Ukë Alia

Intervistuar nga: Albiona Basha

At’here puna e zorshme ô kon. Parmena e drunit, qekaq umin {demonstron me duar madhësinë}, se ka pasë me livru qët tokë

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

24.05.2018

Lokacioni i intervistës

Gërgoc

Vendi i lindjës

Gërgoc

Tranksriptimi

AB: A po m’kallxon kur je kânë i vogël, ku ke lind’, kur ke lind’?

UA: Kum lind’ me nimi e nanqin e nizetën [1920].

AB: Ku?

UA: N’Gërgoc.

AB: N’Gërgoc.

UA: Përte’ Gërgoci s’jum dalë kurrë qëto vjet t’miat.

AB: Çka munësh me na kallxu për fmininë tâne, kur je kânë i vogël, at’herë kur ke lujtë me f’mi?

UA: Kur kum lujtë me f’mi... kum pasë mocanikt e mi.

AB: Ëhë.

UA: Kum pât Selmon Ahmetin, kum pât Zeqirin, e kum pât Azem Shabanin... se jena kânë gati për nî [1] motmot. Vllazni jem krejt t’bitë e mixhs nërveti.

AB: Po.

UA: Po.

AB: A jeni kânë shpi e madhe at’herë?

UA: Po, shpi e madhe. Jon’ kon gjasht’-shtadhet’ [60-70] rob gati po, e.

AB: Qysh keni jetu bashkë me ata?

UA: Kur kem jetu bashkë... Pak kem jetu bashkë. Jom dâ. Unë me bâbën, me nânën, e î [1] motër e kum pasë kur jena dâ. Po...

AB: Kur jeni kânë bashkë, qysh i keni pasë punt e dâne? Qysh janë dâ at’herë?

UA: Â?

AB: Punt, kur jeni kânë bashkë, kush i dâjke?

UA: Kanë punu ata pleqtë at’here, na s’kem punu.

AB: E ju ma t’vegjlit?

UA: Na f’mi jena kon. 

AB: Çka keni mujtë me punu ju si f’mi at’herë?

UA: Na veç lôpt kem rujtë. Dikush dhêtë, dikush lôpt. Si thmi tjetër gjô s’kem pasë.

AB: Aha. A po m’kallxon pak qët kohën kur ke shku me i rujtë?

UA: Po kur kum punu une, qashtu kah gjashtmdhet’-shtatmdhet’ [16-17] vjeç, që jom hi n’shati me prashitë, se at’herë me shati kem prashitë.

AB: Ëhë.

UA: Edhe me mjellë me parmen t’drunit e me kije. S’ka pasë tjetër tehnikë. Me kositë me durë.

AB: Po.

UA: Veç kur jom bâ îzet [20] vjet n’kosë, se n’shati jom hi i ri, se s’kom pasë korkon, veç bâbën e motrën, s’kom pasë mâ. Krejt jetën e kum çu n’punë. Krejt jetën tême n’punë. Po vallai, krejt. At’here puna e zorshme ô kon. Parmena e drunit, qekaq umin {demonstron me duar madhësinë}, se ka pasë me livru qët tokë që e kem sot. Me kíe, sha Zoten. Kthev ane, kthev kne... gjithë ditën e gatë (buzëqesh) si ke livru, katër [4] argatë.

AB: Ëhë.

UA: Jo, qashtu kur jom bâ îzet [20] vjeç jum hi n’kosë. Pesdhet’ [50] vjet kosën s’e kum lshu prej dore, fisnike, si kum kositë. To’ vonë shî [Tani vonë shih], a po do me kíe me dru n’Gjakovë, a po do n’Pejë, a po don (buzëqesh)... me kíe.

AB: Shkojshe me punu a?

UA: Po, si! Kem punu me kíe. Mushe kerrin dru e n’Gjakovë m’i shitë.

AB: Ëhë.

UA: Po. Po, vallai. To’ vonë shî [Tani vonë shih], masi hini [Josip Broz] Tita bâmë kual edhe kolica, sikur traktorat sot jon kon për shemull, se at’here me kerre t’drunit ô kon puna kur kem punu na, me kerre t’drunit me kíe, kerre t’drunit. Qaty e kom zgedhën e kive, n’kosh. E sheh ka t’dalish. Me qatâ kom punu  kush e di sa vjet. Masi ô hi [Josip Broz] Tita i bâmë kualt, gati si me traktor qetash, po vallai. At’here ô kon puna e zorshme, moj fisnike. Pasha Zote, me jetue ô kon e zorshme boll. To’ vonë shî [Tani vonë shih], si t’thashë, na murën tokën shkitë krejt. S’kom pasë tjetër veç qat tokën nër shpi, krejt e kanë marrë shkitë. U duhke me punue tokën tonë përgjystë me shkie, gjysën me ja çu atyne, gjysën me nalë na, se krejt e kanë pa marrë tokën valla. S’kom pasë tjetër veç î [1] arë qëtu nër shpi, se tjetrën tokë krejt shkitë e kanë marrë n’kohë t’Serbies.

AB: Po.

UA: Po.

AB: N’cilin vit ja patën marrë tokat?

UA: E pasha Zotën, veç me t’rrejtë se vitin s’e die! Veç nja dhet’ [10] vjet masi janë ardhë, se krejt nëpër mali jon’ kon. Qashtu nja dhet’ [10] vjet masi jon’ ardhë na murën tokën, tej si hini [Josip Broz] Tita tokën e kanë pasë shkitë krejt.

AB: Ëhë.

UA: At’here e lshun tokën tonë. Punum apet na tokën tonë, veç kush e di sa vjet shkitë e kanë majtë. Po, vallai. Nja dhet’ [10] vjet e kusur. Shkitë. Se e kem punu na tokën tonë përgjystë, po.

AB: E përmene kohën e gjermanit?

UA: Â?

AB: Kohën e gjermanit e përmene?

UA: Kohën e gjermanit... Katër [4] vjet s’nejti mo gjermani.

AB: A po m’kallxon pak qysh keni kalu n’qët kohën e gjermanit?

UA: N’kohën e gjermanit kem kalu loçkë. Kurkush me na ngucë jo, toka u shlirue.

AB: Ëhë.

UA: Tokën tonë e kishim (buzëqesh) t’lirë krejt. Ne gjermani s’na ka ngucë bac kurku hiç, se ne s’na ka nguc gjermani. Jo, ishalla sen. Shkitë shkun, e lshun tokën. Masi ô hi [josip Broz] Tita, tokë t’punume... jon’ kon ardhë shkitë, po tokë t’punume s’kanë marrë kun. Veç shka kanë pasë që e kanë çelë nëpër male, se tokën e punume s’e kanë marrë. Jaaa e kem pasë na t’lirë sukur përpara, po.

AB: Koha italianit a t’kujtohet?

UA: Italiant tu na janë hi vonë. Katër [4] vjet përpara ô hi Italja, Shipninë e ka marrë. Tu na përiherë me gjermanë u ardhë Italja. Bashkë jon’ kon tu na, itâle e gjermonë përiherë. A n’Shipni katër [4] vjet para Gjermonisë e ka marrë Shipninë Itâlja. At’herë Ahmet Zogu ô kon mret. Po kur u hi gjermoni ô kon italja tu na. Përpara s’ô kon Itâlja.

AB: Ëhë.

UA: Italja n’Shipni, Serbia ô kon tu na. Kur hini [Adolf] Hitleri u bânë bashkë, italianë e shiptart. Ushtria shiptare jon’ kon n’Pejë n’kohën e gjermanit. Ushtria e Shipnisë ô kon n’Pejë, oficira, krejt ushtria jonë. Po. Ëhë.

AB: Kohën e [Aleksandar] Rankoviqit a e man men?

UA: Koha e [Aleksandar] Rankoviqit n’kohën e [Josip Broz] Tits bâbë, qysh s’e maj men?! Ushtar jom kon tri [3] vjet. Tri [3] vjet kom nê unë ushtar i [Josip Broz] Tits. Tridhet’ e gjasht’ [36] muj.

AB: Ëhë.

UA: Qat’herë ô kon [Aleksandar] Rankoviqi e Tita i ka shti n’burg. Po qysh s’e maj men atâ?!

AB: Hajt kallxom pak për qit kohën kur je kânë ushtar ti. Qysh keni kalu si ushtar atje?

UA: Ushtar kum kalu mirë. Kurkush n’kohën e [Josip Broz] Tits dreq me gojë me thanë s’na ka... jaaa-jaaa-jaaa. Nî [1] motmot krejt i kem pasë oficira tonë, shyptarë. Rrafsh nî [1] motmot.

AB: Ëhë.

UA: Se krejt jena kânë shyptarë. Mas motmoti na kanë shkepë krejt napër shkie {fërkon duart}, se nî [1] motmot jena kânë krejt t’paprekun, hiç. Shyptarë me oficira me krejt. Kur â bâ motmoti {përplas duart} na kanë shkepë napër shkie. Tri [3] vjet i kom bâ vet i treti shyptar. S’kem pasë mâ n’brigadë t’shkive.

AB: A nuk ka pasë naj brigadë veç me shqiptarë n’kohë [Josip Broz] t’Titës?

UA: Brigadë shyptare? Jena kanë na, si t’thashë, nî [1] motmot krejt shyptarë t’Kosovës, dymdhet’ mi [12, 000] vetë. Oficira kem pasë Imer Pulën e Gjakovs, Nexhat Begin e Pejs kumanant e kem pasë nî [1] motmot, si po tham û. Ata veç na kanë dorzu aty e jon’ kthye se... Ata n’kual t’shals, na kâmë prej Gërgoci e n’Serbi, e pej Serbie n’Austri kâmë jom shku, me kâmë t’mia, fisnike {e prek kâmën me dorë}. Pa kurgjâ hiç! Se krejt stanicat e vozit... gjermâni i kish pa kputë shliperat me maqinë. S’ka lujtë voz kun n’ftyrën e toks. Se gjermani mos me lanë me livritë i ka kputë krejt lininë e vozav’. Kâmë na, gjithkun kâmë. Bora qëtu u kon, qe {tregon me dorë dendësinë e borës}. Kur jena shku na ushtarë, Shaba[n] Polluzha ô kô ka lifton me shkie. Edhe me brigadë t’Shipnisë, me Mal Sadikin e Shipnisë, ô kon brigadë ktu n’Kosovë, Shaba Polluzha tu liftu me ta. Bokeshka brigad [Bokeska brigada] e Malit t’Zi ô kon ktu. Kur jena shku na, se s’na kanë lanë ne tri [3] ditë n’Kosovë.

AB: Ëhë.

UA: Fadil Hoxha tri [3] ditë lanë s’na ka tjetër, na mërthei për Serbie. Na majti fjalë, “A kini kositë?”, “Kurrë.”, “A keni prashitë?”, “Kurrë.”, “Po, a u duht me ja lâ argatë kur t’ka prashitë n’arë?”, “Po, vallai.”, tha, “Ju duhet me shku për Serbie.”. S’na ka lanë, veç tri [3] ditë n’Kosovë ne. Lufta ô kon me Shaba Polluzhën. Tu u zi gjethë natën e gjethë ditën, fisnike, kur jena shku na për Serbie, pooo. Fadil Hoxha na çoi se na kanë pa bâ argatë t’mdhaj shkitë. Na me shku me ja lae... Armët na i murën krejt n’Prishtinë. Shkinat na kanë përcjellë me automata tej n’Smederev. Shkinat i kem pasë na, s’janë kânë vallai katër [4] shkie, shkina krejt, me avtomata. Tjert i kthei dy [2] javë mas nêsh. I kthei ktu. I çoi për Shkodër. I grini n’Tivat. Katër mijë [4,000] shyptarë jon’ gri. Edhe ne kenë ka na grijnë çetnikt e Serbies, Zoti na ka pshtue. Tre [3] oficira jon’ ardhë, se edhe ne na hinë n’voza, kem nejt tri [3] ditë e netë ngujut... me na gri krejt. Na pshtun [oficirat]. I njekën çetnikt, paret na murën, sha Zotën. Napulana kem pasë na at’here, napulana. Na i murën. Ata kanë nejt me ne tej na kanë ikë n’Llaj e na kanë qitë n’Vojvodinë natën. Me ne kanë nejt qata tre [3] oficira. Po, se kenë edhe ne sikur kta n’Tivat me na gri krejt. Se krejt n’deti i kanë gjujtë fisnike, edhe s’i ka përmen kurkush tej tash. Po, bâc. Katër mijë [4,000]! Drenica jon’ gri krejt. As Gjakova, as Peja, as Përzereni, kurrnja gri s’ô.

AB: Ëhë.

UA: Se jon’ kon t’bitë e mixhs jem me ta. Veç Drenicë jon’ gri, fisnike. Fadil Hoxha i ka kthy pej ktuhit, dy [2] javë mas nesh janë shku ata, i ka çu për Shipni, n’Shkodër, e n’Mal t’Zi, n’Tivat i kanë gri, krejt gjujtë n’deti. Gjakovën, as Pejën, as Përzerenin njâ [1] kush prekë s’e ka. Me ta jon’ kon sha Zoten. Nî [1] Ramiz Hoxha i Jabllanice u kon kumanant me ta, n’tâ po. E sot e atë ditë s’i përmeni kush. Krejt i kanë gri shkitë n’Mal t’Zi.

AB: N’Vojvodinë kur jeni dalë manej, qysh keni kalu atje?

UA: N’Vojvodinë kur dulem na t’lirtë, i gjetëm kuhart ku hinë aty, krejt femna tu zi çaja e tuj zi asi... e na jepshin ka î [1] copë bukë e ka î [1] parci çaj. Aty kem nejt tre [3] muj ditë n’Vojvodinë, tej si e kem krye ushtrinë, at’herë na kanë mërthye. Lufta ô kon e zine. Me pesmdhet’ [15] maj, kujtoj katërdhet e pestën [45], ô dorëzu gjermâni. Na jena kon n’granicë t’Maliborit [Maribor] me Austrien. At’here teposhtë e n’Graz t’Austriës kem nejt dy [2] muj ditë. Kâmë, pasha Zote, tej n’Graz. Apet jena kthy pej Grazi e n’Malibor.

AB: Ëhë?

UA: Po, po Zoti edhe ymri, se edhe neve po me na gri shkitë, me na gjujtë n’Dunavë krejt, sha Zotën.

AB: E prej Mariborit tani?

UA: Prej Maliborit at’here na jena kon t’lirë. S’ka pasë luftë as kurgjô. T’lirtë. Si t’thashë, na dânë napër shkie krejt, na përzin napër shkie. S’na kanë lanë shqiptar bashkë kurkun, krejt i kanë përzi napër brigada t’shkive, pooo. Unë për veti vet i treti jom kon. Njâ [1] pej Leshani edhe njâ [1] pej Kodërlis t’Pozharit, nî Miftar Alia, nî Isak Mehmeti. Tre [3] vetë jena kon midis shkive, n’brigadë t’shkaut. N’granicë kena rujtë, t’Maxharries, pooo. Qaty e kum çue dy [2] vjet n’granicë t’Maxharries. Jom kon granicar. Te tre [3] shyptarë jena kanë. Tjerë s’ke pasë shyptarë. Krejt i kanë përzi me shkie, s’na kanë lanë bashkë.

AB: Po?

UA: Jo. Jo, vallai.

AB: N’Kosovë a pate ardhë tani?

UA: Jum ardhë n’katërdhet e shtatën [47] n’Kosovë. Tri [3] vjet i kom bâ atje. N’katërdhet e shtatën [47] jom ardhë. Katërdhet’ e... n’fun katërdhet e katërtës [44] jum shku ushtar. Katërdhet e pestën [45], katërdhet e gjashtën [46], katërdhet e shtatën [47] e kum krye. Tri [3] vjet ushtar i [Josip Broz] Tits. Po. Po kush ngucë nuk na ka. Jena kon t’lirë. As me guxu me t’shâ, as kurkush... se përpara i kanë mytë shqiptart, bac, n’Serbie shkitë t’u i rrehë ushtrinë.

AB: Ëhë.

UA: E n’kohë [Josip Broz] Tits s’ka guxu valla me t’thanë dreq me gojë kush. N’tâ, jo. Se n’kohë t’Serbisë i kanë mytë tu i rrehë, baco, shqiptart ushtrart tu i rrehë. Qyre...

AB: Konferenca e Bujanit, a t’kujtohet?

UA: Po, m’kujtohet. Konferencën e Bujanit... qysh s’um kujtohet! Ô kon ky shkau si e patën mytë n’Prishtinë. E korrilin e Fadil Hoxhës e vranë se... E vranë shkaun që i ka pasë krejt dukumentat e Kosovës. Po ja harroj emnin shkaut... N’Bujan u kon edhe Fadil Hoxha n’mledhje aty, qiky shkavi i joni i Gjakovës, e e vranë shkaun. Shkitë e kanë vra. E shtinë, e vranë korrilin e Fadil Hoxhës se... E vrau shkaun. A ajo rren ô se s’e ka vra i ngrati, po shkiet e kanë vra me i hupë qato dukumenta qî i kanë pasë, t’Bujanit. Se i kanë pasë dukumentat... Luftën e përbashkt. Kur t’fitohet lufta gjithkush n’venin e vet, po e vranë shkaun se ai i ka pasë dukumentat. E vranë n’Prishtinë. At’herë e vranë korrilin e Fadil Hoxhës. E vranë shkitë se demek e vrau atâ... po ja harroj shkaut emnin vallai. Ai i ka pasë krejt dukumentat e Kosovës kur janë kanë n’Bujan se e kanë bâ kontratën. Shkavi i ka pât. Se edhe Fadili ô kon aty. Pooo, edhe Fadil Hoxha ô kon.

AB: Ku ôsht majtë qikjo Konferenca e Bujanit?

UA: Pasha Zotin, s’e di bâbë. Une me shkru s’e kum shkru me çfarë senje ô kon, po nja dy [2] vjet e kusur po hie. Pa u bâ lufta me gjerman, po. At’herë hini lufta e gjermanit. Komunistat prej Shipnie e kanë krisë luftën ktu. To’ vonë shî [Tani vonë shih], me Mal t’Zi u bonë. Shipnia, si t’thashë, brigadt e Shipnisë kenë ktu. Brigada e Mal Sadikit ô kon me Bokeshkën brigadë, me Shaba Polluzhën tu liftue. E kem lanë na tu liftue, se ne na mërtheu për Serbie, prej tuts se bohum me Shabanin. Po. Atje n’Vojvodinë ô kon tjetra brigadë e Shipnisë, kur jena kânë bashkë edhe ajo. Shaba Haxhia ô kon i Shypnisë në brigadë t’vetë, n’Vojvodinë. Shypnia me shkie ô kon krejt fisnike, krejt me shkie. Jon’ kon brigadat e tosks, eee. Krejt shypnia ô kon e lidhne. Komunistë me Serbien. Qyre.

AB: Çka munesh me na tregu për Lidhjen e Dytë të Prizrenit?

UA: A pasha Zoten, për ata s’muj me t’rrejt kurgjo. Jaaa vallai, për Lidhjen e Dytë të Perzerenit. Qysh ô bâ, e qysh e kanë bâ, e qysh... Jon’ shkue, n’Britanie jon shkue. S’e kanë pranue atâ, fisnike, edhe e ka marrë Serbia Kosovën. Qaty u hupë Kosova. Po, se kanë thanë, “A po doni me Serbi a me Britani?”. Edhe populli jonë, t’meqëm, kanë nejt me Serbi! Qashtu kanë pasë lidhjen n’atë kohë ata, udhëheqsat tonë, buxhuvâna që janë kânë, fisnike, beglerë, e faqja zezë. Ata na kanë lanë nër Serbi. Sha je ka thue!? Edhe qitash apet kem me metë nër Serbi. Po qe besa, veç shka t’vanon. N’tâ po.

AB: Pse?

UA: Pse? Pse, a pe sheh shka jon’ ka bâjnë nërveti? Pse, a s’po i sheh me sy a?!

AB: (Buzëqesh).

UA: Që tetmdhet’ [18] vjet a u bâ Kosovë kun? E hupën Kosovën krejt! Shka jon’ ka bâjnë... tu hangër si qentë nër veti. As s’kanë me bâ vallai shtet sa t’jenë gjallë. Se edhe dy herë kish pasë drejtë Kosova sikur qitash e e kanë hupë. Pooo shyptart. Se edhe dy herë, a... Sha Zotën, sikur jemë qitash ô kon. E Franca e ka hypë Serbinë n’pip, dy heret Franca, se hupë Serbia po, sikur toka, po Franca e ka hipë. Po, n’tâ. Na tash u bâmë t’lirë, kurgjo! Që tetmdhet’ [18] vjet si qentë hahën nër veti! Qetash kenë ka rrehën nërveti, po. Po bâjnë shtet shyptart! Kurrë e për këtë jetë. Shypnia qe niqin [100] vjet shtet, shka ka bâ? Shtet me shkollë, e me ushtri, e me krejt. Si qentë nër veti. E shtet me shkolla, me krejt... qe niqin [100] e kusur vjet. Shka kanë bâ?

Qët rrugë si e pruni e lidhi me Kosovë, Sali Berisha shka e bâni, se rod rruge s’ke pasë kurku n’ftyrën e toks. Kâmë! Veç napër bjeshkë e me kali me shku. Se u dajtë n’Tropojë i kom. U duhke me flejtë reks me shku n’Shipni. Dy [2] ditë kâmë, qyre.

AB: Burgu i Smederevës a t’kujtohet?

UA: Kush?

AB: Burgu i Smederevës?

UA: A sha Zoten, m’kujtohet, po s’e di shka u bâ. Qysh nuk m’kujtohet!

AB: Qysh e kujton ti?

UA: Haaa fisnike, njeri pa shkollë s’munet me kujtu kurgjâ. Se me pas pasë shkollë me i shkru datat e me i shkru krejt. E pa shkollë çka, hajt? Me men. Fyyy...! Qe niqin [100] vjet. As mos me t’râ n’men shka kum hekë tu punu, mos me t’râ n’men as a ka pasë shtet kurrë a ka pasë gjâ kurrë a... Shka je ka thue?? Qyre. Jo bre, motër.

AB: Kushtetuta Jugosllave e vitit nimijë e nanqind e shtadhet e katër [1974] a t’kujtohet?

UA: Boni [Josip Broz] Tita gjasht’ [6] republika nërveti e dy [2] krahina. Kosovën e bâni krahinë, Vojvodinën krahinë. 

AB: Çka ju ka ka ndihmu shqiptarëve qikjo kushtetuta e shtadhet e katërtës [74]?

UA: Hooo... ka nimu. [Josip Broz] Tita sa ke, loçkë i patëm punt na. Sa ke [Josip Broz] Tita i patëm punt mirë boll, oj fisnike. Sha Zoten, për këtë jetë s’bâhët sikur u kânë Tita. Mâ për këtë jetë s’ka me u bâ. Me punu ku t’dush, me hi n’punë ku t’dush, Jugosllavinë krejt me kërkue, kurkush dreq me gojë me t’thanë jo. Krejt Jugosllavinë e kom kërku, tej edhe me kapuç t’bardhë [plis], edhe vallai dreq me gojë kush s’të ka thanë. Malin e Zi krejt... edhe dreq me gojë kush s’të ka thanë. Kur u qart  puna... “Aaa jebem mu majku śiptarsku”. Po. Shkova n’Bujanovc me do shokë me ble posterrma. Po m’thojnë, “Hiçe Ukë kapuçin e bardhë.”, une, “Hajt mor, për çka me hekë?”, “Hiçe bre se na bon sherr!”, “Hajt mor, mos u mërzit. Po krejt Jugosllavinë e kum kërku me kapuç. Shka je ka thue?!”. Kur shkum n’Bujanovc n’mazgjah tuj u shetitë, veç kur po bojnë shkitë, “Vidi, vidi. Siptari je majku mu jebem, vidi sa belo kapom!”. Aaa... kish pa rrotullu pllakata. Jo me kapuç t’bardhë me t’pâ hiç. Po, rrotulloi hesapi. Se vallai krejt Beogradin... Edhe n’park kom flejtë n’Beograd (qesh). Na thojshin milicia, “Çohi mor, se jeni ka nirthni.”, “Jo mor, qetu po rrimë. Ku me shkue...”. Flejshim  n’skolica n’Beograd. N’midis Beogradi edhe dreq me gojë kush nuk t’thojke. Po u qartë hesapi. E mur [Sllobodan Millosheviq] Milloshi. Tjert s’i ka ngucë. Katalikë, magjupë, e gabelë... s’i ka ngucë kurkush. Me neve ô kon lufta, me ne, bâc. Me na hupë rasâdin neve.

AB: A po m’kallon pak ti qysh e ke përjetu qet luftë?

UA: Qet luftë?

AB: Po.

UA: Qet luftë tej u hi [Sllobodan] Milloshi e kum jetu mirë boll, pasha Zoten. Se vallai sa ô kon [Josip Broz] Tita jetu loçkë e kem, bac.

AB: E gjatë luftës t’fundit n’Kosovë?

UA: Gjatë luftës funit n’Kosovë napër mal e napër faqe t’zezë... Gjithë natën e gatë napër mal me ka î [1] avtomat boths, e shkitë tânë napër shpia tona. Çou, kqyri birat qysh i ka bâ krejt napër zid! Na n’mal qaty. Na me ka î [1] avtomat n’mal (buzëqesh). I kqyrshim shka po bâjnë, mos me lanë me na hi n’mal, i pritshim. Po, vallai. Dy-tri herë [2-3] sulmun me hi. Qekhâ n’Shushicë jena kânë krejt. Me hie i pritëm, sha Zotën. Na napër gurë e napër therra, ata për ledine {përplas duart mes vete}. Mâ nuk sulmun. Dy herë na sulmun, tjetër hiç. Kanë nejt qetu tre [3] muj ditë. N’shpi tême qetu kanë nejt rrash tre [3] muj ditë. Krejt ô kon zidi japia t’shpërthyme se i kanë bâ frangjitë. Qetash kur t’dalish kqyre zidin qysh â. Po.

AB: A keni nejt veç ktu n’Gërgoc n’mal, a keni shku edhe në naj vend tjetër gjatë luftës?

UA: Valla, na qetu shka jena kon, përte’ Gërgoci kurrë jo kun. N’Shushicë edhe ushtria krejt tjerët, ktu n’Shushicë tonë. Ramushi ô kon me krejt ushtrinë n’Shushicë. Se na shka jena kon qetu, t’terenit Gërgocit, s’kem lujtë përte’ ktuhit. Jaaa, me shku kurka. Jaaa, ktu kem nej. Shkitë jon kon’ ktu krejt napër shpia e na n’mal. Jetë me faqe t’zezë. Ka î [1] kulaq izet e katër [24] orë. ĺ [1] kulaq bukë! Sha Zote, tjetër jo n’tâ. I gatujshin me kapak kryp n’tâ. Tre [3] muj ditë. Se t’kish nejt shumë, na ishim dekë krejt napër mal uni, fisnike. Po, vallai. Krejt! Po dashti Zoti, Amerika... s’e sha Zote t’kishin nê ishum dekë krejt uni napër mal, n’tâ po more. Po dashti Perenenia, ati i kofshim falë, Milloshit ja hupi fijën, se sha Zotën për neve edhe îqin [100] vjet kish nê ai n’Kosovë. Shka kem pasë me i bâ? Ai me tenka, ti me avtomat! Tjetër arme s’kem pasë. Avtomata, motroloza, se sha Zote sen s’i bon tenks, as s’ja len shej’ vallai. E dashti Zoti pshtum na, se vallai kurrnjâ t’gjallë s’ishim. Tânë ishim dekë napër mal uni. S’ki pasë ku shkon. Ata krejt janë kânë napër shpia. Po, vallai. Po Amerika e sot jem mirë shyqyr, po s’kem gjin. Gjin që bâjnë shtetin s’kem. N’daltë naj njâ [1] i ri me u bâ, naj shkollovan i ri, me i hekë kta qêtë e moqëm, krejt me i hekë. Bâjmë diçka nashta, shkollovanat me na dalë. Oficira po bâhën n’shtete, formojnë  ushtrinë. Ishalla, bâjnë ligj. Se studenta kanë shku, tu u shkollu jashtë jon’ boll baco. Dy [2] oficira erdhën prej Britanie, njoni osht n’Prishtinë e njoni n’Istog ô shkue n’ushtri, po.

AB: A t’kujtohen migrimet kur ja kanë nisë me shku  n’Turki e n’Bullgari?

UA: Aaa kur kanë nisë me shkue n’Turkie? Si sot e di, bre bac. Krejt Serbia i ka... edhe kurrnjâ s’e kish lanë ktu mos t’ke Ahmet Zogi. Krejt jon’ kon coktume shpiat kush me dalë me shku n’Turqie. Serbia jav ka maru shpiat fisnike, sukur t’shkive ktu, jav ka maru atyne me i çu n’Turqie. Ai i ka pagu paret. Me kamiâna i kanë marrë. Veç tu na s’ka pasë. Për n’teren tonin dy [2] shpia jon’ kon me shku, dy [2] shpi. Jon’ kon ardhë i kanë pa shkrue, sikur ti qetash, për Turqie me shku. Dy [2] shpi n’Gërgoc. Tjerat anë, ane’ jon’ shku Drenica, jon shku shumë shpi matanë, prej Makedonie prej... N’Turqi ka boll shqiptarë që i kanë çue. Me kamiâna i kanë marrë shkitë e i kanë çu krejt. N’kohë t’Serbisë ô ajo. Qysh s’e di! Krejt Serbia i ka çu. Ahmet Zogi i ka nalë se sha Zote krejt {fërkon duart}, sukur qetash Milloshi, krejt çu n’Turqie i kish. Me i pa pranue Turqia sukur refugjatë qetash krejt shkue ishin n’Turqie. Kurrnjâ s’e kish lanë n’Kosovë. Po Ahmet Zogi tak i nali, se krejt ke ka i çon more, shka je ka thue!

AB: Protestat e gjashdhet’ e tetës [68] a t’kujtohën?

UA: Kush?

AB: Protestat n’gjashdhet e tetën [68]?

UA: Po, n’Prishtinë. Qysh nuk m’kujtohen mara?! Studentat jon’ kon kacavarë n’tenkë t’Serbies, pasha Zoten n’tenkë, n’domostrata. Po, n’tâ. Kanë burgosë, e kanë... Eiii, po bac. Qysh nuk m’kujtohen?! Po, baco. Po vallai, studentat e kanë bâ atâhen me kunrashtu shkaun.

AB: E n’tedhet e nitën [81] a t’kujtohen? N’tedhet e nitën [81]?

UA: Po, m’kujtohën edhe ato.

AB: Çka ka ndodhë at’herë?

UA: Edhe ata qashtu, me kunrashtu. Ke pasë ktu edhe para domostratav kunraj Tits. Tont jon’ kon. Unë nî [1] mixhë e kum pasë qetu. Jon’ kon t’formum me Junikë, e me Pozhare, e me kushedi sa, t’organizum me nisë luftën. Po Tita i futi n’burg te tânë. I nxunë, pooo. Ô kon Ibish Dushki, Avdullah Salihi i Junikit... Tont jon kon katra -pes’ [4-5], t’mahalls tonë ktu. I nxuni Tita, sha Zoten. I futi n’burg krejt. N’Goliotok kanë nejt kush e di sa kohë, midis deti, n’burg, po edhe s’i kanë gri, i lshun. Po, vallai. Kunraj Tits jon’ kon krejt. Po, vallai.

AB: Qysh e kujton kohën kur Kosova u vendosë nën administrimin e Sava Dërlevicit?

UA: Jo vallai, s’po kujtoj. S’pe die.

AB: S’t’kujtohet a?

UA: Jo, vallai. S’po m’kujtohet vallai.

AB: A t’kujtohen vitet e urisë, kur janë qujtë at’herë?

UA: T’urisë?

AB: Po.

UA: Ato jon’ kon n’katërdhet e shtatën [47] fisnike. Jon’ dekë gjinja uni. Shka je ka thue!?

AB: Qysh u kon qajo kohë? Hajt kalloma krejt çka ka ndodhë.

UA: Qajo kohë ô kon... Krejt shka ô kon kallamoq, grun, thekën... e kanë marrë renia, me fshisë e kanë fshi magjen. Se ushtarë jom kon, po nâna jême... Me fshisë renia. “Maje thesin”, e kanë marrë millin n’magje. Lanë pikën s’e kanë, as kallamoq, as grun, as thekën... veç kush n’e paqt mshefë nakun. Kush e ka ditë e kanë mshefë, se kurrni kokërr lanë s’e kanë, fisnike.

AB: Qysh jetojshin populli?

UA: Jon’ dekë gjinja uni oj bâc, jon’ dekë gjinja uni. Pasha Zoten, e kanë gjetë me dhi cerrmjansin, plot gojën dushk, e midis udhe i dekun. E ka gjetë mixha jem. Uni dekë. S’kanë lanë sen (qesh). I thojmë na do perenik, therra, tu i nxerrë me bo laknur me perenik me therra. Veç se i ka fletë se perenik, therra osht. Me qata. S’e kanë pa lanë nî [1] fije n’ara. Merre tash... Tamël kish pasë boll. More vallai m’u la me tâ. Perenia, ati i kofshim falë. Prej gjâ, ni [1] javë, dy [2] javë, tha s’po u hanke mo. Se une bash n’qat kohë kesh ardhë n’shpi, n’Sylah (qesh). Kur vi, prit kur po hajmë darkë, prit kur po hajmë darkë... hiç. Po i tham nânës (buzëqesh), “Çou more, t’hajmë bukë!”, tha, “Nal, nal. Edhe pak sa t’terrohet edhe pak. Nal, nal...”. Po tham, “Shka me u nalë mara?”, une s’e disha atë hesapë (qesh), “Shka me u nalë edhe pak?!”, “Pasha Zoten, me ardhë me na pâ renia, si jem tu hangër, kem bukë, krejt duhet me dhânë përgjegje ku e murëm.”, “Shkaaa?!”, “Kurrë î [1] pikë s’na kanë lanë more!”, “Anii?”, “Sha Zoten, nja pesqin [500] killa kallamoq, î [1] shkin ô ardhë i ka marrë e i ka çu natën, me kerr, n’shpi t’vet. Na kemi kallamoq, veç ka dhetë [10] killa, se s’po guxojnë ma shumë me marrë.”. Shkitë s’i ka ngucë kush. ĺ [1] shkin qetu, bash ngat ô n’troje, ish kon ardhë e marrë bâbs pesqin [500] killa n’kosh kallamoq, tramak. I thotë, “Mu nuk m’hallakat kush.”. E kishin pasë bukë, po me hangër ashiqare jo. Tinza me hangër bukën n’shpi tâne! Me ardhë e me t’gjetë renia, s’ke pasë qare pa kallxu ku e more. Jon’ dekë gjinja uni mara, shka je ka thue! Po, pasha Zoten, uni jon’ dekë gjinja bâbë. N’Gërgoc qëtu, pasha Zoten, gjithë ditën kanë pre qerpiç për me i maru shpiat e shkive. N’prâmje ka vike, u nejke te ura qaty, me leste e kanë pru n’shpi, uni pa hangër bukë. N’tâ, po (qesh). Bash mixhën tem, nî [1] Tahirin, me leste dy herë e kanë marrë te vorret me pru n’shpi, se s’mujke me ardhë uni (qesh).

AB: E tani qysh hangërt bukë?

UA: Hangshim bukë qashtu. Si u terrojke, “Kqyr mos po vjen kush”. Se at’here s’ka pasë zid oj fisnike, gardh me thuprra ô kon, rreth e rreth oborri me thupra. S’ka pasë zid kurkun vallai, n’Gërgoc jo. Veç gardh me thupra. Gardh oborri, i thojshim.

AB: Sa nejte ti, që paske ardhë prej ushtrisë at’herë?

UA: Nejta... Pesmdhet’ [15] ditë pata me nejt, tri [3] ditë para vakti jom shku (qesh), mos t’jav ha bukën. Kur shkova m’thojke oficiri, “Ti si lud, budall, pse me ardhë para vakti?”, û i thojsha, “Vallai, u tuta që po vanohna”, se për Shkup u duhke me shkue, “U tuta që po vonohna”. Bre, m’i thanë, pasha Zote me ja lanë bukën, mos me ja hangër. Tri [3] ditë para vakti jom shku. M’thojke oficiri, “Vallai, budall ti. Edhe dy [2] ditë me pa nejt mas vakti s’ki pasë dert.”. Po, vallai. Oficir ô kon prej Srijeme. Burrë i mirë ô kon, pasha Zote.

AB: E punimet n’ara, n’vitet e pesëdheta [50], a t’kujtohen?

UA: Kush?

AB: Punimet n’ara, n’vitet e pesëdheta [50].

UA: Po more, qysh nuk m’kujtohen! Ushtria kanë qiru kallamoq, e kanë bâ... Ushtria, pasha Zote. Na n’Vojvodinë sa ô kon dita gatë, ni [1] javë ditë, kem qiru kallamoq krejt ushtria. N’ara private, kallamoq. Edhe tu na pasha Zote kishin pa punu, se s’jom kon n’shpi, veç edhe tu na kishin pa punue ushtria, po vallai. Se na n’Vojvodinë, kallamoq gjithë ditën tu qiru. Po, n’tâ. Ushtria.

AB: A kanë pasë mjete t’punës at’herë?

UA: Â?

AB: Vegla për me punu a kanë pasë at’here?

UA: Veglat qî i kem pasë tana heret, i kem pasë. Qato vegla jon’ kon si t’thashë ty, tjera s’kem pasë na ktu me punu. Me shati, me tarrakop, me kíe, me kual... i bâmë si t’thashë. Masanej i marun përkolicat me guma, se na me kerre t’drunit jena kânë, motro.

AB: Ëhë.

UA: Kerre t’drunit. Me qato kem punu na. Qeto. Masi hini [Josip Broz] Tita jon bâ përkolicat. I bâmë se na me kerre t’drunit bâbo, me kuta, me krejt kerri drunit. Me qata kem punu na tej ô hi [Josip Broz] Tita.

AB: Po?

UA: As pllug s’kem pasë na kurrë tej janë hi shkitë, se shkive jav kanë pru pllugjt ata, dërzhava, fisnike. Ka î [1] pên kie jav prunë se s’e ke ditë shka jon’ pllugjt as me i pâ kurrë na. Jo bre, babë. Jo, pasha Zoten n’tâ jo. Po na kem pasë punë t’zorshme bre vallai, veç Zoti ati i kofshim falë, Perenia na ka nimu, se vallai punën që e kem pasë, mos me kon gjallë, n’tâ jo. Hajt more... Krejt me krahë. Nimo i madhi Zot. Sen s’ke pasë veç me krih, sha je ka thue! Tash ulesh n’traktor, pllugjtë, me ka pes’ [5] pllugj. Shka kom livrue une për ni [1] javë, dy [2] javë, as î [1] orë s’e bon, oj fisnike. Edhe toka tash krejt batall. Pasha Zote, krejt batall ô se s’e puno kurkush. Jon’ dalë jashtë e lanë tokën krejt ka mushet therra ka bâhet mal toka punune. S’ka kush e punon, krejt dulën jashtë. Jon’ metë me ka î [1] burrë e ka î [1] grue. S’ka kush e punon. Bâba jem me u çu prej vorri...! 

AB: Prej fshatit t’juj ktu a kanë dalë shumë?

UA: Krejt more janë dalë, krejt. S’ka. Burrë e grue jon’ metë, burrë e grue, kurkush. Na qetu halâ. Djemtë jon’ n’shkollë, jena metë. Qe, kurkush s’ô. S’i ki vallai tre [3] vetë kurku, kurku. Tokën krejt batall. As s’e bleu kush (qesh), as s’e merr kush me punu. Qyre qysh vjen, Zoti na rujtë, sukur u kon përpara. Se kur jon’ ardhë t’part tanë ktu prej Mërdite [Mirditë] mal krejt ô kon.

AB: Ëhë?

UA: Po vallai, krejt mal, krejt çelë me torrakopa, sukur e kanë çelë shkitë. Po shkive jav ka pagu dërzhava e e kanë çelë Uka, yi... Me pare me voll, i thojshin shkitë at’here, ka qekaq. Krejt e kanë çelë shqiptart, pasha Zoten. Se dërzhava jav ka pague atyne si t’thashë. Kur i bânë tokën, shpiat... jav pruni ka î [1] pên kie, ka î [1] lôpë, e ka î [1] pllug. Pasha Zote, si t’thashë, se s’e kem pâ pllugin kurrë me sy. Jav pruni atyne. Qat’herë e kem ditë shka â pllugi se krejt toka çelë me tarrakop. Po, n’tâ. Shyptart e kanë çelë krejt, shkive.

AB: E përmene parzit që t’partë e juj kanë ardhë prej Mirdite. A po m’kallxon pak qysh t’kanë kallxu, qysh kanë ardhë, kush kanë ardhë?

UA: T’partë e mi... Pasha Zote, po t’kallxoj. Për ata e di tel û se kom nê me pleq boll.

AB: Hajt kallxom?

UA: Pasha Zoten, si jon’ ardhë prej Mërdite, ma s’pari jon’ shku n’Beleg, prej Belegi n’Ledinali, mi Baran ô Ledinalia. S’kanë nxanë. Kanë nêjtë dy [2] vjet a tri [3] e jon’ shku prej Belegu n’Ledinali (qesh). Prej Ledinalie n’Buqan edhe aty s’jav ka marrë menja hiç. Prej Buqani apet kanë dashtë me shku n’Mërditë e jon’ zatetë n’beg t’Gjakovës, se e kish pasë t’vetin. Krejt e kishin pasë Gjakova beglert. “Ô mirëdita, ku jeni ka mani?”, me kual at’herë me rob, e me f’mi sukur refugjatë qetash, “Ka jeni ka mani?”, “Vallai, qeshtu, qeshtu kem”, thotë, “e s’na gjetën thitë ku me hangër”, “Aniii?”. Pasha Zote, na ktheu begi prej atyhit e i pruni n’troje t’Gërgocit, midis mali. Pasha Zoti, lêna e fier sa dush për thi. E jon’ ardhë kanë nxanë ven’ n’troje t’Gërgocit qaty. Qe sa vjet Zoti e din. Prej trojev t’Gërgocit... njâni [1] vlla ka nejt n’troje, njâni ô dalë qetu ku jemi na. Gjoni, na jemë t’Gjonit, ata jon t’Leks. Jen’ dalë e ishin kon bâ mysliman. Ata jo. Masnej edhe ata i bâmë mysliman (buzëqesh).  E jon’ çu prej trojeve, jon’ dalë, i thom na tu gllêni. Aty ô î [1] gllê i moqëm. Zoti e di kush... moqëm. Jon’ dalë qaty e na qetu, po.

AB: Folëm parzit që populli shqiptar ka râ shpesh nën sundimin e t’hujve?

UA: Auuu...

AB: A t’kujtohet ndonjë kângë që e kanë knu populli si aspekt i rezistencës ose qëndresës?

UA: Pasha Zoten, kângë ki sa dush si po i knojnë. Kângë t’moqme, kângë t’luftës si i kanë bâ.

AB: A t’kujtohet naj njâ e luftës që e kanë bâ naj kângë t’luftës?

UA: Po kângë t’luftës ki boll. Edhe qetash po i knojnë kângtë, qeta tont.

AB: Ty a t’kujtohet naj kângë at’herë që e keni knu, t’luftës?

UA: Po. T’Azem Galicës kur ka liftu me Serbi, me Shote Galicën. I kom û qatu n’dash me i pâ.

AB: Hajt thuma ti qysh u kânë qajo kângë?

UA: U kânë kângë e luftës.

AB: A e din naj trohë?

UA: Jo, pasha Zote. Veç e di si e knojnë Azem Bejtën si ka liftu me shkie, me Shote Galicën. Ô kon me gjazhdhet’ [60] e kusur komit. Se prej Drenice e n’Gërgoc ka hângër sillë e dalë n’Shipni, n’mahallë tonë ka hangër bukë. Me gjazhdhet’ [60] komit, po. Prej ktuhit ô dalë aty n’Shipni, pooo, Azem Galica. Ki shumë, ki kângë t’moqme si jon’ kon t’luftës, bre bâc. Ki kângë boll.

AB: Kur jeni kânë f’mi edhe ma t’vegjël, çfarë festa keni festu?

UA: Kur jena kânë f’mi na i kem festue Ramazanin, e kem festu Ramazanin, e kem festu Baramin e Vogël, e Baramin e Madh. Qeto festa i kem festu. Vallai, dymdhet’ [12] vjet kem ninu krejt. Gjithë ditën me lôpë n’Shushicë... At’herë bukë kallamoqe hajshim n’pramje. Gjithë ditën dymdhet’ [12] vjeç kemi ninu, me lôpë n’Shushicë. Po vallai, ka dymdhet’ [12] vjet, s’kem pasë ma shumë. Ninushëm gjithë ditën e gatë fisnike.

AB: Qysh e keni festu Bajramin?

UA: Qysh e kemi festu? Ditën e Barâmit, e t’dytën ditë, e t’tretën ditë Barâmin. Tri [3] ditë i ka Barâmi i Madh, i Vogli i ka katra [4], po gjashtë [6] duhet me i majtë se t’gjashtën [6] ditë dalin haxhitë prej Qabje, i Vogli. I madhi tri [3] ditë i ka. I kem festu tanaheret qysh duhet me i festue, me vllazni. Baram! Me f’mi gjithë ditën e gatë tu lujtë e tu... Shkojshim me bâ Baram, na jepshin sheqera, e çokollata e... f’mi. Po vallai, qashtu e kem festue.

AB: Gratë çka qitshin?

UA: Gratë kanë qitë pite, eee përpeq, eee mish e ariz, eee hasëll, eee... Qeto i kanë qitë gratë.

AB: Qysh e bajshin qet përpeqin?

UA: Po e bajshin me kos.

AB: Tjetër? (buzëqesh)

UA: (Qesh) Me kos e me djathë bâjnë përpeq. Pite me rrathë, eee pite kshtu t’shtrême. Ato t’shtremêt i bâjnë me petë t’pjekne, kto i bâjnë me petë që t’i t’hollojnë, me rrathë i thojnë, po. At’herë kanë gatu bukë kallamoqe. S’kanë hangër bukë t’grunit kurrë. Për Baram ka î [1] gaz grun e kem ble, se gruni tu na s’â bâ kurrë n’Gërgoc. Thekna tu na, gruni n’Kralan, e n’Cerrmjan. Tu ata e kem marrë grunin për Baram me blu, se vallai tu na kurrë. E kem mjellë e s’o bâ. Tash po bâhet boll, pasha Zote, po fara. Pasha Zote, tash sukur n’Kralan e n’Cerrmjan edhe ma mirë tu na, po n’tâ.

AB: Po a?

UA: Po vallai, gjysë hekteri. I qet tre mijë [3,000] e kusur killa. At’herë thekën na, se s’e ka bâ grunin kurrë. Tash p’e ba boll, pasha Zote. Po plehi dërzhavs po tham û edhe fara. Tyli fare ki tash. At’herë s’ki pasë. î [1] lloj fare ô kon si e kanë mjellë tanaheret.

AB: T’korrnat a t’kujtohen?

UA: T’korrnat... me drapën i kanë korrë gratë.

AB : E burrat?

UA: Burrat, sha Zotën, s’e kanë prekë me dorë, veç dujtë kur i kanë lidhë me thupra at’herë fisnike, se vallai s’e kanë prekë me dorë. Gratë krejt e kanë korrë me drapën e bân dorza-dorza, at’herë kapi qiti thupra aty e lidhi. Fshi... Me kali ô fshi at’here gruni edhe me tërplotë ô hiedh. Mirë m’kujtohet. Tash kumbâjë, thastë hazër, edhe ço n’mulli, e bluje {fërkon duart}. Për î [1] dakik. S’bo lazëm edhe me sitë hiç. At’here u duftë gruja me sitë. Qyre tash qysh u ardhë sefaja. U duhke e ngrata me i gatu ka dhet’ [10] bukë kallamoqe ving, e ving, e ving, e ving... Se vallai, n’Podrime u bâ gruni, se te na kurrë. A n’Podrime ô bâ gruni. Po, n’Podrime po.

AB: Darkën e Lamës qysh e kujton?

UA: Darkën e Lamës? Kur e shtishim t’korrën mrena, qat t’korrën  që e kem bâ, kallamoq e... e kryjshim e bajshim Darkën e Lamës me pula. Prejshim pula. I thirrshim vallai vllazninë krejt për shpi ka njâ [1], po vallai. Edhe posterrmên e kem pre. S’e kem hangër vetën pa kojshi kurrë. Tash s’thirrë kurkush, as Darkë Lame s’bon kurkush, njeri lemë s’bo Darkë Lame.

AB: Shëngjergjin a e keni festu?

UA: Pasha Zoten, Shëngjergjin e kem festu edhe kingja... për çdo ditë Shëngjergji kem pre kingja. I kem pasë dhêtë, s’ka pasë shpi që s’kem dhênë edhe dhi, se veni mal, midis mali, po (buzëqesh).

AB: Çka bajshi ju tjetër sen për Shëngjergj, ju si f’mi?

UA: Vallai, gjithë ditën e gatë i bishim lôpt, se edhe at’herë i lshojshim për mengez lôpt na. Si u  çojshim n’nâdje, herët, për terri edhe e matshim hijen me kâmë. Kur u bajke tri [3] kâmë (buzëqesh) i bishim lôpt na n’shpi. To’ vonë shî [Tani vonë shih], masdite i lshojshim apet. Tej n’aksham me to n’mal. Se dy herë n’ditë i kem lshu. Tash s’i lshon njeri i lemë. S’ka tash mengez me lôpë.Veç i qesin e i lânë qaty. At’herë {përplas duart në formë duartrokitje} pa çoban s’ka pasë lôpë.

AB: A keni pasë shumë lôpë at’here?

UA: Pasha Zote, i kum pasë... jo qaq une se vetun. Po me rrogtarë i kum pasë lôpt, dhêtë i ka rujtë bâba. Ka pesdhet’ [50] copa, gjazhdhet’ [60] copa dhênë i kem pasë, lôpë ka dhet’ [10] copa, dymdhet’ [12] copa, ma shumë jo se me rrogtarë.

AB: Qysh u kon qikjo me rrogtarë?

UA: E goditshe për shemull, îqin [100€], dyqin [200€] evra, treqin [300€] evra... Qetu e ka pasë shpinë, magjup. I rujke lôptë. N’pramje i rahatojke edhe darkën e marrke me veti, e shkojke n’shpi. N’nâdje, para meje vike. Pa u çu une vike ktu, pasha Zote.

AB: I marrke lôptë a?

UA: Po, me ju qitë lôpve. Me i lshu për mëngez si po t’thom.

AB: Çfarë lojna keni lujtë at’herë kur keni dalë me i rujtë loptë me f’mi?

UA: Pasha Zotën, lujshim gjithë ditën e gatë me lôpë. Guxhas i thojshim, edhe î [1] lojë, kuteklic.

AB: Qysh janë kanë qito lojë? Hajt kallxomi pak.

UA: Guxha - Rrumullak i bojshim birën n’midis aty, tjerët anej e knej mos me lanë me shti aty {përshkruan me duar mënyrën e lojës}. Lujshim me dajak, me shtaga t’lopve, me krruta, me llabuda (qesh). Me lôpë. Lujshim n’ledina. Po, vallai.

AB: E kuteklic? Qysh u kânë ajo tjetra?

UA: Kuteklic - E marrshim e e mrehshim e bajshin sikur maje ktu {demonstron me duar, me gisht}, e vnojshin ktu, e i mshojshim tiiik ktu. To’ vonë shî [Tani vonë shih], diiing ktu e atje (qesh). Qeshtu lujshim çobat. Po, vallai.

AB: A keni lujtë me naj instrument kur keni dalë si çoban ju?

UA: Fylla kem pasë... si ju mshojnë.

AB: Kush jav marojke kta?

UA: N’Gjakovë i blejshim.

AB: Aha!

UA: Po, po. N’Gjakovë i blejshim. Ata mjeshtrit i marojshin. Veç nihet... s’e di ku nihet. Me gishta me nrru {demonstron mënyrën}. Qasi i kem pasë me veti si i mshojshim, fylla u thojshim. Dikush ka kavalla. Kavallave edhe sot po u mshojnë, Rugova a s’di kush po i mshojnë edhe tash kavallave, po. Ata jon’ kon t’gatë qekaq {tregon me duar gjatësinë}. Dajra, me bâ dajra mirë ô, m’i mshu t’mirë  jon’ ata. Po, vallai.

AB: Shmitrin a e keni festu?

UA: Shmitrin?

AB: Po.

UA: Jo vallai, s’e kem festu ditën e Shmitrit, jo.

AB: E Aligjynin?

UA: Vallai, atâ s’e di. Festu i kem nâtat e m’dha, si the ti, Baramin, Shingjergjin, po.

AB: Nâtat e mdhaja qysh i festojshi?

UA: I festojshim me havëll, me mish e sene. Natën e madhe, tri [3] ditë para Barâmi ô nata ma e madhe e myslimanit, tri [3] ditë para Barâmi, Nata e Lelekadrit. Natë ma të madhe s’ka se Natën e Lelekadrit.

AB: Ëhë?

UA: Kto jon dy [2] para Ramazani, Nata e Ramazanit tri [3], kjo Nata e Lelekadrit katër [4] ditë para Barami ô. Natë ma të madhe s’ka myslimani fisnike.

AB: Për Shëngjergj?

UA: Për Shingjergj si t’thashë...

AB: A shkojshi najkun?

UA: N’Sukë tu tyrbja qatje, i bojshim krejt dajret, n’Sukë tu babloktë.

AB: Hajt kallxom qatje qka keni bâ?

UA: Po lujshim, kcejshim, kush dojke ka pie, ka hangër. Me veti e marrshim na, po. Atje ditën e Shëngjergjit, ditën e Shmarkit, ma s’shumti ditën e Shmarkit e kem festu, n’Sukë tu tyrbja.

AB: Qysh e festojshi Shmarkin?

UA: Po me lojna, me lojna.

AB: Çfarë lojna i bajshi atje?

UA: Aty ishin edhe shkitë. Edhe shkitë sha Zote me neve. Sukur na kanë festu n’Sukë Shmarkin e Shëngjergjin. Me dajre, me muzika, edhe na me tupana, me... n’Sukë. U bâke vallahi shyhret, bash me tu knaqë shpirti, ham ditën e Shëngjergjit ham ditën e Shmarkit. Vallahi, rod bâri s’kanë lanë me dalë aty tu lujtë, rod bari, veç toka jitke {godet divanin me dorë duke demonstruar}, tu kcy, e tu lujtë, po dajret. Edhe shkitë pasha Zoten jon’ ardhë tanaheret... se shqiptart, prej Malit Zi, pasha Zote prej Malit Zi shyptart.

AB: Festojshi bashkë?

UA: Ditën e Shëngjergjit edhe t’Shmarkit. Prej Malit t’Zi! N’tâ, po more. U bashin, baco. Vallai, thom ka nimi [1,000] vetë, ditën e Shmarkit n’Sukë, s’ki pasë ku e l’sho majën e gjilpanës. Dajre.

AB: E n’tyrbe a hishi a veç n’oborr lujshi?

UA: Kush ka dashtë  me hi n’tyrbe, po.

AB: Çka bajshi n’tyrbe?

UA: Nezra lashin. Edhe pa hi aty, n’përzore, se nuk munësh me hi pa kânë e pastër n’tyrbe, fisnike ta pâsha hajrin. E përzorja ô kon. Nezra lashin edhe shkitë. Po, pasha Zoten edhe shkitë. N’përzore, e ka pasë përzoren e i nshojshin aty mrena.

AB: Çka janë kânë qeto nezrat? A po ma spjegon pak ma shumë?

UA: Po jon’ kon dhet’ [10€] evra, pezdhet’ [50€] evra, îzet [20] dinar, e tridhet’ [30] dinar, e sa t’ka kushtu zemra jote e ki bâ nezër ti ata. Nezrat qashtu jon’ kon. Sa t’ka kushtu zemra me bâ ti për veti nezër.

AB: Ëhë.

UA: M’i lanë aty. Po. Veç u boke shyhret i madh aty, hâm... Veç ditën e Shmarkit ma s’shumti, se apet ditën e Shingjergjit ma pak, veç për Shmark â bâ aty adalet. 

AB: Ushqime... A bajshi atje naj sen ushqime?

UA: A?

AB: Ushqime, bukë a bajshi naj sen atje?

UA: Jo, krejt e kanë marrë prej shpije. Ja, prej shpije. Bukë e kto sene me hangër me shpie, prej shpije. Po, po prej shpije, po.

AB: Çka marrshi atje?

UA: Kush ka dashtë me hangër... Na kem hangër n’shpi, na Gërgoci. S’na u ka nevoitë. Po jon’ ardhë prej Jabllanice, prej nahisë t’Pejs... e për ata bukën me veti e kanë pasë. A na s’kem marrë bukë me hangër aty. Hajshim bukë ktu edhe shkojshim. Sillën n’Sukë, po. Veç katunet tjera... At’herë kâmë tash me limozinë shkon tej tu tyrbja, at’herë n’kâmë.

AB: Kur e kanë nreqë rrugën?

UA: E kanë nreqë valla vonë, Dërvishi... I ka valla do vjet. E mur nî [1] bager qatje... po ja harroj emnin ati katunit, e mur bagerin e rrafshiti rrugën. Tash me kerr shkon vallai tej tu tyrbja. Po, Dervishi e pat yjdys rrugën.

AB: Folëm që për Shëngjergj keni lujtë e keni bâ kshtu... lojna?

UA: Po valla, lojna deeeri gati n’aksham.

AB: E bagëtive? A ju keni bâ naj sen bagëtive për Shëngjergj?

UA: Kuj? 

AB: Lôpve?

UA: Dhêne.

AB: Çka ju bajshi atyne?

UA: Nezra kingja. Kush ka pasë dhênë. Ja ka çu Dervishit kingjin aty. Nezrin e dhêne, po, po, po. Për lôpë jo nezër po pare me ju bâ lopve, me i çu me i lanë n’tyrbe. A kush ka pasë dhênë ka î [1] kingj për gjithë Shingjergj e kanë çu.

AB: E për bereqet lôpve a ju keni bâ naj sen për Shëngjergj, m’u kon ma t’shëndetshme, ma...?

UA: Po, u kena bâ vallahi. Kryp u kem qitë e razmori t’egër. Del ktu e u grijshim shurrgjakëz e jav përzijshim me kryp keshem. Sha Zotën, qaso barnishta po, se jo tjetër gjâ, jo. Krypën e përzijshim me to m’jav qitë ditën e Shëngjegjit. Tri [3] ditë - ditën e Shëngjergjit, t’Shmarkit edhe tretën ditë, tjetër... katër [4] ditë kryp ju kanë qitë me qeso barnishta.

AB: E juve f’mive a ju kanë bâ naj sen?

UA: Jo valla, kurgjo. Jo, f’mive kurgjo. Na shkojshim tu tyrbja si hajshim bukë, tu tyrbja për Shingjergj. Lôpt tej i bishim prej mengezit, at’here u duhke me ardhë pej tyrbje me i nshu për ditën na çobat. Po, vallai. Po, vallai.

AB: Dojna me folë pak qitash edhe për fejesën tâne.

UA: A? 

AB: Për fejesën tâne. 

UA: Për...?

AB: Kur je feju ti a t’kujtohet ?

UA: Po more, qysh s’um kujtohet! Jom kon nizet [20] e kusur vjet (qesh). Po.

AB: A po m’kallxon qysh e kujton ti?

UA: Qysh e kujtoj a? E kujtoj sikur gjâja n’ahër! Sha Zoten, s’e kum pâ me sy as s’e kum ditë, veç kur ô ardhë atë natë se u ardhë, se s’e kum pâ me sy t’mi tej atë natë se u ardhë. As s’e kum ditë a ô çorr, a sakat. Se sha Zoten me sy t’mi... s’e ka pa as nâna as bâba tej atë natë se u ardhë, veç akrabaja, “Aaa çika mirë, e miki mirë”, e hajt hajli koftë. Se s’e kum pâ me sy une për veti, tej natën si u ardhë.

AB: Qysh e keni festu fejesën tâne?

UA: Mirë e kum çu. Mirë, mirë... po diç m’la vetun. Po, vallai.

AB: Kur je feju ti, qysh e keni festu?

UA: Kem festu... A sha Zoten, tri [3] ditë.

AB: Qysh?

UA: Qysh? Me tana hêt si hahën. Me mish e lakna, mish e ariz, e mish e ato, çorba e... dasëm tri [3] ditë sha Zoten, pa dalë kush e di sa vetë prej shpie. Tri [3] ditë dasëm. Po, n’tâ. Po tej ditën e xhuma, ditën e xhumas mas sille janë shkepë, se krejt s’i ke pasë nshpi. Po at’hershi i kanë marrë vllaznia krushqit, se soba si nxake dhet’ [10] vetë. Une dhetë [10] ti, dhetë [10] ai... veç tej ditën e xhuma tri [3] ditë dasma s’ô kputë fisnike. Tash s’ka dasëm. At’here ë kon shyhret baco dasmja, robnija n’vend t’vet, defat, tupanat, na n’sobë t’burrave, atje çitelia, sharkia, kangë e piskamë, e bon muhabet nërveti... E tashi dy herë kesh n’hotel e sha Zote s’e dita shka je ka m’thu me ma dhanë krejt dyjen, edhe tjetra sha Zoten po des e s’shkova mâ. N’tâ jo. Allall-allalla... E gratë gjysa cullak. Fiuuu... {përplas duart mes vete}, mazamakeq për shyptarë ku jon’. E sha Zotën shyptari ka pasë traditën, e kun ma t’mirë se shyptari mysliman s’ka. Se shyptarë jon’ edhe katalikt, me ne jon’, vllazën jem, veç kush t’rren. Nî [1] gjaki, nî [1] komb, feja se a sha Zotën sen s’ki dallim. Ata si t’thashë, Leka, Gjoni... shka kenë ata katalikë e tash na po bajmë pollavra, se sha Zote katalikin vlla e ki me gjak, me komb, me krejt e ki tanin. Feja parti, tjetër s’ka pasha Zoten. Veç parti feja bâbë. M’u bâ kahre nërveti, ‘jo kataliki kshtu, jo kshtu, jo...’, po i pari yt shka ke? Se sha Zote, te na s’ka pasë myslimanë kurkun, po i ka bâ Turqia me zor myslimanë, bre fisnike, sukur shkitë boshjakt. Se pasha Zote krejt ilirë. Ma i vjetri popull n’botë ô shyptari, me histori, e ndash qysh dush.

AB: Ëhë?

UA: Katalik, ilirë. Midis Sllovenie Ilirska Bistrica. Jom kon vet aty edhe ata i thojnë Ilirska Bistrica. E për shka i thojnë Ilirska Bistrica?

AB: Qysh ja kanë lanë qet emër?

UA: Heee, ja kanë lanë se ilirë jon’ kon krejt sllovent, ilirë sukur na katalikë e t’bom myslimanë. Ilirë jon’ kon, shiptarë. Edhe shiptarë jon’, po t’thom û, se kur i pruni [Sllobodan] Milloshi milict, sllovent s’kanë nejt tri [3] ditë n’Kosovë edhe tânë jon’ shku, tha, “Vllazën jem”, shkun n’Slloveni. E harvat, e boshjakt... tânë nejtën ktu. Milicinë që i pruni shkavi, po boshjakt... ô kon mushë Deçani plotë boshjakë. Pasha Zoten, jon’ ma t’kqi se shkitë. Po, n’tâ. Nuk na pranun boshjakt e keshem myslimon. Po vallai, vet jom kon, Ilirska Bistrica i thojnë edhe sllovent, Ilirska Bistrica. Pasha Zoten, tânë jon’ kon. Pasha Zoten, edhe Mali i Zi jon’ kon shyptarë, se tânë e din shka jon’. A ô Berish, a ô Thaç, a ô Gash, a ô Morinë... krejt e din t’bitë e qênit, se kom nê shumë n’Cerrnagore. Shkitë nuk e din shka ô fisi me ja dhanë krejt botën, Serbia s’e din vallai veç si hajvânat. Mali i Zi krejt i dinë shka jon’, ta pasha hajrin, po koha e jon’ bo shkie, sukur na myslimon prej katalikve, se tânë e dinë fisin shka jon’ malazezt. Po, n’tâ.

AB: A t’kujtohet ditën e dasmës tâne? Kem tu folë edhe ma herët për dasëm. A t’kujtohet kur ka ardhë nusja? A e ke pâ ti?

UA: Po more, kur ô ardhë. Kur ô dalë prej kerri, qysh s’e kum pâ! Po, ishalla. Û jom kon aty e kum pâ, e kum qitë aty. U ngreh aty tu zidi miiirë me pâ, ja hekën atë mlojën, e me kqyrë aty mirë. Po, ishalla. Aty mirë e pshtetshim, e robnia krejt aty, vllaznia shka jon’ kon tont, se shka jon’ kon tjerë jo, veç vllaznia shka jon’ kon tont po, krejt. Pooo. Kur dul nusja prej kerri e pshtetshim aty.

AB: Shka kanë veshë at’herë nuset?

UA: Nuset kanë veshë at’herë kmisha me tire n’atë kohë. Tash p’e veshin atâ... Teshën e moqme e kanë veshë nuset përpara. Po vallai, veshën e moqme.

AB: A ja kanë bâ naj adet nusës kur ka zhdrypë?

UA: Po, more. Ja shtrojshin thesin mos me shkelë përtoke tej aty tu veni ku me ngrehë, thast ren prej kerrit, se at’herë me kerr t’kive ô ardhë nusja, me kerr. Prej kerrit e tej atje mos me shkelë n’tokë, nëpër thasë, me ja shtrue, po.

AB: E ti si dhandërr çka ke pasë veshë?

UA: Une kom pasë veshë... tesha t’reja kurgjo. î [1] kapuç t’mirë t’bardhë, tjetër gjo kurgjo (qesh). Shka kom pasë me veshë.

AB: Teshat çfare i ke pasë?

UA: Tesha t’leshta mori.

AB: Ëhë.

UA: T’zhgunit tirqi, herrk, mitan... sukur qetash. Me mangë t’leshtë, me gajtana, krejt t’leshta, na s’kem pasë tjetër veshë burrat. At’herë pantoll t’leshtë se tirqi krejt tirqi me gajtana, herrkat me gajtana, për shi.

AB: Me sa gajtana i ke pasë ti? 

UA: Kâ? Tirqit a?

AB: Po.

UA: Vallai me pes’ [5] fije. Se ke pasë tej me dhet’ [10] fije, veç me pes’ [5] fije i kum pasë. Ma shumë kurrë s’kum bajtë, po me pes’ [5] fije gajtan. At’hershi i hekëm krejt, e pantoll sukur sot t’leshtë, pantollt.

AB: Kush ti pat punu teshat ty?

UA: Teshat i ka maru terzia, zhgunat i ka maru nâna jême n’vek, me lesh t’dhêne, e i kem çue shkelë n’Junik, e a bâ zhgun ai. Se pa i shkelë ô sukur mnelat, at’here e ka shkelë ajo kajka e i ka bâ zhguna t’trash, ni [1] gisht trash, pooo t’ftoftit s’e ke ni. Pasha Zoten, kur je kânë veshë me to kurrë. Gratë e kanë pasë tej ktu {tregon me dorë}pla... ato gratë zhgunin e leshtë, se at’here gratë i kanë shkurtu drutë e zjêrmit se sha Zoten burrat s’e ka prek njâ me dorë, veç ja ka shprazë n’aborr qaty, fisnike. Tash nuk munësh me kputë nî [1] copë dru ti, ajo sakicë kip, e kip, e kip e mushe axhakin dru. S’kem pasë shporeta at’herë, axhaki ô kon sa përbeti, i shpisë. Drutë e gata qikaq {tregon me duar gjtësinë e druve}, veç i shtishin aty fuk, e fuk, e fuk. Sa çerep me gatu bukën, poo tash p’e pjekin n’shporet me tepsi. Kulaqa {demonstron me duar formën}, n’daq bukë me tepsi kshtu, loçkë. At’herë kanë hekë zor bre fisnike.

AB: A t’kujtohet naj prrallë kur je kânë i vogël që ta kanë kallxu?

UA: Aiii.... pasha Zoten (buzëqeshë), nuk m’kujtohen, se prralla ki pasë sa dush. Ô i (qesh)... i kom harru mor prrallat.

AB: A hiç s’po t’kujtohet asnjâ a?

UA: (Qesh) Pasha Zoten, jo.  Jo vallai, veç me t’rrejt. Nuk e di se prralla ki pasë boll, a sha Zoten... (qesh). Jo, vallai (buzëqesh).

AB: N’shkollë a keni shku at’herë si f’mi?

UA: Vallai, n’shkollë s’jom kon kurrë. Jo vallai, kurrë. N’krejt Gërgoct n’shkollë jon’ kon katër [4] vetë. N’Cerrmjan ô kon shkolla shkive katër [4] vjet. Tjetër s’ka lanë me shkue edhe m’i pasë flakrat ti. Katër [4] vjet shkinisht jon’ shku kush ka pasë meshkuj shumë, se n’krejt Gërgoct katër [4] vetë jon’ kon n’shkollë, tjerët kurrnjâ. 

AB: Pse tjert jo?

UA:S’kanë pasë dishirë me shkue, fisnike. Me punue ata kanë pasë! Edhe jon’ shkue katër [4] vetë. Valla, s’jon kon mâ prej Gërgoci.

AB: E ti pse s’shkove ti?

 UA: Nuk m’ka lanë bâba me shku.

AB: Pse?

UA: E kush me punu, heee? Lôptë, punt n’shpi... kush? Une s’kom pasë kërkon, veç bâbën. Kush me punu, hajt? Une... në ushtri na msun me shkrue. N’ushtri si hajshim darkë deeeri n’dymdhetë [12] vike msusi na msojke. Krejt shiptartë s’jon’ kon more... vallai, s’jon kon nizet n’shkollë. Na msojshin me shkru se s’na i jepshin paret pa e shkru emnin, ‘msoe n’daq me i marrë paret’, e ta kapke ai dorën me shkrue. Jo vallai, s’ke pasë shkollë bre bâbë, nc. Unë po t’tham, prej krejt Gërgocit katër [4] vetë jon’ kon n’shkollë.

AB: N’ushtri veç emrin e msut me shkru ju a?

UA: Veç emnin. Jo, e kum pa msu e lexojsha gazetën. N’ta, po. Shkinisht krejt. Shqip s’po i di sllobat, germat te na, se slloba u thojnë ata. Po, po baco, kesh msue boll. Msum boll, qyre. Po vallai, po.

AB: N’fillim folëm që jeni kânë shpi e madhe bashkë?

UA: Po. Jena kânë kur jena kanë bashkë. Shpi e madhe, vallahi.

AB: A po m’kallxon pak qysh jon’ da?

UA: Pasha Zoten, po t’kallxoj qysh jon da. Për î [1] cigare duhan ô da shpia krejt, fisnike. I zoti i shpisë, se ô kon zot shpie, kur ô ardhë prej Gjakove, masi kanë hangër darkë, t’birit î [1] cigare duhan. Kta tha po kqyrin, kur t’hinë, “E mu pse s’po ma qet? Pse ja qite djalit t’jyt e mu s’ma qite?”, “Po ja qita, bre burrë...”, “E pse mu s’ma qite?”, “S’ta qita!”, “Pasha Zote, s’e hangrëm bukën bashkë për këtë jetë mâ.”.

AB: Kush i ka da tani at’herë?

UA: Jon’ da vet, bâbë. Jon’ da vet. Qysh jon’ kon hiset jon’ da vet. Dy [2] hise kanë nê bashkë, hisja jonë, dy [2] vllaznit veç. Rrustemi e Barami jon’ da veç, kta Mehmetovitë u thojmë na (buzëqesh). Dy partitë kanë nê bashkë deeeri jon’ da, vonë jon da.

AB: Qysh jon matë tokat at’herë për me u da?

UA: Tokat i kanë da me krahë: ti qet anë, une qet anë, udha marë i koftë. Tokë ka pasë boll bre bâbë. Iii... sa tokën na. Me dalë me pa thue ti me kon kanë niqin [100] shpi tej ku u kon tokë.

AB: A e kanë ditë ata se po e dajnë barabar me krahë a?

UA: Po, dikush ma shumë, ma pak... s’ja kanë vnu menën  bre bâbë. Veç me krahë e kanë da, hiç kshtu me matë. Me krahë: ti kie për qetu e qiknej, une për qetu e qiknej. S’kanë shti konop kurku, se tash pa konop s’dahën jaaa. At’here e kanë da ti qat anë, une qet anë, edhe udha e marë u koftë, tokë boll kanë pasë bre bâb, veç me krahë.

AB: E qikjo me konop qysh u kanë?

UA: Qekjo me konop bâb e dajnë e matin sa anej sa knej, ndash qit short ndash qysh dush e merr, njanën anë ti njanën u, me konop qeshtu dahet toka.

AB: E gjanat tjera qysh i kanë da?

UA: Gjanat tjera i kanë da, me ênë e me sêne me krejt bâb qashtu përgjystë, me tepsia me ato...qashtu i kanë da sukur tokat, anej e knej, anej e knej udha marë i koftë. Qekaq ti, qekaq une e hajt, ja toka tash pa konop s’da kush, tash besa edhe pa kasastër [kadastër] jo n’tâ, kasastër. E matë ai jarani cik-cek se vallai me konop o da krejt, po me konop. Po valla mor bâb me konop, qitë short  ka t’bjen ja pashë hajrin, ajo e drejtë plotësishtë, jo pe marr une qeknej e ti qeknej po me short. Shorti s’të lenë bâb me hupë, ka t’bjenë shorti ja pashë hajrin.

AB: Masdarken qysh e kalojshi ju kur jeni kanë bashkë?

UA: Masdarke... Krejt kanë nê bashkë masdarke, pasha Zote. Tej jem râ n’gjumë bashkë krejt, pasha Zoten. Burrat bashkë, robnija bashkë se me gra s’kanë nê pasha Zote kurrnjâ bâbë, po n’sobë t’burrave. Burrat atje, robnija n’shpi kâ bashkë, qashtu jon’ kon.

AB: A lujshi naj sen? A bajshi naj sen?

UA: Pasha Zoten, kanë lujtë kapuçaz, pasha Zoten me letra, pasha Zoten me shah... qysh ken dashtë me lujtë. Qysh ta ka marrë menja, ‘a po lujmë me letra, a po lujmë me shah, kapuçaz...’.

AB: Qysh ô kon qikjo kapuçaz?

UA: Kapuça. Çorapë jon’ kon meste dhet’ [10] parë aty, pes’ [5] njon anë pes’ [5] njon anë, kokrra plum rrumullak, si kokrra kallamoqit, e e ke mshefë me dorë ving, ving, ving, lype n’mujsh me gjetë. Po, qashtu ô kon kapuçaz. Cili p’e mun shoqin, ‘qekaq i kum bâ une qe ti s’ki mujtë m’i bâ, t’kum mujtë. At’here çov e kno’.

AB: Çka knojshi?

UA: Po kem knue, gjithshka i kanë thanë (qesh). I kanë thanë gjithshka qatina si e  kanë mujtë. 

AB: Për shembull, shka i thojshin?

UA: Ha-hi... shka i thojshin! Tylifarë fjalsh. Po vallai, tylifarë (qesh).

AB: Hajt, kallxomi cilat t’kujtohen?

UA: Ja bajshin, cillu cillu çorr lype, po, çorro lype gjaje (qesh). Ka pasë kangë t’kapuçav boll. Sha Zote, tyli faqe t’zezë ja kanë thanë, po.

AB: Përveç qisaj që naj kallxove, a t’kujtohet naj kangë tjetër që ja kanë thanë?

UA: Ai... shka i kanë thanë. Gjithshka i kanë thanë, vallai (qesh). Gjithashka i kanë thanë, bâbë. Hei.... (qesh). Evvv...

AB: Folëm edhe për dasmën pak ma herët.

UA: Po, dasma bâbë.

AB: A t’kanë bâ naj adet kur ke hi dhandërr ti?

UA: Adet kurgjâ. Për dasëm u shku e ka da vadën, e ka caktu ditën, u duftë me shku.

AB: Kush e ka da vadën?

UA: I zoti i dasmës edhe miki. Për shemëll, bâba jem u shku e ka dâ vadën qët ditë. Çfarë dite p’e lamë me marrë t’xhumanë, a t’shtunën, a t’dillën, a.,, T’dillën s’ka marrë kush myslimonë, as t’martën s’ka marrë kush myslimon grue.

AB: Pse? 

UA: Pse katalikt e kanë pasë t’dillën, na t’ejtën, t’xhumanë, t’shtunën. T’dillën s’kem marrë nuse kurrë. N’vjet t’mia, ja. Edhe t’martën jo, as me bâ përhjar t’martën, as me marrë nuse t’martën myslimant s’kanë marrë, as t’dillën jo. Tjerat ditë e ke pasë me marrë nuse. Qeto dy [2] ditë jon’ kon t’dane. Katalikt e kanë pasë... t’dillën nusen e kanë marrë katalikt, se e maj men û, t’dillën. Tash, pasha Zote, shiptart t’dillën, katalikt e lanë t’dillën e marrin t’hënen. N’tâ, po. Se mysliman marrë t’dillen grue s’ka.

AB: A ta  kanë bâ naj adet kur ke hi dhondërr ti ?

UA: Po, pash Zotën. Duanë me hoxhën, po. Duanë po, fisnike, kur e kem shti dhandërr. Edhe tre-katër [3-4] vetë me hoxhën. Po, n’tâ. Duanë po, n’tâ. Hoxha me bâ duanë. Me tre [3] vetë dhandrrin e kanë shti.

AB: Qysh u bajke qikjo duaja?

UA: Po duan e ka bâ hoxha bâbë. E ka bâ duanë mirë (qesh). Qysh u bâ e ka bâ duanë mirë, Zotit, ati i kofshim falë, ju ka lutë për mirë. Qashtu u bâ duaja. Po vallai, pa hoxhë s’ô hi dhondërr at’herë, n’tâ jo. Po, vallai.

AB: A t’kom munu? T’kom shti me folë...

UA: A?

AB: T’kom munu pak.

UA: Jo vallai, hiç. Kurrnî fije (buzëqesh). Muhabet po bojmë. Qyr, t’kom munu!

AB: Faleminderit që pranove me bâ intervistën. Faleminderit shumë.