Zeqir Sekiraqa

Intervistuar nga: Egzona Azemi

Po mjellshim... do grunë e mjellshum, do kallamoq, do tërrshanë e, do... edhe thekër ka bâ vaki pak, e. Veç tokë ka pasë po jo e

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

07.02.2018

Lokacioni i intervistës

Fushë Kosovë

Vendi i lindjës

Tranksriptimi

EA: Sot jemi në shtëpinë e zotri Zeqir Sekiraqa në Fushë Kosovë, shtatë [7] Shkurt 2018. Haxhi, a po na tregoni n’cilin vit keni lind’; ku keni lind’..?

ZS: Po vollahi, po ju tregoj ku kom lind’ edhe kur, po pata qef me ia nisë pej babe atje, pej.. nejse, ata t’parve tonë kur kanë ardhë, tani me ardhë ma knej.

EA: Hiç s’osht problem... bon.

ZS: Eh! T’par’t tonë ishin ardhë pej Bashe, pej Shqipnie. Ni Hajdar Basha ish kânë qi ka ardhë edhe knena... osht’ ardhë kjo, osht’ kohë e moçme, kjo ô para tre-katërqin [300-400] vjete, munet me thanë njeri, edhe kanë ardhë. Ishin kon’ pa’ ardhë n’Stanofc; nihere ni vlla i atina Hajdar Bash’s n’Stanofc, tani u çu ai u ardhë te i vllai atina, ka nejt’ sa ka nejt’, u duft’ me u zgjenu. Atëhere s’ka pasë shqiptarë ksajde nëpër Kosovë, nashta edhe njerz... s’e di kush u kânë përpara ksajde, mirpo pej atyhit, pej Stanofci osht’ fillue me familje, me gjâ e, me... ty ecë e, osht’ ardhë n’Gërdofc. N’Gerdofc aty sa kanë nejt’ s’jom i sigurt veç qi kish pa’ thânë, “Ktu zhabat s’po m’lanë rahat me flejt’” edhe udha e Tatarit – Tatari çka u kânë tybe n’e disha, me thânë postier a çka, at’here çka i kanë thanë... n’ditë t’Turkut u kanë jô... e u çue pej atyhit edhe hajde, ku me gjetë tash ven... e, u nisë anena për grykë t’Orllanit edhe e kish pasë si meteorolog, e kish pasë ashtu matjen e kohës e t’shendetsisë, e kish pasë me tamël t’gjâve. Tamlin e gjâve tha e milke n’akshom e, e qitke nëpër ato koritat qi i ka pasë si ven gjyveçave; korita jon’ kânë at’here t’drunit me siguri, edhe n’sabah e kqyrke sa ka vnu mazë ai gjyveçi. E, për me matë mirë, fishekun e Martinës me marrë me qitë aty përmi mazë – n’e majt’ fishekun e martinës osht’ tamon gjendja për shëndet, e mirë; s’e majti, nuk bô. Kur u dalë n’Sekiraqë, po flas n’katun t’babës, qi ka lind’ baba. Edhe ka thânë qituuu, aty ia ka majtë maza fishekun, ka thânë, “qikjo koka rrnesë për neve ktu”. Sa ka rrnue, tek ka rrnue – nuk e di, vetem se baba ka lind’ qaty n’qat fshat, aty tani atë vén, Sekiraqën e ka da kufini i turkut me Serbinë, e mahalla jonë ish kon’ da e met’ n’kit anë, po, përskej kufini, mahalla; tri [3] mahallë jon’ metë matanë, e jona n’kit’ anë. Edhe qaty baba ka lind’. Baba i ka pasë katër [4] vllazni: e ka pasë Hazirin, Bahtirin edhe Azizin, babën tem. Aty tani ni vlla i jemi, kur jon’ shku gjynli tynehere, qi i kanë nimue turkut ushtarë gjynli, osht’ vulnetarë, ushtarë vulnetarë, gjynli.

EA: Po.

ZS: Ai u metë dëshmor n’kufi t’Greqisë edhe t’Turkisë, aty ka dhânë jetë, tòni masanena e ka çue kohën e shtirë baba jem; ia kanë vra babën, babën ia kanë vra kta, e kanë plague sa herë edhe n’12-ën tani u hi Serbia; u hi Serbia, u duft’ me u çu e me ikë. Pos robt’ e gjallë i ka marrë baba jem edhe ni... koloshnikë i kanë thanë at’herë, dy [2] rrotë edhe nifarë qi me i qitë senet n’tâ. Jon’ nisë knena me ikë pej shkaut... jon’ ardhë, pej Sekiraqe jon’ ardhë n’Ballaban. N’Ballaban aty i thönë “Prroni i Gomurit”, ni ven i shtirë, hajmedet – ven i keq shumë, për jetesë e për tôna. Aty tòna baba jem ish kon’ pas qkrue zapti i ni çaushi, ni Hazir Maka ish kanë çaush at’here n’ditë t’bugarit, n’kohën e... edhe Serbia u hi n’atë kohë, po bugari. Baba zapti i qatina çaushit, e tòni pej atyhit n’pranverën e 1918-ës jon’ shkue me lidh’ xhanaria pej Prishtinë, tetëmdhet’ [18] xhanarë jon’ shkue jon’ përgatitë, bajagi qi ai çaushi paska kon vra... vra shkie, edhe i merr tetëmdhet’ [18] xhanarë me shkue me lidhë at Hazirin, çaushin, n’Orllan. Baba u kanë zapti i tina edhe babën gjithë e ki pa’ lanë n’rojë te dera nalt. Baba u kanë me ni shok, ni Zymer Turuçicën edhe Haziri... nifarë kafje jon’ kânë, ‘kafja e Teodor Çaushit’ i thojke baba. Tash, pronvera u kanë, nxejke dielli mirë... po i shohum ni grup xhanarë po vinë, jon’ vargisë... jon’ vargisë xhanartë, tash pej kallxojmë ati’ çaushit qi do xhanarë po vinë, thotë, “Bashtë obo’, dalin te kufini atje Sekiraqë, dalin anena, atje kufini... s’o gajle” – s’i ka shku menja qi jon’ ardhë  me nxanë atâ me lidhë – nejse, babën tem e atâ shokun, e... E, tash ata planet e tyne qysh me lidhë, kanë marrë kanopa e kanë marrë mosvet, edhe ai Haziri kish pasë qystek t’alltisë e t’sahatit e ish kanë i zoti shumë kshtu, ish kanë.

EA: Po.

ZS: Tash e bajnë plan qysh me lidhë at Çaushin... baba spo din kurgjâ, e nejse jon’... kur i ka thânë që s’po dalin te kufini anena, po “po vinë dogri ktu tû ti” – tû na. Del Haziri pej atyhi, e kur del ata ishin kon’ njoftë përpara n’hyqmet e si pobratim ai Kercmani pej Prishtine, tha, mjekrren e ka pasë dej te shoka; dul Haziri, “Oo hajde pobratim e”... ‘pobratim’ i kishin thanë shoqi-shojt ata, a s’pe din çka pe gjânë hiç. Pooo, vinë tetë [8] xhanarë, nalën aty n’oborr para dere, baba n’oborr aty, pushkën përpara, ata tjert hinë mrena, me Hazirin, edhe qai Zymeri, hinë nalt, u kânë ni kafe dy katshe, u kanë stom reke, ‘kafja e Teodor Çaushit’ i thojke baba. E, tash ia nisin ata me vetë, “ku o Rista”, “ku ô Paul” e “ku ô...” – kta t’huptit, për ata shkijet e hupt. Pe vet ai Kërcmani Hazirin, ky munohet me i dhanë... me i kallxue qeshtu e, kur i gjuhen tanë... nejse para se me kapë Hazirin atje, ni xhanar tha u çu pej atjehit qi ken’ ungjun, edhe po vjen dogri tu baba jem. Pushkën e ka pasë baba, pushkë t’mirë shumë, edhe e kish pasë para veti pushkën, pshtetun si n’ni krahë. Kur e pa, tha, qi po vje xhanari dogri atu, ky “E kapa pushkën tak e afrova ngat veti”. Tha, “dobro pushko imash” – pushkë t’mirë paske – “Po” tha, “e mirë o’ pushka jeme, e mirë osht’”, u kthye tha menihere, une as s’pe dimë hala kush osht’. Kur u nis’ ajo rropllima atje iu gjuen me lidhë, bababa shkon zhurum, u shkon poterë, s’po dimë çka po bahet... ai Haziri u nijke tu thanë, “jo, jom kanë qishtu n’mbrojtja e popllit e hyqmetit e, me ata kurgjo – nishta, nishta”, e lidhin. Kur e lidhin, i pshton ai shoku, ai Zymer Turuqica pa kapuç edhe del, e ti’ lshohet ni xhanar përmas aty shkallve; baba n’atë hallakm si nihet e zen ni prit aty, bile n’koridor thojke “aty ni bure e rakisë u kanë, mas asaj farë burje”, e, del ai Zymeri edhe ikë atyne arave a livadh a çka u kanë atje, para asajna kafje. Kur del xhanari mrapa atje, ia ‘ep ni shanicë pushkë përmas: baaam, at Zymerin. N’atë moment baba e prit xhanarin dang, briti tha “jooo”... ra atje te reka, “jô po vallahi, tu kajt nana ty edhe mue”. Qashtu del tjetri e, nejse aty... e, vrahen dy xhanarë, edhe, pej atyhit... tani ata xhanartë çka jon’ kânë përjashta ikun, shkojnë qkepen dikah, kah qkepen nuk e di... k’ta jesin ngujut’ tuj qitë pushkt n’tavan bum e bum e bum e, dekteri qi harqitin krejt.. Qat’here kur nalen pushkt, baba tfillohet me shkue te shpia e atina çaushit, tfillohet, kur del, “Hej”, larg, edhe e qesin at’ Hazirin qi “thirri shokt, le t’vin le t’dorzohen shokt”. Del, thotë “thirri” – Haziri – “O Aziz, o Zymer o”; çfarë t’pergjegjni... ata larg jon’ kânë; s’u kanë reni as i dorzimit, as i përgjegjes. Edhe, shkon baba te shpia e atina Hazirit, Hazir Çaushit edhe iu kallxon çka u bâ, u kallxon. Aty kish pasë motra e gra e, miq e, ishin kanë kallabllak n’shpi tina, e thonë, “Pashë Zotin dilni zinja pritën e vrane; Hazirin vet mos e leni me shku n’dorë t’shkijeve... Prishtinë a ku e çojnë, n’Leskofc a, n’Podjevë a, e... se bajnë adalet e n’tâ, e vrane vetë”. Çohen aty tani shkinat, mas dy orve a kumeditë, sa e qesin n’kerr xhanart e vramë, edhe Hazirin lidhun n’kerr, edhe e nisin për Batllavë, bash ku o’ temeli i branës sot... aty udha u kanë nëpër rekë e aty nëpër baraina.... u o temeli i branës sot; ish kanë ni urë e hollë me nifarë vigu. Kur hipin xhanart aty n’atë farë ure, kta dalin shtatë a tetë a dhetë a, dalin ia zânë pritën n’kërrsh njânen anë, cilën anë tyben e di; a anë t’djathtë a n’t’shmajtë a... veç si hipin xhanaria n’atë urë, t’ia lshojnë kshtu patare vëërr xhanarve, edhe aty vrahen njo a dy a... s’e di vallahi bash me siguri, veç vrahen xhanarë, e t’kcen ai Haziri pej kerri qysh u kanë lidhun e t’ia msyn pej shokve anena, n’kerrsh me shkue me...

EA: Po.

ZS: Ti koqitet ni Ali Zejnuni i Mramorit – se harrova me kallxue qi ai iu ka pri pej Prishtine, e ka ditë udhën edhe ai i ka pri e i ka çue n’Orllan... –  ti koqitet manzerk Hazirit nermjet dy krahve, pak pa ra n’ rekë, qi vollahi me minibasaq aty s’ki pa’ mujt’ me vra, po ky e vret. E, qaty përfundon ajo punë e, baba del vjé pej shpie, del n’mal e, tri vjet e gjys [3.5] n’mal baba. Ni motër para neve djelve, ajo n’mal o lé, n’mal, n’kaçak t’Koliqit o lé motra; shpinë ia kanë djeg, ô lé n’mal, sa vjet qashtu... tri vjet e gjysë tu e bajt’ me djep nëpër mal e tuj gju xhanaria, ia kanë kallë shpinë e, qashtu... babën e çojnë e burgosin. U kanë kryetar ni kusheri i joni, ni Sejdi Sekiraqa, ranë koçakt n’dorë, tani kish pa’ vetë çka me bâ, kish pas thanë “Ti s’ki çare pa u dorzue, po n’mujsha me t’pshtue pej pushkatimi; ti për vjet sa t’i jepin mos e bo llaf”, at’here ish kanë denimi nizet [20] vjet; burgu ma i rani, nizet vjet.

EA: Po.

ZS: E e qesin n’gjygj edhe e denojnë babën nizet [20] vjet, po pej patari e pej pushkatimi pshton. Nana jeme, gjyshja jeme, motra e vogël, ajo jét – dy vjeç a tri a sa u metë... tani masanena, ka rrnue qaty baba, e kanë çue n’Shkup, tetë [8] vjet ka... i ka majt’ n’Shkup... nja tri [3] vjet, n’Idrizov atje, i ka majt’ n’Nisht, e di, veç ma s’mrami pej Pozharvaci jon’ shkue. E nana e vet, Zoti rahmet baftë n’shpirt t’sajna, motmot, n’motmot shkojke me pa; n’Shkup ish kon’ pa’ shkue. Marrke mish t’terun’ e,  marrke çka kanë atje për djalë mi çue, qat djalë... nejse. Edhe kah u kthejke thojke... – knena u kanë me tren me u enë, me tren – e, ka’ u kthejke për knena n’atë kupén, nuk ia kthejke djalit shpinën anena, po me ftyrë pej djali dej ardhke qitu n’Fushë Kosovë, at’here Gllobodor i kishin pa’ thanë e, e qeshtu n’motmot nihere. As s’kanë pa grue, as s’kanë pae çikë, as s’kanë pasë at’here fotografi; me qitë s’kanë qitë... une ni fotografi e kom qitë tinëz t’babës tem – me zor e kom qitë se s’pranojke me qitë n’fotografi.

EA: Pse çka thojke? Pse s’bon me dalë n’fotografi?

ZS: Jo, s’bon muslimani me qitë n’fotografi, s’bon... e qashtu e kanë pasë ata bindjen. Edhe tani kur lshohet baba jem... mas... se ua kish pa falë Krali, ua kish pa falë, tha, me i lé djalë i falke pesë [5]vjet, me i le vajzë tri [3] vjet, e ia kish... dikun nja tre-katrëmdhetë [13-14] vjet i kish pa’ majtë baba burg. Kur u lshu pej burgu, ni shoq i tina pej Grashtice, ai ish kon’ lshu nja ni vit përpara, ni Zenë Grashtica, edhe ai kryetari, ai Sejdi Sekiraqa e kish pa’ ditë kur lshohet baba, e i del n’Prishtinë përpara e, e merr e shkojn e bujnë n’Grashticë tu qaj Zena qi u lshu ni vjet para babe pej hapsanje. Bujnë at’ natë e tubohen mahalla; ktynehere mâ menxi me ardhë ni musafir dikun n’kojshi e me u tubue njerzt për musafirë... tubohen aty Grashtica e bahen... Tani t’nestrit hânë kaftjall a sillë a çka kanë hangër, veç çohen mu nisë atje kodrave nalt, me shku baba pej shpisë, te ni vlla i veti, se shpi s’ka pasë. Edhe gjyshja jeme edhe motra jeme, dyjat ato, me gjithë gjyshe motra jeme, me i dalë tash babës përpara atje; qysh jon’ kânë tuj shkue tre vét krahaz... motra jeme s’e ka njoft’ babën e vetë, tash u nisë me marrë ngryk ni kusheri, a atë Zenën a tyben e di, po, edhe i thonë “Jo, jo, qiky o baba yt – qiky o baba yt”. Edhe vin’ tani, jon’ ardhë n’Koliq, kanë rrnue nja tri [3] vjet, ia ka falë vllau i vet ni ven, e ka maru ni shpi e, qaty ô lé vllau jem Neziri, u kanë katër [4] vjet para meje. Pej atyhit tani, ai farë kusherini, ai farë djalë i mixhës t’babës, atina i lén çikë, babës i lén... nanës djalë; ajo pak segelltiset – pse ajo djalë e une çikë – e nijn e, i flasin... ajo ish kanë si ashtu... ish kanë si e përkletne... Ai tash, nipi i babës, thotë, “Vallahi fmija i gzohet falës” – qi ia ka falë i vllai tokën, a din...

EA: Po.

ZS: E baba si sersem u kanë, baba, “Çka, a qashtu osht’ a?”. E t’çohet pej atyhit e vjen n’Sharban e, e blenë ni tokë, tokën e Halil Korrofetës. Ai ish kanë bajraktar, n’luftë e kish pasë flamurin e luftës, bile at’ flamur une e kom pa; krejt shosh’ ish kanë pej lufte, n’tavan qi e kûm zatet’, ku jom lé une tani... edhe aty tani maron shpi e, aty jom lé une, 38-ën, 01.01.38, për Vit t’Ri. Ma festojnë tash mue edhe iu thom, mos boni harxh bre, amani ju koftë, a din, s’e bajnë për mue veç une boj hajgare... E qashtu tani, une... n’Sharban shkollë s’ka pasë deri 50-ën. 50-ën u çel shkolla, motra ish mas meje dy vjet, hala gjallë nana; atâ baba i dha zor e kishe me t’ngjofshëm mos me lanë me shkue n’shkollë... tynehere s’kanë pasë qef me i çu çikat n’shkollë. Une shkova n’shkollë, dymdhet [12] vjeç une, 50-ën, klasën e parë.

EA: Dymdhetë [12] vjeç?

ZS: Po, dymdhetë vjeç shkova, veç shumë, shumë jom kanë i aftë për msim... shumë diçka. Me bâ me ditë kush n’krejt klasën diçka ma shumë se une, s’um ka marrë gjumi atë natë, jô moz’alla.... Edhe kujdestar klase katër [4] vjet jom kânë, e qato katër vjet; ma shumë tani nuk m’la baba me shkueee, manej hiç; edhe i thojshin, pasha Zotin, sebepat e do axhallarë e, “O mixha Aziz. mos paç me çka e shkollo’ kit’ djalë, mos ia hup k’ta msim për rize t’Zotit. Na e financojmë; lé le t’shkon le t’vazhdon”, “Jo... me shku djali jem n’shkollë me ma lanë agjërimin a me ma lanë namazin a? Zot i madh...”. Jo valla, s’um la me shku (buzëqesh), jo tybe.

EA: Ti a i thojshe që po ki qef me shku?

ZS: Oha, kush t’vetë...

EA: A s’i thojshe hiç?

ZS: Jo vallahi, i thojsha, po badihava; at’here ni herë ka fol baba; s’ka pasë dy here me bâ ankesë. Edhe qashtu m’u duft me ndërpre e me i marrë me gjâ e me... e shitëm, n’56-ën e shitëm n’Sharban at’ farë veni e, erdhum n’Prishtine e, murum valla dy hekter e gjysë tokë e murum shpi, nja pesëmdhetë ari trull. Shpia pesë [5] soba e madhe. Na ishum pesë [5] rob, vllau ish ushtar, edhe qashtu ni kohë... s’kemi nejt’ n’Prishtinë, se babës nuk i pëlqejke n’Prishtinë: s’bo’ hiç ktu... fukarallak u kanë n’56-ën... kuku nanë... mir’po blemë na tokë e shpi edhe i bamë përkthimin, po s’ish kon’ shkrue, ma s’shkurti, se kemi hup’ shumë, shumë kemi hup’... haj medet haj. E ndrrum’ Prishtinën me Koliq me ni nip t’babës, baba; ai u kanë pensioner, nja dy djel n’shkollë. Edhe, “Vallai, ti i ki djelt puntorë edhe me dalë n’Koliq ata punojnë tokën e venin e, kta t’mit’ s’po punojnë kurgjô, edhe vet n’penzi...”. Gabum’ sa sa me thanë... gërrshekt qysh ka hup’ s’e di veç qashtu thojsha – gjithë thom bili – si gërrsha kena hup’; ia dhamë tokë e shpi e ia hongër; për ni muj’ ditë ia hupi temelin. E, qishtu na metem tetëmdhet [18] vjet n’Koliq.

EA: Tetëmdhetë vjet?

ZS: Tetëmdhetë vjet. Për Zot, ai ven ma ka hangër ymrin pej ronsie, pej mali, prej, bâj, dhenë, dhenë, sa lânë e, sa mertekë jon’ dhenë me kto dur t’mija Allahi hajr e baftë. Masanena, tani,  e shitum’ kishe... po çka e shitum na – kurgjo hiç, krejt pak, sen skemi mujtë me marrë me ato pare. Edhe ni mik e kemi pasë, i Koliqit, Avdullah Qamili, u kanë n’Entin e Sigurimit u kanë, n’Prishtinë, ai ma bani “T’mujshme me shku n’Gjermani”. Edhe shkova n’Gjermani atje e, e blejmë qit’ ven qitu n’Fushë Kosovë, tani e marum’ kadal, kadal ni shpi e... nejse, ma s’shkurti ktu jemi, pej 68-ës, jena n’qit ven qitu. Ktu u lé Naseri, ktu o lé Hava, tjert jon’ lé n’Koliq, n’Koliq jon’ lé. E qishtu, mâ për Naserin t’tregova qysh o kânë marakli për me shkue n’UÇK, rahmet shpirti i pastë, s’ka pasë qi e nalë hiç... dashni t’fortë ka pasë, qi qai qi i thojke mos me shku – “je i ri e, s’je kanë ushtar...” e, ai tjeter ditë me pa n’udhe qi po vje’ qasaj udhe, veç mos me pasë kah ja man tjeter kah se nuk o’ zatet’ me atë njeri – qaq u kanë i bindun’, qaq marakli, e... Aashtu me ni kojshi qitu e pat bâ dert me shku n’Gjermani. Ky shkoi valla; vallahi, qat ditë qi jon’ dalë n’televizor ata ushtarë, qi u kthejshin pej atjehi, ata puntorë e, n’kamë u çue kur e ka pa ma s’pari, tha, “M’paçi n’qafë ju, nanë e babë, se sot m’kishi pa n’televizor kah kthehna me ardhë me luftu n’Kosovë... (qan), e qashtu tajshi, shkoi tani, Zoti rahmet baftë, shkoi edhe mirë u shku elhamdulilah. U kanë besimtar i fortë, u kanë i vendosun, u kanë... Kur thojke ni punë me bâ, mâ s’i râjke pizhman.. moz’alla – hiç, dej e kryjke. Edhe qishtu tani, kesh... hi une mas Gjermanie, n’Amortizer pata punë, pata punu’ nja tre-katrëmdhet [13-14] vjet, deri sa na qitën masat e dhunshme pej pune... aty jom kanë, e, idare jemi bâ shyqyr, nuk u kânë keq.

EA: A po na tregon pak... e përmene puna n’Amortizer – qysh u kanë puna n’Amortizer?

ZS: Po vallai Egzonë, po t’kallxoj. N’Amortizer u kanë mirë e, ka pasë punë, ka pasë zhvillim; me menze qi i ka pasë Amortizeri, s’ka pasë far’ firme kurkun m’doket. Aty edhe ka pasë prodhim, edhe ka pasë fitim e, tòna. Veç shtesa t’fmive i marsha gati sa krejt rrogën qi e marrsha. Tani dhurata për Vit t’Ri e tòna jon’ kânë deri qi u bâ çka u bâ, na qitën pej pune, e mur e shitën... Veç maqina çka ka pasë aty... qato maqina s’jon pague, jo toka e, jo ndërtesa, e... eh qishtu.

EA: E atje n’Koliq, e përmene që keni nejt’ tetëmdhetë [18] vjet, keni pasë tokë, e keni punu atje tokën... A munesh pak me na kallxu qysh e keni punu’ tokën?

ZS: Po vallahi...

EA: Kush keni punu n’atë tokë? Qysh i keni nda punët atje?

ZS: Po vallahi, po t’tregoj për Koliq. N’Koliq u kanë toka malore, tokë e dobët për bereqet, u kanë liri t’gjâve, n’flug t’gjâve... katuni qashtu e ka pasë venin. Veç gardh çka kom thur’ aty s’di me t’kallxue... kur i dalsha n’krye atje n’fund, ku ja kom nisë... Ma s’pari, gjâja e bojshin rrafsh me tokë. Edhe pemë ka pasë, për bereqet dobt u kanë, ligsht u kanë, skemi mujt’ me gjetë.

EA: Skeni pasë ujë... a ka pasë ujë?

ZS: Ka pasë po jo bash bollak... bash bollak nuk ka pasë. Uji për me pi bile, u kanë koxha zahmet me shkue, larg me marrë, se jo kshtu për me vadit’ e kshtu – jo, s’ka pasë.

EA: Çka mjellshi?

ZS: Po mjellshim... do grunë e mjellshum, do kallamoq, do tërrshanë e, do... edhe thekër ka bâ vaki pak, e. Veç tokë ka pasë po jo e vlefshme për me u bâ idare, jo vallahi... po na me mal ma s’shumti, me mal jemi bâ idare, tuj pru dru n’Prishtinë, tu shit’, lânë ertek e sene; blejshim pej derzhave aty, i dhenshum, i prujshum, i qitshum, i shitshum. Qashtu ni kohë, tetëmdhetë [18] vjet, tregova, qashtu u shkue. Po valla.

EA: Po, ju at’here n’Koliq jeni kanë vllaznia a po? Sa vllazni jeni kânë?

ZS: Vllazni, dy [2].

EA: Edhe motra e nana?

ZS: Po, nana e motra. Motra mâ shkoi te burri, e motra e madhe, ajo ma moti u kon’ dekë; kjo tjetra osht’ hala gjallë, dy vjet mas meje osht’, n’Kaçibeg osht’, mirë i ka senet, po o’ vetë smutë vallai, edhe fort qitash... po ngojmë dej kur ka thânë Zoti...

EA: Odë a keni pasë atje?

ZS: Odë kena pasë... Odë kena pasë n’Koliq edhe ardhshin kahmos: a shumarë, a polici, a baba u kanë; babën e kanë njoft’ krej ajo anë anena, krejt e kanë njoft’ edhe kanë pasë qef tanë me bisedue, me nejt’ me tâ, me iu kallxue histori t’veten çka ka hjek nëpër burgje, nëpër male, nëpër çka ka hjek’... kish çka kallxon ai. Bile qpeshherë i thojsha, o babë, se mu m’marrke me veti nëpër vllaznillak e anena nëpër Metergofc, Ballaban, anena Orllan e kah u kanë qe i kemi pasë kusheri, mu m’marrke. At vllaun e lejke te shpia, thojke... ata e dishin qi dy djel i ka – “Pse,” thojshin, “mixha Aziz, s’pe merr tjetrin djalë po veç qitâ?”, “Vallahi bre, qiky m’ka pilqye për rrugë e për konak e për... e, ai tjetri te shpia e ka zanat me kqyr shpinë e gjânë e kto... te shpia po jet ai”. Ardhshin valla aty, s’ka pasë gati natë pa ardhë musafir, e sa gjymyshi e sa loja e sa u bojshin e... Allah, Allah.

EA: A t’kujtohen lojat që i kanë lujt’ n’oda – çfarë lojash lujshin n’oda?

ZS: Po qysh s’um kujtohen.

EA: A po na i tregon do prej tyne?

ZS: Vallahi filxhanas lujshim e knojshim qi, pasha Zoti u qkrijshim tuj keshë... nejse, qajo pala qi fitojke.

EA: Qysh u kanë loja me filxhana?

ZS: Po, loja me filxhana... i qitshmi dhetë filxhana aty edhe e mfshefshim kokrren n’njonin filxhon, e tòni me lyp’ – jo me na pa kta ktu, po dalshum përjashta n’koridor. E prujke me tepsi, e qitke përpara, hajde tash kush pe gjanë, tese, bosh, tese... kur e gjajke bosh, qashtu veç, e knojshin. Po edhe me letra vallai kanë lujtë e bati bat e s’di çka e... shumë, shumë pasha Zotin jon’ kânë... po ka pasë vallahi lezet e ka pasë... diqysh knaqsi u kanë, me shoqni e me... Ku e dike dikush qi o ni musafir n’kojshi, tu na ose atje, mule... menihere ardhshin – para darke a mas darke a.... dej n’sabah ka bâ vaki... dej n’sabah. Qishtu.

EA: Kur jemi te kto lojat, masi veç i përmene... kur jeni kanë fmi ju, çfarë loja keni pasë – çfarë lojash lujshit, a t’kujtohet?

ZS: Po vallahi, m’kujtohet mirë, se metshëm gjyksat çel’ fije m’fije, se i kputshum krejt pullat e teshave e lujshum me pulla, atje përjashna n’fushë me gjâ. Kur shkojshum te shpia, ato pallta e çka jon’ kânë, pa pulla hiç (buzëqesh), tu lujt’ me to... po qysh jo... e, lujshim me dofar’ shtagash e me dofar’ qeshit... po vallahi.

EA: Kur jeni kanë bashkë me vllazninë e me babën, pasuninë kush e ka majtë? Baba a?

ZS: Vallahi vllau e ka majt’. Vllau e ka majt’. Baba u kon’ plakë, dej vonë baba; nejse, unë t’kallxova: baba, kur jom lé une, baba gjashtdhetë [60] vjet, une s’e kom njoft’ babën pa mjekërr t’bardhë... Ai vllau u kanë katër vjet para meje, e ai e ka majt’ ma shumë, ma shumë e ka majt’ ai; nejse, une, shemull, kom punue, ia kom dorzue vllaut paret pej Amortizeri, pej Gjermanie i kom çue; ai hike borxh knena, hike, hike... kur ardhsha pej Gjermanie u dufke me ia la borxhin, tej krejt me i bâ ato punë... edhe, kur u nis’sha edhe une tangall për anena... u dufke tekrar me i bâ (buzëqesh)... po tybe. Çka kom ble une për fmi t’mi, ma s’pari m’u ka duft’ me ble për fmi t’vllaut, tòni për t’mitë. Qashtu u kanë se i kemi pasë gratë motra na, edhe fmija jon’ kânë si t’barabart thuese qashtu, fmit e atina. Po u duft’ ma s’pari kunatës me i ble, tani motrës t’sajna, grues teme; fmive, atëhere çka ka edhe fmive t’motres, çka hishin anena u dufke... at’here s’ka pasë tesha sikur tash, e sene e, kto... jon’ kânë ma, ma fukarallak ka pasë... tôni, veç kemi kalue elhamdulilah mirë, kojshia na kanë desht’... vallahi qata kojshi atje, se i shtati [7] trull’ osht’ qiky qitu, i shtati trull’. Po i kallxoj ren: ma s’pari Sekiraq qi u dalë baba, n’12-ën u dalë, kur i ka marrë shkau, n’12-ën; pej Sekiraqe o ardhë n’Ballaban – njo [1]; pej Ballabani e, o dalë n’Koliq – dy [2]; pej Koliqi jemi ardhë n’Prishtinë – tre [3]; pej Prishtine apet n’Koliq jemi dalë – katër [4], pej Koliqi n’Sharban... mos e pshtolla, po... n’Sharban po, qe jom lé une, pej Sharbani jemi ardhun n’Prishtinë, tòni jemi kthy ktu n’Fushë Kosovë mâ, ktu ku jemi.

EA: Sa vjet i ke pasë kur je martu ti?

ZS: (Buzëqesh) I kom pasë nizet e shtatë [27] vjet; shoqja jeme tremdhetë [13] a katrëmdhetë [14] vallahi, kur o’ ardhë... po tybe – nimdhetë [11] vjet para meje osht’; qysh po i bjen... qashtu diqysh: nizet e shtatë [27] une; ajo qaty dikun, katër-pesëmdhetë [14-15] vjet i ka pasë... nejse, kur e kemi zanë qashtu o kanë, tremdhet vjet, m’u ka dashtë me pritë nja tri vjet une kadale.

EA: Ke pritë tri [3] vjet.

ZS: Dej u rrit’... po tybe, çka me bâ. Se e parapanë ata me ma zanë, e m’veten, “A e merr, a?”, kô more me marrë, fmi... une me pritë dej t’rritet, e u duft, me prish’ planin e kunatës e t’motrës e t’vllaut... s’u bâ ndrysh. Po apet nuk jom n’ankesa, shyqyr... kemi pasë mirëkuptim e na fali Zoti fmi e, mirë shumë.

EA: Dasëm keni bâ?

ZS: Po qysh jô.

EA: Qysh e bojshi dasmën at’herë?

ZS: Pa dasma s’bahet at’here, Egzonë. Po vallahi, i thirrshum krejt kah jon’, kusheri e kojshi e, krejt sebepat – larg e ngat, e... T’ejten i thirrshum e ardhshin e... E ejte, e premte, e shtunë, e diell e... çak t’dillen me shku me marrë nusen me kerr e me kual, e... qashtu u kanë at’here. Marojshum nifar’ tante me dushk e me do pallzina e me... e dajshum për gra edhe për burra atë ven aty, kongatarë e, sa pushka e sa gazepi ty’, ty’ qitë... Ka pasë lezet, ka pasë vallahi, darsma e tona. E tash i lanë darsmat e, i lanë; mâ për burra s’ka darsma, veç për gra (buzëqesh).

EA: Prej t’ejtes deri t’dillen e bojshit dasmën, a?

ZS: Po vallahi, pej t’ejtes deri t’dillen, bile edhe t’hanën u dufke me u thy kulaçi; t’hanen me thy kulaçin edhe u dufke mi lanë besa do pare aty n’tepsi... t’hanen, ata kusheri e kush ishin...

EA: Për çka mi’ lanë paret?

ZS: Nuses, për kulaç aty, u dufke me i lanë... po, po.

EA: E dasmën qysh e keni nisë – se shkum’ te fundi po – me nisë, qysh e keni nisë?

ZS: Po me nisë darsmën, knojshin e gatujshin, e, kulaçin e sitshin, çikat e sitshin e, knojshin, e...

AE: A heret n’mëngjes a kur?

ZS: Po, heret vallahi... me ditë t’marë u dufke me sitë e me knue e qashtu tani... u tfillojshin kadalë-kadalë, tuj ardhë; u dufke me pre diçka e me bâ gati, e me da ata qi zien, zien e përgatit/ gjellën e kto sene... Tòna u dufke me i bâ gati. Ardhshin tòna kadalë, kadalë, tu i tubue. Krushqit kur u nis’shin tòni kerret me shkue, ma shumë vollahi n’kamë at’here jon’ shkue... kerre s’ka pasë.

EA: N’kamë jon’ shku.

ZS: N’kamë... noj kerr t’kualve  n’pas pasë, atë nuse me kerr t’kuajve e kena marrë, me kije, e...

EA: Për dasëm tane a u kanë veç ni kerr a ma shumë?

ZS: Jo vallahi, për darsme teme nja dy [2] kerre t’kualve jon’ kânë, njo [1] u kanë nusja.

EA: Tjerët jon’ kânë n’kamë.

ZS: Tjert n’kamë jon’ shkue, n’kamë jon’ kthye, n’Kaåibeg, pej Kaçibegu e n’Koliq.

EA: Sa kanë bâ me shku deri n’Kaçibeg?

ZS: Poj vallahi nja dy [2] orë a pak ma shumë a... dy orë po – dy orë a kanë mujt’ me mrri...

EA: A jon’ shku shumë krushqi?

ZS: Po qysh jo... pesë-gjashtdhetë [50-60], po pra, jon’ shku. Shkojshin fmi’ e shkojshin krushqi e, tani bulla u mushke kerri, bulla, plot’; shtatë-tetë [7-8] bulla e ni bullan aty; ni djalë bajagi u dufke me shti n’kerr, e... qishtu.

EA: E kur jeni shku me marrë nusen tani atje, a kanë shtru bukë?

ZS: Jo, bukë jo – kafe, kafe, çaj e qito sene – bukë jo.

EA: Ju keni pasë musafirë prej t’ejtes deri t’dillen qi kanë bujt’ aty te ju...

ZS: Po, deri t’hanen, t’hanen n’gjysë t’dit’s. Dej t’hanen qi u thejke kulaçi n’gjys t’dit’s, qat’here u qkepshin, po, pej t’ejtes. Ardhshin ata e kishin qef e.. s’ju gajke kurgjâ me nejt’ tri, katër [3-4] ditë... rrallë u pajshum.

EA: Ju tash jeni kanë ni familje me vllaun; i bjen që jeni kanë dy familje... Qysh jeni thirrë mes vete anëtarët e familjes? Për shembull, qysh e ka thirrë vjehrrën, qysh vllaun, kunatën – me çfarë emra jeni thirrë?

ZS: Ooo, nusja po menon, a po?

EA: Edhe nusja edhe anëtarët e tjerë.

ZS: Po une i kom thanë “Bac” vllaut tem, “bac” i kom thanë.. u kanë katër vjet para meje, “bac” i kom thanë. E, vollahi, do i kanë thirrë edhe n’emën: Nezir, do ‘agë’, do... qashtu, nanës ma nanë, gjithqysh me i thanë nusja, siç i thojsha unë: nanë, nanë, babë, babë, qashtu, po.

EA: E sofra, sofra tynejher, buka, për pjestart e familjes a kishte ndryshime – kur shtrohej për pjestarë t’familjes edhe për musafirë?

ZS: Ka pasë, ka pasë... për musafirë u duft’ pak ma me bâ ner’, për anëtarë t’familjes ka bâ vaki çka o metë vallahi... çka o metë iu ke kthy anëtarëve t’familjes, fmive; nejse, kush s’u ungjke me musafirë, tjerve, po, po, po.

EA: A keni hangër ndamas burrat pej grave?

ZS: Po qysh jo... burrat pej grave ndamas kena hangër, po vallahi, edhe fmija açik kanë hangër ni tervesë.

EA: A u shtrojke ma s’pari për burra a...?

ZS: Ma s’pari për burra, për musafirë ma s’pari, tòni, burrat n’odë t’burrave, mas musafirve bojke vaki edhe dy [2] tervesë mos me kanë veni i shlirë sikur ktu – dy tervesë. U ulshin me burra e me musafirë e me... fmija qatje bojke vaki, ja tjeter dhomë ja, ma vonë fmija me siguri, gratë mâ... gratë n’shpi atje me kthy e me nejt’ e me hangër e. Po, po.

EA: A pëlqehej at’herë ndarja e familjes? Qysh jeni nda?

ZS: Po vallahi jemi da, jemi da me thanë qashtu, me short; dikun me short, dikun pa short, u munojshum me gjetë atë mesataren, mos me bâ dallime; shembull, qe – ktu kur jemi da; kur e kemi da qet’ ven qëtu neve na rajke si ma n’qendër shpia... ktu knena djali kur u da, ia kemi dhanë nja gjashtë [6] ari trull’ ma tepër se pak ma larg udhe e, pak ma vlerë bajagi, ia kemi dhanë gjashtë [6] ari ma tepër trull’, edhe jemi da mirë... Ishalla dahën shumë qashtu... Na i kemi pasë ktu dy kamiâna, kanë punu djelt para lufte; kur u damë, ni kamion i rajke njânit djalë, njânit vlla, njonit djalë temit, njani njanit. Ai qi s’ish tu punu me ndërtimtari, tha “Jo, une, falë t’koftë kamjani. Falë t’koftë kamjani se une, s’um vyen kamjani”. Po edhe une me vlla kur jom da, kur jom da une me vlla temin, Nezirin, e mu m’rajke me dalë pej shpie, kur jemi da, vllau me metë n’shpi.

EA: A atje n’Koliq a ktu?

ZS: Qitu, qitu... jo, jo, ktu, ktu.

EA: A edhe ktu bashkë jeni ardhë?

ZS: Edhe ktu bashkë jemi ardhë, ma vonë jemi da. Mirëpo ai vllau nuk ka ditë mjeshtri diqysh, s’u kanë n’gjendje... veç gjânë i ka kqyrë e mjeshtri hiç s’ka ditë, s’ka mujt’ me mjeshtrue; une mjeshtrojsha shpi e tona i mjeshtrojsha. E tash une me dalë, me nejt’ n’shpi, vllau nuk mujke me i punu ato punë qi i punojsha une... edhe tash i kemi pasë dy djem t’mixhës për me na da; u dufke ai me m’dhanë, me m’pagu qe po dal une pej shpie e ai po jet n’shpi – çka me dhanë ai... s’kish çka me dhanë, u dufke tokë, tha, “Nezir, sa po i jep ti Zeqirit tokë qi po del Zeqiri; duhet me maru shpinë, po del pej shpie”, tha, “Pesëmdhetë [15] ari tokë” – tha – “po ia jepi”, thashë, “Ty çka po t’jét.... pesëmdhetë ari  shumë jôn; pesë ari falë t’koftë, a e shesë a s’e shes për me maru shpi...”, ama s’e kisha nermen me shit asni meter, se qysh me ble me bâ ma shumë... për me shit’ s’o reni.... e, ia fala pesë [5] ari, e tybe n’i shita hiç, po qashtu ka pak, ka pak tu e da pej pune, vetë e punojsha shpinë, e punova, u bâ edhe djali tani dikur, ia nisi m’hini nër krahë, m’nimoi e tash mâ u bâ inzhinjer djali, i ndërtimtarisë, e si o ma mirë... qishtu.

EA: E kur je nda ti me vllaun, baba e nana a jon’ kânë gjallë a jo?

ZS: Jon’ kânë gjallë.

EA: Me kon jon’ shku baba e nana?

ZS: Jo baba nuk o’ kânë gjallë; baba o’ dekë n’Koliq, nana o dekë qitu.

EA: Me kon shkoi nana?

ZS: Nana me mu o’ met’.

EA: A ke dasht ti, a u dasht’ me ardhë me ty, qysh o’ kanë reni?

ZS: A jo, reni o’ kânë me mu me met’, se ai u kanë vllau i madh edhe une ju kom gjetë pak ma fort nanës... e kom respektue; edhe ai po, po jo – me mue o’ met’. Bile, kur kom aplikue për shtesa t’fmive u dashke me ardhë ni komision me m’kqyrë ku jom, se a kie shpi a s’ki a... Une shkova te ni kusheri qatje përkohësisht, dej t’vjen ai komisiani qi kapërcen me kqyr’, e, u mërzit e ngrata.. rahmet i pastë shpirti... deri qi shkum’ atje me gru e me fmi e, tu m’kqyr’ për s’kunra, u mërzit. Dyjallak, hej...

EA: Haxhi, kur bahet ndarja e pasunisë, qoftë n’familjen e juj ose ku ke dëgju, kush ka drejtë me trashëgu?

ZS: Po kanë drejtë vallahi, djelt; kanë edhe çikat, me kânë me t’drejtë – me kânë me jau dhânë, po na ksajde shqiptarovit’ na nuk i punojmë do punë me drejtsi, drejten me thanë, se qysh ka hise djali, ka çika... duhet me ia dhanë, po na ksajde... qashtu e kanë bâ traditë, se po vallahi.

EA: Hala jemi te ndarja... Po m’intereson, kto sendet ushqimore për njerëz edhe kafshë qysh i keni nda; për shembull, ti me vllaun jeni kanë bashkë, at’here keni pasë ushqim n’shpi – qysh i keni nda senet e ushqimit?

ZS: Krejt kallaj, krejt kallaj.

EA: A keni pasë ndërmjetsus’ a veç ju dy i keni nda?

ZS: Jo bo’ për ata s’na u ka duft’ ndërmjetsus’... Jon’ kânë dy djem t’mixhës për qata tokë qi e kemi da, e kemi vnu shej, për tjerat sene i kanë da gratë, motrat e veta, qiti lugt’, sahanat, krejt n’dy pjesë, edhe si o ma mirë... joo.

EA: E ku o’ kanë ni sen i vetëm, për shembull?

ZS: E vallai, ni sen i vetun, ja u duft’ me ia bâ edhe ni shok tjetër, ni sen tjetër, ja... vallahi une ma shumë ia kom qitë vllaut, Zoti rahmet baftë, se une jom kanë edhe nëpër gurbet qishtu, kom bajt’ e kum pru e, kum pru sene edhe pej Gjermanie e, pej Ksalit... e vllau u marr’ me kerr e me gjâ e me qito, po.

EA: Edhe ktu keni pasë bagti a po? Sa i keni pasë?

ZS: Po, po, qysh jo... kemi majt’ gjithë ka dy [2] lopë e tri [3] lopë e, kemi majt’ pula e kemi majt’ vjeta e... nejse, po, po tej’ kuaj tani ka pasë vllau, kual t’mirë qi s’ka pasë kush ksajde, me kerr e me... ai punojke arabadjallak i thojshin at’here, punojke edhe ai, une n’punë t’dërzhav’s, ai punojke... e, qashtu jeta.... mirë kemi kalu ni kohë, tej n’momentet e fundit... shyqyr tash edhe ma mirë.

EA: Po, shyqyr. Tynejherë, dihet, punët e verës... jon’ kânë edhe punët e dimrit.

ZS: Po vallahi.

EA: Cilat jon’ kânë ma t’rana – punët e verës a t’dimrit?

ZS: (Buzëqesh) Jo bo’ dimnit s’ka pasë punë sen... dimnit me i bâ drut’, me dhezë... nejse, na nxemjen e kemi shti’ meniherë mas lufte, nxemjen qendrore, ato i kemi, une n’përgjegjsi... une ju kom bâ hyzmet e i kom dhezë e i kom... e ky djali tash punon ndërtimtari, merret me lanë e me drrasa e me kto sene krejt, çka bahen nëpër japia i bjen ktu, e gjun’ e qet, duhet me palue, duhet me... qato i djegum na edhe qymyr blejmë, edhe dru bo’ vaki blejmë... valla, sivjet s’kemi marrë hiç, veç qasi llom çami edhe qymyr.

EA: Po. Po, ma heret, kur je kanë ti i ri, n’Koliq kur jeni kanë...?

ZS: Aiii, n’Koliq s’e kemi ditë çka o qymyri, bile eren me ia nie s’ka bâ hiç... tani erdhem qikhâ, u msuem me erë e, me pluhun, e...

EA: Qysh u nxejshit atje? A e keni pasë oxhakun n’odë e n’shpi e?

ZS: Atje a?

EA: Po.

ZS: N’Koliq oxhaku, qysh jo... me gatu oxhaku, koftorrat n’odë e n’soba e... koftorra, normal.

EA: E çfarë shpie keni pasë atje?

ZS: Po tybe shpia e dobt o’ kânë, Egzonë.

EA: A e keni maru’ vetë ju a?

ZS: Po, po, me pallzina, me lloq e... Njo u kânë, pene u kânë gjashtëmdhetë [16] metra, pej guri, qashtu e patën marrë e gjetë ata. E, qashtu veç oda u kanë e mirë e, oda u kanë atje jashtë, larg pej shpie u kanë; u dufke koxha me ecë me shku dej tu oda... po valla.

EA: Kush flejke n’odë?

ZS: Baba jem, tej jom martue... baba, e tòni vallahi djelt, ni nip, djali i vllaut e, qashtu u rrit edhe ai e  n’odë... tej jemi dalë; flejke edhe nana jeme, tej ajo diq e jon’ dalë pej atjehi... Kur jon’ dalë pej Koliqi, une jom kanë n’Gjermoni, e ktu ni shpi... ua çova paret e, e marun dej dikun e, dimnit jon’ hi, dimnit – me nizet e nanë nëntorë shtatdhetë e tre [29.11.1973], jena ardhë ktu. Qishtu. 

EA: Po m’intereson mu edhe diçka... Veshjet, po, kur jeni kanë ju t’ri, kur je kanë ti fmi, kur je kanë i ri....

ZS: Vallahi, po t’kallxoj, fmi jom kanë une, nxans n’shkollë n’Siqevë edhe n’Sharban; dy [2] vjet n’Sharban, [‘50-‘51] n’Sharban, ‘52 e ‘53 e ‘54 jom ardhë n’Siqevë. At’herë vajzat jon’ kânë me zavjaq, me zavjaq n’shkollë jon’ kânë edhe apangat e lopve me sixhima e me dredhë e me jon’ kânë... qashtu n’Siqevë, qashtu n’Sharban. E n’Siqevë at’here jon’ kânë teshat shumë me két jon’ kânë, shumë me két, bile ni javë ditë... se baba u kanë i dalun’, e, nejse, ni javë ditë nuk e vesh’sha ni palltë t’njojt, po përditë ka njo’ e ndrrojsha. Po m’thonë nxansit, shokët, “Ku po i merrë kto? Qysh?”... ata s’bojke vaki as me ndrru n’mujt as kurrë ni palltë – qatâ qi e marrke, gjithë. Mirëpo une jom kanë si ma i dallum’ aty, katër [4] vjet kujdestar klase jom kanë, e, qështu.

EA: Nana, a i ka nda puntë e shpisë – puntë e grave, nana?

ZS: I ka da, i ka da nana.

EA: A e kanë vet’ nanën për gjithçka? Qysh i kanë nda puntë e shpisë?

ZS: Për tòna senet, për tòna senet e kanë vetë nanën edhe, njana e ka pasë magjen, tjetra e ka pasë bilmetin me kqyr’, me i mjel’ gjânë, tòni magjen, me gatue, qysh... me ren e kanë pasë. Kto dy motra jon’ kânë, edhe na vllaznia, veç kto dy [2] motra, e qeshtu mirë e kanë kalue, shyqyr.

EA: Veres a punojshin n’ara, n’fusha?

ZS: Po vallahi, punojshin... punojshin se s’ka pasë at’here... jon’ kânë fmija e vogël, u dufke me dalë gratë me punue... po, po, qysh jo...

EA: Çka punojshin?

ZS: Me nxjerrë kompira, me prashitë kallamoq e, me mbledhë dardha e, qiso sene... U dufke me terë ashav e, u dufke pekmez e kto... u dufke me i bâ ato sene krejt, n’Koliq kur jemi kânë.

EA: Po, po, n’Koliq.

ZS: Po, vallahi...

EA: Çfarë ushqimesh bojshin, a t’kujtohet?

ZS: Po vallahi... kemi hangër ma shumë bukë t’kallamojt, po edhe t’gryt’, edhe t’gryt’ kemi pasë; t’elbt rrallë, shumë rrallë. E bukë, buk t’gatum’, i shtishin bukt, i piqshin me saç e qështu... i piqshin bukt tani, mule tash me çue bukën musafirit pej shpie te oda atje, langun, e, krejt ato sene. Larg u kanë vallahi... shumë larg – sa ktu te ajo shpia u kânë oda atje, po... po at’here jon’ kânë ma t’reja e ma t’vyme pak, e tash jon’ demelav’ pak besa... nejse, pleqnia i ka rrokë (buzëqesh).

EA: Haxhi, a munesh pak me na tregu për dallimin e traditave prej sodit e at’herë? A kishe mujt’ me bâ nifarë dallimi, qysh...?

ZS: Vallahi nuk o’ kallaj – nuk o’ zor hiç me bâ: dallimi o’ sa nata me ditë... as darsum, as fjalë nusje as... nuk bahet sikur që u bâ at’herë; krejt nrysh, krejt. At’here u shku msiti, e kum çu, shembull, ni sebep t’çikës a sebep t’atina mikut msit edhe u shkue, i ka kallxu e, jon’ marrë vesh e, ia ka dhanë dorën shembull qat ditë a masanej a sa herë u duft me shkue... tòni mule me çu fjalën u duftë, me i marrë ai nja pesë a gjashtë a shtatë a tetë [5,6,7,8] a me çue fjalën pej mikut te miku knena, edhe... e tash ato s’jonë, s’jonë tash, s’ka msit hiç.

EA: E përmene msitin... Msitit a u dashtë me i dhanë diçka familja e djalit?

ZS: Po vallahi Egzonë, tynehere...

EA: Çka i jepshit?

ZS: Msiti ni lirë e ka pasë, lirë dukat, veç duhet me rrejt’ mirë ani me shku msit. (Buzëqeshin)... ni lirë dukat pasha Zotin, dej vonë, tani hajde pesqin [500] banka e ni mi [1000] e... kush qysh kanë pasë marveshje; dikush ka lyp’ edhe hupse.

EA: Çka ka lyp’?

ZS: Hupse, pare hupse.

EA: A, pare.

ZS: Me shit’ çikën ai i zoti i shpisë.

EA: A ka pasë shumë ksi raste anej kah ju?

ZS: Vallahi ka pasë, qysh jo.. qitu bile, s’e kom larg hiç fort.

EA: E pse, qysh o’ kânë ajo punë?

ZS: U kânë qashtu, me shitë çikën, me marrë pare; ja me bâ naj tuxharet ja çka me bâ... nejse, ku ta di û... jon’ kânë asi, ka pasë asi kabullxhish’, qysh jo. E tash shyqyr as s’ka hupse, as s’ka me shit’ çikën, po shihen nérmje’ veti, begenisen nérmje veti... po vallahi... edhe damje po bahet gati ma shumë qitash se përpara.

EA: Përpara s’jon bâ shumë ndamje...

ZS: Vallahi s’jon bâ shumë.

EA: E n’rast se jon’ bâ ndamjet, për shembull përpara, qysh ka shku ajo punë?

ZS: E vallahi, qysh ka shkue... jon’ tubue gjinja, i kanë bâ meshliz, i kanë bâ rixhe; ja o’ kthye ja o’ da, ja diçka... ka përfundue...

EA: Nëse u da, çka i ka taku’ asajna?

ZS: Nejse, çka u da u duft’... dukat e tesha e çka ka pasë me ia dhanë; nejse, qi e ka lshu ky për shembull, djali... u duft’ me dhanë, simas punve qysh jon’ kânë: gabimi te kush u kvnë e qysh... ato jon’ marrë parasysh, ato sene. Po valla.

EA: Tash ka ndryshu edhe ndarja n’familje edhe puntë edhe krejt...

ZS: Krejt kanë ndryshue, krejt, krejt, krejt. Tash gjithë’ecili për xhep t’vet... gjithë’ecili për punë t’vet; s’interesohet vollahi as për vlla, as për babë qaq jo, as qashtu; tash gjithë’ecili për xhep t’vet me punue, edhe gati ma mirë vollahi se ktyenhere... Ktynehere, Egzonë, jon’ kânë n’Sharban do Alshiqë, jon’ kânë katërdhetë [40] anëtarë t’familjes... Kur jon’ dalë me prashit’ at’here – nuk o’ kanë me rena kallamoqi, po saqme, u thojshum na – e, tash kur jon’ hi me, me prashit’, jon’ hi me prashit’, qi motrës teme shembull, me korrë e me... e kanë marrë renin hajt, hajt, hajt, fmin’ e ka pasë n’djep khâ, e ka lanë fmin’ nër hije aty motra jeme; ata tjert i kanë qitë renat e vet, ksajna ia kanë lanë renin... fmija tu kajtë aty n’beshik, u duft’ tekrar me u kthy ajo motra jeme e me krye renin e vet. Plus, për Sharban që nisa me t’tregue, Alshiq jon’ kânë ata... nashta... nejse, a meret vesh a s’meret kun...

EA: Jo, interesant, nëse janë kanë familje e madhe... katërdhetë [40 anëtarë a po?

ZS: Katërdhetë [40] anëtarë.

EA: Deri n’cilin vit jon’ kânë qaq familje e madhe, a e din – a t’kujtohet?

ZS: Po, dikun jon’ kânë deri n’70-ën, ‘73-ën qaty... katërdhetë [40] anëtarë, e tash njo pej katërdhetë anëtarëve, aty jon’ kânë pesë-gjashtë [5-6] vllazni kryesorë, tani djelt, kanë bâ edhe fmija e fmive, mirë, jon’ bâ katërdhetë, ani. Tash ni aga Lah u kanë, qehlibaren trrak...

EA: Çka osht’ ‘agalah’?

ZS: Pej tyne, Lah e ka pasë emnin ni burrë, ni mashkull pej tyne.

EA: A agë, agë, po, po.

ZS: E, aga Lah tha, u dufke me i thanë... qehlibaren nër hije t’dardhës, tha, ai ner hije t’dardhës, kta n’diell tu prashit’ edhe njerst e anej knej, po, u dufke qaj qi e qitke renin me shku te aga Lah me i thanë” Aga Lah, a je lodhë?”, shih ti... aga Lah tu nejt’ tuj pi duhan, e kta me shati n’dorë, “A je lodhë?”.... mos me i thanë s’ka bâ hiç... s’kanë guxue, jo... qishtu. Kur jon’ da ata, jon’ shkapërderdhë, une i di ata, i kom pa me sy qi po t’kallxoj... aga Lah t’shkoi e t’i veshi do pantoll’ t’qkym’ e ni mantillë e t’i rroku do kual e nëpër lloq e n’Prishtinë e t’i hupi agallaku me temel... s’met agë mâ hiç... e u dalë gjithcili n’hise t’vet, ama... qishtu u kanë, n’Sharban u kanë kjo.

EA: Haxhi, e festat, çfarë festash keni pasë at’here?

ZS: O festat... poj vallahi at’here tybe i kanë festu edhe do festa çka s’ka nevojë me festue.

EA: Çfare jon’ kânë ato? Se osht’ me interes me i ditë.

ZS: Po, do festa qi, Shingjergjin, shkojshum jo mi lshu gjânë heret e me ua qitë do far’ bari e... 

EA: A t’kujtohet ty qysh e keni festu Shëngjergjin?

ZS: Po, po de, me qitë flija u dufke, me qitë flija heret, nuset e gratë mu çu me qitë flija, gjânë me i lshu ma heret e, dofarë bari t’krypun... tani me shku te hoxha me jau knue gjâve me ua... po, po bajagi për bereqet e për ‘sysh e për... pasha Zoti s’e di, veç qashtu u kanë. E bajramet, bajramet jon’ kânë edhe jon’; dy bajramet jon’ festa muslimane, e qishtu... po hashure, po ato u dufke me i bâ, bile hashuret, hashuret, po t’kallxoj edhe njo, n’mahallë t’Bicajve u kanë ni Selim Bici, udhëheq’s i mahallës u kanë, e ni kusheri i jemi hoxhë; ai hoxha u kanë fukare dej n’pikë t’funit, se ktynehere për hashure, krejt mahalla ka thirrë, “I kom dhezë une hashuret” ... tanë u duft me i thirrë – krejt katunin me thirrë n’hashure. E, ni vjet, ai kusherini jem, ai s’ka pasë tre vet’ ku i ço e, ia bon adetin hashureve, thonë, “vallahi Qamili i ka dhezë hashuret”, “Çka?”, ai plaku, e t’i bon turr e “Qysh ti me i dhezë hashuret pa na thirrë neve?!”, ni nate tuk û, e ni natë ju e ni natë... me i kry hashuret për ni muj’ ditë nëpër mahallë, me xgatë hashuert... desh i bjén, desh e rreh’ hoxhen ai, pse... (buzëqesh), po valla, qishtu.

EA: Ni muj’ po thu o’ dasht’ hashuret?

ZS: Ni muj’ oj Egzonë, u kanë ai muji Muharrem, muji i hashurit, pooo.

EA: Bojshit me grunë a po?

ZS: Me grunë e, ia qitshin ka pak kallamoq për bereqet e qashtu... po, vallahi grunë, grunë, edhe tjera sene, pite e kto sene, pulë e, veç qi gruni u kanë për me dit’ qi jon’ hashuret... tash vallahi i kemi lanë, as grunë as kallamoq, as... jon’ met’ hashuret krejt veë ishalla qita festa t’bajrameve, qito nuk i harrojmë deri dikun.

EA: Për bajrama çka gatujshit?

ZS: Për bajrame prejshum kurbana edhe at’here... pite, jahni e, mishe tylifare, joo... për muhabet s’po shkojmë keq, po, s’pe lamë ligsht – edhe tash edhe at’here, qashtu. Qishtu.

EA: Haxhi, nëse ki edhe diçka që... naj ngjarje që don me na e tregu, po t’ngojna...

ZS: Po vallahi s’po di, ngjarje... me t’kallxu ngjarje, tash me dalë atje pej ktuhit me u kthye, pesdhetë [50] vjet ma mrapa, ma mirë pe la, se ka ngjarje, telashe boll pasha Zoti... ka. Musli Dumoshin nashta ia ke ni zanin.. a s’ja ke nie.

EA: Jo.

ZS: Ai osht’ i Llapit, Azem Bollaqefci, qikhâ i Bollaqefcit. Ata jon’ kânë n’mal, Musli Dumoshi u kanë, shef, komandant i policisë n’Dumosh edhe u dalë n’mal, edhe ky Azem Bolloqefci, e ikun’ e, ‘48-ën ikun, edhe i njekun, at’here hajk u kanë mi njekë përmas policia e, nejse, katunart, e me ju lshu përmas me i njek’ kaçakt mi zanë.. e, ata i tfillojnë anena pej Dyzi e Halabak e Tërrnavë e anena Koliq, edhe vin... o’ kanë dimën, hajmedet, janar u kanë, dikun kah dhetë [10] janar a qashtu dikun... pesëmdhetë [15], a... po dimër i fortë u kanë, hajmedet haj. Edhe vinë n’Sharban, aty tej aty i bin’, nejse, bahet natë edhe vinë n’odë t’babës. Baba u kanë n’shej, u kanë, se ai u kanë vetë i qasaj udhe, i hjekave, edhe ata qi kanë pasë qaso derte tu baba jon’ ardhë... tash ata ishin lodh’ e ishin bâ... po m’doket qi para sysh i kom; lagë e bâ adalet t’Zotit e lodhë e dimni i fortë... kuku çfarë dimni u kanë. E na merr baba jem, vllaun Nezirin e qet te dyrt e oborrit atje, e mue knej te dera e kamxhikut tjetren anë. Ai e kish dhezë koftorrin n’odë, ish kuq’ koftorri, edhe erdhen ata hin’ aty ngat koftorri, hin mrena, e... nejse, e merr baba jau hjek ata tesha t’lagta e ju bjen kmishë e dane e... hanë darkë, edhe ua jep edhe ka ni postoqi me veti edhe do bukë e, nejse... tash u dufke me ua gjetë ni venë ku me gjetë me bâ ata, atë natë t’shtirë... kuku çfarë nate u kanë ajo. A ish katuni i rrethum’ n’tona ant, an kqyrshum desh u mërdhimë; vllau atje, une khâ; përjashta ftoftë i madh, baba na kish qitë, s’guxojshum na me lshu venin.

EA: Ju me i ru.

ZS: Me i ru kur po vin’ me i zanë... (kollitet), e, i merr baba ata qi me i qitë me i pshtue, i merr i çon’ ni sanë t’ni kojshive, ni lug nermjet, atje i thojshin te... ni livadh, ni sanë e ni kojshie, edhe ai Aziz e ka pasë emnin... Shkojnë ata e nukun sanën, e bajnë nifarë veni sa m’i zanë dy vetë aty n’sanë, furullazë e borë e borë e, tej n’gjyst sana me borë qashtu... e murrën ni dushk qarri e shtinë aty, shton’ e veç me pa përpara pak. Ato mashinka t’Amerik’s... po m’doket pi shoh me sy ato mashinka... qysh s’kom pa mâ aso armesh, përpara tu i rujt’. E, tash sabah, n’sabah u duft’ me dalë atje te veni i caktum’ për me dalë me i njek’ ata, me i zanë ata kaçakë; as s’e ka ditë kush ku jon’... baba jeme i ka marrë pej ode i ka çu i ka shti qaty; tash baba me dalë me shkue... U kanë ni Halil Marina dy metra i gatë, u kanë komandant i policisë i krejt rrethit t’Llapit edhe pej sekretariati ka pasë me tâ aty. Edhe kur shkojnë, tash po shkojnë atje n’venin e caktun’, te Vorri i Sal’s i thojshum, eh sot jon’ aty katër [4] dëshmorë i kanë përmendoret e veta... kur shkojnë, ai Halil Marina tha ish dalë, nejse, baba ma s’pari ish kanë aty te ai kojshi qi ia ka... ai s’e ka ditë qi i ka kaçakt n’sanë t’vet.. moz’alla; po ni tjeter kojshi i tina e ka pasë ni pleme skej udhe, pleme e gjâve kshtu, t’ushqimit; po shkon ai tu Bislimi, baba jeme, thotë, “Hajde me shku atje ku duhet me u tubue”. U tubu’ katuni. Kur shkojnë tha ai Halil Marina, u tubu’ katuni, u dalë, u kanë i gatë, i kish lidhë durt’ mas shpine, rajke, fryjke hajmedet... baba u kanë me mjekerr edhe ai Bislimi u kanë me mjekerr, po folke t’madhe ai mosvet – u nijke qi diku... Thotë baba, “Ku po shkojm o pus?”, edhe ata, Azizi me ata dy vllazni përpara tha shkojke, kur i thotë baba ‘ku po shkojmë’, thotë, “Pse bre, ata n’pleme teme jon’ a?” për kaçak, thotë, “Jo, jo, s’jon n’pleme tane po n’sanë t’Azizit n’lug t’shylet’s”, thotë, “po shuj kadale, se t’nín Azizi e shkon e kallxo; shuj, ma kadale”. Nejse kadalë, kadalë, shkojnë kush zateten atje, tha, ai ish dalë po kqyrë, tha, “Ku po shkoni ju o pleq?”; ai – “Ku ke bâ emer ti po shkojmë”. Tha kqyri, kqyri, tha, “A jon’ ardhë tanë katuni?” – “Vallahi po m’doket tanë”, tha “qyre, sot nuk hihet n’mal”... me i njek ata koçakt me i zanë sot, shtirë... nuk hihet n’mal. Baba, rahmet i pastë shpirti, thotë, “si bora kerrin qi e shtrengon me zinxhir e lshon nja dy katramë, qashtu mora frymë ni trohë”, “Masi sot s’po i njekun qi me i nxanë e me jau bâ ni çare, shkoni pej shpie edhe t’nestrit qitu tanë me ardhë edhe me dalë me i nxanë”. Kthehet baba asajde, ajo udhë kuku... edhe dogri shkojnë tash ktu n’odë t’qatina qi ia ka çu baba n’sanë ata dy, Aziz... edhe baba jem, Aziz, “Hoj mixha Aziz”, thotë, “ku o Mehmeti e Ramizi e...?”, thotë, “N’oborr qatje valla”, “Thirri”, “Çka po t’vyjn ej?”, “Thirri khâ.”. S’po din’ ata kurgjâ, kur i bjen aty, thotë, “A din çka...” – “ho?”, “Ngjitni kijet n’sej”, bora dektej khâ – “edhe dhetë përmas me sej edhe n’lug t’shylet’s me shku me prish sanën” – “Psee? Po na kena yshqim te shpia, çfarë t’prishni sanat...” – “Atë sanën duhet me prishë, Muslia edhe Azemi aty jon”, kuku a i lanë met’ ata... Baba niset, veçse une po shkoj përpara; baba niset rrak rrak rrak, qi i kish çu vet aty e, ata i ngjesin kijet e sejt e dhetë e tfillohen mas babe, nëpër tragje, për mi hup tragjet... e kanë pasë me gjâ e me ato, me i hup’ tragjet. Kur shkojnë ata, veç i kanë qit’ gupat e mashinkave n’atë farë shtone t’sanës edhe babën e kanë njoftë, shumë mirë e kanë njoftë babën, e kanë ditë qi kush s’e din qi jon’ aty... Shkon aty baba, thotë, “Qyre”, “Ho?”, thotë, “Sot u nalë hajka.. nuk ju njekun”, thotë – “edhe ikni kah t’jau ‘ep Zoti, ikni”. Aty i ka pasë nja dyqin [200] metra, nifarë shpati, nifarë prroni e, rajke do ujë ka pak aty edhe dalin pej sane ata e shkojnë. Kta e prishin sanën, ata bin’ aty pjet’ poshtë e për atë ujë aty përpjetë e, dalin – i thojshum na ‘n’lak t’Osmanit’ e n’Shotor e... Shkojnë n’Prapashticë tu’ ni dost i ushtrisë, nifarë taksiratlie, ni Maliq Haradini u kanë ai, me bukë tonë e me postoqi  e me qysh jau ka dhanë baba, shkojnë te ai farë dosti kishe, ti’ lajmron policinë e t’vin’ e... a i kanë myt vet... n’sofër tu hangër bukë... haj kuku haj për ta... n’sofër – bukën n’gojë ua kanë nxanë e i kanë myt’, e policia tani i ka ngrehë zhag, Musli Dubofcin, pej Prapashtice mas kamjoni, deri n’park t’Podjeves, t’vramë qashtu. Kanë nejt’ tri ditë aty, bile tha, kanë thanë, kallxojshin, kanë pa me sy, do ushtarë asajde tuj rujt’ e tuj... kjamet u kanë at’here me i myt’ ata, ata koçakë t’shtirë e, nejse, tha ni... ni ushtar tha, me shkelëm tha i ra Azemit, tha, Muslisë e, njanit veç i briti ai komandanti, “Zoti t’marroftë” – “sramte billa”, nejse... “Kur u kanë gjallë s’ke guxoft’ me iu rrasë tri kilometra ngat, e tash për s’dekti pi mshon kresë” – i briti... edhe shka u kanë  ky edhe ai, po dikush ka zemër edhe e flet t’drejten. E qishtu tani, se e çova gatë une, po Musli Dumoshit ia murën hakun n’pazar, ditë pazari u kanë, e vranë kit’ prapashticën qi i vrau ata n’bukë... Une e kum pa atë Ramizin, me hun’ n’lloq; u kanë pazari qanena nalt edhe e vrau ai i biri i Musli Dumoshit edhe hipi n’tren. U kanë treni, shkojke treni anena, edhe u shku te shpia atë natë, ka qitë allti pesë [5] here edhe u dorzue... shkoi, e mur hakun e babs t’vet. E ky Belloqefci jo valla, s’e mur hakun besa... ia ka lanë Zotit a kujna ia ka lanë ai e di. Qishtu u kanë ajo ngjarje, kjo u kanë ‘48-ën.

EA: E përmene hakmarrjen... Aty n’katun, a ka pasë familje që ju i keni njoft’, që jon’ kânë n’gjak me njana-tjetrën? Qysh i keni rregullu punët e hakmarrjes? The që katuni u mledhshin me ni ven t’caktum; qysh...?

ZS: Po vallahi, u mledhshin ni ven t’caktum’ ata krentarë e ata krejt... bojshin biseda qysh kush ka pasë hak, kush s’ka pasë, nejse, cili ma shumë, cili ma pak; ja u dufke me ia falë, ja u dufke me pagu gjakun, qishtu u kânë.

EA: Ai kryetari i katunit a u zgjedh’ që u kanë ma i moshuni, a me çfarë reni u zgjedh’?

ZS: Ma i moshuni edhe qi ka ditë pak ma mirë se tjert’, qashtu, po valla... edhe ni ngjarje n’Sharban, edhe ajo u kanë ngjarje e madhe për neve, sa dush, po; edhe ajo n’48-ën u kanë, veç u kanë verës, pranverë u kanë... n’ditë t’Shqipnisë u kanë ni myfti n’Podjevë, ni mulla Hysen Statovci. Ai tri [3] vjet myfti u kanë n’Podjevë. Kur u hi partizani, u duft’ me ikë me lshu venin aty, detyrën, edhe me ia majt’ kah t’ia jep Zoti me pshtue. E tash çka me bâ... vet’ dikon anena se babën e kanë njoftë Llap e Gollak, e kanë njoftë babën krejt, e ka ditë historinë e... kur tash i thotë dikush, “Vollahi për me gjet’ konak e me pshtue, veç tu Aziz Sekiraqa... me mujt’ me mrri n’Sharban t’epër, aty gjân konak...”, edhe çohet e vjen pej atjehi, i merr nja dy bume t’gjermanit jon’ kânë me bisht t’drunit ato bume, tek qato i ka pru, pej Podjeve... hajt, hajt, e vjen, vjen te na. Na ni odë e kena pasë qatje, e majke baba mirë, koftorrin, venin t’shtrut’ se... edhe na fmija qatu flejshum; s’kemi pasë na soba sikur sot, gjithcili për qef t’vetin... tre [3] muj’ ditë e majti baba mulla Hysen Statofcin n’shtrojë e n’mlojë e n’bukë e – tre [3] muj’, edhe çak tani u merzitke, Ramazan u kanë.. na i falke taravitë, myfti ai, na i falke taravitë e ardhshin kojshia; e dishin tanë e po, u dufke me dalë edhe me babën me u çpi pak; nëpër ara baba u dufke me punu pak; na t’vegjel jemi kanë, ai u dufke me punu. Mirëpo aty katuni e, shkon dikush lajmron, thotë, “Tetëmdhetë kaçakë jon’ tu Aziz Sekiraqa; sante qi s’shkoni me i rrethue ata kanë me dalë anena pej Mareci, pej Gilani – mâ n’dorë s’un i shtini. Aty osht’ Aziz Zhilivoda, Sherif Tërstena, Shyt Vakovci, Bahtir Dumnica, ata koçakt ma t’rrezikshum qi jon’ kânë at’here – tetëmdhetë [18] jon’”; për mulla Hyseni, ai myfti... nejse, sjon tut’ qaq veç... e vin’ oj Egzonë, pronvera u kanë, atë natë u kon’ mushë Hana, si n’pikë t’dit’s u kanë nata... Kemi pasë gjanë torishtën, plot torishtën gjâ: lopë e dhi e dhenë e... jon’ kânë me ner’, me thanë nja dy qenë t’shtirë hajmedet... veç me i vra, qaq t’shtirë jon’ kânë... Mulla Hyseni ratë me babën n’odë aty, na fmija ma knena, lehin qetë; i kanë hetu qet’ larg ata kah rropllojnë; niqin e shtatdhet [170] ushtarë çohen për ata koçakt – tetëmdhet [18] koçakt ma t’shtirë, luftë aty me bâ tej. Zoti na rujt’... me u vra ushtarë, me u vra, qatâ e kanë bâ hesap... Marrin teshki mitroloz e bacaq e arme çka kanë pasë e, me kual e, menxi dalin atje i rrethojnë tri [3] shpi, tri shpi: neve, edhe nja dy kusheri, edhe ni Maqedonc u kanë... Si jemi kanë ratë, qetë, i hetojnë larg e ia nisin lehin e lehin e çohet baba edhe del n’kmishë e n’dane bile... pronvera mirë e... u fishllon qenve te torishta e s’nân ai kurgjâ, s’nin kurgjâ po kthehet baba, bile po m’doket pe nij mulla Hysenin, “Mixha Aziz, a nive najsen?”, “Jo tybe mulla Hysen, s’niva kurgjâ”... Kur ata tu u afrue sa ma ngat, qetë... edhe daha ma zi tu i dhanë zor me lehë, qkepen n’tona ant, i rrethojnë ato shpija e neve aty e... kur ia nisin e rrethojnë n’tona ant, pushkt tash me lajmrue; pushkë khâ, pushkë knej, knej, knej – n’katër anë; me kallxu qi ju kena rrethue... edhe del baba s’dyti here përjashta. Kur ja nisin me qitë, po jon’ kânë ajo shpi e madhe u kanë, e gatë, do dyreq t’hajatit edhe n’mes stene qishtu, stena qishtu tedhet [80] cantin ma shumë tybe n’ka pasë... nérmjet aty dyreku edhe stene... Del baba tu bërtet; ai serbishten e ka ditë baba, turqishten e... serbisht, “Mos qitni breh”, e t’ia lshojn babës brrr... vallahi dyrekut e stens e... bab’s neper tesha, po neper trup asni plum, jo, jo. Kthehet baba hin n’odë, hajmedet, çohet mulla Hyseni e veshet, veshet hoxha e, veshet mâ baba e, marrin atë... pushkën e ka pasë baba, e ka pasë çfarë pushke... hajmedet. Ato dy bume t’hoxhës i ka marrë nana jeme, rahmet i pastë shpirti, e i ka shkue n’hamamxhik; tynehere do rrasa t’gurit, s’ka pasë tynehere... ni rrasë guri sa qikjo (tavolina) – nër atë rrasë guri i ka shti. Kur u bâ sabah tha, nuk guxojshin me hi pa u zdrit’ mirë se gjithë ai xhanarë, gjithë ai koçak’ aty bajagi... U zdrit, e kur vin’ hin’, “Hajde armët me i dorzue”... Del mulla Hyseni e baba e; tjerë e shohin qi s’ka... ni gropë t’komprave qatje skej avlie u kanë, i shtishum kumpirat (buzëqesh), po edhe do fieri aty e shtrojshum n’atë farë grope, e qyre bunkeri i koçakve... ajo gropë e kompirave u kanë, qy bonkeri, te çojnë babën e te shtinë aty, “Oo gropë kompiri, s’ka ktu... s’ka pasë koçak’ as s’o’ hi kush njeri ktu as...”. E pushka tash... “Pushkën,” – thotë, “kjo pushkë e  hoxhës osht’, e mulla Hysenit”. Mulla Hyseni skish pru pushkë hiç, thotë “pushka o’ e jemja”, thotë “pushka e hoxhës o”, “ti e kie zhagë a çekollovaqk; as pushkë...” a, baba s’e kish pasë n’dorë aso pushke kurrë, tha “une pushkën ja t’Kralit ja t’Mretit gjithë e kom pasë; kurr pushkë t’zhagë as çekollovaqkë skôm pasë n’ymer tem”. Nejse, i marrin, e atë kojshinë e babën e, i çojnë i shtinë nifarë n’mal qatje, i rrehin i bajnë adalet, qitë pushkë tu veshi... mulla Hysenin vallahi veç e murrën, ni qiler bylmeti e kemi pasë n’oborr qatje, e çûn e shtinë mas qileri t’bylmetit, krejt pak diçka a i kanë ra... veç e maj n’men si sot: i kishin rrethue n’odë aty, “Sa motrat na i ke venqav ti, sa motrat ti na i ke venqav...”

EA: Venqav’?

ZS: “Na i ke bâ niqah”, kushedi çka u kanë ai, myfti... qasi farë lahperash, pa veshë hiç, do veshun, do deshun, do kushmos n’brigadë at’here, ‘48-ën, e qishtu veç qi nuk e munûn’, mulla Hysenin nuk e munûn’ fort hiç; babën tu i qitë pushkë te veshi e tu i ra e tu i... Ni kojshi u kanë i fortë ai, hajmedet, musteqet e kuqe, kur e kanë lshu pej mali atje e, u ardhë kah dera e od’s, na ratë, i ka qitë durt n’dyrek t’der’s, dera çel’... krej musteqet ia kishin pa nxjerrë, musteqet e kuqe qi i ka pasë ia kishin pa qnuk’ krejt... Allah Allah, kur u rahatun’, qi e panë pshtun’ pa luftë e pshtun’, ia ngjiti dielli... u kanë oborri bari, o’ kanë nalt, o kânë mali... çfarë mali park, qi s’ka pasë asi veni, hej Zoti na rujt... E tu’ tubun’, u mlodhën tanë e te murën vallen, tu kcye e tu qitë pushkë, niqin [100] pushkë ni flakë... Veç fishekë t’babs çka kanë pasë ata edhe t’vet, mâ ajo farë ushtrie, ajo farë milicie paramilitarshe... E, dalin gjâja  pej oborri e pej torishte e t’hupin gjâja  me çka ka pasë; a ka qi i shtin  ma gjânë n’oborr – hiç. E i marrin e i lidhin babën e mulla Hysenin durve e i qesin para rreshtit t’ushtrisë e – po m’doket pe i shoh; jon’ kânë dofarë lugjesh e dofarë... – shkojshin anenea me i çu për Koliq e me i çue n’Podjevë me i dorzue n’burg, edhe kur i shkojnë e i çojnë n’Koliq tu Ahmet Qoku, e kanë pa qitë... nifarë kange: “Ahmet Qoku jau bon me sy, bini ktina se u kanë myfti”, për mulla Hysenin... edhe aty iu tha... a e kanë ngucë a jo s’e di valla veç qi qashtu e kanë pa’ knu n’kangë masanena. Ai Ahmet Qoku u kanë i pasun, pasanik, begu i Koliqit i kanë thanë gjithë, pej atyhit mulla Hysen Statovci u kanë pej Batllavës, tash pej Koliqi e çojnë dogri n’Batllavë, aty n’bahqe e te shpiat e mulla Hysenit qi i ka pasë përpara, aty ka pasë edhe shkije e shkina, ka pasë hala aty... kur i qojnë kta lidhun aty, shkinat e shohin mulla Hysenin, “pse thotë e keni lidhë kit njeri”, jau bon, “qysh me lidhë kit njeri, çka ka bâ ky”, “jo ky o qishtu ballist e anej knej”, thotë, thonë shkinat, “ksi njeri n’krejt Llapin nuk ka, ksi njeri nuk ka ma i mirë”. E thot, “t’vin e t’na i shlirojnë durt”, tha  “hjekun ata pej atuhit e t’na binë uje t’ftoft e shiqer e jau pamë shkinave hajrin, na shlirun”, tektej n’Podjev i çojnë, n’Podjev i çojnë edhe i shtinë n’burg. Aty u kanë kryetar i gjygjit t’Kosovs ni mixha Sejdi Sekiraqa, ai u kanë kryetar kur o hi lufta, kur jon’ hi partizani ai u kanë kryetar i krejt Kosovës, i gjygjit t’Kosovës, edhe e qesin n’gjygj, tash babës po i thonë, “mixhok...”, nifarë Qiqa e Jozdës i thojshin, ai edhe Selim Obranqa u kanë aty zavens i mixhës Sejdi, mixhën Sejdi kusheri baba, dyt kusheri. E thonë, “vallahi po na thot me t’lshue hatri i qatyne fmive i ke lanë fminë e vogël n’Sharban”, neve, thotë, “se plak ty shumë bukë po t’shkon atje n’atë kodër, shumë bukë po t’shkon qi po u ep kaçakve, edhe na e dhashë besen qi su ep kaçakve buk se na po t’lshojm, qata fmi t’vogjël”, “vallahi besen me ta dhanë une jo hiç se veç mos paqa me hangër për veti, se për qi vjen n’derë dikush e m’cokat e t’kom për veti bukë pa i dhanë tybe n’e la”, “aaa”, thotë, “veç qilma qat derë e t’shkoj qatje ku kesh”, n’burg, qelia ku u kanë, “qilma qat derë se une qaty po shkoj”, (buzëqesh). Sillen, pshtillën, ai mixha Sejdi kryetar i gjygjit thotë, “hatri i qatyne fmive se nuk e meriton me t’lshue”. E e lshojn babën e vjen baba, qato dy bume qi i ka pru mulla Hyseni ni kojshi i pat marrë, qat ditë qi u ardhë baba tu shpia ua kom pa timin se i kemi pasë karrshi, ni lug nërmjet kur i ka qpraz ato dy bume. E mulla Hysenin e kanë majt’ mot mot, babën ni muj, e qishtu se e zgata nashta.

EA: Jo, tamon.

ZS: Veç hjek, qato hjeka qi i kom përjetu vetë e i di, shtirë u kanë, shtirë u kanë shumë, edhe për Musli Dumoshin ma edhe ma n’zor u kanë baba, e për mulla Hysenin, nejse, qishtu edhe asihovi u kanë ngjarje e ranë e, po se majten shumë babën e lshun.

EA: Tani a ka pasë mas qisaj ngjarje a ka marrë prapë musafirë kaçak n’odë?

ZS: Ih, po ai si ka nalë kurrë, çfarë, po vallahi... qai qi ka pasë nevojë baba, pa ardhë tu baba tybe n’e kanë lanë, i ka majt’ jon’ shkue tani i kanë shti n’burg për perde, për perde kur ua kanë hjek perden... e kanë marrë, baba u dalë n’Koliq me falë xhumanë e u kanë aty shkolla ngatë xhamie, ni djalë t’vllait e ka pasë otborr katuni e ai e, bajagi, kryetar i zadrugës u kanë, nejse shkon baba pej Sharbani n’Koliq, a di nuk u kanë n’ven t’vet qi me fol, aty mledhen ata koliqi e ata jon’ shumë marakli për iftir e për sene për, shkon baba thotë, “valla une nuk jom n’ven temin ktu me fol thotë skom drejtë nashta”, “jo mixha Aziz krejt ky veni jon’ o’, ç’duesh fol, so me rensi a je n’Sharban a je n’Koliq a”, baba thotë, “vallahi bre...”, ish kanë për perde ish kanë aty, baba thotë, “qita hoxhallarë pleq, kta desin tani as hoxh as pop s’ka kush na shtin n’dhe, pej qojm djelt ushtarë, pej epni mish thiu”, e flet e flet e për perde nejse, t’ja marojn ata ni shkresë, Egzonë ja marojnë ni shkresë, natën e shejllakut t’ramazanit e kanë shti n’burg, teri ditën e bajramit, tuj ninu pa syfyr, rahmet i pastë shpirti. Kur jom shkue me ia çue do tesha krye pesëmdhetë dite mos me pa pasë mjekrren qishtu si temen skisha pas mujt me njoftë, pa syfyr me ninue krejt kohën, kuku kuku, ni muj ditë e majt’n, e thojke i bana non [9] here burg e ti bojsha dhetë [10] bile, o boll t’ka dalë qikjo e mrama vallahi gajle mos kie, sa niqin [100], e u kanë ai shumë herë u kanë, për pushkatim edhe ni herë u kanë, veç Zoti i kofshum falë, po tybe.

EA: Haxhi faleminderit shumë.

ZS: Me ner kofsh, hala vazhdojm diçka nejse...

EA: Sa dush çka dush.

ZS: Nuk po di Egzonë qishtu, baba rrnoj nadhet [90] vjet, jemi kon bâ familje vllau edhe une, si barabar i kemi pasë fminë, u rritën e u banë, e ai rahmet Zoti baft ai u dalë n’arë, dilsha nejse n’arë kqyr n’djathtë kurkush, kqyr n’shmajt’ kurkush, vetun, e kur u bamë na te dyt djel e fmi e qika e, thojke vollahi sikur kur i çel n’sepet bre, u gzojke kur i pajke (buzëqesh), edhe katër ditë ka rrnue, ka dert e jemi tubue n’sabah krejt, para sabahi vollahi ma heret, ky Gania, djali i vllaut nejse u kanë i pari po na kqyr neve, e rujshum qishtu veç kur po e ep amanetin, po vet “ku o Gania”, vallahi babë, te ni djalë i djalit t’mixhës ish, jon’ lé mocanika n’shkollë bashkë, në ushtri bashkë, n’punë bashkë, hala bashkë jon, qashtu, e t’na duhet me shkue nëpër borë e qashtu me marrë atje larg, me pru djalin se e përmeni ku o Gania, ishum na, plot oda ishum qi e rujshum po qashtu Zoti rahmet baft, ai u kanë namazli i jashtzakonshëm u kanë ai, e përmnënke thojke ni here mrena pesë vjete m’ka tradhtue gjumi e m’ka zanë e lemja e diellit, mrena pesë vjete ni herë m’ka bâ vaki, e se harrojke ata qashtu. Na qaty flejshum me tô, tri katër vjet, pesë vjet a i kena pasë na britke, “çou me falë sabahin”, nana rahmet i pastë shpirti, se ai u qojke u veshke e qitke tangarin e e falke niherë sabahin e ka pasë sahat gjithë vallahi t’shokës, se e kqyrke sahatin kur ish shemull hana ja diçka e bojke vaki u falke ka dy herë, e po i thojke nana, “cilin sabah pe falë ej”, “o sa sabaha jon’ bre”, i britke, “vallahi ti se di pi falë ka dy qpesh here” (buzëqeshin). E u kanë besnik e u kanë besimtarë qi tybe n’ka pasë, kur u bojke aty dasma qi t’kallxojsha qi u dajshin me kanaqe knej e anej e qi shkojshin me bujt pej t’ejtes tej t’hanen e, hoxhallart kur ish baba at natë me flejt aty nuk guxojshin me shku me flejtë me babën, se na çon mixha Aziz para sabahi mu falë sna le me flejtë, (buzëqesh) qashtu ua bojke... e i knoj rahmet se ai na e ka lanë kit namaz, Zoti rahmet baft... po tybe.

EA: Faleminderit haxhi shumë.

ZS: Me ner kofsh, me ner kofsh, nashta e perziva nashta se di çka kom bâ veç... nuk e di (buzëqesh).