Zyla Imeri Duli

Intervistuar nga: Iliriana Lira Blakaj

Çika pronë nuk ka marrë në opçinë... dej qitash, tash që u dalë qikÿ ligj, e ky... që po thojnë

0:00
0:00

Të dhënat e intervistes
Data e intervistës

03.12.2016

Lokacioni i intervistës

Fushë Kosovë

Vendi i lindjës

Tupallë

Tranksriptimi

ZD: Unë jôm Zyla Imeri Duli. Kôm lindë n’Tupallë. Nâna Fazile, bâba Bajram. Une jam vet’ e shtata môtër e i kom tre vllazën. Veç ni môtër na ka dekë, nânë (9) jemi gjâllë.

IB: A po na kallxon pak për fmininë tane në Topallë, si çikë e re...

ZD: Pô, pô t’kallxoj. Atje u kanë republikë tek jôm lé une, Jugosl- lavia u kanë në atë kôhë. Na mirë e kemi kalue, jemi rritë shum’ mirë. Kemi pasë pas’ (pasuri) e, e kemi pasë gjallni, t’mira si n’at kôhë. E mirë jemi kanë, mirë kemi kalue. Shkôllë veç pesë (5) vjet i kôm shkôllë, se s’na kanë lanë me shku n’shkollë. Katër (4) vite i kôm në Tupallë, ni (1) vit e kôm në Medvegje. Serbisht kemi msue. S’na kanë lanë prinja ma me shku në tjetër shkollë.

IB: E sa vjet je feju? Sa vjet je martu?

ZD: Une jom feju pesëmdhet (15) vjet, edhe kôm nêjt tri (3) vjet e fejume. Tetëmdhet (18) vjet jôm martue.

IB: Okej. A ka qenë atëhere, domethanë a ke pasë të drejtë ti me marrë, pronë ose tokë ose pasuni te bâba?

ZD: N’atë kohë u kanë për serbt, a për shqiptarë atje s’ka marrë kërkush. E kemi ditë qi duhet me marrë edhe çika, po si...na, na kanuni ynë, shqiptari, nuk ka marrë pr)në në )pçinë bija. Jemi shkue, jemi çeizue ka dy (2) vjet, tri (3) vjet, si t’kallxova unë me pesëmdhet (15) vjet jôm fejue, tri (3) vjet kôm nêjt nër unazë, na ka nimue edhe prinja, po na s’e kemi përmen - as s’e kemi marrë kurkush. Çika pronë nuk ka marrë në opçinë... dej qitash, tash që u dalë qikÿ ligj, e ky... që po th)jnë se tash- ti, rrallë se s’po merr kërkush.

IB: Ti m’ke kallxu që bâba edhe vllaznit t’kanë thanë merre hisen tâne...

ZD: P) m’kanë thanë po une s’e marr, edhe sot s’e marr, edhe sot s’hi n’hise. Kurrë -

IB: Pse? Pse nuk ishe hi n’hise?-

ZD: Se qishtu jemi kanë na...

IB: A ka pasë naj gru, a e ke njoft ti, ça kanë thanë për ato çika që (e kanë marrë hisen)?

ZD: Na... Ne na kanë thanë... Na... veç ni vên kur jem shkue, te bur¬ri khâ (ktu), te Dulovit, ni grue e kojshive t’tyne ka marrë pr)nën se nuk ka pasë nânë, e i ka dekë bâba edhe i ka dekë vllau. Tanaj e kânë shti ata në hise, ajo e ka marrë, se unë nuk e di kërkon qi ka marrë... edhe nuk po bôjke me marrë n’)pçinë.

IB: E pse nuk bon me marrë në opçinë?

ZD: Po kush e di qysh osht’ e mallkume... nuk bôn nâna. Kanë thanë, dej qitash as s’ka marrë kush, as nuk marrim as... çka me lakmu masi e bâ vet... e tash ma po shkollohi, po bâ qe, ti rrogën tane, ai rrogën e vet... me ja lanë naj lezetllak vllau motrës ja... qe nâna e bâba e dôjnë si çikën si djalin, po ti s’merr. Se e bô ti rrogën tane, je e zoja për veti, e je shkollue qe dy fakullteta gati po i qet. Çka t’vje (të vye) ty po bjen llafi edhe me pasë, tona edhe qi i kini.. po edhe me pasë, e ki rrogën tane, e ki jetën tane, i bön tana qysh je shkollue edhe ato i bôn.

IB: Domthanë, ti menon qi femra, ose gruja s’ka pse me marrë pronë, hise te bâba i vet... a edhe sot a veç për kohë tânën?

ZD: Unë për tek terti qitashti, na që jemi në Tupallë, kemi lindë... jonë nën (9) katune n’Tupallë qi e maj n’men asnjo as qi e ka përmen bile bija me shkue me marrë diçka në ôpçinë. Na, jonë ardhë vllaznia... niher’ jonë ardhë prinja na kanë marrë, nâna e bâba sa jonë kanë gjallë, na kanë marrë vjeshtë e pranverë, kur kemi pasë dasëm e, na kanë marrë për qef e ktyneher kanë majtë hashure, i kanë mbledhë bijat e, kanë pre gjâ e, kanë... E na kemi pasë bletë, na kur i kemi rregullue bletë qi kemi pasë mjaltë, i kemi marrë tana bijat, e u ardhë nâna e bâba na kanë marrë. Tani m’kanë dekë dy prinja, krye dy vjete m’ka dekë bâba, krye dy vjete nâna. E u ardhë vllau na ka marrë. Muharrem e ka ai emnin. U ardhë na ka marrë, na ka gzue, na ka nerue -

IB: Sa shpesh ka ardhë me ju marrë? Sa herë ki shku ti (në opçinë) -

ZD: Po, ma shpesh u ardh ai, se na... û i kom pas pesë (5) fmi, dej u rritën fmija...unë jôm shku hej si rrallë. Tani kur janë bâ fmija, i lejsha çikat e mdhaja e kqyrshin shoqja-shöqen, shkojsha n’tre katër (3-4) muej, pesë gjashtë (5-6) muej a, a kur i kôm pasë t’vogël jôm shkue n’shtatë tetë (7-8) muej, n’tetë (8) muej, gati ni (1) vit, se i kôm pasë t’vogël pesë (5) (fëmijë). Veç û jôm e knaqt me fmi, jôm e knaqt me ôpçinë. Na nerôjnë, sot shkoj në ôpçinë, bujë, rri, m’kanë dekë prindja të dyt, po vijnë vllaz¬nia na marrin. Na köra (korja) jônë, hisja jônë, qi jemi kânë n’qat kôhë... na as s’e permésëm për tokë kurrë, as s’ju marrim vllaznive kurrë, as ne.. për ata as n’men nuk e bâjmë kurrë.

IB: E në qoftse prindërit, për shembull, nuk kanë pasë djalë, a i ka taku hisja çikës apo djalit të vllaut (axhës)?

ZD: Djalit t’vllaut i ka takue. E ka marrë mixha. A na s’kemi marrë, na bijat nuk kemi marrë kërkush. Veç qi familjarisht, fara jeme nuk ô’, asnjo nuk ô pa djél. E për familje teme, Imeri qi osht, krejt kanë djél. E për tjert kôm ni qishtu llaf nëpër llaf që ia ka lanë djalit të vllaut, a na kemi djel nuk na ka bâ vaki, as nuk na kanë thanë kurr’ prindja a po doni hise, a u kanë...s’po di qysh me t’kallxu, ai llaf u kanë i rân’ mu për- men te na në atë kohë, se edhe s’ka bâ, edhe se permésëm kurrë.

IB: E kur t’kanë thanë bâba edhe vllaznit merre hisen, a t’kanë thanë për shkak t’ligjit qi u kanë, a t’kanë thanë pse përnime kanë dashtë me ta jep?

ZD: Jo, kanë pasë me ma jep, po du me thanë, edhe me m’pa thanë une nashta ma kishin dhanë, po s’u përmen nânë aj llaf.

IB: A veq u kanë, domethanë, me vet.

ZD: Po, na nijshim, atje, atje, serbt i dhajshin se atje u kânë Repub- likë, atje dêjm shkijet e kanë pasë ligjin e fortë, e kanë kqyrë çikën, e kanë kqyrë djalin, janë shkollue. Na jemi kanë pak ma të varfun, jo na, po krejt shqiptart. Jemi kanë dyqin (200) shpi në Tupallë... pos ma shuuum’. E janë shkollue, tani dulën napër Zvicërr, napër Gjermani, u shkollun. Ai llaf për bija s’u përmen kurrë me marr prônë, qi po thoni ju...jak’a. A serbt po! Atje kanë dâ barabar. Ata i kanë pas tre, katër (3-4) fmi, pesë, gjashtë (5-6) fmi, a na jem kanë nânë (9) e dhetë (10) e nimdhetë (11) e tetë (8) e... jemi metë gjallë vet. E ka marrë...u shku n’atë kohë e ka marrë shoqi-shoin, e ka lyp, e ka çejizu e qu te burri, te shpija vetë, mirë, si e ma mirë me dasëm e me... ai llaf (hisja e gruas) s’u përmen kurrë.

IB: (pohon) Sa fmi... ti i ke pesë fmi, tri çika edhe dy djem -

ZD: Unë i kom dy djem e tri çika-

IB: Dy djem e tri çika (me buzë në gaz)...

ZD: Pô.

IB: E çikat e tua a e kanë lyp hisen e vet?

ZD: Jo vallahi kurrë s’e kanë lyp hisen as kurrë s’u kom thanë -

IB: E pse?

ZD: Pse! Se kanë çikat, kemi na, jemi t’knaqta. Shkoj e i marr, vijnë te nâna, shkoj te çikat. Jemi t’gzushëm, shkojmë, vijmë...a qi me dalë naj ligj a najsen nesër me l’shu ktu për banesë1, ja jepi çikave për qef kâ ni (1) banesë. Nânë (9) banesa, dhetë (10) banesa dalin qitû tuk e kemi na tokën. Për qef jua jepi se kanë...-

IB: A u diskutu najherë kjo temë, shembull, në shpi mes teje dhe

1 Projektet e fundit në komunën e Fushë Kosovës të cilat ndërtojnë banesa në këmbim të tokave në pronë të familjeve atje.

burrin tôn’ për hisen e (e çikave)-

ZD: Për çika me u dhanë diçka pô. Tash qe ni (1) vit e dimë qi ktu kem me lshu për banesa. Mos e lshöfshum qitash, dej qitash mot-mot e Ishôjmë se po marrin krejt ksajde banesa. E kemi me ja u dhanë çikave... ja ka ni banesë, na e shesim jua jepim ni banesë e gjysë... Zôjës (çikës) kemi thanë me ja dhanë ni (1) banesë, a Razës e Lumnisë kem m’ja u shitë ni banesë me ja u dhanë gjysën e parës njonës, gjysën njanës. A Zôjës, Zôjës dêjm i kemi thanë kemi me ta dhanë ni banesë. Edhe Fadili (djali i vogël) ka thanë edhe Rexhepi (djali i madh) edhe na... e¬

IB: E me lyp ni çikë hisen, çka i kishit thanë?

ZD: Po ja jepim bre qitash masi u dalë ky ligj! Ja jepim, oj nane, pse mos me ja dhanë? Evlad e kemi, si djalin, si çikën si, evlad e kemi.

IB: A kish vlejtë qaj fenomeni i mallkimit edhe për çikën tash?

ZD: Une.. une qyre çka nâna: Une jepi me zemër. Po ma para e shes e i jepi pare se i jepi tôkë e i jepi hise, se ajo osht e mallkume, djal’êm. Ngo nânën ti! Hiqmu ti ligjit e thash e m’the... shkau ka pâsë dâjm, shkau ma, serb, ai ka pasë si ligj e si... a na jemi shqiptarë, kemi tjetër kanun, tjetër ligj. Qi i jep pare e qi e don e, pse mos mi nimu njeri evladid t’vet? Edhe i jepi. A ma para e shes qata që i bjen e i jepi pare, i thom ‘qe djal’êm’, se qi i jepi qita hise se kto janë t’mallkume hiset.

IB: Ëee, t’mallkume! E a ke ni ti për ato gra qi e kanë marrë hisen te bâba çfarë mallkimi, shembull (u ka ra)?

ZD: Në kojshi, tuk jôm e martume, e ka marrë ni grue e ka pasë emrin Salë. E ka marrë tokën, qi t’kallxova, t’vllaut. Atje s’e ka marrë kërkush e e ka shitë. Tash, a ka thanë Zôti a nuk e di, veç ni djalë e ka pas me t’meta. E tanë thojshin qysh e ka marrë tôkën atje. Edhe do pleq aty thojshin nuk bân, se na shqiptart jemi t’mallkum! S’bân me marrë hise te prinja, te vllau. Duhet me shku bija me nêjt e me u knaqë e, me shku me marrë bin’ e, me gzue me fmi e me nerue. Ani ti blej veshë, e blej mathë, e jepi pare e jepi çka t’dush, po e mallkume osht (hisja) me marrë!

IB: E nëse ja jep, për shembull, bâba hisen çikës, a ka të drejtë çika tani me shku te bâba në opçinë?

ZD: Qysh jooo! Qi ja jep me zemër! Po qysh s’ka të drejtë! E manë edhe çika bâbën, e manë nânën... A po e sheh qysh po m’manë Zôja! Po vjen, po fshinë, po lanë, krejt po m’nimon. A e kom evlad? Çka t’muj ja ngjes dorën. Qe kjo, ma s’çpeshti po m’vjen kjo prej çikave. Të dyja, të tana m’dojnë, po kjo po vjen çpesh. Qe, njeri i dallon fminë e vet. I due fort fminë, i due fört, fört, fört. I due nipat, i due mésat pa kufi. E di qi s’bân (me i dashtë kaq shumë), po nâshtë, vet kom qef, marak me deshtë qashtu.

IB: E nëse nji gru është martu, ka shku te burri, po i ka dekë burri e ka mbetë vejushë, ku ka pasë ajo hise?

ZD: Nuk ka marrë te ôpçina. E qata hise që i ka ra, n’kôfshin kanë pesë (5) vllazni, janë nda n’pesë (5) vêna e ka nêjt aty (tek të t’burrit). Ka pasë thmi, i ka rritë aty me vjehrri. Vjehrria janë t’mirë si prinja. E i ka rritë ata fmijë, e ka terezitë. Qe kjo bija e, reja e dad’s Kadë në Sofali, janë dâ vllaznia, katër (4) i ka ajo. Janë nda katër (4) vllazni, kjo ka nêjt i ka ruejtë dy djel edhe i ka rritë. Njanin e ka martue e tash e martô edhe tjetrin. Ka nêjt në hise të burrit t’vetë me vjehrri. Vjehrri i ka dekë, vjeh- rrën e ka gjallë. Qaty ka nêjt... ka nêjt ajo s’e ka ditë qi, as kërkush nuk e di a i des gruja a i des burri qi martohen, cili des përpara. Veç ajo ka nêjt, dy djel i ka pasë e ka nêjt në shpi t’burrit. E i ka rritë, edhe âsht e re halê qaty me vjehër, vjehrri i ka dekë që të kallxova pare.

IB: E çka konsideron ti që osht hisja jote? Në qoftë se s’ke marrë te bâba, çka osht pasunija jote? A ki ti pasuni personale?

ZD: Në ôpçinë a?¬

IB: Jo në opçinë. Te burri.

ZD: Kam.

IB: Çka ki?

ZD: Ka bôll.

IB: Diçka që osht e jotja tamôn..

ZD: Po. Kom bôll. I kom dy djél. Kta janë nda, gjysën e ka marrë njani, gjysën njani. Unë jôm shku me djalë të vogël. Po prap e du edhe ata (të madhin) edhe ma fort. Me bâ me u smu, m’majnë të dyt.

IB: Domethanë, qikjo osht pasunija jote? Ti diçka k’shtu, tokë, banesë, shpi, kerr, nuk ki

ZD: Kôm, kôm kunorën me burrë tem. E tash qi dâhmi, se nifar vêni janë nda, si me shkue tash, bâbgjyshi yt me Rexhepin (djalin), Bejta, e tash unë me shku me Fadilin. Tash na dy e dajmë përgjyst tokën, e prônën e krejt. Krejt! Për gjyst e kemi. Tash gjysën e merr ky shkon te tjetri djalë, gjysën e marrë unë e shkoj te Fadili. Po prap na dy sjemi dâ, as s’dâhmi, na jemi me Fadilin. Po dy djelve ja u kemi dâ barabar. S’kemi marrë hise na hiç qi me thanë nu m’man njani ja jepi hisen teme. Jo, se kemi boll. Ky e ka penzinë (burri) edhe e kemi hisen e munimin tônë. Ja u kemi dâ barabar. Barabar ua kemi dâ djelve.

IB: Ti nanë i ki dy djem. Njonin e ki në Gjermani, Fadilin, të voglin-

ZD: Po, djalin e vôgël...

IB: Ai i ka dy çika, nuk ka djem hala...

ZD: Jo hala s’ka djalë, veç dy çika.

IB: E pasunija e tij, a ka me shku për çika, apo ka me u kthy te axha?

ZD: Fadili sa qi... edhe ka me nêjt dêjm, se n’fmini u dalë. Na kemi ikë prej shkau, se na i marrke ushtarë djalin (djemt). Djali i ka pasë, pa i bâ tetëmbdhet (18) vjet. E kemi qitë prej shpie, sikurne kur e hup. Edhe zemra m’kanë sot për tâ. Une ja la ktu Fadilit, jemi da si t’kallxova pare. Ja la hisen teme krejt Fadilit, e jemi me Fadilin. Ai sa qi (nëse) i falë zoti djalë, ai ia le hisen qysh po ja lajmë na Fadilit, ja le hisen e vet djalit t’vet. A çikave mun me ja u ba banesat atje n’Gjermani, mun me i afrue, sikur motra jeme â n’Zvicërr. Ajo i ka katër çika. Tre kat, ja u ka bâ ka ni kat çikave, njo përveti. E nja hala e ka pa martue, e ka n’shpi. Qashtu edhe Fadili, mun m’ja lanë djalit t’vet. A qi u nimon çikave t’veta që â me rrogë, e i gzon, e i shkollon, e i afron sikurne bâba evladin, ai e din atja çka ban. A na kem me ja lanë (hisen) Fadilit, hisen teme.

IB: Nëse Fadili nuk ka djem, kujt ka me i shku pasunija? Çikave?

ZD: Fadilit ia jepum.

IB: E tani çka bon ai?

ZD: Fadili i ka çikat. Qysh menoj une për Zôjën, me ia dhanë ni banesë, ja me ja bâ ni shpi, kismet, e kom me i nimue, qishtu edhe ai iu nimon çikave t’veta. A jua blen ka ni shpi ktu, a jua blen ka ni banesë, veç ai tani i ka... po jonë t’ri! Maj uzdajë që u falë zoti njô a dy a, se le ma njô, veç dy a tre a, sa t’donë! Veç ai ua le çikave t’veta. Qysh po ua lajmë. Une mos me pasë djalë, maspari ia la Zôjës. Edhe mu ka gjetë dêjm, e vogël u kanë, dêjm m’ka nimue. Dêjm, dêjm u kanë kjo afër, prej pesë (5) fmive. Te tana m’kanë nimue! M’ka nimue Raza, m’ka nimue Lumnija, se apet shkun te burri k’to dyja e ajo ka hjekë shumë, veç mas e afërtja. Pes (5) vjet u kanë i ka la ênt’ Zöja, nana e Lirës. E dêjm mu ka gjetë, e m’gjinen. E qashtu për Fadilin, i ri osht, kur do Zoti, me i falë, ai ia le djalit t’vet! Po qi i ka çikat, na ja jepim Fadilit, Fadili çikave t’veta, i gzon, i rrethon. E ishalla Allah i falë Zoti dej sot ni vit, shkojmë dikun me naj hotel qatje e zâmë, lujmë e kcejmë, me ni djalë t’Fadilit.

IB: E qysh menon ti, çka osht dallimi ma i madh mes kohës kur ti je kanë e re edhe tash, rinia, mesave t’tua.

ZD: Dallimi a? Une në atë kohë nâna, u kanë si... si nifar’ nerê, nifar’ respekti, nifar’ nerê u kanë! A t’kom kallxue qi bâba jem kur u shku n’Bajram, ka bâ Bajram, m’ka ardht marre me bâ Bajram me tâ, qaq qi jemi kanë të larguem prej prindve. Jo qi na kanë tushkitë , po koha u kanë at’here. Tash na jemi, une jôm shumë e gzushme qi jôm gjallë, e po i shoh mesat e i kôm t’mira e po shkollohen. E qe Lira dy fakullteta, e qe ajo, Tina e ka kry ni fakulltet tash po magjistron, qe edhe Tesa në fakulltet. Jôm e gzume, jôm e knaqt me nipa me mesa. Kur mbjen n’mên, m’doket qe kurr’ s’kôm hjekë.

IB: Po tash çikat a kânë të drejtë? A osht tash e drejtë e çikave, n’qit kohë, me lyp hisen e vet te bâba?

ZD: Po s’e di nâna-

IB: Çka ju kishe thanë ti çikave t’reja?

ZD: E di çka nâna? Une çka ju kisha thanë a? Une ju kisha thanë masi po shkollohi, qi u nimojnë prinja, e kanë, bân, veç qi, une mesave t’mija nuk u thôm me e çelë gojën me thanë “Mam, po marr hise qitu”. As të trijave nuk u thôm, asnjove. Pse? Masi jonë t’zojat, jonë t’shkol- lume, i kanë ka dy fakullteta, çka u vjê hisja, prona qi po thoni ju. Te na ktyneher’ kemi thanë hise, tash prona. Çka u vjen (u nevojitet), masi jonë t’zojat vet’? Po i majnë prinja! E man Zöja çikën e vet, e Raza çikën e vet, e të dyja i man, Tinën e Kujtesën e... E tash ju e dini! Po shkollohi, jôm e knaqt me ju. Ma fort u du un’ ju, se çikat e mija.

IB: Domethanë që ti kurr nuk i ke ra pishmôn që s’ke lyp hise te bâba?

ZD: Ja, as mesave nuk û thom me marrë hise tu ôpçina. Pse me marrë? Qe une e kôm bâ vet’! Kôm hjekë, po i kôm bâ tana. Shpi, plan, kerr, po dalim, po hijmë, rrôgën. Kôm qef me ardhë dikush, çka â ni e mirë ja qes, se kam! A, kimi hjekë! Për bukë s’kimi duru, a tana tjerat i kemi hjekë, se u kanë köha qashtu.

IB: E pse menon ti që është e drejtë çikat mos me marrë hise e djemt po?

ZD: E po, qyre. E kemi qat traditë hale, a din. Masi jonë t’zöjat... po i majnë prinja. Tash i majnë prinja. S’ka nevojë çika me lyp pse e don nâna e vet e e don bâba i vet ma fort, i gznjnë! A une nuk u thôm as mesave, as une. Tash jemi gjashtë (6) mötra, nuk u thôm me çelë göjën, me thanë ‘po marr hise’. Se s’bân. S’po jet kurgjo aty tanaj. As s’jet me shku ma n’ôpçinë. A kur t’jesh e knaqt e merr rrôgën tane, merr çka ô ni e mirë, shkon te mami yt, te bâba, shkon te vllau. Ju qet çkamos, dalin, t’pritin, gzöhen, ku ka ma lezet? Ku ka ma g’zim se ajo? Çka po t’vjé hisja?

IB: E diçka për fund nanë, a ki me shtu? A ka diçka që menon që duhesh me përmen patjeter... A ki me shtu najsen?

ZD: Une kshtu, une po thôm: Une jôm e knaqt. A edhe m’kânë shkue do vjet, po kurrë s’jôm kanë smut. A besbeli (sigurisht) najherë, veç ratë s’kôm nêjt kurrë dy ditë. N’jetë! Qito vjet i kôm bâ. Veç une jôm e knaqt me ôpçinë, jôm e knaqt, veç nâna m’ka dekë e re...une qaq di mërzi për tâ, si n’qat minutë qe e kôm shti në dhe, qashtu mërzitna për tâ. Veç m’dhimen çikat e mija, e s’e përmeni nërsy çikave. Jôm kanë, jôm e knaqt me ôpçinë, me nânë me bâbë. Jemi kanë, a t’kallxova shtatë motra, tre vllazën. Jonë ardhë na kanë marrë. Jemi shkue, jemi dalë. Prinja na kanë dekë të dyt, tash shkojmë te çikat. I marr (çikat), dalim e pijmë kafe. A un’ zemra, dêjm te nâna e kam. Përse ni gjum qi e bâj, a ha a pi, une... zemra jeme, shpirti jem, damart e jeme janë te nâna jeme. Se ka hjekë shumë-

IB: Edhe ni pytje të fundit se i ke përmen shumë çikat në kët’ in- tervistë... A t’dojnë ma shumë çikat a djemt? A t’majnë ma shumë çikat a djemt ty?

ZD: Jo vallain çikat. Jaaa, djelt m’dojnë, kur smuhna mêt i lajnë. A kshtu, çikat, se pse? Djali i madh e ka ni evlad, shyqyr... edhe shumë mirë. Veç, m’dojnë edhe djemt. S’ja u hupi munimin. Veç çikat m’dojnë ma shumë. M’gjinën ma shumë. Faleminers prej t’pesve, kta i kam evla¬da, zoti mi ka falë si pesë (5) ylla drite, secili ma i shnosh e ma i mirë se shöqi. Tân’ kanë fmi, tân’ jonë gzushëm, tân’ i kôm martue si e ma mirë. E jôm e gzushme qi i kam. Kôm qef me rrnue edhe do ditë, po jo mu dergj, po me kanë shnosh e me shkue te ta e mi gzue, e me ardh te nâna me ja u bâ do bukë, e me ja u përvlu do çaj, e me u knaq me ta. Edhe me mésa edhe me nipa. Fort i due krejt. I due me zemër.

IB: E a bâjnë ma shumë çikat mas djemve t’tu, a djemt mas çikave?

ZD: Tybe se di bre nânë ça me thanë tashti.

IB: A janë çikat ma t’kujdesshme ndaj vllaznive, a vllaznit...(mas motrave)?

ZD: Jo völlahi çikat. Edhe kta veç çikat, çikat. Çikat i dojnë ma fort vllazninë. Dêjm u kanë ajo. Qe un’ ma fort e due vllaun tem, se qi m’don ai mue. Dhet’ (10) here e thrras n’telefon deri te m’thrret nihere. Se qash- tu janë t’mallkume motrat për vlla. E dojnë vllaun! A vllau as për hiç, për hiç.. e don motrën, po hiç s’e dô kundraj motra qysh e don vllaun.

IB: Ëhem. Okej. Faleminderit nânë shumë!

ZD: Ani! Edhe prej teje faleminderit... (qesh në fund).