Zadushe Krasniqi

Intervistuar nga: Batije Sylejmani

Mirë, mirë i kemi pasë punt e, kushtet janë kânë t’mira, po pa gra n’shpi osht koxha zor... ton’ t’ri; qaj vlla pak ma i pjekun

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

24.05.2018

Lokacioni i intervistës

Prishtinë

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

BS: Mirëdita. 

ZK: Mirëdita. 

BS: A po ma tregon emrin edhe mbiemrin?

ZK: Po kismet: Zadushe Krasniqi. 

BS: Ti ke lind’ n’Kolovicë, a po? 

ZK: Po. Gjashtëmdhetë [16] vjet jom martue. 

BS: Sa fmi jeni kanë n’familje? 

ZK: Shtatë [7]. 

BS: Me vllazun e me motra? 

ZK: Tre [3] vllâzni edhe katër [4] motra. 

BS: Po. 

ZK: Mirë, qashtu jena... se thashë mos... 

BS: Jo, s’ka gajle. 

ZK: Katër motra, tre vllâzni, jemi rritë jetima. 

BS: Nanën? 

ZK: Na ka dekë nâna, ma ka lânë motrën dy [2] vjet... e kemi rritë na motrat, vllâu, s’kemi pasë gru n’shpi. Ai ka gatu, na ka kshyrë n’ven t’nânës. Tani masi u rritëm na, ia nisëm edhe na ka pak punve. Tu rritë qashtu, tani “po t’martojmë” – gjashtëmdhetë [16] vjet. Um martoi bâba me ni vên n’katun. Mas dy [2] vjete um hini burri n’burg... Dymdhet’ [12] vjet e kom rujt’. Kemi korrë, kemi prashitë me argat, me t’shpisë... n’gjashtëmdhetë [16] rob jom shkue. Qeshtu. Ujë te kroni marrshmi, dalshmi n’ara, tani tej shkojshmi u lodhshmi begi’ mirë, me iu qit’ puntorve, tani mu ulë na me pushu 10-15 dakika, e ju kena nisë apet arave... a me prashitë, a me korrë – qysh u kânë puna. 

BS: Nanën t’kahit e ke pasë? 

ZK: Nânën t’ Koliqit. 

BS: t’Koliqit. Babën? 

ZK: Bâbën t’Kolovicës.

BS: t’Kolovicës, po.

ZK: Bâbën t’Kolovicës, nânën t’Koliqit. 

BS: E nana jote sa vjet u martu? 

ZK: Po s’e di... nâna um ka lânë tri [3] vjeç; mu tre [3] vjeç, motren motmot e gjysë. Atâ e kemi rritë na. Bâba ka ofru me falë, kanë ardhë me marr’ me pejton, se atëhere s’ka pasë kerre. Kur u ardhë me marr’, unë s’e kom lshu çiken, e kom kap e kap: “S’e lshoj motrën teme kurrë me falë dikun!” Ajo gruja s’e murr: “Ja,” tha – “tu kajt’ nuk e lâ”... nuk na murr’ çikën se s’e lshova... thojsha “ma mirë le t’des n’vên tonë se me shku dikun”. 

BS: E kush u kânë ajo që ka dashtë me marr’? 

ZK: U kânë njo e Prishtinës... s’e kemi njoft’, veç baba ia ka falë. 

BS: Aha. 

ZK: Bâba ia ka falë. Dikush ia ka gjetë ni gru që o miftjaqë për f’mi, erdh me pejton me marr’ me veshë, me veshë çikën, unë s’ia lshova. Thashë, “Ja, çikën kurrë s’e fali”. Bâba um briti, tha, “Ti ki me kshyrë” thashë “Atë ditë kom me kshyrë a do desë n’shpi tonë, n’vên tonë, se me ia falë dikujna...” edhe u rritë, qashtu për kjamet u rritë, e kemi rritë, u martue... ka fmi: katër [4] djel, katër [4] çika, si kjo n’ketë vên. 

BS: A u martu ajo a? 

ZK: Po, u martu. 

BS: Ku u martu ajo?

ZK: N’Sharban, n’katun. 

BS: E, mirë i keni pasë punt’ me rritë e me… 

ZK: Mirë, mirë i kemi pasë punt e, kushtet janë kânë t’mira, po pa gra n’shpi osht koxha zor... ton’ t’ri; qaj vlla pak ma i pjekun, nanumdhetë [19] vjet u kânë. Qaj vlla na ka kshyrë, na ka veshë e, na ka mathë, e, ka gatue, ka mjelë gjâ... e ka lshue vllau.

BS: Kejt ai i ka bâ a?

ZK: Kejt ai i ka bâ punt e grave; kejt ai i ka bâ; s’e ka lânë bâba as me shku n’arë as kerkun veç shpinë me kshyr’.  

BS: E a keni pasë ara kshtu kallabllak? 

ZK: O, ara kena pasë edhe kena kallabllak e, me argat e qashtu... ara kena pasë edhe i kena valla. 

BS: Po a? 

ZK: Po, bashçe ktynehere. Bashçën e mjellshim, shkojshmi ia lshojshum vadën. I vaditshum specat, laknat çka mjellshmi u bojshin sa për ibret, se ato nër vadë bohën. 

BS: E baba nuk u martu masi t’ka dekë nana a?

ZK: Ja, bâba s’u martue; s’ka dashtë mu martue. Kur i bâni vllavi nizet e dy [22] vjet, e martoi. 

BS: A e man men qysh e keni nxon’ nusën e vllaut? 

ZK: E maj, si sot me kânë.

BS: Hajde kallxomë...

ZK: Shkoi mixha edhe ni kusheri i jemi, e ka pasë atâ shok. Shkun’ e lypën n’Butovc, nihere me t’parën herë s’na dhânë, met’ ashtu si vazhg pak... kur shkun’ s’dyti here, e murën dorën. Kur erdhë mixha t’shpija qiti tri [3] here allti tak-tak, thashë “Çka u bâ?” – se mixhën ‘vlla’ e kemi thirrë, thashë “Çka u bâ o vllâ?”, thanë “Na dhanë bre mixhë”. E, u gzova, e kapa për qafe që po vjen ni gru n’shpi tonë... edhe e kemi marr’ krye motmotit, me tupana. Atëhere dasma ma e madhe me tupana u kânë, me tupana jena shku e kena marr’.... dasmë t’madhe u kânë. S’po di qysh me t’kallxu, se u kânë pesë [5] vjet shpija pa gra. 

BS: E fejesën a e man men qysh ia keni bâ?

ZK: Fejesë hiç s’i kena bâ; jo qe asi, po dasma na ka mujt’ gzimi... atëhere si fejesë na t’shpisë që e pamë dore. Dy sofra u bânë burra, se s’kena pasë... kshtu kena pasë idare boll, po për fjalë s’kena pasë, se bâba jem thojke “Pe marr menihere, s’po qes fejesë as hiç, veç pak qëtu për adet po ja boj, se me kshyr bre bâbë me marr’ menihere robin n’shpi”. Edhe na thanë, “Kur t’muni mu bâ gati, ju jepum”. 

BS: E, a e man’ men çka i keni ble nusës kshtu? 

ZK: Vâllahi ren, kejt si t’dush t’i kallxoj. 

BS: Hajde kallxomë... 

ZK: Pesë [5] kât tesha ia kena nxjerrë, janë kânë treg at’ basëm, ktynehere ‘basëm’ iu thojshum, me lula; ni kat e kimi’ pas marr’ t’mavita për qef... prej gzimi... ato mi veshë masdite, kshtu ni kat i mnasht qysh shkon, komplet. Si atëhere, si tash: me kmisha, me jelek e me dimija, fuston mâ s’ka pasë... veç dimija pse kat janë kânë edhe qeshtu, xhaketa. 

BS: Me miton e?

ZK: Me mitön e me jelek e me köllon e... si qetashti, krejt ren. 

BS: E ai mitani a u kânë ktu i fryt’, a u kânë kshtu...? 

ZK: Ja, u kânë i fryt’, u kânë te kraht, te jâka, se s’ka pasë sikur tash që pi punojnë me kllopodân; veç jakën ktu me mitan, ktu me ia qit’. 

BS: Me jakë... e, kmishën a e ka pasë me oja? 

ZK: Kmishën e ka pasë ma t’mirën; ia kena marr’ ma t’shtrejtën se kishum gzim. Baba jem ku o’ e ku s’o lypke me ia ble. 

BS: E, a u kânë kmisha e çelët si qetash?  

ZK: Me jakë ksajde ka durt’, e kepne valla, e ka pasë ni pllamë ojat. Atâ e kem godit’, e ka kepë, e kemi porositë te ni kusherinë e jemja e martune, e na ka pas kepë. 

BS: E materialin, çfare e ka pasë kmisha?

ZK: T’bardhë e zdredhne – jo e dredhne si tash qe pi marum’ – po as tash qaq t’dredhne s’pi marum... veç ç’dredhne, u kânë e bardhë. 

BS: A e pamukt a e pëlhurt?

ZK: Jâ, e pëlhurt. 

BS: E pëlhurt a?

ZK: E mnasht. 

BS: Mnasht a?

ZK: Mnasht u kânë me inson, mnasht jeleku mâ kshtu, i punun’. Ka pasë jelek, fiston, mitân t’shkurtë e dimi t’kâdifës, dimi. Çfarë kadife... bâba jem s’e ka lânë me veshë kadife hiç. 

BS: A jo a? 

ZK: Jo, atâ e kena majt’ para dursh. Katin e mavit’ ia ka ble, për qef me veshë, se atâ thojke për qef, bâba, masdite me veshë... ku u kânë ni sen i mirë e i shtrejt, bâba jem ia ka ble asaj.

BS: E prej dukatit? 

ZK: Prej dukatit e ka pasë ni pesëlirsh, katër [4] lira n’qat vakt qatëhere bâba jem ia ka bâ unaza... i ka pasë tre [3] bakshisht, i ka pasë katër [4] prej mixhës, prej hallave.  

BS: A ktynehere edhe unaza qitshin n’bakshisht a?

ZK: Po, po... qysh jo. 

BS: A e man’ men qysh janë kânë ato unazat? 

ZK: E maj valla. Njo i thojshmi ‘simiqik’ ktynehere. t’gata me gur t’ bardhë u kânë. 

BS: Aha, si e punume n’dorë? 

ZK: E punume kejt n’dorë u kânë, ato, u kânë dukat i bardhë, halla. 

BS: E asi a ka pasë dukat me unazë si me fletë rrushi?

ZK: Ka pasë po qaq jo, ‘elmaz’ ju thojshum na.

BS: Elmaz? 

ZK: E vatht ia kanë ble t’dukatit, motra ia ka ble, i thojshin ‘elmaz’ – dukati i bardhë me unaza komplet qeshtu. 

BS: E inxhija a ka pasë? 

ZK: Ka pasë vâllahi inxhi, e ka pasë ktynehere, ju thojshum ‘rruza t’bardha vizllore’, ia marshmi e i ngjitshmi ka shtatë [7] rena, tetë [8] n’qafë t’nuses. Qashtu ia kena ble, kejt t’gatshme, kejt ia kena marr’. 

BS: E dimitë ka sa metra i ka pasë? A i ka pasë prej t’ranave? 

ZK: Dhet’ [10] metrra, me dhet’ metrra dimi – nër s’ka pasë. Janë kânë t’caktume: tona’ ka dhet’ [10] metrra. Edhe unë kur jom martue qashtu, po unë kur jom martue janë kânë ma skame... pak, nuk u gjinshin. Mu m’i kanë nxjerr tre kat, dy parë m’i kanë nxjerr bâsëm, dimi me lula, ni kat komplet, qysh shkon për nuse... ni kat orta, se jena kânë kallabllak, katër [4] kunata. Aj, kunata me iu thânë, po na e kena çu mirë, si motra – kurrë nuk jena idhnu nërmjet veti, kemi gatu, kemi fshi, kemi ldirë, kemi prashitë me argatë... 

BS: E ti ku je kânë e martume?

ZK: N’Butovc. 

BS: A ke nejt’ atje n’katun? 

ZK: Pesë [5] vjet. E shitëm kejt, u zhdorgjëm n’shehër. 

BS: A e man’ men qysh e keni pasë shpinë te baba?

ZK: Te bâba?

BS: Po. 

ZK: E maj men, ni [1] kat. 

BS: Hajt kallxomë?

ZK: Ni kat e kemi pasë, tri soba ren, ni kuzhinë. Oborri u kânë i madh, gjysa u kân’ mjell’ bari t’verdhë, gjysa tokë... kshtu kerret qe hishin. 

BS: Shpi e madhe kuka kânë a?

ZK: U kânë. Orta u kânë, ni kat u kânë, po u kânë e mirë. 

BS: E kupatillen ku e keni pasë? 

ZK: Mrena, mrena e kena pasë edhe atëhere. 

BS: Hamomxhikat a i keni pasë napër soba? 

ZK: Nuk e kena pasë nâpër soba, po e kena pasë me derë t’perthekum’.

BS: E qysh u kânë ajo dera?

ZK: U kânë e bardhë, si sobat qe i lyshmi atëhere me qyreq, i lyshmi, edhe dera u kânë e bardhë e lyme, e ashtu me thânë ni meterr [1m] qashtu... atëherë s’ka pasë bojler ktu, veç i kena pasë hamomxhikat si kuti, gjithësecila e ka pasë n’sobë t’vet. 

BS: E ku e nxejshi ujin për mu la? 

ZK: N’oxhak. E dhezshmi zjemin, e mushmi kusinë, e vokshim, e çojshim n’sobë. 

BS: A ka pasë oxhaku ato...? 

ZK: Po, verigun e ka pasë. 

BS: Qaty e keni vjerrë kusinë? 

ZK: Qaty e vjerrshim, qaty kejt teshat i lajshmi, qashtu i fërkojshim. Ktynehere u kânë korita e madhe e drunit... dalshim dy kunata, fërkojshim tesha, e mushmi kazanin, e kapshmi, e çojshmi apet n’oxhak, i virrshmi edhe i lishmi... apet i shprazshmi, apet e mushmi ni kusi, ni kazan... qështu.

BS: E me çka i lajshi teshat? 

ZK: Me sapun, blejshum sodë atëhere, fi kena maru. Vonë u dalë soda. 

BS: E qysh u kânë aj fini?

ZK: Hi, dru që dhezshmi. A, veç me qata i qitshmi ujë, e n’ujë t’valë u kullojke, tani e lajshmi me qata, me sapun. I kena la valla, veç patiska i qitshmi – teshat bardhë si bora. 

BS: Mirë u lajshin a?

ZK: Po tybe, durtë koxha t’i sakatojke fija, veç u lajshin mirë boll. 

BS: E prej nuseve kush i lajke? A u kânë e caktume kshtu me dit’, a qysh?  

ZK: Ja, s’e kena pasë t’caktume, veç magjen katër [4] kunata: ni javë ajo, ni javë ajo; cila u kânë jashta magjës, i kemi la teshat bashkë; ho ajo, ho unë, ho... qysh na ka ra reni. 

BS: E kush i caktojke punt – e zoja e shpisë, a ju nërmjet veti? 

ZK: Jo na nërmjet veti: qajo qe ish n’mâgje, magje. Qajo që ish njo jashtë, me fshi... shkojshim odën e fshishmi, oda u kânë koxha larg prej shpije. E fshike njâna odën, njâna nalt fshishum. Atëhere kemi pasë knâta me shku mi mushë knâtat ujë prej te bunari, m’i pru... qështu. 

BS: E çfare janë kânë ato knâtat? 

ZK: Knatat janë kânë t’marume prej dheut, t’shkrume me t’sarit’ e me tulifare... me t’mavit. E me i blejke kunati n’Prishtinë, i pruke. 

BS: E ju s’keni maru knâta vet?

Z.K: Jo, jo, oxhakat i kena pasë, i kena maru me ‘çerepa’ i thojshim, te bota shkojshim e marshim edhe lloçin.

BS: E ata çerepat janë kânë për ushqim a?

ZK: Për bukë. E dhezshmi zjemin mirë, e qitshum çerepin, u kuqke, e qitshmi bukën sikur... haj medet haj... po e mirë dalke. E mlojshim me prush. 

BS: E ku u kânë ajo bota që e mershi për çerep?

ZK: Vâllahi n’Butovc. Shkojshin qatje, u kânë si livadh, si e marshmi qatje... e marshum, veç ardhke ata, dhé i kuq u kânë e, i marojshum valla tri-katër [3-4] për ni ditë bashkë qaty. 

BS: A e man’ men qysh i keni maru? 

ZK: I maj: me ujë t’ftoftë i ulshmi e i ngjeshmi si bukë nore, tani i t’hâllojshmi ving e ving me dorë, ia kthejshum skejet, e shtishmi dorën n’ujë e, i lmojshmi çyrepât ving e ving e ving vâlla – i bojshum si me i ble. 

BS: A me forma i marojshi a?

ZK: Po qysh jo... qysh osht çerep... nashta s’ke pa kurrë. 

BS: Jo, kom pa. 

ZK: E, qajo. Ia kthejshim skejat si tepsisë ving e ving, tani e shtishum dorën n’ujë edhe ia rrafshitshmi aty, i lmojshim skejet, ia bâjshum tak aty n’mjedis me dit’ qe o çerepi, mjedis-disit e marshim dorën rrumullak. 

BS: E, a ka bâ vaki me ba çerep me vegë?

ZK: Jo.

BS: A jo – nuk keni bâ? 

ZK: Jâ, çerep me vegë s’kena bâ.

BS: Ato veç si tepsija janë kânë?

ZK: Po, si tepsi. 

BS: E tenxhere? 

ZK: As tenxhere.

BS: Qështu pak si ma t’nalta? 

ZK: Jo, e marojshim koxha trashë çerepin, po, e marojshim, ia kthejshum skejen si tepsi, tani e qitshum ni ren që s’punoj me to, musht me ujë, e shtishmi dorën, e limojshim, e ndreqshmi. Qështu. 

BS: Hajde tash kallxomë diçka ti, për shembull, kur je kanë e vogel, çka kini bâ diten ju çikat?

ZK: Oo, na çikat... po t’kallxoj: kur jena kânë t’vogel um ka dekë nana, tani um marshin çikat e mixhallarve ma t’mdhaja, gjithë ditën e lume lujshim me lloç, marojshmi loja, marojshim shpija, marojshum pite me rreth, e t’hâllojshum lloçin ving-ving-ving – hajde po marojmë pite tash pe thirrum njâna tjetren n’drekë. Shkojshum herë unë te ajo, herë ajo vike te unë. I ndreqshum do si shpija kishe me rrasa. I marojshim, i ndreqshim; ajo um thirrke mu ni drekë, unë e thirrsha nestrit a masnestrit kur u bojshum tubë atâ n’drekë, se um ka met’ reni mue. Lujshim; mu rreh’ s’jena rre’ nërmjet veti kurrë. U bâjshim pesë-gjashtë [5-6] çika, lujshim bashkë me t’mixhallarve, me t’kusherive, i lshojshim gjânë, i prujshishim bashkë, u marshmi vesh. Lujshum deri i prushum gjânë n’mengez, tani kur i lshojshum mas mengezit mâ me to nuk shkojshum; dalshmi dikur apet i marshim. 

BS: Mengezi pi bjen mesi i ditës a dreka? 

ZK: Dreka, po. 

BS: E drekë çka hajshi kur vishi n’mengez? 

ZK: Na qitshin pite. Herë pite, herë tava, si tashti... tona t’mirat i qitshmi. 

BS: E djemtë, a e man’ men qysh kanë lujt’ djemtë e vogël? 

ZK: Djemtë... i maj, edhe djemt i maj. 

BS: Hajt kallxomë?

ZK: I maj... Lujshin ktynehere, i thojshin kliçka – kshtu me shtaga qe i bjen. 

BS: Qysh osht’ ajo? 

ZK: Osht’ e gatë, e trashë njo dy [2] gisht a tre [3]. 

BS: Shtagat a?

ZK: Shtagat, a ata ma t’gata shtagat; qaj qe e çojke ma s’largti, qaj shkojke i bajke qato shtagat. Tani lujshin pidak me thupra.

BS: Mi gjujt’ a? 

ZK: Po. Jo mi gjujt’ kshtu, po mi dhânë zor n’tokë tak-tak-tak e mi dhânë; kush pe gjunë ma s’largti, qaj i tubojke i pruke. Kilaz lujshin, kile. 

BS: Mu njek’ a? 

ZK: Po, herë u bojshim mjeke, çikat nërmjet veti, njâna-tjetrën kishe pe kshyrum. Vishin motrat kishe me t’dhânë injeksi, e marshim ni gjilpânë; s’e shperthejshum asnjâna tjetrën veç kishe po t’jepi injeksija. Tak-tak-tak lujshim, vishin si mjek, kishe si moter, vike ajo u bojke si mjeke. Njo vike me çantë n’dorë, kishe pi hallakati do sene, do shisha marojshum ton’ ditën, kishe bana lloç rrumullak e i tershmi e i shtishmi nâpër kutija. 

BS: E, a keni lujt’ edhe me ksi... me lule? A keni maru kurora? 

ZK: Kurora kena maru shumë, po tani ia kena nisë edhe me kepë, masi i bonem ka dhetë [10] vjet. Marojshim öja, öja marojshimm tani tu’ rritëm tu punue me qênis’. Kemi qênis kur jam dhânë tani kam maru mahrama me vek.

BS: A ke dit ‘me punu me vek a? 

ZK: Kam dit’. 

BS: Hajt kallxomë qysh ke punu me vek...

ZK: Kam maru vek, kam maru zhguna, me katër [4] leq zhgunat.

BS: Qysh u kânë ajo me katër lêq? 

ZK: Fytza osht e çelt, e ngre vegun aty, e qet liqt, e qet shpatën nihere. Ma s’pari e merr liqt fak-fak-fak, njâna t’i jep fijet ka njo, ka njo, ti i përbiron, i merr. Kur i qitsha ktu, tani hânez mi marr’ n’shpatë. 

BS: Kshtu qe keni bâ krrak-krrak? 

ZK: Po, tani kur e ujdisshe edhe n’shpatë e nishe koh’ përpara n’shul, edhe me shpatë tani fytzen e mush’ tani fak-fak-fak; nihere knena, nihere anêna. 

BS: E ato erneqet ku i mershi?

ZK: I marshim ku e pajshim për shembull ni zajveq t’mirë, e ni na u ka dokt’... kujna ia lypshe ta dhâjke – për ni ditë ta dhâjke. Ia kthejshmi zhgunat mo, çka i marojshin. Atëhere i marojshin zhguna, i marojshim qashtu, n’katër liq janë kânë. Për zavjâqa dy [2], a për zhguna katër [4]. 

BS: E katër leq ma e trashë, demek, e dy ma e hollë pi bjen a?

ZK: Po, se zhgunat ma trashë. 

BS: E për zavjaqa, a i marojshi me ngjyra apo ku e ngjyshi atë leshin?

ZK: E blejshmi bojën. 

BS: A vet e keni ngjy a? 

ZK: Po, vet e kena ngjy... e, nihere u dashke me tjerrë ata lesh t’hollë, ka dy tri fije lesh mi marr’, e shtishim për zavjaq … (s‘kuptohet). Tani ai atje, e kemi tjerrë, u kânë apastafat ajo për zavjaqa se s’ka mujtë atâ me tjerrë gjithkush; neve ma s’shumti gruja e mixhës na’j ka tjerrë. 

BS: Po a? 

ZK: Po, gruja e mixhes na ka tjerrë, tani na ka msu neve, e ju thojshum ‘bajraqe’. Marojshum vjalljavqin, ju qitshum bajraqe t’bardha.

BS: Çka jânë ato bajraqet ?

ZK: Lula. 

BS: A lula... 

ZK: Lula napër mjedis, përpara zavjaqa. Ma s’pari nizet e dy [22] fije, tani gjithësecilën here ma shumë – deri n’tetë [8] fije, nan’ [9]; bâjraqe i ka qit’ shumë... u msum’ dikur edhe me tjerrë edhe me maru e me kejt. 

BS: E a u kânë najfar filozofie ajo mi tjerrë? Qysh i tjerrshi? 

ZK: Tybe koxha u kânë... edhe sot osht ajo. E çojshmi, e mershmi n’Prishtinë, tani na’j blejti kunati kërhânt e vet, ia nxjerrshim ata tynin për zavjaqat t’rrehun’... ata hinin pak ma t’trashë për... marojshum qështu çorapa e sene, marojshum. A, tynin e nxirrshmi ata t’mirt’ vet, e marshmi e tjerrshum, tani motra, kunata tani, tona’ u msun’ me zavjaq t’rrehun’. 

BS: E, a keni maru ksi çerapa skenishta – qysh ju thojshin gratë – çerapa me shumë ngjyra?

ZK: Kam maru vallahi me shumë ngjyrna e me lula e, ktynehere marojshum me kerqe. 

BS: Me kerqe? 

ZK: Po, burrave n’zog t’kames ktu me jau qit’.

BS: Deri ktu që janë kanë a?

ZK: Po, me kerqe kejt... bile n’çeiz kom çue. 

BS: E shputa a ke maru?

ZK: Kam maru e hala mâroj e shputa, e... 

BS: Cilat janë ma t’leta mi maru – a çerapat a shputat? 

ZK: Njejt për mu janë ato – e kam si bukë me hânger; njejtë um doken, t’leta: si shputat si çerapat... si me grep si me.... maroj shputen me grep, e maroj me pesë krrabza, çerapen qashtu me pesë krrâbza, shputat edhe me ni krrâbz, shputat i maroj.

BS: E çka ke çu ti n’çeiz? 

ZK: O po çon çeiz... ni qylym e kom çuê, dyshek, dy jastaka i kom çu, pesumdhetë [15] marama mixhallarve, kunetve atëhere u dashtë gjithsecilit me ia marr dorën. Mahrama u kânë kjo qe u ngjit’ mi plis, marama ktu te krytë, që e sillin, marama me kapuç t’bardhë, edhe u kânë marama. Atëhere ja marshe dorën edhe ni maramë ja lshojshe. 

BS: E ai a t’jepke diçka? 

ZK: Po, bakshishtet i kanë qit’ ma herët n’kulaç; kur u kthy kulaçi i kanë qit’ atëhere.

BS: Hajde tash, nime, se nuk t’veta: qysh u kânë kjo procedura prej kur u nis; dasma, kur u thy kulaçi, kur u nis’ kulaçi...? 

ZK: Kur u nis’ kulaçi... unë jam kânë te bâba n’dasëm. U nis kulaçi, u sit’.

BS: E kush e ka nis’. Kush e ka sitë? 

ZK: Atje çikat e kanë sitë. 

BS: Çikat e sitshin a?

ZK: Kur jam shku nuse, çikat kanë sitë e kanë knu qat ditë. 

BS: A kanë knu me defa a?

ZK: Po me defa, me defa. Mu kângë me vaj um kanë bâ, me defa atje... dasma me defa. 

BS: A e man’ men qysh t’kanë knu? 

ZK: Valla do i maj e do s’i maj. 

BS: Çka t’kanë knu ma s’shumti?

ZK: Po qështu...

  kaj oj motêr mos u mërzit;

        vjen vllavi t’merr përditë;

          E, si tash, si atëhere janë kânë qështu. 

BS: Sa ditë ke kajt’ ti?

ZK: Katër ditë, 3 ditë ni here kom kajt’. Ditën e parë i kom marr’ ngryk kejt, tani tri netë gjithë ditën e lume kom kajt’... herë me lotë e herë pa lotë e herë si... Atëhere, mâ atëhere u kânë tjetër vakt, tjetër ngushllak, tjeter janë kânë krejt; pak marifet ka pasë ma shumë e gjithkun janë kânë ma ndryshe. Tash gratë o’ gjyna’ me thânë po punojnë. Maqina e teshave po, maqina e enve po, maqina me i ter’ po; çka – ni drekë e bojnë, e bojnë t’madhe. Po kena gatue, kemi fshi, kemi ldirë. Kemi shku n’ara, kemi korrë, a kemi prashitë, qysh u kânë vera... e, tash o kallaj, se tash um kanë lshu komt’ se tybe i boj e s’i nij. A, gjithë ditën apet i nimoj rejes: a te en’t, a i laj i shti n’maqinë... e, njeri i gjallë duhet me punue. Unë kom qef.. qe, kto lula, a e pe? Vet i mjelli, vet i prashiti, vet kejt... edhe tokën vet e asihi, e prashiti me shati qak-qak-qak, tani i mshoj gërbujë mu n’t’eper, e rrafshiti, i kthej lulat, i vaditi gjethë ditën qëtu, herë n’akshum, herë n’sabah... qysh e kom qefin. 

BS: E ktynehere a keni pasë lula n’shpi? 

ZK: Po valla, gjithë. 

BS: Çfare? 

ZK: Kemi pasë t’sarit’, e kemi pasë qe u thirrshin ‘lula jargovan’, e, kemi pasë kompira t’butë që çelin... edhe tash kumpira ka. 

BS: Po. 

ZK: Eh, kumpira mjellshmi, lula t’bardha, t’sarita. 

BS: E sardana? 

ZK: E, sardana hön e don. Sardonat hön e don, edhe sardanat qështu... ka t’kuq, ka t’sarit’... A i ke pa qysh janë?

BS: Ka’ i keni mjellë lulat – n’oborr a? 

ZK: Sardanat i kena mjellë napër vazne, a tjera... kompira e kto napër oborr, rrethit i mjellshmi kompira e kto tjera lula; gjyla millshmi edhe n’atë vakt edhe tash.

BS: Asi lulebugarka a keni pasë?

ZK: Kemi pasë valla, edhe kom sot n’oborr. 

BS: A po?

ZK: Po, kom marak. 

BS: E ktynehere, ku i lejshi ato bugarkat? A i mjellshi n’vazne a kshtu n’tokë? 

ZK: Jo valla, n’tokë; edhe qetash n’tokë. 

BS: A po bâhen n’tokë a? 

ZK: Po tybe... po bohen se i vaditi here,t i vaditi saba’ e akshum; herë i vaditi ni ditë po, ni ditë jo... po bohen hajmedet... kur çel’ lula, zemra po t’rritet. 

BS: Eh po... Hajde tash inxhe, kallxomë a e man’ men ti luften – jo qetâ t’fundit po atâ t’gjermanit, ma herët... 

ZK: Ni luftë që e maj ma heret, e maj’ shumë mirë. Jena kânë njanen anë shkije, njanen anë shqiptarë jena kânë, a din... qat luftën qashtu janë kânë shkijet, po qe – bân’ zullum e ikën tash, s’u met’ kerkush. Atëhere janë kânë shkijet, baba edhe mixha u zhdirgjshin qe u bâ lufta. I thojmë na ‘e ballit’ se o nifar përpjetze. 

BS: Po po, ka’ vorret anej. 

ZK: N’shpat anena. 

BS: A knena... aha, po. 

ZK: Po sa për nizen pi thotë baba vllâvit vet “O Rramon, po zhdirgjet krejt lufta poshtë”. Tha “Jo bre”, tha “Po”. Kur gjujten boumm, karshi me shqiptarë, erdhen serbt, shkijet, thanë “Mos u tutni – njo t’xhades t’juve s’kena me lânë me ra... njo”. I thojshum na, te qeliat i thojmë, tu dalë te perpjetë me ik’, e gjujten e vrajten. Bâba jem ni manxerrkë e kish n’dorë, edhe mixha tash me shku mi mshef’ tej qat’here... mos po vin’ e pi mysum edhe na najnjo, edhe na mysin. Kur erdhen ashtu, na thanë, “shkijet i kapem, i shtimë n’pleme”. U kânë n’pleme... as n’mjedis n’kashtë, as n’kryet n’fund fundit që u nis... U munojshin tani me terfurqi, e shtishmi terfurkin per me shti mancerrken, i shtinem dy mancerrka – katër [4] alltija qaty ren i kanë shti... ni shtagë kshtu si krrabs e kishin pasë. Boll u tutshmi po n’fund s’i lshoi Zoti me prekë se si ia kanë nis’ n’mjedis dej n’kryet e shtishin, ni metër [1m] gatë a dy [2] ish kânë ajfar’.... i shtishin atafar’... telashë; ving e ving – s’gjeten kurgjo’, dulen. 

BS: E ata a janë kânë shkije a gjermanë? 

ZK: Jo jo, t’luftës gjermanë....

BS: Gjermanë e partizanë kjo që u kânë?

ZK: Gjermanë e partizanë e qe kanë... e, tani dulen shkijet si veç te na, te mixha, edhe te ni kusheri i lanë e, dulen perpara. E ky krejt xhades shkije, kejt me rakija, me ato... i priten njo dy ditë kena nejt’ zine ngujuet, se u tutshmi me dal’... kush dalke – dalshmi na femna çka jena kânë  çika e do plaka e do... dalshmi se u tutshim shkijet po na mysin, po jo – shkijet s’na kanë myt’ asnjo, po tani edhe na qe hini gjermani i rrehi shkijet... erdh gjermani, i qiti, i rrehi shkijet... si sot um doket... pi shoh qe kur i mshojshin u çojshin përpjetë. 

BS: E pse i rrehshin? 

ZK: Dej te qitshin ja ni manxerrkë, ja ni allti, i rreshin gjermont... e, me ni shka qe e kemi pasë der’um’derë, kojshi fortë, vllâvi jem i madhi e kapi tha, “Qëta nuk ki me rre’” – e t’i ngasin n’dam tani me ma vra gjermant e, ik’ vllâvi e hin napër tri [3] aborre e hin te ni kusheri e mshelë deren. Kthehen ata... s’e kanë dit’ se shpija shpesh... s’e kanë dit n’cilën shpi hini edhe pshtoi vllâvi jem, se për qat shka paten me myt’ me rre’... Allah po din sa kishin sjellë n’to. 

BS: E me bô me ju gjetë atë manxerrken qe e keni mshef çka ju kishin bô?

ZK: Po kumedit’... nashta na kishin marr’ kejt a na kishin myt’ a kumedit çka na kishin bo, se n’tokë që janë nis’, me thonë dy pllamë qe janë nis plemet, me mush’ kashtë, i kemi shti dy manxerrka, alltijat; jo    as s’kanë prekë hiç asajde, veç prej gjysës e përpjetë plemes qe ia shtinë at far’ teli ving e ving qe ish kânë si krrabë; a e kânë marr’ kur janë hi te shkijet nuk e di... veç kur erdhen me tô... edhe, e shtishin fak fak, dalke ajo plot kashtë, me thanë ka’ tri [3] pllamë, katër [4], s’e çojke ma larg. Na, si çika t’reja – po na myt’ bâben, a po na myt’ mixhen, a po na i mytë vllaznin’ – na s’u dajshum asnjo se, ma s’pari u ngiûm ni odë t’kusherinit... kejt na mytshin, vdekshum kejt. U bômë tubë, me na myt’ mos me hek’ zamet... po, jo... s’na’j lanë shkijet, nuk na’j lanë... a qaty erdhën njo tri [3] pleme, i kshyren qashtu, e panë qe s’gjeten kurgjo; kujt shuplakë s’naj kanë dhônë; me myt’ njo tre-katër [3-4] i kanë myt’, karshi anena. 

BS: Shqiptar a shkije? 

ZK: Jo vallahi shqiptar. 

BS: Po a. 

ZK: Jo vallahi shqiptar, po jo kusheri po tu ikë qështu, po tu ikë na e dishmi qe lufta krisi ama qe po vinë qashtu maleve okolla teposhtë po na lshohen na se kemi bo mênë hiç veç kur u bo zi aty tap tap. 

BS: E ti sa vjet i ke pasë n’atë vakt? 

ZK: Po i kom pas valla pesëmdhetë [15] po... po, se e disha, e kapsha bâben, po ma mysin... n’e mytshin bâben, edhe mu le tu m’mysin – u kân’ shku me kshyr’ n’pleme aty, une njanen manxerrkë e kom shti, njanen bâba... s’patem orollak qaq; kadalë kadalë... veç ma bojke bâba “A e bone? A e shtine fellë fort?”, thashë “Çka mujta me shti qat dru, bâbë” thashë, “po e shtimë”, edhe e mloshim apet, rrafsh me kânë plemja. 

BS: Po per mos mu.. 

ZK: Po tybe, kujt s’i shkoi fiqiri qe ka qasajde rreth toke. 

BS: Paskit pshtu për pak... 

ZK: Pshtun’ për pak – për pak, se na u tubum’ kejt, begi’ me luftu burrat, kejt me manxerrka me alltia me... tani mule mi mshef’ secili t’vetat. Bâba jem t’vetat, mixha t’vetat, kusherit’ qashtu... Ata tybe kusherit’ ma anena janë bô tubë e n’dy vêna jena bô n’Kolovicë, po jo – kerkân’ s’kanë mytë. 

BS: E n’Kolovicë kallabllak shpija kuki kânë a? 

ZK: Janë kânë valla... janë kânë valla; edhe sot janë. 

BS: E ju kusheri, sa shpija... sa jeni kanë n’atë vakt kur je kanë çikë ti?

ZK: Kur jom kânë n’atë vakt, janë kânë njo katërdhetë [40] shpija, pesëdhetë [50] janë kânë... edhe sot janë qashtu. 

BS: Krejt kusheri a?

ZK: Krejt kusheri, krejt nermjet veti; dy bash t’mixhes ma afër që i kena, veç kusheri nër veti kejt t’Kolovicës, n’dasma, n’dekë, n’krejt jemi shku edhe shkojmë hala’. 

BS: Nuk jeni marr’ nermjet veti? 

ZK: Jo, jo, jo s’kena pasë raxha’ as s’kena pasë kurrë. 

BS: As martesa nuk keni bô nërmjet veti? 

ZK: Ja-ja-ja... bile, çfarë martese... do thirren Sheqeroviq, na thirrmi Musahoviq – as martesa as mu kap’, as mu hônger as... jo, kurrë. 

BS: E, a e man’ men... a t’ka kallxu baba ty prej kahit janë ardhë kta n’Kolovicë? A jeni kanë t’atyhit hon e don?

ZK: Jo, t’atyhit hon e don. Kolovica e Moçme e ka emrin, Kolovica e moçme hon e don qaty bâba jem, qaty bâba i bâb’s, qaty u kânë. Jo, hon e don u kânë Kolovica, edhe me Llukar nuk martomi kurrë. 

BS: Edhe ata i kini n’gjak?

ZK: Po, edhe ata thirren qashtu; kurrë s’martomi nërmjet veti... dasma, n’drekë, shkojmë. 

BS: Po, si kusheri.

ZK: Po, si kusheri shkojmë edhe me ta.

BS: E prej Kolovice a ka pasë shumë qe janë ikë, janë dalë jashtë n’atë vakt tônin?

ZK: Jo valla, n’atë vakt temin s’u dalë kerkush jashtë.

BS: Jo a?

ZK: Ja-ja-ja... n’atë vakt e punojshin tokën; as s’i kena ble specin, as s’i kena ble paltixhanat, as s’kena ble kepë, as s’e kena ble grunin, as... Zoti na rujt’. Bukën, n’atë vakt tem t’ri, i mushke bâba jem grunë, bile i rrafshitke me dorë, që u rrafshitshin hamaret e “Me t’shnoshë ishalla i hajmë, o fmija e mi, e me gëzim”, thojsha “O bâbë, ishalla”. Tash pi blejnë, s’pe punojnë tokën qaq fort... do bashçe, do... 

BS: Po, t’vogla ato.

ZK: Po, t’vogla.

BS: E ti a e ke zatet’ atëhere kur e kanë çu turqelit’ për Turki shkijet – kur i kanë çu shqiptart’ për Turki? 

ZK: Jo, vjehrra um kallxojke. 

BS: A vjehrra... A e man’ men çka t’ka kallxu? 

ZK: E maj. 

BS: Hajt kallxona... 

ZK: Vjehrra jeme u martue nizet e nant’ [29] vjet kur e ka marr’ vjehrrin tem. Vjehrri jem e ka pasë edhe ni grue. Atë gru e ka pasë, a fmi nuk ka gjetë, tana’ e ka marr vjehrren teme; krye dy mujve qe u martu vjehrra jeme, ia kanë qit’... kejt n’Turki sot i ka. Thojke “Tani jom met’ pa shku...; dy [2] here masi jom martu jom shku te vllaznija”. 

BS: E kahit u kanë vjehrra? 

ZK: Hon e don ajo turqilajkë. 

BS: E Prishtinës a? 

ZK: E Prishtinës, hon e don... valla folke turqe, haj medet haj... dej që u dekë. Ajo ish kânë e Prishtinës, e marrne n’katun, po vjehrri jem ish kânë i pasun n’atë vakt, se ja kish pasë dhên, ja kish pasë dhi, kish pas lopë... edhe qat pasë ju kom gjetë unë – me dhênë e me lopë e me dhi e me kejt. 

BS: Ajo prej Prishtine n’Butovc kuka martu? 

ZK: Prej Prishtine n’Butovc. Tha “Kur britshin dhêtë iksha e mshelsha derën me dry – po m’hanë – um kapke vjehrri për dore”. Burri i jem e ka kap’ atô: “Hajde preki dhêtë me dorë se nuk t’hanë, mos u tut” – “Jo, jo, preki ti”... unë po t’kshyri, tha, “Kurrë nuk kom guxu mi prekë. Kur i kom bô dy vjet, e pash qe dhêt s’pe hanë kerkan veç po bertasin... shkojsha edhe une ka pak tu prekë, tu prekë”... tanu u msu me gjâ, ka majt’ lopë, ka majt’ kejt, dej kur jemi shku na. Kur jemi shku na, njana i kena nimu te bylmeti mi mjelë gjônë e, barabar me tô. Atëhere thojshum, “U... çka ka...” – dy n’saba’ qe i milke, dy i tunshmi, i marshmi ma s’pakti dy [2] killa, trei [3] tlyn; për ni ditë çka i tunshmi... Po. Tani, kur vishin n’mengez, n’drekë, i mershmi i mush’shmi ka’ pesëmdhetë [15] gjyvegja. Janë kânë t’dheut, i thojshin atëhere, e marshum ka’ pesëmdhetë gjyveqa... që u mjelshin gjâja n’drekë. 

BS: Begi’ shumë a?

ZK: Begi’ shumë... 

BS: E çka bojshi me ton’ ata bylmet ju? Kejt për veti a e shitshi?

ZK: Jo valla, e shitshmi, se djathë i marshim atëhere dy, ju thojshin ‘kaca’ – dy prej drunit janë kânë; atëhere zashin ma s’pakti valla niqin kilogramë [100kg] po... djathë. T’mdhaja janë kânë ato. 

BS: Po. 

ZK: Sa ni njeri që osht’. I mushmi dy, i shitshmi, tani ma s’mramti, që shkojke vera, i marshim për veti... kallabllak; dy kur i mushmi rrafsh, thojke vjehrra, “Qetash deri n’Shingjergj; për djathë nuk ní mô”. Milshum, kena pasë rene, mirë... kanë pasë djathë, kena pasë mazë, kena pasë tòna... bilmetin na s’kena ble kurrë... 

BS: Po a?

ZK: Ja, e kena pasë tont’... kos, djathë, mazë – sa t’dush; veç qit’ pite sa t’munesh... me t’hallu, e me pjekë. Jena kânë katër [4] gra, e kemi çu mirë... se vllaznija janë shku mirë – kurr llaf t’keq nuk kanë ndrrue, edhe gratë shkojshum... Tash valla thojnë gratë jo valla, burrat kanë faj se gruja kurrë – jo, se s’kena fol’ astenjana kurrë... jo... me thânë ta vnoj qëta a qëta – ja, bashkë, bashkë, deri qe jemi nda. Dikur i bâna unë fmin’, kunata qashtu, motra n’dhé t’vet. 

BS: A dy motra për dy vllazën? 

ZK: Dy motra për dy vllazën. Motra e madhe um ka qit’ mu për dytin vlla. 

BS: Ju paski... paski kalue ashtu kshtu mirë, se motra. 

ZK: Oh vallahi... sot i thom rejes teme, pasha Zotin, që “U ungjshym e i kryshim punt’, thojke ‘Zade, mos fol veç me mue, po fol edhe me kta, se prekën... thojnë kto dy motra janë e me neve s’ kanë muhabet qaq’” – vallahi ma shumë folsha me kunatë se me motër. 

BS: E dy kunata tjera t’kahit i ke pasë? 

ZK: Njanen e kam pasë t’Prishtinës, njanen Maqedonsve.

BS: T’Butovcit?

ZK: Po. Edhe ata t’Halilovit u thirrshin. Njanen e kom pasë aty, njanen t’Prishtinës. Kunati i vogël e ka pasë t’Prishtinës, n’maje t’katunit, na dyja t’Kolovicës, ajo qaty Maqedonsve. 

BS: E kallxomë... kur kanë ardhë me ju lyp’ për shkollë... A kanë ardhë me ju lyp’ kur je kânë e vogël? 

ZK: O... na kanë lyp’ e jom shku njo tre-katër [3-4] muj’... që niqin [100] herë kom thônë “E mere’ bâba jem, s’um ke lônë bile dy [2] vjet a [3] tri... me dit’ me shkru emrin tem e me dit’...”. Kur shkojsha te mjeku, naj numër a diçka... numër pesë [5] a numër dhetë [10]... vonë, n’pleqni i kom msu, se s’kom dit’, si mu kânë bollica. Shkova... kusherini atëhere na msojke. 

BS: Ai u kânë msus’ a?

ZK: Po, msus’ u kânë edhe n’atë vakt dul, tha “Shpi për shpi...’ – ku ishmi fmija që ishin për shkollë... Erdh, tha, “Beqir, çika jote duhet me ardhë edhe do t’kusherive aty n’odë teme; pi msoj”. Shkum’ njo tre [3] muj’... kur visha une kisha qef, i bojsha detyrat... – jo që pe livdoj veten, veç ksi punë t’dorës i kom pasë marak... – i bojsha detyrat. Po m’thotë ni kusherinë e jemja, “Mos i bô... kishe s’po di... boni ma keq”, thashë “Pse?”, “Valla um ka thônë Ajvazi s’guxon ti me shkue n’shkollë”. “Jo valla” – i thashë, “mu bâba s’po m’bërtet”, tha “Jo vallahi”. Po, kur nestrit, kur shkova, mas tre [3] mujve tona’ po shkojnë çikat.... Tek tri [3] i kanë nal’ kejt. Erdh’ bâba i ngratë, u lshum’, tha “Pse s’po kallxon djali jem qe i kanë nal’ çikat e ti po shkon...”, “Veç çika e Beqirit u kânë” – thashë “... o bâbë. Unë nuk e di për çka e kanë nal’...” isha e re, çka disha... Tha, “Jo valla, as ti s’po shkon!”. Njo dy ditë kajta, kisha qef me shku... mu dokke vetja shumë diçka... që pe boj ni punë t’mirë, ni kumedit’... Kajta, e tha “Çka po kan’?” thashë “O bâbë pse um nale? Po na mëson Emini,  kusherini.”. Tha, Bbre djali jem, janë nal’ shoqet kejt... çka me shkue – me thônë veç çika e Beqirit a? Jaa”. U nala edhe unë... kusherini së thirri... ma shumë çka me na bô ai... se na nalen edhe s’jemi shku. 

BS: E ti kishe qef me shku a?

ZK: Unë kisha qef; edhe sot keshin kta me mue, djali e reja. Thom, “O pasha Zotin, t’isha kânë ma e re e mi pasë qëto men’, isha shkue masi jom martue... bile diçka me dit’, me shkollë.” Fmive t’mi iu kom thônë gjithë “O msoni, gzimi i nanës e i bâbës... ô me msue mirë”... sevde ma t’madhe nuk kom pasë se fmija me m’kry shkollë, me kry qet shkollën e mesme tej dikun, e... 

BS: E djemtë a i kanë çu n’shkollë ktynehere? 

ZK: Djelt po, djelt po, po.. krejt. 

BS: Po a?

ZK: Po, vllâvi jem i dyti ka punu n’spital deri u dekë, ai i madhi mô ushtar; si shkoi e myten, n’atë vakt, a çka... krye tre [3] mujve qe u shku u dekë. 

BS: E çka po ta merr menja... pse i kanë nal’ çikat? 

ZK: Po, po ma mert menja... ajt mos t’ma kesh çiken teme dikush: ‘po kryn’ shkollë çika e filônit... po shkon.

BS: A marre u kânë me kry shkollë a? 

ZK: Po atëhere n’atë vakt u kânë... e, për qata janë met’ tona mocat e mija... s’kemi shkollë. Tani ma ‘nej, bile t’tetën pa e krye s’u met’; kush ka qef tash pe kryn edhe mjeksinë, edhe prej Kolovice pej kryen. Vallahi janë bô tona vene t’mira, shkolla t’mira kanë krye. Po n’atë vakt marre – edhe marre, edhe kena pasë ngushtllak e, kena pasë marifet n’atë vakt... me pa dikush me maicë çiken, me maicë t’shkurtë, a... hë, kushedi çka kish shkrue për ty... atëhere kmisha t’gata deri këtu n’zog t’dorës. 

BS: Edhe kur u kânë nxet? 

ZK: Edhe kur u kânë nxet, edhe kur u kânë ftoftë, i ke veshë ma t’trasha. Kur u kânë ftoftë, ke vesh’ ma t’trasha, kur u kânë nxet kmisha t’holla, shamijat n’krye edhe... çikat i kemi pasë kejt shamijat. 

BS: E qysh i lidhshi? 

ZK: I lidhshum qështu përmas.

BS: A si hoxhenicat? 

ZK: Ja, nër fyt kurrë s’e kom lidhë. 

BS: Nër fyt jo a? 

ZK: Jo nër fyt s’e kom lidhë kurrë, përjetë. 

BS: A e lidhshin tjerat nër fyt?

ZK: Najnjô po... po ma shumë jo. Edhe sot, qe – plakë jom, nuk e lidhi ktu n’qafë ktu. Tak, qështu kom qef... Edhe tash, si rejat si çikat ma kanë msu tabijatin, mi blejnë, keshin, thojnë “Oj nanë, do me dek’ qështu”, “Oj nane, s’muj jom rrit’, jom plak’, i kom bô qëto vjet, s’muj...”, shtadhet’ e tetë [78] vjet kur i kom bô, m’i kish ble ni parë çika, t’zeza, komplete t’zeza, thashë “Kujna kto, nanës?”, tha “Ty”, thashë “Jaa, nôna, teshë t’zezë nuk veshi, as nuk kom veshë n’jetë teme, as nuk veshi deri t’des”, “Pse!?”. Shkinat, kur i diske dikush, i vishshin t’zeza, me shami e me çerapë, me... krejt t’zeza. Si e pajshum ashtu me t’zeza, djali i ka dekë, nana i ka dekë ... e dishum, folshum me tô... tash gati krejt e kom harru, veç vesh e marr çka t’um thotë dikush, a kshtu mi kthy... pak, krejt. 

BS: E atje n’Kolovicë ka pasë shkije? 

ZK: Po, po, njanen anë, n’anën e poshter janë kânë shkije krejt; n’anë t’epër jena kânë shqiptartë kejt. 

B S: A e çojshi mirë me ta?

ZK: Po vallahi, gjethë ditën me shkina lujshmi; na shqip i msojshum, ato na msojshin neve serbisht. 

BS: S’keni pasë zullum prej tyne? 

ZK: Ja-ja, kurrë s’kena pasë. Ata kanë punu anej, na kena punu knej. Qe, shkojshin na thojshin puna e marë që thojnë, serbisht, edhe me shkina, me gjâ i lshojshim, u perzishëm me to... thojke “Ti msona shqip, na ju msojmë serbisht”. Ma s’pari ia nisshum te buka – qysh me lyp’ bukë, serbisht.  

BS: A po? E, ato ju msojshin juve a? 

ZK: Po, ato na msojshin serbisht. 

BS: Edhe ju ato shqip, qysh me lyp’ bukë? 

ZK: Edhe ato shqip me lyp’ bukë, tani ujë, tani derës, tani qështu... ren fjaltë, tani tu folë tu... vallahi dej.... qe njo katër [4] vjet folsha. Vike ni gjermane, ajo dike serbisht, unë shqip, e serbish me tô u knaqsha. U çuditshin rejat: “Kurrë s’ke kallxu qe din”, “Mori, jena rrit’ qaty, qysh s’dimë serbisht...”. Marr vesh, bile edhe mirë vesh i marr kejt, po mi kthy tash kom harru... aj, shqip fort s’po di – shqip... ku... i kom bô kto vjet. 

BS: E me vjehrren tyrqe a folshi? A t’msojke tyrqe ajo?

ZK: Po, po, me vjherren. O, n’atë vakt u kânë vjehrra vjeherr; kurrë unë vjehrres teme nuk i kom bertit’, fmive, me m’ni ajo – kurrë. Pse dymdhetë [12] vjet e rujta burrin sa ke n’burg, a pe she’ qe s’muj me folë t’madhe... Mu um ka met’ zôni... mos t’foli t’madhe se um thojnë neser: gru pa burrë, po bertet – ngoja zônin... n’oborr... m’shpi, po ma t’vogel se katër [4] kunetë ma t’vogel çka u m’kanë thônë i kom ngue; edhe ata, faliminers prej tyne... kurrë gjysë fjale t’keqe, t’rânë, nuk ju di – kurrë. Um kanë dasht’ si motrat e veta edhe i kom dasht’ si kunetë. 

BS: E pse burri n’burg? 

ZK: Se ia kanë myt’ baben, edhe mo s’janë interesu, s’kanë lyp’ besë, veç njô motmot a dy vjet se fmija t’vogel... Vjehrra jem e ka gjetë fmin’ masi ia kanë myt’ burrin; tre [3] muj’ u kânë shtatzanë e ia kânë myt’ burrin, tani hajt hajt hajt, fmija t’vogël... pse me ju lyp’ ktyne besë? Kush janë kta me ju lyp’ besë? Ma i madhi fmi nanumdhet’ [19] vjet i ka pasë, djali i madh. U kânë tu e lyp’ motren teme t’madhen, vjehrri jem për qat djalë, tani masi ia kanë myt’ burrin, mas motmoti, vjehrra jeme: a ia ka lyp burri jem qata’? Edhe unë kom me lyp’ – e ka çu kunatin me gjithë vllâ t’burrit e, e ka lyp’. Bâba jem ka thônë, “Jom kânë ka’ ia jepi, besa ô besë – kom me ia dhônë” edhe ia ka dhônë motren e madhe, tani hajt, hajt, hajt... unë jom rrit’, motra e madhe... për t’dytin mue... qështu. 

BS: E pse e kanë myt’ atë burrin? Çka u kânë puna, a e din ti? 

ZK: Po tybe, ia kânë lyp’ çiken e vllâut, e ky vjehrri jem kish pasë thônë “Vallahi be janë t’shtirë, ‘janë t’shtirë’ – um ka thônë njani”. Tash nuk e di kush i ka thônë vjehrrit tem, ka thônë, “Janë t’shtirë e nuk bon”... kush ka kallxue ka’ u ardhë... si tashti, atëhere fjala... fjalë mas fjale ka nie, u dalë e ka myt’. Kta janë rritë tani, dikur jo inati bje qasajde... kush e ka permen mas nizet e pesë [25] vjete... e ka myt’ burri jem që ia ka myt’ bâben; s’e ka myt’ tjeter kân n’ven tina: as s’ia ka mytë djalin, veç qajo dorë qe e ka myt’ vjehrrin tem, burri jem u shku e ka rujt’ gjithë ditën. U shku me djalë t’vet. Ai qe e ka myt’ ket’ vjerrin tem, me djalë u shkue n’arë... ky u shkue te qajo arë, ai s’e ka dit qe shkojnë te qajo arë me punu, po ngat shpijave, “Dulen” – tha, “edhe pi ngoj ku po shkojnë, pi thotë djali ‘ngjiti kijet’” – atëhere me kije kanë livrue, kanë vllaqit’ e çka u kânë... – “ngjiti kijet se po shkojmë me prashitë” a çka po di unë çka u kânë... “Po shkojmë n’filon arën”, ky e ka kshyr’ kah po shkojnë. Tha “Valla njo pesdhetë-gjashdhetë metra [50-60m] um ra me shku malit teposhtë për me dalë te ajo arë, e janë shku, thashë ku don me m’pshtue pa e myt’...”, se “me djalë” tha “s’kisha qef me myt’ – bâben, se i tha ‘hajt ti djali jem, çoje ti qet kerr dru e mushe qet kerr dru se unë po shkoj pe prej qat therrë, ni vllaq për neser me vllaqit’”. Ky u kânë tu e rujt’, burri jem, drejt u shkue. “Sa e mushen kerrin dru e shkoi...” tha, – “djali, u largue, edhe ai i nimoi e dul prej atyne rrugve. Po vjen drejt te unë....” Kur u ardhë si ngat, e ka vra... dy [2] herë i ka mshue me mancerrkë, e ka gjue e ka vra. O u vrajten Vujanovt o u Vrajten – Vujanovt – e ka dit’ menihere kush... Kur u shkue ky mu dorzu te policija, ka qit’ edhe ni herë përpjetë. 

BS: A ky vet u dorzu n’polici, a? 

ZK: Vet, vet, vet – si e ka myt’, drejt; s’u ardhë te shpija hiç. Vet e ka myt’, u dalë e ka mytë edhe u shku atje. Kur u dorzu, ka qit’ përpjetë. U dalë polici, ka thônë, “A ke lujt’ prej menve a qysh te na po qet ti?”, thotë “Jo s’kom lujt’ po britke o Vujanov o Vujanov; po tutna qe po hi n’burg e po met’ gjallë”. Ata shkojnë tu nga me kshyr milict, si tash kur shkojnë. “Ai u dekë” –  thotë. “Valla diq, se kur shkum’ na s’e gjetem gjallë hiç... ai ish kân’ dekë”. Thotë ky burri jem, “Pse s’um more myzhde?” – “Qysh mere... a i ki ment? Po thu me mar myzhde qe e ke vra!”, thotë “edhe n’um mytshi qet’ ven, hallall u koftë gjaki jem; unë e qfryna zemren teme...”, se kur ia kanë myt’ bâben, ia kanë hjek’ djalin prej prehni, ia kanë gju n’therra. Thotë “Unë e shfryna zemren teme qe e kom pasë t’zezë, e ju qetash n’qet vên mytnum.”, thotë “Çfarë t’mytni...”. Erdh’ milici, u dorzu, ka bujt’ atë nate, e kanë majt’ qaty... erdh’ tha, “Ku ô gruja e qatina çka e ka myt’?”, erdh’ vjehrra e um thirri, tha, “Oj Zade, masi po t’thirrin mos kallxo qe e ke pregadit’ bukën”, se u tutshim tani mos po m’marin mue, thotë “Mos kallxo që e ke pregadit’ bukën as gjô, se nashta t’vesin ‘a e fshiti mancerrken’ a ‘çka bôni’ a ‘çka mur’ me veti’ a... Kejta valla um kallxoi firade: “E ka vra, erdh’ qiti para neve aty, s’e kemi rre’, s’e kemi qorue... kallxoi qysh ia kanë myt’ bâbën. 

BS: Drejt? 

ZK: Drejt tybe... “Gjysë fjale s’ia kom folë e, ia kom lshu krevetin tem”. Faliminer... se a ia ka lshu a s’ja ka lshu... neve na hjeku qat merzi – “ia kom lshu krevetin tem, u fjetë; s’ia kom lidhë durt’ se... shqiptar ai – shqiptar unë”. Edhe, ish kânë ni tjetër, tha, “erdhëm me t’kallxu ty veç mos u merzitni, se s’e majn’ shumë n’burg... tej nizet [20] vjet, nizet e pesë [25] vjet”... vet me veti... qysh s’pe majkan shumë?! – unë isha nuse... katër [4] vjet martesë... 

BS: Katër vjet a? 

ZK: Katër vjet.  

BS: E a ke pasë naj fmi ti? 

ZK: Jo, e kom gjet’ dy muj’ masi u hi n’burg. Ktu n’Prishtinë e kom gjet’ çiken; um ka rrnu pesë [5] vjet e um ka dekë... 

BS: Prej çkafit? 

ZK: Po vallahi prej zjemit... Vike prej katuni khô n’Prishtinë... e prum’ e çum’ n’spital, e majtem dy javë ditë, e lshun’... deka.. “N’dash lene” – thanë – “n’dash merne; kjo s’ka jetë...”, e nxurrem, e prum’ te shpija... krye dy [2] dite diq. 

BS: Po. 

ZK: Po, po... pesë [5] vjet. Tani erdh’ kunati i madh, e kish pas thirrë qat far’ djalin e mixhes t’vet, thotë “Dej qetash e ka rujtë Zadja ket Alushin, po tash fmi s’ka – kurgjô; s’ka pse me hup’ kjo t’rit’..”... Alushi çojke letra, nis-bitis, muj um muj. 

BS: Burri jot u kânë Alushi? 

ZK: Burri jem, po... 

BS: T’ka çu letra prej burgu..

ZK: “Shko martohu ku ta don zemra. Ti t’rit’ për mu mos e hup”, unë edhe hiç. E kisha çiken – edhe çiken qe e kisha, thojke “Hajt, mos rri hiç”.

ZK: Po. 

BS: Po masi çika u m’rrnoi pesë [5] vjet, erdh’ qaj djali i mixhës t’kunatit t’madh, thotë “Zade, faliminer’... Deri qetash ke nejt’, e ke rujt’... se unë kom ardhë me... paç gjithmonë! Zoti t’neroft n’atë dynje e n’ketë dynje! Na ke nerue e, qetash çika t’ka dekë... s’ki çka e hup t’rit’... po kem qef me dit’” – atëhere nuk iu thojshum n’emer – Muharrem, veç ‘agë’ iu kena thônë – thashë, “Jo agë, s’e kom rujt’ unë Alushin që e kom pasë çiken, se ku t’isha shku dikun, nashta fmi kisha gjet’... po sa ta ka ymrin gjallë Alushi edhe unë – ja aj des, ja unë, ja lshohet... se Zoti s’ia ka pre ato vjet, po shkau ia ka pre”. Ia nisi e po kan’ Muharremi... nashta e ke njoftë.

BS: Po, ia kom ni zônin... 

ZK: Muharremi u ardhë e um ka thônë, tha “Zoti t’neroftë be Zade... Zoti t’neroftë se qet’ fjalë e kena prit’ prej teje... se çika t’ka dekë, tash çka me hup t’rit’?”, thashë “Ja – sa ta kem ymrin mu da jo... sa ka thon’ Zoti nuk e di...”, tha “Po m’doken shumë nizet e pesë [25] vjet... edhe je e re...” – “mere’ sa e ka shkru Zoti – a jom e re a e moçme, unë me dalë prej qesaj shpije, unë – jo; e dekt” – thashë. Po shkova te bâba tha, “Qysh e ki djali jem menen? A pe run’?” edhe ai masi um diq çika... 

BS: Po. 

ZK: Thashë “Bâbë, po..”, tha “Qy çka po t’thotë bâba: n’e rufsh, ruje me men... dije që je pa burrë, mos ia lsho naj llaf t’rânë kunatit a vjehrrit a, me kunata... nashta mirë me t’folë, bâbo, t’doket keq”. Thashë “Bâbë, jo, e di qe jom n’shpi t’huj, jom shku te burri; besen po ta jepi s’ka me pasë fjalë t’këqija me ta”. E kom pasë aty motren, e kom pasë edhe burrin e motres aty, vjehrra... ja – fjalë t’keqe s’iu di kurrë, kurrë, hiç –  dymdhet’ [12] vjet e kom rujt’. 

BS: A nuk ia dhanë nizet e pesë [25] vjet a? 

ZK: Ja... ia falen. Nizet e pesë [25] e pat, ia falen nihere pesë [5] e, nihere dy [2] e, e lshun’ dy ditë tani; mosi i mushi dhet’ [10] vjet, dy [2] ditë na i lshun’ te shpija. E kishin lshue si n’besë – a po na del n’besë ky – shkoi njo tri [3] orë perpara n’Nish.

BS: N’Nish e kanë majt’ a? 

ZK: N’Nish dymdhet’ [12] vjet e kanë majt’; tre [3] muj’ e kanë majt’ n’Prishtinë, dymdhet’ [12] vjet n’Nish. Jam shkue n’Nish e kam pa tre-katër [3-4] muj ni here, edhe s’jom shku... katër [4] vjet s’jom shku me pa kurrë – kishe marre mi thânë kunetve ‘po shkoj te burri me pa’... um ka ardhë zor e, um ka ardhë keq... po ai çoi letër: “Qe e ki menen me hup t’rit’ për mue... unë e kom njet’ me ardhë” ... e çoi ni letër, e çoi t’dytën... Po thotë kunati, “A Zade, ki me ardhë”, “Vallahi um vjen marre me ardhë” – thashë. M’ardhke keq... Tha, “veç ki me ardhë”. Shkova. Kur shkova, sa ka pasë gjysë ore me nejt’ me neve, dy vija: n’qat vinë e parë rrishum na, n’vinë e djathtë rrike Alushi.

BS: A nuk ju lanë as me folë për dore as..?

ZK: Ja... n’dorë, n’dorë po – sa ka mrri dora e tina edhe e jona; qaq e kena pasë ngat-a-ngat... Nejtëm gjysë ore – atëhere e kom pasë çiken gjallë... kur shkova, e kapi  çikën n’grykë e, tha milici, “A e majte boll?”, i rrudhi kraht, s’foli... që me thônë boll as... veç i rrudhi kraht. Tha, “Lshoe”. E lshoi çiken, erdh’ te unë... Kur u damë tani, apet kish qef Alushi me kap’ çiken; e veti milicin “A e kapi edhe ni herë?” – e kapi edhe ni here... Krye tri [3] jave qe jom shkue me çikë, u dekë... edhe kur u lshue, thojke “E lexojsha letrën që u dekë po nuk besojsha qe u dekë... Katër [4] vena e kish qkrue çika u dekë” – Humdija, kunati – “u dekë çika... mos u merzit; Zadja nuk po merzitet...” a unë kom... deri gjashtë [6] javë s’jom çu prej shtratit masi um ka dekë çika...

BS: Prej merzisë a? 

ZK: Prej merzisë... E pa qe as s’pi shkruj kurgjo, as s’pi thom kurgjo... reja e motres dike me shkru letra; unë folsha, ajo shkrujke. Shkova krye dy [2] mujve qe um diq çika, shkova, um tha “Ni sahat mos e hup mô – martohu” ... edhe dej dhet’ [10] vjet letër s’ka çu pa um thônë, “Martohu; unë pe hupi t’rit’ për bâbë tem, ti s’e ki kurgjô – ti t’rit’ mos e hup”. Ia shkruva, thashë, “Edhe ni here um thu, unë idhnona si qat dite që hine ne burg! Nuk t’kom rujt’ ty për çikë as per kurgjô, po qe t’kom pasë kysmet t’kom marr’... edhe sa ka thônë Zoti ... vjet Zoti s’ti ka pre, po shkau... edhe qështu mos um shkruj mô!”, nuk um ka shkru, veç jom shku n’tre [3] muj, n’katër [4] muj’ me thônë... ma shpesh nuk jam shkue. 

BS: E, a e man’ men atë ditë kur e kanë lshu prej burgut, qysh e keni perjetu? Qysh e keni pritë?

ZK: E  kanë lshu qato dy ditë qe t’thashë, e kanë lshue. Krye dy [2] mujve e kanë lshue për kejt – zahere qe iu dul n’besë... zahere qata e kishin pasë qellimin... Po tani ia falen... Edhe tri vjet ka pasë mi majt’, thanë “O po vjen, po vjen” – e kish çu ni leter: “Dilnum pritnum se um kanë lshu’, po vi...”. Edhe, tri [3] ditë ai s’na ka kallxu qe e kanë lshu... nuk e kena dit’... dulen, erdhen t’Kolovicës vllaznija e bâba e, kejt dulen me prit’; kunet’ e kusherit’ e... si dasëm – njô pesdhetë [50] vetë janë dalë me prit’... edhe u ardhë. Na çun’, bômë drekë e... kejt e kanë lshu; edhe tri ditë e kanë lshue... Thotë kunati i madh, “Ndasht’ Zade, se pe lshojnë si shpesh... po qysh dojnë le t’ia bâjnë”, çka me bô tash... e ditem; për tri netë, tri ditë, e kanë lshue... u çum’, kthyem darkë e, pimë çaj e, nejtëm... Kur ia nisen po çohen: “Jo valla, qetash po ju kallxoj: um kanë lshu për kejt.”, e qatëhere kur kallxoj – per kejt – sa alltija ka krisë... sa mancerrka ka krisë... si me kânë luftë qiten: bâm bum e bâm bum ... e tha vjehrra, “Pashë rizên e Zotit çka janë tranu e po qesin kshtu? Po ktô s’e kanë lshy për kejt...” – se vjehrra ke khô poshtë, a kta te oda ken’ burrat. Kur po shkojmë, ngryk, e motrat n’gryk e, kusherit’ e burrit e, kejt um muren n’grykë e “Shiqyr qe t’lshun’ e që erdh’”. Si ma s’mirti kemi nejt’, tani henez kemi pi kafe, henez qaty piva, e blejtën sene, tani hânez... masanena, po t’kallxoj: kemi nejt’ deri n’sahati katë [4] t’sabahit – dej n’katër! U shkepen, erdh’ kunati, po i thotë Alushit, “Qysh mere’ t’lshun’?”, thotë “Vallahi nuk kam dit’ gjô, veç kanë ardhë n’saba’, um kanë vet’ qysh je, a je mirë...”, i thashë “Mirë – prej kejtve u m’vetshin mu: ‘qysh je prej zemrës’ – mirë – ‘a je smutë? A po t’dhem kun?’ – jo valla kerkun”... Ky ka marr’ zanat me ndreq’ kreveta n’Nish. 

BS: Po a?

ZK: Tha, “kishe po m’thirrin për qata – a je smutë; a munesh me punue ... edhe ata nuk po m’kallxojnë. Po m’thotë, ‘hajde me neve’, se u tuten edhe ata me t’thônë qe ‘t’lshun’ – po m’lshon zemra a diçka... M’çun’ te mjeku e thashë tash diçka kta po m’bâjnë jom i shnoshë... ‘ky ...’ – tuten mos diçka...”.

BS: Mos pe likfidojnë? 

ZK: Po, thashë, “Evv vet me veti a me ju thânë çfarë... ‘Ec mas neve, mas neve” – mas tyne. U m’çun’ te mjeku, um kqyri mjeku, um tha, ‘Qysh je ti prej zemres – a je i fortë? A je kânë najhere i smutë?’, i thashë ‘jo, kurrë – as nuk jam kânë i smutë, as gjô n’dyhêt...’ – ‘po me t’thânë diçka qetash, a idhnohesh a gzohesh?’ ... a, mjeku çka ô sot, edhe shqip folke; kurrë s’e kam dit’ qe ô shka. Thashë, “Vallahi, me kânë mirë gzona, me kânë idhnim –idhnona, po çka me bâ...’, thotë, ‘Jo, je i lshum’; hiç s’besojsha... ‘je i lshum’ prej sotit; thirri, kallxoju se ty t’kanë ardhë me t’i falë qato vjet.’. Nejse,” – tha “u gzova boll, po jo qaq...” tha, “apet po m’kontrollon mjeku për zemer, tha ‘u pardon t’koftë... ti kshtu n’qere po dokesh qe je gzu fort, e kshtu zemren fort mirë e kie’ tha. I thashë, ‘po si n’z’gabim um ka ra e s’po di fort mu gzue... A po m’lshoni a veç po m’gzoni? – “Ja, po t’lshomi”. I dorzova letrat...” – qe u kânë tu punu krevet e sene kejt hajt, “’edhe najnjo mos koft’ se pe dimë qe je gzue... hallall t’koftë’ e u m’percjellen milicija e, kejt mi dhânë... atëhere dinar janë kânë tybe, s’e di sa janë kânë... tridhet’ [30] a katërdhet’ [40], sa për udhë.” Jo, kishin thânë “diçka po t’jepum me pasë pare t’tuat” – njo tridhet’ [30] cent a tridhet’ [30] ero a... veç pak i kishin met’; rrugën qe e ka pagu. Edhe, kur erdh ai, pi nxjerr ata far dinarsh, tha “Qyre, edhe kam punue...” pi thojnë, “Pse Alush?” – “Kto m’i dhanë, ‘bleju diçka fmive’” – po çfarë fmive... Gjysë t’udhes trenit, e sillke me minilin... na kejt kô n’prezore: “Vallahi minili i Alushit osht’” – as s’e kemi dit’ as na, po tek qaj mindil n’prezore që u sillke... bile, edhe ajo motra e madhe ia nisi po kân’ “O dorën ta don motra...” se me ni lot osht’... Kur dulen kta, e kishin pa, “na bojke” tha, “me minil drejt që unë jom” edhe zhdrypi. Nejse, e kanë marr’ ngryk aty, kanë kajt’ e... kur kanë shkue, kur erdhen ktu, apet hângrën, pinë... kejt kallxoi. 

BS: Mas tri [3] dite ju ka kallxu?

ZK: Jo, qat ditë. Dej hângrem darkë e pimë çaj e u rahatum’ e, tani thanë që po qkepen e, tani me ju kallxue, thotë “Jo valla um kânë lshu kejt”, tani qe t’kallxova – jo kafe, muhabet hanez... Mas motmoti, kshyrke me hi n’punë; ku hike n’punë nuk kish drejt edhe dy [2] vjet me punu hiç – burg shtepijak i thojshin. 

BS: Po, aha... 

ZK: Ky edhe kish qef me hi me punu, me pasë ni dinar t’vetin... Hini ni ven, shkoi dikush kallxoi – e qiten. Hini n’spital, punoi tre [3] muj’, edhe aty e qiten... e, met’ n’shpi qëtu... njô, motmot mas motmoti, kunati e qet lutjen, e shtin ktu... e shtin te studentat. 

BS: N’menzë?

ZK: Jo, çfarë menze... – n’fakulltet. 

BS: A, n’fakulltet. 

ZK: Jo, me fakulltet jo, e kanë shti aty edhe punon. Kur vjen, erdh’ n’Kolovicë... kur erdh’ thotë, “Zade, a ka diçka?”, mi thônë t’kânë ardhë dy letra me ni harq, thashë s’ hân bukë e merzitet, se kumedit për çka janë ardhë – se hala frikë... ky dy vjet s’guxojke me dalë n’derë... thashë, “Jo valla, kerkush nuk ke, Alush”. Hângrem bukë, pimë çaj. Thashë, “Alush, janë ardhë njô dy letra”, tha “Po t’veta; s’um kallxove”, thashë “Tybe nuk e di çka ka n’to... qata s’t’kallxova.”. “Hâmë bukë e pimë çaj... e lexoj qetashti çka ka” – dy puna e kishin pranue për ni ditë; për ni sahat janë ardhë, e kishi niherë aty posten me bajt’, edhe khô te studenta me hi. Thotë, u bônë katër vllaznija bashkë, n’postë ish rroga ma e vogël, khô ish rroga ma e madhe. Ranë n’dert... um thirren mue edhe burrin tem aty vllaznija për rrymë; as mujke ky tjerti vllâ mi thânë ‘hin qitu’ as ky i vogli... ia kish qit’ khâ se ishin djelt e ati hasmit khâ n’fakulltet. 

BS: A?

ZK: Ishin dy djelt e tina... “Zot, vallahi s’po di çka me bâ... postën – rroga e vogel... çka po thue Zade?”, thashë, “Alush, ti kujtov, kujtov... vllaznija s’diten me t’thanë qitu... çka di unë”, me i thânë posten... mozâllahi mos... diçka me qit’ pej goje... atë llaf; me thanë atje, dy djelt e atina... “Tash ti kujtov, menov ma s’miri ti për shpirtin ton”. Tha “A e din çka? Po hi khâ, rroga ma e madhe; qe e ka shkrue Zoti... nesra po shkoj me bismila’”. Thashë “Hajri koftë”. Erdhen vllaznija, thanë “Ha Alush, a kujtove a ku...?”, thotë “Jo valla, po shkoj khâ”. Kur shkon khâ, mâ e pranojnë meihere, e shtin’ n’punë referent, thashë “O Alush, a pe she...”, tha “Po, gjithë... sot fola me t’madhin”, thashë “pse fole?”, une thashë mos u idhnue ai a njasen, tha “vallahi um foli përpara”.

BS: Po a?

ZK: “Um njofti, edhe foli, edhe i fola” tha. Nejse, edhe çka... edhe nja pesë a gjashtë vjet pa pajtu’, po valla... u pajtum’... kunati i madh thotë “Po ia çoj gjinen edhe ni herë n’emer temin atina vllâvt t’atina, t’hasmit e, pajtohmi, maromi diqysh...” Kur erdhen, si shpija e Mramurve qitu, erdhen dy mixhâllart e atina edhe dy djelt. Kta kunet’ e mi, t’katrtit, edhe djali i mixhes tyne tha dum rrum po boj llaf... kta mixhâllart’ t’atina thanë qi “ti edhe katuni jero edhe mernu ngryk dy djelt” tha. Veç ngojshin kta knenaj qi i kanë thirrë mu pajtu... katra, katra u duft me i dhânë veç mi pajtue, edhe kunati i madh paska thânë, “Qysh ô kysmeti; qysh ta lânë burrat... na jem për qata me i dhânë, me u marr’ vesh, me pajtu sot... ta dimë ku po jesmi”. Çohet djali i atina Hasmit, i madhi, thotë, “Mixhë, t’ngova, se ai ka thânë ‘jemi rritë për kjamet e për gazep e...’” – për thmi t’vllâut”. 

BS: Po.

ZK: Aj djali i madh ish çu kish thanë, “Jâ mixhë, dallash je... unë s’jam ardhë me lyp pare; e ktina janë rrit’ për sefa’... A po thoni ‘gruja e re, e ka gjet’ thmin’ mas dy mujve...’; edhe kta s’i ka rrit’ nana e vet për sefâje, jâ – asni cent as...” – po ia bon djali i  hasmit, i madhi ka fol’ – “asni dinar s’po ia due... a, po ky ma ka myt’ bâben mue, unë ia kom myt’ bâben. Baba jem... po mermi ngryk n’qit’ ven t’venit” ... edhe tha, “u çu djali i madh, e kapi ngryk Alushin...”. Alushit i kishin pas ra lotë, tha “qat ren um ka ardhë... qaq kjamet um ka ardhë kur um ka kap’ ngryk; um ka thanë ‘hallall t’koftë gjaku i bâb’s tem’... edhe unë i thashë, ‘edhe ty t’koftë hallall gjaku i bâbes tem...’”. Janë marr’ ngryk, t’nesrit i ka thirrë ai – “Hajdi me pi kafe”. 

BS: Hasmi.

ZK: N’shpi t’vet, hasmi.

BS: Po a?

ZK: E ka thirr’ t’nesrit hasmi, “hajde pimë kafe n’shpi tem’” – n’Mramur me shkue. 

BS: Ai hasmi i Mramurit, a? 

ZK: Po, ai i Mramorit. Shkon... “unë për nesra ju pres me pi kafe”. E lanë me shku me pi kafe, Alushi po thotë, “apet um vjen keq e um vjen shtirë me i thânë ‘qyky ma ka myt’ bâben e sot erdh’ me pi kafe ktu’”. Thotë, “Bac, shko ti; je ma i madhi edhe ky e ka vllâ... unë s’po vi.” shkun’ kta dy kunet e mi edhe qaj djali i mixhes, kanë pi kafe atje, janë dal’ ... ditën e mirë – ditën e mirë edhe pi qatyhit jemi pajtu, jemi ndreq’. T’nesrti, burri jemi i she’ ata dy djel, iu folë, i thirrë n’kafe, ktu kanë pi n’shpi... jo, po – te puna kanë pi.

BS: Po.

ZK: ... kafe. Edhe mâ pi qatyhit kanë folë, janë zatet’ qaty... ai i ka folë, ky i ka folë, si e ma s’mirti... tej qatëhere pajtu s’kena. 

BS: Ani inxhe, hajde pe lajm’ qit temen e, himë diçka, flasim ma... ma t’gzushme. Hajt kallxomë a keni pasë odë edhe ktu n’Prishtinë?

ZK: Po valla.

Po a?

ZK: Kena pasë tej... hala’ s’e kânë prish; as s’e kânë ndreq’.

BS: Hala osht’ oda a?

ZK: Qy, oda qe i ka shkallt e drunit... kta shpinë e kanë marue mas sa vjete, po oda... e kem pasë edhe...

BS: Po.

ZK: E ka pasë koridorin, qitasht qi po i marojnë e, bojshmi bukë, e, vishin musafirë e i marshmi knata... atëhere kena pasë. I marshmi n’odë me i vnu, me i lanë aty ibrigun, mi la durt’ u deshke me mush’ – oda gjithë i ka pasë nonstop natën... ditën ato. 

BS: Ibrigat e ato knata e mushta për ujë, e? 

ZK: Veç mi shtrue qylymat aty. Skej-um-skej odës e kemi pasë shtruet edhe për... musafiri kur vike, jabanxhive nuk ju folshmi, veç bukën e qitshmi tej n’koridor t’odës. E marshin burrat, e qitshin n’odë... aty burrat pishin çaj, jav porvlojshmi çajin; te shpija e marshin atje e, roshovin e qitshin burrat kur na kena dalë. E kemi çu bukën, e kemi kthye, kemi qit’ çaj e, kemi qit’ kafe e kemi bâ muhabet qaty me ta. 

BS: Po.

ZK: E jabanxhive jo.

BS: Jabanxhive s’ju keni folë a?

ZK: Jâ... U ardhë shumari, u ardhë milici, u dalë, janë, u kânë zânë, si n’katun; vjerri e kish pasë odën aty, po t’thâm natën, se aty vike shumari, vishin milict e Mramorit... haj Zoti na rujt’. Kunati jem i mâdhi, mos me kanë oda e përthakume si qibriti; ish tranue. Si u çojshmi bismila’, t’fshimë e ta lâjmë... e lajshmi na, shkojshmi ata ujë me derdh’, me mush’... – taze, se jo kur t’vjen dikush mu purmeqat; ajo u kunë aty, apastafat aty oda edhe ktu, masi jemi zhdjerg’, e kemi pasë qashtu. Po tamon u lshu burri jem pej burgu, n’odë janë mush’ pesëdhetë vet’ e kusur; burra, kusheri e mixhallarë, çka kanë ní... E, oda u kânë odë për burra, çajin e kanë pasë aty, shiqerin aty... krejt. 

BS: Qysh e ka pasë emrin, far emri kjo oda juv? 

ZK: Po, odë e burrave.

B, S: Po, ama emri i babës... oda, e kujna u kanë?

ZK: Oda u kânë e Mustafes.

BS: Oda e Mustafes a?

ZK: Po, e kunatit tem. 

BS: Po.

ZK: Oda u kânë e Mustafes, e kunatit t’madh. N’odë... edhe ktô n’Prishtinë masi jemi zhdjerk’, oda si n’katun; oda u kânë odë; e fshime, e ndreqne, e pregaditne me t’ardhë musafiri...

BS: E qysh janë kânë ata jana e qylymat... qysh janë kânë kshtu t’qìta?

ZK: Sa te ni sobë.

BS: Skej-um- skej a?

ZK: Po, skej-um-skej. Sânë e mushmi skej-um-skej, e përthekojkshum me dyshek mos me dal’ kashta me pa dikush diçka...; tani i shtrojshim qylymat, tani i shtrojshum ‘jastaka t’stenës’ ju thojshin n’atë vak, tani jagia t’punume. 

BS: Jastak demela a?

ZK: Po, edhe ‘jagija’ ju thojshi atëhere. Janë kânë drrasa qikaq t’gjâna e, i punojshum. Unë vet i kam kepë, masi jem zhdjergj’ n’shehër, me zoj. 

BS: Çka osht ‘zoji’? 

ZK: Zogi i mali qi osht’ me kal.... me gojë, me kaqep, me sy... 

BS: Aha. 

ZK: Gojn’ e sarìt ia punojsha... kejt zog.

BS: E ti i ke qindis’ a?

ZK: Kejt i kom qindis’ unë.

BS: Se menova qe osht naj materjal, aj zoi.

ZK: Jâ, materjal... kejt i kom qinis’. I vizatojsha vet, tani i mush’sha ata zoj, ia bojsha sytë e jav bojsha gojën e sarìt e jav bâjsha kejt do t’sarìt, do si t’kuq’ – qysh janë zojt... do ju punojsha t’mavìt. 

BS: Po.

ZK: Do t’bojgjakta... – asni zog njejt; jo, kejt ju larojsh, kshtu pendlat, dy [2] herë i therrsha me gjilpanë, me qit vunicë, dy [2] herë me qitâ, dy herë me qitâ... laramo’... rreth-um-rreth mi jastak janë kânë patiska e madhe, e, zojt ren okolla... Qashtu u kânë ai vakt... e, ia kam punu motrës tani masi u da jagija e, ia kom punu kunatës rreth-um-rreth me i pasë n’sobë kur vinë ato far’... t’punum’ kejt... herë me lula, herë... qysh kishum qef. Kam punu me druj, kam kepë oja, kam kep kmishë t’mandafshit, kam punue pastiska, çershafa, postava, jestaka; kejt me dorë i kam qindis’. 

BS: E ojat me çka i kepshe? 

ZK: Me gjilpanë. 

BS: Me gjilpanë a?

ZK: Me gjilpanë öjat... ma s’mramti ma me ren’, masi nuk patëm as lopë, as dhija as... qysh me nejt’ gjithë ditën...; ni mâgje e krysha, kepsha me gjilpanë…(Ndërhyrje nga familjarët)

BS: Po.

ZK: Nxirrsha pare vallahi... sa ni puntor. 

BS: A i shitshe ato a?

ZK: I shitsha veç... për veti s’kam kep’ po edhe me shit’; kejt çeizin, patiskat, jav kam punue Zyhrisë une, Afërdites une; postâvat, jastakt e çershafat e... unë jâv kam pune edhe Sherifes t’nuses kusherive t’burrit. Asanja me trup; nana e vet, qysh e ka ble patisken, ma ka pru. Veç e kom qkye nërsy saj e, kom pre jastaka, çershafa, postava... vjehrrit, kunetve, t’vetat, edhe qaty i kom pre sa janë dal’. Um ka met’ ni postave pak me i shtu njanën anë... Ma ka ble, ia kam pre, apet ma ka pru maqinen vet’... ia kom fenue, ia kom kep’, ia kom qit skejat çarshafave. Postavat i kom kep’ postavë, jav kom qinis’ gryken; n’mjedis ia kom prem se kishke qef me i pa lulat – edhe te kryet ktu edhe jastakve, dytë, qysh kishin qef. Ma prushin modelin, ja’ punojsha... marsha pare valla si me kânë n’punë t’dërzhaves. 

BS: E ka sa i kepshe ato... qysh?

ZK: Qysh ish modeli. 

BS: A po a?

ZK: Qysh ish modeli. 

BS: Ma i ranë – ma i shtrejt, a?

ZK: Po, ma i ranë ma shtrejt; çka po ta merr menja?... Atëhere ju zishim zambaka, ojave, shebojë, tentena, zyryfe – qysh m’i lypshin... ojat.

BS: E zyryfet qysh u bojshin? 

ZK: Zyryfet... e marshmi ni tel t’hollë si kime e flokut, e mlojsha kret’ me mnash, tani qitsha trapazan mi qatâ, tani kepsha pesumdhetë [15] rena, gjashtumdhetë [16] rena... dy gisht oja n’zyryf...;  edhe sot i kepi ato oja, edhe s’pritoj... i kepi si me maqinë me i qit’. 

BS: E oja t’namazbezit a ke kep’?

ZK: A kam... ehë... Namazbeza e bashlluka... ktyneherë veç para kreje kam qinis’. Kam qinis’ bashluka, namazbeza e, çka um ka ardhë n’dorë; çka kam pasë qef; çka m’i kanë pru. Me pare namazbesa pak... sa mi i marr’ sot dhet’ ero [10€]. 

BS: Po a?

ZK: Pak lun’, pak lun’ para ballit... a ojat jo; ojat... 

BS: Edhe oja ksi t’nuseve, t’kmishave ke kep’? 

ZK: Po, i kam kep’ kmishat... 

BS: E ato me gjilpanë?

ZK: E, me gjilpanë, po ato ma shtrejt’ – sa me i marr’ me bletan niqin euro [100€]. 

BS: Auuu.

ZK: Jâ, shtrejt... niqin e pesdhetë [150], dyqin [200] – çka kam rrok’ n’dorë, ma lirë... Kam ble veshë e mathë e, çka um ka dasht’ zemra, për trup temin; vet jom veshë, me dur’. 

BS: Ato paret e tua s’t’i kanë marr’ a?

ZK: Jâ... kurrë. Çka i kam nxjerr’ vet’ – vet’ kam ble çka kam pasë qef; çka me dalë n’dasum a n’mledhi a... me dur’ t’mija e kam ble. Jav kam ble edhe kunates ka pak diçka, po jo, për veti... te vllau kur shkojsha, kisha qef me i çu diçka bakshish. 

BS: Po.

ZK: Qi po shkoj si bí... se jo valla n’pare t’gjilpanes e t’grepit e s’mu kanë përzi kurrë. 

BS: Po a?

ZK: Jâ... po thom: jo si kunet, po si vllazun. Kurrë s’um kanë idhnu; kurrë s’i kam idhnue... Jam shku me ta napër ara e, kemi mledh’ dardha, e kena mledh’... kurrë – kurrë ni gjysë fjale s’ja mâj men. Valla, kur u dekë kunati, qyky i vogli, um doket atë ditë gojën ma ka tha... edhe qi um ka dekë burri, vike um nerojke; kurrë s’um ka ardhë me dur’ thatë; kurrë – kurrë pa m’pru diçka. Ia bojsha, “Pash’ Zoti boll qi po vjen po qi pse harxhit’...”, “Po ja për ty ja për kan...”, jo tybe... Faliminers’... um nerojnë edhe djelt e kunates t’motrës, ku t’zatetna. Edhe gratë e tyne um thirrin ‘teze’ krejt. S’um kanë teze po um thirrin; janë djelt e kunates t’motrës, um thirrin ‘teze’ se um kanë... djelt e motrës, tani edhe djelt e t’kunatit, kejt um thirrin ‘teze’ – si gratë, si burrat, si... krejt. Faliminers pej tyne; ku njefshin e mos njefshin... e, qishtu.

BS: E inxhe, hajt kallxomë tash... mas darkës, çka keni hanger, çka keni pi...

ZK: Mas darksh a? Po, tybe kemi hanger qishtu... si qitasht; si atëhere – si atëhere kemi hanger, kemi... 

BS: A ka pasë qisi far kikirika... qisi?

ZK: Po vallahi.

BS: Po a?

ZK: Ka pasë vallahi kikirika, ka pasë vallahi pemë e, vallahi kurrë s’jemi ungj’ me hanger thatë diçka; tuli’ peme: a dardha – i thojshmi atëhere ‘turke’, a, dardha tulifare: dardha kakiçke, dardha drenofce, dardha tërhe.... tona’ – tona’ emrat i kemi ble, i kena hanger... – atëhere edhe tash. 

BS: E, i keni pasë n’katun ato a? 

ZK: I kena pasë n’katun, dalshmi i shkunshmi, i marshmi edhe... janë halâ... dalim halâ. 

BS: Po a?

ZK: Po, po, pemë e... pemë ka boll. 

BS: E çaji i rusit, kur ia ka nisë mu përdorë?

ZK: Çaji i rusit, pej se e maj men unë, që e majë men unë, u kânë qita çaj... edhe do i mledhshum napër male, napër, qi dalin. 

BS: Blini.

ZK: Po, po do lula dalin edhe tash, po tash rrallëkush qi i merr as... t’jergovat’, t’gata e... i tershi.

BS: A ato si kshtu qi janë..?

ZK: Po. 

BS: Po.

ZK: E, qato janë. I marshmi, i tershmi, çaj pishmi edhe me to.  

BS: A bahet i mirë çaji me to, a? 

ZK: I mire, mirë shumë bahet çaji, i mirë bâhet me to edhe atëhere, po edhe tash... kush me i mledh’ e kush me i ter’ e... s’po hjekum zahmet hiç, ma mirë t’gatshum.  

BS: E pej magjes çka gatujshi ma s’shumti?

ZK: Ma s’shumti gatujshim... – po na sa jena kânë bashkë kallabllak, na i kena shti pesumdhet’ [15] bukë, i kena pjekë për darkë me na qillue; ka tri [3] pite i qitshmi me i hanger për drekë, tri-katër [3-4] i kemi qit’ gratë.. Thmij’...

BS: Po.

ZK: ... burrat, gratë – na s’kemi hanger suxhuk, po ni ven. 

BS: A me sofra t’ndame a?

ZK: Jaaa, burrave iu kena kthy ma s’pari, burrave n’odë jav kena çu bukën, kanë hanger, kanë hanger, kanë pi, jav kemi çue sofrën atje na, n’shpi ju kena kthye thmive, i kena rahatue thmin’, tani kena hanger na gratë kadalë kadalë tuj bâ llaf e muhabet... ma s’mramti... qishtu. 

BS: E... 

ZK: Kur s’qitshmi pite, u kânë djathi, u kânë langi i mirë... veç mazë u kânë bylmeti.

BS: Bylmetin kejt’ vet a?

ZK: Kejt vet... kejt.Unë po t’thom: tonat t’mirat i kemi pasë edhe n’atë vakt.

BS: Sa lopë i keni pasë?

ZK: U... lopë marshum dhe t’dërzhaves, rujshum, e marshum ni rrogë pej gjâve qi i rujshum. I kena pasë t’dërzhaves, i kena pasë tridhetë [30] lopë me i mjelë.

BS: Po a?

ZK: Dy [2] veta mjelshmi, po... po thom, tri [3] killa, katra [4] tlyn; niher ‘buzë’ çka ju thojshmi; u dufke me sill’ dam e dum e – ni [1] sahat. 

BS: Po kto qi janë kânë me i mshu përmi... 

ZK: Po, qashtu valla e, u bojke kejt droçka tlyni, e derdhshmi n’kazan vuuu, ia marshmi tlyenin e, zajke vjehrra djathë; ajo tjetra e derdhke tjetrin, ia marshmi tlyenin. Po thom qi, djathë na çka kemi hanger n’atë vakt, tonat t’mirat: u kânë bilmet, u kânë djathi, u kânë kosi, u kânë... tonat t’mirat janë kânë; turshijat atëhere hajmedet... e, tash i shtinë me ujë. 

BS: E qysh i shtishi ktyneher turshijat?

ZK: Ja qitshmi harqin, u trashke tamli, e kullojshmi n’codillë, qi mushmi kaca që... s’mujshe me nxjerr’ specin pej shlline, pej t’mirave...; tash ni pavllak e marin e ia qesin do krypë e spec djeks... e bani; ngjyje.... jooo, motër.

BS: Atëher langi ma i mirë? 

ZK: Langi ma shumë ka pasë mazë... I hanshmi, piqshmi bukë, i nxjershmi ka katër [4] kunata, dy [2] bukë t’rubave, tre [3]... tuj hanger, tuj keshë, tuj.... 

BS: E buknore a marojshi?

ZK: Po qysh jo... A t’kallxova qi e nxejshmi çerepin... – zhig e kom sot me qit’ ni bukë qashtu. 

BS: N’çerep a?

ZK: Edhe veç s’kom çerep se pa ja bâ tybe n’e kisha lanë! E dhzeshmi çerepin, asi – oxhakun, e qitshmi çerepin, tej e qitshmi bukën me u bâ gati... jo si qitasht: i qesin ynyrë, i qesin sene – me tharbt e ulshmi pogaçen, me t’tharpt, qi e kollojshmi djathin, e ulshmi aty n’bukë, e mlojshmi ata me prush, e rreshkmi ata prush tap e tup e tap e tup .... dej u bojke t’imë, e... e vnojshmi. Po kur e nxjerrsha atë bukë mi krue – kuq nërfuni, kuq m’anë tepër; kurrë s’ka pasë ajo bukë kore... jaaa – bukë si pamuku. E nxjerrshmi, i pshtjellshmi me ruba tej e kthyejshmi bukën. O s’e... s’e ditshe çka ô ajo... se valla, ka’ pe përmeni po m’doket që pe shoh atë bukë... Kukuuu, t’lujke kur u ndreqke ajo bukë. 

BS: E qitô e kom ní, qit’ far fjale: bukë mas dore ... – çfare janë kto – t’rubave a?

ZK: Bukënore t’rubave... që t’thashë qi i shtishum ka’ pesumdhet’ [15] bukë. 

BS: E qysh... i keni lanë n’ruba me ardhë, a?

ZK: Ja, ja... i kena ulën bukt’, i kemi shti t’grytat, i lajshum pak me ardhë tubë, se t’grykat u deshke hanez mi rrok’ – ‘mas dore’ që i the.

BS: Po.

ZK: U dufke mi rrotullu, me i t’hallu, me i lanë napër ruba dej e dhezshum zjerrmin, dej ardhshin kulaçt, e... i piqshmi, i shtishmi t’gryta, gjashtumdhet’-shtatumdhet’ [16-17] shkojshin... edhe ma shumë t’kallamojta... ka’ ni drekë, tri [3] bukë t’kallamojta i qitshmi çerep, t’mdhaja. Qat’here magjetoret e kanë hek’ t’gryten kur qitshmi trejte, tri [3] tepsija edhe bukë apet për darkë me pasë. Pesumdhet’ [15] bukë mas dore – qe po thu ‘t’rubave’, i piqshmi. Ent’ me i la i kena nimu’ njana-tjetres…(ndërhyrje nga familjarët)

BS: E qysh i lajshi ent’ – jashtë a?

ZK: Jashtë – jashtë i qishmi. E mushmi kazanin ujë t’valë, dalshmi i lajshmi dy veta, ajo qi u kânë n’magjê jo – asaj ia bojshum níhum qato enë, se dalke shumë... gjithë ajo magje u bojke. Kur jom hi unë, m’i kanë la mu; kur u hi ajo – tjetrës... rên, kunatat. S’kemi bâ fjalë aty, as qysh i lajtum ent’: ni javë ti, për shembull; ni javë unë; ni javë ajo; ni javë ajo... e, njana rrike tanaj  dy [2] djavë nuk gatujke, dej e kryshin renin ato.

BS: E qysh ia bojshi me shku... qysh ia bojshi me shku te familja?

ZK: N’opqinë a? 

BS: Po.

ZK: Për shembull, jemi shku na dy motrat – na dyja s’jena nda, jemi shku bashkë; janë met’ ato dyja. Janë ardhë mi marr’ ato, janë shku dyjat... n’kofshin ardhë; qysh janë ardhë vllaznija me t’mar’, veç u marshum vesh me met’ dy gra n’shpi gjithë. 

BS: Po.

ZK: Ardhshin na marshin vllaznija... kur vishin hiç s’thojshum na ‘po shkojmë dyjat’ (ndërprerje nga familjarët). Jo, jo, na thojke kunati, “Janë ardhë me ju marr’ bâba juv’ e, bonu gati” – i thojke motrës teme “bonu ju gati se dreken e bon gati tash Zylfija edhe Nazmija e ngratë...”. Tash, na dyja u bojshum gati, i marshum teshat, shkojshum, ardhke bâba na marrke me kerr a vllâv’, a. Kur vishum na, mas ni jave vishin edhe ata, i mershin ato dyja, metshim na dyja motrat – qashtu u marshmi vesh; se jo me shku me met’ njana vetun a diçka... se u kânë punë e grave e madhe... aty veç gjânë s’un i mjelshum para dy [2] sahate.

BS: Domethanë gjithmonë dy gra n’shpi – u kanë standart?

ZK: A po... dy gra janë kânë gjithmonë e jetë... as s’kena pasë fjalë nërmjet veti, me thanë shkove ti e meta une – ja... na dy motrat, s’na kanë da.... na vishum... cili vike me i marr’; tash, ai a vike dy ditë përmas, a vike dy ditë përpara... atëhere s’ka pasë telefon... hajde merrum, kur u ardhë ka thanë... jo, te ata na jemi dalë qashtu, jemi shkue. 

BS: E ka’ sa rrishi? Ka’ ni javë a?

ZK: Ka ni javë kena nejt’, ka ni javë rrishim, ka dy [2] a tri [3]... ia bajshum gajle kur shkojke ajo tjetra qashtu ni javë.

BS: Po. 

ZK: Tani ajo tjetra qashtu, tani ajo ni natë a dy a qysh janë ardhë; qi janë ardhë shpesh, s’kanë nejt’ mâ ni javë – ni [1] natë, dy [2] jena shkue. 

BS: E, hajde kallxomë qitasht për festa... pe zajmë qitasht Bajram – çka keni maru?...(ndërhyrje nga familjarët).

ZK: U... për Bajram atëhere kena maru si qitash, bakllava ...

BS: Po a?

ZK: Po vallahi. 

BS: Kush e t’hollojke bakllaven? 

ZK: Po me’sap s’i kom pasë gjashtumdhet’ [16] vjet mirë kur ia kom nisë me gatue me kunat’. Kush.... tonat gratë; s’kanë cila me thanë ‘s’di me t’hollu bakllavë’... Ja... shkove te burri, u dasht’ me thanë ‘tonat’ – i dite, s’e dite – me thânë i di. Kena t’hollue bakllavë e, kena zie tomeloriz, kena qit’ tespishte – iu thojshum ktyneherë; edhe tash dikush po i thotë ‘omëlsinë’ dikush ‘tespishte’... kena qit’ rovane, kena qit’ kejt – edhe atëhere, si qitasht... omëlsinat tonat janë kânë. 

BS: E për sillë t’Bajramit çka qitshi ma s’shpeshti?

 ZK: ... ma s’shpeshti.... edhe dje, ma s’pari po shkoj te ëmbëlsina, o kânë bakllava, tani tomelorizi qi i bojshim pa ardhë nata e Bajramit.

BS: Po, po.

ZK: Tomelorizin natën e Bajramit i t’hollojshmi edhe i piqshmi ni natë, dy netë para, a din...

BS: Po, para Bajramit. 

ZK: Para Bjaramit. Tani pite a, me rreth a, me petë... ktyneherë i t’hollojshmi petë e, i pjekshmi n’saç. 

BS: Me katmer, e... 

ZK: Po, i qitshum me petë, ju thojshum, i qitshum, i t’hallojshum pesdhetë [50] petë, gjashdhetë [60], shtadhetë [70]...

BS: Aaa qi i ulin n’tamel ato petë, a po?

ZK: Jo, jo, petë me ujë t’vökt i ul’ , ia qet krypen... 

BS: Aha.

ZK: Edhe i t’hallon sa osht t’hollusi. 

BS: Po.

ZK: I t’hollon te maja, tani i piqshum, saçin pa hi e fshishum mirë e mirë, saçin, e dhezshim mirë zjerrmin, i qitshmi, i piqshim petë fak fak, i piqshi njô ka njô, tani i qet tlyn... tonat i merr i qet aty. Dy [2] veta ato i kryshmi, i bojshmi gati, t’nesrmit bylmet boll... u çojshmi marojshmi pite me petë, pite me rreth – qysh kanë pasë qef, na u duft’ me i t’hallue ato... para Bajrami ni natë a dy. 

BS: E mish a keni maru për Bajram?

ZK: Mish prejshum gjâ gjithë; ja ni kingj, ja... se me pulë s’e kemi krye Bajramin, me ni pulë. 

BS: Po a?

ZK: Jo vallahi, kunati i madh kingjin për Bajram meniherë e prejke – gjithë, gjithë, gjithë... po n’atë vakt mos me ni pulë e dy, u duft’ tri [3] me i pre, e ani mu hjek’ gajle ni drekë. 

BS: Si për t’Madhin, si për t’Voglin keni pre a? 

ZK: Po, po, njejt – si për t’madhin si për t’voglin si... a po t’thom: me hanger, mirë kemi hanger edhe n’atë vakt... veç ma mirë se qitasht. Punë kena pasë boll; mu ungj’ s’janë ungj’ ka dy [2] orë, me nejt’ jo, veç me hanger e me pi i kena pasë tonat t’mirat gjithmonë e jetë. Edhe ktu masi jemi ardhë, tybe po lodhen, po punojnë, veç, mirë... pe hamë mirë... Kesha bile me dhandrrin tem qi u ardhë, tha, “Oj gjyshe” – se ‘gjyshe’ um thirrë – “oj gjyshe, a ke hanger, a ke pi?”, thashë “Qysh jo... gjyshja si t’çohet qat krevet t’vetin e ndreq, e shkun’ edhe ha... çka me bâ gjyshe... a me hi mâ n’magje a...”. “Ja –” tha, “boll ke gatu; mos t’jet zhig”, “E vallahi, s’kom tjetër sen...”. 

BS: E, hajt kallxomë ti çka keni bâ për kto... për Shingjergj, për shembull – qysh e keni prit’? 

ZK: Për Shingjergj gjithmonë e jetë e kom fli... edhe tash e shti rên me pjekë flija.

BS: Flija?

ZK: Jemi çu heret, para sabahit, nejse, si fjalt e grave qi i kânë pasë n’atë vakt me fshie e me dlirë para sabahit e, me vadit oborrin, e.

BS: Po.

ZK: Me hjek’ borlogun; s’ki e mâ pluhen as borllog qi me t’shku vera e fshit’, e paqt’, e mirë. U çojshum heret... qajo qi u çojke i lajke sytë e me i stërrpik ropt e shpisë me ni hithi, me ni xhylë; u kânë shnosh’ – me i shkue vera i shnoshë i stërrpikshum n’saba’, e tanaj hajde me fshi me vadit’ me... ta qesum borlogun jashtna dere thojshum, mos me pasë bërrlog... as n’oborr s’kemi lanë – e fshishum, tani e marojshum brumin me pjekë flija ose pite mrena, veç ma s’shumti flija kemi pasë. Piqshimi flija për Shingjergj, apet ka pasë tomeloriz; mos paç pasë tomeloriz ke qit’ ni tespishte pa... ömel, se kemi lanë kishe me shku vera ömel ... për drekë qishtu e kemi pasë atëhere adet; qishtu edhe tash e kanë sot. I thom resë kur vjen Shingjeri, “Çoj oj Arbreshë heret e qite nane ni fli për drekë e, hamë kaftjallin heret mos t’na shkon vera zhag” – ajo kesh’ me mu: “Oj nane, halâ s’e ke lanë at zanat...”, “A... vera bre... për qata e ka emrin Shingjergj: mu çu heret”. Edhe sot e kom n’krye: ora tetë [08:00], s’muj me nejt’ ratë... se jom msu. Kur u shku burri n’punë, gjithë me tô jom çue, ia kom qit’ kafen atina, veti; ka pie ai kafe, unë; u shku ai n’punë, e kom përcjell’ tej n’kapixhik; diten e mire – diten e mirë. Jom kthye, kom thânë, ajo po punon, po na man’ neve, edhe unë mos me punu n’shpi kurgjô – me shku posht... I kom pasë thmin’ e vogel, i kom thanë zorr me i bâ... ni kunat punë para me’j; kushedi çka kisha bâ... Çohna t’fshi, dliri herët, herët. Ma bojke kunati “A flen najhere, oj Zade?”, “Vallahi kom flejt boll o agë, se u çova; shkoj ai n’punë, edhe unë...”. Tash um thotë djali, “Pse oj nöne? Le at’ zanat mâ”, “O djali jem, s’muj... jom msu mu çu heret, um del gjumi... del i gzumi”, thom ‘here more Zot, i lumi unë për ty... n’shtatë [07:00] – thu ti qi kom me shku n’punë... Gjithë kur shkon djali i thom, “A u çove nanë a?”, “U çova valla”, na a, se “djali jem je çu, po um kanë dal’ gjumë nana... qe, po rri rat’ qitu, çut’ jom...” – s’muj me flejt’ bash ashtu mu ngi gjumë. 

BS: E për Shmark çka keni bô? 

ZK: Çikat i rishnim bistekat, i lshojshmi për shpinë flokt, kishe flokt e gata. Atëhere i lshojshum për shpinë, i ndreqshum pej t’bardhë e t’kuq, i lidhshum flokt me t’shku vera e shnoshë, i ngjitshmi n’dorë n’saba’, ditën e Shingjergjit me i kput’ tani, kishe met’ shneta ktu... e, anenaj gatujshmi... qishtu. 

BS: E për Aligjyn? 

ZK: Për Aligjyn... çka mujshum vallahi, shpejt e ma shpejt. Ma s’pari vjerra ma bojke “T’holloni, t’holloni se dy veta jeni; n’dakik i t’hollni” ... pite me rreth i qitshum ma s’shumti për.. qe, për Shingjergj pite me spanaq s’na ka lanë kurrë, se thojke “Vera me miza”. 

BS: A po? 

ZK: “Vera me miza t’shkon” thojke. Mrena kurrë s’kena qit’ me spanaq... edhe atëhere kena mjell’ me spanaq e krejt... kurrë; n’dashi janë kânë t’mdhaj, n’dashi t’vogël; n’dash... pite me spanaq, me kepë, ajo s’na ka lanë se “Vjen era miza, mrena na hin”, po fjalt e grave... po far’ mize pej spanaqi... po t’bahet mos fshi e mos dlir, se tash bahen vallahi mizat mrena si t’mos kish paqllak.

BS: E për Shmitër? 

ZK: Vallahi për Shmitër ma s’shumti krelana qitshum, krelana. Thojsha, “Pse oj nanë?”, “Aj nanës se ftoft tashi, sa ma shpejt... krelana osht”. E, shumëherë kesh’sha me tô, i thojsha, “Oj nanë, pse kshtu?”, “Oj Zade, hajt qite se vallahi kanë me na u gërdit’...”, thojsha, “Qysh s’po ki çka bon: pite, fli, me petë, me rreth, pire, oriz, kompira, qishtu tavë”, “Çka ki mi bâ tash...”,  “po...” i thojsha, “jemi shnoshë” – “Oj nanë, na jep Zoti shneten, i hajmë me t’mira, me gzime, çka me bâ tash... qysh osht – qashtu”. 

BS: E hashuret qysh i pritshi? 

ZK: Edhe hashuret... zishum grunë, zíshum havull’, qitshmi pite... ktyneher i thirrshum kejt mixhallart e t’ngat’ e, se janë hashuret. I thirrshmi, na thirrshin... tashi tu i lanë, tu i lanë, pe zimë do grunë, do diçka... ajo shpi qashtu kena flejt’. 

BS: Tash mâ nuk po thirren hashure a?

ZK: Jo, jo, jooo... tash s’po thirren, kerkush; po zihen e pe ha vet... Bile tash kta t’riet po keshin kur po ziem grunë... pasha Zotin... po unë e kom marak hala’ zij... po thotë djali “Qysh oj nane grunë po hajmë? Çka e ke zí?”, “me grunë t’valë”, “Qysh more n’ujë t’valë?”, “Me çka me zie grunin? Me tjetër s’di çka e ziej grun’ ...”. S’e hajnë asnjani, veç unë, nusja... edhe thmija e nuses jo – ih... grun’ unë e kom marak, nashta pej voglie um ka metë n’krye; qe, edhe vllau jem e zike gjithë, hon e don. 

BS: E, inxhe, a po m’kallxon qitash edhe ktynehere kto meselet, përralla... a keni kallxu qisi?

ZK: Përralla kurrë s’um ka lanë bâba... po t’kallxoj seri, edhe thu po rren – po tybe nuk po t’rrej. 

BS: E pse?

ZK: Ja ka pasë tullusum fjalët e sehiret, qito me i permen... bâba s’ka dasht’ kurrë. 

BS: Jo a?

ZK: Ja, ja, ja, kurrë. Thojke, “Sehiret, babo, bahen edhe janë n’Kuran, po nuk duhet me i shtie n’krye; ma bani ni t’keqe qyky, a qaj rren’...” thojke – “janë.... pallavra janë këto.”

BS: E kshtu përralla thmive, a iu kanë kallxu? 

ZK: U Zoti... valla as s’um kanë kallxu as... sa jemi rrit’ na. 

BS: Po.

ZK: Jetime... tepër u bojke; ni dasum ishke, ky dhandri, i thojsha. “A po na çon?” ktynehere u ngjitshin çikave kana mas vaksh e, e knojshin atë çikë, çka dishin e shtishin me kajt’ me lotë se jo po dahesh pej babe, po dahesh pej vllâu, po dahesh pej nane... “A t’shkoj?” – thojsha, “O baba... jo, djali jem” – “O...” thojsha, “pse bre babë?”, “Jo, s’e keni nanën”... jetimi ndahet gjithkun; gjithëherë u nda edhe dahet – “s’e keni nanën, djali jem...”. O, u’ kesh, u ulen mas dere, u ulen qatu budallicat me shku; ku mundet gruja e vllâut tem... Ku ungjet gruja e mixhës tem... Ajo i avyt’ çikat e veta, ju jeni ma t’shtyne, ma larg jeni. Ditën shkojshum, rrishum me çika me... bojshum llaf e knojshum e lujshmi e, tana’ mas darkës kurrë s’na ka lanë – qe, kurrë... kurrë, se ka pasë tullusum... po keshmi, po keshmi... po thom... qe, burri n’burg um hin, um thojke “Në qof’ se e paske sos’ me rujt’, ruje qysh ruhet; jo mu hanger me vjeherr a me kunat a... dije – e paqe sos’... duhet me përbi edhe naj llaf t’keq. Djali jem, s’lshohet pej goje fjalen e keqe – fjalë e keqe jet sa t’jesh gjallë”. Qe, kur lana, kurrë... n’shpi thojsha, kur vishin motrat me thmin’, thojsha “Prralla, prralla; han qeni arra”, “Niva Zade qat fjalë... le atâ, le, le, le... bâba e ka tullusum”. Na shumë... jena rrit’... shumë t’vogel, shumë jetima t’vogël jena met’. Vllavi um ka dekë, nuk e maj men qi um ka thânë t’vraftë Zoti ... e vogël jam kânë, e re jam kânë... um thojke, “Vnoma do ujë motra jeme, t’voket me i shti buktë”. Unë s’disha qysh vok’... e vnojsha ujt’ n’vika, e mush’sha, qitsha dru t’thata, do krana; kur e pashë qi um dul avulli... e kom vlue nashta qata ujë, po unë s’e kom dit’ kur u vok’... e, kur e pasha qi po del avulli, ngajsha e thirrsha, se ai lujke me shokë t’vet n’oborr.

BS: Po.

ZK: Thojsha “Hajde Zahir, se u vok’ ujtë”... kur vike: “Oj Zade... po e paske vlu ujt’...”, “Nuk di valla kur vonohet as kur... dej kur t’del avulli pej kusisë”. Ka’ jena rrit’ kena hjek’ për t’rritun; Zotit i kofshum falë... na ka rrit’. 

BS: E vllâu masi u martu a i ka nimu’ nuses? 

ZK: Ja, jo qaq. 

BS: Jo a?

ZK: Jo.

BS: A i paska dit’ tonat punë?

ZK: Jo, i ka dit’ tonat punt’, po jo – vllau si u martu e ka rrok’ punën  e vet. Punën, n’punë u hi edhe u shku si ton’ mashkujt qi shkojnë n’shtatë [07:00] n’punë, u ardhë n’tre [03:00], se ku u ardhë i ka thanë, se kunata jeme s’ka dit’ me gatue. 

BS: Po a?

ZK: Jo, vet s’kish dit’... bile motra jeme, qikjo që e kemi rrit’, u kânë e vogël kejt i shtike bukë... iu kapshin, qi po thu ti mas dore, iu kapshin rubat. Si iu kapshin tap e tap e tap thojke, “Kuku oj Zade, krejt i prisha bukët!”, thojsha “Nashtë, nashtë... t’holloj apet; edhe ni here t’holloj”, s’ditsha as unë qaq, po ajo edhe ma hiç s’kish dit’. Ia bojke kjo motra jem e vogla, “O vallahi um paski marr’... si bâba pa nuse ish jet’ e s’t’kisha marr’” e qysh e tek... – “pa nuse isha jet’”... po s’dike mirë, tash kesh’shum me tô: “A ishe met’ pa nuse...?”, “Vallahi s’di qi kom thânë kurrë...”, po e vogel, pesë [5] vjeç e ka gjet’ kunata. 

BS: Si çikë t’veten e paska bô? 

ZK: Si çikë t’veten e ka majt’ qi, kur u martu ajo, kejt gratë e mahalles janë çudit’ çka ka bâ ajo. Tu kajt’, pesë [5] vjet e ka gjet’... ajo e ka pasture, ajo e ka veshë, ajo e majt’, ajo kejt... Tana’ besa edhe unë ia lshova kishe kjo duhet me majt’ me veshë puna e t’rive... qe, erdh’ ajo, na heki pej dore... se unë për... ni kafshatë për veti e kom shti n’gojë; asajna njô. Jena rrit’ nashtaj me lshu lopë me kullotë... thojke vllavi, “Qite t’je qatu bre Zade”, e qitsha motren t’je qatu për dore, thojke baba i ngrati, “Kur t’i ha miza gjânë, ikni” thojsha pse po m’thotë bâba ‘kur ti hajnë mizat gjânë ikni’ – s’po mi kallxon cila mizë e han gjânë ... qe, s’kom dit’ unë kur um ka thanë bâba ashtu... po si dalke bâba, shkojke vllau me ia çu bukën, thojke “Zade, hini qitu” – unë hisha mrena, e mshilsha derën me çelës. “Le t’vin’ gjâja napër oborr, le t’bojnë çka t’dojnë”... se janë tut’ po na shkelë ... se vishin, nime, i kapke xekrri, hisha e mshelsha deren me dry... Kur vike tanaj vllau jem thojke, “Po pej kur jom shku unë, jeni hi jeni nguju ktu”, “Po valla Zahir, qitu; veç e kom kap’ Saben për dore, e kom mshel’ derën, se erdhen gjâja” ... a bôjnë zarar napër oborr a s’ban – s’kom dit’ me menue... Tej, tej i bôna do vjet. Kur i bana do vjet me dit’, me i nimu tani kunates... kurrë s’e kom lanë tu bunari me nxjerr’ ujë – kurrë, kurrë... dej u martu e bâ... a um thojke, “Djali jem, a... kena hjek’ për rob... po m’doket shpija mu ka hjeshue... ujt’ nxjerrja be djali jem” – me qat llaf t’bâbës tani kom punue.

BS: Qysh ia nxjerrshe ujt? 

ZK: Me kofe. 

BS: Me kofe kshtu a?

ZK: Me kofe, kshtu. 

BS: E me turkus? 

ZK: Po, po, po... e lshojsha deri diku, na ban me qakërrk bunarin, se me kofe vallahi... dej e nxirrsha khâ nalt kofen n’gjysë, e derthsha ujtë, kshtu tuj e ngre për trangjshi kshtu, i mush’sha knatat, i mush’sha, i derdhke kunata, i mushke kusija; unë apet shkojsha me marr’ ujë mos ta lanë nusen me shku me nxjerr ujë. Bâba na tha qat fjalë... ni [1] here na ka thane: ja ke majt’ qat fjalë t’tina, lum ti; s’ia ke majt’.... ai s’t’ka thanë dy herë. 

BS: A ia keni pasë hatrin shumë babës a? 

ZK: A... babës e vllâvt... se jena rritë pa nanë.

BS: Po.

ZK: Çka ka thanë vllâvi... qi e murr’ punën e grave. Unë po t’thom qi um thojke “vökma ujt’” – dej vlojke ujt’... a Zoti e din a ka vlu a s’ka vlu... 

BS: Ai koka shtjerrë kejt..? 

ZK: Tej... jo, tej dalke avulli qi u vökke ujt’, e disha qi u vökë qata ujë, “Hajde vllâvi jem se u vök’ ujt’”; kur vike: “Zade, e paske vlu...”, “Tash qitja ujt’ e ftoftë se nuk di unë kur voket” s’disha se unë e re... aj dikur tuj msu e tuj dit’ u rrita... dikur edhe fshisen ia hoqa vllâvut tem se disha me fshi. 

BS: E çfarë fshise keni pasë?

ZK: Fshisë... e millshmi n’bashqe.

BS: Qysh?

ZK: Bahet fshi, veç e lshon vërrr; u bojshin fshisa. Edhe sot n’katun i mjellin. 

BS: Po a?

ZK: Po vallahi. I qitshmi fshisa, edhe pse s’kishum grue me punu bashçen, e milke vllâu jem, i qitshmi i ndrrojshmi fshisat.

BS: Ato qi janë pak si t’forta, a po? 

ZK: Po, qato qi janë pak si t’forta, si i lidhshum me sixhim. Kur i nxirrshum, tak tak ia bâjshim t’rrumcafta kamt’, ia shkurtojshmi bishtin khâ me shkurre, e lashmi qikaq fshisen... ani jam msu po t’reja. Motra jeme met’ e vogel e unë... pesë [5] vjeç e unë e vogel. 

BS: Po.

ZK: Kur i bani 5 vjet i hanke bukë e i hânke thojsha “i ka bâ 20 vjet” se s’dishum... si kajke e mushmi shishen, se motra jeme teshat e nxjerrne, e ka lanë Ademi, burri i vet, edhe ni [1] vjet s’e lshova unë çiken, qe ia fali baba tina.

BS: Po.

ZK: S’e lshova. E la burri edhe ni [1] vjet... teshat e nxirrne, se murr hatri i qati sabije... “pa i mush’ ni vjet s’e marr”... teshat e nxjerren, veç vadja qi s’ju ka nda. E la edhe ni vjet. Kur i bani ni vjet çika, tani dike pak tani... sa herë kajke, si unë si vllâv, e mushmi shishen tamel, e pike shishen tak tak, shkrue mu rrit’... Kur i bani dy [2] vjet, ecke, ia nisi folke diçka, na u dokke i bani çika nizet [20] vjet... se thmi.

BS: Eee, inxha Zade, a men men kur... kur u ardhë rryma, kur i kanë pru telat e rrymes?

ZK: Ehh, kur erdh’ rryma...

BS: A e vonshme kjo a?

ZK: Eh, kjo gzim ma i madh ku me çue... 

BS: Po a...

ZK: Bile llâmen e shishmi, punojshum. 

BS:Me ato llamat e gazit a?

ZK: Llamat e gazit. Sot janë do qi për qef i majnë... qatâ e shishum e me ni çetkë tak e tak e marojshum sa ma shumë valla... ka bâ vakija ni skej t’shamijav e marojsha sa rrisha ni mâsdarksh. Sot um thotë kjo çika jeme “Sa t’kisha gjet; veç ni qisi, nana”. Tash po punoj me miqik, shumë ojna... a, ma kâllaj – veç me hânger ô, a di... atë punë qe e kam punu n’t’ri, di, as nuk pritoj, veç tash sot s’e kam forcën n’dur’. 

BS: E ti tjetër sen çka ki punu? 

ZK: E çka me punu... vetum çka jo – çka jo thujm; me gjilpanë kom kep ojâ, kmisha, kom qinis’, postavë, çershaf, jastak e... zuna t’kallxova: kam marue zargksren, kam marue çerap, shputa...  çerapë hala maroj; edhe qi i kam qito vjet maroj vallahi... Vjet, dimri, dymdhet’ [12] parë shputa i kam marue, 

BS: Po a?

ZK: Djelve t’motrës e djelve t’mi e... pej qi u shku n’Gjermoni ja çoj, ja maroj, ja çoj, mos ti narthin kamt atje, “Oj nana, kanë papuçe...”, “Ha, se kta t’i majnë ma nxet, se s’munesh me nejt’ veç me papuçe n’kamë” – ni euro [1€] euro osht’ ni lâmsh, po vjen si fydez’ e madhe... lesh... ni parë shputa pi qet.

BS: Me ni euro a?

ZK: Po, me ni euro, me ni eruo. Ia mâroj, ia laj; kur t’kthehet n’pushim ia jepi gjithë tash. 

BS: E me kllopadan a ke maru?

ZK: Nuk kam maru kllopadan, pos zemra t’ojâve. 

BS: Po a?

ZK: Po, zemra t’ojave, po. E qitsha katër herë tak, tak, e ngresha.

BS: Qi bâhen pak si ma t’fryta?

ZK: Po. E ngresha tani penin ting; penin e najllani e bojsha zemër t’ojs; si zemra t’lulave kur çelin t’bardha, qe e kânë zemrën e sarìt – qashtu ja bojsha shugojve me ni... aty u duft’ me i kep’ ojat sa gishti t’gatë, se mi kep qishtu... zemra ktu plot. 

BS: E kush t’ka msu me punu me…?

ZK: Kunata um ka msu me kep’, se ajo kur u zhdirgjum n’sheher, unë me gjilpanë s’kom dit’, thashë – Nazmije e ka pasë emrin – thashë, “Msomë Nazmije me kep’ me gjilpanë”, se me gjilpanë… “Ti msomë me tjerrë”, thashë, “Ani”. Atâ msova me tjerrë leshin, a unë me gjilpanë, ajo. E dredha mnashin dyfysh; ajo keshke me mu. Unë thashë, “E çka po kesh’ oj Nazmi?”, “Po... oj inxhe”, um thirrke ‘oj ingje’ – “po m’doket qe po lun’ dyfysh penin, po po m’doket i hollë” – mu, se shumë i trashë. 

BS: Ti koke msu me tjerrë kshtu; ajo tu ka dokë shumë... 

ZK: Po, mu dokke shumë e hollë ajo ... tash mu po m’doket shumë i hollë, ajo i trashë – ajo u knaqke tu kesh’ me mu. Ajt, ajt, i kepa ni parë oja, qashtu mnafshin dyfysh fing, e pashë qi s’po janë si ojat qi pi kep’ kunata: “E qysh pe ndan qita ndafsh? Kallxomë.”. E shdredhin fing fing mnafshin, ja shtishin gishtin asaj fije, përgjyst pe dredhë atâ, eeeh... ata u bojke peni i hollë, se pe kalemi – edhe tash ô peni i kalemit. 

BS: Po.

ZK: U bojke... e, i kepa ni parë për veti e, i kepa dy parë qashtu e, ia kep motrës, tjetres motër ni parë... tanaj u msova me shit’ tani. Sot e çaj mnafshin... sot e çaj, s’e boj isaf që e dredhi, se i kom msu durt’. Kepsha tânja oja, blejsha veshë, mathë... – çka kisha qef: a blejsha puna, a dimija a xhamper, a jelek... a, kmisha çka kisha qef... kurrë s’kam thanë me dur’ pe maj vet, kurrë, se um ka ardhë keq me ni kunet’. Po punoj, po vishna, po jo kunet’, kush.... Kur shkoja n’opqinë, “Kta kunet’ qysh po t’majnë oj Zade?”, “Po, po m’majnë... blejnë qishtu”. Tybe, pasha thmin’ kurrë s’kom thanë vet se um ka ardhë keq... me thanë ih, kta s’pe majkan hiç... kjo burrin n’burg e ka, s’pe majkan hiç – jo, s’kom pasë qef me ja hupë neren kunetve.

BS: Po.

ZK: Hazbija: “Jo valla, na blejnë triave njet’; si mue, si ksajnja, si motrës teme.” Gjithë thojsha, “na dyja motra; njejt na blejnë tu dyjave” – edhe dimitë nime njejtë na kanë ble. 

BS: Kur jav kanë nxjerr teshat, a? 

ZK: Ja, edhe kshtu për qef qi u shku për qef... për Bajram na kânë ble ma s’shumti kunati.

BS: Po a?

ZK: Për Bajram kena pasë, si ajo kanga qi knohet Bajram Bajram kem me ardhë, edhe unë Bajram; na blejke kunati i madh përpara Bajramit ni javë; ma s’pari nanës t’vet i blejke, asaj, neve... shkojke vet na zgidhke qysh ju kanë dokt’ – t’katrave njejt ngjyrën, njëjt lulat, qi t’mos thotë njana ma t’mira ti; njana ma t’kqija ti – njejta na marke. Kurrë s’kemi thanë as t’mira as t’kqija as qysh na ke marr kshtu – kurrë n’jetë. Shamija kur na ka ble – njejt krejt; s’na ka nda kunati as mue, as motrën tem, qe jena kanë motra – ja, si ato dyja, si na dyja – t’katrat njejtë. A, ma s’pari vjehrres ia blejke. 

BS: E asaj çka i blejke ma shumë? 

ZK: E, asaj i blejke, si mue qitasht... çka i takojke plakes. 

BS: A vishke vjehrra kule kshtu a kostile? 

ZK: Jâ jâ, kule s’ka vesh’ kurrë – as vjehrra as unë. 

BS: Po a?

ZK: Kurrë kule n’trup tem. I kam thânë Alushit, se kur erdhem tani ktu, mas do vjet i thashë “Alush, pi pres ni parë kule”, se mu dokke dimit’ havale – dhet’ [10] metrra dimi. 

BS: Po.

ZK: Thashë “Pi pres ni parë kule”, tha “Jo valla Zade, qat ditë që t’vish kule, shko n’Kolovicë, se s’du me t’pa ty me kule”... edhe mâ n’jetë s’ia kam përmen kurrë. Kur u bâna aparaci, qi ma hoqen veshkën, ia nisi po dhem varra. Ktu te uqkurri i dimive rajke, u shtrungojke gjithë.. zahere lkura e hollë, ia nisi po m’kullon ktu. Tha Alushi, “Hajde po t’çoj te mjeku... Qysh po t’kullon masi u shnoshë?!”, “S’e di tash bre...” qe, kur um çoi tha, “A e ke lidh’ dizgën n’mjedis. e ke lidhë?” a na edhe ‘uqkur’ i thomi, uqkurit t’dimive. 

BS: Po.

ZK: Thashë “Vallahi kurrë dizgë nuk kom lidhë” tha, “çka o qikjo dizkë?” – ma kapi. “U” thashë, kta uqkurin e dimive unë apet, po, e thashë, “Dimit’ qysh mi veshë pa kta...”, tha “sa t’veshësh dimi, te unë mos hajde; shko te cili mejk t’kish qefin ti” Nejse, mi qkrujti ni far masti e erdha.... tu ardhë, tash Alushi: “Qyre, kshyri mirë qito dimi n’trup qi i ki veshun; si t’shkojmë tash, kam me dal’ me t’i ble ni parë komplete... Tash t’sho’ qi po vesh’ dimi, tybe as unë me t’çu te mjeku, me m’kuq’ mjeku... kujton qi unë po ta jepi zorin mos mi hjek’ dimit’”. A... u ngushtova... o u murzita; kajta atë ditë gjithë ditën.

BS: Pse pi hjek’ dimit’...

ZK: Jo – qysh me ju dalë dhanurve... 

BS: A...

ZK: Me fustan. “Kuku” – thojsha, “Alush, qysh i dal Bashkimit... qysh kur t’vjen Musa”, “Qysh – si shoqet, Zade”. M’i ka ble ni parë komplete, se tybe po m’doket sot pi sho’, qe nizet [20] vjet u bâ kjo punë... m’i kish ble t’mavike me do far rrema si t’kremtë qitu pak, “A po t’doket t’mira?”, i kom bâ  “Jo, t’mira kokan boll, po qysh i foli une Bashkimit e Muses...”, “Oj Zade, le ti atë kangën e pesqin’ [500] vjete”, “Po e lâ, po po m’vjen zor...”, unë i vesha ni parë kur erdh’ dhandrri.... o, veten s’e kam pa. Qysh u kânë qaty... çka u ngushtava. I kish pas thanë çikes qi u shku: “Kuku, inxha Zade qysh u bâ all... që e gjeta n’fustan, qi u ngushtu... hajmedet.... po tybe mu dokt mirë i rrishin veshun”, thashë, “Mos um kallxo bre ai a ka thanë mirë a keq ... po jom ngushtu çika jeme... qi s’di me t’kallxu!”. Edhe ni [1] herë a [2] dy, tani u msova... Qe nizet [20] vje; mâ dimi n’trup s’kom qit’.

BS: E kur je kanë ti e vogel, qysh janë vesh’ ktynehere?

ZK: Po si qitashti... 

BS: A kanë vesh’ kshtu tirqi burrat? 

ZK: Po, burrat tirqi kanë veshë.

BS: Çfar ngjyre janë kanë tirqit?

ZK: T’zi.

BS: T’zi a?

ZK: U çojshmi i marojshmi n’vek, qi t’kallxova – i çojshmi i ngjyjshin khâ dikun... tyben e di ku... i kanë ngjy n’Prishtinë dikun. 

BS: Po.

ZK: Ata mistekil janë kânë ata bojë, se ata mâ tirqit qi i lajshmi s’lshojshin bojë... mâ ata ni ven u kânë ku i çojshin, edhe thojshin “i shtin n’valak”, tani i çojshin i kepshin me gajtana. 

BS: Te terzija a? 

ZK: Po, te terzija i çojshin, i kepshin me gajton.

BS: Me kta gajtanat rrethit? 

ZK: Me kta ksajna... po i çojshin i kepshin, na veç i marojshim trup, i çojshum.

BS: Ju veç materjalin e keni maru? 

ZK: Po, veç materjalin e kena marue edhe ia kena çue. Ata i çojshin tajna atje, i ngjyrosshin –kunati qi kallxojke, se unë thojsha “Qysh pi rrafshit’...” se u dishin qe i kena marue na n’vek. Thojke “Oj Zade, i shtin n’valak, e kanë ni valakun, sikur qi i kini ju qashtu e kanë valakun”, se di unë çfarë valaku; s’e kemi pa kurrë. I shtishin aty, kur vishin tirqit e pren’ me gajtana e kejt... Kurrë n’jetë teme s’kisha ngre tirqi, kshtu me ia desh’. Kur shkojsha, gjithë themra i metke n’kamë... kur” “Oj Zade, shtramo kamen”, “Po s’po di vallahi – s’po di”, s’disha... dikur dha Zoti, masi shkova, krye motmoti i hoqën. 

BS: Krye motmoti i kanë hjek’?

ZK: Krye motmoti qi jam shku u ndrru, kejt tjeter – dërrzhava i hoqen tirqit. 

BS: Tani çka kanë vesh’?

ZK: Pantolla.

BS: Pantolla?

ZK: Pantolla... kanë ble edhe atëhere pantolla, kat teshave... Kur shkojshin dikun, si qitasht: ni kat t’teshave t’mirë, pantolla. 

BS: E kmishat?

ZK: Kmishat t’bardha, i kepshum thikat n’dy krahë, kepshum; nihere thika janë kânë ato... ia kthejshum jaken.

BS: Jaken. 

ZK: Jaken qitu, tani ia kepshum me gjilpanë tegelin ksajde, tani edhe ni parë – kmishat qi i vishin për dasum, edhe ni parë ksajde me ja kep’. 

BS: Ato s’i kanë pasë jakat kshtu... a me vesh?

ZK: Jo, t’burrave jo – jaka t’rrumullakta. Thika knenaj e aneja e, i kepshum edhe ni ren ksajde – dy rena t’thikave... kmishen, me shku n’dasum a dikun... qaj burrë qe e ka pasë kmishen, qashtu thojshum: “qe, qyqja e qyqajkë, veç tegel se s’ka ojna t’kepne...” – ojna e burrave e burushukve ktu. 

BS: Burushuk, po.

ZK: Burushukut kmishes i kepshum me gjilpanë, thika rreth-um-rreth mi pasë burri ksajde, thika jonë kânë edhe atëhere t’punune ma mirë, ma t’hjeshme janë kânë se qitashti. 

BS: E kmisha me bogosi a ke punu?

ZK: Po kam punue, kam... e kom veshë, e… 

ZK: Qysh janë dokt’ ato? 

ZK: Ato sot um doken t’mira... sot um doken t’mira; ktu e kanë pasë pilhurë t’zezë, pilhurë t’kuqe. I kepshmi niher, i kepshmi kejt kmishat, tani i kepshmi edhe oja me rruza jaken, edhe jaken qashtu, jaken... Kmishat e kanë pasë jaken tej qitu, t’rrumullakta, me oja t’kepne me rruza t’grave, me rruza janë kanë... e, t’burrave veç t’kepne me kalem t’bardhë. 

BS: E materalin qi i kepshi, ku e mershi? 

ZK: E marojshmi pilhuren, e marojshmi. 

BS: Po, ama rruzat e kto? 

ZK: A, rruzat i blejshmi n’pazar, n’shehër – çfare t’kish qef.

BS: A keni dal’ ju gratë n’pazar a? 

ZK: Jena dal’ valla... qysh s’dalshin gratë; ku din burrat me t’i marr’? Ble çfarë kishum qef edhe rruzat... a u dalë motra jem, a jam dalë unë, a u dalë tjetra kunatë... veç, ni gru na marrke me veti, merri rruza sa dojshum me ble për kmisha, bogusijat qashtu i mershum, kena maru pilhurë, mahramë... Unë kom maru pilhurat mahrama qi t’kallxova, janë maru shtatë [7], tjertë m’i maroi motra, si mban me voj; u dufke mi gjet’ ma skejave, qikaq t’punune, sikur mahramave, kit skej t’punum, kejt’. 

BS: E kush ka bajt’ mahrama ktu te burri yt? 

ZK: Ka bajt’ kunati i madh, e ka bajt’ burri jem, e, e ka bajt’ kunati. 

BS: Po a?

ZK: Ka bajt’ Muharremi, e, ka bajt’ Bislimi e, ka bajt. 

BS: E kur shkoi n’punë atje, a e heki mahramen?

ZK: Jo, kur shkoi n’punë mahramën e hoqen. Kur shkun’ n’punë i hoqen mahramat kejt.

BS: Plisin sa e ka bajt’?

ZK: Plisat... plis t’bardhë a?

BS: Po.

ZK: S’ka bajt’ kurrë. 

BS: A... e qysh e vnojke mahramen? 

ZK: Me mahram, sa u kânë po; a, masi hini n’punë hjeku plis, hjeku mahram, hjeku kejt... Ja – atë qi u shku n’punë u shku ma mirë se qitasht qi po shkojnë bile. 

BS: E kur je kânë ti e re, kto opangat, qysh i keni maru? 

ZK: Uuu, me krrabuz. Na blejke kunati.... a e prejshmi postjerrmin, e tershmi likuren, e, i qitshmi krypë. 

BS: E pse krypë – mu forcu a?

ZK: Mu furcue, mu ter’ e me krypë, tani i ngjitshmi n’stenë tani, ahër dikun. 

BS: Po.

ZK: Kur u terke qajo, tani i prejke kunati apangat e, kush dike me krrabuz’ aa qitshmi tet’ [8] rene, shtatë [7] rena çerapave rreth um rreth, tani ja qitashmi segjebin me krrabuz krejt, tani i lidhshmi qato apanga. Tani dulen t’llastikit, vên t’kpucave – t’tashtit. 

BS: Kto t’Pirotit?

ZK: Po t’Pirotit, t’pllastikes, i mathsha, a kujt i blejke me rryp na dokke si kundra. 

BS: Me atë rrypin e zi kshtu a?

ZK: Po de, po kur i blejke me rryp’ na u dokke uhaaa – as kpucat ma t’mira, jo. Tani tha Zoti hop veç napër katune i mathshin, se jo... dulen do kpuca, dulen do tjera.

BS: E çfarë kpuca ke pasë ti... kshtu, kpuca, tamon – a e man’ mên qysh janë kanë?

ZK: Kpucat tamon... e maj mên valla. Kpuca, ni herë na kanë ble bâba, i ngrati, na ka ble t’rrafshme. Masi u martovam pak me themër se unë shtiklla s’kom math’ kurrë, se s’kom pasë nevojë... e kom pasë trupin boll; s’kom pasë nevojë... Kunata i marke shtiklla, ajo tjetra... unë për veti kurrë me shtiklla s’kom math’ edhe qi o des.

BS: A s’je kanë maraklike?

ZK: S’jom kânë maraklike n’shtiklla; jom kânë boll... me shoqe u bojsha rrafsh; çka me marr’ me shtiklla.... hala, hala përpjetë.. 

BS: Po.

ZK: Edhe vjehrra s’ka pasë qef fort: “Zade, boll je e gatë, edhe hanez me shtiklla” – s’e marshmi atëhere fort rân... rrallë najkush. 

BS: Kush u kânë ma e vogël?

ZK: Po, kush u kânë ma e vogël, t’bami pak ma t’mdhaja; kush u kânë e madhe s’ka marr’, veç pak nifar themre ashtu. 

BS: E çfarë materiali janë kânë?

ZK: Kpucat, a?

BS: Po.

ZK: Po çfare kishe qef me i marr’.... 

BS: A ka pasë likur’ e kadife a? 

ZK: Po, po... ka pasë, ka pasë vallahi. 

BS: Si tash a?

ZK: Si tash vallahi kpucat – çfare ta kish qefin. Herë na marke kpucat, herë na marke me numër, se unë tridhet’ e nan’ [39] e kom pasë hon e don... edhe qe, hala tridhet’ e nan’ [39] e veshi, i mathi. 

BS: E, inxha Zade, kur jeni kanë n’katun, a keni maru kshtu... a keni bô duhan? 

ZK: Po. 

BS: Hajt kallxomë qysh e grishi, qysh e ndreqshi... 

ZK: Jo, me gri unë s’ia kom gri kurrë. 

BS: Jo a?

ZK: Çka s’e kom... s’e kom punue... unë s’e rrej. Veç e mirshmi duhanin, e mlidhshmi fleta, i shtishum n’pê fak e fak e fak. 

BS: Për mi ter’ a? 

ZK: Për mi ter’. Ata tani ju bojshum palë, si teshat qi i palojmë, e grishin burrat, e grishin. Burrat valla qishtu e kapke, kejt duhani ju shkojke mas gishtave... Ja, me ia gri s’ia kom nis kurrë. 

BS: E qysh... me çka u kânë ajo? A u kanë maqinë, a...?

ZK: Jo more, me thika. 

BS: A me thikë... 

ZK: Me thika e grishin imë, imë, imë, si sallatat qi pi grimë tash…(ndërhyrje nga familjarët).

BS: Te duhani metum... qe i kanë gri si sallata... 

ZK: Jo vallahi, tash kush ia ka dert... sallata, a i ke pa qysh i grin’ – kush s’ia ka adet, si unë – s’ja nis hiç. Tybe s’ia kom nis duhanit kurrë. Ata e grishin, thika e mreht, vërr vërr vërr – t’u mushke menja s’ka lanë kurgjo; çka thojnë si duhani ... e grishin imë, imë, imë... i bojshin ka ni killë [1kg], ka ni killë, kur e pishin ata, e marshin apet gríshin. 

BS: A e marshin veç për veti a edhe e shitshin?

ZK: Ja valla, me shit’ s’kemi shit’ kurrë. 

BS: Jo a?

ZK: Jo, veç për veti. 

BS: Mirë, inxhe, a ki me na thanë edhe diçka për fund, diçka interesant qe t’ka met’ pej atëhershit n’kujtesë?

ZK: Valla, oj inxhe... çka um ka met’ n’kujtesë e ni tut’, me ta kallxu... paç qef.. 

BS: Hajde, kallxoma...

ZK: E pata çiken, motren teme t’vogël, baba po m’thotë, “Merr djali jem, qy ku janë kijet aty n’kodër, se bâba pe bon gati kerrin e po shkojna me marr’ motren teme”, thashë “Ani”. Unë e re, i kom pasë nja dymshet’ [12] vjet a tremdhet’ [13], po, edhe kom qit’ motrën teme t’vogël për dore, pi njelli kiet kishe me ardhë... Del dikush pej çube na tut’... ai e kish pasë kmishen e bardhë veshun’, a u pshtjell bardhë tash... – kom me dekë, nuk e di. Na ik, ai nga mas neve; na ik, ai nga mas neve... Kur jemi dal’ nja nizet [20] metra qashtu, unë tu piskat’ me gjithë motër teme, kur qe ni kusheri: “Po çka po tutni bre ashtu?”, “O vallahi, dikush dul edhe na tranoi s’tutsh. O, nuk  pe di çka ke a... s’di” A, e, për qata nuk um ka lanë baba kurrë prralla as diçka... na shtihavi diçka çka disha, “Nuk di” – thashë, “na ka njek’ qishtu qishtu”. “O... haj Zoti qafen ia theftë! Ju ka tut’ bacit dikush”, “Po na tuti po s’e di... ai veç ngajke mas neve; kurrë s’e kom kthye kryt’ me kshyr veç mu dokke qi po kurset qashtu tu nga aj” (…s’kuptohet) Na ka tut’.... jetim... ma na tut’. Me i kallxue babes, bâba tash del vet... tash dikush e ka pa atâ qe na tuti. Hajt, hajt, hajt, tu bâ nja motmot e s’i kallxova. Mas motmoti i kallxova, qishtu qishtu, “Po pse djali jem s’um ke kallxu mejher? Atâ e ka pa dikush tuj nga vallahi...”, “Baba, nuk t’kallxova, se mos pe din ti e del e kapesh me tô”. E re jom kânë, po s’kom pasë qef rraxhë kurrë... thashë “Mos po del po kapesh me tô, se na ka tranu... qysh nuk na lshun’ met, nuk e di... far piskame kom bâ unë. Kusherini ka ní e ka nga; ai ka kujtu naj qen po na njek’ kur ‘çka u bâ bre, çka u bâ?’, ‘O vallahi’ thashë ‘s’di... dikush na tuti; kush osht nuk e di...’, tha ‘qysh dul pej çube bardhë...’” ... ai nashta kmishë ka pasë veshun... 

BS: Po.

ZK: Po mu m’u dokt, pej s’tutsh. 

BS: Kejt i bardhë...

ZK: Kejt i bardhë... s’pajsha qe ka kamë dikun a dur’ a... veç ai ngajke bardhë e, taminja u gerbav’ qishtu, mos t’um njeh, unë... na u tutem e, qat tutë tej tu  m’mlon dhêv s’e harroj... edhe mâ kurrë, kurrë unë mâ nuk jom dal’ n’akshom me thânë bâbë a janë ardhë gjâjâ a s’janë ardhë. Ai vet i ngrati... i kallxova tanaj unë mas motmoti, “Kuku” thojke, “djali jem... s’um ke kallxue e je tut’ aq fort”. “Ooo bâbë, jom tut’ se po t’kallxon dikush e tani del e kapesh me tô” Qishtu bukën napër ara qe ja kom çu bâbës me tô për dore. 

BS: Me motrën a? 

ZK: Me motrën, po, për dore... unë qe e pashë dikan po na bërtet, se jetime, t’rruthta gjithkun jena kânë... s’kena pasë krahë pej dikunja, jo... ajt se kto jetime... s’o gajla e tyne... unë... për qata bâba as n’dasma s’na ka lanë... unë a t’kallxova..

BS: Po.

ZK: Kurrë: “Qysh me t’lanë ty n’dasum? Nanën se’ kie djali jem... o ju len dikush si mas dore... edhe, rrini djali jem; sa mërzitesh... i sheh ato me nanë e me kejt... rri n’shpi”, rrishum, po i marsha lakmi tonat qi shkojshin. 

BS: E bâba pse s’u martu?

ZK: Bâba pat mu martue edhe e lypi njô. Kur shkun’ me i nxjerr teshat... ajo ish kânë vejushkë, e ni sebep i tina kallxoi, ni sebep i qasaj gruje, thotë “O Beqir, o, kom nie: a e ke nxan’ ni rob për veti?”, thotë “Po... o, vallahi sebep thmive, bre”. “Ajo ô gjysë; n’tre [3] vena u kânë, a s’te ka kallxue? Zoti ju vraftë ata... po far thmi; t’i myt’ tej t’shkojsh n’Prishtinë a te arat... kur t’vjen s’i gjan thmin’... tre [3] u shkue, e kanë lshue”. Aty mas qi ka bâ bé “tej t’um bahet djali, kurrë unë mâ rob për veti s’lypi... ishalla m’i len Zoti qita thmi qi i kom... edhe, s’ka mâ për veti. 

BS: Sa vjet i ka pasë baba kur i ka dekë gruja... kur ka dekë nana jote? 

ZK: Po i ka pasë nashta... i ka pasë shtadhet’ [70]... i ka pasë pesdhet’ [50] a shtadhet’ [70] um ka thanë.

BS: Po a?

ZK: Po, po, po, se edhe pesë [5] vjet gatujti vllau, e tanaj koxha u kajis’ e, edhe merzija ti bon tonat... se a po menon qe baba jem s’u mërzitë? Se ka’ e shishum thmija aj... po tej se e ka fal’ e ka bâ kabull, me falë për natë, po motra qe ke, teshat e nxjerrta qi ka pas, Feridja, ajo um msoi mu, se as unë s’kisha dit’... Ajo e kish mar’ çiken, thotë “Qyre, bâba u shku me fal’ motren tône; vjen e merr gruja; kurrë s’e shohum, po kape djepin”, se atëherë beshika s’ka pasë, veç djep. Thotë “kape djepin e mos ia lsho kurrë dej t’vjen me marr’ gruja”. Unë gjithë diten... tuj ardhë bâba me ata e me at nirin, tuj e përkun çiken mos t’vjen me gjetë tuj kajt’. Kur vjen ajo, pi qet ato tesha n’ormon, e veshë... unë ia nisi po kaj: “S’ta jap motren teme! Kurrë s’ta jepi motrën tem – kurrë!”, ajo e kapi çiken – “Unë çiken” – thashë “kurrë s’ta lshoj”, “Ja” tha, “s’ta marr... me lanë tu kajt’ thmin’; kta kejt kokan t’vogël... s’ia shoh hajrin as ksajna”. 

BS: Po.

ZK: Edhe nuk e mur. Tash, i kapi ato tesha, i mledhi, i mur – po m’doket sot pi shoh... atëhere veç pajtanat e pajtonxhi, se s’ka pasë. Hypi ajo n’pajton, ajo shkoi, burri i vet tha “Pse s’e more?”, tha “Shuj ... s’preku n’atë shpi... po m’nxe diçka. Çika ish e vogel; e kapi djepin, britke sa mujke: ‘s’ta jepi motrën’ po ky tha s’ish marr’ vesh me thmi, veç u ardhë qi t’ka met’ e vogël, ta fali”. Shkun’ mâ.. s’e përmeni as bâba me falë, veç çka um tha: “E ní qit çikë tu kajt’” – tha, “ka me t’rreh baba”. E, për qat fjalë s’u mërzita... aj, s’pe run’ djepin gjithë ditën... a kan’ a menë a... tani edhe ai e la motren teme, ni [1] vjet s’e murr... u rrit pak, u ngjallu pak, qpeshherë keshi me tô, foli... – hala osht’ gjallë – i thom “Oj motra jeme, çka ke hjek’ ti dej je rritë... bo mirë je, rri – ma e shnosha je” ... kesh pramë me pa pak... koxha smut’. 

BS: Po a?

ZK: Koxha.... boll e smutë mirë... plakë, “Ishalla” thojke, “desim dyjat për ni [1] dite”…(ndërhyrje nga familjarët) “ishalla desim dyja për ni dite; njana e shtin’ n’dhé paradite, njanen masdite; njanen paradite, njanen masdite... e, s’jesum asnjana vet’”.

BS: Pa njana-tjetrën? 

ZK: Pa njana-tjerën.

BS: Ju kuket kânë shumë t’lidhta. 

ZK: Shumë t’lidhne... shumë, shumë... edhe sot qi u ardhë çika pej Gjermonie e, dhandri e, djali.. pramë mos t’um çojke me pa, unë s’mujta me bâ akshom.

BS: Nashta që e ke rrit’ vet? 

ZK: Po, edhe qi e kom rrit’ vet po edhe ka hjek’... po thom, nashta kemi lanë unt najhere, nashta i kemi dhanë ma shumë najhere, nashta tamon ... s’kemi dit’ me ia vok ata tamel e... tòna ia kujtoj qysh u rrit’... shumë mërzitna për tô. Shkova pramë, ka’ u ngjojsha shaminë, s’mujti me m’thanë qi u kânë Taibja me atë Veselin, po um thojke, “U kânë ni gru me atë djalin”.. “Oj motër” – thojke, “u kânë ni grue me atë djalin”, “Po me cilin, bre motra jeme?”, “Po, be motra jeme, që e kemi pa ti e unë... me atë djalin ke”, thashë “Oj Shyret, me kâ u kânë?”; tha, “u kânë Veseli edhe Taibja”. 

BS: Ehh çka me bâ... faliminderit inxhe se t’kom majt’ paksi gatë.

ZK: S’ka përse.