Ymrane Shala

Intervistuar nga: Petrit Bytyqi

ne bashksi ôsht ma telashe, ma mirë duhet secili jetën e vet me e pasë se mi majtë krejt grumbull

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

14.12.2016

Lokacioni i intervistës

Prishtinë

Vendi i lindjës

Gilan

Tranksriptimi

PB: Po shpresoj që nuk t’ka metë naj punë n’gjysë.

YSH: Jo jo

PB: Mirë teta Ymran. Pra, kjo u lëshu me inçizu e le të rrin këtu, unë po e boj veç ni prezentim të vogël edhe pse pak ta permêna. Domethânë, âsht ni projekt i financum pi Ambasades Amerikane, ata po dojnë me bâ ni hulumtim për hisen e grusë edhe m’nyrat qysh kan vepru n’ndâmje t’hises për grunë. Niju e lirë me m’kallxu, nuk ka mu keqpërdorë as zâni yt as kjo (dora në drejtim të telefonit qe po inçizon), ka mu përdorë me studenta e për hulumtus. Mirë ish kân’ mi ja nisë veç me ni prezantim të vogël tani ma vonë bashkarisht, unë boj pytje ti m’përgjigjesh e m’tregon diçka edhe -

YSH: Unë jôm Ymrane Shala, e lindun n’Gilan, jetoj n’Prishtinë. Kâm dy fmi e jam kryefamiljare se pasi burri m’ka vdekë para 25 viteve. Tash jôm me dy fmi, fmive ju kâm përkushtu maksimum.

PB: Domethânë, krejt fmitë i kqyr e je kujdesë prej fillimit?

YSH: Jâm kujdes prej fillimit deri tash, dha zoti fmia tash jânë. Punë, të dyt’ punojnë, jânë t’zot e vetit, edhe unë punoj n’qet lokal ku e kâm, pastrim kimik. Kështu qî i arrina bashkë, bashkarisht për krejt.

PB: E, teta Ymran a ke pasë rast me kânë pjesë e familjes nâjherë kur ô da hisja? Për shembull, baba juj kur i ka da vllaznive t’juj ose -

YSH: Po, unë jôm kônë prezent aty.

PB: A po?

YSH: Po, se m’kujtohet shumë mirë, shumë mirë ai rast se unë at’herë dômethônë nuk jôm kônë e martume, jôm kônë tu punu këtu në Prishtinë me djemt e hallës, e kanë pasë ni - me fotografi janë marrë, edhe unë punojsha, e në mramje m’ka thirrë baba e m’ka thânë nesër e dille, n’mëngjes këtu me qenë.

PB: Po.

YSH: Se kom vendosë me i da djemt, e masi je antare e familjes du tha me kônë prezent edhe ti (bashkon duart me emocion)...E, at’herë jôm shku unë të nesrit, kemi qenë gjyshi, axha jem, baba jem, dy vllaznit edhe unë aty, qaty n’dhomë. Edhe baba kish pasë vendosë me i dâ djemt, e ka pase qef qe edhe unë mu kônë prezent.

PB: A te kujtohet pak a shumë çka ka folë, qysh u qas’, qysh - ?

YSH: Po!

PB: Se shume mirë qe t’paska thirrë, ai paska pasë konsiderate për vajzat e veta.

YSH: Po. Se at’herë baba e ka pasë bô edhe ni shpi, aty në oborr, e vllaun e vogel dojke me e qite aty në shpi, se normal dy djem, dy nuse, fmija e kallabllaku-

PB: Po âsht pak traditë te na vllaun e vogël e rujnë pak mâ shumë për -

YSH: E jo! Qe, vllau i vogël ka pasë dalë n’ shpi, po, baba ka pasë metë me vllaun e madh, e at’herë m’tha mu, tha, ti i din renet ma s’mirti n’ shpi çka shkojnë për shembull, te vllau i vogël, çka i vyn atyne për ni jetë normale. Thash po.

Krejt çka duhet tha, ja bartë atyne atje jau çonë n’shpi. Edhe unë tani, masi e kryten ata ceremoninë, qikjo të takon ty e qikjo ôsht e jotja, qitu ki mu vendosë ti me gru e me fmi i tha vllaut t’vogël. Tash tha, kjo ju çonë senet shka ju vyn për jetë.

PB: E moter a ki?

YSH: Motrën e kam ma t’madhe po ajo ô martume, me fmi me gajle te veta, probleme t’veta e me punë tveta, un’ jôm kônë e pa martume at’herë mu m’thirri.

PB: E tash te ajo shpia âsht vllau i madh a po?

YSH: Jo, i vogli ôsht, shpia ôsht vllau i vogël me gru, e vllau i madh ôshtë me shpi ku ka qenë edhe baba edhe na ku jena rritë qaty.

PB: A u ni najkush pi vllaznive se zakonisht na n’ traditë e kena pak ashtu krenaria e burrit, kishe unë duhet ose jam ma i madhi ose ?

YSH: Ja ja ja, na kena pasë mirëkuptim nêrmje veti.

PB: Shumë mirë, e a të kujtohet në atë kohë baba qysh ka folë me djemt ose qysh e ka çelë ketë temë të hises edhe, a munesh pak me kallxu qysh ka folë baba?

YSH: Po tash unë po t’thôm qitash kallabllaku e boni të veten, ne bashksi ôsht ma telashe, ma mirë duhet secili jetën e vet me e pasë se mi majtë krejt grumbull, se ardhmêni s’ki aty, at’herë vendosen vllau i vogël ke i pajtimit me dalë me gru, ne atë kohë i ka pasë dy djem edhe ni vajzë, e mas luftës edhe ni djalë e ka, domethônë tash i ka tre djem edhe ni vajzë.

PB: Tre djem edhe ni vajzë? Qofshin me ymêr ata.

YSH: Po. Amin falemnderit. Edhe, qikjo ka qenë, qikjo ka qenë. Ma tepër nuk ka pasë aty pse, ja qysh... e kena diskutu shumë familjarisht aty, e afërt, as s’ka pasë problème aty as s’ka pasë fjalë, as s’ka pasë q^ me thonë jo q^shtu unë po du jo unë q^shtu. Aty ô vendose shumë shumë qetë edhe shumë mirë.

PB: Shumë mirë, e ju a keni hise të trashegune prej babës?

YSH: Jo, unë nuk kôm. Se s’kôm dashtë.

PB: Ske dashtë..? Hajt kallxona pak pse s’ke dashtë, pse ke vendosë mos me dashtë, ose qysh u kânë situata ?

YSH: Po qyre tash, ajo nashta duhet mi ja nisë i pari, ajo fakt osht, veç q^ unë nuk kom mujtë për shembull as s’kom dashtë se nuk e kom ni veten mirë, se megjithëse ajo i takon secilit, po, secilit fmijë. Amo unë tu e ditë çfarë respekti m’kanë bo vllaznit, e kunatat, e fmija e krejt.Tash, nuk mu ka dokë mu e arsyshme.

PB: Nuk tu ka dokë e arsyshme.

YSH: Nuk mu ka dokë e arsyshme se ai me pasë dashtë... veç qe, nuk mu ka dokë, mu thjeshtë nuk mu ka dokë e arsyshme.

PB: Edhe ke vendosë vet me vazhdu..

YSH: Edhe kôm vendose vet. Une nuk kôm dashtë, se megjithëse unë po them me dy fmi, nejse kôm jetu niherë në bashkësi e krejt veç qe para tremdhjetë vjete a katërmdhetë unë jôm dalë vet, e me qita dy fmi qata vllaznit m’kan nimu, m’kanë nimu shumë. E, tash unë mi jau kthy atyne ajo pi bjen si bumerang. A ôsht qashtu? Tash, t’flasmi realitetin se unë kur jôm kônë nashta qe sa vite n’zorë shumë, qata vllazën m’kanë n’ihmu.

PB: Shumë mirë teta Ymran që âsht qekjo harmoni n’familje, e qe i keni nda gajlet.

YSH: E, kryesorja ô harmonia se pasunia shkon e vjen.

PB: Me ktâ po nënkuptojmë qe edhe në t’ardhmen ti ki mi jau ‘da baraz vajzës edhe djalit?

YSH: Po, gjithsesi, qa t’kôm atë mun’si.

PB: Po, e pronën ktu në Prishtine që e keni, me punë e keni arritë? Keni bâ banesë?

YSH: Banesë per momentin nuk kôm, me qera jena.

PB: Me qera jeni?

YSH: Me qera jena, veç që mire, masi po mujna mi ja dalë apet duhet me thanë mirë.

PB: A keni shpi?

YSH: Kena shpinë e vjetër, t’vjehrrë, po menoj ku kena jetu, tash aty osht kunati i katërt, e qaty po mendojnë me e nda për banesa, e atëherë ai kunati m’ka thônë, m’ka premtu që ni banesë ka me ma dhônë.

PB: Edhe kunati njejtë qasja?

YSH: Po, edhe ka ana e burrit.

PB: E ka ana e burrit? Sa kunata jânë, sa vllazën, sa motra? A munesh me kallxu pak për strukturën e familjes?

YSH: Po, kta jônë 6 vllazen edhe 2 motra, edhe domethônë burri jem ka vdekë para 25 vite po edhe ni kunat mas luftës, shator, me pesëm- dhetë shtator, n’ 99’ten ka bô ndeshje n’Suedi edhe ai ka vdekë.

PB: Më fal që po të pys, nashta janë pak tema të ndishme, burri a ka qenë i smutë?

YSH: Po, i smutë, i smutë prej kancerit. Edhe 2 vite, boll u mundum, shko në Lublanë e shko në Beograd e... për mjek e për ksi sene s’ka metë anash kurgjô, veç që ma tepër jetë nuk ka pasë. Edhe qekjo.

PB: A jânë vjehrria gjallë?

YSH: Jo, asnjô. Bile unë kur jom martu vjehrrin se kom gjetë, veç vjehrrën, edhe vjehrra para 8 viteve ka vdekë.

PB: E tash aty ôsht kunati ma i vogli?

YSH: Jo, i katerti ôsht.

PB: Kânë edhe vajza tjera mâ vonë apo?

YSH: Ka, vajza ôsht. Domethônë, kunatat e mija, motrat e burrit, domethônë kunati ôsht ma i madhi, e dyta ôsht kunata edhe i pesti fmij ôsht vajzë, tani edhe tre kunet jônë ma t’ri se kunata.

PB: E tash jânë 7 fmi qysh pe kuptoj a po? Apo jânë 8 pa burrin e kunatin që kanë vdekë?

YSH: 8 kanë qenë krejt, domethônë 2 kanë vdekë e tash 6 jônë. 4 djem edhe 3 qika.

PB: Qysh âshtë puna e hises? A munesh pak?

YSH: Te ata puna e hises ôsht shpia e vjetër, qaty ku kena jetu na, aty kushte për ma tepër nuk ka, veç edhe kta vllaznia e krejt e kan lanë qat shpi, asni hise s’kan lypë se secili ka marrë banesë për veti, kanë bô banesa. E tash qaj kunati i 4’t që ôsht, m’ka premtu që ka mu dhônë ajo pjesë për banesa, e at’herë m’ka thônë njô mu, njô ty. Qeshtu na ka premtu ai.

PB: Edhe kjo familje âshtë n’Gjilan a po?

YSH: Jo ktu n’Prishtinë janë ata, po po kta jônë në Prishtine mrapa teatrit, te Parku i Qytetit, shumë afër.

PB: Me prejardhje a e din?

YSH: Kta jônë t’Gadimes, moti, para 150 vjetë nashta kanë ardhë në Prishtinë. Llogarite ti gjyshi, vjehrri jem ka lindë në Prishtinë.

PB: Pra, kokan banorë t’ vjetër.

YSH: Banorë te vjetër, qytetarë të vjetër jônë.

PB: Mirë.

YSH: E kur ke puna te hisja, krejt ja kanë lônë atij kunatit, i kanë thônë shpia si te ipet për banesë, njô ty e njô për mu se kta tjert krejt kanë.

PB: Kush ja ka lânë kunatit?

YSH: Kunetët, motrat edhe vllaznit jônë dakordu qe ajo shpi mi metë atij, edhe ai frikë e ka qitë mi veti se krejt jônë kônë të pajtimit, ajo shpi ôsht në emën të kunatit, veç që ôsht në pritje tash veç kur te marrin për banesë.

PB: E a ke pasë rast me qëllu kur kanë diskutu ose kur kanë debatu për këtë punë mu nda motrat me vllaznit e vet?

YSH: Jo,

PB: Apo veç e din qysh e kanë?

YSH: Une e di se ai kunati kur ka shkue aty te secili, se kshtu që me thônë tybe mu kônë jo, veç i ka thônë atij kunatit qishtu qishtu. Kunati ka thônë sa i përket meje nuk ka problem. Ai tjetri njejtë ka thônë e ai tjetri e, edhe qeshtu jônë kônë të pajtimit njejtë krejt.

PB: A jânë gjithë të martum?

YSH: Gjithë jônë t’martum.

PB: A kânë fmijë?

YSH: Krejt kanë fmijë.

PB: A kânë shumë fmijë?

YSH: Jo tash secili ka 2 i ka, tash ai i madhi i ka 3 djem, kunata i ka 5, qajo motra e burrit, ajo i ka 4 qika, ni djalë, kunati qaj qe ô n’Suedi ai i ka 3, 2 djem 1 çikë, domethônë, prej meje e knej jônë veq ka 2.

PB: E a ta merr menja që fmijtë e njanit kunat që kanë vendosë mos mu kânë pjesë e shpisë jânë ni nashta pak t’lëndun ose të cenun ose thjesht kânë thânë nashta baba s’ka dashtë?

YSH: Nuk ma merr menja, se jônë të ri. Nuk din ata, nuk ma merr menja që mujnë me mendu ata thellë.

PB: Jo perderisa jânë n’ksi familje edhe unë nuk menoj që kanë mujtë.

YSH: Sigurisht se ata jônë 17 -18 vjet 16... 14, qaty sillen e domethônë qe nuk jônë bash ata që... se i kan prindët. Ata hala nuk jônë ne moshën madhore që me ditë, e tash masi i kan prindët e prindi ven- dosë per të vet.

PB: Çka po menon ti k’tu te na n’Kosovë? Tash pe dim, e kem pak traditën interesant në lidhje mes burrit-grusë, vllaut-motrës, e sidomos në raste me ndâmje të hises.

A ta merr menja që bahen ndâmjet e barabarta në Kosovë?

YSH: Jo, jo.

PB: A ke pasë naj rast? Ose a din ni rast që me të vërtetë u kânë nashta rast i keq me e qujtë... dikush osht i lëndun, ose dikush nuk ju ka da hise, ose dikush ka lypë me e pasë krejt përvete, as vllaznive as mo¬trave mos mi jau dhanë? Çka ta merr menja?

YSH: Nuk e di unë, unë çka kôm pa përmes televizionit, a din, ras¬te.. se kshtu në familje jo, nuk muj me të thônë kurgjo për familje.

PB: Veç në Kosovë po menon qe nuk ndahet drejtë?

YSH: Jo, nuk jônë, ka me shku kohë.

PB: Pse po menon që ka me shku kohë?

YSH: Pse? Se prindët i kan fajet.

PB: Prindët i kanë fajet?

YSH: Po, prindet i kanë fajet. Ata edhe pa u martu, se fmiu kur të martohet ôsht diçka tjetër e edhe pa u martu prindi si prind duhet mi thanë ti e ki qito, ti e ki qitô.

Duhet mi jau nda baraz, se fmi ôsht ai, për prindin ôsht njejtë si vajza si djali...

Veç qe te na jo. Hala nuk o mentaliteti.

PB: Po, nëpër zona rurale, nëpër fshatna oshtë pak ndryshe puna e tokave.

YSH: Qe ku e the se rasti mu kujtu tash, ni rast. Çika e kunatës dojke me marrë banesë ktu në Prishtinë, edhe nuk ja mrrike, se u dushke me kredi e me sene. At’herë u qun prindët ja blejten.

PB: Qysh ja kan ndihmu prindët? A kanë shitë naj tokë të veten për mi ja mbulu, apo?

YSH: Jo, nuk kan shitë (kollitet), po kunata ka hi në kredi, domethônë nana e vajzës, kunata e jeme ka hi n’kredi edhe ia ka mundsu ni kest që po dufke me pasë, me dhônë ti pjesemarrjen për qatë banesë, me pasë pjesëmarrje. Tash sa u kanë shuma aty nuk e di.

PB: Po varet prej bizneseve, dikush e ka ni shumë t’caktune, dikush njâ tjetër.

YSH: Varet qysh jane marrë vesh, veç që po, kunata ka hi n’kredi edhe edhe ja ka kry.

PB: Shume mirë, shume rast i mirë. E naj rast tjetër jo nashta n’familje t’ngushtë po n’familje ma t’gjânë te mixhallar’t e babës ose dikun ma larg? Qa t’kujtohet ty për ndamje t’hises, qysh e kânë pas ata?

YSH: Qe te halla jem për shembull, djali i hallës tem i dyti. Çikën qeshtu u da, i kishke kushtet atëhere, djali i hallës teme i vogli i tha a p’ja jep paret për ni banesë a p’ja jap unë, se e drejtë e çikës asht edhe ki me ja dhônë. Edhe u qu ja blejti banesën n’Fushë Kosovë. Po n’Fushë Kosove ia ka ble banesën, edhe që thojnë ajo sot e atë ditë n’qat banesë ôsht, po se i pat mundsitë edhe ia blejti. Do me thônë axha i çikës ke iniciator për m’ja ble banesën.

PB: E çka menon ti personalisht teta Ymran, pse bahet ky lloj diskri-minimi, se shumë mirë familja juj kokan rast ma i veçantë edhe shumë mirë që e kena edhe ni qesi rasti, po pse për shembull kryefamiljari, n’këtë rast baba po supozojmë që i ka tri çika edhe tre djem, cila oshtë arsyeja pse ai vendos veç djemve me ia da e vajzave jo?

YSH: Epo ai mendon që trashëgu’si asht veç djali. Vajza thjesht faktikisht po shkon n’fis t’huj, tash merr mbiemër tjetër me krejt, a për babën trashëgu’si ôsht djali.

PB: Për babën trashëgues âsht veç djali? Hala ka met n’kulturë mbiemri?

YSH: E qe edhe ni rast kunata jem ma e vogla, baba i vet, thjesht, puntë i kanë super.

Edhe ai kur ju dajti qe djalit e asi, edhe çikave jau dha ka 5 ari tokë, edhe ato janë n’Matiqan. Tokat ka 5 ari.

PB: Edhe ato mujnë me vendosë a mi shitë a mi¬

YSH: A mi shitë a çka, ajo ôsht e sajna, çka bôn ajo, pasunia ôsht e sajna ajo vendosë vet për ato. Qe, edhe te ai rast baba i vetë jau ka pasë dhanë.

PB: Shumë mirë nëse ka raste.

YSH: Ka raste, ka raste veç qe tash nashta edhe na nuk i dijmë sa duhet, veç qe raste ka. Nuk mujna me thônë që s’ka.

PB: E a menon që në të ardhmen ose në të ardhmen ma të afërt ka mu përmirësu pak?

YSH: Po gjethqysh, sigurisht që po. Në të ardhmen e afërt sigur- isht që po, se tash prindët e rij nuk e kanë mentalitetin si t’babës, tash rinia osht ndryshe. Thjesht, nuk bojnë dallime, a ôsht çike a ôshtë djalë, thjesht -

PB: Qe thojnë evlad.

YSH: Evlad i tij. Tash dallime nuk bojnë, edhe po ma merr mendja që koha që po vjen ma shumë kanë me ju kushtu çikave se djalit.

PB: A jânë te shkollun fmijtë? A o vajza e shkollune? Djali?

YSH: Po, po.

PB: Çka ka t’ kryne vajza?

YSH: Vajza ka gazetarinë, tash për momentin ôsht’ menaxhere në Albi, te kandi i lojnave Plejlend, aty e menaxhon krejt Albin. Se ôsht, turqit e majnë tash, sivjet e kanë marrë ata, domethônë qaq që ka qenë e përkushtune për punë, qaq që ôshtë e zoja për qatë punë, at’herë kur kanë vendosë me e çelë turqit, kanë thônë, nëse e merr me menaxhu ajo pe çelim përndryshe jo.

PB: Shumë mirë, e djali?

YSH: Djali, edhe ai punën e ka mirë, po punon programer me ni firmë amerikane, mirë i kanë puntë. Qikaq.

PB: Shumë mirë, ma s’pari po me vjen mirë që e kena ni rast që ti je kryefamiljarja edhe e ki ni rast që ke vendosë mu kujdesë per fmijë edhe çka osht hala ma interesant nuk ke dashtë qëllimisht me marrë hise, jo veç pse të kanë n’imu vllâznit, po kjo âsht shumë mirë, besoj që njejtë ki mi pasë edhe fmijtë në të ardhmen.

YSH: Sigurisht, perniherë duhet, se unë ju kom përkushtu shumë, se fmia në vegjëli e merr ato, çka osht ma kryesorja i kom pasë msu që me rrejtë nuk bon. Qikjo ôsht, me rrejtë nuk bon edhe nuk rrejnë. Liritë i kanë pasë, ani qe ô çikë e qe ô djalë, dalin shetitin, rrin në 1, 2 e 3 te na¬tes, veç me tregon edhe u kry. Qikaq. Ma tepër, un’ kur e di ku ôsht s’ka nevojë me më rrejtë. Fmija edukata kultura e krejt.. ôsht shumë. Kurrë mo nuk rren, jo mu po kërkonin se u msu në qat rreth.

PB: Sigurisht...

YSH: [çon durt dhe me mimika thotë: qikaq]

PB: Teta Ymran, ju falemnderit, po m’vjen mirë që e patëm edhe ni qesi rasti e edhe ni qesi qasje, po besoj qe qito raste kanë mu rritë sikur qysh jeni edhe ju.

YSH: Dhashtë Zoti, dhashtë Zoti.

PB: Falemnderit shumë.

YSH: Ishalla rriten, ishalla vetëdij’sohen, se mu po ma merr menja

qe po, se rinia e sotit ôsht tjetër. Mendime tjera ka. 

PB: Falemnderit shumë edhe niherë

YSH: S’ka përse.