SZ

Intervistuar nga: Linda Hiseni

Edhe ndarja është bërë në bazë të disa interesave e simpative ndaj njërit prej fëmijëve

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

10.12.2016

Lokacioni i intervistës

Prishtinë

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

LH: Kisha dasht me i’u pyet qysh e keni nda hisen, pronën të cilën e keni pas në vendin e juaj?

SZ: Po nuk mund të thuhet që ka qenë një rregull i përcaktum, në një formë të shkrume të cilit i’u kanë përmbajtë përpara njerëzit, veç në bazë të asaj që unë kam pa e përjetu, gjyshi pasurinë që e ka pasë, za- konisht toka ka qenë pasuri që është nda në mes të anëtarëve të familjës, edhe bagëtia e bujqësia që kanë hy si pjesë e saj [pasurisë], dhe në bazë t’ktyne [kanë hy si pasuri për ndarje]. Prona për shembull si pasuri është nda, mund të thuhet në bazë të interesit prej prindërve. Zakonisht djemëve, për shembull nëse kanë pas shumë parcella1 të tokës, i është nda me pjesë ku disa kanë qenë ma pjellore, e disa ma të varfëra nga aspekti i pjellorisë, e aty janë shënu për shembull tokat me një numër, që është ditë e është emëru për cilën tokë është fjala, edhe aty janë shënu në letëra emrat e tyre [tokave] dhe janë fsheh letrat, e më pas është hudh shorti mes vëllezëerve. Tash secili qysh e ka përzgjedhë i ka ra ajo pjesë, por ka pas raste edhe kur ka pas konflikte në mes tyre, por jo te rasti ynë konkretisht po në disa familje të kushërive. Zakonisht për ndarjën e pasurisë ka kalu një kohë e gjatë deri sa është bërë ndarja e pronës, ku kanë mbërri një gjenratë ose dy dhe prona është mbetë e njejtë. Në rast se ka lindë ndonjë mosmarrëveshje, është ardhë deri te ri-ndarja e pronave. Aty zakonisht kanë marrë pjesë anëtarët meshkuj për ndarjën e këtyre pasurive, ndërsa femrat në përgjithësi janë përjashtu, ku edhe lirshëm mund të thuhet që nuk është respektu e drejta e femrës në pjesëmarrje që t’i ndahet pronë. Edhe ndarja është bërë në bazë të disa interesave e simpative ndaj njërit prej fëmijëve, gjyshi ose vëllau, varësisht prej rre- thanave që kanë egzistu.

LH: Do të doja të di, ma specifikisht për rastin se si e keni nda pronën në familjën e juaj?

SZ: Në bazë të marrëveshjës, sepse ka pasë një pronë bukur të mad- he gjyshi ynë dhe vëllezërit mes veti kanë ba marrëveshje me mirëkup- tim: “unë po e marrë këtë pjesë, e unë këtë pronë”, e dy vëllezërit e tjerë janë pajtu edhe në bazë të kësaj forme me marrëveshje, në mënyrë të qetë kanë arritë deri te ndarja e pronës që e kanë pasë.

LH: E si ka ardhë deri te ndarja e pronës, a ka ndodhë kjo më kërkesën e ndonjërit prej fëmijëve apo¬

SZ: Po, po. Ka qenë rasti kur është hap tema e ndarjes të pronës edhe ndarja e vëllezerve, ku veç fillojnë secili me i pas kuletat e pasuritë e veta me i kriju, pasi që të tre kanë qenë të punësum në punë të shtetit. E aty kur fillojnë secili me i mbajtë kuletat në veti, ku si rregull ka qenë që i pari i shtëpisë me e mbajtë kuletën në këtë rast gjyshi, në këto momente edhe ka fillu mosrespektimi i rregullit të prindit. Nga kjo edhe fillon ajo që “masi secili po bojka me majtë kuletë në vete, ma mirë asht me u nda, e me i nda e me i ditë çka e kujt âsht”. Këto kanë qenë rrethanat në të cilat ka lind shfaqja e interesimit për me u nda pronat, ndërsa prona është nda pa ndonjë formë konflikti ose diçka të tillë. Tre vëllezër kanë qenë dhe kanë marrë pjesët [prona, pasuri] sipas dëshirës së vetë, e vël- lau i vogël [axha i vogël] ka marrë shpinë që ka qenë pronë e përbashkët përpara, se pak a shumë ka qenë si rregull në të cilën pak a shumë janë mbështet ku i vogli e ka marrë shpinë e bashkallakut, e bashkë me të ka pas për obligim t’i mbajë edhe prindërit, si pjesëtari më i vogël i familjës, ndërsa këta dy të mdhenjët kanë pasë dalë prej asaj shpije. Ka pas rretha- na në të cilat për shembull nuk kanë pasë për të gjithë shtëpia, po kanë bërë forma të ndryshme të kompenzimit; i është dhanë një pjesë e tokës apo pjesë ku ka pasë mal për me ia mundësu me e kry një pjesë të ndër- timit të objektit. Nëse kanë pas lopë ose dhenë ose dele, në atë kuptimin e pasurisë apo pronësisë në atë kohë kur kemi qenë na, atëherë i është dhanë një [1] ose dy [2] lopë ma shumë ose u kanë dhanë dele ma shumë ose një pjesë e malit për me mujtë me shitë që përmes saj me mujtë me kompenzu ndërtimin e një shtëpie në të cilën janë vendosë më pas famil- jet. E pasuri tjera kanë qenë ma të rralla edhe nuk është ba naj formë të veçantë për ndarjen e tyne.

LH: E përmendët që e gjithë pasuria nga gjyshi juaj është nda në mes të djemëve të tij, mirëpo sa anëtarëshe ka qenë familja?

SZ: Familja ka qenë tri [3] vajza dhe pesë [5] djem, jo më fal (buzëqesh) tre[3] djem dhe pesë [5] vajza. Vajzat nuk janë marrë në konsideratë absolutisht asnjëra prej tyre, përveç në rastin kur është kërkuar nga shteti ndonjë dokument shtesë për realizimin e të drejtës së tyre pronësore, në kushte tjera nuk është marrë parasysh ekzistenca e të drejtës së tyre në përgjithësi. Nuk i është ndarë asnjërës prej tyre, e në të shumtën e rasteve as që janë pyet a don apo jo pronë.

LH: Në rastin e juaj në veçanti kur është bërë ndarja, ju thatë që është nda me marrëveshje, a është përcjellë menjëherë edhe me ndarjën ligjore? 

SZ: Jo, jo jo, tek kur është ardhë në pyetje në realizimin e ndonjë të drejte në aspektin e pronës. Zakonisht kanë qenë rastet kur ata që ishin të punësuar në punë shtetrore i është kërkuar për shtesa të fëmive ose për realizimin e ndonjë mundësie apo të drejte tjetër të posedimit në aspektin shëndetsor, në ato raste është dashtë me qenë person i cili nuk posedon pronë të patundshme, tokë ose diçka të ngjashme, për me mujtë me pas qasje në këto të drejta të mirëqenies sociale. Qoftë librezë e shëndetit apo diçka e tillë, në këto raste kanë shty deri te kërkesa për mënyrën ligjore dhe vërtetimin e pronës.

LH: Kur ka ardhë puna tek vërtetimet prej anës shtetërore e admin-istrative, në rastin e juaj në veçanti, a ka pasë ndonjë mospërputhshmëri në mes të ndarjës qysh ju e keni ba me atë se si shteti e kish nda pronën?

SZ: Po gjithhere kanë qenë ato mospërputhje e mangësi, e aty za- konisht është dashtë me deklaru motrat në këtë rast, gjoja se kanë hekë dorë vullnetarisht nga prona, për me mundësu procedurën [ e ndarjës së pronës], sepse ligji ka qenë asisoji që është dashtë të bëhet ndarja e barabartë e pronës, pa marrë parasysh a është vajzë apo djalë, ndërsa për t’u liru nga kjo formë e përgjegjësisë para ligjit atëherë është dashtë me bo deklarimin vullnetarë [nga hallat] që hekin dorë nga pasuria ose diçka tjetër që e kish kushtëzu naj të drejtë të tyne [të drejta të mirëqe- nies sociale]. Kjo edhe ka qenë forma ma e shprehur e ndarjës së pronës, që gjoja se është ba në mënyrë vullnetare dhe femrat nuk kanë shpre- hur pakënaqësi se mos acarojnë situatën në të shumtën e rasteve, mes vëllezërve ose mes familjës në përgjithësi. Zakonisht i kanë vujtë këto në heshtje.

LH: Po rasti me hallat e juaja, a kanë qenë ato të pajtimit apo kanë shprehë ndonjë pakënaqësi përderisa është ba ndarja e pasurisë e ato nuk kanë qenë trashëguese ?

SZ: Asnjëra prej tyre në mënyrë të hapur nuk e ka shprehur atë vullnetin apo pakënaqësinë që nuk ka qenë e përfshirë në atë formë të ndarjës [së hises] ose që kanë pas për qëllim me marrë diçka nga pasuria e gjyshëve tanë. Zakonisht nuk janë shpreh, e tash në atë formën e vet, në mënyrë të qetë ose në kanë pas dëshirë apo jo nuk kam mujtë me ditë. Nuk janë shprehë, thjeshtë nuk e kanë qitë atë padrejtësinë [ndaj tyre] në shesh që me e kuptu na që kanë qenë në kundërshtim ose kanë shpreh mospajtim me këto rrethana që janë kriju.

LH: E përsa i përketë raportit mes vëllezëerve, prona pak a shumë është nda me marrëveshje por a ka pas ndonjëhere konflikte masandej rreth ndarjës së pronës apo mënyrës si janë nda edhe pse parimisht janë nda me marrëveshje?

SZ: Jo, këtu në rastin tonë jo, po ka pas raste kur është dashtë me vendosë një grup tjetër jashtë familjeve [për me nda trashëgimin] se ka pas raste konfliktoze ku pasuria s’ka mujtë me u nda. Shkaqet kanë qenë që toka ka qenë një parcellë ma e frytshme se parcella tjetër ose njëra palë është ndje e dëmtume, ka pas raste kur s’kanë mujtë me u pëlqy edhe është dashtë me ndërhy dikush, zakonisht pleqët e katunit që kanë qenë [më autoritar, të urtë dhe të drejtë] por edhe aty ndarjet janë ba në bazë të shortit. Janë shënu emrat e parcellave edhe është bo zgjedhja me short, që edhe ka qenë forma ma e shpeshtë e vendosjës së rasteve, në krahinën tonë. Në përgjithësi kështu ka ndodhë ndarja e pasurisë e pronave.

LH: Unë i’u falenderohem shumë për kohën dhe të dhënat që i ndatë-

SZ: Me nder qofshi! Edhe uroj me u hy në punë

LH: Ju faliminderit shumë!