Hisja e gruas

Dhjetë rrëfime të grave të Kosovës

Projekti “Kujtesa e Kosovës: Hisja e gruas” është përmbledhje e dhjetë rrëfimeve të grave të Kosovës, përmes të së cilave shpaloset ‘hisja e gruas’ si koncept, si praktikë, si përvojë, si tabu, si ligj, si kompensim, si lloj shkëmbimi, etj., ashtu sikurse është përjetuar, kuptuar e perceptuar në të kaluarën, por edhe si kuptohet e interpretohet në të tashmen.   

Nga këto rrëfime e përvoja autentike mund të njihet shtegu kulturor e social i së drejtës pronësore e trashëgimore dhe hisja e gruas si aspekt i veçantë i këtij shtegu. 

Dokumentimi i rrëfimeve me temë “hisja e gruas” është pilot projekt i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës që mëton të jetë hyrje në historinë gojore, e më tutje, në një ftesë në historinë gojore të përvojës dhe kujtesës personale për trashëgiminë në pronë të grave në Kosovë. 

Këto rrëfime do të mund të shërbejnë si material autentik për studime të mëtutjeshme, si në fushën e antropologjisë ashtu edhe në studimet filologjike e studime të tjera akademike. 


Për më shumë informata, ju lutemi të na shkruani në: info.bkk@rks-gov.net

Igballe Morina
Igballe Morina

Shka me permen, me shku nëpër gjugja, nëpër asi, une s’du. Nuk kûm deshtë me shku...

AR
AR

Kohën kur vllezërit e mi kanë dalë, e kanë shiju jetën, une jom marrë me puntë e shpisë...

Flora Batalli
Flora Batalli

dhembshuria âsht e njejt’ për t’gjithë fëmijt që thojnë me ta pre ket’ gisht e tjetrin dhamin krejt...

Anonim
Anonim

n’shumë vende t’civilizume e marrin parasysh ket’ punë se fëmijt janë t’barabart si vajzat, si djemt...

Petrit Bytyqi
Petrit Bytyqi

zakonisht edhe e kanë neutralizu këtë problem shqiptartë tu thonë “hajt se shkolla njeri nuk t’bon”...

Zyla Imeri Duli
Zyla Imeri Duli

Çika pronë nuk ka marrë në opçinë... dej qitash, tash që u dalë qikÿ ligj, e ky... që po thojnë...

BH
BH

po kur e din që s’ka kah me shku, bon vaki shumë gjana i duron edhe nuk ka kah ia mbanë...

SZ
SZ

Edhe ndarja është bërë në bazë të disa interesave e simpative ndaj njërit prej fëmijëve...

Petrit Bytyqi
Petrit Bytyqi

Po me vet faktin që hallat nuk kanë hise i bjen që unë nuk kisha pasë pjesë t’isha kônë...

Ymrane Shala
Ymrane Shala

ne bashksi ôsht ma telashe, ma mirë duhet secili jetën e vet me e pasë se mi majtë krejt grumbull...