Xhevë Krasniqi

Intervistuar nga: Marigona Dubovci

Si njeri pa nânë, me skame, me vujtje, me krejt. Qaq skame, veç u duftë me punu. Me thoj’ t’durve me bâ vek e m’i ble senet.

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

23.04.2018

Lokacioni i intervistës

Turjakë

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

MD: Sot, me nizet e re [23] prill t’vitit dymijë e tetëmbëdhjetë [2018] jena në familjen e Sylë Rexhajve, në Turjakë, në Lug të Baranit. Sot, kena me marrë n’intervistë nânën Xhevë. Xhevë Zekaj te familja e gjinisë edhe Krasniqi te familja ku u martu. Nâna Xhevë, faleminderit shumë që na ke pranu me ardhë me bo intervistën me juve.

XhK: Faleminderit edhe prej teje shumë. 

MD: A m’kallxon për datën e lindjes? Kur ke lind’? N’cilin vit ke lind’?

XhK: Vallahi, e di qî mas Shingjergji. 

MD: Mas shingjergji ke lind’. A t’kujtohet viti? N’cillin vit ke lind’?

XhK: Qashtu thojshin, “Nja gjashtë [6] javë a shtatë [6] je lé mas Shingjergji.”. A din, nânë s’kena pasë qî me na spjegu, a di, vitet e k’to, se nâna m’ka dekë nuse, veç katër [4] fmi i ka bâ. Kur i ka bâ dhet [10] vjet martesë u dekë. 

MD: Sa çika e sa djem jeni kon?

XhK: Dy [2] çika e dy [2] djem. 

MD: Me çka u marrë bâba?

XhK: Me bujqsi, me gjâ, me dhênë, me lôpë. Me kto. Me tokë... 

MD: Çfarë fisi jeni kon?

XhK: Kastrat.

MD: Kur ke jetu atje te gjinia, qysh u qujtë fshati juj?

XhK: Raushiq.

MD: Kallxom për familjen tâne, qato vitet e para t’fëmirisë qysh i kujton?

XhK: Vallahi, për familje s’di çka me t’thânë. Me skame jemi rritë. Si njeri pa nânë, me skame, me vujtje, me krejt. Qaq skame, veç u duftë me punu. Me thoj’ t’durve me bâ vek e m’i ble senet.

MD: Nâna Xhevë!

XhK: Hê?

MD: Si fmi që je konë shtatë-tetë [7-8] vjet a t’kanë qitë me punu n’fushë?

XhK: Po vallahi, kem punu. Kem mledhë pasul, kem korrë, kem qëru… Tana k’to i kemi bâ.

MD: N’cilën fushë keni dalë m’i lshu dhêtë? Cila fushë u kânë ma e mira? 

XhK: Ma e mira qatu n’Gurin, që i thojshim, edhe n’Bizeni qî asht skej Peje atje. Edhe n’Xagerrn kemi pasë tokë. Kemi punu n’tana qëta vena.

MD: N’sa i qitshi dhêtë n’fushë?

XhK: Ka n’nimdhetë, dymdhetë [11,12]. Ma herët jo. S’guxojshim.

MD: A rrishi tan ditën n’fushë? 

XhK: Po. Tan ditën rrike çobani. 

MD: A merrshit diçka me veti me hangër e me pi?

XhK: Po. Bukën me djathë, bukë kollomoçe me djathë. Çka me i dhanë me veti tjetër gjâ...

MD: E atje kur i lshojshit n’ledinë dhêntë e lôptë, a t’kujtohet a keni lujtë naj lojë?

XhK: Po, lujshim si thmi, ‘guracak’ që thojshin. I bojshim do bira qishtu nëper tokë e i qitshim ata gurt, e lujshim me shoqi-shojn.

MD: Naj lojë tjetër a t’kujtohet?

XhK: Po, valla. Lujshim edhe shefaqok. 

MD: Qysh u lujke? Shefaqok, a po?

XhK: P’e nxa u mshefsha n’pazllom, mas zidi qaty. Ata tjert i mshelshin sytë, ata u mshefshin, at’herë na i çelshim sytë, e i lypshim ka janë hi. I gjajshum. 

MD: A t’kujtohet edhe naj lojë tjetër?

XhK: Jo, vallahi (mendohet pak).

MD: N’sa ora i kthejshi dhêntë e lôptë prej fushe?

XhK: I kthejshim kur u terrojke. Krejt n’terr i bishim. I majshim n’fllad se hajshin ma mire, se kur i lshojshim na zheg. E rrishin gjâja. E ka vishin… gjâja rrishin nër hije e at’here u duke m’i pru n’fllad t’promojes, i bishim.

MD: Tani i bishi n’shpi?

XhK: Po. 

MD: Kush u merrke tani me to?

XhK: Baçicat. I mjelke, i… krejt. 

MD: A t’kujtohet Lufta e Dytë [II] Botërore, gjermani kur ka hi at’here?

XhK: Po, po, po.

MD: Qysh e kujton?

XhK: Kur u hi gjermani na kanë njekë krejtve. Çka u konë n’Pejë e deri nër hije t’Gjakovs i kanë njekë. Kanë thanë me shku tanë anej se e bunbardun Pejn krejt, Raushiqin krejt, aty n’Lebeniç, n’Strellce, n’Deçan, krejt… përte Deçanit, përte Belegi. Jemi shku na n’Isniq kemi nejtë do ditë. At’herë na kanë njekë apet, na kanë çu prej anës t’Gjakovës anena. 

MD: Sa nejti gjermani k’tu?

XhK: Tre [3] muj na kemi nejtë. Ehh na kem nejtë tre [3] muj qî jemi dalë. Kur jemi kthy, krye tre [3] muj dite, gjermani halâ s’u kanë çu, u enshin halâ. Veç shpijat i kemi gjetë t’djegme. Ato lôptë i prejshin, i vjerrshin napër shpi mrena, napër pemë i vjerrshin. Kur jemi kthy s’kemi mujtë me hi, era stërrvinë pî mishi. Kemi nejtë gati gjysë viti jashtë n’aborr.

MD: At’kujtohet atëhere n’t’katërdhet e shtatën [47] a keni hekë për bukë? A ka pasë bukë?

XhK: S’ka pasë hiç kurkun. Janë hi e kanë mledhë krejt, na kanë mledhë katër [4] kosha drith, na kanë shkarku n’aborr, e e kanë marrë ata me pa çu dikun. M’ja dhânë dikujna me hângër ani, po tanë e kanë qitë n’ujna. Jo me hangër kush, veç na kanë marrë, e kanë qitë n’ujë drithin. 

MD: E ju me çka u ushqejshi tani?

XhK: Me tamël. Mledhshim uflla që dilshin n’livadhe, lpeta, kapak miell kush kish që i ka qillu, qitke laknur t’kollomojt kapak. Bash Peja kanë heqë fort. M’kujtohet si thmi janë kanë ardhë dy [2] çika. Qaq ishin kon teshë uni. As tomël, as... prej Peje. I tha zoja shpisë, “Lokës, çka po doni dishka me u dhânë?”, tha, “Çka t’kushton zemra.”. Edhe m’kujtohet ata tamël. Ja’u ka qitë do bukë n’ta e ja’u ka dhânë. E hângrën... (qan). Njana diç aty, na diç mrena. Njâna pshtoi. Kurrrrrë s’m’harrohet ajo hjekë, ajoo... (vazhon e qan), aj kujtim i asej çike. Prej uni shumë janë dekë at’here. Janë dekë fmi e gjin plot, që s’u kanë lanë as drith, as hiç. Qat’herë kemi heqë boll tetanë, si thmija, si t’mdhajt, si krejt. Mas at’heri jo.

MD: Tani e mort vetën, a po?

XhK: Jo, tani... Edhe at’herë punojshmi boll, e kishmi sene boll, po e mledhi, e hoçën. Edhe tani kem punu valla, kem bâ sene, kem bâ boll atje. Edhe ktu kur jom ardhë janë kanë djem t’ri tanë, burri jem, dy [2] kunet qî punojshin... 

MD: Kallxom pak për fejsë. Sa vjet je feju?

XhK: Vallahi, jam feju shtatë [7] vjeç. 

MD: Shtatë [7] vjet t’kanë feju?

XhK: Po. At’here i fejojshin… Besa edhe n’djep i kanë feju, se i jepshin që rrishin ‘kumore’, i thojshin, burrat napër soba. E epshin çikën pa e vetë bâbën as kërkan. 

MD: A t’kujtohet najkon n’familje që e kanë feju n’djep?

XhK: Po, qysh jo! Çika t’mixhs t’mijat. 

MD: A janë martu tani me ta?

XhK: Janë martu. Kanë rrnu dy [2] ka izet [20] vjet martesë, janë dekë nuse, t’reja, edhe s’kanë lanë thmi hiç. 

MD: Kallxom tash kush t’n’xjerri nuse ktu?

XhK: Mu a?

MD: Kush u kon msiti?

XhK: U kânë ni [1] i katunit, i Raushiqit. E k’ta i ka pasë shokë, po aj ka jetu n’Raushiq. Aj  um ka qitë k’tu. 

MD: A janë kon familje e madhe k’ta k’tu?

XhK: Paj, izet e dy a tre [22-23]. 

MD: Çfarë fisi je kânë n’Raushiq?

XhK: Kastrat. 

MD: Ktu i gjete?

XhK: Krasniq.

MD: A janë martu at’herë fiset mesveti? 

XhK: Na, jo kurrë. E kto fiset tjera po. Na Kastrat kurrë. Kurrë, kurrë, kurrkun’.

MD: Sa vjet nejte e fejume? 

XhK: Paj vallahi, kur i kum bâ shtatumdhet [17] vjet jum ardhë te burri. 

MD: U kon periudhë kogja e gjatë që ti je konë e fejume derisa je martu. Çka ke bâ atëhere kur je kon e fejume?

XhK: Kum punu vek, kemi tjerrë lesh. 

MD: A ta kanë pru materialin për me maru ti?

XhK: Jo, leshin e bishin. E lajshim. 

MD: T’burrit a t’kanë pru?

XhK: Po, t’burrit po. E merrshim e tjerrshim, e ngjyshim m’u bâ, jo tash si dyshekt që i keni t’litë, at’here i bajshmi dyshekt e leshit n’vek, me jastek, me dyshek, me krejt i bajshmi n’vek. Bajshmi pëlhurat për kmisha, i bajshmi marhamat n’vek… edhe ato i kum bâ n’vek. E teshat e shtretve n’vek, çarshafat qî u bajshin m’u shtru n’shtrat n’vek, e krejt. Çka u punu punë dors i kum punue. I kum punu me dorë. 

MD: Kur e ndajtët vadën për m’u martu?

XhK: E dajshin… pesë [5] javë përpara u ndajke vadja. Jo si tash, a di, qî p’e ndajnë. At’herë e ki pasë pesë [5] javë. Secilli… secilli mik e ka dâ vadën ka pesë [5] javë.

MD: E kallxom kur e ndajtët vadën tash, kush erdh me t’njoftu që u nda vadja, kush t’kallxoi?

XhK: S’na kallxojshin at’here. Kishe marre…! At’here nuk t’kallxojshin gjâ hiç. Deri tu ngjitke boja, s’dishe ti për vade. Veç kur ta ngjitshin bojn.  

MD: Qysh u maru boja?

XhK: At’here u blejke. E marojshim me gogla, e zíshin ata bojn n’zjerm. E îfar… e blejshin îfar si bâr si e qitshin. Ata u bojke, boja, e zezë, tani qata bojë e ngjitshin. 

MD: Kur e more vesh që u nda vadja për ty, kur t’i banën floktë me bojë qysh u nive?

XhK: U niva… Uhh, u mërzita boll, çka me bâ... Edhe u mërzita qî i lejsha dy [2] vllaznit jetima me motër. Motrën e kum pasë t’vogël, ma ka lanë nâna t’motmoti. Ajo fort e vogël. Edhe kur jam martu edhe at’here kur jum ardhë ktu, shkojsha atje ma shpesh i lâjsha vllaznit, motrën i kqyrsha atje. Visha kâ ja’u merrsha teshat me veti, ja’u lajsha, apet shkojsha ja’u çojsha. 

MD: Kur je martu a ke ardhë me kerr e me kali?

XhK: Me kerr e me kual, po me qilim t’mlutë.

MD: Pajën, çejzin e ke marrë krejt me veti.

XhK: Po, po. Çejzi u ngarkojke n’kerr tjetër, napër kutija, kutija t’bleme. Bili, mu kanë kallë n’luftë qitash se i kum pasë halâ. Krejt t’vjetra i kum pasë. Jashta çka m’kanë pshtu janë do çorapë qî i kom. N’dash me t’i kallxu, t’i kallxoj. Se tjerat janë kallë. I kanë kallë ktu krejt trojet. 

MD: Kur erdhe nuse kush t’kapi me t’hekë prej kerri?

XhK: Kunati.

MD: A ka pasë diçka t’shtrum poshtë kerrit aty?

XhK: Po. Thes i ‘dhit ktynehere. 

MD: E pse e kanë qitë atë thes?

XhK: Atâ për me shkelë nusja… U kon ni [1] voe përfuni, me ja thy qat vo. 

MD: Tani dasma e madhe ish aty...

XhK: Dasma ka pasë pa hesapë. Me surla, me tupan… at’herë. N’atë vakt me defa atje janë ardhë m’kanë marrë, me dajre. Niqin e pesdhet [150] krushqi janë kânë. 

MD: K’tu ceremonia qysh vazhdoi? A e ke pasë ftyrën e mbulume?

XhK: Po, viç edhe m’shplojshin. Po at’here s’u dufke nusja me kqyrë, sytë teposhtë m’i majtë. 

MD: Me tesha t’katunit?

XhK: Poo, teshat e katunit me pshallak, e veç qat shami.

MD: Çfarë ngjyre u kon shamija qe e ke pasë ftyrën e mbulume?

XhK: Shaminë t’bardhë e kum pasë me thek t’marume, n’vek t’shkrume rreth e rreth. N’vek aty e kum pas maru. 

MD: Sa zgati dita e martesës?

XhK: Dasma a?

MD: Po dasma? 

XhK: Tri [3] ditë. Nata e dasmës u kânë t’mërkurën, t’ejtën jum ardhë ktu, xhumanë ka n’tre [3] ora u prishë dasmja. 

MD: Kush knojke?

XhK: Defatoret. 

MD: Ku i merrshit defatoret? 

XhK: I merrshin n’Pejë defatore qato.

MD: Ditën mas martesës? 

XhK: Atë ditë që delshim napër shpi, dilsha n’tesha t’katunit, qitshim marham n’kryje. Ma s’parti t’çojshin te bunari nusen. Ja jepshin ni [1] bakall se at’herë s’ka pasë ksi filxhani po bakalla, kshtu t’cigit jun kânë. E çojshin nusën. Ma s’pari ni [1] djalë u dufke me i pri nusës me çu te bunari me nxerrë ujë. Na e kem pasë bunarin n’fushë kâ, viç qaj bunar u kânë. Veç nî [1] shpi jemi kânë e tash jemi bâ dymdhetë [12] ship. Qaty t’çojke qaj djalë. Qatij djali u dufke m’ja dhânë ni [1] kmishë, posafat atje… Çikë e prejshe kmishën, ku tu kepshin teshat tua ja kepshe edhe qatij djali m’ja dhânë, qî t’çojke tu bunari. 

MD: U kry martesa. T’nesërmen a hajshi t’njejtën sofër bukë bashkë krejt?

XhK: Po, krejt.

MD: A t’merrke ty dikush ngat si nuse e re?

XhK: Po, m’merrshin. 

MD: Kush t’merrke? Kush t’ofrojke?

XhK: Kunata.

MD: Kur je hi n’magje?

XhK: Masi jum kthy prej s’pari, krye pesë [5] jave qî u kthejshim, a di, prej s’pari… u duke me hi n’magje. Kur kish gra boll e lejshin nusën ni [1] motmot, a une jo. E kum pasë tjetrën kunatë, po u kânë e smutë. Ajo prej veremit s’ka mujtë me bâ punë. Gjasht’ [6] fmi i ka pasë, s’mujke. I ka pas metë at’here bukë kollomoçe me thuma… e qî u dufke, nuk mujke, ju dajke fryma. At’herë i thojsha, “Rri”. Krejt vetun qyqe, kallum vetum tani kum gatu. Ka shtatë [7] bukë kollomoçe, qysh ish puna… Se ish vera, ka izet [20] argatë n’ara, ka dhet’ [10] kosarë t’livadhev periherë i shtishin tanë, se i merrshin qashtu. Ja’u kthejshin edhe kta tani kosaqt, e argat’. U duhke m’i bâ ka tri [3] sofra bukë, me gatu, m’i bo hêt (ushqim), me krejt m’i bâ gati. Peshkirt e mdhej i kemi pasë at’here. Sofra n’fushë nuk shkojke, t’marum n’vek t’gjanë, e e kthejshin rrotull ata, e qitshin bukën ren, ren… puntorve. Edhe tepsinë aty midis. Tash po i qesin k’so tepsia me tjetër gjo, at’here i marojshin n’vek ato për me qitë tepsinë. E shkrujshin ata për marak n’vek, se u dufke n’krye me çu t’bardhë ata. Edhe ato i bajshim me krrabza për me majtë tepsinë, mos m’ju djegë durtë kujna dej e çojke atje. Qështu kemi pasë punë përte… bilahi, ktynehere. Tash qysh p’e sheh vet mâ...

MD: Kush u çu i pari n’shpi?

XhK: Ma s’pari u çojke baçica e i zoti i shpisë, tani magjetorja qitah, tani puntort tanë.

MD: Kush ja’u ndajke punt?

XhK: Punt naj dajke e zoja e shpisë, djemve ja’u ndajke i zoti i shpisë. 

MD: A i ka nda kshtu, kush është ma i madhi me pasë punë ma shumë? A i kanë pasë krejt njejtë?

XhK: Krejt njajtë. Veç ju kallxojke ‘qitâ, qitâ, qitâ kini m’i bâ’ edhe...

MD: E i zoti i shpisë? Çka bajke i zoti i shpisë? Me çka u merrke?

XhK: I zoti i shpisë veç sobave rrike. T’pâme kur u bojshin shkojke napër t’pâme. Ai s’punojke, i zoti i shpisë. Shkojke napër t’pâme, rrike qishtu. Musafirë vishin shumë. U dufke me nejtë n’sobë t’burrav me ta, kta tjert punojshin. Ai i pritke musafirt, shkojke napër miqsi me çu… I thirrshin napër zjafeta, napër k’to ai shkojke. E kta tjert punojshin sa mujshin. 

MD: Mas sa vjetve bone fmi?

XhK: Unë a?

MD: Po!

XhK: Tri [3] vjet s’kum bâ hiç. Mas tri [3] vjete m’kanë çu te mjeki.

MD: Ku u kânë ai mjek? N’cilin vend? 

XhK: N’Pejë. Mjekt at’herë janë kânë serb edhe ato serbe janë kânë. Gjuhën shqipe e dishin ma mirë se na. E m’tha, “Ban”, tha, “thmi me t’dhanë barna, nekcija.”. Mas qatyne nekcijave e kum bâ djalin, ma s’pari ni [1] djalë, m’ka rrnu tri [3] ditë e ka dekë djali, se zaher u munova edhe fmija u munu tani, e diç aj.

MD: Kush t’nimoi me lind’? 

XhK: Vallahi, veç Zoti… napër tokë. Kunata rrike qaty me ja pre kthizën. Ka nejtë me mu. 

MD: E teshat kush ja ka maru fmis? A e keni pasë naj teshë që e dishi që po lind’?

XhK: Jaaa vet ja’u bajshim. Ja’u prejshim… t’vogla teshat ja’u marojshim, e ja’u kepshim vet. Djep kishim, mnelat i bajshim n’vek t’leshta at’here, jo si tash. Veç i marojshim me jastek t’mirë, me mnela t’mira, mlojsa t’mira… n’vek edhe ato ja’u bajshim. 

MD: Kur e linde fminë tjetër?

XhK: Tani çikën e kum bâ, çikën e madhe. Bile, atâ e kam n’Zvicërr qe tridhet [30] vjet. Ajo ô lé mas qatij djali. Mas dy [2] vjete m’ka lé edhe nî [1] çikë tjetër, e ata e kam n’Pejë t’martume. Edhe ajo... Mas asej, mas tri-katër [3-4] vjete nî [1] djalë ma ka falë Zoti. Veç qata e kam. Mas qëtij djalit që e kum pasë, krye shtatë [7] vjete e kum pasë qit çikën qî ke qitu. At’here, kur i ka bâ kjo çika katër [4] vjet m’ka dekë burri. Katërdhet e katër [44] vjet jom metë çikë e gru, kur u vdekë burri. U da shpija e madhe. Unë dola qekâ. Djali ish i ri. Qaq… S’mujke pa e kry shkollën e mesme edhe aj djali. Vet i kum punu punt t’burrave, vet punt e grave. A p’e sheh qit mal qëtu? Vet i kum pre drutë dhe i kum bajtë n’krahë. I kum pru ktu për m’i majtë fmit. Jetima edhe kta. Jetime vet atje, jetima më metën edhe k’ta k’tu. Qështu tana...

MD: Qysh u organizu kur ka vdekë dikush e pamja? Sa ka zgatë e pamja?

XhK: E pamja… Vallahi, sa e maj men, a di, tash që e kanë bâ tri [3] ditë, at’here u kon pesumdhet [15] ditë deri izet [20], jo ma shumë. 

MD: Kush e njoftojke që ka vdekë dikush farefisin?

XhK: Tana fiset kallxojshin tanaj. P’e nxâ, diç burri jem. Krejt kush u kânë i ngjofshëm e çojke gjevâpin për miqsi. 

MD: A bike dikush diçka për me pâ?

XhK: Po. Pite bishin ktynehere, pite. Na blejshim, i thojshim ‘samuna’, t’vegjël. Ja’u kthejshim, ja’u shtishim n’tepsia, tani me qato pite u mbajke e pamja. Prejshim diçka, a viç, a pî dhênve, a pî… diçka. E majshim t’pamën. U dufke m’ju kthy bukë nâtje e n’pramje. Ka dy [2] herë bukë u dufke m’ja’u kthy se rrishin ka izet [20] vetë në t’pame n’kullë.

MD: A e marojshit hallvën? 

XhK: Po.

MD: Kush e marojke hallvën?

XhK: E marojke herë e zoja e shpisë, herë e marojke kush dike prej grave t’kojshisë. Për shembull, mu m’ka vdekë burri. Mu s’m’bike me maru për burrë tem, e kanë bâ gratë.

MD: Qysh e marojshi? 

XhK: E qitshmi tlyn. At’here s’ka pasë, tash u qoroditë hâllva me voj e me kto krejt, at’here hêja u kon ma e mirë me tlyn. E qitshim millin e kollomojt, e sitshim n’sitë. N’asht… A di, qî i qitshin t’grytit, a di, mu kânë mill i mirë, jo me kânë m’u bâ me gurë-gurë hallvja. Kur shkojke n’gjysë t’pjekmi, i merrshmi edhe nifarë… qekaq taniri mazë, edhe ja qitshim atij hallve. Ata tani u piqke mire, çfarë hallviii. E shkymshim. Ja qitshim sheqerin niherë me ujë derisa u bajke taman, a din, u trashke. At’here ja kthejshim shiqerin edhe u përzike. Kur vlojke taman e lshojke atë ynyrë hallva përmi, e largojshmi, n’skejt e lejshim deri vike vakti m’i kthy sofrat. 

MD: Te burrat çka bishin n’t’pâne? A bishin diçka?

XhK: Burrat a? Po. Bishin duhon, pare, kush kishê duhan, e pare, kafe… qito i bishin. Shiqer e… 

MD: A vajtojshin at’here në t’pâne?

XhK: Poo. Po, vajtojke gjithkush familjen e vet, a din, kur diske. Tash p’e nxâ, mu qî m’ka dekë burri, motra vet ja ngjehke fjalt qaty, tjetër kush…. veç familja e ngushtë. 

MD: Nâna Xhevë, për shembull, nânës nëse i ka vdekë djali ose burri, a t’kujtohet qysh e thirrke? A kajke me lotë? A bërtitke?

XhK: Ja, ja… me lotë. Dikush bërtitke. Me vdekë far’ djali i hastretit, valla bre kukatke sa mujke. Po me kukatë nuk ish mire. Për shqiptarë nuk ô kukama. Kaj me lotë! Gjithkush e di që familja jote t’dhimët. Hiç mos me kajtë, t’kanë zemra. Po dikush bojke xhâmë, e valla e bojke lame. Dikush ma… Qysh ishin gjinja.

MD: Te varrezat a shkojshin veç burrat? 

XhK: Jaaa… gratë at’here jaaa. Kur hike n’dhé, t’nesertit u çojshim e shkojshim. Ja çojshmi î [1] bakall ujë, ja çojshim ja lejshim tu vorri, se thojke hoxha â mire. A u shku eqt (i etur), a… me pasë ata ujë për skej.

MD: Nata e fundit e t’panës, që u kry e pamja, a t’kujtohet qysh i thojshin? Si tash t’shtatat, për shembull.

XhK: At’here i bajshin… Kur u kryke e panja i mledhshin krejt akrabanë, prejshin lopë a dishka, e bajshim darkën me mish, ariz, a me pite, me hallv apet, me… Qitshin tespishte t’kollomojt. Nashta ja’u ke nî zânin. Edhe ato. 

MD: Qysh u marojke tespishtja e kollomojt? A e man men?

XhK: Tespishtja e kollomojtë… Qitshmi tlyn aty n’furtere edhe maze. E qitshim nifarë qësi, qikaq (e prekë një pijatë mbi tavolinë), shiqer, e e përzishum dej u shkrijke shiqeri. At’here sitshim ata n’sitë t’shpeshë, millin e kollomojt e ulshim si bukën. Si u hiqke prej zjermit ata, a din, e ulshim si bukën, e e ngjesh’shim ata, e e shtrejshim, e e prejsh’shim, e shkrujshim, at’here me brisk, kush dike. Ma se dojshe me pâ se me ta dhânë dyjên. I bajshin hêtë krejt komplet që u mshelke e pamja, m’i mledhë akrabanë e krejt. U kryke e pamja. At’here s’kish mâ, s’vike mâ kush masanej. 

MD: Nâna Xhevë, kur janë ardhë musafirë miqt, a ju bajshi ushqim ma t’veçantë atyne?

XhK: Po, qysh jo.

MD: Çka ju qitshi atyne ma ndryshe?

XhK: Me mish me ariz, me pite… çka kish, a din. Hên ma t’mirë ja’u bajshim musafirve. Tani edhe robt hajshin se bojshim bollak, jo me bâ veç për musafirë e me kqyrë fmija. Jaaa… njajtë hajshin.

MD: Kur e shtrojshit sofrën te dhoma e juve grave, kush hajke ma s’pari n’sofrën e parë?

XhK: Ma s’pari ja’u kthejshim fmive. U kryjshin fmija, delshin e lujshin. At’here na gratë i kryjshim punt, u ulshim ma s’mramti. Burra e fmi i kryjshmi, na gratë ma s’mramti.

MD: A ju jepshi miqve naj sen me veti? 

XhK: Po nëse kem nxâ nuse po. U blejshim kmisha, çerapa, peshkira… ju jepshim. 

MD: Cilat festa i keni festu?

XhK: Bajramat tanahert. U prejke kurbani ditën e Bajramit. Kur delshin burrat prej xhamije e prejshim kurbanin. E bajshim abrokin qysh duhët. Tri [3] ditë a katër [4] ditë Bajram qî ish. Për t’madhin ish tri [3] ditë, i vogli katër [4] ditë. Po t’voglin e majshim edhe pesë [5] ditë, t’madhin e majshim katër [4] ditë. Krejt hêtë i qitshim e i bajshim. 

MD: Amëlsina a bajshit?

XhK: Po, ishalla. Me hallvë, me tespishte, me pite… me krejt çka duhët. Me siltjash, me krejt.

MD: Qysh u bo siltjashi?

XhK: Siltjashin… E merrshim e mjelshim gjânë. E vlojshim tamlin, e dlirshim arizin, e lajshim mire, e qitshim n’ata tamël. E zishim deri u trashke, me ariz, e me... E shkepshim nëpër tanira. 

MD: E tjetër festë?

XhK: Ramazanin e majshim mirë edhe înojshim… se tash s’po înon kërkush. Nî [1] muj Ramazan e kishe hoxhën n’sobë me thirrë, a din, me thirrë zânin n’pramje, për iftarë taravinë. Për syfyr vike tupani shpi për ship, gabeli, u pagujke. I bike tupanit. Na çojke. Shpi për shpi thirrke t’zotin e shpisë. Tash i zoti shpisë… Kunati jem e ka pasë Haxhi Duqi, ai e thirrke, “Ô Haxhi Duqi!”, i bike tupanit, ky ju përgjigjke n’kullë, “Ôoo hejo…”, “Çonu!”. U çojshim n’syfyr, a din, nja ni [1] orë a dy [2] përpara për me bâ bukën me hangër. Nî [1] muj ditë Ramazan e ke pasë hoxhen n’sobë, nî [1] muj Ramazan atij u duft m’ja bâ hêt sikur që ke hangër për ditë Bajrami. 

MD: Festë tjetër përveç Ramazanit e Bajramit?

XhK: Edhe Shingjergjin. Shingjergjin e majshmi. Dita e Shingjergjit që ish koha me mjellë e me k’to... s’livrojke kush, as s’shtike lavër n’fushë, se s’u dufke. Dytën [2] e dits t’Shingjergjit me pasë me mjellë, mjellshe. Tretën [3] e dits kërkush s’ponojke. E majshim edhe tretën [3] e dits. Prejshim kingja, i bajshim hêt sikur për Bajram edhe për Shingjergj. 

MD: E fmive çka ju bajshi për Shingjergj?

XhK: Tesha. Tesha t’reja si për Bajram, si për Shingjergj. 

MD: Kur i lajshit me hitha?

XhK: I lajshim ditën e Shingjergjit n’mengjës me hitha. Lula mlidhshim, mlidhshim çka thojke… Kush a din që u bojke, ja qitshim fmive, kur ishin t’vogjël n’koritë, kur ishin t’mdhej n’ujë, se at’here me taz, s’ka pasë banjo. Me vokë aj shporeti ujn. 

MD: Kush i stërrpikte?

XhK: Nâna. 

MD: A ju thojke naj fjalë?

XHK: Thojshim, “Ishalla urime! Kaloni mirë, û shkon puna mirë e marë gjithmonë.”, qështu. M’i thirrë nuk u dufke në emra, jo se i merr gjumi e s’munden m’i çelë sytë. Për Shingjergj s’dufke m’i thirrë kërkon, veç kur u çojshin vet.

MD: Emrat e fmive qysh ja kini ngjitë atëhere? 

XhK: Vallai, une ksaj t’madhes ja kum ngjitë Sani, çika e dytë [2] e ka Flori, kjo e treta [3] Lumturi. Une veç kit t’voglën e kum bâ te mjeki. Tretë [3] kta i kum bâ n’shpi. E kta (vajzën e vogël)… jam kânë smut e m’kanë çu. N’Pejë u lind’ kjo. 

MD: Nâna Xhevë, e Lamën a e keni festu?

XhK: Po, ishallah. Ça kemi qitë krejt për Bajram e për krejt edhe për darkë t’Lamës.

MD: Kur u festojke darka e Lamës? 

XhK: Na robt e shpisë krejt. Baçica, magjitorja… Burrat i thirrshin vllazninë e vet. U bajshim nja... n’sobë, nja dy [2] a tri [3] u bajshim n’shpi mesa, e bija, e krejt ilaket. 

MD: A ka pasë naj ushqim t’veçantë për Darkë t’Lamës? 

XhK: Ka pasë. Nihere e bajshim bukën qysh duhët, a din, hêt krejt. Tani mjellshim kungull misiri n’fushë. Ata edhe tash i mjellim. Masdarke i merrshim e i çajshim kungujt, e qitshim çerepin n’zjerm, veç i grryshim pak e i piqshim copat e kungllit. Misiri për qat muhabet u kânë. I çojshim n’kullë t’burrav ka dy [2] tepsija, edhe n’shpi ka dy [2] secilit ja çojshim përpara. Me pasë molla, qitshim molla, dardha, arra… k’to u qitshin.

MD: A t’kujtohet a kanë lujtë mrena gjatë natës burrat nëpër oda?

XhK: Po, kanë lujtë kapuçash. Deri rrethit sabâhit lujshin e knojshin.

MD: A t’kujtohet naj kangë që u knojke për humbsin a fituesin? 

XhK: Na kullat lerg. Shpijat s’bajke me nejt kush atje mrenë me ngu. S’i kemi ngu. Na shpinë e kishim si çika, e kulla e burrav ish atje tre [3] kat. Ata rrishin atje n’kullë edhe na... Kulla i ka pasë dallapt që e çojshim darkën, veç i çelshim ata dallapt e dallâpi u kânë mrena me fjoka… ata e nijshin, e i shtishim hêt. Aty krejt ja’u lejshim. E mshelshim dallâpin, edhe u kthejshim.

 MD: E te gratë a u lujke naj lojë?

XhK: Jaaa… gratë. S’kish kush.

MD: E kur u martojke dikush a lujshin te gratë ktu?

XhK: Poo. Bajshin si xhamall. E knojshin nusën e vjehrrën.

MD: A të kujtohet naj kangë që ja keni knu nusës?

XhK: Vallahi, e di i kem pasë ni [1] djalë t’hastretit, Sherif Dauti i thojshin. U kon oficir n’UDB qat’herë aj. E kanë marrë prej Nobergjani qat’here e dij. E bijë e kojshive që e ka knu vjehrrën i thojke, “Moj Manë, mor bri i dashit, priti fjalt mas qitashit.”. Për re, “Mori Manë, me bri t’dhisë, tash e mas për qyshqe t’shpisë.”. Qashtu qito. Tani edhe nusën e knojshin, “E lumja ti ku je ardhë, lumja aborri që e shkelë me kâmë, lumja vjehrra që i thu nânë.” E qëto. 

MD: Nâna Xhevë, a t’kujtohet n’dasma cilat tesha i veshi? A keni veshë dimija?

XhK: Jo, veç tesha t’katunit deri që u hi ky regjimi tjetër. Kur janë hi.. që u hi, p’e nxâ at’here që janë hi shkijet ktu, kanë veshë fistana, dimi, e tana. E at’here jaaa… s’ka pasë kshtu.

MD: Kur shkojshi nëpër dasma kush dilke me kcy?

XhK: Nuset delshin. Nuset.

MD: A kcejshin valle? 

XhK: Jaaa, veç ka njâ [1] ka njâ [1] kcejshin para defav. Nuset qî ishin, ren i qitshin, a din, ka njâ [1]. Tjerat rrishin n’kâmë deri kcejke ajo me defat, surla, e tupan... Aiii… Tash po thojnë, “Dasmat t’mira”, po mu kurgjo, kurgjo. N’restoran! U bâ si me hi n’thes ajo punë, kurrifarë hjeshimi s’ka. At’herë janë kânë dasmat t’mira. 

MD: Nâna Xhevë, kush u kon plaku i fshatit, plaku i meçëm që e kanë marrë nëpër oda?

XhK: M’kujtohet daja i burrit, Ali Meta i Posharit. Ai ka pajtu gjaqe gjithka. U shku gjithka katuneve e i ka ngu gjaqet.

MD: Cilat familje janë kânë n’gjak me njona-tjetrën?

XhK: Ka pasë Berishë e tylifarë fisi qî… a di, janë katrru nër veti. Edhe u katrrojshin gjinja budallakisht për mexha. Kurgjo! Me vra shoqi-shojn, ajo u kânë magarhâne, për kurgjo. P’e vret për nî [1] pllamë tokë! Çka? Kurgjo. Po te merr aj nî [1] pllamë tokë temtit, kurgjo s’â ajo punë. Mu kurgjo s’u m’ban. Pse me dalë me vra njerin? Kurgjâ ajo punë hiç. Te na qitu s’ka ndodhë, as n’gjini s’ka ndodhë, kurrë hiç. Nëpër hallk, a di, qî nishe, se ja kurrë. Tash katerdhet [40] shpi i kam n’gjini, kurrë s’ka bâ vaki. N’katun kush nuk e flet nî [1] fjalë t’keqe për ta, hiç. Edhe ktu tash janë djemtë tânë. Sicilli… a çohet djali jem sot punon, krejt n’t’mledhme i nimojnë. Punon aj tjetri shkojnë k’ta t’mitë i nimojnë. Tânë punojnë bashkë fushën, bashkë livadhet, bashkë tana punt. Bashkë e bojnë dertin çka me punu, e bajnë planin bashkë te tânë. Tash ma i vjetri djali i kunatit â n’kto troje, aj e ka emnin Bajram Haxhija. Aj… tânë si pula që i avit zojt, aj krejt i rrethon, tânë. 

MD: Pronën, tokën qysh e kanë nda?

XhK: Me inxhinjer. Katastra vike e ndajke. Tash, p’e nxâ ni [1] djalë, ata që ishin shumë vllazën… si djali jem që ish njâ [1], ky gjysën, ata gjysën e kanë marrë, se ky s’ka pasë vlla. Ata ishin ma kallabllak. Qashtu ja qitke plaki gjysën. 

MD: A ju kanë nda çikave tokë? 

XhK: Ja, ja. Veç djemve.

MD: E dhênt a ja’u ka nda?

XhK: Po. Krejt barabar.

MD: Si për t’madhin, si për t’voglin?

XhK: Po, po. Me lôpë, me dhênë, me krejt. Kujt i bike shpija, i bike. Mu s’um ka ra at’herë. N’atë kohë ma kanë maru qatâ qî asht qaty. Pse u ka râ m’i kthy, at’herë djali i ri, ma kanë maru shpinë. At’herë djali qetâ e ka bâ që katër-pesë [4-5] vjet vet. 

MD: Pleqtë me kan metën?

XhK: Tânë kena nejt… Pej që e di une kemi nejt… Janë kânë e janë dekë, kemi nejt bashkë qëtu. A tjetër ka bajke vaki që ishin djem shumë, nânë e bâbë me t’voglin e lejshin.

MD: Nâna Xhevë! 

XhK: Hê! 

MD: A t’kujtohet kur kanë ardhë k’to mjetet e informimit? Televizori…

XhK: Po, po. Pak para lufte janë ardhë ato. Na që i kemi bâ qitu se ata kush u kon që u kânë i zoti me hiqimet e… ato i ka pasë ma herët, se popullata qî janë kânë katuneve ma vonë. 

MD: Qysh ju dokë televizori?

XhK: Mirë u doke, po at’here marre… Ata e majshin n’sobë, na gratë ish marre me shku. Nuk shkojshim me kqyrë. Dej masi jemi da që i ka bâ gjithkush nëpër shpija po, se n’bashkallak edhe s’kishim ngê. Tej n’dymdhetë [12] t’natës ishim me punë, tu rahatu sene, tu i bâ gati për nâtje, jo fmija e vogjël, s’kishim kohë.

MD: E n’luftën e fundit n’Kosovë ku jeni kon?,

XhK: Me t’kallxu n’luftën e fundit ku kemi nejt tmerohesh edhe vet. Kemi nejt me nî [1] mal, ngul teposhtë u kon, grrîdh e ujtë shkojke për midis. Qaty i kemi qitë do druna e ceradat i kemi bâ si shpija msheft aty. Shtadhet’ [70] ditë qaty kemi nejt, tre [3] muj. Vallahi, kur gjujshin t’bajke dheu nër kâmë ashhii. Thojshin, ‘veç kur t’na mysin’! Veç kqyrshim kur po na hinë aty, n’atë mal, e po na mysin. Ishin thmija vogjël. Kajshin thmija. Bukë s’guxojke aty kush me bâ. Vishin natën kajherë, me roje, djemt bishin. Gratë për turr e vrap m’i shti bukt me ardhë. Bukë nore, djathë… sa m’i majtë fminë atje gjallë. Ka pasë t’smut shumë. Bile, dikush u dekë n’luftë. I kanë shti n’livadhe n’dhé se s’guxojshmi n’vorre. Tu u enë me tenka [ushtria serbe], s’guxojshin. Ka pasë t’shnoshë, ka pasë fmi shumë t’vogjël… ata lakmojshin me dalë n’livadhe. Nuk guxojshim m’i lane, thojshim, ‘na’j mysin’. I mytshin, ja hjekshin edhe kryet fmive, I mytshin për adalet fmi, e t’mdhaj, e… Çka kanë mytë fmi, Zoti baftë rahmet. Ka shpi që u mshelë krejt trrakk, veç pleq. Ja kanë mytë krejt t’ritë, e krejt. Masnej, nuset që ishin shtatzanë i kanë mytë, edhe fmit n’bark ja’u kanë nxjerrë e ja’u kanë mytë. Kanë bâ çka s’bahât, veç i lumi Zot na ka pshtu qaty. Kajshin valla fmija… Djalin e kunatit na patën vra. Aj u kânë pak si eksik e s’dike m’u rujtë, e kanë vra tu ikë që na noqën e na çunë... Tre [3] muj kena nejtë n’Isniq, atje qî na çunë qatje. Aj s’ka ditë. Ka u kthy me ardhë n’shpi ka kujtoft që na gjânë ne kâ, e kanë vra. N’rrugë kish nejt tri [3] ditë e tri [3] netë n’dill, sa edhe krymat e kishin pa mlu. Kur jena kthy prej atjehit e kena marrë, e kena shti n’dhé. E s’kena guxu me shti n’dhé veç natën me llama, qysh u kânë i veshun, i mathun, e kemi lshu n’dhé. 

MD: Tani jeni kthy n’shpi? 

XhK: Kur erdhëm… çka me ardhë! Kurgjo kërkun. Ku me shti kryjet? Kërkun! Kur jemi kthy prej atjehit u duft me msy malin, lufta e madhe tani u bâ. Kur u kthym k’tu… krejt kit kulum kur jemi ardhë veç zidnat janë kânë, edhe ata t’djegun, krejt trojet, te tânë. At’herë kur jena kthy prej luftës bike shi, bike mrena, po s’u kujdeske kush me thânë t’ja çojmë a t’i nimoj dishka. Ne jo. Gjinja kanë marrë, na jo. Djali u kânë ushtarë n’luftë, nî [1] motmot. Veteran i lufts. Tânë e kanë marrë… E kanë marrë gjinja që kanë nêj me ne qaty. Thmija tetë [8] vjeç u kânë, u bâ veteran i luftës! E mas luftës e ka marrë. E ktyne veteranve kërkujt s’ja’u kana dhanë… A qeehh… Çfarë rrnese ô kjo? Kurgjo kërkuj, hiç! 

MD: Nâna Xhevë, a i kanë lanë at’herë çikat me u martu me t’fesë tjetër? 

XhK: Jo, ishalla. Kataliki me katalik, shqiptari me shqiptar, shkijet e kanë pasë t’aqikum. Festat janë kânë t’dame krejt. 

MD: E tash?

XhK: E tash e di edhe vet. A del, e sheh (qesh)? S’po t’kallxoj se e dî vet ma mirë. 

MD: Nâna Xhevë, se ju kcym temave herë anej herë knej, do sene çka i harrum tash po t’i kujtoj. Ju, nâna Xhevë, keni kalu nëpër kohë të ndryshme. Cila u kânë koha ma e vështirë për ty, prej që e man mend? 

XhK: Ma e shtira u kânë qikjo lufta e fundit. Ishalla kush s’e pret mâ. As sabia n’djep mâ ishalla s’e pret. Veç qetash u kânë, soll qetu napër lugje çka kanë… kanë mytë gjinë. Mâ dhênë, çobant i kanë gjetë t’kosit. Ja’u kanë hekë pleqve kryet… Ku po do ma vshtirë?

MD: A kanë dalë jashtë prej ktuhit?

XhK: Po. E kanë lshu Kosovën. Qitu i kem nizet-tridhet [20-30] djem jashtë. 

MD: A e dini çka punojnë atje?

XhK: Puunojnë n’Zvicërr, Gjermuni, Suedi, Austri, Amerikë… gjithka janë dalë. Punojnë n’shtete t’huja sa t’munën.

 MD: E burri yt a u kânë jashtë?

XhK: Burrin tem e ka nxâ rob n’Luftë e Parë [I]. E ka majtë pesë [5] vjet gjermani atje. Burri jem edhe mixha jem. Dhetë [10] t’katunit t’Raushiqit janë kânë që i ka nxanë lufta e gjermanit. Une jam kânë fmi at’here, tri [3] vjeç, pak që e maj n’men që u hi gjermani. Eh, bili nî [1] gjerman ma vnoi dorën n’krah, “Mos u tutë”, ma bâni. I shau bâba jem, tha, “Mos shaj se s’i ngucim, veç kryqalit i lypim na.”. Kishe shkijet i lypshin napër… a din. Zagerrnen e patën kallë krejt, Pejën… Çka u kânë kullë e mirë edhe e shqiptarit, a din, që kanë thânë që â pak i zoti, krejt ja kanë ç’bi. Edhe kullat gjermani… a me mytë fmi, jaaa. As ka mytë fmi, as s’ka mytë kan, as gra, as hiç s’ka prekë gjermani. Veç qat’herë n’luftë që janë kânë ushtart që i ka nxanë puna, që i kanë marrë, e qitë. Tani masi që u lshu… Vonë une jam dhânë. Shtatumdhet [17] vjeç jam ardhë te burri, ky u kânë katerdhet [40] e diçka vjet kur e kum marrë. Tani bâni dergjë. Prej zemre u kânë smutë. Pesmdhet [15] vjet ka bâ dergjë, mas pesmdhet [15] vjete u dekë edhe ai tani.

MD: Nâna Xhevë, qysh po t’dokët koha e sotshme?

XhK: Tash a? Diqysh… A e kryn fmija shkollën, p’e nxâ, djali i djalit tem e ka kry atij si gjajnë punë. S’dojnë me lonë n’punë kërkun! Çikën e djalit e kam n’Prishtinë për mjeksi, edhe ajo nesër e kryn, po kujton që e shtinë n’punë a? Kërkun. Qaq që janë ardhë kushtet ngusht. Me kânë me na pasë me na zatetë shkijet ani, po shqiptari-shqiptarin kjo osht shumë, shumë keq. Veç për veti, fminë e vet, gjininë e vet i kanë shti n’punë, për tjetër kan s’kanë shti n’punë. Une e di që djemt tonë, t’ritë tonë janë dale, i kanë kry fakulltetet. U duft me msy jâshtin. Tash edhe djali i djalit e ka kry shkollën. S’ka punë... 

MD: Qysh e kalon nî [1] ditë? 

XhK: Vallahi, çohna vonë boll. Deri ka n’nimdhetë [11] rri ratë se s’muj, nuk e do, as s’e do fryma, as kamt. Edhe përherë… herë ma kâna, herë s’ma kâna. Hiç. Me hângër s’ma don kurgjo. 

MD: Ditën a po del? 

XhK: Po, dal kajhere. En’na. Deri n’kryje qatje vi, apet deri kâ, po po tutna që rrzohna kun e jes. Nuk largohna shumë. 

MD: Pensionin a po e merr?

XhK: Po. Po çka â penzioni që me pa kesën e hapave… ohh vallai shtadhet e pesë [75] evro nuk e përthekojnë mujn. Krejt hapa shkojnë. Çfarë pensioni â? Aiii… kurgjâ.

MD: Nâna Xhevë, t’kom lodhë pak.

XhK: Jo, jo. Une pata qef vet me folë me ty se mu doke bash çikë e mirë kshtu (qesh), e pata qef. 

MD: Faleminderit shumë!

XhK: Faleminderit ty (përqafohemi).

MD: Tu zgjatë jeta!

XhK: T’lumtë goja. Ju zgat’t jeta juve t’rive. Ju shkoftë puna e marë e mirë, se pleqtë tash e kanë pasë...