Zef Gjergji

Intervistuar nga: Teutë Ahmeti

Kur jum kanë, na, jon’ kanë... kur jum kanë une si çoban e f’mi, n’kohen e juve, jon’ kanë, nan’ [9] shpi jon’ kanë n’Stubell

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

12.05.2018

Lokacioni i intervistës

Stubëll

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

TA: Sot, me datë dymdhjetë maj, viti dymi e tetëmbëdhjetë [12.05.2018], jemi k’tu në shtëpinë e Zef Jakë Gjergjit, në Stubëll.

ZGj: N’Stubëll, po.

TA: ...me t’cilin do t’flasim për jetën e tij. Do t’na japë ni rrëfim gojor, ni histori gojore për krejt përjetimet e veta. Tash unë e lus Zefin që t’prezantohet edhe nji herë, edhe me na tregu moshën, sa vjeçar je, pak a shumë për jetën tane... biografinë, çka din.

ZGj: Unë për jetën teme po t’kall’xoj shkurt; qito vjet mô, t’kum kall’xu, gje; a jon’ shkru? K’to i kom...?

TA: Sa vjet i ki?

ZGj: Tedhetë... nôdhetë e njô [81], për dy jom tuj shku, për dy [82] – nôdhetë vjet, për dy jom tuj shkue. E, jeta jeme ô kanë, si thojnë pej Zotit, shumë mirë. Nuk kum... ô kanë fukarallaki, ô kanë.. veç qi na për veti jena kanë t’knôqtë. Pse? Se familja ô kanë e rregullume, puna jeme... jom kanë n’punë, at’herë kur ô kanë koha mô, ô kanë koha shumë e shtirë, po.. po jena kanë krejt si thojnë familjet bashkë. T’miren, t’keqen, e kena da bashkë. Prej atyne, krejt kena punu’ edhe privatno, kena shku, pej k’tuhit n’Shkup, n’kamë, Kopilaçes. As s’kena shku me kerr, as me voz, as me... Kopilaçe dhet’ vjet kena punu n’Makedoni, n’Shkup. N’Makedoni. Pej at’herit, tòni u kôn’ zemjotresi, qashtu n’gjashthetë e tretën a gjashtetën [‘60], ô kanë... ô kanë. Ô dridhë toka, tani kena hi n’firme, ô thirrë firma Pellagoni... kena punue. Jena kanë k’tu Stublla... po du me thanë, jena kanë bukur shumë, edhe kena nejt’ atje, e kena bâ stazhin, ter’ nizet e tetë [28] vjet stazh i kena bâ n’Makedoni. E prej asaj, n’gjashetë [60] vjet kur i kum bâ, kum dalë n’penzi. Prej penzisë, e teknena... tana’ u rriten mô f’mija, gjeltë anej, knej. Une si penzioner jom afër qe tridhetë [30] vjet e tepër, jom si penzioner, i Makedonisë. E qito... tjera tashti...

TA: K’shtu... prejardhja e familjes juj’? Çka thojnë pleqtë – prej ka’ keni ardhë? Qe sa jeni n’Stubëll; qysh e man men ti Stubllen ma herët? 

ZGj: Prejardhja... prejardhjen e për... domethanë, për qit familjen tonë ô ardhë, t’kom kall’xu edhe dje... Dy t’Shipnisë jon’ kanë, dy v’llazni kanë ardhë pej Shypnie, edhe njani ka shkue n’Makedoni, n’Kumanovë... jo n’Makedoni, po n’Kumanovë; njani u kanë k’tu. E na, pej qasaj familje, Ahmet e ka pasë emnin e u perkthy n’Gjergji, tòni katalikë mô jena kanë prej skejit, me kishë e me krejtë; s’kena pasë, po du me thanë... A njani v’lla i ka shkue, n’Strazhë khâ n’Kumanovë âsht’ dikun... edhe dy v’llazni jon’; njani ka nejt’ k’tu, njani ô kanë n’Kumanovë, ô shku. Pej asaj tòni jon’ dashtë do, nifarë kohe, bashkë, a di... v’llaznija kanë ardhë, kanë hi misi ô kanë larg... ardhshin n’kamë, ardhshin me kual. E, pej atuhit tòni ata po thojnë nuk jon’ rritë shumë, a fmailja jonë, pe zômë, tamon cello familje – cello mahalla – po du me thanë. Prej at’herit e teknena na jena kanë si thojnë n’Stubëll, familje e mirë, familje... domethanë, kena pasë tòna t’mirat e Zotit, shka i fal’ Zoti kena pasë... s’kena hek’ kurgjo keq për to... Po du me thanë, e kena kalu jeten, qushtu, ter qetu. A t’partë, qi jon’ kanën atje, ai, njani ka nejt’ k’tu, njani ôsht n’Strazhë – qita dy v’llazni jon’ kanë.  E, për atje thojnë qi nuk jon’ rritë, a veni jonë u rritë tamonile, me krejt. Qikjo farë, qikjo... teri nalt atje te kisha ôsht’; krejt... jemi pi asaj mahalle. 

TA: Mirë...

ZGj: Qi n’koftë qi... gje’ t’kall’xova për luftën e për pashën, qi ô kanë lufta e parë kur u kanë Hitleri, gjermani. S’di nashta a inçizon, se s’jom tuj folë bash mirë...

TA: Fol... mirë, shumë mirë.

ZGj: U kanë Hitleri, ka punue, ka luftue... e ka marrë domethanë krejt Avropën e ka pasë, për nizet e katër [24] sahat e ka shkelë. Ballanat kej’ zi u bojshin, ballanat e Gjermonisë. Tòni mô, si t’thashë, e bani atë t’vetën, e bani krejt, tòni kur shkoi n’Rusi atje te ni... ftoft, havaja ftoftë edhe atje ka metë tòni, u shkat’rru ajo pej asaj dakike. S’ka pasë mô. Edhe tashti përs’ri Gjermonia apet ka ardhë, po du me thanë, n’gjenje sot, me punë me krejtë ôsht’ si... si Amerikë, si Gjermonia; gati k’to tjerat n’Avropë jon’ (nuk kuptohet) e parë, sot për sot. E, lufta dytë... Milloshi, nanë... dhet’ vjet nuk na ka lanë me m’su shyp hiç. U shkat’rru domethanë Kosova me ka’ krejt; me shkollë e, me kejt... s’kena mujt’... shypja s’o përdor’ hiç. Masanej, ai deshti, po du me thanë, Kosovën me bâ Sërbi, por, po... kur, bash kur erdh’ kriza e madhe, kur u kônë ma s’shumti, kanë ra shumë n’Kosovë, kanë ra shumë, t’rit’ e t’rejat e... kanë ra pej luftës Milloshit. Se Milloshi deshke me bâ, Kosovën me bâ Serbi. Por, po Amerika mos me pas kanën, ajo kurrë s’kish mujt’ mu bâ, Kosova, me dalë n’veti... du me thanë, shtet n’veti s’kish mujt’, pse... se s’ka pasë fuqi. Shkoi ia dogj, ia kau nanën pushka krajgovaq qi thojnë, pushkën e ka pasë, armët ma t’m’dhaja.. shkoi ia dogj Amerika; pej Amerike ja rrasi ten... ato bombat, bum e bum e dogj edhe e shkatërroi. Mirë, tòni u fitu domethanë Kosova, me Amerikë na e bamë atë tonin, pe za... shtet. Po, po sot jon’ çu po haen nër veti... si pì she’ vetë, n’Prishtinë; ai – une, ai – une, ai – une, domethanë nuk... ajo luftë qi qaq kanë dhanë gjinja, kanë dhanë... Kanë shku gjin’ qaq shumë... ata nuk po marin vesh, po po k’qyrin veç për xhepin e vet... për xhepin e vet, a për popëll me gjetë punë dikun a... Qe, po shkoj’ kejt... gjinja po dalin përjashtë, se s’ka punë. Ai po duhet me hangër, me pi, me asi... E, qito... Kosova tònat i ka, po du me thanë, sa parja hin n’Kosovë... kejt bota ôsht’ tu çu nimë n’Kosovë, kejt bota. Edhe jon’ tu’j marë kejt qata sha jon’ qaty, sha sillen qata, Thaç e... nejse mô, ato qi jon’ kryetar e kejt qita... E, nuk munet aja pare, nuk ô tuj... ô tuj u mshef’ sikur kur e shti n’tokë... e asi. Aja pare ôsht’ për popull, për mu rritë puna, mu rritë standarti jonë, mu rritë... Ata jon’ tu i hônger, pì she vet n’Prishtinë... gjithë, veç hanë; ai une, ai une... fill për xhep. E teknena tashti, shka t’intereson ty...

TA: Ti e paske nôdhetë e dy [92] vjet, a po? 

ZGj: Po.

TA: Tash po du me ditë pak qysh t’kujtohet Stublla... qysh e man men përpara at’herë. Kur je kanë ti f’mi, sa shpi jon’ kanë? Pak kall’xomë, qysh t’kujtohet...

ZGj: Kur jum kanë, na, jon’ kanë... kur jum kanë une si çoban e f’mi, n’kohen e juve, jon’ kanë, nan’ [9] shpi jon’ kanë n’Stubell. Nan’ [9] shpi jon’ kanë.  E, pej nanë shpive sot kanë m’rri, po du me thanë, afër niqin [100] a tepër niqinit jon’ sod... e ma shumë mos kofshin – s’e di... s’i kum njeh’. Jon’ rritë Stublla, po, po ô kanë ni fukarallak i... si me thanë...

TA: Po, po... fukarallak.

ZGj: Fukarallak... Shkojshum prashitshum, s’u bojke bereqeti, hajt.

TA: Ëhë, po...

ZGj: Apanga s’kishum. Marrshum pej l’kurës, i marojshum, edhe tesha nuk kishum boll... haje, pije, nuk u kanë boll... ô kanë standardi, si thojnë ngat xerro, ô kanë për me rr’nu... e, n’atë kohën teme po du me thanë. Kena pasë gjâ, dhi, dhenë, kena pasë, me ato kena rr’nue... token e kena punu, mjell’ grun, kallamoq. K’to kejt i kena pasë, edhe jena rritë, e kena bâ qit trup me qat teri’... edhe tash, sot për sot, u ardhë koha shumë... si thojnë, ajo ka metë, ajo qi u kanë xerro u metë, ka hupë. Domethanë, u rritë tashti Stublla, u bâ hamen si thojnë; ka’ t’sillesh me punë mirë, me japija mirë, me kejt... sicilli shpi e ka bojllakin, e ka frishiderin, e ka dubokin plot. Veshë, mathë, internetin... domethanë gjithë atë kanë m’rri n’qit kohën e sodit. 

TA: Paske punu pak çoban a – at’here je kanë çoban, kur je kanë i ri?

ZGj: Çoban jom kanë, kom punu, jom kanë kanihere... shkujshum mi rujt’, i marshum loptë e kujshive sebep, qi s’kishum. Mi mar’ m’i rujt’ loptë e me marë naj pare n’atë kohë. E, pej asaj, faleminer Zotit, i kum m’rri une qeto vjet; probleme s’kum pasë n’shpi, gjalin e kom... njô e kom n’Zhvicërr, njô e kom... punon n’KEK  k’tu, n’Viti, njô e kom ôsht’ hem m’sus edhe punon qishtu nepër japia nepër Stubëll. Te dytë i kom ma t’mdhajt n’shpi; ai ô n’Zvicërr, edhe ai mirë ôsht’. E tashti, pej kejtve, faleminers t’madhit Zot, qi kena ardhë te qikjohja. Edhe sefte duhet me ia ditë faleminer’ t’madhit Zot se kur ta ki shnetin i bon kejt; kur s’ki shnet s’un’ bon kurgjo. Tash s’po di shka me t’kall’xue.

TA: Po. K’ta stubllantë, kall’xomë, a ka shumë qi jon’ dalë jashtë? Qi kanë shku jashtë me punu... M’thae qi ni djalë i joti ôsht’...

ZGj: Stubllantë jon’ ma shumë jashtë se mrena. Domethanë, katër përqin jon’ jashtë, nja përqin s’ô k’tu. Domethanë katër [4%] për qin; tri për qin [3%]; njô ôsht po du me thanë k’tu. Kanë mrri n’Gjermoni, n’Zhvicerr domethanë, kanë m’rri kejt, n’tòna antë. K’ta shka jon’ metë k’tu  duhet me shku me punu, me lut’ a po m’merr n’punë për pes’mdhetë ero [15€].. ma shumë s’i japin – pesmdhetë ero me shku me punu gjethë... gjethë ditën e gatë për pes’mdhetë ero ni  argat, sot... me hanger ni kashore bukë. Qeta sha jon’ metë k’tu, t’rit’... shkollë... i kanë kry shkollen, punë s’ka, edhe ku me shku? Ai pa çare duhet me hanger, mu la, mu veshë... parja po duhet pa çare. 

TA: Po thu paqetër me shku jashtë, a?

ZGj: Kanë pasën tashti; k’ta shka jon’ metë k’tu, k’ta minxi pritin, si thojnë, edhe me dalë me metë.. po du me thanë, sikur qi ka metë qiknena ka Vërnakolla e Vërnezi anej... s’ka mô hiç; as shkollë as... jon’ dalë krejt. Kejt kanë shku n’Harvati, atje, n’Zagreb. Edhe k’ta po k’qyrin si t’dalin ni vizë me dalë pi shpijës edhe ke ku ke... K’tu lopen s’e majnë, token s’e punojnë, gjânë nuk e dojnë hiç, edhe pritin veç kush dikush m’i dhanë ‘doni dinar sa me hanger bukë. 

TA: Kall’xomë, përpara tokën qysh e keni punu? 

ZGj: Token e kena punu... niherë jena kanë me hu, me parmenë kena punu. Ni parmenë ô kanë e drunit, kijet e majshin n’dorë parmenen edhe e livrojshum arën krejt edhe e rr’mihshum. U bojke bereqeti... kaniher u bojke, kaniher s’u bojke hiç. E, masanena tòni dul pllugi. Pllugi kur dul tòni mô... me, apet me pllug; pllugi ma i mirë ô kanë. E rrutllojshum herë me ni krah, hem dy kre jon’ kanë, e rrutllojshum për  brazë. E, pej asaj tashti kanë dalë traktorat, ta livrojnë, ta nreqin, e pagun’ shka... Edhe nuk ô tuj u punu toka – qe po t’kall’xoj – toka n’Stubëll nuk ô tuj u punu. Teposhtë nuk e di... n’atana ka Prishtina, ka Ferizaji e, ka Gillani... N’Stubëll toka ka mar’ fun sukur kur des ni njeri... hiç kush s’avytet... Ni... domethanë, ni baçe nuk ô i zoti me dalë me e punue. Pse? Se po k’qyrë me dalë pi Stublles, edhe me lanë, me metë n’gyrbet. Qeshtu.

TA: M’ke kall’xu edhe dje kur folëm qi n’Stubëll k ‘tu ô kanë shkolla e parë n’Kosovë... a qysh? Kall’zomë pak për shkollën e parë n’Stubëll qi ôsht’ hap’?

ZGj: Shkolla parë u kônën, e kena pasë, prift ô kanë i F’rizajit, ô kanë Dom Mikel ô kanë. Ai... e kena pasë hrvat meshën, e kena pasën ni... si t’thashë parëz, ô kanë ni bugar, Bllagoj e ka pasë, ô kanë meshtar. Tòni erdhën apet k’ta harvatët jon’ kanë, e ô kanë kejt mesha domethanë shkenisht. Kur u ardhë Dom Mikeli at’herë, i ka m’su... sukur sot me shku napër katune me i m’su f’min’, a di? I kanë marrë do, kanë m’sue e... t’partë e tanë, qe, v’llavi i babes tem, ai ka m’su, e ka ditë... ka nis’ tòni shypen, e ka nisë shypen hem me shkollë, me kishë, me kejt ka tfillu pej at’herit. E, pej kejtve domethanë, sot duhet me ia ditë faleminer’ siç thashë; edhe gje t’kom thanë: tòna t’mirat jon’; frizhideri plot, vesha, matha, interneti, televizori, shkollen ndesh me shku... Qe, e ke mrri ti me shkollë... A pe sheh ku ke mrri?

TA: Po.

ZGj: Edhe e kom nipin, qe, gjali gjalit, sha ka m’rri e ka kry fakulltetin, e ka kry edhe plus dy vjet qeshtu edhe ô tuj nejt’ n’shpi, sot s’ka punë. E, qito qi jon’ ma s’shumti... Ka krye kejt fakulltetin edhe kejt e ka... kejt e ka me... si thojnë, me tana’ t’mirat. Ia kanë pru edhe po m’rri n’shpi. Dy i kom, hem... dy gjeltë i kom, te dy nipat n’shpi. E, nuk ka sot punë, jon’ dalë qi thashë parëz, po i çojnë kejt paret n’Kosovë, por pi hanë sukur hajdukt’ e, i fshin’ napër xhepa. Punë s’ka, shkollen e kanë m’sue, jon’ pa punë, pa punë... badihava shkolla, shka po t’vyn shkolla kur mos t’punojsh.... E, duhet me punue... ni ditë po duhet me hanger... 

TA: Po de.

ZGj: Qeto jon’. 

TA: E k’shtu, ti a e man men shkollen? A je kanë n’shkollë? Sa vjet? 

ZGj: Une s’kum pasë shkollë asni dakik. Kur jena shku n’Pellogoni n’Shkup, jena shku at’herë n’kohë, kena m’su, shkojshum pej... pej vaktit punës e kryshum punën, at’herë shkojshum ka ni sahat, dy sahat, m’sojshum n’shkollë n’Shkup. E kena marrë aty domethanë, mujna veç emnin me shkru e me lexu e, k’to muj... tamonile i di, sukur mu kônë me pas pasë shkollë i di. E lexoj libren detallno, ndesh t’fesë, ndesh novinën, ndesh kejt muj m’i lexue. Edhe i due.. po du me thanë, sepse ôsht... ôsht jeta, e ka lanë Zoti; duhet me pasë ni drejtim njeri, jo veç... Qështu.

TA: K’shtu ma tepër ti, çfarë profesioni ke pasë? Si çka ke punu?

ZGj: Une kum punu me japi qeshtu, e kena punu n’Pellagoni, kena ly e, kena zidue e, kena punu n’veprim, qysh p’i thojnë k’ta, puna e japijave. Kena punue n’Shkup, kemi afër nizet e tetë [28] vjet stazh, i kemi n’Pellogoni. Gjashthetë [60] kur i kum bâ, kom dalë n’penzi. Qeto. Tash, n’paç nôjsen?

TA: Po, po, po. 

ZGj: Se thashë, dulëm te lufta parë, e te lufta dytë, edhe te syrgynat që thashë edhe gje... 

TA: Po, kall’xomë pak.

ZGj: Po. Aj dy v’llazni qi t’thashë, njani ka shku, njani ka ardhë, edhe kanë shkue... i ka rrokë turki at’here; turki e ka pasë Avrpën, krejt e ka pasë. Kejt e ka pasë, po, po kur ka desht’, po du me thanë me bâ kejt t’veten, edhe k’ta tantë s’kanë deshtë, kanë deshtë katalikë me kanë, edhe i ka marë i ka çue, i ka çu n’Turqi aqe. Pej dyqin [200] vetëve jon’ k’thy katërdhetë [40] vetë, jon’ metë kej qaqè, e s’i kanë ra teprap.

TA: Ëhë...

ZGj: Syrgynat domethanë kanë shkue, kanë lanë me gjâ me krejt i kanë lanë te shkolla k’tu, te shkolla jonë i kanë lanë, veç trupa gjinsh i kanë marë edhe i kanë çue, i kanë... i kanë qitë napër deti, i kanë qitë napër ujë, i kanë myt’ përte’ ane. 

TA: Po a?

ZGj: Qeto, n’paç ti... n’paç qef najsen që kom... serbez, fol.

TA: Po, qysh kanë...

ZGj: U kanë, u kanë...

TA: Po... fol, fol ...

ZGj: U kanë e shtirë n’atë kohen teme kur jena kanë sukur ju t’vacërr. Pse? S’kena pasë si thojnë as ni, ni laps me ble s’kena pasë pare, as s’kena pasë shkollë, as s’kena pasë... jena kanë qashtu... veç  puno mas gjâve edhe u krye...

TA: Po ti mu po m’dokesh shumë i shëndetshëm k’shtu... i ki përmi nadhetë [90] vjet, edhe shumë...

ZGj: T’um’ faleminerës i madhi Zot, ma ka dhanë shnetin; ai ô për secillin, jo veç për mu; për kejtë ôsht’. Lumi ai qi s’e hup uzdajën te Zoti. Kee qysh kee, kee myslimon, kee katalik, ke qysh ke, duhet ni besim me pasë para t’madhit Zot. Pse? Me tô krejt’; pa tô s’ka kurgjo. Ke qysh ke; ôsht’ pasunia ma e madhe, hiri i Zotit ôsht’. Ai i mlon krejt, sikur Dilli qi pe mlon botën, e nxen tokën, bereqetin... edhe Zoti ô qashtu. Ajo ôsht’... ato duhet me pasë besim sicilli, jo... jo veç pe za kataliki, po krejt, sicilla fe. Pse? Se Zoti ôsht’ krijesë e çilcave t’tokës.

TA: Une deshta me t’vetë pak për do stubllanë k’tu... A din, m’vjen pak çudi qysh janë katolikë, po e kanë ni mbiemën t’muslimanëve... Qysh iu ka metë kjo?

ZGj: Pej stubllanëve kanë... kanë dalën, jon’ kanë muslimonë, jon’ perkthye tòni. Se, qaj Hameti shka ô kanë, qi po thom ka ardhë pi Turqie, ai u bâ tòni katalik u bâ, emnin e ka pasë Pjetër, Pjetër e ka pasë. Edhe k’ta shka jon’ k’thye.... se na jena kanë pej skejit, a di, pej f’mi kena lé katalikë. A jon’ kanë do t’Hametit, khâ jon’ do, Zelfi e Riza e, k’ta jon’ metë, k’ta kanë dalë masanej. E kanë pasë emnin Riza, tòni ô përkthye, n’kohën... n’kohën e moçme, n’kohë nizet vjet, tridhetë [30] vjet jon’ kthye jon’ bâ mô katolikë. E, i ka metë edhe Riza, Mustafë, nejse mô... Janë shumë shpija qi me ka dy emna jon’ metë. Hem jon’ bâ katolikë, edhe katoliki e ka marrë emnin e katalikit... edhe ai shka ka pasë pej vogjlimit e ka emnin e musliman. Ata jon’ kthye, masanej jon’ kthye. 

TA: A e ka majt’ najkush fenë msheft k’shtu.. qi s’kanë guxu haptazi, po e kanë majtë fenë n’shpi? 

ZGj: N’vakt t’komunizmit u kanë shumë krizë e madhe k’tu për fe. Pse? Se n’Shypni ti e ke ní qysh u kanë krizë e madhe, Hitler... ai Enver Hoxha kur u kanë, ia ka kajt’ nanën; i ka rr’xu edhe kishat e, i ka rr’xu edhe... veç ta boj komunizmin me... asi... po Zoti ôsht’ ma i madh se ai, e se une, e se krejt, edhe sot ka ra. Fejen na e kena pasë n’Stubëll, s’kena pasë msheft na kurgjo. Pse? Jena kanë kejt njô. K’ta sha kanë dalë masanej, k’ta kanë besue edhe tòni mô s’jon’ përdor’ me... veç me katalikë. Ka shumë, jon’ dy-tri [2-3] mahallë qi jon’... jon’ kanë muslimonë, edhe jon’ kthy, pe za, katalikë.  I kemi ton’ ato vjet k’tu... 

TA: K’shtu jetën, raportet me muslimonë, qysh i keni pasë? Me kojshillak?

ZGj: Kurrë nuk kena pasën dishka keq; jena kanë me gjâ me ta... jon’ kanë Godeni, jon’ kanë Stublla poshtër, Therralitë... te ara, te gjâja; askush ni teshë ner veti s’kena pasë keq me ta. Gjethmonë jena kanë si thojnë, a di... bashkë. Si n’mal, si me gjâ, si n’fushë, (nuk kuptohet) qi ke ka’ Gjylekari natanë. Krejt jena kanën, kena punue, as s’kena dit’ mu idhnu bili me ta... Idhnim s’ka pasë, as vrasë s’ka pasë, as... po jena kanë gjith njôjtë me ta. Gjô t’keqe s’kena pasë.

TA: Une deshta me t’vetë edhe pak... M’thae qi je kanë çoban. E, tash, po m’intereson dita jote, si ni çoban. Qysh e ke nisë ditën, edhe deri n’mbramje... N’mëngjes n’sa ora je çu; krejt kall’xoma se qysh t’ka shku ni ditë si çoban ty... 

ZGj: Qyre, n’atë kohë, bash qi po vet’ ti, n’atë kohën e asi... jena kanën si thojnë, kena pasë gjâ, kena pasë... po. Po jena kanë t’kapën, jena kanë me qato gjâ se... edhe me... tokën e kena punue. Tokën e kena punue, gjânë e kena punue. Jena... kena hjek’. S’kena pasë si thojnë, as pantoll’ t’mirë, as k’mishë t’mirë, as ha t’mirë as... për... ai, Zoti, i kofshum falë, e man hengerin, edhe për dishka me kanë, ai t’ma’. Edhe kena hjek’... si thashë edhe parëz. As s’kena pasë kunra, as s’kena pasë pantoll’ t’mirë, as s’kena pasë veshë t’mirë, as s’kena pasë ha t’mirë. Jon’ kanë kejt, ashtu normal, a di, sa me mujt’ njeri mos me dekë. Qito përpara, qekaq. 

TA: Po m’intereson k’shtu... si çoban, ti, qysh e ke çu ditën?

ZGj: Po, çobanë me gjâ jena kanë.

TA: Po, kall’xomë qysh?

ZGj: Kena lujt’ guxhë, kena lujtën... kena lujt’ top, kena lujtën... shkojshum n’mal, u bojshum kejt si th’mi, si sot, si th’mija po shkojnë n’shkollë. Shkojshum me gjâ at’herë... shkollë s’ka pasë.

TA: Po, po, me gjâ. 

ZGj: Me gjâ, i rujshum gjânë, lujshum. Lujshum guxhë, me shtaga, me anej... Domethanë jena rritë me qato. 

TA: Po.

ZGj: Sa jena kanë t’vacërr. Tòni si jena rritë mô, jo tòni toka, jo gjâja...

TA: A t’kujtohen ato lojnat qi i keni lujt’?

ZGj: Ato lojna, k’to at’herë... sukur sot qi ô topi, nuk u kanë. Jon’ kanë, lujshim me shtaga e me dofarë...

TA: Qysh i kanë pasë emnat ato lojnat?

ZGj: Lujshim guxhë, i thojnë guxhë, kulicë.

TA: Qysh ôsht’ guxhi, kall’xomë?

ZGj: Kulicë... marojshum bira, katër... sicilla birë tòni e sjellshum si topin, a di, kush po mun me shti n’birë aty. Birat i marojshum, njana ish n’midis; qaj qi e shtike n’midis, qaj deshke me thanë, fitojke. Kulica qitshum, pritshum, me shtagë i mshojshum tiiing kulicës. Ni kodër t’vacërr, e qitshe e prejshum nifarë t’vogël. Edhe ai e pritke atje. Kur e pritke, kishe fitojke aj n’atâna. Qeshtu...

TA: Aha. 

ZGj: T’interesoftë naj tjeter sen...

TA: Po. Deshta me t’pytë pak edhe për Buzmin. A t’kujtohet Buzmin qysh e keni majt’? Qysh e keni festu? 

ZGj: Shka o ajo Bu...?

TA: Buzmin a e man men?

ZGj: Buzmin?

TA: Po, Buzmin, a e man men?

ZGj: E, Buzmin po, t’kall’xoj detallno.

TA: Hajt kall’xomë krejt.

ZGj: Buzmin e kena pasë k’shtu: at’herna nuk kena pasën shporet, oxhak kena pasë. Shkojshum e marshum ni dru n’mal, i gatë, a din... njô dy metra, tri [3]... e prushum n’shpi, e, e qitshum n’oxhak atë buzmin, e i kallshim dy qira, njô anej, njô knej edhe teri u k’putke... Ai qi e pake kur u k’putke, thojshim ai ka fitue. Kush e sheh buzmin qi k’putet, se e qitshum n’oxhak se ai dy metra dru, n’oxhak e qitshum. Edhe u digjke ai edhe u k’putke n’dy anët; qaj buzëm u kanë. Atâ e kena pasë veç për festa t’Bozhiqit n’fund t’vitit, me nzet’ e pestin dhetor [25.12]. Qat ditë ô kanë, përpara s’ô kanë. Nzet’ e pestin Bozhiqi ô kanë, e ka... buzmin e prushum edhe u kryke festa domethanë, u g’zojshum edhe zishum grunë. 

TA: Ëhë.

ZGj: Grunë zishum. Jo me zi pak, po me kusi, grunë... qaq qi u hongke at’here. Ardhshin edhe kojshia mas, e zishum edhe grunin, e kena zije e...

TA: Shën Gjergjin, a t’kujtohet Shën Gjergji?

ZGj: Shin Gjergjin, thash na e majmë me nizet e tretin [23], pej qat’herit qi thashë, qi kena mujt’n po du me thanë ... qi e kena bâ guhën, po du me thanë shype, kena m’rri te guha shype, qat ditë domethanë me n’zet e tretin...

TA: Cilin muj?

ZGj: Qitashti u kanë...

TA: N’prill a?

ZGj: Po, n’prill, qe, qetash  me nzet’ e tretin prill, nzet’ e tretin. A ô kanë qeter vjete, qashtu m’doket... Qajo ô kanë Shin Gjergj. Domethanë, u g’zojshum. Pse? Se jena kanë ner serb, jena kanë ner ka’mas, e tashti jena dalë... guha jonë, shkolla jonë...domethanë jena marrë vesh tamonile sukur si duhet ni sen me kanë... Edhe qi t’thashë, qita shka jon’ ti’ maru gurt’ te Kurigurcari qetu n’rekë, k’ta t’juvt jon’ dikush... nejse mô ti je e Prishtinës. Kanë ardhë kanë punue, kanë blue te une, s’kanë pasë as janxhik. Me janxhik, e prejshin ni gjâ e e nxerrshin mishin, tòni ai janxhiki, e pruke me kallamoq, me  blu n’mulli. 

TA: E janxhiki... edhe ni herë kall’xomë çka ôsht’ janxhiki?

ZGj: Janxhik âsht’ gjâ... e pret ni edh, nejse – ni viç, edhe e kepë vag, mos m’i ra drithi kërkun, e terë mirë edhe e kepë, sikur thes; as thes s’kena pasë... E, ardhke blujke n’mulli, a sot e ka bâ, a pe sheh? Jon’ bâ pasuni, ai i ka gjeltë n’Gjermoni. A ô kanë i Therralive, a ô kanë... i Therralive m’doket,  ose Merseloviqe.

TA: Unë t’thashë pak ma herët, k’shtu, shumë i paske do vjet, po shumë i shëndetshëm. E, deshta me t’vetë pak, çka ke hangër ma shumë? – qi ke mujt’ me majt’ trupin kaq mirë?

ZGj: Qyre...

TA: Edhe memorjen e krejt k’to... me çka ma shumë?

ZGj: Faleminerës pej t’madhit Zot niherë, sefte. Une krypen e du shumë, edhe shiqerin e du shumë, k’to hiç s’pritoj [m’i hangër] a di? Edhe nuk m’bajnë, du me thanë, zarar. Qe, kjo çika kaniherë thotë: “Mos ha babë kryp se s’bon krypa; po t’rrokë naj shtypje”. I kom deshtë k’to, edhe gjethë bukën e kum pasë me tajëm, nuk kum si thojnë... duhet edhe haja, pija, kanë nifarë... nuk ô veç... E kum rujt’ vetën, kum hangër normal. Ni teshë kur e kum pëlqye... pemë anej knej... edhe s’ka pasë problem dishka k’shtu n’trup. E operacija i kom pasë tri [3]; njâ e kom pasë për ujë, me derdhë ujë... njâ e kom pasë për vena, njâ e kom pasë brukin. Edhe ato m’kanë nimu shumë, ato m’kanë dalë si thojnë, a di, qin për qin mirë m’kanë dalë ato. E qajo domethanë mu m’... A v’llaun e kom pasën, ô kanë edhe ai i smutë me ujë, anej thojke... une jom bâ operaci n’Gillan... ai thojke “Mu s’po m’bajnë operaci”. Ty t’kanë bae, mue s’po m’bajnë. Po, po ai kur shkoi, dikur për s’tepri u lodh edhe tòni met n’operaci, s’mujti me... A une e kum bâ operacinë super. Edhe ô tu m’nimu tash mo’zotollah, për ujë e për k’to jom sukur mu kanë nizet vjet... hiç s’kom problem.

TA: Edhe me m’kall’xu diçka për stubllantë n’përgjithësi.. për çka jon’ t’ním’? Për çka njihën ma shumë? Çfarë njerz’sh jon’? A kanë diçka qi i veçon Stubllën k’shtu si ven?

ZGj: Qyre! Stublla âsht’ ni famulli, si thojnë ma e mira n’Kosovë. Pse? Pse se, n’atë kohën, a di, kur jena kanë n’atë kjamet, ata kanë punue, s’kanë ditë me thanë nuk shkoj te ara; jo se nuk shkoj te lopa. Nejse, po na i kena ngat kejt, edhe kena pasë nifarë rrnese t’mirë nër veti. E atë e kanë desht’ domethanë... Stublla punën e kanë desht’ shumë, n’atë kohën tonë kur jena kanë, n’atë kohën teme domethanë, s’kena guxojt’ na me... A po  shkojmë te ara, po shkojmë te gjâja, kena nigue baben, nanen... Qutu shko! – u krye. Jo si sot po du me thanë. Sot nuk ô ajo kohë qysh ô kanë përpara; kejt jena kanë t’krahut, kejt kena punue. Edhe jena kanë kallabllak, kanë pasë ka’ pesë-gjashtë [5-6] f’mi, shtatë [7] f’mi, dhetë f’mi. Qe, çika jeme i ka dhetë [10] f’mi – çika jeme, bash e jemja. Dy i ka prifna, dy i ka n’Zhvicërr, njô khâ n’Austri, njô khâ n’Itali. Ia ka dhanë Zoti, ajo ôsht’ birinxhi; sot, si thojnë ‘i ka kejt’, sicilli ma mirë se shoqi. Tashti...mos me hy n’gjyna’, tash me ka nja, ‘nes s’po bahen rahat, qashtu...

TA: M’ke tregu pak për raki, qysh e keni maru vetë. Rakinë, a e keni maru?

ZGj: Vetë.

TA: Hajt kall’xomë pak qysh... me çka e keni maru. Krejt kall’xoma, prej fillimit...

ZGj: Rakijën, kena mledhën, edhe gje t’thashë, kena mledhë n’Stanqiç kumlla, kena shku kena mar’ me kual. Kualt i kena pasë, qitshum kosha, kena m’ledhë kumlla se s’u bojke khâ. E, i qitshum ato kumlla, i kena qitë n’kacë, edhe ato duhet me nejt’n bili nja nizet [20] ditë, duhet me nejt’ n’kacë ato, kumllat. Mas nizet dite, ato tòni bahen për m’i pjekë raki. E maron kazanin, ku t’kish, n’aborr dikun a qetu dikun... e maron aty, për me djegë, dru, edhe kazani ôsht’ ma n’tepër si kusi aty. Edhe qesum aty kumllat, i qesum n’atë kazan, ôsht’ ai niqin [100] killa, ose gjashthetë [60] killa kazani. E mushum e me kapak e ka, edhe e lymë mirë mos m’i dalë fryma kurka’. E ka çengën, e kena për ujë, e ka ni kacë t’ujit, çenga rredh’ sa qatje... e kur kallet zjarmi, ajo tòni vlon, ai kazani aty, dyqin killa shka ôsht’, edhe çenga e qet tòni rakinë, e qet rakinë pe za, nxerr nizet [20] killa, dhetë [10] killa, pesmdhetë [15] killa... sa t’i nxerrsh. E, qashtu vjen rakija, domethanë e pjek’; përpara e kena pjekë veç ni here... s’kena ditë mirë... tash e pjekum dy herë. Qajo raki edhe niherë piqet, tòni po vjen ma e mirë, ma e fortë, ma... prepeçenicë qysh thojnë.

TA: Qysh thojnë?

ZGj: Prepeçenicë i thojnë kjo për s’dyti kur piqet.

TA: A për s’dyti... Aha, aha. A veç pej kullave?

ZGj: Rakia... a?

TA: Po, rakija, po...

TA: A veç prej kumllave e marojshi rakinë, a qysh? 

ZGj: Po e marojnë tash pej mollave, pej kumll’... at’herë veç pej kumllave. Pej kumllave, kena pasë kumlla at’herë, ka pasë, at’herë jon’ kanë pemtë... plot ô kanë... edhe t’reja jon’ kanë... tash s’ka pemë, krejt jon’ prishë; kush s’mjell mô. Edhe pej kumllave na kena pas pjekë, e, e mushshum e e qitshum n’voz, dyqin killa, niqin killa raki i qitshum n’voz, e rujshum. Shkojshum e shitshum kanihere; dhetë kille i çojshum nepër pazar me ble krypë, shiqer, gaz. Ô kanë at’here gazi, s’kena pasë strujë as s’kena pasë... Si thojnë dibidus. 

TA: S’keni pasë çka?

ZGj: S’kena pasë, po du me thanë, me qato pare e shitshum rakinë me shku me ble shiqerin, kafen, urizin, biberin...Shkojshum n’pazar n’Gillan, n’Kumanovë, m’i ble.

TA : Po, po, po... K’shtu...

ZGj: Rakija domethanë, qi u kanë rakija... qushtu ka ardhë. U mledhë, ô qitë n’kacë, ô qitë n’kazan edhe ô bâ raki.

TA: E kafen a e keni përdorë përherë?

ZGj: Kafja ô përdorë pej skejit, por qi at’herë s’kena pasë kafe t’mirë sukur sot qi ka t’Zvicrrës e, ka t’Turqisë e ka qishit kafe.  Kena... pej grunit, pej elbit e marojshim, e çojshin elbin e qitshin... e u kanë nifar’... s’po di qysh me i thanë; e pjekshim n’tâ sukur tash kur e pjek, pe za n’shporet dishka... U kuqke ai kejt, tòni marshim e shtypshim me atë, ô kanë maqina shka e shtypë, edhe e bojke kafe, maqina e kafes. Kena pasë maqina e, e blujshum... tòni rrallë kafe t’mirë; shkojshin n’Kumanovë marshin.

TA: Ëhë..

ZGj: Edhe se kafe... qi me thanë, bash kafe si sot nuk ka pasë at’here.

TA: A po a?

ZGj: Kejt t’grunit, t’elbit. Nuk ka pasë kafe t’...

TA: Ëhe... Po du me t’pyt’ pak edhe për mikpritjen e stubllanëve. Qysh i keni pritë kur kanë ardhë miqtë? 

ZGj: Qyre, për mikpritjen na jena kanë me Binçë. A ke ni për Binçen ti, po?

TA: Po.

ZGj: Jena kanë miqasi, v’llavi jem i madhi e ka pasë, bash pej Binçe e ka pasë gruen. Na e kemi t’Stubllës, une edhe dy v’llazni, edhe ni vlla e kom; dy m’kanë dekë edhe njâ e kom k’tu, ôsht’ n’Itali. E marshum... miqasia ner veti... bone ti hesap, me shku e ma ardhë sukur me kanë t’ni shpijës, s’kena ditë... Shkojshum për festa, e Bozhiq, Velikdan, Shin Gjergj,,, krejt u mledhshum kusher’... e festojke... Tash, une e festoj, k’ta tjertë s’e festojnë – tòni ardhshin kejt te une truç. Tòni shkojshum n’Binçë, thojshum “ne t’bin ni borë ter n’tavan mos t’vin asni stubllan”... qaq  qi kemi pasë dashni... Thojshin n’atë kohë, për me shku n’Binçë, shkojshum. Kejt stubllantë n’Binçë për Shna Nue, për ( nuk kuptohet), e për...

TA: E kur ardhke naj musafir, qysh e pritshi? Për shembull, musafir çfarëdo qoftë ai, jo veç... Qysh e pritshi?

ZGj: Musafir? Musafirin e pritshum sefte, ardhke... rakinë e kena pasë, kafen e kena pasë. A je për buk, a je për... po du me thanë, a â për me bujt’, a ô ardhë për festë ajom po du me thanë nuk mujshum me kuptu... Krejt ia l’shojshum rixhaën, rri me bujt’ rri n’darkë e n’sillë e ... rakijën, muhabetin, edhe jo me lanë... po kejt i nejshum përpara sukur me kanë dishka... musafirin e kena desht’ shumë... kejt e kena... Stublla atâ e ka pasë ma s’shumti. E knena kjo anë nuk jon’ përputhë fort me miqasija. Na jena kanë... miqasinë e kena pasë shumë... v’llaznillakin. Pritja ô kanë shumë e mirë n’Stubëll. Sot mô pe sheh vet tashti... mos me shku tekanej, veç k’qyrin ta marr ni vizë, edhe t’dal, t’iki pej Stubllës. Qajo, qajo ma shumë pi lodhë gjinën.

TA: Po de, po.

ZGj: Token s’po e punojnë edhe... pa tokë fabrikë s’kemi, kurgja s’kemi. Duhet...

TA: M’erdh mu interesant kur um tregove për Gjon Zefin – dje, a po? Që ec’ ai n’kamë tremdhetë  [13] kilometra; qysh m’ke tregu? Hajt edhe niher – pse...?

ZGj: Gjoni, Gjoni, thojnë, ai e kanë... shkon, pe za, e ka për Shna Nue n’Binçë, e ka t’njetume t’mërkuret, t’martet a... t’martet m’doket. Shkon, e ka t’caktume prej shpijës e n’Binçe, n’kamë. E tekanej, a vjen me najsen a s’vejn nuk e di, veç e, ai e ka t’njetume; sicillin vjet e ka ka ni [1] muj shkon. Shkon n’kamë te Shna Noi. Shna No festohet n’Binçë.

TA: N’kamë ai shkon a?

ZGj: N’kamë shkon, a teknej, a vjen me naj kerr, a vjen me taksi nuk e di...

TA: A veç ai ôsht’ qi...?

ZGj: Veç ai, me shku shkon n’kamë. Gjoni, ni Gjon. Baben e ka gjallë, nadhetë e shtatë [97] vjet, a tetë [98] i ka, e ka n’Zhvicërr.

TA: N’Zvicërr a?

ZGj: Qaj Gjoni...

TA: Baba jot, sa ka jetu gatë?

ZGj: Baba jem ka... i ka pasë nja tedhetë e tri-katër [83-84]vjet kur ka dekë; ka dekë n’tshadhetë e treten [‘73] sene.  Nana m’ka dekë shtatdhetën [70], baba shtadhetë e treten [73]. E kanë pasë... n’kohë jon’ kanë, shatdhetë e përpjetë kanë dekën. Na jena kanë n’Libi tuj punu at’here, na çojke firma e Shkupit n’Irak, jena kanë dy vjet kena punu n’Irak. Bone ti hesap; pesthetë [60] nxeht’sija, na kena punue n’Irak, n’atë kohë. Shtadhetën [0], shtadhetë e njishin, shtadhetë e treten kejt... jena kanë përjashtë, kena punue,  punojshim me dollarë me...  na pagujke firmja. Na marshum dollarë për familje, për mii majt’ f’minë: çiken, gjalin, rejen.

TA: Baba qysh e ka pasë emnin edhe ni herë...? 

ZGj: Jakë e ka pasë baba jem.

TA: Jakë, po.

ZGj: Jakë, nana e ka pasë Gjylë, baba e ka pasë Jakë. 

TA: Qysh e man men babën, çfarë karakteri ô kanë; çka man men pi babës?

ZGj: Baba ô kanë... ni përvujtni e ka pasë, pa kufi, a di... i përvujtun.

M’i thanë k’mishën pi trupit ama, ai kish me ta dhanë. Qaq i dashum qi ô kanë. Hiqe k’mishën, prej trupit, ai nuk ka thanë s’ta ‘ap, po u kanë, si thojnë, dorëdhanës. Gjithë e livdojnë babën tem. Pse? Se, nuk ka k’qyrë për veti, po ka k’qyrë si thojnë... u kanë i dashëm edhe përjashtë, me familje, me kojshi, me miq. Ka pasë ner, e kanë desht’. Sot për sot, e përmenin hala babën tem qi u kanë qaq i përvujtun.

TA: Po a? E k’shtu ty çfarë...  naj fjalë e babës qi t’kujtohet? Ma... qi ta ka lanë si porosi me thanë, si m’sim... Çka t’kujtohet?

ZGj: Fjaltë e babës jon’ kanë... Nuk kena pasë kurrë dishka me folë, pe za, ose baba për mu keq, ose une me folë për baben keq. Atô e kena pasë gjethmonë, e kena zgedhë atë fjalë qi duhet m’i folë babës, edhe baba qi m’fol mue. Fjaltë i kena pasë me babën, gjëthherë jena kanë t’knaqtë. Qi me thanë, o Zot, faleminerës! Ardhke se u damë na, u danë v’llaznia e kejt... ka shku me ma t’voglin. Ardhke k’tu n’shpi teme, shkojke drejt e te... rakinë e kena pasë n’podrum, atje shkojke pike, as qi e k’qyrke kush. Pike raki, ardhke n’shpi, as s’e kena k’qyrë bili hiç. Qashtu jena kanë ner veti, si thojnë. Edhe nana qashtu, u kôn’ e dashne. 

TA: A ô kanë shtirë k’shtu jeta? Jeni kanë shumë anëtarë a po – n’shpi? Sa anëtarë jeni kanë, sa vetë, n’shpi?

ZGj: Sa vetë jena kanë n’shpi?

TA: Po.

ZGj: Une thashëë, po jena da, na jena kanë ketërdhetë [40] vetë.

TA: Kur jeni da?

ZGj: Kur jena da v’llaznia, katër [4] v’llaznia. Jena kanë krejt t’qeti babe Jakë.

TA: Kejt jeni kanë bashkë niherë?

ZGj: Kejt bashkë. Sicilli...

TA: Me ni shpi katërdhetë vetë, domethanë?

ZGj: Katërdhetë vetë jena kanë me ni shpi, truç, edhe jena kôn... v’llavi... Njani v’lla i ka pasë nanë [9] çika e dy gjelë i ka pasë. Tani û i kum pasë tre [3] gjelë e katër [4] çika. Kejt jena kanë... kejt jena kanë bashkë. Kur jena da, tani i marojshin... jo, s’âsht’ sikur tash shpijat... po i marojshin shpijat me gurë, pak, a di, sa m’i mlue, me hi n’tô. S’kena pasë ma shumë. E, kur jena da, po du me thanë, jena kanë ketërdhetë vetë. Sicilli tana’ ka dalë n’shpi t’vet.

TA: Sa vjet i ke pasë ti kur jon’ da? Kur jeni da... përafërsisht, si t’kujtohet?

ZGj: Une afërsisht i kom pasë nja pesthetë e shtatë a tetë [57-58], po. Pesthetë e shtatë, a tetë afër... qat’herë jena kanë tu punu privatno me gjâ, s’kena pas hi n’punë. N’punë kena hi mô n’shtadhetë, n’shtadhetë e... n’gjashtheten sene, kur ke zemjotresi. 

TA: Po a?

ZGj: A, kena punu kejt privatno. 

TA: E at’herë kur u bâ ai tërmeti n’Shkup, po?

ZGj: E, tërmeti n’Shkup kur u baën, qat’herë neve na kanë marrën.

TA: E keni ndërtu ju Shkupin at’herë a?

ZGj: E kena shku na n’Shkup tòni.

TA: A ka pasë shumë k’si punëtorë, mjeshtër t’Stubllës a... n’atë vakt?

ZGj: Kena shku, si ka thanë, kush ka mujt’ ka shku, se na ka prenu at’herë, se u prishë. Qe, sot me shku n’Shkup, me pa atje te ura, te Stanica, sot jon’ ato blloqat, a di qi... Hala jon’ qaty, i kanë lanë për izllogë, m’i pa gjinja kur t’vinë. Gjashthetës, gjashthetë e tretën [‘63] m’dokët u kanë zemjotresi.

TA: Po, po, po. E, k’shtu... 

ZGj: Prej at’herit une jom hie n’punë aqe, tani jom dalë n’penzi. 

TA: Ëhë, shumë mirë. E katërdhetë vetë me ni shpi...

ZGj: Katërdhetë.

TA: Qysh e keni organizu tash ni ditë? – se ô zor me siguri...

ZGj: Qyre. Jena kanën si thojnë, gjel’, çika me ni tërvesë... at’herë u kôn’ qështu, përpara, jo si sot; jo ajo, jo kjo... Kthejshum tërvesën, u kanë ni tërvesë... tërvesën e di edhe ti nashta?

TA: Po po, qysh jo... E di. 

ZGj: E aty tòni, e qitshum ni gjyveç n’midis, me ni lugë kejt honkshum. N’qat kohë u kanë at’here. 

TA: Me çka e marojshit gjyveçin, çka ka pasë gjyveçi? Çfarë gjelle ô kanë?

ZGj: Ô kanë i dheut, i marum’ ô kanë, bile hala shihen dikun-dikun, hala. Kalanicat e kejt jon’ kanë t’dheut, kalanicat.... A gjyveçi ô kanë pak ma i madh. Qitshin pasul, pe za mish e lakna... qeshit hâje. Flija, laknorë, krejt marojshin gratë, i nreqshin at’here... s’kena pasë tjetërkah.

TA: Po puntë qysh i keni da n’shpi? Kush çka ka punu? Për shembull, burrat, gratë, f’mija, qysh i dajshi puntë?

ZGj: Gratë kanë punue, domethanë gratë e kanë pasë punën e vet, hem m’i rritë f’minë edhe me gatue, me la, me shpërla, po du me thanë, kejt i kanë pasë. A burrat kena nga na, pe za, si je bâ pak n’kohë, te livadhi, te ara, te gjâja. Kena bajt’ dru edhe me krahë, se kena pasë fuqi me krahë,  n’mal shkojshum marshum dru,  qaq ô kanë fukarallak. Por po, jena kanë hem kallabllak, edhe nuk kena ditë mu idhnu ner veti. Jena kanë shumë t’mirë... 

TA: S’keni pasë asniherë k’shtu naj konflikt diçka?

ZGj: Jo, jo, ka dhanë Zoti... 

TA: Mu zanë najherë me naj...

ZGj: Jo, jo, me v’llazni... sot për sot une e kom v’llaun, se ai vetë për mu stallno, osht’ n’Itali – qysh je.... une qysh asi... A dy m’kanë dekë, dy v’llazni. Motra, ni motër e kena pasë, edhe ajo ka dekë herët. E qito, për... domethanë për n’familje qi vete. Problem s’kena pasë, jena kanë kejt kallabllak, truç. 

TA: Kush ô kanë ai, kryefamiljari? I Zoti i shpisë, kush ô kanë?

ZGj: I Zoti i shpisë ish qaj v’lla qi ish ma i madhi, qaj u bojke Zot i shpisë. Tash pe za, vllavi jem u kanë përpara; ai sha ka thanë, e kena nigue. Shko qetu, bon qaty, shko qikhâ.. ai ô kanë si thojnë... shko te ara, shko te gjâja, shko te miki, shko... kejt e kena nigue. Ô kanë nja, qaj v’lla. Qi s’ô baba...  kur ô baba...; kur s’o baba v’llavi, i madhi. E kena nigu kejt, qysh na ka thanë, kena punu. 

TA: E zojë e shpisë – a ka pasë zojë t’shpisë?

ZGj: Zoja e shpisë, nana jeme ô kanë zoja shpijës. Ajo e ka pasë, du me thanë, venin ku ô bylmeti ku ô... gjithë qi jon’, na’j pruke bylmetin, na’j pruke gjathin. E nreqke ajo atje poshtë (nuk kuptohet) e pruke, tak, tak sicillit, gjathin , tlynin, shka ish ni teshë qi, a di, qi sun’ e man n’shpi, e majshe n’podrum atje.

TA: A t’kujtohet k’to... qysh  e kanë maru djathin? Ku e kanë rujt’?

ZGj: Gjathin... i kanë mjel’ gjânë, edhe e kanë mushë kusinë, pe za, nizet kille [20] me tamël, edhe ia qet’ – ôsht’ postafat i marum’ ajo për me nxanë gjathë, n’zadrugë. N’zadrugë at’herë s’ô kanë po i marojshin vetë gratë allabir; e tashti ka dalë pi zadrugës, e mer mazën, ia qet, ajo me lugë aty, sa i qet... ni lugë a dy, edhe mas ni sahati, dy, ai bahët gjathë. E dan xhathin, djathi bje poshtë, ujtë jet’ nalt. Uji rredh’ poshtë, ai djathi jet’ n’atë farë najllonin aty, n’atë farë rubi qi e pshtjell’ gjathin. Teret mirë, e man ni sahat, dy, ter t’pijet për fije, mos me met’ ujë hiç. Tòni e mer e qet n’tervesë, edhe e pret copa-copa, ni copë t’vacërr, dy, tri, katër, pesë... edhe e qet n’kacë, ose me ni... me ni tenxhere e qet qaty, edhe e mush atë tenxhere me xhathë. tòni kur t’jenë nevoja, veç shkon e mer aty edhe e bje. Shkon e mer djathin, e mer atje pôsht’ë n’podrum, me lugë e nxerr, tak tak tak. Sa ma t’rrin, thojnë ma mirë djathi, ma i moçëm, ma i mirë ôsht’, bahët i fortë, bahët ma i mirë. 

TA: Po a? E turshi k’shtu a keni maru, turshi?

ZGj: Turshi na kena pasë dajme. Edhe n’atë kohë, si sot qeshtu. Lakna, speca, patlixhana, kejt i kena pasë. Sot tash pi blujnë qeshit specat... e pi marojnë, hajvar e s’di shka po thojnë, anej knej... Përpara i qitshum n’kacë, e mushshum kacën me lakna, e kacën me speca, kacën me patlixhana, i ndreqshin, ju qitshin atë barin, edhe gjeth dimnin shkojshum marshum. Marshum n’desh patlixhon, n’desh spec, n’desh xhathë, marshum... I kishum tonat sicilli. Sa ô duftë  për me hangër bukë, sicilli.

TA: Poo. A u rujshin ato mirë, nuk u prishshin a? Ku i keni rujt k’shtu naj ven ma...?

ZGj: Ato jon’ postafat t’marum qashtu qi s’prishën.  E kanë... ju qesin atë barin, ju kanë qitë n’atë kohë. 

TA: Qysh ô kanë ai bari?

ZGj: E blejshi n’apotekë, ajo ôsht’ postafat për bylmet.

TA: Aaa. 

ZGj: E blen e ja qet tòni, me masë i kall’xon çka, qysh duhesh mi qitë  n’dhetë killa, duhesh m’i qitë, ni lugë ose dy. Edhe ajo e marojke, s’e le m’u prishë hiç. 

TA: E kur s’ka pasë asi bari, qysh i kanë rujt’ turshitë? Se nashta at’herë... [s’ka pasë]

ZGj: E kanë maru at’herë n’veti.  Kumeditë qysh e kanë... djathi, qysh ô maru nuk e di, as une tash, gjathi përpara... veç ka pasë dishka, për gjathë ka pasë, ka pasë apet bari, ka pasë, sigurisht ka pasë.

TA: A, po, po. 

ZGj: Se s’ki se qysh e maron ti, veç e kena ble atë bari për me majt’ turshinat. 

TA: Aaa. 

ZGj: Gjathin pe za, specin, laknën...

TA: E gratë a i keni vetë? Me thanë zojën e shpisë, për shembull, me vetë për naj punë, qysh me ia bâ k’saj pune, qysh me ia bâ asaj pune?

ZGj: Zoja e shpijës, u kanë pe za kush ôsht’ ma e madhe. Qajo ô kanë e para domethanë, u vetë ajo shka po do.

TA: Për shka u vetë ajo ma shumë?

ZGj: U vetë, ajo e ka pasë kejt n’veti, pe za bylmetin e, paren, kafen e shiqerin, krejt... Ajo tòni kejt i ka ditë ku jon’ edhe i ka marë, i ka përdorë. Ajo, domaçica domethanë. Ajo e ka ditë ku ô gjathi, ku ô speci, ku ô parja, ku ô asi... Kur e ke lypë, kur e ka pasë e ka dhanë, kur s’ka pasë, s’ka pasë... edhe ke metë pa... hiç.

TA: Po. N’magje kush ka gatu ma shumë?

ZGj: Magjen e kanë pasë me ren; dy ditë e bajke njâ, mas dy dite e kapke tjetra reje. Kur s’ka pasë, pe za, u kanë hu ni reje, ajo ka gatu vetë. A kur jon’ kanë kallabllak, me ren; dy ditë njo, dy ditë njo, dy ditë njo. Cello java kalojke qeshtu, renin e magjës qi po vetë... 

TA: Ka dy ditë.

ZGj: Reni i magjes qashtu ô kanë, dy ditë. Tash i kom pasë tri reja, tri rejat ka dy ditë, gjashtë ditë. E kryshin tòni k’to.

TA: E çikat e reja që jon’ kanë, t’pamartumet, qi s’jon’ kanë nuse... aty, bijat e shpisë, çka bojshin ato; çfarë punësh ma shumë? 

ZGj: Çikat e reja kur jon’ kanë n’atë kohë, ô kôn k’shtu: u rritshin, si n’familje mô qi rriten, kur u bojshin për martesë, për mu martue, at’herë, tasht mô u zanë, e kom gjalin për martesë. Gjali jem ka m’rri për martesë, une tash shkoj n’Stubëll, e k’qyri pe za ni çikë, ku ô, ni familje ku ô ma e mirë, qi ôsht’ hiri i Zotit, e qi ôsht’ asi... edhe shkoj e lypi. E çoj ni njeri, qeshtu, qeshtu, po m’fle zemra, po du mu martu, me ta marrë çikën për gjalë. Ajo tani begenisët, me fjalë t’mija, jo sukur sot; po fejohen vetë. Edhe qeshtu miqasijën, na’j dhake, marrshum dorën, qitshum dorën, bojshum darsëm, si ô ma mirë. Sot hem pi marin, e pi l’shojnë, shka s’po bajnë. 

TA: Sa vjet i keni feju çikat, kur i kanë pasë... përafërsisht..?

ZGj: Çikat jon’ fejue nizet vjet e përpjetë, ma s’shumti; t’reja jo. Veç nizet e përpjetë teri n’tridhetë  vjet. Qaty u kanë martesa e djalit edhe e çikës. Pej nizetve teri n’tridhetë; si t’i bon tridhetë veç u mshelke ajo mô toni, si thojnë a di, ajo çika nashta... Veç ajo martesa ô kanë pej nizetve teri n’tridhtëtë vjet, i martojshin; koha e martesës, n’qato vjet. 

TA: Aha, aha. E k’shtu... çikat, sa jon’ kanë pamartu, deshta me t’vetë çfarë punësh kanë bâ n’shpi... Ma shumë me çka jon’ marë; me puntë e shpisë... k’shtu n’magje a kanë punu a jo, a...?

ZGj: Qyre, çikat... çikat po du me thanë, ajo shka ô kanë domaçica, i kanë nimu çikat pe za n’koftë nevoja, kanë shku kanë marrë ujë – se, kena marrë ujë, s’e kena pasë sukur sod ujin. Shkojshum marrshum ujë sa k’tu me shkue te Ballabantë, marshim me knatë. Ka thanë, “shko merrëm ujë; shko lajmi qito enë” i ka thanë – “shko fshima shpinë; shko banma qit punë”.... Ajo çika e ka nigu n’atë kohë, a di, kur ô kanë si çikë po du me thanë, pa martue, e ka nigue. Shko qitu, bane qitu, bone, laje, shpërlaje, kejt i ka pasë. E ka nareditë qajo nanë, ose kunata e ka nareditë çikën,  për me mujt’ ajo mi nimue, qasaj rejës, e qasaj nanës, e qesi. Ô kanë nimë, çika i ka nimue n’sicillën punë: t’lame, t’shpërlame, t’fshime, bukën, te ara n’koftë kanë nevoja, m’i mjelë gjânë, kejt jon’ kanë k’to me rejën. E ka nigu pe za, ose kunatën,  ose nanën. 

TA: E k’shtu, kall’xomë tash pak për shpinë; qysh e keni pasë? Qysh ôsht’ dokë shpija, sa dhoma i ka pasë, krejt qysh keni jetu aty?

ZGj: Qyre, une për veti kur jom da, e kom marue qit shpi. E kum pasë hu qit... podrumin e kom poshtë, kena nejt’ n’podrum. A k’tu i kena pasë sobat, k’tu jon’ kanë dy soba, edhe dy i kemi anej – katra, edhe s’kena mujt’ me shku ma nalt. 

TA: Para se mu da, po m’intereson k’shtu ku...

ZGj: Jo kur jom da toni, kur jom da. 

TA: Po, po. Jo une po t’ves para se m’u da, qysh i keni...?

ZGj: Para se mu da, kena pasë hu qet... hu qet kat edhe podrumin. Atje nejshum n’podrum, atje gatujshum, honkshum bukë, k’tu ardhshum veç fjetshum. Tòni kur mrrinë gjeltë, a di, m’shkun’ dulën n’Zvicërr... I kum pasë s’e za, se i kum pasë gjeltë te dytë n’Zvicërr. Qeta t’m’dhajtë, tòni i l’shoj, kumeditë erdh koha asi... Tone i patëm çu, edhe dy kat i kom tash përpjetë; ni kat edhe plus n’tavan i kom apet edhe atje katër soba, i kom. 

TA: Domethanë, prej qi ke lindë ti...

ZGj: Kena m’rri...

TA:.. ti qëtu je a?

ZGj: Qëtu. Jo pej qi jom lindë – n’tjetër, nalt atje n’breg, n’atanë anej. 

TA: Po, qatâ kall’xoma. 

ZGj: K’tu pej qi jom da. 

TA: Qatâ kall’xoma. Qatâ kall’xoma, atje. A e man men atje n’breg qi po thu?

ZGj: Atje kur jena kanë, qi t’thashë parzet me oxhak jena nxeh. Oxhaki ô kanë i madh, kallshum dru, cunga, dru shtishum, e qaty jena kanën.  Ka ni sobë, menxi e kena pasë; jo sobë n’veti, po ni shtrat me shti dikun, qaq qi u kanë krizë. E n’atë kohë, u kanë shumë e shtirë, se s’ka pasë, japija, s’kena pasë pe za mu nxe, s’kena pasë nashti as ujë boll. Jon’ kanë kejt t’dobëta, domethanë nuk ka mujt’ insani, qi i duhen sot... nuk ka mujt’ m’i mrri asnjâ ato. Kena kapërcy si thojnë, a di, veç sa mos me... U kanë shumë shtirë n’atë kohë. Do gjaja jon’ kanë, dishka ka pasë, veç qi domethanë, ërrnesa ô kanë... Pare s’ka pasë sukur sod; n’shitsh dishka, n’paç dishka me shitë, mirë, rrogë s’ke pasë. 

TA: Po a?

ZGJ: Po, shumë shtirë u kanë, shumë rrezik u kanë n’atë kohë, për japija, për veshë për mathë.

TA: Qysh ia keni bâ? Ato opangat a i keni maru vetë a?

ZGj: Apangat... l’kurën e marojshum. Prejshum gjânë e l’kura e tyne... e prejshim sa ô kama, qeshtu. E shpojke kejt bira, tak, tak, tak, tak, tak, tak, edhe knej e kthejke si apangë, edhe knej bira. Edhe tòni n’ato bira i marojke tojat, i shtike tojat, tak, tak, tak, tak.  E, e marke, pe za, sukur tash n’kundra qi ôsht’ ni tojë, n’ato birat, tòni ajo toja e madhe, i kapshum. Krrap, i lidhshum për kame. Lidh, lidh, lidh, edhe me qato kena kapërcye.

TA: Me ni parë opanga. Sa ju kanë çu ni parë opanga?

ZGj: Apangat, at’herë i prejshum gjon’, tonat i kishum.

TA: Po. Sa? A ju kanë shky shpejtë; a ju kanë çu koxha...? A jon’ shky shpejt apangat, a jon’ prishë?

ZGj: U shkyshin ato, s’çojshin... katër-pesë [4-5] muj’ ma s’shumti.

TA: Po. 

ZGj: Tana dulën apanga t’pillotit. A di qeto qi.. jon’ t’gushta qetu, tòni kur dulën ato tòni tu i lanë, tu i lanë... sot i kanë ka’ katër-pesë parë kundra pa mathë hiç. (qesh)

TA: (qesh)

ZGj: E qaty jena kanë, e, qetu ku jena ardhë. Sod sicilli i ka ka’ tri-katër [3-4] parë kundra n’shpi. N’desh sandalle, n’desh kundra, n’desh me dalë te gjâja, n’desh me shku... me dalë n’pazar, n’kishë, qështu.

TA: Kall’xojnë përpara qi secilla shpi e ka pasë ka ni... si fllanik, a qysh i keni thanë? A po?

ZGj: Po. Qashtu. 

TA: E aty çka keni majt’? Pak kall’xomë, kush e ka...

ZGj: Aty kena majt’...n’fllanik  kena majt’... si thashë edhe parëz, na i thojshum, nejse mô, fllaniki. Aty kena majt’ gjathin, tamlin, domethanë turshinat, krejt...  Edhe aty tòni e mershim me çelës, me mshelë derën, ish e madhe ajo aty. Tòni qajo grue qi, po du me thanë qi ish si domaçicë, ajo shkojke e marke aty, shka ju deshke gruës. 

TA: Ajo e ka pasë çelësin a? 

ZGj: Ajo e ka pasë çelësin. Ta marrke gjathin, ta pruke turshijën, ta pruke atâ, ta pruke sicillën teshë qi e lypke, qi t’u deshke me hangër e me pie; ajo shkojke e marrke, e pruke n’tervesë, n’vakt t’silles, n’vakt t’darkes. Qesi laknorë, kërlana, flija, tatlija, marojshin at’herë. Kjo magjja u kanë e mirë, kanë pas maru, po tashti... Tash kejt me t’bleme; qëto pi blejnë. 

TA: A s’po t’pëlqejnë tash k’to t’blemet a?

ZGj: Mu me m’pëlqye... me m’pëlqye, qi bash me m’asi, tham... e shpisë. Domethanë, si buka, si krejt, k’to vinë ma t’mira. 

TA: Qi gatuhet, po.

ZGj: Po, qi gatun’. E ndreqë gjathin, ta qet bukën e mirë, ta pjek, e pjek flinë, kërlanën, për qefin ton’ edhe sa t’hahët t’hahët, shka s’t’hahët...  kemi njô dy lopë qaty, ma s’mrami i lan entë, ju çon lopëve aty... Pa gjâ s’jom kanë kurrë – gjethmonë kom pasë gjâ; edhe sod i kom gjânë. Qetash e kom pre ni viç, afër niqin [100] killa m’i ka qitë tul. Edhe apet tash pjellin te dyjat. Qeshtu. Domethanë jom kôn’ me gjâ, edhe jom kanë, edhe kom pasë qef... punën e kom desht’. Nuk kom marrë me thanë veç, a di, veç t’jom, a di? Po kom punue, si n’firme, si n’shpi. Sot kom qef me punu apet, me qëto vjet, thom t’dal qaty, t’preki dishka, a noj baçe a nojsen a...

TA: N’atë farë fukarallaki përpara, qi po thu ô kanë v’shtirë e krejt... cilli ô kanë ai ushqim, ajo haje, qi kur ja’v ka qitë dikush keni thanë, aaa çikjo... qi ô kanë ma e mira; qi e keni rujt’ për naj mysafir ma t’ranë, e për naj jabanxhi...

ZGj: Qyre, ajo ôsht’, kur t’vjen pe za ni mik, ose t’vjen dikush  qi ki qef, thojshin me qitë ni tatli ose me qitë ni fli t’mirë, ose me ia qitë ni kafe t’mirë; filxhanin e lamë, t’ndreqëm, rakinë... me përdor’ me ner pak atë mik kur t’vinë... ose kojshia ose vjen dikush. Cilla ô teshë, pe za, sikur ôsht’ për bukë, qitshum... ose ni hae, ose t’pimit i qitshum, ku jon’ ma t’mirat, e se kejt... E, e nershum domethanë ai qi ka ardhë, ia bojshum atë hyzmetin. Si familje a di qi duhet me pritë njerin, e me përcjellë. Kena pasë, po du me thanë... kanë punu edhe gratë për ato, kanë gatu, e kanë nreqë bukën, e kanë nreqë gjathin, e kanë nreqë haën, i kanë pasë kejt n’rregëll. 

TA: E tatli rrallë keni maru, po?

ZGj: Tash, tash... tashti, na hala jemi tu i përdorë veç...

TA: At’herë tatli rrallë veç marojshit, a?

ZGj: Rrallë,  tash s’përdorën ato mô hiç, kurkun gati, hiç. Toka s’përdoret mâ, kejt, qe, fusha ôsht’ kejt livadhe, edhe gjâja gati i kanë hjek’ krejt, s’i donë as gjânë. Edhe si thashë gje’ – edhe sot po t’thom – kanë marrë veç qysh t’iki pej Stubllës, edhe me qato kujtojnë qi del n’dritë. S’osht...

TA: Naj kusheri k’tu ngat a t’ka metë? Naj kusheri a e ki k’tu ngat?

ZGj: I kom...

TA: Po

ZGj: I kom, veç qi jon’ përjashtë, veç qi ô kanë k’tu nifar’....  Ni gjalë e kom t’vllaut.

TA: A jon’ jashtë, a jon’ n’Stubëll k’ta?

ZGj: K’tu n’Stubëll janë. Njô e kom k’tu poshtë, qe; qyky tòni nalt.

TA: Qysh i kanë emnat ata?

ZGj: Ai e ka... njani David e ka emnin, njani e ka Ton emnin. K’ta jon’ te dytë gjelt e v’llaut tem. Edhe njô e kom apet t’vllaut, e kom nalt aqe. Edhe ni gjalë e kom k’tu, meniherë e ka shpinë, Tushi. Ai ô da, ô niher me qit t’voglin, me Mhillin, ai ô nalt aqe; njô e kom n’Zvicërr, Kolën. 

TA: A shkon ti te ta, te kusherit’?

ZGj: Shkoj une kur kom kohë... shkoj sukur n’shpi tem bili... bili sukur, m’vjen si mu kôn’ n’shpi teme. Kurrë s’thom qi mos t’shkoj, veç kur... ose kur s’mun, ose kur je n’punë... at’herë me dije, nuk shkon.

TA: Kall’xomë pak për martesat, dasmat, qysh jon’ bâ?

ZGj: Martesat. Jon’ bâ... ka mrri gjali për martesë. 

TA: Po. 

ZGj: Edhe, duhet me bâ darsëm... marrshum tupane, prej Gillanit i marrshum tupanet. E prejshum ni lopë, ose ni viç t’mirë, për darsme, qi me pasë mish n’atë asi... Edhe i shtishum gratë me gatue, po du me thanë me bâ bukë, e me bâ shka ôsht’, a di.... Jo me shku me ble, po i kena pasë kejt – i bojshum vetë. Dasmën e bojshum komplet vetë. I kena pasë, pe za, mishin e kena pasë, bylmetin e kena pasën, zejtinin, tlynin... tlyni i gjâve at’herë ô kanë. Kapërcejke dy ditë, dy ditë nata darsmës, t’dytën ditë darsmja; edhe, qajo shpi qi bon darsum, aty kish kejt mi’ pritë ata miq, tamonile sikur mi pasë f’minë e vet, i ka... me hae, pie, veshë. Hae, pie domethanë i ka pasë, kejt i ka dhanë qajo shpi sha ka bâ darsmën, a ka martu gjalin. U pregaditke, domethanë, për darsme. Lopë prejshin.

TA: Po a? 

ZGj: Tri-katër [3-4] kusija, i shtishum t’mëdhaja ka pesthetë [50] killa; njâ mish e lakna, njâ oriz, njâ pasul, plus bylmet, hae, at’herë për darsum i bojshum. K’to për darsum jon’ kanë. Darsmja.

TA: Qysh, a u mledhshin burrat, a knojshin kangë?

ZGj: Kangë knojshin, tupani kriske, gratë mâ...

TA: Çka bojshin gratë? Me defa..?

ZGj: Tuj knue, me def e, me asi, u sjellshin. T’u k’naqke zemra, veç m’i pae. A sot, po shkojnë n’restorant qaty, po rrasen aty, ni sahat, dy [1,2], edhe u krye, hajt. Domethanë, sukur qi e bon darsmën n’shpi, sukur n’restorant, nuk ô njajt. 

TA: Ëhë. 

ZGj: Ata k’qyrin veç... ai k’qyr me ja marrë paret, veç ta kry punën. A darsmja bon dy ditë, tupani n’oborr, ardhshin kejt mahalla, Stublla, kcejshin ner tupan, u k’naqshin. Çikat, gjelt’, defi, tupani, darsëm... Shumë me rregëll ô kanë. Darsma me rregëll ô kanë shumë. Haja, pija, tri- katër [3-4] kusija t’m’dhaja i shtishum, ka pesthetë [50] killa, me zi, për qata qi vinë për darsëm. 

TA: Ato... kush – ushqimet, kush i marojke n’përgjithësi?

ZGj: Ô kanë postafat njeri. 

TA: Po. Qysh e ka pasë emnin?

ZGj: Ai qi marojke, e dajke, pe za, une po boj darsëm, tash e kom lanë, njeri... qet mish; a pe she qi e kom hanger, qi e kom pre kit lopë?... Ai e merr përmi dorë mi zi, pe za tri [3] kusija, pasulin, orizin, laknat, tavat, nejse mâ.. ai e marke përgjegjsijën. Ni njeri e gjajshum qi, a di, qi ôsht’, a di, qi mun me punu atë punë. 

TA: Po. 

ZGj: Ai e kryke kejt atë darsëm, hajt. Ai ô kanë si domaçin. 

TA: A ka pasë ai naj emën t’veçantë? Qysh e keni thirrë atë njerin?

ZGj: Jo, i mahall’s...

TA: Naj familjar a?

ZGj: Familjat, familjart... familjart. E gjetshim nja qi ôsht’, a di, qi ô i m’sum’ e qi ôsht’ i Zoti, qi punon, i marojke ato. Darsma u bojke me tupan. Fejesa u kanë dy vjet, ni vjet, tri vjet bojke vakia, kur u martojshin. Se at’herë ô kanë qashtu, jo mu martu, pe za, sot po fejoesh, edhe meniherë mu martu. Po at’herë ô kanë fejesa, bili nja dy vjet nër unazë thojshin me nejt’. Kije me nejt’ nër unazë, tòni mas dy vjete, i bojke edhe vjet’ domethanë, edhe mrrike te martesa.

TA: Po.

ZGj: Shkojshum me tupana, e marrshum atje, e prushum.

TA: Me kal’?

ZGj: Me kali. 

TA: Kur e prushi n’shpi. Mandej?

ZGj: E prushum n’ato... duvak. Nashta [e di] duvak, ô kanë nifarë duvaki, e qitshin, e palojshin nusen trrak, aty gjali kejt. Ajo nuse, e qitshin trrak me ni qosh qaqe, shkojshin gjinja nerojshin. E qat’ ditë, tòni nesrit, shkojshin musafirt, shkojshin krejt, e prushum n’shpi nusën, trrak. Ajo tòni u marrke me punë t’shpisë, e m’sojshum, qysh tek, qysh duhet, se ajo shpi qysh e ka renin, haën, pijën. I marrke ajo tòni pej qasaj zojës shpiës, e marrke tòni u bojke edhe ajo, mrrike. Sukur shkollë qi po m’sojnë sot, shkollë u kôn’ edhe ajo.

TA: E n’t’pame, nusja e re, a shkojke te prindët e vet?

ZGj: Nusja re, tòni shkojke, n’kry t’javës shkojke. Toni’ shkojke ka ni javë, shkojke nejke te t’vetët, ni [1] javë, cello javën nejke. Tòni n’t’panë shkojke masanej, n’dy vjet, n’dy [2] vjet... Ni vjet, shkojke dy-tri [2-3] herë. A k’shtu shkon, shkojke sa herë qi deshke, veç n’t’pamë me bâ k’shtu... 

TA: Po a? Që ka nejt’ ma gatë...

ZGj: Ma gatë. Me nejt’ ma gatë.

TA: Ka’ sa nejke përafërsisht – ka sa javë?

ZGj: Ni javë, dy... 

TA: Ka ni javë, dy a?

ZGj: A po do me pi najsen?

TA: Jo falemnderit, mirë ôsht’!

ZGj: Pa u mahit’.

TA: Mirë ôsht’. Deshta me t’pytë për rastet e vdekjes, k’shtu. Kur ka dekë najkush, sa ka zgjatë e pamja? Domethanë, njerzt tash qi kanë ardhë për kryeshnosh, a qysh i keni thanë at’herë? Qysh u bâ ajo punë?

ZGj: E pamja, deka nodhke, po du me thanë, sot, edhe u kryke... tri [3] ditë e pamja ô kanë. Edhe sod ô qashtu. Tri ditë ardhshin kejt miqasia, kejt kojshia, ardh’shin. Filani ka dekë, ardhshin, me ngushllue njoni-qetrin qi ka dekë filani. Tri ditë, mas tri dite, tani u kryke ajo punë. Qekaq ka pasë n’deke. Tri ditë e ka pasë t’pamja, edhe vorrimi ni ditë, qeshtu, hu katër ditë. Edhe ardhshin at’herë. Edhe sot për dekë vinë, sot, kejt katuni gati, kush ô n’shpi.  Kur t’des dikush, ngasin kejt, i bje sukur m’u kanë, me pasë t’vetin. K’tu valla e kanë qitâ halâ. Mirë e kanë.

TA: Njerëz a kanë pasë shumë qi e kanë prit’ – njerëz qi kanë pritë për atë, për t’deknin, qi kanë ardhë me pa? Ata qi i pritshin mysafirt, qi kanë ardhë me pa, a jon’ kanë shumë njerëz?

ZGj: Po ardhshin, ardhshin njerëz, ardhshin pe za, dhetë [10]... gjys sahati, ardhshin. Tjert u çojshin, tjerët ardh’shin. Domethanë qaq, nja [20] nizet dakika...

TA: Nizet dakika, po. 

ZGj: Ni sahat shumë ôsht’, edhe u n’rrojke veni, u nshojke astallat, ardhshin tjertë. Ata shkojshin, tjert i pritshum. Ata shkojshin, tjert i pri... ter’ u kryke ajo. Qitshum kafe me pi, tash mô soka, gjethçka ka. Ju qitshim përpara qaty, kush do mer, kush do rri paqtë. Edhe hajt. 

TA: Cillat jon’ kon’ ato fjaltë qi i kanë thanë për ngushëllim, ata qi ardhshin ma shumë?

ZGj: Po fjaltë për ngushëllim... kur ô kanë naj dekë e ranë fort, thojshin Zoti e ka falë; Zoti e ka marë. Tashti a kie çka bon? S’ki shka bon kurgjo. A kur ô naj dekë, a di, me ren, a naj plak a naj asi... Zoti ia pastë faltë parrizin, edhe me qato domethanë u kryke. Edhe shkojshin gjinja, i përcjellshum... 

TA: Ëhë. Për shpi a? Kur ô dekë nanja, që ô kanë ma i ri, ose naj dekë ma e ranë qi po thu, a ka zgjatë ma tepër e pamja? A ô kanë njejt?

ZGj: Hiç. Jo, jo, e pamja ôsht’ njojt. 

TA: Njejt a? Ëhë. 

ZGj: Njojt ô kanë, tri [3] ditë e pamja. Tasht po thojnë donë me kthye, hu qat ditë qi t’desin, edhe te vorret aqe m’u pa edhe mos me shku hiç, e pamja masanej... Aaa përpara ô kanë qeshtu. Tri ditë, ishin gjinja t’lirë me shku te qajo qi ka dekë, me ngushllu njerin, me pa. Me thanë a po mërzitësh, a po...

TA: Ëhë.

ZGj: Qeto jon’ kanë përpara. 

TA: Folëm pak ma herët për dasmat... e k’shtu deshta me ditë... martesat keni mujt’ m’i bâ edhe mrena n’Stubëll, a po? Edhe jeni martu nërmjet veti?

ZGj: Qyre, për martesa ô k’shtu. Për martesa veç duhet, thojnë ter’ n’shtatë [7] shokë, domethanë, mos me kanë sebep dishka, pe za, n’Stubëll, a di. Se Stublla ôsht’, kejt, po du me thanë, me ni ven, e mu kanë larg shtatë [7] shokë, qi mos me mujt’, a di, mu kanë... a di, mu kanë ma paqtë, martesa, mu kanë ma asi. A tash ja kanë k’thye, k’ta t’rit’ qi pi gjajnë gati n’tri [3] shokë, n’katër [4] shokë, po martohen. A përpara ô kanë... ma mirë ô me shku me marë nja n’Prezren, n’Gjakovë, se mu martu me t’ngatë. E ngatja thojnë nuk sheh hajr. Qeshtu, tash e kall’xojnë te na edhe shumë vena ka bâ vaki, s’kanë pa hajr qi jon’ martue ngat-a-ngat qeshtu. A ka dekë ai, a ka dekë tjetri, veç qi martesa ngat nuk ka as me Zotin, as për ket’ dynja s’ô e mirë. Qita martesa...

TA: Po a?

ZGj: Për kit’ dynja nuk ôsht’ mirë, edhe për ngat nuk ôsht’... edhe për te Zoti s’o mirë. Pse? Se Zoti e ka da martesën, e ka lanë, larg; larg m’u martue, mos me pasë t’ngat kurgjo, n’gjak mos me kanë hiç. Gjaki yt mos me kanë. 

TA: Ëhë. 

ZGj: Ma mirë me shku me marë njô n’Gjakovë, n’Pejë, qi s’i njeh, s’i di; se me marë ti njô t’njofshëm n’Stubëll. E ki sebep, a nana a baba, v’llau a... Edhe marrin, martohen. Qikjo ôsht’ te puna e martesës. 

TA: E kall’xomë pak ti, ti n’vakt ton’ kur je martu. Qysh u martove, qysh erdh puna, qi ta gjetën nusen ty?

ZGj: Une për veti kom pasën k’tu n’qet’ mahallë, e kom pasë,  janë do Ballabantë, jon’ ardhë pej Vërnakolle. Edhe nana jeme, baba jem, kanë thanë pe marrum, pe za, filan... qe ku e kom syretin e gruës, qe, ajo knena; a pe sheh – une jom anej, ajo knena.

TA: A, po...

ZGj: Ôsht’ kjo e Ballabanëve, e na s’jena kanë t’ngatë kurgjâ me ta. Po du me thanë, jena kanë, a di... me gjak domethanë jena kanë shumë larg. 

TA: Po. Po du me t’vetë pak edhe për k’ta n’Letnicë, për k’ta kroatët e Letnicës. 

ZGj: Për k’ta une po t’kallxoj. K’ta jon’ kanën, pej... as une s’e maj men, as s’e man kush men, jon’ k’ta hërvatët k’tu. Jon’ kanë Shushar, Letnicë, Vërnakollë, Vërrnez; kisha n’Letnicë, mô je kanë ti n’Letnicë, e ke pae. A je kanë najherë n’Letnicë? Jo a?

TA: Ë-ë. (mohon)

ZGj: Kisha ôsht’ e marume aty shumë mirë. Zoja, zoja Cernagare ôsht’. E k’ta jon’ kanën harvat, guhën e kanë pasë harvatçe, kanë folën. Kena folë shyp, veç na jena marrë na vesh, a di, na jena kanë ngat k’tu. E dishin hem ship, edhe na hem shkenisht ka pak përzishim; dhe k’ta. E k’ta... si jon’ bâ lufta, k’ta tòni nuk kanë ditë venin e vet mô hiç, veç kanë... Sukur na qi po shkojmë n’Zvicërr, ata kanë... nga n’Harvati aqe. N’Zagreb e n’Harvati atje, kumeditë n’ato far venesh, edhe jon’ shpërnda. Unë i kum pasë do kumarë e, i kum pasë kejt, kejt jon’ aqe, tash kanë metë. S’kanë metën, si thojnë as, as, as... njâ [1] përqin s’kanë metë k’tu,  kanë metë veç do pleq qi s’i ka marrë kurkush, kanë metë. Kejt jon’ metë, shpijat jon’ m’shelë, ting, ting, ting. 

TA: Po a?

ZGj: As s’ka gjâ as... Kanë ardhë tash pej Dobëlldehit n’atanë, muslimont, Bresti, Gushica, i kanë gjânë, i kanë shti nepër shpija kejt, n’atanë. Qështu për harvatët.

TA: K’shtu mirë i keni pasë punt’ me ta?

ZGj: Puntë... ardhshin, punojshin. Na shkojshim aqe, ata punojshin khâ. I marrshum me prashitë, i marrshum...

TA: Martesa ka pak, po?

ZGj: Martesa jo ashtu... tek-tuk... a di? Se une nanën e kum pasë prej Vërrnakolle, e kum pasë nanen... A gjyshja jeme ô kanë e Vërnakollës, a nana jeme ô kanë mô n’Stubëll k’tu. Ô kanë e Vërnakollës, po ata e kanë ditë, shypën e kanë ditë tamon si na. Ata Letnica edhe Shushari, Vërrnezi ata, s’kanë ditë... as ship s’kanë ditë. A k’ta Vërrnakolla kanë ditë... edhe shipën e kanë ditën mirë.

TA: Po a?

ZGj: Se jon’ kanë pak, me shypën jon’ kanë ma t’marën.  Pej n’vogjlim e kanë ditë shypën. 

TA: Ti m’kall’xove për k’tyneherë, qysh... për jetë. Tash kall’xomë, nashta pak, sot, qysh po jeton? A pe ki ma mirë; a po t’pëlqen qikjo kohë?

ZGj: Qyre, une për veti t’kallxoj; kjo kohë e sodit, qi e kena m’rri, nuk ô kanë asnihere. Bojllak domethanë. N’desh pare, n’desh hae, n’desh veshë, n’desh mathë, krejt i kemi bojllak. Sukur naj njeri kur pregatitet, e bon ni asi... tonat t’mirat jon’. Ërrnesa qysh u kanë, edhe ku jena ardhë, ôsht’ shumë, shumë, për s’tepri mirë, domethanë s’mungon kurgjâ. Me thanë kuku s’kom shka mathi, ose s’kom shka ha; s’kom shka pi... i kemi kejt bojllak. Qikjo familja jeme po du me thanë. Edhe kejt qeshtu gati jon’.

TA: Tash me çka po merresh ti ma shumë? Çka po bon?

ZGj: Tashti... i kom pasë loptë; dy lopë i kom aty. I majmë qikhâ n’pleme i kemi. I kom pas k’qyrë teri sot. Tash si i kom bâ qeto vjet, nuk jom tuj shku te loptë mô hiç. Jom n’shpi, reja e gjali i k’qyrin – qe, qyky sha ôsht’ k’tu.  Vjen n’akshom, n’sabah u qet, une nuk i k’qyri... Une muj me dalë veç ter te baçja qaty, ter te livadhi, n’kojshi me nejt’, te v’llau, te gjali, te çikat shkoj. A k’shtu me kap’ dishka punë, e shoh vetin qi nuk e do. Nuk e donë kamtë, truni s’e do, trupi s’e do, jon’ pak ma... Jon’ ra, domethanë shumë ligsht hesapi. 

TA: N’kishë a po shkon? A po mun me shku n’kishë?

ZGj: N’kishë jom tuj shku, ka dhanë Zoti, Zoti po m’nimon. N’kishë jom tuj shkue. Kishën e kom atâ... Thom: o Zot, nimomë, sa t’jom mos t’bie; tòni si t’bie... N’kishë po, n’kishë shkoj, përditë gati shkoj. M’ka dhanë Zoti [fuqi],  po m’nimon. Edhe e kom ngat, nuk ô [larg]... e ke pa kishën ku ô, qiknej ka’ je ardhë përpjetë. Meshtë e kemi t’dillën dy [2], ditëve t’punëtorëve i kemi n’gjashtë [6] n’aksham, meshtë. Priftin e kemi tonin... shka t’vyn dishka, ai ôsht’... menxi prit me shku me bâ llaf me tâ. 

TA: Po a?

ZGj: I dashum, i mirë, si kush...

TA: Ka prifta shumë k’tu?

ZGj: Hu njô tej n’Gillan.

TA: Tash njô ka metë?

ZGj: A?

TA: Njâ – ni prift ôsht’ k’tu. 

ZGj: Ni prift, ni prift. Se s’ka ma shumë, se famullija shumë k’tu n’Kosovë,  ka shumë. Tek njâ.

TA: Veç ma herët ka pasë shumë prifta a? K’tu n’Stubëll, fort ka pasë prifta?

ZGj: Ka pasë k’tu prifna, tash nuk jon’ prifna, si thashë gje, veç ni nxons e kemi për prift, tjerët krejt... krejt jon’ përjashtë domethanë. Kemi n’Amerikë prifna t’Stubllës, kemi n’Bistraxhin, kemi n’Ferizaj, kemi n’Prishtinë, kemi shumë, se kena dhanë prifna shumë na. N’atë kohën, a di, kur ô kanë, qi u çel’ shkolla, qi fillun’, kena dhanë...

TA: Po, po. 

ZGj: Qashtu. Paç qef najsen, mirë... qi s’kie...

TA: Mirë ôsht’, mirë ôsht’.

ZGj: Hamë, ni kafe a ni çaj a dishka a...?

TA: Mirë, ani. Shumë falemnderit për krejt intervistën!