Rrëfime të 100 pleqve e plakave të Kosovës

Histori gojore - rrëfime të 100 pleqve e plakave të Kosovës

Projekti ka për qëllim të mbledhë, të dokumentojë, të publikojë dhe të promovojë historitë gojore të personave të moshuar në Kosovës dhe përmes një kursi të krijojë një model dhe një qendër informative, si dhe kurs për një rrjet të fortë të historisë gojore në mes të studentëve, stafit të bibliotekës, hulumtimeve të reja dhe përfaqësuesve jo-qeveritar, së fundmi.
Temat e përfshira në rrëfimet gojore të 100 të moshuarve të intervistuar do të jenë lidhur me të drejtën zakonore tradicionale, organizimin e fshatit duke përfshirë praktikat ekonomike dhe marrëdhëniet e tregtisë brenda dhe jashtë vendit. Rrëfimet gjithashtu do të mbledhin historitë gojore të praktikës fetare dhe tolerancës, arteve dhe mjeshtërisë, martesës dhe të drejtat e grave në përgjithësi.
Projekti është përkrahur nga Ambasada e Amerikës në Kosovë dhe nga Ministria e Kuturës, Rinisë dhe Sportit.

Ahmet Selimi
Ahmet Selimi

Une kam lind’ me gjashtë prill njimijë e nônqind e tridhetë e shtatë [06.04.1937] e me gjashtë prill dymijë e tetmdhetë [06.04.2018] i kom mush’ tedhetë e nji [81] vjet......

Ajet Kajtazi
Ajet Kajtazi

Unë jam Ajet Kajtazi, kom lind’ me nëntëmdhetë dhetor nimijë e nënqind e tridhetë e tetë [19.12.1938] n’Kllodërnicë....

Ajmane Bajraktari
Ajmane Bajraktari

Nondhetë [90] i kum ba. Nashta kam edhe ma tepër, tybe n’difsha, nja nondhetë [90] vjet po......

Akile Rrustemi
Akile Rrustemi

Une kum lindën n’Peçin. Peçini mirret me Preshevën, po. E ma s’shkurti i thojnë Hastë e Kodrës......

Arif Bujupi
Arif Bujupi

Ma s’pari po t’kallxoj. Une kom lind’ n’Istog t’Vogël. N’Istog. T’Voglin. Mahâlla Dushkajë u thirrë, n’Dushkajë. Edhe jom lind’ n’verë....

Arzie Beqiri
Arzie Beqiri

Kur u hi Lufta e Parë jam kânë e vogël, tri [3] vjeç, veç ça m’ka kallxue nâna. Tha, “Erdhën shkiet, ty t’kishna ngryk”...

Asan Azizi
Asan Azizi

Jam i lindun me datën dhetë janar, njimijë e nanqind e tridhetë e nishin (10.01.1931) vit, në fshatin Novosellë... ish Fera, në Malësinë e Vrajës, prej bâbës Sali...

Bahire Munipi Hoxha
Bahire Munipi Hoxha

Tedhët e ni [81] vjet, i mushi tash une... n’tetin muj. Familja ime ka ardhëë prej Shales, babgjyshi si fmi, i vogël...

Bajram Bajrami
Bajram Bajrami

Datëlindja jême e vërtetë duhet t’jetë nimi e nonqin e tridheta [1930], nashta edhe ma herët, se une e maj men kohën e Jugosllavisë, t’kralit, e xhandart...

Bajram Gashi
Bajram Gashi

Bajagi shumë i di do sene se meniherë mas, mas lindjes tem... si thmi, bâba m’ka dekë n’spitalin e Prishtinës...

Bajram Shala
Bajram Shala

Unë jam Bajram Shala, kom lindë me 29/10/1938 n’Mitrovicë, përndryshe prej një familjeje mjaft të njoftun n’Shalë....

Banush Banushi
Banush Banushi

Prej 1950-ës jena marrë mePrej 1950-ës jena marrë me kultivimin e duhanit, prej duhanit kemi pasë shumë t’ardhuna personale, edhe kemi ble tani tokë, e kemi ble atâ...

Brahim Sekiraqa
Brahim Sekiraqa

Babën e kom pasë shum njeri t’mirë, njeri t’mequm, njeri i urtë, njeri atdhetar, njeri shum i mirë u kanë; ashtu e kom pasë edhe nânën...

Dudije Sejdiu
Dudije Sejdiu

Teshat n’dorë m’i la. As s’ka pasë maqinë, as s’ka pasë fshisë t’rrymës. Millshmi duhooon... n’katër [4] u çojshna me burrin...

Durmish Paqaku
Durmish Paqaku

E, aty, kur ô’ kônë baba jem gjallë... une, baba jem edhe nana jem, mandej me ni kohë, m’martoi, bereqatversen, bâba jem....

Emine Idrizi
Emine Idrizi

Po n’Trepçe tani kur jom ardhë nuse ktu ma m’kishin pa çkru ma nalt, e une tetëmdhet [18] vjet jom ardhë qitu, töka m’lshöft n’anë t’dyjês....

Emine Tupella - Haxhimehmeti
Emine Tupella - Haxhimehmeti

Une kom lindë - thojshin k’tyneherë n’Bozhiqe - po s’pi di k’to datat (qesh), veç nodhet’ [90] vjet tash i kom bô...

Fahrie Spahiu
Fahrie Spahiu

Pjesë e Shqipërisë, po, dojke me na çu n’internim familjarisht, na i murr gjânë krejt, na bani kolak i thojshin ni fjale...

Fatime Haziri
Fatime Haziri

A nona jeme e ka pasë përpara ni çikë, tani mas asaj çikës kum lindë une. Edhe... n’shpi krejt kanë lindë ata...

Fehim Mehmeti
Fehim Mehmeti

T’kallzoj more prej fmi, qe po t’i kallzoj...po’ edhe hjekët e mdhâja jon kân’, Lek’oo...a e pate Lekë, a jom dallash?...

Fejzullah Krasniqi
Fejzullah Krasniqi

Ndarja e punëve në familje, qysh osht’ nda tash, mund ta logjikoj unë, por mënyra retrospektive osht’ e... diqysh e përkujtoj kohën e atëhershme...

Fetije Guri - Nikaj
Fetije Guri - Nikaj

Po... u zavytshmi n’borë, u zavytshmi me sâja. Kur ish moti i mirë kallxojshmi prralla, lujshmi me durë, lujshmi kush po ja qet dorën njanit...

Fetije Matarova
Fetije Matarova

Ardhja e gjermanve... unë jom kanë at’herë... jom kanë e re, po s’kom dijtë as m’u tutë, veç u enshin ata, e me kual e me ato, une qasajde u përziejsha nëpër gjerman...

Gani Gashi
Gani Gashi

S’kemi hjêkë për bukë; për tjerat po. Për tjerat sene dathë e deshë e mos vet. Mas gjâve e naj... kush naj lopë e nja kush... qisi... dhijê e nja kush-nja kush dhênë...

Gjokë Sadik Berisha
Gjokë Sadik Berisha

Babgjyshin e kom pasë... tri [3] vjet kaçak ai u kânë… a, u kânë bash për kryetar i Ballit Kombëtar, u kânë per Rrafsh t’Dukagjinit...

Hafije Thaçi-Dragusha
Hafije Thaçi-Dragusha

Jena pesë [5] vllazni e gjashtë [6] mötra, edhe jena rritë me kushte shumë t’shtira se at’herës’ka pasë as mjete për me punu tökën...

Hajkune Ahmeti
Hajkune Ahmeti

I kom pasë tridhetë [30] copa dhi, dhênë nizet [20] ... tridhetë [30], me lopë me… fill vet i kom rujtë qato edhe me qato kemi metë gjallë...

Hajzer Bojku
Hajzer Bojku

Kur jom kânë une, jeta u kânë e mirë, se pasunia po i bojke tôna. Na pasuninë e kemi pasë t’fortë, skamën nuk e kem ditë çka ô kurrë deri qitash...

Hanife Ademi
Hanife Ademi

Gjânë tu i majtë, tu punue qashtu te shpija, qëso punsh’. Me körrë e me fshi’… me körrë me drapën, me mbledhë sânë...

Hetem Leci
Hetem Leci

Pse kanë pasë pasuni… e ka pasë xhin qi’ rrinë n’atë odë, edhe kanë pasë idare, edhe kanë nejt’...

Ibrahim Goga
Ibrahim Goga

Na u ngishmi me erën e tyne. Ata hankshin suxhuk, na hankshmi bukë t’thatë t’kallamojtë. As djathë s’kemi pasë...

Ibrahim Xhakoli
Ibrahim Xhakoli

Lufta e Dytë Botërore përfundoi edhe u çliru Kosova prej partizanëve. N’Vushtrri kanë hi me njizet e nji nëntor njimi’e nanqind...

Igballe Mullashabani - Hoxha
Igballe Mullashabani - Hoxha

Po ke hekë tanaj ajo, mo u hekë, veç n’fillim vshtirë u konë. Kush u konë tregarë, kush u konë pasunik valla kanë vujtë...

Ilaz Bajrami
Ilaz Bajrami

Edhe fmija mi tash po m’kqyrin. Bereqât versën, m’majnë mirë, m’nerojnë, m’çojnë n’bajë, m’çojnë n’deti, m’çojnë ‘ku po don...

Ismail Maqedonci
Ismail Maqedonci

Eh. Si thmi unë kom përjetu... edhe kena rrnue n’kushte t’shtira. Bâbë e babgjysh kanë jetu qashtu n’kushte t’shtira shumë...

Ismail Sherifi
Ismail Sherifi

N’ven t’tatimit, n’vent’tatimit ki pague spahillak t’dhetën. Po du me thanën, çdo sen shka ke pasë, dhetë përqin [10%] e ke pagu...

Ismet Ferati
Ismet Ferati

K’tu u kânë shkretinë, ô kânën sakaqe, gjâja nëpër rrugë… Secila shpi i ka pasë ka dy-tri [2-3] gjâ. Janë marrë me gjâ, me...

Isuf Avdiu
Isuf Avdiu

Ata s’t’vetshin hiç veç hishin qaty e marrshin kap e prejshin edhe i zijshin kazânat. E di qatâ sot… kur e zijshin mishin n’kazâna...

Isuf  Morina
Isuf Morina

Jon’ vorret n’Ragovë, jon edhe n’do katune qera, po’ ja kom harrue emrat... “vorret e krushve”. Ai ka qenë adet katastrofal i asaj kohe...

Jakup Berisha
Jakup Berisha

Edhe në “Dritë” kam qenë edhe trajner, por edhe në “Cervena Xvezdë” nja dy vjet e gjysmë trajner. K’shtu qi jam marrë... jam...

Jakup Shabani
Jakup Shabani

Familje n’at kohë t’varfura ndër mâ t’varfurat. Përndryshe bâba ka qenë bujkë, ka ndërtue edhe ndërtesa aty me drujë k’tyneherë...

Kadri Spahiu
Kadri Spahiu

“Jo vallahi, na s’guxojmë me shku”. Thotë “Qysh s’guxon bre?”. “Jo – na vrasin” – “Ani ama ni pushkë pra”. Ja dhanë pushkën...

Kumrie Vokshi
Kumrie Vokshi

Aj katuni ku ishmi t’fejum, nuk u përmenë nërsy çikës, marre (qesh). U kânë marre oj çika jeme k’tyneherë, po’ sot... nizet e tri [23] vjet i kum pasë, kur jum martue...

Limon Maloku
Limon Maloku

Eh, për çka maj prej si jom bâ me ditë, ni troh knaqsie di... poplli shqiptar sa u kânë Shqipnia, tri [3] vjet. Qi u kânë Shqipnia shtet...

Maliq Halili
Maliq Halili

Nejse, tani kur erdh vishaku, erdhën tana t’zezet, a po ngon knena? Ja fshijke magjën! Po mirë qaty, pak ne nuk na murën...

Mark Pjetër Berisha
Mark Pjetër Berisha

E Shqiprisë, u kânë nën-prefekte. Femën ma t’shkollume s’ka pasë për atë kohë. Ajo u nejtë n’familje tonë, e kemi pasë venin...

Mehmet Feka
Mehmet Feka

Aj, qe besa Rifatit s’ju t’rrehën n’mal, e merr lopën e thotë “e kam gjetë n’arë, e s’e pranun”. E Mehmeti osht’, Rama osht’, nel, nel ti...

Mehmet Tahiraj
Mehmet Tahiraj

Vallahi me thâ pesë, gjasht [5,6] vjet, a shtatë [7] a tetë [8] kum nisë se jena kânë t’vetum. Gjallnia u kânë e madhe, tani dy [2] vllazen m’kishin pas dekë e ni [1] moter perpara, tani ishna kan’ pas lé une...

Mehmet Tanaj
Mehmet Tanaj

N’79, kur jemi nda jemi kanë gjashëdhejtë [60] vet jemi kanë, bukë s’kishum, ktune u kanë shumë fukarallaki madh, qe metë zanë at’here me dhejtë [10] kille kallamoq me ni strejcë n’shpinë me të zonë policia sikur me të zonë so...

Miftar Rrahmanaj
Miftar Rrahmanaj

Boll kanë pasë, po krejt Grazhdaniki u kanë i joni, boll kanë pasë pasâni, kanë pasë shka me da, po si t’dahen krejt masanej......

Mihane Luzha - Imeri
Mihane Luzha - Imeri

Anej dajma osht qashtu osht, tash nuk p’e di a ktyne herë dajm i nrrojshin ja e blejshin nusën me pare, ja e kanë nrru...

Miradije Bungu
Miradije Bungu

Kena korrë, kena fshi lâmë, kena mledhë sânë, kena qiru kallamoq, kena pre kallamoq, qeto krejt tej kena shku nuse. Edhe punë t’shpies e pune dore kishe mu çezitë...

Miradije Kërqeli
Miradije Kërqeli

Jo, m’u pjekë jo, po me marrë mazën. Ata mazën tanaj e marrke e qitke me ni kacë a me ni diçka e bojke ni beter. Tanaj ja djathë, a long… me ata tamlit çka metke. Plaka tanaj e marrke ata e tunke {ilustron me duar}, ata mazën e tunke, e ...

Muhamed Bërdynaj
Muhamed Bërdynaj

Edhe u nisa për gjimnaz, shkova u regjisrova atje. E m’kujtohet e kem pasë drejtor ni...

Muhamet Mehmetaj
Muhamet Mehmetaj

Me kokrra t’drithit edhe t’pasuls lujshim. Cic-micin e vizatojshim, me laps vizat ja bajshim. Kemi lujtë me kapuça...

Mujë Avdiji
Mujë Avdiji

Sa u kânë bashkë me vllazën aj, a kur u dâ me vllazën at’here djalit ja ka lanë zotshpillakun, k’ti djalit madh. Se aj ô dâ dikur...

Musli Ademi
Musli Ademi

Vet. Jo, me ni v’lla tjetër jemi shkue n’Beograd me punue. At’here t’ri na ishmi, s’ka pasën kurfar’ asi tehnike at’here....

Mustafë Salihu
Mustafë Salihu

Na gjithmonë kemi majtë bullica. E kur kish bylmet s’ka pasë problem hiç....

Nazif Miftari
Nazif Miftari

Me vjedhë t’thahet dora ia kama, qi kena msu na at’herë. Hajt hajt hajt, e ren ato, “n’vorre me i lânë gjânë” thojshin “çohet dhompir e t’han dhompiri”...

Nazmi Zogjani
Nazmi Zogjani

Kena punue, si fmi kena lu, kena ru kafshët, kena shku n’shkollë n’Sllatinë, jena shkollu tej n’vitin e katër [4], mas vitit t’katër [4] tani...

Nesim Ispahiu
Nesim Ispahiu

Pô, edhe ata që kanë shku, prej ktuhit qi kanë dalë n’Turqi, edhe ata kanë përparue qi thojnë, kanë tregue… besa edhe atyne turqelive q’i kanë ‘çelë sytë’, qi thojnë, qi edhe ata me përparue me dijen e ktyne t’shpërngulunv...

Nexhybe Çerkini
Nexhybe Çerkini

Pesdhët’ vetë. Nâna jem kur u shku nuse, pesdhët’ vetë – a din, me fjalt’ e nânës, se t’mira janë kânë kejt... Veç nâna jem ô kânë e dallune, ô kânë nanë e ni mahallës...

Nuhi Kastrati
Nuhi Kastrati

Shtir ô kanë at’here, fukarallëk ka pasë at’here, skame ka pasën.. Eee axha, katër çika i kom edhe katër djem, tetë i kom pasën. Veç ajo ô kanën skame e madhe...

Nok Lekaj
Nok Lekaj

Paj, jeta jonë, si rini, si fmi... na at’here, na k’tu në fshat, si me thânë, jem kânë... kur i kam bâ 8 vjet, veç qat’ere ’40, ’41, qe, nejse, ra Serbia e Vjetër, shkoi, erdh Shipnia e Madhe që u bâ, at’here u çel edhe shko...

Nurihan Mehmeti
Nurihan Mehmeti

Po une, po, i man n’men krejta… Une kur jom kânë e re, carruk, kom punu te shpija e nânes tem, ia kom bâ punët krejt, krejt punët ia kom bâ asaj, edhe 12 vjeçare nâna jeme m’ka dhanë; kur i kom bâ 16 vjeç qat’here jom martue...

Palë Ramaj
Palë Ramaj

Jaaa. Thojnë Franca ka marrë vesh, Ambasada e Francës, edhe ka shku i ka thânë turkit, “Cilli ô kanë ai...” Xhynallbeg a shka ô kanë ai. Ka thânë “Pse p’i munon k’ta gjin?...

Pjetër Mesulaj
Pjetër Mesulaj

Kam shku me marrë kallamoq, për rob, për familje, qaq â kanë untia n’atë kohë, se kanë marrë kallamoqin n’shpinë e te’ hangër n’vend t’bukës...

Pjetër Spaqi
Pjetër Spaqi

Po sigurisht, jeta âsht ni... si me thânë... ni dhuratë, po âsht’ dhuratë i Perendisë... po na jemi njerz që do t’vujmë, do t’kalojmë këtë jetë...

Prena Paluca
Prena Paluca

Kur jam kânë e vogël, jam kânë çikë, besa’ i kam pasë... pasuni kanë pasë boll, veç na mytshin tu punu aty...

Qamil Musliu
Qamil Musliu

N’kâmë, me do biciklla, kemi pasë aty-k’tu, veç që ma shumë n’kâmë, prej Zaselle, n’atë shkollë atje kom kry pesë [5] klasë fillore...

Qazime Mahmuti
Qazime Mahmuti

Eh, kur jom kon’ e vogël, jom kon’ çikë, vajzë, jom rritë n’Përlepnicë. Amâ na kena pasë shumë, qysh me thonë, respektin e madh e kena pasë...

Ragip Rrusta
Ragip Rrusta

Atje na ku kena jetu, aty n’atë shpi, jena kânë të rrethum n’tri [3] anë me malazezë, familje malazeze, në anën lindore me ni [1] shqiptar...

Ramadan Hyseni
Ramadan Hyseni

Katun, sot… e mâj n’men’ pesmdhet’ [15] shpi qikjo mahallë (tregon nga dritarja), e sot jon’ bo katërdhet’ - pesdhet’ [40-50] shpi, jon’ rritë, punojnë...

Ramadan Malaj
Ramadan Malaj

S’kam livritë prej fshatit Hogosht kurrë. Punët çka i kena bâ na, si punë katunare, gjâ e me qysh kemi mujtë...

Ramize Miftari
Ramize Miftari

Edhe, qysh jemi rritë na n’atë kohë u kânë shtirë, n’atë kohë që të thashë s’jemi kânë zilom po qashtu e kânë çue traditat e veta...

Rexhep Avdullahu
Rexhep Avdullahu

Pse… i kanë pushkatu për arsye se “nuk po flet n’anën e Serbies” – me bâ na çka t’dojmë n’popull shqiptar, sikur qitash n’qit luftën e dytë... po na inçizon ky, ja s’ba...

Rifat Hoxha
Rifat Hoxha

Kemi qenë krejt bujq, jo veç na, po krejt fshati, s’ka pasë kush marrdhanie shoqnore n’punë. Me 6 prill ôsht sulmue Serbia...

Rifat Ibishi
Rifat Ibishi

Kur jena shkue tu stanica e vozit n’Lupç, n’Vranidoll, jon’ dalë shkijet qi e kishin pa’ minirâv udhën, n’kryq t’kulin’s kénë, e jena kthye n’Lupç...

Rizah Fazlia
Rizah Fazlia

anë kânë disa njerz, janë kânë udhëheqës t’katunit. Udhëheqës t’katunit at’herë ju kanë thânë, sikur ktu, qysh me thânë...

Rrahman Maloku
Rrahman Maloku

Po shka me kallxue... që at’here janë kânë kushtet ma t’dobta, vallai... me opinga t’lkurës kemi shku n’shkollë e s’kemi pasë qaq veshë...

Rrustem Cukaj
Rrustem Cukaj

Po besa, t’kallxoj... kjamet boll e zor. Pa i bâ shtatë [7] vjét m’ka çûa nana – se baben nuk e maj’ ment kur m’ka dekëë – nana m’çojke mi lshua...

Sahide Reshiti
Sahide Reshiti

Qishtu... kur jemi kanë t’vogla jemi kânë mire. I kom pasë tre [3] vllazni, dy [2] motra – vet e treta [3] , nânen, bâben, t’martun’...

Salih Krasniqi
Salih Krasniqi

U kanë duftë me ecë për mall, n’gyrbet, njeri gyrbetqar, tu shku kahmos me mushë dugojën. E nâna na ka rritë. Masnej nâna...

Selman Salihu
Selman Salihu

Po at’here hala i kishim dy lop, i kishim do dhenë — edhe ato na i murën; na i morën ato, pos kijet qi i kishim ngjit n’zgedhë, e kerrin...

Shaban Rama
Shaban Rama

Na jemi kânë shpi e madhe. Kur ka dalë aj, i pari ynë, në Tuxhevc, vet ai me gjithë nî vlla... çka thirret Ismajli edhe Kosumi jemi t’dy...

Shahe Gashi
Shahe Gashi

Kemi pasë jetë qî jîmi kânë... qî jîmi kânë, a din, se kurnifarë jete qî me thânë, jo! Jo, se bâbën t’smutë, nâna me punë shumë, e thmi gjâjke...

Shaip Destani
Shaip Destani

Jo, popull, komunista. Komunista, fashista, shkiet fashista t’kqi, kriminelë. M’u bâ tullusum mue... rram-bum-bam-bum...

Shefki Hajdari
Shefki Hajdari

Edhe xhurdija edhe shoka, qe, (tregon me dorë tirqit dhe shokën) k’to janë veshë kombtare e shqiptarve. E une i maj tash, i veshi hala...

Sherif Ahmeti
Sherif Ahmeti

Une për veti n’shkollë s’jam kânë. Jam hi n’Trepçe, u dufke me pasë tetëvjeçarën për me shkue me pollozhitë ato dipllomat ma t’nalta...

Shukrije Osmani - Bunjaku
Shukrije Osmani - Bunjaku

Teshat na’j ka lâ nî gru e kojshive, Nefise e ka pasë emrin ajo. I kemi lâ teshat te kroni. E kemi pasë kronin nër shpi...

Suleyman Serkic
Suleyman Serkic

Bakallhane sikur marketat sot çka janë. E qashtu diçka kena pasë. Axhën e kum pasë, i Ballit Kombtar me gjithë bâbën...

Sulejman Lokaj
Sulejman Lokaj

At’herë kanë gabu njerzit, do ta shihni, kshtu që kur ka lind’ dikush nuk e kanë shkrujt, nuk e kanë regjistru meniherë, po e kanë lânë jo sot...

Ukë Alia
Ukë Alia

At’here puna e zorshme ô kon. Parmena e drunit, qekaq umin {demonstron me duar madhësinë}, se ka pasë me livru qët tokë...

Vehbi Jusufi
Vehbi Jusufi

Si fmi rreth shpisë, une [buzqesh] kum rujtë ni bollicë edhe ni dhi qaty; n’zheg e rujsha bollicën, n’diell... ajo dalke u flladitke...

Xhevë Krasniqi
Xhevë Krasniqi

Si njeri pa nânë, me skame, me vujtje, me krejt. Qaq skame, veç u duftë me punu. Me thoj’ t’durve me bâ vek e m’i ble senet....

Xufë Rexhaj Shala
Xufë Rexhaj Shala

Me punë, me punë t’shpisë qeshtu, me tokë, me mjellë kollomoqe, me mjellë grune, me mjellë qeso’ senesh, tanaj i kemi mjellë, tanaj i kemi...

Zadushe Krasniqi
Zadushe Krasniqi

Mirë, mirë i kemi pasë punt e, kushtet janë kânë t’mira, po pa gra n’shpi osht koxha zor... ton’ t’ri; qaj vlla pak ma i pjekun...

Zef Gjergji
Zef Gjergji

Kur jum kanë, na, jon’ kanë... kur jum kanë une si çoban e f’mi, n’kohen e juve, jon’ kanë, nan’ [9] shpi jon’ kanë n’Stubell...

Zeqë Shehu
Zeqë Shehu

Ditën Shëngjergjit nuk duhej me hangër mish, për arsye se thojshin gabelët hajn mish për Shëngjergj. Bojshëm përshesh me...

Zeqir Sekiraqa
Zeqir Sekiraqa

Po mjellshim... do grunë e mjellshum, do kallamoq, do tërrshanë e, do... edhe thekër ka bâ vaki pak, e. Veç tokë ka pasë po jo e...