Suleyman Serkic

Intervistuar nga: Bjeshka Guri

Bakallhane sikur marketat sot çka janë. E qashtu diçka kena pasë. Axhën e kum pasë, i Ballit Kombtar me gjithë bâbën

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

01.07.2018

Lokacioni i intervistës

Prizren

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

BG: A po m’tregon prej kah vini ju?

SS: Familja jem ka dalë para dyqin’ e gjashtëdhet’-shtadhet’ [260-70] vjet prej Celinës. Celina osht nî fshat k’tu ngat Prizrenit. E para dyqin’ e gjashtëdhet’-shtadhet’ [260-270] vjet kena dalë. E bâba jem nallban. Une jam lindun n’nimi’ e nanqind e tridhet’ e nântë [1939]. E bâba jem edhe axha jem kanë punu si tregtarë. Për shembull, bakallhane kena pasë. Bakallhane.

BG: Bakallhane, a po m’tregon ma shumë?

SS: Bakallhane sikur marketat sot çka janë. E qashtu diçka kena pasë. Axhën e kum pasë, i Ballit Kombtar me gjithë bâbën. N’katërdhet’ e pestën [45], axha jem, kur ô kônë k’tu n’Prizren mledhja, mledhja e dytë e Prizrenit a mu bashku me Shqipninë a m’u bashku me Serbijen, axha jem o kônë kundër asi m’u bashku më Serbiën. Edhe ka dalë k’tu n’Prizren e ka qitë flamurin tonë aty. Aty ô kônë nifarë kërsitje anej knej. Bile nî profesor e ka hupë krahin aty. Profesori me nî krahë ka metë, e axhën e kanë marrë n’burg me nimi’ e nanqind e katërdhet’ e pestën [1945]. Ô kônë denu me katërmdhet’ [14] vjet. Ô kon’ nî herë dënu me pushkatue, mandej kanë dhanë gjashtëmdhetë [16] apo katërmdhetë [14]. Une i vogël jam kônë at’here normal, po e di, shumë mirë e maj men’. E bâba jem n’katërdhet’ e gjashtë [46] ka shku n’Nishë te vllavi vet, se ô kônë n’burg atje. Janë rrehë me do sërbë atje n’stanicë t’autobusave, asi t’trenit, edhe smutë osht. U bâ mandej prej bubrrekave edhe ka dekë mas njo gjasht’-shtat’ [6-7] muje. Për shembull, katërdhet’ e shtatë [47] ka dekë. Ashtu qî na kena metë fmi. Na kanë marrë mu prej dugajave neve. At’herë thojshin ata zengjinat e luftës.

BG: Zengjinat e luftës?

SS: Zengjinat e luftës. Kur luftë janë bâ zingjin.

BG: Apo m’tregon pak qysh?

SS: Na kanë marrë mallin p’i dugajave at’here, krejt zingjinave mallin e kanë marrë.

BG: E çka osht zengjin?

SS: Zengjin osht kur shkon pare e mall, qajo osht zengjin. Ashtu bâba bur, axha m’ka dekë. Granimi janë kônë me ferexhe at’here, mbyllun. Na si fmi kena metë. Une shtat’-tetë [7-8] vjeçar. Djali i axhës dymdhet’ [12] vjeçar, vllavi jem nânë [9] mujsh ô konë. Ashtu qî kena hekë zor pak për idare. E une pî… deri n’prej pesëdhet’ e ni, pesë e ni-2 [51, 51-52], shkollor jam kônë shqip. E mandej, pesëdhet e dy [52] na kanë qitë neve, turqisht i kanë pytë, kujna s’i ka ditë nâna vet shqip me folë i kanë qitë turqisht. Kujna i kanë ditë shqip, i kanë lonë shqip. Ashtu qî nâna jeme nuk ka ditë me folë shqip. Shumica n’Prizren janë… (nuk kuptohet). Nuk kanë ditë bash mirë shqip me folë. Sikur edhe tash ka që nuk dinë me folë e osht... E mandej, prej turqishtit n’katërtn [4] klasë ô konë… edhe tri-katër [3-4] vjet gjimnazi ô kônë at’here. Ashtu qî pesëdhet’ e dytën [52] une jam hi si kpuctarë kum punu.

BG: E n’shkollë a po m’tregon qysh ke kalu?

SS: N’shkollë jom kônë nxans sup... i mirë jom konë. Shumë i mirë jom konë, po sebep qî s’kena pasë idare, prej kahit… e për qato nâna m’ka shti me punu si kpuctarë. Prej pesëdhet’ e dytën [52] deri n’pesëdhet e shtatën [57] kum punu te mjeshtri, e pî… ai ka shku për Turqi. E n’pesëdhet’ e shtatën [57] une jam hi n’fabrikë, e ish komuna.

BG: Ai ka qenë turk a?

SS: Jo. Vetëm turqit s’kanë shku n’Turqi, kanë shku gjinja. Qyre qajo dera, tridhet e pesë [35] Gjaviqve asnjoni s’ka ditë turqisht me folë përveç nî shok i jem. Çifti jem. Shumica kanë hikë prej Rankoviqit, prej dajâkit kanë ikë. Une me sytë e mi i kum pâ. N’pesëdhet e dyshën [52], masi kum nisë me punu deri n’pesëdhet e shtatën [57]. Qat kohë ô kônë ma vshtirë, qî i kanë rrehë gjinën. Edhe a dish kônë kanë rrehë? Kanë rre ato gjinë kush ka pasë rrespekt n’popull, edhe pa faj qî ô kônë ka rreh qî m’u tutë gjinja, për me largu njerzt prej ktuhit. Shumica kanë shku n’Turqi qî s’kanë ditë as shqip me folë. E tash për shembull, Turqi ka ma shumë shqiptarë se qî ka krejt Shqipnia me gjithë Kosovën. I ka… gjasht’-shtat’ milionë [6,000,000-7,000,000] shqiptarë i ka. Tash qî jam kônë une, para nî [1] muje, n’Turqi jena shku n’nî fshat. Halâ mirëmjes, mirëdita… po folin shqip. Nizet e katër [24] ditë jam kônë n’atë pjesën e jam shëtitë ku jetojnë shqiptart. A për Stamboll mo s’po folim. Sambolli osht sa kejt Jugosllavia, gjashtëmdhet-shtatëmdhet million [16,000,000-17,000,000]. E prej ktuhit qashtu kanë hikë gjinja. Kanë lonë mallin, kanë lonë tona sendet kanë ikë.

BG: A t’kujtohët najsen ma shumë për regjimin serb qî ka qenë n’atë kohë?

SS: Regjimi serb? Kqyre tash politikën edhe regjimin duhemi me dâ. Qyre politika osht tjetër sen. Dihet ai çfarë politike ka pasë ama do sene për shembull, ligji… kshtu, jeta tash momentalisht shka kena na n’shehër at’here ma mirë kena jetu. Mos i kqyr kto kerrat tash qî po shetitin. Sot, bile sot ka ardhë nî gru, “Allahile, a po m’i jep për nî [1] bukë paret?”. Sot, pasha din e imam, n’qoftë se i besojsh Zotit, sot ka ardhë, “Ama allahile për nî [1] bukë, pare.”. Ka edhe asi njerz, po ka edhe asi njerz qî me miliona po lujnë a popullin nuk janë t’e kqyr. E qajo osht puna e fabrikës… nodhet e pestën [95] kem dalë n’penzi.

BG: E apo m’tregon pak për eksperiencën n’fabrikë, a ka qenë kolektive e shtetit?

SS: Qyre tash, n’qoftë dush për fabrikën une muj shumë me folë, se une jam kônë shef i prodhimit. Prej pesëdhet e dytën [52] deri n’gjashtëdhet’ e nî [61] kam punu me çekiq. Gjashtëdhet e nî [61] kum shku ushtarë, gjashtëdhet e tre [63] kam ardhë se nizet e katër [24] muj kum kry ushtrinë. Une mandej jam bâ teknolog i pjesme epërme. E pesëdhet e tetës [58] ka dy [2] rroga i kena lonë për përparimin e fabrikës. Fabrika nuk ô kônë e shtetit, janë kônë do fabrika t’shtetit, po dy-tri [2-3] fabrika k’tu n’Prizren, si kuna sportne, si argjentart, si shtypshkronjat. Une po foli për sportin, qî shtat’ [7] mjeshtirt qî kanë mshelë dugajat e veta kanë formu qatë sipërmarrjen. Une kur jom hi, kur jam punsu, une gjashtëdhet e dy [62] puntorë jam kônë une. Pesëdhet e shtatën [57] masnej, mas ushtriës, jam bâ asi teknolog, e manej shef n’prodhim. Bash n’qatë pjesë ku prodhohën pumat. Fabrika jonë ka prodhu tetëmdhet mijë [18000] parë n’ditë, tulifar’ kunra. N’dash patika, n’desh qizme, n’dash papuqe… tetëmdhet mijë [18000] parë ka prodhu. Nî [1] milion n’vjet kena shitë Rusiës. Gjashtqin-shtatqin mijë [600.000-700.000] puma kena shitë gjermanve. Ashtu qî shtatëmdhet mijë [1700] puntorë jena kônë e nodhet e pestën [95].

BG: Çfarë objekti ka qenë?

SS: Objekti sot, objekti ABI qî osht. Qajo objekt kejt o kônë i yni. Ai objekt ô bâ me parët e puntorve, me parët e shtetit nuk osht bâ. E shka kena marrë kredi kena pagu bankës me gjithë kamatë. A Prellmkën edhe Printeksin shteti i ka maru. A Kon Sportin na vetë e kena maru me pare tona.

BG: Qysh e ka pasë emrin edhe nî herë?

SS: Komuna nihere ka pasë, masanej Kon Sport u bâ. Kon Sport u bâ. Ajo fabrika osht formu prej puntorve edhe me parët e puntorve edhe nifarë gabimi kanë bâ udhëheqsia k’tu, jonë n’Kosovë, kur kanë ndërpre pensionerve ato parët qî shitët fabrika. Thashë une pesëdhet e tetë [58] dy [2] rroga i kum dhanë, veq për m’i ble maqinat me përparu. A kur e kum lshu une… kur e murrë shkavi m’u bâ drejtor une e lishova punën. Lishova punën. Mu nuk më takovi mu m’i marrë qato pare. Une nuk kum metë për nimi’ [1000] mark, euro, po osht respekti im. Se e kum lonë karërdhet [40] vjet jetën aty. Qaty gjint, qato deputetat shka janë n’Prishtinë, sot janë shkollu me parët e pensionerve. Bâba i vet nuk ka shkollu, na kena shkollu me paret tona. E sot n’ta shkollojnë fmijën, ne ta shohin qysh po shkollon ka dy-treqind [200-300] euro n’mujt. E për qato po thom qi’ aty kanë bâ shumë gabime qî s’i kanë dhânë pensionerve. Se pensionert kanë bâ atë fabrikën. E n’dâshi me pytë naj sen tjetër, ju vazhdoni pytni. Deri k’tu mirë… k’shtu.

BG: Faleminderit shumë. Po m’intereson për luftën. Cilat lufta t’kujtohën?

SS: Mu lufta më kujtohët. Edhe Lufta e Dytë Botrore e maj men kur kalojshin ka pesë-gjash’dhetë [50-60] aeroplana. Si fmi ikshim edhe nëpër shpi i çelshim do asi… do tunela, do sene për m’u rujt, ama badihava. At’here nuk dishmi shka osht bunker e shka osht asi, e maj men si fmi.

BG: A i keni çelë ato gropat...?

SS: Po, i kena çelë. I kena çelë. Te shpija e tezës, k’tu ngat i kum pasë, nî asi gropë e kena çelë, e aty hishmi. Tash kjo lufta...

BG: E gjithë familja?

SS: Po, me gjithë familin jena konë. Bâbën e kum pasë at’here, katërdhet e pesë-katërdhet e katër [45-44], ashtu qî asi jena hi. Po badihava, at’here airoplanat Prizrenin s’e kanë prekë hiç. M’dokët qî Gjakovën e kanë prekë edhe Pejën, Prizrenin jo. Edhe tash kurgjo s’ka pasë asi n’Prizren, veç kjo lufta qî ô kônë tash. Na prizrenat valla s’kena ikë, une përveti jo. Drejt me t’tregu qaty kum nejt, n’dugajë. Qaty kanë ardhë disa herë, n’dash policia, n’dash ushtria. Shpijën pesë [5] vetë ma kanë kontrollu. Vllavi jem ka punu, ô kônë Kosova Turs, si argjent arkatarë ô konë. “A ka pasë allti?”, thashë, “Po”, “Ku ô alltia?”, thashë, “Shka po di ku e ka lonë?”. Edhe ashtu qî pesë [5] vetë kanë kontrollu edhe kanë dalë.

BG: E diçka tjetër për luftën e Sërbisë qî ka bo k’tu Serbia?

SS: Luftën e Serbies s’kam shka me tregu motër. Lufta e Sërbisë ô konë… veç kapitalizmi i ka shti sikur qî p’i shtinë edhe nëpër arabë për me prishë. Se Jugosllavia ô kônë si gjylpanë n’sy e Europës. E edhe kanë mujtë… kanë mujtë me marrë si special. Asi krahinë m’u bâ dishka ama pse s’po mujnë m’u marrë vesh shka osht puna s’e di! Kjo ô kônë puna e Amerikës, me shpartallu socializmin, kurgjo tjetër. Se jetën… E ka marrë nimi e katërqin [1400] mark rrogë, me treqin e pesëdhet [350], me treqin e gjash’dhetë [360] mark shpijën nî [1] muj e kum ushqy edhe kum dalë, secili vjet kum dalë përjâshta. N’dash n’Greqi jam konë, n’desh n’Turqi jam konë, n’desh n’Ulqin jena konë. Kah mos jena konë. Kena mujtë me dalë… Secili shpi ô kônë apotekë, tash po duhësh me shku n’bullnicë, po duhësh me pagu edhe ilaçat, me pagu edhe penin qî po t’kepë atë varrën. A nî [1] puntor po merr dyqin [200] euro rrogë. Ma shtrejt jena n’Europë na me ushqym. Kur kqyrish rrogat… edhe kur kqyrish ushqimin ma shtrejt jena. Ni [1] killë banane po marrish ni [1] euro e nizqt [20] cent. Kërkush nuk osht te kqyrë tregtien. Kërkush s’pe kqyrë tregtien, as udhëheqësia, as… as asi inspeksia nuk osht te kqyrë.

BG: E ju si komunitet turk që keni qenë n’Prizren, qysh i keni pasë raportet me shqiptarë?

SS: Qyre, une si turqeli kërkush mu s’um ka prekë. Une komunist… s’ka pasë kush m’u bâ shef, mu m’kanë qitë shef. Ramet i pastë shpirti, dy [2] shokt e mi, “Sylë be, shef po thojnë me bâ po duhësh me hi n’parti.”. Merre me men tashti si Balli Kombtar mu m’kanë marrë si shef sebep qî s’ka pasë kush me zavendsu. Ka dekë nî shefi e s’ka pasë kush e mu m’kanë marrë. Jam shkru qaty. Qe ku osht, nimi e shtatqin [1700] puntorë, në t’hapë gojën njâni në t’thotë qî Syla ka bo qetâ, qetâ. Une jam qat shef qî kur e kum lshu, kur e ka marrë drejtori serb fabrikën, une jam qaj shef qî kam thanë puntorve, “Sot po punojmë tetë [8] orë, nesër kena dymdhet [12] orë me punë, n’rast se ka edhe pa pare.”. Sebep une kum pritë nî shtet, niqin e pesë [105] vjet qî kena pritë nî shtet qî me punu me gjithë zemër ama une s’kom menu qî nanë [9] fabrika n’Prizren kanë m’u bâ nanë [9] marketa. Dymi e tet’qin [28000] puntorë ka pasë Prizreni, gjash’qin e pesëdhet [650] mark ô kônë mesatarja e rrogave t’Prizrenit. Diku katërndhet [14] milion markë kanë hi vetëm prej punë shteti n’Prizren. Fshatari mallin e ka pru n’ora nimdhetë [11], n’ora tre [3] e gjysë, katër [4] ka shku n’shpi t’vet. Kur kanë dalë puntort prej fabrikave, tash fabrikat kanë dekë, u banën none [9] market. Kanë Sport tetëmdhet mi’ [18.000] pare, kunra tash që ABI… shko bleje nî [1] fustan tash a t’vjen. A po m’kupton? Une qata s’kom mendu. Une edhe bâbën e kum hupë edhe axhën i kum hupë për ditë t’sodit. Ama jo qasi sodi, une kum mendu qî do t’punojmë natë e ditë qî me ecë përpara, a na kena shku rikferc. Rikferc kena shku! Sa vetë ka pa punë k’tu? Vetëm femnat janë n’punë, mashkujt nuk janë. Dil n’sabah kqyre kush shkon n’punë - femnat.

BG: E pse po menon qî ndodhë ajo?

SS: Pse se i shitën fabrikat pa vleftë. Nodhet e pesë [95] kur e kum lshu une punën, regjistrimi i mramë ô kônë katërqin e tedhet’ [480] mij palë kunra n’magâzë. Fabrika ô shitë për dymilion e katërqin mijë [2,400,000,000] me gjithë kunrat, me maqinat, me kejt… me ndërtesat krejt. M’ka tregu njâni k’tu, vetëm ato nuk muj me rrejt, ato nuk jam sigurtë. Vetëm katër [4] maqinë ka thânë, i kanë shitë t’pumave katër milionë e dyqin mijë [4,200,000,000]. Rast qî osht osli, une po nuk muj me vërtetu se m’ka rrejt m’dokët. Njoni tha, “Katër milionë e dyqin mijë [2,400,000,000] ô shitë katër [4] fabrika.”. At’here domethânë kejt fabrika badihava ka metë, edhe ni million e tet’qin mijë [1,800,000,000] vetëm prej katër [4] maqinave paskan fitu edhe kurgjo tjetër. E për qato po tham fabrikat janë shitë tepër lirë. Nî [1] ari ven me ble jashtë Prizrenit po kushton gjasht’-shtat’-tetë mi’ [6000-7000-8000] euro po kushton, nizet mijë [20,000] euro n’do vende janë. A ti… gjithë ajo tokë ô aty, gjithë ato ndërtesa, me pare tona janë bâ.

BG: E kshtu, për bâbin edhe axhin a t’kujtohet diçka tjetër? Çfarë kujtime ki me ta?

SS: Për bâbën edhe për axhën e di… Koha e luftës, une jam kônë i vogël, pa hi komunizmi n’Prizren, mrena n’shehër. E di qî bâba jem qitke gjithë natën me pushkë, pam pum, pam pum, pam pum. Masnej nâna, thojshna, “Pse be nânë po qitë kshtu gjithë natën”, “E m’u tutë komunistat mos me hi n’shehër.”.

BG: Komunistat m’u tutë?

SS: Komunistat e at’hershëm, se komunistat e at’hershëm t’Prizrenit janë kônë briskaxhi, kpuctarë, zdrukthtarë. A po m’kupton? Mos kujto qî janë kônë t’shkollun. Ma i shkolluni ô kônë Fadil Hoxha, msus ô konë. Kërkush tjetër ama...

BG: E pse nuk kanë dashtë komunistat me hi n’Prizren?

SS: Jo, po s’kanë guxu me hi. Nuk kanë guxu me hi me njeri pa u forcu a po m’kupton. E qashtu, at’here qashtu ô kônë situate, qashtu. E masnej kur hinën, kur murrën n’dorë, e pastrun krejt ato njerzt qî kanë pasë rrespekt. Zingjinat me pare qî janë konë, krejt burg i kanë shti, jo i kanë mytë kur janë… disa vetë jonë pushkatu k’tu n’Prizren.

BG: E ku i kanë pushkatu? A din diçka ma shumë?

SS: I kanë pushkatu aty n’Landovicë. Në Landovicë i kanë pushkatu. I vogël jam kônë njimend, po maj men. Une e maj men kur ka ardhë k’tu ky i Mitrovicës, Balli i Kombtarve, se n’kry e kum pasë. N’gryk m’ka marrë mu Veli Deva, jo kryetari i Ballit Kombtar bre, i Mitrovicës… E maj men kur e ka majtë mledhjën e mramë qaty ngat tyrbes te na. Une jam kônë aty nî tavolinë, nî qarqaf t’bardhë përsipri, edhe dy [2] ushtarë i ka pasë ai vet n’mjedis. I ka lutë gjinën m’u çu kundër komunizmit. Une jam kônë aty. E ka pasë bâba jem, n’gryk m’ka pasë. A ô kônë katërdhet e katër [44] a jo, apo katërdhet e tre [43] une muj me t’rrejt. Ama si sot m’del para syve qysh i ka majtë mledhjen, i ka lutë gjinën ama badihava, ajo ô kônë mledhja e mramtë. At’here ô shpartallu ajo Balli Kombtarve. Ikën at’here, shkunë do për Shqipni, do n’burg.

BG: E qysh, çfarë qasje kanë pasë populli për Ballin Kombtar? Qysh e kanë pritë?

SS: Ô be kqyre, komunizmin kërkush s’ka dashtë. Kërkush s’ka dashtë komunizmin. Shqipniën kanë dashtë, po badihava, luftë. Luftë ô konë. Une ma fell nuk muj me ditë se jam kônë i vogël. Ama qat mledhjën e mramtë qî e ka majtë kryetari i Ballit Kombtarve, ato p’e maj men si sot. Se une vet jam kônë n’gryk t’bâbës qaty, edhe tash po m’del si syret para meje nî [1] tavolinë me qarqaf t’bardhë edhe dy [2] ushtarë me asi fisheka, k’tu dy [2] renë i kanë pasë me pushkë e i kanë rujt. U shpartallun gjinja. E tjetër sen nuk muj me ditë.

BG: E bâba, a po t’kujtohet çka ju ka thânë? Qysh e ka pritë këtë ndryshim?

SS: Bâba qaq nuk m’kujtohët. Une e maj men axhën kur ka dalë prej burgut, a e dish, axha kur ka dalë prej burgit, po shumë s’ka jetu. Ka dekë edhe ai pesëdhet e katërtën [54]. Feim Ibrahimi osht axha jem qî sot osht nî rrugë ortakoll me emrin e axhës tem, Feim Ibrahimi. Ibrahim Femiu osht tjetër a Feim Ibrahimi osht tjetër. Feim Ibrahimi ô kônë professor, bâba i Bekim Femiut. A axha jem ô kônë tregtar. I ka pasë sikur sot marketat t’imta shka janë qashtu. I kena pasë dy-tre [2-3] dugajë.

BG: E tjetër apo m’tregon për festat qî i keni majtë at’herë?

SS: Koha e Komunizimit a?

BG: N’përgjithsi, kshtu ma herët, sa t’kujtohet, ose kur je kânë fmi?

SS: Për festa… drejtë me t’tregu une qaq s’kom dalë nëpër festa. S’kom dale. Nizet e tetë [28] Nëndori ô konë.

BG: Ama shembull, si familje qî e keni festu, qî janë Shengjergji e kto?

SS: A, ato senet po. Ato senet i kena festu. I kena festu. Qe une jam i lindun me nizet e tetë [28] nëntor, Dita e Flamurit osht datlindja jem. E kena festu n’Karabash. Kena dalë për Bajram, kena shetitë. Halâ sot shetitemi n’Prizren...

BG: E për Bajram çka keni bâ kshtu si fmi? A ka ndryshu qysh e keni festu me qysh e festoni tash?

SS: E për Bajram… Jo, familia jem halâ feston sikur at’here qî feston. Shpija jeme osht e çelne për Bajram për kushdo qî vjen. Bakllavën e bâjmë, gjellën e bâjmë. 

[Ndërhyrje nga jashtë]

BG: Çfarë gjelle boni për Bajram?

SS: Une tregova, për Bajram dera çelne osht. Hynë ma t’afërtit. Vinë qî s’kanë havâle. A po m’kupton? Vinë te une, une shkoj te ata, përgaditmi. Pâqa bâjmë, te na pâqa bohët ose myseka me sarma bohët ose… une, tabijat m’ka metë prej vogjlisë, nî paqaj edhe e marr nî qerek t’mishit e boj nî peqiva.

BG: E qysh osht ajo a po m’kallxon?

SS: Turqisht ajo. Peqiva. Qe… nî qerek kingj e shti n’shporet, qesish bajâma përsipri, qesish pak asi tlyn, edhe pjekë. Piqët ajo. Qajo osht. Qato une e hâj. Normal sytliashin e baj, bakllavën ka. Qajo osht.

BG: E a po menon qî ka ndryshu diçka prej mënyrës së festimit, qysh ka qenë përpara edhe tash?

SS: Qyre, tash rinia nuk po e feston qaq. Tash bile verës po hypin po shkojnë jo n’Shëngjin, jo anej, jo knej… vetëm mos me ardhë. Rejat po ikin ma shumë prej musafirve. E qajo osht, se dy [2] festa osht n’vjet, gjynah osht. Ramazan Bajramka, Kurbanka Bajramka. Qe tash Kurban Bajrami vjen, rinia po ikin.

BG: E për Shengjergj a po t’kujtohët?

SS: Për Shengjergj po, qysh jo. Për Shengjergj shumë. Jo Prizreni vetëm, po edhe prej rrethit t’Prizrenit dalin. Shumë dalin. N’dash prej Zhurit, n’dash prej Hasit, n’dash knej prej Opojës… krejt dalin, edhe torbesht dalin. Krejt, pa marrë parasysh. Asi, nuk kqyrët. N’Shengjergj dalin shumë, veç ushtria turke e ka mbyllë tash atë pjesën ku u mlidhshim na. Ato vozhgat i ka rrethu me tela, tashti gjinja s’kanë ku me nejt tash. Ama apet po dalin. Apet po dalin. Qajo rruga ka vorreza edhe ka bullnica qanej.

BG: E a t’kujtohet sakt çka ke bo për Shengjergj ti kur je kônë i vogël? Dita qysh ka shku? N’sa jeni çu?

SS: Herët jena çu për Shingjergj, me fletat e arrave edhe… edhe qeklekoti thojm na, sërbisht thojnë majqina dushica, a shqip thojnë lismes, asaj barit i thojnë lismes. Barit me fletat e arave me lismes ose maqina dush sërbisht i thojnë. E me ato na lajke nâna, e qashtu me… për Shëngjergj i bojke edhe dilshmi. Manej jo do kollaqa qitshin atje te Karabashi. Qashtu poshtë e përpjetë shkojshmi, dishka blejshmi për fmi, sikur tash, naj çadra t’vogla, a nalla. Ma… blejshmi ma shumë për fmi blejshmi se kshtu për t’mdhajt kurgjo.

BG: E kshtu me prindt, me nânën qysh i ke pasë punt?

SS: A prindt… nâna ka metë vejushkë nizet e tri [23] vjeçare, me katër [4] fmi. Une jam kônë ma i madhi. Nî [1] motër e kum pasë katër [4] vjeçare, nî tjetër dy [2] vjeçare e gjysë, vllaun none [9] mujshe. E na ka rritë neve. Kur na ka marrë mallin prej dugajave kena hekë zor. Bile bile ô kônë nî Muharrem briskaxhi. Xhemperin prej trupit tem e ka marrë edhe i ka qitë ati kerrit qî e kanë marrë mallin prej dugajave. Mî ka marrë xhemperin prej trupit tem nifarë Muharrem Briskaxhi. Kurrë nuk e harroj atë emrin. Ashtu qî nâna dej dikur… k’tu katolikt n’Prizren punojshin atë pëlhurën e Prizrenit, ato kmishat e rrudhta nëpër darsma. Nâna ka punu për ta. Sebep idare m’u bâ, a po më kuptoni, tekteri gjashtëdhet’ [60] sene ka punu vallai, qashtu. Se une mandej kur jom hi n’pesëdhet’ e shtatën [57] n’fabrikë, at’here merrshmi, se te mjeshtri për dy [2] biskopë m’jepke pare, sikur tash dy [2] euro me m’i dhanë. Ama kur hina n’fabrikë, punë t’dorës punojshmi. E merrsha mirë rrogën. Se pesë [5] vjet kum punu te mjeshtri, asi pesdhet [50] e... Deri n’gjashtëdhet’ [60] e… masnej ushtar shkove e maroi. Ma çekiqin s’e mora n’dorë.

BG: E a kanë punu kshtu gratë n’përgjithsi?

SS: N’përgjithsi kanë punu gratë. Jo xhempera kanë bâ, jo çarapa kanë bâ për pazarë me shitë. Shumë ka punu, granimi kanë punu. Na halâ sot punojna qatë pilhurën e Prezrenit. Halâ punojna na, halâ e shesim qe kena na. Edhe ngusht i shesim, edhe gjanë i shesim.

BG: E kush e ka nisë këtë punë?

SS: Atë zanatë e ka nisë gjyshja jeme. Nâna e nânës teme. Prej nânës vetë e ka marrë zanatin nâna. Prej nanës tem e ka marrë shoqja. Bile nî vajza jem ka punu, po tash u punsu, i ka lonë mâ. Se tash ma pak po përdoret ajo pilhura nëpër darsma, ato t’rrudhtat me ojna shka janë.

BG: E a dinë ma shumë për atë procesin qysh bohët ajo pëlhurë?

SS: Qysh jo! Krejt e di.

BG: A mundesh me ma shpjegu, t’lutem?

SS: Po tashti kqyre, ajo janë tu punu qato kmishat… janë tu i punu prej najllonit. Mnash me najllon, a na punojm mnash me pyrynxhyk.

BG: E çka osht pyrynxhyki?

SS: Pyrynhyku osht… bubat shka hajn fletat e dudave, ato bahën rrumbullak kshtu. Mandej qesin ujë t’nxeht edhe nî fije, ajo osht niîfije ma e hollë se floka jote.

BG: Qatyne bubave?

SS: Po, qatyne bubave.

BG: E qysh jo thojnë atyne bubave?

SS: Buba ju thojnë, buba. S’e di, ma fell nuk e di. E mandej une kur shkojshna n’Turqi i bisha ka pesë [5] kille, ka dhetë [10] kille.

BG: Qasi insekte?

SS: Jo, insekta. Merrshna gati pilhurën, jo pilhurën, po pyrynxhykyn. Manej shoqja jem...

BG: Domethânë, ju nuk e keni bâ pyrynxhykin, e keni marrë prej Turqisë?

SS: Pyrynxhykin e kum ble prej Tyrqiës, mnashin e kum ble prej Zagrebit. Manej shoqja jem ka zbardhu, kejt ato senet i ka qitë n’kalema, prej kalemave i kanë qitë në...

BG: E qysh i kanë qitë n’kalema?

SS: N’kalema i kanë qitë me motorr. I kam motorrat n’shpi. Punon edhe mushët me qekërrk. A i ke pâ najherë gratë… qî sillët nifarë seni, kurrë s’i kum pâ ato. A i ke pâ najherë ato? E kahit je ti?

BG: Ferizajit.

SS: Jo, po duhësh me kqyrë. Ka edhe atje qî punojnë granimi asi pëlhura. E qashtu qî sot halâ shoqja jeme përgaditë, edhe ka nî gru qî punon për ne ajo bon vek tik tak tik tak.

BG: Domethânë e keni marrë prej gjyshës?

SS: A, po prej gjyshës.

BG: E atë kujtohët diçka me gjyshen?

SS: Me gjyshën e di vetëm kur ka dekë gjyshja. I ka dekë katërdhet e gjashtën [46].

BG: A i ki edhe dajtë turq?

SS: Dajat, dajat i kam. Nî [1] dajë e kam. Ai ka dekë moti. Nî [1] djalë e ka. A sa për Turqi i kam katërdhet e dy [42] shpi une. Katërdhet e dy [42] ship. Dy [2] dajat e nânës ka… namin fmi ka. Tezja jeme i ka katër [4] djem e dy [2] vajza. E nî [1] hallë i ka katër [4] vajza, nî [1] djalë. Nî [1] hallë i ka dy [2] vajza, dy [2] djalë. Ashtu qî, katërdhet e dy [42] shpi na n’Stamboll i kena. Jo vetëm n’Stamboll, Izmir, Bursa, Stamboll edhe nifarë veni Karagjabej thirrët, ngat Bursës. Tjetër sen...

BG: E çka menon që ju dallon prej shqiptarve, diçka n’doke, zakone?

SS: Qyre tash, qî menojsh ato une turk nuk jam. Une jam shqiptar i dalun prej Celinës ama Prizren para pesdhet-gjash’dhet [50-60] vjete rrallë kanë folë gjinja shqip, a po m’kupton. E edhe për qato, une sefte n’shkollë kur jam hi, shqip jam hi. Mandej t’tregova n’pesëdhet e dyten [52] e bonën turqisht. Kujna s’i ka ditë nâna me folë, ajo u bâ turqeli. 

[Ndërhyrje nga jashtë]

“Nâna kujna nuk din shqip at’here ‘shko n’turqisht n’shkollë”. Erdha me tregu shpinë nânës. Thashë, “More nânë, prej nesër asi turqisht shkollë!”, tha, “Ja, nuk bane. Une nesër vi te zojusha.”, thashë, “Pse?”, “Shoqja axhës ma plakë,”, tha. Mirë, ama më falni n’shprehje, na nuk jena t’pastër. Familia jonë nuk ô pastër si Balli Kombtar. Komunizmi, nuk guxum me thanë jo kurgjo, edhe nuk guxum me kundërshtu. Turqisht, turqisht shkova. Ama une gjimnazin kum kry turqisht masnej n’shkollë. 

[Ndërhyrje nga jashtë]

E ashtu qî nuk guxum me kundërshtu se jena konë… si Balli Kombtar familin e kena pasë. E ashtu meta, gjimnazin turqisht e kreva. Shkolla zanatlive ô konë, edhe aty turqisht edhe serbisht, ô kônë perzine. Prej atyne Kragevac jom kônë n’fabrikë ku prodhojshin kpuca për ushtrinë e ish Jugosllavisë.

BG: Qysh ke kalu n’ushtri?

SS: N’ushtri super kum kalu. Kum punu n’dugajë. Krejt si pushkën e kum majtë pesë [5] ditë. Meniherë kum vytë kpuctarë edhe kum hi. E qashtu.

BG: E diçka tjetër po m’intereson, pse po menon qî krejt komuniteti turk identifikohet, çka t’lidhë me Turqinë ty personalisht?

SS: Mu me Turqinë më lidhë personalisht se musliman jam, e musliman osht njo [1]. E dyta, kush po na përkrahë neve shqiptart, ne t’tregon naj kush, përvet Turqisë. Më falni n’shprehje, tlinat n’bothë i kena prej Turqies, kmishën prej Turqiës, hâjen, pijen prej Turqiës. E pse mos me përkrahë une Turqien? Do janë te shâ Turqia ama po gabojnë. Po gabojnë se kqyre Turqia ô shetitë kejt shtete arabe për me pranu Kosovën si republikë. A po m’kupton? Qeky Erdogani ka shetitë edhe ka pranu. Une nuk muj me thânë vetit… une prej Anadollisë nuk jam ardhë ama fejën e kum islam. Fejën e kum musliman. Po na përkrahë neve, po na nimon neve. Qe tash për Bajram dy-tre qin’ [200-300] copa bikë p’i jep, p’i pren fukarave, po shpërndanë mish, e shka po lypim na tjetër. Erdhën… nuk po lejojnë k’tu Turqia me çelë fabrikë. Kqyre, po shkon n’Serbi i ka çelë pesëmdhetë-gjashtëmdhetë [15-16] fabrikë! Ata po japin ndërtesa pa pare veç me çelë Turqia ose Gjermania me çelë naj ven pune. K’tu te na nuk janë tu i dhanë. Erdhën me çelë nî [1] bullnicë k’tu, nî çikë e axhës tem ka ardhë, kush e di kush ka lypë dikush pare e s’kanë lonë, ven me çelë bullnicë n’Prizren, n’Prizren apo n’Kosovë diku. E për qato po thom për mu gabim janë qî kundërshtohen. Najherë edhe thiut duhësh m’i thanë dajë kur je n’zor, edhe thiut dajë. E tash ti m’u çu, halâ nuk jena pastër nga ana e Evropës nga ana e botës, e tash m’u kundërshtu kundër najnjonit! Shka kena fuqi na mu kundërshtu? Tashti niherë tekteri qî nuk ulemi me nî [1] karrikë sagllâm, s’kena çka me ju kundërshtu kërkuj. Me thânë bereqat versën tanve, a ti nuk je domosdoshëm me bo turk. Pse? Une muj me folë turkish, sërbisht, shqip, magjupisht. Me ditë nimdhet [11] gjuhë foli, ama zemra jem osht tjetër. Nuk osht shka folë kjo goja. Zemra nuk do me thanë ajo, ama ka gjinja qî po prishin situatën do tani. Qysh e ka Kosova situatën? Janë te prishë. Do po qohën p’e shkyn bajrakin e Turqisë. Çka bâne? Nodhet million [90,000,000] Turqia, ti je k’tu… nî milion e katërqin [1,400,000,000] s’jena metë tu ikë rinia, rraja e Kosovës. S’jena. Rinia po ikë, po del përjâshta. Asnjo s’po kthehët, krejt njerzt me shkollë po shkojnë, bylmezat po jesin k’tu. Shka kâ me shâ, shka kâ me shâ Turqin aj? Ne t’ulët n’karrikë njeri qî osht për karrikë, e po bami si i ka hije shtet, e masnej lufto n’dash kundër Amerikës. E shka jem na taj? Kurgjo s’jem. As ekonominë bajagi… as ushtriën s’e kena e çohësh po bahësh i forti ti nodhetë milionit [90,000,000]! Shka boni? Kurgjo s’boni. Po me bâ me nalë Turqia? Hajt shko blej prej Gjermanisë, a mujsh me jetu? Leje, be motër. Ama janë do qî janë tu punu kundër Kosovës. Kundër Kosovës janë tu punu mos m’u përmirësu situata n’Kosovë. Do janë tu punu, do janë tu punu. E qështu.

BG: E kshtu çfarë relacione keni me njerëz tjerë qî folin turqisht, qî i takojnë komunitetit?

SS: Kurgjo be, une foli me ton be. Qe dugaja. A e pave? Erdhi shqiptari, une shqip po foli; erdhi turqelia, une turqish po foli; vjen magjupi une me ditë magjupisht foli. S’ka bre. Qëllimi osht njeri m’u bo… Ô motër na ndaj Evropës kërkun nuk jemi. Na jemi t’mbrapametun. Na halâ jena tu punu me pallavrat e odave, a po m’kupton, me pallavrat e odave. Mu m’ka thânë nî hoxhë, jena kônë me nî fshat, sa hinëm mrena për kryeshnosh, “Ô hajdeni turqeli”. Ku dreqin p’e din ai hoxha a jam turk, a shqiptar, a shka jam! M’shtini me shajtë nânën e at’hershme t’kryetarit t’ ish Jugosllavisë. Thashë, “Shka po t’majn ty k’tu?”. Duhët me vjerrë asi njerz qî prishin marrdhanjet e njerzve. Çfarë lidhje ka…? Ti je shqiptar, edhe une me kônë turk, çfarë lidhje ka? Puna osht me kônë njeri, puna osht me kônë njeri, me punu dishka mirë për këtë popull qî ka vujtë niqin [100] e kusur vjet, a po kupton. E qashtu. Se pij nimijë e nonqind e dymdhetës [1912] e sene kena shajtë… hajde osmanlitë e kena shâj. Tash kônë me shajtë? Në t’qohët dikush në t’kallxon kônë me shajt. Qyre, n’penzi kum dalë, katërdhet [40] vjet kum punu, asni udhëheqs s’e ka çelë deri sot gojën me thânë pse s’po mujm na m’i marrë penziat prej shkavit. Për çka? Dy herë jam anku une n’Strazburg, dy herë m’ka ardhë letër qî Serbia duhet me ju pagu penziat e juva, a halâ penziat nuk janë kërkun. Une gati non’ mijë [9000] euro i kam n’bankë, s’po muj m’i marrë paret e mia! Udhëheqsia nuk ô tu i punu do sene për popull. Nuk duhmi me shukat na, po shka me bâ. Nima udhëheqsia ka probelmet e veta, kërkun s’jena na që shka po ndodhët. Çfarë shtypje po na bajnë e sende, une po kuptoj… ama edhe për popull dy-tre [2-3] fjalë duhët me folë, dy-tre [2-3] fjalë duhët me folë për popull. Për popull kurgjo. Parët kanë metë n’bankë. Shkavi po punon me paret tona. Nodhet e pestën [95] kum dalë n’penzi, deri nondhet e nantën [99] kum marrë penzienë si i ka hie. Mas nondhet e nantës [99] u nalë mâ penzia. Niqin e shtadhet e dy [172] euro po marri penzi. Kur po heki shtadhet e pesë [75] po ma jet nodhet e dy [92] euro. Katërdhet [40] vjet kam punu për nodhet e dy [92] euro. 

[Ndërhyrje nga jashtë]

Nodhet e pestën [95] që dola n’penzi nîherë morra penzi, tani mas luftës nî herë nizet e pesë [25] euro mora, nî herë katërdhet [40] euro m’dokët, qetasht jena t’i marrë niqin e shtadhet e dy [172] euro. Shoqja jem fabrikën me sy s’e ka pâ, p’i merr shtadhet e pesë [75] euro. Edhe une mos t’kisha pagu qatë… shtadhet e pesë [75] kisha m’i marrë. Kur p’i heki shtadhet e pestën [75], nodhet e dy [92] euro po metë penzia jem qî kum punu katërdhet [40] vjet, edhe i kum pasë nimijë e katërqin [1400] mark rrogen. E për qato asni udhëheqës s’po del me na tregu çka ô puna atyne penzionerve. Shka ô puna e atyne pareve qî kanë metë n’bankë. Qajo osht.

BG: Diçka tjetër për t’kalumen që kishe dashtë me nda?

SS: Vallahi, për t’kalunën une t’tregova krejt. Qajo. Pî katërdhet e pestës [45] t’tregova krejt për familjën qysh ô konë. Axha kur ka dalë prej burgut, tani ka vdekë edhe ai, ashtu qî une jam rritë gati hiç pa prind, pa bâbë.

BG: A ô kônë e vshtirë për ty?

SS: Për mu boll ô kônë e vshtirë. Une edhe fabrikë kum punu, edhe arpaxhikë kum mjellë, edhe duhan kum mjellë, edhe tona senët. 

[Ndërhyrje]

E une gjithçka kum punu prej vogjlisë. Niherë jena msu me mjellë arpaxhik.

BG: A ju kanë pagu?

SS: Po qysh… I kanë pagu argat qashtu. Për shembull, na ma s’shumti femnat edhe fmija shkojshin me mjellë arpaxhikë. Masnej kur u bâna pak… e kena pasë nî arë t’vogël, nî nizet e pesë [25] ari. E mjellshna une vet arpaxhik. Edhe arpaxhik mjellshna edhe n’fabrikë shkojshna. Boll kum vujtë. Qe gjashtëdhet e gjashtë [66] vjet, halâ jam tu punu prej pesëdhet e dytës [52], halâ sot po punoj, edhe tatimet jam t’i pagu. Gati tedhet [80] vjet i kam tatimet shtetit p’i paguj. N’Jugosllavi kur i bajke njeri shtadhet [70] vjet, majke dugajë, nuk pagujke kurgjo. A une halâ p’e paguj. E boll kum vujt. Tashti shka me t’tregu tjetër sen...