hiç, u ardhë m’ka marrë atje n’Kosovë, se Kadria ka qenë i burgosun e i njekun politikisht... edhe kemi ardhë. Ka i ka râ aj shoku s’di, edhe veç kur kemi hi n’Zvicër!”. A na... ndryshe krejt ish, po e planifikum qashtu. Edhe na pranun mas nî [1] jave që nêjtëm te aj Idrizi. Edhe jemi shkuê tani n’kamp ku nêjshin ata refugjat’t n’Bazel. Kemi nêjt aty dy [2] javë. Aty kish zezakë, e kish çka’mos. Shqiptarë e krejt u dashke m’u çu n’ora pesë [5] e me shkuê poshtë, se natën flejshum, e me shkuê me pritë aty dej t’ardhke reni me hangër bukë. Kemi nêjt n’qat hajm, kamp. E prej atyhit na kanë kthy n’Bern, te nî tjetër kamp. E aty... qashtu u dashke me pritë n’ren’ edhe aty. Ta dhâshin bukën, e hankshum aty, edhe n’gjysë t’ditës u dashke apet me shku poshtë me hangër darkën, e tri herë qaty, tani shkojshum râshum. Po’, kallabllak aty n’hajm, n’Bazel. Edhe u dashin me i nda krevetat, me qarshafa... me i pshtjellë krevetat me qarshafë, se krejt njerzit qaty nî sallë, se t’hujt - ku m’u deshë e ku m’u veshë! E t’mbulum qashtu, t’pshtjellun. Kom flejt dy [2] javë qaty. Edhe dy [2] kate krevetat. Nî [1] natë a dy [2] m’ka râ me hypë se ishin dy [2] vetë përfuni, dej shkuên... edhe me hypë nalt si me shkallë, e me hypë atje nalt. Po, s’mujsha me hypë, me zor... n’katin e dytë [2] me flejt. Po tani shkuên ata, râm’ poshtë. Dy [2] javë qaty, tani u kthyem e na çuên apet... na çuên n’tjetër. E atje dhomë n’veti, na dhanë me banjo me krejt. Bukë... u dashke qashtu n’ora pesë [5] me u çuê mëngjesin me hangër. Po’, aty aj kampi nuk ish si atje qî ma shumë kish rregulla me fjetë, po kishum dhomën tonë, u çojshum, hankshum kaftjall, tani drekë. Tej për tej tavolinat, bakallat me qumsht, gjellë tulifare, me mish, me pemë... Zvicra xhehnêt. Qysh mujke gjithë ata njerëz me i ushqyê!? Na dhanë tesha, na dhanë krejt. Tani i bâna edhe aty shtatëmdhêt’ [17] ditë, e na thanë apet me shkuê nî tjetër kamp ma larg qatje. Me shku me tren, tani m’u enë n’qytet e... mirëpo e gjetën nî njeri qî dul prej nî banese, qaj Idrizi qî nejtëm te ta, e gjetën njô që po del prej asaj banese edhe na e gjetën neve. Na e dhanë. Sikur qikjo... me kuzhinë, e me banjo, e me kauqa, e me krejt... me ormana, e me krejt. Edhe shkuêm n’banesë te ajo e jona, na pagujshin tani, na dhâshin ka nânqin’ [900] franga qaty. Po’, u dashke tani me pagu telefon, e me pagu ujë, e me pagu rrymë, e krejt prej qatyne. Po’, na dalshin boll. Edhe dy [2] vjet nejtëm qaty edhe mi dorzuên letrat për azil. Kur na e dhanë azilin... na thirrën na pytën edhe na dhanë azilin. E m’pytën muê, “A po don ti me e marrë azilin n’emër t’burrit me burrin, a po prit edhe gjashtë [6] muêj me e marrë n’veti, pavarur?”?. Une me pritë edhe gjashtë [6] muêj... kisha qef me shku te Ylberi, se s’kishum t’drejtë me shkuê se s’kishum pasaport me shkuê n’Gjermani te Ylberi, e s’un prita. Ô budallë, po leje edhe gjashtë [6] muêj e prite merre n’t’pavarur...! Thashë, “Jo, p’e marr meniherë.”. E morra meniherë une azilin. Na e dhanë. Edhe e gjetëm banesën sikur qitâ, me dy [2] dhoma, kuzhina, me ballkon, me krejt... maqina poshtë n’bodrum me lâ tesha, me krejt. Edhe duêlëm n’banesë. Po’, Kadria ja nisi me ardhë khâ [në Kosovë], a na s’kishim t’drejtë me ardhë khâ se ishum azil politik, po aj ardhke. Na hetuên edhe na kthyên. E kur jem shku atje, kemi gjetë shoqri, na kanë marrë e na kanë... Krejt Zvicrën e kemi shetitë, krejt Zvicrën. Kemi pasë shumë shokë, krejt t’Kadrisë tu na marrë. N’Itali... n’kufij me Italinë jemi kânë, n’Lugano. Atje jemi shku, tani jemi dalë n’Itali te nî shok i Kadrisë. Atje me tren, gjashtë [6] orë, jemi shkuê. Na pritshin shokt e Kadrisë. Po’, kur jom shkuê n’Shqipri, i kom pâ çka po bâjnë shqiptart, edhe jom dëshpru. Po’, tani n’Zvicër kom pâ edhe ma mirë çka po bâjnë tu u grindë, tu u përça shqiptart e zi, e qajo m’ka mundu shumë. Edhe sot m’mundon. A k’shtu neve na kanë pritë shumë [mirë], po kur ja nisën m’u përça kundër Rugovës [Ibrahim Rugova] - do me ata, do me ata... Ndëgjoj qî po vrasin k’tu n’Kosovë, lufta, përjetimet... I kom përjetu shumë ran’ ato përçarjet, a k’shtu materialisht, e fizikisht, e k’shtu jom kânë mirë. S’kemi vujt për kurgjâ, me tôna t’mirat. Kemi shku nëpër shokë e nëpër shoqe, na kanë marrë e... mirëpo kur i pajsha që po përçahën e po grindën...

FTh: Sa vjet ju ka râ me nêjt n’Zvicër?

ShO: Tetë [8] vjet e gjysë kemi nêjt. 

RrO: Edhe a e ke pasë t’vshtirë ti m’u adaptu, a... gjuha?

ShO: Jo, po’ aty shqiptarë plot. Nuk kish nevojë, qî me thânë po ki pengesa, se kur shkojshe n’shitore, shkojshum me dikon... po, ka pasë plot shqiptarë. Tani ardhshin për përkthim kur shkojshum me rregullu letra e me... ardhshin përkthyes shqiptart n’polici. Dej i murrëm ato letrat e azilit na nimojshin. 

FTh: A ka zhvillu naj aktivitet aty a çka ka bo? 

RrO: Qysh t’ka shku jeta aty? Tash p’e dijmë që gjyshi, burri yt, ka zhvillu veprimtari me shokë, po ti si gru, qysh t’ka shku dita, a ke përgaditë diçka a?

ShO: Une shkojsha... ka shkojke aj shkojsha edhe une (qesh). Na marrshin te dytë nëpër tubime, nëpër... Po’, me nimijë e nânqin’ e nândhêt’ e gjashtën [1996] dolëm n’Shqipri, me pesëmdhêt’ [15] dhjetor. Edhe Vitin e Ri e pritëm n’Zvicër qaty. Edhe n’mars n’nândhêt’ e shtatën [1997] u kall Shqipria. Me ndihmën e Sërbisë edhe Enveristat, Fatos Nano... e kallën Shqiprinë me rrxu Sali Berishën. E ajo... u mblodhën njerzit me mbledhë ndihmë e me i çu n’Shqipri. Edhe u kânë nifar’ Skender Buçpapaj, aj u kânë gazetar me gjith gruê, Elida Buçpapaj, e shkruêjshin gazetën Bota Sot... edhe kur duêlën me folë për me mbledhë ndihma me çu n’Shqipri, se e kallën atje, kajti qaj Skender Buçpapaj, thojke, “N’vend që me i ndihmuê Shqipria Kosovës, po duhet Kosova Shqiprisë!”. Edhe e kallën... se me ndihmën e Sërbisë... Sërbia ka dhânë pare me bâ qashtu! Bile i qitshin n’televizor - i zbrazën armët, magazinat e armëve, e krejt... i nimuên popullit. Fmija çitshin... i pâsha n’televizor, çitshin me revole, me automata. Fmija! I muêrrën, i kapën. Ikën ata ushtart, i lanë... s’di çka u maru atje. Sërbia e organizoi atje bashkë me Fatos Nanon, e Thaçi [Hashim Thaçi], e qita. Edhe... kuku! 

RrO: E gjatë kohës që jeni kânë n’Zvicër... tani që ka ndodhë lufta n’Kosovë, qysh je ni ti? 

ShO: Po, tani ja filloi atje. N’Shqipri çka bânë... po, tani ja filloi n’Kosovë lufta. Kur ja nisi lufta n’Kosovë, ikishin e shkojshin n’Maqedoni populli i Kosovës, i pajsha n’televizor tu i çu. I pajsha n’televizor plakat n’kolica i ngrehshin, e pleqtë... une veç ratë, s’mujsha m’u çuê hiç. Thojsha, “I kanë mytë k’ta [familjen në Kosovë]”, se e thirrsha me telefon, e kanë pasë telefonin, po u marrke lidhja e s’u përgjigjke kërkush. Thojsha, “I paskan mytë!”, e s’mujsha tani m’u çu hiç. Kur Kadria, s’di ku ke... kur erdh, kish ndëgju, kish pas folë m’dokët me Hatixhën, a kish pas folë me telefon dikun, kur erdh tha, “Jôn’ dalë n’Maqedoni.”. Aj... t’dhimën krejt populli, po kur t’prekë n’zemër ôsht’ ma... Aj, u gzova që dulën. Edhe Hida ish kôn dalë. Kish marrë vesh qî u dalë n’Shqipri edhe k’ta n’Maqedoni, se thojsha ‘i kanë mytë’, se telefoni marrke lidhje, po s’u përgjegjshin. E qishtu, vuêjtjet s’kanë skej. Tani hajt, hajt... Po, masanena tu i ndëgju, tu u vra njerzit e Rugovës [Ibrahim Rugova], tu ja vra. Veç kur nijshe e vranë k’ta, vranë kit gazetar, vranë atâ, vranë atâ... Shkuên e nisën me çitë bomba në redaksinë e Bota Sot, n’Cyrih. Për pak. Me zbuluê - aty granâta n’paketë, ja’u kanë çuê n’Cyrih qiky S.R., edhe s’di cili, po me emën e kom ditë atâ. Kur e kanë marrë me çelë, e kanë pâ që diçka paska mrena, edhe i kanë thirrë policinë. I kanë çelë, bombat, granâtat aty - me i çuê niherë gazetën, aty nizet [20] vetë jôn’ kânë, me i mytë. Shqiptart mes veti! Qishtu kanë bâ! Edhe n’Kosovë khâ vrajshin. Edhe kur i râ NATO Sërbisë, dulëm me folë n’telefon, se at’here s’ka pasë k’si telefona, edhe kabinën e kemi pasë ngat banesës qaty... kur dulëm aty, po folë nî kusherin i Kadrisë me dikon, tha, “I paska râ NATO Sërbisë.”. Edhe na u gzuêm, mirëpo tani Sërbia edhe ma zi bojke. I njekke shqiptart, veç... kuku. Tani, ‘hajde me dalë me pritë’, ‘hajde dalmi me përkrahë NATO-n’. N’Bern, nî tubim, u mblodhën krejt shqiptart. Prej kah’mosit erdhën n’Bern, aty sheshi qî u kânë, e shkuêm me gra e me burra, krejt aty m’i përkrahë NATO-n. Kur shkêm aty, ata Enveristat s’e lâshin me dalë Rugovistat me folë, s’ja dhâshin fjalën. Edhe ata atje plot popull, kur na... do shoqe u mblodhëm, Shadia e Hadija e plot do shoqe u mblodhëm, e i shkuêm atijna qî s’ja dhâke fjalën e ja kemi nisë, “Rugova, Rugova, Rugova” (qesh). Edhe i shkuêm aty edhe tani e nërprejti aj. Ja ndërprem edhe na atina se ata ishin kundër Rugovës. Na e përkrahshim. Edhe qishtu, tollovi. Populli shqiptar! Qishtu kemi kalu. Tani na n’qat vjet nuk kemi ardhë, n’nândhet’ e nantën  [1999] nuk kemi ardhë n’Kosovë. Ylberi u ardhë. Jemi ardhë... n’dymijtën [2000] jemi ardhë, po s’kemi pasë t’drejtë me ardhë, po Kadria s’pytke. E kur erdha n’Kosovë... ish bâ katastrofë, edhe rrugt ishin prishë. 

FTh: E shpinë halâ e keni pasë... nuk ja’u kanë prekë shpinë a? 

RrO: Shpinë k’tu... u kânë mirë?) 

ShO: Jo, shpinë nuk e kanë prekë, veç ishin hi. Po’, për pak që s’ka hi Rabiti se kanë pasë me mytë... se shkijet i ka nije dikush tu thânë, “Për pak na iku aj”, se ky djali i Kadrisë. Edhe kanë pshtu, dulën. Kur erdha ishin kânë hallakamë rrugt. Shkuêm n’Gilan, gropa. N’Prizren qashtu pluhni hijke... edhe shi s’râke qasaj vere hiç, pluhën, kuku. Nêjtëm nja nî [1] muêj e u kthyêm. Tani gjithë tu ni qishtu, ‘ô e vranë k’ta, ô bâ k’shtu...’, u grindshin atje. Shqiptart kurrë s’kishin pasë mend! N’vend qî m’u bashkuê n’luftë me ushtart e Rugovës edhe k’ta bashkë... nashta m’u pas bashkuê pa hi NATO e kishin çliruê Kosovën! Edhe m’u bashku edhe Shqipria... po çka ka mujt me penguê Shqipria tu i vra shqiptart e Rugovës n’kufij, “Pse po vijnë t’armatosun me luftuê?”. Sot... Shqipria, enveristat e Shqiprisë, sot me muj’ e kthejnë Sërbinë n’Kosovë. Edhe po munohën me kthy! E vrajtën Ministrin e Mbrojtjës, Ahmet Krasniqin. Nashta aj me pas kânë... se aj u kânë Ministër i Ushtrisë, udhëheqës oficer i ushtrisë t’Jugosllavisë. Aj me qëllim u shkuê me kry shkollën ushtarake t’Jugosllavisë, e kanë porositë. Metush Krasniqi, i burgosun politik, e aj nuk u kânë komunist, po u kânë i nacional-demokratës, edhe i kanë thânë, “Shko kryje shkollën ushtarake se kur t’vjen koha me na vyjt... na vyên me ardhë m’u bâ oficer e me udh’heqë luftën.”, edhe u shkuê aj. Edhe aj e ka pasë bâbën... ja kanë vra shkijet qatij Ahmet Krasniqit. Edhe u bâ Ministër i Mbrojtës i Rugovës. Edhe veç jôn’ shkuê, kish m’u marrë vesh e m’u bashkuê edhe..., mirëpo dikush ja ka përgaditë rastin n’Tiranë, e kanë vra. Qat’herë aj i ka porositë nî [1] anije armë, e u ardhë n’Durrës me i pru n’Kosovë, me luftuê. E Fatos Nano i ka kthy anijen me armë t’reja, se me i ble armët e Shqiprisë. Pushkë t’ndryshkta ja’u shitshin. Ka nimijë [1000] franga ja’u shitshin nî [1] pushkë. Qishtu kanë bâ shqiptart! 

RrO: Qe nî pytje... se shumë politikë. Me ta dhanë nî zgjedhje, kur je kânë ma e vogël: Ki me jetu jetën qishtu, a e kishe zgjedhë?

ShO: A e kishe përsëritë a? Paj... u kânë zor, po k’to jôn’ përjetime edhe jôn’ kujtime t’mira k’to. Kur t’i mendojsh historinë e popullit shqiptar, k’to jôn’ kujtime t’mira, mirëpo mu po m’pengon qî shqiptart jôn’ t’përçamë. E për me kthy prej fillimit me u përsëritë, ôsht’ shumë e vshtirë. Po ôsht’... E diqysh, përjetime kombtare për popullin. Se n’Kosovicë ku jom rritë une kemi pasë kaqak male, katër [4] kaqak t’fshatit tonë kanë nêjt n’mal, kanë vra shkije, edhe ma n’fund i kanë vra edhe ata. E qishtu. E gjithë tani e kom pasë atâ n’menje qysh jôn’ vra ata atje, e prej at’herit... edukata - e kom ditë qî duhet me luftu kundër shkijeve. Se e kom ditë që i kanë njekë se m’kallxojke bâba i jem që i ka kallxu bâba i vet qysh i ka njekë Sërbia prej Toplice. Tashti gjithë e kom pasë atâ qî duhet me luftu kundër shkijeve. 

RrO: Çka ju kishe thânë gjeneratave t’reja? Vajzave e djemve t’ri? Çka ju kishe thânë për me pasë nî jetë ma t’mirë?

FTh: Po... vajzave t’reja e djemve t’ri i kisha porositë me kânë t’ndërgjegjshëm, me msu, m’i msu msimet, mos me bâ dallavere, mos me bâ fallcifikime, për shembull që po thojnë ‘jo, i kanë bâ fallcifikime k’to testet e maturës...’. Edhe me msu, me u bâ t’ndërgjegjshëm, me msu, me punu, mos me marrë, mos me vjedhë, mos me vra, mos me ja pasë inati shokut, a vllaut, a... e me kânë vetijak veç për veti. Po, duhët me punu për popull, duhet m’u bashku, e mos me spijunu shokun, vllaun te sërbi për shembull. Qatâ e kisha porositë rininë. Edhe me luftu k’ta udhëheqsat qî po bâjnë qishtu, mos me i leju qita mâ me vazhdu... se a p’e sheh çka po bâjnë?!

FTh: Masi ka ardhë [ShO] në Kosovë prej Zvicrës, qysh ju ka dokë? Fmijt veç ju kanë rritë... A kish dashtë me ndâ diçka shkurtimisht? 

RrO: Shkurtimisht, kur je kthy prej Zvicrës, qysh e ke pritë k’tu edhe dej n’ditë t’sotit qysh ka ecë? Munohu pak si me ja jep nifar’ përfundimi, n’përgjithsi.)

ShO: Po kur erdhëm na prej Zvicrës... Po na sa kem n’Zvicër k’tu ndodhi nji [1] ngjarje shumë negative. Dymijë e katrën [2004] organizuên demostratë, e u çuên i vranë do shkije, e do plaka, i prishën do kisha - kjo është negative. Edhe Sërbia për qata tash po kthehet, se disa njerëz t’Evropës kanë thânë, “Paskëm gabu që e kemi bombardu Sërbinë se kqyre çka bâjnë shqiptart!”. I prishën do kisha, i vranë do plaka. U vranë ma shumë shqiptarë se që i vranë do plaka e do pleq. Tashti për qata Evropa p’e përkrahë Sërbinë se k’ta... Edhe ato demostrata që i prishën kishat... E çka bâjnë Serbia? I ka organizu përmes shqiptarëve, po k’ta shqiptarë nuk dijnë edhe bashkë punojnë me shkije. E shkatrruên Kosovën me qat’ dymijë e katrën [2004]. Ja’u zgjonuên venin kishave, se tashti mos me i lânë njerzit me u afru ngat kishave... tasht nuk e lajnë me u afru hiç, ja’u kanë marrë tokën njerzve. E tash une e kom pâ që jôn’ t’përçamë. Fundi ka ardhë mirë, se kom vujt shumë, po vrasje n’familje e fatkeqësi nuk m’ka ndodhë. Çka u ka ndodhë, çka i kom pâ plakat qî ja’u kanë vra ka pesë-gjasht’ [5-6] fmij... e muê m’ka pshtuê fmija, familja m’ka pshtuê, edhe jom ardhë. Shyqyr, na u ka sillë puna që na’j dhanë banesat, i kemi kushtet e mira me fmij, me krejt. Vajzat jôn’ martuê, edhe Ermali, Agmia, u shkuê atje e ka gjetë nji [1] punë. Domethânë familja është shumë mirë, për familje jom e knaqne. Tashti lexoj. Gazetën ma blen Rabiti përditë, edhe i përcjelli do seriala qitu n’televizor. 

FTh: Çka po lexon?

ShO: Librin e fundit e kom lexu Misioni Rus, qaty është aj libër dikun. Çka kom msu prej asaj interesant, n’atô kom msuê se n’Rusi e kanë pasë shkollën me formu hoxhollarë, edhe... (e ndërpret mbesa). Po t’i po thu, ‘kallxo për libër’, une qat’ libër e kom lexu! (i drejtohet mbesës dhe qesh). Edhe kanë bâ hoxhollarë, rusë e sërbë, n’Rusi edhe i kanë pru n’Kosovë, e i kanë shpërnda nëpër xhamia. 

RrO: Pytja e fundit - se duhet me ditë tash mendimin e nî personi, nî gjenerate kaq t’vjetër sa e jotja. Qysh i sheh zhvillimet, gjeneratat e reja tash? Qysh nihësh që je kânë gjallë me nî kohë prej tridhetave [1930] deri tash?

ShO: Po... Qysh i shoh gjeneratat e reja tash?  Une po i shoh që po shkojnë n’shkolla e krejt, po kisha dashtë pak veshjet... me u veshë ma mirë. Nuk thom me u veshë... me vnu shami, as nuk thom me u veshë dej k’tu (shenjon dorën), po nifar’ veshje moderne. Mos me u zbulu fort, po me e pasë një [1] veshje t’mirë, e me shku mirë me shoqe. Tash une nuk po e di nëpër shkolla qysh sillën, po i shoh në lajme që nxansi po e sulmon profesorin ose po hin me thikë n’shkollë. Kjo është shqetsim! Po hijnë t’armatosun nëpër shkolla... ose profesori e rreh nxansin. Duhet me pasë mirëkuptim. Duhet me pasë mirëkuptim profesori me nxansin e nxansi me profesorin, e me pasë ndihmë reciproke nërmes veti, mos me ja pasë inati njâni-tjetrit. E qashtu. Që shqiptarët t’jenë t’bashkuêm, mos t’i përçajë armiku. 

FTh: Çka ki qef me majt njerzt n’mend për nanokën? [nofka me të cilën i drejtohen mbesat e nipërit]

ShO: Kisha pasë qef me shkrujt nî [1] letër, me t’vërtetë, me e tregu jetën time dhe prejardhjen time - prej ka kemi ardhë, pse kemi ardhë, pse jemi vendosë aty, kush na ka detyruê me u vendosë aty me jetuê n’varfëri... Se nuk u bâ buka mirë aty, e kemi ble drithër, e s’na ka dalë buka deri n’fund, deri kur e kemi korrë grunin a elbin. E u dashtë me ble drithër te shkijet. Shkijet i kemi pasë kojshi n’Serxovc. U kânë aty rrafsh toka, ata tokën e mirë e kishin. Ka ishin tokat ma t’mirat shkijet i murrën, a shqiptarët nëpër kodra. Edhe qato prejardhje, a din, shkakun që jemi vendosë aty. Edhe une e vetsha bâbën tem, “Pse po blejmë te shkijet drithër na? E pse po kanë shkijet e na s’po kemi?”, thojke, “Nuk bon me marrë... se shkijet e kanë këtë dyjê, na atë tjetrën. Ajo â e gjatë, kjo e shkurtë. Shkijeve s’bon me ju marrë lakmi n’pasuni.”. Qishtu m’thojke bâba. Edhe shkaku që jemi vendosë aty, shkijet që na kanë njekë. Për qata kom qef me shkru letrën që prej kah kemi ardhë, pse jemi vendosë aty, qysh na kanë njekë shkijet, qî jom martuê prej Kosovice n’Makresh me Kadri Osmanin që ka qenë i ndjekun politik, e kanë torturu sërb’t, e kanë... po une s’e... kurrë s’e kom kundërshtu Kadrinë pse po merret me politikë, e pse... Edhe me shti n’shishe, edhe me thânë ‘prejardhjen e kemi prej Toplicës, babgjyshi jem... edhe k’tu âsht’ tokë shqiptare’, se kur t’hallakatët najhere, i kqyrin historiant vorret e t’kujna jôn’ kânë k’ta, e edhe kur gjindet qajo letër aty n’atë shishe me e lexu. Qashtu kisha pasë qef me e bâ, qashtu.